Rama: Shteti, aktor në sigurimin dhe në shpërndarjen e naftës
TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive, për performancën lokale në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” dhe rrugës së pandalshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Duke folur për vizionin “Bujqësia 2030”, Rama nënvizoi se, “po punojmë me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe me Ministrinë e Financave për të ndryshuar diҫka shumë të rëndësishme në jetën e përditshëm të njerëzve që ka të bëjë me naftën dhe për të futur edhe shtetin si aktor në sigurimin dhe në shpërndarjen e naftës”.
Ky, theksoi Rama, “do të jetë një hap shumë i madh përpara në funksion të furnizimit me naftë dhe të mbajtjes së ҫmimit në një nivel të arsyeshëm, por edhe të garantimit të karburantit për arsye të sigurisë kombëtare”.
Nga ana tjetër, shtoi Rama, “do të jetë një hap shumë i rëndësishëm, po ashtu edhe për të bërë një politikë tjetër komplet me naftën, kur vjen puna tek bujqësia. Siҫ thashë, që s’është e nevojshme të jetë ajo që ka qenë deri më sot, por që ajo që ka qenë deri më sot ka qenë e kushtëzuar nga të tjera kufizime që i ka pasur dhe akoma i ka sistemi që po mundohemi ta plotësojmë me instrumentet e teknologjisë dixhitale dhe kështu me radhë”.
“Por është e sigurt që edhe këtu bashkëpunimi me njësitë e pushtetit vendor është kyҫ”, theksoi Rama.
Kryeministri theksoi se, “problemi kryesor është të mbushim boshllëkun me kapacitete njerëzore dhe me struktura në ҫdo bashki”.
/gj.m/j.p/
The post Rama: Shteti, aktor në sigurimin dhe në shpërndarjen e naftës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.