Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Tuna dhe Bardhi sjellin këngën e re “Xheloz”

31 July 2025 at 23:55

Dy nga emrat më të njohur të skenës muzikore shqiptare, Tuna dhe Bardhi, kanë publikuar së fundmi bashkëpunimin e tyre më të ri me titull “Xheloz”, një këngë që premton të bëhet hit i verës.

Ky projekt sjell një kombinim të fuqishëm mes stilit karakteristik të Bardhit dhe prezencës energjike të Tunës, e cila në klip shfaqet me një paraqitje tejet të zjarrtë dhe provokuese, duke i dhënë vizualisht këngës një tjetër dimension.

Teksti i këngës është shkruar nga vetë Bardhi, Tuna dhe A-Boom, ndërsa për miksimin dhe masterizimin janë përkujdesur DJ A-Boom dhe SLS, duke i dhënë projektit një përpunim profesional dhe tingull modern që i përshtatet prirjeve aktuale të muzikës pop.

Foto: Screenshot/YouTube

“Xheloz” është tashmë i publikuar në platformat digjitale dhe në YouTube.

Ka nisur të tërheqë vëmendjen e publikut jo vetëm për ritmin ngjitës dhe tekstin e drejtpërdrejtë, por edhe për energjinë që çifti artistik sjell përmes këtij dueti.

Ky bashkëpunim është një tjetër dëshmi e rikthimit të fuqishëm të Tunës në skenën muzikore dhe vijimësisë së suksesshme të Bardhit në listat muzikore shqiptare. /Telegrafi/

The post Tuna dhe Bardhi sjellin këngën e re “Xheloz” appeared first on Telegrafi.

E shtuna “përvëluese”/ Parashikimi i motit për datën 5 korrik, ja sa do të shënojë termometri

By: Oldi
5 July 2025 at 08:04

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), ditën e shtunë, më 5 korrik, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme dhe me temperatura të larta. Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në orët e mesditës deri në ato të pasdites do të ketë alternime të […]

The post E shtuna “përvëluese”/ Parashikimi i motit për datën 5 korrik, ja sa do të shënojë termometri appeared first on BoldNews.al.

Upss!! Tuna rrëzohet gjatë ngjitjes në skenë

By: D Marku
1 June 2025 at 16:13

Këngëtarja Tuna, ka përjetuar një incident të vogël gjatë një performance.

Teksa po ngjitej në skenë, ajo ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar në gjunjë, duke marrë në thua para publikut.

Ngjarja  është kapur nga kamerat dhe videoja është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale, duke u shpërndarë gjerësisht mes fansave dhe mediave online.

The post Upss!! Tuna rrëzohet gjatë ngjitjes në skenë appeared first on Albeu.com.

Tuna rrëzohet në skenë teksa përgatitet të nisë performancën

1 June 2025 at 13:57

Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna, u përball me një moment të sikletshëm gjatë një performance të fundit, kur u rrëzua sapo hyri në skenë.

Sapo u shfaq para publikut, duket se këngëtares i ngeci këmba apo u pengua në ndonjë gjë, çka e bëri të humbasë ekuilibrin dhe të përfundojë në tokë për pak sekonda.

Megjithatë, Tuna reagoi me profesionalizëm: u ngrit menjëherë, pa asnjë lëndim, dhe vazhdoi performancën sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Foto: Screenshot/TikTok

Publiku e priti me duartrokitje, ndërsa ajo tregoi edhe një herë forcën dhe përkushtimin ndaj artit të saj.

Ky moment u bë shpejt viral në rrjetet sociale, me fansat që e vlerësuan për mënyrën se si e përballoi situatën me klas. /Telegrafi/

The post Tuna rrëzohet në skenë teksa përgatitet të nisë performancën appeared first on Telegrafi.

Upss!! Tuna rrëzohet gjatë ngjitjes në skenë

By: gaze tare
1 June 2025 at 11:26

Këngëtarja Tuna, ka përjetuar një incident të vogël gjatë një performance.

Teksa po ngjitej në skenë, ajo ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar në gjunjë, duke marrë në thua para publikut.

Ngjarja është kapur nga kamerat dhe videoja është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale, duke u shpërndarë gjerësisht mes fansave dhe mediave online.

The post Upss!! Tuna rrëzohet gjatë ngjitjes në skenë appeared first on iconstyle.al.

Tuna mahnit me paraqitjen verore në Instagram – tregon format në një set të ri fotografik

31 May 2025 at 23:55

Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna, ka publikuar një set të ri fotografik në llogarinë e saj në Instagram, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të freskët dhe verore.

Ajo shihet në formë të shkëlqyer fizike, ndërsa pozon me xhinse dhe një bluzë shumë të shkurtë dhe zbuluese, me prerje në formë zemre në pjesën e përparme dhe shpinë të hapur.

Kombinimi i guximshëm i veshjes, stili i lirshëm dhe vetëbesimi i Tunës kanë bërë që postimi të marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive nga ndjekësit.

Foto: Tuna/Instagram

Ky rikthim i fuqishëm vizual vjen si një paralajmërim për një verë aktive për këngëtaren, e cila duket më në formë se kurrë.

Fansat tashmë presin me padurim nëse Tuna po përgatit edhe ndonjë projekt muzikor të ri pas kësaj paraqitjeje tërheqëse. /Telegrafi/

Foto: Tuna/Instagram
Foto: Tuna/Instagram
Foto: Tuna/Instagram
Foto: Tuna/Instagram

The post Tuna mahnit me paraqitjen verore në Instagram – tregon format në një set të ri fotografik appeared first on Telegrafi.

“Brenda një jave nëna me kancer, babai me infarkt dhe unë shtatzënë” – Tuna rrëfen periudhën më të vështirë të jetës

By: D Marku
28 May 2025 at 11:38

Këngëtarja e njohur shkupjane Altuna Sejdi – Tuna, ka ndarë një nga rrëfimet më prekëse të jetës së saj në një intervistë të fundit në emisionin “The Dalina Show”.

Këtë herë, artistja foli me sinqeritet për vështirësitë e mëdha që kaloi gjatë shtatzënisë së saj të dytë, periudhë e cila përkoi me ngjarje dramatike në familjen e saj.

“Unë me Patrisin u divorcuam në shtatzëninë time të dytë dhe ishte një vendim shumë i vështirë në atë kohë”, – tha këngëtarja e hitit “Bileta”, duke shpalosur për herë të parë emocionet dhe peshën që kishte marrë përsipër.

Pas ndarjes, ajo u kthye në Shkup, qytetin e saj të lindjes, por një kthim që nuk ishte aspak i lehtë. “Kisha vite që nuk jetoja më në Shkup. Isha jashtë rrjedhave, jashtë gjendjes së zakonshme që e kisha njohur dikur. Dhe pikërisht atëherë, më ndodhi gjithçka”.

Në një rrëfim që lë pa fjalë, Tuna tregoi se brenda vetëm një jave, nëna e saj u diagnostikua me kancer në gji, ndërsa babai pësoi infarkt. E ndërkohë, ajo ishte në pritje të djalit të saj të dytë.

“Prandaj Zeni [emri i djalit] është Zen” – shpjegoi ajo. “Sepse ishte lufta ime për qetësi, për balancë – që ta mbaja shpirtin tim të qëndrueshëm dhe ta përgatisja veten për rolin e ri si një nënë e vetme”.

Këngëtarja u shpreh se në atë periudhë, divorcin e kishte lënë si një çështje dytësore, pasi përballë kishte beteja shumë më të mëdha: “Ishte aq shumë për të përballuar, saqë thjesht divorcin e lashë anash. Nuk ishte më prioritet, sepse familja ime kishte nevojë për mua, dhe unë duhej të isha e fortë”.

 

The post “Brenda një jave nëna me kancer, babai me infarkt dhe unë shtatzënë” – Tuna rrëfen periudhën më të vështirë të jetës appeared first on Albeu.com.

Tuna flet për herë të parë për ndarjen nga Patrisi: Nuk isha më e lumtur

By: gaze tare
28 May 2025 at 09:05

Altuna Sejdi, këngëtarja e njohur nga Shkupi që publiku e njeh më së shumti si Tuna, ka bërë një rikthim të ndjeshëm në skenën publike – jo përmes një kënge, por përmes fjalëve. E ftuar në emisionin “The Dalina Show”, ajo zgjodhi t’i japë zë një pjese të jetës që rrallë ka ndarë më parë.

Përballë Dalina Buzit, Tuna foli pa filtra për periudhat e vështira që ka kaluar, përfshirë ndarjen nga ish-partneri, muzikanti Patris Berisha – me të cilin ka dy fëmijë, Tianin dhe Zenin.

Ne nuk kishim nga ato dramat që të ketë ndonjë arsye konkrete për ndarje. Thjesht ishin shumë të akumuluara gjërat, jo vetëm të shtatzënisë, por edhe më herët.

Askund nuk jam pishman. Për mua, një nënë duhet të jetë e lumtur para së gjithash – që t’i rrisë fëmijët e lumtur. Dhe unë nuk isha më e lumtur në atë martesë. Më ka dhembur deri në atë pikë, sa që kur isha shtatzënë me Zenin në spital, e kam mbajtur të fshehtë deri në muajin e nëntë. Pse duhej ta fshihja? Deri sa erdhi një moment dhe thashë: ‘Nuk më intereson më’!

The post Tuna flet për herë të parë për ndarjen nga Patrisi: Nuk isha më e lumtur appeared first on iconstyle.al.

“Brenda një jave nëna me kancer, babai me infarkt dhe unë shtatzënë” – Tuna rrëfen periudhën më të vështirë të jetës

28 May 2025 at 07:20

Këngëtarja e njohur shkupjane Altuna Sejdi – Tuna, ka ndarë një nga rrëfimet më prekëse të jetës së saj në një intervistë të fundit në emisionin “The Dalina Show”.

Këtë herë, artistja foli me sinqeritet për vështirësitë e mëdha që kaloi gjatë shtatzënisë së saj të dytë, periudhë e cila përkoi me ngjarje dramatike në familjen e saj.

“Unë me Patrisin u divorcuam në shtatzëninë time të dytë dhe ishte një vendim shumë i vështirë në atë kohë”, – tha këngëtarja e hitit “Bileta”, duke shpalosur për herë të parë emocionet dhe peshën që kishte marrë përsipër.

Pas ndarjes, ajo u kthye në Shkup, qytetin e saj të lindjes, por një kthim që nuk ishte aspak i lehtë. “Kisha vite që nuk jetoja më në Shkup. Isha jashtë rrjedhave, jashtë gjendjes së zakonshme që e kisha njohur dikur. Dhe pikërisht atëherë, më ndodhi gjithçka”.

Në një rrëfim që lë pa fjalë, Tuna tregoi se brenda vetëm një jave, nëna e saj u diagnostikua me kancer në gji, ndërsa babai pësoi infarkt. E ndërkohë, ajo ishte në pritje të djalit të saj të dytë.

“Prandaj Zeni [emri i djalit] është Zen” – shpjegoi ajo. “Sepse ishte lufta ime për qetësi, për balancë – që ta mbaja shpirtin tim të qëndrueshëm dhe ta përgatisja veten për rolin e ri si një nënë e vetme”.

Këngëtarja u shpreh se në atë periudhë, divorcin e kishte lënë si një çështje dytësore, pasi përballë kishte beteja shumë më të mëdha: “Ishte aq shumë për të përballuar, saqë thjesht divorcin e lashë anash. Nuk ishte më prioritet, sepse familja ime kishte nevojë për mua, dhe unë duhej të isha e fortë”. /Telegrafi/

The post “Brenda një jave nëna me kancer, babai me infarkt dhe unë shtatzënë” – Tuna rrëfen periudhën më të vështirë të jetës appeared first on Telegrafi.

Tuna flet për herë të parë për ndarjen nga Patrisi: Unë nuk isha më e lumtur në atë martesë

27 May 2025 at 23:46

Këngëtarja e njohur nga Shkupi, Altuna Sejdi – e njohur për publikun si Tuna – është rikthyer në vëmendje me një intervistë të rrallë, duke rrëfyer për herë të parë pas një periudhe të gjatë shumë detaje nga jeta dhe karriera e saj.

Tuna ishte e ftuar në emisionin “The Dalina Show”, ku përballë gazetares Dalina Buzi, ajo foli hapur për fazat e vështira që ka kaluar, përfshirë edhe ndarjen nga ish-partneri i saj, muzikanti Patris Berisha, me të cilin ka dy fëmijë: Tianin dhe Zenin.

“Ne nuk kishim nga ato dramat që të ketë ndonjë arsye konkrete për ndarje,” – u shpreh Tuna. “Thjesht ishin shumë të akumuluara gjërat, jo vetëm të shtatzënisë, por edhe më herët”.

Në një moment rrëqethës të intervistës, ajo rrëfeu se gjatë shtatzënisë me djalin e dytë, Zenin, kishte mbajtur gjithçka të fshehtë – madje deri në muajin e nëntë.

“Askund nuk jam pishman. Për mua, një nënë duhet të jetë e lumtur para së gjithash – që t’i rrisë fëmijët e lumtur. Dhe unë nuk isha më e lumtur në atë martesë,” tha këngëtarja me sinqeritet. “Më ka dhembur deri në atë pikë, sa që kur isha shtatzënë me Zenin në spital, e kam mbajtur të fshehtë deri në muajin e nëntë. Pse duhej ta fshihja? Deri sa erdhi një moment dhe thashë: ‘Nuk më intereson më.’”

Kjo intervistë shënon një kthesë të re në komunikimin e Tunës me publikun, duke reflektuar jo vetëm maturi emocionale, por edhe një dëshirë për të ndarë përvojat personale në funksion të forcimit dhe frymëzimit të grave dhe nënave që përballen me sfida të ngjashme. /Telegrafi/

The post Tuna flet për herë të parë për ndarjen nga Patrisi: Unë nuk isha më e lumtur në atë martesë appeared first on Telegrafi.

Tuna tregon dramat familjare, jeta me dy djemtë dhe divorci

By: redi
27 May 2025 at 21:55

E ftuar në emisionin “The Dalina Show” të Andale Media, Tuna hapi një dritare drejt jetës së saj më private dhe sfidave që ka përballuar si nënë e vetme për tri vitet e fundit. Në bisedë me Dalinën, ajo foli hapur për marrëdhënien me babain e fëmijëve të saj, muzikantin Patris Berisha, me të cilin ka dy djem: Tianin dhe Zenin. Në bisedën me Dalinën, Tuna nisi të rrëfente se djali i vogël, Zeni…

Source

Tuna flet hapur për martesën me Patris Berishën: “Nuk isha më e lumtur, nuk më intereson”

By: gaze tare
26 May 2025 at 22:10

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes mediatike, këngëtarja Altuna Sejdiu, e njohur për publikun si Tuna, ka thyer heshtjen, duke rrëfyer pjesë të sinqerta nga jeta personale dhe karriera, në një intervistë për “The Dalina Show”.

Në një fragment të publikuar në rrjetet sociale, artistja nga Shkupi u ndal për herë të parë në mënyrë të drejtpërdrejtë tek ndarja nga ish-partneri i saj, muzikanti Patris Berisha. Me një ton të prerë dhe të qartë, Tuna u shpreh: “Unë nuk isha më e lumtur në atë martesë, nuk më intereson.”


Tuna dhe Patrisi janë prindër të dy djemve, Tian dhe Patris, dhe ndonëse lidhja e tyre ka përfunduar prej kohësh, çiftit u është kushtuar vëmendje e madhe në media.

Sot, të dy po ndjekin rrugët e tyre profesionale në mënyrë të pavarur, ndërsa Tuna duket më e vendosur se kurrë për të jetuar në të vërtetën e saj.

The post Tuna flet hapur për martesën me Patris Berishën: “Nuk isha më e lumtur, nuk më intereson” appeared first on iconstyle.al.

VIDEO/ Tuna flet hapur për martesën me Patris Berishën: Nuk isha më e lumtur

By: M C
26 May 2025 at 22:54

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes mediatike, këngëtarja Altuna Sejdiu, e njohur për publikun si Tuna, ka thyer heshtjen, duke rrëfyer pjesë të sinqerta nga jeta personale dhe karriera, në një intervistë për “The Dalina Show”.

Në një fragment të publikuar në rrjetet sociale, artistja nga Shkupi u ndal për herë të parë në mënyrë të drejtpërdrejtë tek ndarja nga ish-partneri i saj, muzikanti Patris Berisha. Me një ton të prerë dhe të qartë, Tuna u shpreh: “Unë nuk isha më e lumtur në atë martesë, nuk më intereson.”

Tuna dhe Patrisi janë prindër të dy djemve, Tian dhe Patris, dhe ndonëse lidhja e tyre ka përfunduar prej kohësh, çiftit u është kushtuar vëmendje e madhe në media.

Sot, të dy po ndjekin rrugët e tyre profesionale në mënyrë të pavarur, ndërsa Tuna duket më e vendosur se kurrë për të jetuar në të vërtetën e saj.

The post VIDEO/ Tuna flet hapur për martesën me Patris Berishën: Nuk isha më e lumtur appeared first on Albeu.com.

Tuna thyen heshtjen për Patris Berishën: Unë nuk isha e lumtur në atë martesë

26 May 2025 at 21:39

Altuna Sejdiu, apo siç njihet nga të gjithë Tuna, ka thyer heshtjen duke folur për të gjitha gjërat në jetë e karrierë.

“Në the Dalina Show”, ajo ka folur edhe në lidhje me martesën e saj me muzikantin Patris Berisha.

Në një pjesë të shkurtër të publikuar në rrjete sociale, këngëtarja nga Shkupi thekson se nuk ka qenë e lumtur.

Foto: Screenshot/Instagram

“Unë nuk isha më e lumtur në atë martesë, nuk më intereson”, u shpreh ajo.

Ajo dhe Patrisi kanë së bashku dy djem, Tian dhe Patris.

Dyshja kanë qenë shumë të komentuar në media e shtypin rozë, ndonëse ndarja e tyre ka ndodhur që një kohë.

Ata po vazhdojnë jetën ndaras, secili me angazhimet e tyre në anën profesionale. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Andale (@andale.al)

The post Tuna thyen heshtjen për Patris Berishën: Unë nuk isha e lumtur në atë martesë appeared first on Telegrafi.

2Ton dhe Tuna sjellin super bashkëpunimin e verës – projekti që mori vëmendjen e mijëra përdoruesve në TikTok

22 May 2025 at 19:23

Një nga bashkëpunimet më të komentuar dhe të pritur të skenës muzikore shqiptare më në fund ka ardhur – dhe pritjet nuk kanë qenë të kota!

Kënga më e re nga dyshja e njohur 2Ton dhe Tuna është publikuar zyrtarisht, pas një pritjeje të zjarrtë që nisi nga një sekuencë virale në TikTok.

Melodia e këngës është krijuar nga vetë Tuna, Fifi dhe 2Ton, ndërsa teksti mban firmën e Fifit, 2Ton dhe Ghulo. Prodhimi muzikor është realizuar nga SBS Entertainment, nën përkujdesjen e Çelik Lipës, duke e sjellë projektin në një nivel të lartë profesional.

Videoklipi, i punuar nga Fullmoon Production, vjen me një estetikë tërheqëse dhe imazhe të kuruara në detaje.

Pamja glamuroze e Tunës në videoklip është rezultat i një ekipi të talentuar: makeup nga Eriel Studio, flokët nga Poku, dhe veshja elegante nga stilisti i mirënjohur Valdrin Sahiti.

Ky projekt muzikor, që tashmë po dëgjohet gjerësisht, ka të gjitha elementet për të qenë një nga hitet më të mëdha të kësaj vere – një kombinim perfekt i talentit, stilit dhe energjisë që sjellin Tuna dhe 2Ton. Fansat janë entuziastë dhe reagimet nuk kanë munguar që nga momenti i publikimit. /Telegrafi/

The post 2Ton dhe Tuna sjellin super bashkëpunimin e verës – projekti që mori vëmendjen e mijëra përdoruesve në TikTok appeared first on Telegrafi.

E shtuna ditë zie kombëtare në nderim të papa Françeskut, flamujt në gjysmështizë

TIRANË, 26 prill/ATSH/ Këshilli i Ministrave shpalli të shtunën, 26 prill, ditë zie kombëtare, në shenjë dhimbjeje, respekti e mirënjohjeje për Atin e Shenjtë, papa Françesku, i cili ndërroi jetë më 21 prill në moshën 88-vjeçare.

Sipas vendimit të qeverisë në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.

Ftohen të gjitha stacionet radiotelevizive, publike dhe private që gjatë ditës së zisë kombëtare të transmetojnë muzikë funebër.

Për zbatimin e këtij vendimit ngarkohen të gjitha institucionet shtetërore dhe publike për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Papa Françesku u shfaq për herë fundit në publik më 20 prill në Bazilikën e Shën Pjetrit për bekimin tradicional ”Urbi et Orbi”, në fund të meshës së Pashkëve, të kremtuar në sheshin e Shën Pjetrit nga kardinali Angelo Comastri.

Në 12 vitet e pontifikatit, Papa i parë jezuit dhe i Amerikës së Jugut në histori është angazhuar pa u lodhur për mbrojtjen e emigrantëve, mjedisin dhe drejtësinë sociale pa vënë në dyshim pozicionet e Kishës për abortin apo beqarinë e priftërinjve.

Papa Françesku do të varroset të shtunën më 26 prill në bazilikën e Santa Maria Maggiore në Romë.

/k.s/j.p/

The post E shtuna ditë zie kombëtare në nderim të papa Françeskut, flamujt në gjysmështizë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pushimet sensuale të Tunës, kush e shoqëron këngëtaren në ishullin ekzotik! Artistja mban sekret partnerin

9 February 2025 at 09:35
Vitet e fundit Tuna ka preferuar që të ruajë një profil të ulët në media. Edhe produksionet muzikore i ka pasur më të rralla, duke preferuar kështu një tërheqje, ndryshe nga disa vite më parë, ku ishte ndër personazhet më mediatike. Por pas një sezoni të ngjeshur, edhe këngëtarja maqedonase ka vendosur që të ‘qerasë’

Nora dhe Tuna në një bashkëpunim, publikohet dueti i dy ish-kunatave (VIDEO)

By: V K
26 December 2024 at 08:22

Një lajm që ka surprizuar të gjithë fansat e muzikës shqiptare, dy emra të njohur të estradës, Tuna Sejdi dhe Nora Istrefi, kanë publikuar diten e djeshme duetin e tyre të parë.

Ky bashkëpunim ka ngjallur kuriozitet dhe entuziazëm të madh, duke qenë se të dyja nuk janë vetëm të suksesshme në karrierë por edhe ish-kunata në jetën private.

Kënga e cila titullohet “My Love”, është një miks i stileve të veçanta të Tunes dhe Nores. Videoklipi i këngës është mjaft artistik, ku dyshja kanë lenë pa fjalë me dukjen e tyre.

Ky duet duket se është një mesazh pozitiv, për të treguar se muzika mund të bashkojë edhe pas ndryshimeve në marrëdhëniet personale.

 

The post Nora dhe Tuna në një bashkëpunim, publikohet dueti i dy ish-kunatave (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Bashkëpunimi i Norës me Tunën/ Reagon për herë të parë Robert Berisha

By: M C
25 December 2024 at 22:47

Robert Berisha njihet si këngëtari dhe moderatori që flet pa filtra.

Ai i ftuar në një intervistë së fundmi foli pak edhe për bashkëpunimin e ri të Norës me Tunën.

I pyetur se a do të bënte një bashkëpunim me njërën nga to, ai tha se ato po sjellin një bashkëpunim së bashku dhe pranoi se nuk do të bashkëpunoj me to.

Kjo ishte hera e parë kur Roberti publikisht foli për bashkëpunimin e dy ish kunatave.

The post Bashkëpunimi i Norës me Tunën/ Reagon për herë të parë Robert Berisha appeared first on Albeu.com.

Bashkë për herë të parë! Publikohet dueti i dy ish-kunatave, Tunës dhe Norës

By: gaze tare
25 December 2024 at 21:02

Dy emra të njohur të estradës, Tuna Sejdi dhe Nora Istrefi, kanë publikuar sot duetin e tyre të parë.

Ky bashkëpunim ka ngjallur kuriozitet dhe entuziazëm të madh, duke qenë se të dyja nuk janë vetëm të suksesshme në karrierë por edhe ish-kunata në jetën private.

Kënga e cila titullohet “My Love” është një miks i stileve të veçanta të Tunes dhe Nores. Videoklipi i këngës është mjaft artistik ku dyshja kanë lenë pa fjalë me dukjen e tyre.

The post Bashkë për herë të parë! Publikohet dueti i dy ish-kunatave, Tunës dhe Norës appeared first on iconstyle.al.

❌
❌