Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës? Zbardhen detaje nga takimi i Ramës me socialistët në selinë rozë

4 July 2025 at 11:47

Edi Rama mbërriti paraditen e kësaj të enjteje, në selinë e PS nga ku ka marrë një tufë me trëndafila të kuq për 61 vjetorin e lindjes. Kjo ditëlindje e gjeti kreun e PS në punë në një takim me deputetët e qytetit Tiranë. Ky takim është vazhdim i atij të djeshmit me drejtorët e Bashkisë Tiranë dhe deputeten e zgjedhur më 11 Maj.

Shumica e deputetëve aktualë ishin dje në sallën e Parlamentit dhe e patën të pamundur pjesëmarrjen në mbledhjen me drejtorët e bashkisë. Gazetari i TCH Muhamed Veliu, mëson se Rama ka kërkuar angazhim të deputetëve aktualë të Tiranës në mbledhjen e problemeve në çdo njësi të Tiranës. Burime nga kjo mbledhje tregojnë se Rama ka prekur edhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në bashkinë Tiranë.

“Nuk i dihet si do të shkojë kjo punë”, citohet të ketë thënë Rama.

Kjo pikëpyetje e ngritur nga Rama për mbajtjen ose jo të zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë lidhjet edhe me një zhvillim të pritshëm se çfarë do të vendosë Gjykata e Lartë për apelin e kërkuar nga Erion Veliaj. Rama dje në takimin e drejtorët e bashkisë, kërkoi bashkim forcash mes tyre dhe deputetëve të rinj e të vjetër të cilët do të ndahen me grupe pune në terren për të observuar e mbledhur problematikat e qytetarëve.

The post Zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës? Zbardhen detaje nga takimi i Ramës me socialistët në selinë rozë appeared first on Sot News | Lajme.

Zbardhen detaje nga takimi i Ramës me socialistët në selinë rozë

By: user7
4 July 2025 at 11:26

Kryeministri Edi Rama po zhvillon në selinë rozë një mbledhje me deputetët e zgjedhur të qarkut të Tiranës dhe përfaqësues të bashkisë së kryeqytetit. Ndërkohë janë zbardhur edhe disa detaje nga takimi.

Sipas gazetarit Muhamed Veliu, Rama ka kërkuar angazhim të deputetëve aktual të Tiranës në mbledhjen e problemeve në çdo njësi të Tiranës. Raportohet po ashtu se Rama ka lënë të hapur edhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në bashkinë Tiranë.

“Nuk i dihet si do të shkojë kjo punë” citohet të ketë thënë Rama. Kjo dilemë e kryeministrit për drejtimin e bashkisë më të madhe në vend lidhet edhe me atë se çfarë do të vendosë Gjykata e Lartë për apelin e kërkuar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli.

The post Zbardhen detaje nga takimi i Ramës me socialistët në selinë rozë appeared first on Lapsi.al.

VIDEO| Edi Rama feston 61-vjetorin, pritet me duartrokitje dhe lule në selinë rozë

By: fra nc
4 July 2025 at 09:56

Kryeministri Edi Rama feston këtë të premte 61-vjetorin e lindjes. Kreu i qeverisë dhe njëherazi kryetari i Partisë Socialiste e ka nisur ditën me një vizitë në selinë rozë, ku është pritur nga disa gra socialiste me duartrokitje dhe lule në duar.

Në pamjet e siguruara nga Euronews Albania, Rama shihet teksa përqafon dhe falënderon mbështetëset që e urojnë për ditëlindjen në ambientet e brendshme të selisë së PS-së.

Më vonë gjatë ditës, kryeministri pritet të zhvillojë një tjetër takim me ekipin e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit.

Ky takim vjen një ditë pas mbledhjes së tensionuar që Rama zhvilloi në Vlorë, ku kërkoi shkarkimin e të gjithë drejtorëve të bashkisë për shkak të problematikave me furnizimin me ujë dhe ndotjen e mjedisit, si pasojë e zjarreve të përsëritura në fushën e mbetjeve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

LEXONI GJITHASHTU:

The post VIDEO| Edi Rama feston 61-vjetorin, pritet me duartrokitje dhe lule në selinë rozë appeared first on Euronews Albania.

34 vjet PS, socialistët festojnë nesër në selinë rozë, zbulohen detaje

18 June 2025 at 09:52

Më 19 qershor, në orën 19:00, socialistët do të festojnë 34-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste. Festa do të organizohet në selinë rozë.

Pritet që në këtë aktivitet të marrin pjesë drejtues të lartë të partisë, deputetë, anëtarë të strukturave dhe mbështetës. Festa do të shënojë jo vetëm një moment kremtimi, por edhe një rast për të reflektuar mbi rrugëtimin politik të kësaj force që prej vitit 1991 e deri më sot.

Që prej vitit 2005, Partinë Socialiste e drejton kryeministri Edi Rama. Gjatë këtyre 34 viteve, PS ka pasur ndryshime në strukturat e saj, ndërsa që prej vitit 2013 ajo është një parti qeverisëse.

The post 34 vjet PS, socialistët festojnë nesër në selinë rozë, zbulohen detaje appeared first on Sot News | Lajme.

Humbet në Durrës ish-ushtaraku me sklerozë, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

31 May 2025 at 13:47

Një i moshuar në Durrës ka humbur kontaktet me familjarët e tij dhe këta të fundit kërkojnë ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij. Bëhet fjalë për Mark Gjon Caka, 79 vjeç, banor i lagjes 16 Durrës. Ai është larguar nga banesa që prej ditës së djeshme, rreth orës 15:00, dhe nuk është kthyer më […]

The post Humbet në Durrës ish-ushtaraku me sklerozë, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij appeared first on BoldNews.al.

Fehmije Gashi-Bytyqi tregon si piu venë për herë të parë në takimin me bashkëshortin

31 March 2025 at 21:54

Avokatja e njohur Fehmije Gashi-Bytyqi ka qenë e ftuar në emisionin Canapé, ku ka ndarë një histori që shkaktoi të qeshura në studio. 

Ajo tregoi se është rritur në fshat dhe nuk kishte konsumuar kurrë venë deri në momentin kur u takua për herë të parë me bashkëshortin e saj.

“Nuk kom pi venë kurrë edhe e pijta krejt përniher,” tha në T7.

Se çfarë tha më shumë në lidhje me këtë e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme.

“Nuk kom pi venë kurrë edhe e pijta krejt PERNIHER”, avokatja thotë se është rritur në katund dhe s’ka pi venë asnjëherë, të qeshura në studio

“Nuk kom pi venë kurrë edhe e pijta krejt PERNIHER”, avokatja thotë se është rritur në katund dhe s’ka pi venë asnjëherë, të qeshura në studio #T7 #canape

Posted by T7+ on Monday, March 31, 2025

The post Fehmije Gashi-Bytyqi tregon si piu venë për herë të parë në takimin me bashkëshortin appeared first on Gazeta Express.

Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi: Çiftet po ndahen për detaje banale

31 March 2025 at 21:50

Avokatja e njohur Fehmije Gashi-Bytyqi ka qenë e ftuar në emisionin Canapé, ku ka folur edhe për fenomenin e ndarjeve në Kosovë, duke theksuar se shumë çifte po i japin fund martesës për arsye krejt të vogla.

“Nuk është lojë me hyrë në martesë", ka thënë ajo gjatë intervistës me moderatorin Shpend Lipa.

"Shpesh, çiftet ndahen për detaje banale” ka shtuar avokatja.

Se çfarë tha më shumë në lidhje me këtë e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme.

Avokatja: Çiftet po ndahen për detaje BANALE / "Nuk osht lojë me hy në martesë”, deklarata e saj e fortë në studio

Avokatja: Çiftet po ndahen për detaje BANALE / "Nuk osht lojë me hy në martesë”, deklarata e saj e fortë në studio #T7 #canape

Posted by T7+ on Monday, March 31, 2025

The post Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi: Çiftet po ndahen për detaje banale appeared first on Gazeta Express.

Rozana e mohoi, dalin pamjet e sherrit me Rizarta Shkurtën (VIDEO)

31 March 2025 at 10:43

Gjatë prime-t të djeshëm në “BBVA4”, një debat i ashpër ndodhi mes Rozana Radit dhe Kelly-t.

Ishte ky i fundit që ndezi debatin mes tyre pasi përmendi një ngjarje të ndodhur vite më parë.

Bëhet fjalë për një përlasje fizike të ndodhur mes Rozanës dhe Rezarta Shkurtës, brenda një spektakli.

Kelly i bëri me dije banores se kishte parë pamjet e sherrit të saj me Rezartën në rrjetet sociale. Për rrjedhopjë kjo e fundit u irritua.

Rozana e kundërshtoi ashpër, duke i thënë se ai e kishte gabim dhe se konflikti nuk kishte ndodhur brenda spektaklit, por jashtë tij.

Rozana sqaroi se sherri mes saj dhe Rezartës kishte shkuar deri në gjykatë, ku ajo fitoi pafajësinë.

Pas debatit të djeshëm, në rrjet kanë qarkulluar sërish pamjet e konfliktit të asokohe, duke ndezur diskutime të reja në lidhje me këtë ngjarje që dikur bëri goxha bujë.

VIDEO

The post Rozana e mohoi, dalin pamjet e sherrit me Rizarta Shkurtën (VIDEO) appeared first on Gazeta Express.

Jul Deda: Këta janë 5 finalistët e Big Brother VIP Albania 4

31 March 2025 at 07:21

Aktori dhe një nga ish-banorët më të spikatur të Big Brother VIP Albania 3, Jul Deda, ka dhënë emrat e 5 finalistëve të këtij edicioni.

I ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ai analizoi lojën e banorëve dhe dinamikat që janë krijuar në shtëpi, duke bërë edhe një listë të atyre që, sipas tij, do të shkojnë në finale.

Pa asnjë mëdyshje, Deda u shpreh se pesë banorët që shikon si finalistë të këtij sezoni janë: Rozana, Laerti, Gjesti, Gerta dhe Danja (ose Loredana), duke lënë jashtë Eglin, Jozin, Aldon dhe Kellyn

The post Jul Deda: Këta janë 5 finalistët e Big Brother VIP Albania 4 appeared first on Gazeta Express.

Ndahet nga jeta aktori Richard Chamberlain

30 March 2025 at 20:30

Aktori i njohur, Richard Chamberlain, ka vdekur në moshën 90-vjeçare.

Këtë për CNN e konfirmoi publicisti Harlan Boll.

Chamberlain vdiq të shtunën pasdite në Hawaii nga komplikimet pas një sulmi, tha Boll në një deklaratë.

I lindur në Los Angeles, Kaliforni, ylli i “Thorn Birds” do të kishte mbushur 91 vjet të hënën.

The post Ndahet nga jeta aktori Richard Chamberlain appeared first on Gazeta Express.

Prindërit e Gjestit flasin për herë të parë: Nuk kemi qarë pasi nuk donim ta mërzisnim

30 March 2025 at 20:15

Prindërit e Gjestit kanë folur për herë të parë në një intervistë për Fan Club.

Ata kanë komentuar rrugëtimin e djalit të tyre në këtë format si dhe për të gjitha situatat që kanë ndodhur.

Nëna e Gjestit tha se nuk qajti pasi nuk ka dashur që ta mërzis e ta lëndojë më shumë atë.

“Vështirë shumë vështirë mall plot, nuk kam mundur të qaj, nuk kam mundur ta mërzis”, u shpreh ajo.

Ndërsa babai i tij shtoi: “Kesh shumë i lumtur që e vizitova, m’u heq malli për krejt”.

Ata thonë se këngëtari është i njëjtë edhe në shtëpi, i sjellshëm dhe nuk e ofendon askënd.

“I njëjtë është në shtëpi, i qetë, i sjellshëm nuk ofendon, këtu presioni më i madh”, theksoi ndër tjerash babai. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=IHoHDR0mH8M

The post Prindërit e Gjestit flasin për herë të parë: Nuk kemi qarë pasi nuk donim ta mërzisnim appeared first on Gazeta Express.

Parashikimi për punën, paratë dhe dashurinë/ Horoskopi, 30 mars 2025

30 March 2025 at 07:21

Dashi

Jeni në konflikt të drejtpërdrejtë me dikë dhe thjesht nuk ka asnjë mënyrë për ta shmangur atë. Ky person po ju flet me nënkuptime, në një përpjekje për t’ju ngatërruar në një farë mënyre. Mos u mashtroni dhe mos dilni nga rruga. Qëndroni të fokusuar.

Demi

Vendi i punës nuk është shumë i favorshëm për të kryer punën tuaj. Pyesni nëse ka ndonjë detyrë që mund të bëhet jashtë zyrës. Ndoshta mund të punoni nga shtëpia ose të përballeni me një detyrë të veçantë që nuk përfshin të tjerët. Gjeni një rrugë alternative.

Binjaket

Ju po merrni një sasi të madhe mbështetjeje nga këndvështrime të ndryshme, duke ju inkurajuar kështu të bëni hapin tjetër të madh në rrugën tuaj të karrierës. Jeni në një spirale lart, ndaj mos e humbisni qëllimin tuaj. Do të vazhdoni të gjeni mbështetje gjatë rrugës.

Gaforrja

Do të ndjeni një rrymë fërkimi në themel ndërsa kaloni ditën tuaj të punës. Kjo është e pashmangshme. Lajmi i mirë është se ky fërkim do t’ju nxisë të arrini shumë. Do t’ju frymëzojë të bëni shumë më tepër nga sa mendonit se ishte e mundur.

Luani

Nëse i luani letrat menjëherë gjatë fillimit të ditës, mund të bëni që dikush i rëndësishëm të ndjejë nevojën tuaj. Jini vigjilentë dhe të vëmendshëm gjatë marrëdhënieve tuaja me të tjerët dhe do të keni një avantazh mbi të gjithë të tjerët që janë të plogësht dhe të turbullt.

Virgjeresha

Nëse jeni duke u lëkundur në ndonjë mënyrë, automatikisht do të tërhiqeni në një zjarr të madh. Njerëz të tjerë duan që ju të jeni me ta dhe ju hezitoni ta bëni këtë në këtë kohë. Vazhdoni të mblidhni fakte përpara se të bëni ndonjë lëvizje të madhe. Nuk ka nxitim.

Peshorja

Dikush në një pozitë autoriteti do përpiqet t’ju urdhërojë madje duke ju turpëruar. Mos kini frikë ta tërhiqni mënjanë këtë person privatisht më vonë dhe t’i shpjegoni atij ose asaj se ajo lloj shfaqjeje nuk është e përshtatshme.

Akrepi

Mos u mashtroni duke luajtur lojën e dikujt tjetër. Është mjaft e qartë se dikush me të cilin punoni po përpiqet t’ju mashtrojë në një farë mënyre. Ndoshta ky person po përpiqet t’ju shtyjë të bëni më shumë punë sesa kërkohet nga ju. Mos u mashtroni.

Shigjetari

Ju keni fuqinë dhe vendosmërinë për të vepruar me bindje të madhe dhe keni aftësi të forta komunikimi dhe mënyrë elokuente të të folurit për të kuptuar pikën tuaj në mënyrë efektive dhe me pasion të jashtëzakonshëm. Ky është një kombinim i fuqishëm.

Bricjapi

Konfigurimi aktual astral do të thotë që ju nuk keni praktikisht asnjë alternativë veçse të ndryshoni në mënyrë që të akomodoni ndikimet e reja që po hyjnë në marrëdhënien tuaj me një person të caktuar shumë të veçantë. Ekziston një alternativë, dhe ajo është të përpiqeni të mbani gjithçka ashtu siç ishte.

Ujori

Ndjenja juaj e vetvetes tronditet falë atyre që po përpiqen të përdorin fuqinë e tyre për t’ju kontrolluar. Jini të sigurt dhe mos lejoni që të tjerët të kenë përparësinë – veçanërisht pasi e dini se keni të drejtë. Mos u tërhiqni edhe pse presioni do jetë i madh.

Peshqit

Fuqitë tuaja detektive do t’ju vijnë në ndihmë ndërsa zgjidhni retorikën që ju vjen nga të gjitha këndvështrimet. Merrni kontrollin e një situate që po ngec për shkak të mungesës së drejtimit. Energjia është aty. Thjesht duhet të fokusoheni.

The post Parashikimi për punën, paratë dhe dashurinë/ Horoskopi, 30 mars 2025 appeared first on Gazeta Express.

“Sa lehtë shndërrohet dashuria në dhunë…” – Për çfarë e ka fjalën Dafina Zeqiri?

28 March 2025 at 21:44

Ajo ka shprehur shqetësimin e saj për fenomenin e femicidit...

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka ndarë një foto të dokumentarit të Netflix, “From Rock Star to Killer”, dhe ka lidhur temën e tij me realitetin në Kosovë dhe Shqipëri. Ajo ka shprehur shqetësimin e saj për fenomenin e femicidit, një problem që vazhdon të mbetet i pranishëm. Në një postim në InstaStory, Dafina shkruan:

Nga rockstar në vrasës – një dokumentar që tregon sa lehtë shndërrohet dashuria në dhunë. Femicidi ende ekziston, edhe në Kosovë dhe Shqipëri.

Me këtë mesazh, ajo ka tërhequr vëmendjen ndaj këtij fenomeni të rëndë dhe ka apeluar për më shumë ndërgjegjësim dhe veprim për të luftuar dhunën ndaj grave.

The post “Sa lehtë shndërrohet dashuria në dhunë…” – Për çfarë e ka fjalën Dafina Zeqiri? appeared first on Gazeta Express.

“Jam krenare për Aldon” – Ana Veseli: Më mirë të shikoj një flirt në ekran se sa…

28 March 2025 at 21:42

"Unë e kam thënë disa herë që Aldo nuk është skuth dhe nuk e ka në natyrën e tij që..."

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Ana Veseli, ish-bashkëshortja e Aldo Markut, banorit të “Big Brother VIP 4”.

Ajo ka folur më shumë për rrugëtimin e tij në këtë reality show, por dhe për marrëdhënien që ata kanë me njëri-tjetrin…

Si ka qenë kjo periudhë e “Big Brother” për ty, me hyrjen e Aldos aty?

Ka qenë një periudhë shumë e ngarkuar. Për mua, Aldo është një ndihmë shumë e madhe, ne e ndajmë kohën bashkë në rritjen e vajzës. Në këtë periudhë ai ka qenë jo prezent, por familjarët e mi më kanë ndihmuar shumë. Ka qenë një periudhë në të cilën unë nuk kisha kohë që të ndihesha e rënduar emocionalisht, sepse mungesa e Aldos i ka shkaktuar një mall të madh Akirës dhe duhet të isha më e fortë për të dhe ta merrja me sportivitet.

Të ka bërë krenare rrugëtimi i Aldos?

Unë them se po, edhe pse të tjerë kanë mendime të ndryshme. Kam qenë gjithmonë dhe vazhdoj të jem krenare për Aldon.

Aldon e kanë akuzuar në shtëpi si skuth, sa lidhen në përditshmëri këto akuza me të?

Patjetër që nuk lidhen. Unë e kam thënë disa herë që Aldo nuk është skuth dhe nuk e ka në natyrën e tij që të bëjë veprime të tilla. Mendoj se është ai presioni që ti je në një lojë dhe duhet të sillesh si në një lojë. Por nuk është i vetmi që i bën ato veprime.

Shumë e kanë quajtur si donzhuan me flirtet e tij me vajzat e shtëpisë, si e sheh ti?

Nuk është një akuzë e keqe. Më mirë do doja të shihja një flirt në ekran dhe energji të mirë, se sa të shihja Aldon që ofendon dhe debaton me femrat, siç bëjnë të tjerët.

The post “Jam krenare për Aldon” – Ana Veseli: Më mirë të shikoj një flirt në ekran se sa… appeared first on Gazeta Express.

Influencerja shqiptare komentohet nga “Daily Mail” për veprimin e saj në koncertin e Dua Lipas…

28 March 2025 at 21:39

Ajo po kërcente në shkallët e stadiumit dhe po filmonte veten me një dritë led

Një influencere shqiptare ka bërë bujë në rrjetet sociale pasi një video e saj në koncertin e Dua Lipës në Australi u bë virale.

Ajo po kërcente në shkallët e stadiumit dhe po filmonte veten me një dritë led të ngjitur në telefonin e saj, gjë që shkaktoi një sërë reagimesh.

Pamjet e këtij momenti, të cilat u publikuan në TikTok nga një përdoruese tjetër e pranishme në koncert, u shpërndanë shpejt dhe morën shumë vëmendje. Në një moment, influenceres iu afrua një roje sigurie, por mbetet e paqartë nëse ai i kërkoi të fikte dritën apo të kthehej në vendin e saj, pasi mund të kishte bllokuar shkallët.

Ky moment u raportua edhe nga media britanike “Daily Mail”, e cila konfirmoi se influencerja në fjalë është Donjeta Bekteshi, një përdoruese e TikTok me 79 mijë ndjekës.

Donjeta shpjegoi se kishte shkuar e vetme në koncert, duke filmuar këngët e saj të preferuara dhe duke i dërguar videot shoqeve, madje duke hyrë në LIVE (transmetim të drejtpërdrejtë në platformë) për ndjekësit e saj. Megjithatë, ajo u kritikuar nga disa që thanë se drita që ajo përdorte kishte shpërqendruar të tjerët dhe kishte penguar shijimin e koncertit.

Nga ana tjetër, shumë ndjekës e mbështetën dhe e komplimentuan për veprimin e saj.

Kjo situatë ka nxitur një debat më të gjerë për sjelljen e njerëzve në koncerte, një temë që ka marrë gjithnjë e më shumë vëmendje mes fansave të muzikës së Gjeneratës Z dhe Millennial.

The post Influencerja shqiptare komentohet nga “Daily Mail” për veprimin e saj në koncertin e Dua Lipas… appeared first on Gazeta Express.

Është xheloze për Rizartën?! Ish-bashkëshortja e Aldos: “Nëse ai e ka parë si partnere potenciale…”

28 March 2025 at 21:35

"E njoh Aldon shumë mirë..."

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Ana Veseli, ish-bashkëshortja e Aldo Markut, banorit të “Big Brother VIP 4”. Ajo ka folur më shumë për rrugëtimin e tij në këtë reality show, por dhe për marrëdhënien që ata kanë me njëri-tjetrin…

Ke pasur ndonjëherë një moment xhelozie?

Jo. Xhelozia nuk është pjesë e imja. Kam qenë ajo që ka përjetuar ato flirtimet apo emocionet e bukura që Aldo mund të jetë duke ia dhuruar dikujt tjetër. Kështu që pse jo. Nuk është në natyrën time që të jem xheloze. Njerëzit nuk e besojnë që nuk kam asnjë ndjesi të keqe apo xhelozi brenda meje.

Është bërë shumë virale një video e tij ku është nën jorgan me Rizartën. Çfarë ke menduar kur e ke parë?

Unë kam qenë me mikeshën time më të ngushtë kur ma kanë dërguar videon. E pashë videon dhe kishte diçka që nuk shkonte aty. Edhe mënyra se si ishin formuar fjalitë nuk bënte sens. Një njeri i rritur e kupton këtë. Dhe duke analizuar tipin e Aldos, e kuptova që ka qenë duke folur për muskujt e barkut. Thjesht e njoh Aldon shumë mirë.

Po marrëdhënien e tij me Rizartën si e sheh? Mund të përputhen ata?

Nuk e njoh Rizartën. Aq sa kam parë, mendoj që është një vajzë e re, më duket shumë interesante, e lezetshme, e urtë. Nëse Aldo e ka parë si partnere potenciale, atëherë mua më bëhet qejfi. Dhe do ta takoja kur të dilte jashtë Aldo.

https://www.youtube.com/watch?v=Wek1f7RgmSo&feature=emb_err_woyt

The post Është xheloze për Rizartën?! Ish-bashkëshortja e Aldos: “Nëse ai e ka parë si partnere potenciale…” appeared first on Gazeta Express.

“Fara e Flliqt” rikthehet pas 8 muajsh, tani në T7

28 March 2025 at 10:51

Aktorët Edon Bërveniku dhe Muhamet Arifi ishin të ftuar në emisionin “Canapé”, ku ndan detaje për sezonin e ri të serialit të njohur “Fara e Flliqt”.

Pas një pauze prej tetë muajsh, seriali rikthehet fuqishëm me episode të reja.

Ky sezon i ri premton skena edhe më komike dhe personazhe të dashura nga shikuesit.

"Fara e Flliqt” do të transmetohet në T7 çdo të premte nga ora 22:30, duke sjellë të qeshura e argëtim për të gjithë.

Çfarë zbuluan aktorët gjatë intervistës dhe çfarë pritet nga ky sezon? Ndiqni videon më poshtë për të mësuar më shumë.

Intervistën e plotë e gjeni në kanalin zyrtar të T7 në YouTube. /GazetaExpress/.

The post “Fara e Flliqt” rikthehet pas 8 muajsh, tani në T7 appeared first on Gazeta Express.

Horoskopi i datës 28 mars 2025 nga Christine Haas

28 March 2025 at 06:58

Dashi

Horoskopi i datës 28 mars 2025 nga Christine Haas

Do jeni shumë të ndjeshëm gjatë kësaj dite dhe mund të mërziteni edhe me disa fjalë të të afërmve. Gjithçka do ndodhe për shkak te hormoneve. Duhet ta kontrolloni veten ju qe jeni në një lidhje sepse përndryshe do keni telashe të njëpasnjëshme me partnerin tuaj. Tregohuni më të matur dhe më të duruar. Ju beqarët do e kuptoni më në fund se keni rënë në dashuri me një mik të ngushte të fëmijërisë, por do keni druajtje t’ia shprehni ndjenjat. Në punë do përkujdeseni më shumë për projektet e kolegëve dhe mund t’i lini pas dore tuajat. Kujdes sepse më pas askush nuk do ju mbështesë ju. Në planin financiar nuk do keni përmirësime, por të paktën do arrini të mbani situatën e qëndrueshme.

Demi

Horoskopi i datës 28 mars 2025 nga Christine Haas

Hëna do nxisë takimet gjatë kësaj dite, por ka rrezik t'iu shpërqendrojë nga disa objektiva të rëndësishme. Nëse jeni në një lidhje mundohuni të gjeni kohë për ta kaluar me partnerin e pse jo të organizoni darka romantike. Po e latë shumë pas dore atë, shumë shpejt do fillojnë problemet. Për beqarët mundësitë për takime do jenë të vazhdueshme kështu që duhen shfrytëzuar në maksimum. Në punë entuziazmi do ju pushtojë dhe do e bëni me qejf çdo gjë që do ju kërkohet nga eprorët. Do ndiheni edhe më krenarë për veten. financat do jenë paksa të turbullta prandaj duhet të jeni shumë të kujdesshëm.

Binjakët

Horoskopi i datës 28 mars 2025 nga Christine Haas

Mëngjesi mund të jetë paksa i vështirë sot për ju, por për fat të mirë Venusi do riktheje gëzimin dhe harenë gjatë pasdites. Nëse jeni në një lidhje bëni gjëra interesante, gatuani së bashku, argëtohuni dhe mos qëndroni asnjë moment në heshtje. Vetëm kështu jeta juaj nuk do jetë e mërzitshme. Nëse jeni ende beqarë mendoheni gjatë para se të hidhni hapa. Nuk është e thënë që ta pranoni me patjetër sot një ftesë që do iu bëhet. Në punë vendosni disa limite dhe mos pranoni çdo gjë që do ju kërkojnë shefat. Për financat ka për të qenë një ditë shume e mirë.

Gaforrja

Horoskopi i datës 28 mars 2025 nga Christine Haas

Gjatë kësaj dite yjet do iu japin mundësinë të vini pikat mbi “i” sidomos për planin profesional dhe atë sentimental. Mund të bëni disa zgjedhje të rëndësishme. Nëse keni një lidhje do jeni shpesh here të turbullt në mendime dhe nuk do dini çfarë hapash të hidhni. Bëni kujdes me fjalët sepse edhe ato mund ta përkeqësojnë marrëdhënien më tepër. Ju beqarët do reflektoni me kujdes dhe nuk do hidhni hapa pa qenë plotësisht të bindur. Në punë do ndodhin ndryshime shumë të mëdha. Do jeni më kurajozë dhe nuk do i trembeni asgjëje. Në planin financiar gjendja nuk do jetë e shkëlqyer, por as shumë e keqe.

Luani

Horoskopi i datës 28 mars 2025 nga Christine Haas

Sot planetët do ju ndriçojnë dhe do ju bëjnë t’i mendoni gjërat me më shumë realizëm. Mos bëni gabimin të abuzoni me durimin dhe tolerancën e partnerit tuaj për asnjë çast sepse do keni probleme serioze të cilat mund të çojnë deri në ndarje. Ju beqarët do jeni më të qartë për atë që doni të bëni me jetën tuaj dhe do përfitoni nga ftesat që do iu bëhen. Pasditja ka për të qenë periudha më e favorshme. Në pune ka rrezik te përballeni me disa probleme dhe nuk do ndiheni aspak mirë. Asnjë koleg nuk do ju mbështesë. Në planin financiar mos thurni ëndrra kot, por qëndroni me këmbë në tokë dhe shpenzoni me kursim e largpamësi.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 28 mars 2025 nga Christine Haas

Dita e sotme do jetë e mbushur me entuziazëm për të gjithë. Do i kushtoni shumë rëndësi jetës tuaj sentimentale dhe do e mbroni atë nga gjithçka. Pritet që marrëdhënia me atë që keni në krah të jetë shumë më e ngrohtë dhe e bukur. Nëse jeni beqarë do keni disa takime, por duhet te marrin kohen e duhur për t’u njohur. Në punë do jeni luftarake dhe të gatshëm të hidhni çdo lloj hapi në mënyrë që të arrini atje ku keni dëshiruar. Do keni edhe mbështetjen e disa kolegëve të cilët do ua bëjnë rrugën edhe më të thjeshtë. Financat herë do jenë të mira dhe herë mjaft problematike. Do i kuptoni gabimet që do bëni, por me vonesë.

Peshorja

Horoskopi i datës 28 mars 2025 nga Christine Haas

Gjatë kësaj dite do jeni gjithë kohës në kërkim të qetësisë dhe harmonisë. Nëse jeni në një lidhje do doni të merreni vesh mirë me atë që keni në krah dhe do luftoni me mendimet e këqija që mund t’iu lindin në kokë. Pasditja dhe mbrëmja do jenë vërtet ashtu si i keni ëndërruar. Ju beqarët nuk duhet t’i fshihni më ndjenjat që keni për dikë. Shprehini dhe do merrni përgjigje pozitive. Në punë do jeni shumë të përqendruar tek objektivat që i keni vënë vetes dhe do dini si t’i kanalizoni të gjitha energjitë. Financat do jeni shqetësimi juaj më i vogël.

Akrepi

Horoskopi i datës 28 mars 2025 nga Christine Haas

Gjatë kësaj dite dhe do jeni shumë të kujdesshëm dhe do i kaloni pa shumë mundim të gjitha pengesat që ju kanë dalë. Nëse jeni në një lidhje do i shprehni pafundësisht ndjenjat dhe do i jepni rëndësi më tepër edhe jetës intime. Disa nota pikante do ju bëjnë mirë të dyja palëve. Për ju beqarët gjërat nuk kanë për të funksionuar shumë mirë, megjithatë disa njohje do ndodhin. Në punë fillimisht gjërat do ju duken të vështira, por me kalimin e orëve dhe falë përkrahjes së kolegëve çdo gjë do shkojë më së miri. Buxheti do jetë aq i mirë sa mund të përfitoni të shlyeni edhe disa borxhe të vjetra.

Shigjetari

Horoskopi i datës 28 mars 2025 nga Christine Haas

Sot do keni përshtypjen se mund të realizoni çdo gjë që dëshironi dhe do merrni vendime shumë të rëndësishme. Nëse keni një lidhje do e mbroni partnerin nga çdo gjë dhe do i ofroni dashuri të pakushtëzuar. Nuk do jeni më impulsivë si dikur dhe do rregulloni edhe disa probleme të vogla. Nëse jeni beqarë do gjendeni përballë situatash shumë të favorshme dhe mund ta ndryshoni statusin më shpejt nga sa mendonit. Në punë do e bëni çdo gjë me pasion dhe gjithçka do ju ecë më së miri. Gjendja e financave do ketë ndryshime të mëdha dhe do ndiheni më te qetë kur të shpenzoni.

Bricjapi

Horoskopi i datës 28 mars 2025 nga Christine Haas

Besojini intuitës gjatë kësaj dite dhe keni për të dalë të fituar. Nëse jeni në një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerin do jetë shumë e fortë do merrni surpriza të njëpasnjëshme nga ai që keni në krah. Sot do e kuptoni më mirë sesa shumë ju adhuron ai. Ju beqarët mos kërkoni të bëni çdo gjë sipas mendjes dhe as nuk duhet të mendoni se të gjithë duhet t’iu përulen pasi keni për të gabuar rëndë. Nëse jeni në kërkim të një punë mund të merrni një përgjigje pozitive me email. Nëse jeni në një pozicion të mirë do ju bëhet një propozim edhe më i rëndësishëm. Sektori i financave nuk do jetë perfekt, por goxha më i mire se dje.

Ujori

Horoskopi i datës 28 mars 2025 nga Christine Haas

Yjet do iu krijojnë mundësinë të bëni një bilanc të përgjithshëm të jetës sot. Herë pas here do keni nevojë të meditoni. Nëse jeni në një lidhje do kaloni disa momente delikatë që do ju futin në mendime. Për çdo gjë përdorni dialogun dhe mos mbani të fshehta. Ju beqarët do i bëni që të gjitha përpjekjet për ta joshur atë që pëlqeni dhe do kërkoni të filloni menjëherë një lidhje serioze, por për fat të keq nuk do ju realizohen dëshirat. Në punë do lodheni shumë, por do arrini përfundimisht të bëni ndryshimet që keni ëndërruar prej kohësh. Në planin financiar, por u treguat të matur dhe të kursyer me shpenzimet, situata do mbahet nën kontroll.

Peshqit

Horoskopi i datës 28 mars 2025 nga Christine Haas

Do bëni mirë ta harroni të shkuarën gjatë kësaj dite dhe të mendoni vetëm për të ardhmen. Nëse jeni në një lidhje, marrëdhënia në çift do vazhdojë të mbetet e keqe. Për asgjë nuk do merreni vesh me partnerin dhe debatet do jenë të njëpasnjëshme. Në disa çaste mund të mendoni edhe për një ndarje. Ju beqarët do jeni gjithë kohës në lëvizje nëpër qytete dhe personin e përshtatshëm do e gjeni atje ku nuk e keni menduar ndonjëherë dhe as nuk e keni imagjinuar. Në jetën profesionale do ketë ndryshime pozitive. Dikush do iu propozoje diçka interesante që nuk duhet humbur pasi do bëheni edhe më të njohur. Në planin financiar duhet më tepër vigjilencë dhe kujdes. Po shpenzuat pa menduar do keni tronditje.

The post Horoskopi i datës 28 mars 2025 nga Christine Haas appeared first on Gazeta Express.

Muhamet Arifi për diasporën: Ai ja çon 400 euro, ky këtu veç rrin

27 March 2025 at 23:00

Aktorët Edon Bërveniku dhe Muhamet Arifi ishin të ftuar në emisionin “Canapé”, ku folën për sezonin e ri të serialit të njohur “Fara e Flliqt".

Ky sezon do të transmetohet në T7 çdo të premte nga ora 22:30, duke sjellë humor dhe situata të reja për publikun.

Gjatë intervistës, u trajtuan edhe tema të ndryshme shoqërore, përfshirë ndikimin e diasporës në vendlindje.

Arifi tha: “Ai ja çon 400 euro, ky këtu veç rrin”, duke shprehur një realitet që shpesh përmendet në diskutimet për mbështetjen financiare që diaspora i ofron familjarëve në Kosovë.

Se çfarë thanë më shumë në lidhje me këtë, e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme. /GazetaExpress/.

The post Muhamet Arifi për diasporën: Ai ja çon 400 euro, ky këtu veç rrin appeared first on Gazeta Express.

Gjesti dhe Laerti nisin ditën me përplasje: Pse ke dashur të zgjasësh puthjen, kam dyshime

27 March 2025 at 12:58

Dita për Gjestin dhe Laert Vasilin ka nisur me debate të ashpra në shtëpinë e Big Brother.

Ka qenë këngëtari nga Peja që e ka akuzuar pasi një puthje që shkëmbyen në buzë për lojë.

Ai vijon të thotë se ka dyshime të mëdha për këtë pasi është munduar ta zgjasë puthjen.

“Pse ke dashur ta zgjasësh puthjen me mbretin, duhet me u studiu kjo gjë. Jam në dyshime të mëdha”, iu drejtua Gjesti – Laertit.

Aktori nga ana tjetër iu kundërpërgjigj duke i thënë: “O zog i vockël ti”.

“Perversi, pervers”, tha tutje banori nga Kosova.

Diskutime e përplasje ka pasur vazhdimisht mes tyre, duke mos u përputhur në shumë gjëra.

The post Gjesti dhe Laerti nisin ditën me përplasje: Pse ke dashur të zgjasësh puthjen, kam dyshime appeared first on Gazeta Express.

❌
❌