Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

BE bën gati “Shengenin ushtarak”, 17 mld euro për transportin e pajisjeve dhe trupave ushtarake

5 August 2025 at 21:07

Evropa po lëviz drejt një “Shengeni ushtarak” me qëllim që të sigurojë mundësinë e transportimit të pajisjeve ushtarake në kohën më të shkurtër të mundshme. Nevojat për transportimin e tankeve, automjeteve të rënda dhe madje edhe pajisjeve mjekësore për shkak të luftës në Ukrainë kanë treguar se lejet ndërkufitare dhe procedurat burokratike të kërkuara sot […]

The post BE bën gati “Shengenin ushtarak”, 17 mld euro për transportin e pajisjeve dhe trupave ushtarake appeared first on BoldNews.al.

Policia greke i gjen një pensionisti mbi 170 armë, 15.500 fishekë dhe barut

1 August 2025 at 15:58

Një arsenal gjigant ushtarak, të denjë për një betejë të armatosur, ka zbuluar policia greke në shtëpinë e një pensionisti të Forcave Ajrore helene. Mbi 170 armë dhe 15,500 fishekë u gjetën në shtëpinë e ish-oficerit, në zonën e Kiatos, pranë Korinthit. Në operacionin e kryer nga Drejtoria për Luftimin e Krimit u gjetën në […]

The post Policia greke i gjen një pensionisti mbi 170 armë, 15.500 fishekë dhe barut appeared first on BoldNews.al.

SHBA-të gjurmojnë një aeroplan ushtarak rus pranë Alaskës

23 July 2025 at 11:24

Komanda e Mbrojtjes Hapësinore të Amerikës së Veriut (NORAD) tha se kishte zbuluar dhe gjurmuar një aeroplan ushtarak rus që operonte pranë Alaskës të martën, megjithëse mbeti në hapësirën ajrore ndërkombëtare.

Aeroplani rus po operonte në Zonën e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore të Alaskës (ADIZ), tha NORAD, pa specifikuar llojin e tij, transmeton Telegrafi.

“Ky aktivitet rus në ADIZ-in e vazhdueshëm SHBA/Alaskë ndodh rregullisht dhe nuk shihet si kërcënim”, tha NORAD në një njoftim.

“Një ADIZ fillon aty ku mbaron hapësira ajrore sovrane dhe është një shtrirje e përcaktuar e hapësirës ajrore ndërkombëtare, që kërkon identifikimin e gatshëm të të gjithë avionëve në interes të sigurisë kombëtare”, u tha ndër tjera.

Kjo vjen mes tensioneve të larta midis SHBA-së dhe Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump vendosi një afat për Rusinë për të bërë paqe ose për t’u përballur me sanksione më të thella ekonomike.

Ai gjithashtu ka rënë dakord të dërgojë më shumë armë amerikane në Ukrainë, në përgjigje të intensifikimit të fundit të pushtimit të saj nga Rusia. /Telegrafi/

 

 

The post SHBA-të gjurmojnë një aeroplan ushtarak rus pranë Alaskës appeared first on Telegrafi.

Bie zjarr në brendësi të ish-repartit ushtarak

By: redi
17 July 2025 at 21:42

Situata me zjarret në vend, vijon që të jetë problematike. Një vatër është shfaqur mbrëmjen e së enjtes brenda ish-repartit ushtarak të Pocestës, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi të ulët. Ka qenë i menjëhershëm reagimi i shërbimit zjarrfikës të bashkisë së Maliqit, të cilët janë izoluar vatrën dhe kanë fikur flakët duke evituar dëmet në ndërtesat pranë. Kjo është hera e…

Source

Fundjavë përvëluese, temperatura deri në 39 gradë celcius

By: user 5
4 July 2025 at 19:41

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), ditën e shtunë, më 5 korrik, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme dhe me temperatura të larta.

Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në orët e mesditës deri në ato të pasdites do të ketë alternime të vranësirave të pakta deri mesatare, kryesisht në zonat malore.

Temperaturat pritet të jenë mjaft të larta, duke shënuar vlera maksimale që arrijnë deri në 39°C në disa qytete si Elbasani, Shkodra, Berati dhe Gjirokastra.

Qytetet bregdetare si Vlora, Durrësi dhe Saranda do të kenë temperatura maksimale deri në 35°C-37°C, ndërsa në zonat malore, si Peshkopia, pritet të regjistrohen vlera maksimale deri në 37°C.

Era do të fryjë nga drejtimi jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 4 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës pritet të arrijë shpejtësi deri në 5-7 m/s.

Sa i përket gjendjes së detit, valëzimi do të jetë i ulët, me forcë 1-2 ballë.

The post Fundjavë përvëluese, temperatura deri në 39 gradë celcius appeared first on Lapsi.al.

Danimarka merr vendimin historik, bën të detyrueshëm shërbimin ushtarak për gratë

By: fra nc
2 July 2025 at 13:39

Për herë të parë në historinë e saj, Danimarka ka përfshirë zyrtarisht gratë në shërbimin e detyrueshëm ushtarak, në bazë të një politike të re të barazisë gjinore në rekrutim që hyri në fuqi më 1 korrik 2025.

Ky ndryshim historik vjen pas një marrëveshjeje të gjerë të mbrojtjes të miratuar nga parlamenti danez në vitin 2023, që synonte forcimin e kapaciteteve të ushtrisë dhe një përfaqësim më të drejtë gjinor.

Sipas rregullave të reja, gratë që mbushin 18 vjeç nga kjo datë e në vijim do të jenë subjekt i një sistemi rekrutimi me short, njësoj si meshkujt, dhe mund të thirren për të kryer 11 muaj shërbim ushtarak. Pesë muajt e parë përfshijnë trajnim bazë gjithëpërfshirës, ndërsa gjashtë muajt e tjerë përfshijnë detyra aktive në ushtri, flotë, forcat ajrore apo në Komandën e Operacioneve Speciale.

Gjenerali Michael Wiggers Hyldgaard, shef i mbrojtjes, e cilësoi reformën si një hap drejt një ushtrie moderne dhe gjithëpërfshirëse.

“Kur hapim derën si për gratë ashtu edhe për burrat me të njëjtat kushte, ne shfrytëzojmë gjithë grupin e talenteve të Danimarkës. Na jep më shumë fuqi luftarake dhe dërgon një sinjal të qartë se Forcat e Armatosura janë një komunitet modern ku të gjithë mund të kontribuojnë në mbrojtjen e Mbretërisë së Danimarkës,” tha Hyldgaard.

Ndryshimi nuk do të prekë gratë që kanë mbushur 18 vjeç përpara 1 korrikut 2025, të cilat do të mbeten nën sistemin e vjetër ku shërbimi ushtarak për to ishte vullnetar.

Përmes këtij ligji, Danimarka i bashkohet një grupi të vogël vendesh europiane që aplikojnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak për të dyja gjinitë, duke vendosur një standard të ri për barazinë gjinore në mbrojtjen kombëtare.

The post Danimarka merr vendimin historik, bën të detyrueshëm shërbimin ushtarak për gratë appeared first on Euronews Albania.

Danimarka fut shërbimin ushtarak të detyrueshëm edhe për gratë mbi 18-vjeçe

1 July 2025 at 13:04

Gratë në Danimarkë tani do të thirren për të kryer shërbimin ushtarak të detyrueshëm kur të mbushin 18 vjeç, sipas një ndryshimi ligjor të miratuar nga parlamenti danez. Ky është një hap i rëndësishëm drejt barazisë gjinore në ushtri dhe një masë për të forcuar kapacitetet mbrojtëse të vendit mes rritjes së tensioneve të sigurisë në Evropë.

Deri tani, pjesëmarrja e grave në ushtri ishte në baza vullnetare. Por me rregullat e reja, si djemtë ashtu edhe vajzat do të regjistrohen për vlerësim dhe mund të zgjidhen për shërbim përmes një sistemi lotarie, nëse nuk ka mjaftueshëm vullnetarë.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është zgjatja e periudhës së rekrutimit nga katër në 11 muaj.

Në vitin 2024, rreth 4,700 qytetarë danezë morën pjesë në shërbimin ushtarak, prej të cilëve 24% ishin gra vullnetare. Qeveria synon që deri në vitin 2033 ky numër të arrijë në rreth 6,500 persona në vit.

Danimarka po ndjek shembullin e vendeve nordike fqinje si Suedia dhe Norvegjia, të cilat tashmë kanë rekrutim të detyrueshëm për të dy gjinitë.

Në të njëjtën kohë, qeveria daneze ka njoftuar rritjen e buxhetit të mbrojtjes me 40.5 miliardë krona (5.9 miliardë dollarë) për të përmbushur objektivat e NATO-s.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Danimarka fut shërbimin ushtarak të detyrueshëm edhe për gratë mbi 18-vjeçe appeared first on Euronews Albania.

Gjermani/ Të rinjtë nuk e pëlqejnë shërbimin ushtarak

By: Oldi
26 June 2025 at 18:48

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, tha se sistemi mbrojtës duhet të rikthehet në prioritetin e qeverisjes së tij. “Bundeswehr-i duhet të rikthehet në qendër të shoqërisë sonë”, deklaroi kancelari gjerman Friedrich Merz gjatë fjalimit të tij në Ditën e Industrisë në Berlin. Ai shtoi se pezullimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak ishte një gabim, duke reflektuar […]

The post Gjermani/ Të rinjtë nuk e pëlqejnë shërbimin ushtarak appeared first on BoldNews.al.

Gjermania po harton një ligj për rekrutimin ushtarak

26 June 2025 at 08:17

Gjermania është duke hartuar një ligj të ri për të rregulluar konceptin e shërbimit ushtarak. Përveç dispozitave për rroga më të mira dhe detyrimit për t’u ofruar akomodim më të rehatshëm ushtarëve, prjektligji i ri përmban edhe një dispozitë mbi shërbimin ushtarak.

Por, siç shpjegon ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius  (SPD), kjo pjesë duhet të aktivizohet vetëm nëse nuk ka mjaftueshëm vullnetarë. Kjo ide mbështetet edhe nga politikanë të Unionit (CDU/CSU).

Marrëveshja e koalicionit e CDU-së, CSU-së dhe SPD-së thotë se “do të krijohet një shërbim i ri ushtarak tërheqës, i cili fillimisht do të jetë vullnetar”. Ligji që po hartohet, tha socialdemokrati në programin për shërbimin publik të ARD-së, parashikon ende një mundësi tjetër, domethënë detyrimin e shërbimit.

Bundeswehri, shpjegon Pistorius, ka nevojë për rreth 60.000 ushtarë aktivë shtesë. Para së gjithash ka nevojë për të tërhequr të rinjtë – nga shoferët deri te personat me diploma universitare që duan të kalojnë pak më gjatë kohë në uniformë.

Vengu inspekton laboratorin e ri ushtarak në Spitalin e Traumës: Përfitojnë rreth 75 mijë pacientë

TIRANË, 14 qershor /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, shoqëruar edhe nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjenerallejtënant Arben Kingji inspektoi laboratorin ushtarak në Spitalin e Traumës, një investim i rëndësishëm shëndetësor për efektivët e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Investimi përfundoi në mesin e vitit 2024 dhe sot laboratori ushtarak i Spitalit të Traumës ofron shërbime për mbi 75 mijë persona që përfitojnë nga Status ii Ushtarakut, sipas ligjit nr. 9210 “Për statusin e ushtarakut”. Ky shërbim shëndetësor adreson nevojat e ushtarakëve të shërbimit aktiv dhe familjarëve të tyre, ushtarakëve në rezervë, kadetëve, studentëve, rekrutëve, si dhe trupave të atasheve ushtarake të huaja dhe efektivëve pjesëmarrës në stërvitje dhe trajnime në Shqipëri.

Ministra Vengu pa nga afër të gjitha investimet e bëra, ndërsa theksoi rëndësinë e këtij laboratori si një shtyllë të domosdoshme për shëndetin dhe gatishmërinë e Forcave tona të Armatosura, duke garantuar që ushtarakët të kenë mbështetje profesionale dhe moderne mjekësore në çdo kohë.

“Në bazë të ligjit të gjitha asetet si ky laborator i ri që vihet në funksion, sot janë të destinuara t’i ofrojnë shërbime jo vetëm ushtarakëve aktivë, familjeve të tyre, por edhe ushtarakëve në rezervë, ushtarakëve në lirim, rekrutëve të rinj dhe për pasojë janë një grup prej 75 mijë pacientësh që mund të përfitojnë nga këto shërbime duke ulur pak edhe presioni në një farë mënyre në shërbimin shëndetësor publik”, tha Vengu.

“Spitali Ushtarak është prej një dekade në fakt një strukturë civile ushtarake. Në kushtet kur jemi duke investuar fuqimisht në mbrojtje e siguri, buxhetet e mbrojtjes janë në rritje çdo vit. Vizioni dhe misioni që na ka dhënë qeveria shqiptare është që të mund të gjenerojmë investime që janë në dobi dhe të ushtarakëve dhe civilëve. Ky është një shembull perfekt dhe duhet të vijojmë të kemi gjithë rikonstruksionin e korpusit kryesor të spitalit, investimi po vijon dhe duhet të ecim në këtë rrugë. Sa herë investojmë në kapacitete ushtarake të ketë edhe një dobi civile”, tha Vengu.

Laboratori kryen 45 analiza kryesore nga spektri klinik, biokimik dhe bakterologjik, të rëndësishme për diagnostikimin dhe kontrollin e shëndetit të ushtarakëve, me teknologji bashkëkohore të njëjtë me atë të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në stafin e laboratorit punojnë 13 persona, specialistë civilë dhe ushtarakë.

/m.q/j.p/

The post Vengu inspekton laboratorin e ri ushtarak në Spitalin e Traumës: Përfitojnë rreth 75 mijë pacientë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjermania mund të rikthejë rekrutimin e detyrueshëm ushtarak

By: user 8
9 June 2025 at 13:55

Gjermania mund të detyrohet të ndërmarrë masa të detyrueshme për të shtuar numrin e ushtarëve në radhët e ushtrisë së saj të dobësuar, thonë ligjvënës të lartë nga konservatorët e kancelarit Friedrich Merz.

Qeveria po harton një legjislacion për të gjallëruar Bundeswehr-in (ushtrinë gjermane) që po tkurret, por deri më tani përpjekjet për të rekrutuar më shumë trupa janë mbështetur vetëm në masa vullnetare. Tani, ligjvënës të lartë konservatorë po paralajmërojnë se këto masa mund të mos mjaftojnë dhe mund të nevojitet rikthimi i shërbimit të detyrueshëm.

“Nëse rezulton që nevojat e konsiderueshme për personel për një Bundeswehr që është i aftë për mbrojtje dhe frikësim, veçanërisht në dritën e planeve të reja të NATO-s, nuk mund të plotësohen vetëm përmes një modeli vullnetar, atëherë do të duhet të futen elementë të detyrueshëm,” tha Thomas Erndl, i cili përfaqëson Kristiandemokratët në komisionin parlamentar të mbrojtjes.

Modeli i ri i shërbimit ushtarak pritet të përfshijë një proces regjistrimi që synon të identifikojë të rinjtë që shfaqin interes ose potencial për shërbim. Por kjo nuk është rekrutim i detyrueshëm; qëllimi është që t’i inkurajojë ata të nënshkruajnë kontrata afatshkurtra ushtarake në mënyrë vullnetare.

Erndl iu referua marrëveshjes së koalicionit midis Kristiandemokratëve dhe Partisë Socialdemokrate (SPD), e cila thotë se shërbimi ushtarak i rikthyer do të jetë “fillimisht” vullnetar, një formulim që konservatorët e shohin si derë të hapur për shërbimin e detyrueshëm në të ardhmen.

Gjatë fjalës së tij në parlamentin gjerman në maj, ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius, anëtar i SPD-së, theksoi gjithashtu se theksi mbi vullnetarizmin ishte “fillestar”.

“Ne ende kemi shumë pak njerëz për atë që forcat tona të armatosura duhet të përmbushin,” tha ai.

Megjithatë, Pistorius ka përjashtuar çdo mundësi për rikthim të shërbimit të detyrueshëm në të ardhmen e afërt.

“Rekrutimi i detyrueshëm nuk na ndihmon aspak tani, sepse thjesht nuk kemi kapacitetet, as në kazermat tona dhe as në trajnim,” tha ai në takimin e ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel të enjten. “Këto kapacitete duhet të ndërtohen së pari. Deri atëherë, vlen vullnetarizmi.” 

Falko Droßmann, zëdhënësi i SPD-së për politikën e mbrojtjes në parlament, argumentoi se debati aktual “po shmang plotësisht problemet reale me të cilat po përballemi.” 

Në vend që të rikthehet rekrutimi i detyrueshëm, “Unë besoj fort se shërbimi i ri ushtarak do të dizajnohet në një mënyrë aq tërheqëse, sa më shumë se mjaft të rinj do të zgjedhin të regjistrohen vullnetarisht,” tha ai.

Droßmann gjithashtu paralajmëroi se Gjermania nuk ka kazermat, pajisjet apo infrastrukturën për të përballuar një fluks masiv rekrutësh.

“Për të trajnuar mijëra të rinj, na duhen gjithashtu akomodime, pajisje dhe instruktorët e nevojshëm,” tha ai. “Asnjëra prej këtyre nuk ekziston aktualisht në sasinë e nevojshme.” 

Gjermania pezulloi shërbimin e detyrueshëm ushtarak në vitin 2011, duke i dhënë fund një sistemi që kishte formësuar si forcat e armatosura, ashtu edhe shoqërinë civile. Që nga ajo kohë, numri i trupave, aktualisht rreth 181,500, ka mbetur larg objektivave.

Udhëheqës të sindikatës ushtarake tani paralajmërojnë se mund të nevojiten deri në 260,000 ushtarë që Gjermania të përmbushë detyrimet e saj ushtarake.

“Nuk besojmë se mbështetja vetëm në vullnetarë do të mjaftojë,” tha Patrick Sensburg, president i Shoqatës së Rezervistëve të Bundeswehr-it. “Pa rekrutim të detyrueshëm, Bundeswehr-i nuk do të jetë në gjendje të rekrutojë mjaft ushtarë, dhe gjithashtu nuk do të kemi një popullatë civile të qëndrueshme.” 

Në dritën e zhvillimeve gjeopolitike dhe sfidave të reja të sigurisë në Evropë, Gjermania ka ndryshuar qartësisht kursin e saj strategjik dhe tashmë po merr seriozisht ndërtimin e forcës së saj ushtarake. Investimet në mbrojtje janë rritur ndjeshëm, ndërsa diskutimi për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm po shihet si pjesë e një plani më të gjerë për të forcuar aftësitë mbrojtëse të vendit.

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka deklaruar se synimi i qeverisë është që Gjermania të rikthehet si forca më e madhe ushtarake e Europës. “Në një botë gjithnjë e më të pasigurt, Gjermania duhet të jetë e përgatitur dhe e fuqishme, jo vetëm për mbrojtjen e vet, por edhe për të garantuar paqen dhe sigurinë në kontinentin tonë,” është shprehur ai në një deklaratë të fundit.

©LAPSI.AL 

The post Gjermania mund të rikthejë rekrutimin e detyrueshëm ushtarak appeared first on Lapsi.al.

Bjellorusia synon të forocojë bashkëpunimin ushtarak me Pakistanin

4 June 2025 at 13:32

Bjellorusia synon të intensifikojë dhe zgjerojë së shpejti bashkëpunimin ushtarak me Pakistanin, i tha Ministri i Mbrojtjes Viktor Khrenin homologut të tij Khawaja Asif gjatë një vizite zyrtare në Pakistan.

“Jam i bindur se qëndrimi aktiv i të dyja palëve në zhvillimin e bashkëpunimit ushtarak dypalësh do ta thellojë dhe zgjerojë ndjeshëm atë në të ardhmen e afërt”, citoi shërbimi për shtyp i Ministrisë së Mbrojtjes Khrenin të thoshte në Telegram.

Asif tha se Pakistani ka qenë një pjesëmarrës i rëndësishëm në ruajtjen e paqes për shumë vite dhe është gati të bashkëpunojë në këtë fushë.

“Dhe nëse Pakistani është i përfshirë në misione, ne jemi gjithmonë të gatshëm të ndajmë ekspertizën tonë me ju”, tha ai, duke shtuar se do të ishte i lumtur të bënte një vizitë zyrtare në Bjellorusi.

Ministrat ranë dakord të takohen së shpejti në një aktivitet të SCO-së në Kinë për të diskutuar rezultatet paraprake të marrëveshjeve.

The post Bjellorusia synon të forocojë bashkëpunimin ushtarak me Pakistanin appeared first on Euronews Albania.

Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak: 1,100 euro kompensim dhe avantazhe të tjera për rekrutët

4 June 2025 at 14:49

Pas një pauze 17-vjeçare, Kroacia po rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak — megjithëse në një formë të shkurtuar dhe të modernizuar.

E njoftuar gjatë një konference për shtyp në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare në Zagreb, iniciativa u prezantua nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, së bashku me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Kroate, Gjeneralin Tihomir Kundid.

“Stërvitja Bazë Ushtarake – TVO” e re do të zgjasë tetë javë dhe do të zbatohet për të gjithë qytetarët kroatë që mbushin 19 vjeç në një vit të caktuar, shkruajnë mediat kroate, përcjell Telegrafi.

Stërvitja do të zhvillohet në kazermat ushtarake në Knin, Slunj dhe Pozhega, duke akomoduar deri në 4,000 rekrutë çdo vit në pesë grupe.

Siç bëhet e ditur më tej, rekrutët do të marrin një pagesë neto mujore prej 1,100 euro dhe koha e kaluar në stërvitje do të llogaritet në vitet e tyre të punës.

Femrat nuk i nënshtrohen rekrutimit dhe stërvitjes bazë ushtarake, por ato mund të ndjekin stërvitje ushtarake bazë vullnetare, e cila është një nga kushtet për pranim në shërbimin aktiv ushtarak.

Trajnimi do të përqendrohet në aftësitë kryesore ushtarake, siç janë trajtimi i armëve, lëvizja, komunikimi, mbrojtja, reagimi, fitnesi dhe stërvitjet luftarake.

Rutinat ditore janë të planifikuara në mënyrë strikte – duke filluar në orën 6:00 dhe duke përfunduar në orën 22:00 – me fundjavat pjesërisht të lira. Rekrutëve nuk u lejohet të largohen nga kazermat përveç me miratim të veçantë.

Është e rëndësishme të theksohet se ligji përfshin dispozita për përjashtime dhe shtyrje.

Ata që janë ligjërisht të papërshtatshëm për shërbim, si dhe individët që i nënshtrohen llojeve të caktuara të procedurave ligjore, janë të përjashtuar.

Shtetasit e dyfishtë që kanë përfunduar tashmë shërbimin ushtarak në një vend tjetër, kadetët e policisë dhe personeli fetar që kanë bërë zotime gjithashtu mund të përjashtohen me kërkesë.

Studentët mund ta shtyjnë shërbimin e tyre deri në moshën 29 vjeç, ndërsa atletët, praktikantët e punësuar, individët që jetojnë jashtë vendit ose ata në familje pa të ardhura të tjera gjithashtu mund të kërkojnë shtyrje.

Shtyrjet jepen gjithashtu për martesë, lindje ose vdekje në familjen e ngushtë – me kusht që kërkesat të dorëzohen brenda afateve të përcaktuara ligjërisht.

Një kategori e veçantë njihet për ata që kanë “kundërshtime për arsye morale ose fetare”.

Kandidatët e miratuar do të kryejnë shërbim civil në vend të kësaj — tre muaj në mbrojtjen civile ose katër muaj brenda strukturave qeveritare lokale ose rajonale.

Megjithatë, kundërshtimet mund të refuzohen nëse nuk justifikohen siç duhet.

Një rekrut që banon jashtë vendit dhe nuk është i regjistruar në regjistrat ushtarakë të Republikës së Kroacisë është i detyruar të paraqitet në misionin diplomatik ose zyrën konsullore kompetente të Republikës së Kroacisë jo më vonë se mosha 29 vjeç.

Qeveria kroate thotë se qëllimi nuk është vetëm të përforcojë sigurinë kombëtare, por edhe të ngulisë disiplinën, qëndrueshmërinë dhe aftësitë e dobishme jetësore tek të rinjtë e vendit — me përfitime shtesë si përparësia e punësimit në rolet e shërbimit publik pas trajnimit. /Telegrafi/

The post Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak: 1,100 euro kompensim dhe avantazhe të tjera për rekrutët appeared first on Telegrafi.

Humbet në Durrës ish-ushtaraku me sklerozë, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

31 May 2025 at 13:47

Një i moshuar në Durrës ka humbur kontaktet me familjarët e tij dhe këta të fundit kërkojnë ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij. Bëhet fjalë për Mark Gjon Caka, 79 vjeç, banor i lagjes 16 Durrës. Ai është larguar nga banesa që prej ditës së djeshme, rreth orës 15:00, dhe nuk është kthyer më […]

The post Humbet në Durrës ish-ushtaraku me sklerozë, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij appeared first on BoldNews.al.

“Mijëra vullnetarë…”, Medvedev: Rusia duhet të forcojë shërbimin ushtarak

28 May 2025 at 20:10

Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, ka njoftuar se dhjetëra mijëra qytetarë rusë po nënshkruajnë kontrata vullnetarizmi për t’u bashkuar me Forcat e Armatosura Ruse çdo muaj.

Medvedev tha në një takim të mërkurën se “50,000-60,000 njerëz” vizitojnë çdo muaj zyrat e rekrutimit për të nënshkruar kontrata ushtarake.

Ai theksoi se ky fluks i vazhdueshëm i vullnetarëve është një tregues i gjendjes së forcës ushtarake ruse dhe se është “e nevojshme të forcohen këto trende”, duke theksuar nevojën për të plotësuar më tej Forcat e Armatosura me kontrata të reja. Medvedev gjithashtu komentoi situatën e forcave të kundërshtarëve të Rusisë, duke theksuar se ajo duket “thelbësisht e ndryshme”, dhe se kjo është një pasqyrë e gjendjes aktuale të konfliktit.

Këto shifra përputhen me deklaratat e presidentit rus Vladimir Putin, i cili ka thënë më parë se fluksi i individëve që dëshirojnë të shërbejnë në ushtri është i pandërprerë. Në vitin 2024, sipas Medvedev, 440,000 anëtarë të shërbimit u bashkuan me Forcat e Armatosura Ruse me kontratë, një proces që ka vazhduar edhe në vitin 2025, me rreth 60,000 vullnetarë që regjistrohen çdo muaj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Mijëra vullnetarë…”, Medvedev: Rusia duhet të forcojë shërbimin ushtarak appeared first on Euronews Albania.

Gjermania planifikon rivendosjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

By: armand
24 May 2025 at 20:40

Gjermania ka të ngjarë të shqyrtojë rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak që vitin e ardhshëm. “Nëse nuk arrijmë të tërheqim një numër të mjaftueshëm vullnetarësh në forcat e armatosura, na duhet të kthejmë shërbimin ushtarak të detyrueshëm” tha Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius për Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung. Një anëtare e aleancës së NATO-s, Gjermania […]

The post Gjermania planifikon rivendosjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak appeared first on BoldNews.al.

Shqipëri- Britani, bashkëpunim për prodhimin ushtarak

15 May 2025 at 16:00

Në konferencën e përbashkët për shtyp mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit britanik Keir Starmer dy ishin temat kryesore: Marrëveshja mes dy vendeve për prodhimin e automjeteve ushtarake dhe emigracioni.

Kryeministri Starmer foli për thellimin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, me fokus të veçantë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Një element kyç i këtij partneriteti, sipas tij, është nënshkrimi i një deklarate të përbashkët për bashkëpunim në prodhimin dhe shitjen e automjeteve ushtarake, i konfirmuar më pas edhe nga kryeministri Edi Rama kur u pyet nga media.

”Ne jemi shumë të nderuar që e kemi këtë partneritet, me shpresë që do të nisë me prodhimin e automjeteve, të cilat do t’u shërbejnë qëllimeve tona të përbashkëta e më pas sa më shumë aq më mirë. Kjo është ideja”, tha Rama

Emigracioni

Temë e diskutimit ishte edhe emigracioni. Kryeministri Edi Rama tha se në vitin 2024, numri i shqiptarëve që kanë hyrë ose tentuar të hyjnë ilegalisht në Britani është vetëm disa qindra, në kontrast me fluksin e madh prej 12 mijë personash në vitin 2022.

Sipas tij, është hedhur poshtë edhe pretendimi i rremë se 1 në 50 shqiptarë është në burg në Britani, duke theksuar se shifra reale është 1 në 500, pra dhjetë herë më e ulët.

“Ajo që thatë edhe ju, task-forca jonë e përbashkët ka funksionuar për të frenuar emigracionin e paligjshëm dhe ndërkohë kemi dhe marrëveshjen tonë të përbashkët për transferimin e personave të dënuar sepse ne dëshirojmë që pikërisht pra këta të dënuar, ta vuajnë dënimin këtu në Shqipëri, ndërkohë që kemi mbështetur të rinjtë që ta kryejnë dhe ta kenë jetën e tyre në Shqipëri”, tha Starmer.

Ndërkohë, Rama tha se, gjatë takimit bilateral u ngrit edhe çështja e shqiptarëve të integruar prej dekadash në Britani, që kanë përdorur identitet kosovar për të fituar statusin e refugjatit në të kaluarën, duke shtuar se ata sot po përballen me probleme të identitetit të dyfishtë.

Modeli Italian

Kryeministri Edi Rama u përgjigj dy herë gjatë konferencës për shtyp për çështjen e debatuar prej vitesh nëse do të kemi një model të dytë me britanikët si ai me Italinë për refugjatët.

Rama tha se modeli i bashkëpunimit për çështjet e emigracionit mes Shqipërisë dhe Italisë është një projekt eksperimental që kërkon kohë për t’u testuar dhe vlerësuar.

Nëse rezulton i suksesshëm, sipas tij, mund të replikohet, por jo në Shqipëri, por në vende të tjera të rajonit. Rama theksoi sërish se marrëveshja me Italinë është e vetme. “Për të qenë shumë i sinqertë me ju, na kanë kërkuar një sërë vendesh nëse ishim të hapur për një gjë të tillë dhe u kemi thënë jo, sepse jemi besnik ‘martesës’ me Italinë dhe pjesa tjetër është thjesht ‘dashuri”, tha Rama.

The post Shqipëri- Britani, bashkëpunim për prodhimin ushtarak appeared first on Faktoje.al.

Rama: Epokë e re për industrinë dhe prodhimin ushtarak, partneritet me një aleat të shkëlqyer

TIRANË, 15 maj /ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria ka hyrë në një epokë të re sa i përket zhvillimit industrial dhe prodhimit ushtarak, falë partneriteteve strategjike dhe bashkëpunimit me aleatë me dije të avancuara.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, Rama theksoi se qeveria shqiptare ndodhet në një fazë të re të orientuar drejt ngritjes së industrisë së mbrojtjes dhe teknologjisë së prodhimit.

“Jemi në një moment të rëndësishëm, ku po ndërtojmë një partneritet me një aleat të shkëlqyer, i cili ka dije të jashtëzakonshme dhe kapacitete teknologjike shumë të pasura. Ky bashkëpunim synon të nisë me prodhimin e automjeteve që do t’i shërbejnë qëllimeve tona të përbashkëta, dhe më pas të zgjerohet sa më shumë që të jetë e mundur”, deklaroi Rama.

Ai shtoi se ky zhvillim përfaqëson një hap të madh përpara për industrinë shqiptare dhe një moment krenarie për vendin.

Duke iu referuar qëndrimeve të autoriteteve britanike ndaj emigrantëve shqiptarë, Rama tha se është e rëndësishme të jemi të drejtë në vlerësimet tona dhe se, ndonëse në të kaluarën ka pasur qëndrime të caktuara nga individë të veçantë, asnjë kryeministër britanik nuk ka ofenduar popullin shqiptar.

“Duhet të jemi të drejtë. Nuk është se ka qenë ndonjë kryeministër britanik që ka ofenduar apo ka treguar me gisht shqiptarët. Individ të tjerë, disa individ të tjerë. Megjithatë ky nuk është justifikim, sepse ishin zgjedhur nga populli britanik me votë dhe në fakt mallkimi nuk ishte shumë i mirë, sepse mallkimi iu kthye dhe tashmë janë jashtë parlamentit. Nuk ka nevojë për më shumë se kaq”, deklaroi Rama. /j.p/

The post Rama: Epokë e re për industrinë dhe prodhimin ushtarak, partneritet me një aleat të shkëlqyer appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministri gjerman i Mbrojtjes njoftoi mundësinë e rikthimit të rekrutimit ushtarak

15 May 2025 at 08:41

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha sot se ekziston mundësia që vendi të rikthejë rekrutimin e detyrueshëm ushtarak nëse shumë pak njerëz paraqiten vullnetarë për ushtrinë.

Pistorius tha se një program i ri i rekrutimit vullnetar ushtarak do të fillojë këtë vit me qëllim rindërtimin e ushtrisë gjermane, e cila po përballet me mungesë trupash, raporton Politico.

“Kemi rënë dakord që fillimisht do të mbështetemi te vullnetarizmi – një shërbim që fillimisht është vullnetar dhe synon të inkurajojë të rinjtë t’i shërbejnë vendit të tyre.

Dhe e them këtë me qëllim dhe sinqerisht: theksi vihet edhe te “në fillim”, në rast se nuk mund të rekrutojmë mjaftueshëm vullnetarë”, paralajmëroi ai.

Pistorius theksoi se Gjermania do të udhëheqë ushtarakisht së bashku me Francën, Britaninë e Madhe dhe Poloninë, duke shtuar se siguria e Evropës është “përgjegjësi e vetë evropianëve”.

Ai vuri në dukje se Bundeswehr ka rreth 181,500 ushtarë aktivë, që është dukshëm më pak se objektivi prej 203,000 deri në vitin 2031.

Rekrutimi është rritur me 20 përqind në fillim të vitit 2025, por “ende kemi shumë pak njerëz për atë që forcat tona të armatosura duhet të arrijnë”, tha ai, duke shtuar se qeveria e re e koalicionit mbështet fushatën e rekrutimit dhe kancelari Friedrich Mertz premtoi sot gjatë një fjalimi në Bundestag se do të ndërtojë “ushtrinë më të fortë në Evropë”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ministri gjerman i Mbrojtjes njoftoi mundësinë e rikthimit të rekrutimit ushtarak appeared first on Euronews Albania.

Finlanda planifikon të rrisë kufirin e moshës së rezervistëve, për të shtuar 125,000 trupa në ushtrinë e kohës së luftës

15 May 2025 at 08:29

Qeveria e Finlandës, anëtare e NATO-s, dëshiron të rrisë kufirin e moshës të rezervistëve të ushtrisë së saj në 65 vjeç, tha ajo të mërkurën, gjë që do të shtonte 125,000 trupa në forcën e saj të kohës së luftës dhe do ta çonte numrin e rezervistëve në një milion deri në vitin 2031.

Shërbimi ushtarak është i detyrueshëm për burrat në Finlandë, e cila iu bashkua aleancës ushtarake perëndimore dy vjet më parë në përgjigje të pushtimit të Ukrainës nga Rusia fqinje.

Gratë mund të aplikojnë për shërbim ushtarak në bazë vullnetare. Pas shërbimit ushtarak, rekrutët mblidhen në rezervë, transmeton Telegrafi.

Meshkujt aktualisht janë të detyruar të kryejnë shërbim ushtarak deri në moshën 60 vjeç, por qeveria ka dërguar për komente një projekt-propozim për rritjen e kufirit të moshës.

“Aftësia mbrojtëse e Finlandës bazohet në rekrutimin e përgjithshëm, një rezervë të trajnuar dhe një vullnet të fortë për të mbrojtur vendin”, tha Ministri i Mbrojtjes, Antti Hakkanen në një deklaratë.

“Duke rritur moshën maksimale të rezervistëve, ne po u japim më shumë njerëzve mundësinë për të marrë pjesë në mbrojtjen kombëtare”, tha ai.

Rezerva ushtarake e Finlandës aktualisht arrin në 870,000 trupa, dhe ndryshimi në moshë do ta çonte numrin në rreth një milion në vitin 2031.

Propozimet qeveritare në Finlandë u dërgohen për komente palëve të interesuara, përpara se t’i jepen parlamentit që ligjvënësit të debatojnë dhe përfundimisht të votojnë.

Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Finlandë zgjat 165, 255 ose 347 ditë, me periudhën më të gjatë që zbatohet për oficerët, nënoficerët dhe rekrutët që trajnohen për detyra veçanërisht të vështira. /Telegrafi/

 

The post Finlanda planifikon të rrisë kufirin e moshës së rezervistëve, për të shtuar 125,000 trupa në ushtrinë e kohës së luftës appeared first on Telegrafi.

❌
❌