Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Itali/ E kishte kthyer shtëpinë në laborator droge, arrestohet 49-vjeçari shqiptar

By: Oldi
19 July 2025 at 08:35

Një operacion i Policisë Italiane zbuloi një laborator përpunimi droge në Cologno Monzese në Monza, duke rezultuar në një arrestim dhe mbi 6 kg drogë të sekuestruar. Një 49-vjeçar shqiptar u arrestua dhe u akuzua për posedim dhe trafikim të sasive të mëdha droge. Gjithçka filloi me një informacion anonim që tërhoqi vëmendjen e hetuesve. […]

The post Itali/ E kishte kthyer shtëpinë në laborator droge, arrestohet 49-vjeçari shqiptar appeared first on BoldNews.al.

Uji i pijshëm, 57% ujësjellësve nuk kanë laborator për analizat që të mbikëqyrin sigurinë

11 July 2025 at 07:57

Nga 14 shoqëri ujësjellës-kanalizimesh të paktën 8 prej tyre, ose 57%, nuk kanë një laborator për të kryer analizat e ujit të pijshëm. Mungesa e kësaj hallke cenon sigurinë e ujit që mbërrin në shtëpitë e qytetarëve. Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit pranë Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve nënvizon ndër të tjera […]

The post Uji i pijshëm, 57% ujësjellësve nuk kanë laborator për analizat që të mbikëqyrin sigurinë appeared first on BoldNews.al.

20 mijë € për letra false/ Dera e laboratorit “sekret” ishte brenda garderobës, hapej me çelës dritash

6 July 2025 at 18:43

Njëlloj si në filma. Ajo që në pamje të parë dukej garderobë e zakonshme në një dhome gjumi, ishte në të vërtetë maskim i një dere sekrete, që të çonte në një dhomë të fshehtë. Në këtë dhomë të ndërtuar brenda një banesë në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë, Ylli e Pjerin Brahimaj, babë e […]

The post 20 mijë € për letra false/ Dera e laboratorit “sekret” ishte brenda garderobës, hapej me çelës dritash appeared first on BoldNews.al.

Zbulohen detaje nga dosja hetimore/ Trafiku i municioneve nga Shqipëria në Greqi, roli i shqiptarit në trafik

5 July 2025 at 12:53

Hetimi zbuloi se greku Georgios Giannoulis, formoi grupin kriminal, në funksionimin e të cilit luajti një rol qendror. Ai mblodhi porosi për municione të cilat ia përcolli shtetasit shqiptar Kostika Braho, 41 vjeç, nga Mirasi i Devollit, i cili siguroi furnizimin e sasive të kërkuara nga një furnizues i panjohur brenda territorit shqiptar.

Të martën policia greke shkatërroi një grup kriminal që trafikonte municion nga Shqipëria në Greqi. Detaje të reja janë zbuluar nga dosja hetimore dhe nga roli i shqiptarit të arrestuar në këtë operacion.

Siç zbuloi hetimi, më 26.6.2025, Georgios Giannoulis dhe Nikolaos Lagoudakis, duke drejtuar makinën “Renault” me targa ZNB-2662, si dhe Georgios Kartsonakis, hipën në një anije në linjën Hania – Pire dhe të nesërmen, më 27.6.2025, mbërritën me rrugë tokësore në zonat e Kosturit dhe Follorinës, ku qëndruan, duke pritur shqiptarin Kostika Braho, i cili kishte kaluar tashmë kufirin nga stacioni i Kapshticës, me qëllim sigurimin dhe transportimin në territorin grek të fishekëve që ishin porositur. Takimi midis tyre ishte planifikuar për orën 06:00 të mëngjesit më 28.6.2025 në një kishë të vendosur në një zonë malore pranë kufirit greko-shqiptar, gjatë të cilit do të paguhej çmimi në para cash për furnizimin me fishekë të cilët do të vendoseshin në vendin e fshehtë të automjetit privat për transportin e tyre të sigurt në Kretë.

Më pas, dy automjetet e mësipërme, duke ndjekur rrugë të ndryshme në kohë të ndryshme, përfunduan në Portin e Pireut, ku për të mos ngjallur dyshime, dy prej te dyshuarve hipën në anijen e linjës Pire – Heraklion dhe i treti hipi në automjetin që transportonte ngarkesën e paligjshme në anijen e linjës Pire – Hania. Të mbikëqyrur nga oficerët e Policisë T.A.O.E.K. dhe pas mbërritjes së tyre, më 29.06.2025 ndoqën një plan të paracaktuar, ku Kartsonakis e drejtoi automjetin privat me ngarkesën e paligjshme në një vend publik pranë Spitalit të Përgjithshëm të Hanias të cilin e parkoi, duke përfunduar misionin e tij.

Më vonë, automjeti i lartpërmendur u prit nga Giannoulis, i cili e çoi atë në një zonë të mbyllur të një biznesi privat në qytetin e Haniasë. Pasi qëndroi në vendngjarje për një kohë të gjatë, ai u largua dhe e çoi automjetin me ngarkesën e paligjshme në të njëjtën pikë të paracaktuar, ku më pas u ndalua nga Policia. Gjatë kontrollit të automjetit, u zbuluan 24.070 fishekë për armë luftarake “Kallashnikov” kalibri 7.62 X 39 mm, të cilat u numëruan dhe u konfiskuan.

Shtetasi shqiptar Kostika Braho u kontrollua dhe u arrestua nga oficerët e Policisë të DAOE/YPOEVE/Zyrës për Ndjekjen Penale të Trafikimit të Paligjshëm dhe Trafikimit të Objekteve, në shtëpinë e tij në Poria, Mesopotami të Kosturit. Gjatë hetimit ligjor që pasoi, u gjet dhe u konfiskua shuma prej 900 eurosh, si e ardhur nga tregtia e paligjshme e fishekëve të armëve luftarake. Shtetasi grek Georgios Giannoulis rezulton i arrestua edhe më 12.09.2019 në Portin e Haniasë, për një rast të ngjashëm të importimit të paligjshëm nga Shqipëria të mbi 120.000 fishekëve Kallashnikov dhe të 4 armëve “Kallashnikov”, rast për të cilin atij i janë caktuar kushte kufizuese paraqitjeje në pesë ditët e para të çdo muaji në Stacionin e Policisë së vendbanimit të tij, ndërsa gjykimi i çështjes në shkallë të parë është në pritje.

The post Zbulohen detaje nga dosja hetimore/ Trafiku i municioneve nga Shqipëria në Greqi, roli i shqiptarit në trafik appeared first on Sot News | Lajme.

Laboratori i kokainës në Greqi, zbulohen EMRAT e shqiptareve të arrestuar dhe në kërkim

By: Oldi
5 July 2025 at 12:03

Autoritetet greke kanë zbuluar emrat e tre shtetasve shqiptarë të arrestuar dhe një tjetër në kërkim, pas një operacioni të gjerë antidrogë në Pikermi të Athinës, ku u zbulua një laborator i sofistikuar për nxjerrjen e kokainës nga lëkurët e kafshëve. Operacioni i zhvilluar të enjten në mëngjes nga forcat speciale EKAM çoi në arrestimin […]

The post Laboratori i kokainës në Greqi, zbulohen EMRAT e shqiptareve të arrestuar dhe në kërkim appeared first on BoldNews.al.

Projekti që mund të trondisë shkencën, nis ndërtimi i ADN-së së njeriut në laborator

By: fra nc
26 June 2025 at 11:43

Një projekt ambicioz që pritet të trondisë kufijtë aktualë të shkencës dhe etikës, ka nisur në Mbretërinë e Bashkuar me ndërtimin nga e para ADN-së njerëzore.

Financuar fillimisht me 10 milionë paund nga fondacioni Wellcome Trust, organizata bamirëse më e madhe mjekësore në botë, projekti synon të krijojë seksione të ADN-së njerëzore në mënyrë sintetike, me qëllim përparimin e trajtimeve për sëmundje të pashërueshme.

Ky hulumtim shënon një kthesë të rëndësishme në biologji, pasi për herë të parë shkencëtarët do të kalojnë nga thjesht leximi i ADN-së në ndërtimin e saj molekulë pas molekule. Quajtur Projekti i Gjenomit Sintetik Njerëzor, iniciativa synon në fazën e parë të krijojë kromozome njerëzore të ndërtuara plotësisht në laborator.

Dr. Julian Sale, nga Laboratori i Biologjisë Molekulare MRC në Kembrixh dhe pjesë e projektit, e konsideron këtë një hap gjigant në biologji:

“Qielli është kufiri. Ne po synojmë terapi që përmirësojnë jetën e njerëzve teksa plaken, përfshirë edhe krijimin e qelizave rezistente ndaj sëmundjeve, të cilat mund të përdoren për të riparuar organe si mëlçia apo zemra.”

Qëllimi afatgjatë është që përmes këtij kontrolli të ri mbi strukturën e ADN-së të kuptohet më mirë roli i gjeneve dhe të krijohen trajtime të synuara për sëmundje që aktualisht nuk kanë shërim.

Megjithatë, projekti nuk ka kaluar pa polemika. Kritikët paralajmërojnë për rrezikun e përdorimit të teknologjisë për qëllime të dëmshme.

Dr. Pat Thomas, nga grupi i fushatës Beyond GM, paralajmëron:

“Shkenca nuk është gjithmonë neutrale. Ekziston rreziku që kjo teknologji të përdoret për qëllime të tjera, përfshirë armë biologjike ose krijimin e njerëzve të ‘përmirësuar’ gjenetikisht.”

Edhe profesorë të tjerë, si Prof. Bill Earnshaw nga Universiteti i Edinburgut, shprehen se kufizimet aktuale ligjore dhe etike mund të mos jenë të mjaftueshme për të ndaluar entitete me synime të dyshimta.

Për të përballuar këto shqetësime, një program paralel i kërkimit social dhe etik do të drejtohet nga sociologia Prof. Joy Zhang në Universitetin e Kentit. Ky program do të mbledhë mendimet e publikut dhe ekspertëve mbi ndikimet potenciale të projektit.

Dr. Tom Collins nga Wellcome Trust, i cili dha miratimin për financimin, tha për BBC News:

“Kjo teknologji do të zhvillohet një ditë, me apo pa ne. Qasja jonë është ta bëjmë këtë tani, në mënyrën më të hapur dhe të përgjegjshme të mundshme.”

Ky zhvillim vjen në 25-vjetorin e përfundimit të Projektit të Gjenomit Njerëzor, i cili për herë të parë hartëzoi të gjithë ADN-në njerëzore. Projekti i ri synon të shkojë përtej kësaj, jo vetëm ta lexojë kodin e jetës, por ta krijojë atë nga e para.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Projekti që mund të trondisë shkencën, nis ndërtimi i ADN-së së njeriut në laborator appeared first on Euronews Albania.

Pirro Vengu 2.2 mln € për blerje pajisjesh për laboratorin e ushtrisë, tenderi i anulohet 2 herë

25 June 2025 at 09:52

Ministri aktual i Mbrojtjes, Pirro Vengu, prej muajit Janar 2025 i ka hapur dritën jeshile procedurave të një super tenderi, i cili edhe pse kanë kaluar gati 6 muaj nga dita e hapjes zyrtare, ende nuk është konkretizuar, duke nxjerrë të papërdorshëm Laboratorin Bakterologjik të Ushtrisë Shqiptare. Pak ditë më parë investimi në fjalë, u […]

The post Pirro Vengu 2.2 mln € për blerje pajisjesh për laboratorin e ushtrisë, tenderi i anulohet 2 herë appeared first on BoldNews.al.

Vengu inspekton laboratorin e ri ushtarak në Spitalin e Traumës: Përfitojnë rreth 75 mijë pacientë

TIRANË, 14 qershor /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, shoqëruar edhe nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjenerallejtënant Arben Kingji inspektoi laboratorin ushtarak në Spitalin e Traumës, një investim i rëndësishëm shëndetësor për efektivët e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Investimi përfundoi në mesin e vitit 2024 dhe sot laboratori ushtarak i Spitalit të Traumës ofron shërbime për mbi 75 mijë persona që përfitojnë nga Status ii Ushtarakut, sipas ligjit nr. 9210 “Për statusin e ushtarakut”. Ky shërbim shëndetësor adreson nevojat e ushtarakëve të shërbimit aktiv dhe familjarëve të tyre, ushtarakëve në rezervë, kadetëve, studentëve, rekrutëve, si dhe trupave të atasheve ushtarake të huaja dhe efektivëve pjesëmarrës në stërvitje dhe trajnime në Shqipëri.

Ministra Vengu pa nga afër të gjitha investimet e bëra, ndërsa theksoi rëndësinë e këtij laboratori si një shtyllë të domosdoshme për shëndetin dhe gatishmërinë e Forcave tona të Armatosura, duke garantuar që ushtarakët të kenë mbështetje profesionale dhe moderne mjekësore në çdo kohë.

“Në bazë të ligjit të gjitha asetet si ky laborator i ri që vihet në funksion, sot janë të destinuara t’i ofrojnë shërbime jo vetëm ushtarakëve aktivë, familjeve të tyre, por edhe ushtarakëve në rezervë, ushtarakëve në lirim, rekrutëve të rinj dhe për pasojë janë një grup prej 75 mijë pacientësh që mund të përfitojnë nga këto shërbime duke ulur pak edhe presioni në një farë mënyre në shërbimin shëndetësor publik”, tha Vengu.

“Spitali Ushtarak është prej një dekade në fakt një strukturë civile ushtarake. Në kushtet kur jemi duke investuar fuqimisht në mbrojtje e siguri, buxhetet e mbrojtjes janë në rritje çdo vit. Vizioni dhe misioni që na ka dhënë qeveria shqiptare është që të mund të gjenerojmë investime që janë në dobi dhe të ushtarakëve dhe civilëve. Ky është një shembull perfekt dhe duhet të vijojmë të kemi gjithë rikonstruksionin e korpusit kryesor të spitalit, investimi po vijon dhe duhet të ecim në këtë rrugë. Sa herë investojmë në kapacitete ushtarake të ketë edhe një dobi civile”, tha Vengu.

Laboratori kryen 45 analiza kryesore nga spektri klinik, biokimik dhe bakterologjik, të rëndësishme për diagnostikimin dhe kontrollin e shëndetit të ushtarakëve, me teknologji bashkëkohore të njëjtë me atë të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në stafin e laboratorit punojnë 13 persona, specialistë civilë dhe ushtarakë.

/m.q/j.p/

The post Vengu inspekton laboratorin e ri ushtarak në Spitalin e Traumës: Përfitojnë rreth 75 mijë pacientë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dëshmia: “Kili” kishte ngritur laborator kokaine pranë hotel “Koral”, e shiste me 38 mijë euro kg

21 May 2025 at 17:08

SPAK, së bashku me autoritetet italiane, goditën një grup kriminal të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Itali, Ballkan, por edhe më gjerë, duke lëshuar 52 masa sigurie në total, ku janë ekzekutuar 40 prej tyre. Në krye të grupit dyshohet se qëndronte Xhevdet Troplini, i cili duket se tashmë drejtimin ia kishte lënë nipit […]

The post Dëshmia: “Kili” kishte ngritur laborator kokaine pranë hotel “Koral”, e shiste me 38 mijë euro kg appeared first on BoldNews.al.

Dhëmbë të rinj nga laboratori – e ardhmja pa mbushje dentare

By: gaze tare
8 May 2025 at 15:39

Një arritje revolucionare në shkencën mjekësore: studiuesit nga King’s College London dhe Imperial College kanë rritur për herë të parë struktura të dhëmbëve njerëzorë në laborator.

Ata përdorën një biomaterial të krijuar enkas për të imituar mjedisin embrional, ku dhëmbët formohen natyrshëm. Falë kësaj metode, qelizat burimore dentare arritën të komunikonin dhe të fillonin formimin e dhëmbëve të vërtetë.

Ky zbulim nuk është thjesht një risi shkencore – ai mund të hapë rrugën për rigjenerimin natyral të dhëmbëve, duke zëvendësuar mbushjet, implantet apo protezat me dhëmbë të krijuar nga qelizat e vetë pacientit. Dhëmbët e rritur në këtë mënyrë do të përshtateshin më mirë me gojën, do të shmangnin komplikimet dhe nuk do të refuzoheshin nga organizmi.

Edhe pse në fazë eksperimentale, ky zhvillim premton një të ardhme ku vizitat te dentisti mund të nënkuptojnë rritjen e dhëmbëve të rinj – jo më ndërhyrje artificiale.

The post Dhëmbë të rinj nga laboratori – e ardhmja pa mbushje dentare appeared first on iconstyle.al.

FOKUS – Shtëpia e Bardhë mbështet teorinë se Covid-19 erdhi nga një laborator

UASHINGTON, 19 prill /ATSH-DPA/ – Shtëpia e Bardhë ka postuar një faqe të re mbi origjinën e koronavirusit në faqen e saj zyrtare, në të cilën mbështet teorinë se Covid-19 e ka origjinën në një laborator.

Faqja, e cila i ngjan një posteri filmi të Hollivudit, shfaq titullin “Lab Leak” me shkronja të mëdha.

Midis këtyre dy fjalëve qëndron një president amerikan me pamje të vendosur, Donald Trump.

Nën titullin e saj shkruhet ”Origjina e vërtetë e Covid-19”, ku togfjalëshi Covid-19 është shkruar me shkrim dore.

Faqja akuzon median, politikanët, autoritetet shëndetësore dhe imunologun amerikan Anthony Fauci për përhapjen e teorisë se virusi ka origjinën natyrale.

Ai gjithashtu pretendon se ka shumë prova që virusi e ka origjinën në një laborator në metropolin kinez të Wuhanit.

Më shumë se pesë vjet pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, është ende e paqartë nëse virusi u hodh nga kafshët te njerëzit apo e kishte origjinën në një laborator në Kinë.

Faqja e internetit kritikon gjithashtu rregullat më të rëndësishme nga periudha e koronavirusit – si distancimi social, mbajtja e maskave dhe bllokimet – si të gabuara.

Në janar, një nga veprimet e para të drejtorit të ri të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA (CIA), John Ratcliffe, ishte ndryshimi i vlerësimit të agjencisë së tij për origjinën e koronavirusit, duke pohuar se ka të ngjarë të ishte një aksident laboratorik.

CIA vlerëson se një origjinë e lidhur me kërkimin e pandemisë Covid-19 ka më shumë gjasa se një origjinë natyrore.

Në fillim të dhjetorit, një nënkomision i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së paraqiti një raport që mbështeste teorinë e laboratorit.

Lothar Wieler, ish-presidenti i institutit ”Robert Koch” të Gjermanisë (RKI) gjithashtu e konsideron teorinë laboratorike si më të mundshme, në një prononcim për edicionin e së dielës të gazetës gjermane ”Frankfurter Allgemeine Zeitung”./ a.jor.

The post FOKUS – Shtëpia e Bardhë mbështet teorinë se Covid-19 erdhi nga një laborator appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Departamenti i Historisë me laborator të ri digjital

TIRANË, 7 mars /ATSH/ Në një ditë simbolike si 7 Marsi, Festa e Mësuesit, u përurua laboratori i ri digjital i Departamentit të Historisë në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, një investim i rëndësishëm në kuadër të projektit EduGame.

Ky laborator modern synon të integrojë teknologjinë digjitale në studimet historike, duke krijuar një hapësirë të avancuar për mësimdhënie interaktive dhe kërkime shkencore.

Në ceremoninë e përurimit morën pjesë rektori i Universitetit të Tiranës, prof. dr. Artan Hoxha, dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, prof. dr. Mark Marku, zëvendësdekani prof. dr. Sezai Rrokaj, administratorja e Fakultetit, Parashqevi Pogaçe, përgjegjësja e Departamentit të Historisë, prof. dr. Valentina Duka, si dhe stafi akademik dhe studentë.

Ky investim i rëndësishëm përkon me përkushtimin e vazhdueshëm për të përmirësuar cilësinë e arsimit dhe kërkimit shkencor.

Departamenti i Historisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në një postim në rrjetet sociale falënderoi të gjithë ata që kontribuan në realizimin e këtij projekti.

“Urojmë që ky laborator të shërbejë si një burim i çmuar për studentët dhe pedagogët në rrugëtimin e tyre akademik”, thuhet në postim.

/k.s//r.e//a.f/

The post Departamenti i Historisë me laborator të ri digjital appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tayna dhuron 25 mijë euro donacion për një laborator në Universitetin e Prishtinës

By: D Marku
20 February 2025 at 15:54

Rap-artistja e njohur nga Prizreni, Tayna, ka dhuruar donacion me vlerë 25 mijë euro për realizimin e një laboratori në Universitetin e Prishtinës.

Në fjalimin që mbajti, ajo tha se studentët janë ura ndërmjet asaj që është bota dhe asaj që mund të bëhet.

“Teksa ndodhem këtu në Universitetin e Prishtinës e them me plot bindje se ju studentë jeni më shumë se thjesht individë që punoni drejt një diplome. Ju jeni ura ndërmjet asaj që është bota dhe asaj që ajo mund të bëhet. Potenciali juaj është i pakufishëm, prandaj jo vetëm sot, tek unë do e keni gjithmonë derën hapur. Unë besoj se çdo përpjekje që bëni për arsimimin tuaj do të ketë jehonë përtej këtyre mureve të fakultetit, pra kudo në botë”.

Ajo tutje tha se bashkë, të gjithë mund të kontribuojnë në një të ardhme ku krijimtaria nuk njeh kufij.

“Nëpërmjet punës sime tani, kam arritur të kuptoj se sa thelbësore është të kesh mbështetjen e të inkurajosh edhe më tepër dikë tjetër që t`i vazhdojnë ëndrrat e tyre. Dua t’i shpreh mirënjohjen time më të thellë fakultetit dhe administratës për përkushtimin e tyre të palëkundur. Besoj se secili prej nesh ka potencialin të jetë më i mirë se tjetri, nëpërmjet artit e medias, secili prej nesh kemi mundësinë të shprehim zërat tanë unik”.

“Së bashku, të gjithë mund të kontribuojmë në një të ardhme ku krijimtaria nuk njeh kufij”.

The post Tayna dhuron 25 mijë euro donacion për një laborator në Universitetin e Prishtinës appeared first on Albeu.com.

Kokaina në Qerek/ “Mbaruan hallet”, zbardhet përgjimet e Çaushllarit dhe Birçes

By: Oldi
19 February 2025 at 20:22

Emisioni “Në Shënjestër” ka zbardhur detaje nga dosja hetimore e laboratorit të kokainës në fshatin Qerek në Fushë Krujë. Në dosje thuhet ndër të tjera se në bazë të përgjimeve telefonike të përftuara, rezulton se midis datave 5-6 shkurt 2024, Artjon Çaushllari është shpesh në kërkim të një lënde kimike të llojit Permanganat Kaliumi dhe […]

The post Kokaina në Qerek/ “Mbaruan hallet”, zbardhet përgjimet e Çaushllarit dhe Birçes appeared first on BoldNews.al.

Laborator i medieve digjitale në departamentin e Gazetarisë, Manastirliu: 1,7 milionë dollarë për Universitetin e Tiranës

28 January 2025 at 18:32

TIRANË, 28 janar /ATSH/ Studentët dhe pedagogët e departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës, kanë tashmë në dispozicion Laboratorin e Integruar të Medieve Digjitale. Ky laborator, i inauguruar sot, është një investim i financuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, përmes Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI).

Laboratori synon të krijojë një standard të ri për kërkimin dhe mësimdhënien në fushën e komunikimit dhe medieve digjitale. Gjatë aktivitetit të përurimit, kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, të shoqëruar nga rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha, dekani i Fakultetit Histori-Filologji Mark Marku, drejtuesja e departamentit të Gazetarisë Iris Luarasi dhe pedagogë të këtij fakulteti, vizituan laboratorin e ri, teksa Kryeministri Edi Rama realizoi edhe një podkast të shkurtër me studentët.

Ky laborator, i cili ka teknologjinë më të avancuar, do të shërbejë për praktikat mësimore të studentëve të Gazetarisë dhe jo vetëm.

Ministrja Manastirliu u shpreh se, “ky është laboratori më i ri që departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit ka investuar, përmes fondeve të qeverisë shqiptare, Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit. Kjo, në funksion të rritje së cilësisë së mësimdhënies, por edhe të gjithë mundësive të reja që krijohen për të rinjtë”.

“Nëpërmjet këtij laboratori të medieve digjitale do të kenë mundësi jo vetëm studentët, por edhe pedagogët, të zhvillojnë hulumtime në fushën e medieve, por edhe të bëhen pikë reference për shpërndarjen e informacionit, të vërtetë jo atij fake, dhe për të luftuar fake news-in, por pse jo, për t’u bërë një qendër për të gjithë universitetet tona për shkëmbimin e informacionit”, tha Manastirliu.

Ministrja u shpreh se, “Universiteti i Tiranës është një prej universiteteve që gëzon më shumë mbështetje nga fondet e kërkimit shkencor dhe inovacionit. Vetëm për 2024-ën janë 24 projekte të kërkimit shkencor, pra për investime në infrastrukturë, por edhe projekte që vetë pedagogët mbështeten për studime të ndryshme. Janë rreth 1,7 milionë dollarë të alokuara për Universitetin, për laboratorë të tillë, por edhe për studime të ndryshme që vetë pedagogët bëjnë”.

“Krahasuar viti pas viti ne kemi rritur fondet e kërkimit shkencor. Kemi arritur në 130 projekte për infrastrukturën e kërkimit dhe për projekte të studimeve. Duam të hapim një tjetër program të ri për mbështetjen dhe financimin e doktoraturave për ato fusha të prioriteteve që qeveria shqiptare ka, por që edhe vetë universitetet kanë. Kështu që ky vit do të ketë edhe të reja sa i përket mbështetjes së financimit për doktoraturat”, tha ministrja Manastirliu.

Dekani i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, Mark Marku u shpreh se, “ky është një laborator me teknologjitë më të avancuara. Praktikisht ne mbyllim të gjithë ciklin e prodhimit të përmbajtjeve dhe është menduar që praktikisht këtu të prodhohen gazetarët e së ardhmes”.

“Është konceptuar, pikërisht për shkak të bashkimit të teknologjive të komunikimit dhe të konvergimit pastaj edhe të prodhimit të përmbajtjeve që gjithçka të bëhet brenda”.

“Kjo është si një redaksi multimediale”, u shpreh kryeministri Rama.

“Po, është redaksi multimediale, dhe ne mund të dalim direkt në transmetim dhe i realizon të gjitha proceset e prodhimit”, tha Marku.

Ky laborator do të ofrojë mbështetje për rreth 450 studentë dhe 48 pedagogë të Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, duke krijuar një hapësirë unike për studimin dhe prodhimin e përmbajtjeve audiovizive, eksperimentimin me teknologji të reja dhe zhvillimin e projekteve shkencore që pasqyrojnë zhvillimet më të fundit në fushën e medieve.

Ky është një prej investimeve strategjike të realizuara nga shteti shqiptar për kërkimin shkencor, ndërkohë që buxheti për vitin 2025 për këtë sektor ka arritur shifrën e 1 miliard e 491 milionë lekëve, një rritje e konsiderueshme krahasuar me vitet e kaluara.
Aktiviteti u zhvillua në praninë e pedagogëve, studentëve, përfaqësuesve të AKKSHI dhe autoriteteve të Universitetit të Tiranës.

/r.e/j.p/

The post Laborator i medieve digjitale në departamentin e Gazetarisë, Manastirliu: 1,7 milionë dollarë për Universitetin e Tiranës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

CIA, vlerësim të ri për origjinën e COVID-19: Ka dalë nga një laborator kinez

By: armand
26 January 2025 at 08:18

CIA ofroi një vlerësim të ri mbi origjinën e shpërthimit të Covid, duke thënë se koronavirusi ka “më shumë gjasa” të ketë rrjedhur nga një laborator kinez sesa të ketë ardhur nga kafshët. Por agjencia e inteligjencës paralajmëroi se kishte “besim të ulët” në këtë përcaktim, shkruan BBC. Vendimi për të publikuar këtë vlerësim shënon një […]

The post CIA, vlerësim të ri për origjinën e COVID-19: Ka dalë nga një laborator kinez appeared first on BoldNews.al.

Përfshihet nga flakët një laborator analizash mjekësore në Gramsh, detajet e para

By: V K
6 January 2025 at 14:10

Një qark i shkurtër elektrik, ka shkaktuar panik në radhët e personelit mjekësor në laboratorin e analizave në Drejtorinë e Shëndetit Publik në Gramsh.

Burime zyrtare bënë me dije se një vatër zjarri, u shfaq në një nga laboratorët e këtij institucioni por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën automjetet e shërbimit zjarrfikëses, të cilat izoluan dhe flakët e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit, ku dyshohet se ka ardhur nga mbingarkesa në rrjetin elektrik.

The post Përfshihet nga flakët një laborator analizash mjekësore në Gramsh, detajet e para appeared first on Albeu.com.

Lufra ndërton laborator IT për nxënësit që nuk dëgjojnë

By: user7
12 December 2024 at 12:44

Kompania “Lufra” iu dhuron nxënësve të Qendrës Burimore për Nxënësit që nuk Dëgjojnë në Tiranë një laborator IT, për t’u ofruar mundësi në zhvillimin e aftësive të tyre në programim. Në eventin e organizuar për përurimin e këtij laboratori u prezantua edhe fushata “Për një jetë plot të mira”, që kompania ua kushton këtyre fëmijëve dhe misionit të saj në mbështetje të njerëzve në nevojë.

Në përurim të pranishëm ishin drejtoresha e “Qendrës Burimore për Nxënësit që nuk Dëgjojnë” në Tiranë, Orjola Idrizi, si dhe administratorët e kompanisë “Lufra”, Luis dhe Franc Ndreka.

Drejtoresha Idrizi shprehu mirënjohjen e saj për këtë laborator kaq të rëndësishëm e të domosdoshëm për nxënësit që nuk dëgjojnë si dhe për vëmendjen që kompania Lufra po tregon ndaj këtyre të rinjve.

“Faleminderit që na u gjendët pranë në një moment kur ne kishim shumë nevojë për ju. Qendra Burimore për Nxënësit që nuk Dëgjojnë” ka si mision edukimin dhe arsimimin e nxënësve që nuk dëgjojnë në të gjithë Shqipërinë. Është kënaqësi e veçantë kur kompani prestigjioze si “Lufra” na gjendet afër dhe na ndihmon që t’i bëjmë realitet talentet dhe ëndrrat e këtyre fëmijëve.

Unë dua t’ju falenderoj për fushatën tuaj ndërgjegjësuese, në qendër të së cilës është një fëmijë që nuk dëgjon, do të përçojë tek shoqëria një mesazh shumë domethënës. Shoqëria jonë ka nevojë për këto mesazhe të forta, që të kuptojë se këta fëmijë janë si gjithë bashkëmoshatarët e tyre dhe kanë të drejtë të gëzojnë të gjitha të drejtat dhe të zhvillojnë një jetë normale si gjithë të tjerët. Dua t’ju falenderoj edhe që bëtë të mundur realizimin e laboratorit të teknologjisë, që është shumë i domosdoshëm për ne, pasi arsimi i mesëm i lartë pranë “Qendrës Burimore për Nxënësit që nuk Dëgjojnë” është i orientuar në teknologji dhe TIK. Ne në qendër kemi një moto: ‘Ne nuk dëgjojmë me vesh, por dëgjojmë me zemër’.

Kështu që me gjithë zemër ju falenderoj pafundësisht për të gjitha mundësitë që na keni dhënë.” na ”, u shpreh Orjola Idrizi, drejtoreshë e qendrës.

Ndërsa administratori i pëgjithshëm i kompanisë “Lufra”, Luis Ndreka, tha se ishte i befasuar nga dashuria e mikpritja, por edhe talenti i nxënësve të kësaj shkolle.

Ne e dimë që ju keni shumë pasione dhe ëndrra dhe këto bëhen më të lehta kur ka mbështetje. Çdo njeri në jetë ka nevojë për dikë që e mbështet. Kjo është arsyeja pse ne jemi këtu sot për t’ju siguruar që jemi pranë jush, dhe jo vetëm për t’ju mbështetur, por për t’ju zhvilluar dhe për t’ju ndihmuar të bëheni të zotët e vetes. Kjo është arsyeja pse ne jemi këtu sot për t’ju siguruar që jemi pran jush, dhe jo vetëm për t’ju mbështetur, por për t’ju zhvilluar dhe për t’ju ndihmuar të bëheni të zotët e vetes. Kjo është diçka që besojmë shumë te Lufra dhe më bëri shumë përshtypje kur e degjova po këtë mendim nga drejtoresha e shkollës tuaj.

Ne besojmë se mbështetja më e mirë është ajo që ndihmon fëmijët dhe çdo njeri të jetë i pavarur dhe të zhvillojë aftësitë që do t’i duhen për të krijuar një të ardhme më të mirë për veten e tij. Gjithmonë jemi përpjekur të sjellim të mira përmes produkteve tona, duke ruajtur standardet më të larta të cilësisë, por gjatë gjithë kohës kemi dhënë edhe kontribut për ata që kanë nevojë për mbështetje”, tha Ndreka.

Lufra premton se do ta vazhdojë të mbështesë njerëzit në nevojë, për “një jetë plot të mira”, për të gjithë! (Artikull Promocional)

The post Lufra ndërton laborator IT për nxënësit që nuk dëgjojnë appeared first on Lapsi.al.

PORTUGALI – Shkatërrohet një nga laboratorët më të mëdhenj të drogës në Evropë

5 December 2024 at 20:31

LISBONË, 5 dhjetor /ATSH-AA/ – Policia portugeze ka shkatërruar një laborator të madh të përpunimit të kokainës në një operacion gjithëpërfshirës që çoi në sekuestrimin e rreth 1 500 kilogramëve kokainë.

Policia Gjyqësore Portugeze njoftoi se ky ishte laboratori më i madh i këtij lloji që ishte zbuluar në Portugali dhe një nga më të mëdhenjtë në Evropë.

Operacioni kishte në shënjestër një grup kriminal shumë të organizuar përgjegjës për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës në Evropë.

Policia portugeze shpjegoi se hetimi filloi pas një sekuestrimi prej afër 1 000 kilogramësh kokainë të fshehur në një kontejner transporti nga Kolumbia që mbante rreth 20 tonë banane.

Autoritetet përfundimisht identifikuan individët kryesor të përfshirë në importimin e drogës, duke çuar në një operacion të koordinuar të martën që ekzekutoi 20 urdhra kërkimi dhe katër urdhërarreste.

Gjatë kontrolleve, policia zbuloi një laborator aktiv të kokainës në shkallë industriale që përpunonte dhe paketonte në mënyrë aktive kokainën.

Në atë kohë, tre persona punonin aty.

Përveç kokainës, policia sekuestroi sasi të mëdha kimikatesh, armë zjarri, para’ dhe automjete.

E përditshmja portugeze ”Diario de Noticias” raportoi se magazina ndodhej në rajonin Oeste, rreth 50 kilometra nga Lisbona.

Kontrollet çuan në arrestimin e shtatë të dyshuarve, katër shtetas portugezë, dy kolumbianë dhe një maroken./  /os/

The post PORTUGALI – Shkatërrohet një nga laboratorët më të mëdhenj të drogës në Evropë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Laboratori i drogës në Fushë Krujë/ Të arrestuarit dalin nesër para togave të zeza, zbardhen rolet e tyre

By: Oldi
17 November 2024 at 20:04

Ditën e nesërme do të dalin para togave të zeza, 10 pjestarët e grupit kriminal që trafikonte drogë nga vendet e Amerikës Latine. Geis Fejsullai, Klajdi Birçe, Artion Çaushllari, Endi Sejdini, Aldi Zonja, Ismail Abdurrahmani, Baki Huqi, Hiwlen Narvaez, Joze Vasquez dhe Samuel Serrano, janë arrestuar në flagrancë. Bëhet me dije se SPAK ka qenë […]

The post Laboratori i drogës në Fushë Krujë/ Të arrestuarit dalin nesër para togave të zeza, zbardhen rolet e tyre appeared first on BoldNews.al.

❌
❌