Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Diploma e Maturës gjenerohet automatikisht në e-Albania

TIRANË, 3 korrik /ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu bën me dije se nga sot, data 3 korrik, diploma e maturës gjenerohet automatikisht në portalin e-Albania.

Manastirliu ndau mesazhin e rëndësishëm për maturantët, ndërsa tha se dokumentin me vulë elektronike, maturantët mund ta gjejnë lehtësisht në hapësirën personale te rubrika “Dokumentet e mia”.

Sistemi i ri e-Matura ka digjitalizuar të gjitha proceset e maturës, duke mundësuar marrjen e diplomës së maturës në mënyrë elektronike. Këto dokumente dërgohen automatikisht nga sistemi e-Matura në e-Albania, ku maturantët mund t’i gjejnë në çdo kohë në rubrikën “Dokumentet e mia”.

Së bashku me aplikimet online për regjistrime në klasën e parë, të dhjetë dhe kërkesat për transferime të nxënësve në shkolla dhe profile më specifike arsimore, me sistemin e-Matura plotësohet një kuadër edhe më i gjerë i modernizimit të sistemit arsimor shqiptar, nëpërmjet digjitalizimit.

/e.i/j.p/

The post Diploma e Maturës gjenerohet automatikisht në e-Albania appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Manastirliu: Shkolla verore “Lasgush Poradeci”, kujtime të paharrueshme për fëmijët

TIRANË, 2 korrik /ATSH/ Shkolla verore është projekti pilot që po zbatohet nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në 10 shkolla në Tiranë, Kamzë dhe Durrës.

Në ditët e fundit të këtij projekti, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka përcjellë mesazhet e nxënësve të shkollës “Lasgush Poradeci” që po shijojnë ditët e fundit të shkollës verore, duke krijuar kujtime të paharrueshme për ta.

Nxënësit shprehin falënderimet e tyre për dy javët e angazhimit në shkollën verore të “Lasgush Poradecit”, ku janë përfshirë në aktivitete të ndryshme zbavitëse dhe edukuese, si art, zeje, pikturë, muzikë etj.

Gjithashtu, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu falënderoi ditën e djeshme edhe mësuesit, punonjësit psiko-sociale dhe oficerët e sigurisë që u angazhuan për një periudhë dyjavore në projektin pilot të shkollave verore në 10 shkolla në Tiranë, Kamzë dhe Durrës.

Manastirliu tha se “mbi 150 mësues, punonjës psiko-socialë dhe oficerë të sigurisë e kthyen shkollën verore në një hapësirë argëtimi e kujdesi përmbi një mijë fëmijë në të gjithë vendin që me shumë dëshirë u bënë pjesë e këtij programi të ri”.

Ministrja Manastirliu i falënderoi të gjithë ata për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në këtë projekt.

Shkolla verore u zhvillua çdo ditë nga ora 08:00 deri në 13:00 për një periudhë dyjavore në secilën shkollë. Gjatë kësaj kohe, fëmijët morën pjesë në një sërë aktivitetesh si: art dhe zeje, mësim i gjuhëve të huaja, kodim, sport, lojëra kreative, projekte STEM, diskutime mbi libra dhe biseda me të ftuar nga fusha të ndryshme të jetës publike e sociale. Veçanti e programit ishte edhe ofrimi i vakteve ushqimore të shëndetshme për të gjithë nxënësit.

/e.i/j.p/

 

The post Manastirliu: Shkolla verore “Lasgush Poradeci”, kujtime të paharrueshme për fëmijët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Manastirliu: Shkolla verore, hapësirë argëtimi për mbi 1 mijë fëmijë

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka falënderuar mësuesit, punonjësit psiko-sociale dhe oficerët e sigurisë që u angazhuan për një periudhë dyjavore në projektin pilot të shkollave verore në 10 shkolla në Tiranë, Kamzë dhe Durrës.

Manastirliu tha se “mbi 150 mësues, punonjës psiko-socialë dhe oficerë të sigurisë e kthyen shkollën verore në një hapësirë argëtimi e kujdesi për mbi 1 mijë fëmijë në të gjithë vendin që me shumë dëshirë u bënë pjesë e këtij programi të ri”.

Ministrja Manastirliu i falënderoi të gjithë ata për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në këtë projekt.

Shkolla verore u zhvillua çdo ditë nga ora 08:00 deri në 13:00 për një periudhë dyjavore në secilën shkollë. Gjatë kësaj kohe, fëmijët morën pjesë në një sërë aktivitetesh si: art dhe zeje, mësim i gjuhëve të huaja, kodim, sport, lojëra kreative, projekte STEM, diskutime mbi libra dhe biseda me të ftuar nga fusha të ndryshme të jetës publike e sociale. Veçanti e programit ishte edhe ofrimi i vakteve ushqimore të shëndetshme për të gjithë nxënësit.

Shkolla verore është pjesë e një plani më të gjerë të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për të nxitur përfshirjen sociale dhe zhvillimin e fëmijëve, si edhe një projekt që po pilotohet për të parë mundësinë për ta shtrirë në vitet e ardhshme edhe në shkolla të tjera.

Nga projekti pilot i shkollave verorë në Tiranë, Kamzë dhe Durrës
1 nga 16

/e.i//r.e/

The post Manastirliu: Shkolla verore, hapësirë argëtimi për mbi 1 mijë fëmijë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Manastirliu: Fundi i shkollës verore te “Avni Rustemi”, fëmijët realizojnë një film të vërtetë

TIRANË, 29 qershor /ATSH/ Ditët e fundit të shkollës verore te “Avni Rustemi” janë kthyer në një festë të bukur.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu u shpreh se “fëmijët jo vetëm janë argëtuar, por kanë realizuar edhe një film të vërtetë, ku kanë treguar përvojën e tyre në këtë verë të veçantë”.

Gjithashtu, fëmijët e përfshirë në programin e shkollës verore te “Avni Rustemi” përcollën mesazhet e tyre të falënderimit, ndërsa u shprehën se u kënaqën shumë këto dy javë me aktivitete zbavitëse, lojëra, argëtim, etj.

Shkolla Verore zhvillohet çdo ditë nga ora 08:00 deri në 13:00 për një periudhë dyjavore në secilën shkollë. Gjatë kësaj kohe, fëmijët marrin pjesë në një sërë aktivitetesh si: art dhe zeje, mësim i gjuhëve të huaja, kodim, sport, lojëra kreative, projekte STEM, diskutime mbi libra dhe biseda me të ftuar nga fusha të ndryshme të jetës publike e sociale. Veçanti e programit është ofrimi i vakteve ushqimore të shëndetshme për të gjithë nxënësit.

Në zbatimin e programit janë angazhuar punonjës psiko-socialë, oficerë sigurie, infermierë por edhe të rinj vullnetarë nga gjimnazet e Tiranës.

Shkolla Verore është pjesë e një plani më të gjerë të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për të nxitur përfshirjen sociale dhe zhvillimin e fëmijëve.

“Ky është një projekt që po pilotohet për të parë mundësinë për ta shtrirë në vitet e ardhshme edhe në shkolla të tjera. Lehtëson shumë prindërit gjatë verës për t’i sjellë fëmijët pikërisht në ambientet ku ata janë mësuar, në shkollat e tyre. Ne kemi organizuar aktivitete të shumta, janë rreth 10 klube argëtimi apo edhe të mësuarit përmes lojës, hapësira të sigurta për fëmijët, por mbi të gjitha hapësira ku fëmijët të edukohen, shoqërohen me njëri-tjetrin dhe mbi të gjitha të kalojnë periudhën e verës nën kujdesin e mësuesve”, është shprehur më herët Manastirliu.

/e.i/a.f/

The post Manastirliu: Fundi i shkollës verore te “Avni Rustemi”, fëmijët realizojnë një film të vërtetë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Projektligji “Për sportin”, ministrja Manastirliu: Më shumë instrumente ligjorë për të mbështetur sportistët

By: redi
26 June 2025 at 15:25

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha sot se ndryshimet në projektligjin “Për sportin” do të krijojnë më shumë larmi, më shumë instrumente ligjorë për të mbështetur sportin dhe sportistët dhe personat me aftësi speciale për të krijuar të drejta dhe mundësi të barabarta për t’u përfaqësuar në çdo aktivitet kombëtar dhe ndërkombëtar me struktura të njohura ligjore.

Source

Manastirliu uron maturantët për testin e fundit të Maturës Shtetërore 2025

TIRANË, 24 qershor /ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu uroi sot të gjithë maturantët që japin provimin e lëndës me zgjedhje.

Në një postim në rrjetet sociale, ministrja Manastirliu uron të gjithë maturantët në provimin e fundit të Maturës Shtetërore 2025.

Rreth 27 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot provimit të fundit të Maturës Shtetërore, atij të lëndës me zgjedhje.

Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. Për zhvillimin e provimit janë rreth 145 qendra, ku çdo qendër administrohet nga një përgjegjës administrimi dhe nga administratorë të caktuar për çdo mjedis ku zhvillohet provimi.

Për korrigjimin e testeve janë angazhuar më shumë se 640 mësues.

Provimet e maturës po zhvillohen në shkolla që plotësojnë kushtet infrastrukturore të përcaktuara në Rregulloren e Maturës Shtetërore.

Këtë vit Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur që të ketë edhe teste të personalizuara për maturantët që janë me aftësi speciale.

Pas provimit të gjuhës së huaj më 10 qershor, të gjuhës shqipe dhe letërsisë më 18 qershor, të matematikës më 24 qershor, maturantët kanë sot provimin e fundit, atë të lëndës me zgjedhje.

/e.i//r.e//a.f/

The post Manastirliu uron maturantët për testin e fundit të Maturës Shtetërore 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Emocionet e fundit/ 28 mijë nxënës i nënshtrohen sot provimit të gjuhës shqipe

19 June 2025 at 09:42

Rreth 28 mijë minimaturantë i nënshtrohen kësaj të enjte provimit të parë të detyrueshëm, atij të lëndës së Gjuhës shqipe. Provimi zgjat rreth 2 orë e 30 minuta dhe nxënësit duhet të paraqiten një orë e 30 minuta përpara fillimit të provimit në shkollë.

Në këtë ditë të rëndësishme për nxënësit, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, i uroi suksese të gjithëve.

Reagimi i Ogerta Manastirliut:

Suksese 28 mijë nxënësve që nisin sot provimet kombëtare të arsimit bazë, duke filluar me provimin e Gjuhës Shqipe e më pas në Matematikë, Gjuhë e Huaj dhe Gjuhë Amtare. Provimi do të kryhet në 340 qendra që administrohen dhe monitorohen nga stafe të kualifikuara të institucioneve tona arsimore.

The post Emocionet e fundit/ 28 mijë nxënës i nënshtrohen sot provimit të gjuhës shqipe appeared first on Sot News | Lajme.

Nis shkolla verore, Manastirliu: Përfitojnë mbi 1 mijë fëmijë, 150 mësues të angazhuar

TIRANË, 16 qershor/ATSH/ Nisi sot zbatimi i modelit të ri të Shkollës Verore në 10 shkolla publike në Tiranë, Kamëz dhe Durrës. Ky program përfshin fëmijët nga klasa e parë deri në të pestën, duke kombinuar mësimin me argëtimin, kujdesin dhe socializimin.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ishte sot në shkollën “Emin Duraku”, një nga shkollat ku ka nisur zbatimi i programit.

“Sapo kemi nisur me Shkollën Verore, ku për dy javë, nisur nga sot, në 10 shkolla, 8 në Tiranë, 2 në Kamëz dhe Durrës, ne do të pilotojmë modelin e ri të Shkollës Verore pranë strukturave tona të arsimit parauniversitar. Një kërkesë padyshim e prindërve, por edhe një nevojë e kohës për të mobilizuar të gjitha forcat tona me mësuesit, por edhe me mbështetjen e partnerëve tanë”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Shkolla Verore do të zhvillohet çdo ditë nga ora 08:00 deri në 13:00 për një periudhë dyjavore në secilën shkollë. Gjatë kësaj kohe, fëmijët do të marrin pjesë në një sërë aktivitetesh si: art dhe zeje, mësim i gjuhëve të huaja, kodim, sport, lojëra kreative, projekte STEM, diskutime mbi libra dhe biseda me të ftuar nga fusha të ndryshme të jetës publike e sociale. Veçanti e programit është ofrimi i vakteve ushqimore të shëndetshme për të gjithë nxënësit.

Ministrja Manastirliu tha se në zbatimin e programit janë angazhuar punonjës psiko-socialë, oficerë sigurie, infermierë por edhe  të rinj vullnetarë nga gjimnazet e Tiranës.

“Do të jenë 1000 fëmijë që do të përfitojnë, do të jenë gjithashtu edhe vullnetarë nga gjimnazet të cilët janë angazhuar. Janë 100 të rinj nga gjimnazet e Tiranës, janë 150 mësues, oficerë sigurie, punonjës socialë, psikologë dhe infermierë që janë angazhuar në kampet e verës në shkollat tona.”

Shkolla Verore është pjesë e një plani më të gjerë të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për të nxitur përfshirjen sociale dhe zhvillimin e fëmijëve.

“Ky është një projekt që po pilotohet për të parë mundësinë për ta shtrirë në vitet e ardhshme edhe në shkolla të tjera. Lehtëson shumë prindërit gjatë verës për t’i sjellë fëmijët pikërisht në ambientet ku ata janë mësuar, në shkollat e tyre. Ne kemi organizuar aktivitete të shumta, janë rreth 10 klube argëtimi apo edhe të mësuarit përmes lojës, hapësira të sigurta për fëmijët, por mbi të gjitha hapësira ku fëmijët të edukohen, shoqërohen me njëri-tjetrin dhe mbi të gjitha të kalojnë periudhën e verës nën kujdesin e mësuesve.”, theksoi Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu. Ky program i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit që po pilotohet në 10 shkolla në Tiranë, Kamëz dhe Durrës, mbështetet nga World Vision Albania.

/e.i/ /a.g/

The post Nis shkolla verore, Manastirliu: Përfitojnë mbi 1 mijë fëmijë, 150 mësues të angazhuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Manastirliu bisedon me fituesen e Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për fëmijë

TIRANË, 14 qershor /ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar sot një takim të veçantë një ambientet e laboratorit EduLab, me fituesen e Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë, Kroni Pula dhe shokët e shoqëet e klasës së saj në shkollën “Dëshmorët e Lirisë” në Tiranë.

Ministrja Manastirliu u shpreh se “Kroni Pula do të na përfaqësojë në Junior Eurovision Song, ndërsa në takimin e sotëm këta fëmijë sollën në EduLab një energji të jashtëzakonshme dhe shumë emocione me këngën “Fruta dhe Perime”.

Nga ana e saj, Pula foli për emocionet e mbrëmjes së festivalit ku u shpall fituese, ndërsa pret me padurim përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovision Song Contest 2025, edicion që këtë vit do të mbahet në dhjetor në Gjeorgji.

Kroni Pula u shpall fituesja e edicionit të 63-të të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë në Shkodër.

Artisja fitoi çmimin e parë me këngën “Fruta perime”. Ajo rrëmbeu çmimin e madh për kategorinë “Junior” dhe pritet të përfaqësojë Shqipërinë në Junior Eurovision Song Contest 2025, që do të mbahet në dhjetor në Gjeorgji.

Festivali i Fëmijëve është një ngjarje e rëndësishme kulturore e cila konsiderohet pjesë e trashëgimisë shpirtërore të qytetit dhe solli në skenë pasion dhe krijimtari për tre netë me radhë.

/e.i/j.p/

The post Manastirliu bisedon me fituesen e Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për fëmijë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Eagle Cup 2025”, Manastirliu: Turneu ndërkombëtar i futbollit për të rinj, për herë të parë në Shqipëri

TIRANË, 13 qershor /ATSH/ Në Shqipëri ka nisur turneu ndërkombëtar i futbollit për të rinj “Eagle CUP 2025”, ekskluzivitet i “Viareggio Cup”, i organizuar nga FSHF, fondacioni “Albitsol”, Universiteti i Sporteve të Tiranës dhe Centro Giovani Calciatori Viareggio (CGC Viareggio), organizatorët e “Viareggio Cup”.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu priti sot ekipin organizator të një prej ngjarjeve të veçanta sportive që po zhvillohet në vendin tonë, “EAGLE CUP 2025”.

Ministrja Manastirliu tha se mirëpriti në këtë takim Fulvio Collovatin, një legjendë e futbollit italian, si dhe ish-futbollistin e Milanit, gazetarin Enzo Gambaro, së bashku me ideatoren e këtij projekti Vasenka Rangu dhe rektorin e Universitetit të Sporteve Agron Kasa.

“Falë këtij bashkëpunimi, po kurorëzohet me sukses ky turne ndërkombëtar për të rinj, që mbahet për herë të parë në Shqipëri, duke e kthyer vendin tonë në një pikë takimi për talentet e reja të futbollit shqiptar dhe atij ndërkombëtar”, tha Manastirliu.

Në këtë edicion marrin pjesë 12 ekipe nga vende të ndryshme të botës, me mbi 260 lojtarë të moshave të reja që do të garojnë deri në finalen e 15 qershorit.

Ky turne synon të promovojë zhvillimin e futbollit të moshave dhe krijimin e eksperiencave ndërkombëtare për të rinjtë, duke sjellë në Shqipëri një tjetër aktivitet me vlerë për të rinjtë.

Nga takimi i ministres së MAS, Ogerta Manastirliu me ekipin organizator të “EAGLE CUP 2025” dhe...
1 nga 8

/e.i/j.p/

The post “Eagle Cup 2025”, Manastirliu: Turneu ndërkombëtar i futbollit për të rinj, për herë të parë në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Manastirliu: Mbështetje nxënësve për zhvillimin e talenteve në skenat kombëtare dhe ndërkombëtare

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu vizitoi sot shkollën “Mihal Grameno” në kryeqytet, ndërsa u shpreh se në shkollat tona po rriten kampionë dhe artistë të së ardhmes.

Ministrja Manastirliu vlerësoi nxënësit e kësaj shkolle, duke theksuar janë ata që na bëjnë krenarë me rezultatet e tyre në sport dhe me talentin e tyre të spikatur në muzikë dhe arte.

Ndërkohë, Manastirliu tha se mbështetja e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MAS) do të vazhdojë për zhvillimin e talenteve, që çdo nxënës të ketë mundësi të shprehë potencialin e tij, jo vetëm në shkollë por dhe në skenat kombëtare dhe ato ndërkombëtare.

Programet e sporteve në shkolla, por edhe “Art & Zeje” synojnë angazhimin e të rinjve në aktivitete sociale, kreative dhe sportive jashtë orarit mësimor, duke pasuruar përvojat e tyre edukative.

/e.i/a.f/

The post Manastirliu: Mbështetje nxënësve për zhvillimin e talenteve në skenat kombëtare dhe ndërkombëtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Manastirliu: Vitin e ardhshëm organizojmë për herë të parë festivalin e Shkencës

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Nxënësit e shkollës “Mihal Grameno” në Tiranë kanë tashmë dy laboratorë të rinj inteligjentë, që u shërbejnë jo vetëm për lëndën e teknologjisë dhe informacionit, por edhe për lëndë të tjera.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ishte sot në këtë shkollë në kryeqytet, ku ndoqi nga afër një orë mësimi të zhvilluar në laboratorin e ri inteligjent, një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies, përmes teknologjisë.

Ministrja Manastirliu tha se “kreativiteti, bashkëpunimi dhe përdorimi i teknologjisë janë kthyer në pjesë të natyrshme të ndërveprimit mësues-nxënës gjatë procesit mësimor, ku nxënësit thellojnë njohuritë dhe rrisin aftësitë digjitale, ndërsa mësuesit përmes projekteve konkrete dhe bashkëpunimit me nxënësit rrisin standardet profesionale”.

Ndër të tjera, Manastirliu nënvizoi se po punohet për organizimin për herë të parë të Festivalit të Shkencës, ku do të prezantohen të gjitha produktet novatore dhe krijimet shkencore të nxënësve nga shkollat në mbarë vendin.

Një prej nxënëseve të shkollës “Mihal Grameno”, u shpreh se ky vit për të dhe bashkëmoshatarët e saj ka qenë emocionues, pasi janë organizuar shumë projekte të bukura në vende ku është përdorur teknologjia dhe laboratorët inteligjentë.

Ministrja Manastirliu vlerësoi nxënësit dhe mësuesen e anglishtes të shkollës “Mihal Grameno” që u angazhuan në projektin “Discover Albania”, duke u shprehur se ata kanë krijuar një produkt, i cili i vlen gjithë komunitetit për promovimin e vendit.

“Sa herë që vizitoj një smartlab shoh që përdoret për lëndë dhe qëllime të ndryshme. Kjo herë ishte për të parë se si një mësues i anglishtes për të marrë gradën e mësuesit mjeshtër ka punuar së bashku me nxënësit për të zhvilluar produkte novatore ku janë realizuar këto projekte fantastike që do t’i bëjmë pjesë vitin e ardhshëm në Festivalin e Shkencës”, tha Manastirliu.

Aktualisht janë funksionalë 316 laboratorë inteligjentë në shkollat e vendit, ndërsa në dy vitet e ardhshme synimi është që 1,000 shkolla të pajisen me këtë infrastrukturë moderne.

/e.i/a.f/

The post Manastirliu: Vitin e ardhshëm organizojmë për herë të parë festivalin e Shkencës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shëndetësia në dy pamje: Pacientët e qarkut Kukës gjejnë shpëtim në spitalet e Kosovës

3 June 2025 at 11:57

Kur u përball me probleme kardiovaskulare këtë pranverë, Hasan Çaushit nga fshati Nikoliq i Hasit i shkoi ndërmend që të zgjidhte vdekjen përballë shtrimit në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza në Tiranë. Por burri 75-vjeçar e gjeti një rrugëdalje në spitalin rajonal “Isa Grezda” në Gjakovën fqinje, ku BIRN e takoi ndërsa po kurohej në […]

The post Shëndetësia në dy pamje: Pacientët e qarkut Kukës gjejnë shpëtim në spitalet e Kosovës appeared first on Reporter.al.

Matura Shtetërore, Manastirliu iu uron suksese mbi 27 mijë maturantëve: Garantojmë proces të drejtë

TIRANË, 3 qershor/ATSH/ Mbi 27 mijë maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2025, duke filluar me provimin e gjuhës së huaj. Në këtë ditë të rëndësishme për nxënësit, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu përcolli një mesazh inkurajues dhe gjithëpërfshirës për maturantët.

Manastirliu i cilësoi provimet e Maturës Shtetërore si moment shumë të rëndësishëm për ta.

“Mbi 27 mijë prej jush, do të përballeni me një seri provimesh që nuk matin vetëm atë që keni mësuar, por edhe përkushtimin dhe mundin që keni treguar gjatë gjithë këtyre viteve të gjimnazit. Sot nisni me gjuhën e huaj. Më pas do të vijnë provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë më 10 qershor, matematika më 17 qershor, dhe më 24 qershor do të zhvilloni lëndët me zgjedhje. E vetmja gjë që kërkohet sot prej jush është të përqendroheni tek ajo që dini. Pjesa tjetër, organizimi dhe mbarëvajtja e maturës është përgatitur me shumë kujdes: nga mësuesit, drejtuesit e shkollave, deri tek ekspertët e Qendrës së Shërbimeve Arsimore që për muaj me radhë kanë punuar për ta garantuar këtë proces si të drejtë, të sigurt dhe të besueshëm për të gjithë”, tha Manastirliu.

Ministrja vuri në dukje masat e ndërmarra për garantimin e një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës:

“Që në janar janë shpërndarë modelet e testeve, janë zhvilluar para-testime në shkolla për të identifikuar vështirësitë, janë organizuar trajnime intensive me hartuesit, administratorët dhe vlerësuesit e testimit. Janë përzgjedhur me kujdes qendrat e testimit dhe është ndërtuar një fond pyetjesh në përputhje me programet orientuese. Në këtë proces janë angazhuar 145 administratorë të trajnuar, të cilët do të kujdesen për çdo aspekt të provimit: nga tërheqja e materialeve, kontrolli i ambienteve dhe ruajtja e fshehtësisë, deri tek dorëzimi i testeve. Ata do të jenë aty për t’ju dhënë të gjithë qetësinë dhe sigurinë që ju keni nevojë. Janë ngritur 145 qendra testimi sipas standardeve, ndërsa 640 mësues janë përfshirë në procesin e vlerësimit, për të garantuar një maturë transparente dhe të drejtë për të gjithë.”

Ministrja Manastirliu vuri theksin te risia e këtij viti që është përfshirja më e gjerë e nxënësve me nevoja të veçanta.

“Kemi ndërmarrë edhe një hap të rëndësishëm për përfshirjen e nxënësve me nevoja të veçanta nëpërmjet testeve specifike. Për herë të parë, për nxënësit që nuk dëgjojnë do të kenë pranë tyre mësues të gjuhës së shenjave gjatë testimit, një masë që siguron dhe nxit barazinë dhe dinjitetin për çdo nxënës.”, tha Manastirliu.

Në vijim, maturantët do të zhvillojnë provimin e gjuhës shqipe dhe letërsisë më 10 qershor, matematikës më 17 qershor, dhe lëndët me zgjedhje më 24 qershor.

“E dimë që keni kaluar shumë kohë duke studiuar, duke bërë ushtrime dhe duke u përgatitur. E dimë që keni pasur dhe do të keni emocione në këtë muaj, si dhe dilemat tuaja. Ajo që ne si prindër e si mësues ju themi është: Besoni tek vetja, më e mira është përpara jush për gjithçka që vjen pas këtij momenti në rrugëtimin drejt një të ardhmeje të shkëlqyer për të gjithë!”, përfundoi Manastirliu, duke iu uruar suksese të gjithë maturantëve. /j.p/

The post Matura Shtetërore, Manastirliu iu uron suksese mbi 27 mijë maturantëve: Garantojmë proces të drejtë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Manastirliu: Për herë të parë, provim mature me test të përshtatur për nxënësit që nuk dëgjojnë

TIRANË, 31 maj /ATSH/ Në Qendrën Burimore të nxënësve që nuk dëgjojnë, për herë të parë është hapur laboratori i artit të poçerisë dhe qeramikës.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ishte sot në këtë laborator, ku takoi nga afër të rinj me nevoja të veçanta që zhvillojnë talentin e tyre.

Ministrja Manastirliu e cilësoi këtë eksperiencë “një përvojë e veçantë, me nxënës specialë”.

Manastirliu tha se këta të rinj plot vullnet, këmbëngulje dhe guxim, për herë të parë do të japin provimin e maturës me një test të përshtatur me kurrikulën dhe të përgatitur posaçërisht për ta, duke i hapur rrugë aspiratave për të ndjekur më tej ëndrrat e tyre.

Në këtë laborator arti të ri, nxënësit mësojnë të modelojnë baltën në forma të ndryshme, të udhëhequr nga mësuesit që me durim dhe dashuri i ndihmojnë të zbulojnë talentet dhe të tregojnë aftësitë e tyre përmes artit.

Ministrja e MAS në Qendrën Burimore të Nxënësve që nuk Dëgjojnë
1 nga 6

The post Manastirliu: Për herë të parë, provim mature me test të përshtatur për nxënësit që nuk dëgjojnë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tenderi/ Manastirliu ia kalon edhe Belës: Makina ime të lahet çdo ditë, edhe të shtunë e të diel

31 May 2025 at 11:52

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, po tenton që t’i bëjë oponencë koleges së saj, ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku. Disa javë më parë, VoxNews publikoi procedurat e një tenderi që bëri Balluku, e cila shpenzonte 10 mijë euro që t’i lahej makina 12 herë në muaj. Denoncimi i redaksisë sonë u […]

The post Tenderi/ Manastirliu ia kalon edhe Belës: Makina ime të lahet çdo ditë, edhe të shtunë e të diel appeared first on BoldNews.al.

Vlora dhe Elbasani, kampionë të edicionit të 3-të të Ekipeve Sportive për shkollat e mesme në volejboll

TIRANË, 30 maj/ATSH/ Ekipi i qarkut të Vlorës për vajza në volejboll dhe djemtë nga ekipi i qarkut të Elbasanit triumfuan ndaj Kukësit në edicionin e tretë të Kampionatit të Ekipeve Sportive në rang qarku.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu u shpreh sot se “finalet e volejbollit për gjimnazet shënuan fundin e edicionit III të Kampionatit të Ekipeve Sportive në rang qarku”.

Gjithashtu, Manastirliu uroi të gjithë pjesëmarrësit në këtë edicion të tretë të Ekipeve Sportive në shkolla, ndërsa tha se mbi 12 mijë nxënës në të gjithë vendin janë tashmë pjesë e Ekipeve Sportive, program që do të zgjerohet edhe në disiplina të tjera.

Kampionati i Ekipeve Sportive në shkolla është një bashkëpunim i MAS dhe KOKSH që ka rikthyer masivisht frymën sportive tek të rinjtë.

Në programin e ekipeve sportive në shkolla janë angazhuar më shumë se 12 mijë fëmijë, 800 ekipe të basketbollit dhe volejbollit për vajza e djem dhe më shumë se 400 mësues të edukimit fizik. /j.p/

Nga finalet e volejbollit për gjimnazet në Edicionin e III të Kampionatit të Ekipeve Sportive n...
1 nga 18

The post Vlora dhe Elbasani, kampionë të edicionit të 3-të të Ekipeve Sportive për shkollat e mesme në volejboll appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Manastirliu: Inovacioni i nxënësve të “Arben Brocit”, në festivalin europian të sipërmarrjes

TIRANË, 28 maj /ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ishte sot në një takim me nxënës të shkollës “Arben Broci” në Tiranë.

Manastirliu tha se në Festivalin e Ideve që po zhvillohet në shkolla, “ideja e Eslit, Erlës, Marsias, Flavios dhe Nensit, nxënës të shkollës “Arben Broci”, u shpall fituese e vendit të parë në garën e Junior Achievement”.

Sipas Manastirliut, këta gjimnazistë me modelin e tyre të biznesit, do të përfaqësojnë Shqipërinë në Festivalin më të madh të sipërmarrjes në Evropë GEN-E 2025 që zhvillohet në muajin korrik në Athinë.

“Ekipi i nxënësve së bashku me mësuesen e shkencave sociale Brunilda Bozhano kanë zhvilluar H₂OAlchemy, një mekanizëm që transformon lagështinë nga ajri në ujë të freskët dhe të pijshëm duke përdorur teknologjinë e kondensimit të mundësuar nga panelet diellore”, tha Manastirliu, ndërsa i përgëzoi të rinjtë për punën e mirë në ekip, si një model që do t’i ndihmojë ata në të ardhmen si në pjesën e edukimit, por edhe të degëve që do të zgjedhin për të studiuar.

Ministria e Arsimit dhe Sportit është e përkushtuar të inkurajojë dhe mbështesë të gjitha aftësitë digjitale në shkolla, duke filluar nga klasa e parë me kodimin, e më pas duke e zhvilluar teknologjinë edhe sa i përket zgjerimit të laboratorëve.

/a.f/

The post Manastirliu: Inovacioni i nxënësve të “Arben Brocit”, në festivalin europian të sipërmarrjes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Manastirliu: Synojmë 20 mandate në Tiranë, PS ka tashmë një përgjegjësi më shumë ndaj qytetarëve

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, njëherësh drejtuese politike e Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu u shpreh sot mjaft optimiste për rezultatet përfundimtare duke theksuar se Partia Socialiste tanimë ka një përgjegjësi më shumë ndaj qytetarëve.

Në një intervistë televizive, ajo u shpreh se, “jemi të fokusuar te procesi i numërimit. Janë 4 njësi administrative që janë në përfundim e sipër. Me procesin që po ecën që është vërtet me standard të larta, mendojmë që do përfundojmë nesër paradite”.

E pyetur se kur pritet të kemi një formë më të qartë të Parlamentit të ardhshëm, Manastirliu u shpreh se, “është një proces që kërkon kohën e tij, 48 ose 72 orë mund të na duhet. Do përpiqemi të ecim shpejt, është duke u bërë një punë e madhe dhe e lodhshme dhe unë dua të falenderoj komisionerët që janë në qendrat e votimit. Mund të përfundojë edhe më herët, sepse varet nga shpejtësia e procesit”.

Manastirliu tha po ashtu se Samiti i Komunitetit Politik Evropianë në Tiranë nuk ndikon aspak në gjithë këtë proces.

“S’ka asnjë arsye të ndërpritet asnjë proces, Samiti është paralel”, tha ajo.

Bazuar në projeksionet, Manastirliu theksoi se ambicia është marrja e 20 mandateve në kryeqytet.

“Nuk ka përfunduar ende procesi, në Tiranë synojmë me pritshmëritë, duke evidentuar edhe mbështetjen në të gjitha njësitë, do shkojmë drejt 20 mandateve. Në bazë të rezultateve dhe trendit që po shohim në projeksionet në të gjitha njësitë, duke përfshirë edhe trendin në votat e diasporës”, tha ajo.

Për akuzat e PD-së, Manastirliu u shpreh se, “është një proces i realizuar me standarde ku të gjithë kanë realizuar detyrat e tyre bazuar në Kod Zgjedhor. Nuk është hera e parë që i dëgjojmë, janë pjesë e alibisë së humbjes së radhës. Ne do vijojmë me punët për Shqipërinë europiane dhe reformat. Ne do jemi akoma më fort në pozita pune për të realizuar zotimet. Punë skuadre dhe mbi të gjitha besimi i qytetarëve, ata besojnë te projekti ambicioz për Shqipërinë europiane, për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenia e familjeve. Kjo ka bërë të mundur maksimizimin e votës që për PS-në është një përgjegjësi akoma më shumë”.

/a.f/

The post Manastirliu: Synojmë 20 mandate në Tiranë, PS ka tashmë një përgjegjësi më shumë ndaj qytetarëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Manastirliu: Procesi normal në të gjithë Tiranën, e sotmja do të jetë një ditë shembullore demokracie

TIRANË, 11 maj /ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, drejtuesja politike e Qarkut Tiranë, Ogerta Manastirliu votoi sot pranë Qendrës së Votimit në shkollën “Jeronim de Rada” në Tiranë.

Pas votimit, ministrja Manastirliu përcolli një mesazh përmes rrjeteve sociale duke u shprehur se “sot është një ditë e rëndësishme për qytetarët shqiptarë, që përmes votës së tyre do të shprehin vullnetin për qeverisjen e 4 viteve të ardhshme dhe për të ardhmen e Shqipërisë”.

Manastirliu u bëri një ftesë të gjithë qytetarëve të Tiranës që të dalin masivisht në votime për të shprehur përmes votës vullnetin e tyre.

“Vota është një e drejtë, por edhe një përgjegjësi për drejtimin që do të marrë vendi në katër vitet e ardhshme. Jam e bindur që qytetarët e Tiranës do votojnë me maturi, qytetari dhe do ta çojnë vendin përmes votës së tyre në drejtimin e duhur. Procesi po shkon normalisht në të gjithë Tiranën, jam e bindur që do të do të vijojë ashtu sikurse ka nisur, me të gjithë standardet dhe e sotmja do të jetë një ditë shembullore demokracie”, tha Manastirliu. /e.i/ /a.g/

The post Manastirliu: Procesi normal në të gjithë Tiranën, e sotmja do të jetë një ditë shembullore demokracie appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌