Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Nga sheshi te kulla – Kronika e një hipokrizie të betonuar

28 July 2025 at 15:38

Shembja e Teatrit Kombëtar simbolizon humbjen e hapësirave publike në Tiranë dhe zëvendësimin e tyre me kulla. Por kujtesa kolektive, zëri qytetar dhe sheshet nuk mund të zëvendësohen me beton.

Nga Teatri te trotuari – Kronika e një qyteti të shembur me ligj

Në fillimin e verës së 2018-ës Tirana pa, edhe pse ende e pandërgjegjshme për atë që po dëshmonte, të vendosej një mikrofon në një nga hapësirat publike të saj, në sheshin e Teatrit Kombëtar.

E dizajnuar në vitin 1938 nga arkitekti Giulio Berté, godina kishte shërbyer gjatë jetës së vetë kryesisht në tre funksione kryesore: si hapësirë socializimi të spektatorëve në pushimin para dhe mes akteve; si shesh vallëzimi për hapësirën e jashtme të restorantit kur nuk kishte shfaqje; si fushë ping-pongu duke shoqëruar fushën e tenisit dhe pishinën e kompleksit kulturor dhe sportiv “Skanderbeg”.

Tetëdhjetë vite më pas, ai shesh do të përdorej edhe si një hapësirë ku do të zhvillohej një protestë për ta mbrojtur atë.

Teatri i kishte mbyllur dyert dhe përveç punëtorëve, që herë pas here dilnin nga salla e kuqërremtë me kuti materialesh në duar, që nga 2 korriku i 2018, kur u vu shfaqja e fundit në skenë, nuk shiheshin më spektatorë në mjediset tij.

Tre ditë më pas, më 5 korrik, Kuvendi do të miratonte me 75 vota, “Ligjin për Teatrin”*, apo siç njihet ndryshe, “Ligji Special”, i cili e transferonte hapësirën publike, si sheshin ashtu edhe teatrin, tek shoqëria private, “Fusha shpk”, që kjo e fundit të mund të ndërtonte.

Pas atij votimi, protesta për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar mori përmasa të tjera dhe hyri në një rrugëtim ku dorëzimi nuk ishte opsion.

Në sheshin e teatrit u krijua një kuvend i qytetit. Një hapësirë e paindoktrinuar, e pakapur nga interesa të ngushta private apo motive antiligjore. Ndërsa ndërtesa që u mor nën kontroll nga qytetarët më 24 korrik 2019, të cilët filluan ta rijetëzonin edhe pse pa përvojë, mësuan ta menaxhonin dhe kujdeseshin për të.

Ndërsa salla zhvillonte aktivitete artistike dhe kulturore – rreth 65 shfaqje u vunë në skenë në më pak se 8 muaj – në sheshin e tij protesta zhvillohej 24 orë, 7 ditë në javë, në dukje si gardiane e teatrit, dhe njerëzit rojtarët e tij.

Teatri Kombëtar duke u shembur 17 maj 2020/Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, Flicr.

Nga një shesh proteste, tek një rrugë kalimi për kullën.

Ato 75 vota që miratuan ligjin Fusha, ishin edhe goditja e parë që iu dha Teatrit Kombëtar, 682 ditë përpara se Erion Veliaj të çonte fadromat për të shembur ndërtesat e tij, në orën 04:30 të mëngjesit të datës 17 maj 2020.

Miratimi i ligjit për teatrin ishte një goditje që iu bë jo vetëm protestës – si akt demokratik, – apo ndërtesës – si dëshmi e historisë së brezave para nesh – por edhe vetë hapësirës, sheshit si vendkrijim i fjalës së lirë dhe lirisë së shprehjes, nga vetë përfaqësuesit e pushtetit të popullit në kuvend.

Ato 75 kartonë jeshil, rrëzuan jo thjesht një ndërtesë, por hapësirën e përbashkët ku njerëzit shkonin për të qenë bashkë – jo thjesht për të kaluar, por për të mbetur. Ishte goditje ndaj asaj nyje urbane që mblidhte këdo, nga të katër anët, dhe nga të gjithë dhe më pas krijonte diçka.

Sot ajo hapësirë nuk ekziston më në qytet.

Shembja e “17 Majit”, i hapi rrugë lejeve të njëpasnjëshme nga “Rama & Veliaj”, të cilët vunë në zbatim planin e Bjarke Ingels, të kullës me teatër.

Sot pas më shumë se dy vjetësh nga fillimi i punimeve në atë shesh, hapësira publike nuk ekziston më. Në vend të saj, është një kalim i zgavruar në tunelin e betonuar, i cili qëndron i hijezuar nën ndërtesën si flutur e Bjarke Ingels, e cila sot të ngjan si porta hyrëse për në kullën e Fushës.

Të dyja kantieret sot janë bashkuar në një të vetëm dhe kanë lidhur mes tyresh hekurin i cili më pas mbulohet në beton, duke zhdukur krejtësisht atë çfarë ka mbetur nga dikur hapësira publike e teatrit.

Tashmë ato dy projekte po shpalosin në shkallë reale se si grabitet dhe më pas zaptohet me ligj hapësira publike.

Grabitje nga e cila do të përfitonte kushdo biznesmen apo politikan që ka investuar para në dy gropat tashmë të hapura dhe betonizuara në truallin e Teatrit Kombëtar.

Ndërsa ky i fundit, ashtu siç i ka ngritur kryet si karabina, të ngjan më shumë me një roje të kullës, e cila shkeli interesin publik, mori dhe përvetësoi tokën publike dhe grabiti përveç tokës edhe 33 kate ajër

Teatri ishte vetëm fillimi

Ai shesh, ai mikrofon i hapur, ai mur ku shkruhej “Monument Kulture, mbrohet nga populli”, dhe nuk lejonte që qyteti të shembej me turp, duhej zhdukur.

Duhej vrarë ideja që hapësira publike është e jona. Sepse aty ku publiku mbledh zërin dhe kujtesën, aty nuk ndërtohen kulla, aty nuk qarkullon paraja e zezë.

Që ajo të rrjedhë pa pengesë, duhej zhdukur sheshi, duhej shembur gjithçka që kujtonte se qyteti është i njerëzve.

Kantieri i Pixel Tower/Doriana Musai, Citizens.al

Dhe ashtu ndodhi edhe me “Pazarin e Ri” – një tjetër hapësirë publike e zaptuar, e shndërruar në “pronë private” me çati xhami dhe çmime që përjashtojnë të përditshmit dhe larguan tregtarët.

Me Sheshin “Skënderbej”, që nga vendtakim për të gjithë, u bë një shesh që eskpozon vetëm kullat.

Me Liqenin Artificial apo atë të Farkës që është rrethuar me ndërtim dhe kulla biznesi.

Me vilat historike të qytetit, zonën historike të tij, e cila u flijua për një imazh që ka për fasadë hipokrizinë.

Në çdo goditje ndaj qytetit fshihet një gënjeshtër që ka emër: integrimi evropian. Sepse çdo kullë ndërtohet me emrin e zhvillimit, çdo shembje justifikohet me progresin, çdo përvetësim me modernizimin.

Por qyteti nuk matet me lartësinë e ndërtesave, por me lartësinë e qytetarëve që guxojnë të flasin. Dhe nëse zërat e tyre janë shtypur me beton, kjo nuk është rruga drejt Evropës. Është rruga drejt një talljeje publike me ëndrrën evropiane.

Ndërkohë që BE predikon pjesëmarrjen, decentralizimin, transparencën dhe mbrojtjen e trashëgimisë, qeveria jonë betonon, centralizon përjashton dhe zhduk kujtesën.

“Në BE vetëm me Edin!” slogani që Edi Rama shpalli si lokomotivë fushate elektorale, ishte më shumë se sa propagandë; ishte privatizimi simbolik i ëndrrës evropiane të të gjithë shqiptarëve. Një fjalë e thjeshtë që i vuri drynin qytetit ku çelësat e tij i ka një njeri i vetëm.

Por historia nuk mbyllet me shembjen e teatrit.

Në vend të ndërtesës së teatrit, ngrihet rrëfimi. Në vend të sheshit, mbetet kujtesa. Në vend të mikrofonit, jemi ne – sepse ne jemi Teatri. Qyteti është ende aty ku janë njerëzit që nuk harrojnë.

Dhe po, ajo hapësirë nuk është më fizike. Por ajo ekziston në çdo rrëfim, në çdo kujtim, në çdo artist që nuk u shit, në çdo qytetar që s’u tërhoq.

Në çdo deputet që nuk votoi “pro”, në çdo anëtar këshilli, punonjës administrate, që rezistoi dhe nuk pranoi të bëhej pjesë e krimit mbi qytetin.

Në çdo të ri që sot pyet: “Po kush e dha këtë vendim? Kush e firmosi këtë turp? Kush e heshti këtë vjedhje?”

Ata që firmosën, janë ende aty. Por edhe ne jemi ende këtu. Dhe sa kohë jemi, historia nuk mbyllet.

Ajo fillon aty ku kujtesa bëhet revoltë. Dhe hapësira publike rifillon aty ku qytetari e ndjen veten pronar jo të truallit, por të së drejtës për të thënë: Ky është qyteti im. Nuk jepet me koncesion.

Hipokrizia e “pastrimit” të hapësirave publike

Për të kompletuar farsën, po i kthehen qytetit me një tjetër maskë: atë të pastërtisë morale. Po shembin mbulesat e hijezuesve, po heqin çadrat, po dëbojnë kafenetë nga trotuaret si të kishin zbritur nga ndonjë Olimp i etikës urbane.

Por kush ua lejoi? Kush ua dha lejet të zgjeroheshin me platforma druri në trotuare? Kush i mbylli sytë për vite me radhë?

Ishte e njëjta administratë, e njëjta bashki, e njëjta qeveri që sot bën sikur është e tronditur nga “shpërdorimi i hapësirës publike”.

E njëjta dorë që i hapi rrugën, sot vjen dhe thotë: “Çfarë keni bërë kështu?” E njëjta dorë që firmosi lejet, sot vendos shiritin e verdhë për moral publik.

I toleruan, i ushqyen, i kthyen në normalitet – sepse për vite me radhë edhe trotuari ishte pronë për t’u shitur. Dhe kur erdhi momenti i “Rilindjes 2.0”, në vend që të godasin veten, godasin të vegjlit. Jo ata që ndërtojnë kulla, e zaptojnë hapësira publike duke i shkatërruar dhe vjedhur, por ata që vendosin një karrige plastike mbi pllakat e betonit të trotuareve.

Ky nuk është pastrim. Është amnezi e planifikuar, është rigrabitur dhe mbuluar me moral. Është një narrativë e prodhuar nga vetë shkaktarët e kaosit, që tani luajnë rolin e shpëtimtarit. Por qyteti nuk harroi. Sepse trotuaret nuk i zaptuan qytetarët – i zaptuan ata që shesin edhe ajrin midis hapave në rrugë.

Sot, hapësira publike në Shqipëri nuk grabitet më natën – ajo miratohet me ligj, zbatohet me fadromë dhe justifikohet me moral të rremë.

Në emër të rendit, pastrohet kaosi që vetë kanë krijuar. Në emër të qytetarisë, përjashtohet qytetari. Në emër të zhvillimit, fshihet çdo gjurmë kujtese.

Por qyteti ka memorie. Dhe për sa kohë kujtojmë si u shemb Teatri, si u grabit sheshi, si u mbyt fjala dhe si u zëvendësua me beton – për aq kohë kjo histori nuk është e mbyllur.

Ata e duan qytetin pa njerëz, pa pyetje, pa rezistencë. Por qyteti nuk është kartolinë. Nuk është planimetria e një kompanie ndërtimi. Është ai vend ku dikush mund të ulet, të flasë, të protestojë, të kujtojë dhe të mos harrojë.

Për aq kohë sa nuk harrojmë, hapësira publike nuk është plotësisht e humbur. Ajo jeton në kujtesën tonë, derisa të kemi forcë ta rikthejmë.

Me mikrofonin e hapur. Me sheshin e mbushur. Dhe me qytetin si pronë të përbashkët, jo si çmim ndërtimi, jo si mall shumice për tu shitur tek kushdo kalimtar i rastit.

Shënim: Lista e deputetëve që votuan “pro” duke miratuar ligjin special, është marrë nga dokumentat e Kuvendit. Një numër i konsiderueshëm i atyre që votuan, 25% e tyre, sot janë në burg, nën hetim penal ose në kërkim nga SPAK.


*Projektligji për Teatrin 37/2018, formuluar “Për përcaktimin e procedurës së veçantë të për negocimin dhe lidhje ne kontratës me objekt: ‘Projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar’,” u botua online për konsultim më 8 qershor 2018. U shqyrtua dhe votua me procedurë të përshpejtuar 20 ditë më vonë dhe u rimiratua dy muaj më tutje pasi Presidenti e pati kthyer për rishqyrtim.

The post Nga sheshi te kulla – Kronika e një hipokrizie të betonuar appeared first on Citizens.al.

Ylli: Peshëngritja do të përfshihet si disiplinë në programin e “Ekipeve sportive në shkolla”

TIRANË, 17 korrik /ATSH/ Peshëngritja do të përfshihet si disiplinë në programin e “Ekipeve sportive në shkolla”.

Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli mori pjesë në ceremoninë e rilicencimit të trajnerëve të peshëngritjes.

Gjatë ceremonisë së organizuar nga Federata e Peshëngritjes dhe presidenti i kësaj federate Elez Gjoza, të pranishëm ishin trajnerë nga të gjitha klubet.

Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli vlerësoi kontributin e trajnerëve ndër vite dhe kërkoi një bashkëpunim më të madh për çuar përpara projektin e “Ekipeve sportive në shkolla”, ku peshëngritja do të përfshihet si disiplinë.

/gj.m/j.p/

The post Ylli: Peshëngritja do të përfshihet si disiplinë në programin e “Ekipeve sportive në shkolla” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sporti në dorë të shtetit, Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit, PD kundër: Ndërhyrje politike

By: M C
26 June 2025 at 20:45

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të forta nga aktorë të opozitës dhe drejtues të federatave sportive.

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e cilësoi projektligjin si një ndërhyrje të drejtpërdrejtë të shtetit në funksionimin dhe financimin e strukturave sportive në vend, duke përfshirë edhe fondacionet dhe federatat sportive.

“Ky ligj thellon ndërhyrjen e shtetit në organizmin e sportit, në kundërshtim me parimet themelore të Kartës Olimpike. Shteti nuk mund të kontrollojë çdo organizim sportiv,” tha Zhupa nga foltorja e Kuvendit.

Ajo theksoi se ligji është hartuar nga Fidel Ylli, ndërsa i atribuon KOKSH-it rol zyrtar në organizimin e aktiviteteve jashtë procesit mësimor, gjë që, sipas saj, cënon kompetencat e federatave shkollore e universitare. Zhupa ngriti gjithashtu shqetësime për financimet publike, të cilat sipas saj, nuk kanë transparencë dhe krijojnë avantazhe të padrejta për strukturat e afërta me qeverinë.

“Financimet do të ndahen pa kritere të qarta, duke favorizuar organizatat që janë zgjatim i interesave shtetërore. Vetë Fidel Ylli ka pranuar publikisht se ai është autori i këtij ligji”, – shtoi ajo.

Ndryshimet e miratuara u kundërshtuan edhe nga kreu i FSHF-së, Armand Duka. Në Asamblenë e FSHF-së, përballë ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, Duka kërkoi që projektligji të tërhiqet dhe të rishikohet përmes dialogut me të gjitha federatat.

“Propozimet e fundit synojnë krijimin e një arbitrazhi sportiv klientelist, të varur dhe jo profesional. Ligji është hartuar pa konsultime me aktorët e sportit dhe me kundërshtime të qarta nga ekspertët tanë. U bëj thirrje institucioneve për reflektim”, tha Duka.

The post Sporti në dorë të shtetit, Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit, PD kundër: Ndërhyrje politike appeared first on Albeu.com.

Debat në Komision/ Ina Zhupa – Fidel Yllit: Jeni bërë njësh me politikën, s’dihet ku fillon Rama e ku mbaroni ju

By: Ela
9 June 2025 at 18:36

Kreu i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli është përfshirë në një debat me kryetaren e Komisionit të Edukimit dhe Medias, Ina Zhupa këtë të hënë. Ylli ka kërkuar rritje të buxhetit për sportet, ndërsa Zhupa nga ana tjetër është shprehur se presidenti i KOKSH ka privilegje aq sa në shtator mund të bëhet ministër […]

The post Debat në Komision/ Ina Zhupa – Fidel Yllit: Jeni bërë njësh me politikën, s’dihet ku fillon Rama e ku mbaroni ju appeared first on BoldNews.al.

Ylli në Kinë: Bashkëpunim më të madh për zhvillimin e Esport në Shqipëri

TIRANË, 6 qershor /ATSH/ Gjatë vizitës së tij në Kinë, Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli është ndalur në Pekin, ku zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të International Esports dhe President i Qiang Dynasty School of Cultural and Digital Arts, Qu Zhengqao.

Gjatë takimit u diskutua për një bashkëpunim më të madh për zhvillimin e Esport në Shqipëri.

Më pas presidenti Fidel Ylli i shoqëruar nga Presidenti i Federatës së Sporteve Elektronike në Shqipëri, Sokol Nenaj, Presidenti i Ping Pong Krenar Dila dhe Presidenti i Padel Erjon Keri zhvilloi një vizitë në Universitetin e Sporteve të Pekinit.

Delegacioni shqiptar u prit nga Dekani Weng Qingwei, i cili i njohu me krijimin në vitin 2021 të klasave të manaxherëve të Esports dhe në këtë vit diplomohet grupi i parë i studentëve.

Presidenti Fidel Ylli shprehu gatishmërinë për të biseduar me Rektorin e Universitetit të Sporteve për një bashkëpunim mes Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Pekinit. /j.p/

The post Ylli në Kinë: Bashkëpunim më të madh për zhvillimin e Esport në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bashkëpunim i ri në sportet olimpike Shqipëri-Kinë

TIRANË, 3 qershor /ATSH/ Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli ndodhet në një vizitë punë në Kinë, ku është pritur në një takim të veçantë nga zv/presidenti i Komitetit Olimpik kinez, Mi Ling.

Gjatë takimit u diskutua për forcimin e urave të bashkëpunimit mes dy komiteteve olimpike, si një ndihmë e veçantë nga Komiteti Olimpik kinez në disiplina të ndryshme sportive.

Presidenti Fidel Ylli shoqërohej në këtë vizitë nga presidenti i Federatës së Ping Pongut, Krenar Dila dhe presidenti i Federatës së Padel, Erion Kerri.

Kjo vizitë në Kinë e Yllit i paraprin vizitës zyrtare që presidenti i Komitetit Olimpik kinez do të zhvillojë në Tiranë në datat 25-26 qershor, ku edhe do të firmoset Memorandumi i Bashkëpunimit mes dy Komiteteve Olimpike.

The post Bashkëpunim i ri në sportet olimpike Shqipëri-Kinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ylli në Katar, diskutime për financimin e Tirana Olympic City

TIRANË, 27 maj /ATSH/ Presidenti i Komitetiti Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli ndodhet në një vizitë pune në Doha të Katarit, ku është pritur në një takim të veçantë nga Jassim Bin Rashid Al-Buebain, Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Katarit.

Në takim u shqyrtuan aspekte të bashkëpunimit sportiv midis Komitetit Olimpik Kombëtar të Katarit dhe Komitetit Olimpik Shqiptar, për ndarjen e eksperiencave dhe rritjen e bashkëpunimit në disiplina të ndryshme sportive.

Vemendja më e madhe e diskutimit u përqendrua në mundësitë për financimin e Qytetit Olimpik, Tirana Olympic City, një nga prioritet i Komitetit Olimpik Shqiptar. /j.p/

The post Ylli në Katar, diskutime për financimin e Tirana Olympic City appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Presidenti i Federatës Botërore të Gjimnastikës viziton Shqipërinë: Rritje e bashkëpunimit

TIRANË, 20 maj /ATSH/ Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli shoqëroi në një vizitë të posaçme në Shqipëri, presidentin e Federatës Botërore të Gjimnastikës, Morinari Watanabe.

Qëllimi i kësaj vizite ishte rritja e bashkëpunimit mes Federatës Botërore dhe Federatës Shqiptare të Gjimnastikës.

Presidenti Ylli e njohu mikun e tij, Watanabe me projektin Ekipet Sportive të Shkolla dhe kërkoi mbështetjen e tij që disiplina e gjimnastikës të përfshihet në këtë projekt.

Gjatë vizitës në qytetin e Shkodrës, ku shoqëroheshin nga presidenti i Federatës Shqiptare të Gjimnastikës, Leonard Luli, presidenti Watanabe ndoqi nga afër Gjimnastradën Kombëtare, me pjesëmarrjën e shumë fëmijëve nga e gjithë Shqipëria.

Watanabe, një biznesmen i njohur japonez, president i Federatës Botërore të Gjimnastikës, që prej vitit 2017, Anëtar i IOC dhe kandidat për president të IOC, vlerësoi punën e shkëlqyer të KOKSH dhe të presidentit Fidel Ylli si dhe shprehu të gjithë vëmendjen e tij për të mbështetur gjimnastikën shqiptare.

/r.e/

The post Presidenti i Federatës Botërore të Gjimnastikës viziton Shqipërinë: Rritje e bashkëpunimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ylli pret Presidentin e Komitetit Paralimpik Europian,  Raymon Blondel

TIRANË, 10 maj /ATSH/ Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli priti në një takim në zyrën e tij, Presidentin e Komitetit Paralimpik Europian,  Raymon Blondel.

Pas një turi Ballkanik, Blondel kishte shprehur dëshirën për të parë nga afër punën që është bërë në Komitetin Olimpik Shqiptar dhe të njihej personalisht me Presidentin Fidel Ylli.

Gjatë bisedës së ngrohtë dhe shumë miqësore mes 2 Presidentëve, Ylli e njohu mysafirin me përpjekjet institucionale që po bëhen për krijimin e Komitetit Paralimpik në Shqipëri.

Presidenti Blondel pati mundësi të njihet me arritjet e KOKSH nën drejtimin e Fidel Ylii dhe mbeti shumë i mahnitur me Projektin e Ekipeve Sportive në Shkolla, vëmendjen që po i jepet përfshirjes së fëmijëve dhe të rinjve në sport, ndërsa vlerësoi maksimalisht edhe punën e jashtëzakonshme që KOKSH po bën përmes strukturave të veta, për promovimin e sportistëve elitarë dhe të gjithë Lëvizjes Olimpike në Shqipëri.

Blondel ka uruar përzemërsisht Presidentin Fidel Ylli për rizgjedhjen e tij dhe ofroi mbështetjen e tij dhe të Komitetit Paralimpik Europian për bashkëpunime të mëtejshme.

/a.f/

The post Ylli pret Presidentin e Komitetit Paralimpik Europian,  Raymon Blondel appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fidel Ylli rizgjidhet president i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar

24 April 2025 at 16:37

TIRANË, 24 prill /ATSH/ Fidel Ylli është rizgjedhur presidentit i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar edhe për katër vitet e ardhshme.

Në Asamblenë e 31-të të Përgjithshme Zgjedhore të mbajtur në Tiranë, Fidel Ylli ka marrë besimin për të drejtuar Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar për një tjetër mandat.

Presidenti i Federatës së Volejbollit, Erlind Pëllumbi është zgjedhur zv.president i KOKSH.

I pranishëm në punimet e Asamblesë së 31-të të KOKSH ishte dhe zv.ministri i Arsimit dhe Sportit, Endrit Hoxha.

Gjatë punimeve të Asamblesë është votuar edhe për Komitetin Ekzekutiv të KOKSH, që do të përbëhet nga Alfred Tahiraj, Enkeleda Caushi, Florend Kalivopuli, Julinda Dhame, Izmir Smajlaj, Krenar Dila, Leonard Luli, Pavlina Evro.

Siç është bërë traditë në çdo Asamble të KOKSH, janë dorëzuar Urdhrat Olimpikë, për figura që kanë dhënë kontribut ndër vite në sportin shqiptar, që përkonin me emrat e Theodhori Driza, Emin Lishi, Mustafa Fagu, Krenar Luto dhe Sytki Tafili.

/r.e/

The post Fidel Ylli rizgjidhet president i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhje ‘moniste’ për kreun e KOKSH, Fidel Ylli zgjidhet për një mandat të dytë

By: armand
23 April 2025 at 22:41

Fidel Ylli u rikonfirmua sot për një mandat të dytë në krye të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Në asamblenë zgjedhore, Fidel Ylli ishte kandidat i vetëm, duke u zgjedhur president me 64 vota dhe 3 kundër. Pa votën e FSHF dhe FSHSU, të cilat refuzuan të mos marrin pjesë në Asamblenë e 31 të Përgjithshme […]

The post Zgjedhje ‘moniste’ për kreun e KOKSH, Fidel Ylli zgjidhet për një mandat të dytë appeared first on BoldNews.al.

Mundësi Valiev u shpall kampion i Europës, Fidel Ylli për gjestin: Të merren masa

By: redi
10 April 2025 at 21:51

Mundësi i Shqipërisë, Chermen Valiev është shpallur kampion i Europës. Dorëzimi i medaljes ndaj tij u shndërua në një skandal. Gjatë dorëzimit të medaljes zv/presidenti i Federatës Botërore dhe kreu i asaj ruse, Mikhail Mamiashvili ushtroi forcë dhe sipas KOKSH-it e ka quajtur Chermen Valievin edhe tradhtar. Në emisionin ”Opinion”, Fidel Ylli, President i KOKSH-it tha se gjesti është shumë i…

Source

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar vlerëson programin “Ekipet Sportive në Shkolla”

TIRANË, 3 mars /ATSH/ Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të EOC (Komitetit Olimpik Evropian) zhvilloi edhe një takim të përzemërt me Presidentin e IOC (Komitetit Olimpik Ndërkombëtar), Thomas Bach, i cili vlerësoi maksimalisht punën e bërë nga KOKSH përgjatë 4 viteve të fundit, ku veçoi marrëdhëniet e shkëlqyera që janë krijuar me organizmat olimpike ndërkombëtarë dhe forcimin e bashkëpunimit më të gjithë komitetet olimpike.

Thomas Bach e vuri theksin në punën që po bëhet me “Ekipet Sportive në Shkolla”, investimet që janë bërë në infrastrukturë, kurorëzimin me medaljet e para olimpike, promovimin që po i bëhet sportistëve elitarë, inovacionet e KOKSH, si edhe përpjekjet për të pasur sa më shumë aktivitete ndërkombëtare në Shqipëri.

Ylli e falënderoi presidentin Bach për suportin që i ka dhënë Shqipërisë dhe lidershipin e tij në krye të Olimpizmit Botëror, ndërsa e vlerësoi atë si mik të përhershëm të Shqipërisë.

Gjatë Asamblesë së Përgjithshme të EOC, Thomas Bach i dha zyrtarisht lamtumirën drejtimit të IOC, që përkon edhe me përfundimin e mandatit të tij 12-vjeçar.

Zgjedhjet për kreun e ri të IOC do të mbahen në Greqi në sesionin e 144-t të IOC, nga data 18-24 mars. /j.p/

The post Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar vlerëson programin “Ekipet Sportive në Shkolla” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Fidel Ylli vlerëson programin “ekipet sportive në shkolla”

By: redi
3 March 2025 at 17:28

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të EOC zhvilloi një takim të përzemërt me Presidentin e IOC (Komitetit Olimpik Ndërkombëtar), Thomas Bach. Ky i fundit vlerësoi maksimalisht punën e bërë nga KOKSH përgjatë 4 viteve të fundit, ku veçoi marrëdhëniet e shkëlqyera që janë krijuar me organizmat olimpike ndërkombëtarë dhe forcimin e…

Source

Shqipëria për herë të parë në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore “Torino 2025”

21 February 2025 at 14:49

TIRANË, 21 shkurt /ATSH/ Për herë ta parë Shqipëria merr pjesë në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore, që do të mbahen në Torino nga data 7 deri më 16 mars 2025.

Vendi ynë, për herë të parë në historinë e sportit shqiptar, do të përfaqësohet me 6 atletë me aftësi të kufizuara intelektuale, në 3 disiplina sportive dimërore.

Atletët shqiptarë do të marrin pjesë në disiplinat: ski alpine, cross country skiing dhe snowshoeing.

Për këtë pjesëmarrje sot në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) në Kryeministri u mbajt një ceremoni e veçantë.

Në fjalën e saj në këtë ceremoni, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha se pjesëmarrja e sportistëve tanë në këtë aktivitet ndërkombëtar është një dëshmi e qartë e përpjekjeve të përbashkëta për të promovuar gjithëpërfshirjen në sport dhe për të ndërtuar një sistem që u jep mundësi të gjithë sportistëve, pa dallim.

“Sporti nuk njeh kufizime dhe çdo njeri, pavarësisht sfidave, mund të arrijë majat përmes përkushtimit dhe pasionit. Kjo duket qartazi nga 6 sportistët tanë, 3 vajza dhe 3 djem, që do të garojnë në tre disiplina. Ata janë një shembull frymëzues dhe dua t’i falënderoj për përkushtimin e tyre. Gjithashtu, një falënderim i veçantë shkon për trajnerët, federatën e skive për mbështetjen e tyre të pakursyer, si dhe për prindërit dhe partnerët financiarë që kanë bërë të mundur këtë rrugëtim”, u shpreh Manastirliu.

Ministrja Manastirliu theksoi gjithashtu rëndësinë e përfshirjes së personave me aftësi të kufizuara në sport dhe angazhimin e qeverisë për të krijuar struktura të qëndrueshme për ta:

“Jam vërtet krenare që, me punën e përbashkët të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe me bashkëpunimin fantastik me Komitetin Olimpik Shqiptar dhe të gjitha federatat olimpike dhe jo olimpike, kemi arritur në një moment të rëndësishëm, miratimin në Kuvendin e Shqipërisë të projektligjit për ndryshimet në Ligjin e Sportit. Ky projektligj është tashmë i miratuar nga qeveria shqiptare dhe do të mundësojë krijimin e Komitetit Paralimpik Shqiptar dhe të Lëvizjes Olimpike Speciale. Këto struktura do të institucionalizohen, duke garantuar jo vetëm qëndrueshmëri, por mbi të gjitha një mbështetje më të madhe për personat me aftësi speciale përmes sportit”, tha ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqipëri, Fidel Ylli, u shpreh se, sporti është imazh, sporti është turizëm, dhe kërkoi më shumë investime për sportin e skive.

“Ne mendojmë, si KOKSH që ka ardhur momenti që Shqipëria të investojë në resortet e skive, sepse janë turizëm, ku dikush do të vijë të bëjë pistën e skive, por biznesi privat do të vijë për të ndërtuar hotele dhe resorte që të jetë një përfitim edhe për Shqipërinë”, tha ai.

Ylli u shpreh se, për këtë KOKSH ka bërë edhe një Memorandum Bashkëpunimi me Austrinë. Ai theksoi se me palën austriake kanë shkuar në Alpet e Shqipërisë, në malet e Shkodrës, në Razëm, në Theth dhe, tha ai, “kemi përcaktuar një zonë dhe në fund të muajit shkurt ose në fillim të marsit kemi caktuar momentin për të shkuar dhe një herë për të instaluar një stacion që ne Shqipërinë të mund ta bëjmë me një pistë skish”.

Kreu i KOKSH theksoi se, “qeveria ka bërë një punë të mirë për qendrat olimpike, për stadiumet, për pallatet e sportit, për ligjin e sportit, për ligjin e gradave, por buxhetet e federatave kanë nevojë të dyfishohen, sepse kanë aktivitete pafund”.

Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Andi Seferi në fjalën e tij theksoi se, “ky është një moment feste, një moment që këto kampionë na bëjnë krenarë dhe do i përcjellim ashtu siç e meritojnë, por nga ana tjetër është edhe një moment që shënon dhe shënjon ecurinë e institucioneve tona”.

Seferi u shpreh se Bashkia Tiranë ka bërë dhe do të vazhdojë të bëjë gjithmonë e më tepër për sa i përket personave me aftësi speciale.

“Ne kemi filluar edhe pjesën e qendrës më të madhe në Ballkan për sa i përket rehabilitimit të fëmijëve autikë, por edhe asistencës sociale të fëmijëve me sindromën Down, e cila realisht do të jetë një mbështetje e madhe në ecurinë që do të kemi të gjithë bashkë si shoqëri, si institucione në ndihmë të kësaj kategorie”, tha Seferi.

Roland Hysi, Drejues Kombëtar i organizatës Special Olympics Albania, e cila është pjesë e Special Olympics, e njohur ndryshe si lëvizja më e madhe botërore sportive për personat me aftësi të kufizuara.

Hysi u shpreh se, miratimi projektligjit për Sportin dhe buxheti do të ndihmojnë në përmbushjen e detyrave kombëtare të Special Olympics Albania.

“Special Olympics Albania është e gatshme të bashkëpunojë me qeverinë dhe MAS për të implementuar një projekt, i cili është tejet ambicioz në arsim dhe quhet “Koalicioni global i gjithëpërfshirjes”, i implementuar në mbi 30 mijë shkolla, në rreth 150 vende në mbarë botën”, tha ai.

1 nga 5

/r.e/

The post Shqipëria për herë të parë në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore “Torino 2025” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Giro d’Italia” në Tiranë, Veliaj pret Presidentin e Federatës Evropiane të Çiklizmit: Do shkëlqejmë sërish

25 January 2025 at 17:10

TIRANË, 25 janar /ATSH/ Në muajin maj, Shqipëria do të jetë epiqendra sportive e Europës, pasi do të jetë pritësja e startit të “Giro d’Italia” në çiklizëm. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim Presidentin e Federatës Evropiane të Çiklizmit, Enrico Della Casa, të cilit i dhuroi Kullën e Sahatit.

Ai siguroi se Tirana do të bëjë gjithçka që të shkëlqejë në organizimin edhe të këtij eventi. Veliaj shprehu bindjen se kjo garë do jetë vetëm fillimi i një tradite të gjatë dhe që e vendos Tiranën edhe në hartën e eventeve euro-çiklistike.

“Do bëjmë maksimumin që eksperienca e Tiranës, jo vetëm nga ana e infrastrukturës, por nga ana e kulturës, kulinarisë, artit, këtë vit që jemi edhe Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut, të shkëlqejmë. Jam i sigurt se edhe Durrësi e Vlora, në segmentet që ata do përfaqësohen, do bëjnë maksimumin e tyre dhe shpresoj që të jetë vetëm fillimi i një tradite të gjatë dhe që e vendos Tiranën edhe në hartën e të gjitha eventeve euro-çiklistike”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se kjo frymë për të rritur numrin e pedaluesve në kryeqytet do të vijojë edhe në të ardhmen. “Unë ju konsideroj më shumë aleat, sepse me gjithë përpjekjet që kemi bërë për të rritur frymën e pedaluesve, çiklistëve, duke filluar që nga kopshtet me fëmijët e vegjël që mësojnë biçikletën, duke vijuar me shkollën e biçikletave që e kemi tek stadiumi, të mësojnë biçikletën, të jenë miqësorë me mjedisin, të jenë aktivë nga ana fizike, dhe qershia mbi tortë ishte lajmi që na u dha nga Kryeministri për ‘Giro d’Italia’ në Tiranë”, tha Veliaj.

Presidenti i Federatës Evropiane te Çiklizmit, Enrico Della Casa u shpreh se “Giro d’Italia” është një vitrinë shumë e rëndësishme, jo vetëm në aspektin sportiv, por gjithashtu në aspektin turistik, gastronomik dhe kulturor.

“Është një shkëmbim tejet i rëndësishëm mes Shqipërisë dhe Italisë, ndaj do të doja të falënderoja Tiranën për mikpritjen që ju do rezervoni për çiklizmin botëror. Jemi veçanërisht të lumtur, për faktin që ndodhemi këtu dhe të ndajmë me ju këtë moment. Është një projekt që do të vazhdojë gjatë dhe një vizion për çiklizmin. Duke parë qytetin tuaj, të projektuar me këto korsi biçikletash, do të thotë që jeni në rrugën e duhur, në rrugën e çiklizmit”, deklaroi Enrico Della Casa.

Kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, u shpreh se Tirana është kthyer në qytetin e parë në Evropë për aktivitete ndërkombëtare sportive.

“Tirana ka qenë qyteti që ka pasur aktivitete gjatë këtyre 6 muajve të fundit, qyteti i parë në Evropë për aktivitete ndërkombëtare, sportive, asamble të ndryshme, siç ishte ajo e Solidaritetit Islamik dhe kampionatet. Është zhvilluar maratona, një nga maratonat më të mëdha është futur në hartën e maratonave të botës; Taikwando, Kongresi dhe kampionati Botëror i Federatës së Mundjes dhe aktivitete pa fund. Çiklizmi në muajin maj do të sjellë për herë të parë në Shqipëri “Giro d’Italia”, ku 200 televizione në mbarë botën do vijnë këtu, për të ndjekur këtë garë, sportistë të ndryshëm, personalitete ku Shqipëria do të jetë në gjithë mediat e botës. Ky është sporti”, deklaroi Ylli. /j.p/

The post “Giro d’Italia” në Tiranë, Veliaj pret Presidentin e Federatës Evropiane të Çiklizmit: Do shkëlqejmë sërish appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Helikopteri i Forcave Ajrore përdoret për ‘udhëtim turistik’ në Alpe

By: user 5
13 January 2025 at 20:01

Nga Vladimir Karaj

Në fillim të dhjetorit të vitit të shkuar, një helikopter i Forcave Ajrore u ngrit nga fusha e futbollit në stadiumin e “Vllaznisë” në Shkodër dhe fluturoi përmbi Alpet e veriut të Shqipërisë. Por ky nuk ishte një fluturim emergjence dhe as ndonjë mision i rëndësishëm ushtarak.

Helikopteri i ushtrisë shqiptare fluturoi drejt Alpeve me kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, kreun e Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli dhe zv.presidentin e Komitetit Olimpik austriak, Peter Schröcksnadel në bord.

Përmes një postimi në Facebook më 2 dhjetor, Beci e përshkroi përvojën si “një udhëtim i bukur pune me investitorë austriakë për të vlerësuar potencialin për resort skish në Alpe…”. Në videon e postuar nga Beci, tre udhëtarët dhe shoqëruesit e tyre pozojnë të buzëqeshur me pamjet magjike të Alpeve pas shpine.

Helikopteri i publikuar në video i përket flotës së vogël dhe problematike të mjeteve ajrore Cougar në dispozicion të ushtrisë shqiptare, të cilat gjatë viteve të fundit kanë vuajtur nga avaritë dhe problemet e vazhdueshme me mirëmbajtjen.

Edhe pse nuk ka një ligj që rregullon specifikisht përdorimin helikopterëve ushtarakë, rregullore të brendshme të Shtabit të Përgjithshëm normojnë përdorimin e tyre në misione ushtarake, në rastet e emergjencave civile dhe në transportin e zyrtarëve më të lartë të shtetit.

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci i tha BIRN përmes telefonit se udhëtimi ishte organizuar nga Komiteti Olimpik Shqiptar dhe se ai ishte thjesht “shoqërues në udhëtim”.

“Mua më morën në Shkodër, e kishte organizuar Komiteti Olimpik Shqiptar”, the Beci.

Kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli nuk pranoi të komentonte deri në publikimin e këtij shkrimi dhe i kërkoi pyetjet me shkresë zyrtare.


Ndërkohë, Shtabi i Përgjithshëm i tha BIRN në një përgjigje me shkrim se përmbushja e kërkesës së ardhur nga Komiteti Olimpik Shqiptar për vënien në dispozicion të helikopterit ishte brenda rregullave. Shtabi tha gjithashtu se ky fluturim përputhej me misionin e Forcave të Armatosura “për promovimin dhe lartësimin e emrit të vendit në arenën ndërkombëtare përmes kontributit të sportistëve të nivelit të lartë”.

“Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të bashkëpunimit civilo-ushtarak kanë detyrimin të bashkëpunojnë me autoritetet civile dhe organizatat qeveritare e joqeveritare,” tha Shtabi i Përgjithshëm, duke shtuar se aktualisht siguronte kapacitete të mjaftueshme të transportit ajror në gatishmëri të plotë.

Kjo nuk është hera e parë që helikopterët e Forcave Ajore përdoren për qëllime përtej misionit ushtarak. Në vjeshtë 2020, opozita denoncoi se atëherë ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, përdori helikopterin për të marrë pjesë në aktivitete të Partisë Socialiste. Më herët në vitin 2013, socialistët dhe opozita e kohës, akuzuan Arben Imamin, ish-ministrin e Mbrojtjes në qeverinë Berisha, se kishte lejuar përdorimin e helikopterëve dhe pilotëve të bazës ajrore në Farkë për videoklipin e një këngëtareje.

Rasti më i fundit i shpërdorimit të helikopterit të Forcave Ajrore për udhëtimin në Alpe kritikohet si një akt i paligjshëm dhe në dëm të kapaciteteve ushtarake shqiptare.

“Nuk mund të përdoren mjetet e Forcat Ajrore për të bërë xhiro turistike, nuk janë taksi. I bie t’i kthesh Forcat Ajrore në agjenci turistike apo agjenci taksish,” tha për BIRN Artur Meçollari, ish-zv.komandant i Forcës Detare.

“Është plotësisht e jashtëligjshme. Sjell amortizimin e panevojshëm të kapaciteteve dhe gadishmërisë së Forcave të Armatosura, për një aktivitet që nuk është objekt i fushës së tyre të punës”, shtoi ai.


Edhe Lindita Metaliaj, deputete e Partisë Demokratike dhe anëtare e Komisionit të Sigurisë Kombëtare e cilëson flagrant rastin. Metaliaj tha gjithashtu se rasti meritonte të hetohej pasi shkelja e ligjit dhe shpërdorimi i parave publike ishte sipas saj i qartë.

“Përdorimi i këtyre mjeteve për qëllime private e bën paligjshmërinë akoma edhe më flagrante”, tha Metaliaj, ndërsa akuzoi kryeministrin për instalim të një kulture të përdorimit të mjeteve shtetërore për qëllime private.

“…nëse organet e drejtësisë do të funksiononin, ata duhet të japin llogari për paratë e shpërdoruara të taksapaguesve,” përfundoi ajo./BIRN

The post Helikopteri i Forcave Ajrore përdoret për ‘udhëtim turistik’ në Alpe appeared first on Lapsi.al.

Benet Beci përdor helikopterin e Forcave Ajrore për ‘udhëtim turistik’ në Alpe

By: Ardit
13 January 2025 at 10:11

Në fillim të dhjetorit të vitit të shkuar, një helikopter i Forcave Ajrore u ngrit nga fusha e futbollit në stadiumin e “Vllaznisë” në Shkodër dhe fluturoi përmbi Alpet e veriut të Shqipërisë. Por ky nuk ishte një fluturim emergjence dhe as ndonjë mision i rëndësishëm ushtarak. Helikopteri i ushtrisë shqiptare fluturoi drejt Alpeve me […]

The post Benet Beci përdor helikopterin e Forcave Ajrore për ‘udhëtim turistik’ në Alpe appeared first on BoldNews.al.

Helikopteri i Forcave Ajrore përdoret për ‘udhëtim turistik’ në Alpe

13 January 2025 at 07:33

Në fillim të dhjetorit të vitit të shkuar, një helikopter i Forcave Ajrore u ngrit nga fusha e futbollit në stadiumin e “Vllaznisë” në Shkodër dhe fluturoi përmbi Alpet e veriut të Shqipërisë. Por ky nuk ishte një fluturim emergjence dhe as ndonjë mision i rëndësishëm ushtarak. Helikopteri i ushtrisë shqiptare fluturoi drejt Alpeve me […]

The post Helikopteri i Forcave Ajrore përdoret për ‘udhëtim turistik’ në Alpe appeared first on Reporter.al.

Ylli uron Vitin e Ri 2025: Tirana kryeqyteti i sportit, Valiev e Dudaev shërbim kombëtar

31 December 2024 at 16:26

TIRANË, 31 dhjetor /ATSH/ Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli ka uruar sportistët, trajnerët, fëmijët dhe mësuesit në prag të vitit të ri 2025.

Ylli ka bërë një përmbledhje të rezultateve sportive gjatë vitit që po lëmë pas, duke cekur dy medaljet e para Olimpike në “Paris 2024” nga mundësit Chermen Valiev dhe Islam Dudaev.

Kreu i KOKSH nuk la pa përmendur edhe aktivitetet e tjera sportive ndërkombëtare të mbajtura në Tiranë.

“Të dashur sportistë, trajnerë, fëmijë, mësues dhe ju administratorë; e ndjej nga shpirti t’ju falenderoj të gjithëve që i shërbeni sportit dhe olimpizmit dhe t’ju uroj mirësi dhe mbarësi.

Gjatë 2024 Tirana ka qenë kryeqyteti me më shumë aktivitete sportive ndërkombëtare. Viti 2024 ka lënë shumë gjurmë me tituj kampion. Janë marrë shumë medalje në disiplina të ndryshme sportive.

Shqipëria shkroi historinë me dy medaljet historike Olimpike në “Paris 2024″ me Chermen Valiev dhe Islam Dudaev. I kanë bërë një shërbim të jashtëzakonshëm kombëtar Shqipërisë. Le të ndajmë së bashku urimet për një vit të mbarë në 2025”, tha Fidel Ylli.

/r.e/

The post Ylli uron Vitin e Ri 2025: Tirana kryeqyteti i sportit, Valiev e Dudaev shërbim kombëtar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌