Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Vangjeli: KOKSH në krizë të thellë legjitimiteti

TIRANË, 19 korrik/ATSH/ Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli u shpreh sot se “sistemi sportiv shqiptar është vendosur përballë një tjetër rasti alarmant abuzimi dhe ndërhyrjeje politike”.

“Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), i cili duhet të ishte një strukturë autonome dhe e depolitizuar, po përballet me një krizë të thellë legjitimiteti dhe integriteti. Drejtuesi aktual i KOKSH, Fidel Ylli, vazhdon të mbajë detyrën pavarësisht vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë, e cila është rrëzuar në mënyrë të paprecedentë nga Gjykata e Apelit në Shqipëri”, tha Vangjeli.

Sipas saj, ky është “një vendim që ngre shqetësime të thella për integritetin e sistemit gjyqësor dhe për respektimin e standardeve ndërkombëtare në sport”.

“Së fundmi, edhe Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka pezulluar të gjitha marrëdhëniet juridike me KOKSH duke thelluar më tej krizën institucionale”, shtoi najo.

Vangjeli theksoi se “në një akt që përforcon kontrollin politik mbi sportin, Parlamenti miratoi me nxitim ndryshime në ligjin ‘Për Sportin’, të propozuara nga vetë kreu aktual i KOKSH”.

“Ky ndryshim i jep Komitetit një rol të ri dhe të diskutueshëm në organizimin e aktiviteteve jashtë orarit mësimor, duke cenuar kompetencat e federatave dhe duke vënë në pikëpyetje transparencën e përdorimit të fondeve publike”, shtoi ajo.

/m.m//a.f/

The post Vangjeli: KOKSH në krizë të thellë legjitimiteti appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përplasja e madhe/ KOKSH dhe FSHF, sfida institucionale e sportit shqiptar, Fidel Ylli: Ne jemi ata që respektojmë ligjin

6 July 2025 at 22:32

I ftuar në emisionin “Botërori i Vogël”, në ABC News, presidenti i KOKSH, foli për përplasjen mes KOKSH dhe FSHF, një sfidë thuajse institucionale e sportit shqiptar.

Gjatë intervistës, në këtë çështje ka një gabim sipas tij, pasi rruga e zgjedhur për ta ndjekur çështjen me gjykatën e Lozanos është një gabim.

“Të gjithë anëtarët kërkonin të bëheshin zgjedhje sepse ishin përpara lojërave olimpike por presidenti nuk pranonte. Dhe në këtë mënyrë në momentin që shkarkohet presidenti kjo Asamble shkon dhe regjistrohet në Gjykatë. Gjykata e Tiranës pasi e shqyrtoi dhe në 13 faqe shtjellon gjithçka dhe e regjistron. Në këtë moment fillon  lufta ndërmjet ish-presidentit dhe zotit Duka, bëhen bashkë dhe filluan gjyqet. Pasi humben gjyqet, këta në vend të shkonin në Gjykatën e Apelit sipas ligjit, këto zgjodhën Gjykatën e Lozanos. Dhe në këtu vijnë zgjedhjet. Futem unë në lojë si kandidaturë për t’u zgjedhur…Këta zgjodhën rrugën e gabuar, rrugën e Lozanës…”, tha ai.

Gjatë intervistës, theksoi se kjo është një çështje regjistrash që janë kompetencë ekskluzive të gjykatave të vendit, duke shtuar se KOKSH respekton ligjin.

Ai tha se do e respektonin Lozanën po të ishte çështje sportive, por siç nënvizoi ai kjo është një çështje regjistrash.

“Po të shohim ligjin e sportit, ka një nen që thuhet për zgjidhje e mosmarrëveshje organizohet Këshilli i Arbitrazhit Sportiv. Tani kjo çështje është sportive apo regjistrash? Sepse kjo është çështje regjistrash që janë kompetencë ekskluzive e gjykatave të vendeve. Kjo që ka ndodhur është çmenduri, dhe do të jetë një njollë e zezë për atë gjyqtar që ka gjykuar këtë çështje… Por ne jemi ata që respektojmë ligjin, kemi pritur vendimin e Gjykatës së Apelit”, tha më tej Ylli.

Bisedime për bashkëpunim mes Universitetit të Sporteve të Tiranës dhe atij të Pekinit

TIRANË, 28 qershor/ATSH/ Universiteti i Sporteve i Tiranës dhe ai i Pekinit kanë nisur bisedimet për një bashkëpunim mes tyre.

Ky bashkëpunim vjen me iniciativë të Presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli dhe në mbështetjen e Komitetit Olimpik Kinez.

Qëllimi është bashkëpunimi në kërkimin shkencor në fushën e sportit, si edhe kualifikime të specializuara në administrimin sportiv dhe mjekësinë sportive.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, presidenti i Komitetit Olimpik Kinez dhe njëherësh ministër i Sportit, Gao Zhidan, ka zhvilluar një vizitë në Universitetin e Sporteve.

Nën kujdesin e rektorit Agron Kasa dhe i shoqëruar nga presidenti Fidel Ylli, presidenti Gao Zhidan ka parë nga afër auditoret dhe laboratorët modernë të Universitetit të Sporteve, ndërsa konfirmoi mbështetjen e tij për bashkëpunimin mes dy universiteteve.

/k.s/j.p/

The post Bisedime për bashkëpunim mes Universitetit të Sporteve të Tiranës dhe atij të Pekinit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Atleti Franko Burraj, rekord të ri kombëtar në 200 metra

TIRANË, 26 qershor /ATSH/ Atleti Franko Burraj vijon të thyejë rekorde kombëtare.

Pas rekordit në garën e 400 metrave, në Kampionatin Evropian Liga 3, që po mbahet në Maribor të Sllovenisë, Franko Burraj regjistroi edhe një tjetër rekord kombëtar në 200 metra, njoftoi Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Burraj e ndali kronometrin në kohën 20:97, duke i dhënë pikë të rëndësishme ekipit kombëtar për kualifikimin në Ligën 2.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Olympicalbania (@olympicalbania)

 

/a.f//r.e/

The post Atleti Franko Burraj, rekord të ri kombëtar në 200 metra appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ylli në Katar, diskutime për financimin e Tirana Olympic City

TIRANË, 27 maj /ATSH/ Presidenti i Komitetiti Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli ndodhet në një vizitë pune në Doha të Katarit, ku është pritur në një takim të veçantë nga Jassim Bin Rashid Al-Buebain, Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Katarit.

Në takim u shqyrtuan aspekte të bashkëpunimit sportiv midis Komitetit Olimpik Kombëtar të Katarit dhe Komitetit Olimpik Shqiptar, për ndarjen e eksperiencave dhe rritjen e bashkëpunimit në disiplina të ndryshme sportive.

Vemendja më e madhe e diskutimit u përqendrua në mundësitë për financimin e Qytetit Olimpik, Tirana Olympic City, një nga prioritet i Komitetit Olimpik Shqiptar. /j.p/

The post Ylli në Katar, diskutime për financimin e Tirana Olympic City appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Presidenti i Federatës Botërore të Gjimnastikës viziton Shqipërinë: Rritje e bashkëpunimit

TIRANË, 20 maj /ATSH/ Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli shoqëroi në një vizitë të posaçme në Shqipëri, presidentin e Federatës Botërore të Gjimnastikës, Morinari Watanabe.

Qëllimi i kësaj vizite ishte rritja e bashkëpunimit mes Federatës Botërore dhe Federatës Shqiptare të Gjimnastikës.

Presidenti Ylli e njohu mikun e tij, Watanabe me projektin Ekipet Sportive të Shkolla dhe kërkoi mbështetjen e tij që disiplina e gjimnastikës të përfshihet në këtë projekt.

Gjatë vizitës në qytetin e Shkodrës, ku shoqëroheshin nga presidenti i Federatës Shqiptare të Gjimnastikës, Leonard Luli, presidenti Watanabe ndoqi nga afër Gjimnastradën Kombëtare, me pjesëmarrjën e shumë fëmijëve nga e gjithë Shqipëria.

Watanabe, një biznesmen i njohur japonez, president i Federatës Botërore të Gjimnastikës, që prej vitit 2017, Anëtar i IOC dhe kandidat për president të IOC, vlerësoi punën e shkëlqyer të KOKSH dhe të presidentit Fidel Ylli si dhe shprehu të gjithë vëmendjen e tij për të mbështetur gjimnastikën shqiptare.

/r.e/

The post Presidenti i Federatës Botërore të Gjimnastikës viziton Shqipërinë: Rritje e bashkëpunimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ylli pret Presidentin e Komitetit Paralimpik Europian,  Raymon Blondel

TIRANË, 10 maj /ATSH/ Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli priti në një takim në zyrën e tij, Presidentin e Komitetit Paralimpik Europian,  Raymon Blondel.

Pas një turi Ballkanik, Blondel kishte shprehur dëshirën për të parë nga afër punën që është bërë në Komitetin Olimpik Shqiptar dhe të njihej personalisht me Presidentin Fidel Ylli.

Gjatë bisedës së ngrohtë dhe shumë miqësore mes 2 Presidentëve, Ylli e njohu mysafirin me përpjekjet institucionale që po bëhen për krijimin e Komitetit Paralimpik në Shqipëri.

Presidenti Blondel pati mundësi të njihet me arritjet e KOKSH nën drejtimin e Fidel Ylii dhe mbeti shumë i mahnitur me Projektin e Ekipeve Sportive në Shkolla, vëmendjen që po i jepet përfshirjes së fëmijëve dhe të rinjve në sport, ndërsa vlerësoi maksimalisht edhe punën e jashtëzakonshme që KOKSH po bën përmes strukturave të veta, për promovimin e sportistëve elitarë dhe të gjithë Lëvizjes Olimpike në Shqipëri.

Blondel ka uruar përzemërsisht Presidentin Fidel Ylli për rizgjedhjen e tij dhe ofroi mbështetjen e tij dhe të Komitetit Paralimpik Europian për bashkëpunime të mëtejshme.

/a.f/

The post Ylli pret Presidentin e Komitetit Paralimpik Europian,  Raymon Blondel appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fidel Ylli rizgjidhet president i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar

24 April 2025 at 16:37

TIRANË, 24 prill /ATSH/ Fidel Ylli është rizgjedhur presidentit i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar edhe për katër vitet e ardhshme.

Në Asamblenë e 31-të të Përgjithshme Zgjedhore të mbajtur në Tiranë, Fidel Ylli ka marrë besimin për të drejtuar Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar për një tjetër mandat.

Presidenti i Federatës së Volejbollit, Erlind Pëllumbi është zgjedhur zv.president i KOKSH.

I pranishëm në punimet e Asamblesë së 31-të të KOKSH ishte dhe zv.ministri i Arsimit dhe Sportit, Endrit Hoxha.

Gjatë punimeve të Asamblesë është votuar edhe për Komitetin Ekzekutiv të KOKSH, që do të përbëhet nga Alfred Tahiraj, Enkeleda Caushi, Florend Kalivopuli, Julinda Dhame, Izmir Smajlaj, Krenar Dila, Leonard Luli, Pavlina Evro.

Siç është bërë traditë në çdo Asamble të KOKSH, janë dorëzuar Urdhrat Olimpikë, për figura që kanë dhënë kontribut ndër vite në sportin shqiptar, që përkonin me emrat e Theodhori Driza, Emin Lishi, Mustafa Fagu, Krenar Luto dhe Sytki Tafili.

/r.e/

The post Fidel Ylli rizgjidhet president i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhje ‘moniste’ për kreun e KOKSH, Fidel Ylli zgjidhet për një mandat të dytë

By: armand
23 April 2025 at 22:41

Fidel Ylli u rikonfirmua sot për një mandat të dytë në krye të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Në asamblenë zgjedhore, Fidel Ylli ishte kandidat i vetëm, duke u zgjedhur president me 64 vota dhe 3 kundër. Pa votën e FSHF dhe FSHSU, të cilat refuzuan të mos marrin pjesë në Asamblenë e 31 të Përgjithshme […]

The post Zgjedhje ‘moniste’ për kreun e KOKSH, Fidel Ylli zgjidhet për një mandat të dytë appeared first on BoldNews.al.

FSHF nuk do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të KOKSH – refuzohet e drejta themelore për të propozuar çështje në rendin e ditës

TIRANË, 17 prill/ATSH/ Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) nuk do të marrë pjesë në Asamblenë e 31-të të Përgjithshme të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), që do të zhvillohet më datë 23 prill 2025. Kjo vendimmarrje është pasojë e refuzimit të hapur nga ana e Komitetit Ekzekutiv të KOKSH për të përfshirë në rendin e ditës një kërkesë zyrtare të FSHF-së, të paraqitur më 28 mars 2025, në përputhje me të drejtën që Statuti i KOKSH-it njeh çdo anëtari të tij.

Kërkesa e FSHF kishte për qëllim shprehjen e qëndrimit të Asamblesë së Përgjithshme mbi zbatimin e vendimit përfundimtar të Gjykatës së Arbitrazhit për Sportin (CAS), i cili e ka shpallur të pavlefshëm vendimmarrjen e mëparshme të KOKSH, mekanizmat e saj zgjedhor dhe ka renditur shkelje të qarta të të drejtave të FSHF si anëtar. Kjo vendimmarrje duhet të zbatohet detyrimisht nga KOKSH për ta kthyer strukturën Statutore të KOKSH brenda kornizës së ligjit.

Për fat të keq, drejtuesit aktualë të KOKSH kanë vendosur të injorojnë, jo vetëm vendimin e gjykatës sportive ndërkombëtare me prestigjioze si CAS, por edhe të drejtat themelore të një anëtari për të kërkuar përfshirjen e një çështjeje në rendin e ditës. Ky akt zhduk çdo iluzion mbi funksionimin demokratik të KOKSH dhe tregon se drejtimi i tij aktual po ndjek një rrugë të izoluar dhe autoritare, në kundërshtim me frymën olimpike dhe Kartën Olimpike.

Kjo dhe vendimmarrjet e tjera te KOKSH-it janë kundërshtuar nga FSHF vetëm me qëllimin e restaurimit të proceseve ligjore brenda kësaj organizate dhe kjo është konfirmuar në nivel ndërkombëtar.

Kështu do të ndodhi edhe në të ardhmen, sepse kërkesat tona janë vetëm në interes të ligjshmërisë dhe demokratizimit të një organizate.

Mirëpo drejtuesit e KOKSH-it nuk kanë asnjë interes të zbatojnë ligjin dhe vendimet e Gjykatave dhe mbajnë në një frymë shtrëngimi anëtarët që mbahen me paratë publike, që administron KOKSH dhe nuk i lejojnë të ushtrojnë liritë e tyre të organizimit. Ata kanë vetëm shqetësimin të përdorin kohën në detyrë për të thelluar paligjshmëritë që i mundëson të ushtrojnë disa ofiqe në dëm të interesave të mjedisit sportiv.

Nuk mund të ketë kuptim pjesëmarrja në një asamble kur anëtarët nuk lejohen të shprehen, nuk u njihet mundësia për të diskutuar çështje me karakter kaq të rëndësishëm dhe nuk u garantohen të drejtat e pjesëmarrjes. Në një organizatë ku një anëtar ka më pak të drejta sesa një drejtues i zgjedhur, atëherë vetë kuptimi i demokracisë institucionale është i cënuar.

FSHF do të vazhdojë betejën e saj ligjore dhe institucionale për të garantuar ligjshmërinë dhe për të rikthyer funksionimin normal dhe të rregullt të KOKSH. Ashtu si para 4 vjetësh, kur paralajmëruam këtë vendimmarrje, sërish gjithçka që po kryhet është e kundërligjshme, por për drejtuesit e KOKSH, ka rëndësi vetëm qëndrimi në detyrë.

Ne do të mbetemi gjithmonë në mbështetje të parimeve të transparencës, të drejtës, dhe respektimit të çdo anëtari në mënyrë të barabartë.

The post FSHF nuk do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të KOKSH – refuzohet e drejta themelore për të propozuar çështje në rendin e ditës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FSHF bojkoton Asamblenë e KOKSH-it: Shkel vendimet e gjykatave ndërkombëtare

By: armand
17 April 2025 at 18:41

Dy organet drejtuese kryesore të sportit në Shqipëri si Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) dhe Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) janë përplasur sërish në distancë para Asamblesë së 31-të të Përgjithshme të KOKSH-it. Federata Shqiptare e Futbollit ka refuzuar pjesëmarrjen në këtë takim, i cili do të zhvillohet më 23 prill. Shkak është bërë refuzimi […]

The post FSHF bojkoton Asamblenë e KOKSH-it: Shkel vendimet e gjykatave ndërkombëtare appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria përfaqësohet me dy sportistë në Kampionatin Botëror të “Fitness Challenge”

11 April 2025 at 09:15

TIRANË, 11 prill /ATSH/ Shqipëria u përfaqësua në Kampionatin Botëror të ‘Fitness Challenge’ të mbajtur në Bishkek të Kirgistanit, me sportistët Jurgen Veizi dhe Klejdi Qemalli, bëri të ditur sot Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH).

Në garën individuale ‘Golden Level’, Jurgen Veizi bëri një paraqitje dinjitoze, duke u renditur në vendin e pestë.

Në garën ekipore “Gold Level Team of Two”, Jurgen Veizi dhe Klejdi Qemalli, për pak pikë humbën zonën e medaljeve, duke u renditur në vendin e katërt. /j.p/

The post Shqipëria përfaqësohet me dy sportistë në Kampionatin Botëror të “Fitness Challenge” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Chermen Valiev kthehet në Shqipëri si Kampion i Europës në mundje

TIRANË, 10 prill /ATSH/ Chermen Valiev u kthye sot në Shqipëri si Kampion i Europës në mundje për peshën deri 74 kg.

Pas medaljes së parë historike për Shqipërinë, në Lojërat Olimpike Paris 2024, Cherman Valiev bëhet edhe Kampioni i Europës në kampionatin e zhvilluar në Bratislavë, të Sllovakisë.

Sportisti kuqezi mposhti në finale rusin Sidakov, me rezultatin 4-2. Ky sukses i Valiev vjen pas medaljes së bronztë në Olimpiadën e Parisit.

Mundësi i Shqipërisë bëri një garim fantastik në këtë europian, duke treguar talentin e tij të jashtëzakonshëm dhe një besimin e plotë për Medaljen e Artë.

Me medalje është kthyer nga ky europian edhe Zelimkhan Abakarov, që siguroi medaljen e bronztë në peshën 61 kg, stil i lirë.

Dy mundësit kampionë, që shoqëroheshin në këtë europian nga presidenti i Federatës së Mundjes, Sahit Prizreni, janë pritur me nderime në aeroportin “Nënë Tereza” nga presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli dhe shumë dashamirës të mundjes.

Presidenti Fidel Ylli ka vlerësuar dy mundësit për arritjet e shkëlqyera në këtë europian dhe ka përgëzuar presidentin Prizreni, për sukseset e njëpasnjëshme nga Federata e Mundjes.

The post Chermen Valiev kthehet në Shqipëri si Kampion i Europës në mundje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KOKSH: Skandal gjatë ceremonisë së dorëzimit të medaljeve në Kampionatin Europian të mundjes

10 April 2025 at 13:59

TIRANË, 10 prill /ATSH/ Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) bëri të ditur sot se, sporti i mundjes është përfshirë në një skandal të vërtetë gjatë ceremonisë së dorëzimit të medaljeve në Kampionatin Europian të zhvilluar në Bratislavë të Sllovakisë.

Presidenti i Federatës Ruse të Mundjes dhe zv.presidenti i Federatës Botërore të Mundjes, Mikhail Mamiashvili, në momentin e dorëzimit të medaljes së Artë për Chermen Valiev, si Kampion Europe për Shqipërinë, ka bërë një gjest skandaloz, duke ushtruar forcë teksa i vendoste në qafë medaljen dhe më pas duke e shtyrë me duar, thekson KOKSH.

Gjatë këtij momenti është dëgjuar edhe fjala ‘tradhëtar’ për Chermen Valiev, që ka zgjedhur të garojë për Shqipërinë, bën të ditur KOKSH.

Shqipëria arriti të fitojë dje dy medalje në Kampionatin Evropian të Mundjes që po zhvillohet në Bratislavë të Sllovakisë.

Mundësi i Shqipërisë, Chermen Valiev është shpallur kampion i Europës, në peshën deri në 74 kg. Sportisti kuqezi mposhti në finale rusin Sidakov, me rezultatin 4-2. Ky sukses i Valiev vjen pas medaljes së bronztë në Olimpiadën e Parisit,

Po ashtu medalje ka fituar dhe mundësi tjetër i Shqipërisë, Zelimkhan Abakarov. Ai fitoi medaljen e bronzit. Në peshën deri 61 kg, Abakarov triumfoi në finalen për vendin e tretë ndaj moldavit Colesnic, me një fitore të pastër 11-0. /j.p/

The post KOKSH: Skandal gjatë ceremonisë së dorëzimit të medaljeve në Kampionatin Europian të mundjes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbahet në Tiranë aktiviteti i taekwondo-s me 500 sportistë nga rajoni

31 March 2025 at 16:28

TIRANË, 31 mars /ATSH/ Akademia Taekwondo Studenti në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Taekwondo, zhvilluan aktivitetin “Studenti Open-International Taekwondo Tournament”, me pjesëmarrjen e 500 sportistëve nga vende të ndryshme të rajonit, si Kosova, Mali i Zi, Greqia dhe Italia.

Pas 5 vitesh në nivelin rajonal, ky edicion i 6-të ka marrë formën e një turneu Open Ndërkombëtar.

Në aktivitet mori pjesë edhe Presidenti i KOKSH,  Fidel Ylli, që përgëzoi punën e Federatës së Taekwondo për zhvillimin e këtij aktiviteti, si dhe Akademinë Taekwondo Studenti për promovimin dhe gjithëpërfshirjen e këtë edicioni.

“Studenti Open-International Taekwondo Tournament” u mbështet nga Federata Shqiptare e Taekwondo, KOKSH, si edhe nga Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit. /j.p/

The post Mbahet në Tiranë aktiviteti i taekwondo-s me 500 sportistë nga rajoni appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skiatorja Lara Colturi renditet e 8-ta në Kupën e Botës

29 March 2025 at 14:45

TIRANË, 29 mars /ATSH/ Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë, Lara Colturi ka mbyllur një sezon fantastik në Kupën e Botës 2024-2025 me 3 podiume.

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) bëri të ditur se Colturi u rendit mes 10 më të mirave në të dyja disiplinat teknike dhe në klasifikimin e përmbledhës u rendit në vendin e 8-të.

Përgjatë gjithë sezonit, skiatorja më e re në Kupën e Botës bëri paraqitje impresionuese, duke lënë gjurmë me zbritjet e saj, ndërsa ka bërë që të valvitet flamuri shqiptar për herë të parë në pistat më të rëndësishme botërore të skive, thekson KOKSH. /j.p/

 

1 nga 2

The post Skiatorja Lara Colturi renditet e 8-ta në Kupën e Botës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KOKSH: Roli i grave dhe vajzave, thelbësor në Lëvizjen Olimpike

By: Kult Plus
8 March 2025 at 23:30

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) uroi sot 8 marsin, duke vlerësuar të gjitha ato kampione që kanë nderuar dhe kontribuojnë për Shqipërinë në çdo arenë të botës.

“Në sport nuk ka limite, sepse fuqia për të garuar si të barabartë është suksesi më i madh”, thekson KOKSH.

“Në këtë 8 Mars nderojmë dhe respektojmë kontributin e grave, vajzave dhe motrave tona, që na e bëjnë jetën më të bukur. Respektojmë të gjitha ato kampione që kanë nderuar dhe kontribuojnë për Shqipërinë në çdo arenë të botës”, thekson KOKSH.

Për Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, roli i grave dhe vajzave është thelbësor dhe shumë i rëndësishëm në çdo arritje teksa beson në fuqinë e tyre transformuese dhe shumë të guximshme në Lëvizjen Olimpike./ KultPlus.com

KOKSH: Roli i grave dhe vajzave, thelbësor në Lëvizjen Olimpike

TIRANË, 8 mars /ATSH/ Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) uroi sot 8 marsin, duke vlerësuar të gjitha ato kampione që kanë nderuar dhe kontribuojnë për Shqipërinë në çdo arenë të botës.

“Në sport nuk ka limite, sepse fuqia për të garuar si të barabartë është suksesi më i madh”, thekson KOKSH.

“Në këtë 8 Mars nderojmë dhe respektojmë kontributin e grave, vajzave dhe motrave tona, që na e bëjnë jetën më të bukur. Respektojmë të gjitha ato kampione që kanë nderuar dhe kontribuojnë për Shqipërinë në çdo arenë të botës”, thekson KOKSH.

Për Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, roli i grave dhe vajzave është thelbësor dhe shumë i rëndësishëm në çdo arritje teksa beson në fuqinë e tyre transformuese dhe shumë të guximshme në Lëvizjen Olimpike. /j.j/

 

The post KOKSH: Roli i grave dhe vajzave, thelbësor në Lëvizjen Olimpike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar vlerëson programin “Ekipet Sportive në Shkolla”

TIRANË, 3 mars /ATSH/ Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të EOC (Komitetit Olimpik Evropian) zhvilloi edhe një takim të përzemërt me Presidentin e IOC (Komitetit Olimpik Ndërkombëtar), Thomas Bach, i cili vlerësoi maksimalisht punën e bërë nga KOKSH përgjatë 4 viteve të fundit, ku veçoi marrëdhëniet e shkëlqyera që janë krijuar me organizmat olimpike ndërkombëtarë dhe forcimin e bashkëpunimit më të gjithë komitetet olimpike.

Thomas Bach e vuri theksin në punën që po bëhet me “Ekipet Sportive në Shkolla”, investimet që janë bërë në infrastrukturë, kurorëzimin me medaljet e para olimpike, promovimin që po i bëhet sportistëve elitarë, inovacionet e KOKSH, si edhe përpjekjet për të pasur sa më shumë aktivitete ndërkombëtare në Shqipëri.

Ylli e falënderoi presidentin Bach për suportin që i ka dhënë Shqipërisë dhe lidershipin e tij në krye të Olimpizmit Botëror, ndërsa e vlerësoi atë si mik të përhershëm të Shqipërisë.

Gjatë Asamblesë së Përgjithshme të EOC, Thomas Bach i dha zyrtarisht lamtumirën drejtimit të IOC, që përkon edhe me përfundimin e mandatit të tij 12-vjeçar.

Zgjedhjet për kreun e ri të IOC do të mbahen në Greqi në sesionin e 144-t të IOC, nga data 18-24 mars. /j.p/

The post Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar vlerëson programin “Ekipet Sportive në Shkolla” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis turneu ndërkombëtar i mundjes “Muhamet Malo Ranking Series”

26 February 2025 at 19:42

TIRANË, 26 shkurt /ATSH/ Ka nisur sot në Tiranë turneu ndërkombëtar i mundjes “Muhamet Malo Ranking Series”.

Lajmi bëhet me dije nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Kjo ngjarje, që po mbahet në Pallatin e Sporteve “Feti Borova”, është pjesë e serisë së dytë të renditjes nga United World Wrestling për vitin 2025 dhe do të sjellë në Shqipëri mbi 720 mundës nga e gjithë bota, përfshirë kampionë olimpikë dhe botërorë.

Pjesëmarrësit vijnë nga Irani, Japonia, Ukraina, Gjeorgjia, Armenia, Kina, Kazakistani, Kirgistani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të garojnë në tre stile: mundje e lirë, mundje greko-romake dhe mundje për femra.

Ekipi Kombëtar i mundjes do të garojë në shumë pesha, ndërsa konfirmohet pjesëmarrja e medalistëve olimpikë, Islam Dudaev dhe Chermen Valiev.

Turneu do të mbahet nga data 26 shkurt deri më 2 mars 2025.

The post Nis turneu ndërkombëtar i mundjes “Muhamet Malo Ranking Series” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌