Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 15 July 2025Main stream

Pishina “Boris Trajkovski” vazhdon të jetë e mbyllur, pritet të hapet pas tre javësh

15 July 2025 at 11:58

Rinovimi i çatisë së pishinës Boris Trajkovski do të përfundojë brenda tre javësh. Pishina u mbyll në mesin e prillit pasi një kornizë ra nga tavani. Edhe pse ishte njoftuar se do të hapej brenda një muaji e gjysmë, pishina ende është e mbyllur. Klubet e notit nuk punojnë, as qytetarët nuk mund ta përdorin atë për qëllime rekreative.

Drejtori i pishinës, Daniel Apostolovski, thotë se për shkak të çështjeve administrative, shpallja e tenderit u shty, por aktualisht punimet e ndërtimit po vazhdojnë sipas dinamikës së planifikuar.

“Procedura për shpalljen e tenderit dhe zgjedhjen e një kompanie kërkon kohë. Aktualisht, po punohet në pishinë. Afati i fundit për rinovimin e tavanit është 6 javë dhe puna po vazhdon sipas dinamikës së planifikuar. Ndërmarrësi ka edhe tre javë për të përfunduar punën”, thotë Apostolovski për “SDK”.

The post Pishina “Boris Trajkovski” vazhdon të jetë e mbyllur, pritet të hapet pas tre javësh appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Përplasen dy Jetski në Golem, plagoset 31-vjeçari nga Kosova

By: Oldi
13 July 2025 at 19:59

Pasditen e së dielës dy mjete lundruese të tipit “Jet Ski” janë përplasur në det në zonën e Golemit, rreth 800 metra larg bregut. Sipas policisë, një nga mjetet drejtohej nga shtetasi me iniciale S. D., 25 vjeç, lindur në Çorovodë, ndërsa tjetri nga shtetasi P. B., 31 vjeç, nga Kosova. Si pasojë e përplasjes, […]

The post Përplasen dy Jetski në Golem, plagoset 31-vjeçari nga Kosova appeared first on BoldNews.al.

Lëshohen në përdorim 20 kilometrat e parë të autostradës Kërçovë-Ohër, Mickoski: Ky projekt kishte stagnuar me vite, sot u bë realitet

13 July 2025 at 15:29

Janë lëshuar në përdorim 20 kilometrat e parë të autostradës Kërçovë – Ohër, në shtrirjen nga Vërbjani deri në Botun. Lëshimi në përdorim i këtij aksi për pushtetin është tregues për dallimin mes tij dhe oponentëve politik dhe dëshmi për përkushtimin dhe punën e kësaj Qeverie, përballë të kaluarës e cila e kishte lënë si projekt të harruar dhe të braktisur, në të cilin nuk pati punëtorë inxhinierë, as makina.

Në lëshimin në përdorim mori pjesë kryeministri hristian Mickopski, i cili theksoi se nuk bëhet fjalë vetëm për lëshim në prëdorim të aksit të autostradës, por moment të kthimit të besimit dhe dëshmi se kur ndërmerret përgjegjësia me ndërgjegje të pastër dhe qëllim të sinqertë, atëherë ndryshimet ndodhin.

“Vetëm një vit pasi që e morëm përgjegjësinë për ta udhëhequr shtetin, arritëm ta zhbllokojmë njërin prej projekteve më të mëdha dhe më të ndërlikuar infrastrukturor në Maqedoni. Projekt i cili me vite qëndronte si simbol i stagnimit, pasqyrë e turpshme për shtetin që qëndron në vend, ndërsa sot është simbol i kohës së re. Sot vetëm një vit pasi që e morëm besimin e popullit treguam se çfarë do të thotë puna e vërtetë me vepra, dhe jo me fjalë. Çdo metër e autostradës është ndërtuar me punë të mundimshme, por edhe me vullnet të qartë për përparim dhe t’i vihet fundi dështimeve nga e kaluara”, tha Mickoski.

Shtoi se si Qeveri nuk mbesin këtu dhe se vitin e ardhshëm autostrada Kërçovë – Ohër do të përfundohet në tërësi dhe do të vihet në funksion. Kjo, theksoi, nuk do të jetë fitore e rastësishme, por sukses i planifikuar dhe rezultat i punës së vlefshme të përditshme me prëgjegjësi.

The post Lëshohen në përdorim 20 kilometrat e parë të autostradës Kërçovë-Ohër, Mickoski: Ky projekt kishte stagnuar me vite, sot u bë realitet appeared first on Telegrafi.

‘Nëpërmjet shpirtit’

By: Kult Plus
13 July 2025 at 14:25

Poezi nga Charles Bukowski

Nëpërmjet shpirtit

Ai e kalon shpirtin
si një thikë
dhe unë i sondoj peisazhet
herë i zymtë, herë i vrerosur
ku korbecë të zinj katran
krrokin kaq me zë të lartë
sa të gërvishtin muret e zemrës.
Kalon nëpër kopshte të këndshme
zbukuruar me margarita të bardha
dhe ngrohur nga një diell i vakët pranverë.
Por kur linfa e saj
Arrin kulmin shpërthen
gjethja njolloset.
Tampon i vetëm për të tillë plagë…/KultPlus.com

Siguria Detare – Shpëtohen 18 shtetas, 36 mjete lundruese të bllokuara nga Ksamili në Koman


TIRANË, 13 korrik /ATSH/ Policia Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, vijon operacionin “Siguria Detare”, me qëllim garantimin e sigurisë për pushuesit dhe përdoruesit e mjeteve lundruese përgjatë gjithë vijës bregdetare, zonave liqenore dhe lumore.

Gjatë javës së fundit janë kontrolluar 254 mjete lundruese, nga të cilat 36 janë bllokuar për shkelje të perimetrit të sigurisë, ushtrim aktivitetesh jashtë zonave të miratuara dhe mungesë dokumentacioni. Ndër mjetet e bllokuara përfshihen 24 Jet Ski, 5 skafe, 4 gomone dhe 3 varka metalike.

Gjithashtu, janë konstatuar 13 mjete duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative prej 100,000 lekësh secili.

Policia Kufitare ka ndërhyrë në 10 raste, nga Ksamili në Velipojë, për të shpëtuar 18 shtetas (shqiptarë dhe të huaj) që ndodheshin në rrezik për shkak të dallgëve të forta apo defekteve në mjetet lundruese.

Policia e Shtetit apelon për respektimin e rregullave të sigurisë detare dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje në numrin 112.

/a.f/

The post Siguria Detare – Shpëtohen 18 shtetas, 36 mjete lundruese të bllokuara nga Ksamili në Koman appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mickoski: Bullgaria dëshiron asimilimin e popullit maqedonas

12 July 2025 at 13:10

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski edhe sot ka dalë me akuza të rënda për Bullgarinë.

“Bota dhe Europa e kanë parë se cili ka qenë qëllimi i politikanëve bullgarë. Qëllimi i politikanëve bullgarë në asgjë nuk dallon nga qëllimi që e ka udhëheqësia ruse në Ukrainë dhe ajo është përpjekja për asimilim të popullit maqedonas”, tha Mickoski nga Ohri.

Mickoski përmendi dhe rastin e sulmit ndaj kryetares së Shkupit, Danella Arsovska.

“Sa i përket kryetares së Qytetit të Shkupit, janë thënë shumë gjëra, nuk kam se çka të shtoj. Institucionet duhet të veprojnë”, u përgjigj shkurtimisht Mickoski.

Arsovska dje informoi se gjatë ekspertizës dhe kontrollit inspektues ndaj ndërtimeve pa leje në Komunën e Çairit, është sulmuar, së pari verbalisht, e më pas edhe fizikisht, para pjesëtarëve të MPB-së.

 

 

The post Mickoski: Bullgaria dëshiron asimilimin e popullit maqedonas appeared first on Telegrafi.

Mickoski: Qëllimi ynë është ta bëjmë Maqedoninë vend të mundësive ku mundi paguhet, ndërsa investimi ka kuptim

11 July 2025 at 15:31

“Investimi i ri i kompanisë turke “Çagataj Kabllo’ është edhe një themel i besimit ekonomik dhe sinjal i qartë se kur institucionet janë të përkushtuara, suksesi vjen pashmangshëm. Dita e sotme është edhe një konfirmim se po lëvizim para”, deklaroi kryeministri Hristian Mickoski sot në vendosjen e gurthemelit të fabrikës së re të kësaj kompanie në Zonën Zhvillimore Teknologjike Industriale në Shkup.

“Këta janë tregues që thonë gjënë më të rëndësishme se vendi është i qëndrueshëm, ekonomia aktive dhe se e ardhmja po ndërtohet sot. Jam i vetëdijshëm se qytetarët po përballen me vështirësi, jam i vetëdijshëm se nevojiten ndryshime të shpejta dhe konkrete dhe pikërisht për këtë arsye çdo ditë me gjithë energjinë që kemi, punojmë që këto ndryshime të ndodhin. Luftojmë për çdo vend të ri pune, për çdo denar më shumë në ekonominë e vendit, për çdo shans që mund të sjellë stabilitet në vend. Nuk presim investime, i kërkojmë, i mbështesim, i meritojmë. Nuk flasim për mundësi, por i hapim ato. Bëjmë thirrje për ndryshime dhe i realizojmë këto ndryshime”, theksoi Mickoski në fjalimin e tij.

Ai shtoi se ky është vetëm një nga shembujt e shumtë si krijohet rritje ekonomike jo me teori, por me objekte konkrete dhe se një fillim i tillë është i mirë jo vetëm për kompaninë, por edhe për bashkësinë lokale, ekonominë kombëtare dhe për çdo njeri të ri i cili dëshiron të mbetet në shtetin e vet.

“Qëllimi ynë është që ta bëjmë Maqedoninë vend të mundësive, vend në të cilin mundi paguhet, vend në të cilin investimi ka kuptim, vend në të cilin institucionet janë partnerë të biznesit, jo pengesë, por mbështetje”, nënvizoi Mickoski.

Theksoi se rezultatet e arritura tregojnë se Qeveria ka drejtim të qartë ekonomik.

The post Mickoski: Qëllimi ynë është ta bëjmë Maqedoninë vend të mundësive ku mundi paguhet, ndërsa investimi ka kuptim appeared first on Telegrafi.

Mickoski: Le të zgjedhë Komisioni Europian këshillin gjyqësor dhe prokurorët, thjesht t’i largojë këta që janë aktual

10 July 2025 at 16:31

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot ka komentuar raportin e KE-së për vendin, ku theksohet se pushteti ekzekutiv ushtron presion mbi gjyqësorin dhe drejtësinë. Kryeministri për këtë doli me kundërpropozim ku tha se le të vijë Komisioni Europian dhe të zgjedhë një Këshill Gjyqësor dhe prokurorë, thjesht le t’i largojë këta.

Le të vijë Komisioni Evropian dhe le të zgjedhë një këshill gjyqësor dhe prokurorë, ne do të punojmë me ta. Vetëm le t’i largojnë këta, unë nuk kam pse të bëj asgjë, vetëm le t’i largojnë këta, le t’i zgjedhin ata. Çdo seancë e këshillit gjyqësor është skandal pas skandali, le t’i zgjedhin ata, ne nuk ndërhyjmë“, tha Mickoski, duke komentuar pretendimet e raportit në të cilin u vu re qartë ndërhyrja e autoriteteve të tjera në pushtetin gjyqësor.

Ai tha se gjyqësori në vend ka besueshmëri vetëm dy përqind, ndërsa vazhdon të shpenzojnë nga buxheti i shtetit.

Unë u tërhoqa. E shihni që nuk po bëjmë asgjë. Ne votuam për një interpelancë, ata me një vlerësim prej dy përqind vazhduan të shpenzonin buxhetin në shpinën tuaj me dy deri në tre mijë euro. Kaq kanë ata dy përqind. Nëse do të kisha një vlerësim prej dy përqind, do të largohesha vetë. Nuk kam fuqinë t’i detyroj të largohen që andej. Tani do të presim që mandatet e tyre të skadojnë dhe do t’i zëvendësojmë me të tjerë.

Ndërkohë, po bëjmë ndryshime në zgjidhjet ligjore që janë pjesë e planit të rritjes dhe axhendës së reformave dhe ato duhet të përfundojnë deri në fund të këtij viti. Javën tjetër kam një takim me Ministrin e Drejtësisë për të parë se ku jemi.

Kemi shumë zgjidhje ligjore që janë në proces dhe le të fillojmë t’i miratojmë ngadalë një nga një në Kuvend. E njëjta gjë vlen edhe për prokurorin. Vlerësimi i tyre është 0.1, 0.2, 0.5. Nëse flasim për drejtësi dhe nëse ata mendojnë se këta njerëz duhet të sjellin drejtësi, nuk e di kush në Maqedoni beson se ata mund të sjellin drejtësi“, tha Mickoski dhe doli me kundërpropozimin për KE-në./Telegrafi/

The post Mickoski: Le të zgjedhë Komisioni Europian këshillin gjyqësor dhe prokurorët, thjesht t’i largojë këta që janë aktual appeared first on Telegrafi.

Mickoski: Kemi fakte se disa zjarre janë shkaktuar qëllimisht, ka edhe persona të ndaluar

10 July 2025 at 15:00

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se autoritetet kanë fakte se disa nga zjarret në rajonin e Shkupit janë shkaktuar qëllimisht.

Mickoski tha se tashmë ka edhe persona të arrestuar.

“Jo vetëm që dyshojmë, por kemi edhe fakte, kemi edhe persona të ndaluar, që këtë e kanë bërë, posaçërisht në territorin e Shkupit, që Qytetit të Shkupit. Për shkak se zjarri, të themi i fundit që ishte në afërsi të Liqenit të Smillkovës, ishte në mbrëmje, pas orës 21, dhe atë që e gjetëm atje. Kishte edhe tre persona që pastaj u siguruan, tregojnë se ka baza të dyshimit për aksion të koordinuar dhe mirë të menduar, posaçërisht në Shkup”, tha Mickoski.

 

The post Mickoski: Kemi fakte se disa zjarre janë shkaktuar qëllimisht, ka edhe persona të ndaluar appeared first on Telegrafi.

Toshkovski: Dyshojmë se disa nga zjarret janë vënë qëllimisht

9 July 2025 at 22:54

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, foli për shkaqet e zjarreve dhe për aktivitetet që po ndërmerr MPB-ja.

Ai tha se shfaqja e zjarreve kryesisht është për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, por gjithashtu shtoi se MPB-ja ka dyshime se një pjesë e tyre janë të qëllimshme, pra shkaku është faktori njerëzor.

“Sot patëm rreth 20 zjarre dhe mund të them se për momentin ato janë nën kontroll. U dhanë përpjekje maksimale njerëzore për përballimin e kësaj stuhie të zjarrtë. Për disa nga zjarret ka dyshime të bazuara se janë shkaktuar qëllimisht nga faktori njeri. Aktualisht po hetohen disa pista për zjarret e qëllimshme, afër objekteve infrastrukturore kyçe, rrugëve, zonave të populluara dhe natyrisht objekteve private. Nuk dua të spekuloj, por duhet të përmend se mund të kemi të bëjmë me një skenar ndryshe nga ai që do të konsideronim si aksidental. Institucionet janë në terren dhe shpresoj që së shpejti të ndriçohen të gjitha rastet që i shkaktuan këto zjarre. Sa i përket zjarrit që ndodhi sot në Vizbegë, në një pikë private të mbeturinave, janë ndaluar pronarët dhe me urdhër të prokurorit publik do të dalin përpara gjyqtarit hetues. Nën kontroll janë vendosur zjarret në Dojran, Nikoliç, Kriva Pallankë, Orman, Volkovo, si dhe zjarri në Samokov dhe, siç përmenda më parë, edhe ai në Vizbegë. Sot është aktivizuar edhe mekanizmi për ndihmë nga Bashkimi Evropian për përballimin e zjarreve. Të gjitha kapacitetet shtetërore janë vënë në funksion maksimal.”, u shpreh Toshkovski.

The post Toshkovski: Dyshojmë se disa nga zjarret janë vënë qëllimisht appeared first on Telegrafi.

Bashkia Lezhë apel pushuesve: Priten dallgë të mëdha, shmangni zonat e pasigurta në plazh

TIRANË, 9 korrik/ATSH/ Bashkia e Lezhës ka paralajmëruar pushuesit për kushtet e pafavorshme detare që pritet të ndikojnë bregdetin e Lezhës dhe zonat përreth gjatë ditës së sotme dhe ditëve në vijim. Parashikohet që deti të jetë me dallgë të forta dhe me rryma të rrezikshme, ndaj strukturat lokale, në bashkëpunim me vrojtuesit e plazhit, janë vendosur në gatishmëri për të monitoruar situatën dhe për të garantuar sigurinë e pushuesve dhe turistëve.

Pushuesve u bëhet thirrje të respektojnë udhëzimet e vrojtuesve, të mos hyjnë në det kur valët janë të larta ose kur është ngritur flamuri i kuq, si dhe të preferojnë plazhe me shërbim sigurie dhe praninë e vrojtuesve.

Operatorët turistikë dhe bizneset bregdetare paralajmërohen të marrin masat e nevojshme për të parandaluar çdo rrezik nga erërat e forta, të cilat mund të shkaktojnë zhvendosje të çadrave dhe shezlongëve, dëmtime të pajisjeve në plazh dhe rrezik për sigurinë e pushuesve.

Ndërkohë, vrojtuesve të plazhit u kërkohet të vendosin sinjalistikë paralajmëruese në mënyrë të dukshme dhe të ngrejnë flamurin e kuq në rast rreziku të lartë, për të siguruar një ambient sa më të sigurt për vizitorët.

1 nga 5

/a.gj//r.e//a.f/

The post Bashkia Lezhë apel pushuesve: Priten dallgë të mëdha, shmangni zonat e pasigurta në plazh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kush kë do ta mbështesë në zgjedhjet lokale – partitë politike nisin me deklarata zyrtare

9 July 2025 at 14:25

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut po afrohen, ndërsa partitë politike kanë nisur me kalkulimet se si do të dalin në garë. Ende nuk është zyrtarizuar asgjë, por ajo që dihet është se partitë në pushtet do ta përkrahin njëra-tjetrën, madje që në raundin e parë në disa komuna.

Kryeministri Hristijan Mickoski, tha se negociatat me VLEN-in dhe ZNAM-in që janë partnerë qeverisës, po shkojnë në drejtim të mirë. Mickoski tha se pret që të kenë mbështetje reciproke të partive në qeveri.

“Sa i përket ZNAM-it, kemi marrëveshje në parim që ata do të kandidojnë me listat e tyre të këshilltarëve, koalicioni i udhëhequr nga OBRM-PDUKM do të kandidojë me listat e tyre, dhe në ato komuna ku vendosim të mbështesim një kandidat, qoftë nga koalicioni i udhëhequr nga OBRM-PDUKM apo ZNAM, njëri apo tjetri nuk do të nominojë kandidat, ata do të mbështesin njëri-tjetrin”.

“Sa i përket koalicionit VLEN, pres që të mbështesim kandidatët e këtij koalicioni në raundin e parë sepse besojmë fuqimisht se partia që nuk ka bërë asgjë për më shumë se 20 vjet dhe fokusi kryesor i së cilës ishte lëshimi i licencave të marihuanës, hapja e kazinove dhe loja e futbollit në zyra, mendoj se duhet të mposhtet në këto zgjedhje dhe të hyjë në histori në skenën politike maqedonase”, tha Mickoski, duke iu referuar BDI-së për dështimet në vitet e fundit.

Edhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i cili pritet të nominohet edhe për një mandat nga radhët e VLEN-it, tha se do të kenë marrëveshje me partitë e qeverisë për zgjedhjet lokale.

“Jemi në fazën e analizës së kandidatëve të VLEN-it. Nuk kemi vendosur nëse do të nxjerrim kandidat në Shkup. Kur do të kemi vendim edhe për komunat tjera do të kemi qëndrim kandidatëve tjerë. Ajo që e kam thënë është që si koalicion qeveritar, do të ketë bashkëpunim, në drejtim të përkrahjes së kandidatëve që do të shkojnë në raundin e dytë”.

“Sa i përket raundit të parë ne do të shkojmë në të gjitha komunat ku ka gjasa reale që edhe kandidati shqiptarë të garojë për kreun e komunës”, tha Kasami.

Situata është më interesante në kampin opozitar shqiptar, e cila pritet të zgjerohet edhe me kalimin e Arben Taravarit nga qeveria. Ky i fundit në një deklaratë për media para disa ditëve tha se së shpejti do të dalin me emrat e kandidatëve për kryetarë së bashku me partitë tjera të siç e quajti ai “Aleancës Kombëtare”.

“Së shpejti në koordinim me partitë që do të dalim së bashku në zgjedhje si Aleancë Kombëtare, do të promovojmë emrat e kandidatëve të cilët do të jenë të pranuar nga të gjithë. Emri i koalicioni nuk është përfundimtar nëse do të jetë Aleanca Kombëtare ose Fronti Kombëtar”, tha Taravari.

Ndërsa i pyetur kur do të ketë takim me Ali Ahmetin për të definuar bashkëpunimin në zgjedhjet lokale, Taravari tha se do të ketë grupe pune që do të merren me këtë çështje.

“Do të ketë grupe pune që do të vazhdojnë të koordinohen dhe do të shohim nëse do të dalim me lista të përbashkëta ose të veçanta. Unë si kryetar jam që të dalim me lista të veçanta, por për këtë duhet të vendos kryesia e partisë”, tha Taravari.

Përveç kandidatëve partiak në zgjedhjet lokale do të marrin pjesë edhe kandidatë të pavarur. I tillë është Mendi Qyra për Komunën e Strugës, por i cili do të merr mbështetjen e koalicionit VLEN. Ndërsa sot kandidaturë të pavarur për Komunën e Gostivarit ka shpallur edhe Visar Ademi.

Ndryshe, zgjedhjet lokale do të shpallen në muajin gusht ndërsa të njëjtat pritet të mbahen më 19 tetor, ndërsa do të votohet për 80 komuna dhe Bashkinë e Shkupit./Telegrafi/

 

 

The post Kush kë do ta mbështesë në zgjedhjet lokale – partitë politike nisin me deklarata zyrtare appeared first on Telegrafi.

Propozimi për interpelancën ndaj kryetarit të Gjykatës Kushtetuese sot para deputetëve

9 July 2025 at 08:39

Kuvendi sot duhet ta fillojë seancën e re të 59-të në të cilën si pikë e parë e rendit të ditës është interpelanca për punën e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, e parashtruar nga grupi parlamentar Fronti Evropian.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në brifingun javor me gazetarët theksoi se në koordinimin e së hënës me koordinatorët e grupeve parlamentare mbizotëroi perceptimi se nuk është mirë që Kuvendi të bëjë interpelancë të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.

“U hap çështja për interpelancën e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Ne e vendosëm këtë si pikë në rendin e ditës. Ka pasur diskutime nëse kemi vepruar drejtë, nëse është në rregull apo jo, që është normale. Dilema jonë dhe e imja, si Kuvend, si kabinet dhe si shërbim. Ne jemi udhëhequr sipas nenit 72 të Kushtetutës dhe 47 të Rregullores së Kuvendit ku thuhet “interpelanca mund të ngritet për çdo bartës të funksionit publik”. Tani ne si Kuvend duhet ta procesojmë këtë. Nga ana tjetër flasim për pushtetin gjyqësor dhe kjo mbetet temë që do ta shohim. Ndoshta disa nga deputetët do të kërkojnë që kjo pikë të hiqet nga rendi i ditës. Kryesisht, në koordinim me koordinatorët e grupeve parlamentare mbizotëroi perceptimi se nuk është mirë që si Kuvend të bëjmë interpelancë ngaj kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Do të shohim si do të vendosë plenumi”, tha Gashi.

Ai informoi se do të kërkojë nga Komisioni kuvendor për Çështje të Rregullores dhe të Mandatit-Imunitetit të organizojë një seancë publike për definimin e fjalës “bartës i funksionit publik”.

“Do t’i kërkoj Komisionit për Çështje të Rregullores dhe të Mandatit dhe Imunitetit të mblidhet dhe të vazhdojë të zhvillojë debat publik për të përcaktuar më saktë fjalën ‘bartës i funksionit publik’, sepse këtu përfshihen presidenti i shtetit, kryetarët e komunave, veçanërisht gjykatat. Mendoj se duhet ta sqarojmë ligjërisht në mënyrë që të mos mbetet në vullnetin e kryetarit të Kuvendit apo të ndonjë individi, por të lëmë një gjurmë institucionale se si të veprohet ndaj këtyre nismave”.

Gashi theksoi se parashtruesit e nismës për Konstandinovskin, gjegjësisht BDI-ja, nuk morën pjesë në koordinimin e sotëm të koordinatorëve të grupeve parlamentare. Propozoi që kjo pikë të hiqet nga rendi i ditës.

“Parashtruesi i nismës për interpelancë, gjegjësisht BDI, nuk ishte në koordinim sot. Doja të propozoja nëse do të hiqej, por atëherë do të kishte reagime pse e hoqëm, dhe plus koordinatori i BDI-së nuk ishte aty, kështu që nuk do të vendosnim në emër të tyre. Votimi do të mbahet në vetë seancën nëse do të hiqet. Kushtetuta thotë vetëm ‘bartës i funksionit publik’. Për shembull, atëherë BDI reagoi ndaj interpelancës për anëtarët e Këshillit Gjyqësor, dhe tani po e propozojnë vetë”, tha ai.

Gashi njoftoi se Kuvendi i ka ndjekur të gjitha afatet dhe deri te Konstandinovski është dërguar interpelancë. Theksoi se ai ka pasur afat të përgjigjet, por nuk është përgjigjur. Potencoi se Konstandinovski ka treguar se nuk do të marrë pjesë në seancën plenare ku do të diskutohet për interpelancën e tij. Gashi tha se është e drejta e tij.

Deputeti i Frontit Evropian, Ilir Hasani, në konferencën për mediat shpjegoi se interpelanca është paraqitur për punën e Kostadinovskit në bazë të nenit 72, pika 1 dhe 2 të Kushtetutës. Sipas Hasanit, Kostadinovski ka shkelur qëllimisht Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe nenin 101 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese.

“Dua të theksoj se kjo nismë nuk ka për qëllim të ushtrojë presion mbi Gjykatën Kushtetuese, për dallim nga interpelancat e mëparshme që ishin qartazi me natyrë politike, por ka ndikim social dhe mediatik. Qëllimi ynë është të nisim një debat institucional për funksionimin e këtij institucioni dhe rolin e kryetarit të saj në respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve ekzistuese”, tha Hasani.

Sipas Hasanit, Kostandinovski ka paragjykime ndaj gjuhës shqipe.

“Në arsyet për interpelancën mund të përmendet një intervistë që është dhënë për agjencinë e lajmeve AIM në gusht të vitit 2024, ku ai theksoj “se politika që krijoi atë ligj krijoi një lloj kaosi të ligjshëm që rezultoi me kaos politik, mosbesim dhe dilemë. Është fakt se ligji po zbatohet dhe po krijon probleme me implementimin e tij”. Kjo deklaratë ngre disa pyetje: Në bazë të cilit nen të Kushtetutës ose ligji konkret kryetari i Gjykatës Kushtetuese mund të karakterizojë një ligj si burim të kaosit politik dhe juridik, dhe nëse është në kompetencën e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të përcaktojë problemet në zbatimin e ligjit dhe të parashikojë ndërhyrje legjislative? Deklarata të tilla i zvogëlojnë kufijtë e kompetencave të përcaktuara me ligj dhe krijojnë një seri dyshimesh për paanshmërinë e kryetarit të Gjykatës në raste që janë ende në fazën e shqyrtimit”, tha Hasani.

Në reagimin e Gjykatës Kushtetuese atëherë përmes një komunikate, u theksua se Kostadinovski nuk do të komentojë asnjë deklaratë politike.

“Kushtetuta e RMV-së nuk parashikon mundësinë e shkarkimit të një gjykatësi kushtetues, as nga ana legjislative dhe as nga ana e ekzekutivit. Gjykata Kushtetuese, si organ i Republikës që mbron kushtetueshmërinë dhe ligjshmërinë, nuk i nënshtrohet parimit të ndarjes së pushtetit. Krijuesi i Kushtetutës e ka vendosur Gjykatën Kushtetuese mbi tre pushtetet, sepse ajo është kontrolluesi i procedurave, akteve dhe veprimeve të tyre. Pavarësia dhe autonomia e Gjykatës Kushtetuese dhe gjykatësve kushtetues kanë garancinë më të fortë kushtetuese. Kushtetuta nuk i lejon Kuvendit që me aktet ligjore të ndikojë në kompetencat, mënyrën e zgjedhjes dhe të mbarimit të mandatit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Kompetenca e Kuvendit përfundon në momentin e zgjedhjes së gjykatësve”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

Në seancën e 59-të, në rend të ditës u propozuan 31 pika, në mesin e të cilave edhe Propozimi për zgjedhjen e një anëtari të Komisionit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, nga bashkësia rome, propozim ligjin për të punësuarit në sektorin publik, në lexim të dytë, propozim ligjin për nëpunësit administrativë, propozim ligjin për zhvillimin profesional dhe trajnimin e nëpunësve administrativë në lexim të dytë, propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhëniet e punës, propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurimet shëndetësore, propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontributet e sigurimeve shoqërore të detyrueshme.

Me procedurë të shkurtër janë parashtruar Propozimi i ligjit për plotësimin e Ligjit për siguri në komunikacion në rrugë dhe Propozimi i ligjit për ndryshimin e Ligjit për aviacion.

The post Propozimi për interpelancën ndaj kryetarit të Gjykatës Kushtetuese sot para deputetëve appeared first on Telegrafi.

Po lundronin me jet ski në Ksamil, përplasen me njëri-tjetrin dy vëllezërit francezë

By: Rovena
8 July 2025 at 22:35

Paditen e kësaj të marte në zonën e Ksamilit, duke lundruar jashtë zonës së sigurisë, dy vëllezër francezë dyshohet se, gjatë lëvizjes me jet ski pranë njëri-tjetrit.

25-vjeçari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues, duke u përplasur me mjetin lundrues të vëllait të tij, i cili është rrëzuar në ujë dhe ka pësuar dëmtime.

Pas ndihmës së parë të dhënë nga Njësia Policore Detare Sarandë, 22-vjeçari, vëllai tjetër është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e Policisë Kufitare Sarandë është bërë bllokimi i dy mjeteve lundruese (jet ski) dhe do të kryhen verifikimet për shkeljet e konstatuara dhe në vijim do të merren masat administrative përkatëse, sipas legjislacionit në fuqi, ndaj dy pronarëve të këtyre mjeteve.

Ndërkohë, grupi hetimor në Komisariatin e Policisë Sarandë po kryen veprimet procedurale dhe hetimore, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

Aksident me jet ski në Ksamil, 22-vjeçari francez përfundon në spital 

By: Elva
8 July 2025 at 22:52

Një incident detar ka ndodhur pasditen e së martës në zonën e Ksamilit, ku dy vëllezër francezë, të moshës 25 dhe 22 vjeç, janë përfshirë në një aksident me jet ski. Sipas Policisë së Sarandës, rreth orës 17:00, të rinjtë po lundronin jashtë zonës së sigurisë kur 25-vjeçari A. I. ka humbur kontrollin e mjetit […]

The post Aksident me jet ski në Ksamil, 22-vjeçari francez përfundon në spital  appeared first on BoldNews.al.

Një poemë

By: Kult Plus
5 July 2025 at 22:10

Poezi nga Charles Bukowksi

Një poemë është një qytet i mbushur me rrugë dhe kanale
me shenjtorë, heronj, lypës, të çmendur,
me banalitet dhe dehje sarhoshësh,
me shi dhe bubullima dhe periudha
thatësire, një poemë është një qytet në luftë,
… një poemë është një qytet që i kërkon përsenë një ore,
një poemë është një qytet në flakë,
një poemë është një qytet në armë
berberhanet e saj për burra të mbushura me pijanecë cinikë,
një poemë është një qytet ku Zoti kalëron lakuriq
nëpër rrugë si Lady Godiva,
ku qentë lehin natën, dhe përndjekin
flamurin ; një poemë është një qytet poetësh,
shumica mjaft të ngjashëm
dhe ziliqarë e idhnakë…
një poemë është ky qytet tani,
50 milje larg nga askund,
në 9.09 të mëngjesit,
shija e alkoolit dhe cigareve,
pa polici, pa të dashuruar, duke ecur nëpër rrugë,
kjo poemë, ky qytet, që i mbyll dyert,
i barrikaduar, pothuaj bosh,
funebër pa lot, që mplaket pa mëshirë,
malet prej shkëmbi të ashpër,
oqeani si një flakë lavande,
një hënë pa madhështi,
një muzikë e vogël e ardhur nga dritare të thyera…
një poemë është një qytet, një poemë është një komb,
një poemë është bota…
dhe tani po e fus këtë nën gotë
për shqyrtimin e hollësishëm të botuesit të çmendur,
dhe nata është gjithandej
dhe ca zonja të zbehta të thinjura mbajnë radhën,
një qen ndjek një qen deri në gji,
trompetat thërrasin trekëmbëshin,
ndërkohë që ca njerëz të vegjël dërdëllisin mbi gjëra
që s’mund t’i bëjnë./KultPlus.com

Talenti i Legia Varshavë përplaset me pemën: Jezewski në koma, e motra humb jetën

By: user 2
5 July 2025 at 14:39

Ksawery Jezewski është në rrezik për jetën pas aksidentit të rëndë automobilistik në të cilin ka humbur jetën motra e tij e madhe, 18-vjeçare. Gjendja e makinës është tronditëse për mënyrën si ishte deformuar skeleti i saj buzë rrugës. Në vendngjarje kishte mbërritur edhe një helikopter i emergjencës mjekësore, por transporti u bë me ambulancë. Futbollisti 17-vjeçar i Legia Varshavës mbërriti në spital në gjendje të dëshpëruar për shkak të plagëve të marra nga përplasja e dhunshme që ndodhi në rrugën kombëtare numër 60, mes zonave Goślice dhe Ciachcin (rrethi i Płock-ut).

Si ai, ashtu edhe vajza ishin në bord të një Toyota Yaris (por ende nuk dihet kush ishte në timon në momentin e përplasjes) e shkatërruar plotësisht pasi u përplas me një pemë buzë rrugës. Dinamika është shumë e ngjashme me aksidente të tjera: automjeti papritur humbi kontrollin (janë duke u kryer hetime për të sqaruar shkaqet e përplasjes) dhe më pas u përmbys.

Njoftimi zyrtar: “Ksawery, i gjithë klubi është me ty”

Njoftimi zyrtar i klubit polak ka konfirmuar shqetësimin dhe ankthin për ngjarjen që ndodhi të martën e kaluar. Shpresa është që futbollisti të mund t’ia dalë, ndërkohë drejtuesit i qëndrojnë pranë familjes që po vajton vdekjen e vajzës. “Bordi drejtues, punonjësit e klubit, shokët dhe trajnerët e Akademisë janë shumë pranë prindërve të Ksawery-t dhe i bashkohen dhimbjes së tyre. Do t’i ofrojmë të gjithë mbështetjen e mundshme lojtarit tonë dhe familjes së tij – thuhet në deklaratë. – Ksawery, i gjithë klubi është me ty”.

Nasi zawodnicy przesyłają wsparcie dla Ksawerego z mistrzostw Polski U14 🙏

Jeżu, jesteśmy z Tobą! pic.twitter.com/SQiUms9xc9

— Akademia Legii (@Akademia_Legii) July 4, 2025

Rindërtimi i dinamikës dhe përplasja me një pemë

Rindërtimi i aksidentit i bërë nga policia polake: për arsye aktualisht të paqarta, agjentët kanë konstatuar se Toyota ka dalë nga rruga dhe është përplasur fort me një pemë. “Fatkeqësisht, pavarësisht përpjekjeve për ta reanimuar, e reja ka ndërruar jetë në vend, ndërsa i riu është transportuar në spital në gjendje të rëndë”, ka deklaruar Monika Jakubowska nga Policia Bashkiake e Płock.

Zawodnik Legii U17 Ksawery Jeżewski znajduje się w szpitalu w ciężkim stanie po tragicznym wypadku samochodowym, w którym zginęła jego siostra. Zarząd, pracownicy klubu, koledzy i trenerzy z Akademii składają najszczersze wyrazy współczucia rodzicom Ksawerego i łączą się z nimi w… pic.twitter.com/qZ5bwUg7m8

— Akademia Legii (@Akademia_Legii) July 3, 2025

Rasti i dhimbshëm i Diogo Jota dhe vëllait të tij, André Silva

Lajmi dramatik ka sjellë në mendje, në mënyrë të pashmangshme, tragjedinë që ndodhi të enjten pasdite në Spanjë me Diogo Jota dhe vëllain e tij, André Silva, të cilët humbën jetën në makinën Lamborghini që u përfshi nga flakët pasi doli nga rruga (për shkak të shpërthimit të një gomë) në autostradën A-52 në Palacios de Sanabria, afër qytetit të Zamorës.

The post Talenti i Legia Varshavë përplaset me pemën: Jezewski në koma, e motra humb jetën appeared first on Lapsi.al.

Toshkovski: “Safe City” me masa rigoroze për shoferët, mund të konfiskohet edhe automjeti

5 July 2025 at 12:20

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski ka dhënë disa detaje për sistemin “Safe City” që pritet të zbatohet në vendin tonë brenda pak muajve.

Qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se në të ardhmen, në lidhje me ata që pa kujdes për pasojat drejtojnë automjete, jashtë çdo logjike, do të shkohet edhe me masa më rigoroze, respektivisht do të shkohet edhe me konfiskimin e vetë automjetit, tha ministri Toshkovsk.

Ai sqaroi se kanë nisur procedurat për ndryshimet e ligjeve që të vihet në funksion ky sistem.

“Po, e saktë është që të mund ta fusim në funksion këtë sistem, kemi nevojë të ndryshojmë përafërsisht 6-7 ligje. Ka nisur procedura për secilin prej këtyre ligjeve, por jo vetëm ligje që janë të lidhura drejtpërdrejtë me implementimin e sistemit “Safe City” si projekt, por edhe ligje që duhet të bëjnë dallime thelbësore dhe ndarje nga mungesa e rendit në të kaluarën, me atë që duhet ta zbatojmë si rend dhe qetësi normale”, tha Toshkovski.

The post Toshkovski: “Safe City” me masa rigoroze për shoferët, mund të konfiskohet edhe automjeti appeared first on Telegrafi.

“Tatim shtesë për të pamartuarit”,koalicioni Margjinat: Qytetarët nuk e kanë sigurinë ekonomike dhe shëndetësore për krijimin e familjeve, deklaratat e Mickoskit janë defokusim nga problemet reale

5 July 2025 at 10:20

Koalicioni Margjinat dënon deklaratën e Kryeministrit Hristijan Mickoski se “është koha për një shtet ku do të lindin më shumë fëmijë, do të martohen të rinjtë dhe do të kthehen ata që kanë emigruar”.

Sipas tyre, kjo përfaqëson një ripërcaktim të shtetit si një projekt biopolitik, në të cilin shtetësia matet nga aftësia për të disiplinuar trupin, për të kontrolluar privatësinë dhe për të përcaktuar se cila jetë ia vlen të jetohet.

“Në vend të një pranimi të përgjegjësisë, marrim një deklaratë të një imperativi moral, i cili riprodhon cinizëm politik dhe një shqetësim të supozuar që përjetëson dhunën kundër të gjithë atyre që nuk përshtaten në modelin e shtetit “të mirë”. Për të imponuar rënien e nivelit të lindjeve si kërcënimin më të madh, Mickoski përdor demografinë si një mjet për të defokusuar dhe relativizuar tragjeditë e përditshme, ndërsa i redukton viktimat, dhimbjen dhe zemërimin që shënojnë jetën tonë të përditshme në “lajme dramatike” që shqetësojnë qetësinë e tij kryeministrore!

Në një vend ku një e treta e grave janë të papuna, ku gratë vdesin gjatë lindjes dhe organet e tyre vidhen, ku nënat beqare mbeten pa mbështetje, ku personat LGBTI, si të gjithë ata që jetojnë jashtë modelit heteronormativ, nuk kanë as njohje themelore dhe mundësi ligjore për të ndërtuar komunitete, ku varfëria është një kusht strukturor dhe qasja në punë është selektive, përjashtuese dhe e paparashikueshme – të flasësh për rritjen e nivelit të lindjeve si një horizont politik, dhe jo si rezultat i pabarazisë tashmë ekzistuese, është një hipokrizi politike që jo vetëm që nuk ofron zgjidhje, por edhe e përkeqëson problemin.

Njoftimi i sanksioneve tatimore për të pamartuarit dhe të pamartuarit është një mekanizëm i njohur për zhdukjen statistikore të varfërisë dhe ndëshkimin e atyre që nuk përshtaten. Nëse jeta është shumë e shtrenjtë, përgjigjja nuk është të ndryshohet formula që e tregon atë, por të ndryshohet gjendja që e shkakton atë.

Mickoski ofron një logjikë në të cilën varfëria dhe jeta jashtë fetishit konservator për familjen bërthamore janë baza për faj, për të cilën këta njerëz duhet të nënshtrohen ose të përshtaten – në emër të një morali abstrakt që mohon jetën e tyre konkrete.

Prindërit beqarë, personat LGBT, të gjitha format jashtëmartesore, të paregjistruara, të panjohura, të padukshme të jetës në këtë vizion fshihen nga imagjinata politike që njeh vetëm një model: martesën si provë të normalitetit, amësinë si kusht për njohje dhe familjen si një mjet të riprodhimit të shtetit. Në këtë politikë kryesisht fashiste dhe më vonë përgjithësisht autoritare, një grua nuk ekziston jashtë rolit të nënës dhe një fëmijë nuk ekziston nëse lind “jashtë martesës”.

Nga Margjinat potencojnë se “kur edhe të dhënat zyrtare tregojnë se migrimi masiv është rezultat i pasigurisë ekonomike afatgjatë, korrupsionit, nepotizmit dhe kolapsit institucional – kushte që qeveria aktuale jo vetëm që nuk ka arritur t’i… vendosmëri, por mban qëndrim aktiv – kryeministri pa turp pretendon se do të “jetojmë me më shumë zemër” nëse martohemi, lindim fëmijë dhe kthehemi në shtëpi”.Prandaj, është më se e qartë se njerëzit nuk po largohen sepse kanë hequr dorë nga nevoja për të krijuar komunitete dhe familje, por sepse shteti ka kohë që ka hequr dorë prej tyre!

Lidhja e jetesës dinjitoze me bindjen ndaj martesës dhe riprodhimit nuk është një vizion politik, por një diktat biomoral që ia kalon fajin individit dhe anulon kushtet që shteti refuzon të garantojë”, thonë nga koalicioni “Margjinat”.

 

The post “Tatim shtesë për të pamartuarit”,koalicioni Margjinat: Qytetarët nuk e kanë sigurinë ekonomike dhe shëndetësore për krijimin e familjeve, deklaratat e Mickoskit janë defokusim nga problemet reale appeared first on Telegrafi.

Maqedonia e Veriut, Mickoski paralajmëron tatime shtesë për të pamartuarit

4 July 2025 at 19:59

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka dalë me një propozim të pazakontë për të frenuar rënien e popullsisë, Ai ka paralajmëruar vendosjen e tatimeve shtesë për personat që nuk janë të martuar dhe kjo ide po shqyrtohet seriozisht si një mënyrë për të nxitur të rinjtë të martohen dhe të kenë më shumë fëmijë.

“Këtu seriozisht mendojmë për vendosjen e tatimeve shtesë për të pamartuarit. Të nderuar, nuk ka asgjë më të shenjtë se jeta, dhe nuk ka asgjë më të trishtë nga ajo që sot shteti ynë ngadalë po zbrazet. Por gjithashtu, nuk ka asgjë më të guximshme sesa populli që zgjohet. Për këtë themi, koha është për të ardhmen, për shtetin ku do të lindin më tepër fëmijë. Këtë e kemi imperativ kryesor, më shumë të rinj të hyjnë në martesë dhe të lindin më tepër fëmijë”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër i RMV-së.

Sipas kryeministrit, për shkak të gjendjes alarmuese, rritja e lindjeve është kthyer në prioritet kombëtar.

Sipas statistikave, në vitin 2024 kanë lindur 16.061 fëmijë dhe kanë vdekur 20.201 persona, që përbën një ulje natyrore prej 4.140 banorësh në një vit. Në 4 vitet e fundit, vendi ka humbur mbi 33.000 banorë.

Gjatë viteve të fundit RMV ka aplikuar një sërë masash për të stimuluar lindshmërinë. Politikat më konkrete kanë qenë ato të VMRO DPMNE-së, gjatë qeverisjes së Nikolla Gruevskit i cili vendosi pagesa mujore për fëmijë të tretë dhe të katërt, për nëna të papuna të cilat kujdesen për fëmijët e tyre. Gjatë periudhës 2009–2018, pagesat mujore për fëmijën e tretë dhe të katërt ishin: 130 euro për fëmijën e tretë deri në moshën 10 vjeçare, dhe 183 euro mujore për fëmijën e katërt deri në moshën 14 vjeç.

Megjithatë, në vitin 2018 Qeveria i hoqi këto pagesa mujore duke i zëvendësuar me vetëm me një pagesë për të gjithë nënat pavarësisht statusit social, gjatë lindjes së fëmijëve, të cilat variojnë nga 80 euro për fëmijën e parë, 325 për fëmijën e dytë dhe  975 euro për fëmijën e tretë.

 

 

The post Maqedonia e Veriut, Mickoski paralajmëron tatime shtesë për të pamartuarit appeared first on Euronews Albania.

❌
❌