Talenti i Legia Varshavë përplaset me pemën: Jezewski në koma, e motra humb jetën
Ksawery Jezewski është në rrezik për jetën pas aksidentit të rëndë automobilistik në të cilin ka humbur jetën motra e tij e madhe, 18-vjeçare. Gjendja e makinës është tronditëse për mënyrën si ishte deformuar skeleti i saj buzë rrugës. Në vendngjarje kishte mbërritur edhe një helikopter i emergjencës mjekësore, por transporti u bë me ambulancë. Futbollisti 17-vjeçar i Legia Varshavës mbërriti në spital në gjendje të dëshpëruar për shkak të plagëve të marra nga përplasja e dhunshme që ndodhi në rrugën kombëtare numër 60, mes zonave Goślice dhe Ciachcin (rrethi i Płock-ut).
Si ai, ashtu edhe vajza ishin në bord të një Toyota Yaris (por ende nuk dihet kush ishte në timon në momentin e përplasjes) e shkatërruar plotësisht pasi u përplas me një pemë buzë rrugës. Dinamika është shumë e ngjashme me aksidente të tjera: automjeti papritur humbi kontrollin (janë duke u kryer hetime për të sqaruar shkaqet e përplasjes) dhe më pas u përmbys.
Njoftimi zyrtar: “Ksawery, i gjithë klubi është me ty”
Njoftimi zyrtar i klubit polak ka konfirmuar shqetësimin dhe ankthin për ngjarjen që ndodhi të martën e kaluar. Shpresa është që futbollisti të mund t’ia dalë, ndërkohë drejtuesit i qëndrojnë pranë familjes që po vajton vdekjen e vajzës. “Bordi drejtues, punonjësit e klubit, shokët dhe trajnerët e Akademisë janë shumë pranë prindërve të Ksawery-t dhe i bashkohen dhimbjes së tyre. Do t’i ofrojmë të gjithë mbështetjen e mundshme lojtarit tonë dhe familjes së tij – thuhet në deklaratë. – Ksawery, i gjithë klubi është me ty”.
Nasi zawodnicy przesyłają wsparcie dla Ksawerego z mistrzostw Polski U14
Jeżu, jesteśmy z Tobą! pic.twitter.com/SQiUms9xc9
— Akademia Legii (@Akademia_Legii) July 4, 2025
Rindërtimi i dinamikës dhe përplasja me një pemë
Rindërtimi i aksidentit i bërë nga policia polake: për arsye aktualisht të paqarta, agjentët kanë konstatuar se Toyota ka dalë nga rruga dhe është përplasur fort me një pemë. “Fatkeqësisht, pavarësisht përpjekjeve për ta reanimuar, e reja ka ndërruar jetë në vend, ndërsa i riu është transportuar në spital në gjendje të rëndë”, ka deklaruar Monika Jakubowska nga Policia Bashkiake e Płock.
Zawodnik Legii U17 Ksawery Jeżewski znajduje się w szpitalu w ciężkim stanie po tragicznym wypadku samochodowym, w którym zginęła jego siostra. Zarząd, pracownicy klubu, koledzy i trenerzy z Akademii składają najszczersze wyrazy współczucia rodzicom Ksawerego i łączą się z nimi w… pic.twitter.com/qZ5bwUg7m8
— Akademia Legii (@Akademia_Legii) July 3, 2025
Rasti i dhimbshëm i Diogo Jota dhe vëllait të tij, André Silva
Lajmi dramatik ka sjellë në mendje, në mënyrë të pashmangshme, tragjedinë që ndodhi të enjten pasdite në Spanjë me Diogo Jota dhe vëllain e tij, André Silva, të cilët humbën jetën në makinën Lamborghini që u përfshi nga flakët pasi doli nga rruga (për shkak të shpërthimit të një gomë) në autostradën A-52 në Palacios de Sanabria, afër qytetit të Zamorës.
The post Talenti i Legia Varshavë përplaset me pemën: Jezewski në koma, e motra humb jetën appeared first on Lapsi.al.