Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 13 July 2025Main stream

Takimi Begaj-Ahmeti: Shqiptarët në Maqedoni janë faktor vendimtar shtetformues, mbështetës të rrugës Euroatlantike

13 July 2025 at 13:40

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj i cili po qëndron në vizitë pune në Maqedoninë e Veriut, ka takuar edhe kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Begaj shkruan në rrjetet sociale se shqiptarët janë faktor vendimtar dhe shtetformues në RMV.

“Me Ali Ahmetin është gjithmonë kënaqësi të takohesh e të ndash mendime. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë faktor vendimtar shtetformues dhe mbështetës të palëkundur të rrugës Euroatlantike të vendit, duke dëshmuar ngahera përkushtim ndaj paqes, stabilitetit, bashkëjetesës dhe vlerave demokratike”, njoftoi Begaj.

Ali Ahmeti tha se me Begajn kanë biseduar “me përkushtim për përforcimin e marrëdhënieve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, si dhe për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit rajonal në funksion të stabilitetit, zhvillimit dhe integrimit të plotë të rajonit tonë në Bashkimin Evropian. Bashkëpunimi ndërmjet vendeve tona është kyç për të ndërtuar ura mirëkuptimi, për të forcuar partneritetet strategjike dhe për t’i dhënë rajonit një drejtim të qartë evropian. Angazhimi ynë i përbashkët për të ardhmen evropiane nuk është vetëm objektiv politik, por vizion i përbashkët për paqe të qëndrueshme, zhvillim ekonomik dhe perspektivë për qytetarët tanë”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se presidenti Begaj u takua dje edhe me presidenten e vendit, Gordana Siljanovska-Davkova si dhe me disa politikanë të tjerë në ngjarjen kulturore “Vera e Ohrit”.

The post Takimi Begaj-Ahmeti: Shqiptarët në Maqedoni janë faktor vendimtar shtetformues, mbështetës të rrugës Euroatlantike appeared first on Telegrafi.

Presidenti Begaj takohet në Ohër me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, faktor shtetformues

By: Rovena
13 July 2025 at 11:47

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shpërndarë një mesazh në platformën “X”, ku shpreh kënaqësinë për takimin në Ohër me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Në deklaratën e tij, kreu i shtetit thekson rolin vendimtar të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut si faktor shtetformues dhe kontribuues të rëndësishëm për paqen, stabilitetin dhe integrimin euroatlantik të vendit.

“Me Ali Ahmetin është gjithmonë kënaqësi të takohesh e të ndash mendime. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë faktor vendimtar shtetformues dhe mbështetës të palëkundur të rrugës Euroatlantike të vendit, duke dëshmuar ngahera përkushtim ndaj paqes, stabilitetit, bashkëjetesës dhe vlerave demokratike”, ka shkruar Presidenti Begaj.

Me Ali Ahmetin është gjithmonë kënaqësi të takohesh e të ndash mendime.

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë faktor vendimtar shtetformues dhe mbështetës të palëkundur të rrugës Euroatlantike të vendit, duke dëshmuar ngahera përkushtim ndaj paqes, stabilitetit, bashkëjetesës… pic.twitter.com/zxUJEDpdCX

— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) July 13, 2025

Begaj takon Ali Ahmetin: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, faktor shtetformues

TIRANË, 13 korrik/ATSH/ Gjatë vizitës njëditore në Ohër, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një takim me kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Në një postim në rrjetet sociale, Presidenti Begaj vlerëson kontributin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut si faktor vendimtar në proceset shtetformuese dhe në mbështetjen e kursit euroatlantik të vendit.

“Me Ali Ahmetin është gjithmonë kënaqësi të takohesh dhe të ndash mendime. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë faktor vendimtar shtetformues dhe mbështetës të palëkundur të rrugës euroatlantike të vendit, duke dëshmuar gjithmonë përkushtim ndaj paqes, stabilitetit, bashkëjetesës dhe vlerave demokratike,” shprehet Presidenti Begaj.

1 nga 3

/a.f/

The post Begaj takon Ali Ahmetin: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, faktor shtetformues appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Kush kë do ta mbështesë në zgjedhjet lokale – partitë politike nisin me deklarata zyrtare

9 July 2025 at 14:25

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut po afrohen, ndërsa partitë politike kanë nisur me kalkulimet se si do të dalin në garë. Ende nuk është zyrtarizuar asgjë, por ajo që dihet është se partitë në pushtet do ta përkrahin njëra-tjetrën, madje që në raundin e parë në disa komuna.

Kryeministri Hristijan Mickoski, tha se negociatat me VLEN-in dhe ZNAM-in që janë partnerë qeverisës, po shkojnë në drejtim të mirë. Mickoski tha se pret që të kenë mbështetje reciproke të partive në qeveri.

“Sa i përket ZNAM-it, kemi marrëveshje në parim që ata do të kandidojnë me listat e tyre të këshilltarëve, koalicioni i udhëhequr nga OBRM-PDUKM do të kandidojë me listat e tyre, dhe në ato komuna ku vendosim të mbështesim një kandidat, qoftë nga koalicioni i udhëhequr nga OBRM-PDUKM apo ZNAM, njëri apo tjetri nuk do të nominojë kandidat, ata do të mbështesin njëri-tjetrin”.

“Sa i përket koalicionit VLEN, pres që të mbështesim kandidatët e këtij koalicioni në raundin e parë sepse besojmë fuqimisht se partia që nuk ka bërë asgjë për më shumë se 20 vjet dhe fokusi kryesor i së cilës ishte lëshimi i licencave të marihuanës, hapja e kazinove dhe loja e futbollit në zyra, mendoj se duhet të mposhtet në këto zgjedhje dhe të hyjë në histori në skenën politike maqedonase”, tha Mickoski, duke iu referuar BDI-së për dështimet në vitet e fundit.

Edhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i cili pritet të nominohet edhe për një mandat nga radhët e VLEN-it, tha se do të kenë marrëveshje me partitë e qeverisë për zgjedhjet lokale.

“Jemi në fazën e analizës së kandidatëve të VLEN-it. Nuk kemi vendosur nëse do të nxjerrim kandidat në Shkup. Kur do të kemi vendim edhe për komunat tjera do të kemi qëndrim kandidatëve tjerë. Ajo që e kam thënë është që si koalicion qeveritar, do të ketë bashkëpunim, në drejtim të përkrahjes së kandidatëve që do të shkojnë në raundin e dytë”.

“Sa i përket raundit të parë ne do të shkojmë në të gjitha komunat ku ka gjasa reale që edhe kandidati shqiptarë të garojë për kreun e komunës”, tha Kasami.

Situata është më interesante në kampin opozitar shqiptar, e cila pritet të zgjerohet edhe me kalimin e Arben Taravarit nga qeveria. Ky i fundit në një deklaratë për media para disa ditëve tha se së shpejti do të dalin me emrat e kandidatëve për kryetarë së bashku me partitë tjera të siç e quajti ai “Aleancës Kombëtare”.

“Së shpejti në koordinim me partitë që do të dalim së bashku në zgjedhje si Aleancë Kombëtare, do të promovojmë emrat e kandidatëve të cilët do të jenë të pranuar nga të gjithë. Emri i koalicioni nuk është përfundimtar nëse do të jetë Aleanca Kombëtare ose Fronti Kombëtar”, tha Taravari.

Ndërsa i pyetur kur do të ketë takim me Ali Ahmetin për të definuar bashkëpunimin në zgjedhjet lokale, Taravari tha se do të ketë grupe pune që do të merren me këtë çështje.

“Do të ketë grupe pune që do të vazhdojnë të koordinohen dhe do të shohim nëse do të dalim me lista të përbashkëta ose të veçanta. Unë si kryetar jam që të dalim me lista të veçanta, por për këtë duhet të vendos kryesia e partisë”, tha Taravari.

Përveç kandidatëve partiak në zgjedhjet lokale do të marrin pjesë edhe kandidatë të pavarur. I tillë është Mendi Qyra për Komunën e Strugës, por i cili do të merr mbështetjen e koalicionit VLEN. Ndërsa sot kandidaturë të pavarur për Komunën e Gostivarit ka shpallur edhe Visar Ademi.

Ndryshe, zgjedhjet lokale do të shpallen në muajin gusht ndërsa të njëjtat pritet të mbahen më 19 tetor, ndërsa do të votohet për 80 komuna dhe Bashkinë e Shkupit./Telegrafi/

 

 

The post Kush kë do ta mbështesë në zgjedhjet lokale – partitë politike nisin me deklarata zyrtare appeared first on Telegrafi.

BDI feston 23 vjetorin e themelimit, Ahmeti: Rinia e rreshtuar krah BDI-së

5 June 2025 at 20:41

Sonte te Parku i Çairit Bashkimi Demokratik për Integrim kremtoi 23 vjetorin e themelimit të partisë.

Kryetari i partisë Ali Ahmeti në fjalën e tij theksoi se BDI në 18 cikle zgjedhore ka dalë fitimitare.

Tutje, tha se të rinjtë që kanë lindur në kohën e themelimit të BDI-së janë të rreshtuar në të gjitha shtabet politike të partisë, dhe se nuk ka forcë që mund të përballet me këtë rini.

Ahmeti ndër të tjera tha se BDI do te rikthehet fuqishëm, pasi është nevojë e kohës dhe e votuesve shqiptarë.

The post BDI feston 23 vjetorin e themelimit, Ahmeti: Rinia e rreshtuar krah BDI-së appeared first on Telegrafi.

VLEN: Nuk ka kthim prapa nga ndryshimi, koha e Ali Ahmetit ka mbaruar

17 May 2025 at 12:00

Koalicioni VLEN ka akuzuar kreun e BDI-së për manipulim politik, korrupsion dhe një përpjekje për të shpëtuar veten përmes marrëveshjeve të reja prapa skenave.

Sipas VLEN, “koha e Ahmetit ka mbaruar dhe shqiptarët nuk janë më të gatshëm të mashtrohen nga premtime boshe”.

Në reagimin e VLEN-it është përmendur dhe largimi i Arben Taravarit nga ky koalicion.

“Ali Ahmeti dhe BDI janë duke e përjetuar fundin e tyre politik. Pasi i rrënoi të gjitha shtyllat e besimit te shqiptarët me korrupsion, kapje të shtetit dhe pazare me pushtetin, sot po mundohet me çdo kusht të shpëtojë veten, edhe duke e përdorur si vegël ndihmëse ndonjë individ të dalë nga binarët e ndryshimit.

Ky është vetëm akti i fundit i një politike që për dy dekada ka mbajtur peng shqiptarët me premtime boshe, ndërkohë që në prapaskenë kanë funksionuar listat e zeza, dosjet, shantazhet dhe shërbimet e errëta të Soravisë. Pushteti i Ahmetit është ndërtuar mbi kërcënim, frikë dhe manipulim, e sot ai po shembet nën peshën e vet.

Në këtë skemë të mjerë, përdorimi i Arben Taravarit nuk është gjë tjetër veçse përpjekja e fundit për të krijuar tymnajë, për të devijuar vëmendjen nga rënia e BDI-së dhe përgjegjësitë e rënda që bart lideri i saj. Taravari ka zgjedhur të bëhet pjesë e këtij plani, por nuk është as vendimmarrës, as qendror, është vetëm një mjet i hedhur në tavolinën e një politike të dëshpëruar.

Por shqiptarët nuk mashtrohen më. Ata e dinë se kush e ka grabitur shpresën e tyre, kush e ka përdhosur fjalën “patriotizëm” duke e kthyer në mburojë të korrupsionit dhe kush sot do të bënte gjithçka vetëm për të shmangur llogaridhënien. VLEN është këtu për të garantuar që ajo ditë do të vijë.

Ndryshimi është tashmë në lëvizje dhe nuk ka kthim prapa. As skenarët e vjetër, as pazaret e fshehta nuk do ta ndalin dot vullnetin e qytetarëve për dinjitet, drejtësi dhe përfaqësim të ndershëm.

Ftojmë të gjithë aktivistët, simpatizantët dhe votuesit e zhgënjyer të ASH-së që ndihen të tradhtuar, bashkohuni me VLEN! Kjo betejë nuk është për poste, por për popullin. Koha e Ali Ahmetit ka mbaruar, ndryshimi është më i fuqishëm se kurrë”, thuhet në reagimin e VLEN.

The post VLEN: Nuk ka kthim prapa nga ndryshimi, koha e Ali Ahmetit ka mbaruar appeared first on Telegrafi.

Ali Ahmeti i thurr lavde Ramës: Të lumtë Edi! Shqipëria tani është një yll i Europës!

By: user 5
16 May 2025 at 17:52

Ali Ahmeti nuk i ka kursyer lavdet për Edi Ramën për Samitin e Komunitetit Politik të Europës që po mbahet në Tiranë. Ai e cilëson një organizim të shkëlqyer të Samitit të VI-të, ku 47 liderë të BE janë mbledhur si asnjëherë më parë në Tiranë.

Postimi i Ali Ahmetit në Facebook:

“I lumtur për Shqipërinë dhe shqiptarët teksa shoh liderët e të gjitha vendeve të kontinentit të vjetër, si asnjëherë më parë, duke përshkuar bulevardin e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë dhe tubohen nën mburojën e më të madhit ndër ne, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Të lumtë Edi, Shqipëria tashmë është yll europian! Uroj punë të mbarë samitit të Komunitetit Politik Europian dhe përgëzoj Shqipërinë për mikpritjen bujare tradicionale dhe organizimin e shkëlqyer. Ditë të mira për Shqipërinë dhe shqiptarët”.

The post Ali Ahmeti i thurr lavde Ramës: Të lumtë Edi! Shqipëria tani është një yll i Europës! appeared first on Lapsi.al.

Ahmeti: Zgjedhjet në Shqipëri, dëshmi se Tirana zyrtare është ofruar me standardet evropiane

12 May 2025 at 15:42

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti thotë se mbajtja e zgjedhjeve të djeshme në Shqipëri, dëshmuan se Tirana zyrtare është ofruar me standardet evropiane.

“Shqipëria dëshmoi edhe një herë pjekurinë e saj demokratike duke kaluar me sukses një tjetër provë të rëndësishme në rrugën drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë të qetë dhe të rregullt, ku qytetarët ushtruan të drejtën e votës në mënyrë të lirë dhe me një kulturë demokratike që i bën nder jo vetëm vendit, por të gjithë rajonit. Ky është një shembull që afron edhe më shumë Shqipërinë me standardet evropiane.

Uroj që edhe procesi i numërimit të përmbyllet me profesionalizëm dhe transparencë, në përputhje me ligjin dhe vullnetin e qytetarëve.
Shqipëria dhe qytetarët e saj po tregojnë se prej kohësh janë të përgatitur për të qenë pjesë e barabartë e familjes evropiane dhe për të përballuar me përgjegjësi sfidat që sjell kjo rrugë”, shkruan Ahmeti./Telegrafi/

The post Ahmeti: Zgjedhjet në Shqipëri, dëshmi se Tirana zyrtare është ofruar me standardet evropiane appeared first on Telegrafi.

Taravari ka në dorë fatin e qeverise?/ Mexhiti: Ka shkelur fjalën, nëse zgjedh të bashkëpunojë me BDI

6 May 2025 at 17:06

Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut Izet Mexhiti ka reaguar pas takimit të së hënës mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe kreut të Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari. Sipas tij, Taravari ka shkelur besën dhe fjalën e dhënë.

“Izet Mexhiti është drejtues i Lëvizjes Demokratike, një parti e re në skenën politike në Maqedoninë e Veriut, pjese e koalicionit VLEN, i cili tashme është shkrirë në një parti, dhe nga e cila ka dalë tashmë Taravari”. Qëndrimin e tij Mexhiti e shprehu edhe përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Kur shkelet fjala e dhënë, është thyer buka. E buka që thyhet nuk ngjitet. As me takime të njëpasnjëshme, as me afate një mujore. Sepse besa nuk është thjesht një zotim; ajo është një garanci nderi, që në histori ka qenë më e fuqishme se çdo dokument ligjor”, është shprehur Mexhiti.

Një ditë më parë, takimi mes Mickoskit dhe Taravarit rezultoi pa epilog, por mediat ne Shkup raportojnë se fryma ishte konstruktive.
Mickoski mësohet te ketë dhënë afat deri në fund të majit që Taravari t’i japë përgjigje pyetjes së madhe:  a do te bashkëpunojë me BDI për zgjedhjet lokale, apo  do të zgjedhë të vazhdojë të jetë pjesë e koalicionit qeveritar.

Në tryezën e bisedimeve nuk janë hedhur plane ose opsione të tjera shtesë, përveç këtyre të dyjave. Prononcime për mediat pas takimit nuk pati nga asnjë pale.

Me herët, Kryeministri Hristian Mickoski deklaroi se Taravari ka dy opsione, në qeveri për reforma dhe ndryshime ose me ata që për dy dekada kriminalizuan shtetin, referuar këtu BDI se Ali Ahmetit. Taravari po ashtu tha se nuk ka marrëveshje me BDI-në, dhe se kur të ketë, nuk do të synojë të jetë më pjesë e qeverisë.

/abcnews.al/

VLEN: Dështoi plani i BDI-së për ta destabilizuar shtetin përmes Gjykatës Kushtetuese

3 May 2025 at 19:30

“BDI është e mërzitur sepse iu dështoi plani për ta shfuqizuar Ligjin për Gjuhët dhe me këtë për ta destabilizuar shtetin”, thonë nga koalicioni VLEN.

Sipas tyre, plani i Ali Ahmetit dhe Bujar Osmanit, përmes gjykatësve të emëruar prej tyre në Gjykatën Kushtetuese, për ta rrezikuar gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për ta destabilizuar vendin, dështoi para se të merrte hov.

Reagimi nga VLEN:

“Bujar Osmani, si fillestar në politik dhe pa kredibilitet, nuk po arrin ta fshehë zhgënjimin e tij.

BDI ishte e gatshme ta flijojë gjuhën shqipe vetëm për një qëllim të ulët: Të rikthehet në pushtet me çdo kusht.

Mos u shqetësoni: Gjuha shqipe nuk negociohet! VLEN nuk do ta lejojë asnjë hap prapa në të drejtat e shqiptarëve!

Mashtrimet kanë marrë fund. Për dy dekada, BDI i ka bërë gjërat në mënyrë gjysmake, për sy e faqe, duke hedhur hi syve të opinionit shqiptar dhe duke e përdorur çështjen kombëtare për pazare personale e partiake.

Zgjedhjet e ardhshme lokale nuk janë më thjesht zgjedhje. Ato janë REFERENDUM për gjuhën shqipe, për barazinë e shqiptarëve në këtë shtet dhe për vulosjen përfundimtare të BDI-së si parti Non Grata dhe si “organizatë” e interesave të ngushta personale!”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

The post VLEN: Dështoi plani i BDI-së për ta destabilizuar shtetin përmes Gjykatës Kushtetuese appeared first on Telegrafi.

Ali Ahmeti: Nëse dal në rrugë, nuk ka kthim prapa

2 May 2025 at 16:44

Nëse ish-ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi akuzohet për tragjedinë e Koçanit, Ali Ahmeti do të dalë në rrugë dhe nuk do të kthehet derisa të provokojë udhëheqësit lokalë për të mbajtur zgjedhje të parakohshme parlamentare, tha lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, përcjell Telegrafi Maqedoni .

Ahmeti, në një intervistë për “Sloboden Peçat”, paralajmëroi protesta masive për drejtësi pa dallim, në mbështetje të Kreshnik Bekteshit, por edhe në mbështetje të protestave të “engjëjve” të organizuara nga prindërit dhe të afërmit e të vrarëve në tragjedinë në diskotekë “Pulse” në Koçan, ku humbën jetë 62 të rinj dhe u lënduar rreth 200 persona.

Ai është i vendosur që nëse përdoret gjuha shqipe, BDI do të bëjë thirrje për bojkot të zgjedhjeve lokale në mënyrë që të mos arrihet censusi dhe votimi të dështojë.

Ahmeti është i bindur se në çdo moment mund të nxjerrë 10.000 qytetarë dhe mbështetës në rrugë, dhe se ata do të protestojnë çdo javë.

“Do të protestojmë për Kreshnikun. Nëse Ali Ahmeti del në rrugë, nuk do të ketë kthim prapa. Ne gjithashtu do të mbështesim kërkesat dhe protestat e familjarëve të fëmijëve të vrarë në Koçan, të cilët gjithashtu kërkojnë drejtësi jo-selektive. Ky proces mund të përfundojë vetëm me zgjedhje të parakohshme parlamentare. Pakoj duhet të përfshijë gjithashtu vetingun e të gjitha partive politike nga viti 1991 deri më sot. Vetingu i të gjithë zyrtarëve në lidhje me origjinën e pasurive të tyre nga viti 1991 deri më sot. Vetingu i procesit të privatizimit të pronës shtetërore pas vitit 1991. Vetingu nën mbikëqyrjen ndërkombëtare të gjyqtarëve, prokurorëve publikë dhe vetë policisë, përfshirë të gjithë politikanët”, thotë Ahmeti.

Lideri i BDI-së zbulon se kryeministri Hristijan Mickoski ishte i pari që doli me një ofertë për të mbajtur zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me zgjedhjet lokale. Megjithatë, ai nuk specifikon nëse oferta për zgjedhje të parakohshme parlamentare ishte pjesë e marrëveshjes Mickoski-Ahmeti, që BDI të votonte për riorganizimin e Qeverisë.

“Qeveria ka punuar për të përkeqësuar marrëdhëniet ndëretnike që nga dita e parë: hoqi balancuesin, ka përfaqësim të pabarabartë të shqiptarëve në institucione, po shkurton fondet për Inspektoratin e Gjuhës Shqipe dhe ka njoftuar shfuqizimin e Ligjit për Gjuhën Shqipe. Nëse gjuha shqipe shtypet, BDI do të bojkotojë zgjedhjet lokale, të cilat nuk mund të kenë sukses pa ne, pas të cilave vendi do të jetë në një krizë politike që do të duhet të përfundojë me zgjedhje”, theksoi Ahmeti./Telegrafi/

The post Ali Ahmeti: Nëse dal në rrugë, nuk ka kthim prapa appeared first on Telegrafi.

Ahmeti për bashkëpunimin me Taravarin: Do ta shqyrtojmë si situatë nëse del nga Qeveria

2 May 2025 at 12:57

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ka folur në lidhje me ndryshimet eventuale në Qeveri. Ai tha se e vlerëson hapin e Arben Taravarit, për të cili tha se ai e ka kuptuar se qeveria është anti-shqiptare.

I pyetur nëse do të ketë bashkëpunim me Taravarin, ai tha se kjo situatë do të shqyrtohet nëse ai del nga Qeveria.

“Do të thirren të gjitha palët e Frontit dhe do të shqyrtohet tjetër situatë.
Sigurisht, ne e vlerësojmë hapin e guximshëm të Taravarit, që e ka kuptuar shumë herët që kjo qeveri nuk është asgjë më shumë sesa një qeveri antishqiptare. Akoma nuk është ndërtuar një strategji në këtë drejtim”.

“Ai mund edhe të largohet. Po këto janë çështje të Taravarit. Nuk janë çështje të Bashkimit Demokratik për Integrim, as të Frontit Evropian, janë çështje të brendshme që zoti Taravari do t’i drejtojë dhe do t’i menaxhojë”, tha mes tjerash Ahmeti.

Ai njoftoi se BDI brenda javës do të thirr organet më të larta të partisë dhe do të mbajë mbledhje./Telegrafi/

The post Ahmeti për bashkëpunimin me Taravarin: Do ta shqyrtojmë si situatë nëse del nga Qeveria appeared first on Telegrafi.

Ali Ahmeti takon presidenten Osmani: Shqiptarët janë vënë në shënjestër

29 April 2025 at 20:17

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti është takuar sot me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, raporton KosovaPress.

Ahmeti dhe Osmani kanë diskutuar për zhvillimet politike në vendet tona, sfidat rajonale dhe rëndësinë jetike të bashkëpunimit të ngushtë në funksion të paqes, stabilitetit dhe integrimit euroatlantik.

“Shpreha mirënjohjen time për mikpritjen e Presidentes Osmani dhe vlerësova lart rolin e saj udhëheqës në përfaqësimin me dinjitet të Kosovës në skenën ndërkombëtare. Njëkohësisht, shpreh mbështetjen për procesin zgjedhor dhe krijimin sa më të shpejtë të institucioneve në shërbim të qytetarëve.

Në këtë kontekst, nënvizova shqetësimin tim të thellë për përkeqësimin serioz të situatës politike dhe institucionale në Maqedoninë e Veriut, ku shqiptarët janë vënë në shënjestër nga një bosht hibrid politik-oligarkik me bazë supremaciste etnike dhe me një përfaqësim të inxhinieruar politik. Shqiptarët sot po përballen me një ofensivë të rrezikshme që ka për synim zhbërjen e shtyllave të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit”, ka shkruar Ahmeti pas takimit me Osmanin.

Ai më tej ka thënë se “Gjykata Kushtetuese është shndërruar në një instrument partiak, që po anulon themelet e barazisë, dhe se kjo përbën një shkelje flagrante.

“Gjithashtu, theksova se dosja evropiane është lënë pas dore, duke devijuar nga rruga e integrimit dhe vlerave të përbashkëta. Për herë të parë, ide të rrezikshme që vënë në pikëpyetje karakterin shumetnik dhe unitar të shtetit, ashtu siç parashihet në Marrëveshjen e Ohrit, po gjejnë vend në diskursin politik publik”, ka shkruar Ahmeti.

Sipas tij, këto zhvillime kërkojnë vigjilencë, unitet dhe veprim të koordinuar për të mbrojtur të arriturat tona historike dhe për të garantuar të ardhmen evropiane të qytetarëve tanë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ali Ahmeti takon presidenten Osmani: Shqiptarët janë vënë në shënjestër appeared first on Euronews Albania.

Ahmeti shpreh ngushëllime për Papa Françeskun: Ishte shembull i përkushtimit ndaj Zotit, Kishës dhe njerëzimit

21 April 2025 at 15:42

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Papa Françeskut. Ai në një postim në Facebook shkruan se me dhimbje të thellë ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut.

“Gjatë gjithë jetës së tij, Papa Françesku ishte shembull i përkushtimit ndaj Zotit, Kishës dhe njerëzimit. Ai predikoi paqe, dashuri, përulësi dhe solidaritet, duke qenë zë i fuqishëm në mbrojtje të më të varfërve dhe të margjinalizuarve”.

“Mesazhet e tij për dialog ndërfetar, bashkëjetesë dhe vlera universale do të mbeten një trashëgimi frymëzuese për miliona njerëz në mbarë botën, përfshirë edhe në shoqëritë tona”.

“Në këto momente zie, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta besimtarëve katolikë dhe gjithë atyre që gjetën frymëzim në udhëheqjen e tij shpirtërore”, ka shkruar Ahmeti./Telegrafi/

The post Ahmeti shpreh ngushëllime për Papa Françeskun: Ishte shembull i përkushtimit ndaj Zotit, Kishës dhe njerëzimit appeared first on Telegrafi.

Ahmeti: Me Ziadin Selën jam në kontakt të përditshëm, Fronti Evropian mbetet i bashkuar

19 April 2025 at 15:34

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti deklaroi se Fronti Evropian mbetet kompakt dhe nuk ka ndryshime apo ndarje të partive.

I pyetur lidhur me deklaratat e kreut të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, se ata kanë kanale komunikimi me Ziadin Selën dhe për mundësinë që Sela të largohet nga Fronti Evropian, Ahmeti tha se këto zëra i dëgjon që nga parfumimi i zgjedhjeve parlamentare.

“Sot ikin tre deputetë nga BDI, nesër dy nga Fronti, unë me legjenda të tilla nuk merrem. Me zotëriun Ziadin Sela jam në kontakt të përditshëm dhe është në rrjedha ashtu siç jam unë”, tha Ahmeti.

Ndryshe, Ahmeti sot deklaroi se ka pasur dhe një telefonatë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Taravarin.

Ai shtoi se njejtë si Taravari duhet të veprojnë dhe partitë e mbetura shqiptare në pushtet, si kundërpërgjigje ndaj politikave anti-shqiptare të qeverisë.

The post Ahmeti: Me Ziadin Selën jam në kontakt të përditshëm, Fronti Evropian mbetet i bashkuar appeared first on Telegrafi.

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj takoi Ali Ahmetin dhe Arben Taravarin

5 April 2025 at 15:30

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj në Shkup është takuar me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin, por edhe me liderin e krahut të ASH-së, Arben Taravarin.

“Bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të ASH-së Blerant Ramadani, kisha një takim vëllezëror me presidentin Bajram Begaj!” – ka shkruar Taravari në Facebook.

Ndryshe, takimi i dy krerëve të partive politike shqiptare Ahmeti dhe Taravari, me Presidentin Begaj, ndodhi në të njëjtën kohë dhe nuk ka munguar as edhe përshëndetja midis tyre.

Begaj sqaroi për mediat e pranishme se bëhet fjalë për një takim protokollar dhe të rastit, duke thënë të mos aludohet në asgjë tjetër.

 

The post Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj takoi Ali Ahmetin dhe Arben Taravarin appeared first on Telegrafi.

Udhëheqësit politik në Maqedoninë e Veriut urojnë festën e Fitër Bajramit

30 March 2025 at 19:15

Liderët politik në Maqedoninë e Veriut kanë uruar besimtarëve mysliman në vend për festën e Fitër Bajramit. Mesazhi i tyre kryesor është që në këtë festë të mbizotërojë harmonia dhe mirëqenia familjare dhe shoqërore.

Më poshtë i keni urimet e krerëve politik në vend:

Gordana Siljanovska:

“Sivjet në Muajin e Shenjtë të Ramazanit, në muajin e agjërimit, lutjes dhe faljes, na ndodhi tragjedi e paparë që na tronditi si komunitet dhe si individë. Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të lënduarve. Pavarësisht nga përkatësia fetare, etnike apo çdo përkatësie tjetër, ne të gjithë jemi solidarë dhe pikëllojmë së bashku. Jetojmë në një botë që tronditet nga ndryshime të trazuara gjeopolitike dhe jemi të brishtë dhe të prekshëm në shumë segmente shoqërore. Sfida të shumta dhe ngjarje të paparashikueshme na presin. Le të jemi të bashkuar si komunitet, si shoqëri dhe si shtet. Së bashku ne mund të kapërcejmë dhe tejkalojmë të gjitha vështirësitë dhe problemet. Me mendime të pastra dhe me zemër të hapur për të gjithë bashkëqytetarët tanë, le ta bëjmë atdheun tonë një vend prosperues dhe dinjitoz të qytetarëve të lumtur”, shkruan Davkova në urim.

Arim Gashi:

“Pas një periudhe reflektimi, sacrifice dhe angazhimi të thellë për t’u afruar më shumë me Zotin, kam kënaqësinë t’ju uroj festën e madhe të Fitër Bajramit. Ramazani na mësoi se agjërimi është një rrugë për ta pastruar shpirtin, dhe se çdo ditë është mundësi për të praktikuar vlerat e sinqeritetit, dashurisë dhe respektit për njëri-tjetrin. Prandaj, duke lënë pas muajin e Ramazanit, le të dalim me zemër të pastër dhe më shumë gatishmëri për të ndihmuar ata që kanë nevojë, si dhe për të kontribuar në forcimin e unitetit, tolerancës dhe harmonisë shoqërore”, thuhet në urimin e Gashit.

Hristijan Mickoski:

“Fitër Bajrami është festë e solidaritetit dhe humanitetit, e cila i mëson të pasurit të përmbahen nga komoditeti personal dhe të mos i harrojnë të varfërit dhe bonjakët. Kjo festë do të thotë se përmes veprave të mira, respektimit të ndërsjellë, furimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë mundemi ta fitojmë të keqen. Së bashku përmes bashkëpunimit, bashkëjetesës, tolerancës, vlerave të vërteta dhe parimeve do të vazhdojmë ta ndërtojmë Maqedoninë në një shtet më prosperues.

Ali Ahmeti:

“Në këtë moment të veçantë, le të përkujtojmë vlerat themelore të fesë sonë – paqen, tolerancën dhe bamirësinë – që na mundësojnë të ngremë dorën e pajtimit dhe solidaritetit ndaj njëri-tjetrit. Le të mbështesim njëri-tjetrin dhe të kujdesemi për ata që janë në nevojë, duke u bërë shembuj të mirësisë dhe bashkëpunimit. Për çdo besimtar, për çdo qytetar, dhe për secilën familje, uroj që ky Fitër Bajram t’ju gjejë me shëndet, pranë të dashurve tuaj dhe në mbarësi. Le të ecim përpara të bashkuar dhe me forcë, duke ndihmuar njëri-tjetrin për një të ardhme më të mirë”.

Arben Taravari:

“Bajrami është një festë që i dedikohet Madhështisë së Vlerave të Zotit ndaj është dhe festa më e bukur! Gëzuar Fitër Bajramin nga Aleanca për Shqiptarët! Zoti Bekoftë familjet tuaja! Ky urim nënvizon rëndësinë e kësaj feste për të vlerësuar mirësinë dhe bekimet e Zotit në jetën tonë”, shkruan në urimin e Taravrit.

Zeqirija Ibrahimi:

“Pas një muaji të kaluar me agjërim, përkushtim, solidaritet, dashuri dhe meditim, po vjen dita e Bajramit, në të cilën arrihet pika kulmore e kësaj përpjekjeje shpirtërore. Nëse agjërimin e Ramazanit e krahasojmë me një vepër të bukur artistike, Bajrami është pikërisht katarza në të cilën shpirti gufon me emocionin e fuqishëm të dashurisë dhe ndjenjën e bukur të ngadhënjimit. Duke e kaluar një muaj në edukim të shpirtit, sot besimtari që ka agjëruar e ka ndjenjën e atij që ia ka arritur ta mposhtë egon dhe, përkundër fitores së korrur, ai këndon “Uela galibe il-Allah – Ngadhënjyesi i vetëm është Allahu”. Duke u lutur që Zoti ta ketë pranuar agjërimin, si dhe duke u lutur që sofra juaj e Bajramit të mos e jetë e mbushur vetëm me ushqim, por edhe me dashuri familjare, si dhe me solidaritet e kujdes për skanmorin, ju uroj nga zemra”.

Ziadin Sela:

“Një muaj i tërë na mblodhi rreth tryezës së përbashkët, me dashuri dhe mirënjohje për kafshatën e gojës dhe praninë e më të dashurve që kemi. Na bëri ta provojmë durimin dhe ta ndiejmë thellë kuptimin e sakrificës. U lutëm për vete dhe për ata që munguan në sofrat tona. Sot uroj të kremtojmë së bashku me zemrën plot! Agjërim të pranuar dhe lutje të pranuara për të gjithë!”.

The post Udhëheqësit politik në Maqedoninë e Veriut urojnë festën e Fitër Bajramit appeared first on Telegrafi.

Ahmeti: Nuk janë njerëz destabilizues ata që hapin çerdhe e universitete

7 March 2025 at 15:54

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti thotë se ata çka hapin çerdhe dhe universitete nuk mund të jetë destabilizues.

Këto komente Ahmeti i bëri gjatë hapjes së çerdhes në Haraçinë të Shkpit.

“Pavarësisht gojëkëqijve, që na paraqesin si të rrezikshëm e destabilizues, nuk janë njerëz destabilizues e turbullues ata që hapin çerdhe, hapin universitete. Hapin universitete pikërisht mu aty ku u janë bërë plane shqiptarëve, për të shfarosur nënën, bashkë me fëmijët shqiptar.

Ne jemi bashkë me fëmijët këtu, me të ardhmen, dhe kjo e ardhme do të ketë mbështetje të gjeneratave që qëndrojnë mbi supe e shpatulla të të gjithë atyre njerëzve të plejadës, që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm, që shqiptarët të jenë të nderuar, të përfaqësuar dhe zot në shtëpi të vet”, tha mes tjerash Ahmeti.

The post Ahmeti: Nuk janë njerëz destabilizues ata që hapin çerdhe e universitete appeared first on Telegrafi.

Ahmeti për VLEN-in: Kanë dëmtuar gjithandej, na duhet shumë kohë për riparim

27 February 2025 at 21:49

Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka takuar qytetarët e Çairit.

Kryetari i kësaj parti, Ali Ahmeti, është drejtuar me kritika ndaj koalicionit VLEN në qeveri, duke thënë se kanë dëmtuar shumëçka.

Ahmeti tha se rruga përpara është e vështirë përshkak të rrethanave politike në të cilat ndodhet vendi,

“Nuk mendoj që rrugët tona që na presin përpara janë të shtuara me gjethe dafine, sigurisht që janë të vështira, por edhe më të vështirë e kanë bërë këta tanët që faqja e zezë u qoftë sepse nuk kanë mësuar histori kombëtare se gjithmonë e keqja ka ardhë nga tanët. Kanë dëmtuar gjithandej që ne na duhet shumë kohë për riparim”, tha Ahmeti.

The post Ahmeti për VLEN-in: Kanë dëmtuar gjithandej, na duhet shumë kohë për riparim appeared first on Telegrafi.

Mexhiti: Grubi është në kontakt të vazhdueshëm me Ahmetin

19 February 2025 at 20:30

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, në emisionin “Dialog te Lajmi” deklaroi se paraardhësi i tij Artan Grubi, i cili është në arrati është në kontakt të vazhdueshëm me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Sipas tij, kjo vërehet nga mënyra se si funksionojnë partia dhe mediat e afërta me të.

“Flitet se është në Shqipëri. Mendoj se është në kontakt të vazhdueshëm me liderin dhe kryesinë e BDI-së. E shoh, ende gjithçka është nën ndikimin e tij. Kjo shihet edhe në media, në portale dhe në komunikatat. Ai është larguar, por pasojat e tij janë të dukshme dhe të pariparueshme”, tha Mexhiti.

The post Mexhiti: Grubi është në kontakt të vazhdueshëm me Ahmetin appeared first on Telegrafi.

❌
❌