Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

ASH e Taravarit: Aliu po mashtron punonjësit shëndetësorë në Tetovë

22 July 2025 at 19:28

Pas paraqitjes së sotme të ministrit të Shëndetësisë Azir Aliu dhe punonjësve shëndetësorë të Spitalit të Tetovë, ku u njoftua se do të punësohen 155 punonjës shëndetësorë, reaguan nga ASH-Taravari përmes një kumtese.

“Edhe sot, Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, erdhi me premtime boshe dhe i MASHTROI 155 motrat medicinale, duke u dhënë shpresë për kontrata të përhershme – një premtim që e di shumë mirë se nuk mund ta përmbushë! Nuk ka kontrata të përhershme pa konkurs publik!

Nuk ka buxhet të ndarë në rebalansin aktual për punësime të reja! Fondi i Sigurimit Shëndetësor ka konfirmuar me shkrim se nuk ka mjete për këto punësime!”, thuhet në kumtesën e ASH-së së Taravarit

 

The post ASH e Taravarit: Aliu po mashtron punonjësit shëndetësorë në Tetovë appeared first on Telegrafi.

Këta janë kandidatët e Taravarit për kryetar komunash

21 July 2025 at 21:46

Arben Taravari ka caktuar se kë do të propozojë për kryetar komunash në Saraj, Tearcë, Gostivar dhe Vrapçisht, merr vesh Telegrafi Maqedoni.

Në Saraj, Blerand Ramadani do të garojë për të fituar besimin e qytetarëve. Në Tearcë, Nazmi Taipi edhe një herë do të provojë fatin. Në Gostivar, Valbon Limani do të kërkojë mandatin për të vazhduar udhëheqjen e marrë në fund të mandatit nga Taravari dhe në Vrapçisht, Isen Shabani do të tentojë për mandatin e tretë.

Përndryshe, sot brenda ditës BDI shpalosi emrat e kandidatëve për Tetovë me Bajram Rexhepin, në Çair do garojnë me Bujar Osmanin dhe në Zhelinë me Emir Sulejmanin.

Ndryshe, koalicioni i udhëhequr nga BDI pret propozimet edhe nga Ziadin Sela për Haraçinën, Dibrën dhe Strugën. /Telegrafi/

The post Këta janë kandidatët e Taravarit për kryetar komunash appeared first on Telegrafi.

BDI: Taravari dhe Sela të propozojnë kandidat për komunat Gostivar, Strugë, Dibër

21 July 2025 at 21:41

BDI përmes një kominikate për media ka njoftuar se pret nominim të kandidaturave në shtatë komuna nga ASH e Selës dhe ASH e Taravarit.

“Në ditët në vijim, pas përfundimit të procesit të brendshëm partiak dhe me partnerët e koalicionit, do të konfirmohen edhe kandidatët tjerë për komunat e mbetura.

Gjithashtu, njoftojmë opinionin se nga Aleanca për Shqiptarët, të Ziadin Sela, presim propozime për kandidatë për kryetarë në komunat Strugë, Haraçinë dhe Dibër, ndërsa nga Arben Taravari, presim propozime për Gostivarin, Vrapçishtin, Tearcën dhe Sarajin.

BDI mbetet e përkushtuar ndaj një procesi zgjedhor të ndershëm, gjithëpërfshirës dhe me oferta të fuqishme programore për qytetarët në të gjitha komunat”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Nga atje shtojnë se qytetarët si në referendum do të shënojnë fitoren e radhës në këto zgjedhje lokale./Telegrafi/

The post BDI: Taravari dhe Sela të propozojnë kandidat për komunat Gostivar, Strugë, Dibër appeared first on Telegrafi.

Taravari: VLEN si projekt dështoi, kjo qeveri ka kaluar vijat e kuqe duke e larguar vendin nga BE

16 July 2025 at 16:40

Pjesa aktuale e shqiptarëve që kanë mbetur pjesë e qeverisë janë lajkatarë të pushtetit, dhe me dështimin e projektit VLEN pasojat nuk i ndjejnë vetëm shqiptarët, por të gjithë qytetarët.

Kështu u shpreh kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një intervistë për gazetën “Bota sot”.

I pyetur se si e vlerëson situatën aktuale politike në Maqedoninë e Veriut dhe cilat janë sfidat kryesore, Taravari u përgjigj se situata është shumë e keqe.

“Keq, dhe më e keqja është se jam realist. Me dështimin e projektit VLEN, po i përjetojmë të gjithë pasojat”, deklaroi ai.

Ai shton se ajo pjesë e vogël e shqiptarëve që kanë mbetur në qeveri janë më të bindur se kurrë ndaj partive maqedonase.

Taravari tha se arsyet që e çuan të largohet nga qeveria janë se kjo qeveri ka kaluar vijat e kuqe duke e larguar vendin nga rruga drejt BE-së.

“Metamorfoza e shpejtë dhe e pabesueshme që ndodhi te kolegët e VLEN-it, të cilët harruan se kishin ardhur në pushtet për të ndërtuar një shtet më të mirë për shqiptarët dhe të gjithë qytetarët… dhe e dyta, largimi i politikave qeveritare nga rruga e BE-së. Këto ishin dy shkaqet kryesore të cilat, siç po shihet dita-ditës, janë kthyer në një alarm të kuq”, theksoi Taravari.

Ai tha se faktori ndërkombëtar ka shprehur shqetësim në rritje për ndikimin e botës ruse dhe serbe në Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/

 

The post Taravari: VLEN si projekt dështoi, kjo qeveri ka kaluar vijat e kuqe duke e larguar vendin nga BE appeared first on Telegrafi.

Taravari paralajmëroi platformë gjithëpërfshirëse për të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

9 July 2025 at 18:30

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka njoftuar se ditëve në vijim do të prezantohet një platformë gjithëpërfshirëse për të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij, kjo platformë është një ftesë për bashkim kombëtar, duke iu drejtuar të gjithë shqiptarëve që ndihen përgjegjës për të ardhmen politike, ekonomike dhe shoqërore të kombit.

Taravari bëri thirrje për tejkalimin e ndarjeve politike dhe bashkimin e energjive për një vizion të përbashkët, duke paraqitur shtyllat kryesore të platformës që përfshijnë:

• Identitet & Traditë – Mbrojtja e gjuhës, kulturës dhe vlerave kombëtare
• Ekonomia për Shqiptarët – Lehtësime për bizneset, mbështetje për bujqësinë dhe iniciativën private
• Arsimi & Rinia – Rritja e cilësisë, krijimi i mundësive dhe formimi i një elite të re kombëtare
• Familja & Politikat Sociale – Mbështetje për familjet dhe shtresat në nevojë
• Shëndetësia me qasje të lehtësuar – Reforma dhe investime konkrete në komunat shqiptare
• Zhvillimi Rajonal & Diaspora – Politika për rikthimin dhe përfshirjen e diasporës në zhvillim
• Bashkëpunimi Ndërkombëtar – Partneritet i qëndrueshëm me SHBA, BE dhe aleatët strategjikë

“Kjo nuk është një platformë për qëllime personale, por një platformë për t’u bashkuar,” tha Taravari

Ai shtoi se vetëm një platformë e tillë garanton siguri dhe përfaqësim të drejtë të shqiptarëve.

The post Taravari paralajmëroi platformë gjithëpërfshirëse për të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Kush kë do ta mbështesë në zgjedhjet lokale – partitë politike nisin me deklarata zyrtare

9 July 2025 at 14:25

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut po afrohen, ndërsa partitë politike kanë nisur me kalkulimet se si do të dalin në garë. Ende nuk është zyrtarizuar asgjë, por ajo që dihet është se partitë në pushtet do ta përkrahin njëra-tjetrën, madje që në raundin e parë në disa komuna.

Kryeministri Hristijan Mickoski, tha se negociatat me VLEN-in dhe ZNAM-in që janë partnerë qeverisës, po shkojnë në drejtim të mirë. Mickoski tha se pret që të kenë mbështetje reciproke të partive në qeveri.

“Sa i përket ZNAM-it, kemi marrëveshje në parim që ata do të kandidojnë me listat e tyre të këshilltarëve, koalicioni i udhëhequr nga OBRM-PDUKM do të kandidojë me listat e tyre, dhe në ato komuna ku vendosim të mbështesim një kandidat, qoftë nga koalicioni i udhëhequr nga OBRM-PDUKM apo ZNAM, njëri apo tjetri nuk do të nominojë kandidat, ata do të mbështesin njëri-tjetrin”.

“Sa i përket koalicionit VLEN, pres që të mbështesim kandidatët e këtij koalicioni në raundin e parë sepse besojmë fuqimisht se partia që nuk ka bërë asgjë për më shumë se 20 vjet dhe fokusi kryesor i së cilës ishte lëshimi i licencave të marihuanës, hapja e kazinove dhe loja e futbollit në zyra, mendoj se duhet të mposhtet në këto zgjedhje dhe të hyjë në histori në skenën politike maqedonase”, tha Mickoski, duke iu referuar BDI-së për dështimet në vitet e fundit.

Edhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i cili pritet të nominohet edhe për një mandat nga radhët e VLEN-it, tha se do të kenë marrëveshje me partitë e qeverisë për zgjedhjet lokale.

“Jemi në fazën e analizës së kandidatëve të VLEN-it. Nuk kemi vendosur nëse do të nxjerrim kandidat në Shkup. Kur do të kemi vendim edhe për komunat tjera do të kemi qëndrim kandidatëve tjerë. Ajo që e kam thënë është që si koalicion qeveritar, do të ketë bashkëpunim, në drejtim të përkrahjes së kandidatëve që do të shkojnë në raundin e dytë”.

“Sa i përket raundit të parë ne do të shkojmë në të gjitha komunat ku ka gjasa reale që edhe kandidati shqiptarë të garojë për kreun e komunës”, tha Kasami.

Situata është më interesante në kampin opozitar shqiptar, e cila pritet të zgjerohet edhe me kalimin e Arben Taravarit nga qeveria. Ky i fundit në një deklaratë për media para disa ditëve tha se së shpejti do të dalin me emrat e kandidatëve për kryetarë së bashku me partitë tjera të siç e quajti ai “Aleancës Kombëtare”.

“Së shpejti në koordinim me partitë që do të dalim së bashku në zgjedhje si Aleancë Kombëtare, do të promovojmë emrat e kandidatëve të cilët do të jenë të pranuar nga të gjithë. Emri i koalicioni nuk është përfundimtar nëse do të jetë Aleanca Kombëtare ose Fronti Kombëtar”, tha Taravari.

Ndërsa i pyetur kur do të ketë takim me Ali Ahmetin për të definuar bashkëpunimin në zgjedhjet lokale, Taravari tha se do të ketë grupe pune që do të merren me këtë çështje.

“Do të ketë grupe pune që do të vazhdojnë të koordinohen dhe do të shohim nëse do të dalim me lista të përbashkëta ose të veçanta. Unë si kryetar jam që të dalim me lista të veçanta, por për këtë duhet të vendos kryesia e partisë”, tha Taravari.

Përveç kandidatëve partiak në zgjedhjet lokale do të marrin pjesë edhe kandidatë të pavarur. I tillë është Mendi Qyra për Komunën e Strugës, por i cili do të merr mbështetjen e koalicionit VLEN. Ndërsa sot kandidaturë të pavarur për Komunën e Gostivarit ka shpallur edhe Visar Ademi.

Ndryshe, zgjedhjet lokale do të shpallen në muajin gusht ndërsa të njëjtat pritet të mbahen më 19 tetor, ndërsa do të votohet për 80 komuna dhe Bashkinë e Shkupit./Telegrafi/

 

 

The post Kush kë do ta mbështesë në zgjedhjet lokale – partitë politike nisin me deklarata zyrtare appeared first on Telegrafi.

ASH-Taravari: Brukseli evidentoi ndikimin e “Botës Serbe” në Maqedoni, investimet e OBRM-PDUKM-së i shërbejnë vetëm politikave serbe

28 June 2025 at 11:51

Aleanca për Shqiptarët ka shprehur shqetësim lidhur me përmbajtjen e draft-rezolutës së Parlamentit Evropian, e cila evidenton ndikimin destabilizues të konceptit të ashtuquajtur “Bota Serbe” në Maqedoninë e Veriut dhe në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Nga ASH-Taravari thonë se në këtë dokument të rëndësishëm, të bazuar në raportin e eurodeputetit Tomas Waitz, thuhet qartë se Bota serbe po zhvat sovranitetin e Maqedonisë së Veriut dhe të rajonit, dhe për këtë ka përkrahje dhe promovim nga përfaqësues të Qeverisë në Shkup.

“Këto konstatime përputhen plotësisht me paralajmërimet e përsëritura të liderit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i cili në intervistën e fundit për emisionin “Politiko” në televizionin Kanal 10 të Kosovës theksoi se nëse bisedoni me njerëz kompetentë nga përfaqësuesit ndërkombëtarë, është i pamohueshëm ndikimi serb, posaçërisht në vitin e fundit si asnjëherë më parë në këto 35 vite. Ndikimi ka të bëjë me fushën e sigurisë, në politika dhe në investime. Nëse analizoni investimet që planifikohen nga OBRM-PDUKM, ato nuk i shërbejnë askujt tjetër përveç politikave serbe.

Raporti i Parlamentit Evropian kërkon hapjen e arkivave të UDBA-s dhe KOS-it në Maqedoni dhe Serbi, si një hap domethënës drejt zbardhjes së së kaluarës totalitare dhe forcimit të demokracisë dhe transparencës institucionale.

Në draft-rezolutë theksohet se Maqedonia e Veriut mbetët objekt i operacioneve armiqësore për ndikim të huaj… veçanërisht përmes mediave në gjuhën serbe, të cilat përhapin narrativa të Kremlinit dhe gëzojnë ndikim të konsiderueshëm.

Po ashtu, dokumenti ngre shqetësime serioze për rrjete ruse të ndikimit dhe për aktivitetet propagandistike të Kinës përmes mediave vendore, investimeve me klauzola detyruese dhe huave me kushte asimetrike – përfshirë një hua të marrë nga Hungaria për Maqedoninë e Veriut, e cila dyshohet se është me origjinë kineze.

Aleanca për Shqiptarët paralajmëron se përfshirja e thellë e strukturave të “botës serbe” në vend, përmes kanaleve të mediave, investimeve politike dhe strukturave të errëta të sigurisë, përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për orientimin euroatlantik të shtetit dhe për bashkëjetesën ndëretnike në Maqedoninë e Veriut.

Ne i bëjmë thirrje të gjitha forcave progresive, partive politike, shoqërisë civile dhe mediave të lira që të qëndrojnë në anën e demokracisë dhe të kundërshtojnë çdo përpjekje për instrumentalizim të shtetit në funksion të agjendave të huaja destruktive.

Më 8 korrik në Strasburg pritet të zhvillohet debati për këtë dokument alarmues. Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë të ngrejë zërin në të gjitha nivelet për ta mbrojtur karakterin demokratik, pluralist dhe euroatlantik të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në reagimin e ASH-Taravari.

The post ASH-Taravari: Brukseli evidentoi ndikimin e “Botës Serbe” në Maqedoni, investimet e OBRM-PDUKM-së i shërbejnë vetëm politikave serbe appeared first on Telegrafi.

Taravari: VLEN-i dështoi, ju kërkoj ndjesë që nuk arritëm ta çonim ndryshimin përpara

23 June 2025 at 21:49

Në njëvjetorin e Qeverisë, kryetari i ASH-së, krahu Arben Taravari, i cili e braktisi atë para dy muajsh, shprehet se VLEN, nga një projekt i mrekullueshëm, u shndërrua në një dështim.

Treshja që aktualisht përbën ekzekutivin, Taravari e cilëson si një zhgënjim.

“Sot, në njëvjetorin e qeverisjes nga trojka OBRM-PDUKM–ZNAM–VLEN, nuk më mbetet tjetër veçse, me zhgënjim, të konstatoj se VLEN, nga një projekt i mrekullueshëm, u shndërrua shpejt në një përpjekje të dështuar”,Taravari, në statusin e tij të fundit në rrjetet sociale.

Taravari u kërkon ndjesë qytetarëve për periudhën në të cilën ishte në qeveri.

“Duke qenë pjesë e kësaj qeverie për 11 muaj, marr përgjegjësitë e mia dhe ju kërkoj ndjesë që nuk arritëm ta çonim ndryshimin përpara”, tha Taravari.

Taravari thekson se ndryshimi nënkupton ndërrim të mentalitetit, jo vetëm të subjekteve politike./Telegrafi/

 

The post Taravari: VLEN-i dështoi, ju kërkoj ndjesë që nuk arritëm ta çonim ndryshimin përpara appeared first on Telegrafi.

ASH-Taravari: Qeveria po e shtynë Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në agoni pa fund

12 June 2025 at 09:46

Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit thonë se janë të shqetësuar për dakordimin mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe koalicionit VLEN, që propozim-ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të dërgohet fillimisht në Komisionin e Venecias, pa u miratuar më parë në Kuvend.

ASH e konsideron këtë qasje si të gabuar dhe të rrezikshme, duke paralajmëruar për një boshllëk ligjor që mund të çojë në diskriminim në punësime dhe bllokim të reformave ndëretnike. Si shembull, theksohet rasti i Ligjit për Gjuhët, për të cilin u deshën gjashtë vjet për një opinion nga Komisioni i Venecias.

“Kryeministri Mickoski ka bërë të qartë se projektligji do të kalojë në Qeveri, por do të dërgohet për vlerësim ndërkombëtar përpara se të hyjë në procedurë parlamentare. Me këtë qëndrim janë pajtuar edhe liderët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, duke e justifikuar vendimin me nevojën për shmangien e problemeve si ato me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve në Gjykatën Kushtetuese. Por Aleanca për Shqiptarët paralajmëron se kjo qasje është jo vetëm e gabuar, por edhe e rrezikshme”, thonë nga ASH-Taravari.

The post ASH-Taravari: Qeveria po e shtynë Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në agoni pa fund appeared first on Telegrafi.

ASH: Segregimi etnik i kësaj qeverie shkel edhe sportistët shqiptar, zyrtarët e VLEN-it të përbuzur si zakonisht

11 June 2025 at 17:50

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit akuzon qeverinë e OBRM-PDUKM, ZNAM dhe VLEN se po vazhdon me diferencimin dhe segregimin etnik ndaj shqiptarëve.

“Sot Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickovski bashkë me Ministrin e Sportit Borko Ristovski, kanë ndarë dhjetëra mirënjohje për sportistet e dalluar ku në mesin e tyre asnjë mirënjohje për sportistë shqiptar.

Ky vendim i ministrisë së sportit bashkë me Qeverinë nxjerr në pah edhe njëherë aroganncën dhe albanofobinë edhe ndaj sportistëve shqiptar duke diskriminuar mbi bazë etnike shumë sportist shqiptar që sportin vendas e kanë ngritur në piadestal.

Rikujtojmë opinionin vendas por edhe Ministrin e Sportit Ristovski por edhe Kryeministrin Mickovskin, se shumë sportistë shqiptar, Maqedoninë e kanë bërë të njohur në arenën ndërkombëtare të sportit, sidomos me sportistët e dalluar që fituan medalje në lojrat Olimpike dhe kampionatet evropiane e botërore sic janë mundësit që shkëlqyen duke u stolisur me shumë medalje Shaban Sejdiu, Shaban Terstena, etj.

Gjithashtu edhe shumë sportistë shqiptar u dalluan në shumë sporte tjera në boks, , karate, skijim, volejboll etj.

Vlen të përmenden emrat e futbollistëve shqiptar, anëtar të reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut që gjithashtu shkëlqyen me garat vendore dhe ndërkombëtare”, thonë nga ASH./Telegrafi/

The post ASH: Segregimi etnik i kësaj qeverie shkel edhe sportistët shqiptar, zyrtarët e VLEN-it të përbuzur si zakonisht appeared first on Telegrafi.

Taravari tregon pse u largua nga qeveria e RMV: Nuk bëmë asgjë nga ato që premtuam

11 June 2025 at 13:44

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, 1 muaj më parë njoftoi se partia që ai drejton ishte tërhequr nga koalicioni qeverisës në Maqedoninë e Veriut.

Në një intervistë për Euronews Albania, Taravari tha se koalicioni VLEN në qeverinë e RMV, ku bënte pjesë edhe Aleanca për Shqiptarët nuk arriti të përmbushë asnjë nga premtimet dhënë shqiptarëve në RMV pas zgjedhjeve.

“Koalicioni VLEN u formua vitin e kaluar kur Aleanca për Shqiptarët ishte pjesë e qeverisë Kovaçevski dhe në atë kohë dolëm nga qeveria siç bëmë sot për t’ju bashkuar këtij koalicionit. Morën 107 mijë vota si koalicion, i premtuam qytetarëve shqiptarë në RMV se pas 22 vjet qeverisje të BDI dhe Ali Ahmetit, shqiptarët meritojnë ndryshimin në skenën politike. Pas 11 muaj qeverisje ne si VLEN, 4 parti së bashku, ishte një projekt i paqëndrueshëm… qytetarët janë të pakënaqur nga ne. Kishim dy opsione; të heshtnim dhe të mbanim karriget, unë isha ministër i shëndetësisë ose të reagonim”, ta Taravari.

 

The post Taravari tregon pse u largua nga qeveria e RMV: Nuk bëmë asgjë nga ato që premtuam appeared first on Euronews Albania.

ASH e Taravarit: Të miratohet Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, pastaj të dërgohet në Komisionin e Venecias

11 June 2025 at 09:39

Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit ka shprehur shqetësimin për zvarritjen e miratimit të Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në institucionet shtetërore.

Kjo parti kritikon planin e qeverisë, për ta dërguar fillimisht ligjin në Komisionin e Venecias, duke e cilësuar këtë si taktikë bllokuese nga OBRM-PDUKM dhe partnerët e koalicionit VLEN.

Aleanca kërkon që ligji të miratohet fillimisht në Kuvend dhe më pas t’i nënshtrohet vlerësimit ndërkombëtar, për të garantuar barazinë dhe shmangur keqpërdorimet politike.

“Kjo është një praktikë e rrezikshme që mund të krijojë zbraztirë juridike, në një moment kur vendi ka nevojë për garanci të qarta për përfaqësim të drejtë të të gjitha komuniteteve”, shtojnë nga ASH./Telegrafi/

The post ASH e Taravarit: Të miratohet Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, pastaj të dërgohet në Komisionin e Venecias appeared first on Telegrafi.

ASH: Përfaqësimi disproporcional edhe në Ministrinë e Mbrojtjes, nga 120 punësime, vetëm 14 shqiptarë

5 June 2025 at 08:32

ASH, krahu i Arben Taravarit, shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me të dhënat e fundit qe vijnë nga Ministria e Mbrojtjes, të cilat dëshmojnë për një përjashtim të qartë dhe të pajustifikueshëm të shqiptarëve nga përfaqësimi institucional.

“Nga gjithsej 120 vendime për emërime në pozita të nënoficerëve, vetëm 14 janë shqiptarë. Një përfaqësim i tillë jo vetëm që nuk pasqyron realitetin demografik të vendit, por përbën një precedent të rrezikshëm drejt përjashtimit sistematik të shqiptarëve nga institucionet shtetërore, përfshirë edhe ato të sigurisë kombëtare.

Ky zhvillim nuk është rastësi administrative, por vazhdimësi e një politike diskriminuese që, fatkeqësisht, po zbatohet nën petkun e reformave dhe premtimeve për barazi. Ajo që po ndodh është një prirje e rrezikshme drejt margjinalizimit të shqiptarëve nga vendimmarrja dhe strukturat shtetërore.

U bëjmë thirrje përfaqësuesve të koalicionit VLEN dhe drejtuesve institucionalë që të ndalin menjëherë këtë politikë përjashtuese dhe të rikthejnë respektimin e përfaqësimit të drejtë dhe proporcional, ashtu siç e përcakton Kushtetuta dhe siç e imponon realiteti shumëetnik i vendit.

Shqiptarët nuk janë 10% e popullsisë, siç pasqyrohet në këtë rast dhe në shumë raste të tjera të ngjashme. Ata përbëjnë 29.52% të qytetarëve të këtij shteti, sipas të dhënave zyrtare. Çdo përpjekje për të mohuar këtë realitet është e papranueshme dhe cenon rëndë legjitimitetin e përfaqësimit shtetëror”, thuhet në ragimi e ASH-së.

Nga atje shtojnë ASH do të vazhdojë të ngrejë zërin dhe të veprojë në mbrojtje të barazisë, përfaqësimit të drejtë dhe të dinjitetit të çdo qytetari shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

The post ASH: Përfaqësimi disproporcional edhe në Ministrinë e Mbrojtjes, nga 120 punësime, vetëm 14 shqiptarë appeared first on Telegrafi.

Taravari: Ne u quajtëm tradhëtarë sepse braktisëm lukset e pushtetit si shenjë mospajtimi, po Salim Sulejmani çfarë quhet që e shiti popullin për tu bërë ambasador?!

28 May 2025 at 20:20

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përmes një statusi në Facebook komentoi largimin e Salim Sulejmanit, i cili disa ditë më parë dha dorëheqje nga posti i deputetit.

Taravari shkruan se funksionarët e ASH-së braktisën rrogat dhe lukset e pushtetit për shkak të mos pajtimit dhe për këtë veprim janë quajtur tradhtarë, teksa pyet se si çfarë quhet Sulejmani që shiti popullin për t’u bërë ambasador?!

Statusi i plotë:

Salim Sulejmani dorëzoj dorëheqje të bujshme para disa ditësh.

Tha se po ikte për një arsye më madhore që na i linte surprizë…

Në fillim nuk e besova që Salim Sulejmani mund të tallej deri në këtë pikë, por tashmë surpriza që fliste është bërë zyrtare:

Salimi na qenka emëruar ambasador në Gjirin Persik.

Ne u quajtëm tradhëtarë sepse braktisëm rrogat dhe lukset e pushtetit si shenjë mospajtimi me të, a tash që të vërtetat dalin zyrtarisht, pyes:

Çfarë quhet Salimi që shiti popullin për t’u bërë ambasador?!

 

The post Taravari: Ne u quajtëm tradhëtarë sepse braktisëm lukset e pushtetit si shenjë mospajtimi, po Salim Sulejmani çfarë quhet që e shiti popullin për tu bërë ambasador?! appeared first on Telegrafi.

Taravari: Vazhdojmë të qetë dhe të sigurt drejt fitores së tetorit

25 May 2025 at 17:10

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka dalë me një status në rrjetet sociale pas konferencës për media të Arben Fetait dhe grupit të tij.

Taravari shkruan se ish-bashkëpartiakëve u është përzier ankthi me ndjenjën e fajit, teksa ua rikujton atyre zgjedhjet e tetorit.

“Ankthi është ndjesia më e keqe që përjeton njeriu… sidomos kur është i përzier me ndjenjë faji! Ne vazhdojmë më të qetë e më të sigurt se kurrë drejt fitores së tetorit, i cili është afër… shumë afër!”, shkruan Arben Taravari, kryetar i ASH-së.

The post Taravari: Vazhdojmë të qetë dhe të sigurt drejt fitores së tetorit appeared first on Telegrafi.

Fetai: ASH ka mision përmirësimin e jetës së qytetarëve, si VLEN i fituam 107 mijë vota për ndryshimin e politikës së BDI-së

25 May 2025 at 16:00

Zëvendëskryeministri Arben Fetai në konferencë për media ju drejtua aktivistëve të ASH-së, duke thënë se kjo parti nuk është thjeshtë një parti, por një mision që ka qëllimin përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Fetai tha se ata nuk dorëzohen përballë pazareve të natës dhe nuk lejojnë që vota e qytetarëve të kontrabandohet.

“Vazhdojmë të punojmë aty ku merren vendime dhe bëhën ndryshime”, tha Arben Fetai.

Ai tha se ata nuk janë për interesa personale por për të shndërruar premtimet në rezultate.

“Dezertimi për të kthyer ata që degraduan çdo vlerë në shtet nuk do të ndodh”, tha më tej Fetai.

Arben Fetai tha se Qeveria është e përkushtuar në reforma dhe ASH ka rol kyçe në këtë, duke shtuar se grupi i Arben Taravarit po shndërrohen në “artanistë” duke u afruar me BDI-në.

“Më vjen keq për artanizimin që ka ndodhur me shokët tonë që flasin për valixhe duke dëshiruar largimin e shqiptarëve nga ky vend. E kam një porosi shumë të thjeshtë për kryetarin tim Arben Taravari: Unë valixhet i kam marrë për të ardhur nga Belgjika dhe nuk jam duke lëvizur nga këtu. Do të qëndrojmë dhe do ta bëjmë betejën për të cilën jemi zotuar, për të cilën si koalicion VLEN kemi fituar 107 mijë vota. Afrimi me BDI-në, fatkeqësishtë i çon në rrugën e artanizimit të cilin po e shfaqin për shkak të nervozes me të cilin janë përballur kur e shohin se në çdo degë në çdo forum partiak, qoftë te Forumi Rinor apo te i Gruas njerëzit janë duke i braktisur”, deklaroi më tej Fetai.

The post Fetai: ASH ka mision përmirësimin e jetës së qytetarëve, si VLEN i fituam 107 mijë vota për ndryshimin e politikës së BDI-së appeared first on Telegrafi.

Fetai: Është sabotuar procesi i punësimit të shqiptarëve, mirëpo kjo do të rregullohet me punësimet e reja

25 May 2025 at 15:30

Për numrin e madh të të punësuarve maqedonas dhe pak të atyre shqiptarë kohëve të fundit, zëvendëskryeministri Arben Fetai ka fajësuar Arben Taravarin.

Fetai tha sot se Taravari ka tërhequr përfaqësuesin e ASH-së për më tepër se një muaj nga komisioni kadrovik i koalicionit VLEN.

“Rrjedhimisht është sabotuar edhe procesi i punësimeve sepse planifikimi i tyre nuk ka mundur të ndodh me tempon e paraparë. Për pasojë punësimet në pjesën maqedonase realizohen sipas dinamikës së paraparë, ndërsa aty ku udhëheqin dhe planifikohen punësimet për pjesën shqiptare sabotimi i komisionit kadrovik ka rezultuar me bllokim të procesit”, deklaroi Arben Fetai.

Sipas Fetai kjo do të rregullohet dhe me tempo të madhe do të realizohen punësimet edhe në pjesën shqiptare.

 

The post Fetai: Është sabotuar procesi i punësimit të shqiptarëve, mirëpo kjo do të rregullohet me punësimet e reja appeared first on Telegrafi.

Vendimet nga Kuvendi i jashtëzakonshëm i ASH-së: Shkarkohet Arben Fetai, përjashtohen edhe tetë anëtarë të kryesisë

24 May 2025 at 09:40

Mbrëmë kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, mbajti Kuvendin e jashtëzakonshëm në qytetin e Kumanovës, me kërkesë të mbi 2/3 të numrit të përgjithshëm të kuvendarëve.

Pas përfundimit të Kuvendit, Taravari bëri të ditur se nga pozita e kryetarit të Kuvendit është shkarkuar Arben Fetai dhe në vend të tij është emëruar Nazim Taipi, i cili deri më tani ka ushtruar postin e nënkryetarit të ASh-së.

“Për shkak të veprimeve të cilat janë kundër partisë, kryetari i Kuvendit u shkarkua dhe prej sot kryetar i ri i Kuvendit u zgjodh Nazim Taipi”, tha Taravari

Janë ndryshuar edhe disa anëtarë të Komisionit statutar dhe juridik si dhe janë përjashtuar edhe tetë anëtarë të kryesisë.

 

The post Vendimet nga Kuvendi i jashtëzakonshëm i ASH-së: Shkarkohet Arben Fetai, përjashtohen edhe tetë anëtarë të kryesisë appeared first on Telegrafi.

Taravari: Ata që u larguan nga ASH nuk mendonin për popullin por ishin të interesuar vetëm për pushtet

23 May 2025 at 21:50

Kryetari i Aleancës për Shqiptarër Arben Taravari ka takuar sot qytetarët e Kumanovës, me ç’rast ka folur dhe për ndodhitë e fundit në ASH.

Taravari tha se ASH po rritet fuqishëm dhe po bëhet forca e parë politike.

“Pas largimit të atyre që ishin të interesuar vetëm për pushtet, Aleanca për Shqiptarët do të rritet fuqishëm dhe do të bëhet forca e parë politike në të ardhmen,” deklaroi Taravari.

Taravari theksoi se partia tashmë është më e pastër, sepse sipas tij, ata që u larguan nga ASH-ja nuk mendonin për popullin.

“Ata që u larguan, nuk mendonin për popullin, por vetëm për kolltukun. Madje, disa prej tyre kishin edhe kanale komunikimi me BDI-në,” shtoi ai, duke lënë të kuptohet për një spastrimi të brendshëm politik në parti.

Kujtojmë se ASH-Taravari aktualisht po funksionon me vetëm tre deputetë, pasi sonte nga ASH u distancua dhe deputetja Mimoza Musa e cila deklaroi se do të mbetet pjesë e koalicionit VLEN në qeveri.

 

The post Taravari: Ata që u larguan nga ASH nuk mendonin për popullin por ishin të interesuar vetëm për pushtet appeared first on Telegrafi.

Deputetja Mimoza Musa vazhdon me VLEN-in, Taravari: Respektojmë çdo vendim, çdokush ka bindjen e vet se si vepron

23 May 2025 at 21:12

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, sot ka mbajtur takim me qytetarët e Kumanovës, ku ka folur për zhvillimet e fundit politike.

I pyetur për deputeten Mimoza Musa e cila nëpërmjet një statusi sot u distancua nga Taravari dhe se do të ngelet pjesë e koalicionit VLEN, ai tha se çdokush ka bindjen e vet.

“Çdokush e ka bindjen e vet, ashtu si mendon ashtu si vepron. E respektojm çdo vendim të çdo njeriu, kjo është demokraci”, tha ai.

Kujtojmë se me distancimin e deputetes Musa, aktualisht ASH-krahu i Taravarit ka tre deputetë

The post Deputetja Mimoza Musa vazhdon me VLEN-in, Taravari: Respektojmë çdo vendim, çdokush ka bindjen e vet se si vepron appeared first on Telegrafi.

❌
❌