Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 July 2025Main stream

Ministria e Transformimit Digjital njofton se është rikthyer aplikimi elektronik për caktimin e termineve për dokumentet personale

12 July 2025 at 15:50

Ministria e Transformimit Digjital informon se aplikimi elektronik për caktim të terminit për nxjerrje të dokumenteve personale sërish është i kapshëm përmes portalit nacional për e-shërbime uslugi.gov.mk.

“Qytetarët tani, shpejtë dhe lehtë, pa pritje dhe pa tollovi mund të caktojnë termin për shërbimet në vijim: nxjerrje të letërnjoftimit, të pasaportës dhe patent shoferit. procedura është e thjeshtë dhe e kapshme nga cila do pajisje elektronike”, thekson Ministria.

Njëherit shton se me këtë nismë vazhdon misioni për ta digjitalizuar administratën publike dhe për të siguruar shërbime më cilësore, më të shpejta dhe më efikase për të gjithë qytetarët.

The post Ministria e Transformimit Digjital njofton se është rikthyer aplikimi elektronik për caktimin e termineve për dokumentet personale appeared first on Telegrafi.

Fetai: Plani për Punësim 2025 parasheh buxhet prej 40 milionë euro për mbi 16 mijë qytetarë

12 July 2025 at 15:10

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka prezantuar në Kumanovë Planin Operativ për Punësim 2025, me një buxhet prej 40 milionë eurosh që synon të përfshijë mbi 16.000 qytetarë në mbarë vendin.

Ky plan ambicioz parasheh masa konkrete për punësim, vetëpunësim dhe trajnime profesionale, si pjesë e përpjekjeve për të rritur mundësitë ekonomike dhe për të fuqizuar kapitalin njerëzor.

“Është ndjesi e veçantë të flasësh për të ardhmen në qytetin ku kam hedhur hapat e parë. Të jesh pranë njerëzve me të cilët ndaj kujtime, rrënjë dhe përgjegjësi, i jep kësaj nisme një domethënie të veçantë,” theksoi Fetai gjatë fjalës së tij.

Ai shtoi se ky plan është një investim strategjik për të rinjtë dhe brezin e ardhshëm, duke theksuar rëndësinë e qëndrimit aktiv dhe të palëkundur në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt dhe më të drejtë për të gjithë.

The post Fetai: Plani për Punësim 2025 parasheh buxhet prej 40 milionë euro për mbi 16 mijë qytetarë appeared first on Telegrafi.

U prezantua Plani Operativ i Punësimit në Kumanovë, Durmishi: Ka interesim të madh nga qyetetarët për fillimin e bizneseve

12 July 2025 at 13:50

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi mori pjesë mbrëmë në prezantimin publik të Planit Operativ të Punësimit 2025 në Kumanovë, të organizuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës dhe Agjencia e Punësimit.

Durmishi tha se do të investohen 40 milionë euro për masat aktive për qytetarët.

“Ne nuk ofrojmë premtime deklarative, por mjete konkrete për ndryshim. Investojmë 40 milionë euro në masa aktive që duhet të ndihmojnë qytetarët të qëndrojnë këtu, të përparojnë dhe të realizojnë potencialin e tyre”, theksoi ministri Durmishi.

Ai shtoi se plani për vitin 2025 parashikon investim prej 40 milionë eurosh, që synon më shumë se 10.000 qytetarë, ndërsa pjesëmarrja e deritanishme tregon se masat tashmë po japin efektin e dëshiruar.

Në Kumanovë u promovuan edhe të dyja masat aktualisht të hapura :

Masa 5 – Praktika, me shpallje publike që zgjat nga 1 deri më 31 korrik 2025, e dedikuar për persona juridikë dhe fizikë. Përmes kësaj mase, 1.352 të rinj deri në 29 vjeç do të përvetësojnë përvojë praktike, me kompensim mujor prej 12.000 denarë për periudhë prej tre muajsh.

Masa 3.1 – Trajnimi i vendit të punës me punëdhënës të njohur, me shpallje që zgjatë deri më 30 nëntor të vitit 2025, që mundëson lidhjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve me kompanitë që realisht kërkojnë staf.

Përveç kësaj, ministri rikujtoi masat e realizuara tashmë nga plani:

“Punësimi i subvencionuar për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, me mbi 2.000 aplikime, gjë që tregon interes dhe besim të madh nga bashkësia e biznesit, Mbështetja financiare për fillimin e biznesit tuaj është mbyllur tashmë me sukses me mbi 6.000 aplikime, ndërsa në rrjedhë është përzgjedhja e përdoruesve. Këto shifra janë dëshmi që qytetarët e vërejnë kur shteti investon seriozisht te ta. Pas çdo aplikimi qëndron një ide dhe shpresë dhe është detyra jonë t ‘i mbështesim ato vendime me mbështetje konkrete”, deklaroi Durmishi.

Ngjarja në Kumanovë është pjesë e fushatës më të gjerë në terren nga Ministria dhe Agjencia e Punësimit në komunat me shkallë të lartë të papunësisë.

The post U prezantua Plani Operativ i Punësimit në Kumanovë, Durmishi: Ka interesim të madh nga qyetetarët për fillimin e bizneseve appeared first on Telegrafi.

Mickoski: Bullgaria dëshiron asimilimin e popullit maqedonas

12 July 2025 at 13:10

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski edhe sot ka dalë me akuza të rënda për Bullgarinë.

“Bota dhe Europa e kanë parë se cili ka qenë qëllimi i politikanëve bullgarë. Qëllimi i politikanëve bullgarë në asgjë nuk dallon nga qëllimi që e ka udhëheqësia ruse në Ukrainë dhe ajo është përpjekja për asimilim të popullit maqedonas”, tha Mickoski nga Ohri.

Mickoski përmendi dhe rastin e sulmit ndaj kryetares së Shkupit, Danella Arsovska.

“Sa i përket kryetares së Qytetit të Shkupit, janë thënë shumë gjëra, nuk kam se çka të shtoj. Institucionet duhet të veprojnë”, u përgjigj shkurtimisht Mickoski.

Arsovska dje informoi se gjatë ekspertizës dhe kontrollit inspektues ndaj ndërtimeve pa leje në Komunën e Çairit, është sulmuar, së pari verbalisht, e më pas edhe fizikisht, para pjesëtarëve të MPB-së.

 

 

The post Mickoski: Bullgaria dëshiron asimilimin e popullit maqedonas appeared first on Telegrafi.

QMK: Katër zjarre aktive në territorin e Maqedonisë së Veriut

12 July 2025 at 11:50

Deri në mesditë, dje në vend ishin regjistruar gjithsej 14 zjarre në ambient të hapur.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim njoftoi se katër prej tyre ishin ende aktive – në komunën e Dojranit, pranë fshatit Nikoliq, ku po digjet një pyll i ulët, në komunën Cashka ku ka tym në një zonë shkëmbore pa flakë të dukshme, në Kumanovë në vendin Preovce ku po digjet bimësi e ulët, si dhe në Nagoriçan të vjetër.

Qytetarët morën një mesazh SMS për gjendjen e shpallur të jashtëzakonshme për shkak të zjarreve, me një njoftim për ndalimin e lëvizjes në pyje.

Qendra për Menaxhimin e Krizave shpjegoi se ky ishte një mesazh testues, i dërguar me qëllim të kontrollit të sistemit për njoftim masiv të popullsisë në rast të situatave të krizës.

The post QMK: Katër zjarre aktive në territorin e Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.

LAMM: Deri në 20 minuta pritje në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut

12 July 2025 at 09:49

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Në pikën kufitare Tabanocë për hyrje në vend dhe në pikën kufitare Bogorodicë për dalje nga vendi, vërehet një frekuencë e shtuar e automjeteve, koha e pritjes është rreth 15-20 minuta.

Në pikat e tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Delçevë.

 

The post LAMM: Deri në 20 minuta pritje në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

12 July 2025 at 09:09

Moti sot do të jetë me diell dhe më ngrohtë me vranësira lokale të lehta deri në mesatare.

Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 8 deri në 18 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 29 deri në 36 gradë.

Në Shkup, me diell dhe më ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare kryesisht nga jugu. Temperatura minimale do të bjerë në 14, ndërsa maksimale do të arrijë 35 gradë.

The post Moti sot në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 11 July 2025Main stream

QMK: Sot janë regjistruar 14 zjarre, katër janë ende aktive, gjashtë nën kontroll

11 July 2025 at 21:40

Deri në mesditë, në vend janë regjistruar gjithsej 14 zjarre në hapësira të hapura. Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim kumtojnë se 4 prej tyre mbeten aktive – në komunën e Dojranit afër fshatit Nikoliç, ku digjet pyll me drurë të ulët, në komunën e Çashkës nën Solunska Glava ku ka tym në një zonë shkëmbore pa flakë të dukshme, njoftojnë autoritet. Po ashtu, në Kumanovë në vendin Preovcë me djegie të vegjetacionit të ulët, si dhe në Nagoriçan të Vjetër në fshatin Rugincë.

“Gjashtë zjarre janë vënë nën kontroll. Dy janë lokalizuar – në komunën e Prilepit afër fshatit Beshishte dhe në komunën e Shën Nikollës afër fshatit Delisincë, ku u përfshi vegjetacion i ulët dhe një shtëpi e vjetër e braktisur. Në orët e kaluara janë shuar plotësisht dy zjarre – në Çuçer Sandevë afër kishës Shën Trinia dhe në Makedonski Brod afër fshatit Belicë”, thonë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Nga QMK sqarojnë se përveç pjesës qendrore të vendit, pjesa tjetër e territorit të shtetit është nën rrezik të lartë zjarresh, dhe ka një rrezik të ulët në zonat përreth maleve të Sharrit dhe rajoneve të tjera më pak të rrezikuara.

The post QMK: Sot janë regjistruar 14 zjarre, katër janë ende aktive, gjashtë nën kontroll appeared first on Telegrafi.

OBRM-PDUKM: Bullgaria po e keqpërdorë BE-në, fshirja e gjuhës dhe identitetit maqedonas nga raporti i PE-së është mohim për shtetin tonë

11 July 2025 at 19:51

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë deklaroi se kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, po minon raportet e brishta ndërmjet dy vendeve, duke aluduar në deklaratën e kryeministrit se Bullgaria synim ka vetëm të fshijë identitetin dhe kulturën maqedonase.

Partia në pushtet drejtoi mesazhe se s’do të ndryshojnë qëndrim derisa në rikthim nuk marrin respektin bullgar.

“Fshirja e gjuhës dhe identitetit nga raporti i Parlamentit Evropian janë dëshmi se Bullgaria nuk e ka pasur çështjen tek vendosja e bullgarëve në Kushtetutë. Përkundrazi, ky është vetëm mjet për mohimin e plotë të shtetit. OBRM-PDUKM adreson porosi se nuk do të lëvizin asnjë milimetër pa u respektuar nga Bullgaria dhe garancia nga institucionet evropiane. Ky është keqpërdorim i BE-së nga ana e Bullgarisë dhe rrëmbim i procesit.”, – theksoi Dragan Kovaçki nga OBRM-PDUKM.

Edhe kreu i socialdemokratëve, Venko Filipçe, është shprehur se deklarata e ministrit të Jashtëm të Bullgarisë nuk është në frymën e vlerave demokratike e as të civilizimit.

Retorika e ashpërsuar Shkup – Sofje erdhi pas shlyerjes së gjuhës dhe identitetit maqedonas nga raporti i progresit të Parlamentit Evropian. Me gjithë reagimet, kryeministri Mickoski është shprehur se institucionet e vendit do të vazhdojnë përkushtimin në zbatimin e reformave drejt BE-së.

The post OBRM-PDUKM: Bullgaria po e keqpërdorë BE-në, fshirja e gjuhës dhe identitetit maqedonas nga raporti i PE-së është mohim për shtetin tonë appeared first on Telegrafi.

Maqedonia dhe Shqipëria po ndërtojnë stacionin e Transformatorëve të ri, Bozhinovska: Bëhemi urë lidhëse me tregjet evropiane për energji elektrike

11 July 2025 at 19:10

Ministrja e Energjetiës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, sot zhvilloi një vizitë në terren në kantierin për ndërtimin e Stacionit të ri të Transformatorëve të Ohrit (TS Ohri), pjesë e projektit të interkoneksionit Maqedoni-Shqipëri.

Projekti mbulon dy pjesë – LOT 1: linja e transmetimit të Manastirit – kalimi kufitar me Shqipërinë dhe LOT 2: ndërtimi i stacionit të transformatorëve të Ohrit pranë fshatit Mesheishta.

Në terren, ministrja Bozhinovska u njoh me aktivitetet intensive të vazhdueshme ndërtimore që po zhvillohen në një sipërfaqe prej 80,000 metrash katrorë: ndërtimi i mureve mbajtëse dhe shpateve, punimet e ndërtimit të ndërtesës komanduese, përfundoi themelet dhe filloi instalimin e mbështetëseve dhe pajisjeve të çelikut në një impiant 400 kV.

“Me zbatimin e këtij projekti, Maqedonia e Veriut po ndërton një urë lidhëse me tregjet evropiane të energjisë elektrike, duke krijuar kushte për furnizim të qëndrueshëm dhe ekonomik për qytetarët dhe duke hapur hapësirë për përfshirjen e prodhuesve të rinj nga burimet e rinovueshme – që është prioriteti ynë kryesor “, theksoi ministrja Bozhinovska.

Ndërtimi i linjës së re 400 kV është një përforcim strategjik i stabilitetit dhe besueshmërisë së rrjetit elektrik të vendit. Kjo rrumbullakos lidhjen e energjisë elektrike me të gjithë fqinjët, gjë që lejon jo vetëm rritjen e stabilitetit dhe besueshmërisë, por edhe pjesëmarrjen aktive në tregjet për shërbimet e balancimit dhe sistemit dhe shkëmbimin e energjisë në rajon.

The post Maqedonia dhe Shqipëria po ndërtojnë stacionin e Transformatorëve të ri, Bozhinovska: Bëhemi urë lidhëse me tregjet evropiane për energji elektrike appeared first on Telegrafi.

Qeveria e RMV-së: I nderojmë të gjitha viktimat e pafajshme të gjenocidit në Srebrenicë

11 July 2025 at 17:50

Në këtë ditë, 30 vjet pas tragjedisë në Srebrenicë, i nderojmë të gjitha viktimat e pafajshme dhe shprehim solidaritet me familjet e tyre, njoftojnë nga Qeveria.

Nga atje thonë se ky gjenocid mbetet një kujtesë e përhershme për detyrimin tonë që të ruajmë paqen, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e çdo individi.

Qeveria rekomandon që të mësojmë nga e kaluara dhe të ndërtojmë një të ardhme në të cilën tragjedi të tilla nuk do të përsëriten kurrë.

“Në këto çaste përkujtimi, me nderim të thellë kujtojmë edhe të gjitha popujt e tjerë që në kohë të ndryshme janë goditur nga vuajtje, përndjekje dhe padrejtësi, përfshirë edhe popullin maqedonas, i cili në shekullin 20 i përjetoi pasojat e dhunës politike dhe të ekzodit”, thekson Qeveria.

The post Qeveria e RMV-së: I nderojmë të gjitha viktimat e pafajshme të gjenocidit në Srebrenicë appeared first on Telegrafi.

Mickoski: Qëllimi ynë është ta bëjmë Maqedoninë vend të mundësive ku mundi paguhet, ndërsa investimi ka kuptim

11 July 2025 at 15:31

“Investimi i ri i kompanisë turke “Çagataj Kabllo’ është edhe një themel i besimit ekonomik dhe sinjal i qartë se kur institucionet janë të përkushtuara, suksesi vjen pashmangshëm. Dita e sotme është edhe një konfirmim se po lëvizim para”, deklaroi kryeministri Hristian Mickoski sot në vendosjen e gurthemelit të fabrikës së re të kësaj kompanie në Zonën Zhvillimore Teknologjike Industriale në Shkup.

“Këta janë tregues që thonë gjënë më të rëndësishme se vendi është i qëndrueshëm, ekonomia aktive dhe se e ardhmja po ndërtohet sot. Jam i vetëdijshëm se qytetarët po përballen me vështirësi, jam i vetëdijshëm se nevojiten ndryshime të shpejta dhe konkrete dhe pikërisht për këtë arsye çdo ditë me gjithë energjinë që kemi, punojmë që këto ndryshime të ndodhin. Luftojmë për çdo vend të ri pune, për çdo denar më shumë në ekonominë e vendit, për çdo shans që mund të sjellë stabilitet në vend. Nuk presim investime, i kërkojmë, i mbështesim, i meritojmë. Nuk flasim për mundësi, por i hapim ato. Bëjmë thirrje për ndryshime dhe i realizojmë këto ndryshime”, theksoi Mickoski në fjalimin e tij.

Ai shtoi se ky është vetëm një nga shembujt e shumtë si krijohet rritje ekonomike jo me teori, por me objekte konkrete dhe se një fillim i tillë është i mirë jo vetëm për kompaninë, por edhe për bashkësinë lokale, ekonominë kombëtare dhe për çdo njeri të ri i cili dëshiron të mbetet në shtetin e vet.

“Qëllimi ynë është që ta bëjmë Maqedoninë vend të mundësive, vend në të cilin mundi paguhet, vend në të cilin investimi ka kuptim, vend në të cilin institucionet janë partnerë të biznesit, jo pengesë, por mbështetje”, nënvizoi Mickoski.

Theksoi se rezultatet e arritura tregojnë se Qeveria ka drejtim të qartë ekonomik.

The post Mickoski: Qëllimi ynë është ta bëjmë Maqedoninë vend të mundësive ku mundi paguhet, ndërsa investimi ka kuptim appeared first on Telegrafi.

LAMM: Në “Tabanoc” për hyrje në Maqedoni pritet rreth 30 minuta

11 July 2025 at 09:43

Nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë njoftojnë se komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është matur.

Lidhja Automoto e Maqedonisë njofton se në vendkalimin kufitar “Tabanoc” vërehet frekuencë e rritur e automjeteve në vend, koha e pritjes është rreth 30 minuta.

Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM njoftoi gjithashtu se që nga pasditja e djeshme, trafiku i automjeteve të rënda është normalizuar në dalje nga vendi, nga PB “Dizel” deri në VK “Bllacë”.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.

Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

 

The post LAMM: Në “Tabanoc” për hyrje në Maqedoni pritet rreth 30 minuta appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

MPB: Privohen nga liria dy persona në Shkup, u kapën duke shkaktuar zjarr

10 July 2025 at 22:43

Pjesëtarë të Policisë kanë privuar nga liria dy persona që u kapën duke shkaktuar zjarr.

“Më 10.07.2025 në orën 15:30, gjatë patrullimit në rrugën midis Kadinos dhe Miladinovcit nga nëpunësit policor të Njësisë së Policisë Ndërhyrëse në SPB Shkup, është vërejtur tym i zi, si dhe janë gjetur dy persona të cilët kishin ndezur kabllo pranë barit të thatë dhe mbeturinave (deponi ilegale)”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ata shtojnë se me një reagim të shpejtë, zjarri u pengua të përhapej dhe u shua.

“Është konfirmuar se personi në fjalë është I.B. (39) nga Kumanova dhe A.B. (31). Personat janë të privuar nga liria në Stacionin Policor Gazi Babë dhe do të njoftohet Prokurori Publik për të paraqitur një kallëzim përkatës”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

The post MPB: Privohen nga liria dy persona në Shkup, u kapën duke shkaktuar zjarr appeared first on Telegrafi.

Fluks i shtuar i automjeteve në vendkalimet kufitare, LAMM: Rreth 30 minuta pritje për hyrje në Maqedoninë e Veriut

10 July 2025 at 20:50

Në vendkalimin kufitar Tabanoc po regjistrohet fluks i shtuar e hyrjes së automjeteve në vend, koha e pritjes është rreth 30 minuta.

Në pikët e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, njoftoi sot pasdite Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

The post Fluks i shtuar i automjeteve në vendkalimet kufitare, LAMM: Rreth 30 minuta pritje për hyrje në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Demografia në RMV me shifra shqetësuese, Velkovski: Për t’i mbajtur të rinjtë në vendlindje duhen vende të sigurta pune dhe paga më të mira

10 July 2025 at 18:50

Shfrytëzimi i potencialit demografik për zbatimin e politikave të përgjegjshme familjare duhet të jetë prioritet kryesor i shtetit. Kështu u shpreh zëvendësministri i Politikës Sociale dhe Demografi, Gjoko Vellkovski, në debatin e kushtuar kësaj problematike. Për t’i mbajtur të rinjtë në vendlindje dhe për të përmirësuar demografinë e vendit, nevojitet të zbatohen politika të përgjegjshme familjare, të harmonizuara me politikat e punës, duke u ofruar çdonjëri shërbime dhe kushte më të mira të jetesës, tha ai.

“Të rinjtë që janë produktiv dhe kreativ janë faktori kryesor në gjithë këtë proces. E gjithë këtë mund ta bëjmë nëse kemi vende të sigurta të punës, paga të mira, siguri në sistemin ku jetojnë duke filluar nga gjyqësori, prokurori e deri tek kopshtet për të pasur ata ku t’i vendosin fëmijët e tyre brenda orarit të punës. Pra, të mos ketë lista të gjata të pritjeve për pranim të fëmijëve. Andaj themi se duhet të përfshihen më shumë segmente”, deklaroi zëvendësministri i Punës Sociale dhe Demografi, Gjoko Vellkovski.

Me rastin e ditës botërore të popullsisë – 11 korriku, përfaqësuesit e UNFPA-së në Shkup thanë se trendet demografike tashmë sfidojnë jo vetëm vendin, por të gjithë rajonin dhe botën. Andaj në këto momente nevojitet të zbatohen politika të përgjegjshme gjinore dhe politika transformuese gjinore.

“Qëllimi i demografisë është që e gjithë popullsia të vendoset në qendër të gjithçkaje që po bëhet në shtet, pavarësisht se a bëhet fjalë për shërbime shëndetësore, sociale, arsimore ose për zhvillim ekonomik. Çfarë do që të jetë, është më rëndësi njerëzit, jo vetëm se sa janë ata në numër, por edhe në strukturën e tyre, ku ata po ndodhen, si është gjinia e tyre, çfarë niveli arsimor kanë dhe cilat janë nevojat e tyre. Andaj themi se është më rëndësi që të shfrytëzohet potenciali i çdo njëri që e kemi në vend, por më pas dhe të tërheqim njerëz tanë të cilët kthehen në vendlindje”, tha shefja e Zyrës së UNFPA-së në Shkup, Afrodita Shala.

Këto politika duhet të përfshijnë edhe masa afatmesme dhe afatgjata, të cilët do të përfshijnë sektorin privat duke ofruar kushte më të mira të të punësuarve, e në veçanti grave të cilat do të kenë mundësi të zgjedhin se sa fëmijë ata dëshirojnë të krijojnë, pa iu rrezikuar vendi i punës dhe njëkohësisht nevojiten politika, të cilat do të shfrytëzojnë potencialin e moshës së tretë në tregun e punës.

The post Demografia në RMV me shifra shqetësuese, Velkovski: Për t’i mbajtur të rinjtë në vendlindje duhen vende të sigurta pune dhe paga më të mira appeared first on Telegrafi.

Digjet një veturë e policisë në Shkup, dy policë përfunduan në Toksikologji

10 July 2025 at 16:56

Dje rreth orës 12:00 në Shkup, në zonën e Qendrës, shpërtheu zjarr në një automjet në pronësi të Ministrisë së Brendshme.

Nga MPB thonë se derisa policia po kryenin detyrat zyrtare, automjeti u përfshi nga flakët.

Ministria e Brendshme informoi se dy policët kërkuan ndihmë mjekësore në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” – Klinika e Toksikologjisë për shkak të thithjes së tymit.

Zjarri u shua nga policia që ndodheshin në vendngjarje./Telegrafi/

The post Digjet një veturë e policisë në Shkup, dy policë përfunduan në Toksikologji appeared first on Telegrafi.

Mickoski: Kemi fakte se disa zjarre janë shkaktuar qëllimisht, ka edhe persona të ndaluar

10 July 2025 at 15:00

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se autoritetet kanë fakte se disa nga zjarret në rajonin e Shkupit janë shkaktuar qëllimisht.

Mickoski tha se tashmë ka edhe persona të arrestuar.

“Jo vetëm që dyshojmë, por kemi edhe fakte, kemi edhe persona të ndaluar, që këtë e kanë bërë, posaçërisht në territorin e Shkupit, që Qytetit të Shkupit. Për shkak se zjarri, të themi i fundit që ishte në afërsi të Liqenit të Smillkovës, ishte në mbrëmje, pas orës 21, dhe atë që e gjetëm atje. Kishte edhe tre persona që pastaj u siguruan, tregojnë se ka baza të dyshimit për aksion të koordinuar dhe mirë të menduar, posaçërisht në Shkup”, tha Mickoski.

 

The post Mickoski: Kemi fakte se disa zjarre janë shkaktuar qëllimisht, ka edhe persona të ndaluar appeared first on Telegrafi.

Normalizohet komunikacioni drejt Bllacës, LAMM: Nuk ka vonesa në pikat kufitare

10 July 2025 at 08:48

Komunikacioni nga qarkorja Orman deri në qarkoren Mirkovc është lëshuar për komunikacion të rregullt, gjithashtu edhe prej Shkupi për në pikën kufitare Bllacë.

Siç informon sot në mëngjes LAMM, është normalizuar edhe komunikacioni në rrugën e shpejtë Rankovc – Kriva Pallankë në dy drejtimet.

Trafiku në rrugët tjera shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare në anën e RMV-së, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Delçevë.

The post Normalizohet komunikacioni drejt Bllacës, LAMM: Nuk ka vonesa në pikat kufitare appeared first on Telegrafi.

Toshkovski: Dyshojmë se disa nga zjarret janë vënë qëllimisht

9 July 2025 at 22:54

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, foli për shkaqet e zjarreve dhe për aktivitetet që po ndërmerr MPB-ja.

Ai tha se shfaqja e zjarreve kryesisht është për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, por gjithashtu shtoi se MPB-ja ka dyshime se një pjesë e tyre janë të qëllimshme, pra shkaku është faktori njerëzor.

“Sot patëm rreth 20 zjarre dhe mund të them se për momentin ato janë nën kontroll. U dhanë përpjekje maksimale njerëzore për përballimin e kësaj stuhie të zjarrtë. Për disa nga zjarret ka dyshime të bazuara se janë shkaktuar qëllimisht nga faktori njeri. Aktualisht po hetohen disa pista për zjarret e qëllimshme, afër objekteve infrastrukturore kyçe, rrugëve, zonave të populluara dhe natyrisht objekteve private. Nuk dua të spekuloj, por duhet të përmend se mund të kemi të bëjmë me një skenar ndryshe nga ai që do të konsideronim si aksidental. Institucionet janë në terren dhe shpresoj që së shpejti të ndriçohen të gjitha rastet që i shkaktuan këto zjarre. Sa i përket zjarrit që ndodhi sot në Vizbegë, në një pikë private të mbeturinave, janë ndaluar pronarët dhe me urdhër të prokurorit publik do të dalin përpara gjyqtarit hetues. Nën kontroll janë vendosur zjarret në Dojran, Nikoliç, Kriva Pallankë, Orman, Volkovo, si dhe zjarri në Samokov dhe, siç përmenda më parë, edhe ai në Vizbegë. Sot është aktivizuar edhe mekanizmi për ndihmë nga Bashkimi Evropian për përballimin e zjarreve. Të gjitha kapacitetet shtetërore janë vënë në funksion maksimal.”, u shpreh Toshkovski.

The post Toshkovski: Dyshojmë se disa nga zjarret janë vënë qëllimisht appeared first on Telegrafi.

❌
❌