Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

DPHM: Moti nesër me diell dhe reshje lokale të shiut

5 August 2025 at 20:40

Moti nesër do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite, kryesisht në pjesët veriore, do të ketë raste të izoluara të paqëndrueshmërisë me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të ketë erëra të moderuara, herë pas here të forta nga veriu, informon DPHM.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 11 deri në 18 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 27 deri në 35 gradë.

Në Shkup, me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite, në disa pjesë të luginës, do të ketë kushte për shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima afatshkurtra. Në disa pjesë të luginës do të ketë erëra të moderuara, herë pas here të forta nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në 16, ndërsa maksimale do të arrijë 33 gradë.

Më pas vjen një periudhë moti stabil dhe të ngrohtë me rritje të temperaturës ditore.

The post DPHM: Moti nesër me diell dhe reshje lokale të shiut appeared first on Telegrafi.

DPHM: Më shumë shi ka rënë në Kriva Pallankë dhe Vinicë

5 August 2025 at 11:29

Më së shumti shi gjatë 24 orëve të fundit ka ra në Kriva Pallankë, 91 litra në një metër katror, ndërsa më së paku në Pretor, dy litra në një metër katror.

Siç informoi DPHM, deri në ora 8 në mëngjes janë matur 68 litra në një metër katror në Vinicë, 46 në Berovë, 27 në Prilep, 16 në Tetovë, 14 në Shtip, 13 në Shkup – Petrovec, 9 në Manastir, 7 në Kumanovë dhe Krushevë, si dhe 5 litra në një metër katror në Demir Kapi.

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm me të reshura lokale të shiut dhe bubullima.

The post DPHM: Më shumë shi ka rënë në Kriva Pallankë dhe Vinicë appeared first on Telegrafi.

“Alarmi i kuq” në Maqedoni, autoritetet bëjnë thirrje për mbrojtje nga moti i nxehtë

24 July 2025 at 09:50

Nën ndikimin e valës së të nxehtit që ka kapluar vendin, temperaturat gjatë ditës deri të shtunën do të jenë mbi mesataren e korrikut dhe do të sillen nga 34 deri në 38 gradë në rajonet jugperëndimore, lindore dhe verilindore, nga 32 deri në 38 në rajonin e Pollogut, nga 38 deri në 40 në Pellagoni dhe nga 38 deri në 43 gradë Celsius në rajonet e Shkupit, Vardarit dhe juglindjes.

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) ka aktivizuar tashmë alarmin e kuq për motin, Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka lëshuar rekomandime për qytetarët, ndërsa Qeveria ka miratuar Vendim që obligon punëdhënësit nga data 23 deri më 26 korrik të lirojnë nga puna gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç.

Edhe Ministria e Shëndetësisë u bëri apel qytetarëve që t’u përmbahen rekomandimeve ekzistuese për vetëmbrojtje të cilat përfshijnë qëndrimin në hapësira të freskëta, veçanërisht nga ora 11 deri në orën 17, pirjen e mjaftueshme të lëngjeve, shmangien e alkoolit dhe pijeve me sheqer, veshjen e rrobave të lehta dhe me ngjyrë të hapur, përdorimin e mbrojtësve të kokës dhe syve, si dhe shmangien e aktivitetit fizik gjatë orëve më të nxehta.

Nëse përjetoni simptoma të tilla si marramendje, dhimbje koke, të përziera ose puls të shpejtë, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe uluni në hapësira të freskëta (deri në 25°C) në vendin e punës dhe në shtëpi.

“Bëhet apel që të moshuarit të shmangin ekspozimin në diell, si dhe punën në ambient të hapur në periudhën nga ora 11 dhe 17. Të veshin rroba pambuku të lehta me ngjyra të çelëta, syze dielli mbrojtëse, kapelë me strehë të lartë dhe strehë të gjerë dhe krem ​​mbrojtës nga dielli me faktor UV 30+ kur ekspozoheni në diell, të pihet ujë më shumë se zakonisht dhe mos prisni derisa të ndjeni etje për të pirë ujë. Të shmangen pijet alkoolike, si dhe ato që përmbajnë kafeinë dhe pijet jashtëzakonisht të ftohta. Nëse mjeku juaj ju ka caktuar ndonjë kufizim sa i përket konsumimit të lëngjeve të konsultoheni me të”, theksojnë nga ISHP.

Poashtu edhe personat me sëmundje kronike, sidomos ata me sëmundje kardiovaskulare, neurologjike dhe respiratore, duhet të jenë tejet të disiplinuar sa i përket këtyre rekomandimeve dhe ta marrin me rregull terapinë e tyre.

Ushqyerja gjatë motit të nxehtë

Sa i përket ushqyerjes, rekomandohen vakte më “të lehta” dhe cilësore me më pak mish dhe proteina.

“Kur është nxehtë, është më mirë të konsumoni vakte të lehta, të llojllojshme, të ekuilibruara dhe të rregullta, të përbëra nga ushqime sezonale. Ushqimet me përmbajtje të lartë uji do t’ju ndihmojnë gjithashtu të qëndroni të hidratuar në kushtet e motit të verës. Konsumoni perime me përmbajtje të lartë uji, siç janë domatet, kastravecat, lakra,… Konsumoni më pak kalori. Konsumoni vakte me bazë lëngu, siç janë supat dhe gjellat, frutat, veçanërisht shalqiri, pjepri, pjeshkët, kajsitë”, thekson ISHP.

Rreziqe nga helmimi me ushqim

Sipas Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), për të parandaluar dukurinë e helmimit nga ushqimi në kushte të temperaturës së lartë, është e nevojshme të bëhet zgjedhja e duhur gjatë blerjes, të sigurohen kushtet e duhura të transportit dhe ruajtjes. Është e nevojshme t’i kushtohet vëmendje datës së skadimit dhe ruajtjes së duhur, si dhe të blihen ushqime nga vende të verifikuara ku produktet, veçanërisht ato që prishen me origjinë shtazore të ruhen në frigorifer.

Pas përgatitjes, ushqimi duhet të ruhet në frigorifer, pasi të jetë ftohur. Ushqimi duhet të mbrohet nga insektet, brejtësit, si dhe kafshët shtëpiake dhe kafshët e tjera që mund të vijnë në kontakt me të.

Vala e të nxehtit, përveç njerëzve, është e rrezikshme edhe për kafshët. Stresi i shkaktuar nga rritja e temperaturave tek kafshët mund të manifestohet në uljen e konsumit të ushqimit, rritjen e nevojave për ujë, uljen e prodhimit të qumështit dhe rritje të dobët.

The post “Alarmi i kuq” në Maqedoni, autoritetet bëjnë thirrje për mbrojtje nga moti i nxehtë appeared first on Telegrafi.

Në Veles dhe Kavadar sot janë matur temperatura deri 41 gradë celsius

22 July 2025 at 19:52

Velesi dhe Kavadari ishin qytetet më të nxehta sot, me temperatura që arritën deri në 43 gradë celsius, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Demir Kapia regjistroi 42 gradë celsius, Shkup-Zajçev Rid, Shkup-Petrovec dhe Gjevgjeli regjistruan 41 gradë celsius. Manastiri, Shtipi dhe Strumica regjistruan 40 gradë celsius.

Në Tetovë dhe Vinicë u matën 39 gradë, në Prilep 37, në Ohër dhe Kriva Pallankë 36, në Pretor 35, në Berovë 34, në Krushevë, në Mavrovë 31 gradë, 30 në Lazaropole, ndërsa më e freskët ishte në Kodrën e Diellit me 25 gradë të matura.

Deri në fund të ditës, sipas paralajmërimeve, do të jetë me diell dhe shumë ngrohtë./Telegrafi/

The post Në Veles dhe Kavadar sot janë matur temperatura deri 41 gradë celsius appeared first on Telegrafi.

Temperaturat e larta, MSH-Maqedoni: Qeveria ka miratuar rekomandime shtesë për punëdhënësit

22 July 2025 at 17:40

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informon opinionin publik se, sipas parashikimit më të fundit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), vala e të nxehtit me temperatura mbi 40°C do të vazhdojë deri më 26 korrik 2025.

Duke e pasur parasysh efektin kumulativ të ekspozimit të zgjatur ndaj temperaturave të larta mbi shëndetin e kategorive të ndjeshme të popullsisë, Qeveria me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, ka miratuar rekomandime shtesë për punëdhënësit, të cilat do të jenë në fuqi gjatë periudhës nga 23 deri më 26 korrik 2025:

Rekomandohet lirimi nga detyrimet e punës për gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç.

Kur është e mundur, të mundësohet punë në distancë, orar fleksibil ose orar i ndarë në dy ndërrime.

Këto rekomandime nuk vlejnë për të punësuarit në infrastrukturën kritike, siç janë: shëndetësia, policia, ushtria, transporti, energjetika dhe ndërmarrjet publike komunale./Telegrafi/

 

 

The post Temperaturat e larta, MSH-Maqedoni: Qeveria ka miratuar rekomandime shtesë për punëdhënësit appeared first on Telegrafi.

Moti për ditët në vijim në Maqedoninë e Veriut

18 July 2025 at 14:31

Nën ndikimin e një mase të ngrohtë ajri nga jugu, nga nesër do të pasojë një periudhë moti me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare, njoftojnë nga Departamenti për Punë Meteorologjike.

Mot veçanërisht i nxehtë pritet gjatë javës së ardhshme, kur temperatura ditore do të jetë mbi 30 gradë kudo, në shumë vende do të kalojë 35, ndërsa disa vende mbi 40 gradë./Telegrafi/

The post Moti për ditët në vijim në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

DPHM: Rikthehet moti i nxehtë në RMV, gjatë javës temperatura maksimale do të arrijë deri në 38 gradë Celsius

13 July 2025 at 17:40

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike ka informuar se dita e sotme ishte me diell dhe shumë e nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare lokale dhe erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor.

Temperaturat maksimale ditore ka arritur deri në 38 gradë Celsius.

Edhe në Shkup kishte mot tropikal. DPHM njofton se moti i ngjashëm do të vazhdojë edhe gjatë javës së ardhshme – nga e hëna, 14 korrik, deri të premten, 18 korrik .

Moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare lokale, dhe herë pas here do të fryjë erë më e fortë nga veriu dhe verilindja.

Vetëm të martën , më 15 korrik ka kushte për reshje të dobëta dhe të shkurtra lokale.

Temperaturat gjatë gjithë javës do të lëvizin në intervalin nga 31 deri në 38 gradë.

Në mëngjes, temperaturat do të jenë gjithashtu më të larta – në fillim të javës do të bien në intervalin nga 12 deri në 19 gradë, ndërsa më pas do të rriten dhe do të bien në intervalin nga 15 deri në 22 gradë.

=

The post DPHM: Rikthehet moti i nxehtë në RMV, gjatë javës temperatura maksimale do të arrijë deri në 38 gradë Celsius appeared first on Telegrafi.

Në ditët në vijim pritet rritja e temperaturave në Maqedoni

30 June 2025 at 19:26

Moti me diell dhe i ngrohtë do të vazhdojë deri në fund të javës, ndërsa temperaturat do të rriten ndjeshëm, paralajmërojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Sipas parashikimit, temperaturat do të rriten gradualisht nga dita në ditë, veçanërisht nga e enjtja deri në fund të fundjavës.

Temperaturat ditore pritet të jenë mbi 30 gradë celsius kudo në vend, dhe në disa vende, veçanërisht në pjesën juglindore dhe qendrore, të arrijnë deri 40 gradë.

“Në ditët në vijim do të mbizotërojë mot i qëndrueshëm, me diell dhe shumë i ngrohtë. Temperaturat më të larta priten të shtunën dhe të dielën, kur në shumë vende mund të tejkalohet pragu prej 38 deri në 40 gradë”, thotë nga DPHM./Telegrafi/

The post Në ditët në vijim pritet rritja e temperaturave në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

DPHM: Nga e hëna mot më i ngrohtë me rritje graduale të temperaturave

28 June 2025 at 19:37

Nga e hëna vijon periudhë e motit stabil dhe më të ngrohtë me rritje graduale të temperaturave ditore, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Moti nesër në vend do të jetë kryesisht me diell me erëra mesatare deri të përforcuara nga drejtimi verior ku në disa vende do të arrijë shpejtësinë 60 km/orë. Temperatura minimale do të jetë në intervalin midis 11 deri 20 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 27 deri në 36 gradë Celsius, njofton DPHM.

Në Shkup moti do të jetë me diell me erë mesatare deri të përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 19 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 35 gradë Celsius.

The post DPHM: Nga e hëna mot më i ngrohtë me rritje graduale të temperaturave appeared first on Telegrafi.

DPHM: Gjatë fundjavës mot stabil dhe më i freskët

19 June 2025 at 13:46

Mot me diell dhe i nxehtë, ndërsa pasdite i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima, në disa vende në formë të stuhisë me erë të përforcuar dhe paraqitje të izoluar të breshërit, do të mbajë edhe nesër, kumtoi DPHM.

Në ditët e fundjavës moti do të jetë stabil dhe pak më i freskët dhe do të fryjë erë mesatare, përkohësisht erë e përforcuar e përkohshme veriore. Nga e hëna do të vazhdojë periudha e motit stabil dhe kryesisht me diell me rritje të temperaturave.

Temperatura maksimale gjatë fundjavës do të jetë 34 gradë, ndërsa në ditët e javës së ardhshme do të arrijë 38 gradë.

The post DPHM: Gjatë fundjavës mot stabil dhe më i freskët appeared first on Telegrafi.

Moti për ditët në vijim në Maqedoninë e Veriut

9 June 2025 at 20:49

Moti nesër do të jetë me diell me vranësira. Pasdite do të ketë kushte për reshje të shiut, njoftojnë nga DPHM.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme.

Në Shkup, me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga veriu.

Të mërkurën pasdite moti do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut dhe bubullima. Pastaj do të mbizotërojë mot kryesisht stabil, ndërsa temperaturat ditore do të jenë pa ndryshime të ndjeshme./Telegrafi/

The post Moti për ditët në vijim në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Nesër moti i vranët, nga e mërkura reshje lokale të shiut

19 May 2025 at 19:45

Moti nesër do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor. Vranësirat do të shtohen drejt fundit të ditës.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin 4 deri në 12 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 20 deri në 28 gradë.

Në Shkup, mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa drejt fundit të ditës vranësirat do të rriten. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të bjerë deri në 8, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 28 gradë.

Nga e mërkura vijon një periudhë e motit me vranësira të ndryshueshme dhe i ngrohtë me periudha me diell. Pasdite do të jetë mot i paqëndrueshëm me shira të rrëmbyeshëm lokalë dhe bubullima, ndonjëherë në formën e stuhisë me erëra të forta dhe breshër të izoluar. Deri të premten, temperaturat ditore do të jenë në rritje, ndërsa gjatë fundjavës do të ulen për disa gradë.

The post Nesër moti i vranët, nga e mërkura reshje lokale të shiut appeared first on Telegrafi.

Moti për ditët në vijim në Maqedoninë e Veriut

14 May 2025 at 17:33

Nën ndikimin e një vale të lagësht, nesër drejt fundit të ditës, të premten do të ketë reshje të dendura shiu (mbi 30 litra për metër katror), fillimisht në pjesët perëndimore, e më pas në pjesët e mbetura. Në malet më të larta do të ketë kushte për reshje të herëpashershme bore, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Nesër do të fryjë erë juglindore mesatare deri e fortë, ndërsa të premten erëra veriore (mbi 60 kilometra në orë), veçanërisht përgjatë lumit Vardar.

“Temperaturat e ditës do të ulen ndjeshëm. Gjatë fundjavës dhe të hënën do të ketë kushte për reshje të lehta lokale shiu, ndërsa temperaturat ditore do të rriten përsëri”, thonë nga DPHM.

 

The post Moti për ditët në vijim në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

DPHM: Pasdite priten reshje të rrëmbyeshëm të shiut në Maqedoni

7 May 2025 at 17:27

Moti në Maqedoninë e Veriut sot pasdite do të jetë i paqëndrueshëm, ku do të ketë reshje të shiut, procese më intensive në formën e stuhive dhe breshër, njoftojnë nga DPHM.

Në vend pritet të fryjë një erë e fortë e cila do të arrijë mbi 60 km/h.

Sinoptikanët parashikojnë që në pjesët lindore të vendit, proceset do të jenë më intensive në formën e stuhive me shira të rrëmbyeshëm, erëra të forta dhe breshër të izoluar.

Në Shkup pritet mot i ndryshueshëm me vranësira dhe jostabilitet me shira dhe bubullima të kohëpaskohshme.

Nesër moti do të jetë me vranësira dhe periudha diellore./Telegrafi/

The post DPHM: Pasdite priten reshje të rrëmbyeshëm të shiut në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Moti për ditët në vijim në Maqedoni

21 April 2025 at 20:12

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike e Maqedonisë së Veriut njofton se nga nesër do të ketë ndryshim të motit.

Paraditja do të jetë me vranësira, ndërkaq gjatë pasdites, në disa vende moti do të jetë jostabil me reshje lokale të shiut dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë në drejtim juglindor.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 12, ndërkaq maksimalja do të arrijë prej 19 deri në 26 gradë celsius.

Edhe në Shkup pritet mot i ngjashëm. Me diell dhe me vranësira gjatë paradites, ndërkaq gjatë pasdites do të jetë jostabil dhe me kushte të shiut dhe bubullimave.

Temperatura minimale do të ulet deri në 8, kurse maksimalja do të arrijë deri në 26 gradë Celsius.

Moti i ngjashëm, jostabil pritet ta shoqërojë vendin edhe pas të mërkurës, temperaturat do të jenë në ulje.

The post Moti për ditët në vijim në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

DPHM: Më ftohtë në Berovë, më ngrohtë në Gjevgjeli

13 April 2025 at 11:50

-3 Berovë, -2 Llazaropole, -1 Kodra e Diellit, Mavrovë, 0 Shkup-Petrovec, Kriva Pallankë, Manastir, 1 Tetovë, Veles, Pretor, 2 Shkup-Zajçev Rid, Kumanovë, Ohër, Shtip, Prilep, Krushevë, 3 Strumica, Vija, Kavadar, 3, Strumicë, Kavadar, 6 Gjevgjeli, informon DPHM.

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare lokale.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga jugu. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 15 deri në 22 gradë.

 

The post DPHM: Më ftohtë në Berovë, më ngrohtë në Gjevgjeli appeared first on Telegrafi.

Moti për ditët në vijim në Maqedoni

31 March 2025 at 13:36

Drejtoria për Punë Meteorologjisë njofton se moti i ndryshueshëm i vranët dhe me reshje të kohëpaskohshme shiu do të vazhdojë deri të premten.

Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të mbajë mot i paqëndrueshëm lokalisht me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima në formë stuhie afatshkurtra me reshje të rrëmbyeshme më të bollshme (mbi 15 l/m2 në një kohë të shkurtër) dhe me erë të fortë.

Të shtunën do të ketë stabilizim të përkohshëm të motit, ndërsa të dielën priten reshje të reja shiu./Telegrafi/

The post Moti për ditët në vijim në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

DPHM: Deri të enjten do të mbajë mot jostabil, me shi dhe erë të fortë

30 March 2025 at 13:15

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme shiu, njoftoi DPHM.

Pasdite moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të dendura shiu, bubullima dhe erë të fortë.

Lokalisht do të ketë stuhi afatshkurtër me reshje të rrëmbyeshme më të bollshme, ku në një kohë të shkurtër do të bien mbi 15 litra për metër katror.

Temperaturat më të ftohta do të jenë në Berovë dhe Mavrovë me temperaturë 2 gradë Celsius, ndërsa më e ngrohta në Gjevgjeli deri në 19 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu. Pasditja do të jetë e paqëndrueshme në pjesë të luginës me reshje të rrëmbyeshme shiu, shtrëngata dhe erë të fortë.

Nga e hëna vazhdon periudha e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe jostabile me reshje të kohëpaskohshme shiu, sidomos pasdite, e mot i ngjajshëm do të mbajë deri të enjten.

Lokalisht do të ketë kushte për shfaqjen e stuhive afatshkurtra me reshje të rrëmbyeshme më të bollshme, shtrëngata dhe erëra të forta.

The post DPHM: Deri të enjten do të mbajë mot jostabil, me shi dhe erë të fortë appeared first on Telegrafi.

DPHM: Më së shumti shi në Kumanovë dhe Vinicë

29 March 2025 at 11:50

Kumanova është qyteti ku ka rënë më së shumti shi në 24 orët e fundit (26 litra për metër katror).

Në Berovë kanë rënë 23 litra, ndërsa në Shkup dhe Vinicë 17.

12 në Prilep, 9 Shtip, 3 Manastir, Gjevgjeli, Kodër të Diellit, Pozhar-Radovish, 2 Tetovë, Pretor, Demir Kapi, Strumicë, 1 Ohër, Topolçan.

Nga DPHM njoftojnë se për shkak të lokalitetit të reshjeve, sasia e reshjeve që bie ndryshon shumë dhe në vende të ndryshme mund të jetë shumë më e madhe se sa matet.

Moti sot është i paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskohshme shiu, sidomos pasdite. Temperaturat ditore do të lëvizin nga 12 deri në 18 gradë.

 

The post DPHM: Më së shumti shi në Kumanovë dhe Vinicë appeared first on Telegrafi.

DPHM: Vijojnë ditët me shi dhe erë të përforcuar

28 March 2025 at 20:27

Moti nesër do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me të reshuratë përkohshme të shiut, posaçërisht pasdite.

Lokalisht do të ketë kushte për paraqitje të të reshurave më të mëdha të shiut (për kohë të shkurtë mbi 15l/m2), paraqitje të bubullimave dhe erë të përforcuar.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri 9, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 18 gradë, njofton DPHM.

Në Shkup, me vranësira të ndryshueshme dhe të reshura të kohëpaskohshme shiu. Pasdite në pjesë të luginës do të jetë me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Temperatura minimale do të ulet deri 8, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 17 gradë.

Në ditët në vijim do të vazhdojë periudha e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe jostabil me reshje të kohëpaskohshme shiu, sidomos pasdite. Lokalisht do të krijohen kushte për shfaqjen e stuhive afatshkurtra me reshje të rrëmbyeshme (mbi 15 l/m2 për një kohë të shkurtër), paraqitje të bubullimave dhe erë të fuqishme.

The post DPHM: Vijojnë ditët me shi dhe erë të përforcuar appeared first on Telegrafi.

❌
❌