Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Refuzohen dhjetëra propozim ligje të LSDM-së, Elmi Aziri kritikon Kuvendin për mosrespektim të gjuhës shqipe

9 July 2025 at 20:30

Dhjetëra ligje të cilat kanë qenë të propozuara nga ana e opozitës në Kuvend kryesisht nga opozita maqedonase janë hedhur poshtë nga ana e deputetëve të shumicës.

Sipas deputetëve të LSDM-së, kjo tregon se kjo shumicë e kryesuar nga OBRM-PDUKM-ja as që dëshiron t’i dëgjojë këto propozim-ligje, e të cilat kanë qenë të premtuara edhe nga ana e OBRM-PDUKM-së, në programin të titulluar 1189.

Sipas deputetit, Jovan Mitrevski, për herë të parë në demokracinë parlamentare të Maqedonisë po ndodh që një parti politike i gënjen qytetarët para syve, duke mos votuar as ligjet, të cilat vet i kishin premtuar para qytetarëve.

“Gënjeshtër, një gënjeshtër e madhe. Të mos i votoni ligjet, të cilat vet i keni premtuar. Kjo akoma nuk është parë në Parlamentin e vendit tonë. Deri më tani të gjitha ligjet i refuzuat pa asnjë arsyetim, por po ju bëj thirrje së paku ta pranoni vetëm një ligj dhe të tjerat po i tërheqim.”, – deklaroi Jovan Mitrevski nga OBRM-PDUKM.

Ndërsa deputeti Elmi Aziri nga ASh-ja e Zijadin Selës ka reaguar se Kuvendi i kryesuar nga kryetari, Afrim Gashi, qëllimisht po lejon diskriminimin dhe shkeljen e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, sepse sipas tij, në disa raste materialet e Kuvendit po dorëzohen vetëm në gjuhën maqedonase.

“Të nderuar, sikurse edhe më herët që kanë dhënë vërejtje, ja edhe sot po jap disa materiale që sot i kemi pranuar vetëm në gjuhën maqedonase. Insistimi për mosrespektimin e rregullores, për mosrespektimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, për mosrespektimin e kushtetutës së RMV-së, nuk i bën mirë Maqedonisë, nuk i bën mirë as këtij Parlamenti, nuk i bën mirë as të ardhmes, por e bën të rrejshme tendencën deklarative të shumë deputetëve dhe funksionarëve se gjoja Maqedonia e Veriut t’i përqafojë vlerat e Bashkimit Evropian.”, – u shpreh deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri.

Në rend të ditës ishte e planifikuar të jetë edhe interpelanca e ngritur nga ana e deputetëve të Frontit Evropian për punën e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Darko Kostadinovski. Deputetët e Frontit Evropian kanë theksuar se kjo iniciativë nuk ka për qëllim ushtrimin e presionit ndaj Gjykatës Kushtetuese, por të ngritë një debat institucional mbi mënyrën e funksionimit të këtij institucioni dhe rolin e kryetarit të saj në respektimin e Kushtetutës dhe të ligjeve në fuqi.

The post Refuzohen dhjetëra propozim ligje të LSDM-së, Elmi Aziri kritikon Kuvendin për mosrespektim të gjuhës shqipe appeared first on Telegrafi.

Deputetët më 2 korrik do të diskutojnë për ribalancin e buxhetit në RMV

27 June 2025 at 17:37

Debati në Kuvend mbi Propozimin për ndryshime dhe plotësime në Buxhetin e vitit 2025, në lexim të dytë, fillon më 2 korrik në seancën e Komisionit për Financa dhe Buxhet.

Me Projekt-rebalancimin e miratuar nga Qeveria më 19 të këtij muaji, të ardhurat totale parashikohen në nivel prej 362.4 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet kapitale planifikohen në nivel prej 47.5 miliardë denarë.

Projeksioni i PBV-së mbetet në 3.7 përqind, dhe inflacioni pritet të stabilizohet më tej dhe parashikohet në nivel prej 2.8 përqind. Deficiti buxhetor mbetet i pandryshuar si në terma absolutë ashtu edhe si përqindje e PBV-së, pra 41.3 miliardë denarë ose 4 përqind e PBV-së.

“Ndryshimet dhe plotësimet në buxhetin e vitit 2025 janë një konfirmim i politikës fiskale që kemi ndjekur gjatë vitit të kaluar dhe me të cilën sigurojmë konsolidimin dhe stabilizimin e situatës makroekonomike. Aktiviteti ekonomik po fiton vrull dhe po përshpejtohet, ne do ta ruajmë këtë trend në periudhën e ardhshme me politikat e planifikuara në ribalancim”, tha ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, kur e arsyetoi ribalancin e buxhetin.

The post Deputetët më 2 korrik do të diskutojnë për ribalancin e buxhetit në RMV appeared first on Telegrafi.

Shumica në Kuvend siguron “Badenter”, miratoi disa ligje

24 June 2025 at 17:59

Inspektorati për përdorimin e gjuhëve më në fund po sheh dritë në fund të tunelit.

Kuvendi arriti të sigurojë shumicë të badenterit për të votuar ndryshimet ligjore me të cilat inspektorati do të gëzojë statusin e subjektit juridik dhe kështu të gjithë të punësuarit pas gjashtë muajve vonesa, do të marrin pagat e tyre.

Shumica sot shfrytëzoi momentin e mungesës së shumicës së deputetëve nga radhët e Frontit Evropian, dhe me 72 vota PRO dhe 3 Kundër, si dhe me 14 vota PËR dhe 5 kundër nga deputetët jo maqedonas, miratoi ndryshimet ligjore.

Si pjesë e badenterit, të vetmit që votuan kundër ishin deputetët Mitko Trajçuleski, Arbana Pasholli, Sali Murat, Rijad Shaqiri e Halil Snopçe. Disa deputetë të Frontit Evropian dhe Levicës, nuk votuan fare.

Pos Inspektoratit, me badenter kaluan edhe anëtarët e Këshillit të Agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuale. Të propozuarit për anëtarë në këtë këshill, u votuan me 20 vota PËR dhe 4 KUNDËR. PRO votuan edhe tre deputetët e ASH-së së Taravarit, meqenëse një prej të propozuarve vjen pikërisht nga radhët e tyre, Afrona Verzivolli. Kundër votuan Levica dhe deputetët e Frontit, Talat Xhaferi dhe Sali Murat.

Kuvendi gjithashtu me badenter votoi edhe këshillin programor të Radio Televizionit të Maqedonisë. Pro votuan 20 deputetë, aq sa nevojiteshin minimum, ndërsa ndihmuan dy deputetët e LSDM-së, tre deputetët e ASH-së së Taravarit si dhe deputeti Bejxhan Iljas.

Nga gjithsej 120 deputetë që përbëjnë Kuvendin, 40 prej tyre nuk janë maqedonas por të drejtë vote si pjesë e badenterit kanë vetëm 39 prej tyre pasi deputetja Rashella Mizrahi i përket komunitetit hebraik, komunitet i cili nuk është pjesë e Kushtetutës. Shumica parlamentare për momentin ka vetëm 14 deputetë jo maqedonas ndërsa opozita 25. Sipas rregullores por edhe sipas marrëveshjes së Ohrit, ligjet të cilat në mënyrë direkte prekin kulturën, përdorimin e gjuhëve, vetëqeverisjen lokale, arsimin, dokumentet personale, përdorimin e simboleve e shumë tema tjera të rëndësishme, gjatë votimit doemos duhet të votojnë edhe shumica e deputetëve jo maqedonas, apo e ashtu quajtur shumicë e badenterit, që në këtë rast, duhet të votojnë së paku 20 deputetë./Alsat/

The post Shumica në Kuvend siguron “Badenter”, miratoi disa ligje appeared first on Telegrafi.

Nuk kalon nisma për një njësi zgjedhore dhe lista të hapura, “për” votuan vetëm 19 deputetë të opozitës

12 June 2025 at 15:38

Keputetët e Kuvendit të RMV-së nuk e mbështetën nismën për ndryshimit e modelit zgjedhor nga gjashtë në një njësi dhe sistem me lista të hapura të kandidatëve. Propozues i nismës, kryetarja e Partisë Liberal Demokrate Monika Zajkova gjatë prezantimit të nismës para deputetëve foli për rëndësinë e vlerësimit të secilës vote njësoj si dhe zgjedhjes së drejtpërdrejt të kandidatëve në lista të hapura. Nisma mori mbështetjen e 19 deputetëve të opozitës. Nevoja për ndryshimin e ligjit, nuk kaloi.

Sipas Zajkovës demokracia do të përparojë nëse ekziston mundësi që qytetarët të zgjedhin drejtpërdrejtë deputetin e tyre përmes listave të hapura.

Pavarësisht se deputetët e tij nuk votuan për, Mickoski më herët gjatë ditës përsëriti qëndrimin se partia e tij është për modelin me një njësi zgjedhore.

“Ja ne jemi për atë që të ketë një njësi zgjedhore dhe të mundet edhe ata të marrin pjesë në një proces të tillë zgjedhor, të mos kemi shpenzime, të mos kemi më shumë njësi zgjedhore…të ketë një dhe të grumbullohen të gjithë votat në një njësi zgjedhore edhe të qytetarëve rezident por edhe të diasporës e cila do të dëshirojë të marrë pjesë”, deklaroi Hristijan Mickoski.

Paraprakisht nga BDI theksuan se ata mbështesin propozimin për një njësi zgjedhore me lista të hapura, por me prag zgjedhor për deputet prej 3% nga votuesit e regjistruar ose 5% prej votuesve që kanë dalë në votime.

 

 

The post Nuk kalon nisma për një njësi zgjedhore dhe lista të hapura, “për” votuan vetëm 19 deputetë të opozitës appeared first on Telegrafi.

Zgjedhja e ministrit të ri të Shëndetësisë sot para deputetëve

9 June 2025 at 08:44

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të shqyrtojë propozimin e qeverisë për Azir Aliun si Ministër i Shëndetësisë. Seanca, sipas rendit të ditës, përfshin edhe propozimin për emërimin e Albrim Hoxhës si Zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave.

Propozim teksti për Aliun, i paraqitur nga Qeveria dhe i nënshkruar personalisht nga Kryeministri Hristijan Mickoski, përmban biografinë e kandidatit. Aty thuhet se Aliu është inxhinier i diplomuar elektroteknik dhe doktor i shkencave të informacionit, i cili aktualisht mban pozicionin e profesorit të rregullt në Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive Kompjuterike në Universitetin e EJL-së në Tetovë. Aliu ishte Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës në vitet 2023 dhe 2024, dhe, sipas CV-së së paraqitur, ai ka mbajtur edhe poste të tjera të larta dhe me përgjegjësi.

Aliu është pjesë e Aleancës për Shqiptarët, e cila mbetet në VLEN pas dorëheqjes së Arben Taravarit më 15 maj të këtij viti dhe vendimit të tij për të kaluar në opozitë.

Propozimi që Hoxha të jetë Zëvendës Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave u nënshkrua edhe nga Kryeministri Mickoski. Në biografinë e kandidatit thuhet se ai është gazetar me shumë vite përvojë pune dhe ka marrë arsimimin në Fakultetin Juridik në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

 

The post Zgjedhja e ministrit të ri të Shëndetësisë sot para deputetëve appeared first on Telegrafi.

Qeveria pret mbështetje nga Kuvendi për Azir Aliun, prej tij pritet përkushtim në punë

8 June 2025 at 17:42

Përkushtim dhe realizim të Programit në fushën e shëndetësisë, pret Qeveria nga kandidati për ministër Azir Aliu, zgjedhja e të cilit nesër do të jetë objekt debati në Parlament.

Siç tha sot zëdhënësja e qeverisë, Marija Miteva, nga Aliu pritet të bëjë një riorganizim të mirë në këtë dikaster.

“Mund të them se Propozimi do të jetë në Kuvend nesër dhe se do të gjejë mbështetje. Pres që Aliu t’i përkushtohet sektorit të shëndetësisë, të bëjë një riorganizim të mirë dhe të zbatojë të gjitha politikat që janë prioriteti ynë”, ka thënë Miteva.

The post Qeveria pret mbështetje nga Kuvendi për Azir Aliun, prej tij pritet përkushtim në punë appeared first on Telegrafi.

Deputetët bëhen bashkë, vendosin që hapësira rreth Kuvendit të bëhet zonë sigurie

3 June 2025 at 16:57

Deputetët mbështesin Vendimin ligjor me të cilin hapësira përreth Kuvendit në Maqedoninë e Veriut të shpallet zonë sigurie, ndonëse shtojnë se gjithsesi ndihen të sigurt në shtëpinë ligjvënëse.

Bëhet fjalë për një ligj që propozohet të miratohet me procedurë të përshpejtuar, me të cilin do të rregullohet statusi, sipërfaqja totale, kufijtë e tokës, përdorimi, sigurimi, mbikëqyrja dhe çështjet pronësore-juridike që lidhen me hapësirën përreth Kuvendit. D

uke e shpallur hapësirën e gjelbër prej 1.5 hektarësh si zonë sigurie, parashihet që Kuvendi të mbrojë deputetët dhe objektin, por gjithashtu do të parandalojë investitorët të ndërtojnë në afërsi të menjëhershme të godinës legjislative.

“Nuk është ideja të kufizohen protestat, bashkërisht e kemi votuar për qëllime të tjera, për detaje drejtohuni te kryeparlamentari”, tha Blerim Bexheti – Deputet i Fronti Europian.

“Ju e dini se pranë Kuvendit sipas disa procedurave paraprake duhej të ndërtohej një objekt privat për këtë arsye kërkohej garazhe në kate dhe për këtë arsye kërkohej zgjidhje për të tejkaluar këtë problem, pra hapësira rreth kuvendit të ngelet e Kuvendit”, deklaroi Nikolla Miceski, deputet i OBRM-PDUKM-së.

The post Deputetët bëhen bashkë, vendosin që hapësira rreth Kuvendit të bëhet zonë sigurie appeared first on Telegrafi.

Mickoski: Mbështesim idenë për një njësi zgjedhore, me të drejtë vote edhe për diasporën

2 June 2025 at 13:27

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se ende nuk e ka parë propozimin e PLD-së për një njësi zgjedhore, megjithatë ai tha se parimisht e mbështet këtë ide, por që pasi OBRM-PDUKM-ja nuk është nismëtar i iniciativës, nuk do të angazhohet që të kërkojë konsensus për këtë çështje.

“Parimisht, si OBRM-PDUKM thash, ja do ta përsëris, deputetët e grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së, ne do të mbështesim një njësi zgjedhore, në të cilën të drejtë vote do të ketë edhe diaspora, sepse pyetja u adresua ashtu që ne si qeveri kontestojmë ndonjë të drejtë, ishte e drejta e diasporës për të votuar, kjo ishte përgjigja ime, të jemi precizë”.

“Përndryshe, nuk kemi debat politik, ose agjendë politike që të ulemi të flasim, të kërkojmë kompromis, konsensus, e kështu me radhë”, deklaroi Mickoski.

The post Mickoski: Mbështesim idenë për një njësi zgjedhore, me të drejtë vote edhe për diasporën appeared first on Telegrafi.

Siljanovska propozon Slavevskin për guvernator, i cili pritet të zgjidhet më 3 qershor

22 May 2025 at 13:35

Propozimi i presidentes Gordana Siljanovska-Davkova Trajko Slaveski për të qenë guvernatori i ri i Bankës Popullore, sipas informacioneve nga Kuvendi, do të jetë në rendin e ditës të seancës parlamentare më 3 qershor.

Nga kabineti i Siljanovskës thonë se dje e kanë dërguar në Kuvend propozimin për guvernatorin e ri.

“Ju njoftojmë se presidentja Gordana Siljanovska-Davkova deri te Kuvendi ka dorëzuar propozimin që Trajko Slaveski të jetë guvernator i ri në Bankën Popullore”, thuhej në njoftimin e kabinetit të Presidentes./Telegrafi/

The post Siljanovska propozon Slavevskin për guvernator, i cili pritet të zgjidhet më 3 qershor appeared first on Telegrafi.

Gashi: Po presim një propozim të ri nga Këshilli Gjyqësor për një gjyqtar kushtetues që do të zëvendësojë Dukovskën

21 May 2025 at 21:52

Kryetari i Kuvendit të RMV-së nuk do ta kostatoj ndërprerje të statusit gjyqësor të Elizabeta Dukovskës, ku pas dy vitesh Gjykata Administrative vendosi se ajo është zgjedhur në mënyrë të paligjshme, siç kërkoi dje nga Kuvendi gjyqtari kushtetues Osman Kadriu.

Në një intervistë për “TV 24”, Gashi pohon se me dërgimin e letrës në Këshillin Gjyqësor dhe Gjykatën Kushtetuese, detyrimi i tij përfundoi me vendimin administrativ.

Kryetari i Kuvendit njofton edhe ndërmjetësim midis qeverisë dhe opozitës në lidhje me Ligjin për Ndihmë Familjeve të të Lënduarve dhe Viktimave në Koçan, por pohon se nuk kishte arsye për t’u penduar për mini-pushimet dyjavore të deputetëve pas katastrofës në të cilën vdiqën 62 të rinj, sepse ata nuk ishin me pushime.

The post Gashi: Po presim një propozim të ri nga Këshilli Gjyqësor për një gjyqtar kushtetues që do të zëvendësojë Dukovskën appeared first on Telegrafi.

Me ligjin e ri në RMV, pensionistët do të mund të marrin rrogë edhe pension

20 May 2025 at 19:27

Për herë të parë në historinë e Maqedonisë së Veriut, është miratuar një Ligj për Punësimin e Personave, i cili i lejon një game më të gjerë qytetarësh të hyjnë në tregun e punës pa humbur të drejtat e tyre ekzistuese.

Këtë e njoftoi sot Nikolla Micevski nga OBRM-PDUKM, duke theksuar se një ligj i tillë ka qenë kërkesë si nga punëtorët ashtu edhe nga punëdhënësit që nga fillimi i pavarësisë.

Me ligjin e ri, të papunët, punonjësit, të vetëpunësuarit, studentët, personat nën 18 vjeç (nëse plotësojnë kushtet e punës), pensionistët, me përjashtim të atyre që marrin pension familjar për shkak të paaftësisë, si dhe të huajt me qëndrim të rregulluar kanë të drejtë pune.

Micevski thekson se të punësuarit nuk do t’i humbasin të drejtat që tashmë i kanë, që do të thotë se pensionistët do të jenë në gjendje të punojnë dhe ta mbajnë pensionin e tyre, ndërsa studentët, të fitojnë përvojë dhe të ardhura shtesë.

“Kjo është një fitore e të gjithëve – qytetarët do të jenë në gjendje të fitojnë më shumë, shteti do të mbledhë më shumë taksa dhe punëdhënësit do të kenë akses në më shumë fuqi punëtore”, tha Micevski./Telegrafi/

The post Me ligjin e ri në RMV, pensionistët do të mund të marrin rrogë edhe pension appeared first on Telegrafi.

Gashi-Meinl-Reisinger: Austria do të angazhohet që të mos ketë pengesa të mëtutjeshme për anëtarësimin e RMV-së në BE

16 May 2025 at 16:29

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në takimin e sotëm me Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, theksoi marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve dhe falënderoi Austrinë për mbështetjen e saj në rrugën integruese të vendit tonë në Bashkimin Evropian, thuhet në njoftimin e Kuvendit të RMV-së.

Ajo gjithashtu theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera ekonomike midis dy vendeve, duke pasur parasysh faktin se Austria është investitori më i madh i huaj në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Lidhur me fazën aktuale të procesit të integrimit, kryetari Gashi konfirmoi qëndrimin se Republika e Maqedonisë së Veriut po kërkon një zgjidhje që do të mundësojë ndryshimin e Kushtetutës, por në të njëjtën kohë do të jetë garant që çështja e identitetit dhe çështjet e tjera dypalëshe nuk do të jenë pengesa në rrugën e vendit drejt BE-së në të ardhmen.

Ajo shprehu një mesazh të sinqertë se Kushtetuta duhet të ndryshohet dhe Republika e Austrisë do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj për të siguruar që të mos ketë pengesa të mëtejshme në procesin e integrimit evropian.

Ministrja shprehu gjithashtu gatishmërinë e Austrisë zyrtare për të ndihmuar në lehtësimin e bisedimeve të mundshme midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë”, thuhet në njoftim.

Në fund, të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi për takimin dhe gatishmëri për bashkëpunim të mëtejmë./Telegrafi/

The post Gashi-Meinl-Reisinger: Austria do të angazhohet që të mos ketë pengesa të mëtutjeshme për anëtarësimin e RMV-së në BE appeared first on Telegrafi.

OBRM-PDUKM: Kuvendi debatoi për ligjin e Koçanit të propozuar nga LSDM, teksa Filipçe reagonte me statusa në Facebook nga pushimet në Greqi

15 May 2025 at 10:50

OBRM-PDUKM sot publikisht i kërkoi partisë opozitare LSDM të tregojë se ku ndodhet lideri i saj dhe nëse është me pushime në Greqi, ndërkohë që parlamenti po debatonte ligjin e Koçanit të propozuar nga partia opozitare.

“Ku është Venko Filipçe? A është e vërtetë që Venko Filipçe ka qenë jashtë vendit për 5 ditë? Ai po largohet nga Maqedonia më 10.05.2025, duke shkuar në Greqi. A është e vërtetë që ai në të vërtetë po shkruan statuse në FB për viktimat e Koçanit dhe po derdh lot në mënyrë të rreme për pamfletin për ligjin për Koçanin nga plazhet greke?”, pyet OBRM-PDUKM.

Partia në pushtet po pyet gjithashtu nëse Filipçe planifikon të përdorë vizën e artë dhe të shkojë në Dubai.

“A është e vërtetë se ai më pas fluturon nga aeroporti i Selanikut për në Dubai me një vizë të artë? A është rastësisht në Dubai për punë së bashku me Zoran Zaevin? Publiku meriton përgjigje se ku është Venko Filipçe. Është e turpshme që në faqen e tij në Facebook ai publikon statuse për Koçanin dhe paraqitet si një mbrojtës i rremë, në të njëjtën kohë që shëtit në plazhe me rërë dhe shijon para të vjedhura. LSDM dhe Filipce janë sinonim i krimit, korrupsionit dhe tradhtisë”, ka reaguar OBRM-PDUKM në deklaratë.k

The post OBRM-PDUKM: Kuvendi debatoi për ligjin e Koçanit të propozuar nga LSDM, teksa Filipçe reagonte me statusa në Facebook nga pushimet në Greqi appeared first on Telegrafi.

Përplasje mes deputetëve të BDI-së dhe shumicës parlamentare për ndryshimet e Ligjit të Inspektoratit të Gjuhëve

8 May 2025 at 19:48

Për të dytën ditë me radhë në Kuvend debatohet rreth çështjes së ndryshimit të Ligjit për Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve, me të cilat mes tjerash parashikohet heqja e statusit juridik. Sipas shumicës parlamentare me këto ndryshime do të mundësohej që Inspektorati të vihet sërish në funksion dhe do të tejkalohet problemi që të punësuarit katër muaj nuk kanë marrë rroga. Megjithatë për Fronti Evropian ndryshimet janë të prapranueshme pasi sipas tyre, qëllimi është që me heqjen e statusit juridik Inspektorati të transformohet në një zyrë e thjeshtë pa kompetenca.

“Propozim-ligji në fjalë e heq statusin e personit juridik të Inspektoratit duke e bërë thjeshtë njësi administrative brenda Ministrisë së Drejtësisë. Domethënë, qëllimi është të hiqet një ent i pavarur dhe të kthehet në një zyrë të thjeshtë e cila do të funksionojë nën urdhrat e një Ministrie me tendencë kontrollin dhe abuzimin nga qeveritarët aktualë”, deklaroi Rina Ajdari, deputete e Frontit Evropian.

“Ky propozim-ligj nuk kalon në seancë plenare. Ju jeni shumë të vetëdijshëm që nuk e keni shumicën e badenterit dhe kjo është ai legjitimiteti. Dhe le të kërkohet shkaktari, fajtori pse ato të punësuar nuk marrin rroga dhe ato le t’u drejtohen organeve gjyqësore le ta padisin shtetin dhe atyre do t’iu kompensohet”, tha Musa Xhaferi, deputet i Frontit Evropian.

Deputetët e shumica parlamentare demantuan deputetët e BDI-së, duke u thënë që heqja e statusit juridik bëhet për të gjithë inspektoratet përfshirë dhe atë të gjuhës maqedonase, ndërsa kjo ka ardhur si pasojë e votimit të Ligjit për Organizimin e Administratës Shtetërore, të cilin vetë deputetët e BDI-së e kanë votuar.

“Vlerësoj se kjo çështje edhe pse dikush dëshiron ta paraqes si temë etniko-politike, kjo çështje është temë reformuese që është harmonizim me legjislativin aktual dhe me ligjin më të lartë për Organet e Administratës Shtetërore që është votuar me 88 deputetë të shumicës parlamentare dhe grupi i deputetëve të BDI-së, përfshirë dhe deputetin Sali Murati”, u shpreh Antonio Milloshoski, deputet i OBRM-PDUKM-së.

“Ju thamë se ligj të njëjtë kemi edhe për gjuhën maqedonase, ju thamë se kjo është harmonizim me ligjin që është votuar me dy të tretat për organizimin e administratës shtetërore që edhe ju vetë e keni votuar, që edhe propozuesi i këtyre amendamenteve personalisht e ka votuar dhe Ali Ahmeti erdhi që personalisht ta votojë. Harmonizojmë”, tha Lupço Prenxhov, deputet i OBRM-PDUKM-së.

“Nëse vetëm një dispozitë ma thoni tani këtu, me të cilën shfuqizohet cilado kompetencë në lidhje me mbikëqyrjen e përdorimit të shqipes se shfuqizohet me këtë ligj, unë menjëherë do ta tërheqë këtu ligjin”, deklaroi Boban Karpejovski, deputet i OBRM-PDUKM-së.

Inspektorati për përdorimin e gjuhëve momentalisht është jofunksional, në kuptimin e plotë të fjalës. Përveç që është lënë pa rroga për më shumë se katër muaj, Inspektorati, siç ka raportuar Alsat, madje nuk ka as letër e ngjyrë për të kryer detyrat elementare. Prej shtatorit të vitit të kaluar, Inspektoratit i janë përgjysmuar edhe zyrat, respektivisht prej 6 në 3 kurse shteti shpërfill ndër vite kërkesën e inspektorëve për një automjet zyrtar. Deri më tani inspektimet në terren, janë bërë me vetura dhe shpenzime private. /Alsat/

The post Përplasje mes deputetëve të BDI-së dhe shumicës parlamentare për ndryshimet e Ligjit të Inspektoratit të Gjuhëve appeared first on Telegrafi.

Ligji për inspektoratin e gjuhës në Kuvend, Propozuesit: Me këtë ligj nuk cënohet askush

7 May 2025 at 17:59

Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për Inspektoratin për përdorimin e gjuhës, i propozuar nga deputetët e Levizjes Znam, ka hyrë në procedurë parlamentare, me procedurë të shkurtuar. Deputeti Boban Karapejovski, njëri ndër propozuesit, në elaborimin e propozimit të tyre, ka mohuar pretendimet e opozitës shqiptare se me këtë ligj, inspektoratit të gjuhëve i merren ingerencat apo u kufizohen kompetencat.

“Esenca e plotësimit dhe ndryshimit të këtij ligji në fakt është harmonizim me ligjin për mbikëqyrje inspektuese. Në dhjetor të vitit 2024 është fshirë subjektiviteti juridik i të gjitha inspektorateve. Deri më tani, këtë harmonizim e kemi bërë për të gjitha inspektoratet e tjera”, tha Boban Karapejovski, Lëvizja ZNAM.

Por sipas, deputetit të BDI-së, Talat Xhaferi, ligji për inspektoratin e gjuhëve buron nga ligji special për përdorim të gjuhëve, prandaj ky propozim sipas tij është antikushtetues.

“Me propozimin që bëni ju po ndërhyni në ligjin për përdorimin e gjuhëve në nenin 20 dhe abrogoni norma të një ligji tjetër me këtë ligj që as procedura nuk e lejon as kushtetuta nuk e lejon. Nëse ka qenë ideja që statusi juridik i inspektoratit për gjuhët të anulohet, pse nuk bërët propozim ligj për gjuhët dhe atje të thuhet se, ligji më nuk është person juridik që edhe ky ligj të merr formën siç duhet”, tha Talat Xhaferi, Deputet i Frontit Evropian.

Edhe deputeti i OBRM-PDUKM-së, Bojan Stojanovski tha se me këtë ligj nuk cënohet ndonjë e drejtë, as nuk merret ndodnjë mumdësi ligjore apo kushtetuese e kujt do qoftë.

“Ky ligj, këto faqe për të cilat ne diskutojmë sot është eksluzivisht në drejtim që të punësuarit atje, të mund t’i realizojnë obligimet e tyre, përkatësisht institucioni të mund t’i ralizojë obligimet që i ka ndaj të punësuarve. Në aspekt të asaj që dikush mund të ndërhyjë në punën e atij institucioni, nuk është e vërtetë”, tha Bojan Stojanovski, deputet i OBRM-PDUKM-së.

Kujtojmë se, në dhejtor të vitit të kaluar Kuvendi ndryshoi ligjin për Mbikëqyrjen Inspektuese. Me këtë, inspektoratëve i është hequr statusi juridik. Si pasojë e mos harmonizimit me ndryshimet ligjore, të punësuarit në inspektoratin e gjuhëve, i cili tash është nën Ministrinë e Drejtësisë, kanë mbetur katër muaj pa paga./Shenja/

The post Ligji për inspektoratin e gjuhës në Kuvend, Propozuesit: Me këtë ligj nuk cënohet askush appeared first on Telegrafi.

Komisioni amë miratoi 61 amendamente për Ligjin e ri për energjetikë

5 May 2025 at 18:17

Komisioni Parlamentar për Çështje Ekonomike, Punë dhe Politikë Energjetike, në seancën e sotme, miratoi 61 amendamente nga 71 amendamente të dorëzuara, dy prej të cilave ishin amendamente të komisionit, në tekstin e Projektligjit për Energjinë, në lexim të dytë, pas së cilës e kaloi zgjidhjen ligjore në procedurë të mëtejshme parlamentare.

Gjatë debatit, dy amendamente u tërhoqën nga propozuesit, ndërsa shumica e tetë amendamenteve që u refuzuan u paraqitën nga deputetë të partisë politike “E Majta”.

Midis atyre që u refuzuan ishte amendamenti që kërkonte që energjia elektrike të faturohej vetëm bazuar në konsumin real, jo në një tarifë fikse, dhe që kjo të rregullohej me ligj, jo me akte nënligjore.

The post Komisioni amë miratoi 61 amendamente për Ligjin e ri për energjetikë appeared first on Telegrafi.

Gashi: Nuk planifikojmë ta shkarkojmë Dimitrovskan, derisa nuk ka vendim gjyqësor

28 April 2025 at 21:18

Lidhur me ngjarjet aktuale që kanë të bëjnë me kryetaren e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Tatjana Dimitrovska, pasdite nga Kabineti i Kryetarit të Kuvendit thonë se nëse përmes procedurës gjyqësore konfirmohen konstatimet, atëherë Kryetari i Kuvendit do të veprojë pa hezitim dhe do të fillojë procedurë parlamentare përkatëse për shkarkim.

“Duke e respektuar parimin e prezumimit të pafajësisë dhe pavarësinë e organeve gjyqësore, Kryetari i Kuvendit përmbahet nga çdo koment i parakohshëm. Prioriteti kryesor është t’u mundësohet institucioneve kompetente të përfundojnë punën e tyre pa kurrfarë presionesh apo ndikimesh. Megjithatë, nëse konstatimet konfirmohen përmes procedurës gjyqësore, Kryetari i Kuvendit do të veprojë pa hezitim dhe do të fillojë procedurë parlamentare përkatëse për shkarkim”, theksohet në kumtesën e Kabinetit të Kryetarit të Kuvendit.

Përgjegjësia për ruajtjen e besueshmërisë dhe integritetit të institucioneve është prioriteti kryesor dhe detyrimi që nuk mund të ketë kompromis.

Ish-kryetarja e Komisionit Kundër Korrupsionit, Biljana Ivanovska, sot në një deklaratë për mediat tha se me këtë rast i është dhënë një goditje e rëndë Komisionit dhe se Kryetarja e Komisionit duhet të japë dorëheqje nga funksioni, sepse në këtë mënyrë ajo ende po e infekton institucionin. Sipas Ivanovskës, në lëvizje tani është organi legjislativ para të cilit përgjigjen edhe kryetarja edhe anëtarët e Komisionit Kundër Korrupsionit.

 

The post Gashi: Nuk planifikojmë ta shkarkojmë Dimitrovskan, derisa nuk ka vendim gjyqësor appeared first on Telegrafi.

Ademi: Afrim Gashi me një për qind mbështetje, është caktuar kryeparlamentar

27 April 2025 at 20:10

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi përmes një shkrimi në rrjetet sociale thotë se Afrim Gashi me, siç shkruan ai, 1 për qind mbështetje, është caktuar kryepalramentar

Ademi pyet se cili është mesazhi i kësaj çështje.

“Në sondazhin e fundit, partia e Afrim Gashit ka vetëm 1% mbështetje. Çfarë mesazhi është ky për shqiptarët? 1% mbështetje, por Kryeministri e cakton për postin më të lartë të shtetit! Me kë ju ngjan kjo situatë?”, shkruan Ademi.

Kujtojmë se BDI ka bërë së fundmi sërish thirrje që edhe partitë e ngelura në koalicionin VLEN në qeveri të braktisin qeverinë, pasi siç thonë nga BDI, kjo qeveri po zbaton politika anti-shqiptare.

The post Ademi: Afrim Gashi me një për qind mbështetje, është caktuar kryeparlamentar appeared first on Telegrafi.

Gashi: Pavarësisht trazirave në VLEN, shumica parlamentare është e qëndrueshme

27 April 2025 at 16:40

Shumica parlamentare është e qëndrueshme pavarësisht nëse dikush del apo hyn për shkak të trazirave në koalicionin VLEN, deklaroi kryetari i Kuvendit Afrim Gashi në një intervistë për Radion Evropën e Lirë.

Në intervistën për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se zgjedhjet parlamentare duhet të mbahen në afati të rregullt si dhe se ligjin e ri për përfaqësim të drejtë e pret deri në fund të muajit.

“Mendoj se nuk ka nevojë për panik, shumica është e qëndrueshme, mendoj se duhet të vazhdojmë të punojmë pavarësisht nëse dikush hyn apo del. Mendoj, nuk do të ketë një ndryshim të madh në numrin e deputetëve. Shumica është shumë e qëndrueshme, tashmë kemi rreth dy të tretat. Nga ana tjetër, zgjedhjet lokale po afrojnë, por nuk mendoj se duhet të jemi gjithmonë aq të kapur nga ethet dhe adrenalina zgjedhore, sa të duhet të bëjmë zgjedhje për gjithçka. Zgjedhjet lokale duhet t’i kuptojmë nga natyra e tyre, siç janë në thelb. Flitet për kanalizime, ujësjellës, rrugë më të pastra, ndriçim dhe mendoj se nuk duhet politikën e lartë ta vendosim në pjesën e zgjedhjeve lokale, në zgjedhjet që vijojnë, në këto zgjedhje të rregullta. Kështu që nuk do t’i vendosja në të njëjtën paralele, kjo shumicë parlamentare, mendoj se duhet të vazhdojë deri në fund të mandatit, për t’i dhënë stabilitet politik qytetarëve, që Kuvendi, qeveria të vazhdojnë punën e tyre. Zgjedhjet lokale janë një tjetër temë”, tha Gashi.

The post Gashi: Pavarësisht trazirave në VLEN, shumica parlamentare është e qëndrueshme appeared first on Telegrafi.

“Do t’i tërheqim për veshë”, debat mes Bexhetit dhe Mickoskit për deklaratën e kryeministrit

3 April 2025 at 13:44

Sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është duke u mbajtur seancë për pyetjet e deputetëve, ndërsa është riaktualizuar deklarata e kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili pas tragjedisë në Koçan, deklaroi se “do t’i tërheqë për veshë” përgjegjësit.

Deputeti i BDI-së Blerim Bexheti, e pyeti Mickoskin se në bazë të cilave kompetenca do t’i tërheqë për veshë dhe kërkoi ta sqarojë këtë deklaratë.

“Dikush tjetër kishte thënë se për veshë do t’i tërheqim dhe… Për veshë? Atëherë ju jeni prokurori. Aha, a ju në bazë të cilave kompetenca do t’i tërhiqni për veshë! Cilat? Ligji ua jep ose, cili ligj? Ligji juaj! Atëherë vlen ligji juaj në këtë shtet, jo ligjet dhe Kushtetuta”, tha Bexheti në debat me Mickoskin./Telegrafi/

 

 

The post “Do t’i tërheqim për veshë”, debat mes Bexhetit dhe Mickoskit për deklaratën e kryeministrit appeared first on Telegrafi.

❌
❌