Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Pishina e Gërmisë rihapet pas analizave të fundit të ujit

By: Kult Plus
25 July 2025 at 14:30

Pas analizave të përfunduara të ujit në Pishinën e Gërmisë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka konfirmuar se cilësia e ujit është brenda standardeve të përcaktuara sipas rregullores për pishina, duke mundësuar rihapjen e pishinës për qytetarët.

Në datën 24 korrik, IKSHPK kishte kërkuar mbylljen e pishinës bazuar në rezultatet preliminare të mostrave të marra, përpara se të përfundonin analizat përfundimtare. Pas përfundimit të analizave të datës 23 korrik, IKSHPK ka dhënë lejen për rikthimin e pishinës në përdorim, transmeton KultPlus.

Komuna e Prishtines, ka shprehur shqetësim për komunikimet publike të parakohshme që shkaktuan alarm dhe konfuzion në mesin e qytetarëve, duke theksuar se çdo komunikim i tillë duhet të mbështetet vetëm në rezultatet përfundimtare zyrtare nga institucionet përkatëse.

“Ne shpresojmë që praktikat të tilla, që ndikojnë drejtpërdrejt qytetarët, të shmangen në të ardhmen dhe çdo komunikim të jetë i bazuar vetëm në informacionet zyrtare,” thuhet në njoftimin e tyre për media

Komuna e Prishtinës, fton qytetarët të shijojnë hapësirat e Pishinës së Gërmisë, duke siguruar se do të vazhdojnë të angazhohen për transparencë dhe mbrojtjen e shëndetit publik në çdo hap të procesit./KultPlus.com

IKSHPK: Monitorimi i ujit të pishinës së Gërmisë vazhdon, cilësia brenda standardeve

By: Kult Plus
25 July 2025 at 14:15

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në kuadër të mandatit të tij për mbrojtjen e shëndetit publik, ka njoftuar se vazhdon monitorimin e cilësisë së ujit në pishinën e Gërmisë.

Rezultatet e mostrave të ujit të marra më 23 korrik 2025 janë brenda standardeve të parapara sipas rregullores për pishina, duke siguruar se cilësia e ujit është e sigurt për përdorim nga qytetarët.

Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik, ekipet e departamentit të Ekologjisë Humane/IKSHPK do të vazhdojnë monitorimin e ujit të pishinës, si dhe ujit për pije, për të siguruar që çdo burim uji i përdorur për konsum të jetë i pastër dhe i sigurt,transmeton KultPlus.

IKSHPK fton qytetarët të vazhdojnë të respektojnë udhëzimet dhe rekomandimet për përdorimin e ujit të pishinës dhe të kujdesen për higjienën e tyre personale dhe kolektive, për të parandaluar çdo mundësi rreziku për shëndetin publik./KultPlus.com

Pas ‘alarmit’, uji i pishinës së Gërmisë sipas standardeve, IKSHPK: Do të vazhdojmë me monitorimin

25 July 2025 at 13:30

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se nga analizat e 23 korrik del se uji i Pishinës së Gërmisë është brenda  standardeve.

IKSHPK e bëri këtë njoftim pas ‘alarmit’ të një ditë më parë, ku u tha se mostrat e marra më 19 korrik kishin rezultuar se nuk i përmbushin standardet e parapara për ujin e pishinave.

“Rezultatet e mostrave të ujit të pishinës së Germisë të marra më datë 23 korrik 2025 rezultojnë brenda rezultateve të parapara sipas rregullores për pishina. Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik, ekipet e departamentit të Ekologjisë Humane/IKSHPK do të vazhdojnë me monitorimin e ujit për pije dhe ujit në pishinën e Gërmisë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

r

The post Pas ‘alarmit’, uji i pishinës së Gërmisë sipas standardeve, IKSHPK: Do të vazhdojmë me monitorimin appeared first on Telegrafi.

Tatjana Dimitrovska jep dorëheqje nga posti i kryetares së Komisionit për Antikorrupsion

25 July 2025 at 11:18

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se deri te ata ka arritur dorëheqja e deponuar nga kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, Tatjana Dimitrovska.

“Kabineti i Kryetarit të Kuvendit e njofton opinion publik, se Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), znj. Tatjana Dimitrovska, sot ia parashtroi dorëheqjen nga posti i saj Kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi.

Njëkohësisht, ju njoftojmë se Kuvendi do të veprojë në përputhje me procedurat e parapara, për të cilat do të informoheni me kohë”, thonë nga Kabineti i Gashit.

Kujtojmë se Dimitrovska është e përfshirë në rast gjyqësor për shkak të dyshimit se ka shpërndarë “sekret zyrtar”.

 

The post Tatjana Dimitrovska jep dorëheqje nga posti i kryetares së Komisionit për Antikorrupsion appeared first on Telegrafi.

Inspektorati Sanitar mbyll pishinën e Gërmisë pasi IKSHPK njoftoi se uji nuk i plotëson standardet

24 July 2025 at 11:44

Inspektorati Sanitar i Ministrisë së Shëndetësisë ka mbyllur Pishinën e Gërmisë në Prishtinë, pasi Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë njoftoi se uji nuk plotëson standartet për pishinë.

Inspektorët tashmë kanë vendosur shenjën ku tregohet për mbylljen e pishinës, pikërisht në dyert e kësaj pishine.

Telegrafi ka dërguar pyetje në Inspektoratin Sanitar të Shëndetësisë, por deri në publikimin e lajmit nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

Më herët, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se monitoruar cilësinë e ujit në pishinën e Gërmisë, dhe rezultatet e këtyre mostrave te lëshuara me 22 korrik 2025, treguan se parametrat mikrobiologjikë nuk plotësuan standardet për ujin e pishinës.

Kështu ka njoftuar IKSHPK përmes një njoftimi për media, transmeton Telegrafi.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në kuadër të mandatit të tij për mbrojtjen e shëndetit publik, dhe bazuar në kontratën që ka me ndërmarrjen publike “Sport Marketing” SH.A, që bën menaxhimin e pishinës së Gërmisë në Prishtinë, po bën monitorimin e rregullt të cilësisë së ujit ne këtë pishinë publike. Ekspertët e Ekologjisë Humane nga IKSHPK kanë marrë mostra për analizë laboratorike nga uji i kësaj pishine, të premten më 19 korrik 2025. Rezultatet e këtyre mostrave te lëshuara me 22 korrik 2025, treguan se parametrat mikrobiologjikë nuk plotësuan standardet për ujin e pishinës. Inspektorati Sanitar i Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë vizitë në këtë pishinë, në të njëjtën ditë. Më 23 korrik 2025, janë marrë mostra të përsëritura dhe rezultatet përfundimtare pritet të jenë të gatshme ditën e premte, me 25 korrik 2025″, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se në momentin që rezultatet e reja do të jenë të disponueshme, qytetarët do të njoftohen përmes kanaleve zyrtare të komunikimit të IKSHPK-së./Telegrafi/

 

The post Inspektorati Sanitar mbyll pishinën e Gërmisë pasi IKSHPK njoftoi se uji nuk i plotëson standardet appeared first on Telegrafi.

Nismë për shkarkimin e kryetares së Komisionit për Antikorrupsion

22 July 2025 at 15:52

Deri në fund të javës, para Komisionit për zgjedhje dhe emërime në Kuvend do të gjendet propozimi për shkarkimin e kryetares së Antikorrupsionit Tatjana Dimitrovska. Propozimi vjen nga “E Majta”, në kohën kur partitë e tjera politike besojnë se nuk ka bazë ligjore për shkarkimin e saj, pa vendim të plotfuqishëm gjyqësor me të cilin do të vërtetohej fajësia.

“Nuk është e vërtetë se duhet me patjetër të ketë vendim të plotfuqishëm gjyqësor. Ligji për parandalimin e korrupsionit, neni 14 parashikon që kryetarja e Komisionit për parandalimin e korrupsionit mund të shkarkohet nëse nuk vlejnë më kushtet nga neni 11. Në nenin 11 janë kushtet që duhet të plotësojë kryetarja e Antikorrupsionit për t’u bërë kryetare. Ndër kushtet është që nuk duhet t’i caktohet ndalesë për kryerjen e funksionit. Në këtë moment kryetares së Antikorrupsionit i është vendosur masë për ndalimin e ushtrimit të funksionit”, tha Jovana Mojsova, E Majta.

Prokuroria sot nuk tregoi deri ku është procedura për Dimitrovskën dhe a planifikon masa të tjera ndaj saj.

Ditë më parë, Prokuroria për Ndjekjen Penale të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ngriti një propozim-akuzë kundër kryetares së Antikorrupsionit Tatjana Dimitrovska, e cila dyshohet se i ka vënë në dispozicion të dhëna që konsiderohen sekret zyrtar një personi të akuzuar për rastin “Aditivët” midis majit dhe dhjetorit të vitit 2024. Dimitrovska akuzohet gjithashtu se ka marrë në mënyrë të paligjshme ka marrë certifikatë për informata të klasifikuara.

Dimitrovska assesi të japë dorëheqje pavarësisht se dyshimet që rëndojnë mbi të kanë dëmtuar dukshëm kredibilitetin dhe integritetin e saj si kryetare por edhe të gjithë komisionit kundër Korrupsionit. Pavarësisht kësaj, Dimitrovska vazhdon të marrë rrogën e kryetarit e që është rreth 240 mijë denarë bruto ose rreth 2500 euro neto në muaj. /Alsat/

The post Nismë për shkarkimin e kryetares së Komisionit për Antikorrupsion appeared first on Telegrafi.

Ballkani përballet me temperatura përvëluese

By: Elva
25 June 2025 at 20:05

Shtetet e Ballkanit po përballen me temperatura të larta, teksa të enjten, më 26 qershor, pritet që temperatura të arrijnë në afër 40 gradë Celcius. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) ka dalë me disa rekomandime dhe këshilla se si qytetarët të mbrohen nga nxehtësia dhe temperaturat e larta. IKSHPK-ja ka rekomanduar qytetarët […]

The post Ballkani përballet me temperatura përvëluese appeared first on BoldNews.al.

Kujdes nga gjarpërinjtë, IKSHPK publikon udhëzime për mbrojtje gjatë qëndrimit në natyrë

18 June 2025 at 15:45

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka kërkuar nga qytetarët që të mbrohen nga kafshimet e gjarpërinjve.

IKSHPK ka treguar për vendet ku mund të ndodhen gjarpërinjtë po ashtu ka dhënë disa këshilla me rëndësi për qytetarët.

KU NDODHEN GJARPËRINJTË?

• Në vende të thata dhe shkëmbore
• Në pyje, në degë të drunjve, nën gurë, grumbuj drunjëve, apo rrënoja të vjetra
• Pranë lumenjve, pusetave të ujit, liqeneve ose tokave bujqësore

KUR JANË AKTIVË?
• Nga muaji maj deri në shtator, sidomos në ditë të nxehta
• Rrinë gjatë të kamufluar/fshehur mirë duke pritur gjahun e tyre
• Njeriu nuk është cak i kafshimit të gjarpërit, por nësë shkelet padashje ose ngacmohet, atëherë gjarpëri sulmon njeriun!

SI TË MBROHEMI:

✅ VISHUNI SI DUHET
• Veshje të gjata dhe çizme kur ecni në natyrë
• Përdorni shkop për të kontrolluar shkurret apo gurët para se të hidhni hapin

✅ ECNI ME KUJDES

• Shmangni barin e lartë dhe rrugicat e papastruara
• Mbani oborrin dhe ambientin përreth shtëpisë të pastër – hiqni gurët, grumbujt e drunjëve dhe shkurret ku gjarpërinjtë mund të strehohen

✅ NË MBRËMJE
• Përdorni dritë dore gjatë natës në vende të errëta ose në natyrë

KUJDES:

❌ Mos u afroni dhe mos u përpiqni të ngacmoni apo vrisni gjarpërinjtë
❌ Mos fusni duart në vrima (në tokë apo në drunj të gjatë), nën gurë apo në shkurre
❌ Mos ecni zbathur në natyrë
NËSE JU KAFSHON GJARPËRI:
1. Qëndroni të qetë dhe mos lëvizni shumë
2. Mbajeni gjymtyrën e kafshuar të palëvizshme dhe nën nivelin e zemrës
3. Thirrni urgjencën (194), policinë (192) ose shkoni menjëherë në qendrën më të afërt shëndetësore

KUJDES:

❌ Mos e prekni apo preni vendin e kafshimit
❌ Mos e thithni apo ndrydhni helmin nga vendi i kafshimit
❌ Mos i vendosni rrip apo çfarëdo lloj lidhëse plagës së kafshimit

IKSHPK thekson se shumica e gjarpërinjve në Kosovë nuk janë helmues, por kafshimi nga NEPËRKAT (gjarpërit më helmues në Evropë) mund të jetë i rrezikshëm pa trajtim./Telegrafi/

 

The post Kujdes nga gjarpërinjtë, IKSHPK publikon udhëzime për mbrojtje gjatë qëndrimit në natyrë appeared first on Telegrafi.

Posta e Kosovës nderon 100-vjetorin e IKShPK-së me pullë postare

By: Kult Plus
5 June 2025 at 14:37

Për nder të shënimit të 100-vjetorit të themelimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), Filatelia e Postës së Kosovës, nga sot vë në qarkullim një emision të veçantë pullash postare me titull “100-vjetori i punës së IKShPK-së”. Ky emision ka për qëllim të nderojë një shekull pune të palodhur dhe kontributin e jashtëzakonshëm të këtij instituti në mbrojtjen e shëndetit publik në vendin tonë.

Pulla postare shënon rëndësinë e themelimit të IKShPK-së, institucion kyç i cili vazhdon të mbetet shtyllë e fortë në ruajtjen dhe përparimin e shëndetit të individit dhe shoqërisë, mbikëqyrjen e faktorëve mjedisor që ndikojnë në shëndet, parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe jo ngjitëse, si dhe promovimin e shëndetit gjatë tërë jetës.

Pulla postare e 100-vjetorit është dedikim për profesionistët shëndetësorë, bashkëpunëtorët, studiuesit dhe mësimdhënësit të cilët, me përkushtim dhe pasion, kanë sfiduar çdo pengesë për të ndërtuar një shoqëri më të shëndetshme dhe më të fortë.

Ky emision i veçantë i përbërë nga një pullë postare dhe një zarf i ditës së parë, do të jetë në qarkullim deri në konsumimin e plotë të tij. Bashkëpunimi mes Postës së Kosovës dhe IKShPK-së është një mundësi e shkëlqyer për të nderuar këtë trashëgimi të çmuar dhe për të frymëzuar brezat e ardhshëm në ruajtjen dhe përparimin e shëndetit publik./ KultPlus.com

Konfirmohen 10 raste me fruth në gjashtë komuna – IKSHPK apelon për vaksinim

19 May 2025 at 13:39

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka konfirmuar se në Kosovë deri më tani janë regjistruar 10 raste të fruthit në disa komuna.

Rastet janë regjistruar në Ferizaj, Shtime, Lipjan, Graçanicë, Fushë Kosovë dhe Prishtinë.

Zyrtarja për informim në IKSHPK, Era Pireva, në një përgjigje për Telegrafin ka bërë të ditur se “mbulueshmëria me vaksinën MMR me dozën e parë për grupmoshën 1 deri në 2 vjeç është 89% për vitin 2024, ndërsa doza e dytë, e cila jepet për grupmoshën 6 deri në 7 vjeç, është 94%.”

Përveç vaksinimit të rregullt, autoritetet shëndetësore janë duke marrë masa shtesë për të identifikuar fëmijët e pavaksinuar.

“Është duke u bërë konfirmimi i statusit vaksinor për fëmijët 1-5 vjeç në të gjithë vendin, dhe janë duke u kontaktuar prindërit për të vaksinuar fëmijët që për arsye të ndryshme nuk e kanë marrë vaksinën me kohë”, sqaroi Pireva.

IKSHPK ka theksuar se është duke vazhduar fushatën e ndërgjegjësimit për rëndësinë e vaksinimit dhe ka dërguar njoftime zyrtare te institucionet shëndetësore për të rritur vigjilencën në terren.

“Po vazhdojmë njoftimin e prindërve për situatën epidemiologjike me fruth dhe rëndësinë e vaksinimit. Gjithashtu, janë lëshuar shkresa zyrtare për institucionet shëndetësore të KPSh dhe ShSKUK për ndjekjen e protokolleve të identifikimit dhe menaxhimit të rasteve”, ka deklaruar më tej Pireva.

Fruthi, një infeksion viral i cili përhapet lehtësisht nga personi në person, mund të shkaktojë komplikacione serioze, veçanërisht te fëmijët e vegjël, dhe në disa raste mund të jetë fatale.

Megjithatë, vaksina MMR  është një mjet efektiv për të parandaluar këtë sëmundje dhe për të shmangur shpërthimet masive.

IKSHPK u bën thirrje të gjithë prindërve që të sigurojnë se fëmijët e tyre janë të vaksinuar në përputhje me kalendarin e vaksinimit. /Telegrafi/

The post Konfirmohen 10 raste me fruth në gjashtë komuna – IKSHPK apelon për vaksinim appeared first on Telegrafi.

Gashi: Nuk planifikojmë ta shkarkojmë Dimitrovskan, derisa nuk ka vendim gjyqësor

28 April 2025 at 21:18

Lidhur me ngjarjet aktuale që kanë të bëjnë me kryetaren e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Tatjana Dimitrovska, pasdite nga Kabineti i Kryetarit të Kuvendit thonë se nëse përmes procedurës gjyqësore konfirmohen konstatimet, atëherë Kryetari i Kuvendit do të veprojë pa hezitim dhe do të fillojë procedurë parlamentare përkatëse për shkarkim.

“Duke e respektuar parimin e prezumimit të pafajësisë dhe pavarësinë e organeve gjyqësore, Kryetari i Kuvendit përmbahet nga çdo koment i parakohshëm. Prioriteti kryesor është t’u mundësohet institucioneve kompetente të përfundojnë punën e tyre pa kurrfarë presionesh apo ndikimesh. Megjithatë, nëse konstatimet konfirmohen përmes procedurës gjyqësore, Kryetari i Kuvendit do të veprojë pa hezitim dhe do të fillojë procedurë parlamentare përkatëse për shkarkim”, theksohet në kumtesën e Kabinetit të Kryetarit të Kuvendit.

Përgjegjësia për ruajtjen e besueshmërisë dhe integritetit të institucioneve është prioriteti kryesor dhe detyrimi që nuk mund të ketë kompromis.

Ish-kryetarja e Komisionit Kundër Korrupsionit, Biljana Ivanovska, sot në një deklaratë për mediat tha se me këtë rast i është dhënë një goditje e rëndë Komisionit dhe se Kryetarja e Komisionit duhet të japë dorëheqje nga funksioni, sepse në këtë mënyrë ajo ende po e infekton institucionin. Sipas Ivanovskës, në lëvizje tani është organi legjislativ para të cilit përgjigjen edhe kryetarja edhe anëtarët e Komisionit Kundër Korrupsionit.

 

The post Gashi: Nuk planifikojmë ta shkarkojmë Dimitrovskan, derisa nuk ka vendim gjyqësor appeared first on Telegrafi.

KSHPK konfirmoi se për më shumë se 15 vjet nuk ka ndalesë konkrete ligjore për përdorimin e mjeteve piroteknike në objekte të mbyllura

15 April 2025 at 18:44

Më shumë se 15 vjet nuk ka ndalesë për përdorimin e mjeteve piroteknike në objekte dhe hapësira të mbyllura edhe pse janë të rrezikshme për jetën dhe sigurinë, konfirmoi Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK). Siç ishte thënë në seancën e sotme, ky boshllëk ligjor mundëson pasivitet institucional dhe kushte të kufizuara për sanksionim.

Sipas KSHPK-së e cila zbatoi analizë antikorruptuese të disa ligjeve pas tragjedisë në Koçan ku humbën jetën 61 persona, nuk është rregulluar edhe procedura për marrjen e lejes për furnizimin e materieve shpërthyese, nuk është konfirmuar organi kompetent i cili do të vendosë për kërkesën, as nuk janë shkruar afatet për veprim, ndërsa mungojnë qartë edhe kushtet, kriteret dhe dokumentacioni.

“Për më shumë se 15 vjet që nga miratimi i Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike, nga viti 2007 deri në prill të vitit 2025, nuk ka pasur ndalim specifik për përdorimin e mjeteve piroteknike në ambiente të mbyllura, që është një boshllëk i konsiderueshëm ligjor dhe një burim potencial i rrezikut rregullator dhe të sigurisë. Prej më shumë se 15 vitesh, nuk ka një ndalim specifik ligjor për përdorimin e lëndëve piroteknike në ndërtesa dhe ambiente të mbyllura, edhe pse ato përbëjnë një rrezik të lartë për jetën dhe sigurinë”.

“Një boshllëk i tillë ligjor mundëson pasivitet institucional, kushte të kufizuara për sanksionim, praktika të ndryshme në zbatimin e dispozitave ligjore, si dhe mundësi për aplikim selektiv dhe tolerim të shkeljeve. Ndërhyrja në kohë me ndalime të sakta është e detyrueshme, veçanërisht në rastet kur rrezikohet drejtpërdrejt shëndeti publik dhe siguria e qytetarëve. Duhet të krijohet mekanizëm për rishikim të rregullt të dispozitave për kundërvajtje dhe të merret në konsideratë vendosja e një vlerësimi të detyrueshëm të rrezikut të sigurisë për çdo kërkesë për leje për tubime publike, ngjarje dhe aktivitete në hapësira të mbyllura ku është e mundur përdorimi i mjeteve piroteknike”, theksoi kryetarja e KSHPK-së, Tatjana Dimitrovska, e cila shpjegoi rezultatet e analizës.

Paraprakisht në seancë ishte theksuar edhe se janë konstatuar shumë lëshime në Ligjin për veprimtarinë hotelierike.

The post KSHPK konfirmoi se për më shumë se 15 vjet nuk ka ndalesë konkrete ligjore për përdorimin e mjeteve piroteknike në objekte të mbyllura appeared first on Telegrafi.

KSHPK: Vendimi për Stojanovskën do të publikohet në ueb faqen tonë

25 February 2025 at 17:41

Para katër ditësh, më 21 shkurt, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit mbajti seancë për të diskutuar nëse zëvendësdrejtoresha e Agjencisë për Inteligjencë, Ivana Stojanovska, i plotëson kriteret për të mbajtur këtë pozitë. Vendimi është marrë dhe pritet të shpallet në ditët në vijim.

“Për rastin e lartpërmendur është marrë vendim në seancën e 15-të të mbajtur më 21.02.2025. Duke pasur parasysh se lënda përmban informacione të klasifikuara, diskutimi dhe vendimmarrja në seancë ka qenë e mbyllur për publikun, në përputhje me nenin 22, paragrafi 4 të Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit. Vendimi pa informacion të klasifikuar do të publikohet në ueb faqen e KSHPK-së, në afat prej 5 ditësh nga dita e miratimit”, ka thënë Komisioni Kundër Korrupsionit.

Nëse rezulton se Stojanovska nuk i plotëson kushtet ligjore për të qenë zëvendësdrejtoreshë e Agjencisë për Inteligjencë, Komisioni Kundër Korrupsionit ka të drejtë të iniciojë procedurë kundër personit që e ka emëruar, konkretisht kreut të shtetit./Telegrafi/

The post KSHPK: Vendimi për Stojanovskën do të publikohet në ueb faqen tonë appeared first on Telegrafi.

KSHPK: Udhëtimi i gruas së Gashit në samitin e NATO-s në Uashington ka qenë i ligjshëm

21 February 2025 at 14:57

KSHPK-ja ka vendosur të ndërpresë procedurën pas raportimit për pagesë të kundërligjshme të shpenzimeve të udhëtimit jashtë vendit të bashkëshortes së kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, për shkak se nuk janë konstatuar shkelje të dispozitave të ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit. Kështu deklaroi anëtari i KSHPK-së, Servet Demiri në seancën e 15-të, ku u diskutua edhe për këtë rast, dhe kërkoi që të paraqitet rekomandimi për ndryshimin e udhëzimeve parlamentare që rregullojnë udhëtimet zyrtare me dispozita të modeluara sipas Kodit të Etikës së Qeverisë.

Komisioni përcaktoi se Udhëzimet aktuale për kryerjen e udhëtimeve të zyrtareve jashtë vendit përmbajnë një boshllëk ligjor dhe paqartësi.

Kërkesa që KSHPK-ja po shqyrtonte ka të bëjë me mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit të bëra gjatë periudhës 8 korrik deri më 11 korrik 2024, në Samitin Parlamentar të NATO-s në Uashington (SHBA).

Anëtari i KSHPK-së Servet Demiri theksoi se faturat e udhëtimit janë dorëzuar me raport pa specifikuar se për cilin person i referohen. Ai konfirmoi se Kuvendi i RMV-së kishte dorëzuar dokumentacionin (ftesë, vendim udhëtimi, strukturë financiare për udhëtim, kopje të pasaportës diplomatike dhe vizë përkatëse) të cilat ishin shqyrtuar.

“Është konstatuar se bashkëshortja e kryetarit ka udhëtuar jashtë vendit, në kuadër të delegacionit, me vendim të sekretarit të kuvendit. Nga analizat rezultoi se shpenzimet mbuloheshin nga buxheti i Kuvendit dhe se kishte një program për bashkëshortët, gjë që është e zakonshme në ngjarje të tilla”, tha Demiri në seancën e 15-të të KSHPK-së./Telegrafi/

The post KSHPK: Udhëtimi i gruas së Gashit në samitin e NATO-s në Uashington ka qenë i ligjshëm appeared first on Telegrafi.

Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

1 February 2025 at 16:09

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar për ndarjen nga jeta të Profesor Dr. Isuf Dedushaj, një prej figurave më të shquara të mjekësisë në Kosovë.

Profesor Dedushaj, mjek-epidemiolog, profesor universitar dhe doktor i shkencave të mjekësisë, ka shërbyer ndër vite si drejtues i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, duke dhënë kontribut të çmuar në zhvillimin e shëndetësisë publike dhe edukimin e brezave të rinj të mjekëve.

Jeta dhe karriera akademike

I lindur më 10 tetor 1951 në Vuthaj, ai ndoqi studimet e mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, të cilat i përfundoi në vitin 1976. Pas specializimit në epidemiologji, ai u bë epidemiologu i parë shqiptar në Kosovë. Studimet pasuniversitare i përfundoi në Sarajevë, duke magjistruar në vitin 1983, ndërsa doktoraturën e mbrojti në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë më 1986.

Në karrierën e tij akademike, Dedushaj ka qenë profesor ordinar i Epidemiologjisë dhe ka shërbyer si prodekan i Fakultetit të Mjekësisë në dy mandate (1992-1996). Përveç kësaj, ai ka udhëhequr mbi 100 specializantë dhe ka mentoruar dhjetëra doktorantë dhe magjistrantë në fushën e mjekësisë.

Kontributi shkencor dhe shëndetësor

Gjatë jetës së tij profesionale, ai publikoi mbi 112 punime shkencore në Kosovë dhe jashtë saj dhe ishte autor i disa monografive dhe teksteve universitare në fushën e epidemiologjisë dhe imunoprofilaksisë. Po ashtu, ai ishte redaktor përgjegjës i revistës “Shëndeti” për një dekadë dhe ka shërbyer si kryetar i Asociacionit të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Në vitin 2019, ai botoi “Enciklopedinë e doktorëve të shkencës së mjekësisë shqiptare gjithandej globit”, një vepër e rëndësishme për dokumentimin e kontributit shqiptar në shkencën mjekësore.

Largimi me dhunë nga puna dhe angazhimi në Kryqin e Kuq

Dedushaj u largua me dhunë nga puna në vitin 1990 për shkaqe politike dhe etnike, por nuk hoqi dorë nga përkushtimi i tij për shëndetësinë. Për gati një dekadë, nga viti 1992 deri në 2001, ai drejtoi Kryqin e Kuq të Kosovës, duke ndihmuar në ofrimin e ndihmës humanitare në kohë të vështira.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka shprehur ngushëllime për familjen, miqtë, kolegët dhe studentët e tij, duke vlerësuar lart kontributin e tij të jashtëzakonshëm në mjekësinë dhe shëndetësinë publike shqiptare.

The post Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së appeared first on Telegrafi.

Lija e Majmunit, IKSHPK: Pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore, e ka përfunduar periudhën e izolimit dhe të monitorimit

17 January 2025 at 15:57

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se rasti i parë i importuar i LijësM (Mpox) dhe të gjitha kontaktet e ngushta të tij, e kanë përfunduar periudhën e izolimit dhe të monitorimit, duke ju kthyer normalitetit.

Kështu u bë e ditur nga IKPSHK përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Sipas këtij njoftimi, IKSHPK me datë 26 dhjetor 2024 kishte detektuar një rast me LijënM.

Tutje thuhet se “Me datë 16 janar 2025 janë bërë 21 ditë nga konfirmimi i këtij rasti dhe prej asaj dite nuk është raportuar apo konfirmuar asnjë rast tjetër i LijësM në Kosovë”.

“Rasti me LijënM është liruar nga Klinika Infektive ditë më parë në gjendje të mirë shëndetësore dhe me rekomandimet shtesë për kujdes dhe sjellje shëndetësore, ndërkohë që te asnjë prej kontakteve të identifikuara të rastit, nuk ka pasur manifestim të shenjave të dyshimta për infeksion dhe që të gjitha i janë kthyer normalitetit pas periudhës së monitorimit të rregullt nga IKSHPK.

IKSHPK vazhdon të monitorojë në mënyrë të vazhdueshme situatën epidemiologjike lidhur me Mpox dhe për sëmundjet të tjera ngjitëse në vend”, thuhet në postim. /Telegrafi/

The post Lija e Majmunit, IKSHPK: Pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore, e ka përfunduar periudhën e izolimit dhe të monitorimit appeared first on Telegrafi.

Hoti: Situata me gripin sezonal e pritshme, vaksinimi mënyra më efektive

10 January 2025 at 23:23

Specialisti i shëndetit publik në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK), Faik Hoti, tha se shtimi i rasteve me grip sezonal në Kosovë nuk është diçka e jashtëzakonshme.

Ai bëri thirrje për vaksinim kundër këtij gripi, duke përmendur se janë ende në dispozicion rreth 20 mijë doza.

Hoti tha se janari zakonisht karakterizohet nga një rritje të rasteve me këtë grip.

“Është e pritur sa i përket sezonës. Mirëpo, po shohim se nga java në javë kemi një përqindje të rritjes së rasteve. Kjo javë karakterizohet me një rritje prej 15 për qind krahasuar me rastet e javës së kaluar, që i përgjigjet sezonës. E rëndësishme është që situata të monitorohet, qytetarët të jenë të vëmendshëm, dhe mesazhi kryesor që Instituti e jep për qytetarët është që të vaksinohen kundër gripit sezonal”, tha ai në RTK.

Hoti shtoi se Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 85 mijë doza të vaksinës kundër gripit sezonal. Ai njoftoi se procesi i vaksinimit ka filluar në muajin tetor të vitit 2024 dhe deri më tani janë administruar rreth 65 mijë doza.

“Numri më i madh i të vaksinuarve i përket kategorisë së të moshuarve, personave me sëmundje shoqëruese, grupit të profesionistëve shëndetësorë, grave shtatzëna dhe fëmijëve”, sqaroi Hoti.

Ai bëri thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal, duke përmendur se janë ende në dispozicion rreth 20 mijë doza që duhet të përdoren.

“Vaksinimi mbetet mënyra më efektive për ta parandaluar gripin. Qytetarët duhet ta kenë parasysh që vaksina nuk jepet për ta mjekuar gripin, por për ta parandaluar shfaqjen e tij. Sugjerimi i Institutit është vaksinimi, sepse gripi do të zgjasë edhe disa muaj dhe vaksina ka një kohë optimale për të mbërritur mbrojtjen te personi që injektohet”, theksoi Hoti.

The post Hoti: Situata me gripin sezonal e pritshme, vaksinimi mënyra më efektive appeared first on Telegrafi.

Rritje e rasteve të gripit, IKShPK bën thirrje për vaksinim dhe masa parandaluese

7 January 2025 at 12:41

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), ka bërë thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal, duke theksuar rritjen e rasteve të gripit gjatë javëve të fundit.

“Kjo ka rezultuar me rritje të fluksit të qytetarëve që po kërkojnë ndihmë mjekësore në institucionet shëndetësore,” njofton IKShPK.

Gripi sezonal, i cili është një sëmundje akute infektive, mund të shkaktojë komplikime serioze, veçanërisht te fëmijët, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike.

Për këtë arsye, IKSHPK thekson se vaksina kundër gripit është mënyra më e mirë për të reduktuar rrezikun e infektimit dhe përhapjen e virusit.

“Gripi sezonal është një sëmundje që shkakton komplikime serioze shëndetësore, ndërsa vaksina kundër gripit është mënyra më efikase për parandalimin e infektimit,” thuhet në njoftimin e IKShPK.

IKShPK u bën thirrje të gjithë qytetarëve, pa dallim moshe, që të vaksinohen kundër gripit, me theks të veçantë për grupet më të rrezikuara si punëtorët shëndetësorë, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, të moshuarit mbi 65 vjeç, dhe fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 85,000 doza të vaksinës për këtë sezon dhe qytetarët mund të vaksinohen në çdo qendër të Mjekësisë familjare.

Përveç vaksinimit, IKShPK ka theksuar rëndësinë e masave të tjera parandaluese, si mbajtja e higjienës personale, evitimi i kontakteve me individë të sëmurë dhe mbajtja e distancës në vende të mbingarkuara.

“Vaksinimi mbetet mënyra më efikase për parandalimin e gripit, dhe efekti i saj fillon 1 deri 2 javë pas marrjes,” përfundon IKShPK./Telegrafi/

The post Rritje e rasteve të gripit, IKShPK bën thirrje për vaksinim dhe masa parandaluese appeared first on Telegrafi.

Dimitrovska për Ristovskën: Rasti për Hristovskin i është shpërndarë elektronikisht, ka kërkuar që të lirohet

31 December 2024 at 08:31

Në KSHPK kemi kryer një procedurë për të përcaktuar nëse anëtari ka konflikt interesi në trajtimin dhe vendosjen për këtë rast. Cveta Ristovska ka paraqitur kërkesë për përjashtim nga procedura në momentin kur ka ardhur peticioni me dyshime për vlefshmërinë e diplomës nga Universiteti i Shkupit. Kolegjiumi, gjegjësisht shumica e anëtarëve vendosi të mos e pranojë këtë vendim për faktet e mëposhtme: universiteti nuk është objekt procedimi në procedurë, d.m.th., objekti është nëse drejtori i ASK-së i plotëson kushtet për të qenë drejtor. Ristovska nuk kishte lidhur marrëveshje për kompensim financiar me universitetin – angazhimi i saj ishte në bazë të ligjëruesit të ftuar dhe një pjesëmarrje e tillë nuk kërkohet të realizohet në asnjë institucion. Asnjëherë nuk ka qenë pjesë e kuadrit mësimor, as nuk ka titull profesor apo asistent, tha kryetarja e Komisionit Kundër Korrupsionit, Tatjana Dimitrovska, për Cveta Ristovskën dhe lëndën me diplomën e Bojan Hristovskit.

Lënda me diplomën universitare, siç tha Dimitrovska, Ristovskës i është caktuar në mënyrë elektronike drejtorit të ASK-së.

Kjo vjen pas pyetjes që u ngrit këto ditë, nëse ka konflikt interesi me Ristovskën për shkak se ajo ka pasur një angazhim në Universitetin për Turizëm dhe Menaxhim “Shkupi”, prej nga është edhe diploma e Hristovskit.

Dimitrovska për “Sitel” theksoi se kërkesa për lirim për rastin ka qenë në përputhje me rregulloret ligjore dhe janë paraqitur të gjitha arsyet, e të njëjtën gjë mund ta vërejmë edhe nga biografia e Ristovskës./Telegrafi/

The post Dimitrovska për Ristovskën: Rasti për Hristovskin i është shpërndarë elektronikisht, ka kërkuar që të lirohet appeared first on Telegrafi.

LSDM kërkon dorëheqjen e anëtares të KSHPK Cveta Ristovska

27 December 2024 at 14:43

LSDM nëpërmjet një konference për media ka kërkuar dorëheqjen e anëtares të KSHPK-së Cveta Ristovska.

Nga LSDM kërkojnë dorëheqjen, për shkak se siç thonë ka konflikt interesi dhe se kërcënohet kredibiliteti i KSHPK-së.

“LSDM kërkon urgjentisht dorëheqjen e Cveta Ristovska nga KSHPK, për shkak të konfliktit të interesit që kërcënon kredibilitetin e KSHPK, Tërheqjen dhe rishqyrtim të vendimit për rastin e diplomës së drejtorit të ASK-së.

Sqarim për çështjen e parregullsive të mundshme në analizën e Inspektoratit Shtetëror Arsimor. Institucionet duhet të punojnë në interes të qytetarëve me integritetin më të lartë. Konfliktet e interesit, manipulimet dhe abuzimet duhet të sanksionohen.

Prandaj, kërkojmë masa urgjente dhe konkrete të cilat do të kthejnë besimin e qytetarëve”, tha Bogdanka Kuzeska nga LSDM.

 

The post LSDM kërkon dorëheqjen e anëtares të KSHPK Cveta Ristovska appeared first on Telegrafi.

❌
❌