Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Kapak për tenxhere”: Për fajin e kujt mund të mbetet Komuna e Prishtinës pa para?

11 July 2025 at 13:56

Në përplasjet tashmë disamujore mes Komunës së Prishtinës dhe Qeverisë në detyrë të Kosovës, kryesisht për buxhetin e së parës, u inkuadrua – nga ministri në detyrë i Financave – edhe inteligjenca artificiale. Përdorimi i ChatGPT-së nga Hekuran Murati për ta përcaktuar fajtorin u përqesh gjerësisht në rrjetet sociale.

Ku, realisht, qëndron problemi? Kush ia hapi rrugën kaosit?

“Hakmarrje politike”, “rrenë”, “gjej punë tjetër pas tetorit” dhe “zhbllokoje buxhetin” janë vetëm disa prej shprehjeve që i kanë përdorur publikisht kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, dhe zyrtarë të Qeverisë në detyrë të Kosovës, në disa episode zënkash mes tyre në muajt e fundit.

Buxheti komunal duket se është kryefjala e mosdurimit mes pushtetit qendror, që udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe pushtetit lokal në kryeqytet, që drejtohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Por, për të kuptuar fillin e tij, le të kthehemi mbrapa në kohë.

Ligji për menaxhimin e financave publike në Kosovë përcakton se komunat kanë afat deri më 30 shtator për ta miratuar buxhetin e vet për vitin pasues fiskal. Nëse nuk e respektojnë këtë afat, ato humbin të drejtën për ta propozuar vetë buxhetin për vitin e ardhshëm, ndërsa Ministria e Financave e harton një version të buxhetit për to, i cili zakonisht bazohet në shifrat e buxhetit ekzistues.

Çfarë ka bërë Komuna e Prishtinës? Më 9 dhjetor të vitit 2024 – pra me vonesë – e ka miratuar buxhetin për vitin 2025 në vlerë prej 128 milionë eurosh, rreth 6 milionë euro më i lartë sesa ai i vitit paraprak.

Edhe Gjilani dhe Zubin Potoku janë vonuar njëjtë, dhe bashkë me Prishtinën janë komunat e vetme në këtë situatë. Buxhetet e reja të tyre nuk janë përfshirë në Ligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2025, i cili është miratuar paraprakisht në nëntor nga Kuvendi i Kosovës.

Bekim Salihu, nga Instituti për Studime të Avancuara (GAP), thotë për Radion Evropa e Lirë se këtu nis “historia e buxhetit”.

Sipas tij, “gabimi ka rrjedhur nga një lloj papjekurie e këtyre komunave, të cilat kanë insistuar të marrin shumën e buxhetit në total, dhe jo të miratojnë buxhetin paraprak. Nëse do ta ndiqnin rrugën e dytë, do ta shmangnin procedurën e Qeverisë dhe Kuvendit”.

Meqë buxheti i Komunës së Prishtinës është miratuar pasi është miratuar Ligji për buxhetin, është kërkuar të ndryshohet ky ligj, i cili ka kaluar në Qeveri, por jo edhe në Kuvend të Kosovës. Por, ai tani as nuk mund të kalojë, sepse Kosova vazhdon të mos e ketë të konstituuar institucionin ligjvënës.

A ka mundur Kuvendi t’i miratojë këto ndryshime në periudhën dhjetor 2024 – shkurt 2025? Ish-nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu, beson se po, nëse Qeveria në detyrë nuk do ta kishte stil të veprimit “fërkimin me këdo që i del përpara”.

“Qeveria e ka votuar buxhetin, dhe e kuptoj kur thotë nuk mund ta dërgonte në rishikim në shkurt, por rrethanat kanë qenë të jashtëzakonshme. E kemi ditur që ka zgjedhje, dhe rrjedhimisht është dashur të bëhet një rrugëzgjidhje, para se të shpërbëhej Kuvendi”.

Sipas Sejdiut, e gjithë zhurma e krijuar është më tepër për tërheqje të vëmendjes nga mungesa e performancës.

“E vetmja mënyrë për të krijuar temë publike nuk është përmes punëve që janë kryer apo me të cilat janë marrë, por me akuza, arsyetime dhe në fund ankesa. Siç do të thoshte populli, kapak për tenxhere”.

Qeveria “po luan politikisht”

As Salihu nuk mund t’i drejtojë gishtin vetëm njërës palë.

“Këtu është një e vërtetë: që edhe Qeveria po luan. Këtu nuk ka asnjë diskutim. Por, po luan politikisht, duke u mbuluar ligjërisht”.

Si po e bën këtë?

Sipas Ligjit për menaxhimin e financave publike, kur buxheti i ri i një komune nuk përfshihet në Ligjin për buxhetin, për shkak të vonesës në miratimin e tij, Ministria e Financave autorizon shpenzime mujore në nivelin e një të dymbëdhjetës së buxhetit të vitit të kaluar për çdo muaj, deri në fund të muajit qershor.

Pas kësaj periudhe, nuk mund të autorizohen fonde për kategori të tjera, përveç pagave dhe obligimeve të detyrueshme, dhe ato kërkojnë miratim nga kuvendi komunal çdo muaj.

Kategoritë, si investimet kapitale, mallrat, shërbimet dhe subvencionet, mbesin të bllokuara.

Për Salihun, Qeveria në detyrë po e ndjek logjikën e këtij ligji, duke e harruar që ekziston edhe Ligji për buxhetin, të cilin e ka për detyrim ta zbatojë.

Në këtë ligj, buxheti për Komunën e Prishtinës është i paraparë sikurse ai i vitit 2024, pra bëhet fjalë për vetëm 6 milionë euro më pak, të cilat komuna ka të drejtë t’i shfrytëzojë.

Por, Ministria, sipas tij, po përdor një arsyetim tjetër për mosndryshim të qasjes.

“Ministria po thotë ‘jo, sepse kuvendi komunal ka miratuar buxhet tjetër, e për ta zbatuar Ligjin për buxhetin, duhet të bëhen ndryshime edhe në Kuvend’”.

Për dallim prej fajtorit, viktima identifikohet lehtë.

“Komuna e Prishtinës dhe qytetarët e saj do ta shohin që asnjë investim dhe ndryshim nuk do të mund të bëhet për periudhën tutje, nëse Ministria e Financave nuk e ndryshon kursin. Edhe këto investime që po bëhen në terren do të bllokohen. Do të ketë pasoja zinxhirore, sistemore dhe afatgjata, dhe në fund të ditës do të humbë qytetari”, thotë Salihu.

Për Sejdiun, përveç mospunës, këto ankesa janë edhe sinjale të një fushate të hershme për zgjedhjet lokale.

“Është fatkeqësi që janë bllokuar kështu me njëri-tjetrin, por ndoshta edhe këtu e kemi një lajm të mirë, sepse nuk harxhohen paratë kot në investime kapitale, për t’u dëshmuar që po punohet nga dikush që për tri vjet nuk ka punuar asgjë”.

The post “Kapak për tenxhere”: Për fajin e kujt mund të mbetet Komuna e Prishtinës pa para? appeared first on Telegrafi.

Arrestohet në Prishtinë personi që u paraqit rrejshëm si polic, sekuestrohen armë dhe municion

5 July 2025 at 08:35

Policia ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti është paraqitur rrejshëm si zyrtar policor.

Arrestimi i tij është bërë ditën e premte, ku policia në shtëpinë e tij ka gjetur dhe sekuestruar armë dhe municion.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprat e cekura më lartë. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse janë gjetur dhe sekuestruar shtatë armë zjarri, 290 fishekë, një telefon mobil dhe një kontratë”, thuhet në njofitmin e policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

 

 

The post Arrestohet në Prishtinë personi që u paraqit rrejshëm si polic, sekuestrohen armë dhe municion appeared first on Telegrafi.

Hajrulla Çeku: Kandidatura ime për Prishtinën është pjesë e betejës së përgjithshme

19 June 2025 at 17:58

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka folur për herë të parë pas zyrtarizimit të kandidaturës së tij për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Duke e cilësuar këtë kandidaturë si pjesë të një angazhimi të përbashkët politik, Çeku theksoi se politikën nuk e sheh si veprimtari individuale, por si një punë ekipore.

“Unë politikën nuk e shoh as nuk e kam ushtruar më herët si aktivitet individual, për ta huazuar prej terminologjisë sportive. Unë e shoh politikën si punë ekipore. Në atë ekip ka shumë lojtarë dhe ka një staf teknik drejtues ku merren disa vendime. Dhe lojtarët luajnë sipas strategjisë më të mirë për të fituar. Kjo është një punë ekipore. Më është kërkuar dhe jemi dakorduar për të luajtur për një pozicion të caktuar. Kjo është pjesë e kësaj beteje të përgjithshme”, deklaroi Çeku.

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar dje kandidaturën e tij për të udhëhequr garën për kryeqytetin. Zgjedhjet e rregullta komunale në Kosovë do të mbahen më 12 tetor, ndërsa gara për Prishtinën pritet të jetë një nga më të fortat.

Çeku aktualisht mban postin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe është një prej figurave të afërta me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

 

The post Hajrulla Çeku: Kandidatura ime për Prishtinën është pjesë e betejës së përgjithshme appeared first on Telegrafi.

Sondazhi i Telegrafit për zgjedhjet lokale, cili kandidat po preferohet deri tani për Prishtinën?

10 June 2025 at 09:42

Presidentja e Kosovës ka shpallur 12 tetorin 2025 si datën zyrtare për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në të gjitha komunat e vendit. Në këtë datë, qytetarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur udhëheqësit e rinj komunalë.

Partitë politike tashmë kanë filluar përgatitjet intensive për garën lokale, duke zyrtarizuar kandidatët e tyre nëpër komuna, transmeton Telegrafi.

Në komunën e Prishtinës, janë zyrtarizuar tri kandidatura:

Përparim Rama (LDK) – aktualisht kryetar i Prishtinës, kandidon për një mandat të dytë. Besa Shahini (PSD) ish-minstre e Arsimit në Shqipëri dhe Bekë Berisha (AAK) – deputet dhe figurë e njohur e AAK-së, kanë hyrë në garë për kryeqytetin.

Ndërsa, LVV dhe PDK ende nuk kanë zyrtarizuar kandidaturat, por nga LVV si emra të mundshëm janë përmendur; Glauk Konjufca, Hajrulla Çeku, Mefail Bajçinovci dhe Arben Vitia, ndërsa nga PDK kandidati Uran Ismaili.

Telegrafi ka publikuar një sondazh online, ku mbi 8 mijë qytetarë kanë marrë pjesë, duke shprehur preferencat e tyre për kandidatin që do të mbështesin në zgjedhje, dhe rezultati është si më poshtë:

Përparim Rama (LDK) 29%

Besa Shahini (PSD) 8%

Bekë Berisha (AAK) 7%

Kandidat tjetër 57%   /Telegrafi/

 

 

 

The post Sondazhi i Telegrafit për zgjedhjet lokale, cili kandidat po preferohet deri tani për Prishtinën? appeared first on Telegrafi.

Pas vendimit të Supremes, “Prishtina Parking” në krizë – i ulen të hyrat për 70 për qind

8 June 2025 at 21:58

Qytetarët e Prishtinës tashmë mund të parkojnë lirshëm në kryeqytet, pa frikën e bllokimit apo gjobitjes nga ndërmarrja “Prishtina Parking”.

Kjo pasi Gjykata Supreme ka marrë vendim për pezullimin e rregullores që rregullon funksionimin e kësaj ndërmarrjeje publike.

Vendimi ka çuar në ndërprerjen e plotë të veprimtarisë së “Prishtina Parking” në terren, duke ndikuar drejtpërdrejt në funksionimin e saj dhe duke sjellë pasoja serioze financiare.

Nga ndërmarrja bëjnë të ditur se rreth 70% e të hyrave janë humbur si rezultat i pamundësisë për të zbatuar masat si biletat 24-orëshe, vendosja e bllokadave dhe ndëshkimi i automjeteve të parkuara në kundërshtim me rregullat.

Kjo situatë, sipas tyre, e ka lënë ndërmarrjen në një “paralizë operative”.

“Sikurse ju kemi njoftuar më parë, në mungesë të të hyrave dhe për shkak të pasigurisë ligjore, kemi vështirësi të mëdha në përmbushjen e kërkesave të qytetarëve për intervenime. Dëmi financiar është i madh dhe ndikon drejtpërdrejt në ofrimin e një shërbimi thelbësor për funksionimin e Kryeqytetit”, thuhet në përgjigjen e “Prishtina Parking” për RTVDukagjinin.

Edhe pse nuk është dhënë ndonjë afat konkret për finalizimin e rregullores së re, nga ndërmarrja thonë se janë në proces dhe po punojnë për përmbushjen e kërkesave që rrjedhin nga vendimi i Gjykatës Supreme.

“Shpresojmë që Rregullorja e re të miratohet sa më shpejt dhe t’i hapë rrugë zhvillimit të mëtejshëm të ndërmarrjes, zbatimit të Planit të Punës dhe rivendosjes së funksionalitetit të saj. Kërkesat e qytetarëve janë në rritje dhe kjo situatë po dëshmon më shumë se kurrë vlerën e këtij shërbimi”, më tej.

Pavarësisht mungesës së një afati ligjor për përfundimin e rregullores së re, ekspertët vlerësojnë se është urgjente që Komuna e Prishtinës të veprojë.

“Nuk ka ndonjë afat të përcaktuar ligjor për miratimin e rregullores, mirëpo për shkak të natyrës urgjente, Komuna e Prishtinës duhet të marrë masa të menjëhershme për të parandaluar përshkallëzimin e problemeve”, ka deklaruar Ema Pula, hulumtuese në Institutin GLPS.

Televizioni ka kontaktuar edhe me Komunën e Prishtinës për të mësuar më shumë rreth ecurisë së procedurave.

Nga komuna kanë konfirmuar se grupi punues është duke përgatitur draftin e rregullores, i cili pritet të procedohet së shpejti për miratim.

The post Pas vendimit të Supremes, “Prishtina Parking” në krizë – i ulen të hyrat për 70 për qind appeared first on Telegrafi.

Temperaturat maksimale do të arrijnë sot deri në 31 gradë Celsius në Prishtinë

4 June 2025 at 08:17

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht për rreth relievit malor.

Temperaturat maksimale sot në kryeqytet do të arrijnë deri 31 gradë Celsius.

Mot i ngjashëm do të jetë edhe në ditët në vazhdim.

Kliko këtu për të parë motin edhe në vendet tjera. /Telegrafi/

 

The post Temperaturat maksimale do të arrijnë sot deri në 31 gradë Celsius në Prishtinë appeared first on Telegrafi.

​“Vetëm të vdekur mund të na nxjerrin nga greva”, punëtorët e “Pastrimit” vazhdojnë protestën

26 May 2025 at 17:35

Tash e pesë ditë, po vazhdon greva e punëtorëve të kompanisë rajonale “Pastrimi”, para objektit të Komunës së Prishtinës, të cilët kanë deklaruar se do të qëndrojnë aty derisa t’u plotësohen kërkesat e tyre.

Sipas tyre komuna e Prishtinës u ka borxh kësaj kompanie dy pikë shtatë milionë euro. Ata, kërkojnë po ashtu që t’u kthehet borxhi për derivate e kamionë.

Njëri nga punëtorët e kësaj kompanie, Ilaz Rexhepi ka thënë për KosovaPress se “vetëm me kufomë do mund të na nxjerrin, nuk do dorëzohemi”.

Rexhepi, ka thënë se nëse nuk do plotësohen kushtet e tyre atëherë do marrin edhe masa të tjera përveç grevës.

“Problemin e kanë këta te drejtori jonë, gjoja për keq menaxhim. Unë kam dalë më e me mbrojt punën time e familjen, sepse me këtë pagë mbaj familjen time, i kam fëmijët në shkollë, mirëpo përveç kësaj page nuk kam të tjera të ardhura, mirëpo këta e kanë problemin që nuk e kanë njeriun e LDK-së tek ne, sepse me pas (kjo parti) moti edhe si kompani “Pastrimi” i kishte humbur emri se e kishin privatizua…8:23 Vetëm me ardhur me kufomë me na nxjerrë, nuk kemi me u dorëzua, vetëm po na matin durimin tonë, do të ndërmarrim masa”, ka thënë Rexhepi.

E Sedat Rukovci, ka shtuar se kjo kompani ka vite që keqtrajtohet e është lënë “mbas dore” nga Komuna e Prishtinës.

“Mirë po shkon greva nuk kemi ndërmend me u doreza deri në plotësim të kërkesave të punëtorëve..4:39 Nuk është çështja vetëm sot, këtë kompani e kanë lënë mbas dore me vite të tëra, investime të dobëta edhe punëtorit dikur i vjen një moment kur çka është mjaft është mjaft, dhe jemi detyrua me ardhur këtu”, ka shtuar Rukovci.

Ndërsa, nënkryetari i sindikatës të punëtorëve, Shpend Qosa ka potencuar se “Pastrimi” ia ka parë “sherrin” komunës së Prishtinës që nga momenti kur ka lajmëruar qytetarët që të paguajnë mbeturinat në komunë e jo në kompani.

Qosa ka thënë se nëse mbesin pa rroga siç kanë mbetur pa derivate, atëherë sipas tij, kompania do falimentoj.

“Edhe në vikend ka vazhduar greva 24 orë dhe sot vazhdon dhe do vazhdojë dhe nuk do të ndalet deri në plotësimin e kushteve tona të cilat janë bazike dhe primare, asgjë nuk janë diçka të pa plotësueshme.. Duke pasur parasysh se ne prej 14 maj kemi mbetur pa derivate, ne mundemi me mbet edhe pa rroga dhe nëse mësim atëherë edhe kompania është në falimentim… 1:48 Komuna na ka dëmtuar, rastin e parë të cilën kanë thënë mos paguani në Pastrim por në komunë, janë bërë disa pagesa në komunë dhe qytetarët nuk kanë paguar hiç dhe këtu kemi ardhur te mungesa e financave”, ka potencuar Qosa.

Dejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci ka thënë se punëtorët e “Pastrimit” janë të “manipuluar”, dhe sipas tij nuk e kanë të qartë se “çka po duan pasi që nuk po mendojnë me mendjen e tyre”.

Tutje, Brestocvi komuna nuk i ka as edhe një euro të vetme borxh ndërmarrjes “Pastrimi”.

“Një narrativë, tregim e ndërtuar mbi një të pavërtetë të madhe gjoja se komuna i ka borxh Pastrimit prej 2.7 milionë euro, e që e vërteta qëndron se komuna nuk i ka as edhe një euro të vetme borxh ndërmarrjes Pastrimi..5:02 Në asnjë formë, asnjë moment dhe asnjë veprim, ne nuk kemi rrezikuar ekzistencën e “Pastrimit” dhe nuk pretendojmë e as nuk dëshirojmë ta vëmë në pikëpyetje ekzistencën e saj… Punëtorët nuk e kanë të çartë se çka po duan, janë të manipuluar, orkestruar e dirigjuar dhe nuk kanë mundësi të mendojnë me mendjen e tyre”, ka thënë Brestovci.

Kompania “Pastrimi” ka nënshkruar një kontratë nga komuna e Prishtinës prej një pikë pesë milion euro në të cilën u ofrohet punëtorëve një e treta e zonës së kryeqytetit dhe dy kamionë shtesë, por këtë kontratë nuk po e pranojnë punëtorët pasi që sipas tyre nuk i plotëson kushtet që ata po i kërkojnë.

Ndërkaq, Komuna e Prishtinës ka angazhuar dy kompani private për të pastruar kryeqytetin nga mbeturinat. Ato sot janë parë në disa legje të Prishtinës, si në “Tophane” dhe tek “Muhaxherët”.

Përveç grevës së punëtorëve nën tendë para komunës së Prishtinës, ata kanë vendosur edhe kamionët e tyre tash e pesë ditë pran komunës. Këtyre automjeteve janë bërë edhe të bezdisshme për qytetarët me erën e tyre. Mësohet se për ndalimin e automjeteve, policia e Kosovës ka filluar edhe ti gjobisë.

The post ​“Vetëm të vdekur mund të na nxjerrin nga greva”, punëtorët e “Pastrimit” vazhdojnë protestën appeared first on Telegrafi.

Banorët e Krilevës kërkojnë zgjidhje për lidhje më të lehtë me Prishtinën

25 May 2025 at 21:54

Transporti publik në fshatrat e Gollakut të Prishtinës dhe Kamenicës, konkretisht në Gllogovicë dhe fshatin fqinj Krilevë do të lehtësohej sikur të organizohej një vendndalim i përbashkët për autobusë në mes dy fshatrave. Në këtë mënyrë do të shkurtohej rruga për 1.5 kilometra, të cilën rrugë duhet përshkuar banorët e këtyre anëve aktualisht.

Ramush Cakolli, banor i fshatit Krilevë, thotë se do ta falte edhe tokën e tij vetëm të realizohej stacioni i përbashkët për autobus. Kjo për faktin se banorët e këtij fshati të Kamenicës udhëtojnë 1.5 kilometër për të shkuar në stacionin e autobusit në fshatin fqinj Gllogovicë për të vazhduar rrugën për në Prishtinë.

“Zbresin, plaka, fëmijë…dimrit është vonë në ora tetë edhe këtu nuk është keq kudo që merret vendimi le të bashkohen për një lehtësi, për një bashkim, për një ardhmëri ma të sigurtë ma të saktë ma të respektueshme për gjeneratat që po na vijnë pas nesh”, tha Cakolli.

Dita – ditës po revitalizohet fshati, andaj lehtësimet në infrastrukturë do të ishin jetike për banorët.

“Nuk është edhe aq shumë e zorshme për me krye. Dy komunat me u bë bashkë edhe e lehtëson qarkullimin”, tha Vehbi Cakolli, banor i fshatit Krilevë.

Ramush Cakolli thotë se numri i qytetarëve të cilët po e shfrytëzojnë transportin publik po shtohet çdo ditë e më shumë.

Komuna e Prishtinës ka lëshuar një linjë të “Trafikut Urban” nga Prishtina deri në Gllogovicë, ndërsa komuna e Kamenicës ka njoftuar banorët e Krilevës se janë të gatshëm të arrijnë një marrëveshje, që autobusi që vjen deri në Gllogovicë, ta shfrytëzojë edhe territorin e Kamenicës, përkatësisht fshatin Krilevë.

The post Banorët e Krilevës kërkojnë zgjidhje për lidhje më të lehtë me Prishtinën appeared first on Telegrafi.

Gjuajtje me armë zjarri në Drenas, konfiskohen 25 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm

19 May 2025 at 09:57

Pas pranimit të informatës për gjuajte me armë zjarri, njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka gjetur dhe konfiskuar 25 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 16:00 në Drenas.

Tutje thuhet se lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar i cili ka rekomanduar që të iniciohet “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”. /Telegrafi/

 

 

The post Gjuajtje me armë zjarri në Drenas, konfiskohen 25 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm appeared first on Telegrafi.

Përparim Rama: Nuk bëj pazare politike, epoka e sabotimeve nga “Pastrimi” përfundon tani

18 May 2025 at 17:41

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar sërish lidhur me situatën alarmante të krijuar nga ndërprerja e shërbimeve për grumbullimin e mbeturinave nga Ndërmarrja “Pastrimi”.

Në një deklaratë të publikuar të dielën, Rama e ka cilësuar këtë krizë si “kulmin e papërgjegjësisë institucionale” dhe ka akuzuar për përdorim të ndërmarrjes si instrument shantazhi për interesa politike.

“Po shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet alternative që kemi në dispozicion për të menaxhuar situatën”, ka shkruar Rama, duke shtuar se ekipet komunale kanë qenë të angazhuara në terren gjatë gjithë vikendit, 24 orë në ditë, për të rikthyer kontrollin mbi situatën.

Kryetari ka theksuar se, pavarësisht miliona eurove të investuara ndër vite në “Pastrimi”, shërbimet e kësaj ndërmarrjeje kanë qenë të paqëndrueshme dhe të shfrytëzuara për qëllime politike.

“Qytetarët nuk do të penalizohen për shkak të kalkulimeve politike të askujt”, ka garantuar ai, duke njoftuar se nga dita e hënë pritet rikthimi i shërbimit në normalitet.

Në mesazhin e tij, Rama ka qenë i ashpër ndaj praktikave të politikës lokale, duke theksuar se nuk ka ardhur në krye të Prishtinës për të bërë “pazare politike” apo për të negociuar në takime të fshehta. Ai ka paralajmëruar për një qasje të re ndaj menaxhimit të ndërmarrjeve publike dhe ka premtuar se “epoka e sabotimeve dhe e keqpërdorimit të parasë publike merr fund tani, përfundimisht”.

Në fund, ai ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mobilizimin e tyre për të ruajtur pastërtinë në kryeqytet, duke theksuar se sabotimet janë tashmë të zbuluara dhe nuk do të tolerohen më./Telegrafi/

The post Përparim Rama: Nuk bëj pazare politike, epoka e sabotimeve nga “Pastrimi” përfundon tani appeared first on Telegrafi.

Rama i reagon kompanisë “Pastrimi”: Sonte nis pastrimi i qytetit – sabotazha nuk kalon

14 May 2025 at 19:51

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj situatës së krijuar me ndërprerjen e mbledhjes së mbeturinave në kryeqytet, duke akuzuar ndërmarrjen publike “Pastrimi” për sabotim të hapur politik dhe keqmenaxhim.

Në një deklaratë publike, Rama tha se sonte do të nisë aksioni për largimin e mbeturinave nga qyteti, duke shfrytëzuar të gjithë mekanizmat alternativë që Komuna ka në dispozicion.

“Sabotazha nuk kalon! Situata e krijuar rrezikon shëndetin publik dhe nuk do të tolerohet më. Qytetarët e Prishtinës meritojnë shërbim të denjë – jo shantazh politik,” u shpreh kryetari Rama.

Sipas tij, përkundër mbështetjes financiare të konsiderueshme nga Komuna për ndërmarrjen “Pastrimi”, menaxhmenti i saj ka keqpërdorur fondet publike për interesa të ngushta.

Mbështetja financiare për “Pastrimin”:

11.5 milionë euro të hyra direkte nga Komuna,

1.4 milionë euro për blerjen e kamionëve të rinj,

3,800 kontejnerë të rinj të financuar nga Komuna,

400,000 euro në subvencione shtesë.

Rama akuzon menaxhmentin për rritje të pagave për drejtuesit, punësime politike dhe refuzim të qëllimshëm të nënshkrimit të kontratës së shërbimeve me Komunën, edhe pse janë ftuar zyrtarisht që në dhjetor 2024 dhe shkurt 2025.

Ai kujtoi se kishte ftuar një seancë të jashtëzakonshme më 13 maj për të subvencionuar pagat e punëtorëve të “Pastrimi”-t me 300,000 euro, por seanca dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së opozitës.

Kryetari i Prishtinës mohon pretendimet për borxhe

Deklaratat e menaxhmentit të “Pastrimi”-t se Komuna i ka borxh 2.7 milionë euro u cilësuan si “të pavërteta” nga Rama, i cili theksoi se Komuna ka zero borxh ndaj ndërmarrjes.

“Skandaloz është fakti se kjo ndalesë e shërbimeve vlen vetëm për Kryeqytetin – kjo tregon qartë motivet politike pas vendimit,” tha Rama.

Ai njoftoi se Komuna është duke shqyrtuar të gjitha mundësitë ligjore për të parandaluar përsëritjen e situatave të tilla në të ardhmen.

“Aksioni për pastrim të qytetit do të nis sonte”, tha Rama./Telegrafi/

The post Rama i reagon kompanisë “Pastrimi”: Sonte nis pastrimi i qytetit – sabotazha nuk kalon appeared first on Telegrafi.

Rama ia kthen Muratit për projektin e sheshit “Xhorxh Bush”: Kryej punët e tua

30 April 2025 at 20:35

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati për sheshin “Xhorxh Bush”.

Murati ka deklaruar se tenderimi dhe nënshkrimi i kontratës prej 18 milionë eurosh për rregullimin e sheshit “Xhorxh Bush” është bërë pa pasur buxhet të ndarë, duke thënë se një veprim i tillë është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Ndërkaq, Rama e ka akuzuar Muratin për bllokim të buxhetit të Kryeqytetit për vitin 2025, duke pretenduar se kjo po ndikon drejtpërdrejt në ofrimin e shërbimeve bazë për qytetarët e Prishtinës.

“Hekuran, duke qenë se prapë iu paske bashkuar shokëve të partisë në aksionin për ‘bllokim’, ju lutem gjeni pak kohë të shikoni emailin që ju kemi dërguar, dy ditë më parë! Për herë të dytë, ta kemi dërguar kërkesën urgjente për alokimin e buxhetit të Kryeqytetit për vitin 2025, të miratuar nga Asambleja e Kryeqytetit, e që ti vazhdon ta bllokosh”.

“Ti po rrezikon që qytetarët e Kryeqytetit të mbeten pa shërbime elementare ndaj tyre! Kryji punët e tua!”, ka shkruar Rama.

Por sipas Muratit pas tenderit, kontrata u nënshkrua sivjet, “që përbën shkeljen e radhës sepse buxheti i Komunës së Prishtinës megjithëse i miratuar në asamble, për shkak të miratimit me vonesë, ende nuk është miratuar në Kuvendin e Republikës për t’u integruar si plotësim/ndryshim i Ligjit për Ndarje Buxhetore për vitin 2025”.

“Me fjalë tjera, ligji i buxhetit aktualisht në fuqi për vitin 2025, nuk e përmban fare projektin e Sheshit Xhorxh Bush, pra ka 0 euro ndarje buxhetore, por që Komuna e Prishtinës e ka nënshkruar kontratën pavarësisht mungesës së ndarjes buxhetore”, ka shkruar Murati.

Sipas tij, futja në obligime financiare pa mbulesë përbën shkelje të ligjit për financa publike dhe të ligjit për prokurim publik.

“Dëshiroj të besoj që organet e rendit do të kenë zellin e nevojshëm ta trajtojnë këtë rast flagrant të shkeljes ligjore”, ka përfunduar Murati./Telegrafi/

The post Rama ia kthen Muratit për projektin e sheshit “Xhorxh Bush”: Kryej punët e tua appeared first on Telegrafi.

Intervenime në kryeqytet nga KRU “Prishtina”

29 April 2025 at 09:43

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se sot do të intervenohet në disa zona.

Në njoftim thuhet se intervenime do të ketë në: Rr.”Idriz Gjilani”; Rr.”Don Shtefan Kurti”; Rr.”Presheva”; Rr.”Rexhep Shema”.

Rr.”Musli Gashi”, fshati Prugovc, fshati Leban dhe fshati Bardhosh. /Telegrafi/

 

The post Intervenime në kryeqytet nga KRU “Prishtina” appeared first on Telegrafi.

Kryeqyteti kujton të pagjeturit, fiken dritat e objektit të Komunës së Prishtinës

27 April 2025 at 23:13

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka publikuar këtë veprim në një video në profilin e tij në Facebook, duke theksuar se ky akt është një shenjë e respektit dhe solidaritetit ndaj atyre që po përballen me humbjen e të dashurve të tyre.

“Në këtë ditë përkujtimi, jemi pranë tyre, me respekt të thellë për qëndresën, forcën dhe përkushtimin e tyre të palëkundur për zbardhjen e së vërtetës,” ka shkruar Rama.

27 prilli shënon Ditën Kombëtare për Personat e Pagjetur në Kosovë, një ditë që i kushtohet kujtimit të 1,577 personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë, sipas Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit.

Në përfundim të procesit të fundit të identifikimeve, janë regjistruar 11 raste të reja, ndërkohë që sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, 1,407 persona janë zhdukur si pasojë e luftës, ndërsa 6,682 të tjerë janë plagosur. Po ashtu, 3,312 persona janë burgosur dhe 193,765 individë kanë pësuar tortura dhe dhunë, duke përfshirë pasoja psikologjike të rëndë.

Sipas të dhënave nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, ende mungojnë informacionet për 1,636 persona të zhdukur.

Në dhjetor të vitit 2024, Kosova dhe Serbia ranë dakord për zbatimin e plotë të Deklaratës për Personat e Pagjetur, një marrëveshje që kishte për qëllim angazhimin e dy shteteve për të ofruar qasje të plotë në informacionet që mund të ndihmojnë në zbulimin e fatit të të pagjeturve.

Deklarata, e miratuar në maj të vitit 2023, përmban angazhime për shkëmbim informacioni, përfshirë dokumente të klasifikuara, dhe krijimin e një komisioni të përbashkët që do të drejtohet nga Bashkimi Europian.

Përkujtojmë se kjo ditë është një mundësi për të nderuar të gjithë ata që humbën të dashurit e tyre gjatë periudhës së luftës dhe për të shprehur mbështetje ndaj kërkesave për drejtësi dhe zbulimin e së vërtetës.

The post Kryeqyteti kujton të pagjeturit, fiken dritat e objektit të Komunës së Prishtinës appeared first on Telegrafi.

Rama: Do të bëjmë kallëzime penale ndaj ministrave që penguan punimet në kryeqytet

21 April 2025 at 23:42

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar se do të bëjnë kallëzime penale ndaj ministrave të cilët kanë penguar punimet në kryeqytet.

Ai ka thënë se edhe me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku ka kërkuar debat publik lidhur me bllokimin e disa projekteve në kryeqytet, por që ai nuk i është përgjigjur ftesës dhe ka refuzuar ballafaqimin me Ramën.

“Refuzon të vijë këtu, pse?, Çka i frikohet, kujt i frikohet?” ka pyetur Rama.

RTV Dukagjini javën e kaluar kishte dërguar shkresë edhe ministrit Çeku edhe kryetarit Rama për një ballafaqim në Debat Plus lidhur me situatën e krijuar në Prishtinë, por që Çeku nuk i është përgjigjur ftesës.

Ndërsa ministri Çeku ka thënë se me kryetarin Rama do të ballafaqohet vetëm në gjykatë, pasi që atë e ka quajtur gënjeshtarë të paskrupullt duke shtuar se kanë deponuar prova në Prokurori e Polici për keqpërdorim të miliona eurove.

“Çdo ditë që ky mashtrues e kalon në krye të komunës është rrezik i madh për buxhetin e shtetit dhe për vet kryeqytetin”, ka thënë Çeku.

Kurse Rama ka thënë se edhe ai i fton publikisht të gjitha institucionet edhe gjykatat që ti procesojnë kërkesat.

“Shumë shpejt ne do të tregojë kallëzim penal ndaj vet ministrit Çeku se po e kuptojmë tash që ky njëri faktikisht që është mbas të gjitha këtyre bllokadave”, ka thënë Rama.

The post Rama: Do të bëjmë kallëzime penale ndaj ministrave që penguan punimet në kryeqytet appeared first on Telegrafi.

Prona komunale e Fushë Kosovës në vlerë 81 mijë euro ishte në pronësi private në gjeoportal për tri vjet

5 April 2025 at 22:42

Toka e njërës prej komunave më në zhvillim, ajo e Fushë Kosovës, nuk është pronë veç e Komunës. Ka raste kur prona publike në vlerë prej 81 mijë eurove pa u bërë zhurmë kalon në pronësi private në gjeoportal.

Një tokë publike e Komunës së Fushë Kosovës në Bresje ishte copëtuar në disa parcela më 19 nëntor 2021.

Me këtë rast, për tri vjet e 3 muaj dhe 23 ditë, nga prona komunale prej 27 ari 42 metra katrorë, 2 ari e 32 metra katrorë, sipas gjeoportalit, kishin kaluar nga pronësia publike e Komunës së Fushë Kosovës, në pronësi private.

Për ndryshimin tanimë të bërë, vetëm pas tri vjetëve, Komuna e Fushë Kosovës nxori skicat nga Zyra Komunale e Kadastrës për t’ia paraqitur Kuvendit Komunal.

Një parcelë e pronës publike, afër me këtë të ‘falurën’ po vendosej t’i jepej Bashkësisë Islame për të ndërtuar një xhami.

“Definitivisht që është kuptuar se ka ndërhyrje ose nuk ka përputhje në mes fletës poseduese ose tash thuhet certifikatës së pronësisë, më doket në muajin tetor-nëntor kemi pasur mbledhje të Kuvendit dhe aty një prej pikave ka qenë një propozim i kryetarit të Komunës që t’i jepet në shfrytëzim Bashkësisë Islame të Kosovës për ndërtimin e një objekti fetar që do të thotë xhami”, deklaron asamblisti i AAK-së Ismajl Hasani.

“Kjo pronë ka filluar të zbulohet si pronë e keqpërdorur nga zyrtarët e nivelit komunalë në tetor të vitit 2024 kur është bërë një kërkesë në Kuvendin Komunal për dhurimin e kësaj parcele për Bashkësinë Islame të Kosovës edhe ato dokumentacione nuk janë përputhur me gjeoportalin dhe me ortofotot e vitit të kaluar dhe aty shihet qartë që kjo pronë është ndryshuar pa vendim dhe pa akte juridike jashtëligjshëm nga zyrtarët e zyrës së kadastrës të Komunës së Fushë Kosovës në tetor të 2024”, thotë Rrahim Tërnava, kryetar i PDK-së në Fushë Kosovë.

Asamblisti Ismajli rrëfen për debatin e krijuar brenda Kuvendit kur pa se në skicat e paraqitura nga komuna, prona komunale kishte kaluar në pronë private.

“Me materialin që na vjen, unë e shoh se fleta poseduese, do të thotë certifikata e pronësisë dhe kopja e planit kanë ndryshime. Në fletën poseduese sipërfaqja është diku 27.42 metra katrorë. Ndërsa në grafikë… Faktikisht kopje të planit nuk na kanë sjellë, por një dokument një fletë e cila shihej se është grafikë dhe e ndarë 18 ari apo 1800 metra katrorë dhe e vizatuar projekti se ku duhet vendosur xhamia dhe kur e sheh numrin e fletës poseduese që mu më kujtohet se është 1375-0 dhe kjo në grafikë me 18 ari është 1375-1, në mes të kësaj prone pra, kur hyn në grafikë në gjeoportal dhe e sheh humbin 2 ari e 40 metra katrorë dhe pastaj del prona tjetër, po flas gjithnjë për grafikë që shihet në gjeoportal dhe e sheh atje se janë prona komunale, por me tjetër numër, 1375-4 që janë 6 ari e diçka metra katrorë, mund të mos jem i saktë meqë s’i kam dokumentet me vete. Dhe unë kur më ka ardhur radha me diskutu që janë munduar të ma mveshin që jam kundër fesë dhe xhamisë që ka qenë e kundërt sepse unë kam thënë e është edhe në ekstraktin (procesverbalin) që kam diskutuar dhe është dokument zyrtar, kam thënë se s’jam kundër xhamisë e as kundër fesë sepse i takoj asaj feje, por këtu ligjërisht ka probleme prona dhe e kam ngritur si çështje”, vazhdoi Ismajli.

“Kur e kam marr dokumentin dhe e kam shikuar, dokumenti na ka ardhur pa vulë dhe pa nënshkrim të personit të autorizuar. Cili dokument? Edhe fleta poseduese edhe ky dokumenti në grafikë. Pra, nuk kanë qenë të vulosura nga drejtoria përkatëse por as e nënshkruar nga personi përgjegjës që i jep këto dokumente, por as nga drejtori i drejtorisë përkatëse dhe unë nuk e kam bërë lapsus, por këta dokumente për mua janë false. E që ka reaguar drejtori i Kadastrës, ku ka thënë se mundem me të padit se këto nuk janë dokumente false por janë dokumente që kanë dalë prej drejtorisë tonë. Unë kam kërkuar që të merret 10 minuta pauzë sepse salla e Kuvendit dhe drejtoria e Urbanizmit janë 20 metra larg njëra-tjetrës dhe në këtë pauzë të shkurtër drejtori të na pajis me të njëjtat dokumente por me vulë dhe të nënshkruara. E kam dhënë edhe arsyen sepse nëse nesër ka dyshime, atëherë shihet edhe kush e ka lëshuar këtë dokument, kush ka nënshkruar dhe kush e ka vulosur”, thotë tutje Ismajli.

Njëjtë si pjesa tjetër e opozitës edhe VV-ja pati dyshimet e veta.

“Sipas qytetarëve të cilët janë edhe gjenerata më të vjetra, dihet që ajo ka qenë pronë komunale në vazhdimësi. Në terren shihet se aty ka ndërhyrje nga operatorë privatë, por edhe prej qytetarëve tjerë që e kanë në shfrytëzim. Në bazë të kësaj ne e kemi bërë krahasimin me dokumente që janë prezantuar që të jepet kjo pronë në shfrytëzim të xhamisë dhe shohim se nga 27 ari e sa mendohet të jetë prona komunale aty, shihet se në gjeoportal është e parcelizume kjo pjesë, normal i kemi ngritur dyshimet ne si opozitë që ta mbrojmë interesin publik”, thotë Hajra për “Betimin për Drejtësi”.

Ndërsa, kolegët e asamblistëve Ismajli dhe Hajra nga radhët e LDK-së nuk kishin diskutuar lidhur me këtë zhvillim.

“Cili ka qenë reagimi i asamblistëve të LDK-së në Kuvend Komunal në momentin që keni diskutuar për këtë çështje?   Nuk kanë diskutuar për këtë temë, absolutisht jo, veçse kanë qenë pro që t’i jepet kjo pronë Bashkësisë Islame, por nuk kanë diskutuar”, shtoi Ismajli.

“Si çdoherë asamblistët e pushtetit nuk reagojnë në këto raste. Më shumë funksionojnë si makineri e votës për ekzekutivin kështu që edhe prej kolegëve tjerë të opozitës ka pasur reagime, por në këtë rast përgjigja e ekzekutivit lë shumë për të dëshiruar”, përfundoi Hajra i VV-së.

“Betimi për Drejtësi” ka kontaktuar, Laureat Gojnovcin, asamblist iLDK-së në Fushë-Kosovë për të kuptuar se cili ishte qëndrimi i LDK-së lidhur me këtë çështje.

“Realisht qëndrim nuk kemi pasur se Komuna ngrit çështje që shumica janë në kuadër të politikës lokale edhe (ka) akuza e kundërakuza dhe nuk kemi marrë si për bazë. Ne kemi vendosur si grup parlamentar ta përkrahim atë propozim që si parcelë t’i jepet Bashkësisë Islame që ata ta përdorin për nevoja të veta, përkatësisht për ndërtimin e xhamisë që është shumë e nevojshme për Komunën e Fushë-Kosovës. Për më shumë, nuk kam asnjë informacion se përndryshe do t’ju isha përgjigjur secilës pyetje”, ishte deklaruar Gojnovci nga LDK. /Betimi për Drejtësi/

The post Prona komunale e Fushë Kosovës në vlerë 81 mijë euro ishte në pronësi private në gjeoportal për tri vjet appeared first on Telegrafi.

“Edhe pse liqeni është premtuar në një tjetër lagje, u bë në shesh”, asamblistja Shabani ironizon me punimet që po bëhen në rrugën “Rexhep Luci”

3 April 2025 at 15:38

Asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Leonora Shabani, ka publikuar disa pamje nga punimet që po bëhen në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

Ajo ka ironizuar me punimet duke shkruar “Edhe pse liqeni është premtuar në një tjetër lagje, u bë në shesh”.

Ndryshe, tashmë kanë filluar punimet për ndërtimin e minisheshit në rrugët “Rexhep Luci” dhe “Qamil Hoxha”, në qendër të qytetit.

Për këtë projekt, Komuna e Prishtinës kishte shpallur një ritenderim në vlerë prej 1.3 milionë euro, i cili u fitua nga kompania “Flamuri V” nga Malisheva.

Në kontratën e publikuar thuhet se punimet pritet të përfundojnë pas 120 ditësh.

Me nisjen e punimeve, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, theksoi se “hapësirat publike janë për qytetarët”.

Punimet në rrugët “Rexhep Luci” dhe “Qamil Hoxha” ishin kundërshtuar nga banorët e kësaj zone. /Telegrafi/

The post “Edhe pse liqeni është premtuar në një tjetër lagje, u bë në shesh”, asamblistja Shabani ironizon me punimet që po bëhen në rrugën “Rexhep Luci” appeared first on Telegrafi.

Komuna e Prishtinës del me reagim për mungesën e ujit në disa zona

22 March 2025 at 17:44

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se për shkak të një problemi në rrjet, disa zona në Prishtinë janë pa furnizim me ujë.

Bëhet fjalë për zona të cilat gjenden kryesisht në lagjen Mati 1.

Komuna e Prishtinës thotë se ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për identifikimin dhe sanimin e defektit sa më shpejt që të jetë e mundur.

Zonat e prekura janë:

Muharrem Fejza
Holger Petersen
Rruga “B”
Ukshin Kovaçica
Jakov Xoxa
Ahmet Gashi
Muhamet Qami dhe rrugët përreth Mati 1

Ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për identifikimin dhe sanimin e defektit sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” premton se furnizimi me ujë do të rikthehet sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet në njoftim.

The post Komuna e Prishtinës del me reagim për mungesën e ujit në disa zona appeared first on Telegrafi.

Rrëzohet një lis në lagjen Dardania të Prishtinës, dëmtohen disa vetura

12 March 2025 at 23:52

Një lis i madh është rrëzuar të mërkurën mbrëma në lagjen Dardania të Prishtinës, përkatësisht në rrugën “Ilaz Kodra”.

Sipas fotografive të shpërndara në rrjetet sociale, lisi i rrëzuar ka dëmtuar katër vetura të parkuara pranë tij.

Raportohet se janë shkaktuar dëme materiale tek veturat. Ndërkaq, nuk raportohet për persona të lënduar.

Përveç dëmtimit të veturave, rënia e drurit ka bllokuar hyrjen për në parkingun e ndërtesave përreth, duke penguar lëvizjen e banorëve dhe automjeteve.

Banorët kanë njoftuar menjëherë policinë dhe ekipet emergjente për situatën.

Duhet kujtuar se si pasojë e erërave të forta, edhe në të kaluarën raste të rrëzimit të lisave në kryeqytet.

Komuna kishte ndërmarrë veprime për t’i prerë lisat që konsiderohen të vjetër (paqëndrueshëm)./Telegrafi/

The post Rrëzohet një lis në lagjen Dardania të Prishtinës, dëmtohen disa vetura appeared first on Telegrafi.

Inspektorati i trashëgimisë kulturore ndalon punimet në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë

12 March 2025 at 12:44

Inspektorati i trashëgimisë kulturore ka ndaluar punimet e nisura ditën e hënë në sheshin “Xhorxh Bush” në kryeqytet.

Inspektorati ka vendosur njoftimin se ndalohen punimet, ndërsa mjetet e punës kanë mbetur aty, transmeton Telegrafi.

Lidhur me ndalimin e punimeve, Telegrafi ka tentuar të marrë një koment nga inspektorati dhe Komuna e Prishtinës, por që deri në publikimin e lajmit nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama kishte thënë se ky projekt do të prekë disa zona kyçe të qytetit, përfshin edhe sheshin “Zahir Pajaziti” dhe një pjesë të Bibliotekës Kombëtare, duke ofruar një ndryshim të dukshëm për infrastrukturën dhe pamjen e qytetit.

“Po fillojmë punimet në një ndër projektet më të mëdha dhe më interesante për kryeqytetin, transformimin e sheshit ‘Xhorxh Bush’. Tashmë kemi projektin ku edhe po e bëjmë realitet atë që kemi premtuar, për të transformuar tërë qendrën e kryeqytetit dhe për të krijuar hapësira më moderne dhe më të qasshme për qytetarët”, kishte deklaruar Rama.

Kritika për projektin ka pasur edhe nga LVV në Prishtinë, të cilët deklaruan se ky projekt ka probleme ligjore dhe kosto shumë të lartë./Telegrafi/

The post Inspektorati i trashëgimisë kulturore ndalon punimet në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë appeared first on Telegrafi.

❌
❌