Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Gjykata Supreme i përgjigjet Qeverisë: Ndërhyrje e papranueshme në pavarësinë e gjyqësorit

16 July 2025 at 10:23

Gjykata Supreme e Kosovës ka shprehur keqardhje për reagimin tendencioz të Qeverisë në detyrë, ndaj aktgjykimit të saj; P.A.nr.09/2025, përmes të cilit shfuqizohet Udhëzimi Administrativ (MFPT) nr.01/2025 për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike Fiskale, Sistemeve Fiskale dhe Softuerëve Elektronikë Fiskalë.

Sipas një njoftimi për media thuhet se reagimi i Qeverisë në detyrë, përbën, jo vetëm një keqinterpretim të natyrës së vendimmarrjes gjyqësore, por njëkohësisht një ndërhyrje të papranueshme në pavarësinë e gjyqësorit. Të gjitha institucionet, përfshirë Qeverinë, janë të obliguara ta respektojnë pavarësinë e gjyqësorit si një nga themelet e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

“Vendimet e Gjykatës Supreme janë të bazuara në Kushtetutë dhe në ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës dhe si të tilla duhet të respektohen. Gjykata Supreme si zbatuese e ligjit, edhe në rastin konkret, ka garantuar që akti nënligjor të jetë në përputhje me normat juridike që rregullojnë mënyrën dhe kohën e miratimit të tyre. Ndaj, çdo përpjekje për ta vënë në pikëpyetje autoritetin e Gjykatës dhe legjitimitetin e vendimeve të saj, përmes deklaratave politike, cenon pavarësinë e gjyqësorit dhe dëmton besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se Gjykata Supreme pret në rend të parë nga institucionet shtetërore të tregojnë gatishmëri për zbatimin e vendimeve gjyqësore, si kusht i funksionimit të shtetit ligjor.

“Gjykata Supreme do të vazhdojë të ushtrojë funksionin e saj në mënyrë të pavarur dhe të pandikuar, duke garantuar zbatimin e ligjit”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

The post Gjykata Supreme i përgjigjet Qeverisë: Ndërhyrje e papranueshme në pavarësinë e gjyqësorit appeared first on Telegrafi.

LDK mirëpret vendimin e Supremes: Deri më tani kemi paraqitur 17 kallëzime penale kundër ish-ministrave

15 July 2025 at 18:44

Gjykata Supreme e Kosovës ka konstatuar se disa ministra të Qeverisë në detyrë kanë shkelur Kushtetutën dhe ligjin, pasi edhe pse janë certifikuar si deputetë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kanë vazhduar të ushtrojnë funksione ekzekutive.

Ky vendim është mirëpritur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila kishte ngritur kallëzime penale pikërisht për këtë çështje.

Sipas LDK-së, vendimi i Gjykatës është një konfirmim i qartë i shkeljeve që ata kanë denoncuar më herët.

“Në emër të interesit publik dhe rendit demokratik kushtetues, Lidhja Demokratike e Kosovës deri më tani ka ushtruar 17 kallëzime penale kundër ish-ministrave që kanë vazhduar të marrin vendime si ministra në detyrë, ndonëse ishin certifikuar si deputetë, duke ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për të mbrojtur rendin kushtetues dhe integritetin institucional të Republikës,” thuhet në reagimin e partisë.

LDK njoftoi se të martën do ta deponojë vendimin e Gjykatës Supreme në Prokurori si provë mbështetëse për kallëzimet penale të dorëzuara më parë.

Partia opozitare i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit që të trajtojë me prioritet këtë rast, duke kërkuar veprim të menjëhershëm kundër, siç thotë, veprimeve të paligjshme dhe uzurpimit të institucioneve për interesa politike.

“Zbatimi i ligjit nuk është opsional, por detyrim i panegociueshëm për çdo zyrtar publik. Kosova nuk mund të lejojë më që institucionet e saj të uzurpohen dhe të keqpërdoren për interesa politike të një partie,” përfundon deklarata e LDK-së.

The post LDK mirëpret vendimin e Supremes: Deri më tani kemi paraqitur 17 kallëzime penale kundër ish-ministrave appeared first on Telegrafi.

Vendimi i Supremes: Nxjerrja e akteve nënligjore nga ministrat që janë deputetë përbën shkelje kushtetuese

15 July 2025 at 18:36

Gjykata Supreme e Kosovës ka vlerësuar të martën se nxjerrja e akteve nënligjore nga një person që ushtron njëkohësisht detyrën e deputetit dhe të ministrit është e kundërligjshme dhe shkel dispozitat kushtetuese.

Ky konstatim ka ardhur në lidhje me Udhëzimin Administrativ nr. 01/2025 për arkat fiskale digjitale, të nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati. Supremja argumenton se, sipas nenit 28 dhe 29 të Ligjit Nr. 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës, mandati i anëtarëve të Qeverisë përfundon me zgjedhjen si deputetë, ndërsa mandati katërvjeçar i Qeverisë përfundon me mbylljen e legjislaturës së Kuvendit.

Në pjesën e vendimit, theksohet gjithashtu se neni 31 i Ligjit për Qeverinë kufizon veprimet e Qeverisë në dorëheqje vetëm në aktivitetet e domosdoshme dhe të planifikuara në Planin Vjetor të Punës dhe Ligjin e Buxhetit, duke përjashtuar “miratimin e akteve nënligjore normative të reja”.

Gjykata citon faktin se, që nga 27 marsi 2025, kur u certifikuan zyrtarisht rezultatet e zgjedhjeve, Hekuran Murati figuron si deputet, gjë që, sipas nenit 71 të Kushtetutës, e bën të paligjshëm ushtrimin e funksioneve të dyfishta si deputet dhe ministër.

“Prandaj, përderisa akti i kontestuar është nxjerrë nga një autoritet i paautorizuar dhe në mungesë të kompetencës ligjore, si dhe është në kundërshtim me parimet e ndarjes dhe kontrollit të pushteteve, Gjykata vlerëson se akti i kontestuar duhet të shfuqizohet si i kundërligjshëm dhe në shkelje të dispozitave kushtetuese,” përfundon vendimi.

Me këtë vendim, Udhëzimi për arkat fiskale digjitale është hedhur poshtë, duke rikthyer në vëmendje nevojën për të respektuar ndarjen e pushteteve dhe kufizimet ligjore të mandatit qeverisës.

The post Vendimi i Supremes: Nxjerrja e akteve nënligjore nga ministrat që janë deputetë përbën shkelje kushtetuese appeared first on Telegrafi.

“Kapak për tenxhere”: Për fajin e kujt mund të mbetet Komuna e Prishtinës pa para?

11 July 2025 at 13:56

Në përplasjet tashmë disamujore mes Komunës së Prishtinës dhe Qeverisë në detyrë të Kosovës, kryesisht për buxhetin e së parës, u inkuadrua – nga ministri në detyrë i Financave – edhe inteligjenca artificiale. Përdorimi i ChatGPT-së nga Hekuran Murati për ta përcaktuar fajtorin u përqesh gjerësisht në rrjetet sociale.

Ku, realisht, qëndron problemi? Kush ia hapi rrugën kaosit?

“Hakmarrje politike”, “rrenë”, “gjej punë tjetër pas tetorit” dhe “zhbllokoje buxhetin” janë vetëm disa prej shprehjeve që i kanë përdorur publikisht kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, dhe zyrtarë të Qeverisë në detyrë të Kosovës, në disa episode zënkash mes tyre në muajt e fundit.

Buxheti komunal duket se është kryefjala e mosdurimit mes pushtetit qendror, që udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe pushtetit lokal në kryeqytet, që drejtohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Por, për të kuptuar fillin e tij, le të kthehemi mbrapa në kohë.

Ligji për menaxhimin e financave publike në Kosovë përcakton se komunat kanë afat deri më 30 shtator për ta miratuar buxhetin e vet për vitin pasues fiskal. Nëse nuk e respektojnë këtë afat, ato humbin të drejtën për ta propozuar vetë buxhetin për vitin e ardhshëm, ndërsa Ministria e Financave e harton një version të buxhetit për to, i cili zakonisht bazohet në shifrat e buxhetit ekzistues.

Çfarë ka bërë Komuna e Prishtinës? Më 9 dhjetor të vitit 2024 – pra me vonesë – e ka miratuar buxhetin për vitin 2025 në vlerë prej 128 milionë eurosh, rreth 6 milionë euro më i lartë sesa ai i vitit paraprak.

Edhe Gjilani dhe Zubin Potoku janë vonuar njëjtë, dhe bashkë me Prishtinën janë komunat e vetme në këtë situatë. Buxhetet e reja të tyre nuk janë përfshirë në Ligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2025, i cili është miratuar paraprakisht në nëntor nga Kuvendi i Kosovës.

Bekim Salihu, nga Instituti për Studime të Avancuara (GAP), thotë për Radion Evropa e Lirë se këtu nis “historia e buxhetit”.

Sipas tij, “gabimi ka rrjedhur nga një lloj papjekurie e këtyre komunave, të cilat kanë insistuar të marrin shumën e buxhetit në total, dhe jo të miratojnë buxhetin paraprak. Nëse do ta ndiqnin rrugën e dytë, do ta shmangnin procedurën e Qeverisë dhe Kuvendit”.

Meqë buxheti i Komunës së Prishtinës është miratuar pasi është miratuar Ligji për buxhetin, është kërkuar të ndryshohet ky ligj, i cili ka kaluar në Qeveri, por jo edhe në Kuvend të Kosovës. Por, ai tani as nuk mund të kalojë, sepse Kosova vazhdon të mos e ketë të konstituuar institucionin ligjvënës.

A ka mundur Kuvendi t’i miratojë këto ndryshime në periudhën dhjetor 2024 – shkurt 2025? Ish-nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu, beson se po, nëse Qeveria në detyrë nuk do ta kishte stil të veprimit “fërkimin me këdo që i del përpara”.

“Qeveria e ka votuar buxhetin, dhe e kuptoj kur thotë nuk mund ta dërgonte në rishikim në shkurt, por rrethanat kanë qenë të jashtëzakonshme. E kemi ditur që ka zgjedhje, dhe rrjedhimisht është dashur të bëhet një rrugëzgjidhje, para se të shpërbëhej Kuvendi”.

Sipas Sejdiut, e gjithë zhurma e krijuar është më tepër për tërheqje të vëmendjes nga mungesa e performancës.

“E vetmja mënyrë për të krijuar temë publike nuk është përmes punëve që janë kryer apo me të cilat janë marrë, por me akuza, arsyetime dhe në fund ankesa. Siç do të thoshte populli, kapak për tenxhere”.

Qeveria “po luan politikisht”

As Salihu nuk mund t’i drejtojë gishtin vetëm njërës palë.

“Këtu është një e vërtetë: që edhe Qeveria po luan. Këtu nuk ka asnjë diskutim. Por, po luan politikisht, duke u mbuluar ligjërisht”.

Si po e bën këtë?

Sipas Ligjit për menaxhimin e financave publike, kur buxheti i ri i një komune nuk përfshihet në Ligjin për buxhetin, për shkak të vonesës në miratimin e tij, Ministria e Financave autorizon shpenzime mujore në nivelin e një të dymbëdhjetës së buxhetit të vitit të kaluar për çdo muaj, deri në fund të muajit qershor.

Pas kësaj periudhe, nuk mund të autorizohen fonde për kategori të tjera, përveç pagave dhe obligimeve të detyrueshme, dhe ato kërkojnë miratim nga kuvendi komunal çdo muaj.

Kategoritë, si investimet kapitale, mallrat, shërbimet dhe subvencionet, mbesin të bllokuara.

Për Salihun, Qeveria në detyrë po e ndjek logjikën e këtij ligji, duke e harruar që ekziston edhe Ligji për buxhetin, të cilin e ka për detyrim ta zbatojë.

Në këtë ligj, buxheti për Komunën e Prishtinës është i paraparë sikurse ai i vitit 2024, pra bëhet fjalë për vetëm 6 milionë euro më pak, të cilat komuna ka të drejtë t’i shfrytëzojë.

Por, Ministria, sipas tij, po përdor një arsyetim tjetër për mosndryshim të qasjes.

“Ministria po thotë ‘jo, sepse kuvendi komunal ka miratuar buxhet tjetër, e për ta zbatuar Ligjin për buxhetin, duhet të bëhen ndryshime edhe në Kuvend’”.

Për dallim prej fajtorit, viktima identifikohet lehtë.

“Komuna e Prishtinës dhe qytetarët e saj do ta shohin që asnjë investim dhe ndryshim nuk do të mund të bëhet për periudhën tutje, nëse Ministria e Financave nuk e ndryshon kursin. Edhe këto investime që po bëhen në terren do të bllokohen. Do të ketë pasoja zinxhirore, sistemore dhe afatgjata, dhe në fund të ditës do të humbë qytetari”, thotë Salihu.

Për Sejdiun, përveç mospunës, këto ankesa janë edhe sinjale të një fushate të hershme për zgjedhjet lokale.

“Është fatkeqësi që janë bllokuar kështu me njëri-tjetrin, por ndoshta edhe këtu e kemi një lajm të mirë, sepse nuk harxhohen paratë kot në investime kapitale, për t’u dëshmuar që po punohet nga dikush që për tri vjet nuk ka punuar asgjë”.

The post “Kapak për tenxhere”: Për fajin e kujt mund të mbetet Komuna e Prishtinës pa para? appeared first on Telegrafi.

Murati: Është për keqardhje qëndrimi i vazhdueshëm i partive opozitare

5 July 2025 at 21:05

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati njëherit ministër i financave në detyrë pas dështimit për herën e 42-të të seancës konstituive, ka reaguar ndaj pretendimeve të opozitës për shkelje të Kushtetutës.

Murati i ka quajtur të pabazuara dhe shpifje deklarimet e opozitës, duke theksuar se rendi i ditës nuk është ndryshuar.

Sipas tij, bëhet fjalë për pikën e tretë të rendit të ditës, që është votimi për kryetarin e Kuvendit, dhe se gjithçka është zhvilluar në përputhje me rregulloren dhe Kushtetutën.

“Është për keqardhje qëndrimi i vazhdueshëm i partive opozitare dhe shkelja e Kushtetutës në vazhdimësi”, deklaroi Murati.

Ai shtoi se “kryesuesi e ka sqaruar qartë se nuk ka pasur ndryshim të rendit të ditës dhe se pretendimet për shkelje janë të pavërteta dhe tentim për të uzurpuar foltoren”, ka thënë ai.

The post Murati: Është për keqardhje qëndrimi i vazhdueshëm i partive opozitare appeared first on Telegrafi.

​Murati: Nuk e di pse opozita vjen dhe nuk voton

5 July 2025 at 13:39

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se në vazhdimin e seancës konstituive, e cila nis në orën 20:00, ka thënë se presin reflektim dhe konsolidim të Kuvendit.

“Presim me reflektu dhe me u konsoliduar Kuvendi, përndryshe ne nuk kishim ardhur. Unë nuk e di pse opozita vjen dhe nuk voton“, tha ai.

Murati është pyetur nëse ka frikë pas paralajmërimit për bombë në Kuvend, por nuk është përgjigjur duke thënë se çka është kjo pyetje. /kp/

The post ​Murati: Nuk e di pse opozita vjen dhe nuk voton appeared first on Telegrafi.

Përplasjet mes Kurtit e Ramës – përfshihen Murati, Guri dhe Halimi me akuza dhe fyerje

30 June 2025 at 13:23

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u përballën sot me njëri-tjetrin gjatë vendosjes së gurthemelit të çerdhes në Bardhosh.

Ishte i pari i Prishtinës ai që gjatë adresimit për media iu lut kryeministrit në detyrë që ta zhbllokonte buxhetin e kryeqytetit, duke përmendur projektet e mëdha të ngecura për shkak të mungesës së bashkëpunimit.

E Kurti iu kundërpërgjigj, duke e kritikuar Ramën për mënyrën si i cilësoi projektet dhe duke aluduar në humbjen e tij në zgjedhjet lokale, duke thënë se “, kryetari Rama pas vjeshtës duhet të gjejë një punë tjetër”.

E në këtë përplasje mes tyre janë përfshirë edhe deputeti i LDK-së, Paris Guri, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati dhe drejtoresha e Kulturës në Prishtinë, Sibel Halimi

Deputeti Guri e komentoi me një postim në Facebook deklaratën e sotme të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti ku i tha se Rama duhet të gjejë një punë tjetër në vjeshtë.

“Qështu i thojshin edhe para 4 vjete Përparimit, po i vetmi që e ka pas ndërru vendin e punës ka qenë Arben Vitia”, shkroi Guri, duke kujtuar se Arben Vitia, i kthyer në Ministrinë e Shëndetësisë, përkohësisht ishte bërë udhëheqës i një laboratori privat, pasi i kishte humbur zgjedhjet për kryetar të Prishtinës.

E ministri në detyrë, Hekuran Murati tha se opozita është fajtore që ka mbetur pezull edhe ndryshim plotësimi i Ligjit të Buxhetit.

“Për shkak se opozita po e bllokon konstituimin e Kuvendit, ka mbetur pezull edhe ndryshim plotësimi i Ligjit të Buxhetit, që do të përfshinte buxhetet e tri komunave të cilat ishin vonuar në miratimin e buxheteve komunale sipas afateve ligjore – pra buxhetet komunale janë miratuar në asambletë përkatëse tek pas votimit të Ligjit të Buxhetit në Kuvend dhe kësisoj ato buxhete ende nuk janë në fuqi.  Njëra ndër këto komuna që është vonuar me miratim të buxhetit është edhe Prishtina”, ka shkruar Murati.

Murati tha se Rama duhet të ankohet tek partia e tij, LDK-ja e cila po vonon plotësimin e Ligjit të Buxhetit duke mos e votuar.

“Pra kur Përparim Rama kërkon zhbllokimin e buxhetit komunal, adresa e duhur për ankesë është pikërisht partia e tij LDK, e cila duke mos votuar për konstituimin e Kuvendit, po e vonon edhe plotësimin e Ligjit të Buxhetit, për ta përfshirë edhe buxhetin e Komunës së Prishtinës si pjesë përbërëse.  Megjithatë, mos-hyrja në fuqi e Buxhetit të Komunës së Prishtinës, nuk e ka ndalur Përparim Ramën dhe LDK-në që të nënshkruajnë kontrata milionëshe e të shpallin tenderë milionësh pa kurrfarë mbulese në stilin “aksham-pazar”, duke shkelur kështu Ligjin për Financa Publike dhe atë të Prokurimit Publik”, ka shkruar ministri në detyrë i Financave.

Ai ka theksuar se për këto shkelje, do të duhej qëmoti të ishte aktivizuar prokuroria, “por deri më tani nuk kemi parë asnjë veprim nga ana e tyre”.

Në këtë përplasje është përfshirë edhe drejtoresha për kulturë në komunën e Prishtinës, Sibel Halimi e cila e ka quajtur shpellar Albin Kurtin.

“Mendësi shpelle, ky është realiteti që vazhdon të mbysë çdo ide, çdo iniciativë dhe çdo përpjekje për ta bërë Kryeqytetin një vend më të jetueshëm dhe më dinjitoz. Në vend që të mbështesin punën dhe përkushtimin, gjejnë kohë vetëm për cinizëm të paskrupullt dhe bllokada të vazhdueshme. Është e pabesueshme ku kemi përfunduar: pa Parlament, me institucione të paralizuara dhe me barriera të vendosura me qëllim, vetëm për ta mbajtur vendin peng të një mentaliteti të kalbur”, ka shkruar Halimi. /Telegrafi/

 

The post Përplasjet mes Kurtit e Ramës – përfshihen Murati, Guri dhe Halimi me akuza dhe fyerje appeared first on Telegrafi.

HIBRID: Deklarata e ministrit Murati se opozita refuzoi votimin e marrëveshjes për kredinë 90 milionë euro nuk është plotësisht e saktë

26 June 2025 at 15:39

Hekuran Murati, ministri në detyrë i Financave, ka deklaruar se nga moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës, vendi rrezikon t’i humb 90 milionë euro hua pa kamatë, të alokuara nga Banka Botërore për Kosovën, të cilat sipas tij, po presin ratifikimin nga Kuvendi që nga maji 2024.

Ai me anë të dy statuseve në llogarinë e tij në Facebook, ka pretenduar se partitë opozitare gjatë legjislaturës së kaluar kishin refuzuar të votonin ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.

Por, cila është e vërteta e këtij pretendimi?

Hibrid.info ka gjetur se në fakt marrëveshja nuk u votua në Kuvend, në mungesë kuorumi.

Të dy këto postime ku ai ka përmendur mos votimin e opozitës për marrëveshjen në fjalë, i ka publikuar më 23 qershor (shih këtu dhe këtu).

Analiza:

Murati ka deklaruar se kjo marrëveshje pret ratifikimin në Kuvend, që nga maji i vitit të kaluar. Hibrid.info ka kontrolluar ueb-faqen e Kuvendit të Kosovës, për të gjetur informacione për seancat e këtij institucioni, në majin e vitit 2024 (shih këtu).

Seanca kur ishte shqyrtuar marrëveshja ishte mbajtur më 23 maj 2024. “Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim” nuk ishte paraparë në rendin e ditës së kësaj seance (shih këtu).

Por, nga procesverbali i kësaj seance kuptohet se shqyrtimi i këtij projekligji ishte vendosur të bëhet me shmangie nga afatet procedurale të parapara me Rregulloren e Kuvendit, që do të thotë se për votimin (për 77, kundër 11, abstenime 0) e kësaj marrëveshjeje ishte vendosur gjatë seancës (faqet 4 dhe 5 nga procesverbali shih këtu)

Në dokumentin e projektligjit, në nenin 2, paragrafi 3, shkruan se “Marrëveshja Financiare do të sigurojë përkrahje buxhetore për Republikën e Kosovës në vlerë prej nëntëdhjetë milionë e treqind mijë euro (90,300,000€) në formë të përkrahjes buxhetore. Sa i përket kushteve të financimit, kredia ka maturitet 12 vjet, me 6 vjet grejs periudhë. Kredia nuk ka interes apo tarifa tjera të shërbimit” (shih këtu).

Edhe nga faqet 15 dhe 16 të transkriptit të seancës, në bazë të deklarimeve të atëhershme të ministrit Murati dhe kryetarit të Komisionit për Buxhet, Armend Muja, kuptohet se bëhet fjalë për të njëjtën marrëveshje që ministri në detyrë i është referuar në postimet e tij të fundit. Të dy kanë përmendur se bëhet fjalë për 90 milionë euro me normë efektive 0%. (shih këtu).

Megjithatë, faqja e 17-të e transkriptit tregon se kjo marrëveshje nuk kishte kaluar për shkak të mungesës së kuorumit, ndonëse kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, gjatë këtij votimi kishte konstatuar se të pranishëm ishin 84 deputetë, por që një pjesë e tyre nuk kishin votuar (shih këtu). Për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare kërkohet vota pro e dy të tretave (80) të deputetëve të Kuvendit, që do të thotë se kuorumi i nevojshëm për votim është më shumë se 80 deputetë.

Në transkriptë mungojnë të dhënat për deputetët që kishin votuar.

Hibrid.info ka hulumtuar për të gjetur videon e kësaj seance plenare. Nga videoja e hasur në kanalin e agjencisë së lajmeve “KosovaPress” në Youtube, është gjetur se votimi i kësaj marrëveshjeje është bërë me ngritje dore (shih këtu). Pro kanë votuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Deputetët nga Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë marrë pjesë në votim.

 

Se nga kush u pamundësua kuorumi në këtë seancë, është e vështirë të kuptohet nga pamjet, por ajo që shihet nga transkripti, është se të gjitha marrëveshjet tjera ndëkombëtare të parapara në këtë seancë kishin marrë dritën e gjelbër nga deputetët, me përjashtim të kësaj marrëveshjeje. Këtë gjë e vërteton edhe ky raport i përgatitur atëherë nga televizioni “Klan Kosova” (shih këtu).

Një tjetër zhvillim që e hedh poshtë pretendimin e Muratit, është edhe takimi ndërmjet kryeministrit Albin Kurtit, njëherit liderit të LVV-së, bashkë me Memli Krasniqin, kryetarin e PDK-së, i zhvilluar dhjetë ditë para kësaj seance (13 maj).

Në këtë takim ishte diskutuar mundësia e bashkëpunimit për votimin e 13 marrëveshjeve ndërkombëtare (shih këtu dhe këtu), votimin e të cilave e kishte premtuar dy ditë më vonë (15 maj) Bedri Hamza, kandidat i PDK-së për kryeministër në zgjedhjet 9 shkurtit (shih këtu).

Si votohen marrëveshjet ndërkombëtare?

Neni 10 i Ligji NR. 04/L-052 për Marrëveshjet Ndërkombëtare përcakton se: “1. Kuvendi i Republikës së Kosovës me votat e dy të tretave (2/3) të të gjithë deputetëve ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare për këto çështje: 1.1. territori, paqja, aleancat, çështjet politike dhe ushtarake; 1.2. të drejtat dhe liritë fundamentale; 1.3. anëtarësimi i Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare; 1.4. marrja e obligimeve financiare nga Republika e Kosovës.”

Tutje, në paragrafin 2, 3 dhe 4 të këtij ligji thuhet se: “2. Marrëveshjet ndërkombëtare të referuara në paragrafin 1. të këtij neni ratifikohen me ligj të votuar nga dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. 3. Marrëveshjet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës të referuara në paragrafin 1. të këtij neni i dorëzohen Kuvendit me iniciativë të vet ose pas propozimit nga Qeveria. 4. Marrëveshjet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, përveç atyre në paragrafin 1. të këtij neni, ratifikohen pas nënshkrimit nga Presidenti.”

Vlen të theksohet se, në legjislativin e kaluar nga partitë shqiptare LVV kishte 55 deputetë, PDK 18 deputetë, LDK 17 deputetë dhe AAK nëntë deputetë (shih këtu).

Përfundimi:

Deklarata e ministrit në detyrë Hekuran Murati, sipas së cilës partitë opozitare në legjislaturën e kaluar kishin refuzuar të votonin ratifikimin e marrëveshjes për 90 milionë euro hua pa kamatë nga Banka Botërore, nuk qëndron. Kjo pasi marrëveshja nuk u ratifikua për shkak të mungesës së kuorumit, e jo për shkak të votimit kundër nga partitë opozitare, nga të cilat vetëm LDK nuk mori pjesë në votim, ndërsa PDK dhe AAK votuan pro.

Në përputhje me kriteret e kategorizimit të deklaratave që lidhen me fakte objektive dhe të verifikueshme, deklarata Muratit hyn në kategorinë e vërtetësisë.

Bazuar në metodologjinë e kontrollit të deklaratave, e njëjta vlerësohet si “gjysmë e vërtetë”.

Arsyetimi:

Në kategorinë e vërtetësisë, vlerësohen ato deklarata që përmbajnë thënie që lidhen me fakte objektive, saktësia e të cilave mund të përcaktohet me anë të verifikimit objektiv. Deklaratat e trajtuara në këtë kategori marrin vlerësimin – deklaratë e pavërtetë, gjysmë e vërtetë, apo edhe deklaratë e vërtetë.

 

The post HIBRID: Deklarata e ministrit Murati se opozita refuzoi votimin e marrëveshjes për kredinë 90 milionë euro nuk është plotësisht e saktë appeared first on Telegrafi.

Bajrami i reagon Muratit: LDK-së pesë herë në ditë i çojnë fjalë “A po vjen me bashkëqeverisë’

26 June 2025 at 13:55

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi deputeti i LVV-së, Hekuran Murati, ka deklaruar se LDK ende shpreson për bashkëpunim me Listën Serbe.

Bajrami ka thënë se është hipokrizi ajo se çfarë thotë Murati, derisa shtoi se LVV është ajo që e fton LDK-në për bashkëpunim, transmeton Telegrafi.

“I paska quajtur partitë shqiptare parlamentare bashkëpunëtore të Listës Serbe, ndërkohë që njerës prej tyre – LDK-së pesë herë në ditë i çojnë fjalë: “A po vjen me bashkëqeverisë”. Në anën tjetër, Qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje e ka pasur një shans të artë për ta shpallur Listën Serbe organizatë terroriste pas sulmit në Banjskë ku ra dëshmor Afrim Bunjaku, por nuk e ka bërë një gjë të tillë, sepse të gjithëve na kujtohen inqizimet e shefes së grupit, Mimoza Kusari, duke u koordinuar për pagat e veteranëve me Listën Serbe “Allo brate”. Dhe e fundit, tashmë të gjithë e kanë të qartë se sa herë që i vjen erë korrupsion krejt Lëvizjes Vetëvendosje, ata provojnë me luajtë ”patriotin”, kinse të tjerët janë me Serbinë”, ka shkruar Bajrami.

Ajo tutje ka shkruar “Tregona Hekuran, si ndodhi që në qeverinë tuaj EFT-ja e Vuk Hamoviqit i monopolizoi të gjitha linjat e transmetimit të energjisë: Mal i Zi – Kosovë, Maqedoni e Veriut – Kosovë, dhe anasjelltas?”.

“Dhe si ka mundësi që Kosova ka paguar deri në 798.32 Euro për transportin një MWh energji elektrike”, vijon reagimi.

Ndryshe, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë se partia e tij është e përcaktuar që për postin e nënkryetarit të Kuvendit ta zgjedhin dikë që nuk vjen nga Lista Serbe.

Murati ka pohuar se për këtë nismë kanë ftuar edhe subjektet tjera politike, por që ende nuk kanë marrë përgjigje pozitive.

Ai gjithashtu ka akuzuar partitë politike PDK, LDK dhe AAK se ende shpresojnë për bashkëpunim me Listën Serbe. /Telegrafi/

The post Bajrami i reagon Muratit: LDK-së pesë herë në ditë i çojnë fjalë “A po vjen me bashkëqeverisë’ appeared first on Telegrafi.

Murati: Dalin shtesat me rritje, lehonat marrin 325.9 euro

25 June 2025 at 17:36

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar sot se janë ekzekutuar pagesat me rritje për lehonat në Kosovë.

Sipas tij, nga ky muaj, shuma mujore që përfitojnë lehonat është rritur në 325.9 euro, nga 170 euro sa ishte deri muajin e kaluar.

“Sot është bërë pagesa me rritje e shtesave për lehona – 325.9 euro/muaj, nga 170 euro më parë. Kur e mendon që deri para katër vitesh mbështetja nga shteti për gratë lehona ka qenë zero, e kupton se sa pak është vlerësuar roli dhe mirëqenia e familjes nga qeveritë e kaluara”, ka deklaruar Murati përmes një postimi në rrjete sociale.

Kjo rritje, sipas ministrit, është një dëshmi e angazhimit të qeverisë për të mbështetur gratë dhe familjet e reja, si pjesë e politikave sociale për përmirësimin e mirëqenies.

Programi i shtesave për lehonat është pjesë e skemave të mbështetjes direkte që Ministria e Financave ka implementuar gjatë mandatit të saj./Telegrafi/

The post Murati: Dalin shtesat me rritje, lehonat marrin 325.9 euro appeared first on Telegrafi.

Murati: Shpresojmë që do të ketë reflektim të partive dhe të konstituohet Kuvendi

15 May 2025 at 10:40

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati tha se shpreson që sot do të ketë reflektim të partitive politike dhe të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

Para fillimit të vazhdimit të seancës konstituive, Murati u pyet se a ka pasur diskutime gjatë 48 orëve, për çka ai tha se “tentativat kanë qenë publike dhe transparente”.

“Ju i keni parë të gjitha tentativat tona, kanë qenë edhe publike dhe transparente. Janë bërë edhe në media janë paraqit, që ne kemi tentuar që të gjejmë forma dhe mënyra të bashkëpunimit. Kemi ftuar partitë politike për të diskutuar për konstituim të kuvendit, jo vetëm pozitën e kryetarit por edhe të nënkryetarëve, sepse edhe ato duhet të votohen me 61 vota.

Kemi parë që nuk ka fort mirëkuptim, sepse ka parti që ose insistojnë në ndryshim të kandidatëve, por jo duke dhënë ndonjë informatë ose arsye konkrete se pse duhet të bëhet kjo. Apo kemi parë raste siç është LDK, apo partitë tjera që refuzojnë fare të marrin pjesë në takime, qoftë në votime. Shpresojmë që sot do të ketë reflektim në mënyrë që të ecet tutje dhe të konstituohet kuvendi”, u shpreh ai.

The post Murati: Shpresojmë që do të ketë reflektim të partive dhe të konstituohet Kuvendi appeared first on Telegrafi.

“Nesër, le ta zgjedhim Kryesinë e Kuvendit”, Murati: Votimi i fshehtë mundësi për të dalë nga bllokada

2 May 2025 at 23:23

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ministri në dorëheqje, Hekuran Murati, ka apeluar që të shtunën (nesër) të votohet zgjedhja e kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës, duke thënë se çfarëdo zvarritje a bllokade e mëtutjeshme e partive tjera duke votuar kundër konstituimit të Kuvendit, tashmë është e tepruar dhe e panevojshme.

Murati, përmes një postimi në Facebok, ka thënë se “pas më pak se 12 orë, do të kemi mbledhjen e radhës në seancën konstituive të Kuvendit, për të zgjedhur Kryetaren dhe Nënkryetarët”.

“Për dallim prej qeverisë, ku vetëm koalicioni qeverisës i merr të gjitha pozitat në ekzekutiv, në Kuvend pushteti ndahet tek të gjitha partitë,

Pra nuk i merr të gjitha pozitat e kryesisë koalicioni qeverisës që bën 61 vota, por pozitat e kryesisë ndahen tek të gjitha partitë. Në njëfarë forme, hartuesit e Kushtetutës kanë dashur të balancojnë pushtetin legjislativ duke imponuar, nëse mund të quhet kështu, një Koalicion Konstituiv para se të kalohet tek Koalicioni Qeverisës”, ka shkruar ai, transmeton Telegrafi.

Tutje Murat ka thënë se “Kryetari dhe një nënkryetar i takojnë partisë më të madhe, një nënkryetar i takon partisë së dytë, një nënkryetar i takon partisë së tretë, dhe dy nënkryetarë u takojnë partive që përfaqësojnë komunitetet jo-shumicë. Prandaj nuk ka kuptim që edhe më tutje të stërzgjatet diçka që është e përcaktuar në Kushtetutë”.

“I kemi dëgjuar përfaqësuesit e PDK-së dhe LDK-së teksa thonë që për pozitën e Nënkryetarit e cila u takon atyre me Kushtetutë, s’e shohin të nevojshme të diskutojnë se kë e propozoinë kandidat. Të njëjtën gjë po e themi edhe ne për pozitën që na takon nga po i njëjti Nen i Kushtetutës – Neni 67”, ka shkruar ai.

Murati thotë se “Çfarëdo zvarritje a bllokade e mëtutjeshme e partive tjera duke votuar kundër konstituimit të Kuvendit, tashmë është e tepruar dhe e panevojshme. Çfarëdo mesazhi që kanë dashur të përçojnë me votën e tyre kundër tash e disa seanca, le ta konsiderojnë të përçuar. Por nesër, le ta zgjedhim Kryesinë e Kuvendit”.

Ai thotë se “Koalicioni Konstituiv, i përbërë prej të gjithë deputetëve, duhet ta zgjedhë Kryesinë e Kuvendit”.

“Marrë parasysh situatën në të cilën gjendemi, mendoj që mënyra e votimit të fshehtë, e sugjeruar edhe nga Gjykata Kushtetuese, ofron mundësinë ideale për të dalë nga bllokada dhe deputetët e zgjedhur të mund të çojnë në vend pushtetin e deleguar nga qytetarët, duke konstituuar Kuvendin e duke zgjedhur qeverinë e re”.

“Normalisht që më shumë do të duartrokitej nëse të tri partitë më të mëdha do të bëheshin bashkë për të zbatuar detyrimin Kushtetues dhe të votonin në mënyrë të hapur, si Koalicion Konstituiv, Kryesinë e Kuvendit, por në mungesë të një konsensusi të tillë, çfarëdo mënyre e votimit që zhbllokon procesin është më e mirë salesa të vazhdohet kështu pafundësisht”, ka shkruar ai, duke sugjeruar.

“Nesër, le ta zgjedhim Kryesinë e Kuvendit!”, tha ai.

Kuvendi i Kosovës nesër do të mblidhet sërish në përpjekje për ta zgjedhur kryetarin dhe kryesinë e Kuvendit./Telegrafi/

The post “Nesër, le ta zgjedhim Kryesinë e Kuvendit”, Murati: Votimi i fshehtë mundësi për të dalë nga bllokada appeared first on Telegrafi.

“Metoda e votimit po ndryshohet në fillim të procesit”, Murati mbron votimin e fshehtë për kryetar të Kuvendit

1 May 2025 at 22:22

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ministri në dorëheqje, Hekuran Murati, ka mbrojtur përpjekjen e Lëvizjes Vetëvendosje që sot në Kuvend të votohej në mënyrë të fshehtë për kryetarin e Kuvendit të Kosovës.

Murati, përmes një postimi në Facebook, ka sqaruar për, siç thotë ai, “ata që po ankohen se sot u ndryshua metoda e votimit në mes të procesit”.

“Jo, nuk po ndryshohet metoda e votimit në mes të procesit. Metoda e votimit po ndryshohet në fillim të procesit”, ka shkruar Murati, transmeton Telegrafi.

Ai ka thënë se “sa herë që dështon një proces votimi, siç ka ndodhur në seancat e kaluara, rifillon një proces i ri”.

“Prandaj secilën herë, siç edhe e keni vërejtur, në çdo proces të ri, Kryesuesi i seancës e fton përfaqësuesin e partisë fituese, Lëvizja Vetëvendosje, ta propozojë nominimin për Kryetar të Kuvendit”, ka shkruar ai.

Murati, ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2014 lejon votimin e kryetarit të Kuvendit përmes votës së hapur apo të fshehtë.

Edhe më herët, Murati, sot përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “pavarësisht kësaj disa organizata të shoqërisë civile dhe parti opozitare e kanë shpallur këtë formë si anti-kushtetuese, duke thelluar më tej krizën për konstituimin e Kuvendit”.

“Në Aktgjykimin e vitit 2014 për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, vetë Gjykata Kushtetuese në paragrafin 124. ka sqaruar që ndër mënyrat e pranueshme për votim, janë vota e hapur, vota e fshehtë, apo çfarëdo mënyre tjetër. Por ç’e do Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, kur disa organizata të “shoqërisë civile”, në sinkron me partitë që po bllokojnë konstituimin e Kuvendit, sot e shpallën si anti-kushtetuese këtë formë të votimit”, ka shkruar Murati, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), i është përgjigjur deklaratës së deputeti të  Vetëvendosjes, duke thënë se disa po përpiqen të argumentojnë se zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit mund të bëhet edhe me votim të fshehtë – duke u thirrur në një prej pikave të aktgjykimit të Kushtetueses, të vitit 2014.

“Megjithatë, kjo është një tentativë për të turbulluar një çështje që është, në thelb, shumë e qartë: zgjedhja e Kryetarit është një akt përfaqësues, i rëndësishëm dhe publik. Votimi për të duhet të jetë po ashtu i hapur, transparent dhe i përgjegjshëm”, ka shkruar Cakolli, transmeton Telegrafi.

Ai ka thënë se “në sistemin tonë parlamentar, votimi i hapur është rregulli. Votimi i fshehtë është përjashtim – dhe përjashtimet vlejnë vetëm kur janë të përcaktuara qartazi në normë, si në rastin e zgjedhjes së Presidentit apo të emërimeve në borde dhe agjenci të pavarura. Votimi i fshehtë nuk mund të aplikohet thjesht pse ‘është më i lehtë’ për dikë që nuk i siguron dot votat ndryshe”.

“Në rastin tonë konkret, asnjë nen i Rregullores së Punës nuk parashikon që Kryetari i Kuvendit mund të zgjidhet me votim të fshehtë. Dhe kjo është thelbësore: nëse do të ishte paraparë një mënyrë e tillë, ajo jo vetëm që do të ishte e përshkruar qartë, por do të duhej të ishte gjithashtu e vetmja mënyrë votimi – e aplikuar që në fillim të procesit”, ka shkruar ai.

Tutje Cakolli ka thënë se “Çdo përpjekje për të ndryshuar mënyrën e votimit gjatë rrjedhës së procedurës përbën shkelje të sigurisë juridike. Në një rend demokratik, rregullat nuk ndërrohen rrugës. Deputetët, partitë – dhe mbi të gjitha qytetarët – duhet ta dinë që në fillim se si merret një vendim. Një proces që nuk është i parashikueshëm, nuk mund të quhet i drejtë”.

Deputetët dështuan sot për të nëntën herë radhazi në përpjekjen e tyre për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës.

Më 1 maj, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), kërkoi që votimi për kryetar të Kuvendit të bëhet në mënyrë të fshehtë, gjë që u refuzua nga partitë e tjera.

Procesi ka ngecur prej javësh pasi partia fituese, LVV, nuk po arrin t’i sigurojë votat e nevojshme për kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Ajo shihet nga disa parti parlamentare si “figurë përçarëse”, por Vetëvendosje ngul këmbë se ajo është kandidate meritore. /Telegrafi/

The post “Metoda e votimit po ndryshohet në fillim të procesit”, Murati mbron votimin e fshehtë për kryetar të Kuvendit appeared first on Telegrafi.

Rama ia kthen Muratit për projektin e sheshit “Xhorxh Bush”: Kryej punët e tua

30 April 2025 at 20:35

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati për sheshin “Xhorxh Bush”.

Murati ka deklaruar se tenderimi dhe nënshkrimi i kontratës prej 18 milionë eurosh për rregullimin e sheshit “Xhorxh Bush” është bërë pa pasur buxhet të ndarë, duke thënë se një veprim i tillë është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Ndërkaq, Rama e ka akuzuar Muratin për bllokim të buxhetit të Kryeqytetit për vitin 2025, duke pretenduar se kjo po ndikon drejtpërdrejt në ofrimin e shërbimeve bazë për qytetarët e Prishtinës.

“Hekuran, duke qenë se prapë iu paske bashkuar shokëve të partisë në aksionin për ‘bllokim’, ju lutem gjeni pak kohë të shikoni emailin që ju kemi dërguar, dy ditë më parë! Për herë të dytë, ta kemi dërguar kërkesën urgjente për alokimin e buxhetit të Kryeqytetit për vitin 2025, të miratuar nga Asambleja e Kryeqytetit, e që ti vazhdon ta bllokosh”.

“Ti po rrezikon që qytetarët e Kryeqytetit të mbeten pa shërbime elementare ndaj tyre! Kryji punët e tua!”, ka shkruar Rama.

Por sipas Muratit pas tenderit, kontrata u nënshkrua sivjet, “që përbën shkeljen e radhës sepse buxheti i Komunës së Prishtinës megjithëse i miratuar në asamble, për shkak të miratimit me vonesë, ende nuk është miratuar në Kuvendin e Republikës për t’u integruar si plotësim/ndryshim i Ligjit për Ndarje Buxhetore për vitin 2025”.

“Me fjalë tjera, ligji i buxhetit aktualisht në fuqi për vitin 2025, nuk e përmban fare projektin e Sheshit Xhorxh Bush, pra ka 0 euro ndarje buxhetore, por që Komuna e Prishtinës e ka nënshkruar kontratën pavarësisht mungesës së ndarjes buxhetore”, ka shkruar Murati.

Sipas tij, futja në obligime financiare pa mbulesë përbën shkelje të ligjit për financa publike dhe të ligjit për prokurim publik.

“Dëshiroj të besoj që organet e rendit do të kenë zellin e nevojshëm ta trajtojnë këtë rast flagrant të shkeljes ligjore”, ka përfunduar Murati./Telegrafi/

The post Rama ia kthen Muratit për projektin e sheshit “Xhorxh Bush”: Kryej punët e tua appeared first on Telegrafi.

Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës lë tri komuna pa buxhet – rrezikohen disa projekte dhe pagat

29 April 2025 at 21:23

Për shkak të moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës tri komunave ende nuk u është ndarë buxheti i këtij viti. Si rrjedhojë, thuhet se realizimi i projekteve të parapara për sivjet po rrezikohet, njëkohësisht edhe pagat e komunarëve.

Komunës së Prishtinës, asaj të Gjilanit dhe të Zubin Potokut nuk u është alokuar ende buxheti i këtij viti. Kjo pasi këto tri komuna kishin votuar me vonesë buxhetet komunale, tek pasi Kuvendi kishte miratuar buxhetin e Republikës për sivjet.

Në mungesë të buxhetit, asnjë nga këto komuna nuk po mund të nisin realizimin e projekteve të parapara për sivjet.

Për këtë, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i është drejtuar me një letër Ministrisë së Financave.

Ai ka kërkuar një zgjidhje të shpejtë në mënyrë që të parandalohet një krizë e thellë financiare e ekonomike.

Për mosalokimin e buxhetit, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ia ka lënë fajin kuvendit komunal.

Kjo pasi, sipas Hysenit, në kuvendin komunal buxheti ka kaluar me vonesë.

“Nuk ka qenë rastësi që buxheti i komunës tonë për vitin 2025 është votuar pas zgjedhjeve nacionale. Sepse ata që kanë përvojë në institucionet tona e dinë një gjë, se kur votohet një ligj në kuvendin e Republikës të Kosovës siç është ligji i buxhetit, ai është i barazvlefshëm me të gjitha ligjet tjera, praktikisht është i vlefshëm për një periudhë të caktuar. Për shkak të mos votimit të buxhetit në Gjilan, në tetor apo nëntor kur është votuar buxheti i Republikës së Kosovës, në ligjin e buxhetit komuna ynë figuron me buxhetin e vitit 2024. Edhe kodet, projektet tona janë të gjitha të vitit 2024. Ne e kemi votuar buxhetin në vitin 2025, që i bie për plotësim dhe ndryshim të ligjeve, duhet procedura e njëjtë sikur e aprovimit”, ka theksuar Hyseni, raporton RTK.

E në rast se nuk u alokohet buxheti sa më shpejt, kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, thotë se zyrtarët komunalë rrezikojnë të mbesin pa paga.

Ai deklaroi se janë duke funksionuar me 1/12-ën e buxhetit të vitit 2024.

RTK ka kërkuar informacione edhe nga Ministria e Financave, por nga e njëjta nuk janë përgjigjur.

Ndërkaq pas dështimit të konstituimit të Kuvendit, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se Qeveria e ka të pamundur të dorëzojë kornizën afatmesme të shpenzimeve, e cila parashihet që t’i dorëzohet Kuvendit jo më larg se data 30 prill.

Po ashtu, Murati u shpreh se mungesa e një kuvendi funksional e vonon edhe ndarjen e granteve komunale.

The post Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës lë tri komuna pa buxhet – rrezikohen disa projekte dhe pagat appeared first on Telegrafi.

Murati: Moskonstituimi i Kuvendit ka pasoja edhe në proceset tjera

29 April 2025 at 13:17

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati sot tha se moskonstituimi i Kuvevendit ka pasoja edhe në procese tjera.

Murati në një postim në Facebook pas dështimit për herë të tetë të konstituimit të Kuvendit, ku procesi ka ngelur në zgjedhjen e kryeparlamentarit tha se në mungesë të një Kuvendi funksional, Qeveria e ka të pamundur të dorëzojë Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve, e cila parashihet që t’i dorëzohet Kuvendit jo më larg se data 30 prill.

Lexoni të plotë postimin e ministrit në detyrë:

Mos-konstituimi i Kuvendit ka pasoja edhe në proceset tjera.

Në mungesë të një Kuvendi funksional, Qeveria e ka të pamundur të dorëzojë Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve, e cila parashihet që t’i dorëzohet Kuvendit jo më larg se data 30 prill.

Ngjashëm është puna edhe me Komisionin për Grante Komunale, ku ligji e kërkon pjesëmarrjen edhe të Kryetarit të Komisionit Parlamentar për Buxhet – në mungesë të Kuvendit funksional, nuk ka as Komision për Buxhet dhe s’ka kush të marrë pjesë në Komisionin e Granteve, gjë që e vonon edhe ndarjen e granteve komunale. 

Prandaj është e domosdoshme që partitë opozitare të heqin dorë nga bllokada dhe të ndihmojnë konstituimin e Kuvendit sa më parë. /Telegrafi/

The post Murati: Moskonstituimi i Kuvendit ka pasoja edhe në proceset tjera appeared first on Telegrafi.

Reagim i Sindikatës së punëtorëve të ATK-së ndaj ministrit Murati: Neglizhencë në moszbatimin e Ligjit për Administrimin e Procedurave Tatimore

25 April 2025 at 13:43

Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës ka reaguar lidhur me siç thonë ndaj neglizhencës të ministrit të Financave, Hekuran Murati, lidhur me moszbatimin e Ligjit Nr.08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore.

Në reagim thuhet se bazuar në kërkesat e shumta të stafit cilat i kanë adresuar me kohë përmes e-mailit zyrtar dhe shkresave të protokolluara te personi përgjegjës, ministri përkatës, duke mbajtur të informuar edhe ML të ATK-së, Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, deri më tani përveç që nuk ka dhënë asnjë përgjigje nga ana e tij.

“…Ai nuk ka ndërmarr veprimet për të cilat obligohet sipas ligjit të lartcekur, përkatësisht nuk ka nxjerrë Rregulloren për klasifikimin e pozitave të zyrtarëve të ATK-së.

Si pasojë e mosmiratimit të kësaj rregulloreje për punëtorët e ATK-së, draftin e së cilës, Ministri vazhdon ta mbajë në sirtarët e tij, edhe pse ka konfirmuar dhe premtuar që shumë shpejt do të miratohet, punëtorët e ATK-së përveç që nuk kanë përfituar asnjë rritje të pagës, ata janë dëmtuar edhe me Ligjin për Buxhetin i cili kishte paraparë rritje e pagave për sektorin publik, për secilën pozitë/koeficient 0.5, në këtë rast si pasojë e mosmiratimit të kësaj rregulloreje, shumica e punëtorëve të ATK-së nuk kanë përfituar asgjë”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, duke marrë parasysh faktin se mosmiratimi i kësaj rregullore nënkupton direkt mos vlerësim të punës dhe angazhimit të stafit të ATK-së, përkundër kompleksitetit dhe vëllimit të madh të punës, që si rrjedhojë po ndodhin edhe dorëheqje të shumta të stafit të kualifikuar si dhe mos pranimit të punëtorëve të rinj, punëtorët janë të ngulfatur më punë.

“…Ndaj taktikat bllokuese nga ana e Ministrit pa asnjë arsye dhe pa kurrfarë kuptimi, ka shfaqur një zhgënjim dhe de-motivim për punëtorët e ATK-së, si rezultat nga i cili Sindikata ka ushtruar të drejtën ligjore duke dorëzuar padi në gjykatën kompetente, dhe njëkohësisht është duke i shqyrtuar kërkesat nga stafi për protesta dhe greva të përgjithshme.

Duhet cekur faktin që  punëtoret e ATK-së angazhohen çdo ditë për zbatimin e Ligjit për Administratën Tatimore dhe  çdo shkelje eventuale e këtij ligji nga ana e tatimpaguesit, shoqërohet me ndëshkime dhe masa tjera ndaj tyre, mirëpo në rastin konkret që kemi shkelje të nenit 121 të Ligjit Nr.08/L-257 dhe mos zbatim të ligjit nga zyrtari më i lartë i MFPT-së, përkatësisht Ministri kush do të marrë masa?”, thuhet tutje në reagim. /Telegrafi/

The post Reagim i Sindikatës së punëtorëve të ATK-së ndaj ministrit Murati: Neglizhencë në moszbatimin e Ligjit për Administrimin e Procedurave Tatimore appeared first on Telegrafi.

Hekuran Muratit i rritet vlera e aksioneve në “Tesla” dhe Netflix

23 April 2025 at 23:55

Ministri në dorëheqje dhe deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), para të gatshme 16 mijë e 300 euro apo 4 mijë e 920 euro më pak se një vit më parë.

Sipas regjistrit të deklarimit të pasurisë, Hekuran Murati ka letra në vlerë në disa kompani të mëdha ndërkombëtare.

Në deklarimin e fundit, letrat me vlerë në “Tesla Inc” kapin shifrën e 39 mijë e 112 euro apo 14 mijë e 449 euro më shumë se një vit më parë.

Çmimi i letrave me vlerë u rrit edhe tek “Netflix Inc”. Në deklarimin e fundit, letrat me vlerë kapin shifrën e 17 mijë e 952 euro ose 6 mijë e 732 euro.

Anëtari i Vetëvendosjes ka deklaruar të hyra nga letrat me vlerë edhe në “Allianz SE” në vlerë prej 7 mijë e 138 euro dhe në “Volkswagen AG” në vlerë prej 2 mijë e 104 euro.

Po ashtu, Hekuran Murati ka deklaruar se në emrin e tij ka një banesë në vlerë prej 38 mijë eurove dhe një tokë në vlerë prej 23 mijë eurove.

Ai ka deklaruar pagën vjetore të ministrit prej 19 mijë e 596 euro ndërsa si dividentë Murati deklaroi 335 euro.

KËTU mund ta gjeni të plotë deklarimin e pasurisë së Hekuran Muratit. /Telegrafi/

 

The post Hekuran Muratit i rritet vlera e aksioneve në “Tesla” dhe Netflix appeared first on Telegrafi.

Evitimi i zgjedhjeve të reja, Murati jep propozimin pak para se të nisë seanca konstituive

19 April 2025 at 11:26

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka folur rreth situatës së krijuar për konstituimin e Kuvendit.

Murati thotë se verifikimi i mandateve është hedhur në votim dhe është refuzuar si rezultat i votave të PDK, LDK, AAK, dhe Listës Serbe, transmeton Telegrafi.

“Po më duket që disa ende nuk e kanë të qartë se çfarë ka bërë opozita me 15 prill. Raporti për verifikim të mandateve më 15 prill, u hodh në votim, dhe u refuzua si rezultat i votave të PDK, LDK, AAK, dhe Listës Serbe. Një çështje për të cilën Kuvendi ka vendimmarrje, nuk mund të hidhet në rivotim. Votimi është konsumuar”, sqaroi ai.

Tutje, Murati shtoi se “në rivotim çështja hidhet vetëm nëse herën e parë nuk ka pasur kuorum për vendimmarrje, siç ka qenë rasti në vitin 2014, me vetëm 44 deputetë që kanë marrë pjesë në votim herën e parë”.

“Pas këtij vendimi katastrofal të opozitës, vendimmarrja në Kuvend gjendet e bllokuar para një muri të pakapërcyeshëm. Deputetët s’mund të japin betimin, sepse kanë refuzuar verifikimin e mandateve të veta”, theksoi ai.

Murati tha se një  refuzim i tillë sikurse ky i partive të opozitës, nuk ka ndodhur asnjëherë.

Ai ka bërë një sugjerim se si të kalohet nga kjo gjendje, në mënyrë që mos të ketë zgjedhje të reja.

“Praktikisht, kjo i bie se deputetët kanë refuzuar mandatin, dhe procesi duhet të kthehet në pikën zero – pra një proces i ri zgjedhor i cili prodhon një legjislaturë të re e cila, ka sensin që të pranojë mandatin e dhënë nga populli.

E vetmja rrugë tjetër për të evituar skenarin e zgjedhjeve të reja, është një dakordim unanim politik, ku vetëm deputetët që kanë refuzuar mandatin me votën e tyre, tërhiqen dhe ua lëshojnë vendin e tyre kolegëve tjerë nga i njëjti subjekt. Një gjë e ngjashme kishtë ndodhur në legjislaturën që lamë pas me deputetët e Listës Serbe”, deklaroi ai.

Seanca është planifikuar të nisë në ora 12:00./Telegrafi/

The post Evitimi i zgjedhjeve të reja, Murati jep propozimin pak para se të nisë seanca konstituive appeared first on Telegrafi.

“Përplasjet virtuale” që mund të çojnë drejt tensioneve ndërinstitucionale

5 April 2025 at 13:59

Përplasjet përmes rrjeteve sociale ndërmjet përfaqësuesve të Presidencës dhe Qeverisë së Kosovës, janë shpërfaqje publike e tensioneve dhe komunikimit “jonormal” mes këtyre dy institucioneve të vendit, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike.

Kërkesa e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për Qeverinë së Kosovës më 3 prill, që ajo ta pezullojë tarifën doganore prej 10 për qind për mallrat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikë, u bë shkas i një përplasjeje me tone të ashpra komunikimi në rrjete sociale, mes Hekuran Muratit, ministër në detyrë i Financave, dhe Bekim Kupinës, këshilltar për media i presidentes, shkruan Evropa e Lirë.

Kërkesa e Osmanit për Qeverinë erdhi një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, vendosi tarifë të ngjashme ndaj importeve nga Kosova.

“Shihet që komunikimi ndërmjet Presidencës dhe Qeverisë nuk është në nivelin më të mirë të mundshëm, ashtu siç ka qenë në fillimet e tyre”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Bekim Salihu nga Instituti për Studime të Avancuara – GAP.

Sociologu dhe analisti politik, Artan Muhaxhiri, konsideron se përplasja online e stafit të Presidencës me një ministri në detyrë “tregon naivitetin e kulturës politike institucionale” në Kosovë.

“Është dëshmi e një ideje mediokre që problemet e mëdha ndërmjet shtyllave të shtetit, të zgjidhen në mënyrë publike dhe jo nëpër rrugë normale të komunikimit të drejtpërdrejtë mes presidentes dhe kryeministrit”, thekson Muhaxhiri.

Kërkesën e saj për Qeverinë, presidentja Osmani e bëri më 3 prill në rrjetin social X.

Kërkesës së saj iu përgjigj pa humbur kohë ministri në detyrë Murati, duke thënë se presidentja e publikoi atë në rrjetet sociale vetëm tre minuta pasi që kërkesa ishte dërguar në adresën zyrtare të Qeverisë.

“Secili shtet serioz, këto çështje i trajton larg mediave, dhe publiku njoftohet kur të merret vendimi”, shkroi Murati në rrjetin social Facebook, më 2 prill, duke shtuar se tema e një marrëveshjeje për tregti të lirë me SHBA-të ka po diskutohej nga Qeveria me zyrtarë amerikanë që nga viti 2023.

Ndaj deklaratës së Muratit reagoi këshilltari i presidentes, Kupina, i cili e përshkroi ministrin si “njeriu i fundit në këtë shtet që mund të na flasë për seriozitet”.

Në reagimin e tij në Facebook, Kupina e akuzoi Muratin se “nuk e kupton që, sipas Kushtetutës dhe komentarit të Kushtetutës, objektivat e politikës së jashtme i përcakton institucioni i Presidencës”.

Kush ka të drejtë?

Në mesin e kompetencave të presidentit të Kosovës janë edhe objektivat e politikës së jashtme të vendit, vlerësojnë Salihu dhe Muhaxhiri.

Po ashtu, ata pajtohen se propozimi i presidentes Osmani për Qeverinë për pezullimin e tarifës doganore për mallrat amerikane, nuk tejkalon kompetencat e saj, ndërkaq që as publikimi në rrjete sociale i këtij propozimi nuk shkel rregullat protokollare të këtij institucioni.

Megjithatë, ata kanë mendime të ndryshme lidhur me qëllimin dhe efektin e këtij publikimi.

“Unë e pashë këtë lloj përplasjeje të panevojshme, si ekzagjerim nga të dyja palët. Fakti që një kërkesë e tillë është publikuar, nuk paraqet kurrfarë shkelje, gabimi apo deformimi. Askund nuk është e thënë, as në aspektet protokollare, as në ato zyrtare, që kërkesat e kësaj natyre të mos publikohen”, thekson Salihu.

Muhaxhiri ndan qëndrim të njëjtë me të për këtë pikë. Por, ai thekson se tonet e ashpra, të cilat kanë përdorur përfaqësuesit e Presidencës dhe Qeverisë gjatë komunikimit publik përmes rrjeteve sociale, flasin për një aspekt tjetër të marrëdhënieve ndërinstitucionale.

“Vet fakti që Presidenca dhe Qeveria e kanë zgjedhur këtë mënyrë të komunikimit, tregon që qëllimi kryesor ka qenë që të njoftohet opinioni publik kosovar, të njoftohen qytetarët, për nivelin e ulët të marrëdhënieve ndërmjet këtyre dy institucioneve dhe për ndonjë konflikt eventual që do të vijë si pasojë e hyrjes në procesin e zgjedhjes së presidentit apo presidentes së re”, thekson Muhaxhiri.

Mandati pesëvjeçar i presidentes Osmani do të përfundojë në prill të vitit të ardhshëm.

Përplasjet e pritshme

Rrugëtimi i përbashkët i presidentes Osmani dhe Qeverisë së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, nisi para rreth katër vjetësh.

Por, ftohja e raporteve ndërmjet tyre është vërejtur edhe gjatë vitit të kaluar.

Në maj 2024, Presidenca reagoi duke thënë se Qeveria nuk e konsultoi fare atë për një letër të cilën ia kishte dërguar Këshillit të Evropës, për t’ia bërë me dije qëllimet për ta hartuar dhe dërguar në Gjykatën Kushtetuese një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Kurti, në qershor të po atij viti, theksoi se nuk beson se ekzistonin dallime të patejkalueshme mes tij dhe krerëve të tjerë shtetërorë, përfshirë presidenten Osmani.

Megjithatë, përplasjet e fundit kanë rikthyer në sytë e publikut tensionet ndërmjet dy institucioneve, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike.

Salihu nënvizon se motivet e mospajtimeve ndërmjet Presidencës dhe Qeverisë, mund të jenë të ndryshme, duke u nisur nga mospëlqimi për qëndrimet që ka njëri ose tjetri institucion lidhur me temat, apo zhvillimet e caktuara.

“Në dukje, në opinion, po shihet se ka një tension ndërmjet Presidencës dhe Qeverisë”, thotë Salihu dhe shton se sinjale të përplasjeve ka pasur edhe më herët.

“Në disa raste ka pasur sinjale [nga Qeveria] se nuk janë duke i aprovuar, apo duke i preferuar qëndrimet e Presidencës ose e kundërta. Mirëpo, janë frikësuar dhe vazhdojnë të frikësohen të dyja palët që përplasja e hapur mes tyre është humbje politike e tyre, më shumë se sa që do të mund të fitonin”, thotë Salihu.

Përplasjen e fundit përmes rrjeteve sociale Muhaxhiri e sheh si “uverturë në një proces shumë të lodhshëm dhe të komplikuar të zgjedhjes së presidentit” të vendit, në prillin e vitit të ardhshëm.

Sipas tij, mbetet për t’u parë nëse presidentja Osmani do të garojë për një mandat të dytë.

Por, siç thotë ai, raportet e Osmanit me Kurtin, partia e të cilit, Lëvizja Vetëvendosje, pretendon edhe një mandat qeverisës, pas fitores në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, nuk janë më të njëjta siç kanë qenë në fillimet e tyre.

Ai thekson se as Kurti nuk e ka fuqinë politike sikurse në vitin 2021, kur fitoi me mbi 50 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën atë vit, e as presidentja Osmani, e cila ishte personi më i votuar në ato zgjedhje.

Subjekti politik “Guxo” i Osmanit dhe Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit, garuan në zgjedhjet e vitit 2021 në një listë të përbashkët zgjedhore.

Në një listë të përbashkët, këto dy subjekte kanë garuar edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit, ku fituan 42 për qind të votave, por “Guxo” më nuk drejtohet nga Osmani, e cila u largua kur mori pozitën e presidentes, në vitin 2021.

Sipas Muhaxhirit, zgjedhjet e 9 shkurtit nuk kanë nxjerrë një parti e cila do ta formonte e vetme shumicën parlamentare dhe Qeverinë e re, por kërkon koalicione, të cilat do të bëjnë “pazare politike”, në të cilat përfshihet edhe zgjedhja e presidentit në prillin e vitit 2026.

Kjo situatë, siç thotë ai, do t’i shtojë tensionet ndërmjet Presidencës dhe Qeverisë së re, të cilën Kurti pretendon ta formojë së shpejti.

“Periudha e ardhshme do të jetë jashtëzakonisht konfliktuoze. Është një atmosferë tejet negative në spektrin politik kosovar. Nuk ka aspak vullnet për bashkëpunim as për kompromise realiste. Pra, do të kemi popullizma, do të kemi gjuhë naive, agresive, e cila vetëm se do ta dëmtojë imazhin institucional, por edhe besueshmërinë e qytetarëve ndaj institucioneve të Kosovës”, thekson Muhaxhiri.

Megjithëkëtë, të dy njohësit e zhvillimeve politike, Salihu dhe Muhaxhiri, e kanë vlerësuar kërkesën e Osmanit për pezullimin e tarifës doganore ndaj mallrave amerikane, si të arsyeshme.

Mbajtja e kësaj tarife, e cila, sipas tyre, nuk ndikon dukshëm në ekonominë e Kosovë, “është absurde”.

Një vendim eventual i Qeverisë për pezullimin ose heqjen e tërësishme të kësaj tarife, siç vlerësuan ata, do të dërgonte sinjale pozitive nga Kosova në drejtim të SHBA-së, si shfaqje e vullnetit për bashkëpunim miqësor ndërmjet dy vendeve partnere.

The post “Përplasjet virtuale” që mund të çojnë drejt tensioneve ndërinstitucionale appeared first on Telegrafi.

❌
❌