Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Orav: Sulmet ndaj gjykatësve dhe ndërhyrja politike në gjyqësor, të papranueshme

By: Elva
16 July 2025 at 14:57

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka thënë të mërkurën se ndërhyrja politike në gjyqësor është e papranueshme, pasi Qeveria në detyrë e Kosovës e kritikoi një vendim të Gjykatës Supreme në lidhje me një udhëzim administrativ për arkat fiskale. Në një shkrim në X, Orav tha se shefat e misioneve të BE-së […]

The post Orav: Sulmet ndaj gjykatësve dhe ndërhyrja politike në gjyqësor, të papranueshme appeared first on BoldNews.al.

Gjykata Supreme i përgjigjet Qeverisë: Ndërhyrje e papranueshme në pavarësinë e gjyqësorit

16 July 2025 at 10:23

Gjykata Supreme e Kosovës ka shprehur keqardhje për reagimin tendencioz të Qeverisë në detyrë, ndaj aktgjykimit të saj; P.A.nr.09/2025, përmes të cilit shfuqizohet Udhëzimi Administrativ (MFPT) nr.01/2025 për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike Fiskale, Sistemeve Fiskale dhe Softuerëve Elektronikë Fiskalë.

Sipas një njoftimi për media thuhet se reagimi i Qeverisë në detyrë, përbën, jo vetëm një keqinterpretim të natyrës së vendimmarrjes gjyqësore, por njëkohësisht një ndërhyrje të papranueshme në pavarësinë e gjyqësorit. Të gjitha institucionet, përfshirë Qeverinë, janë të obliguara ta respektojnë pavarësinë e gjyqësorit si një nga themelet e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

“Vendimet e Gjykatës Supreme janë të bazuara në Kushtetutë dhe në ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës dhe si të tilla duhet të respektohen. Gjykata Supreme si zbatuese e ligjit, edhe në rastin konkret, ka garantuar që akti nënligjor të jetë në përputhje me normat juridike që rregullojnë mënyrën dhe kohën e miratimit të tyre. Ndaj, çdo përpjekje për ta vënë në pikëpyetje autoritetin e Gjykatës dhe legjitimitetin e vendimeve të saj, përmes deklaratave politike, cenon pavarësinë e gjyqësorit dhe dëmton besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se Gjykata Supreme pret në rend të parë nga institucionet shtetërore të tregojnë gatishmëri për zbatimin e vendimeve gjyqësore, si kusht i funksionimit të shtetit ligjor.

“Gjykata Supreme do të vazhdojë të ushtrojë funksionin e saj në mënyrë të pavarur dhe të pandikuar, duke garantuar zbatimin e ligjit”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

The post Gjykata Supreme i përgjigjet Qeverisë: Ndërhyrje e papranueshme në pavarësinë e gjyqësorit appeared first on Telegrafi.

Gjykata Supreme reagon ndaj Qeverisë së Kosovës: Ndërhyrja në vendime gjyqësore, e papranueshme

PRISHTINË, 16 korrik/ATSH/ Gjykata Supreme e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së Qeverisë në detyrë, duke e cilësuar atë si tendencioze dhe një ndërhyrje të papranueshme në pavarësinë e gjyqësorit.

Të martën, Qeveria e Kosovës reagoi ndaj vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konstatoi se nxjerrja e akteve nënligjore nga ministrat që janë njëkohësisht deputetë është e kundërligjshme dhe përbën shkelje të dispozitave kushtetuese.

Në reagimin e saj, Qeveria në detyrë shprehu “shqetësim” dhe e kundërshtoi aktgjykimin e Supremes, duke e cilësuar atë si “të pabazuar në ligj” dhe “arbitrar”.

Gjykata Supreme shfuqizoi si të paligjshëm një udhëzim administrativ të nxjerrë nga ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati.

Ky udhëzim, që lidhej me shfrytëzimin e pajisjeve elektronike fiskale, sistemeve fiskale dhe softuerëve përkatës, ishte publikuar në Gazetën Zyrtare më 16 prill, një ditë pas miratimit nga Murati, i cili tashmë kishte marrë mandatin si deputet pas zgjedhjeve të shkurtit.

“Qeveria në dorëheqje është e autorizuar të kryejë vetëm aktivitetet e domosdoshme dhe të planifikuara në Planin vjetor të punës së Qeverisë dhe në ligjin vjetor për buxhetin, duke përjashtuar miratimin e akteve nënligjore normative të reja”, thuhet në aktgjykimin e Supremes.

Në një deklaratë publike të mërkurën, Gjykata theksoi se komentet e Qeverisë përbëjnë keqinterpretim të natyrës së vendimmarrjes gjyqësore dhe cenojnë legjitimitetin e saj.

“Të gjitha institucionet, përfshirë Qeverinë, janë të obliguara ta respektojnë pavarësinë e gjyqësorit si një nga themelet e rendit kushtetues”, thuhet në reagim.

Supremja thekson se ka vepruar në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi dhe pret që institucionet shtetërore të zbatojnë vendimet gjyqësore si kusht për funksionimin e shtetit të së drejtës.

“Çdo përpjekje për të politizuar vendimet gjyqësore dëmton besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë”, thuhet më tej.

Ndërkohë, ministri në detyrë, Hekuran Murati, e kundërshtoi vendimin e Gjykatës Supreme, duke e cilësuar si “absurd” dhe duke kritikuar publikisht me emër gjyqtarët e Supremes.

“Ky vendim absurd i Gjykatës Supreme nënkupton ndërprerje të procesit të digjitalizimit dhe vazhdim të zhvatjes së bizneseve përmes kostove enorme për arkat e vjetra fiskale,” tha ai.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës shkroi në Facebook se Gjykata Supreme “qartësoi përfundimisht” se ministrat që tashmë janë deputetë nuk mund të ushtrojnë funksione ekzekutive pas certifikimit të rezultateve nga KQZ.

Ligji për Qeverinë parashikon se një qeveri në detyrë nuk mund të tejkalojë autorizimet e saj të kufizuara dhe ndalon marrjen e vendimeve madhore. /rel/

The post Gjykata Supreme reagon ndaj Qeverisë së Kosovës: Ndërhyrja në vendime gjyqësore, e papranueshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosovë/ Supremja: Nxjerrja e akteve nënligjore nga ministrat që janë deputetë shkel Kushtetuetën

By: Ardit
15 July 2025 at 18:45

Gjykata Supreme e Kosovës ka thënë të martën se nxjerrja e akteve nënligjore apo udhëzimeve administrative nga ministrat që janë deputetë është e kundërligjshme dhe shkel dispozitat kushtetuese. Supremja e shpalli të paligjshëm dhe e shfuqizoi një udhëzim administrativ të nxjerrë nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati. Udhëzimi administrativ për shfrytëzimin e pajisjeve […]

The post Kosovë/ Supremja: Nxjerrja e akteve nënligjore nga ministrat që janë deputetë shkel Kushtetuetën appeared first on BoldNews.al.

Gjykata Supreme i lejon Trumpit të vazhdojë me shkarkimet masive në Departamentin e Arsimit

14 July 2025 at 23:49

Gjykata Supreme e SHBA-së tha se administrata e presidentit Donald Trump mund të vazhdojë me planet për të pushuar nga puna rreth 1,400 punonjës në Departamentin e Arsimit – duke shënuar një tjetër fitore për Shtëpinë e Bardhë nga gjykata e lartë me prirje konservatore.

Shumica e gjyqtarëve hoqën dorë nga një vendim i gjykatës së shkallës së parë që kishte pezulluar për një kohë të pacaktuar planin e administratës.

Gjyqtaret liberale Ketanji Brown Jackson, Sonia Sotomayor dhe Elena Kagan, nuk ishin dakord, transmeton Telegrafi.

“Sot, Gjykata Supreme konfirmoi përsëri të qartën: Presidenti i Shteteve të Bashkuara, si kreu i Degës Ekzekutive, ka autoritetin përfundimtar për të marrë vendime në lidhje me nivelet e personelit, organizimin administrativ dhe operacionet e përditshme të agjencive federale”, tha Sekretarja e Arsimit, Linda McMahon në një njoftim për shtyp.

“Ndërsa vendimi i sotëm është një fitore e rëndësishme për studentët dhe familjet, është për të ardhur keq që gjykata më e lartë në vend duhej të ndërhynte për të lejuar Presidentin Trump të çonte përpara reformat që amerikanët e zgjodhën atë për të zbatuar, duke përdorur autoritetet që i janë dhënë nga Kushtetuta e SHBA-së”, shtoi McMahon.

Administrata Trump ka pasur rezultate të përziera nga gjykata më e lartë e vendit që nga janari, me shumicën konservatore që ka nxjerrë disa vendime që, herë pas here, kanë kufizuar veprimet e presidentit, duke përfshirë edhe çështjen e imigracionit dhe ndryshimet në qeverinë federale. Shtëpia e Bardhë ka kritikuar vazhdimisht gjyqtarët e gjykatave të ulëta për lëshimin e urdhrave të përgjithshëm, duke penguar zbatimin e politikave.

Urdhri i pafirmosur të hënën hoqi një vendim të gjykatës së ulët që pezulloi për një kohë të pacaktuar planin e Trump, për të shkurtuar stafin në Departamentin e Arsimit (DOE). Gjyqtari i Qarkut Amerikan, Myong Joun në Boston gjithashtu kishte vënë në pikëpyetje planet më të gjera. Një gjykatë apeli refuzoi një pezullim ndërsa qeveria kundërshtoi urdhrin.

Trump dhe McMahon e kanë bërë të qartë se duan të eliminojnë DOE-në, duke argumentuar se funksionet e saj duhet t’u lihen shteteve. Në kundërshtimin e tyre, gjyqtarët liberalë e bënë të qartë se vetëm Kongresi kishte fuqinë për të mbyllur një departament qeveritar.

Në kundërshtimin e saj, Sotomayor shkroi se gjykata po i lejonte administratës të bënte atë që donte, duke e përshkruar atë vendim si “të pambrojtshëm”. /Telegrafi/

 

The post Gjykata Supreme i lejon Trumpit të vazhdojë me shkarkimet masive në Departamentin e Arsimit appeared first on Telegrafi.

SHBA/ Gjykata Supreme në favor të prindërve, ndalon mësimin e librave me tema LGBT

By: armand
27 June 2025 at 21:51

Gjykata Supreme e SHBA-së ka marrë anën e prindërve të shtetit të Maryland, duke u dhënë atyre mundësinë për të hequr fëmijët e tyre nga programet shkollore që përfshijnë libra me tema LGBTQ. Vendimi, i marrë me një shumicë 6-3, ka shpërndarë mendimet brenda gjykatës dhe ka sjellë debate të ashpra mbi lirinë fetare dhe […]

The post SHBA/ Gjykata Supreme në favor të prindërve, ndalon mësimin e librave me tema LGBT appeared first on BoldNews.al.

SHBA: Gjykata Supreme në favor të prindërve, ndalon mësimin e librave me tema LGBT

27 June 2025 at 20:21

Gjykata Supreme e SHBA-së ka marrë anën e prindërve të shtetit të Merilendit, duke u dhënë atyre mundësinë për të hequr fëmijët e tyre nga programet shkollore që përfshijnë libra me tema LGBTQ.

Vendimi, i marrë me një shumicë 6-3, ka shpërndarë mendimet brenda gjykatës dhe ka sjellë debate të ashpra mbi lirinë fetare dhe arsimin publik.

Prindërit argumentuan se një kurrikulë e miratuar në vitin 2022 nga Shkollat Publike të Qarkut Montgomery, e cila përfshin libra dhe materiale që trajtojnë çështje të identitetit gjinor dhe orientimit seksual, shkelte të drejtat e tyre fetare. Ata kërkuan një urdhër ndalimi, duke argumentuar se edukimi i fëmijëve të tyre mbi këto tema ishte në kundërshtim me besimet e tyre fetare.

Shumica e gjykatës e mbështeti këtë kërkesë, duke dhënë një lehtësim paraprak për prindërit. Gjyqtari Samuel Alito, në mendimin e shumicës, shkroi se prezantimi i librave pa mundësinë e përjashtimit krijon një “barrë jokushtetuese mbi të drejtat e prindërve për ushtrimin e lirë të fesë së tyre”. Ai argumentoi gjithashtu se prindërit kishin të drejtë të mbroheshin nga një dëm i pariparueshëm që mund të ndodhte nëse urdhri nuk miratohej.

Nga ana tjetër, gjyqtarët liberalë shprehën mospajtim. Gjyqtarja Sonia Sotomayor e quajti vendimin “kaos për shkollat publike të këtij kombi”. Ajo shtoi se, duke pasur parasysh diversitetin e madh të besimeve fetare në SHBA, ndalimi i librave me tema LGBTQ mund të ekspozonte fëmijët ndaj “mesazheve që bien ndesh me bindjet e prindërve”.

Prindërit që ngritën këtë çështje përfaqësojnë besime të ndryshme fetare, por të gjithë kundërshtojnë mësimin e temave LGBTQ në shkolla. Ata argumentojnë se Amendamenti i Parë i Kushtetutës së SHBA-së, që mbron lirinë e besimit fetar, u jep atyre të drejtën të përjashtojnë fëmijët e tyre nga materialet që ata e konsiderojnë të papranueshëm për bindjet e tyre.

Ky vendim i Gjykatës Supreme ka krijuar një tension të ri në diskutimet mbi lirinë fetare, të drejtat e prindërve dhe programet edukative publike, duke e bërë këtë çështje një nga më të diskutuarat në SHBA.

LEXONI GJITHASHTU:

The post SHBA: Gjykata Supreme në favor të prindërve, ndalon mësimin e librave me tema LGBT appeared first on Euronews Albania.

SHBA/ Gjykata Supreme kufizon fuqinë e gjyqtarëve për të bllokuar urdhrat e Trump

By: armand
27 June 2025 at 18:43

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka miratuar një vendim historik që vendos kufij të qartë për gjykatat më të ulëta në lidhje me ndërhyrjet e tyre në vendimet e presidentit. Vendimi ndalon që një gjyqtar i vetëm të ndalojë zbatimin e një urdhri presidencial në të gjithë vendin – një praktikë që është kritikuar […]

The post SHBA/ Gjykata Supreme kufizon fuqinë e gjyqtarëve për të bllokuar urdhrat e Trump appeared first on BoldNews.al.

Gjykata Supreme vendos kufizime për urdhrat ndalues në nivel kombëtar në SHBA

27 June 2025 at 19:06

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur se gjykatësit individualë federalë nuk kanë autoritet të lëshojnë urdhra ndalues me vlefshmëri në të gjithë vendin. Ky vendim i rëndësishëm juridik i jep një fitore politike ish-presidentit Donald Trump, i cili ka kritikuar prej kohësh ndërhyrjet e gjykatave më të ulëta në axhendën e tij.

Megjithatë, Gjykata nuk dha një përgjigje përfundimtare mbi ligjshmërinë e politikës së Trump që synon të kufizojë të drejtën e shtetësisë automatike vetëm për ata që kanë lindur nga prindër me qëndrim të rregullt ligjor në SHBA.

Vendimi i shumicës konservatore la të hapur mundësinë që urdhrat ndalues kundër kësaj politike të mbeten në fuqi në nivel kombëtar, përderisa betejat ligjore vazhdojnë. Urdhri i propozuar nga Trump do t’u mohonte shtetësinë fëmijëve të lindur në SHBA nga prindër që ndodhen ilegalisht në vend.

Sipas Kushtetutës amerikane, konkretisht Amendamentit të 14-të, çdo person i lindur në SHBA është automatikisht shtetas, një e drejtë e garantuar pas Luftës Civile për të mbrojtur të sapaliruarit nga skllavëria dhe pasardhësit e tyre. Kjo çështje mbetet një pikë e nxehtë debati mes ligjvënësve, gjykatave dhe shoqërisë amerikane.

Në një vendim të Gjykatës Supreme të vitit 1898, gjykata vendosi se të gjithë fëmijët e lindur në territorin amerikan fitojnë automatikisht shtetësinë amerikane me disa përjashtime. Në këto përjashtime bëjnë pjesë fëmijët e diplomatëve që kanë detyrime ndaj një qeverie tjetër, fëmijët e armiqve që ndodhen në SHBA gjatë një pushtimi, fëmijët e lindur në anije të huaja dhe fëmijët e fiseve indigjene sovrane amerikane.

Administrata Trump ka argumentuar se fëmijët e lindur nga persona që nuk janë shtetas amerikanë nuk janë “nën juridiksionin” e SHBA-së – shprehje që gjendet në Amendamentin e 14-të – dhe prandaj nuk kanë të drejtë për shtetësi.

The post Gjykata Supreme vendos kufizime për urdhrat ndalues në nivel kombëtar në SHBA appeared first on Euronews Albania.

Gjykata Supreme kufizon fuqinë e gjyqtarëve për të bllokuar urdhrat presidencialë

27 June 2025 at 16:59

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka miratuar një vendim historik që vendos kufij të qartë për gjykatat më të ulëta në lidhje me ndërhyrjet e tyre në vendimet e presidentit. Vendimi ndalon që një gjyqtar i vetëm të ndalojë zbatimin e një urdhri presidencial në të gjithë vendin – një praktikë që është kritikuar prej kohësh si e tejskajshme dhe e padrejtë.

Ky zhvillim përbën një fitore të rëndësishme për presidentin Donald Trump dhe për mbrojtësit e një ekzekutivi më të fortë, të cilët kanë argumentuar se vendimet kombëtare të marra nga një gjykatës lokal kanë minuar autoritetin kushtetues të presidentit. Administrata Trump kishte apeluar prej vitesh që ky precedent të ndryshohej, duke kërkuar ndalimin e urdhrave bllokues me ndikim të përgjithshëm që pengonin implementimin e politikave të saj.

Vendimi i Gjykatës së Lartë riafirmon parimin e ndarjes së pushteteve dhe parandalon që sistemi gjyqësor të përdoret si mjet për të bllokuar veprime të ligjshme të degës ekzekutive. Përkrahësit e këtij vendimi theksojnë se një politikë e miratuar nga presidenti duhet të sfidohet në mënyrë të rregullt dhe të balancuar, e jo të bllokohet menjëherë në shkallë kombëtare nga një gjyqtar i vetëm.

Kundërshtimet ndaj vendimit, kryesisht nga krahët liberalë, janë kritikuar si përpjekje për të dobësuar presidentin dhe për të përçmuar parimin e votës popullore që sjell në pushtet një administratë. Siç është shprehur më herët gjyqtari konservator Clarence Thomas, urdhrat universalë “nuk gjejnë mbështetje as në historinë tonë ligjore, as në Kushtetutë”.

Ky vendim e konsolidon rolin e presidentit në udhëheqjen e politikave kombëtare dhe i jep fund një praktike që shpesh ka bllokuar iniciativa madhore të administratave. Në një kohë sfidash për qeverisjen federale, Gjykata Supreme ka dhënë një sinjal të qartë për ruajtjen e rendit kushtetues dhe për respektimin e autoritetit të zgjedhur të vendit.

The post Gjykata Supreme kufizon fuqinë e gjyqtarëve për të bllokuar urdhrat presidencialë appeared first on Sot News | Lajme.

SHBA – Gjykata Supreme mbështet Trump për politikën e emigracionit

UASHINGTON, 30 maj /ATSH-DPA/- Gjykata Supreme e SHBA-së vendosi sot se administrata e presidentit Donald Trump mund të zbatojë politikën e saj kufizuese të emigracionit.

Vendimi i sotëm rrëzoi një vendim të mëparshëm të një gjykate federale në Masaçusets, që pezulloi politikën e administratës.

Në mesin e prillit, gjykata e Masaçusets bllokoi revokimin nga administrata të një programi humanitar që u jepte qëndrim të përkohshëm më shumë se 500,000 migrantëve nga zonat e konfliktit, të miratuar nga administrata e paraardhësit të Trump, Joe Biden.

Sipas administratës Trump, nga programi i Biden përfituan emigrantë nga Kuba, Haiti, Nikaragua dhe Venezuela.

Në një kërkesë emergjente, administrata Trump argumentoi se gjykata e Masaçusets nuk kishte autoritetin për të kufizuar kontrollin e ekzekutivit mbi politikën e jashtme dhe emigracionin.

Ndërsa lejoi kërkesën emergjente, Gjykata Supreme ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar.

Administrata Trump po përdor gjithnjë e më shumë deportimin – për të ndaluar fluksin e emigrantëve. Deportimet në vende të tjera shumë larg shtëpive të emigrantëve kanë provokuar polemika. //a.i/

The post SHBA – Gjykata Supreme mbështet Trump për politikën e emigracionit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjykata Supreme miraton planin e Trump për dëbimin e 500,000 emigrantëve nga Amerika e Jugut

By: Mirgen
30 May 2025 at 19:16

Gjykata Supreme e SHBA-së i ka lejuar administratës së Donald Trump të pezullojë një program të administratës Biden që u lejonte më shumë se 500,000 emigrantëve nga Kuba, Haiti, Nikaragua dhe Venezuela të jetonin dhe punonin përkohësisht në Shtetet e Bashkuara. Nëse merren në konsideratë vendimet e mëparshme, pothuajse një milion emigrantë janë ligjërisht në […]

The post Gjykata Supreme miraton planin e Trump për dëbimin e 500,000 emigrantëve nga Amerika e Jugut appeared first on BoldNews.al.

Gjykata Supreme i lejon Trumpit të revokojë statusin ligjor për 500 mijë emigrantë

30 May 2025 at 17:28

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara vendosi të premten që administrata e Presidentit Donald Trump mund të pezullojë përkohësisht statusin ligjor të mbi 500,000 emigrantëve që jetojnë në SHBA, duke revokuar një urdhër të mëparshëm që kishte ndaluar këtë veprim.

Ky vendim pezulloi një urdhër të gjyqtarit federal, i cili kishte ndaluar administratën të përfundonte programin e imigracionit të njohur si “lirimi me kusht” (parole), të krijuar nga administrata e Presidentit Joe Biden. Programi kishte për qëllim të mbrojë emigrantët që largohen nga trazirat ekonomike dhe politike në vendet e tyre të origjinës, duke u lejuar të qëndrojnë dhe punojnë përkohësisht në SHBA.

Me këtë urdhër të ri, rreth 530,000 emigrantë nga Kuba, Haiti, Nikaragua dhe Venezuela tani rrezikojnë të deportohen.

Gjyqtaret liberale të Gjykatës Supreme, Ketanji Brown Jackson dhe Sonia Sotomayor, shprehën kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi. Gjyqtarja Jackson paralajmëroi se ndalimi i programit do të “shkatërronte jetët e gjysmë milioni emigrantëve” para se çështjet ligjore të shqyrtoheshin në mënyrë të plotë.

Programi i lirimit me kusht i jep emigrantëve një status të përkohshëm për dy vjet, duke iu mundësuar të punojnë dhe të jetojnë në SHBA për shkak të “arsyeve urgjente humanitare ose përfitimit të rëndësishëm publik.”

Vendimi i së premtes pason një tjetër leje nga Gjykata e Lartë, e cila më parë këtë muaj autorizoi administratën e Trump të revokojë Statusin e Mbrojtur të Përkohshëm (TPS) për rreth 350,000 emigrantë venezuelas që jetojnë dhe punojnë në SHBA.

Administrata Trump kishte kërkuar këtë apel urgjent pasi një gjyqtar federal në Massachusetts kishte bllokuar përfundimin e programit të lirimit me kusht.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gjykata Supreme i lejon Trumpit të revokojë statusin ligjor për 500 mijë emigrantë appeared first on Euronews Albania.

Gjykata Supreme lejon Trump të revokojë statusin e mbrojtur të venezuelianëve

19 May 2025 at 21:27

Gjykata Supreme e SHBA-së i lejoi sot administratës së Donald Trump të revokojë statusin e mbrojtjes së përkohshme të dhënë rreth 350,000 venezuelanëve që jetonin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nën presidencën e paraardhësit të tij, Joe Biden.

Një gjykatë miratoi kërkesën e Departamentit të Drejtësisë për të përmbysur një urdhër të gjykatësit të distriktit amerikan me seli në San Francisko, Edward Chen, i cili ndaloi vendimin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare, Kristy Noem, për t’i dhënë fund mbrojtjeve nga deportimi të dhëna venezuelianëve sipas programit të Statusit të Përkohshëm të Mbrojtur (TPS), raporton Reuters.

Chen veproi në një padi të ngritur nga paditësit, përfshirë disa përfitues të TPS dhe grupin e avokatisë Aleanca Kombëtare e Ndihmës TPS, të cilët pretenduan se Venezuela mbetet një vend i pasigurt.

Trump, i cili u rikthye në presidencë në janar, ka premtuar të deportojë një numër rekord emigrantësh që jetojnë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara dhe ka ndërmarrë hapa për t’i dhënë fund mbrojtjeve të përkohshme ligjore për disa emigrantë, duke zgjeruar numrin e të deportuarve të mundshëm.

Programi TPS është një përcaktim humanitar sipas ligjit amerikan për vendet e prekura nga lufta, fatkeqësitë natyrore ose fatkeqësi të tjera që u siguron përfituesve që jetojnë në SHBA mbrojtje nga deportimi dhe qasje në leje pune.

Ky emërim mund të rinovohet nga Sekretari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së.

Qeveria amerikane nën Bidenin e ka shpallur dy herë Venezuelën si TPS, në vitin 2021 dhe 2023.

The post Gjykata Supreme lejon Trump të revokojë statusin e mbrojtur të venezuelianëve appeared first on Euronews Albania.

Vetëvendosja ankohet në Kushtetuese për vendimin refuzues të Gjykatës Supreme për votat me postë

By: E.K
28 March 2025 at 09:21

LVV ankohet në Kushtetuese për vendimin refuzues të Supremes për votat me postë, akuzon këta të fundit se u ndikuan politikisht Lëvizja Vetëvendosje kanë njoftuar se janë ankuar sot në Gjykatë Kushtetuese për vendimin e Gjykatës Supreme që ka refuzuar ankesën dhe kërkesën e partisë që drejton Albin Kurti, për anulim të votave me postë […]

The post Vetëvendosja ankohet në Kushtetuese për vendimin refuzues të Gjykatës Supreme për votat me postë appeared first on FaxWeb.

Supremja rrëzon ankesat ndaj rezultateve të zgjedhjeve në Kosovë, hapet rruga për certifikimin e tyre

PRISHTINË, 26 mars /ATSH/ Gjykata Supreme e Kosovës ka hedhur sot poshtë tri ankesat e fundit të subjekteve politike ndaj rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, duke hapur rrugën për certifikim e tyre.

Supremja rrëzoi të mërkurën si të pathemelta ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje, të një kandidatit për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës dhe të Partisë Demokratike të Ashkalinjëve (PDAK) – LPB, të cilat kundërshtonin vendimet e Panelit për Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP).

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njoftoi pas vendimit të Supremes se do të mbajë takim të enjten, ku pritet t’i certifikojë rezultatet e zgjedhjeve.

Sipas Eugen Cakollit nga Instituti Demokratik i Kosovës, kjo nënkupton që anëtarët e Qeverisë, të cilët kanë fituar mandat deputeti, duhet që deri nesër t’i dorëzojnë dorëheqjet e tyre.

LVV-ja u ankua në Supreme ndaj vendimit të PZAP, i cili nuk e kishte pranuar kërkesën e saj për anulimin e votave me postë që ka marrë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dhe shkuarjen në rivotim me postë.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet lidhur me procesin e votimit me postë, pas pretendimeve të LVV-së se ka pasur manipulime nga LDK-ja.

PDAK – LPB kishte kërkuar rinumërimin dhe anulimin e qindra votave, ndërsa kandidati i PDK-së kishte kundërshtuar rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve.

Javë më parë, KQZ-ja e miratoi rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, në të cilin prin Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me mbi 390.000 vota apo 42,30 për qind.

E dyta ka dalë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me mbi 190.000 vota, apo 20,95 për qind, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me mbi 170.000 mijë vota, apo 18,27 për qind.

Në vendin e katërt është koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Social-demokrate me mbi 66.000 vota apo 7,06 për qind.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – ka siguruar mbi 39.000 vota apo 4,26 për qind.

Me këto përqindje, LVV-ja i ka siguruar 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK-ja 24, LDK, 20 vende, Lista Serbe nëntë vende dhe koalicioni AAK-Nisma, tetë vende. /REL/

The post Supremja rrëzon ankesat ndaj rezultateve të zgjedhjeve në Kosovë, hapet rruga për certifikimin e tyre appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosovë/ Gjykata rrëzon ankesat ndaj rezultateve të zgjedhjeve, hapet rruga për certifikimin e tyre

26 March 2025 at 17:55

Gjykata Supreme në Kosovë i ka hedhur poshtë tre ankesat e fundit të subjekteve politike ndaj rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, duke hapur rrugën për certifikim e tyre. Supremja rrëzoi të mërkurën si të pathemelta ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje, të një kandidatit për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës dhe të Partisë Demokratike […]

The post Kosovë/ Gjykata rrëzon ankesat ndaj rezultateve të zgjedhjeve, hapet rruga për certifikimin e tyre appeared first on BoldNews.al.

Vriten dy gjykatës të Gjykatës Supreme në Iran

18 January 2025 at 15:05

Dy gjykatës të njohur të Gjykatës Supreme të Iranit janë vrarë në një sulm në selinë e kësaj gjykate, thanë zyrtarët.

Viktimat janë identifikuar si Ali Razini dhe Mohammad Moghiseh. Një gjykatës tjetër po ashtu është plagosur gjatë sulmit që ndodhi në Pallatin e Drejtësisë në Teheran.

Zyra për media e gjyqësorit të Iranit raportoi se një person i armatosur ishte “infiltruar në Gjykatën Supreme në një akt të planifikuar për vrasjen e dy gjykatësve.

Motivi i sulmit ende nuk është i qartë.

Hetimi fillestar gjeti se sulmuesi nuk kishte ndonjë rast gjyqësor para kësaj gjykate dhe as lidhje të tjera, tha zyra për media e gjyqësorit iranian.

Gjykata Supreme është autoriteti më i lartë gjyqësor në Iran dhe kreu i saj emërohet nga lideri suprem. Selinë e ka në Teheran dhe degë ka në mbarë vendin.

Detajet e incidentit mbeten të paqarta. Zyra për media e gjyqësorit raportoi se sulmuesi “u vetëvra” pas të shtënave, edhe pse ky informacion nuk është konfirmuar.

Mediat tjera iraniane kanë raportuar se sulmuesi ishte anëtar i një “force infiltruese të sigurisë”, i cili fillimisht kishte plagosur me thikë një roje, ai kishte marrë armën dhe më pas kishte kryer vrasjet.

Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr, duke cituar burime, raportoi se gjyqtarët u sulmuan me armë zjarri para se sulmuesi të bënte vetëvrasje.

Dy viktimat kishin poste të rëndësishme në sistemin e fuqishëm gjyqësor të Iranit. Gjykatësi Mohammad Moghiseh kishte gjykuar disa raste politike, përfshirë rastet që përfshinin mbështetësit e Lëvizjes opozitare të Gjelbër më 2009. Ai ishte nën sanksione të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara për shkelje të të drejtave të njeriut.

Gjykatësi Ali Razini kishte mbajtur shumë poste të larta dhe ishte akuzuar nga opozita në Iran se ishte përfshirë në një sërë vrasjes pa gjyq të të burgosurve politikë më 1988.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vriten dy gjykatës të Gjykatës Supreme në Iran appeared first on Euronews Albania.

Gjykata Supreme e SHBA refuzon apelin, TikTok të mbyllet ose të shitet deri të dielën

17 January 2025 at 16:32

TikTok do të ndalohet në SHBA nga e diela nëse nuk shitet nga kompania e tij mëmë kineze. Gjykata Supreme në SHBA ka miratuar këtë të premte ligjin federal që hyn në fuqi të dielën (19 Janar), që kërkon të ndalojë platformën e mediave sociale në pronësi kineze TikTok, duke refuzuar një apel nga pronarët […]

The post Gjykata Supreme e SHBA refuzon apelin, TikTok të mbyllet ose të shitet deri të dielën appeared first on BoldNews.al.

Vendimi i Supremes me të cilin u refuzua ankesa e Vetëvendosjes ndaj PZAP-së për certifikimin e Listës Serbe

31 December 2024 at 18:02

Gjykata Supreme përmes vendimit të 30 dhjetorit 2024, ka hudhur poshtë si të palejuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për zgjedhjet parlamentare.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) më 25 dhjetor 2024 kishte aprovuar ankesën e Listës Serbe dhe kishte anuluar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për mosceritfikimin e këtij subjekti politik për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.

PZAP-ja kishte urdhëruar KQZ-në që ta certifikojë Listën Serbe dhe kandidatët e këtij subjekti politik.

Kundër vendimit të PZAP-së, Lëvizja Vetëvendosje kishte paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme, me të cilën ka kontestuar ligjshmërinë e atij vendimi. LVV-ja kishte propozuar që të anulohet vendimi i PZAP-së dhe të miratohet ai i KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.

Kurse, përgjigje në ankesë kishte parashtruar PZAP-ja, me të cilën ka kundërshtuar pretendimet ankimore dhe propozoi që ankesa e LVV-së të hudhet apo të refuzohet si e pabazuar.

Andaj, Supremja pasi vlerësoi ligjshmërinë e vendimit të kontestuar në kuptim të pretendimeve ankimore dhe përgjigjes në ankesë, dhe pas shqyrtimit të shkresave të lëndës gjeti se ankesa e Vetëvendosjes është e palejuar.

Sipas Supremes, nga shkresat e lëndës rezulton se Lista Serbe me kandidatët e saj për deputetë ka aplikuar për certifikim si subjekt politik, përfshirë edhe listën e kandidatëve në Zyrën për Regjistrimin, Certifikimin dhe Kontrollin Financiar të subjekteve politike në KQZ.

Aty thuhet se zyra e lartpërmendur kishte rekomanduar që Lista Serbe së bashku me kandidatët e saj i ka plotësuar kushtet ligjore për certifikim dhe për pjesëmarrje në zgjedhje. Kurse, KQZ-ja në mbledhjen e mbajtur më 23 dhjetor 2024, nuk e ka miratuar rekomandimin e Zyrës për certifikimin e subjektit në fjalë.

Në këtë rast, shkalla e tretë thekson se KQZ-ja nuk ka nxjerrë vendim lidhur me refuzimin për certifikimin Listës Serbe, por ka lëshuar njoftim, mirëpo PZAP e ka pranuar të vlerësojë ankesën në meritat e saj dhe nuk është fokusuar në emërtimin e aktit, por në përmbajtjen dhe efektin e tij.

Gjithnjë sipas vendimit, thuhet se është pranuar se njoftimi ka prodhuar efekt juridik dhe ka krijuar pasoja të drejtpërdrejta për subjektin politik në fjalë, duke mos e certifikuar për zgjedhje në Kuvendin e Kosovës.

“Një praktikë të tillë të vlerësimit të akteve sipas përmbajtjes dhe efektit ka ndërtuar edhe Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës në rastet Nr.KO 159/21 datë 03.07.2023”, thuhet në vendim.

Më tej, thuhet se PZAP-ja pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, qëndrimit dhe përfundimit të KQZ-së, nuk e ka pranuar si të drejtë dhe të ligjshëm një qëndrim të tillë, me arsyetimin se është në kundërshtiim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, konkretisht nenit 16 të këtij Ligji, i cili përcakton kushtet për certifikimin e subjekteve politike të cilat subjekte politike, duhet të plotësojnë në mënyrë që të marrin pjesë në zgjedhje.

“Me nenin 16 paragrati 5 të LZP-së, përcaktohet se: KQZ-ja e certifikon subjektin politik me të drejtë pjesëmarrjeje nëse i njëjti e dorëzon aplikimin e plotësuar, në formën e përshkruar dhe në datën e vendosur nga rregullat e KQZ-së“, thuhet në vendim.

PZAP-ja ka vërtetuar se Lista Serbe ka dorëzuar aplikimin e kompletuar, në përputhshmëri me nenet 16 dhe 17 të LZP-së dhe se KQZ-ja është e obliguar që ta certifikojë çdo subjekt politik i cili i plotëson kushtet e parapara ligjore, sikurse subjekti në fjalë, për çka ishte rekomanduar certifikimi edhe nga Zyra për Regjistrimin, Certifikimin dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike në KQZ.

PZAP-ja thuhet se vendosi bazuar në Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative, pasi vlerësoi se nga dispozitat e këtij ligji rezulton se njoftimi i atakuar është në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi, për çka vendosi si në dispozitiv të vendimit të kontestuar dhe urdhëroi KQZ-në ta zbatojë vendimin.

Kështu që Supremja në këtë çështje juridike fillimisht vlerësoi lejueshmërinë e ankesës së paraqitur nga Vetëvendosja dhe konstatoi se e njëjta është e palejueshme.

Sipas Supremes, nëse i referohemi nenit 118, paragrafi 4 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe provave që u janë bashkëngjitur shkresave të lëndës, rezulton se parashtruesit të ankesës, me njoftimin e KQZ-së që ka të bëjë me moscertifikimin e Listës Serbe dhe kandidatëve të këtij subjekti, si dhe vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, nuk i është cenuar apo prekur një e drejtë themeores, andaj konstaton se ankesa e LVV-së është e palejuar.

Me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, është përcaktuar se PZAP-ja si organ i përhershëm për vendosjen lidhur me ankesat e lejuara, përcakton dhe përkufizon në mënyrë të qartë se në cilat raste vendimet e KQZ-së i nënshtrohen procedurës së ankesës, ndërsa neni 63, paragrafi 3 i këtij Ligji, përcakton se “Vendimi i Komisionit nuk i nënshtrohet ankesës, përveç nëse nuk parashihet qartë me ligj“.

“Në këtë kontekst nga përmbajtja e kësaj dispozite ligjore rezulton se me njoftimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të datës 23.12.2024, që ka të bëjë me mos certifikimin e subjektit politik Lista Serbska dhe kandidatëve të këtij subjekti politik, si dhe vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) Anr.12/2024, të datës 25.12.2024, nuk është vendosur lidhur me çështjet për të cilat është përcaktuar mundësia e paraqitjes së ankesës nga ana e palës ankuese në këtë rast”, thuhet në vendim.

Në fund, thuhet se Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme i ka përcaktuar autoritet të plotë KQZ-së në nxjerrjen e legjislacionit plotësues përmes vendimeve, udhëzimeve dhe rregulloreve, me qëllim të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, andaj edhe vendimi i atakuar si i tillë nuk prek ndonjë të drejtë themelore të ankuesit.

The post Vendimi i Supremes me të cilin u refuzua ankesa e Vetëvendosjes ndaj PZAP-së për certifikimin e Listës Serbe appeared first on Telegrafi.

❌
❌