❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

LVV, PDK, LDK dhe koalicioni AAK-NISMA nuk kanë paguar gjobat, ato do të ndalen në mjete financiare

21 May 2025 at 15:29

Komisioni Qendror Zgjedhor sot mori vendim pĂ«r lirimin e mbi 3 mijĂ« kutive tĂ« votimit, nĂ« tĂ« cilat ndodhet materiali zgjedhor nga procese tĂ« ndryshme zgjedhore 2014 – 2021.

Materiali zgjedhor në këto kuti, të cilat janë objekt i hetimit nga institucionet e drejtësisë, do të vendosen në thasë të veçantë nga një komision i përkohshëm dhe sipas procedurës së caktuar.

“Zbatimi i kĂ«tij vendimi do tĂ« lirojĂ« edhe hapĂ«sirĂ«n e depos sĂ« Komisionit Qendror Zgjedhor me qĂ«llim tĂ« pĂ«rgatitjeve tĂ« zgjedhjeve lokale kĂ«tĂ« vit”, thuhet nĂ« njoftim.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për ndalimin e mjeteve për subjektet politike parlamentare ndaj të cilave Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shqiptuar gjoba gjatë fushatës së zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025.

“Mjetet e ndaluara nga Fondi pĂ«r mbĂ«shtetjen e subjekteve politike do tĂ« transferohen nĂ« xhirollogarinĂ« e PZAP-it dhe vendimi i KQZ-sĂ« do tĂ« zbatohet me tri ndalesa gjatĂ« ndarjes sĂ« mjeteve, nĂ« tre tremujorĂ«t e ardhshĂ«m”, thuhet nĂ« njoftim.

Sipas njoftimit thuhet se LVV nuk ka paguar asnjë shumë të gjobës, e cila është 212.500 euro. Edhe PDK nuk ka paguar gjobën në vlerë prej 144.500 euro.

Ndërsa LDK ka paguar vetëm 65 mijë euro nga shuma totale e gjobës prej 136.600 euro. As koalicioni AAK-NISMA nuk ka paguar gjobën në vlerë prej 72.300 euro. /Telegrafi/

The post LVV, PDK, LDK dhe koalicioni AAK-NISMA nuk kanë paguar gjobat, ato do të ndalen në mjete financiare appeared first on Telegrafi.

Zgjedhjet 2025, PZAP: Partitë politike u gjobitën me mbi 644 mijë euro, deri tani janë paguar 101 mijë euro

29 March 2025 at 14:26

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), gjatë procesit zgjedhor për Zgjedhjet e Përgjithshme për Kuvend të Republikës së Kosovës, të mbajtura më datë 09.02.2025, bazuar në Ligjin Nr.08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, ka pranuar 642 ankesa të parashtruara nga palët me interes ligjore.

PZAP-i, njofton se pĂ«r tĂ« gjitha ankesat e pranuara, ka arritur t’i shqyrtoj dhe tĂ« vendosĂ« brenda afateve tĂ« pĂ«rcaktuar nĂ« Ligjin Nr.08/L-228 pĂ«r Zgjedhjet e PĂ«rgjithshme nĂ« RepublikĂ«n e KosovĂ«s, sipas kĂ«saj mĂ«nyre tĂ« vendimmarrjes;

-Aprovim – 249 vendime,

-Refuzim – 242 vendime,

-TĂ« palejuara – 73 vendime,

-TĂ« tĂ«rhequra – 4 vendime,

-TĂ« pas afatshme – 53 vendime,

-TĂ« dorĂ«zuara nĂ« Komisionin e Pavarur pĂ«r Media – 17 ankesa,

-TĂ« dorĂ«zuara nĂ« KĂ«shillin e Mediave tĂ« Shkruara – 2 ankesa,

-PjesĂ«risht tĂ« pranuara – 2 vendime.

Në kuadër të vendimeve të nxjerra, PZAP-i për Subjektet Politike që kishin shkelur Kodin e Mirësjelljes për Subjektet Pulitke, Mbështetësit e Tyre dhe Kandidatet, ka shqiptuar gjoba në vlerë prej 644,100.00 euro, prej të cilave deri me tani janë paguar vetëm 101,000.00 euro.

Ndaj vendimeve të PZAP-it, janë paraqitur 47 ankesa në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës, ndër to; në 34 raste vërtetohen vendimet e PZAP-ës, ndryshohen pjesërisht 7 vendime, ndërsa 6 vendime të PZAP-ës ndryshohen nga Gjykata Supreme./Telegrafi/

 

The post Zgjedhjet 2025, PZAP: Partitë politike u gjobitën me mbi 644 mijë euro, deri tani janë paguar 101 mijë euro appeared first on Telegrafi.

Zv.ministri Sallahu: PZAP legjitimoi keqpërdorimin e votave me postë, të orkestruara nga LDK-ja

19 March 2025 at 20:45

Zëvendësministri i drejtësisë, Blerim Sallahu, ka reaguar pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosjes për anulimin e 18 mijë votave të LDK-së me postë.

Sallahu, ka thënë se PZAP ka vendosur legjitimim dhe legalizim të keqpërdorimeve të votave me postë, të orkestruar nga LDK-ja.

“PZAP, ka dĂ«shtuar tĂ« merret me thelbin e ankesĂ«s sonĂ«, duke i ikur kĂ«shtu pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« ligjore nĂ« trajtim tĂ« fakteve dhe provave tĂ« paraqitura nga LĂ«vizja VETËVENDOSJE!”, ka shkruar Sallahu nĂ« njĂ« postim nĂ« Facebook, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, PZAP nuk ka bërë hetime administrative të asnjë kutie të votimit edhe pse janë paraqitur me qindra mostra te provave se manipulimet e votave me postë në mënyrë industriale kanë ndodhur.

“PZAP vendosi pĂ«r legjitimim dhe legalizim tĂ« keqpĂ«rdorimeve tĂ« votave me postĂ«, tĂ« orkestruar nga LDK dhe udhĂ«heqja e saj. ShpresojmĂ« se  Gjykata Supreme nuk do tĂ« bie pre e papĂ«rgjegjĂ«sisĂ«, joprofesionalizimit  dhe ndikimit politik qĂ« PZAP ka pasur nga akterĂ« politik dhe parapolitikĂ«â€, ka shkruar ai.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) i ka hedhur si të pabazuar ankesat e subjekteve politike të Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Demokratike të Kosovës dhe PDAK-LPB.

Në vendimin e PZAP-së thuhet se e ka hedhur si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje kundër rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, me të cilën ka kërkuar anulimin e rezultatit të votave me postë për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe kandidatëve të saj, saktësisht 18 mijë e 933 vota.

PZAP ka konstatuar se nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur pretendimet e LVV-së dhe për këtë arsye ka refuzuar ankesën.

“REFUZOHET si e pabazuar ankesa A.nr.641/2025 e datĂ«s 17.03.2025 e subjektit politik LĂ«vizja VetĂ«vendosje (LVV) me seli nĂ« PrishtinĂ«, e parashtruar kundĂ«r vendimit tĂ« Komisionit Qendror tĂ« Zgjedhjeve (KQZ) me seli nĂ« PrishtinĂ«, Nr.01/727-2025, tĂ« datĂ«s 15 mars 2025, pĂ«r shpalljen e rezultateve pĂ«rfundimtare pĂ«r Zgjedhjet e PĂ«rgjithshme pĂ«r Kuvendin e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s tĂ« datĂ«s 09.02.2025, me tĂ« cilĂ«n ka kĂ«rkuar qĂ« tĂ« anulohen rezultatet e votimit me postĂ« pĂ«r subjektin politik Lidhja Demokratike e KosovĂ«s (LDK) dhe kandidatĂ«t e saj, gjithsej 18,933 vota dhe kĂ«to vota tĂ« largohen nga rezultatet pĂ«rfundimtare tĂ« zgjedhjeve, ta urdhĂ«roj KQZ-nĂ« tĂ« tĂ« pĂ«rsĂ«risĂ« votimin me postĂ« nĂ« tĂ«rĂ«si dhe tĂ« largojĂ« nga lista e kandidatĂ«ve tĂ« LDK-sĂ« kandidatĂ«t e cekur me emĂ«r dhe mbiemĂ«r nĂ« arsyetimin e kĂ«saj ankese, pĂ«r shkak tĂ« manipulimit me votat e ardhura me postĂ« dhe tĂ« mos e lejojĂ« subjektin politik LDK t’i zĂ«vendĂ«sojĂ« kandidatĂ«t e larguar”, thuhet nĂ« vendimin e PZAP-sĂ«.

PZAP bën të ditur se refuzohet se e pabazuar ankesa e parashtruar nga LVV-së kundër vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës lidhur me PDK-në.

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mirëpritur vendimin PZAP-it, i cili konfirmon se përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje për të manipuluar dhe delegjitimuar procesin zgjedhor ishin të pabazuara dhe shpërfaqin mosgatishmërinë e tyre për të pranuar vullnetin e mërgatës sonë.

Sipas kësaj partie, ky akt e dëshmon se pretendimet e tyre ishin thjesht një përpjekje për të mbrojtur organizimin e vetëm partiak të manipulimit të votës së mërgatës të dokumentuar me video. /Telegrafi/

The post Zv.ministri Sallahu: PZAP legjitimoi keqpërdorimin e votave me postë, të orkestruara nga LDK-ja appeared first on Telegrafi.

PZAP rrëzon ankesën e LVV-së për anulim dhe rinumërim të votave

19 March 2025 at 16:59

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa njoftoi të mërkurën se ka refuzuar si të pabazuara ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shpalljen e rezultateve përfundimtare.

Ky panel refuzoi ankesën e LVV-së lidhur me anulimin e votave me postë, si dhe për rinumërim të votave në Skenderaj.

PZAP konstatoi se nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur pretendimet e LVV-së dhe për këtë arsye ka refuzuar ankesën.

LVV-ja kishte kërkuar anulimin e rezultateve të votimit me postë për LDK-në si dhe kandidatët e këtij subjekti. Bëhet fjalë për 18.933 vota.

LEXONI GJITHASHTU:

The post PZAP rrëzon ankesën e LVV-së për anulim dhe rinumërim të votave appeared first on Euronews Albania.

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, PZAP ka pranuar gjashtë ankesa nga subjektet politike

18 March 2025 at 12:21

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit disa subjekte politike kanë dërguar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) disa ankesa.

Në një përgjigje dërguar Telegrafit nga PZAP kanë treguar se deri më sot kanë pranuar gjashtë ankesa.

Sipas tyre, tri ankesa i kanë pranuar nga një kandidat i subjektit politik PDK, një ankesë nga subjekti politik PDAK-LPB dhe dy ankesa nga subjekti politik LVV-së.

“PZAP  – i nĂ« lidhje me rezultatet pĂ«rfundimtare tĂ« shpallura nga KQZ ka pranuar gjashtĂ« ankesa, tre ankesa nga njĂ« kandidat i subjektit politik PDK, njĂ« ankesĂ« nga subjekti politik PDAK- LPB, dy ankesa nga subjekti politik LVV. Lidhur me keto ankesa PZAP-i do tĂ« vendosĂ« brenda afatit tĂ« paraparĂ« ligjor”, thuhet nĂ« pĂ«rgjigjen dĂ«rguar Telegrafit.

Ndryshe nga PZAP kanë bërë të ditur se afati për parashtrim të ankesave, ka përfunduar pasditen e së hënës në orën 17:00. /Telegrafi/

 

 

 

The post Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, PZAP ka pranuar gjashtë ankesa nga subjektet politike appeared first on Telegrafi.

Pasi LVV u ankua në PZAP, reagon LDK: Nuk do të lejojmë cenimin e votës së mërgatës

17 March 2025 at 18:45

LDK kundër Vetëvendosjes, thotë se po tenton të manipulojë votën e diasporës.

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar tri ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) në momentet e fundit të afatit ligjor, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

KĂ«rkesat e VetĂ«vendosjes pĂ«rfshijnĂ« anulimin e 18 mijĂ« votave me postĂ« tĂ« LDK-sĂ«, rivotim tĂ« votave me postĂ« pĂ«r diasporĂ«n dhe eliminimin nga lista tĂ« kandidatit pĂ«r deputet Hysen Çekaj.

Ndaj këtyre ankesave ka reaguar menjëherë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), duke e cilësuar këtë veprim si përpjekje për të cenuar vullnetin e lirë të votuesve në diasporë.

“VetĂ«vendosje kĂ«rkon anulimin e votave me postĂ« tĂ« mĂ«rgatĂ«s sonĂ« pĂ«r LDK-nĂ«, vetĂ«m pse nuk u pĂ«lqen rezultati. Kjo pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« cenuar vullnetin e lirĂ« tĂ« votuesve tanĂ« nĂ« mĂ«rgatĂ« pĂ«rbĂ«n njĂ« akt tĂ« rrezikshĂ«m ndaj integritetit demokratik tĂ« procesit zgjedhor.

PikĂ«risht pĂ«rfaqĂ«suesit politikĂ« tĂ« kĂ«saj partie, tĂ« emĂ«ruar nĂ«pĂ«r ambasada dhe konsullata, janĂ« ata qĂ« kanĂ« ndĂ«rhyrĂ« dhe manipuluar votat e diasporĂ«s nĂ« zyra e korridore. Mbi 1.600 fletĂ«votime tĂ« kĂ«saj partie, tĂ« printuara me tĂ« njĂ«jtat gabime teknike, dĂ«shmojnĂ« qartĂ« njĂ« manipulim tĂ« organizuar. PĂ«r mĂ« tepĂ«r, ka prova tĂ« shumta mbi vetĂ«-inkriminimin publik tĂ« aktivistĂ«ve tĂ« VetĂ«vendosjes nĂ« mbushjen masive tĂ« fletĂ«votimeve tĂ« mĂ«rgatĂ«s. NĂ«se duhet tĂ« shqyrtohet anulimi i ndonjĂ« vote pĂ«r shkak tĂ« parregullsive, pikĂ«risht kĂ«to raste duhet tĂ« jenĂ« objekt i njĂ« hetimi tĂ« plotĂ« dhe tĂ« paanshĂ«m,” ka deklaruar Zyra e Informimit e LDK-sĂ«.

LDK po ashtu e ka cilĂ«suar hipokrite kĂ«rkesĂ«n e VetĂ«vendosjes pĂ«r anulimin e votave tĂ« diasporĂ«s shqiptare, duke kujtuar se nĂ« vitin 2019, kjo parti kishte mbrojtur mbi 4.000 zarfe tĂ« ardhura nga “mĂ«rgata” serbe, duke kĂ«rkuar nĂ« GjykatĂ«n Supreme qĂ« ato vota tĂ« pranoheshin si tĂ« rregullta.

“E njĂ«jta parti sot kĂ«rkon anulimin e votave tĂ« diasporĂ«s shqiptare – natyrisht, vetĂ«m atyre qĂ« janĂ« nĂ« favor tĂ« LDK-sĂ« – dhe, njĂ«kohĂ«sisht, synon tĂ« ndalojĂ« kandidimin pĂ«r deputet tĂ« z. Hysen Çekaj, djalit tĂ« heroit tĂ« kombit, Sali Çekaj.

Lidhja Demokratike e KosovĂ«s do tĂ« pĂ«rdorĂ« tĂ« gjitha mjetet demokratike pĂ«r tĂ« mbrojtur integritetin e votĂ«s sĂ« saj, brenda dhe jashtĂ« vendit. Nuk do tĂ« lejojmĂ« qĂ« vullneti politik dhe demokratik i mĂ«rgatĂ«s sonĂ« tĂ« cenohet sa herĂ« qĂ« rezultati zgjedhor nuk pĂ«rputhet me interesat e VetĂ«vendosjes,” pĂ«rfundon reagimi i LDK-sĂ«.

Situata paszgjedhore mbetet e tensionuar, ndërsa pritet vendimi i PZAP-it lidhur me ankesat e dorëzuara./Telegrafi/

The post Pasi LVV u ankua në PZAP, reagon LDK: Nuk do të lejojmë cenimin e votës së mërgatës appeared first on Telegrafi.

LVV dorëzon ankesa në PZAP, kërkon anulimin e 18 mijë votave me postë të LDK-së dhe rivotim

17 March 2025 at 16:10

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar tri ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) në momentet e fundit të afatit të ligjshëm për ankesa, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

KĂ«rkesat e kĂ«saj partie pĂ«rfshijnĂ« , anulimin e 18 mijĂ« votave me postĂ« tĂ« LDK-sĂ«, rivotim tĂ« votave me postĂ« pĂ«r diasporĂ«n dhe eliminimin nga lista tĂ« kandidatit Hysen Çekaj.

Blerim Sallahu dhe Alim Rama nga LĂ«vizja VetĂ«vendosje njoftuan se kanĂ« dorĂ«zuar njĂ« ankesĂ« prej 20 faqesh, ku pretendojnĂ« se kanĂ« paraqitur “prova tĂ« manipulimeve” nga ana e Lidhjes Demokratike tĂ« KosovĂ«s.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, sipas rezultateve përfundimtare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) javën e kaluar, Lëvizja Vetëvendosje doli partia fituese me 42.3% të votave. Megjithatë, kjo parti nuk po e pranon rezultatin dhe ka vendosur të ankimojë vendimin në PZAP.

Zëvendësministri Blerim Sallahu, në një konferencë për medie, deklaroi se ankesa fokusohet në dyshimet për manipulime me votat me postë, sidomos ato të LDK-së.

“DorĂ«zuam ankesĂ« kundĂ«r vendimit tĂ« KQZ-sĂ« pĂ«r shpalljen e rezultateve pĂ«rfundimtare, me pretendimet tona lidhur me votimet me postĂ«. Ka pasur manipulime dhe keqpĂ«rdorime tĂ« shumta nga anĂ«tarĂ«t e LDK-sĂ«, ku votimet kanĂ« ndodhur nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« manipuluar masivisht, me tĂ« njĂ«jtin kimik dhe nga tĂ« njĂ«jtat duar,” deklaroi Sallahu.

Sipas tij, njerĂ«z tĂ« LDK-sĂ« kanĂ« votuar masivisht pĂ«r kĂ«tĂ« parti, ndĂ«rsa ka pasur parregullsi nĂ« regjistrimin e votuesve, pĂ«rfshirĂ« pĂ«rdorimin e njĂ« numri tĂ« vetĂ«m telefoni pĂ«r qindra votues. Sallahu e cilĂ«soi kĂ«tĂ« si njĂ« “organizim kriminal” tĂ« ndodhur nĂ«n strukturat e LDK-sĂ«.

Duke argumentuar padrejtësinë e pretenduar, Vetëvendosje kërkon nga PZAP që:

Të anulojë 18 mijë votat me postë të LDK-së.

Të organizohet rivotim për votat e diasporës.

Kandidatët që kanë marrë më shumë vota me postë se sa në Kosovë, të hiqen nga lista dhe të mos zëvendësohen me të tjerë.

Vendimi i PZAP-së pritet të ndikojë në rrjedhën e procesit zgjedhor dhe në certifikimin përfundimtar të rezultateve.

The post LVV dorëzon ankesa në PZAP, kërkon anulimin e 18 mijë votave me postë të LDK-së dhe rivotim appeared first on Telegrafi.

KQZ shpalli rezultatet përfundimtare, kur mund të certifikohen ato?

15 March 2025 at 18:25

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë e ka miratuar të shtunën rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare, por kjo nuk do të thotë se është  përmbyllur procesi zgjedhor, pasi që subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre lidhur me këto rezultate.

Sipas ligjeve në fuqi, fillimisht ankesat mund të paraqiten në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, dhe në rast se ky institucion hedhë poshtë ndonjë ankesë, pala e pakënaqur mund të ankohet në Gjykatën Supreme.

Por, edhe nëse Supremja i hedh poshtë këto ankesa, atëherë i hapen rrugët KQZ për certifikim, por nëse ndonjë ankesë shqyrtohet nga Supremja, atëherë procesi mund të vonohet.

ÇfarĂ«do ankese do ta zgjaste afatin e certifikimit tĂ« zgjedhjeve edhe pĂ«r disa ditĂ« tĂ« tjera.

Dhe tek pasi të jenë përmbyllur të gjitha lëndët, KQZ e harton raportin final dhe bën certifikimin e rezultateve.

Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme, Neni 106 thotë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikon rezultatet pas përfundimit të të gjitha procedurave.

“KQZ-ja certifikon rezultatet pĂ«rfundimtare tĂ« zgjedhjeve, pas pĂ«rfundimit tĂ« tĂ« gjitha procedurave nĂ« vendvotime dhe qendrat e numĂ«rimit si dhe kur tĂ« gjitha ankesat qĂ« u pĂ«rkasin votimit dhe numĂ«rimit tĂ« vendosura nga PZAP-i dhe çdo ankesĂ« ndaj vendimeve tĂ« PZAP-ja lidhur me to tĂ« jetĂ« vendosur nga Gjykata Supreme e KosovĂ«s”,thuhet nĂ« Ligj.

E në momentin kur KQZ certifikon rezultatet, të njëjtit e njoftojnë Presidentin e Republikës së Kosovës lidhur me rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

Brenda 30 ditëve të certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duhet të thërrasë mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Kjo mbledhje konsiderohet e mbyllur vetëm pasi të jenë zgjedhur kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit.

NĂ« bazĂ« tĂ« rezultateve preliminare, kryetari i Kuvendit do t’i takojĂ« LĂ«vizjes VetĂ«vendosje (LVV), e cila ka fituar mĂ« sĂ« shumti vota. Por, nĂ«se kjo parti nuk e propozon dikĂ« pĂ«r kryetar, procesi do tĂ« ngrijĂ« nĂ« vend.

Por, nëse kryetari i Kuvendit zgjidhet, atëherë nisin tiktaket e orës për afatet tjera.

Presidentja e vendit obligohet që të nominojë partinë fituese të zgjedhjeve si mandatare për formimin e Qeverisë.

NdonĂ«se as kĂ«tu nuk ekziston njĂ« afat i saktĂ«, vendimet nĂ« fuqi pĂ«rcaktojnĂ« qĂ« procesi duhet tĂ« zhvillohet “sa mĂ« parĂ« qĂ« tĂ« jetĂ« e mundur”.

Kabineti duhet t’i sigurojĂ« votat e 61 deputetĂ«ve brenda kĂ«tij afati. Por, nĂ«se kjo nuk ndodh, presidentja Ă«shtĂ« e obliguar qĂ« brenda 10 ditĂ«ve t’i ftojĂ« nĂ« konsultim edhe njĂ« herĂ« partitĂ« politike, edhe tĂ« vendosĂ«, sipas diskrecionit tĂ« saj, pĂ«r mandataren e re, nĂ«se ajo ia dĂ«shmon se i ka numrat pĂ«r tĂ« formuar QeverinĂ«.

Edhe mandatarja e ardhshme duhet t’i ketĂ« 15 ditĂ« kohĂ« qĂ« t’ia paraqesĂ« Kuvendit pĂ«rbĂ«rjen e kabinetit qeveritar.

Nëse Qeveria nuk formohet as pas 40 ditësh, presidentja duhet të shpallë dekretin për zgjedhjet e reja, që duhet të mbahen dyzet ditë prej shpalljes së vendimit./Telegrafi/

The post KQZ shpalli rezultatet përfundimtare, kur mund të certifikohen ato? appeared first on Telegrafi.

KQZ: Mbi 1000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

13 March 2025 at 16:59

Më shumë se 1,000 fletëvotime të cilat fillimisht ishin shpallur të pavlefshme nga votat me postë, janë rivlerësuar dhe tani konsiderohen të vlefshme.

Ky ndryshim erdhi pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili urdhëroi rinumërimin dhe rivlerësimin e 1,631 fletëvotimeve të pavlefshme.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, bëri të ditur se nga ky proces, 1,046 fletëvotime janë rivlerësuar si të vlefshme, ndërsa 585 të tjera mbeten të pavlefshme.

Rezultatet e Zgjedhjeve

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë partia më e votuar në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, duke siguruar 396,022 vota (42.27%) dhe 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Në vendin e dytë është renditur Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 196,353 vota (20.96%) dhe 24 mandate, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 171,249 vota (18.28%) dhe 20 ulëse.

Koalicioni AAK-Nisma ka marrë 66,226 vota (7.07%), ndërsa Lista Serbe ka siguruar 9 ulëse.

Një tjetër vend nga komuniteti serb i takon partisë së Nenad Rashiqit.

Nga komunitetet joshumicë janë fituar gjithsej 10 ulëse, ku përfshihen Kosova Demokratik Partisi (2 deputetë) dhe partitë e tjera me nga një përfaqësues: Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Nova Demokratska Stranka, Socijaldemokratska Unija, Partia Liberale Egjiptiane, Koalicija Vakat, Partia e Ashkalinjve për Integrim, Jedinstvena Goranska Partija dhe Partia Rome e Bashkuar e Kosovës.

The post KQZ: Mbi 1000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit appeared first on Telegrafi.

KQZ në pritje të vendimit nga Supremja, para shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve

13 March 2025 at 14:57

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është në fazën e fundit të përmbylljes së procesit zgjedhor të 9 shkurtit, por para shpalljes së rezultateve përfundimtare duhet të marrë konfirmime nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dhe Gjykata Supreme.

Këto institucione kanë kompetencë për të trajtuar çdo ankesë apo kontestim që mund të ndikojë në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se aktualisht ky institucion është duke pritur vendimin e Gjykatës Supreme për një ankesë të paraqitur nga një subjekt politik i certifikuar.

Ai theksoi se KQZ po ndjek hapat e paraparë me Ligjin e ri për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe aktet nënligjore për të garantuar transparencën dhe ligjshmërinë e procesit.

“PĂ«r tĂ« ardhur deri te shpallja e rezultateve pĂ«rfundimtare tĂ« subjekteve politike dhe kandidatĂ«ve pĂ«r deputetĂ«, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Ă«shtĂ« duke ndjekur hapat e pĂ«rcaktuar me ligj. Aktualisht, KQZ Ă«shtĂ« duke pritur vendimin nga Gjykata Supreme lidhur me ankesĂ«n e njĂ« subjekti politik tĂ« certifikuar. Para se tĂ« thĂ«rrasĂ« mbledhjen pĂ«r shpalljen e rezultateve, KQZ do tĂ« sigurohet pĂ«r konfirmimet nga PZAP dhe Gjykata Supreme pĂ«r tĂ« parĂ« nĂ«se ka ndonjĂ« ankesĂ« tĂ« pazgjidhur dhe nĂ«se mund tĂ« procedojĂ« me shpalljen e rezultateve pĂ«rfundimtare,” tha Elezi.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në vendin e dytë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në vendin e tretë dhe koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)-Nisma në vendin e katërt.

Procesi i certifikimit të rezultateve është një hap kyç në përmbylljen e ciklit zgjedhor dhe garantimin e legjitimitetit të institucioneve që do të dalin nga këto zgjedhje.

Nëse nuk ka pengesa ligjore apo vendime të reja nga Gjykata Supreme dhe PZAP, pritet që KQZ të shpallë rezultatet përfundimtare në ditët në vijim.

The post KQZ në pritje të vendimit nga Supremja, para shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve appeared first on Telegrafi.

Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë

9 March 2025 at 21:15

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ashpër ndaj Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke e akuzuar për shmangie nga vendimi për rivotimin e votave me postë.

Sipas Vetëvendosjes, administrimi i votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka treguar për manipulime të organizuara nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Në këtë kontekst, partia ka dorëzuar një ankesë për anulimin e këtyre votave dhe kërkesën për rivotim përmes postës.

“VĂ«zhguesit tanĂ« kanĂ« mbledhur fakte dhe prova pĂ«r shkelje tĂ« shumta, tĂ« cilat tregojnĂ« ndĂ«rhyrje tĂ« organizuar nĂ« votimin pĂ«rmes postĂ«s nga LDK. KQZ njoftoi se numĂ«rimi pĂ«rfundoi mĂ« 5 mars 2025, nĂ« ora 21:00, dhe afati pĂ«r ankesa ishte 48 orĂ« nga ai moment. Ne e dorĂ«zuam ankesĂ«n mĂ« 7 mars, nĂ« ora 20:20, brenda afatit ligjor”, thuhet nĂ« reagimin e VetĂ«vendosjes.

Sipas kësaj partie, vendimi i PZAP-së për të shpallur ankesën e tyre të pasafatshme është i pashpjegueshëm dhe bie ndesh me ligjin.

“Justifikimi i PZAP-sĂ« Ă«shtĂ« njĂ« pĂ«rpjekje e qartĂ« pĂ«r t’i ikur pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« institucionale dhe ligjore. Shkeljet dhe manipulimi flagrant i votimit pĂ«rmes postĂ«s nuk mund tĂ« anashkalohen. Integriteti i zgjedhjeve duhet tĂ« garantohet me anulimin e votave dhe rivotimin pĂ«rmes postĂ«s”, pĂ«rfundon reagimi i VetĂ«vendosjes.

Partia ka njoftuar se do të ushtrojë një ankesë të re pas shpalljes së rezultateve përfundimtare./Telegrafi/

The post Vetëvendosje akuzon PZAP-në për mosrespektim të afateve dhe shpërfillje të kërkesës për anulim të votave me postë appeared first on Telegrafi.

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

9 March 2025 at 15:39

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka marrë vendim që të rinumërohen 177 kuti të votimit, me 1613 fletëvotime që ishin shpallur të pavlefshme, të dërguara nga votuesit jashtë Kosovës në kutinë postare të KQZ-së.

Vendimi i PZAP-së ka ardhur pas ankesës së parashtruar nga Lëvizja Vetëvendosje pas vendimit që KQZ mori ditë më parë duke mos miratuar rinumërimin e këtyre kutive.

“Anulohet vendimi i KQZ-sĂ« i datĂ«s 06.03.2025, urdhĂ«rohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, respektivisht Qendra e NumĂ«rimit dhe Rezultateve, sipas rekomandimit tĂ« Sekretariatit tĂ« KQZ tĂ« datĂ«s 06.03.2025, tĂ« bĂ«jĂ« hapjen e 177 kutive tĂ« votimit, me 1613 fletĂ«votime tĂ« pavlefshme, tĂ« dĂ«rguara nga votuesit jashtĂ« KosovĂ«s nĂ« kutitĂ« postare tĂ« KQZ-sĂ«, tĂ« njĂ«jtat fletĂ«votime tĂ« rivlerĂ«sohen, tĂ« numĂ«rohen dhe tĂ« pĂ«rfshihen nĂ« rezultatin pĂ«rfundimtar”, thuhet nĂ« vendimin e PZAP-sĂ«.

Tutje thuhet se nga shkresat e lëndës konstatohet se Sekretariati i KQZ-së me datë 06.03.2025 i ka rekomanduar KQZ-së që të marrë vendim për hapjen e të gjitha kutive të votimit përmes postës, me qëllim që të ri-vlerësohen dhe të numërohen të gjitha fletëvotimet që janë shpallë të pavlefshme në përputhje me vendimin e PZAP.

Kujtojmë se në mbledhjen e mbajtur të enjten KQZ nuk miratoi propozimin e Sekretariatit për rinumërimin e këtyre votave.

Besnik Buzhala kishte thënë se duke u mbështetur me vendimin e PZAP-së, sekretariati i KQZ-së i rekomandon KQZ që të marrë vendim për hapjen e disa kutive të votimit përmes postës me qëllim të vlerësimit të fletëvotimeve që janë shpall të pavlefshme.

“BĂ«het fjalĂ« pĂ«r 1631 fletĂ«votime tĂ« pavlefshme, ku kĂ«to pĂ«rfshijnĂ« gjithsejtĂ« 177 vendvotime nga 187 gjithsejtĂ«. Pra nga 177 vendvotime qĂ« pĂ«rmbajnĂ« fletĂ«votime tĂ« pavlefshme, tĂ« zbrazĂ«ta dhe tĂ« pa pĂ«rdorura, prej 1-10 fletĂ«votime pĂ«rfshijnĂ« 117 vendvotime, prej 11-20 pĂ«rfshijnĂ« 56 vendvotime, 21-25 fletĂ«votime tĂ« pavlefshme pĂ«rfshijnĂ« 4 vendvotime. TĂ« hapen kĂ«to 177 kuti tĂ« votimit nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« vlerĂ«sohen fletĂ«votimet e pavlefshme nĂ« bazĂ« tĂ« vendimit qĂ« ka marrĂ« PZAP”, tha Buzhala. /Telegrafi/

 

 

 

The post PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit appeared first on Telegrafi.

Tri ankesa në PZAP, KQZ pret shqyrtimin e tyre para se të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare 

8 March 2025 at 11:36

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka bërë të ditur për Telegrafin se KQZ është njoftuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa se në këtë institucion janë paraqitur tri ankesa nga një subjekt politik.

Elezi në një deklaratë për Telegrafin tha se KQZ do të pres vendimmarrjen lidhur me këto ankesa para se të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës.

“KQZ Ă«shtĂ« njoftuar nga Paneli Zgjedhor pĂ«r Ankesa dhe Parashtresa se nĂ« kĂ«tĂ« institucion janĂ« paraqitur tri ankesa nga njĂ« subjekt politik. Andaj, KQZ do tĂ« presĂ« vendimmarrjen e PZAP-it dhe eventualisht edhe tĂ« GjykatĂ«s Supreme para se tĂ« procedojĂ« me shpalljen e rezultateve pĂ«rfundimtare tĂ« Zgjedhjeve pĂ«r Kuvendin e KosovĂ«s, tĂ« cilat janĂ« mbajtur mĂ« 9 shkurt 2025”, tha ai.

Ndryshe, sot Lëvizja Vetëvendosje sërish ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për manipulim të votave që kanë ardhur me postë nga mërgata.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka thënë se kërkojnë hetim të plotë për të gjitha parregullsitë e raportuara në mënyrë që të sigurohet një proces zgjedhor i pastër, i drejtë dhe i ndershëm.

“ËshtĂ« evidente skema qĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rdorur nga votimi pĂ«rmes postĂ«s nĂ« mĂ«rgatĂ«. 400% mĂ« shumĂ« vota pĂ«r LDK-nĂ«, me vota shabllone pĂ«r kandidatĂ« tĂ« caktuar, ndĂ«rkohĂ« qĂ« ekstremisht larg nga ky trend janĂ« PDK e parti tĂ« tjera opozitare. LĂ«vizja VETËVENDOSJE! kĂ«rkon hetim tĂ« plotĂ« pĂ«r tĂ« gjitha parregullsitĂ« e raportuara nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« sigurohet njĂ« proces zgjedhor i pastĂ«r, i drejtĂ« dhe i ndershĂ«m. Sikurse, shkeljet dhe parregullsitĂ« e evidentuara tashmĂ« i kemi raportuar nĂ« polici dhe prokurori”, ka theksuar ai.

Tutje, ai ka shkruar se mbesin në pritje të reagimeve konkrete dhe zyrtare nga institucionet përgjegjëse.

“Vullneti i popullit i shprehur nĂ« zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 nuk mund tĂ« preket e as tjetĂ«rsohet”, thotĂ« ai. /Telegrafi/

The post Tri ankesa në PZAP, KQZ pret shqyrtimin e tyre para se të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare  appeared first on Telegrafi.

PZAP shpall të pasafatshme ankesën e PDAK-LPB ndaj PAI për votat e diasporës

7 March 2025 at 17:25

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka shpallur të pasafatshme ankesën e koalicionit PDAK-LPB ndaj Partisë së Ashkalinjve për Integrim (PAI) lidhur me rezultatet e votave të diasporës.

Koalicioni PDAK-LPB kishte dorĂ«zuar ankesĂ«n mĂ« 5 mars 2025, duke kontestuar votat e PAI-sĂ« tĂ« ardhura nga diaspora, me pretendimin se ato janĂ« “orkestruar” dhe se individĂ« tĂ« PAI-sĂ« kanĂ« keqpĂ«rdorur dokumente identifikimi pĂ«r tĂ« regjistruar dhe votuar nĂ« emĂ«r tĂ« tĂ« tjerĂ«ve.

Në ankesë thuhet se nga diaspora janë votuar vetëm dy kandidatë të PAI-së, Artan Asllani dhe Besart Jashari, ndërsa ka pasur dyshime edhe për Hetem Arifin, veçanërisht për votat e qytetarëve me prejardhje nga Lipjani dhe Shtimja që jetojnë në Gjermani. Si dëshmi, ankuesit kishin dorëzuar video dhe prova të tjera materiale.

PZAP: Ankesa e paraqitur pas afatit ligjor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) e hodhi poshtë ankesën, duke argumentuar se pala ankuesese nuk e ka precizuar mjaftueshëm gjendjen faktike dhe se nuk janë specifikuar shkeljet e procesit të numërimit. KQZ theksoi se pretendimet nuk kanë bazë ligjore dhe nuk janë mbështetur me prova të qarta.

Sa i përket pretendimeve për orkestrim të votave, KQZ deklaroi se nuk ka kompetencë për të ndërhyrë në hetimet e organeve të drejtësisë, pasi rasti është dorëzuar edhe në Prokurori nga koalicioni PDAK-LPB.

PZAP vendosi që ankesa ishte paraqitur pas afatit ligjor dhe se rezultatet e KQZ-së nuk janë ende përfundimtare, duke rrëzuar kështu pretendimet e PDAK-LPB.

PDAK-LPB: Procesi zgjedhor është manipuluar

Kryetarët e PDAK-LPB, Qazim Rrahmani dhe Jeton Emini, në një konferencë për media më 26 shkurt 2025, akuzuan PAI-në për manipulim të votave të diasporës.

“Ne jemi fituesit e zgjedhjeve, por kemi pranuar dĂ«shmi qĂ« PAI ka orkestruar votat e diasporĂ«s. NjĂ« person ka votuar pĂ«r 50 apo 60 tĂ« tjerĂ«, duke pĂ«rdorur letĂ«rnjoftimet e tyre,” tha Rrahmani, duke pretenduar se votuesit janĂ« regjistruar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« dyshimtĂ« dhe votat janĂ« blerĂ«.

Ai dhe Emini thanë se kanë dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale dhe në gjykatat përkatëse, ndërsa kërkuan anulimin e votave të diasporës për PAI.

PAI: Akuzat janë trillime

Nga ana tjetĂ«r, kryetari i PAI-sĂ«, Hetem Arifi, i cilĂ«soi pretendimet e PDAK-LPB si “trillime dhe manipulime” pĂ«r tĂ« njollosur procesin zgjedhor.

“PAI Ă«shtĂ« nĂ« pritje tĂ« rezultateve pĂ«rfundimtare dhe do tĂ« bashkĂ«punojĂ« me organet e drejtĂ«sisĂ« pĂ«r tĂ« dĂ«shmuar tĂ« vĂ«rtetĂ«n,” shkroi Arifi nĂ« Facebook.

Ai theksoi se KQZ dhe PZAP tashmë i kanë hedhur poshtë këto akuza dhe se partia e tij mbetet e përkushtuar ndaj një procesi të drejtë zgjedhor.

Sipas rezultateve paraprake, PAI ka siguruar një mandat në Kuvendin e Kosovës.

The post PZAP shpall të pasafatshme ankesën e PDAK-LPB ndaj PAI për votat e diasporës appeared first on Telegrafi.

PZAP verifikon disa fletëvotime të pavlefshme

3 March 2025 at 11:37

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë parë zyrtarë të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për të verifikuar kuti me fletëvotime të pavlefshme, raporton KosovaPress.

Më herët ka pasur ankesa nga Lëvizja Vetëvendosje rreth disa fletëvotimeve që janë shpallur të pavlefshme.

Në QNR edhe të hënën po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi përmes postes.

Nga të dhënat e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri më tani janë numëruar 66.31 për qind e votave me postë.

Bazuar nĂ« tĂ« dhĂ«nat e KQZ-sĂ«, KosovaPress raporton se nĂ« numĂ«rimin e deritanishĂ«m tĂ« votave me postĂ« pĂ«r zgjedhjet parlamentare te 9 shkurtit, prin LĂ«vizja VetĂ«vendosje nĂ« koalicion me Guxo dhe Alternativa me 52.72 pĂ«r qind, e pasuar nga Lidhja Demokratike e KosovĂ«s me 29.80 pĂ«r qind, Partia Demokratike e KosovĂ«s me 7.98 pĂ«r qind, Aleanca pĂ«r ArdhmĂ«rinĂ« e KosovĂ«s – Nisma me 3.32 pĂ«r qind.

Ndërkaq, pas përfundimit të numërimit të këtyre votave, do të nis numërimi i atyre me kusht dhe personave me aftësi të kufizuara, raporton KosovaPress.

The post PZAP verifikon disa fletëvotime të pavlefshme appeared first on Telegrafi.

PZAP gjobit sërish subjektet politike, kjo është vlera e tyre

7 February 2025 at 15:50

Lëvizja Vetëvendosje shkaku i pesë ankesave të fundit në PZAP që janë bërë nga subjektet politike, tri nga PDK-ja, një nga LDK-ja si dhe një nga Instituti Demokratik i Kosovës është gjobitur në total me 30 mijë e 500 euro për shkelje të Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët.

Partia Demokratike e Kosovës është ankuar në PZAP për pretendimet se subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje në rrjetin social në Facebook në profilin zyrtar ka publikuar një fotografi me investimet e bëra në Klinikën e Oftalmologjisë në të cilën fotografi e ka bashkangjitur edhe logon e LVV-së. LVV nga PZAP dënohet me gjobë prej 4 mijë e 500 euro.

PDK sĂ«rish ka dĂ«rguar ankesa nĂ« PZAP me pretendimet se mĂ« 03.02.2025 nĂ« profilin e mbĂ«shtetĂ«sit, simpatizantit dhe aktivistit tĂ« LVV-sĂ«, me emrin nĂ« rrjetin social nĂ« Facebook “Albin Forca”, ka publikuar disa video me tekst shoqĂ«rues, nĂ« tĂ« cilĂ«n shkruan “PDK, mos bĂ«ni fushatĂ« me familjen Jashari
”, si dhe disa ankesa tjera tĂ« cilat mund t’i shikoni nĂ« vendim. PĂ«r kĂ«tĂ« PZAP dĂ«non LVV-nĂ« me gjobĂ« prej 15 mijĂ« euro.

PDK poashtu është ankuar ndaj gjuhës së kryeministrit Albin Kurti në një tubim në Gjilan. Nga kjo ankesë LVV dënohet me gjobë prej 5 mijë euro.

Instituti Demokratik i Kosovës është ankuar për Lëvizjen Vetëvendosje duke pretenduar se në një tubim në Gjilan është identifikuar pjesëmarrja e fëmijëve nën moshën 15 vjeç. Më këtë arsyetim Vetëvendosje është dënuar me 3 mijë euro.

Lëvizja vetëvendosje në njërën nga ankesat është gjobitur nga PZAP shkaku i ankesës së LDK-së me 3 mijë euro.

NĂ« arsyetim thuhet se LDK ka vĂ«rejtur se kandidati pĂ«r deputet i LVV Dimal Basha ka postuar nĂ« Facebook foto tĂ« ish kryeministrit Avdullah Hoti qĂ« vjen nga radhĂ«t e LDK-sĂ« dhe njĂ« foto tĂ« presidentit serb Aleksandar Vuçiq ku thuhet: “Oferta e 9 shkurtit e pĂ«rmbledhur me njĂ« foto”.

Përveç dënimit këtë postim Basha është urdhëruar që ta largoj nga rrjeti social.

Lëvizja Vetëvendosje është ankuar në PZAP me pretendimin se në Ferizaj ka identifikuar banerin/posterin e vendosur në hapësirat/objektet/rrugët publike të kandidates për deputet nga radhët e LDK-së, Bahrije Hyseni. Në lidhje me këtë LDK dënohet me gjobë prej 2 mijë euro.

Lëvizja Vetëvendosje është ankuar ndaj subjektit politik LDK për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët gjatë fushatës zgjedhore. LDK është dënuar me gjobë prej 3 mijë euro.

“LVV nĂ« Istog ka identifikuar nĂ« profilin nĂ« Instagram tĂ« kandidates pĂ«r deputete nga lista e LDK-sĂ«, Serbeze Kabashi Muçaj, njĂ« video me tekst shoqĂ«rues tĂ« realizuar nĂ« hapĂ«sirat e brendshme tĂ« QendrĂ«s Kryesore pĂ«r MjekĂ«si Familjare nĂ« Istog”, thuhet nĂ« vendim tĂ« PZAP-sĂ«.

Sërish LVV është ankuar ndaj subjektit politik Srpska Dekoratija për pretendimet se aktivistë të saj kanë identifikuar banerë/posterë të vendosur në hapësirat/rrugët publike të subjektit Srpska Dekratija, në Zveçan.

Kjo parti nga PZAP është dënuar me gjobë prej 4 mijë e 500 euro.

Gjithashtu Qendra për Barazi dhe Liri (CEL Kosova) dhe Dylberizmi pretendon se më datë 01.02.2025 gjatë fushatës zgjedhore të subjektit politik Koalicioni për Familje në qytetin e Rahovecit, ngjarje e cila më pas është postuar në rrjete sociale Facebook, janë bërë deklarata të cilat përmbajnë gjuhë nxitëse dhe stigmatizuese ndaj komunitetit LGBTI+.

Ndaj këtij vendimi Koalicioni për Familjen gjobitet në shumën prej 5 mijë euro. /Telegrafi/

The post PZAP gjobit sërish subjektet politike, kjo është vlera e tyre appeared first on Telegrafi.

VendosĂ«n posterĂ«t nĂ« stacionet e autobusĂ«ve nĂ« kryeqytet – LDK gjobitet me 12 mijĂ« euro

3 February 2025 at 13:59

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka vazhduar me shqiptimin e gjobave ndaj subjekteve politike që kanë shkelur Kodin e Mirësjelljes, gjatë fushatës zgjedhore.

PZAP së fundmi ka dënuar me 12 mijë euro, Lidhjen Demokratike të Kosovës, për shkak të vendosjes së posterave të disa kandidatëve në hapësirat publike, konkretisht në stacionet e desitunuara për pritje të autobusëve.

Këtë vendim PZAP e mori më 1 shkurt pas dorëzimit të 11 ankesave nga Lëvizja Vetëvendosje më 21 janar 2025.

NĂ« arsyetimin e kĂ«tij vendimi thuhet se nĂ« ankesĂ«n Anr.85/2025 aktivistĂ« tĂ« LVV-sĂ« nĂ« PrishtinĂ« kanĂ« identifikuar poster tĂ« vendosur nĂ« rrugĂ«n “C” nga kandidati pĂ«r kryeministĂ«r Lumir Abdixhiku dhe kandidatĂ«t pĂ«r deputetĂ« Izet Sadiku dhe Fiknete Betja nga radhĂ«t e subjektit politik LDK, duke shfrytĂ«zuar jashtĂ«ligjshĂ«m dhe nĂ« kundĂ«rshtim me dispozitat ligjore lidhur me mbarĂ«vajtjen e zgjedhjeve, hapĂ«sirat publike, konkretisht tĂ« njĂ«jtit shfrytĂ«zojnĂ« hapĂ«sirat nĂ« stacionet  e destinuara pĂ«r pritje tĂ« autobusĂ«ve.

Një veprim i tillë thuhet se është vërejtur edhe nga kandidati Shkëmb Manaj, Sokol Havolli, Doruntinë Maloku, Arben Gashi, Doarsa Kica Xhelili, Besian Mustafa, Alban Zogaj, Hykmete Bajrami, Sibel Halimi.

PĂ«rveç rrugĂ«s “C”, vendosja e posterave nĂ« hapĂ«sirat qĂ« shfrytĂ«zohen pĂ«r pritje tĂ« autobusĂ«ve janĂ« hasur edhe nĂ« rrugĂ«n “Hemine Lekaj” nĂ« lagjen Bregu i Diellit, rrugĂ«n “Afrim Zhitia”, rrugĂ«n “Xheladin Rekaliu”, rrugĂ«n “Enver Maloku,  rrugĂ«n “Fehmi Lladrovci”, rrugĂ«n “Abrnor dhe Astrit Dehari” dhe rrugĂ«n “Eqrem Qabej”.

Me këto veprime kandidatët nga subjekti politik LDK, kanë bërë shkelje të nenit 34 paragrafi 1 nën paragrafi 1.2 të Ligjit Nr08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës.

Vendimi i plotĂ« KËTU. /Telegrafi/

The post VendosĂ«n posterĂ«t nĂ« stacionet e autobusĂ«ve nĂ« kryeqytet – LDK gjobitet me 12 mijĂ« euro appeared first on Telegrafi.

LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë

2 February 2025 at 23:02

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka shqiptuar gjoba të larta ndaj subjekteve politike për shkeljet e bëra gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025. Deri më 2 shkurt, vlera totale e gjobave të vendosura nga PZAP ka arritur në 515,000 euro.

Gjobat janë shqiptuar për shkelje të ndryshme të Kodit të Etikës, duke përfshirë përdorimin e gjuhës nxitëse të urrejtjes, përdorimin e resurseve publike për qëllime elektorale, vendosjen e materialit propagandistik në hapësira publike pa leje dhe përfshirjen e fëmijëve në aktivitetet e fushatës.

Subjektet më të ndëshkuara nga PZAP

Sipas vendimeve të PZAP, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kryeson listën e shkelësve me 30 raste të evidentuara, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 20 raste, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 19 raste, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 8 raste dhe Koalicioni për Familjen me 5 raste.

Në aspektin financiar, gjobat janë shpërndarë si më poshtë:

LĂ«vizja VetĂ«vendosje (LVV) – 171,000 euro

Lidhja Demokratike e KosovĂ«s (LDK) – 125,000 euro

Partia Demokratike e KosovĂ«s (PDK) – 97,500 euro

Aleanca pĂ«r ArdhmĂ«rinĂ« e KosovĂ«s (AAK) – 66,200 euro

Koalicioni pĂ«r Familjen – 26,100 euro

Lista Serbe – 13,500 euro

Partia Liberale Egjiptiane (PLE) – 3,000 euro

SRB Demokratija – 7,500 euro

Partia Kosovksi SRBA – 7,200 euro

Nova Stranka – 1,500 euro

Iniciativa e Re Demokratike e KosovĂ«s (IRDK) – 1,500 euro

Partia e Ashkalinjve pĂ«r Integrim – 1,000 euro

Shkeljet më të shpeshta gjatë fushatës

PZAP ka evidentuar një numër të madh shkeljesh nga subjektet politike, duke përfshirë:

Përdorimi i gjuhës së urrejtjes: Disa kandidatë kanë përdorur retorikë përçarëse dhe fjalor ofendues kundër kundërshtarëve politikë gjatë tubimeve dhe postimeve në rrjete sociale.

Keqpërdorimi i resurseve publike: Kandidatë dhe zyrtarë të caktuar janë kapur duke shfrytëzuar hapësirat publike dhe institucionet shtetërore për promovim elektoral.

Vendosja e materialeve propagandistike pa leje: Posterët dhe banderolat e partive janë vendosur në hapësira publike pa lejen e autoriteteve përkatëse.

Përdorimi i fëmijëve në aktivitete elektorale: Në disa raste, janë raportuar tubime elektorale ku kanë marrë pjesë fëmijë nën moshën 15 vjeç, duke shkelur rregullat e fushatës.

PZAP ka theksuar se masat ndĂ«shkuese synojnĂ« tĂ« mbajnĂ« njĂ« proces zgjedhor tĂ« drejtĂ« dhe tĂ« lirĂ« nga presionet e paligjshme. MegjithatĂ«, mbetet pĂ«r t’u parĂ« nĂ«se kĂ«to gjoba do tĂ« kenĂ« ndikim nĂ« sjelljen e partive politike nĂ« ditĂ«t e mbetura tĂ« fushatĂ«s.

Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025 pritet të jenë një ndër proceset më të vëzhguara, duke pasur parasysh tensionet politike dhe sfidat në respektimin e rregullave zgjedhore.

The post LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë appeared first on Telegrafi.

​LVV dhe LDK partitĂ« mĂ« tĂ« gjobitura nga PZAP

1 February 2025 at 12:43

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për tri javë të fushatës zgjedhore ka shqiptuar gjoba në deri në 43.2400 euro për subjektet publike që kanë kryer shkelje të kodit të etikës. Më së shumti gjoba ka marrë LDK me 113500 euro, pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 11500 euro, Partia Demokratike 87 mijë euro, AAK 69.700 euro.

Violeta Haxholli nga Koalicioni Demokracia në Veprim, gjatë një konference për media, tha se vetëm në javën e tretë të fushatës kanë evidentuar 48 raste ku është përdorur gjuha e urrejtjes nga subjektet politike

“FatkeqĂ«sisht gjatĂ« kĂ«saj jave kemi pasur mĂ« shumĂ« raste tĂ« pjesĂ«marrjes sĂ« organizuar tĂ« nxĂ«nĂ«sve, qĂ« gjithashtu Ă«shtĂ« njĂ« praktikĂ« nĂ« kundĂ«rshtim me legjislacionin. VĂ«zhguesit e Demokracia nĂ« Veprim, vetĂ«m gjatĂ« kĂ«saj jave kanĂ« raportuar deri nĂ« 7 raste tĂ« reja, nĂ«pĂ«r aktivitete tĂ« organizuar pothuajse nga tĂ« gjitha partitĂ« politike, pa dallim. PĂ«rdorimi i gjuhĂ«s nxitĂ«se dhe tĂ« urrejtjes Ă«shtĂ« pĂ«rkeqĂ«suar nĂ« javĂ«n e tretĂ« tĂ« fushatĂ«s. VĂ«zhguesit e Demokracia nĂ« Veprim, vetĂ«m kĂ«tĂ« janĂ« i kanĂ« evidentuar deri nĂ« 48 raste, ku partitĂ« politike kanĂ« pĂ«rdorur gjuhĂ« nxitĂ«se dhe tĂ« urrejtjes nĂ«pĂ«r aktivitete e tyre. Sa i pĂ«rket fushatĂ«s nĂ« hapĂ«sirĂ«n online, njĂ« hapĂ«sirĂ« qĂ« po pĂ«rdoret nga subjektet politike pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« fushatĂ«, Demokracia nĂ« Veprim, deri mĂ« tani i ka monitoruar rreth 679 kandidatĂ«, prej tĂ« cilĂ«ve 447 kandidat janĂ« burra dhe 232 janĂ« gra. GjatĂ« tri javĂ«ve tĂ« fushatĂ«s nĂ« total janĂ« identifikuar 623 raste ku nĂ« hapĂ«sirĂ«n online Ă«shtĂ« pĂ«rdorur gjuha e urrejtjes, veçanĂ«risht nga videot e shpĂ«rndara nga partitĂ« politike.

MĂ« sĂ« shumti gjuhĂ« e urrejtjes Ă«shtĂ« pĂ«rdorur ndaj kandidatit tĂ« LĂ«vizjes VetĂ«vendosje pĂ«r kryeministĂ«r me 7 % tĂ« komenteve drejtuar atij, pasuar nga kandidati i PDK-sĂ« me 5 %, kandidati i AAK-sĂ« me 4 % dhe kandidati i LDK-sĂ« pĂ«r kryeministĂ«r me 4 % tĂ« komenteve qĂ« pĂ«rbĂ«jnĂ« gjuhĂ« nxitĂ«se dhe tĂ« urrejtjes”, tha ajo duke shtuar se 232 raste tĂ« gjuhĂ«s sĂ« urrejtjes, 37 % tĂ« rasteve i targĂ«tojnĂ« gratĂ« e partive politike.

Sipas saj, në fjalimet e kandidatëve kanë mbizotëruar tema e ekonomisë dhe pagat, megjithatë, shumicën e fjalimeve po i mbajnë kandidatët për kryeministër por jo edhe kandidatët për deputet nga ato komuna.

“NĂ« tri javĂ«t e fushatĂ«s janĂ« evidentuar gjithsej 36 raste tĂ« keqpĂ«rdorimit tĂ« resurseve publike pĂ«r qĂ«llime elektorale, mirĂ«po nĂ« krahasim me dy javĂ«t e kaluara vĂ«rehet njĂ« numĂ«r me i ulĂ«t me vetĂ«m 6 raste, ku partitĂ« politike nga pushteti dhe opozita i kanĂ« pĂ«rdorur resurset publike pĂ«r qĂ«llimet e fushatĂ«s. DNV po monitoron edhe transparencĂ«n dhe financimin e fushatĂ«s, ku ndonĂ«se tĂ« organizuara nĂ« objekte publike, aktivitetet e subjekteve politike, natyrisht pĂ«rfshijnĂ« shpenzime, materiale shpenzuese tĂ« cilat ato po i pĂ«rdorin. KartĂ«vizitat janĂ« elementi mĂ« i shpeshtĂ« tĂ« cilat partitĂ« politike po e shpĂ«rndajnĂ« pĂ«r qytetarĂ«t, pastaj broshurat, pijet si dhe shpenzimet, zerimi, videoxhirimet profesionale, ndriçimi, qĂ« po i karakterizojnĂ« tubimet e partive politike.

Ajo u ndal edhe te shpenzimet e subjekteve politike dhe kandidatëve në platformat online.

“VetĂ«m gjatĂ« javĂ«s sĂ« tretĂ« ka pasur rreth 3 mijĂ« postime tĂ« sponzorizuara tĂ« partive dhe janĂ« shpenzuar nga partitĂ« rreth 50 mijĂ« euro pĂ«r sponzorime nĂ« rrjet sociale. Kjo pĂ«rbĂ«n trefishin e numrit tĂ« postimeve dhe dyfishin e kostos sĂ« shpenzuar, krahasuar me javĂ«n e parĂ« tĂ« fushatĂ«s, çka tregon edhe pĂ«r njĂ« intensifikim tĂ« fushatĂ«s nĂ« javĂ«n e tretĂ«. Kandidati i LDK-sĂ« po prinĂ« me shpenzime nĂ« facebook dhe Instagram, i cili deri mĂ« tani ka shpenzuar rreth 12 mijĂ« euro pĂ«r sponzorime tĂ« postimeve, pasuar nga kandidati i PDK-sĂ«, Bedri Hamza, Memli Krasniqi, Abelard Tahiri, LĂ«vizja VetĂ«vendosje si faqe 2 mijĂ« euro, Ramush Haradinaj, Uran Ismaili e kĂ«shtu me radhĂ«â€, tha ajo.

Ajo u ndal edhe te gjobat e PZAP-së për shkelje të rregullave të fushatës, ku ka nxjerrë rreth 133 vendime, prej të cilave 86 kanë qenë aprovuese, ndërsa, 47 kanë qenë refuzuese.

“LartĂ«sia e gjobave qĂ« PZAP e ka shqiptuar deri mĂ« tani shkon deri nĂ« 432400 euro pĂ«r gjoba pĂ«r subjektet publike qĂ« kanĂ« kryer shkelje tĂ« kodit tĂ« etikĂ«s. MĂ« sĂ« shumti gjoba ka marrĂ« LDK me 113500 euro gjobĂ«, pasuar LĂ«vizja VetĂ«vendosje 11500 euro, Partia Demokratike 87 mijĂ« euro, AAK 69.700 euro, pastaj edhe disa parti tĂ« vogla qĂ« janĂ« garuese”, tha ajo.

Dushan Radakoviq që vepron në kuadër të organizatave që monitorojnë zgjedhjet, u ndal edhe te fushata zgjedhore te komuniteti serb, ku tha se asnjë parti serbe nuk po paraqet plan për zhvillimin dhe kushtet e serbëve në Kosovë./kp/

The post ​LVV dhe LDK partitĂ« mĂ« tĂ« gjobitura nga PZAP appeared first on Telegrafi.

“Turp Ă«shtĂ« mu martu burri me burrĂ«â€, Bytyqi nga Lista pĂ«r Familjen tregon pse po dĂ«nohen nga PZAP-ja

28 January 2025 at 20:36

Lista për Familjen është gjobitur me 18 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për gjuhën e përdorur gjatë fushatës politike.

Në Debat Plus, Asdren Bytyqi, kandidat për deputet nga kjo listë, deklaroi se gjobat janë vendosur për shkak të qëndrimeve kundër martesave të gjinisë së njëjtë, të shprehura gjatë fushatës.

“Neve 18 mijĂ« euro na kanĂ« dĂ«nuar deri tash. Tri vendime i kemi pĂ«r shkak tĂ« gjuhĂ«s qĂ« po e pĂ«rdorim. Duhet ta dinĂ« qytetarĂ«t se gjuha qĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« objekt i dĂ«nimit Ă«shtĂ« ‘ne nuk do tĂ« lejojĂ« martesĂ«n burrĂ« me burrĂ«, grua me grua’.

ËshtĂ« e paprecedent kĂ«to viteve tĂ« fundit nĂ« KosovĂ« qĂ« kemi njĂ« kufizim tĂ« tillĂ«, tĂ« lirisĂ« sĂ« shprehjes. Sidomos nĂ« njĂ« kontekst tĂ« njĂ« gare politike. Ne po dĂ«nomi pĂ«r shkak tĂ« pĂ«rdorimi tĂ« fjalĂ«ve ‘turp Ă«shtĂ« mu martu burri me burrë’, ‘marre Ă«shtĂ« me u martu burri me burrë’. Kemi tĂ« bĂ«jmĂ« tĂ« me ideologji dhe na detyrojnĂ« tĂ« heshtim pĂ«rballĂ« kĂ«tij degjenerimi. Ne kemi parashtruar ankesĂ« ndaj dy vendimeve tĂ« para nĂ« GjykatĂ«n Supreme, dhe ende nuk kemi pĂ«rgjigje”.

“MendojmĂ« qĂ« Ă«shtĂ« duke u kufizuar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« paligjshme liria e shprehjes. Ky Ă«shtĂ« premtim i joni politik. S’mund tĂ« kufizohet premtimi politik pĂ«r njĂ« tĂ« drejtĂ« qĂ« na garanton kushtetuta dhe ligji. Ne po premtojmĂ« pĂ«r njĂ« tĂ« drejtĂ« qĂ« nuk ekziston, qĂ« nuk Ă«shtĂ« e rregulluar ligjĂ«risht”, ka thĂ«nĂ« Bytyqi.

The post “Turp Ă«shtĂ« mu martu burri me burrĂ«â€, Bytyqi nga Lista pĂ«r Familjen tregon pse po dĂ«nohen nga PZAP-ja appeared first on Telegrafi.

❌
❌