Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Penelatat nga tej’oqeani (Kanadaja) të piktorit Zeqirja Rexhepi, arrijnë në Gjilan

10 July 2025 at 16:31

Kur vitin e kaluar Komuna e Gjilanit, bëri shpalljen publike për ekspozitat vjetore që do të mbahen gjatë vitit 2025 në Galerin e Arteve Gjilan, në mesin e shumë aplikuesve përzgjodhi piktorin shqiptaro-kanadez që jeton dhe vepron në Kanada, Zeqirja Rexhepin, që të shpërfaqi ekspozitë retrospektive.

Artisti, thotë se ekspozita në fjalë do të shpërfaq imazhe nga rrugëtimi që përjetoi, si dhe bashkatdhetarët e tij, të cilat vepra zhvillojnë dhe eksplorojnë vuajtjet, dhimbjet, po edhe shpresat për një të ardhme të ndritur.

“Retrospektiva do të hapet më 15 korrik 2025 tek Galeria e Arteve Gjilan. Me këtë rast dëshiroj që të falënderoj stafin e Komunës së Gjilanit për mirëpritjen e ekspozitës personale të krijimtarisë time artistike në vendlindje”, tha Zeqirja Rexhepi.

 

The post Penelatat nga tej’oqeani (Kanadaja) të piktorit Zeqirja Rexhepi, arrijnë në Gjilan appeared first on Telegrafi.

Rinovim urban në Gjilan – së shpejti fillon fasadimi i banesave të vjetra

12 June 2025 at 13:29

Së shpejti do të nisë fasadimi i ndërtesave të vjetra kolektive në qytetin e Gjilanit.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Komuna.

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka theksuar se së shpejti objektet kolektive të ndërtuara ndër vite do të kenë një pamje të re, më moderne dhe funksionale.

Ky projekt synon jo vetëm përmirësimin estetik të qytetit, por edhe rritjen e efikasitetit energjetik dhe kushteve të jetesës për banorët. /Telegrafi/

The post Rinovim urban në Gjilan – së shpejti fillon fasadimi i banesave të vjetra appeared first on Telegrafi.

Miratohet vendimi për shpronësim – nis hapi i parë për Qarkoren e Jashtme të Gjilanit

5 June 2025 at 16:44

Kryetari i Komunës së Gjilanit,  Alban Hyseni, tha se është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit për ndërtimin e Qarkores së jashtme të qytetit të Gjilanit dhe tashmë po vazhdohet edhe me procesin e shpronësimit të pronave të paluajtshme të prekura nga projekti.

“Për dallim nga e kaluara, ku rrugët janë ndërtuar pa shpronësim dhe pa respektuar të gjitha procedurat, tani po i bëjmë punët me rend e në mënyrë ligjore: njëherë shpronësimi i pronave dhe pastaj fillimi i punimeve. Kjo është mënyra e duhur për të garantuar drejtësi dhe zhvillim të qëndrueshëm për qytetin tonë”, tha Hyseni.

I pari i Gjilanit, falënderoi ministrin e Mjedisit, Liburn Aliun dhe kryeministrin  e Kosovës Albin Kurtin për mbështetjen e vazhdueshme.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka miratuar këtë propozim-vendim preliminar për shpronësim shpronësim të interesit publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit, të cilët preken nga realizimi i projektit: Ndërtimi i qarkores së jashtme të qytetit të Gjilanit dhe lidhja e rrugës nacionale M25. II dhe M25. III deri te autoudha R7.1 (Velekincë- Livoçi i Ulët dhe i Epërm). /Telegrafi/

The post Miratohet vendimi për shpronësim – nis hapi i parë për Qarkoren e Jashtme të Gjilanit appeared first on Telegrafi.

Kuvendi i Gjilanit nuk miraton rregulloren për shërbyesit civil – LDK kërkon kohë për shqyrtim

30 May 2025 at 16:33

Kryetari i Komunës së Gjilanit ka njoftuar se Kuvendi Komunal sot nuk e ka miratuar Rregulloren për Sistematizimin e Vendeve të Punës në Shërbimin Civil.

Hyseni tha se opozita vendosi ta shtyjë miratimin, duke e konsideruar këtë pengim të një hapi të rëndësishëm për modernizimin e administratës.

Sipas tij, rregullorja kishte për synim përmirësimin e pozitës së shërbyesve civil dhe rregullimin e koeficienteve, duke adresuar padrejtësitë shumëvjeçare.

Ndaj kësaj, ka reaguar LDK-dega në Gjilan, duke e bërë të ditur arsyen e mosvotimit të kësaj rregulloreje.

“Dokumenti prej mbi 50 faqesh na është dorëzuar vetëm 20 minuta para fillimit të seancës, pa kohë të mjaftueshme për lexim, analizë dhe shqyrtim të hollësishëm”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Si rrjedhoj, LDK konsideron se votimi i kësaj rregulloreje pa shqyrtim të detajizuar, do të ishte i ngutshëm, duke theksuar se janë të përkushtuar për një administratë komunale funksionale, transparente dhe të drejtë.

Për këtë arsye, LDK dhe opozita e Gjilanit kanë marrë iniciativën dhe kanë thirrur një seancë të jashtëzakonshme për datën 4 qershor, me qëllim që kjo rregullore të shqyrtohet seriozisht dhe të votohet në mënyrë të përgjegjshme, me kohë të mjaftueshme për të kuptuar secilin nen të saj. /Telegrafi/

The post Kuvendi i Gjilanit nuk miraton rregulloren për shërbyesit civil – LDK kërkon kohë për shqyrtim appeared first on Telegrafi.

Banorët e Gjilanit propozojnë projektet prioritare për lagjen dhe fshatin e tyre

23 May 2025 at 13:29

Komuna e Gjilanit po vazhdon takimet me qytetarë nëpër lagje dhe fshatra të ndryshme, në kuadër të procesit të Buxhetimit me Pjesëmarrje, i cili synon fuqizimin e rolit të banorëve në planifikimin dhe vendimmarrjen publike.

Drejtuesit e drejtorive komunale zhvilluan takim me banorët e lagjes “Rruga e Prishtinës” në hapësirat e klasës verore të sapondërtuar pranë shkollës “Sadulla Brestovci”.

Sipas komunës, banorët e kësaj lagjeje kanë identifikuar si prioritete ndërtimin e një parkingu, një parku me lodra për fëmijë, si dhe një fushe basketbolli. Votimi për përzgjedhjen e projektit përfundimtar do të zhvillohet më 29 maj.

Ndërkohë, në lagjen e Tetë, kryetari Alban Hyseni, së bashku me drejtorët e drejtorive përkatëse, bashkëbiseduan me banorët për rolin që kanë qytetarët në menaxhimin e fondeve publike.

Ata theksuan rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të komunitetit në procesin e vendimmarrjes, duke e parë këtë si një mundësi konkrete për të reflektuar nevojat reale të qytetarëve në investimet komunale.

Nga ky takim dolën tri propozime kryesore për fazën e ardhshme të votimit: ndërtimi i një terreni sportiv, krijimi i një parku për lagjen dhe rregullimi i rrugës afër shkollës. Sipas njoftimit të komunës, banorët do të votojnë për projektin përfundimtar më 27 maj.

Procesi ka vazhduar edhe në lagjen “Tregu i Gjelbër”, ku dëgjimi publik u zhvillua në ambientet e shkollës “Thimi Mitko”. Takimi u zhvillua në prani të nënkryetares së komunës, znj. Leonora Morina Bunjaku, si dhe disa drejtorëve komunalë.

Banorët e kësaj zone u fokusuan në përmirësimin e infrastrukturës urbane, duke propozuar vendosjen e drunjve dekorativë, shportave për mbeturina dhe ndërtimin e një këndi të ri lodrash për fëmijë. Edhe këtu, votimi për zgjedhjen e projektit do të mbahet më 27 maj.

Në fshatin Livoç i Epërm, dëgjimi publik u mbajt në shkollën “Vatra e Diturisë”, ku përfaqësuesit komunalë bashkëbiseduan me banorët për mundësitë e investimeve në komunitet.

Propozimet që dolën nga ky takim ishin të fokusuara në krijimin e hapësirave sportive dhe rekreative, konkretisht rregullimi i një terreni sportiv dhe ndërtimi i dy parqeve në lagjen e Muhaxherëve dhe atë të re. Sipas komunës, votimi për projektin përfundimtar në këtë fshat do të mbahet më 28 maj.

Një pjesëmarrje është shënuar edhe në takimin me banorët e Pogragjës, mbajtur në shkollën “Liria”.

Gjatë këtij dëgjimi, janë propozuar një numër i madh projektesh që reflektojnë nevojat infrastrukturore të fshatit: renovimi i urës në hyrje të Pogragjës, ndërtimi i mbrojtëseve anësore në drejtim të rrugës për Uglar, shtigje për ecje, zgjerimi i hapësirave publike për rekreacion, instalimi i pajisjeve të fitnesit në parqe, si dhe asfaltimi i disa rrugëve. Votimi për këtë lokalitet është caktuar për 29 maj.

Gjithashtu, në kuadër të ciklit të buxhetimit me pjesëmarrje, është mbajtur takimi edhe me banorët e fshatit Gumnishtë.

Banorët e këtij fshati kanë dhënë propozimë për projekte dhe pritet që njëri nga ta të votohet në fazën e dytë, më 30 maj.

Ata propozuan rregullimin e shtratit të lumit, kërkuan tabela digjitale për shkollë dhe laborator shkencor si dhe kabina të pritjes për udhëtarë.

Komuna e Gjilanit vlerëson se procesi i Buxhetimit me Pjesëmarrje po kthehet në një model të suksesshëm të bashkëqeverisjes dhe të ndërveprimit të drejtpërdrejtë me qytetarët. /Telegrafi/

The post Banorët e Gjilanit propozojnë projektet prioritare për lagjen dhe fshatin e tyre appeared first on Telegrafi.

“Pishtarë të lirisë” – Gjilan përkujton dëshmorët Abdullah Tahiri, Ibrahim Pacolli dhe Arben Ramadani

19 May 2025 at 19:32

Në përvjetorin e 26-të të rënies së Dëshmorëve të Kombit – Abdullah Tahiri, Ibrahim Pacolli dhe Arben Ramadani, janë bërë homazhe pranë Varrezave të Dëshmorëve në Gjilan.

Në këtë ceremoni përkujtimore morën pjesë familjarë, bashkëluftëtarë, përfaqësues të institucioneve komunale dhe qytetarë të shumtë.

Ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ahmet Isufi, në një fjalë rasti e kujtoi komandantin Avdullah Tahiri si nismëtarin e formimit të celulave të para të UÇK-së.

“Komandanti Avdullah Tahiri ka qenë një nga më të mirët, më të përkushtuarit dhe më trimi në luftën tonë. Prandaj, gjithmonë do të mbetet në kujtesën tonë ai dhe të gjithë dëshmorët që ranë në vijën e frontit”, tha Isufi.

Të pranishëm ishin edhe familjarët e dëshmorëve, përfshirë edhe Selim Pacollin, i cili rikujtoi sakrificën e Abdullah Tahirit dhe Ibrahim Pacollit.

“Si sot, 26 vite më parë, ishim këtu bashkë me bashkëluftëtarët dhe komandantin e Zonës së Karadakut, Ahmet Isufi, për të kujtuar rënien e dëshmorëve të kombit, të cilët sakrifikuan për gjeneratat e reja dhe për lirinë tonë. Ajo që na mbetet sot është një buqetë lule për t’ua kushtuar kudo që janë”, u shpreh Pacolli.

Ndërkohë, nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina-Jakupi, tha se në këtë përvjetor janë mbledhur për të nderuar veprën e bijve më të mirë të kombit.

“Sakrifica e tyre nuk do të harrohet. Këta burra me guxim dhe vendosmëri të pashoq i dolën zot atdheut në kohët më të vështira të historisë sonë. Rënia e tyre është plagë që dhemb, por edhe pishtar që ndriçon rrugën tonë”, tha Morina-Jakupi.

Kurse, kryetari i PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti, tha se heroizmi i këtyre dëshmorëve do të mbetet udhërrëfyes për brezat që vijnë.

“Në 26-vjetorin e rënies heroike të Abdullah Tahirit, Arben Ramadanit dhe Ibrahim Pacollit, nderuam me homazhe pranë varrezave të dëshmorëve, duke rikujtuar edhe një herë sakrificën e tyre të lavdishme për lirinë dhe pavarësinë e atdheut tonë”, theksoi Rashiti. /Telegrafi/

The post “Pishtarë të lirisë” – Gjilan përkujton dëshmorët Abdullah Tahiri, Ibrahim Pacolli dhe Arben Ramadani appeared first on Telegrafi.

Qytetarët ankohen për vonesat në rrugë kyçe – Komuna e Gjilanit jep sqarime

19 May 2025 at 11:38

Komuna e Gjilanit tash e disa muaj ka nisur realizimin e një sërë projekteve infrastrukturore në disa zona të qytetit, me theks të veçantë në përmirësimin e rrugëve, zgjerimin e infrastrukturës dhe përfundimin e projekteve të kanalizimit dhe ujësjellësit.

Një nga projektet më të rëndësishme është ai për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” (e njohur si rruga e Malishevës).

Ndërsa, disa nga qytetarët kanë kërkuar që kjo rrugë të mos mbyllet për qarkullim, pasi sipas tyre, mbyllja po rëndon qarkullimin në pjesë të tjera të qytetit.

Punimet në këtë segment kanë filluar kohë më parë dhe ndonëse kontrata ka një afat prej 37 muajsh, siç deklaroi për Telegrafin drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimi, ato pritet të përfundojnë këtë vit.

“Afati i kontratës është 37 muaj, mirëpo sipas planit dinamik me operatorin ekonomik, pritet të përfundohet këtë vit”, ka bërë të ditur  Ibrahimi.

Në zonën përreth qendrave tregtare po realizohet një tjetër projekt, ku shumë qytetarë kanë adresuar ankesat e tyre për shkak se punimet po e vështirësojnë qarkullimin e veturave dhe mbi të gjitha edhe po i dëmtojnë ato.

Qytetarët kanë kërkuar që të shtohet intesiteti i punës në mënyrë që punimet të përfundojnë sa më parë.

Ndërsa, Ibrahimi shtoi se në atë pjesë po punohet në kanalizimin atmosferik për ujërat e shiut.

 “Gypi kryesor është përfunduar, vetëm edhe ujëmbledhësit kanë mbetur dhe po shpresojmë të asfaltohet këtë muaj”, tha Ibrahimi.

Ndërkaq, në lagjen Dardania, konkretisht te shkolla fillore “Selami Hallaqi”, Ibrahimi thotë se është duke u zhvilluar një projekt i “Hidromoravës”, që përfshinë ndërrimin e gypit kryesor dhe kyçjen e banorëve.

“Nuk kemi informatë të saktë se kur përfundon, edhe pse është duke u punuar në atë pjesë”, shtoi ai. /Telegrafi/

The post Qytetarët ankohen për vonesat në rrugë kyçe – Komuna e Gjilanit jep sqarime appeared first on Telegrafi.

Diskutim mbi sigurinë, Hyseni: Gjilani duhet të jetë gati për çdo kërcënim – jemi komunë kufitare

8 May 2025 at 09:53

Në kuadër të javës së sigurisë, është diskutuar lidhur me temën “Organizimi-funksionimi i Qendrës Operative lokale dhe procesi i vendimmarrjes në nivelin komunal”, organizuar nga Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me shoqatën e pensionistëve të TMK- së, FSK- së dhe simpatizantëve Elita.

Në këtë aktivitet ishin prezent kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku, zv. ministri i Mbrojtjes Shemsi Syla, drejtori për Mbrojte dhe Shpëtim Bejtullah Osmani, si dhe përfaqësues të institucioneve të sigurisë dhe agjencioneve tjera në kuadër të komunës.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se po diskutojnë për organizimin dhe funksionimin e Qendrës Operative lokale dhe procesin i vendimmarrjes në nivelin komunal, për të qenë të përgatitur me kapacitete dhe aftësi për situata emergjente.

“Duhet të jemi të gatshëm për situata të papritura edhe nga kërcënimet që mund të vijnë nga jashtë, pasi që komuna jonë është në brezin kufitar me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha Hyseni.

Hyseni, theksoi se Qendra Operative lokale duhet të funksionoi sa më mirë dhe mbështetja e komunës nuk do të mungoi ndaj çdo kërkese.

Zv. ministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, tha se ky takim është tejet i rëndësishëm. Qendra operative duhet mbështetur.


“E keni mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes për çdo gjë. Urojmë që të mos ketë situata emergjente, por Qendra Operative duhet të jetë vigjilente”, tha Shemsi Syla.

Edhe drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bejtullah Osmani, tha se qëllimi i këtij takimi është ngritja e kapaciteteve dhe aftësive në zbatimin e procedurave dhe protokolleve në situate emergjente të stafit të komunës dhe mekanizmave që veprojnë në Komunën e Gjilanit.

Nga pjesëmarrësit u kërkua që të përforcohen njohurit dhe aftësimin e duhur të institucioneve komunale në menaxhimin e rreziqeve, mënyra e veprimit të ngritjes së Qendrës Operacionale në rast fatkeqësie dhe rruga e duhur e procesit të vendim marrjes. /Telegrafi/

The post Diskutim mbi sigurinë, Hyseni: Gjilani duhet të jetë gati për çdo kërcënim – jemi komunë kufitare appeared first on Telegrafi.

Kurti vendos gurthemelin për banimin e përballueshëm në Gjilan: Jetë më të denjë për qytetarët

6 May 2025 at 11:55

Sot është vënë gurthemeli i objektit për banimin e përballueshëm dhe social në Gjilan, ku të pranishëm ishin kryeministri në detyrë, Albin Kurti, si dhe zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Jeton Raka.

Me këtë rast, kryeministri Kurti bëri të ditur se Komuna e Gjilanit është njëra ndër pesë komunat për të cilat janë hartuar projektet ideore dhe kryesore për banimin e përballueshëm dhe social.

“Qysh në fillim të mandatit patëm filluar me përgatitjet për banimin e përballueshëm social për komunat dhe këtu në Gjilan po e kurorëzojmë themelin,” deklaroi Kurti.

Ai shtoi se do të ndërtohen gjithsej 71 njësi banimi, prej të cilave 57 do të jenë për banim të përballueshëm dhe 14 për banim social. Sipas tij, sipërfaqja e përgjithshme ndërtimore do të jetë 12 mijë metra katrorë, dhe objekti do të përfshijë katër tipe të ndryshme banesash, ndërsa kohëzgjatja e kontratës së ndërtimit është paraparë të jetë 3 vjet.

Kurti theksoi gjithashtu se përfitues nga ky projekt do të jenë çiftet e reja që ende nuk e kanë të zgjidhur problemin e banesës – me kusht që njëri nga partnerët të jetë nën moshën 37 vjeç – si dhe prindërit vetushqyes.

Ai përmendi se ky është një projekt i bashkëfinancuar mes komunës dhe ministrisë, ku Komuna e Gjilanit kontribuon me lokacionin dhe ndërtimin e infrastrukturës përcjellëse.

Ndërkohë, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, deklaroi se Gjilani është një nga komunat që ka arritur të plotësojë kërkesat për këtë projekt jetik për qytetarët.

Nga ana tjetër, zëvendësministri Jeton Raka tha se ky projekt ka për synim të mundësojë një jetë më të denjë dhe më të përballueshme për të gjithë qytetarët.

“Qeveria në vitin 2021 ka miratuar Agjendën Qeveritare për Banim të Përballueshëm dhe Social, ku kemi bërë edhe thirrje publike për komunat,” tha ai, duke shtuar se kësaj thirrjeje i janë përgjigjur vetëm 13 nga gjithsej 38 komuna të vendit. /Telegrafi/

The post Kurti vendos gurthemelin për banimin e përballueshëm në Gjilan: Jetë më të denjë për qytetarët appeared first on Telegrafi.

Fillon asfaltimi i rrugës në lagjen Dheu i Bardhë në Gjilan

2 May 2025 at 08:55

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se ka nisur asfaltimi i rrugës në lagjen Dheu i Bardhë.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike Kushtrim Ibrahimin, kanë parë nga afër punimet të cilat po zhvillohen.

I pari i Gjilanit, tha se në këtë lagje rruga që po asfaltohet është njëra nga to që frekuentohet më së shumti.

“Jemi në zemër të qytetit, në lagjen Dheu i Bardhë, ku ka nisur sanimi i një rruge shumë të frekuentuar e në gjendje të rëndë. Kjo rrugë çon drejt parkut Baja dhe po rregullohet me asfalt të ri, ndërsa aty ku kemi hapësirë publike po vendosim edhe trotuare”, tha kryetari Hyseni.

Kryetari i Gjilanit, theksoi se po punojnë me intensitet të lartë dhe projektin do ta përfundojnë me të njëjtin ritëm.

“Po zgjidhim edhe problemin e ujërave të shiut me kanalizim të ri atmosferik. Rruga është transformim për banorët, më e sigurt, më funksionale dhe më urbane”, shtoi ai. /Telegrafi/

The post Fillon asfaltimi i rrugës në lagjen Dheu i Bardhë në Gjilan appeared first on Telegrafi.

Në qendrën për të moshuarit, studentët dhe komunitetin në Gjilan punimet e jashtme kanë përfunduar – vazhdohet me pjesën e brendshme

30 April 2025 at 08:42

Komuna e Gjilanit njofton se po vazhdojnë punimet për ndërtimin e qendrës për qëndrim ditor për personat e moshuar, bujtinës për student dhe kuzhinës popullore në Gjilant.

Ashtu sic bëhet e ditur në njoftim, tanimë punimet e jashtme kanë përfunduar, derisa po vazhdohet me pjesën e brendshme.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ishte për vizitë tek projekti i Qëndrimit Ditor për të Moshuar, Kuzhinës Humanitare dhe Bujtinës për Studentë për të parë punimet.

“Nga një hapësirë bosh para disa muajsh, tashmë kemi një objekt multifunksional në shërbim të komunitetit”, tha Hyseni.

“Një hapësirë e re që shumë shpejt do të shërbejë si mbështetje dhe mundësi për të moshuarit, studentët dhe komunitetin në tërësi”, tha kryetari Alban Hyseni. /Telegrafi/

The post Në qendrën për të moshuarit, studentët dhe komunitetin në Gjilan punimet e jashtme kanë përfunduar – vazhdohet me pjesën e brendshme appeared first on Telegrafi.

Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës lë tri komuna pa buxhet – rrezikohen disa projekte dhe pagat

29 April 2025 at 21:23

Për shkak të moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës tri komunave ende nuk u është ndarë buxheti i këtij viti. Si rrjedhojë, thuhet se realizimi i projekteve të parapara për sivjet po rrezikohet, njëkohësisht edhe pagat e komunarëve.

Komunës së Prishtinës, asaj të Gjilanit dhe të Zubin Potokut nuk u është alokuar ende buxheti i këtij viti. Kjo pasi këto tri komuna kishin votuar me vonesë buxhetet komunale, tek pasi Kuvendi kishte miratuar buxhetin e Republikës për sivjet.

Në mungesë të buxhetit, asnjë nga këto komuna nuk po mund të nisin realizimin e projekteve të parapara për sivjet.

Për këtë, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i është drejtuar me një letër Ministrisë së Financave.

Ai ka kërkuar një zgjidhje të shpejtë në mënyrë që të parandalohet një krizë e thellë financiare e ekonomike.

Për mosalokimin e buxhetit, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ia ka lënë fajin kuvendit komunal.

Kjo pasi, sipas Hysenit, në kuvendin komunal buxheti ka kaluar me vonesë.

“Nuk ka qenë rastësi që buxheti i komunës tonë për vitin 2025 është votuar pas zgjedhjeve nacionale. Sepse ata që kanë përvojë në institucionet tona e dinë një gjë, se kur votohet një ligj në kuvendin e Republikës të Kosovës siç është ligji i buxhetit, ai është i barazvlefshëm me të gjitha ligjet tjera, praktikisht është i vlefshëm për një periudhë të caktuar. Për shkak të mos votimit të buxhetit në Gjilan, në tetor apo nëntor kur është votuar buxheti i Republikës së Kosovës, në ligjin e buxhetit komuna ynë figuron me buxhetin e vitit 2024. Edhe kodet, projektet tona janë të gjitha të vitit 2024. Ne e kemi votuar buxhetin në vitin 2025, që i bie për plotësim dhe ndryshim të ligjeve, duhet procedura e njëjtë sikur e aprovimit”, ka theksuar Hyseni, raporton RTK.

E në rast se nuk u alokohet buxheti sa më shpejt, kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, thotë se zyrtarët komunalë rrezikojnë të mbesin pa paga.

Ai deklaroi se janë duke funksionuar me 1/12-ën e buxhetit të vitit 2024.

RTK ka kërkuar informacione edhe nga Ministria e Financave, por nga e njëjta nuk janë përgjigjur.

Ndërkaq pas dështimit të konstituimit të Kuvendit, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se Qeveria e ka të pamundur të dorëzojë kornizën afatmesme të shpenzimeve, e cila parashihet që t’i dorëzohet Kuvendit jo më larg se data 30 prill.

Po ashtu, Murati u shpreh se mungesa e një kuvendi funksional e vonon edhe ndarjen e granteve komunale.

The post Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës lë tri komuna pa buxhet – rrezikohen disa projekte dhe pagat appeared first on Telegrafi.

Lutfi Haziri, kandidat i LDK-së për kryetar të Gjilanit

28 April 2025 at 21:27

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Gjilan, Lutfi Haziri, ka zyrtarizuar sot kandidaturën e tij për kryetar të Komunës së Gjilanit në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Në një mbledhje të Kryesisë së Degës, Haziri ka paraqitur draftin final të analizës dhe raportit të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, ku LDK kishte shënuar një rezultat pozitiv.

Pavarësisht konfirmimit të tij si deputet në Kuvendin e Kosovës, Haziri tha se tani fokusin do ta kenë përgatitjet për zgjedhjet lokale.

“Përderisa unë jam kryetar i Degës, jam kandidati i vetëm për Kryetar të Komunës dhe sot kemi hapur procesin për këtë,” tha Haziri.

Ai shtoi se LDK në Gjilan gëzon unitet politik dhe funksional, dhe se synimi kryesor është rikthimi i fuqishëm i partisë në udhëheqjen e komunës.

Haziri premtoi një listë të gjerë dhe përfaqësuese të kandidatëve për Kuvendin Komunal, duke u zotuar se LDK do ta rikthejë Gjilanin si një “kryeqendër ekonomike, arsimore, të sigurisë, kulturës dhe sportit”.

“Bashkë e me dashni, Gjilanit do t’ia rikthejmë namin,” përfundoi ai.

The post Lutfi Haziri, kandidat i LDK-së për kryetar të Gjilanit appeared first on Telegrafi.

PDK në Gjilan akuzon kryetarin e Gjilanit për lejim të uzurpimit të hyrjes së një banese – paralajmëron denoncim

28 April 2025 at 11:49

Partia Demokratike e Kosovës-dega në Gjilan, ka bërë të ditur se do t’a denoncoj kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, për shkak se i njëjti ka lejuar që të uzurpohet hyrja e banorëve të një banese në qendër të Gjilanit.

Përkundër ankesave të qytetarëve të cilët kanë reaguar për uzurpimin e pronës publike, ashtu sic shkruan PDK në Gjilan, ndërtimi në këtë hapësirë u nis dhe përfundoi brenda tre dite.

Nga PDK theksojnë se pronari i këtij lokali është Murtez Hyseni, familjar i kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

“Alban Hyseni e bënë axhën me lokal afarist, e lejon të uzurpoj hyrjen e banorëve të një banese në qendër të Gjilanit. Murtez Hyseni gjatë këtij vikendi u bë me lokal afarist në qendër të Gjilanit, qytetarët reaguan por inspeksioni ka heshtur me urdhër të kryetarit të komunës Alban Hyseni. Uzurpimi dhe ndërtimi u nis dhe u përfundua për tri ditë”, shkruan PDK.

Tutje, PDK këtë e cilëson si kulmin e të keqës, dhe se sipas tyre, korrupsioni është në kulm për shkak të lejimit të ndërtimeve pa leje kudo nëpër qytet.

“Korrupsioni është në kulm përshkak lejimit të ndërtimeve pa leje kudo nëpër qytetin e Gjilanit. Prokuroria Themelore duhet të veprojë menjëherë për këtë uzurpim të pronës publie por edhe për të gjitha ndërtimet pa leje”, shkruan tutje PDK. /Telegrafi/

The post PDK në Gjilan akuzon kryetarin e Gjilanit për lejim të uzurpimit të hyrjes së një banese – paralajmëron denoncim appeared first on Telegrafi.

Komuna e Gjilanit, shpërndanë farë misri dhe pleh artificial për 743 fermerë

25 April 2025 at 09:27

Komuna e Gjilanit njofton se ka filluar shpërndarja e farës së misrit dhe plehut artificial për 743 fermerë.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me nënkryetaren Leonora Morina Bunjakun dhe drejtorin për Bujqësi Bajram Isufin, kanë shpërndarë farën e misrit dhe plehut artificial për fermerët e komunës.

I pari i Gjilanit tha se bujqësia, vazhdon të jetë prioritet mbi prioritete.

“Shpërndamë farë misri dhe pleh artificial për 743 fermerë. Një projekt i veçantë që mbulon mbi 400 hektarë tokë bujqësore. Jemi krenarë që jemi ndër komunat e vetme në Kosovë që bëjmë shpërndarjen e farës dhe plehut artificial në pranverë, pikërisht kur fermerët kanë më së shumti nevojë”, tha Alban Hyseni.

Më tej kryetari i Komunës së Gjilanit, theksoi se me këtë projekt mbështetën 743 nga 760 aplikues, mbështetën fermerë që nuk kanë përfituar asnjëherë më parë nga komuna.

“Kjo është përkrahje reale, në kohën e duhur, për ata që e punojnë dhe e mbajnë gjallë tokën tonë”, tha kryetari Alban Hyseni.

Drejtori për Bujqësi Bajram Isufi, tha se do të shpërndajnë 800 thasë me farë misri dhe 1600 thasë me pleh artificial për mbjelljen e mbi 400 hektarë tokë bujqësore. /Telegrafi/

The post Komuna e Gjilanit, shpërndanë farë misri dhe pleh artificial për 743 fermerë appeared first on Telegrafi.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

11 April 2025 at 11:38

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka nderuar presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, me titullin e lartë akademik “Doctor Honoris Causa”.

Begaj gjatë ceremonisë tha se ky është një vlerësim i papritur për tu nderuar nga qyteti dhe nga universiteti.

“Nga këto dy ditë për të qenë qytetar nderi dhe me vlerësimin e titullit ‘Doctor Honoris Causa’ .. nuk mund t’i fsheh dot emocionet. Nga sot lidhja me qytetin dhe Universiteti ‘Kadri Zeka’ është shumë e madhe lidhja me Kosovën dhe kjo lidhje do të jetë kurdo e kudo, në çdo rrethanë e situatë”, tha Begaj.

Tutje presidenti Begaj tha se marrja e këtij titulli nga ky universitet ka domethënie shumë të madhe.

“Mban emrin e birit të shquar të këtyre trevave, patriot dhe luftëtar shumë i madh dhe besoj që emri i tij ndriçon rrugën e universitetit dhe të atyre studentëve që studiojnë këtu.Është një nderë i jashtëzakonshme të marrë këtë titull sot. Vlerësim është jo vetëm një nder personal për mua, por edhe një përgjegjësi si një kujtesë për arsimin dhe për brezat e rijnë që vijnë pas. Nuk mjafton thjesht të kemi më shumë universitete, por na duhen më shumë njerëz të aftë, më shumë shkencëtarë, sipërmarrës të cilët mendojnë për të ardhmen dhe të tjerët. Të punojmë së bashku për një shoqëri më të fortë dhe të ditur për të ardhmen e përbashkët”, ka thënë ndër të tjera Begaj.

Ndryshe, një ditë më parë presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është shpallur qytetar nderi i Komunës së Gjilanit. /Telegrafi/

The post Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan appeared first on Telegrafi.

Arrin në Gjilan presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj – pritet të shpallet “Qytetar Nderi”

10 April 2025 at 13:39

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka arritur në Gjilan ku u prit nga i pari i komunës, Alban Hyseni.

Ai pritet të takohet me shefat e grupeve parlamentare politike

P ashtu Begajt sot do t’i jepet një titull i veçantë, ai do të shpallet “Qytetar Nderi” nga Komuna e Gjilanit.

Kjo ngjarje do të zhvillohet me fillim nga ora 14:00 në objektin e Komunës së Gjilanit. /Telegrafi/

 

The post Arrin në Gjilan presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj – pritet të shpallet “Qytetar Nderi” appeared first on Telegrafi.

Laboratorë e kabinete të reja për shkollën teknike “Mehmet Isai” në Gjilan

10 April 2025 at 09:37

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni tha se Investimet në fushën e arsimit po tregojnë edhe rezultate konkrete te nxënësit.

Ai tha se shkollën  Teknike “Mehmet Isai” kanë pajisur këtë shkollë me laboratorë bashkëkohorë dhe kabinete pune. Sipas Hysenit, ky investim kap shifrën e mbi 700 mijë euro.

“Si rezultat, kemi pasur rritje të madhe të interesimit të nxënësve për këtë shkollë dhe përgatitje më cilësore për tregun e punës”, tha Alban Hyseni.

I pari i Komunës së Gjilanit, thekson se ky projekt është dëshmi e qartë e përkushtimit për ta kthyer premtimin elektoral në realitet. /Telegrafi/

The post Laboratorë e kabinete të reja për shkollën teknike “Mehmet Isai” në Gjilan appeared first on Telegrafi.

“400 punësime të jashtëligjshme” – PDK në Gjilan dorëzon kallëzim penal për kryetarin Hyseni

7 April 2025 at 15:40

Partia Demokratike e Kosovës-dega në Gjilan, ka dorëzuar në Prokurorinë Themelore kallëzim penal ndaj kryetarit të komunës, Alban Hyseni, për shkak të shkeljeve ligjore dhe keqpërdorimeve financiare.

Bazuar në raportin zyrtar financiar të komunës dhe në raportin e punës së kryetarit për vitin 2024, PDK në Gjilan bën të ditur se janë konstatuar shkelje të rënda ligjore, keqpërdorime financiare dhe abuzime me paranë publike të qytetarëve të Gjilanit.

Sipas PDK-së, janë mbi 1.1 milion euro që u shpenzuan nga buxheti komunal për 400 kontrata për punësime të jashtëligjshme.

“Në raportin e punës së tij kryetari i komunës ka deklaruar se i ka bërë 354 kontrata në vepër për punësime në administratën komunale dhe 46 punësime tjera në QKMF përmes tenderit dhe kontratës me operatorin ekonomik “KOSOVAMED”. Pra janë 400 punësime të jashtëligjshme që i kanë shkaktuar dëmë prej 1.1 milion euro buxheti komunal”, shkruan PDK.

Në anën tjetër, PDK thotë se kryetari Hyseni nuk i ka vazhduar subvencionimin e pjesshëm të kontratave të punës për persona me aftësi të kufizuara, të cilët kanë qenë të punësuar tek bizneset private.

“Ky projekt ishte propozuar nga PDK dhe që ishte miratuar në Kuvendin Komunal Gjilan. Arsye e ndërprerjes së këtij subvencionimi ka ndodhë përshkak se OJQ-të kishin organizuar dhe mbajtur protesta para komunës së Gjilanit, përshkak mos pagesave me kohë të OJQ-ve për personat me aftësi të kufizuara”, sqarohet në njoftim.

Nga PDK bëjnë të ditur se ky është vetëm njëri nga rastet për të cilin PDK ka deponuar në Prokurorinë Themelore, derisa njofton se do të ketë edhe raste të tjera në ditët në vazhdim.

Tutje, PDK paralajmëron se Komuna e Gjilanit është në gjendje të jashtëzakonshme buxhetore që nga viti 2023, dhe këtë sipas tyre, e dëshmojnë mbi 7 milionë euro që u paguan nga buxheti komunal gjatë vitit 2024 për ekzekutimin e vendime të gjykatave. /Telegrafi/

The post “400 punësime të jashtëligjshme” – PDK në Gjilan dorëzon kallëzim penal për kryetarin Hyseni appeared first on Telegrafi.

PDK në Gjilan: Komuna pagoi mbi 6 milionë euro për vendime gjyqësore në vitin 2024

6 April 2025 at 00:13

Kryetari i PDK-së, dega në Gjilan, Riad Rashiti, ka mbajtur një konferencë për media ku ka ngritur shqetësime rreth menaxhimit financiar të Komunës së Gjilanit për vitin 2024.

Ai theksoi se mbi 6.2 milionë euro Komuna e Gjilanit ka paguar për vendime të Gjykatave gjatë vitit 2024, dhe kjo sipas tij ka rrjedhur nga planifikimi dhe menaxhimi i keq i buxhetit.

“Nga kjo shumë, rreth 1.3 milionë euro janë paguar për shpronësime, 690 mijë euro për operatorët ekonomikë, ndërsa 1.27 milionë euro janë shpenzuar për kompensimin e mësimdhënësve, përmes kategorisë së investimeve kapitale”, tha ai.

Po ashtu, 3 milionë euro të tjera, sipas tij, janë paguar për vendime gjyqësore përmes kategorisë së pagave, përfshirë edhe 374 mijë euro për kompensimin e shërbyesve civil.

Rashiti shtoi se viti 2025 ka nisur me 2.9 milionë euro borxhe të bartura, përfshirë shpronësimet, mallrat e shërbimet dhe subvencionet – për të cilat ai thotë se nuk janë planifikuar mjetet në buxhetin e këtij viti.

Ai përfundoi duke theksuar se kjo është një nga arsyet kryesore pse PDK nuk e ka votuar buxhetin për vitin 2025, të cilin e cilëson si të papërgjegjshëm dhe të ndërtuar mbi supozime paushalle që po e rëndojnë edhe më shumë gjendjen financiare të Komunës së Gjilanit. /Telegrafi/

The post PDK në Gjilan: Komuna pagoi mbi 6 milionë euro për vendime gjyqësore në vitin 2024 appeared first on Telegrafi.

❌
❌