Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Mbahen homazhet për “Dëshmorin e Atdheut”, kapiten Arben Anamali

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Këtë të premte u zhvilluan homazhe në nderim të “Dëshmorit të Atdheut” kapitenit Arben Anamali, i cili humbi jetën në ujërat e Liqenit të Shkodrës teksa po shpëtonte dy turistë.

Institucionet vendore i shprehën ngushëllime familjarëve teksa vunë theksin tek akti heroik që Arbeni kreu për të shpëtuar jetën e të tjerëve.

“Erdhëm për t’i shprehur ngushëllimet familjes Anamali, për aktin heroik të Arbenit. Për t’i shprehur të gjithë mbështetjen familjes, për të shprehur solidaritetin në këtë ditë të vështirë por gjithashtu jemi edhe krenarë për aktin sublim të tij. Është shumë e dhimbshme për moshën e tij, fjalët janë të tepërta”, tha prefektja e qarkut Shkodër, Majlinda Angoni.

Mes lotësh bashkëshortja e të ndjerit tregon për momentet kur mësoi lajmin e rëndë.

“Është një dhimbje e madhe për të gjithë familjen tonë për nanën, mua për fëmijët. Për të gjithë që e kanë njohur sepse ka qenë njeri shumë i mirë dhe i përkushtuar. Dha jetën e vet për turistët. Një kolege e tij më mori në telefon e më tha që po niste dikë të më marrë sepse Arbeni ka pësuar një aksident në liqen. Mendova që aksident të lehtë por nuk e mendova kurrë që është mbytur sepse ka qenë shumë i fortë fizikisht, notar i mirë”, tha bashkëshortja e të ndjerit, Najada Anamali.

Arben Anamali ishte kapiten në anijen e cila shërbente për shëtitjen e turistëve në Liqenin e Shkodrës.

Ai hyri në liqen për të shpëtuar 2 turistë që po mbyteshin por fatkeqësisht nuk mundi të dilte i gjallë.  Pas 48 orësh kërkime trupi i tij u gjet nga polumbarët. Mes nderimesh “Dëshmori i Atdheut” Arben Anamali u përcoll sot për në banesën e fundit.

Kapiteni Arben Anamali u shpall dje “Dëshmor i Atdheut”. Kryeministri Edi Rama  u shpreh në një postim në rrjetet sociale se, “nderojmë me mirënjohjen më të lartë të Republikës, Kapiten Arben Anamalin, drejtuesin e anijes turistike të Bashkisë Shkodër që sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar jetën e dy turistëve në Liqenin e Shkodrës”.

Kryeministri Rama u shpreh se kapiten Anamali do të mbetet i paharruar.

/gj.m/j.p/

The post Mbahen homazhet për “Dëshmorin e Atdheut”, kapiten Arben Anamali appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përcillet në banesën e fundit publicisti Dashamir Dini/ Homazhe në nder të tij, miq e kolegë të tronditur

3 July 2025 at 18:35

Të afërm, kolegë, miq dhe drejtues të institucioneve i dhanë lamtumirën e fundit njeriut që për 22 vite kontribuoi me përkushtim dhe profesionalizëm në Radio Shkodra, ku shërbeu si gazetar, kryeredaktor dhe dy herë si drejtor, në periudhën 2000-2003 dhe më pas në vitet 2017-2021.

Gazetari, publicisti, poeti, ish-drejtori i Radio Shkodrës dhe RTSH Shkodra, Dashamir Dini, u përcoll për në banesën e fundit. Homazhet u zhvilluan në hollin e institucionit që drejtoi për 7 vite, teksa kontributi i tij në këtë media, I kalon 2 dekadat.

“Ishte një njëri sfidant, që dinte me një kurajo të pashoqe të përballojë një tragjedi të madhe familjare. Ishte një sfidant edhe ndaj sëmundjesm që nuk iu dorëzua. Ai ka lënë një gjurmë të pa shlyer”,-tha Gëzim Podgorica, ish-anëtar i KD të RTSH-së.

Humbja e Dashamir Dinit është humbje në fakt, për gjithë qytetin e Shkodrës. Një qytetar model e personifikim i qytetarisë shkodrane”,-tha Brisela Kadija, drejtore, ZVA Shkodër.

Humbje për qytetin tonë, njeri me kontribute në institucione të ndryshme”,-tha Oltion Luli, Kryetar i Këshillit Bashkiak Shkodër. Jetojmë me dhimbjen e familjes dhe kujtimi i tij do të jetojë gjatë”,-tha Teuta Qyteza, zëvendëskryetare në Bashkinë Shkodër.

“Largimi nga kjo jetë i Dashamirit është shumë e rëndë për çdo kend, për ne si kolegë është e dyfishtë. Nga Dashi do mbaj gjithmonë me vete njerzillëkun sepse në çdo situatë diti të jetë njeri i mirë, pa humbur njerzillëkun”,-tha Nermin Spahou, kryeredaktore në RTSH.

“Në fakt, pati një emër të mirë, Dashamir dhe ai ishte dashamir ndaj familjes, punës, kolegëve”,-tha Jonuz Hallaçi, drejtor i RTSH Kukësit.

Dashi ishte njeri me horizont, kulturë të gjërë, serioz, që diti të njohë dhe raportet institucionale dhe ato njerzore”,-tha Zef Çoba, kompozitor.

“Është e dhimbshme, po na ikin njëri pas tjetrit të gjithë njerëzit e mirë. Dashi ishte njëri i mirë, prind i mirë, poet i mirë e i mrekullushëm”,-tha Mustafa Tukaj, dramaturg.

Në përfundim të ceremonisë, arkëmorti u përcoll për në varrezat publike të Shkodrës, aty ku do të prehet mes njerëzve që e deshën dhe e vlerësuan.

“Po përcjellim një koleg, një njeri që e pati të shenjtë profesionin. Një njëri të kulturës, i cili kishte një thellësi mendimi për tu admiruar”,-tha Jetmir Shpuza, drejtor i RTSH Shkodra.

Dashamir Dini drejtoi për disa vite PS-në në Shkodër, duke u njohur si një ndër reformatorët e saj në këtë qytet. Disa vite më parë, ai humbi të vetmin djalë, këngëtarin Ergi Dini, teksa tashmë sëmundja e mposhti edhe atë. Gazetaria humbi një profesionist të rrallë.

 

 

The post Përcillet në banesën e fundit publicisti Dashamir Dini/ Homazhe në nder të tij, miq e kolegë të tronditur appeared first on Sot News | Lajme.

81-vjetori i genocidit të çamëve nga Greqia/ Me praninë e kreut të PDIU-s, u kryen homazhet në Varrezat Monumentale…

29 June 2025 at 11:47

Varrezat monumentale u mbushën me lule dhe kurora për të kutjuar edhe njëhër përmasat e asaj tragjedie.

Pelegrinazhi në varrezat e Kllogjerit në Konispol tashmë është kthyer në një traditë. Këtë fundjavë është përkujtuar 81-vjetori i genocidit grek ndaj shqiptarëve të camërisë një aktivitet i organizuar nga Shoqata Çamëria. Për kreun e PDIU Shpëtim Idrizi ky është vendi ku ata përjetojnë edhe njeher për të mos harruar atë tragjedi njerëzore.

“Sot jemi këtu në Kllogjer në organizimin o 20 vjetësh në Varrezat Monumentale të Kllogjerit ku prehen 2900 shqiptarë të Çamërisë. Kushdo ta kuptojë tragjedinë dhe përmasat e tragjedisë për shqiptarët e Çamërisë ky është vendi ku mund ta kuptojë këtë tragjedi të madhe kombëtare që nuk është vetëm i Çamërisë po i gjithë shqiptatëve. Ne e kemi kthyer këtë nga një fushë djerrë e kemi kthyer në një Varrezë Monumentale që pas Varrezave Nënë Shqipëri është nga varrezat më të bukura që ekzistojnë në gjithë Europën Juglindore. Por është një vend që ne thjesht jo vetëm përkujtojmë dhe respektojmë të rënët tanë por është momenti për të kuptuar që ne jemi zëri i atyre që janë këtu dhe nuk flasin më”, u shpreh Idrizi.

Në këtë aktivitet morën pjesë shqiptarë nga Çameria, Kosova si dhe Turqia. Ata mbërritën në vendin ku prehen 2900 camë të cilët u larguan me dhunë nga trojet e tyre. Ata humbën jetën aty nga uria e sëmundjet pas masarkave që Napolon Zerva kreu në krahinën e camërisë.

“Unë jam pjesëmarrëse në këtë aktivitet që kur marshimi vazhdonte deri në Qafë Botë, kur varrezat monumentale të Kllogjerit nuk ishin krijuar. Dhe sot përkujtojmë ata të rënë që nuk janë të vetmit por edhe ata të gjallë që vijnë dhe përkujtojnë ata që nuk janë më”, tha për gazetarët Alketa Ipeku, kryetare e forumit të gruas.

“Kam ardhur nga Izmiri në Shqipëri në Sarandë për t’u gjendur këtu për të përkujtuar të rënët dhe të gjithë ata që derdhën gjak në këtë genocid”, u shpreh një anëtar i shoqatës “Çamëria”, të Izmirit në Turqi. Çdo vit, çamët organizojnë pelegrinazhe për të nderuar viktimat e genocidit grek, i cili u krye në qershor të vitit 1944.

The post 81-vjetori i genocidit të çamëve nga Greqia/ Me praninë e kreut të PDIU-s, u kryen homazhet në Varrezat Monumentale… appeared first on Sot News | Lajme.

Vengu, homazhe pranë Memorialit të Francës Luftëtare në Mont Valerien

TIRANË, 18 qershor/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi sot homazhe pranë Memorialit të Francës Luftëtare në Mont Valerien.

“Në këtë përvjetor të thirrjes së gjeneralit Charles de Gaulle (18 qershor 1940) për rezistencë, emocion i veçantë përkujtimi pranë monumentit kushtuar kujtesës së viktimave dhe heronjve të rezistencës franceze ndaj pushtimit nazist”, u shpreh Vengu, i cili po zhvillon një vizitë në Francë.

Ministri Vengu shprehu nderimet për francezët që luftuan dhe ranë për liritë e mbarë botës.

“Me emocion përkujtojmë gjithashtu shqiptarët që iu bashkuan radhëve të Francës së lirë, nëpërmjet syve të së cilës mundën të shpresonin një të ardhme më të mirë për atdheun e tyre”, shtoi ai.

/m.m/r.e/a.f/

The post Vengu, homazhe pranë Memorialit të Francës Luftëtare në Mont Valerien appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Nga sot, Shqipërisë do i mungojë një njeri patriot”/ Manja: Lamaj mbrojti çështjen e detit si rrallë kush

27 May 2025 at 11:41

Në homazhet për ndarjen nga jeta të Artan Lamës, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, u shpreh me fjalë të ndjera për figurën e tij, duke theksuar kontributin e jashtëzakonshëm që ai pati në jetën publike dhe institucionale të vendit.

Manja theksoi se Shqipërisë dhe Tiranës sot i mungon një njeri i ditur, intelektual dhe patriot, i cili vetëofrohej për të bërë gjërat më mirë dhe që mbrojti me pasion kauzat kombëtare, përfshirë edhe çështjen e detit me Greqinë, një betejë që ai e udhëhoqi si pak kush tjetër.

“Nga sot, Tiranës dhe Shqipërisë do i mungojë një njeri i ditur dhe patriot, që vetëofrohej për të bërë gjërat më mirë në Shqipëri. Ka humbur jeta publike, jeta institucionale, por edhe shoqëria civile ka humbur një njeri unik. Ai ishte një intelektual me dije të gjithanshme.

Ai dinte të mbronte kauzat e tij me pasionin që kishte. Ai ka mbrojtur çështjen e detit me Greqinë. Mbrojti këtë çështje si pak kush. U prehtë në paqe”, deklaroi Manja.

The post “Nga sot, Shqipërisë do i mungojë një njeri patriot”/ Manja: Lamaj mbrojti çështjen e detit si rrallë kush appeared first on Sot News | Lajme.

I jepet sot lamtumira regjisorit Piro Milkani, përcillet në banesën e fundit

25 May 2025 at 11:05

Ditën e sotme do të përcillet për në banesën e fundit regjisori i njohur shqiptar Piro Milkani. Regjisori ndërroi jetë mbrëmjen e së shtunës. Familja e tij njoftoi se ceremonia e varrimit do të bëhet sot në varrezat e Sharrës në Tiranë.

Nisja bëhet në orën 13.00, nga Funeral “Alba 2000”, “Rruga e Durrësit, pranë ish-ambasadës Jugosllave.

Pritjet për ngushellim do të jenë në datat 27, 28 dhe 29 Maj, pranë të njëjtës agjensi funerale, në oraret 10.00-13.00 dhe 17.00-20.00.

Përveç kontributit si regjisor, Milkani ka qenë edhe pedagog dhe drejtues në institucione kulturore, duke ndihmuar në formimin e brezave të rinj të kineastëve shqiptarë. Ka mbajtur edhe poste diplomatike, si atashe kulture në Gjermani.

Vdekja e tij është një humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare.

The post I jepet sot lamtumira regjisorit Piro Milkani, përcillet në banesën e fundit appeared first on Sot News | Lajme.

Ndarja nga jeta e Artan Lames, të martën mbahen homazhet dhe përcillet për në banesën e fundit

25 May 2025 at 10:36

Ditën e martë në orën 10:00 do të mbahen homazhet e Artan Lames pranë Akademisë së Shkencave. Pas homazheve në orën 12:00 pritet që të përcillet për në banesën e fudnit në varrezat e Sharrës.

Familja e Artan Lames njoftoi se të hënën do të mbahen pritjet në nderim të tij, nga ora 10:00-20:00 pranë agjencisë funerale “Alba 2000” në rrugën e Durrësit.

Lame u nda nga jeta në një spital në Gjermani, pas komplikacioneve të zemrës.

Ai ka mbajtur detyra të rëndësishme, ku spikati si një drejtues i përkushtuar dhe me vizion. Në vitin 2000 ishte drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, më pas deri në 2002-shin, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës. Për 3 vite të tjera, zëvendësministër i Territorit dhe Turizmit.

The post Ndarja nga jeta e Artan Lames, të martën mbahen homazhet dhe përcillet për në banesën e fundit appeared first on Sot News | Lajme.

Ndarja nga jeta e Artan Lames, ja kur do të mbahen homazhet dhe ceremonia mortore

By: Ardit
24 May 2025 at 22:47

Studiuesi dhe historiani i njohur Artan Lame u nda në mënyrë të parakoshme nga jeta pas problemeve shëndetësore të vazhdueshme me zemrën, teksa nuk tejkaloi dot një ndërhyrje kirurgjikale që po kryente në Mynih të Gjermanisë. Familja e tij ka njoftuar sot (24 maj) se “ka ardhur edhe momenti i ndarjes përfundimtare me njeriun e […]

The post Ndarja nga jeta e Artan Lames, ja kur do të mbahen homazhet dhe ceremonia mortore appeared first on BoldNews.al.

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

By: D Marku
24 May 2025 at 21:58

Me dhimbje të thellë njoftohet ndarja nga jeta e Artan Lames.

Familjarët dhe miqtë ftohen të nderojnë kujtimin e tij gjatë homazheve dhe ceremonive mortore që do të mbahen në ditët në vijim në Tiranë.

Njoftimi nga familjarët:

Të dashur familjarë e miq,

Erdhi momenti i ndarjes përfundimtare me njeriun tonë të dashur, ARTAN LAME.

Pritjet për nder të tij do të mbahen ditën e hënë, më 26 maj, nga ora 10:00 deri në 20:00, pranë agjencisë funerale “Alba 2000”, Rruga e Durrësit (ish-ambasada jugosllave).

Të martën, më 27 maj, do të zhvillohen homazhet në nderim të Tanit pranë Akademisë së Shkencave, salla “Libri Enciklopedik”, duke filluar nga ora 10:00.

Në orën 12.00 do ta përcjellim ne banesën e fundit, në varrezat e Sharrës, Tiranë.

The post Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore appeared first on Albeu.com.

“Pishtarë të lirisë” – Gjilan përkujton dëshmorët Abdullah Tahiri, Ibrahim Pacolli dhe Arben Ramadani

19 May 2025 at 19:32

Në përvjetorin e 26-të të rënies së Dëshmorëve të Kombit – Abdullah Tahiri, Ibrahim Pacolli dhe Arben Ramadani, janë bërë homazhe pranë Varrezave të Dëshmorëve në Gjilan.

Në këtë ceremoni përkujtimore morën pjesë familjarë, bashkëluftëtarë, përfaqësues të institucioneve komunale dhe qytetarë të shumtë.

Ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ahmet Isufi, në një fjalë rasti e kujtoi komandantin Avdullah Tahiri si nismëtarin e formimit të celulave të para të UÇK-së.

“Komandanti Avdullah Tahiri ka qenë një nga më të mirët, më të përkushtuarit dhe më trimi në luftën tonë. Prandaj, gjithmonë do të mbetet në kujtesën tonë ai dhe të gjithë dëshmorët që ranë në vijën e frontit”, tha Isufi.

Të pranishëm ishin edhe familjarët e dëshmorëve, përfshirë edhe Selim Pacollin, i cili rikujtoi sakrificën e Abdullah Tahirit dhe Ibrahim Pacollit.

“Si sot, 26 vite më parë, ishim këtu bashkë me bashkëluftëtarët dhe komandantin e Zonës së Karadakut, Ahmet Isufi, për të kujtuar rënien e dëshmorëve të kombit, të cilët sakrifikuan për gjeneratat e reja dhe për lirinë tonë. Ajo që na mbetet sot është një buqetë lule për t’ua kushtuar kudo që janë”, u shpreh Pacolli.

Ndërkohë, nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina-Jakupi, tha se në këtë përvjetor janë mbledhur për të nderuar veprën e bijve më të mirë të kombit.

“Sakrifica e tyre nuk do të harrohet. Këta burra me guxim dhe vendosmëri të pashoq i dolën zot atdheut në kohët më të vështira të historisë sonë. Rënia e tyre është plagë që dhemb, por edhe pishtar që ndriçon rrugën tonë”, tha Morina-Jakupi.

Kurse, kryetari i PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti, tha se heroizmi i këtyre dëshmorëve do të mbetet udhërrëfyes për brezat që vijnë.

“Në 26-vjetorin e rënies heroike të Abdullah Tahirit, Arben Ramadanit dhe Ibrahim Pacollit, nderuam me homazhe pranë varrezave të dëshmorëve, duke rikujtuar edhe një herë sakrificën e tyre të lavdishme për lirinë dhe pavarësinë e atdheut tonë”, theksoi Rashiti. /Telegrafi/

The post “Pishtarë të lirisë” – Gjilan përkujton dëshmorët Abdullah Tahiri, Ibrahim Pacolli dhe Arben Ramadani appeared first on Telegrafi.

5 maji/ Elbasani nderon dëshmorët me homazhe dhe mirënjohje për sakrificën

5 May 2025 at 18:36

Në qytetin e Elbasanit u mbajt ceremonia përkujtimore në nderim të dëshmorëve të atdheut dhe efektivëve të policisë që ranë në detyrë. Familjarë, qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve vendore u mblodhën në varrezat e dëshmorëve për të vendosur buqeta dhe kurora me lule, duke nderuar ata që dhanë jetën për lirinë e vendit.

Në ceremoni mori pjesë edhe grupi i Partisë Socialiste në Elbasan. Kryetarja e LANÇ, Zhulieta Graceni, theksoi rëndësinë e kësaj dite për kombin shqiptar, duke nënvizuar se të rinjtë e asaj kohe mbrojtën trojet shqiptare me gjakun e tyre. Ajo shprehu mirënjohje për organizimin e ceremonisë, duke përkujtuar rolin kyç të Elbasanit në Luftën Nacionalçlirimtare.

Ish-koloneli Syria Kaso, i cili përkujtoi mes të rënëve edhe vëllain e tij, i bëri thirrje brezit të ri që të respektojnë dhe të njihen me veprat e dëshmorëve të vendit.

Elbasani ka qenë dhe mbetet një vatër e fortë e patriotizmit shqiptar, duke nxjerrë figura të rëndësishme në ndërtimin dhe mbrojtjen e shtetit shqiptar, me një rol të veçantë që ka luajtur ndër vite edhe institucioni arsimor “Normalja e Elbasanit”.

The post 5 maji/ Elbasani nderon dëshmorët me homazhe dhe mirënjohje për sakrificën appeared first on Sot News | Lajme.

Presidentja Osmani bën homazhe në Vatikan për Papa Françeskun

By: Mirgen
25 April 2025 at 22:45

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe para arkivolit të Papa Françeskut, që vdiq më 21 prill në moshën 88-vjeçare. Osmani homazhet në bazilikën e Shën Pjetrit i bëri së bashku me homologun e saj shqiptar, Bajram Begaj, dhe me kardinalin, Ernest Simonin. “Sot, në bazilikën “Shën Pjetri” në Vatikan, së bashku me presidentin […]

The post Presidentja Osmani bën homazhe në Vatikan për Papa Françeskun appeared first on BoldNews.al.

Vatikan, 150 000 qytetarë homazhe për papa Françeskun

By: D Marku
25 April 2025 at 16:53

Nga muret e Vatikanit, e deri në sheshin e Shën Pjetrit , turmat e besimtarëve, turistëve dhe njerëzve nuk rreshtin për t’i bërë homazhe papa Françeskut.

Turma, e përbërë nga fëmijë, të moshuar, njerëz të të gjitha moshave, strehohen nga dielli që alternohet me shiun me çadra dhe kapele dhe presin radhën e tyre në mënyrë të rregullt, duke ndjekur udhëzimet e vullnetarëve që rregullojnë hyrjen.

”Deri në orën 12:00, 150 000 njerëz i kishin bërë homazhe trupit të Papa Françeskut’’, deklaroi zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni. Shumë prej tyre mendojnë të marrin pjesë edhe nesër në funeralin e Papës.

“Erdhëm këtu nga Bolonja. Nesër do të presim të shohim arkivolin e Papës në Koloseu për udhëtimin e fundit. Jemi këtu për funeralin e një personi të rëndësishëm», shton Antonio, një besimtar i pikëlluar.

Mesatarisht, sipas vullnetarëve të shumtë të Mbrojtjes Civile për momentin duhen pothuajse dy orë radhë për t’i bërë homazh papa Bergoglios.

The post Vatikan, 150 000 qytetarë homazhe për papa Françeskun appeared first on Albeu.com.

Presidenti Begaj bën homazhe për Papa Françeskun në Vatikan, shoqërohet nga përfaqësuesit e besimeve shqiptare

25 April 2025 at 17:31

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot homazhe pranë trupit të Papa Françeskut në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, në një ceremoni madhështore ku morën pjesë udhëheqës shtetesh, klerikë dhe besimtarë nga mbarë bota.

Në këtë nderim të lartë për Atin e Shenjtë, Presidenti Begaj ishte i shoqëruar nga katër përfaqësuesit kryesorë të komuniteteve fetare shqiptare – mysliman, ortodoks, katolik dhe bektashi – një simbol i fortë i bashkëjetesës dhe tolerancës ndërfetare, që Papa Françesku e ka vlerësuar veçanërisht gjatë vizitës së tij në Shqipëri.

Përveç Presidentit Begaj, në ceremoni morën pjesë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kardinali shqiptar Ernest Simoni, Fortlumturia e Tij Joan Pelushi (Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale), Imzot Arjan Dodaj (Arqipeshkvi i Tiranë-Durrësit), H. Bujar Spahiu (Kreu i Komunitetit Mysliman), Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj (Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve), si dhe Gent Kruja (Kreu i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë).

Pjesëmarrja e gjerë e përfaqësuesve shqiptarë në këtë ceremoni ngushëllimi dhe nderimi, përforcon mesazhin e unitetit fetar dhe respektit të ndërsjellë, një vlerë e rrallë që e ka dalluar Shqipërinë në rajon dhe më gjerë.

The post Presidenti Begaj bën homazhe për Papa Françeskun në Vatikan, shoqërohet nga përfaqësuesit e besimeve shqiptare appeared first on Sot News | Lajme.

Më shumë se 90,000 njerëz bënë homazhe pranë arkivolit të Papës në një ditë

25 April 2025 at 09:52

Qytetarët qëndruan në radhë për orë të tëra të enjten për t’i bërë nderimet e fundit Papa Françeskut, trupi i të cilit është vendosur për homazhe publike në Bazilikën e Shën Pjetrit.

Radhë të gjata u shtrinë rreth Sheshit të Shën Pjetrit dhe rrugëve përreth, përpara se njerëzit të kanalizoheshin në një kolonë të vetme drejt altarit qendror të bazilikës, ku arkivoli i hapur i Papa Françeskut ishte vendosur mbi një platformë.

BBC raporton se vetëm një ditë më parë ishin më shumë se 90 mijë njerëz që kaluan para trupit të pajetë të papës për ta nderuar.

Homazhet publike do të vazhdojnë deri të premten në mbrëmje në orën 19:00, pas së cilës arkivoli i tij do të mbyllet dhe do të bëhen përgatitjet e fundit për varrimin e tij të shtunën në mëngjes.

Homazhet nisën të mërkurën, dhe Vatikani kishte parashikuar që dyert të mbylleshin në mesnatë, por ato qëndruan të hapura deri në orën 05:30 të mëngjesit, dhe u rihapën në orën 07:00.

“Pas 3 orë e gjysmë në radhë, kishim këmbët e lodhura dhe këmbët na dhembnin. Por e pamë Françeskun, dhe kjo përvojë, edhe pse rraskapitëse, ishte shpirtërisht e thellë”, tha Richard Lamb nga Nju Xhersi i SHBA-së, i cili po udhëtonte me bashkëshorten e tij Peggy, të dy katolikë të devotshëm.

“Ecëm me grupe nga Italia, Spanja, Anglia, Gjermania, Brazili, Australia, Polonia, SHBA-ja, Filipinet… ishte një përvojë e gjatë, por e mrekullueshme”, shtoi ai.

Papa Françesku vdiq në moshën 88-vjeçare të hënën në mëngjes, në dhomat e tij në konviktin Santa Marta në Vatikan, duke përmbyllur një papni prej 12 vitesh shpesh të turbullt, ku ai u përpoq të reformonte një institucion të përçarë, shpesh përballur me tradicionalistët që kundërshtonin ndryshimet e tij.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Më shumë se 90,000 njerëz bënë homazhe pranë arkivolit të Papës në një ditë appeared first on Euronews Albania.

Mijëra njerëz nderojnë Papën, homazhet deri të shtunën

By: fra nc
23 April 2025 at 15:17

Bazilika e Shën Pjetrit në Vatikan ka hapur dyert për publikun, pasi arkivoli me trupin e Papa Françeskut mbërriti atje nga kapela Domus Santa Marta, ku ati i shenjtë ndërroi jetë ditën e hënë.

Kamerlengu i Vatikanit, kardinal Kevin Farrell, që po qeveris përkohësisht selinë e shenjtë deri në zgjedhjen e një pape të re, udhëhoqi procesionin mëngjesin e së mërkurës.

Besimtarë të shumtë, të cilët vlerësohen deri në rreth 20 mijë, u mblodhën në qendër të sheshit, ku ndodheshin edhe rojat zvicerane dhe teksa bartësit e arkivolit të thjeshtë prej druri kaluan përmes portave të Vatikanit.

Në atë moment, kambanat ranë dhe njerëzit duartrokitën.

Pasi arkivoli u vendos në bazilikë, disa mijëra persona vazhduan të zinin radhën në rrugë për ta parë atë dhe për të nderuar figurën e tij.

Ati i shenjtë do të qëndrojë në bazilikën e Shën Pjetrit për tre ditë, derisa të mbahet dhe varrimi i tij, i planifikuar për të shtunën në orën 10.

Ai do të varroset në Bazilikën Papale të Shën Mërisë së Madhërishme, duke u bërë papa i parë që do të prehet jashtë mureve të selisë së shenjtë që nga koha e Leos XIII në vitin 1903.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mijëra njerëz nderojnë Papën, homazhet deri të shtunën appeared first on Euronews Albania.

Besimtarë nga e gjithë bota mblidhen në Vatikan për homazhe ndaj Papa Françeskut

By: gaze tare
23 April 2025 at 10:51

Sot në orën nëntë të mëngjesit, sipas kohës lokale, trupi i Papa Françeskut u vendos në Bazilikën e Shën Pjetrit.

Besimtarët sot, nesër dhe pasnesër do të mund të nderojnë trupin e papës së ndjerë deri në mesnatë, ndërsa të premten do të lejohet prania e besimtarëve katolikë në kishë deri në orën 19.00.

Të shtunën, menjëherë pas funeralit, trupi i papës argjentinas do të varroset në kishën e Santa Maria Maggiore, pranë stacionit qendror të trenit të Romës, në përputhje me dëshirën e shprehur nga vetë “papa i të varfërve” në testamentin e tij.

Duhet theksuar se shumë besimtarë që ndodheshin në sheshin e Shën Pjetrit, duke folur para gazetarëve shprehën dëshirën që procesi i kanonizimit të Françeskut të nisë sa më shpejt, siç kishte ndodhur, pra pas vdekjes së Gjon Palit II, pikërisht njëzet vjet më parë./Top Channel

The post Besimtarë nga e gjithë bota mblidhen në Vatikan për homazhe ndaj Papa Françeskut appeared first on iconstyle.al.

Arkivoli me trupin e Papa Françeskut mbërrin në Bazilikën e Shën Pjetrit për homazhet e publikut (Foto)

23 April 2025 at 09:46

Do të ketë një shërbim lutjeje përpara se publiku të lejohet të hyjë për t’i bërë nderimet e fundit Papatit të ndjerë.

Trupi i Papa Françeskut tashmë ka hyrë në Bazilikën e Shën Pjetrit, pasi u transportua nëpër sheshin e Shën Pjetrit.

The post Arkivoli me trupin e Papa Françeskut mbërrin në Bazilikën e Shën Pjetrit për homazhet e publikut (Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

Myslimanë e ortodoksë në Katedralen Katolike/ Shqiptarët pa dallim feje, homazhe për Papën

By: xhir jeta
22 April 2025 at 15:40

Në vendin e parë që vizitoi si Papë, nuk po e nderojnë vetëm katolikët.

Në Shqipërinë e vëllazërisë fetare, sikurse e cilësoi në vizitën e tij në 2014, Atit të Shenjtë po i kryejnë homazhe në Tiranë qytetarë të besimeve të ndryshme.

Tanush Kaso është mysliman. Këtë të martë vizitoi katedralen Shën Pali dhe nderoi Papa Françeskun. Nuk ndezi qirinj, sepse nuk është ritual i besimit të tij, por ishte në kishë për të respektuar figurën e Atit të Shenjtë.

“Midis gjithë klerikëve shquhej si më human. Une kam përcjelle shume. Ky bente dallim. Ka berë gjithnjë thirrje për paqe.”

Tanush Kaso doli edhe në bulevard për të parë nga afër papa franceskun në vizitën e tij historike në Tiranë.

“Pata fatin të jem ne bulevard. Ka qene madhështore e paharrueshme, duhet te kujtohet. Qendrova sa me afer që munda. Në familjet jane të treja besimet fetare, fëmijet kanë gjetur shokun e jetës të një besimi tjetër.”

Homazhe pranë fotografisë së Papa Françeskut të katedralen Shën Pali kreu edhe Petrika Trako, i besimit ortodoks.

“Kjo vërtet është një largim nga jeta i një figure që perbashkonte të gjithe besimet fetare në botë.”

Për të Ati i Shenjtë i la botës një trashëgimi të madhe dhe me vizitën e tij të parë në Shqipëri i tregoi botës pasurinë tonë kombëtare, harmoninë mes feve.

“Duhet të përulemi përpara kesaj pune të madhe shpirterore. Krijimtaria e tij eshte e gjitha mbi paqen ne bote e drejtuar prej Jezu Krishtit.”

Marta Tusha është një besimtare e devotshme. Vjen nga një familje me traditë të vjetër katolike nga Mirditë. Largimi nga kjo botë i Papa Françeskut e ka trishtuar. Në katedrale ndezi qirinj dhe u lut disa minuta për shpirtin e tij.

“Ishte mrekulli që doli për meshën e të dieles së Pashkës dhe pastaj iku te zoti lart.”

Ende ka emocion kur Atin e Shenjtë e pati shumë pranë në bulevardin e Tiranës në vitin 2024.

“Atë ditë isha në punë, pastaj dola në bulevard, rrugës që po kalonte ishte një emocion i papamë, të paktën në momentin që kaloi me makinë e pashe ishte emocion.”

Marta ka planifikuar të vizitojë këtë vit Vatikanin në vitin jubilar.

“Eshtë një pjesë bosh, shpresoj që papa tjetër të jetë më i miri, me i duhuri. Për ne shqiptarët ka folur për bashkimin fetar qe e kemi te vecantë.”/abcnews.al

 

Përkujtohen dëshmorët dhe martirët në Prishtinë

18 April 2025 at 09:10

PRISHTINË, 18 prill /ATSH/ Ditët e 17, 18, 19, 20 dhe 21 prillit 1999, për shumë familje dhe qytetarë të trevave të Llapit e Gollakut që kishin marrë rrugën e shpëtimit përmes fshatrave Koliq, Grashticë, Makoc e Llukar, për shumëkënd u shndërruan në ditë tmerri e krimi të paparë.

Ushtria policia dhe paramilitarët serbë në pritën që u kishin bërë, vranë dhe masakruan më se 124 qytetarë, në mesin e tyre fëmijë, vajza, djem, gra e pleq.

Me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, Kryeqyteti në bashkëpunim me degët në Prishtinë të OVL, SHFD dhe SHIL të UÇK-së, organizon aktivitetet përkujtimore: homazhe në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Velani, nderime pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti, aksion për dhurim gjaku në sheshin “Zahir Pajaziti”, homazhe në kompleksin e varrezave të dëshmorëve dhe martirëve në Makovc.

Tubimi qendror-tradicional “Epopeja e UÇK-së” mbahet në Marec nga ora 13:00, ndërsa nga ora 17:00 mbahet ceremonia për ndarjen e 71 mirënjohjeve për familjet e dëshmorëve dhe heronjve të Komunës së Prishtinës.

/Kosovapress/

The post Përkujtohen dëshmorët dhe martirët në Prishtinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌