Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan

TIRANË, 30 qershor /ATSH/ Ditën e sotme në Vatikan është inauguruar selia e re e ambasadës së Shqipërisë.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani; sekretari për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare në Selinë e Shenjtë, Imzot Paul Richard Gallagher; Kancelari i Madh dhe ministri i Punëve të Jashtme të Urdhrit Sovran të Maltës, Shkëlqesia e Tij, Riccardo Paternò di Montecupo; përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar pranë Selisë së Shenjtë, si dhe autoritete të tjera.

Në fjalën e tij përshëndetëse, ministri Hasani e cilësoi këtë hap si dëshmi të forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, e cila është bërë gjithnjë e më e fortë dhe më e orientuar drejt së ardhmes bazuar në dialogun ndërfetar dhe paqen globale.

“Dinjiteti njerëzor, respekti për diversitetin, liria fetare dhe drejtësia sociale janë disa prej vlerave të përbashkëta që lidhin Shqipërinë dhe Selinë e Shenjtë. Andaj, kjo shtëpi e re e diplomacisë do të jetë në shërbim të përpjekjeve dhe nismave të përbashkëta për të ndërtuar ura për një botë më të paqtë dhe më solidare”, u shpreh Hasani.

1 nga 5

/gj.m//a.f//r.e/

The post Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria inauguron selinë e re të ambasadës në Vatikan/ Hasani: Në shërbim të urave për një botë më të paqtë e solidare

30 June 2025 at 18:49

Ditën e sotme në Vatikan është inauguruar selia e re e Ambasadës së Shqipërisë.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme,  Igli Hasani; Sekretari për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare në Selinë e Shenjtë, Imzot Paul Richard Gallagher; Kancelari i Madh dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Urdhrit Sovran të Maltës, Shkëlqesia e Tij, Riccardo Paternò di Montecupo; përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar pranë Selisë së Shenjtë; si dhe autoritete të tjera.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Ministri Hasani e ka cilësuar këtë hap si dëshmi të forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, e cila është bërë gjithnjë e më e fortë dhe më e orientuar drejt së ardhmes bazuar në dialogun ndërfetar dhe paqen globale.

“Dinjiteti njerëzor, respekti për diversitetin, liria fetare dhe drejtësia sociale janë disa prej vlerave të përbashkëta që lidhin Shqipërinë dhe Selinë e Shenjtë. Andaj, kjo shtëpi e re e diplomacisë do të jetë në shërbim të përpjekjeve dhe nismave të përbashkëta për të ndërtuar ura për një botë më të paqtë dhe më solidare.” – është shprehur Hasani/abcnews.al

Inaugurohet selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan, ministri Hasani: Do ndërtojmë ura për një botë më të paqtë

By: redi
30 June 2025 at 18:41

Ditën e sotme në Vatikan është inauguruar selia e re e ambasadës së Shqipërisë. I pranishëm në këtë aktivitet ishte Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani; Sekretari për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare në Selinë e Shenjtë, Imzot Paul Richard Gallagher; Kancelari i Madh dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Urdhrit Sovran të Maltës, Shkëlqesia e Tij…

Source

Inaugurohet selia e re e Ambasadës Shqiptare në Vatikan, ministri Hasani: Do të jetë në shërbim të përpjekjeve për të ndërtuar një botë më të paqtë dhe më solidare

By: M C
30 June 2025 at 19:32

Inaugurohet në Vatikan selia e re e Ambasadës së Shqipërisë.

Selia e re e Ambasadës së Shqipërisë në Vatikan u inaugurua sot (30 qershor) në një ceremoni zyrtare ku morën pjesë përfaqësues të lartë të diplomacisë shqiptare dhe asaj ndërkombëtare.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, tha se selia e re e ambasadës shqiptare në Vatikan do të jetë në shërbim të përpjekjeve dhe nismave të përbashkëta për të ndërtuar ura për një botë më të paqtë dhe më solidare.

“Dinjiteti njerëzor, respekti për diversitetin, liria fetare dhe drejtësia sociale janë disa prej vlerave të përbashkëta që lidhin Shqipërinë dhe Selinë e Shenjtë. Andaj, kjo shtëpi e re e diplomacisë do të jetë në shërbim të përpjekjeve dhe nismave të përbashkëta për të ndërtuar ura për një botë më të paqtë dhe më solidare”, është shprehur Hasani

The post Inaugurohet selia e re e Ambasadës Shqiptare në Vatikan, ministri Hasani: Do të jetë në shërbim të përpjekjeve për të ndërtuar një botë më të paqtë dhe më solidare appeared first on Albeu.com.

ROMË – Vatikani ofron të organizojë bisedimet Ukrainë-Rusi, kërkon paqe të shpejtë

ROMË, 27 maj /ATSH-DPA/- Vatikani përsëriti sot ofertën e tij për të pritur negociatat e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës.

Sekretari i Shtetit, Pietro Parolin përsëriti ofertën e Papa Leone XIV për të zhvilluar takime midis shteteve ndërluftuese në një “vend neutral dhe të mbrojtur”.

Në të njëjtën kohë, sipas një raporti të agjencisë italiane të lajmeve, ANSA, kardinali e bëri të qartë se Vatikani nuk e shihte domosdoshmërisht veten si ndërmjetës në bisedime dhe se çdo ndërmjetësim duhej të kërkohej nga palët.

Parolin theksoi se vende të tjera si Gjeneva ishin gjithashtu duke u shqyrtuar.

“Nuk është e rëndësishme se ku do të zhvillohen negociatat midis rusëve dhe ukrainasve – negociata që të gjithë shpresojmë. Ajo që ka vërtet rëndësi është që këto negociata të fillojnë më në fund, sepse është urgjente të ndalet lufta”, tha ai.

Deri më tani, nuk ka një datë për bisedime të reja, megjithëse është sugjeruar se mund të ketë një takim në Vatikan në mesin e qershorit.

Gjatë luftës – e cila ka vazhduar për më shumë se tre vjet – Selia e Shenjtë nën drejtimin e të ndjerit, Papa Françeskut u përpoq vazhdimisht të ndërmjetësonte, por pa rezultuar me sukses. //a.i/

The post ROMË – Vatikani ofron të organizojë bisedimet Ukrainë-Rusi, kërkon paqe të shpejtë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Paqe ndoshta, por jo në Vatikan/ Refuzimi nga Lavrov: Jemi dy vende ortodokse

By: Mirgen
23 May 2025 at 20:44

Rusia ka përjashtuar Vatikanin si vendin pritës për bisedimet e radhës me Ukrainën për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se nuk është shumë “elegante” që Vatikani, një vend katolik, të presë bisedimet mes dy kombeve ortodokse. “Dua vetëm ta them, në mënyrë që mos të shpenzohen burime intelektuale […]

The post Paqe ndoshta, por jo në Vatikan/ Refuzimi nga Lavrov: Jemi dy vende ortodokse appeared first on BoldNews.al.

Paqe ndoshta, por jo në Vatikan/ Refuzimi nga Lavrov: Jemi dy vende ortodokse

23 May 2025 at 19:34

Rusia ka përjashtuar Vatikanin si vendin pritës për bisedimet e radhës me Ukrainën për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se nuk është shumë “elegante” që Vatikani, një vend katolik, të presë bisedimet mes dy kombeve ortodokse.

“Dua vetëm ta them, në mënyrë që mos të shpenzohen burime intelektuale për opsione që nuk janë realiste. Imagjinoni Vatikanin si një vend për negociata – nuk është shumë elegante, që vendet ortodokse të diskutojnë problemet në një vend katolik”, thotë Lavrov.

Papa Leoni XIV e ka ofruar Vatikanin si vendin për të pritur bisedimet mes palëve, një ide që u mbështet edhe nga presidenti amerikan Donald Trump.

Lavrov shtoi se koha për raundin e dytë të bisedimeve pas atij në Stamboll, nuk është përcaktuar ende.

Ministri rus tha se Moska nuk e ka refuzuar kontaktin me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, megjithatë sipas Lavrov, ai e ka humbur legjitimitetin, pasi mandati i tij përfundoi vitin e kaluar.

Ndërkohë Ukraina dhe Rusia filluan zbatimin e marrëveshjes që u arrit në Stamboll për të shkëmbyer 1000 të burgosur lufte.

390 të burgosurit e parë u shkëmbyen nga secila palë në fazën e parë. Zelensky tha se shkëmbimi i të burgosurve do të vazhdojë në fundjavë.

RUSI – Lavrov: Vatikani i papërshtatshëm për bisedimet e paqes

MOSKË, 23 maj /ATSH-DPA/- Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov nuk e sheh Vatikanin si një vend të përshtatshëm për negociata të reja për t’i dhënë fund luftës së Moskës kundër Ukrainës.

Lavrov tha se opsioni i Vatikanit nuk ishte realist për Moskën.

“Imagjinoni Vatikanin si një vend për negociata. Është disi e pahijshme kur vendet ortodokse diskutojnë çështje në një platformë katolike që kanë të bëjnë me eliminimin e shkaqeve të konfliktit”, tha Lavrov.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka sugjeruar Vatikanin si vendin e negociatave – pas një bisede telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.

Lavrov tha se kishte “spekulime” rreth asaj se kur dhe ku mund të organizohej një takim i ri i përfaqësuesve nga Rusia dhe Ukraina.

Ministri i Jashtëm, Lavrov akuzoi Kievin se kërkon të shkatërrojë Kishën Ortodokse të Ukrainës.

“Mendoj se nuk do të ishte shumë e këndshme për Vatikanin të priste delegacione nga dy vende ortodokse në këto rrethana”, tha ai. //a.i/

The post RUSI – Lavrov: Vatikani i papërshtatshëm për bisedimet e paqes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VATIKAN – Leone XIV: Situata në Rripin e Gazës shqetësuese dhe e dhimbshme

VATIKAN, 21 maj /ATSH-AA/ – Udhëheqësi shpirtëror i katolikëve dhe kreu i Vatikanit, papa Leone XIV tha se situata në Rripin e Gazës po bëhet gjithnjë e më shqetësuese dhe e dhimbshme ndërsa bëri thirrje për hyrjen e ndihmës humanitare.

Papa Leone XIV, i cili u zgjodh si udhëheqësi i ri i Kishës Katolike në Konklavën e 8 majit, mbajti sot seancën e tij të parë me audiencë të përgjithshme pas marrjes së këtij pozicioni.

“Situata në Rripin e Gazës po bëhet gjithnjë e më shqetësuese dhe e dhimbshme”, tha papa Leone XIV në seancën e së mërkurës të papëve, që zakonisht mbahet në sheshin e Shën Pjetrit.

Duke tërhequr vëmendjen ndaj vuajtjeve në Gaza, papa tha se “edhe njëherë e përsëris thirrjen time të përzemërt për t’u dhënë fund armiqësive dhe që ndihma humanitare të lejohet të hyjë me dinjitet, në mënyrë që këtij çmimi të dhimbshëm që paguajnë fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët t’i jepet fund”.

Papa gjithashtu u kërkoi besimtarëve të luten për paqe çdo ditë duke thënë se duhet ”të çarmatosin” zemrat e tyre./  /os/

The post VATIKAN – Leone XIV: Situata në Rripin e Gazës shqetësuese dhe e dhimbshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump: Ide e shkëlqyer që bisedimet e paqes Rusi-Ukrainës të zhvillohen në Vatikan

UASHINGTON, 20 maj /ATSH-AA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump tha se do të ishte një ide e shkëlqyer që bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës të zhvillohen në Vatikan.

Trump iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në një aktivitet në Shtëpinë e Bardhë, ku u takua me familjet e oficerëve të zbatimit të ligjit që humbën jetën gjatë detyrës.

I pyetur nëse gatishmëria e Vatikanit për të ndërmjetësuar bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës do të thotë që SHBA-ja do të tërhiqen, Trump tha “jo, jo, mendoj se do të ishte shumë mirë që këto negociata të zhvillohen në Vatikan. Ndoshta do të kishte një rëndësi më të madhe”.

“Ka dhimbje të jashtëzakonshme, zemërim dhe mendoj se kjo mund ta lehtësojë disi zemërimin. Pra, ta bëjmë në Vatikan, mendoj se do të ishte një ide e shkëlqyer”, u shpreh Trump, duke theksuar se ndërmjetësimi i Vatikanit ishte në agjendë në bisedën telefonike dhe se mendon se kjo do të ndihmonte negociatat.

“Bëhet fjalë për ego të mëdha të përfshira, por mendoj se diçka do të ndodhë. Dhe nëse jo, unë thjesht tërhiqem dhe ata do të duhet të shkojnë përsëri”, tha ai.

Trump përsëriti mendimin se lufta Rusi-Ukrainë është edhe “çështje e Evropës”.

“Por, administrata e kaluar ndjeu shumë fort se ne duhej të përfshiheshim dhe ne ishim shumë më të përfshirë sesa Evropa. Ne i dhamë një sasi rekord parash dhe armësh një vendi të huaj, sipas mendimit tim. Edhe Evropa dha, por as nuk iu afrua asaj që dhamë ne”, tha Trump./  /os/

The post SHBA – Trump: Ide e shkëlqyer që bisedimet e paqes Rusi-Ukrainës të zhvillohen në Vatikan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zelensky dhe JD Vance takohen në Vatikan, për herë të parë pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë

18 May 2025 at 16:19

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe zëvendës presidenti amerikan JD Vance janë takuar këtë të dielë, për hetë të parë që nga përplasja e tyre e zjarrtë në Zyrën Ovale. Zelensky dhe JD Vance janë të dy në Vatikan për meshën inauguruese të Papa Leoni XIV, ku u takuan shkurt për të shtrënguar duart para shërbesës. […]

The post Zelensky dhe JD Vance takohen në Vatikan, për herë të parë pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë appeared first on BoldNews.al.

Presidenti Begaj takon në Vatikan Papa Leoni XIV pas ceremonisë së inagurimit

By: V K
18 May 2025 at 13:30

Ditën e sotme, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryesoi delegacionin shqiptar që mori pjesë në Vatikan në ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV, ku merrnin pjesë personalitete të rëndësishme nga vende të ndryshme të botës.

Kreu i Shtetit, pati edhe një takim me Papa Leoni XIV, të cilit i shprehu urimet më të përzemërta me rastin e zgjedhjes At i Shenjtë dhe Peshkop i Kishës Katolike Romake.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës përgëzoi Atin e Shenjtë, për misionin e tij në ruajtjen e paqes dhe ndërtimin e urave të dialogut në një botë të mbushur me sfida dhe pasiguri.

 

Presidenti Begaj, theksoi se udhëheqja e tij shpirtërore përfaqëson një zë që jep shpresë, dhembshuri dhe unitet ndërmjet njerëzve.

Shqipëria është model i bashkëjetesës fetare, ku toleranca, respekti dhe harmonia midis feve të ndryshme janë vlera të rrënjosura thellë dhe trashëgimi e çmuar ndër breza.

Në këtë ceremoni Presidenti u shoqërua nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe Ambasadorja e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, Majlinda Frangaj.

The post Presidenti Begaj takon në Vatikan Papa Leoni XIV pas ceremonisë së inagurimit appeared first on Albeu.com.

Kreu i Shtetit takohet me Atin e Shenjtë/ Presidenti Begaj në Vatikan për ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV

18 May 2025 at 13:26

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj, kryesoi delegacionin shqiptar që mori pjesë në Vatikan në ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV, ku merrnin pjesë personalitete të rëndësishme nga vende të ndryshme të botës.

Presidenti Begaj i shprehu urimet më të përzemërta me rastin e zgjedhjes At i Shenjtë dhe Peshkop i Kishës Katolike Romake. Gjithashtu, Presidenti i Republikës përgëzoi Atin e Shenjtë për misionin e tij në ruajtjen e paqes dhe ndërtimin e urave të dialogut në një botë të mbushur me sfida dhe pasiguri. Presidenti Begaj theksoi se udhëheqja e tij shpirtërore përfaqëson një zë që jep shpresë, dhembshuri dhe unitet ndërmjet njerëzve.

Shqipëria është model i bashkëjetesës fetare, ku toleranca, respekti dhe harmonia midis feve të ndryshme janë vlera të rrënjosura thellë dhe trashëgimi e çmuar ndër breza. Në këtë ceremoni Presidenti u shoqërua nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe Ambasadorja e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, Majlinda Frangaj.

The post Kreu i Shtetit takohet me Atin e Shenjtë/ Presidenti Begaj në Vatikan për ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV appeared first on Sot News | Lajme.

Ceremonia e përurimit/ Papa Leoni XIV: Vij para jush si një vëlla që do t’ju shërbej në besimin dhe lumturinë tuaj (VIDEO)

By: V K
18 May 2025 at 11:43

Papa Leoni XIV, ka mbajtur fjalën e tij gjatë ceremonisë së përurimit si kreu i Vatikanit. Papa tha se vjen para besimtarëve si një vëlla që do t’u shërbejë në besimin dhe lumturinë e tyre.

Ai e vendosi theksin te dashuria dhe uniteti. Papa Leoni XIV shtoi se këto janë dy misionet e dhëna nga Jezusi për Pjetrin.

Përshëndes të pranishmit. Në ditët e fundit kemi pjetuar një jetë intensive, vdekja e Papa Franceskut na solli trishtim në zemër.

Kemi marrë në ditën e Pashkës bekimet e tij të fundit. Zoti nuk e braktis kurrë popullin e tij.

Vij para jush si një vëlla që do t’ju shërbej në besimin dhe lumturinë tuaj.

Duke ecur me ju në rrugën e dashurisë së Zotit që na do të bashkuar. Dashuria është unitet. Këto janë dy misionet e dhëna nga Jezusi për Pjetrin”, tha Papa.

 

The post Ceremonia e përurimit/ Papa Leoni XIV: Vij para jush si një vëlla që do t’ju shërbej në besimin dhe lumturinë tuaj (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Në Vatikan zhvillohet mesha e inaugurimit të Papa Leo XIV, mijëra besimtarë ndjekin ceremoninë

By: V K
18 May 2025 at 11:01

Ditën e sotme, Papa Leo XIV inaugurohet në një meshë në Sheshin e Shën Pjetri, duke shënuar kështu edhe fillimin zyrtar të papatit të tij.

Ai është zgjedhur si udhëheqësi i ri i Kishës Katolike në fillim të këtij muaji pas vdekjes së paraardhësit të tij, Papa Françeskut dhe një konklave dy-ditore në qytetin e Vatikanit, raporton BBC.

Papa i ri ka mbajtur meshën e tij të parë në Kapelën Sistine më 9 maj, menjëherë pas zgjedhjes së tij nga Konklava.

Ai e ka përdorur shërbimin për të bërë thirrje që Kisha Katolike të kundërshtonte mungesën e besimit dhe bëri thirrje për unitet të Kishës nga kardinalët e tij.

Leo është Papa i 267-të dhe i pari që vjen nga SHBA-ja.

The post Në Vatikan zhvillohet mesha e inaugurimit të Papa Leo XIV, mijëra besimtarë ndjekin ceremoninë appeared first on Albeu.com.

“Vij para jush si një vëlla”/ Ceremonia e Përurimit, Papa Leoni: Do t’ju shërbejë në besimin dhe lumturinë tuaj

18 May 2025 at 11:43

Në fjalën e tij para besimtarëve në sheshin Shën Pjetri, Papa u ndal tek humbja e madhe e botës së krishterë me ndarjen nga jeta të Papa Franceskut. Më tej Papa Leoni ka bërë thirrje në themelimin e një kishe të bazuar në dashuri.

Papa Leoni XIV: Përshëndes të pranishmit. Në ditët e fundit kemi përjetuar ndjesi intensive, vdekja e Papa Franceskut na solli trishtim në zemër.Kemi marrë në ditën e Pashkës bekimet e tij të fundit. Zoti nuk e braktis kurrë popullin e tij.

Vij para jush si një vëlla që do t’ju shërbejë në besimin dhe lumturinë tuaj. Duke ecur me ju në rrugën e dashurisë së Zotit që na do të bashkuar. Dashuria është unitet. Këto janë dy misionet e dhëna nga Jezusi për Pjetrin. Vëllezër dhe motra kjo është ora e dashurisë. Të krijojmë një kishë misionare që i hap krahët botës dhe është e bazuar në dashuri.

 

The post “Vij para jush si një vëlla”/ Ceremonia e Përurimit, Papa Leoni: Do t’ju shërbejë në besimin dhe lumturinë tuaj appeared first on Sot News | Lajme.

Vatikan/ Qindra mijëra besimtarë në shesh, nis ceremonia e përurimit të Papa Leo XIV

By: armand
18 May 2025 at 10:47

Në Vatikan po zhvillohet ceremonia e Përurimit të Papa Leonit XIV. Mbi 200 mijë besimtarë po ndjekin ceremoninë në sheshin “Shën Pjetër”. Të pranishëm do të jenë dhe krerët e komunitetit fetar dhe Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj. Papa Leonit XIV është zgjedhur si udhëheqësi i ri i Kishës Katolike në fillim të këtij muaji […]

The post Vatikan/ Qindra mijëra besimtarë në shesh, nis ceremonia e përurimit të Papa Leo XIV appeared first on BoldNews.al.

Papa Leoni XIV mbërrin në Vatikan/ Ceremonia e inagurimit (Foto)

18 May 2025 at 09:58

Siç është bërë traditë, Papa nuk ka ngurruar të bekojë besimtarët që ishin të pranishëm. Disa momente pas mbërritjes, Papa Leoni XIV u pa duke ngritur një foshnje në duar dhe duke e bekuar, ndërsa vendosi dorën mbi kokën e një tjetër fëmije, një veprim i zakonshëm i tij për të dhënë bekime e dashuri.

Papa Leoni XIV ka mbërritur në Sheshin e Shën Pjetrit për ceremoninë e inagurimit, ku ka përshëndetur turmat e mbështetësve. Në vitin 1978, Pali I e ndërpreu këtë praktikë, duke preferuar një ceremoni më të thjeshtë për inaugurimin e tij. Precedenti i tij është ndjekur nga të gjithë papët e mëpasshëm, duke përfshirë dhe Papa Leoni XIV, i cili ka zgjedhur një inagurim pa pompozitetin e kurorës papale.

Në ceremoninë e inaugurimit, ndryshe nga praktikat e mëparshme, nuk u përdor korona tradicionale papale. Në të kaluarën, papa coronoheshin me triregnum, një tiarë me tri kurora që simbolizonin autoritetin e papës mbi çështje shpirtërore dhe të përkohshme. Kjo traditë nisi që në vitin 858, me papën Nikollë I, dhe është përdorur për herë të fundit nga Papa Pali VI në vitin 1963, vetëm në fillim të papnisë së tij.

The post Papa Leoni XIV mbërrin në Vatikan/ Ceremonia e inagurimit (Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

Ceremonia e përurimit të Papa Leo XIV/ Nisen drejt Vatikanit krerët e komuniteteve fetare të Shqipërisë

By: Ela
17 May 2025 at 16:07

Krerë të komuniteteve fetare dhe përfaqësues politikë nga Shqipëria do të udhëtojnë drejt Vatikanit. Nesër në ceremoninë e Perurimit të Emisionit të Shenjtë Papnor të Papa LEO XIV, ora 10:00, do të marrin pjesë nga Shqipëria, Presidenti i Republikës, Bajram Bega dhe ministri i Jashtëm, Igli Hasani. Nga Kisha Katolike do të jenë të pranishëm […]

The post Ceremonia e përurimit të Papa Leo XIV/ Nisen drejt Vatikanit krerët e komuniteteve fetare të Shqipërisë appeared first on BoldNews.al.

MESAZHI/ Papa Leoni XIV bën postimin e parë në rrjetet sociale

14 May 2025 at 07:21

VATIKAN- Papa Leoni XIV ka nisur përdorimin e rrjeteve sociale zyrtare të Vatikanit, me një postim në “Instagram “për herë të parë të martën ku ka përsëritur fjalët e njëjta që i ka thënë kur u zgjodh: “Paqja qoftë me ju të gjithë”.

Postimi përfshin disa nga fotografitë që dokumentojnë ditët e para të tij si papë.

Vatikani ka thënë se do t’i ruajë postimet nga Papa Françesku. Vatikani hapi faqen zyrtare në rrjete sociale  në vitin 2012 gjatë mandatit të Papa Benediktit XVI, raportojnë mediat e huaja.

Llogaritë menaxhohen nga zyrtarë të Vatikanit, në emër të papës./abcnews.al

❌
❌