Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Të paktën 45 të lënduar nga një shpërthim i fuqishëm në një pompë karburanti në Romë

By: Rovena
4 July 2025 at 22:28

Një shpërthim i fuqishëm të premten në një pompë karburanti në Romë ka lënë të paktën 45 njerëz të lënduar, përfshirë 12 oficerë policie dhe gjashtë zjarrfikës, thanë autoritetet italiane.

Shpërthimi ndodhi në shpërndarësin e benzinës, naftës dhe gazit të lëngshëm të naftës (LPG) në lagjen e klasës punëtore, Prenestino, dhe u dëgjua në të gjithë kryeqytetin pak pas orës 8 të mëngjesit.

Njerëzit e prekur nga shpërthimi po mjekohen në spitalet vendëse, raportojnë agjencitë italiane të lajmeve, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje kritike për shkak të djegieve të rënda.

Faqja Roma Today publikoi një fotografi ku shihet një zjarr i madh dhe tymi që ngrihej lart në qiell. Pamje të veçanta të shpërndara nga departamenti i zjarrfikësve shfaqin pompën pothuajse plotësisht të shkatërruar.

“Lutem për njerëzit e prekur nga shpërthimi në një pompë në zemër të Dioqezës sime. Vazhdoj ta ndjek me shqetësim zhvillimin e këtij incidenti tragjik”, shkroi Papa Leoni XIV në platformën X.

Zjarrfikësit dhe punonjësit e ambulancës u prekën nga ky shpërthim, pasi ishin thirrur më herët në vendngjarje, sepse një kamion kishte goditur një tubacion në pompën e karburantit, raportojnë mediat italiane.

Kryetari i Bashkisë së Romës, Roberto Gualtieri, tha nga vendi i ngjarjes se dyshohet se një incident gjatë procesit të mbushjes së rezervuarëve me karburant shkaktoi një rrjedhje gazi, gjë që shkaktoi zjarr dhe më pas shpërthim si pasojë.

Kryeministrja Giorgia Meloni falënderoi policinë, zjarrfikësit dhe shërbimet e tjera emergjente për ndihmën në garantimin që “kjo ngjarje tragjike të mos kishte pasoja edhe më të rënda”.

Pompa mbante logon e kompanisë Eni, por nuk ishte në pronësi të grupit italian të energjisë, sqaroi kompania në një deklaratë.

Pesë njerëz u vranë në dhjetor të vitit të kaluar nga një shpërthim në një depo karburanti të Eni afër Firences./REL

 

Papa Leoni XIV bën thirrje për diplomaci pas përshkallëzimit “alarmant” në Lindjen e Mesme: Në rrezik dinjiteti njerëzor

By: Rovena
22 June 2025 at 17:25

Papa Leoni XIV i është bashkuar thirrjeve për rikthimin e diplomacisë në Lindjen e Mesme, pas një tjetër nate të mbushur me përplasje dhe sulme në rajon.

Lajmet për goditjet ajrore të natës në Iran, i cilësoi si “alarmante”, ndërsa u kërkoi të gjitha shteteve dhe organizatave ndërkombëtare të dënojnë dhunën.

“Nuk ka konflikte ‘të largëta’ kur në rrezik është dinjiteti njerëzor,” shkroi ai në platformën X (ish-Twitter)./abcnews.al

“Me armë shkohet drejt barbarizmit”, apeli i Papa Leoni XIV: Lufta është disfatë

By: Besnik
18 June 2025 at 11:44

Në një thirrje të fortë për paqe, Papa Leoni XIV ka shprehur shqetësimin e thellë të Vatikanit për luftërat që po tronditin botën, duke përmendur veçanërisht konfliktet në Ukrainë, Iran, Izrael dhe Rripin e Gazës.

Gjatë përshëndetjes së tij drejtuar besimtarëve italofolës në fund të audiencës së së mërkurës, Ati i Shenjtë u ndal me tone të ashpra kundër normalizimit të luftës.

“Zemra e Kishës është e shqyer nga britmat që ngrihen nga vendet e luftës,” deklaroi Papa, duke theksuar se “nuk duhet të mësohemi me luftën, përkundrazi duhet ta hedhim poshtë si tundim joshjen e armatimeve të fuqishme dhe të sofistikuara.”

Duke cituar paraardhësit e tij, Papa Leoni XIV kujtoi fjalët e Papa Franceskut, duke paralajmëruar se “në luftën e sotme, ku përdoren armë shkencore të çdo lloji, mizoria e saj kërcënon të çojë luftëtarët drejt një barbarie shumë më të madhe se ajo e kohërave të kaluara.”

“Prandaj, në emër të dinjitetit njerëzor dhe të drejtës ndërkombëtare,” shtoi ai, “u përsëris atyre që janë përgjegjës atë që thoshte Papa Françesku: lufta është gjithmonë një disfatë. Dhe me Piun XII: asgjë nuk humbet me paqen, gjithçka mund të humbasë me luftën.”

Apeli i Papës vjen në një kohë tensioni të lartë ndërkombëtar, ku përplasjet ushtarake dhe pasojat humanitare po marrin përmasa gjithnjë e më shqetësuese.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Me armë shkohet drejt barbarizmit”, apeli i Papa Leoni XIV: Lufta është disfatë appeared first on Euronews Albania.

Papa Leoni XIV, thirrje për solidaritet mes popujve, kritikon nacionalizmin

8 June 2025 at 21:39

Ne meshën e se dielës ne Sheshin e Shen Pjetrit, kërkoi shembjen e mureve dhe zhdukjen e urrejtjes. Papa Leoni XIV kritikoi rritjen e lëvizjeve politike nacionaliste ne bote, teksa përsëriti thirrjet e tij për dialog.

“Ku ka dashuri, nuk ka vend për paragjykime, për zona ‘sigurie’ që na ndajnë nga fqinjët tanë, për mendësinë përjashtuese që, tragjikisht, tani e shohim të shfaqet edhe në nacionalizmat politikë”, ka thënë ai.

Papa nuk përmendi ndonjë vend apo politikan specifik, por para se të zgjidhej në krye të Vatikanit, ai kishte qenë kritik në rrjetet sociale për politikat e administratës së Donald Trump ndaj emigracionit.

Leoni gjithashtu kujtoi fjalët e të ndjerit Papa Françesku, i cili vërejti se në botën tonë ne jemi të gjithë të lidhur, megjithatë e gjejmë veten të shkëputur nga njëri-tjetri, të anestezuar nga indiferenca dhe të mbingarkuar nga vetmia.

Menjëherë pasi u bë papë, Leoni u zotua të punonte për unitet dhe paqe. Mesazhi i tij i parë, “Paqja qoftë me ju të gjithë”, e vendosi rëndësinë e paqes si një shtyllë të papatit të tij. Ai gjithashtu ka bërë thirrje për një paqe afatgjatë dhe të drejtë në Ukrainë dhe një armëpushim në Gaza.

The post Papa Leoni XIV, thirrje për solidaritet mes popujve, kritikon nacionalizmin appeared first on Sot News | Lajme.

Papa kritikon nacionalizmin/ Leoni XIV, thirrje për solidaritet mes popujve

8 June 2025 at 21:20

Papa Leoni XIV kritikoi rritjen e lëvizjeve politike nacionaliste ne bote, teksa përsëriti thirrjet e tij për dialog.

Ne meshën e se dielës ne Sheshin e Shen Pjetrit, kërkoi shembjen e mureve dhe zhdukjen e urrejtjes.

“Ku ka dashuri, nuk ka vend për paragjykime, për zona ‘sigurie’ që na ndajnë nga fqinjët tanë, për mendësinë përjashtuese që, tragjikisht, tani e shohim të shfaqet edhe në nacionalizmat politikë.”, ka thënë ai.

Papa nuk përmendi ndonjë vend apo politikan specifik, por para se të zgjidhej në krye të Vatikanit, ai kishte qenë kritik në rrjetet sociale për politikat e administratës së Donald Trump ndaj emigracionit.

Leoni gjithashtu kujtoi fjalët e të ndjerit Papa Françesku, i cili vërejti se në botën tonë ne jemi të gjithë të lidhur, megjithatë e gjejmë veten të shkëputur nga njëri-tjetri, të anestezuar nga indiferenca dhe të mbingarkuar nga vetmia.

Menjëherë pasi u bë papë, Leoni u zotua të punonte për unitet dhe paqe. Mesazhi i tij i parë, “Paqja qoftë me ju të gjithë”, e vendosi rëndësinë e paqes si një shtyllë të papatit të tij.

Ai gjithashtu ka bërë thirrje për një paqe afatgjatë dhe të drejtë në Ukrainë dhe një armëpushim në Gaza.

/abcnews.al/

“Të pranishëm një izraelit dhe një palestinez që u perqafuan një vit më parë”/ Papa Leoni XIV pret aktivistët e paqes

30 May 2025 at 19:35

Ati i shenjtë u takua me përfaqësues të lëvizjeve të paqes që krijuan “Arenën e Paqes” në Verona. Në një kohë kur lufta në Gaza vazhdon dhe mijëra njerëz përballen çdo ditë me bombardime dhe uri ekstreme, Papa Leoni XIV priti aktivistë të paqes.

Mes atyre që morën pjesë ishin aktivisti izraelit i paqes Maoz Inon dhe aktivisti palestinez i paqes Aziz Sarah, të cilët u përqafuan në prani të Papa Françesku gjatë një eventi në Verona në maj 2024.

Papa iu drejtua aktivistëve duke bërë thirrje për paqe dhe marrëdhënie të drejta mes njerëzve.

“Rruga drejt paqes kërkon zemra dhe mendje të stërvitura në shqetësimin për të tjerët dhe të afta për të perceptuar të mirën e përbashkët në botën e sotme. Sepse rruga drejt paqes I përfshin të gjithë dhe çon në nxitjen e marrëdhënieve të drejta midis të gjitha qenieve të gjalla”

Ai përsëriti thirrjen e tij për t’i dhënë fund konflikteve, në mënyrë fëmijët të mos rriten në një kulturë dhune.

“Fëmijët dhe të rinjtë tanë duhet të jenë në gjendje të përjetojnë kulturën e jetës, dialogun dhe respektin e ndërsjellë. Mbi të gjitha, ata kanë nevojë për dëshminë e burrave dhe grave që mishërojnë një mënyrë jetese të ndryshme dhe jo të dhunshme”

The post “Të pranishëm një izraelit dhe një palestinez që u perqafuan një vit më parë”/ Papa Leoni XIV pret aktivistët e paqes appeared first on Sot News | Lajme.

Zbulohet makina që do të mbajë Papa Leoni XIV

By: redi
23 May 2025 at 14:31

Papa Leoni XIV ka zgjedhur një model shumëfunksional nga një prodhues gjerman i automobilave për të realizuar detyrat e tij të përditshme. Papa ka zgjedhur sakaq një automjet tip ”Volkswagen” për detyrat e tij të përditshme. Është një model Multivan, që duket si një hotel luksoz mbi rrota. Furgoni i Volkswagen, i disponueshëm edhe në një version me një bazë të zgjatur midis rrotave…

Source

“Papa Leoni XIV nuk u zgjodh rastësisht…”, analisti: Kandidatët e tjerë kanë qenë gjeopolitikë

By: Rovena
21 May 2025 at 20:36

Analisti Artur Nure në emisionin “Real Story” në ABC News komentoi zgjedhjen e Papa Leoni XIV, duke theksuar rëndësinë politike dhe gjeopolitike të Vatikanit dhe ndikimin e figurës së re papnore në arenën ndërkombëtare.

Nure theksoi se fuqia e Vatikanit nuk duhet nënvlerësuar dhe se zgjedhja e Papa Leoni XIV nuk është e rastësishme, por pasqyron një vendim të matur në mes të zhvillimeve globale.

“Unë mendoj se ne bëjmë një gabim shumë të madh kur themi një shtet i vogël sepse duhet të themi një shtet i madh. Forca politike që përcjell Vatikani është forca politike e një shteti shumë të madh dhe jo rastësisht njerëzit e lidhin me një filozofi paqeje dhe jo rastësisht është zgjedhur Papa Leoni XIV.”

Ai shtoi se të gjitha kandidaturat paraardhëse kishin prapavija të qarta gjeopolitike, por Leoni XIV ishte zgjedhja më e përshtatshme.

“Në të gjitha kandidaturat që kanë qenë para tij kanë qenë kandidatura politike ose gjeopolitike. Ose Ukraina në mes, ose Izraeli në mes, ose zhvillimet në Lindjen e Mesme, të gjitha kanë qenë kandidatura gjeopolitike dhe më e gjetura në analizën time ishte Leoni XIV.”

Në përfundim, ai e cilësoi Papën e ri si një figurë amerikane, por të distancuar nga ideologjitë politike të brendshme në SHBA.

“Që është amerikan, por nuk është ‘trumpist’. Sipas meje unë e gjykoj si ‘anti-trumpist’.”/abcnews.al

Rikthimi i Vatikanit, si kryeqendër politike? Teologu: Shpresojmë që Papa Leoni XIV të mbajë linjën e paraardhësit

21 May 2025 at 20:23

TIRANË- Pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut, në krye të Kishës Katolike në Vatikan u zgjodh Papa Leoni XIV.

Por çfarë do të ndryshojë me zgjedhjen e tij dhe a pritet që Vatikani të shërbejë si kryeqendër politike për zgjidhjen e krizave, si në rastin e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës?

Kjo temë u diskutua mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story”. Teologu Dhimitër Qosja theksoi se besimtarët presin që Papa Leoni XIV duhet të vijojë në rrugën që ndërtoi paraardhësi i tij, Papa Françesku.

“Vatikani është një institucion shumë i rëndësishëm  në historinë e njerëzimit. Tani sapo është zgjedhur një papë i ri, i cili ka thënë se do jetë një apë i dialogut, papë i hapur, një papë i cili do të marrë një rol të rëndësishëm përballë krizave të ndryshme të njerëzimit.

Ne besojmë dhe shpresojmë që ai të ruajë linjën e Papës së ndjerë, Franceskut, i cili edhe ai trego i se ishte një papë shumë i rëndësishëm në historinë e njerëzimit duke u treguar një zë i rëndësishëm ndaj të dobëtëve dhe ndaj të margjinalizuarve.

Shpresojmë që ky papë ta ketë parasysh këtë aspekt, por edhe sfidat e tjera, të cilat ai i merr përsipër që të flasë dhe të përcjellë shqetësimet e tij. Çdo papë ka individualitetin e tij dhe personalitetin e tij”, tha ai./abcnews.al

Papa Leoni i lutet Izraelit t’i lejojë ndihmat humanitare në Gazë

21 May 2025 at 13:56

Papa Leoni XIV i ka bërë thirrje të mërkurën Izraelit ta lejojë hyrjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, duke e përshkruar gjendjen në enklavën palestineze si “shqetësuese dhe tronditëse”.

“Ripërtërij thirrjen time të zjarrtë për të lejuar hyrjen e ndihmës së drejtë humanitare dhe për t’i dhënë fund armiqësive, çmimin shkatërrues të të cilave po e paguajnë fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët”, tha papa i ri në sheshin e Shën Pjetrit.

Leoni – i cili u zgjodh papë më 8 maj duke pasuar të ndjerin Papa Françesku – e ka përmendur luftën në Gazë disa herë në javët e para të papatit të tij. Ai e bëri këtë lutje në fund të fjalimit para audiencës, duke shtuar disa fjalë përtej tekstit të përgatitur.

Në mesazhin e tij të parë të së dielës më 11 maj, Papa Leoni bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gazë dhe për lirimin e të gjithë pengjeve izraelite që po mbahen nga grupi militant Hamas – i cili është i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.

Izraeli tha të hënën se do ta lejojë hyrjen e ndihmave në Gazë pas një bllokade 11-javore ndaj enklavës, por Kombet e Bashkuara thanë se deri të martën nuk është shpërndarë asnjë ndihmë. Izraeli bëri të ditur se synon t’i intensifikojë operacionet ushtarake kundër Hamasit dhe të marrë nën kontroll të gjithë Gazën, e cila është shkatërruar nga një luftë ajrore dhe tokësore izraelite që nga sulmi i Hamasit ndaj komuniteteve izraelite në tetor 2023.

Ai thotë se bllokada ka për qëllim, pjesërisht, t’ua pamundësojë militantëve palestinezë devijimin dhe konfiskimin e ndihmave humanitare. Hamasi e ka mohuar këtë gjë.

Kritikat e Françeskut për Izraelin
Françesku, i cili vdiq më 21 prill, i kishte shtuar kritikat ndaj fushatës ushtarake të Izraelit në Gazë gjatë muajve para vdekjes së tij.

Ai e quajti situatën në enklavë “shumë serioze dhe të turpshme” në janar, dy muaj pasi tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të hetojë nëse ka ndodhur gjenocid ndaj popullit palestinez. Duke pasqyruar ftohjen e marrëdhënieve mes Vatikanit dhe Izraelit pas kritikave të Françeskut, Izraeli, ndryshe nga shumë shtete të tjera, nuk dërgoi zyrtar të lartë në varrimin e papës së ndjerë, por vetëm ambasadorin e tij në Vatikan.

Si shenjë e mundshme për një rivendosje marrëdhëniesh me papën e ri, presidenti izraelit, Isaac Herzog, mori pjesë në meshën inauguruese të Leonit në sheshin e Shën Pjetrit të dielën. Ushtria izraelite e rifilloi ofensivën në mars, duke e prishur armëpushimin që kishte mundësuar lirimin e më shumë se 30 pengjeve.

Lufta në Gazë filloi kur militantë të udhëhequr nga Hamasi sulmuan Izraelin jugor, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke marrë rreth 250 pengje. Izraeli thotë se 59 pengje mbeten në Gaza, megjithëse besohet se rreth 35 prej tyre janë të vdekur. Lufta e Izraelit i ka vrarë më shumë se 53.000 njerëz në Gazë, shumë prej tyre gra dhe fëmijë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë. REL/

The post Papa Leoni i lutet Izraelit t’i lejojë ndihmat humanitare në Gazë appeared first on Sot News | Lajme.

JD Vance dhe Marco Rubio takojnë Papa Leoni XIV/ Në fokus të bisedimeve, konfliktet në botë

By: Rovena
19 May 2025 at 16:16

Papa Leoni i XIV është takuar në Vatikan me zv.Presidentin amerikan JD Vance. Ishte Selia e Shenjtë, e cila në një deklaratë sqaroi se të dyja palët janë të kënaqura nga marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Vatikanit. Në fokus të bisedimeve ishte situata globale.

“Pati një shkëmbim pikëpamjesh mbi çështjet aktuale ndërkombëtare me një thirrje të përbashkët për respektimin e ligjit humanitar dhe ndërkombëtar në zonat e konfliktit, si dhe mbështetje për zgjidhje të negociuara midis palëve të përfshira”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

U diskutua gjithashtu liria fetare dhe bashkëpunimi midis kishës dhe shtetit, ku mori pjesë edhe Pjesë e takimit ishte edhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ku diskutuan gjithashtu për lirinë fetare dhe bashkëpunimit që duhet të ketë mes kishës dhe shtetit.

Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura pa praninë e gazetarëve dhe zgjati 45 minuta.

Kancelari i Gjermanisë: Inaugurimi i Papës së ri ishte një moment frymëzues

18 May 2025 at 17:30

Kancelari gjerman, Friedrich Merz e ka përshkruar inaugurimin e Papa Leoni XIV në Sheshin e Shën Pjetrit si një “moment frymëzues”.

Një katolik praktikues, politikani konservator mori pjesë sot në Meshën inauguruese të Papa Leoni XIV, së bashku me dhjetëra mijëra besimtarë dhe përfaqësues të lartë nga rreth 150 vende.

Merz shprehu mirëkuptim për kritikën e Papa Leoni XIV ndaj kapitalizmit gjatë predikimit të tij, duke vënë në dukje se mesazhe të tilla ishin pjesë e “përgjegjësive thelbësore” të Papës.

Pas ceremonisë, Merz u takua me Papa Leone në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku shkëmbyen disa fjalë.

Në predikimin e tij, Papa i ri kërkoi solidaritet më të madh me më të varfrit e botës, duke paralajmëruar për rrezikun e margjinalizimit të tyre të mëtejshëm.

“Merz u takua sot në mëngjes, gjithashtu me kryeministrin kanadez, Mark Carney në Romë, përpara inaugurimit”, sipas një deklarate qeveritare.

“Të dy udhëheqësit shkëmbyen pikëpamjet e tyre lidhur me çështjet kryesore ndërkombëtare, duke përfshirë luftën në Ukrainë, marrëdhëniet tregtare dhe bashkëpunimin energjetik”, thuhet në deklaratë.

Papa Leone, 69-vjeçari, Robert Francis Prevost i Çikagos, u bë udhëheqësi i ri i Kishës Katolike Romake, pas vdekjes së paraardhësit të tij, Papa Françesko, më 21 prill.

Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton të mos jetë “autokrat”

18 May 2025 at 15:18

Papa Leoni XIV nisi zyrtarisht shërbimin e tij të dielën duke iu drejtuar konservatorëve që ndiheshin të përjashtuar nën paraardhësin e tij, duke bërë thirrje për unitet, duke premtuar ruajtjen e trashëgimisë së Kishës Katolike dhe duke deklaruar se nuk do të qeverisë si “një autokrat”.

Pas një parade të parë me papamobilin përmes një turme me rreth 200.000 njerëz në Sheshin e Shën Pjetrit dhe rrugët përreth, Leoni u kurorëzua zyrtarisht si papa i 267-të i Kishës Katolike Romake gjatë një meshë në ambient të hapur.

Mbështetësit valëvitnin flamuj amerikanë dhe peruanë, me njerëz nga të dy vendet që e shpallin atë si papën e parë nga kombet e tyre. I lindur në Çikago, papa 69-vjeçar kaloi shumë vite si misionar në Peru dhe ka gjithashtu shtetësi peruviane.

Robert Prevost, një figurë relativisht e panjohur në skenën botërore që u bë kardinal vetëm dy vjet më parë, u zgjodh papa më 8 maj pas një konklavi të shkurtër kardinalësh që zgjati rreth 24 orë.

Ai pasoi Françeskun, një argjentinas që vdiq më 21 prill pas një udhëheqjeje 12-vjeçare shpesh të trazuar gjatë së cilës u përball me tradicionalistët dhe mbrojti të varfrit e të margjinalizuarit.

Në predikimin e tij, të lexuar në italishte të rrjedhshme, Leoni tha se si udhëheqës i 1.4 miliard katolikëve në mbarë botën, ai do të vazhdojë trashëgiminë e Françeskut në çështje sociale si lufta kundër varfërisë dhe mbrojtja e mjedisit.

Ai premtoi se do të përballet me “pyetjet, shqetësimet dhe sfidat e botës së sotme” dhe, në një gjest ndaj konservatorëve, premtoi të ruajë “trashëgiminë e pasur të fesë së krishterë”, duke bërë thirrje të përsëritura për unitet.

Nënpresidenti amerikan, JD Vance, një i konvertuar në katolicizëm që u përplas me Françeskun për politikat e ashpra të emigracionit të Shtëpisë së Bardhë, udhëhoqi delegacionin amerikan së bashku me sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, gjithashtu katolik.

Vance shtrëngoi dorën shkurtimisht me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në fillim të ceremonisë. Të dy u takuan për herë të fundit në shkurt në Shtëpinë e Bardhë, kur u përplasën fort përpara mediave botërore.

Zelensky dhe Papa Leoni pritet ta mbajnë një takim privat më vonë gjatë të dielës, ndërsa Vance pritet të takohet me papën të hënën.

Në një apel të shkurtër në fund të meshës, Papa Leoni iu referua disa konflikteve globale. Ai tha se Ukraina po “martirizohet”, një frazë e përdorur shpesh nga Françesku, dhe bëri thirrje për një “paqe të drejtë dhe të qëndrueshme” atje. Ai përmendi gjithashtu situatën humanitare në Gazë.

Ndër ata që ishin në turmë të dielën kishte shumë pelegrinë nga SHBA-ja dhe Peruja.

Që nga zgjedhja si papë, Leoni ka sinjalizuar disa prioritete kyçe për papatin e tij, përfshirë një paralajmërim për rreziqet e inteligjencës artificiale dhe rëndësinë e sjelljes së paqes në botë dhe brenda vetë Kishës.

Papati i Françeskut la një Kishë të përçarë, me konservatorët që e akuzonin atë për krijimin e konfuzionit.

Duke thënë se po merrte këtë mision “me frikë dhe dridhje”, Leoni përdori fjalët “unitet” ose “të bashkuar” shtatë herë të dielën dhe fjalën “harmoni” katër herë.

Konservatorët gjithashtu akuzuan Françeskun se qeveriste në mënyrë autoritare dhe ankohen se ai i përçmonte shqetësimet e tyre dhe nuk konsultohej gjerësisht përpara marrjes së vendimeve.

Duke iu referuar Shën Pjetrit, apostullit të krishterë të shekullit të parë nga i cili papët e nxjerrin autoritetin e tyre, Leoni tha: “Pjetri duhet të kullosë kopenë pa iu dorëzuar ndonjëherë tundimit për të qenë autokrat, duke sunduar mbi ata që i janë besuar. Përkundrazi, ai thirret t’i shërbejë besimit të vëllezërve dhe motrave të tij dhe të ecë përkrah tyre”.

Shumë udhëheqës botërorë morën pjesë në ceremoni, përfshirë presidentët e Izraelit, Perusë dhe Nigerisë, kryeministrat e Italisë, Kanadasë dhe Australisë, kancelarin gjerman, Friedrich Merz, dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.REL/

The post Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton të mos jetë “autokrat” appeared first on Sot News | Lajme.

Papa Leoni XIV pritet të zhvillojë një takim privat me presidentin Zelensky, pas ceremonisë së përurimit

18 May 2025 at 14:27

Vatikani ka konfirmuar se Papa Leoni XIV do të ketë një takim privat me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, gjatë pasdites. Papa Leoni, i pari Papë nga SHBA, ka premtuar të bëjë “çdo përpjekje personale” për të ndihmuar në përfundimin e luftës.

Ai ka sugjeruar gjithashtu se Vatikani mund të shërbejë si një vend i mundshëm për bisedime paqësore ndërmjet palëve të konfliktit, duke ofruar mundësinë e një dialogu të mundshëm për të arritur një marrëveshje paqeje. Ky takim do të zhvillohet pas përfundimit të ceremonive të ditës.

The post Papa Leoni XIV pritet të zhvillojë një takim privat me presidentin Zelensky, pas ceremonisë së përurimit appeared first on Sot News | Lajme.

Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton se nuk do të jetë “autokrat”

18 May 2025 at 15:35

Papa Leoni XIV nisi zyrtarisht shërbimin e tij të dielën duke iu drejtuar konservatorëve që ndiheshin të përjashtuar nën paraardhësin e tij, duke bërë thirrje për unitet, duke premtuar ruajtjen e trashëgimisë së Kishës Katolike dhe duke deklaruar se nuk do të qeverisë si “një autokrat”. Pas një parade të parë me papamobilin përmes një […]

The post Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton se nuk do të jetë “autokrat” appeared first on BoldNews.al.

Presidenti Begaj takon në Vatikan Papa Leoni XIV pas ceremonisë së inagurimit

By: V K
18 May 2025 at 13:30

Ditën e sotme, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryesoi delegacionin shqiptar që mori pjesë në Vatikan në ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV, ku merrnin pjesë personalitete të rëndësishme nga vende të ndryshme të botës.

Kreu i Shtetit, pati edhe një takim me Papa Leoni XIV, të cilit i shprehu urimet më të përzemërta me rastin e zgjedhjes At i Shenjtë dhe Peshkop i Kishës Katolike Romake.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës përgëzoi Atin e Shenjtë, për misionin e tij në ruajtjen e paqes dhe ndërtimin e urave të dialogut në një botë të mbushur me sfida dhe pasiguri.

 

Presidenti Begaj, theksoi se udhëheqja e tij shpirtërore përfaqëson një zë që jep shpresë, dhembshuri dhe unitet ndërmjet njerëzve.

Shqipëria është model i bashkëjetesës fetare, ku toleranca, respekti dhe harmonia midis feve të ndryshme janë vlera të rrënjosura thellë dhe trashëgimi e çmuar ndër breza.

Në këtë ceremoni Presidenti u shoqërua nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe Ambasadorja e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, Majlinda Frangaj.

The post Presidenti Begaj takon në Vatikan Papa Leoni XIV pas ceremonisë së inagurimit appeared first on Albeu.com.

Begaj në Vatikan për ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV

TIRANË, 18 maj /ATSH/ Presidenti i Republikës,  Bajram Begaj, kryesoi delegacionin shqiptar që mori pjesë në Vatikan në ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV, ku merrnin pjesë personalitete të rëndësishme nga vende të ndryshme të botës.

Kreu i Shtetit pati edhe një takim me Papa Leoni XIV, të cilit i shprehu urimet më të përzemërta me rastin e zgjedhjes At i Shenjtë dhe  Peshkop i Kishës Katolike Romake.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës përgëzoi Atin e Shenjtë për misionin e tij në ruajtjen e paqes dhe ndërtimin e urave të dialogut në një botë të mbushur me sfida dhe pasiguri. Presidenti Begaj theksoi se udhëheqja e tij shpirtërore përfaqëson një zë që jep shpresë, dhembshuri dhe unitet ndërmjet njerëzve.

Shqipëria  është model i bashkëjetesës fetare, ku toleranca, respekti dhe harmonia midis feve të ndryshme janë vlera të rrënjosura thellë dhe trashëgimi e çmuar ndër breza.

Në këtë ceremoni Presidenti u shoqërua nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe Ambasadorja e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, Majlinda Frangaj.

Presidenti Bajram Begaj në ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV
1 nga 6

/a.f/

The post Begaj në Vatikan për ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kreu i Shtetit takohet me Atin e Shenjtë/ Presidenti Begaj në Vatikan për ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV

18 May 2025 at 13:26

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj, kryesoi delegacionin shqiptar që mori pjesë në Vatikan në ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV, ku merrnin pjesë personalitete të rëndësishme nga vende të ndryshme të botës.

Presidenti Begaj i shprehu urimet më të përzemërta me rastin e zgjedhjes At i Shenjtë dhe Peshkop i Kishës Katolike Romake. Gjithashtu, Presidenti i Republikës përgëzoi Atin e Shenjtë për misionin e tij në ruajtjen e paqes dhe ndërtimin e urave të dialogut në një botë të mbushur me sfida dhe pasiguri. Presidenti Begaj theksoi se udhëheqja e tij shpirtërore përfaqëson një zë që jep shpresë, dhembshuri dhe unitet ndërmjet njerëzve.

Shqipëria është model i bashkëjetesës fetare, ku toleranca, respekti dhe harmonia midis feve të ndryshme janë vlera të rrënjosura thellë dhe trashëgimi e çmuar ndër breza. Në këtë ceremoni Presidenti u shoqërua nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe Ambasadorja e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, Majlinda Frangaj.

The post Kreu i Shtetit takohet me Atin e Shenjtë/ Presidenti Begaj në Vatikan për ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV appeared first on Sot News | Lajme.

Ceremonia e përurimit/ Papa Leoni XIV: Vij para jush si një vëlla që do t’ju shërbej në besimin dhe lumturinë tuaj (VIDEO)

By: V K
18 May 2025 at 11:43

Papa Leoni XIV, ka mbajtur fjalën e tij gjatë ceremonisë së përurimit si kreu i Vatikanit. Papa tha se vjen para besimtarëve si një vëlla që do t’u shërbejë në besimin dhe lumturinë e tyre.

Ai e vendosi theksin te dashuria dhe uniteti. Papa Leoni XIV shtoi se këto janë dy misionet e dhëna nga Jezusi për Pjetrin.

Përshëndes të pranishmit. Në ditët e fundit kemi pjetuar një jetë intensive, vdekja e Papa Franceskut na solli trishtim në zemër.

Kemi marrë në ditën e Pashkës bekimet e tij të fundit. Zoti nuk e braktis kurrë popullin e tij.

Vij para jush si një vëlla që do t’ju shërbej në besimin dhe lumturinë tuaj.

Duke ecur me ju në rrugën e dashurisë së Zotit që na do të bashkuar. Dashuria është unitet. Këto janë dy misionet e dhëna nga Jezusi për Pjetrin”, tha Papa.

 

The post Ceremonia e përurimit/ Papa Leoni XIV: Vij para jush si një vëlla që do t’ju shërbej në besimin dhe lumturinë tuaj (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

“Vij para jush si një vëlla”/ Ceremonia e Përurimit, Papa Leoni: Do t’ju shërbejë në besimin dhe lumturinë tuaj

18 May 2025 at 11:43

Në fjalën e tij para besimtarëve në sheshin Shën Pjetri, Papa u ndal tek humbja e madhe e botës së krishterë me ndarjen nga jeta të Papa Franceskut. Më tej Papa Leoni ka bërë thirrje në themelimin e një kishe të bazuar në dashuri.

Papa Leoni XIV: Përshëndes të pranishmit. Në ditët e fundit kemi përjetuar ndjesi intensive, vdekja e Papa Franceskut na solli trishtim në zemër.Kemi marrë në ditën e Pashkës bekimet e tij të fundit. Zoti nuk e braktis kurrë popullin e tij.

Vij para jush si një vëlla që do t’ju shërbejë në besimin dhe lumturinë tuaj. Duke ecur me ju në rrugën e dashurisë së Zotit që na do të bashkuar. Dashuria është unitet. Këto janë dy misionet e dhëna nga Jezusi për Pjetrin. Vëllezër dhe motra kjo është ora e dashurisë. Të krijojmë një kishë misionare që i hap krahët botës dhe është e bazuar në dashuri.

 

The post “Vij para jush si një vëlla”/ Ceremonia e Përurimit, Papa Leoni: Do t’ju shërbejë në besimin dhe lumturinë tuaj appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌