Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 11 July 2025Main stream

Srebrenica, 30-vjet nga gjenocidi/ Begaj: Masakra më e rëndë që Evropa ka përjetuar pas Luftës së Dytë Botërore

By: Rovena
11 July 2025 at 13:12

Presidenti Bajram Begaj kujtoi sot në Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë masakrën tragjike që ndodhi 30 vite më parë, ku mbi 8,000 djem dhe burra boshnjakë u vranë nga ushtria serbe, ndërsa mijëra të tjerë u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre.

Ai theksoi rëndësinë e përkujtimit të kësaj ngjarjeje dhe theksoi përgjegjësinë e përditshme të secilit për të ruajtur paqen.

“30 vite më parë në Srebrenicë ndodhi masakra më e rëndë që Evropa ka përjetuar pas Luftës së Dytë Botërore.  Më shumë se 8000 djem dhe burra boshnjakë u masakruan nga ushtria serbe dhe mijëra të tjerë u dëbuan nga shtëpitë e tyre. Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicës, jemi pranë familjeve që vijojnë të mbajnë dhembjen e thellë për njerëzit e tyre të dashur viktima të këtij gjenocidi.

30 vjet më pas, Srebrenica na kujton për rëndësinë që ka veprimi i përditshëm i çdonjërit prej nesh në shërbim të paqes”, ka shkruar Presidenti Begaj./abcnews.al

Before yesterdayMain stream

Raporti për Shqipërinë, Begaj: Energji për procesin e reformave drejt anëtarësimit në BE

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti vendimin e Parlamentit Evropian pas miratimit të rezolutës mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë për vitet 2023 – 2024.

Në një postim në profilin e tij zyrtar në platformën X dhe në Facebook, Presidenti Begaj e vlerëson këtë rezolutë si mbështetje ndaj procesit të reformave që Shqipëria ka ndërmarrë për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian.

“Konfirmimi dhe mbështetja e Parlamentit Evropian i jep Shqipërisë me rezolutën e fundit energji për procesin e reformave drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Mirënjohja duhet të shprehet me punë dhe bashkëpunim parlamentar në të gjitha drejtimet dhe për çdo aspekt të rezolutës”, shprehet Presidenti Begaj.

Pas një debati të zhvilluar një ditë më parë dhe pas miratimit më datë 4 qershor 2025 nga Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë (AFET), Parlamenti Evropian miratoi sot në seancë plenare në Strasburg me 502 vota nga 686 të pranishëm në sallë, raportin mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë për vitet 2023 dhe 2024, i hartuar nga eurodeputeti austriak Andreas Schieder.

PE miraton raportin, vlerësohet angazhimi i palëkundur i Shqipërisë drejt BE-së

/gj.m//r.e//a.f/

The post Raporti për Shqipërinë, Begaj: Energji për procesin e reformave drejt anëtarësimit në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kapiteni hero që humbi jetën për të shpëtuar turistët në Shkodër/ Begaj: Nderim përjetë Arben Anamalit

By: Rovena
8 July 2025 at 22:54

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka shprehur nderimet dhe ngushëllimet, për kapitenin, Arben Anamali. 51-vjeçari humbi tragjikisht jetën në liqenin e Shkodrës, teksa tentoi që t’u shpëtonte jetën dy turistëve.

“Nderim përjetë Arben Anamalit, kapitenit 51- vjeçar nga Shkodra  për aktin heroik të shpëtimit të dy turistëve nga mbytja duke dëshmuar një model shoqëror dhe shpirt heroik. Jam pranë familjarëve të tij në këto momente të vështira dhimbje”, ka shkruar Presidenti Begaj./abcnews.al

Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale nga Ambasadori i Moldavisë

By: Rovena
7 July 2025 at 12:37

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj pranon Letrat Kredenciale nga Ambasadori i Moldavisë, Emil Jacotă, duke forcuar kështu bashkëpunimin ekonomi mes dy vendeve.

“Pranuam Letrat Kredenciale nga Ambasadori jo-rezident i Moldavisë në Shqipëri, Emil Jacotă. Ne ramë dakord mbi nevojën për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe për të thelluar lidhjet miqësore midis dy vendeve tona”, ka shkruar Begaj në “X”.

 

Accepted the Credential Letters from the non-resident Ambassador of Moldova to Albania, Emil Jacotă.

We agreed on the need to strengthen economic cooperation and deepen the friendly ties between our two countries.

🇦🇱🇲🇩 pic.twitter.com/oxXdFmx6Lz

— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) July 7, 2025

/abcnews.al

Begaj uron 4 korrikun: Mirënjohje për miqësinë e qëndrueshme me SHBA-të

TIRANË, 4 korrik /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përcolli sot një urim për 4 Korrikun, 249-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në nderim të kësaj dite, Presidenti Begaj, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në platformën X shprehu mirënjohje për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara ndaj Shqipërisë dhe përkushtimin për të qëndruar të bashkuar e për të forcuar këto lidhje.

“Gëzuar 4 Korrikun! Në këtë ditë feste për miqtë dhe aleatët tanë amerikanë, Shqipëria shpreh mirënjohjen më të thellë për miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Qëndrojmë të bashkuar në përkushtimin tonë të përbashkët ndaj vlerave demokratike, paqes dhe sigurisë globale, duke shpresuar në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve mes dy kombeve tona të mrekullueshme”, shkruan Begaj.

/m.q/

The post Begaj uron 4 korrikun: Mirënjohje për miqësinë e qëndrueshme me SHBA-të appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj në Konferencën e OKB-së: Shqipëria mbështet një sistem financiar global të reformuar

TIRANË, 30 qershor /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë sot në Konferencën IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (FFD4) së bashku me liderët e mbledhur në Sevilje të Spanjës.

Në fjalën e tij, Presidenti i Republikës solli në vëmendje angazhimin e Shqipërisë dhe hapat e ndërmarra nga vendi ynë për zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit paraqiti vizionin e vendit tonë për nevojën e financimit për zhvillim si një mundësi që garanton rritje ekonomike të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe investim për qytetarët përmes politikave ekonomike të bazuara në drejtësinë sociale.

Duke iu referuar sfidave të shumta globale, Presidenti Begaj u shpreh për domosdoshmërinë e veprimeve të përbashkëta që i përkthen angazhimet në rezultate konkrete.

“Financimi për zhvillim të qëndrueshëm duhet të ketë në qendër mirëqenien e njerëzve. Politikat ekonomike dhe drejtësia sociale janë të pandara”, – theksoi Presidenti i Republikës, duke paraqitur gjatë fjalës së tij politikat e ndjekura nga vendi ynë.

“Në Shqipëri jemi të angazhuar në zhvillimin e aftësive dhe fuqizimin e të rinjve, në zgjerimin e mbrojtjes sociale dhe përmirësimin e garantimit të shërbimeve cilësore të kujdesit shëndetësor dhe arsimor”, theksoi Kreu i Shtetit.

Presidenti Begaj foli për reformat e ndërmarra nga Shqipëria, duke nënvizuar se procesi i financimit për zhvillim është më shumë se një agjendë në kuadrin teknik.

“Si një vend në zhvillim me orientim të qartë reformues, Shqipëria ka shënuar përparime të dukshme në nxitjen e rritjes gjithëpërfshirëse, forcimin e qeverisjes demokratike dhe rritjen e llogaridhënies. Investimet në arsim, shëndetësi, infrastrukturë digjitale dhe energji të rinovueshme janë kthyer në përparësinë tonë strategjike. Po zbatojmë reforma fiskale për të rritur transparencën dhe paanshmërinë në sistemin tatimor, si dhe po punojmë në mënyrë të intensifikuar për të siguruar që shpenzimet publike të jenë të orientuara drejt përmbushjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm”, shtoi ai.

Për vijimësinë e këtyre politikave, Presidenti Begaj vuri në dukje se asnjë vend, pavarësisht madhësisë apo ambicieve të tij, nuk mund të përballojë i vetëm barrën e financimit për zhvillimin. Presidenti theksoi rëndësinë e një  sistemi financiar global që nxit transformimin.

“Shqipëria i bashkohet gjithnjë e më shumë zërave në rritje për një arkitekturë financiare globale të reformuar që të jetë më gjithëpërfshirëse, më përfaqësuese dhe më e aftë për të përballuar krizat e shumta dhe të ndërlidhura që karakterizojnë kohën në të cilën jetojmë”, tha Begaj.

“Financimi për zhvillim nuk duhet të mbetet një slogan”, – deklaroi Kreu i Shtetit, duke u fokusuar te forcimi i bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor.

“Shqipëria njeh, gjithashtu, rolin thelbësor që ka bashkëpunimi rajonal në çlirimin e potencialit për financim të zhvillimit. Ne jemi aktivisht të angazhuar në nisma që forcojnë tregtinë rajonale, përmirësojnë infrastrukturën ndërkufitare dhe nxisin ndarjen e dijes ndërmjet vendeve fqinje. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet një përparësi strategjike e vendit tonë”, nënvizoi Begaj.

Kreu i Shtetit rikonfirmoi se, Shqipëria do të mbetet një partnere aktive dhe konstruktive në komunitetin global të zhvillimit, duke besuar në rëndësinë e multilateralizmit, në fuqinë e bashkëpunimit dhe në të drejtën e çdo individi për të jetuar me dinjitet, larg varfërisë dhe frikës.

Presidenti Begaj zhvilloi në Sevilje takime me mbretin e Spanjës Filipi II dhe kryeministrin Pedro Sanchez, me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, António Guterres si dhe me krerë shtetesh, pjesëmarrës në konferencë.

1 nga 4

/gj.m//a.f//r.e/

The post Begaj në Konferencën e OKB-së: Shqipëria mbështet një sistem financiar global të reformuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj në Spanjë: Anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet një përparësi strategjike e vendit tonë

30 June 2025 at 18:17

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë sot në Konferencën e IV Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (FFD4) së bashku me liderët e mbledhur në Sevilja të Spanjës.

Në fjalën e tij, Presidenti i Republikës solli në vëmendje angazhimin e Shqipërisë dhe hapat e ndërmarra nga vendi ynë për zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Gjithashtu, Kreu i Shtetit paraqiti vizionin e vendit tonë për nevojën e financimit për zhvillim si një mundësi që garanton rritje ekonomike të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe investim për qytetarët përmes politikave ekonomike të bazuara në drejtësinë sociale.

Duke iu referuar sfidave të shumta globale, Presidenti Begaj u shpreh për domosdoshmërinë e veprimeve të përbashkëta që i përkthen angazhimet në rezultate konkrete:
“Financimi për zhvillim të qëndrueshëm duhet të ketë në qendër mirëqenien e njerëzve. Politikat ekonomike dhe drejtësia sociale janë të pandara”, – theksoi Presidenti i Republikës, duke paraqitur gjatë fjalës së tij politikat e ndjekura nga vendi ynë: “Në Shqipëri jemi të angazhuar në zhvillimin e aftësive dhe fuqizimin e të rinjve, në zgjerimin e mbrojtjes sociale dhe përmirësimin e garantimit të shërbimeve cilësore të kujdesit shëndetësor dhe arsimor.”

Presidenti Begaj foli për reformat e ndërmarra nga Shqipëria, duke nënvizuar se procesi i financimit për zhvillim është më shumë se një agjendë në kuadrin teknik:

“Si një vend në zhvillim me orientim të qartë reformues, Shqipëria ka shënuar përparime të dukshme në nxitjen e rritjes gjithëpërfshirëse, forcimin e qeverisjes demokratike dhe rritjen e llogaridhënies. Investimet në arsim, shëndetësi, infrastrukturë digjitale dhe energji të rinovueshme janë kthyer në përparësinë tonë strategjike. Po zbatojmë reforma fiskale për të rritur transparencën dhe paanshmërinë në sistemin tatimor, si dhe po punojmë në mënyrë të intensifikuar për të siguruar që shpenzimet publike të jenë të orientuara drejt përmbushjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm”.

Për vijimësinë e këtyre politikave, Presidenti Begaj vuri në dukje se asnjë vend, pavarësisht madhësisë apo ambicieve të tij, nuk mund të përballojë i vetëm barrën e financimit për zhvillimin. Presidenti theksoi rëndësinë e një sistemi financiar global që nxit transformimin.

“Shqipëria i bashkohet gjithnjë e më shumë zërave në rritje për një arkitekturë financiare globale të reformuar që të jetë më gjithëpërfshirëse, më përfaqësuese dhe më e aftë për të përballuar krizat e shumta dhe të ndërlidhura që karakterizojnë kohën në të cilën jetojmë.

“Financimi për zhvillim nuk duhet të mbetet një slogan”, – deklaroi Kreu i Shtetit, duke u fokusuar te forcimi i bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor:

“Shqipëria njeh, gjithashtu, rolin thelbësor që ka bashkëpunimi rajonal në çlirimin e potencialit për financim të zhvillimit. Ne jemi aktivisht të angazhuar në nisma që forcojnë tregtinë rajonale, përmirësojnë infrastrukturën ndërkufitare dhe nxisin ndarjen e dijes ndërmjet vendeve fqinje. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet një përparësi strategjike e vendit tonë.”

Kreu i Shtetit rikonfirmoi se Shqipëria do të mbetet një partnere aktive dhe konstruktive në komunitetin global të zhvillimit, duke besuar në rëndësinë e multilateralizmit, në fuqinë e bashkëpunimit dhe në të drejtën e çdo individi për të jetuar me dinjitet, larg varfërisë dhe frikës. Presidenti Begaj zhvilloi në Sevilja takime me Mbretin e Spanjës dhe Kryeministrin e saj, me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, si dhe me krerë shtetesh, pjesëmarrës në konferencë.

Begaj: Komunitetet arbëreshe janë rojtarët më të fortë të rrënjëve tona identitare

TIRANË, 29 qershor /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u shpreh sot se, komunitetet arbëreshe janë rojtarët më të fortë të rrënjëve tona identitare, kulturore, gjuhësore, riteve fetare e shpirtërore.

Në një postim në rrjetet sociale Begaj ndau pamje nga vizita në Kalabri

Begaj falënderoi çdokënd që kontribuon për të trashëguar këtë pasuri të jashtëzakonshme të njerëzimit.

“Faleminderit çdokujt që kontribuon për të trashëguar këtë pasuri të jashtëzakonshme të njerëzimit!”, shkroi Begaj.

Begaj në Kalabri u takua me komunitetin arbëresh të rajonit në komunat: Andali, Marceduza, Cervicati, Mongrassano, Platacci, Santa Caterina Albanase Frascineto, San Demetrio Corone, San Benedetto Ullano, San Cosmo Albanese, Castroregio dhe Cerzeto.

Presidenti Begaj e konsideroi komunitetin arbëresh në Itali si urë lidhëse midis Shqipërisë dhe Italisë, midis të kaluarës dhe të ardhmes, midis identitetit dhe integrimit të plotë të shoqërisë sonë.

Presidenti i Republikës në takimet e tij me arbëreshët nxiti përcjelljen e historive familjare të trashëguara brez pas brezi për të mbajtur gjallë këtë pasuri kulturore unike.

Duke përmendur figura të rëndësishme të letërsisë, kulturës dhe politikës arbëreshe, Presidenti i Republikës u shpreh se tek arbëreshët ai sheh rojtarët më të mirë të shpirtit identitar, të gjuhës, kulturës dhe riteve fetare.

Presidenti Begaj u ndal dhe në angazhimin e përbashkët të institucioneve të të dyja vendeve për të paraqitur në UNESCO dosjen e “Motit të madh”, një mënyrë e mbrojtjes së kësaj pasurie kulturore gjuhësore dhe ruajtje e riteve fetare, së bashku me kostumet plot ngjyra e gjallëri si pasuri jomateriale e njerëzimit.

Në këto komunitete, që janë pjesë integrale e jetës italiane, por me një ndjenjë të thellë përkatësie shqiptare, Presidenti ftoi që kjo marrëdhënie e veçantë shpirtërore duhet të materializohet me një fuqizim dhe forcim të marrëdhënieve ekonomike, shkëmbimeve tregtare dhe shtim të bashkëpunimit mes Rajonit të Kalabrisë dhe rajoneve të ndryshme në Shqipëri.

Pas kësaj vizite, nën kujdesin e Presidentit tre komuna arbëreshe do të kenë në sheshet e tyre simbolin e forcës arbëreshe: bustet e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Nga këto sheshe Presidenti Begaj shprehu bindjen e tij se vizioni evropian i shqiptarëve është rruga e drejtë që na forcon e na zhvillon.

/gj.m/a.f/

The post Begaj: Komunitetet arbëreshe janë rojtarët më të fortë të rrënjëve tona identitare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj në Kalabri: Arbëreshët, urë lidhëse midis Shqipërisë dhe Italisë

TIRANË, 28 qershor /ATSH/ Presidenti Bajram Begaj vizitoi Kalabrinë, ku u takua me komunitetin arbëresh të rajonit në komunat: Andali, Marceduza, Cervicati, Mongrassano, Platacci, Santa Caterina Albanase Frascineto, San Demetrio Corone, San Benedetto Ullano, San Cosmo Albanese, Castroregio dhe Cerzeto.

Presidenti Begaj e konsideroi komunitetin arbëresh në Itali si urë lidhëse midis Shqipërisë dhe Italisë, midis të kaluarës dhe të ardhmes, midis identitetit dhe integrimit të plotë të shoqërisë sonë.

“Këtu gjithçka flet për një lidhje të përjetshme, që bashkon në mënyrë të pandashme Shqipërinë dhe Italinë, dy kombe që kanë rrënjë të përbashkëta, ideale të përbashkëta dhe një histori të gjatë, një histori të gjatë dashurie, miqësie dhe vëllazërie”, theksoi Kreu i Shtetit.

Presidenti i Republikës në takimet e tij me arbëreshët nxiti përcjelljen e historive familjare të trashëguara brez pas brezi për të mbajtur gjallë këtë pasuri kulturore unike.

“Mos harroni se çdo herë që një fëmijë dëgjon një fjalë në arbërisht, çdo herë që një gjysh apo gjyshe i rrëfen në gjuhën arbëreshe fëmijëve, ringjallet tek ta diçka shumë e çmuar. Arbërishtja rifillon të jetojë dhe të ringjallet. Ju jeni rrënjët, ndërsa fëmijët dhe nipërit tuaj janë filizat, filizat e të ardhmes së Kalabrisë, të Shqipërisë dhe Italisë”, tha Begaj.

Duke përmendur figura të rëndësishme të letërsisë, kulturës dhe politikës arbëreshe, Begaj u shpreh se tek arbëreshët ai sheh rojtarët më të mirë të shpirtit identitar, të gjuhës, kulturës dhe riteve fetare.

“Gjithçka këtu më bën të mendoj se gjuha jonë, gjuha arbëreshe, gjuha shqipe, ka rojtarët e vet këtu në Kalabri.”

Presidenti Begaj u ndal dhe në angazhimin e përbashkët të institucioneve të të dyja vendeve për të paraqitur në UNESCO dosjen e “Motit të madh”, një mënyrë e mbrojtjes së kësaj pasurie kulturore gjuhësore dhe ruajtje e riteve fetare, së bashku me kostumet plot ngjyra e gjallëri si pasuri jomateriale e njerëzimit.

“Ishte poeti i madh Zef Serembe që arriti të transformonte dhembjen e mërgimit me dashurinë për atdheun me vargjet aq të bukura, që janë të përjetshme. Ishte heroi Terenc Toçi, figurë e shkëlqyer e angazhimit civil dhe politik, një pioner i idesë së një Shqipërie moderne, një Shqipërie demokratike e të lirë. Këta shembuj dëshmojnë se ju jeni më shumë se një komunitet, jeni më shumë se një qytet, është një zë kujtese, një zë drite, një zë shprese.”

Në këto komunitete, që janë pjesë integrale e jetës italiane, por me një ndjenjë të thellë përkatësie shqiptare, Presidenti ftoi që kjo marrëdhënie e veçantë shpirtërore duhet të materializohet me një fuqizim dhe forcim të marrëdhënieve ekonomike, shkëmbimeve tregtare dhe shtim të bashkëpunimit mes Rajonit të Kalabrisë dhe rajoneve të ndryshme në Shqipëri.

“Ftoj cilindo qytetar, italian, arbëresh dhe shqiptar, të gjithë së bashku të promovojmë dhe të nxisim më fort projekte bashkëpunimi dhe shkëmbimi kulturor e ekonomik midis Shqipërisë dhe Italisë. Të nxisim dhe të promovojmë projekte që rrisin shkëmbimet midis studentëve, midis artistëve të rinj, të inkurajojmë bizneset shqiptare dhe ato italiane të ndërtojnë partneritete të besueshme, partneritete në sektorë të turizmit, në sektorë të agrikulturës, në sektorë të artizanatit, sepse vetëm kështu marrëdhëniet tona do të forcohen”, u shpreh Begaj.

Pas kësaj vizite, nën kujdesin e Presidentit Begaj tri komuna arbëreshe do të kenë në sheshet e tyre simbolin e forcës arbëreshe: bustet e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Begaj shprehu bindjen e tij se vizioni evropian i shqiptarëve është rruga e drejtë që na forcon e na zhvillon.

“Besoj te forca e kësaj miqësie, besoj te forca e kësaj vëllazërie, besoj te këta tre flamuj që janë pas nesh: flamuri shqiptar, flamuri italian dhe flamuri i Bashkimit Evropian, që së bashku jemi më të fortë dhe do të bashkekzistojmë përjetë”, theksoi Kreu i Shtetit.

/m.q//r.e/

The post Begaj në Kalabri: Arbëreshët, urë lidhëse midis Shqipërisë dhe Italisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Ruan me krenari gjuhën, kulturën dhe…”/ Presidenti Begaj mirëpritet në Universitetin e Kalabrisë: Trashëgimi vlerash

27 June 2025 at 09:33

Në një takim me profesorë, studiues dhe studentë të gjuhës shqipe në Universitetin e Kalabrisë Presidenti i Republikës vlerësoi “këtë qendër të rëndësishme akademike në zemër të një rajoni që ruan me krenari gjuhën, kulturën dhe kujtesën arbëreshe”.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj vizitoi Universitetin e Kalabrisë për të nderuar veprën e profesorëve dhe studiuesve të gjuhës shqipe në këtë universitet në 50-vjetorin e krijimit të Katedrës dhe Laboratorit të Albanologjisë.

“Ky universitet, që është në zemër të rajonit të Kalabrisë, ka një mision tjetër shumë të rëndësishëm: të mbrojë, të promovojë dhe të trashëgojë gjuhën arbëreshe. I falënderoj nga zemra të gjithë profesorët e katedrës së gjuhës e të kulturës shqipe. Ky është një vit përkujtimor, ku bëhen 50 vjet të kësaj katedre, dhe uroj e besoj që kjo katedër do të përjetojë gjithmonë, do të jetë përjetë, do ta mbrojë përjetë arbërishten, sepse duke mbrojtur gjuhën dhe kulturën shqipe kemi promovuar edhe figurën e atij që themeloi këtë katedër, Françesko Solanos.

Një punë e jashtëzakonshme 50-vjeçare, e ndjekur me shumë pasion nga profesor Altimari dhe shumë të tjerë që vazhdojnë e studiojnë arbërishten, e cila kulmon në promovimin dhe botimin e shumë veprave dhe librave që do t’i shërbejnë brezit të ri. Është ajo çfarë ne na duhet për të ndërtuar të ardhmen tonë, për të ndërtuar të ardhmen e marrëdhënieve të shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Italisë.”

Presidenti Begaj çmoi kontributin, si dhe angazhimin e vazhdueshëm të studiuesve dhe profesorëve për ruajtjen e lidhjeve shkencore dhe kulturore ndërmjet Shqipërisë e shqiptarëve dhe komuniteteve arbëreshe si një trashëgimi që meriton respekt të veçantë.

Kreu i Shtetit përgëzoi studiuesit për tekstin shkollor të sapobotuar për mësimin e gjuhës arbëreshe, ndërsa u shpreh: “Këtu në sallë profesori dëshmoi atë që ne e përsëritëm gjatë ditës, thënien e Nënë Terezës, që, kur bën gjëra të vogla me dashuri të madhe, patjetër që do të arrish suksese. Humanizmi i atyre profesorëve, pa asnjë lloj kërkese financiare, vetëm e vetëm për të promovuar një libër, i cili do t’i shërbejë brezave dhe brezave, si dhe trashëgimisë së kësaj vlere të jashtëzakonshme gjuhësore, është vërtetë për t’u falënderuar. Themeli i këtyre marrëdhënieve është komuniteti arbëresh që, me veprën e tij prej më shumë se 5 shekuj, na ka treguar se sa e rëndësishme është të mbrojmë gjuhën, sa e rëndësishme është të mbrojmë identitetin tonë kulturor, gjuhësor dhe kombëtar. Fjalët janë tepër, veprat janë ato që mbeten. Veprat e atyre mësuesve që do t’i shërbejnë brezave, veprat e prodhuara nga profesor Altimari që do t’i mbeten brezave të tëra, do të prodhojnë shumë studiues të tjerë për të ardhmen tonë. Është shumë e rëndësishme që katedra e Albanologjisë në Kalabri të vijojë misionin e saj të lartë për ruajtjen dhe pasurimin e gjuhës e kulturës arbëreshe”.

Nga biblioteka e Universitetit të Kalabrisë, Presidenti i Republikës iu bashkëngjit ftesës së profesor Altimarit për mbështetjen, forcimin dhe bashkëpunimin me tri qendrat e rëndësishme kërkimore dhe arsimore në Itali që i janë dedikuar gjuhës shqipe në Universitetin e Kalabrisë, atë të Palermos dhe Romës.

Gjatë vizitës në Universitetin e Kalabrisë, Presidenti i Republikës u prit në një takim të veçantë nga Rektori i Universitetit të Kalabrisë, profesor Nicola Leone.

The post “Ruan me krenari gjuhën, kulturën dhe…”/ Presidenti Begaj mirëpritet në Universitetin e Kalabrisë: Trashëgimi vlerash appeared first on Sot News | Lajme.

Begaj viziton Universitetin e Kalabrisë: Ruan me krenari gjuhën, kulturën dhe kujtesën arbëreshe

27 June 2025 at 09:23

Presidenti i Republikës Bajram Begaj vizitoi Universitetin e Kalabrisë për të nderuar veprën e profesorëve dhe studiuesve të gjuhës shqipe në këtë universitet në 50-vjetorin e krijimit të Katedrës dhe Laboratorit të Albanologjisë.

Në një takim me profesorë, studiues dhe studentë të gjuhës shqipe në Universitetin e Kalabrisë Presidenti i Republikës vlerësoi “këtë qendër të rëndësishme akademike në zemër të një rajoni që ruan me krenari gjuhën, kulturën dhe kujtesën arbëreshe”.

“Ky universitet, që është në zemër të rajonit të Kalabrisë, ka një mision tjetër shumë të rëndësishëm: të mbrojë, të promovojë dhe të trashëgojë gjuhën arbëreshe. I falënderoj nga zemra të gjithë profesorët e katedrës së gjuhës e të kulturës shqipe. Ky është një vit përkujtimor, ku bëhen 50 vjet të kësaj katedre, dhe uroj e besoj që kjo katedër do të përjetojë gjithmonë, do të jetë përjetë, do ta mbrojë përjetë arbërishten, sepse duke mbrojtur gjuhën dhe kulturën shqipe kemi promovuar edhe figurën e atij që themeloi këtë katedër, Françesko Solanos. Një punë e jashtëzakonshme 50-vjeçare, e ndjekur me shumë pasion nga profesor Altimari dhe shumë të tjerë që vazhdojnë e studiojnë arbërishten, e cila kulmon në promovimin dhe botimin e shumë veprave dhe librave që do t’i shërbejnë brezit të ri.

Është ajo çfarë ne na duhet për të ndërtuar të ardhmen tonë, për të ndërtuar të ardhmen e marrëdhënieve të shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Italisë.”

Presidenti Begaj çmoi kontributin, si dhe angazhimin e vazhdueshëm të studiuesve dhe profesorëve për ruajtjen e lidhjeve shkencore dhe kulturore ndërmjet Shqipërisë e shqiptarëve dhe komuniteteve arbëreshe si një trashëgimi që meriton respekt të veçantë.

Kreu i Shtetit përgëzoi studiuesit për tekstin shkollor të sapobotuar për mësimin e gjuhës arbëreshe, ndërsa u shpreh: “Këtu në sallë profesori dëshmoi atë që ne e përsëritëm gjatë ditës, thënien e Nënë Terezës, që, kur bën gjëra të vogla me dashuri të madhe, patjetër që do të arrish suksese. Humanizmi i atyre profesorëve, pa asnjë lloj kërkese financiare, vetëm e vetëm për të promovuar një libër, i cili do t’i shërbejë brezave dhe brezave, si dhe trashëgimisë së kësaj vlere të jashtëzakonshme gjuhësore, është vërtetë për t’u falënderuar. Themeli i këtyre marrëdhënieve është komuniteti arbëresh që, me veprën e tij prej më shumë se 5 shekuj, na ka treguar se sa e rëndësishme është të mbrojmë gjuhën, sa e rëndësishme është të mbrojmë identitetin tonë kulturor, gjuhësor dhe kombëtar. Fjalët janë tepër, veprat janë ato që mbeten. Veprat e atyre mësuesve që do t’i shërbejnë brezave, veprat e prodhuara nga profesor Altimari që do t’i mbeten brezave të tëra, do të prodhojnë shumë studiues të tjerë për të ardhmen tonë. Është shumë e rëndësishme që katedra e Albanologjisë në Kalabri të vijojë misionin e saj të lartë për ruajtjen dhe pasurimin e gjuhës e kulturës arbëreshe”.

Nga biblioteka e Universitetit të Kalabrisë, Presidenti i Republikës iu bashkëngjit ftesës së profesor Altimarit për mbështetjen, forcimin dhe bashkëpunimin me tri qendrat e rëndësishme kërkimore dhe arsimore në Itali që i janë dedikuar gjuhës shqipe në Universitetin e Kalabrisë, atë të Palermos dhe Romës.

Gjate vizitës në Universitetin e Kalabrisë, Presidenti i Republikës u prit në një takim të veçantë nga Rektori i Universitetit të Kalabrisë, profesor Nicola Leone.

Presidenti Bajram Begaj vizitë në Kalabri: Lidhja Shqipëri–Itali është strategjike dhe me rrënjë të thella

By: redi
25 June 2025 at 18:13

Presidenti Bajram Begaj u prit këtë të mërkurë në një ceremoni zyrtare nga autoritetet më të larta të rajonit të Kalabrisë, ku ndodhet për të përmbushur fjalën e dhënë për të takuar komunat arbëreshe dhe nderuar emrin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, duke vendosur bustet e tij në sheshet e komunave ku ato mungojnë. Begaj e sheh këtë vizitë si një perspektivë më të thellë…

Source

Begaj në Kalabri: Investitorët italianë ta shohin Shqipërinë si portë për të gjithë Ballkanin Perëndimor

TIRANË, 25 qershor /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u prit sot në një ceremoni zyrtare nga autoritetet më të larta të rajonit të Kalabrisë, ku ndodhet për të përmbushur fjalën e dhënë për të zhvilluar takime në komunat arbëreshe dhe nderuar emrin e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, duke vendosur bustet e tij në sheshet e komunave ku ato mungojnë.

Por, për Presidentin e Republikës këto takime nuk janë vetëm për të ndërlidhur komunitetet arbëreshe me Shqipërinë (nën iniciativën e tij po binjakëzohen disa komuna arbëreshe me bashki shqiptare).

Begaj e sheh këtë vizitë si një perspektivë më të thellë, atë të forcimit të bashkëpunimit me komunat dhe rajonet italiane dhe, gjithashtu, për të zhvilluar ekonomitë e të dyja vendeve.

Kreu i Shtetit ftoi drejtuesit dhe investitorët italianë ta shohin Shqipërinë si një portë investimi për të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Shqipëria, u shpreh Presidenti Begaj, sikundër shumë prej jush e kanë prekur dhe e dinë, është një vend i orientuar nga paqja dhe harmonia me fqinjët, për një prosperitet të të gjithë rajonit.

“Ne i jemi falënderues Italisë për mikpritjen dhe integrimin e kahershëm të arbëreshëve dhe të shqiptarëve pas viteve ‘90, sikurse edhe për respektimin dhe jo asimilimin e tyre. Me Italinë kemi marrëdhënie të partneritetit strategjik. Italia është partneri ynë me shkëmbimet tregtare më të mëdha e, mbi të gjitha, avokatia më e madhe për integrimin tonë në BE”, tha Begaj.

Në një prononcim të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, për median italiane, i pyetur mbi rëndësinë e vizitës për lidhjet midis Shqipërisë dhe Kalabrisë, Kreu i Shtetit u shpreh se nuk është një lidhje e rëndësishme midis Kalabrisë dhe Shqipërisë, por është një lidhje mjaft e rëndësishme e Italisë me Shqipërinë.

“Lidhja midis Italisë dhe Shqipërisë është një lidhje, e cila bazohet mbi rrënjë të thella, mbi një partneritet strategjik. Jemi vende anëtare në NATO, kemi një avokate shumë të mirë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së, siç është Italia, dhe kemi një bashkëpunim shumë të mirë ekonomik dhe tregtar. Nuk mund të lë pa përmendur bashkëpunimin në fushën e kulturës dhe në fushën e edukimit midis universiteteve të dy vendeve”, tha Begaj. /j.p/

The post Begaj në Kalabri: Investitorët italianë ta shohin Shqipërinë si portë për të gjithë Ballkanin Perëndimor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Samiti i SEECP në Tiranë, presidenti Begaj: Serbia dhe Bosnja refuzuan deklaratën përfundimtare

By: redi
16 June 2025 at 22:00

Presidenti Bajram Begaj, në përmbyllje të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), deklaroi se Deklarata e Tiranës nuk u miratua nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse. Sipas tij, Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina nuk e votuan dokumentin përfundimtar. ”Ishte deklaratë e Tiranës. Patjetër që u votua nga shumica e vendeve anëtare të SEECP-së. U refuzua nga Serbia dhe Bosnja…

Source

Samiti i SEECP në Tiranë, Begaj: Serbia dhe Bosnja refuzuan deklaratën përfundimtare

TIRANË, 16 qershor /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në përmbyllje të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), deklaroi se Deklarata e Tiranës nuk u miratua nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse.

Sipas tij, Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina nuk e votuan dokumentin përfundimtar.

“Ishte deklaratë e Tiranës. Patjetër që u votua nga shumica e vendeve anëtare të SEECP-së. U refuzua nga Serbia dhe Bosnja, të cilat kanë të drejtën e tyre për të mos e miratuar deklaratën e përbashkët”, tha Begaj.

Për Kosovën, Begaj u shpreh se, “ne ramë dakord që çështja e sanksioneve të vendosura ndaj Kosovës është një çështje që unë e kam deklaruar në të gjitha daljet e mia publike, që është një çështje e padrejtë, një çështje që duhej zgjidhur shumë kohë përpara dhe nesër është shumë vonë, sepse sanksionet nuk janë vendosur për politikanët kosovarë, sanksionet janë vendosur për qytetarët e Kosovës për të pasur ato shërbime të mira publike”.

I pyetur nëse pjesa e sanksioneve do të jetë pjesë e deklaratës së përbashkët, Begaj u shpreh se, “është një deklaratë shtesë, që është e shënuar në protokoll, që bëhet bazuar në të gjithë ligjet ndërkombëtare, e bërë nga Prishtina”.

Lidhur me pretendimet e Serbisë, Begaj tha se, “Beogradi dhe Sarajeva kishin pretendimet e tyre për çështje të lidhura me sigurinë. Por unë mendoj që siguria nuk është vetëm brenda shtëpisë sonë. Siguria është një term dhe definicion më i përhapur më i gjerë dhe çfarë sot ndodh në botë është një rrezik për stabilitetin jo vetëm atje ku ndodh, por për të gjithë vendet e botës”.

“Ne kemi kuptuar shumë mirë se çfarë ndodhi me agresionin e pajustifikuar rus ndaj Ukrainës që solli, mbi të gjitha, probleme, jo vetëm për vendet e përfshira në konflikt, por po ashtu dhe për vendet e tjera për prishjen e zinxhirit të furnizimit”, tha Begaj.

I pyetur për qëndrimet në takim lidhur me tensionet mes Izraelit dhe Iranit, Begaj tha se, “unë thashë që deklarata e Tiranës zyrtare u miratua nga shumica e vendeve pjesëmarrëse”.

“Kështu që kur them që u miratua nga shumica, përveç Beogradit dhe Sarajevës, të tjerët nuk kishin asnjë lloj pretendimi. Atë çfarë ne thamë është qëndrimi zyrtar i Shqipërisë. Politika e jashtme e Shqipërisë është 100% e linjëzuar me atë të Bashkimit Evropian. Kemi hapur dhe kapitullin përkatës për këtë gjë dhe besoj se është gjëja e duhur që ne kemi bërë”, deklaroi Begaj.

Samiti i SEECP-së u mbajt sot në Tiranë, nën drejtimin e Presidentit Begaj, me pjesëmarrjen e liderëve të rajonit.

/r.e/j.p/

The post Samiti i SEECP në Tiranë, Begaj: Serbia dhe Bosnja refuzuan deklaratën përfundimtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Serbia dhe Bosnja prishin Samitin/ Refuzojnë deklaratën finale në përmbyllje të samitit

By: Rovena
16 June 2025 at 19:37

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj në mbylle të fjalës së tij në samitin e SEECP, konfirmoi mbylljen zyrtare të samitit. Ndërkohë që tha se dy shtete pjesëmarrëse refuzuan që të firmosnin deklaratën finale.

Ishte pikërisht Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina, dy shtetet e vetme nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse, të cilat kanë refuzuar që të firmosin deklaratën finale në përmbyllje të takimit. Dy arsyet kryesore ishin sanksionet ndaj agresioni rus dhe konflikti i hapur mes Irani dhe Izraelit.

Presidenti Begaj tha se çdo shtet ka të drejtë që të shprehë mendimin dhe të veprojë i lirë./abcnews.al

Ministeriali i Evropës Juglindore/ Presidentja e RMV: Bashkëpunim për vlerat dhe të ardhmen europiane

16 June 2025 at 19:22

Samiti i SEECP-së në Tiranë. Presidenti Bajram Begaj u shpreh se Shqipëria inkurajon përpjekjet për forcimin e stabilitetit dhe prosperitetit përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE.

Ndërsa gjatëj fjalës së saj presidentja e Maqedonisë së Veriut  Gordana Silanovska-Davkova, se mbështet integrimin e përbashkët dhe se gjithashtu reformat të japin mundësi për planin e rritjes.

“Mirënjohje për gjithçka që kanë bërë dhe për arritjen e prioriteteve të përbashkëta. Solidaritet nuk duhet të mbetet një gjest i izoluar, por duhet të jetë si një themel për ndryshimet. Bashkëpunimi duhet të jetë i qëndrueshëm. Po ashtu duhet të drejtohet drejt vlerave dhe të ardhmes europiane.  Unë besoj në unitetin rajonal dhe bëj thirrje për një zë të fuqishëm rajonal që do t’i japë formë të ardhmes tonë në Europë”, tha mes të tjerash ajo.

/abcnews.al/

Samiti i SEECP në Tiranë, Begaj: Serbia dhe Bosnja refuzuan deklaratën përfundimtare

By: Besnik
16 June 2025 at 19:49

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në përmbyllje të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), deklaroi se Deklarata e Tiranës nuk u miratua nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse.

Sipas tij, Serbia dhe Bosnje Hercegovina nuk e votuan dokumentin përfundimtar.

“Deklarata e përbashkët ishte dokumenti i Tiranës dhe u votua nga shumica e vendeve anëtare të SEECP-së. Serbia dhe Bosnja vendosën të mos e miratojnë, çka është e drejta e tyre sovrane. Megjithatë, me Kosovën ramë dakord për një deklaratë shtesë, ku u theksua se sanksionet e vendosura ndaj saj janë të padrejta dhe duhet të zgjidhen sa më parë, pasi nuk ndëshkojnë politikanët, por qytetarët e Kosovës”, u shpreh Presidenti Begaj.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit rajonal përballë sfidave globale:

“Çfarëdo që ndodh sot në botë, është një rrezik edhe për rajonin tonë,” tha presidenti.

Samiti i SEECP-së u mbajt këtë të hënë në Tiranë, nën drejtimin e Presidentit Begaj, me pjesëmarrjen e liderëve të rajonit. Në përfundim, ishte planifikuar firmosja e deklaratës para fotos zyrtare të liderëve, por kjo nuk ndodhi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Samiti i SEECP në Tiranë, Begaj: Serbia dhe Bosnja refuzuan deklaratën përfundimtare appeared first on Euronews Albania.

Samiti i SEECP, Begaj: Shqipëria e shqetësuar për tensionet Izrael–Iran, synojmë mbylljen e negociatave me BE brenda 2027

By: redi
16 June 2025 at 19:38

Nën kryesimin e Presidentit Bajram Begaj, këtë të hënë në Tiranë u mbajt Samiti i SEECP-së. Begaj tha se vendi ynë po ecën më ritme të shpejta drejt BE. Po ashtu kreu i shtetit shprehu shqetësimin e Shqipërisë për tensionet në rritje midis Izraelit dhe Iranit. Presidenti theksoi se Shqipëria po ecën me ritme të shpejta drejt integrimit europian. ”Shqipëria shpreh shqetësimin për tensionet në…

Source

Samiti i SEECP-së, Begaj: Nxitja e stabilitetit dhe prosperitetit përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE

By: redi
16 June 2025 at 18:16

Nën kryesimin e Presidentit Bajram Begaj, zhvillohet në Tiranë Samiti i SEECP-së me pjesëmarrjen e liderëve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore. Presidenti Begaj mikëpriti presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar; presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatovic; presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani; kryetaren e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Željka Cvijanović…

Source

❌
❌