Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Beleri në Parlamentin Europian: Rama lider autokrat

By: user 6
9 July 2025 at 20:47

Parlamenti Europian diskutoi dhe miratoi sot një rezolutë për Shqipërinë. Gjatë seancës mbajti një fjalë edhe Fredi Beleri që bëri kritika të forta për qeverinë shqiptare. Fillimisht ai ndal në çështjen e pakicave duke deklaruar se gjatë regjistrimit të popullsisë në vitin 2023, 8 nga 9 pakicat kombëtare të njohura dhe 3 komunitete fetare hodhën dyshime mbi metodologjinë dhe rezultatet e tij.

“35 vjet pas rënies së regjimit komunist, vetëm 50% e pronave janë kthyer tek pronarët legjitimë – ndërsa në zonat ku është e pranishme Minoriteti Kombëtar Grek, kjo përqindje nuk e kalon 20%. Ligji për vetëidentifikimin vazhdon të mbetet i pazbatuar qëllimisht” – tha ai.

Beleri tha se “reforma e shumëpërfolur në drejtësi ka dështuar për shkak të ndërhyrjeve të vazhdueshme të qeverisë shqiptare. Vetëm disa orë më parë, ambasadori i Bashkimit Evropian, z. Silvio Gonzato, denoncoi një tjetër ndërhyrje nga ana e kryeministrit shqiptar”.

“Gjatë zgjedhjeve të fundit, raportet e vëzhguesve të OSBE-së dhe Parlamentit Evropian flasin për presione politike ndaj votuesve, manipulim të mediave, ndërhyrje të krimit të organizuar në procesin zgjedhor dhe burime të dyshimta financimi” -tha Beleri.

Ai citoi Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë se 4 miliardë euro qarkullojnë jashtë sistemit bankar, në një vend me PBB vetëm 27 miliardë euro.

“Nëse vazhdojmë të injorojmë këtë realitet, vetëm sa do të forcojmë euroskepticizmin në një shoqëri ku më parë nuk ekzistonte. Një pjesë e shoqërisë shqiptare e percepton këtë mbështetje jo si ndihmë për popullin, por si mbështetje për liderin autokratik, Edi Rama. Dhe kjo është gjëja e fundit që i duhet Shqipërisë dhe Evropës” – tha Beleri. ©LAPSI.al

The post Beleri në Parlamentin Europian: Rama lider autokrat appeared first on Lapsi.al.

PE i kërkon Shqipërisë që të ndalë projektet kontroverse në dëm të mjedisit

9 July 2025 at 17:16

Rezoluta më e fundit e Parlamentit Europian lidhur me procesin e zgjerimit – specifikisht mbi progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor – dërgoi një sinjal të qartë lidhur me masat për mbrojtjen e mjedisit dhe biodiversitetit në Shqipëri, të cilat sipas BE-së janë të panegociueshme kur bëhet fjalë për procesin e integrimit. Sipas eurodeputetëve, Shqipëria […]

The post PE i kërkon Shqipërisë që të ndalë projektet kontroverse në dëm të mjedisit appeared first on Reporter.al.

PE miraton raportin, vlerësohet angazhimi i palëkundur i Shqipërisë drejt BE-së

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Pas një debati të zhvilluar një ditë më parë dhe pas miratimit më datë 4 qershor 2025 nga Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë (AFET), Parlamenti Europian miratoi sot në seancë plenare në Strasburg me 502 vota nga 686 të pranishëm në sallë, raportin mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë për vitet 2023 dhe 2024, i hartuar nga eurodeputeti austriak Andreas Schieder.

Eurodeputetët theksojnë konsensusin e gjerë politik të Shqipërisë dhe mbështetjen e fortë publike për anëtarësim në BE, së bashku me përputhjen e plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së.

Ndërsa mirëpresin qëllimin e Shqipërisë për të përfunduar bisedimet e pranimit deri në vitin 2027 dhe progresin e bërë tashmë, eurodeputetët theksojnë nevojën urgjente për të intensifikuar reformat.

Prioritetet kryesore përfshijnë forcimin e pavarësisë gjyqësore, luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe mbrojtjen e të drejtave themelore.

Rritja e pluralizmit dhe transparencës së medias mbetet thelbësore për të ndërtuar besimin e publikut, thonë eurodeputetët.

Raporti vëren polarizimin e vazhdueshëm politik të shënuar nga retorika konfrontuese dhe bën thirrje për dialog politik më konstruktiv dhe gjithëpërfshirës.

Ai gjithashtu u kërkon autoriteteve të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të mbrojtur pavarësinë gjyqësore dhe për të rritur llogaridhënien.

“Në raportin e parë të këtij mandati për Shqipërinë, ne mirëpresim progresin e shpejtë që ka bërë kandidatja kryesore e anëtarësimit gjatë viteve të fundit. Shqipëria është një partnere e fortë dhe e besueshme në politikën e jashtme dhe ka ndërmarrë hapa të jashtëzakonshëm në të gjitha fushat, të tilla si drejtësia, antikorrupsioni dhe mbrojtja e mjedisit. Për të arritur qëllimin e saj për anëtarësim të plotë në BE deri në vitin 2030, është thelbësore të vazhdohet puna e mirë duke zgjeruar modelin ekonomik, duke krijuar vende pune dhe duke përmirësuar modelin e mirëqenies sociale, si dhe duke zbatuar një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe mirëkuptuese. E ardhmja e Shqipërisë është brenda BE-së”, deklaroi raportuesi Andreas Schieder.

Raporti u miratua me 502 vota pro, 120 kundër dhe 64 abstenime.

Komisioni Europian thotë se qëndrueshmëria e sistemit gjyqësor është përmirësuar.

Raporti për Shtetin e së Drejtës 2025

Komisioni Evropian vlerëson progresin e Shqipërisë në forcimin e institucioneve kyçe të sundimit të ligjit, në kuadër të reformave të vazhdueshme në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit.

Publikimi i Raportit për Shtetin e së Drejtës 2025 për Shqipërinë shënon një moment të rëndësishëm në vlerësimin e progresit të Shqipërisë në forcimin e shtetit të së drejtës, duke na vënë në një bazë krahasimi me shtetet anëtare të BE për katër fusha kryesore të shtetit të së drejtës: sistemin e drejtësisë, antikorrupsionin, lirinë e medias dhe funksionimin e institucioneve demokratike.

Drejtësia

Raporti vlerëson progresin e vazhdueshëm në zbatimin e reformës në drejtësi, përfshirë përfundimin në shkallë të parë të procesit të vettingut dhe miratimin e Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë 2024-2030. Është përmirësuar infrastruktura gjyqësore dhe është ndarë buxhet për sistemin elektronik të menaxhimit të çështjeve. Megjithatë, sfida të tilla si mungesa e burimeve njerëzore, koordinimi ndërinstitucional dhe tejzgjatja e proceseve gjyqësore mbeten për t’u adresuar.

Antikorrupsioni

Miratimi i Strategjisë Kombëtare Kundër Korrupsionit 2024-2030 dhe performanca e SPAK në ndjekjen penale të korrupsionit të nivelit të lartë janë vlerësuar pozitivisht. Janë përmirësuar hetimet financiare dhe konfiskimi i aseteve. Sfidat përfshijnë perceptimin e korrupsionit në administratën publike, monitorimin e zbatimit të strategjisë dhe përmirësime të mëtejshme në kuadrin ligjor.

Liria e Medias dhe Pluralizmi

Raporti përshëndet transparencën e rritur mbi pronësinë e mediave audiovizive. Megjithatë, shprehet se punë mbetet për të fuqizuar pavarësinë e AMA dhe të transmetuesit publik, si dhe për të adresuar përqendrimin e pronësisë mediatike, shpërndarjen e reklamave shtetërore dhe presionin ndaj gazetarëve.

Institucionet dhe Kontrolli Demokratik

Gjykata Kushtetuese ka funksionuar në mënyrë efektive gjatë kësaj periudhe. Sfidat përfshijnë cilësinë e procesit legjislativ, polarizimin politik dhe vonesat në emërimin e drejtuesve të institucioneve të pavarura si Avokati i Popullit dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Organizatat e shoqërisë civile vazhdojnë veprimtarinë të lira dhe udhëzimi i ri për TVSH-në adreson nevojat e shoqërisë civile për një kuadër fiskal ndihmues si dhe raporti ka përshëndetur përgatitjen e projektligjit të ri për vullnetarizmin.
Raporti për Shtetin e së Drejtës 2025 për Shqipërinë ofron një pasqyrë të qartë të progresit dhe na mirorienton në rrugën drejt forcimit të sundimit të ligjit dhe integrimit evropian për Shqipërinë 2030.

/gj.m//a.f//r.e/

The post PE miraton raportin, vlerësohet angazhimi i palëkundur i Shqipërisë drejt BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Raporti për Shqipërinë, Begaj: Energji për procesin e reformave drejt anëtarësimit në BE

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti vendimin e Parlamentit Evropian pas miratimit të rezolutës mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë për vitet 2023 – 2024.

Në një postim në profilin e tij zyrtar në platformën X dhe në Facebook, Presidenti Begaj e vlerëson këtë rezolutë si mbështetje ndaj procesit të reformave që Shqipëria ka ndërmarrë për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian.

“Konfirmimi dhe mbështetja e Parlamentit Evropian i jep Shqipërisë me rezolutën e fundit energji për procesin e reformave drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Mirënjohja duhet të shprehet me punë dhe bashkëpunim parlamentar në të gjitha drejtimet dhe për çdo aspekt të rezolutës”, shprehet Presidenti Begaj.

Pas një debati të zhvilluar një ditë më parë dhe pas miratimit më datë 4 qershor 2025 nga Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë (AFET), Parlamenti Evropian miratoi sot në seancë plenare në Strasburg me 502 vota nga 686 të pranishëm në sallë, raportin mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë për vitet 2023 dhe 2024, i hartuar nga eurodeputeti austriak Andreas Schieder.

PE miraton raportin, vlerësohet angazhimi i palëkundur i Shqipërisë drejt BE-së

/gj.m//r.e//a.f/

The post Raporti për Shqipërinë, Begaj: Energji për procesin e reformave drejt anëtarësimit në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Parlamenti Europian deklaroi se zgjedhjet nuk ishin të ndershme

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se, “dje në Parlamentin Europian u deklarua nga dy përfaqësues kryesorë të këtij parlamenti se zgjedhjet nuk ishin të ndershme”.

Në një konferencë për shtyp, Berisha tha se, “zgjedhjet në Shqipëri nuk ishin të ndershme”.

Duke folur për votën e diasporës më 11 maj, Berisha tha se, DHL ka vonuar zarfet për votuesit demokratë.

Berisha tregoi historinë e Hazirit, një postieri të ri në Tropojë në vitet ’20 të shekullit të kaluar, kur u vendos për herë të parë shërbimi postar në Tropojë apo në Malësinë e Gjakovës, i cili nuk i dërgonte të gjitha letrat.

“Tani çfarë ka ndodhur me DHL-në, si përsëritet historia. Edhe DHL, ky zarf, filani, votues demokrat, të mos ia çojmë. Filani, ta mbajmë në magazinë. Urdhëroni, çfarë ka bërë? Si postë e shpejtë e supozuar, i ka vonuar me 2 javë dhe 3 javë pasi ka marrë zarfet, për t’ua dorëzuar votuesve. Ka edhe më keq. E dorëzon me 13 maj zarfin tjetër Spiros, votuesit të PD. Ka mbajtur fletët e votimit pafundësisht. Mijëra fletë votimi shpërndahen një ditë para zgjedhjeve”, tha Berisha.

Kreu i PD tregoi disa raste kur fletët e votimit janë mbajtur nga posta edhe 25 ditë. Berisha shtoi se, “filiali shqiptar i DHL-së është i korruptuar, kanë ndarë milionat me PS-në”.

“Firmat janë 90 për qind, siç e sheh vetë, ato vetëm firma qeniesh njerëzore nuk janë, po janë kryesisht firma falsifikatorësh, mëkatarësh, njerëz të cilët kanë mbajtur zarfin 3 javë dhe kanë bërë sikur e kanë dorëzuar. Sigurisht kjo kërkon ekspertizë të shkrimit për t’u gjetur saktësisht”, theksoi ai.

“Por ne e kemi problemin se aty ka një datë që nuk mund të ndryshohet, është data e dorëzimit dhe e marrjes. Ajo është me vula dhe midis datës së dorëzimit dhe marrjes, DHL si postë e shpejtë është paguar disa miliona euro, por është manipuluar, ka ndarë paratë me PS-në duke vepruar në këtë mënyrë. Sepse nëse ti i dërgon në datën 10 dhe 9, ai mbetet pa votuar. Sepse ka një afat ligjor, jashtë të cilit votat e diasporës nuk pranoheshin. Faktikisht është përdorur ky mekanizëm. Merri dhe vonoji që të mos mund të votojnë këta”, u shpreh Berisha.

“Bëhet fjalë për mijëra e mijëra. Tani, të kontrollosh 240 mijë vota, bëhet ajo, por do një punë shumë të madhe. Ne kemi marrë një kontingjent prej 5 mijë votash. Ne më vonë mund t’i marrim të gjitha dhe t’i kontrollojmë, se kjo nuk është një çështje që mbyllet sot”, theksoi kreu i PD.

/gj.m//a.f//r.e/

The post Berisha: Parlamenti Europian deklaroi se zgjedhjet nuk ishin të ndershme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Blushi: Europa pohoi qartë, zgjedhjet e 11 majit nuk ishin të lira

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi deklaroi sot në një dalje për mediet se, “e gjithë Europa e lirë dhe demokratike, foli sot qartë, prerë dhe shqip se “Zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri nuk ishin as të ndershme, as të lira, dhe as demokratike”.

Blushi tha se përpjekjet “për të paraqitur farsën dhe terrorin elektorale të 11 majit si një proces demokratik, më në fund iu dha një shuplakë e fortë nga institucioni më autoritar i kontinentit: Parlamenti Europian”.

“Michael Gahler e tha troç: “Zgjedhjet nuk ishin të barabarta dhe qeveria abuzoi.”

David McAllister i vendosi vulën: “Zgjedhjet nuk ishin të ndershme.”

Kovatchev e zhbëri propagandën: “Nuk ka ndarje pushtetesh dhe nuk ka zbatim të shtetit të së drejtës”, vijoi Blushi.

Sipas tij, “këto nuk janë thjesht opinione. Janë akt-akuza të rënda ndërkombëtare ndaj një regjimi që ka uzurpuar shtetin, ka përdhosur çdo standard të zgjedhjeve të lira, ka kontrolluar votën me patronazhimin, kërcënimin dhe blerjen e saj, me presionin ndaj administratës, keqpërdorimin e aseteve shtetërore dhe përdorimin kriminal të burimeve publike, pa harruar angazhimin masiv të bandave dhe karteleve më të rrezikshme”.

Blushi theksoi se, “11 Maji ishte një ditë terrori elektoral, që faktoi vrasjen e votës së lirë pa hyrë në kuti. Një operacion banditesk shtetëror që faktoi edhe asgjësimin e të gjitha institucioneve garante për standardet e zgjedhjeve”, tha Blushi

/gj.m//a.f/

The post Blushi: Europa pohoi qartë, zgjedhjet e 11 majit nuk ishin të lira appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PE miraton Rezolutën për Shqipërinë, Spiropali: Vlerësim i progresit në rrugën drejt BE-së

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Pas një debati të zhvilluar një ditë më parë dhe pas miratimit në datën 4 qershor 2025 nga Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë (AFET), Parlamenti Europian miratoi sot, datë 9 korrik, në seancë plenare në Strasburg, raportin mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë për vitet 2023 dhe 2024.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali u shpreh në një reagim në rrjetet sociale se, ky raport përbën një vlerësim të rëndësishëm politik dhe institucional të progresit të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe konfirmon mbështetjen e gjerë që procesi i zgjerimit gëzon në Parlamentin Europian.

“Ne mirëpresim raportin e Parlamentit Europian, vlerësojmë rolin e tij konstruktiv dhe mbështetës, dhe falënderojmë eurodeputetët për ndjekjen me vëmendje të zhvillimeve në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit”, theksoi Spiropali.

Në mënyrë të veçantë, Spiropali ritheksoi mirënjohjen për raportuesin për Shqipërinë, Andreas Scheider, “për angazhimin e njëmëndtë, qasjen objektive dhe të balancuar si ndaj të arritjeve ashtu dhe sfidave që kemi përpara dhe mbi të gjitha bashkëpunimin e përpjekjet e përbashkëta”.

“Ne vlerësojmë gjuhën inkurajuese të raportit, si në pasqyrimin e qartë të reformave dhe arritjeve të Shqipërisë në dy vitet e fundit, ashtu edhe për fushat ku ka nevoje të bëjmë më shumë, më shpejt dhe më mirë”, nënvizoi kryeparlamentarja.

Spiropali theksoi se, “ky raport vjen në një moment të rëndësishëm, teksa Shqipëria po avancon me vendosmëri, në fakt në mënyrë të paprecedent – siç e theksoi vetë Komisionerja Kos në seancën e datës 8 korrik – në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian, në përputhje të plotë si me aspiratat e popullit shqiptar, ashtu edhe me vlerat themelore të Bashkimit Europian, për të forcuar më tej demokracinë, shtetin e së drejtës, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, qeverisjen e mirë, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, forcimin e administratës publike dhe lirisë së medias”.

“Raporti njeh progresin që Shqipëria ka bërë në përmbushjen e kushteve për hapjen dhe përparimin në grupet e kapitujve të negociatave dhe fton institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare të ruajnë një qasje të bazuar në merita, të drejtë dhe të parashikueshme ndaj Shqipërisë”, shkroi më tej Spiropali.

“Ne riafirmojmë përkushtimin tonë të palëkundur për të vazhduar me ritëm edhe më të shpejtë reformat e nevojshme për anëtarësim dhe për të bashkëpunuar ngushtë me institucionet e Bashkimit Europian dhe e konsiderojmë raportin një mesazh politik të rëndësishëm, i cili përkon tërësisht me mesazhin e qartë që qytetarët shqiptarë dhanë me votën e tyre në zgjedhjet e 11 majit, për të ecur me vendosmëri në rrugën e integrimit europian”, nënvizoi Kryetarja e Kuvendit.

“Në jemi të vetëdijshëm dhe plotësisht të përkushtuar për natyrën rigoroze dhe transformuese të procesit të anëtarësimit dhe për nevojën për një bashkëpunim edhe më të ngushtë edhe më të thelluar me të gjitha institucionet europiane, përfshirë edhe Parlamentin Europian dhe në këtë kuadër mirëpresim edhe rekomandimet për të thelluar më tej reformat, për të sjellë përfitime konkrete për qytetarët shqiptarë dhe për të kontribuar në forcimin dhe unitetin e Bashkimit Europian”, theksoi më tej Spiropali.

/gj.m//a.f//r.e/

The post PE miraton Rezolutën për Shqipërinë, Spiropali: Vlerësim i progresit në rrugën drejt BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tabaku: Europa na sheh ndryshe, ndërsa qeveria Rama me lupën e 35 viteve më parë

By: Ela
9 July 2025 at 10:52

Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku, ka reaguar në rrjetet sociale pas debatit të zhvilluar dje në Parlamentin Europian mbi raportin për Shqipërinë. Në një video-mesazh, Tabaku thekson se ndonëse qytetarët shqiptarë sillen çdo ditë si europianë, në punë, në përpjekje dhe në sakrifica, pengesa kryesore për integrimin europian të Shqipërisë mbetet qeverisja […]

The post Tabaku: Europa na sheh ndryshe, ndërsa qeveria Rama me lupën e 35 viteve më parë appeared first on BoldNews.al.

Parlamenti Europian miraton nesër raportin për Shqipërinë, Balla shpreh mirënjohje

8 July 2025 at 22:28

Parlamenti Europian miraton nesër raportin për Shqipërinë. Balla: Mirënjohje grupeve të mëdha politike në PE dhe Komisionit Europian për mbështetjen

Ministri i Shtetit Taulant Balla ka reaguar pas diskutimeve në Parlamentin Europian mbi raportin vjetor për Shqipërinë, i cili pritet të miratohet nesër me shumicë votash.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Balla ka theksuar mbështetjen e fuqishme që Shqipëria ka marrë nga grupet kryesore politike në Parlamentin Europian si edhe nga Komisioni Europian për anëtarësimin në Bashkimin Europian brenda kësaj dekade.

Ai nënvizon se raporti i këtij viti e pozicionon Shqipërinë në krye të vendeve të Ballkanit Perëndimor sa i takon progresit në këtë proces.

“Mirënjohje grupeve të mëdha politike në PE dhe Komisionit Europian për mbështetjen e qartë të anëtarësimit të Shqipërisë brenda kësaj dekade në BE. Kryefjala e raportit të këtij viti është fakti se Shqipëria është në krye të vendeve të Ballkanit Perëndimor në këtë proces,” shkruan Balla.

Sa i përket reformës zgjedhore, ai ka sqaruar se Kuvendi i ri, i cili nis punën më 10 shtator, do të jetë institucioni që do të adresojë këto çështje.

Raporti për Shqipërinë është hartuar nga eurodeputeti austriak Andreas Schieder, i cili më herët ka deklaruar se “Shqipëria mund të quhet me krenari ‘favoriti kryesor’ mes kandidatëve për anëtarësim në Bashkimin Europian.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Parlamenti Europian miraton nesër raportin për Shqipërinë, Balla shpreh mirënjohje appeared first on Euronews Albania.

VIDEO/ Parlamenti Europian hap zyrë në Tiranë, Balla nga Strasburgu: Sinjal i mbështetjes për anëtarësim

By: redi
19 June 2025 at 15:24

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla nga selia e Parlamentit Evropian në Strasburg, deklaroi se hapja e zyrës së Parlamentit Evropian këtë vit në Tiranë është sinjal i qartë se integrimi i Shqipërisë është afër dhe i sigurt. ”Parlamenti Evropian do të ketë edhe një seli të vetën në Tiranë, e cila do të shërbejë për të gjithë rajonin tonë. Përzgjedhja e Tiranës nuk…

Source

Si duhet lexuar raporti i PE-së për Shqipërinë

9 June 2025 at 13:41

Komiteti për Punët e Jashtme i Parlamentit Evropian miratoi një raport të ri për Shqipërinë, në 4 Qershor 2025 me 57 vota pro, 11 kundër dhe 6 abstenime duke rikonfirmuar statusin e saj si një nga vendet e Ballkanit Perëndimor me mbështetjen më të lartë për anëtarësimin në BE, dhe me një mesazh të qartë: ka ende shumë për të bërë.

Raporti në një anë përshëndet përputhshmërinë e Shqipërisë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së dhe synimin ambicioz për të përmbyllur negociatat e anëtarësimit deri në vitin 2027.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali e quajti raportin si një konfirmim të qartë që “Shqipëria mbetet një histori suksesi” dhe “një vend pararojë për anëtarësimin në BE”.

“Raporti nënvizon qartësisht angazhimin e qëndrueshëm të Shqipërisë ndaj reformave kyçe, përfshirë forcimin e shtetit të së drejtës, funksionimin e institucioneve të drejtësisë të dala nga reforma, mbrojtjen e të drejtave themelore dhe të pakicave si dhe përparimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.” – tha Spiropali nga Kryesia e Kuvendit.

Si duhet kuptuar rezoluta

Në thelb, kjo rezolutë përmblodhi të gjitha problematikat që ka Shqipëria, shpjegon studiuesi Afrim Krasniqi – si nevojën për forcimin e institucioneve të pavarura dhe institucioneve të drejtësisë, nevojën për akte ndaj korrupsionit, për reforma të thella, dialog politik dhe për një lloj qasje europiane të shoqërisë dhe jo vetëm përdorim politik të konceptit të europës dhe integrimit europian.

“Për rastin konkret do duhej që parlamenti shqiptar ta trajtonte rezolutën për të hartuar një draft kalendar reformash dhe ndërhyrjesh konkrete. Psh parlamenti ka miratuar udhëzuesin për funksionimin e institucioneve demokratike dhe pothuajse asnjë nga masat që është parashikuar me faza kohore nuk është jetësuar.” – Afrim Krasniqi.

Afrim_Krasniqi_per-Faktoje

Për Gledis Gjipalin, njohës i politikave europiane dhe drejtues ekzekutiv i “Lëvizjes Europiane Shqiptare”, duke e lexuar në vijimësi të raporteve e deklaratave të mëparshme të Komisionit apo Parlamentit Europian, kjo rezolutë nuk ka asgjë të re.

“Përgjithësisht raporti i qëndron vlerësimeve të Komisionit Europian për Shqipërinë ku vlerësohet ecuria pozitive, si dhe identifikohen fushat apo çështjet që duhen trajtuar me përparësi.  Spikat thirrja për urgjencë në thellimin e intensifikimin e reformave, duke qenë se synimi i Shqipërisë është të përfundojë bisedimet për anëtarësim në 2027. Gjithashtu vihet re si dhe herët e tjera vlerësimi jo pozitiv për mungesën e dialogut politik ku vazhdojmë të kemi polarizim dhe retorikë konfliktuale.” – Gledis Gjipali.

Mënyra sesi reaguan institucionet shqiptare mendoj që është e gabuar nga të gjitha palët politike. Secila palë përfitoi nga fakti që anetarë të komisionit janë përfaqësues të partive politike dhe në deklarimet e tyre theksuan afrimitetin që ata kanë me subjete të caktuara në Shqipëri.” – argumenton Afrim Krasniqi .

Në përfundim, rezoluta sipas Krasniqit i përshtatet prioriteteve të shoqërisë shqiptare dhe  duhet përdorur si një planimetri për të projektuar rrugën drejt integrimit europian dhe jo në funksion të axhendave personale dhe afatshkurtra politike.

Çfarë shkruhet në rezolutë

Komiteti për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian mirëpiti “përparimin e bërë në reformën në drejtësi dhe në hetimin e korrupsionit të lartë”, por e sheh ende si sfidë ndërhyrjen politike, duke kërkuar përpjekje të vazhdueshme për ruajtjen e pavarësisë së gjyqësorit.

Komiteti shprehu “nevojën urgjente” për të përmirësuar pavarësinë e gjyqësorit, për të luftuar krimin e organizuar dhe për të mbrojtur të drejtat themelore. Pluralizmi mediatik dhe transparenca institucionale u veçuan në raport si thelbësore.

Ndërhyrjet e huaja, veçanërisht ato të lidhura me Kremlinin, kërcënojnë proceset demokratike dhe ambicien europiane të Shqipërisë – shkruan rezoluta. Në lidhje me procesin zgjedhor, raporti përshkruan zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 si “garuese”, por të zhvilluara në një klimë të tensionuar politike, me shqetësime për përdorimin e burimeve të administratës. Eurodeputetët kërkojnë reforma të thella në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias.

“Pastrimi pranveror!” Parlamenti Europian, debat urgjent mbi ligjin e Hungarisë

20 May 2025 at 19:20

Parlamenti Europian do të zhvillojë një debat urgjent mbi ligjin e ri të propozuar nga Hungaria për transparencën, pjesë e një “pastrimi pranveror” të vetëshpallur nga Kryeministri Viktor Orbán, gjatë seancës plenare në Bruksel të mërkurën, tha për Euronews raportuesja e Parlamentit për Hungarinë, eurodeputetja Tineke Strik.

Projektligji u paraqit në Parlamentin hungarez javën e kaluar nga partia në pushtet Fidesz, e cila shkaktoi reagime ndërkombëtare. Pasi të miratohet, akti do të listojë mediat dhe OJQ-të e financuara nga jashtë dhe do të përballet me gjoba aty ku pretendohet për ndërhyrje të huaja.

“Në hapjen e rendit të ditës (të seancës plenare) do të kërkoj një debat plenar dhe jam shumë i bindur se do të kemi shumicën dhe kështu ndoshta do të kemi një debat nesër në fund të pasdites”, tha Strik për Euronews.

Eurodeputeti holandez i Partisë së Gjelbër shtoi se mjaftueshëm parti mbështesin iniciativën për debatin, duke përmendur grupet që shkuan në një mision në Budapest një muaj më parë, “sepse të gjithë jemi shumë, shumë të shqetësuar për rënien aktuale dhe të vazhdueshme të sundimit të ligjit, dhe ky projektligj i ri po i shtohet shumë kësaj”.

Ajo po i referohej të gjitha grupeve politike përveç Patriotëve për Evropën, Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë dhe Evropës së Kombeve Sovrane, të cilët do të mbështesin ngritjen e debatit, duke i hapur rrugën zhvillimit të tij.

Qeveria konservatore e krahut të djathtë e Viktor Orbán në Hungari ka shkaktuar gjithashtu polemika këtë vit duke ndaluar marshimin e krenarisë së homoseksualëve në Budapest dhe duke paraqitur një ligj tjetër që do t’i jepte Parlamentit hungarez të drejtën për të revokuar mandatet e eurodeputetëve në rrethana të caktuara.

Orbán bëri thirrje për një “pastrim pranveror” në mars kundër asaj që ai e quajti një makineri të financuar nga të huajt që punon kundër sovranitetit të Hungarisë. Por kritikët thonë se ligji synon të heshtë median kritike dhe civilët.

“Jemi shumë të shqetësuar se sa shumë do të minojë kjo çdo zë kritik që ende mbijeton në Hungari. Dhe se ky i fundit, e dini, mund të jetë hapi i fundit drejt shembjes së hapësirës qytetare, të gazetarëve, të shoqërisë civile, në fakt të kujtdo që ngre zërin me kritika kundër kësaj qeverie”, tha Strik për Euronews.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Pastrimi pranveror!” Parlamenti Europian, debat urgjent mbi ligjin e Hungarisë appeared first on Euronews Albania.

Raporti i PE: Kosova të bëjë reforma për t’iu afruar BE, të hapë kapitull të ri bisedimesh me Serbinë

7 May 2025 at 16:46

Deputetët e Parlamentit Evropian kanë miratuar një raport për Kosovën që inkurajon shtetin të bëjë reforma për të lëvizur drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por po ashtu kërkon që Prishtina dhe Beogradi të hapin një kapitull të ri në bisedimet për normalizim. “Është e qartë që procesi integrues i Kosovës ka nevojë për një momentum […]

The post Raporti i PE: Kosova të bëjë reforma për t’iu afruar BE, të hapë kapitull të ri bisedimesh me Serbinë appeared first on BoldNews.al.

PE: Kosova të bëjë reforma për t’iu afruar BE-së, të hapë kapitull të ri bisedimesh me Serbinë

By: Rovena
7 May 2025 at 17:24

Deputetët e Parlamentit Evropian kanë miratuar një raport për Kosovën që inkurajon shtetin të bëjë reforma për të lëvizur drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por po ashtu kërkon që Prishtina dhe Beogradi të hapin një kapitull të ri në bisedimet për normalizim.

“Është e qartë që procesi integrues i Kosovës ka nevojë për një momentum të ri – na duhet një kapitull i ri i bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit. Është jashtëzakonisht pozitive që të gjitha partitë e mëdha politike në Kosovë mbështesin fuqishëm integrimin në BE. E ardhmja e Kosovës është në familjen evropiane dhe ne do të punojmë së bashku në agjendën e reformave sepse çdo anëtarësim në të ardhmen duhet të bazohet në meritë”, tha raportuesi për Kosovën në PE, Riho Terras.

Sipas eurodeputetëve, dialogu për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, “fatkeqësisht nuk ka prodhuar rezultatet e pritura”, teksa ata u kërkuan të dyja palëve që të zbatojnë marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit, përfshirë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe që Serbia të mos kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata rajonale dhe ndërkombëtare.

Për shkak të krizave në veriun e Kosovës, që rritën tensionet mes dy vendeve, që nga shtatori i vitit 2023 në Bruksel nuk është zhvilluar asnjë rund i dialogut politik, por ka pasur vetëm bisedime në nivel të kryenegociatorëve.

BE-ja ka përsëritur vazhdimisht se normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është parakusht për rrugën e të dyja vendeve drejt integrimit evropian.

Së voni, shefja për politikë të jashtme dhe siguri e BE-së, Kaja Kallas, ka thënë se Brukseli është duke analizuar gabimet në procesin e dialogut, që ka nisur më 2011.

Ndërkaq, në raportin për Kosovë, PE-ja tha se shteti ka bërë përparim të dukshëm në reformën zgjedhore, qëndrueshmërinë ekonomike dhe mbrojtjen e të drejtave themelore.

Megjithatë, sfidat mbeten sa i përket reformave në gjyqësor, liri të medias, efikasitetit të administratës publike dhe digjitalizimit të shërbimeve publike. Eurodeputetët theksuan se përkushtimi i vazhdueshëm i reformave gjithëpërfshirëse dhe qeverisjes përfshirëse është thelbësore për përparimin e Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian.

Eurodeputetët thanë po ashtu se Kosova ka qenë cak i ndërhyrjeve të huaja dhe fushatave dezinformuese, veçmas nga Rusia dhe Kina, që kishin për synim destabilizimin e rajonit dhe pengimin e integrimit evropian të Ballkanit perëndimor.

Prandaj, “Parlamenti Evropian i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që të forcojë kapacitetet e saj për të luftuar këto kërcënime”, tha PE-ja.

Më 7 maj, eurodeputetët po ashtu kanë miratuar një raport për Serbinë, të cilës iu kërkua që të përmirësojë dialogun e brendshëm politik, të mbrojë sundimin e ligjit dhe të bëjë reforma kundër korrupsionit.

Ndërkaq, sa i përket dialogut me Kosovës, në raport u tha se Serbia “duhet të punojë në arritjen e një marrëveshjeje gjithpërfshirëse të normalizimit me Kosovën”, por po ashtu edhe të “harmonizojë plotësisht politikën e saj të jashtme me atë të BE-së”./REL

Parlamenti Europian: Shqipëria, arritje për integrimin në BE

TIRANË, 5 prill /ATSH/ Parlamenti Europian ka vlerësuar progresin e Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian.

Në raportin vjetor mbi implementimin e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, i hartuar nga eurodeputeti David McCallister mbeshtetet ambicia e vendit tonë për të mbyllur të gjithë grupkapitujt e negociatave deri në 2027.

Po ashtu, kundërshtohet çdo përpjekje për të minuar punën e drejtësisë.

Raporti vjetor mbi implementimin e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, thekson se, “Parlamenti përshëndet përfundimin me sukses të procesit të shqyrtimit për Shqipërinë në fund të vitit 2023 dhe hapjen e grupit të parë të kapitujve negociues mbi themelet dhe mbi marrëdhëniet e jashtme (Grupi 6) në vitin 2024; përshëndet ambicien e Shqipërisë për të përmbyllur me shpejtësi negociatat e anëtarësimit. Parlamenti paralajmëron kundër çdo përpjekjeje për të minuar punën e institucioneve të pavarura, siç është Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)”.

Parlamenti Europian thekson domosdoshmërinë e një opozitë konkurruese.

“Thekson rëndësinë e një pluralizmi politik funksional dhe një opozite konkurruese dhe bën thirrje për dialog dhe angazhim konstruktiv midis shumicës dhe opozitës, për të kapërcyer polarizimin e theksuar politik në vend dhe për të nxitur procese demokratike gjithëpërfshirëse që respektojnë të gjitha palët, përfshirë pakicat greke, rome dhe egjiptiane në vend”, thuhet në raport.

Gjithashtu, raporti vlerëson qëndrimin në një linjë me politikën e jashtme të sigurisë së Bashkimit Europian, përfshirë edhe masat kufizuese të unionit kundër Rusisë dhe Bjellorusisë. /j.p/

The post Parlamenti Europian: Shqipëria, arritje për integrimin në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Skandal i ri korrupsioni në Parlamentin Europian/ Dyshime për 15 eurodeputetë

By: user 6
14 March 2025 at 21:22

Një skandal i ri korrupsioni po trondit Parlamentin Europian. Këtë herë bëhet fjalë për ryshfete të marra nga eurodeputetë, pagesa të paligjshme, udhëtime të shtrenjta dhe bileta për ndeshje futbolli të dhëna nga gjiganti kinez i telefonave celularë Huawei me qëllim promovimin e politikës së tij në Europë. Rasti u zbulua pas pas më shumë se 2 vitesh hetime nga policia belge në një operacion të koduar “Generation”.

Mësohet se policia Federale e Belgjikës ka bastisur disa shtëpi dhe zyra të individëve që dyshohet se kishin lidhje me këtë skandal në orët e para të së enjtes. Më pas mësohet se janë vulosur edhe dy zyra në Parlamentin Europian. Sipas mediave policia bastisi 21 adresa në Bruksel, Flanders, Wallonia, etj duke përfshirë edhe zyrat e kompanisë kineze në Bruksel.

Disa persona janë ndaluar dhe po merren në pyetje pasi punojnë ose punonin për kompaninë kineze. Sipas një deklarate nga zyra e prokurorit belg, veprat e supozuara të paligjshme kanë ndodhur “rregullisht dhe në mënyrë shumë diskrete nga viti 2021 e deri më sot nën maskën e lobimit komercial”.

Veprat që po hetohen kanë të bëjnë me “pagesa për marrjen e posteve politike, dhurata të tepërta, ushqime, shpenzime udhëtimi dhe bileta të rregullta për ndeshje futbolli… me qëllim promovimin e interesave thjesht private tregtare në kontekstin e vendimeve politike”.

Siç raportohet janë afërsisht 15 ish-eurodeputetë dhe deputetë aktualë të Parlamentit Europian qw janë “në radarin” e autoriteteve që po kryejnë hetimet. Ata dyshohen se kanë marrë ryshfet nga lobistët e Huawei për të promovuar politikën tregtare të gjigantit kinez në Evropë. Madje një zëdhënës i prokurorisë belge konfirmoi se çështja po hetohet në bashkëpunim me Parlamentin Evropian.

Njëra nga zyrat që u vulos i përkiste Adam Mukhtar, një zyrtar i vjetër në PE dhe asistent aktual i eurodeputetit të sapozgjedhur Nikola Mintchev nga Bullgaria. Mukhtar ka qenë bashkëthemelues i grupit EU40, i cili drejtohej nga politikania greke Eva Kaili, figura kryesore në hetimin e korrupsionit në dosjen “Katargate”. Zyra tjetër që u vulos u përkiste asistentëve që punonin për eurodeputetin konservator italian Fulvio Martucciello dhe kolegun e tij Marco Falcone.

Një zëdhënës i Komisionit tha se në vitin 2023 ai kishte këshilluar shtetet anëtare që të hiqnin pajisjet Huawei nga infrastruktura kritike për arsye sigurie, por nuk pranoi të komentonte drejtpërdrejt mbi hetimin. Megjithatë, prokuroria belge nuk tha se Kina është pjesë e hetimit, por se “veprat dyshohet se janë kryer nga një organizatë kriminale” dhe janë kryer me qëllimin e promovimit të “interesave thjesht private tregtare në kuadër të vendimeve politike”.

Huawei thuhet se ka lobuar për të ruajtur aksesin në tregjet evropiane pasi u dëbua nga SHBA për shkak të frikës se lidhjet e kompanisë me qeverinë kineze e bëjnë atë një rrezik sigurie. Në Evropë ajo tashmë përballet me ndalime ose kufizime në pajisjet e saj në rrjetet 5G në 12 nga 27 shtetet anëtare të BE-së. ©LAPSI.al

The post Skandal i ri korrupsioni në Parlamentin Europian/ Dyshime për 15 eurodeputetë appeared first on Lapsi.al.

Arrestime në Parlamentin Europian/ Hetime për korrupsion, Huawei dyshohet se ka dhënë rryshfet

By: xhir jeta
13 March 2025 at 14:49

Prokuroria Federale belge ka arrestuar disa persona në kuadër të një hetimi për korrupsion në Parlamentin Europian, mes akuzave se kompania kineze Huawei ka dhënë ryshfet për të ndikuar në politikat tregtare të Bashkimit Europian.

Sipas një deklarate të prokurorisë, rreth 100 oficerë federalë kanë kryer 21 kontrolle në Bruksel dhe Portugali. Të dyshuarit janë marrë në pyetje për përfshirjen e tyre të mundshme në korrupsion aktiv, falsifikim dokumentesh dhe pastrim parash.

Gazeta belge Le Soir dhe media të tjera investigative raportojnë se persona që punojnë për Huawei kanë dhënë ryshfet ndaj eurodeputetëve aktualë ose ish-anëtarëve të Parlamentit Europian për të promovuar interesat e kompanisë në Europë. Prokuroria belge nuk e përmendi drejtpërdrejt emrin e Huawei-t në deklaratën e saj, por sqaroi se korrupsioni dyshohet se është kryer në mënyrë të rregullt dhe të fshehtë që nga viti 2021 deri më sot.

Sipas autoriteteve, ryshfeti ka qene i forma të ndryshme, duke përfshirë pagesa për qëndrime politike të favorshme, dhurata luksoze, mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit dhe bileta të shpeshta për ndeshje futbolli. Prokuroria po heton gjithashtu nëse këto pagesa janë kamufluar si shpenzime biznesi apo janë bërë përmes palëve të treta për të fshehur gjurmët e tyre. Gjatë kontrolleve policore, janë sekuestruar dokumente dhe materiale të ndryshme që mund të shërbejnë si prova në hetim. Përfaqësuesit e Huawei-t në Bruksel nuk kanë pranuar të komentojnë mbi zhvillimet me te fundit.

Ky është skandali i dytë madhor i korrupsionit që godet Parlamentin Europian brenda tre viteve të fundit. Në dhjetor të vitit 2022, një hetim tjetër zbuloi se zyrtarë të Katarit kishin dhënë ryshfet për të ndikuar në qëndrimet e eurodeputetëve mbi të drejtat e punëtorëve në prag të Kupës së Botës. Ky skandal tronditi besueshmërinë e institucionit, duke vënë në dyshim integritetin e vendimmarrjes së tij. Sipas platformës investigative Follow The Money, një nga të dyshuarit kryesorë në hetimin e fundit është Valerio Ottati, një person me nentetesi te dyfishte belge-italiane. 41-vjeçar, i cili iu bashkua Huawei-t në vitin 2019 dyshohet se ka lobuar brenda Parlamentit Europian per kompanine kineze. Para kësaj, ai kishte punuar si asistent për dy eurodeputetë italianë që ishin pjesë e një grupi të Parlamentit Europian të fokusuar në politikat ndaj Kinës.

Parlamenti Europian ka deklaruar se po ndjek nga afër zhvillimet dhe është i gatshëm të bashkëpunojë plotësisht me autoritetet gjyqësore. Brukseli ka theksuar shpesh here rrezikun qe ekziston nga kompania kineze Huawei per shkak te kontrollit te saj nga Pekini dhe mundesise se vjedhjes se te dhenave kritike te qytetareve europiane./abcnews.al

Prokurorët belgë hetojnë korrupsionin në Parlamentin Evropian, raportohet për disa të arrestuar

By: Ela
13 March 2025 at 12:54

Prokurorët belgë kanë thënë të enjten se disa individë janë arrestuar për t’u marrë në pyetje në lidhje me përfshirjen e tyre të dyshuar në korrupsion aktiv brenda Parlamentit Evropian. Prokurorët kanë thënë se 21 kontrolle janë kryer nga Policia Federale në rajonin e Brukselit, si dhe në Flanders, Wallonia dhe Portugali, raporton Reuters. Prokurorët nuk […]

The post Prokurorët belgë hetojnë korrupsionin në Parlamentin Evropian, raportohet për disa të arrestuar appeared first on BoldNews.al.

Mjedisorët kundërshtojnë përfshirjen e qytetit gjerman në aeroportin e Vlorës

17 February 2025 at 12:36

Këshilli i Qytetit të Mynihut, aksioner në Aeroportin e Mynihut, do të vendosë nesër në lidhje me një peticion të dërguar nga organizatat gjermane në mbrojtje të mjedisit, mbi ndalimin e mbështetjes në projektin e aeroportit të Vlorës. “Qyteti i Mynihut, Shteti i Pavarur i Bavarisë dhe Republika Federale e Gjermanisë duhet të ndërmarrin hapat […]

The post Mjedisorët kundërshtojnë përfshirjen e qytetit gjerman në aeroportin e Vlorës appeared first on Reporter.al.

Beleri bën rrëmujë Parlamentin Europian, mbështet ”të preferuarin” e Elon Musk

By: redi
4 February 2025 at 17:24

Eurodeputeti grek Fredi Beleri, është vënë në qendër të polemikave në Parlamentin Europian. Gjithçka ka ardhur pas vendimit të tij për të mbështetur “të preferuarin” e Elon Musk, youtube-rin qipriot Fidias Panayiotou, për postin e nënkryetarit të Komitetit të Posaçëm ” “Mburoja për Demokracinë Evropiane”. Beleri doli kundër partisë së tij, duke propozuar eurodeputetin Panayiotou me argumentin e…

Source

❌
❌