Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Balla falenderon shqiptarët në Greqi për mbështetjen që i dhanë PS më 11 maj

TIRANË, 13 korrik/ATSH/ Ministri i Shtetit dhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, zhvilloi një takim falënderues me komunitetin shqiptar në Athinë, në kuadër të një turneu pas fitores së thellë të PS në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Gjatë ndalesës së tij në kryeqytetin grek, Balla u shpreh mirënjohës për mbështetjen e jashtëzakonshme që diaspora shqiptare në Greqi dhe në mbarë botën i dha Partisë Socialiste dhe Kryeministrit Edi Rama.

“Mirënjohje për të gjithë shqiptarët në çdo cep të Greqisë e në çdo anë të globit për mbështetjen e madhe më 11 maj për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste,” shkroi Balla në një postim në rrjetet sociale nga Athina.

Duke vlerësuar kontributin e pakursyer të shqiptarëve në shoqërinë greke, Balla theksoi se sot ata përfaqësojnë një pjesë thelbësore të punës, ekonomisë, dijes, sportit dhe kulturës së Greqisë. Ai nënvizoi gjithashtu ndryshimin rrënjësor që ka ndodhur në vetëdijen dhe vetëbesimin e komunitetit shqiptar në këtë shtet fqinj.

“Ka mbaruar një herë e mirë koha kur hezitonin të thonin: ‘Jam nga Shqipëria’. Shqipëria ka qenë gjithnjë kryelartë për shqiptarët që jetojnë në Greqi, por sot edhe ata janë kryelartë për Shqipërinë.”

Takimi në Athinë është pjesë e një turi falënderimesh që Taulant Balla po zhvillon me përfaqësues të diasporës shqiptare në disa vende ku jeton një komunitet i madh dhe nga ku pjesëmarrja me votë ishte e madhe në zgjedhjet e fundit.

Balla ka theksuar se kjo mbështetje do të kthehet në përgjegjësi dhe angazhim të drejtpërdrejtë të qeverisë për të fuqizuar më tej lidhjen me diasporën dhe për t’u dhënë atyre zë në vendimmarrjen kombëtare.

1 nga 3

/a.f/

The post Balla falenderon shqiptarët në Greqi për mbështetjen që i dhanë PS më 11 maj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Chelsea-Paris, finalja e botërorit/ Sokol Balla: Niveli i francezëve, i frikshëm. Do jetë ndeshje e fortë taktike

By: Re Nato
11 July 2025 at 23:25

Gazetari Sokol Balla sheh Paris SG si skuadrën favorite për të fituar botërorin për klube, teksa francezët do të përballen në finalen e 13 korrikut me anglezët e Chelsea.

Në emisionin “Botërori i vogël” në ABC News, Balla u shpreh se niveli i Parisit është i frikshëm, por nënvizoi se Chelsea ka trajner italian.

Balla shtoi se ndeshja do të jetë e fortë dhe taktike.

“Atmosfera është e pakrahasueshme. Mendoj se Botërori i Katarit ishte më i bukuri nga ana e atmosferës. Por botërori në Amerikë do të jetë më i bukur. Mendoj se atmosfera është e pakrahasueshme. Stadiumet janë stadiume të futbollit amerikan. Isha në dy stadiume në Miami dhe Charlotte. Stadiumi i Miami është më afër stilit europian. Në Charlotte ishte një tmerr. Besoj se nuk do të jenë këto stadiume. Ato janë stadiume që nuk janë të mbuluara. Në stadiumet amerikane problem janë erërat. Ora 3 në korrik, do jetë tmerr. Nuk e di se si do të luhet. Klima nuk do të favorizojë asnjë prej ekipeve. Të shikoje lojtarët e Realit, që shkriheshin në diell, të vinte keq. Besoj se Vitinha është lojtari më i mirë. Komplimenti më i madh i Ronaldos shkoi për Vitinhan. Niveli i Parisit është i frikshëm. Por është ndeshje teke, dhe Chelsea ka trajner italian. Nuk i dihet sesi shkon. Mendoj se do jetë ndeshje e fortë taktike”, theksoi ai./abcnews.al

Lirimi i hapësirave publike në Tiranë, Balla: Dëgjojmë qytetarët cep më cep

TIRANË, 10 korrik/ATSH/ Në Tiranë vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike të zëna pa leje nga sipërmarrje që kanë vendosur tavolina, karrige, tenda apo elementë të tjerë që pengojnë qarkullimin e këmbësorëve në trotuare.

Pas urdhrit të Kryeministrit Edi Rama për lirimin e hapësirave publike në të gjithë vendin, edhe në Tiranë po hiqen tavolinat, karriget apo tendat nga trotuaret, të cilat cenonin sigurinë dhe ecjen e qytetarëve dhe këmbësorëve.

Deputeti i zgjedhur i PS në Tiranë Taulant Balla, njëherazi ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, i shoqëruar dhe nga deputetja e zgjedhur në Tiranë e Partisë Socialiste Olta Xhaçka, u njohën nga afër me problematikat që lidhen me hapësirat e përbashkëta dhe shërbimet publike në njësinë nr. 2.

Balla u shpreh se “do të dëgjojmë qytetarët cep më cep, në respekt të plotë të 19 mandateve historike në Tiranë, e të cilat duhet t’i konsiderojmë një borxh të jashtëzakonshëm për t’u shlyer, në radhë të parë duke mos shkëputur lidhjet me komunitetet, po duke dëgjuar e punuar më shumë me njerëzit e zakonshëm dhe për njerëzit e zakonshëm”.

Balla tha se duhen bërë njoftimet që qytetarët të marrin masat për të hequr vetë objektet që kanë vendosur në hapësirat publike.

Ministri theksoi se procesi i lirimit të hapësirave publike do të vazhdojë pa ndërprerje, për të garantuar akses për të gjithë qytetarët.

Ai tha se “hapësirat publike mes pallateve janë pronë e përbashkët e banorëve dhe nuk mund të privatizohen nga askush, pavarësisht se kush ka qenë pronari i dikurshëm i tokës”.

Gjatë inspektimit, Balla denoncoi vendosjen e gardheve, ndarjen me xhama apo strukturat pa leje që kufizojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve, duke paralajmëruar prishjen e tyre.

Ai u ndal edhe te pastrimi dhe mirëmbajtja e këtyre hapësirave, duke kërkuar kujdes të shtuar nga institucionet përgjegjëse. “Hapësirat e përbashkëta duhet të jenë të pastra dhe të sigurta për të gjithë: për nënat me fëmijë, për fëmijët dhe për të moshuarit. Nuk mund të kthehen në vende grumbullimi mbeturinash apo të pengohen nga parkime pa rregull”, theksoi ai.

Në përfundim të inspektimit, Balla deklaroi se ky është vetëm fillimi i një procesi të gjatë që synon kthimin e hapësirave publike në shërbim të komunitetit.

Ai u bëri apel qytetarëve të mbajnë pastër ambientet ku jetojnë, si dhe u shpreh pro gjobitjes së atyre që nuk zbatojnë ligjin.

Ndërsa Xhaçka tha se “në të gjithë njësinë do të futemi në lagje për të parë problematikat që kanë qytetarët në raport me hapësirat dhe investimet më prioritare në ambientet ku ata jetojnë”.

Në disa qytete të vendit po zhvillohet një aksion i gjerë për lirimin e hapësirave publike të zaptuara në mënyrë të paligjshme.

1 nga 3

/k.s//a.f//r.e/

The post Lirimi i hapësirave publike në Tiranë, Balla: Dëgjojmë qytetarët cep më cep appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Dëgjojmë qytetarët cep më cep”/ Lirimi i hapësirave publike në Tiranë, Balla: Aksioni do të vazhdojë pa ndërprerje

10 July 2025 at 10:44

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, zhvilloi një inspektim në Njësinë Administrative Nr. 2 në Tiranë, së bashku me skuadrën socialiste të zgjedhjeve të 11 majit, për të bërë inventarizimin e problematikave që lidhen me hapësirat e përbashkëta dhe shërbimet publike.

Ky inspektim kishte si qëllim kryesor dëgjimin e qytetarëve në çdo lagje dhe rrugicë, për të respektuar 19 mandatet historike që Tirana i dha Partisë Socialiste më 11 maj, deputet i së cilës do të jetë edhe vetë gjatë legjislaturës së re.

“Për të dëgjuar qytetarët cep më cep, në respekt të plotë të 19 mandateve historike në Tiranë, të cilat duhet t’i konsiderojmë një borxh të jashtëzakonshëm për t’u shlyer, duke mos shkëputur lidhjet me komunitetet, por duke dëgjuar e punuar më shumë me njerëzit e zakonshëm dhe për njerëzit e zakonshëm,” u shpreh Balla gjatë inspektimit në terren.

Ministri theksoi se procesi i lirimit të hapësirave publike do të vazhdojë pa ndërprerje, për të garantuar akses për të gjithë qytetarët.

Ai ishte i qartë në mesazhin e tij: “Hapësirat publike mes pallateve janë pronë e përbashkët e banorëve dhe nuk mund të privatizohen nga askush, pavarësisht se kush ka qenë pronari i dikurshëm i tokës.”

Gjatë inspektimit, Balla denoncoi vendosjen e gardheve, ndarjeve me xhama apo strukturave pa leje që kufizojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve, duke paralajmëruar prishjen e tyre.

Ai u ndal edhe te pastrimi dhe mirëmbajtja e këtyre hapësirave, duke kërkuar kujdes të shtuar nga institucionet përgjegjëse.

“Hapësirat e përbashkëta duhet të jenë të pastra dhe të sigurta për të gjithë: për nënat me fëmijë, për fëmijët dhe për të moshuarit. Nuk mund të kthehen në vende grumbullimi mbeturinash apo të pengohen nga parkime pa rregull,” theksoi ai.

Në përfundim të inspektimit, Balla deklaroi se ky është vetëm fillimi i një procesi të gjatë që synon kthimin e hapësirave publike në shërbim të komunitetit.

The post “Dëgjojmë qytetarët cep më cep”/ Lirimi i hapësirave publike në Tiranë, Balla: Aksioni do të vazhdojë pa ndërprerje appeared first on Sot News | Lajme.

Parlamenti Europian miraton nesër raportin për Shqipërinë, Balla shpreh mirënjohje

8 July 2025 at 22:28

Parlamenti Europian miraton nesër raportin për Shqipërinë. Balla: Mirënjohje grupeve të mëdha politike në PE dhe Komisionit Europian për mbështetjen

Ministri i Shtetit Taulant Balla ka reaguar pas diskutimeve në Parlamentin Europian mbi raportin vjetor për Shqipërinë, i cili pritet të miratohet nesër me shumicë votash.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Balla ka theksuar mbështetjen e fuqishme që Shqipëria ka marrë nga grupet kryesore politike në Parlamentin Europian si edhe nga Komisioni Europian për anëtarësimin në Bashkimin Europian brenda kësaj dekade.

Ai nënvizon se raporti i këtij viti e pozicionon Shqipërinë në krye të vendeve të Ballkanit Perëndimor sa i takon progresit në këtë proces.

“Mirënjohje grupeve të mëdha politike në PE dhe Komisionit Europian për mbështetjen e qartë të anëtarësimit të Shqipërisë brenda kësaj dekade në BE. Kryefjala e raportit të këtij viti është fakti se Shqipëria është në krye të vendeve të Ballkanit Perëndimor në këtë proces,” shkruan Balla.

Sa i përket reformës zgjedhore, ai ka sqaruar se Kuvendi i ri, i cili nis punën më 10 shtator, do të jetë institucioni që do të adresojë këto çështje.

Raporti për Shqipërinë është hartuar nga eurodeputeti austriak Andreas Schieder, i cili më herët ka deklaruar se “Shqipëria mund të quhet me krenari ‘favoriti kryesor’ mes kandidatëve për anëtarësim në Bashkimin Europian.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Parlamenti Europian miraton nesër raportin për Shqipërinë, Balla shpreh mirënjohje appeared first on Euronews Albania.

Berisha: Taulant Balla u përgjua në biseda me vëllain e Suelit

By: user 4
7 July 2025 at 14:05

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot në një konferencë për shtyp Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për mbrojtje të krimit të organizuar dhe fshehje të provave që lidhen me kartelin “Çela”.

Sipas Berishës, në dosjet e SPAK-ut ekzistojnë “kilometra biseda” midis ministrit të Brendshëm, Taulant Balla dhe Mario Çelës, vëllai i Suel Çelës, për çështje që përfshijnë zgjedhje, projekte dhe kundërshtarë politikë.

“Karteli Çela është ndër më të rrezikshmit në Ballkan dhe Europë, por mbrohet nga Edi Rama dhe Altin Troplini,” u shpreh Berisha, duke kritikuar ashpër drejtuesit e SPAK dhe duke theksuar se ndërhyrjet ndaj këtij grupi janë bërë vetëm nga autoritetet e huaja, si ato italiane apo gjermane.

Ai kërkoi që mediat të jenë të kujdesshme në raportimet e tyre dhe të mos i atribuojnë SPAK-ut veprime që, sipas tij, janë meritë e partnerëve ndërkombëtarë.

Biseda në SKY ECC e miqve të Suel Çelës: Balla na do për vota!

Sali Berisha: Kemi me të bëjmë me zonën e kartelit Çela. Kartelit ndër më gjakësorët dhe më të rrezikshmit të Ballkanit dhe Europës. Kartelit që mbrohet nga Edi Rama dhe Altin Troplini. Dhe tani më lejoni të bëj një sqarim meqë jam këtu. Radhën e kaluar një gazetar më pyeti këtu të komentoja ndërhyrjet e Spakut ndaj kartelit Çela. Ai ishte një falsitet i plotë. Ishte prokuroria e Veronës dhe absolutisht jo Altin Troplini, e cila kishte urdhëruar sekuestro pasurive të kartelit Çela.

Dhe duhet t’u them këtu se në prokurorinë speciale, në Skapin e partisë, ekzistojnë kilometra e kilometra biseda midis Taulant Ballës dhe Mario Çelës, vëllait të Suel Çelës, në të cilat flitet jo vetëm për zgjedhje, por flitet edhe për politikanët kundërshtarë. Flitet edhe për projekte, por të gjitha i mbyll Altin Troplini. Altin pengu i krimit.
Dhe ju lutem medieve, të jenë shumë të kujdesshme, të mos servirin si akte të Skapit, akte që nuk kanë asnjë lidhje.

Ju e dini që kartelin Çela e ka zbërthyer dhe e ka denoncuar me të gjitha dimensionet Nuredini Troplini, që në fakt ka kryer shumë vrasje, por në fund tregon se i ka mbetur një nanogram karakter krahasuar me Altin Dumanin, Troplinin e Spakut.

I ka denoncuar me hollësira, por ata i mbron Altin Troplini.

Dhe thirret në Verona dhe i jepen të dhënat dhe e servirin këtu sikur të ishte një iniciativë e Skapit të partisë.

Edhe njëherë i ftoj mediat t’u thonë të vërtetat qytetarëve, asnjë trafikant, asnjë grup, organizatë kriminale nuk është arrestuar nga iniciativa e skapistëve të partisë, por është arrestuar me kërkesën dhe ndërhyrjen e partnerëve tanë, italianë, gjermanë, amerikanë, britanikë, francezë, etj. Pra, të mos e ngatërrojnë këtë.

Tani, kjo është zonë krimi dhe në zonën e krimit, karteli i kërcënon jo më pak se me kokën njerëzit. Dhe kështu duhet ta kuptojmë heshtjen e të tjerëve aty. Guxo e flet, në mëngjes mund të mos gdhihesh.

The post Berisha: Taulant Balla u përgjua në biseda me vëllain e Suelit appeared first on Lapsi.al.

Balla pret kryebashkiakun e Westland, Michigan: SHBA partneri ynë strategjik

TIRANË, 4 korrik/ATSH/ Në Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ministri i Shtetit Taulant Balla, priti në një takim kryetarin e bashkisë së Westland, Michigan, Kevin Coleman.

Balla foli mbi miqësinë dhe aleancën 100-vjeçare mes Shqipërisë dhe SHBA-së, duke e cilësuar Amerikën si partnerin strategjik të vendit tonë.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimit ishte roli i diasporës shqiptare në SHBA, me fokus në forcimin e bashkëpunimit me autoritetet lokale për hapjen e më shumë shkollave dhe klasave për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë atje.

“Jemi shumë krenarë për diasporën shqiptare në SHBA dhe do të bashkëpunojmë më ngushtë me autoritetet vendore për të rritur numrin e shkollave dhe klasave për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë në Amerikë. Është një lajm i mirë interesi i shqiptarëve të Amerikës për të investuar në Shqipëri në sektorin e turizmit, Paketën e Maleve dhe fusha të tjera”, shkroi Balla në një postim në rrjetet sociale.

Balla uroi popullin amerikan për Ditën e Pavarësisë.

/k.s/

The post Balla pret kryebashkiakun e Westland, Michigan: SHBA partneri ynë strategjik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla për prodhimet “Made in Albania”: Duhet të tregohesh atdhetar duke konsumuar prodhimin vendas

TIRANË, 3 korrik /ATSH/ Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla reagoi sot ndaj pretendimeve për çmimin e ulët të shalqirit, që sipas deputetit Luan Baçi shitet me 10 lekë për kilogram.

Balla e cilësoi të pavërtetë këtë deklaratë, duke theksuar se aktualisht në Myzeqe shalqiri grumbullohet me 17 lekë për kilogram, ndërsa në fillim të sezonit ka arritur deri në 220 lekë për kilogram.

“Gënjyet kur thatë që shalqiri është 10 lekë. Në momentin që flasim bashkë, grumbullohet me 17 lekë dhe nëse keni fermerë, mund t’i drejtoni në pikat e grumbullimit”, u shpreh Balla.

Ai theksoi se prodhuesit shqiptarë po përballen me konkurrencën rajonale dhe është e zakonshme që çmimi të ulet në fazat e mëvonshme të sezonit, kur edhe vendet e tjera të rajonit nxjerrin prodhimin e tyre.

“Çmimi fillon i lartë në ditët e para, kur jemi të parët në treg, dhe pastaj zbritet kur edhe rajoni del në prodhim. Por bilanci përfundimtar i fermerit fillon që me çmimin e parë”, tha ai.

Balla nënvizoi rëndësinë e mbështetjes së prodhimit vendas.

“Gjëja më e mirë që mund të bëjmë për fermerin, koleg Baçi, është të promovojmë sa të kemi mundësi prodhimet vendase dhe t’u bëjmë thirrje qytetarëve të konsumojnë mallra “Made in Albania”. Nuk mjafton të jesh patriot apo atdhetar duke brohoritur “Fitore, Shqipëria!” në stadium, por të tregohesh patriot duke konsumuar mallra të prodhuara në Shqipëri”, deklaroi Balla.

Në përfundim të replikës, ministri theksoi se “asnjë kokërr shalqiri nuk ngelet pa shitur,” duke shtuar se çmimi ndjek një trajektore natyrale që përputhet me ligjin e tregut – fillon më lart dhe ulet me kalimin e sezonit.

/m.q//r.e//a.f/

The post Balla për prodhimet “Made in Albania”: Duhet të tregohesh atdhetar duke konsumuar prodhimin vendas appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla: Vetëm Rama dhe PS mund ta bëjnë bujqësinë shqiptare europiane

TIRANË, 3 korrik /ATSH/ Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, replikoi sot në Kuvend me deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, lidhur me gjendjen e bujqësisë në vend. Balla theksoi se transformimi i bujqësisë shqiptare në një sektor modern dhe europian është një mision që mund të realizohet vetëm nga kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste.

“Nëse në këtë vend do të transformohet bujqësia shqiptare në bujqësi europiane, këtë e bën vetëm Edi Rama dhe Partia Socialiste,” deklaroi ai.

“Tani, sa i përket investimeve: më shumë se 1000 projekte, ku spikasin 400 pika të reja përpunimi dhe 120 agroturizme, me një vlerë diku te 120 milionë, apo 125 milionë euro. Por ajo që na dallon është se në kohën tuaj nuk kishte asnjë agroturizëm. Kemi arritur në 300 agroturizme, falë mbështetjes së drejtpërdrejtë, dhe synimi ynë në mandatin që na besoi populli shqiptar dhe diaspora me shumicë është të shkojmë në 1000 gjatë këtij mandati të ri. Një shifër që është më kuptimplotë, sepse në fund të fundit, fshati llafe nuk do”.

Duke iu përgjigjur kritikave të opozitës për rënien e bujqësisë, Balla solli statistika konkrete, sipas të cilave eksportet bujqësore kanë arritur në 579 milionë euro në vit, trefish më shumë se në vitin 2013. Ai theksoi gjithashtu se importet e disa produkteve bazë janë ulur ndjeshëm.

Balla përmendi gjithashtu investimet në këtë sektor, duke theksuar se janë ndërtuar 400 pika të reja përpunimi.

“Në vitin 2024, sipërfaqja e serrave në Shqipëri arriti në shifrën rekord 2100 hektarë, ose 3 herë më shumë krahasuar me vitin 2013, kur ju u larguat nga qeverisja e vendit, u pushuat nga puna. Eksportet bujqësore në vitin 2024–2025 do të jenë edhe më të larta; kapën shifrën 579 milionë euro, ose 3 herë më shumë se në vitin 2013. Paska rënë bujqësia, edhe pse janë trefishuar eksportet bujqësore?! Deficiti tregtar ka qenë 1 me 9 në vitin 2013 dhe është përmirësuar tre herë, duke shkuar në 1 me 3. Nëse në kohën e Saliut dhe të Joridës në qeveri ne importonim 9 kg domate, tani importojmë 3 kg domate – për ata që nuk e kuptojnë”, tha Balla.

Ai nënvizoi edhe përmirësimet në kapacitetet analitike të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), duke thënë se në vitin 2013 ISUV-i kryente vetëm 6 analiza në ditë, ndërsa sot kryhen 1909 analiza ditore.

“Sa i takon AKU-së, na takon ta zgjidhim përfundimisht këtë çështje gjatë këtij mandati. Por synimi ynë është të arrijmë 500 milionë euro investime në bujqësi”, shtoi ai.

Duke folur për kontributin e sektorit bujqësor në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), Balla shtoi se “edhe pse është rritur PBB-ja, bujqësia ka mbetur në 18%, por kjo për shkak të rritjes së përgjithshme të ekonomisë, jo rënies së bujqësisë”, duke theksuar se opozita ka probleme me llogaritë matematikore si një trashëgimi e kohës së ish-kryetarit Lulzim Basha.

/m.q//r.e//a.f/

The post Balla: Vetëm Rama dhe PS mund ta bëjnë bujqësinë shqiptare europiane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla: Rama dhe PS e bëjnë bujqësinë shqiptare europiane, synimi është të arrijmë 500 milionë euro investime

By: redi
3 July 2025 at 16:17

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla replikoi me deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, lidhur me gjendjen e bujqësisë në vend. Balla theksoi se transformimi i bujqësisë shqiptare në një sektor modern dhe europian është një mision që mund të realizohet vetëm nga kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste. ”Më shumë se 1000 projekte, ku spikasin 400 pika të…

Source

Balla: Banka J.P.Morgan vlerëson mundësitë për të investuar në Shqipëri

TIRANË, 2 korrik /ATSH/ Një delegacion i bankës J.P.Morgan po viziton Shqipërinë për të vlerësuar mundësi investimesh.

Ministri i Shtetit, Taulant Balla priti sot në zyrën e tij shqiptaren e suksesshme, Suela Rossberg Danksi, drejtoreshë ekzekutive e Bankës J.P. Morgan.

Suela u largua nga Elbasani në vitin 1997 drejt Greqisë bashkë me familjen e saj, ka ndjekur një rrugë suksesi të jashtëzakonshme.

Pas përfundimit të studimeve me rezultate të shkëlqyera në Londër, ajo ka punuar për 16 vite në bankën prestigjioze J.P. Morgan, ku aktualisht mban pozicionin e lartë të drejtoreshës ekzekutive.

Së fundmi, ajo është rikthyer në Shqipëri bashkë me kolegë nga J.P. Morgan për të vlerësuar mundësitë e investimit në vend.

Ministri Balla e ka vlerësuar këtë nismë, duke e konsideruar si një sinjal pozitiv për zhvillimin ekonomik të vendit dhe për investimet që po afrohen drejt Shqipërisë.

Kjo vizitë vjen në një kohë kur Shqipëria po shndërrohet në një destinacion gjithnjë e më atraktiv për investitorët ndërkombëtarë, duke synuar të forcojë lidhjet me komunitetin global të biznesit dhe financave.

/gj.m/j.p/

The post Balla: Banka J.P.Morgan vlerëson mundësitë për të investuar në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Paketa e Maleve, Balla pret sipërmarrësin shqiptar në Londër

TIRANË, 1 korrik/ATSH/ Ministri i Shtetit, Taulant Balla, njëherësh dhe drejtues politik i Partisë Socialiste për Diasporën ka bërë një thirrje publike për angazhimin e diasporës shqiptare në zhvillimin ekonomik të vendit, veçanërisht në zonat malore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla shkruan se ka mirëpritur sot në zyrën e tij Kujtim Hasanin, një sipërmarrës të suksesshëm në Londër, i cili ka shprehur interes për të investuar në vendlindje.

“Ishte kënaqësi të mirëpres sot Kujtim Hasanin, një sipërmarrës i suksesshëm në Londër, me dëshirën për të investuar në Shqipëri”, shkruan ministri.

Në fokus të takimit ishte Paketa e Maleve, një nismë e qeverisë që synon rigjallërimin e zonave malore përmes ndërtimit të bujtinave, zhvillimit të agroturizmit dhe kthimit të tokave të trashëguara në burim të ardhurash dhe krenarie për familjet shqiptare.

“Paketa e Maleve është mundësia për të rigjallëruar tokat e të parëve, për të ndërtuar bujtina e agroturizëm dhe për të sjellë krenari e zhvillim në vendin tonë, kudo”, theksoi Balla.

Ai shtoi se do të ketë lehtësi në proceset e legalizimit dhe certifikimit të pronave të trashëguara, një nga pengesat kryesore me të cilat përballen shumë shqiptarë të diasporës kur duan të investojnë në pronat e familjes së tyre.

/k.s/j.p/

The post Paketa e Maleve, Balla pret sipërmarrësin shqiptar në Londër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Vota vdiq pa hyrë në kuti”, Berisha: Balla e Sara Mile janë deputetët e karteleve

27 June 2025 at 13:19

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një tjetër konferencë për shtyp nga selia blu, ku ka vazhduar akuzat e forta ndaj procesit zgjedhor të 11 majit, të cilin e ka cilësuar si një farsë të mirëorganizuar nga Partia Socialiste.

Në deklaratën e tij, Berisha ka drejtuar gishtin ndaj disa prej deputetëve të rinj të mazhorancës, duke i cilësuar si “deputetët e karteleve”.

“Vota vdiq pa hyrë në kuti, kjo është farsa elektorale. Këto janë elementët që tregojnë se si Arkend Balla, Sara Mile, Besa Spaho dhe të tjerë morën 130 mijë vota. Deputetët e karteleve,” u shpreh Berisha.

Sipas tij, përveç manipulimeve në procesin e votimit, janë përdorur edhe forma të ndryshme të blerjes së votës.

“Po vërtetohet tashmë edhe dimensioni tjetër: blerja e votës përmes prokurimeve publike, shpërndarjes së 100 eurove për pensionistët dhe mbjelljes së 100 milionë rrënjë kanabis në territor për qëllime elektorale,” akuzoi Berisha.

The post “Vota vdiq pa hyrë në kuti”, Berisha: Balla e Sara Mile janë deputetët e karteleve appeared first on Sot News | Lajme.

Berisha: Nga Arkend Balla tek Sara Mile, deputetët e karteleve me 130 mijë vota!

By: user 4
27 June 2025 at 13:47

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka hedhur akuza se disa kandidatëve të PS të zgjedhur në votimet e 11 Majit, duke i quajtur “deputetët e karteleve”.

“Arkend Balla, Sara Mile, Besa Spaho, Ani Dyrmishi etj morën 130 mijë vota”, u shpreh kryedemokrati.

Ai theksoi se, sipas tij, blerja e votës është bërë në disa dimensione. Berisha deklaroi se “blerja e votës ndodhi duke dorëzuar të dhënat personale të qytetarëve terroristëve patronazhistë për ti kërcënuar”.

Gjithashtu, renditi kreu i PD-së blerja e votës u bë “me prokurime publike 500 milionë, 100 euro për 48% të votuesve pensionistë, me 100 mln kanabis territor për t’u mbjellë, me punësime të dhjetëra mijërave punonjësve”.

Sali Berisha: Arkend Balla, Sara Mile, Besa Spaho, Ani Dyrmishi etj morën 130 mije vota, deputetët e karteleve.

Dhe ky është një dimension që po vërtetohet, dimensioni tjetër është blerja e votës me prokurime publike 500 milionë, blerja e votës 100 euro për 48% të votuesve, pensionistëve, blerja votës me 100 mln kanabis territor për t’u mbjellë, është blerja e votës me punësime të dhjetëra mijërave punonjësve, blerja e votës duke dorëzuar të dhënat personale të qytetarëve terroristëve patronazhistë për ti kërcënuar dhe me premtime.

Është blerja e votës duke firmosur mijëra legalizime e punësime të përkohshme, përveç këtyre, s’janë mjaftua me këto që janë publike, por me një verbëri kanë përdorur çdo mjet tjetër për të falsifikuar rezultatin. Këto janë shtesë që tregojmë ne sepse shteti elektoral u denoncua botërisht.

The post Berisha: Nga Arkend Balla tek Sara Mile, deputetët e karteleve me 130 mijë vota! appeared first on Lapsi.al.

Mungesa e kontrollit të lejeve minerare rrit kostot mjedisore në Bulqizë

27 June 2025 at 08:43

Prej më shumë se shtatë dekadash, jeta e qytetit të varfër të Bulqizës në verilindje të Shqipërisë është e lidhur ngushtësisht me kromin. Mbi 120 subjekte ose 22 për qind e të gjitha lejeve minerare të vendit e kanë përqendruar aktivitetin e tyre në minierën e Bulqizës – e cila është njëherazi punëdhënësja më e […]

The post Mungesa e kontrollit të lejeve minerare rrit kostot mjedisore në Bulqizë appeared first on Reporter.al.

Financim shtesë për digjitalizimin e shërbimeve, Balla kërkon miratimin e marrëveshjes në Kuvend

TIRANË, 26 qershor/ATSH/ Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla prezantoi sot në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, në vlerën e 76.9 milionë euro.

Balla theksoi se ky financim shtesë synon të mbështesë përmirësimin e shërbimeve publike për qytetarët, përmes zgjerimit të digjitalizimit edhe në nivel vendor.

“Jemi sot për të kërkuar miratimin e kësaj marrëveshjeje, e cila është në funksion të përmirësimit të shërbimeve publike ndaj qytetarëve. Puna që kemi bërë deri tani me digjitalizimin e shërbimeve të administratës qendrore synojmë ta shtrijmë edhe në qeverisjen vendore,” u shpreh Balla para deputetëve.

Ministri sqaroi se përmes këtij financimi do të realizohet digjitalizimi i shërbimeve vendore, i proceseve të brendshme administrative në 61 bashkitë e vendit, si dhe përmirësimi i sistemit të menaxhimit financiar (AFMIS) në nivel lokal.

Po ashtu, një tjetër komponent i rëndësishëm është modernizimi i procedurave të prokurimit publik, duke i përafruar me ndryshimet e fundit ligjore.

Gjatë fjalës së tij, Balla theksoi edhe sukseset e arritura nga programi GovTech, i cili ka shërbyer si bazë për këtë financim.

Ai përmendi instalimin e 216 laboratorëve digjitalë në 200 shkolla dhe shtoi se me mbështetjen e Bashkimit Europian, synimi është që çdo shkollë në Shqipëri të ketë një Smart Lab gjatë këtij mandati.

Në këtë kuadër, Balla bëri me dije edhe nisjen e implementimit të Sistemit të Qendërzuar për Dokumentet me Nënshkrim Elektronik dhe kalimin e platformës e-Albania në versionin e saj të ri, 2.0, që do të hapë një fazë të re për shërbimet online.

“Ky është një financim që e merr qeveria qendrore për ta vendosur në dispozicion të bashkive, me qëllim përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve,” u shpreh Balla, ndërsa ftoi deputetët ta votojnë marrëveshjen.

/m.m/j.p/

The post Financim shtesë për digjitalizimin e shërbimeve, Balla kërkon miratimin e marrëveshjes në Kuvend appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha në “gjyq” për zgjedhjet/ Debati në Kuvend, PS “kujton” bëmat e PD

By: xhir jeta
26 June 2025 at 15:24

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, dominuan diskutimet edhe në seancën plenare të kësaj të enjteje, e parafundit për ketë legjislaturë të dhjetë.

Edhe pse rinumerimi i votave po fakton se është partia demokratike ajo që ka marrë më shumë vota të merituara, Sali Berisha akuzoi sërish kundërshtarët për masakër elektorale.

“Zhvilluat zgjedhjet si në Zimbvabve 30 vite më parë dhe pastaj të mos quhet Ramaduro. Në disa aspekte ia kalon edhe Maduros se ai u ankua se mafia shqiptare po më ndërhyn në punët e veta. Por, u pa gjithashtu se Shqipëria është vendi i shtetit monist, i shtetit elektoral. Pardje në Strasburg, asambleja parlamentare e Këshillit të Europës kërkon ndarjen e partisë nga shteti, çka nënkupton sundimin e partisë shtet në këtë vend.”

Por Berisha i lexon sic di vetë gjetjet e Këshillit të Europës, i cili në raportin për Shqipërinë, shkruante se procesi i votimit është zhvilluar i qetë. Për këtë arsye, ishte Petro Koci, ai që i kujtoi, se si zhvilloheshin zgjedhjet kur demokratët qeverisnin vendin.

“Sali ti je i fundit në Republikën e Shqipërisë që mund të flasësh për zgjedhjet e lira. Je kampioni i vjedhjes dhe grushtit shtetit në 96. A e mban mend ç’i ke bërë kreut të PS në Librazhd, e  masakruat. Një rrahje barbare me bandat tuaja elektorale. Ti që burgose Fatos Nanon për politikë. Mos fol më për zgjedhje. Je në të njëjtën frekuencë me Maduron. Duke akuzuar shqiptarët si mafie ndërkombëtare.Turp të kesh”

Berisha nuk la pa shigjetuar as deputetët e rinj, ndonëse socialistët i kujtuan listën e partisë së tij, me në krye aleatin e tij në qeli Ilir Metën, për të cilin dikur nuk i kursente akuzat.

“Ku është ajo Sara, as Zeqineja nuk kanë ardhur këtu, pra në qoftë se në Shqipëri u zhvillua farsa më e shëmtuar elektorale, ajo pati pasqyrimin më damkosës në botë.”

 “E mban mend çfarë i ke thënë Metës këtu. Ngrije kokën, ngrije kokën! I ke thënë kriminel, e ke akuzuar për vrasje dhe vjedhjen e floririt dhe erdhi dita që në 2025 e vure kandidat me frimën tënde. Hoqe Dash Sulën dhe vure Metën.”

Në seancë plenare, debatete pati edhe për shtyrjen e raportimit të institucioneve të pavarura në shtator por edhe zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Demokratët kërkuan futjen e tij në rend të ditës por socialistët thone se nuk ka konsultim për një emër konsënsual.

Zgjedhja e Avokatit të Popullit kërkon 84 vota. Me nisjen e legjislaturës së re, përzgjedhja do jetë me e lehtë pasi mazhoranca I ka 83 dhe i duhet vetëm një votë./abcnews.al

Vota diasporës, Zhupa akuza Ballës: Ka plotësuar zarfe më shumë se punonjësit e postës

By: Ardit
26 June 2025 at 12:59

Deputetja demokrate Ina Zhupa akuzoi nga foltorja e Kuvendit Ministrin e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin Taulant Balla se ka ndikuar në procesin e votës së diasporës. Zhupa tha se vijnë nga raportimi në Strasburg dhe sipas saj të gjithë janë informuar se në Shqipëri nuk janë kryer zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sipas […]

The post Vota diasporës, Zhupa akuza Ballës: Ka plotësuar zarfe më shumë se punonjësit e postës appeared first on BoldNews.al.

❌
❌