Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 11 July 2025Main stream

‘Shteti në një dorë’: Urdhri i Ramës për shkarkimin e administratorëve pritet me shqetësim

11 July 2025 at 15:20

“Kryetarët e PS, të gjithë kryetarët e njësive administrative duhet të shkarkohen dhe t’u rijepet mundësia bashkë me të tjerët që të tregojnë sa të zotët janë,” iu drejtua Rama kryebashkiakëve të zgjedhur gjatë zgjedhjeve për pushtetin vendor në 2023-in. Kjo deklaratë publike e kryeministrit vjen në vazhdën e akteve të tjera të ditëve të […]

The post ‘Shteti në një dorë’: Urdhri i Ramës për shkarkimin e administratorëve pritet me shqetësim appeared first on Reporter.al.

Before yesterdayMain stream

Aksioni i Ramës për hapësirat publike, një shfaqje e përsëritur

10 July 2025 at 10:06

Pasi korri një fitore të thellë për mandatin e tij të katërt, kryeministri Edi Rama iu rikthye aksionit të tij të preferuar këtë fillim korriku: ai premton një aksion kombëtar për çlirimin e hapësirave publike. Aksioni nisi nga Bashkia e Vlorës pas një mbledhjeje me dyer të mbyllura më 3 korrik, ku Rama fajësoi zyrtarët […]

The post Aksioni i Ramës për hapësirat publike, një shfaqje e përsëritur appeared first on Reporter.al.

Mungesa e kontrollit të lejeve minerare rrit kostot mjedisore në Bulqizë

27 June 2025 at 08:43

Prej më shumë se shtatë dekadash, jeta e qytetit të varfër të Bulqizës në verilindje të Shqipërisë është e lidhur ngushtësisht me kromin. Mbi 120 subjekte ose 22 për qind e të gjitha lejeve minerare të vendit e kanë përqendruar aktivitetin e tyre në minierën e Bulqizës – e cila është njëherazi punëdhënësja më e […]

The post Mungesa e kontrollit të lejeve minerare rrit kostot mjedisore në Bulqizë appeared first on Reporter.al.

Mbyllja e shkollave rrit barrën financiare të prindërve gjatë verës

20 June 2025 at 07:46

Më 16 qershor, në dhjetë shkolla publike në Tiranë, Kamëz dhe Durrës nisi zbatimin projekti pilot “Shkolla Verore” – një program i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me organizatën World Vision Albania. Projekti do të zgjasë dy javë dhe do të përfshijë 1000 nxënës të arsimit fillor, por dhjetra mijëra nxënës të tjerë […]

The post Mbyllja e shkollave rrit barrën financiare të prindërve gjatë verës appeared first on Reporter.al.

Hapja e kutive mund të sjellë pasoja të reja për integritetin e procesit zgjedhor

13 June 2025 at 08:53

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u rinumëruan të mërkurën 42 kutitë e qarkut Dibër në bazë të ankesës së kandidatit demokrat, Xhemal Gjunkshi me pretendimet për tjetërsim të votës preferenciale nga numëruesit. Në fund të rinumërimit, diferenca mes tij dhe kandidatit Përparim Spahiu të renditur para tij në listën preferenciale të PD-së u ngushtua nga […]

The post Hapja e kutive mund të sjellë pasoja të reja për integritetin e procesit zgjedhor appeared first on Reporter.al.

Zgjedhjet e pjesshme në 3 bashki mbeten në dorë të Ramës, pavarësisht ligjit

11 June 2025 at 11:29

Ervin Demo dha dorëheqjen nga detyra e kryetarit të bashkisë së Beratit më 11 mars për t’i hapur rrugë kandidimit të tij për deputet në listat e Partisë Socialiste. Brenda ditës, dorëheqja e tij u depozitua tek Perfekti i Beratit dhe në të njëjtën ditë Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave njoftoi Komisionin Qendror […]

The post Zgjedhjet e pjesshme në 3 bashki mbeten në dorë të Ramës, pavarësisht ligjit appeared first on Reporter.al.

Të ardhurat e kompanive celulare rriten, ndërsa numri i klientëve tkurret

5 June 2025 at 11:26

Pas disa vitesh situate stanjative të shkaktuara kryesisht nga rënia e popullsisë dhe, rrjedhimisht, rënia e numrit të përdoruesve të telefonisë celulare, kompanitë që operojnë në këtë treg siguruan të ardhura më të larta gjatë vitit 2024, një situatë që sugjeron se kompanitë mund të kenë qenë në gjendje të shesin me çmime më të […]

The post Të ardhurat e kompanive celulare rriten, ndërsa numri i klientëve tkurret appeared first on Reporter.al.

Shëndetësi e sëmurë: 8 në 10 shqiptarë besojnë se sistemi është i korruptuar

4 June 2025 at 10:10

“Kur kisha nënën tek Trauma, veç lekë kërkonin dhe të drejtonin: shko merr këtë aty. I linin njerëzit derisa na drejtonin për të blerë protezë dhe të gjitha gjërat e nevojshme për ndërhyrjen. Nuk ia mban kujt të ankohet, sepse nuk të kapin me dorë”. Kjo është vetëm një nga dëshmitë e familjarëve për përvojën […]

The post Shëndetësi e sëmurë: 8 në 10 shqiptarë besojnë se sistemi është i korruptuar appeared first on Reporter.al.

Pa kushte sigurie: Në Gjykatën e Kukësit, i pandehuri qëndron ngjitur me viktimën

2 June 2025 at 13:34

Zhvillimi i një gjyqi në gjykatën e Kukësit është kthyer në sfidë për stafin që menaxhon procesin administrativ. Gjykata nuk ka hyrje të veçanta për palët dhe ka vetëm një sallë formale, të pajisur me kafaz sigurie, ku mund të zhvillohen gjykime penale. “Zhvillohen 40-60 seanca gjyqësore në ditë, ku janë vetëm tre salla gjykimi, […]

The post Pa kushte sigurie: Në Gjykatën e Kukësit, i pandehuri qëndron ngjitur me viktimën appeared first on Reporter.al.

Kërcënim apo mbrojtje? Qëndrimet e Ramës ndaj SPAK ngjallin kontradikta

31 May 2025 at 10:22

Duke kremtuar fitoren e zgjedhjeve te 11 majit që i dhanë atij mandatin e katërt qeverisës, kryeministri Edi Rama e veçoi mbrojtjen e drejtësisë si një nga qëllimet kryesore të qeverisë së tij. “Pavarësia e drejtësisë dhe mbrojtja e saj me çdo kosto edhe mbi trupin tënd, është e vetmja rrugë e ne do të […]

The post Kërcënim apo mbrojtje? Qëndrimet e Ramës ndaj SPAK ngjallin kontradikta appeared first on Reporter.al.

Lobimi i PD kundër legjitimitetit të zgjedhjeve në SHBA mbart pikëpyetje

29 May 2025 at 16:15

Ambasada e SHBA në Tiranë reagoi për herë të parë të martën, më 27 maj, plot 16 ditë pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri që i dhanë kryeministrit Edi Rama një supermazhorancë, ndërkohë që opozita e konteston procesin. Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, reagimi këtë herë ishte lakonik. “Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet […]

The post Lobimi i PD kundër legjitimitetit të zgjedhjeve në SHBA mbart pikëpyetje appeared first on Reporter.al.

Pas zgjedhjeve në Shqipëri: Partia Demokratike ka nevojë për “njerëz të rinj”

27 May 2025 at 12:22

Fitorja e socialistëve në zgjedhjet e majit në Shqipëri nuk ishte aspak surprizë; megjithatë, pak veta mund ta imagjinonin se demokratët do të humbisnin kaq keq. Partia Demokratike fitoi 50 nga 140 vendet e parlamentit, shumë larg socialistëve të kryeministrit Edi Rama, të cilit me 83 vende, i duhet vetëm një shumicë e madhe për […]

The post Pas zgjedhjeve në Shqipëri: Partia Demokratike ka nevojë për “njerëz të rinj” appeared first on Reporter.al.

Votuesit që munguan në zgjedhjet parlamentare

24 May 2025 at 08:04

Më 28 prill 2025, gjatë fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama u ndal në një miting në fshatin Petrelë të Tiranës, ku deklaroi se suksesi i menaxhimit të ekonomisë prej qeverisë së tij po bënte që shumë emigrantë të kthehen në atdhe. “…faktet tregojnë që ajo çka ka ndodhur me zhvillimin e Tiranës ka impaktuar në […]

The post Votuesit që munguan në zgjedhjet parlamentare appeared first on Reporter.al.

Ndikimi i “politikës së drejtorëve” në zgjedhjet e 11 majit

20 May 2025 at 08:20

Sektori publik në Shqipëri është fryrë e mbufatur me të punësuar shtesë gjatë viteve të fundit, veçanërisht në nivelin e drejtorëve dhe të punëtorëve të pakualifikuar, ndërsa rënia e popullsisë për shkak të emigrimit ka bërë që numri i të punësuarve në raport me popullsinë të rritet edhe më shpejt, sugjerohet nga shifrat zyrtare të […]

The post Ndikimi i “politikës së drejtorëve” në zgjedhjet e 11 majit appeared first on Reporter.al.

❌
❌