Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 July 2025Main stream

Tensionet në Theth/ Boçi dhe Spahia përplasen me policinë: Mos më kap me dorë se ta mbështjell mirë… (VIDEO)

By: V K
12 July 2025 at 15:52

Situata në Theth vijon të jetë e tensionuar, ndërsa operacioni për prishjen e ndërtimeve pa leje po shoqërohet me përplasje mes banorëve, autoriteteve dhe tashmë edhe përfaqësuesve të opozitës.

Këtë të shtunë, deputetët demokratë të qarkut Shkodër, Luçiano Boçi dhe Bardh Spahia, kanë mbërritur në fshatin malor për të mbështetur banorët që kundërshtojnë aksionin e IKMT-së.

Në terren ata janë përplasur me efektivët e policisë, përfshirë edhe drejtues të lartë të këtij institucioni.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Boçi shihet duke debatuar ashpër me një person që identifikohet si drejtori i Policisë së Shkodrës, Fatmir Lleshaj.

“Çfarë drejtori je ti? Ku e ke bexhin”? – dëgjohet t’i thotë ai.

Në një moment tjetër, Boçi iu drejtohet efektivëve me fjalët:Mos më kap me dorë, se ta mbështjell mirë, legen m…, e mendove mirë që më preke”?

Përplasja verbale përfshin dhe ofendime të tjera të drejtpërdrejta ndaj punonjësve të rendit.

Sipas raportimeve nga mediat, sherri ka nisur në momentin kur drejtori i ri i Policisë së Shkodrës, Gentian Berberi, iu është drejtuar deputetëve me fjalët: “Ju tërheq edhe ju zvarrë”, gjë që ka ndezur situatën në vend.

Banorët e Thethit, prej disa ditësh kundërshtojnë prishjen e ndërtimeve pa leje, duke deklaruar se nuk kanë mundur të marrin leje ndërtimi për shkak të mungesës së certifikatave të pronësisë.

Ata kërkojnë zgjidhje institucionale dhe shtyrje të operacionit, por IKMT dhe policia kanë vijuar me ndërhyrjet.

Një ditë më parë, tensionet u përshkallëzuan pasi disa persona hodhën kokteje molotovi ndaj fadromave të IKMT-së dhe dogjën një urë në fshat.

Policia ndërhyri me forca të shtuara dhe sipas pamjeve filmike, efektivët kanë nxjerrë armët për të garantuar vijimin e aksionit.

 

The post Tensionet në Theth/ Boçi dhe Spahia përplasen me policinë: Mos më kap me dorë se ta mbështjell mirë… (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje, ja si duket Thethi nga lart (VIDEO)

By: V K
12 July 2025 at 14:23

Aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth, hyn në ditën e gjashtë. Në pamje shihen fadromat e IKMT-së që punojnë për shembjen, si edhe objektet e rrënuara në tokë.

Ndërkohë, forcat e policisë janë në vendet ku po spastrohen ndërtimet pa leje.

Kujtojmë që efektivët dhe punonjësit e IKMT-së u përballën me kundërshtinë e banorëve, të cilët shpreheshin se po i rrënoheshin kursimet e jetës së tyre.

 

The post Aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje, ja si duket Thethi nga lart (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Tensionet në Theth, Maliqi: Kupa është mbushur, kush luan me popullin, luan me zjarrin

By: Elva
12 July 2025 at 15:42

Ish-deputeti i PD-së, Lefter Maliqi ka reaguar me tone të forta në rrjetet sociale lidhur me përplasjet mes banorëve të Thethit dhe forcave të Policisë gjatë aksionit të IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje. Maliqi e konsideron situatën si të rëndë dhe paralajmëron pasoja politike për qeverinë. “Kush luan me popullin, luan me zjarrin. […]

The post Tensionet në Theth, Maliqi: Kupa është mbushur, kush luan me popullin, luan me zjarrin appeared first on BoldNews.al.

“Legen”/ Boçi dhe Spahia përplasen me policinë në Theth: Mos më kap me dorë se ta mbështjell mirë

By: Elva
12 July 2025 at 15:19

Situata në Theth vijon të jetë e tensionuar, ndërsa operacioni për prishjen e ndërtimeve pa leje po shoqërohet me përplasje mes banorëve, autoriteteve dhe tashmë edhe përfaqësuesve të opozitës. Deputetët demokratë të qarkut Shkodër, Luçiano Boçi dhe Bardh Spahia, kanë mbërritur në fshatin malor për të mbështetur banorët që kundërshtojnë aksionin e IKMT-së. Në terren […]

The post “Legen”/ Boçi dhe Spahia përplasen me policinë në Theth: Mos më kap me dorë se ta mbështjell mirë appeared first on BoldNews.al.

Aksioni i shembjeve të ndërtimeve pa leje në Theth/ Policia në rresht, fadromat vijojnë punën (VIDEO)

By: V K
12 July 2025 at 11:48

Pavarësisht rezistencës së banorëve për të mos lejuar prishjen e shtëpive, edhe këtë të shtunë, ka vijuar  aksioni në zonën e Thethit, operacion ky i ndërmarrë nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), me mbështetjen e Policisë së Shtetit, për prishjen e ndërtimeve pa leje.

Sipas raportimeve të gazetarit Senad Nikshiqi, janë shtuar forcat e policisë, të cilat janë vendosur në formacion sigurie përgjatë zonës ku po zhvillohet ndërhyrja.

Po ashtu, në vendngjarje ndodhen mjete të rënda (fadroma), të cilat po vijojnë me shembjen e objekteve të evidentuara si të ndërtuara në kundërshtim me ligjin.

Kjo është dita e gjashtë e aksionit që ka nisur në bazë të një urdhri të lëshuar nga Kryeministri, në funksion të mbrojtjes së territorit dhe ligjshmërisë në zonat e mbrojtura.

Gjatë ditës së djeshme, aksioni u shoqërua me tensione mes banorëve dhe forcave të rendit, ndërsa janë regjistruar përplasje verbale dhe momente përshkallëzimi.

Ndërhyrja në zonën e Thethit, ka nxitur edhe reagime nga subjekte politike dhe përfaqësues të komunitetit fetar.

Kisha Katolike në Shkodër, ka bërë thirrje për ruajtje të qetësisë, dialog dhe komunikim mes banorëve dhe institucioneve përgjegjëse, në mënyrë që situata të menaxhohet pa përplasje.

 

The post Aksioni i shembjeve të ndërtimeve pa leje në Theth/ Policia në rresht, fadromat vijojnë punën (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Aksioni i shembjeve të ndërtimeve pa leje në Theth/ Reagon Jorida Tabaku: Paketa e Maleve, “kali i Trojës” për Veriun (VIDEO)

By: V K
12 July 2025 at 10:05

Përmes një videomesazhi në rrjete soaciale, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas prishjes së disa ndërtimeve në zonën turistike të Thethit, duke ngritur shqetësimin për ndikimin e kësaj ndërhyrjeje në komunitetin lokal dhe sezonin turistik.

Sipas saj, situata është e lidhur me zbatimin e ligjit të njohur si “Paketa e Maleve”, të cilin ajo e cilëson si të diskutueshëm në mënyrën sesi aplikohet në terren.

“Paketa e Maleve nuk po sjell zgjidhje, por po krijon pasiguri për pronat në veri”, shkruan Tabaku.

Gjithashtu, Tabaku shpreh shqetësimin se ligji po përdoret për të favorizuar subjekte të caktuara, në emër të investimeve strategjike.

Mes të tjerash, deputetja thekson se ndërhyrja për prishjen e ndërtimeve ndodh në një periudhë të ndjeshme për turizmin dhe mund të ketë ndikim në imazhin e vendit.

Ajo nënvizon se ndërtimet në fjalë, kanë qenë të pranishme për një kohë të gjatë dhe kërkon sqarime për mënyrën se si po veprohet nga autoritetet.

“Është e nevojshme transparencë e plotë për projektet që po zhvillohen në zonat malore dhe garantimi i një trajtimi të barabartë për të gjithë qytetarët”, përfundon Tabaku.

 

The post Aksioni i shembjeve të ndërtimeve pa leje në Theth/ Reagon Jorida Tabaku: Paketa e Maleve, “kali i Trojës” për Veriun (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Banorja në Theth mes lotësh zbulon çfarë i tha Rama para zgjedhjeve: M`u thafshin duart për votën që i kam dhënë, ai vetë më tha ndërtoni… (VIDEO)

By: V K
12 July 2025 at 08:55

Një banore nga Thethi, ka treguar ftesën që ka marrë nga vetë Rama për të ndërtuar bujtina në Theth.

Ajo tregon se vetë kryeministri, i ka kërkuar asaj që të mbledhë fëmijët në Shqipëri e të investojnë këtu.

Ndërkohë që në fund tregon se ka mbetur e habitur në momentin që i kanë prishur shtëpizat që ka ngritur, për shkak se lejen për to e kishte marrë nga vetë Rama.

Erdhi Edi Rama aty dhe tha, o Zef Bari, mblidhi djemtë ku i ke e ku si ke e mi sill në Shqipëri dhe lanë të gjithë emigracioni dhe vijnë të investojnë në Shqipëri këtu në Theth. Erdhi djali, më nisi e ndërtoi dhe kur ka ardhur policia atë ditë unë kam ngelur pa mend, i thashë po mua më ka thënë Edi Rama.

Më tha ti ke ndërtuar pa leje, i thashë kam ndërtuar në tokën time dhe në token e katragjyshit të burrit tim, as kam ndërtuar tek Rana e Hedhurn, as kam ndërtuar trotuareve të Tiranës. Vetë shteti na ka thënë ndërtoni e jetoni, ku është shpresa e të rinjve sot, ku është Edi Rama. Kam marrë pasaportizimin këtë vit nga Tirana e kam sjellë në Theth, dhe i kam dhënë votën Edi Ramës, m`u thafshin 2 duart që e kam futur atë votë në atë vend. Si më ja dhënë votën atij, shiko çfarë më bëri, edhe 3 shtëpi të tjera më ka prishur djalit tjetër atje lart. 4 shtëpi më kanë prishur”, shprehet banorja.

Çfarë po ndodh në Theth?

Në Theth, ka nisur një perplasje mes autoriteteve policore dhe banorëve të zonës, për shkak të urdhërit të kryeministrit Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje.

Banorët kanë kundërshtuar këtë urdhër, duke kërkuar dialog mes tyre dhe shtyrje të afatit deri në përfundim të sezonit turistik.

Por këto kërkesa të banorëve, duket se kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi IKMT po vijon me shembjen e strukturave pa leje. Në këto kushte, banorët në shenjë proteste kanë paralajmëruar se do të mbyllin fare bujtinat.

 

The post Banorja në Theth mes lotësh zbulon çfarë i tha Rama para zgjedhjeve: M`u thafshin duart për votën që i kam dhënë, ai vetë më tha ndërtoni… (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Katër pamjet e Thethit

12 July 2025 at 09:33

Herën e parë që vajta në fshatin e vogël të Thethit, lartësia 900 metra mbi nivelin e detit, ishte viti 2008. Një mik ma rekomandoi, me kërkesën miqësore që një shkrim mundej të ndihmonte për të reklamuar zonën, e cila në fakt, nuk është se kishte nevojë shumë për reklamë. Eksperti i zhvillimit rural, Ismail […]

The post Katër pamjet e Thethit appeared first on Reporter.al.

Situata e tensionuar në Theth, reagon Arqipeshkëvi i Shkodrës: Dënojmë dhunën! Themelore ta mbrojmë mjedisin, një dhuratë e çmuar nga Zoti

By: M C
11 July 2025 at 22:14

Pas zhvillimeve të fundit në Theth me aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje dhe kundërshtimin e banorëve, Arqipeshkëvi i Shkodrës ka dalë më një deklaratë publike ku bën thirrje për ruajtjen e qetësisë.

Më tej në deklaratë theksohet se dënohen të gjitha format e dhunës, nga cilado palë që të vijë ajo, e po ashtu theksohet se respekti për ligjin dhe drejtësinë është një detyrë thelbësore për të gjithë.

“Ne besojmë se është themelore ta mbrojmë mjedisin, një dhuratë e çmuar nga Zoti, por në të njëjtën kohë, është gjithashtu e nevojshme të mbrojmë ata që, me punë të palodhur dhe me përkushtim, përpiqen të jetojnë ndershmërisht dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për veten dhe fëmijët e tyre’, thuhet më tej.

“Nisur nga zhvillimet e fundit në zonën e Thethit dhe duke parë situatën e tensionuar ndërmjet banorëve dhe autoriteteve shtetërore, jemi të shqetësuar për çka po ndodh dhe përveç lutjeve tona, ndihemi të detyruar të shprehim edhe qëndrimin tonë.

Si Kishë Katolike jemi dhe do të jemi gjithmonë në anën e paqes dhe të arsyes. Në këtë kohë u bëjmë thirrje të gjithëve të ruajnë qetësinë, të angazhohen për dialog dhe të respektojnë jetën.

Dënojmë me vendosmëri të gjitha format e dhunës, nga cilado palë që të vijë ajo. Jemi në krah të të gjithë njerëzve vullnetmirë, të atyre që punojnë me ndershmëri, sakrificë e dinjitet, shpesh në vuajtje dhe në heshtje. Respekti për ligjin dhe drejtësinë është një detyrë thelbësore për të gjithë.

Ne besojmë se është themelore ta mbrojmë mjedisin, një dhuratë e çmuar nga Zoti, por në të njëjtën kohë, është gjithashtu e nevojshme të mbrojmë ata që, me punë të palodhur dhe me përkushtim, përpiqen të jetojnë ndershmërisht dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për veten dhe fëmijët e tyre.

Lutem me zemer që kjo situatë të marrë zgjidhje sa më të shpejtë”, thuhet në deklaratë.

The post Situata e tensionuar në Theth, reagon Arqipeshkëvi i Shkodrës: Dënojmë dhunën! Themelore ta mbrojmë mjedisin, një dhuratë e çmuar nga Zoti appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 11 July 2025Main stream

Tensionet në Theth, reagon Arqipeshkvia e Shkodrës

11 July 2025 at 21:47

Në lidhje me tensionet e krijuara në zonën e Thethit, pas aksionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve të ngritura pa leje, Arqipeshkvia Shkodër-Pult ka reaguar me një deklaratë publike.

Arqipeshkvia shpreh shqetësimin e saj, në veçanti për përplasjet mes banorëve dhe autoriteteve shtetërore, ku ditën e sotme eskaluan deri në hedhjen e molotvëve dhe drejtimin e armëve nga ana e policisë.

Në deklaratën zyrtare thuhet se Kisha Katolike qëndron gjithmonë në anën e paqes dhe të arsyes, duke bërë thirrje për qetësi, dialog dhe respekt për jetën njerëzore.

“Dënojmë me vendosmëri të gjitha format e dhunës, nga cilado palë që të vijë ajo”, thuhet në qëndrimin e Arqipeshkvisë, e cila solidarizohet me të gjithë njerëzit vullnetmirë që sipas tyre punojnë me ndershmëri, sakrificë dhe dinjitet.

Gjithashtu, deklarata vë theksin tek rëndësia e respektimit të ligjit dhe drejtësisë si detyrë thelbësore për çdo qytetar.

“Ne besojmë se është themelore ta mbrojmë mjedisin, një dhuratë e çmuar nga Zoti, por në të njëjtën kohë, është gjithashtu e nevojshme të mbrojmë ata që përpiqen të jetojnë ndershmërisht dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për veten dhe fëmijët e tyre.”

Në përmbyllje, Arqipeshkvia shpreh lutjen dhe shpresën që situata të marrë një zgjidhje sa më të shpejtë dhe në frymë mirëkuptimi.

The post Tensionet në Theth, reagon Arqipeshkvia e Shkodrës appeared first on Telegrafi.

Rama çon policët me armë në Theth, shefi i IKMT shan banorët: Ju q*fsha robt (VIDEO)

By: user 5
11 July 2025 at 19:00

Situata agravoi sot në Theth kur në përplasjet mes banorëve dhe forcave të rendit, u përdorën edhe mjete të rrezikshme si molotovë, ndërsa në pamjet e shpërndara në rrjet shihen policë të armatosur me kallashnikovë që përballen me qytetarët.

Zyrtari i lartë i IKMT-së Fatmir Metaj ka shpërthyer në ofendime dhe sharje kundrejt banorëve të Thethit. Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, Metaj i hipur mbi fadromën e punës, ka nisur një seri sharjesh ndaj banorëve që kanë hedhur molotov kundrejt urës prej druri në Theth.

Banorët shprehen të indinjuar që ky aksion po ndodh në kulmin e sezonit turistik, duke dëmtuar jo vetëm investimet e tyre, por edhe imazhin e një prej destinacioneve më të rëndësishme të turizmit malor në Shqipëri.

The post Rama çon policët me armë në Theth, shefi i IKMT shan banorët: Ju q*fsha robt (VIDEO) appeared first on Lapsi.al.

IKMT shemb tre ndërtesa në Theth me strukturë betonarme dhe tulle

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijon aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth, në një prej zonave më piktoreske në veri të vendit.

IKMT ndau në rrjete sociale, momente nga aksioni i shembjes së tre ndërtesave nga një deri në tre kate, me strukturë betonarme dhe tulla, të ndërtuara në kundërshtim me ligjin në zonën e mbrojtur objekteve të tjera pa leje, në kundërshtim me ligjin për territorin dhe zonat e mbrojtura.

IKMT theksoi se është e vendosur për zbatimin e ligjshmërisë dhe do të vijojë aksionin me qëllim mbrojtjen e territorit dhe rikthimin e Thethit në gjendjen e tij natyrore, duke goditur çdo ndërtim pa leje.

Nga aksioni i IKMT në Theth
1 nga 6

/e.i/j.p/

The post IKMT shemb tre ndërtesa në Theth me strukturë betonarme dhe tulle appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksioni i IKMT në Theth, Qëndresa Qytetare: Kallashnikovë në vend të dialogut

By: Elva
11 July 2025 at 19:45

Qëndresa Qytetare ka reaguar në lidhje me aksionin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në Theth, duke dënuar përdorimin e forcës ndaj banorëve dhe duke vënë në dukje brutalitetin e strukturave ligjzbatuese. Sipas Qëndresës Qytetare, prezenca e policisë së armatosur me kallashnikovë dhe sjellja e inspektorëve ndaj banorëve reflekton një degradim të institucioneve […]

The post Aksioni i IKMT në Theth, Qëndresa Qytetare: Kallashnikovë në vend të dialogut appeared first on BoldNews.al.

Prokurorja e Shkodrës, ose “Gjeli” i munguar në drejtësi dhe turizmi me kallash

By: Oldi
11 July 2025 at 19:22

Nga Basir Çollaku Përdorja e drejtësisë, pretendimi se ajo është kioskë e qeverisë, për Ramën është fakt, për shoqërinë akt, për ndërkombëtarët ende pak, për qytetarët fatkeqësisht një batak. Sulmi kanibal qeveritar kur hetimet ose jo, nuk i shkojnë pas midesë Edi Ramës, u përsërit ndaj prokurores së Prokurorisë së Juridiksionit të Shkodrës zonjës Elsa […]

The post Prokurorja e Shkodrës, ose “Gjeli” i munguar në drejtësi dhe turizmi me kallash appeared first on BoldNews.al.

Përplasja me Ramën, prokurorja e Shkodrës kërkon mbrojtjen e KLP

11 July 2025 at 19:07

Prokurorja e Shkodrës, Elsa Gjeli, reagoi të premten me një kërkesë drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë kundër deklaratave të kryeministrit që i cilësoi si “fyerje dhe diskreditim të figurës së magjistratit”. Në kërkesë, Gjeli tha se kryeministri e kishte ekspozuar “ndaj një linçimi të pashembullt mediatik dhe duke minuar çdo kuptim të drejtësisë si […]

The post Përplasja me Ramën, prokurorja e Shkodrës kërkon mbrojtjen e KLP appeared first on Reporter.al.

Sulmohet me molotov fadroma e IKMT dhe ura në zonën e Thethit

By: fra nc
11 July 2025 at 16:04

Një fadromë e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, e angazhuar në prishjet në zonën e Thethit, është sulmuar me lëndë djegëse të tipit Molotov.

Sipas pamjeve të siguruara nga Euronews Albania, shihet një pjesë e nxirë mbi fadromë, ndërkohë që është tentuar të digjet dhe ura me dru që të çon drejt një pjese tjetër të fshatit.

Mbi urë shihen qartë gjurmët e zjarrit dhe shenjat e djegies, ndërsa flakët kanë rrezikuar edhe mjetin e IKMT.

Aktualisht, forca të shumta të policisë të armatosura shoqërojnë mjetet e rënda të Inspektoratit për të siguruar vijimin e punimeve.

“Rreth orës 15:35, një shtetas ende i paidentifikuar ka hedhur në rrugë një shishe me lëndë djegëse, duke tentuar djegien e një ure druri, por me ndërhyrjen e Policisë është parandaluar djegia e plotë e saj. Nga zjarri, ura ka pësuar dëmtime të pjesshme.

Sqarojmë se asnjë mjet fadromë nuk është sulmuar me lëndë djegëse dhe nuk është shkaktuar asnjë dëm material apo rrezik për jetën e qytetarëve apo punonjësve të shërbimeve shtetërore.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë ndodhen në zonë, në mbështetje të strukturave të IKMT Tiranë dhe IMT të Bashkisë Shkodër, për zbatimin e planit për prishjen e ndërtimeve pa leje në fshatin Theth.

Grupi hetimor vijon veprimet për identifikimin dhe kapjen e personit që hodhi në rrugë lëndën djegëse”, thueht në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sulmohet me molotov fadroma e IKMT dhe ura në zonën e Thethit appeared first on Euronews Albania.

Zyrtari i IKMT përplaset me banorët në Theth: Askush s’mund të godasë punonjësit e Shtetit

11 July 2025 at 17:42

Një incident i tensionuar ka ndodhur në Theth, ku një fadromë e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ishte angazhuar në prishjen e objekteve pa leje në këtë zonë. Pas sulmit me molotov ndaj fadromës, ka shpërthyer një përplasje e ashpër mes banorëve të Thethit dhe zyrtarëve të IKMT-së.

Mësohet se policia ka ndërhyrë menjëherë për të mbajtur rendin, ndërsa operacioni për shembjen e ndërtesave pa leje ka vijuar.

Po ashtu, autoritetet kanë nisur kërkimet për identifikimin e personave që hodhën shishe benzine në drejtim të fadromës.

Sipas njoftimit të policisë, hedhja e shishes me benzinë nuk ka shkaktuar dëme në mjetin fadromë, por vetëm ka dëmtuar urën.

Në një debat të ashpër mes shefit të IKMT-së, Fatmir Metaj, dhe një banori të Thethit, ai u shpreh:

“Nuk mund të hedhësh molotov dhe të vrasësh punonjësit e shtetit. Nuk është normale. Ke ndërtuar pa leje, je i paligjshëm. Nuk është e pranueshme të vrasësh njerëzit. Po të ishe ti atje, do të kishte pasur pasoja”.

Banori i Thethit, në reagim, i tha shefit të IKMT-së: “Me shpinë time çfarë ke?” ndërsa Metaj iu përgjigj: “Jo me molotov, nuk mund ta kthehesh shtetin mbrapa as me armë, as me kallash. Të jesh i bindur ti dhe një mijë si ty.”

Një tjetër banori i Thethit shprehet i revoltuar duke iu drejtuar shefit të IKMT-së: “Molotovin e ke ti për popullin,” duke theksuar  dhe pakënaqësinë e banorëve ndaj ndërhyrjes së autoriteteve.

Incidenti solli shqetësime mes shtetit dhe banorëve duke e bërë të nevojshme ndërhyrjen nga forcat e policisë./Euronews Albania

 

The post Zyrtari i IKMT përplaset me banorët në Theth: Askush s’mund të godasë punonjësit e Shtetit appeared first on Telegrafi.

VIDEO/ “Dil o trim, të q**sha motrën”, Fatmir Metaj “lëshon gojën” pasi e qëlluan me molotov, kush është shefi i IKMT-së që drejton shembjet në Theth

By: M C
11 July 2025 at 17:40

Trupa e inspektorëve të IKMT-së është sulmuar pasditen e kësaj të premte me molotov në zonën e Thethit, teksa po drejtohej një tjetër zone rurale për të vazhduar operacionin e prishjes së ndërtimeve pa leje, raporton newsbomb.al.

Mirëpo, teksa fadromat dhe inspektorët lëviznin përgjatë rrugës, janë sulmuar me disa shishe molotovë të cilat kanë rrezikuar jetën e tyre.

Një nga molotovët me benzinë ka përfunduar mbi fadromën e IKMT-së, ndërsa të tjerat në pyll, përgjatë rrugës dhe mbi një urë druri. Kjo e fundit është dëmtuar pjesërisht, duke ngritur dyshime se qëllimi i autorëve të paidentifikuar ka qenë djegia e saj që mjetet të mos avanconin më tej.


Grupi hetimor vijon veprimet për identifikimin dhe kapjen e personit që hodhi në rrugë lëndën djegëse, ndërsa Shërbimet e Policisë Shkodër dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë ndodhen në zonë, në mbështetje të strukturave të IKMT Tiranë dhe IMT të Bashkisë Shkodër.

Operacioni i trupave të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në zonën e Thehtit drejtohet nga Fatmir Metaj, një zyrtar i lartë i shtetit i cili ka disa “precedentë” me drejtësinë për shkak të prishjeve të ndërtimeve pa leje, më herët, në Tiranë dhe zona të tjera të vendit.

Karrierën ai e ka nisur si shef i Komisariatit të Tropojës, në vitin 1998, dhe makina e tij është përdorur nga autorët e vrasjes së pishtarit të demokracisë, Azem Hajdari.

Referuar një vendimi të firmosur nga gjyqtari Sokol Pasho, që mban datën 14 dhjetor 2018, Metaj inspektor në Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, u dënua me 1 vit burgim si dhe iu hoq e drejta për të ushtruar funksione publike për 3 vite.

Ai u dënua për prishjen e katër objekteve, një prej tyre me leje ndërtimi dhe tre objekte në proces legalizimi në Tiranë dhe Vaqarr. Objektet e prishura në kundërshtim me ligjin janë realizuar përgjatë viteve 2013-2014 dhe kanë qenë të ndërtuara në rrugën “Mihal Grameno” dhe përgjatë rrugës së Vaqarrit.


Siç shihet nga këto pamje të siguruara nga terreni këtë të premte, Fatmir Metaj ka qenë vet në krye të një prej fadromave të IKMT-së, e cila është sulmuar me molotov teksa shkonte të prishte disa objekte në fazë murature në zonën turistike të Thethit.

“Largohu, largohu. Fatmir mos, Fatmir, mos se me ty e kanë. Fatmir rri aty”, dëgjohet të thotë një nga personat që shoqëron ekipet e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, duke paralajmëruar kryeinspektorin Fatmir Metaj të mos dilte përpara efektivëve të Policisë.

Në një moment, kur molotovi me benzinë sapo ka rënë mbi fadromë, manovratori braktis menjëherë mjetin dhe pas tij zbret dhe Fatmiri.

“Dil o trim, dil o të q**sha motrën” dëgjohet të thotë ai, teksa shikon nga zona e pyllëzuar mbi rrugën, nga ku persona të paidentifikuar sulmuan përfaqësuesit e shtetit me molotovë. Efektivët e Forcës Kombëtare të Sigurisë planizohen menjëherë me kallashnikov duke shoqëruar trupat e IKMT.

Menjëherë pas këtij incidenti, drejt Thethit janë nisur me urgjencë tre furgonë me efektivë të Repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

The post VIDEO/ “Dil o trim, të q**sha motrën”, Fatmir Metaj “lëshon gojën” pasi e qëlluan me molotov, kush është shefi i IKMT-së që drejton shembjet në Theth appeared first on Albeu.com.

“Një shtetas hodhi shishe me lëndë djegëse”/ Policia sqaron situatën në Theth: Tentoi të djegë një urë druri

By: M C
11 July 2025 at 16:39

Policia ka sqaruara situatën e agravuar në Theth, ku IKMT po vijon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në hapësirë publike.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër

Në lidhje me një lajm të publikuar në media dhe rrjete sociale, se në fshatin Theth janë sulmuar me lëndë djegëse (molotov) mjetet fadromë të IKMT-së dhe një urë në lagjen “Gjelaj”, sqarojmë se:

Rreth orës 15:35, një shtetas ende i paidentifikuar ka hedhur në rrugë një shishe me lëndë djegëse, duke tentuar djegien e një ure druri, por me ndërhyrjen e Policisë është parandaluar djegia e plotë e saj. Nga zjarri, ura ka pësuar dëmtime të pjesshme.

Sqarojmë se asnjë mjet fadromë nuk është sulmuar me lëndë djegëse dhe nuk është shkaktuar asnjë dëm material apo rrezik për jetën e qytetarëve apo punonjësve të shërbimeve shtetërore.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë ndodhen në zonë, në mbështetje të strukturave të IKMT Tiranë dhe IMT të Bashkisë Shkodër, për zbatimin e planit për prishjen e ndërtimeve pa leje në fshatin Theth.

Grupi hetimor vijon veprimet për identifikimin dhe kapjen e personit që hodhi në rrugë lëndën djegëse.

Policia është e vendosur për të garantuar sigurinë e shtetasve dhe të automjeteve që punojnë në zonë për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe apelon për banorët që të mos kryejnë veprime që pengojnë veprimet e ligjshme të strukturave që operojnë në terren, pasi do të përballen me forcën e ligjit.

The post “Një shtetas hodhi shishe me lëndë djegëse”/ Policia sqaron situatën në Theth: Tentoi të djegë një urë druri appeared first on Albeu.com.

“Plas” molotovi në Theth, policia i drejton kallashnikovin banorëve/ REAGIMI – VIDEO

By: Oldi
11 July 2025 at 17:01

Tensionohet situata në zonën e Thethit ku Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama, po vijon aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje. Por ditën e sotme është shënuar një incident i rëndë ku disa persona të paidentifikuar kanë qëlluar me molotov fadromat e IKMT‑së si edhe urën kryesore […]

The post “Plas” molotovi në Theth, policia i drejton kallashnikovin banorëve/ REAGIMI – VIDEO appeared first on BoldNews.al.

❌
❌