Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 14 July 2025Main stream

Pjesë e grupit të trafikut të drogës, dënohen me 48 vite burg tre shqiptarët në Itali (EMRAT)

By: Ardit
14 July 2025 at 21:11

Tre shqiptarë janë dënuar me 48 vite vite burg në total nga një gjykatë në Brindisi të Italisë, pasi ishin pjesë e një grupi prej 7 anëtarësh që merreshe me trafikun e drogës. Bëhet fjalë për: Adrian Boci (35 vjeç,), i dënuar me 13 vjet e gjashtë muaj burg Kujtim Metaj (60 vjeç,), i dënuar […]

The post Pjesë e grupit të trafikut të drogës, dënohen me 48 vite burg tre shqiptarët në Itali (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Prishja e ndërtimeve në Theth, Boçi dhe Spahia: Terror i paprecedentë

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Sot është dita e gjashtë e aksionit të Inspektoratit Kombëtar të Mjedisit dhe Territorit në fshatin turistik të Thethit, aty ku po vazhdon shembja e ndërtimeve pa leje.

Në sheshin ku po zhvillohet aksioni i IKMT-së, të pranishëm sot ishin edhe deputeti i PD-së, Luçiano Boçi dhe ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia.

Boçi, në një prononcim për mediet, e konsideroi “masakër” atë që po ndodh në Theth këto ditë.

“Jam i revoltuar dhe jo i acaruar. Sepse të acaruar janë drejtuesit e policisë, janë në shkelje të ligjit, janë në një veprim terrori. Është një masakër që drejtohet ndaj qytetarëve të Thethit, por edhe ndaj turizmit familjar. Ndërkohë që janë këta që duhet t’i kishin mbrojtur dhe kanë ndërtuar shtëpiza, që janë në të drejtën e tyre”, tha Boçi.

Boçi u shpreh se Paketa e Maleve është arsyeja se pse, sipas tij, po ushtrohet ky terror te sipërmarrësit në Theth.

“Kjo është kriminale dhe që vjen me urdhër. ‘Kemi urdhër’ dhe nuk paraqesin asnjë lloj shkrese, këtu vepron dhe sundon një njeri”, pohoi ai.

Deputeti i zgjedhur demokrat, Bardh Spahia tha se është pranë banorëve dhe sipërmarrësve për t’i mbrojtur ata.

Është hera e parë që në gjithë këto vite Theth dhe dukagjini përballet me një dhunë të tillë, me një terror të paprecedentë, të paarsyeshëm, të paargumentuar. Pasi u dha fjalën se jo vetëm do t’i lejonte, madje i bëri thirrje të investonin emigrantët e shumtë të kësaj treve në këtë zonë, i dhunon sot dhe i hedh në lumë investimet dhe kursimet e një jete të tërë”, tha Spahia.

IKMT është shprehur e vendosur në zbatimin e ligjshmërisë dhe se do ta vijojë aksionin, me qëllim mbrojtjen e territorit dhe rikthimin e Thethit në gjendjen e tij natyrore, duke goditur çdo ndërtim pa leje.

/e.i//r.e/

The post Prishja e ndërtimeve në Theth, Boçi dhe Spahia: Terror i paprecedentë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spahia: Pamjet aktuale zona e Thethit nuk i ka provuar as përballë serbëve

12 July 2025 at 17:58

Vijojnë prishjet e ndërtesave pa leje në Theth. Këtë të shtunë [12 korrik] atje shkuan edhe përfaqësues të Partisë Demokratike. Bardh Spahia tha se pamjet aktuale zona nuk i ka provuar as përballë serbëve.

“Për hir të së vërtetës këto pamje nuk i ka provuar kjo zonë që prej hordhive serbe dhe përballjes së banorëve patriotë të kësaj zone. Është hera e parë që në gjithë këto vite Theth dhe dukagjini përballet me një dhunë të tillë, me një terror të paprecedentë, të paarsyeshëm, të paargumentuar”, tha ai.

Spahia akuzoi kryeministrin Edi Rama “si një besprerë tipik”.

“Pasi u dha fjalën se jo vetëm do t’i lejonte, madje i bëri thirrje të investonin emigrantët e shumtë të kësaj treve në këtë zonë, i dhunon sot dhe i hedh në lumë investimet dhe kursimet e një jete të tërë”, tha ai duke e cilësuar aksionin si hakmarrje pasi zona nuk votoi Partinë Socialiste më 11 maj.

Ndërkohë Luçiano Boçi duke komentuar aksioni tha se zhvillohet pasi “nuk përputhet me oreksin e Edi Ramës.

“Duke goditur qytetarë e Thethit kërkon të rrëmbejë edhe këtë perlë të Shqipërisë”, tha Boçi duke akuzuar se Rama do t’ia japë atë “klientëve të tij”./TV Klan

The post Spahia: Pamjet aktuale zona e Thethit nuk i ka provuar as përballë serbëve appeared first on Telegrafi.

Tensionet në Theth/ Boçi dhe Spahia përplasen me policinë: Mos më kap me dorë se ta mbështjell mirë… (VIDEO)

By: V K
12 July 2025 at 15:52

Situata në Theth vijon të jetë e tensionuar, ndërsa operacioni për prishjen e ndërtimeve pa leje po shoqërohet me përplasje mes banorëve, autoriteteve dhe tashmë edhe përfaqësuesve të opozitës.

Këtë të shtunë, deputetët demokratë të qarkut Shkodër, Luçiano Boçi dhe Bardh Spahia, kanë mbërritur në fshatin malor për të mbështetur banorët që kundërshtojnë aksionin e IKMT-së.

Në terren ata janë përplasur me efektivët e policisë, përfshirë edhe drejtues të lartë të këtij institucioni.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Boçi shihet duke debatuar ashpër me një person që identifikohet si drejtori i Policisë së Shkodrës, Fatmir Lleshaj.

“Çfarë drejtori je ti? Ku e ke bexhin”? – dëgjohet t’i thotë ai.

Në një moment tjetër, Boçi iu drejtohet efektivëve me fjalët:Mos më kap me dorë, se ta mbështjell mirë, legen m…, e mendove mirë që më preke”?

Përplasja verbale përfshin dhe ofendime të tjera të drejtpërdrejta ndaj punonjësve të rendit.

Sipas raportimeve nga mediat, sherri ka nisur në momentin kur drejtori i ri i Policisë së Shkodrës, Gentian Berberi, iu është drejtuar deputetëve me fjalët: “Ju tërheq edhe ju zvarrë”, gjë që ka ndezur situatën në vend.

Banorët e Thethit, prej disa ditësh kundërshtojnë prishjen e ndërtimeve pa leje, duke deklaruar se nuk kanë mundur të marrin leje ndërtimi për shkak të mungesës së certifikatave të pronësisë.

Ata kërkojnë zgjidhje institucionale dhe shtyrje të operacionit, por IKMT dhe policia kanë vijuar me ndërhyrjet.

Një ditë më parë, tensionet u përshkallëzuan pasi disa persona hodhën kokteje molotovi ndaj fadromave të IKMT-së dhe dogjën një urë në fshat.

Policia ndërhyri me forca të shtuara dhe sipas pamjeve filmike, efektivët kanë nxjerrë armët për të garantuar vijimin e aksionit.

 

The post Tensionet në Theth/ Boçi dhe Spahia përplasen me policinë: Mos më kap me dorë se ta mbështjell mirë… (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

“Legen”/ Boçi dhe Spahia përplasen me policinë në Theth: Mos më kap me dorë se ta mbështjell mirë

By: Elva
12 July 2025 at 15:19

Situata në Theth vijon të jetë e tensionuar, ndërsa operacioni për prishjen e ndërtimeve pa leje po shoqërohet me përplasje mes banorëve, autoriteteve dhe tashmë edhe përfaqësuesve të opozitës. Deputetët demokratë të qarkut Shkodër, Luçiano Boçi dhe Bardh Spahia, kanë mbërritur në fshatin malor për të mbështetur banorët që kundërshtojnë aksionin e IKMT-së. Në terren […]

The post “Legen”/ Boçi dhe Spahia përplasen me policinë në Theth: Mos më kap me dorë se ta mbështjell mirë appeared first on BoldNews.al.

“Thethi është i djathtë dhe “hajt t’i biem”, Boçi reagon ashpër: Zemra e veriut, në shënjestër për hakmarrje politike

10 July 2025 at 20:22

Një situatë tragjike për banorët dhe turizmin e ka cilësuar demokrati Luçiano Boçi prishjen e ndërtimeve në Theth. Në  një emision televiziv, Boçi theksoi se ishte ishte vetë Rama ai që nxiti banorët para zgjedhjeve për të ndërtuar me projektin e paketës së maleve. Por sipas tij pas kësaj pakete fshihen investitorët strategjikë.

“Është një situatë tragjike për banorët e Thethit e dëshmuar edhe në veprimet e tyre ekstreme. Është situatë dramatike për turizmin, kemi ende turistë që janë gjendur e kapur në befasi dhe të tjerë që kanë dashur të vijnë në Shqipëri dhe gjendjen përballë një situate shkatërruese dhe është komedi e spektakël për Ramën. Kjo qeverisje stimuloi një situatë të ndërtimit të shtëpizave ishte vetë kryeministri që u tha do t’ju jap legalizimet dhe ndërtimet janë bërë më 30 prill dhe në këtë kuptim çdo njeri që ka një pronë, ka marrë iniciativën për të gjetur formën e jetesës dhe forma më e mirë është turizmi familjar. Me këtë shtysë nga ana e kryeministrit që u tha në datën 30 qershor do legalizoj çdo ndërtim që është bërë, se ishin votimet dhe u duhej vota. Ky spektalël është një skemë dhe vijon goditja në emër të ligjit. Shtëpizat nuk janë ndërtuar së fundmi. Benet Beci promovonte ndërtimin që u shemb i pari. Sajohet një ngjarje e jashtëligjshme shtyhen njerëzit që të investojnë kursimet e të marrin kredi dhe në fund pasi kalon afati”.

Sipas Boçit kjo ishte një skemë e mirëfilltë që para zgjedhjeve, teksa tregon që edhe Marjana Koçeku e cila doli deputete e PS-së nga zgjedhjet e 11 majit, e ka një ndërtim pa leje në Shalë.

“Goditjet kanë ndodhur fill pas fitimit të zgjedhjeve dhe pas 2 vjetësh harrohen. Si mund të marrë qeveria një aksion kundër vetvetes se sezoni turistik ka filluar? Shtëpizat nuk kanë nevojë për leje ndërtimi. Deputetja e zonës Neomalësisë ka vetë ndërtim pa leje pranë lumit Shalë”.

Boçi thekson se kjo skenë është e përsëritur me qëllimin e vetëm për t’ua dhënë territorin e Veriut investitorëve strategjikë sikurse ndodhi në bregdetin e jugut.

“Pse Thethi dhe jo jugu? Skema është e njëjtë se premtimet janë dhënë gjatë fushatës.  Skenat që na ofroi Thethi a i keni parë? Po i kemi parë ka pasur fadroma shkatërrime pa leje dhe fill pas atyre shiteshin kuadratet e bregdetit në shërbim të investitorëve strategjikë dhe me formim kriminal dhe është e njëjta skemë. Paketa e maleve që është anonçuar rezultati të ketë si konkludim pushtimin e territoreve të mrekullueshme të veriut”.

Por demokrati shkon edhe më tej duke u shprehur se në këtë situatë përveç interesit ekonomik është edhe ai politike, pasi sipas tij Thethi në histori ka qenë gjithnjë i djathtë. Dhe Boçi paralajmëron rezistencë të fortë.

“Thethi është zemra e turizmit malor të Shqipërisë dhe nisja nga Thethi dëshmon synimin e Ramës për të ofruar investitorin strategjik që e ka në xhep që të menaxhojë një pasuri të madhe natyrore. Paketa e maleve këtë parashikon me projekte që i përcakton ai. Është interes i pastër ekonomik por edhe politik, se në historinë e tij Thethi i djathtë ka qenë se këtu jepet shembulli kryesor dhe hajt ti biem. Por besoj që do hasë në rezistencë të fortë, por që do vijojë më solidare përtej ngjyrimeve”.

 

 

The post “Thethi është i djathtë dhe “hajt t’i biem”, Boçi reagon ashpër: Zemra e veriut, në shënjestër për hakmarrje politike appeared first on Sot News | Lajme.

Kokë turku për një Republikë pa leje

By: Ardit
10 July 2025 at 12:33

Nga Luçiano Boçi Shkarkimi i një drejtori dhe ca të tjerëve për ndërtimet pa leje në Theth është lajmi i radhës që Rama kërkon ta shesë si “shenjë force” apo “vetëpastrim”. Por në të vërtetë, është një akt i ulët hipokrizie, që përpiqet të krijojë idenë e një shteti që reagon, ndërkohë që në thelb, […]

The post Kokë turku për një Republikë pa leje appeared first on BoldNews.al.

“Dosja e atentatit nuk u dorëzua në Prokurori”/ Lala: Policia, strukturë private e Prodës! Po mbron Ylli Carën

By: Ardit
30 June 2025 at 22:45

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje nga atentati ndaj 27-vjeçarit Eduart Koboci, i cili është sulmuar me armë zjarri në Tiranë, ndërsa autorët e dyshuar nuk janë shpallur në kë. Lala u shpreh se bëhet fjalë për një të ri që jeton jashtë vendit dhe, sipas rrëfimit të tij, një mbrëmje kishte shoqëruar një të […]

The post “Dosja e atentatit nuk u dorëzua në Prokurori”/ Lala: Policia, strukturë private e Prodës! Po mbron Ylli Carën appeared first on BoldNews.al.

‘Kuvendi, noter i qeverisë’, Boçi: Rama e ka refuzuar dhe përçmuar vazhdimisht Parlamentin

27 June 2025 at 09:26

Nënkryetar i PD, Luçiano Boçi në një intervistë televizive u shpreh se kryeminsitri Edi Rama e ka refuzuar vazhdimisht Kuvendin dhe se Kuvendi është kthyer në noter të qeverisë.

Boçi: Ai e ka refuzuar vazhdimisht Kuvendin.

E ka përçmuar në aktivitetin e tij ekzekutiv se nuk mund të themi thjesht politik.

Kjo sjellje është një sjellje që ka krijuar edhe idenë e një Kuvendi që është thjesht noter i qeverisë.

Pra është edhe përçmim edhe mosvlerësim por edhe përdorim total i Kuvendit në funksion të qëllimeve të tij.

Ndërsa deklarat e tij që lidhen me ikjen e tij janë shqiptarët që vendosin brenda një procesi të rregullt zgjedhor që largojnë një kryeministër.

Dhe nuk janë çështje dëshirash të një kryeministri sepse Shqipëria kërkon që të jetë në BE, ka vite që lufton për një gjë të tillë por që kjo nuk arrihet si paketë ëndrrash por arrihet si paketë reformash demokratike, shteti ligjor,  zgjedhje të lira e të ndershme.

Dhe sa kohë që këto nuk plotësohen aq më shumë largohet kjo pika e mbërritjes e Europës.

Pjesa e deklaratës për Italinë për mua është paksa shokuese.

Ne kemi pasur dhe kemi marrëdhënie  historike e tradicionale pavarësisht momenteve të vështira ndonjëherë me Italinë dhe vazhdojmë ti kemi këto marrëdhënie që konsiderohen vëllazërore, por që jemi një komb këtë nuk mund tat hemi.

The post ‘Kuvendi, noter i qeverisë’, Boçi: Rama e ka refuzuar dhe përçmuar vazhdimisht Parlamentin appeared first on Sot News | Lajme.

‘Rezultati në Elbasan nuk varet nga drejtuesit’, Boçi: Procesi u ndikua nga faktorë kriminalë

19 June 2025 at 21:30

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, në një intervistë televizive, foli për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, duke u ndalur veçanërisht te qarku i Elbasanit, ku më parë kishte drejtuar fushatat e PD-së.

I pyetur nëse rezultati në Elbasan do të kishte qenë më i mirë nëse ai do të kishte vijuar punën në këtë qark, Boçi tha se nuk pretendon një gjë të tillë. Ai vlerësoi punën e drejtuesit aktual, Tomor Alizoti, duke theksuar: “Jam i bindur që zoti Alizoti ka bërë një punë të lavdërueshme, në maksimumin e potencialit të tij politik. Elbasani ka specifikën e vet dhe shpesh është goditur nga mënyra sesi janë menaxhuar fushatat. Organizimi politik në PD ka qenë thuajse i njëjtë në gjithë vendin dhe punuam në bazë të standardeve të unifikuara.”

Boçi shtoi se, pavarësisht angazhimit të drejtuesve politikë, rezultati i zgjedhjeve u ndikua nga faktorë të jashtëm që tejkaluan mundësitë e organizimit politik të partisë. “Përderisa nuk kemi pasur një proces zgjedhor të rregullt, metodat tona politike janë tejkaluar nga forma të organizimeve jo politike, kriminale dhe të tjera. Kjo është fatkeqësisht realiteti shqiptar,” u shpreh Boçi.

The post ‘Rezultati në Elbasan nuk varet nga drejtuesit’, Boçi: Procesi u ndikua nga faktorë kriminalë appeared first on Sot News | Lajme.

“Edhe në Shkodër kishte banda dhe u blenë vota”/ Boçi: Është zhdukur procesi zgjedhor

By: Ardit
19 June 2025 at 21:29

Drejtuesi politik i PD-së për zgjedhjet e 11 majit në qarkun Shkodër, Luçiano Boçi ka komentuar situatën pas zgjedhjeve teksa ka filluar rinumërimi i kutive të disa qarqeve. Më tej, ai theksoi se në Shkodër ashtu si në gjithë vendin, pati grabitje të votës dhe intimidim të votuesit. Sakaq, aty vepruan sipas Boçit edhe bandat, […]

The post “Edhe në Shkodër kishte banda dhe u blenë vota”/ Boçi: Është zhdukur procesi zgjedhor appeared first on BoldNews.al.

Do të fitonte PD në Elbasan nën drejtimin e tij? Boçi: Alizoti punoi mirë, por ky qark ka specifikën e vet

By: redi
19 June 2025 at 21:46

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi flet për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit dhe veçanërisht për qarkun e Elbasanit, ku ka vepruar gjatë përpara se të vendosej si drejtues politik në Shkodër. I pyetur nëse rezultati në Elbasan do të kishte qenë më i mirë nëse ai do të kishte vijuar punën atje, Boçi u shpreh se nuk pretendon një gjë të tillë. ”Jam i bindur që zoti Alizoti ka bërë një punë të…

Source

‘BE, makineri burokratike që lëviz ngadalë’, Boçi: Opozita ka ndikuar në ndryshimin e perceptimit ndaj Shqipërisë

19 June 2025 at 17:18

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka shprehur kritika ndaj ritmit të ngadaltë me të cilin Bashkimi Evropian po reagon ndaj zhvillimeve politike në Shqipëri, duke e quajtur BE-në një “makineri burokratike” që lëviz me vonesë përballë realitetit shqiptar.

Në një intervistë televizive, Boçi theksoi se opozita shqiptare ka ndikuar ndjeshëm në ndryshimin e perceptimit të BE-së ndaj vendit tonë, përmes përçimit të problematikave reale dhe pasqyrimit të situatës politike në forume ndërkombëtare.

Ai vlerësoi angazhimin e deputetëve të opozitës në takimet e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit me BE-në, duke theksuar rëndësinë e raportimeve të drejtpërdrejta dhe pa filtra, që sipas tij i kanë shërbyer demokracisë dhe procesit të integrimit të Shqipërisë.

Boçi theksoi se zgjedhjet e 11 majit përbëjnë një moment kyç që ka nxitur reagime konkrete nga misionet e BE-së në vend, duke sjellë në vëmendje edhe rezolutat e miratuara nga partitë e djathta në Parlamentin Evropian, të cilat kanë pasur ndikim në qëndrimet e BE-së ndaj Shqipërisë.

Sipas tij, këto qëndrime nuk lidhen vetëm me procesin teknik të hapjes së kapitujve, por edhe me mënyrën e re se si politika evropiane po e sheh Shqipërinë, duke nxjerrë në pah problematika që më parë ishin të heshtura për arsye diplomatike.

Luçiano Boçi: BE është një makineri burokratike e cila lëviz shumë ngadalë në atë çka ne kemi perceptuar përgjatë këtyre viteve dhe mënyra sesi ata kanë filluar të reagojnë dhe këndvështrimi që kanë filluar ta shohin Shqipërinë tregon qartazi që opozita ka ndikuar me atë pjesën e transmetimit të vërtetave të saj. Në fakt, të gjithë deputetët që marrin pjesë në mbledhjen e Komitetit duhen falënderuar për mënyrën e drejtpërdrejtë të transmetimeve politike, por jo vetëm politike të realitetit shqiptar, të cilët nuk i heqin asnjë presje dëshirës së opozitës që Shqipëria të avancojë në reformat e saj dhe të bëhet pjesë integrale e BE.

Thënia e së vërtetës shëron dhe nuk pengon dhe kjo duhet sqaruar edhe për opinionin publik. Ky rezultat nuk është vetëm pjesë e asaj që është transmetuar nga opozita por edhe pjesë e reagimit që vijnë jo vetëm nga deputetë, përfaqësues politikë por edhe nga instancat më të larta. Mos harrojmë që kemi një pararendje rezolutash, 4 rezoluta të partive të djathta që kanë përfaqësuesit e tyre në Parlamentin Evropian, që kanë ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, për nga mënyra sesi reagojnë.

Nuk lidhen thjesht me hapjen e kapitujve, me atë dëshirën e mirë për të vazhduar me hapat e rëndësishëm për të integruar Shqipërinë, por lidhet dhe me mënyrën sesi shumë përfaqësues politikë kanë filluar ta shohin Shqipërinë. Ato pjesë që kanë qenë të mbuluara, që kanë mbajtur me qëllim dhe për arsye diplomatike, tashmë kanë dalë në sipërfaqe dhe ajo që shpërtheu në atë gotën e mbushur plot, të mos harrojmë zgjedhjet e 11 Majit, sepse këto zgjedhje dhe mënyra sesi janë menaxhuar ato, kanë ardhur jo thjesht nga opozita shqiptare, jo thjeshtë nga zëra të veçuar, por kanë ardhur nga misionet që BE i ka të instaluara në Shqipëri.

The post ‘BE, makineri burokratike që lëviz ngadalë’, Boçi: Opozita ka ndikuar në ndryshimin e perceptimit ndaj Shqipërisë appeared first on Sot News | Lajme.

Reagon Luciano Boci: Rasti Beneti vulos zhvirgjërimin politik të SPAK-ut dhe kapjen e drejtësisë nga politika

By: E.K
13 June 2025 at 12:31

SPAK, që nisi si një shpresë për drejtësi të pavarur në Shqipëri, sot është kthyer në një vegël të kontrolluar politikisht, ku kryeministri Rama mban dorën e plotë mbi emërimet, çështjet dhe fatin e drejtësisë. Rasti i Benetit, i përdorur si instrument politik për blerjen e votave në zgjedhjet e 2025, tregon qartë se drejtësia […]

The post Reagon Luciano Boci: Rasti Beneti vulos zhvirgjërimin politik të SPAK-ut dhe kapjen e drejtësisë nga politika appeared first on FaxWeb.

OVERDOZË

By: Ardit
11 June 2025 at 12:21

Nga Luçiano Boçi Para ca ditësh rrodhi një lajm: Kryeministrit u shtrua në spital për shkak të një overdoze. Jo për herë të parë. Lajmi u mbyll tak-fak, ndërsa gardisti që e rrodhi u shkarkua. Përtej kësaj, asnjë reagim e habi për overdozën. Shoqëria, media, publiku e çfarë të doni ju, e konsiderojnë overdozën normalitet. […]

The post OVERDOZË appeared first on BoldNews.al.

Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, Prokuroria italiane kërkon 36 vite burg për 3 shqiptarët (EMRAT)

By: V K
10 June 2025 at 08:48

Pasi u shkatërrua një rrjet ndërkombëtar trafiku droge në Itali, ku ishin të përfshirë edhe 3 shqiptarë me rol kryesor, shtatë të pandehurve u kërkohet të vuajnë gjithsej 57 vite burg, shkruajnë mediat italiane.

Kërkesa u bë të hënën, më 9 qershor 2025, në fund të fjalës përmbyllëse nga prokurorja Giovanna Cannarile (Lecce DDA), nga gjykata e Metrangolos në Brindisi.

Një gjyq që lindi nga një hetim që shkatërroi një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës, me Oria-n që luante një rol qendror, është në fazat e tij përfundimtare.

Sasi të mëdha kokaine dhe heroine u importuan nga Holanda, të fshehura në fundet e rreme të disa automjeteve të rënda dhe më pas u ruajtën në zonën e Brindisit.

Pas hetimeve, policia financiare e Guardia di Finanza, kreu një bastisje më 22 janar 2022. Gjatë Operacionit “Tackle”, Toger Giuseppe Brigante dhe policia tjetër financiare, ekzekutuan 23 urdhra paraprakë paraburgimi.

Pretenca: 57 vjet burgim

Më poshtë janë kërkesat për dënim të formuluara nga prokurori për secilin të pandehur. Fabrizio Russo (48-vjeç nga Oria, por i lindur në Monopoli): shtatë vjet burg dhe një gjobë prej 5 mijë eurosh; Salvatore Schiavone (34-vjeç, i lindur në Brindisi dhe banues në Oria): gjashtë vite e 3 mijë euro; Adrian Boci (35- vjeç, shqiptar): dymbëdhjetë vjet në vazhdim me një dënim tjetër; Salvatore Chionna (47-vjeç, nga Francavilla Fontana): katër vite e 18 mijë euro; Roberto Mazzuti (49-vjeç, nga Oria): gjashtë vjet e 3 mijë euro; Kujtim Metaj (60-vjeç, shqiptar): 18 vite; Romeo Myftari (43-vjeç, shqiptar): tetë vjet.

Në rastin e Russo-s, prokurori kërkoi lirimin nga akuzat për dy akuza që lidhen me drogën dhe rikualifikimin e një të trete (transferim i një sasie modeste). Për Metajn ka edhe një kërkesë për lirim nga akuzat për një hipotezë të vetme krimi.

Një histori procedurale në tre ‘fragmente’

Gjatë fjalës së saj përmbyllëse, prokurorja Cannarile rishikoi historinë gjyqësore që rezultoi nga hetimet, të cilat u materializuan në tre procedura.

Disa të pandehur u gjykuan me gjykim të shkurtuar, ndërsa fytyra historike e Sacra Corona, Giovanni Donatiello, u gjykua në një procedurë të veçantë, gjithashtu me një gjykim të shkurtuar, i cili përfundoi me uljen e dënimit në katër vite në apel, për një përpjekje zhvatjeje kundër Pierluigi Chionna, i cili ndërkohë ishte bërë bashkëpunëtor i drejtësisë.

Dënimi është bërë i pakthyeshëm që atëherë . Më pas, procedura kundër Fabrizio Russo u bashkua, pasi koha e tij si i arratisur përfundoi në dhjetor 2023 .

Hetimet, midis përgjimeve dhe ndjekjes në publik

Zëvendësprokurorja e DDA-së gjithashtu rishikoi hetimet dhe gjyqin. Ajo kujtoi se si Pierluigi Chionna u identifikua si terminali italian i një organizate shqiptare, për të importuar kokainë dhe heroinë.

Drogat më pas rrjedhnin jo vetëm në provincat e Puglias, por edhe në Reggio Calabria. Ishte burri nga Oritano ai që dërgoi paratë në Shqipëri, shpjegoi prokurorja, përmes shoferëve të autobusëve të planifikuar.

Hetimet, të përmbledhura edhe nga dëshmia e Toger Brigante, përfaqësojnë një kombinim me fat të teknologjive moderne, duke përfshirë përgjimet telefonike dhe mjedisore, dhe teknikave klasike, duke përfshirë edhe ndjekjen.

Dy grupe me bazë Oria

Gjatë fjalës përmbyllëse, prokurori Cannarile shpjegoi veçantinë e strukturës organizative që importonte drogë.

Baza shqiptare, logjistika në Holandë, ka dy nëngrupe të dallueshme, të dyja të përbëra nga një bërthamë qendrore e përbashkët, përkatësisht Chionna dhe partneri i tij i atëhershëm. Njëri drejtohet nga Licaj (tashmë i dënuar), tjetri nga Metaj.

Disa të pandehur kishin në dispozicion mjete të tilla si bllokues sinjalesh dhe telefona celularë të pagjurmueshëm. Ato ishin pak të dobishme, duke pasur parasysh se toger Brigante dhe njerëzit e tij ‘thyen’ këtë sistem sigurie.

The post Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, Prokuroria italiane kërkon 36 vite burg për 3 shqiptarët (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Analiza nga nënkryetari i PD për Samitin e Europës në Tiranë, Boçi për liderët: Na e keni shpifur. Rama është i juaji

By: redi
23 May 2025 at 15:12

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi ka vijuar me linjën e sulmit të Samitit të Europës me 47 liderë që u mbajt në Tiranë nën kujdesin e kryeministrit Edi Rama. Në një shkrim të gjatë, Boçi e cilëson samitin si një “teatër absurd” dhe “certifikim ndërkombëtar të një regjimi autokratik”. Sipas tij, liderët e “vendeve-ëndërr” shkelën dhe poshtëruan me këmbë ëndrrën e shqiptarëve për t’u bërë si…

Source

Rama ndan pamje nga Hotel Boci: Me ujëra termale me veti shëruese, ajër të pastër dhe kuzhinë tradicionale shqiptare

By: redi
21 May 2025 at 17:40

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Hotel Boci në Tregan të Elbasanit. Në video, Rama shkruan që me ujëra termale me veti shëruese, ajër të pastër dhe kuzhinë tradicionale shqiptare, për të ky destinacion unik mirëpret çdo vit qindra vizitorë nga e gjithë Shqipëria dhe rajoni. ”Sot, Hotel Boci nuk është vetëm një vend pushimi, është një pikë referimi për zhvillimin lokal, që ofron vende pune…

Source

EMRAT/ Sherri me leva dhe të shtënat me armë në Tiranë, Policia shpall në kërkim dy persona

14 May 2025 at 11:08

Policia e Tiranës ka dalë me një komunikatë të shkurtër për mediat në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar mbrëmjen e djeshme, e cila shkaktoi panik tek qytetarët. Më konkretisht, një automjet ka qenë duke ndjekur me shpejtësi një automjet tjetër, ku gjatë ndjkjes ka patur edhe të shtëna me armë zjarri, teksa më […]

The post EMRAT/ Sherri me leva dhe të shtënat me armë në Tiranë, Policia shpall në kërkim dy persona appeared first on BoldNews.al.

Sherri me leva dhe të shtënat me armë në Tiranë, Policia shpall në kërkim dy persona (EMRAT)

By: V K
14 May 2025 at 11:32

Policia e Tiranës, ka dalë me një njoftim të shkurtër për mediat, në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar mbrëmjen e djeshme, e cila shkaktoi panik tek qytetarët.

Më konkretisht, një automjet ka qenë duke ndjekur me shpejtësi një automjet tjetër, ku gjatë ndjkjes ka patur edhe të shtëna me armë zjarri, teksa më pas automjetet e tyre janë përplasur me dy makina të tjera, të cilat kishin ndaluar tek semafori pranë urës tek “Pallati me Shigjeta”.

Pas aksidentit, ata kanë braktisur mjetet dhe drejtuesi i mjetit të parë ka tentuar të arratisur me vrap, ku janë zënë me leva hekuri.

Uniformat blu të kryeqytetit, bëjnë me dije se në lidhje me këtë ngjarja kanë shpallur në kërkim shtetasit Eduart Koboçi, 28-vjeç dhe Zenel Trofi, 35-vjeç.

Personi, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ka qenë Eduart Koboçi, pasi brenda automjetit të tij është gjetur një predhë e dyshuar arme zjarri pistoletë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 shpallën në kërkim shtetasit Eduart Koboçi, 28 vjeç dhe Zenel Trofi, 35 vjeç, pasi mbrëmë, rreth orës 23:20, afër pallatit me shigjeta, dyshohet se duke ndjekur njëri-tjetrin, me automjete, kanë përplasur 2 automjete të ndaluara në semafor. Pas përplasjes me dëme materiale, ata kanë braktisur automjetet që drejtonin dhe janë larguar. Gjatë kontrollit në automjetin që dyshohet se e drejtonte shtetasi Eduart Koboçi, shërbimet e Policisë kanë gjetur një predhë të dyshuar arme zjarri pistoletë. Punohet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes”, – thuhet në njoftimin e Policisë.

Çfarë ndodhi dje në Tiranë?

Burime bëjnë me dije se një automjet tip “BMW X5” me targa angleze me drejtues Eduart Koboçin ka qenë duke ndjekur me shpejtësi një mjet tip “Mercedes-Benz” me drejtues Zenel Trofin.

Gjatë ndjekjes, është raportuar për të shtëna me armë zjarri, ndërsa mjetet në fjalë kanë aksidentuar edhe dy automjete të tjera, përkatësisht një “Volvo” dhe një makinë blu që ndodheshin të ndaluar në rrugë tek semafori pranë urës tek “Pallati me Shigjeta”

Pas përplasjes, autorët kanë braktisur automjetet e tyre mbi urë dhe kanë vijuar ndjekjen në këmbë, të armatosur me leva hekuri dhe pistoleta, duke përhapur panik në zonë.

Shoferi i “Mercedesit është parë duke vrapuar nëpër lagje për t’i shpëtuar ndjekjes, ndërsa personat në automjetin tip “BMW X5” janë parë duke e ndjekur me armë në dorë, sipas raportimeve të banorëve.

The post Sherri me leva dhe të shtënat me armë në Tiranë, Policia shpall në kërkim dy persona (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

❌
❌