Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 July 2025Main stream

Spahia: Pamjet aktuale zona e Thethit nuk i ka provuar as përballë serbëve

12 July 2025 at 17:58

Vijojnë prishjet e ndërtesave pa leje në Theth. Këtë të shtunë [12 korrik] atje shkuan edhe përfaqësues të Partisë Demokratike. Bardh Spahia tha se pamjet aktuale zona nuk i ka provuar as përballë serbëve.

“Për hir të së vërtetës këto pamje nuk i ka provuar kjo zonë që prej hordhive serbe dhe përballjes së banorëve patriotë të kësaj zone. Është hera e parë që në gjithë këto vite Theth dhe dukagjini përballet me një dhunë të tillë, me një terror të paprecedentë, të paarsyeshëm, të paargumentuar”, tha ai.

Spahia akuzoi kryeministrin Edi Rama “si një besprerë tipik”.

“Pasi u dha fjalën se jo vetëm do t’i lejonte, madje i bëri thirrje të investonin emigrantët e shumtë të kësaj treve në këtë zonë, i dhunon sot dhe i hedh në lumë investimet dhe kursimet e një jete të tërë”, tha ai duke e cilësuar aksionin si hakmarrje pasi zona nuk votoi Partinë Socialiste më 11 maj.

Ndërkohë Luçiano Boçi duke komentuar aksioni tha se zhvillohet pasi “nuk përputhet me oreksin e Edi Ramës.

“Duke goditur qytetarë e Thethit kërkon të rrëmbejë edhe këtë perlë të Shqipërisë”, tha Boçi duke akuzuar se Rama do t’ia japë atë “klientëve të tij”./TV Klan

The post Spahia: Pamjet aktuale zona e Thethit nuk i ka provuar as përballë serbëve appeared first on Telegrafi.

“Legen”/ Boçi dhe Spahia përplasen me policinë në Theth: Mos më kap me dorë se ta mbështjell mirë

By: Elva
12 July 2025 at 15:19

Situata në Theth vijon të jetë e tensionuar, ndërsa operacioni për prishjen e ndërtimeve pa leje po shoqërohet me përplasje mes banorëve, autoriteteve dhe tashmë edhe përfaqësuesve të opozitës. Deputetët demokratë të qarkut Shkodër, Luçiano Boçi dhe Bardh Spahia, kanë mbërritur në fshatin malor për të mbështetur banorët që kundërshtojnë aksionin e IKMT-së. Në terren […]

The post “Legen”/ Boçi dhe Spahia përplasen me policinë në Theth: Mos më kap me dorë se ta mbështjell mirë appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Kokë turku për një Republikë pa leje

By: Ardit
10 July 2025 at 12:33

Nga Luçiano Boçi Shkarkimi i një drejtori dhe ca të tjerëve për ndërtimet pa leje në Theth është lajmi i radhës që Rama kërkon ta shesë si “shenjë force” apo “vetëpastrim”. Por në të vërtetë, është një akt i ulët hipokrizie, që përpiqet të krijojë idenë e një shteti që reagon, ndërkohë që në thelb, […]

The post Kokë turku për një Republikë pa leje appeared first on BoldNews.al.

Reagon Luciano Boci: Rasti Beneti vulos zhvirgjërimin politik të SPAK-ut dhe kapjen e drejtësisë nga politika

By: E.K
13 June 2025 at 12:31

SPAK, që nisi si një shpresë për drejtësi të pavarur në Shqipëri, sot është kthyer në një vegël të kontrolluar politikisht, ku kryeministri Rama mban dorën e plotë mbi emërimet, çështjet dhe fatin e drejtësisë. Rasti i Benetit, i përdorur si instrument politik për blerjen e votave në zgjedhjet e 2025, tregon qartë se drejtësia […]

The post Reagon Luciano Boci: Rasti Beneti vulos zhvirgjërimin politik të SPAK-ut dhe kapjen e drejtësisë nga politika appeared first on FaxWeb.

OVERDOZË

By: Ardit
11 June 2025 at 12:21

Nga Luçiano Boçi Para ca ditësh rrodhi një lajm: Kryeministrit u shtrua në spital për shkak të një overdoze. Jo për herë të parë. Lajmi u mbyll tak-fak, ndërsa gardisti që e rrodhi u shkarkua. Përtej kësaj, asnjë reagim e habi për overdozën. Shoqëria, media, publiku e çfarë të doni ju, e konsiderojnë overdozën normalitet. […]

The post OVERDOZË appeared first on BoldNews.al.

Analiza nga nënkryetari i PD për Samitin e Europës në Tiranë, Boçi për liderët: Na e keni shpifur. Rama është i juaji

By: redi
23 May 2025 at 15:12

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi ka vijuar me linjën e sulmit të Samitit të Europës me 47 liderë që u mbajt në Tiranë nën kujdesin e kryeministrit Edi Rama. Në një shkrim të gjatë, Boçi e cilëson samitin si një “teatër absurd” dhe “certifikim ndërkombëtar të një regjimi autokratik”. Sipas tij, liderët e “vendeve-ëndërr” shkelën dhe poshtëruan me këmbë ëndrrën e shqiptarëve për t’u bërë si…

Source

Dhuna ndaj djalit të Luçiano Boçit, Policia e Elbasanit: Konflikt i çastit për motive të dobëta

By: Ela
8 May 2025 at 13:34

Policia e Elbasanit ka reaguar në lidhje me dhunën ndaj djalit të Luçiano Boçit gjatë mitiingut të Partisë Demokratike mbrëmjen e djeshme në këtë qytet. Në njoftimin e Policisë thuhet se plagosja e 19-vjeçarit ndodhi pas një konflikti të çastit për motive të dobëta. “Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Emin Matraxhiu”, në përfundim të aktivitetit […]

The post Dhuna ndaj djalit të Luçiano Boçit, Policia e Elbasanit: Konflikt i çastit për motive të dobëta appeared first on BoldNews.al.

Bashkëshortja e Luçiano Boçit reagon për dhunën ndaj djalit të saj në miting: Skemë banditeske

By: Ela
8 May 2025 at 12:30

Bashkëshortja e Luçiano Boçit, Blerina ka reaguar pas dhunës ndaj djalit të saj mbrëmjen e djeshme pranë stadiumit në qytetin e Elbasanit, në mitingun e Partisë Demokratike. Në një postim në Facebook, Blerina thotë se ky është një veprim i skemave banditeske, por që do ta zbardhin deri në fund. “Skemat banditeske në veprim të […]

The post Bashkëshortja e Luçiano Boçit reagon për dhunën ndaj djalit të saj në miting: Skemë banditeske appeared first on BoldNews.al.

Zbardhen detajet nga sherri në mitingun e PD, u dhunua roja i stadiumit dhe djali i Luçiano Boçit

7 May 2025 at 22:47

Janë zbardhur detaje të reja nga sherri masiv i regjistruar në mitingun përmbyllës të Partisë Demokratike mbrëmjen e sotme në Elbasa, përpara stadiumit. Rrethanat janë të paqarta, por sipas demokratëve, është dhunuar roja i stadiumit, i cili nuk hapte derën e stadiumit për të hedhur fishekzjarret nga tarraca, ndryshe nga çfarë kishin dakordësuar në fillim […]

The post Zbardhen detajet nga sherri në mitingun e PD, u dhunua roja i stadiumit dhe djali i Luçiano Boçit appeared first on BoldNews.al.

Sherri mes militantëve të PD në Elbasan, lëndohet në kokë djali i Luçiano Boçit

By: Besnik
7 May 2025 at 23:00

Një sherr i madh mes militantëve të opozitës ka ndodhur këtë të mërkurë në qytetin e Elbasanit, ku Partia Demokratike dhe koalicioni “Shqipëria Madhështore” po zhvillonin takimin elektoral përmbyllës për zgjedhjet e 11 majit.

Sipas burimeve konfidenciale nga Policia e Elbasanit, në përplasje ka qenë i përfshirë edhe Parid Boçi, djali i deputetit Luçiano Boçi, i cili ka mbetur i lënduar.

Mësohet se Parid Boçi ka pësuar çarje në kokë gjatë sherrit, por nuk ka pasoja serioze për jetën ndërsa ai është dërguar në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku po merr mjekim.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sherri mes militantëve të PD në Elbasan, lëndohet në kokë djali i Luçiano Boçit appeared first on Euronews Albania.

Përplasja/ Ç’ndodhi në mitingun e PD në Elbasan (VIDEO)

By: user 6
7 May 2025 at 23:20

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës gjatë mitingut elektoral të PD-së në qytetin e Elbasanit. Një grup personash janë parë të përplasen fizikisht me njëri – tjetrin. Burime jozyrtare nga PD thanë se shkak është bërë një konflikt me rojën e stadiumit, i cili nuk ka lejuar mbështetësit e PD-së të futeshin brenda dhe të hidhnin fishekzjarrë nga tarraca.

Policia nuk ka dhënë ende një informacion për atë që ka ndodhur, por ka konfirmuar se po heton për rrethanat. Mediat raportojnë se në spitalin rajonal të qytetit ka mbërritur i lënduar edhe djali i ish-deputetit të PD-së, Luçiano Boçi. Ai ka marrë një çarje në kokë, por pa pasoja serioze. ©LAPSI.al

The post Përplasja/ Ç’ndodhi në mitingun e PD në Elbasan (VIDEO) appeared first on Lapsi.al.

Drejtues politik nga Elbasani në Shkodër, Boçi: Lëvizje metodike politike! Nuk është çudi

By: redi
6 May 2025 at 22:02

Ish-deputet i PD-së, Luçiano Boçi flet për lëvizjen e tij politike, i cili nga Elbasani u transferua në Shkodër. Boçi tha se lëvizja e tij është metodikë politike, dhe se nuk është praktikuar vetëm nga PD. ”Unë jam dërguar si i deleguari politik në një qark ku vëmendja e PD është e shtuar për shkak të vokacionit që ka Shkodra. Çështja e efiçensës, veprimtarisë sime politike, në Shkodër apo Elbasan…

Source

Boçi me kandidatet Bardeli dhe Mehmeti takime në Shkodër: Biznesin e vogël duan ta mbyllin

By: redi
15 April 2025 at 19:59

Drejtuesi politik i PD në Shkodër, Luçiano Boçi ka vijuar takimet. Bashkë me kandidatet deputete Greta Bardelin dhe Senada Mehmetin, ata kanë zhvilluar takime në bizneset e zonës. ”Me Greta Bardelin dhe Senada Mehmetin, në bizneset e zonës. Biznesin e vogël duan ta mbyllin. Koha nuk pret më. Taksat e larta, taksidarët dhe korrupsioni, po ua marrin frymën bizneseve të zonës. Koha kur tregtarët e…

Source

La PD-në për Lapajn, Balliu: Noka dhe Boçi vendosën në listën e sigurt mikeshën e Alekta Vejsiut

By: Ardit
13 March 2025 at 16:27

Ish-kandidatja në primaret e Partisë Demokratike, Alesia Balliu ka hedhur akuza të forta ndaj drejtuesve më të lartë të PD-së, për përfshirje në manipulimin e rezultatit të garës brenda forcës më të madhe opozitare. Balliu e cila iu bashkua Shqipëria Bëhet të Adriatik Lapajt, tha se Flmaur Noka dhe Luçiano Boçi vendosën në garë mikeshën […]

The post La PD-në për Lapajn, Balliu: Noka dhe Boçi vendosën në listën e sigurt mikeshën e Alekta Vejsiut appeared first on BoldNews.al.

Vendimi i Gjykatës së Lartë për Salianjin, PD: I burgosur politik

TIRANË, 11 mars /ATSH/ Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë për të mos pranuar rekurset e paraqitura nga të gjykuarit Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji, kundër vendimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Nga selia blu, nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, deklaroi se “Gjykata e Lartë mori sot vendim për të vazhduar me shtrembërimin e drejtësisë dhe përdorjen politike të saj, duke lënë në burg Ervin Salianjin”.

“Partia Demokratike shpreh keqardhje për pamundësinë e Gjykatës së Lartë për t’u ngritur në lartësinë e rolit të saj kushtetues dhe përdorimin e saj politik”, u shpreh Boçi.

Boçi tha se “ne dënojmë përdorimin nga politika të drejtësisë, por edhe nënshtrimin apo kolaboracionizmin me të keqen të gjyqtarëve apo prokurorëve”.

“Salianji është një prej tre të burgosurve politikë të opozitës, që mbahen peng nga partia-shtet, që kërkon përjetësimin narkoshtetit përmes mashës së drejtësisë”, u shpreh Boçi.

“Ai është politikani i ri që u burgos sepse ngriti zërin kur pa njerëzit e pushtetit të ngriheshin kundër Shqipërisë duke i kanabizuar territorin”, tha më tej Boçi.

Boçi theksoi se “më 11 maj përgjigja do të jetë e qartë dhe plebishitare si për urdhëruesit ashtu dhe shërbëtorët e kësaj pengmarrjeje politike me gjykatë”.

Salianji ndodhet në burgun e Fierit prej 27 shtatorit 2024, ndërsa është dënuar për kallëzim të rremë, për dosjen e njohur me emrin “Babale”.

/a.f//r.e/

The post Vendimi i Gjykatës së Lartë për Salianjin, PD: I burgosur politik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Boçi për Salianjin: Mbahet në burg me urdhër politik

By: redi
11 March 2025 at 17:31

Partia Demokratike ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës së Lartë, Kjo për të mos liruar nga burgu ish-deputetin Ervin Salianji. Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, e cilësoi këtë një akt të pastër përdorimi politik të drejtësisë nga qeveria. Boçi akuzoi Ramën dhe Fatmir Xhafajn për ndikim në sistemin gjyqësor, duke e quajtur vendimin një shembull të qartë të…

Source

Luçiano Boçi: SPAK në fushatë elektorale, heton Bardh Spahinë se nuk ka ekzekutuar një vendim gjykate, harron Benet Becin dhe Erion Veliajn

By: E.K
23 January 2025 at 14:56

Deklarata e nënkryetarit të PD, Luçiano Boçi: Thirrja në SPAK e ish-kryebashkiut të Shkodrës, anëtar kryesie i PD, është shembulli më i qartë i standardit të dyfishtë të këtij institucioni dhe përdorimit të tij si mashë politike e qeverisë. Bardh Spahia u thirr para tri ditësh për herë të tretë, për tu pyetur për një […]

The post Luçiano Boçi: SPAK në fushatë elektorale, heton Bardh Spahinë se nuk ka ekzekutuar një vendim gjykate, harron Benet Becin dhe Erion Veliajn appeared first on FaxWeb.

“Rama pret i tronditur”, Luçiano Boçi zbulon detajet: Trump ka paralajmëruar ndryshime që do ndikojnë edhe në Shqipëri

21 January 2025 at 20:50

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka folur mbrëmjen e sotme në një intervistë televizive foli për bllokimin e fondeve Amerikane, për organizatat në vende të ndryshme.

Gjatë bisedës, Boçi u shpreh se, ky vendim i presidentit Trump do të ketë pasoja dhe sigurisht që do prekë edhe Shqipërinë.
‘Pasoja që vjen nga ky lajm sigurisht, që do preki edhe Shqipërinë, kjo gjë do të ketë progresion dhe pritet që të sjellë dhe tronditje të tjera jo vetëm në aspektin financiar, por tronditje që do prekin edhe politikën shqiptare.
Këto inicime tronditjesh janë ndjerë edhe përtej Shqipërisë ata që e kanë parashikuar çfarë do bëjë Trump dhe e kuptojë shumë mirë se çfarë do të ndodhi i kanë bërë lëvizjet e tyre. Në Shqipëri sigurisht që kanë pritshmëritë e tyre dhe presin, dikush pret i tronditur ikjen e tij siç është rasti i Ramës, ne të tjerët presim me optimizëm atë ç’ka do të sjellë presidenca Trump dhe atë ç’ka ai po bën, por duke u mbështetur edhe në atë ç’ka ia ka paralajmëruar në vazhdimësi,’ – tha Boçi.

The post “Rama pret i tronditur”, Luçiano Boçi zbulon detajet: Trump ka paralajmëruar ndryshime që do ndikojnë edhe në Shqipëri appeared first on Sot News | Lajme.

Boçi takon emigrantët në Athinë: Vota e Diasporës, për një Shqipëri të drejtë dhe të barabartë

20 January 2025 at 20:58

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, zhvilloi një takim me emigrantët shqiptarë në Athinë si pjesë e fushatës elektorale që synon përfshirjen e diasporës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në një postim në rrjetet sociale, Boçi e cilësoi votën e diasporës si një element kyç për të sjellë ndryshimin e dëshiruar në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, Boçi theksoi rëndësinë e lidhjeve të ngushta mes shqiptarëve të shpërngulur dhe atdheut të tyre, duke theksuar se diaspora gjithmonë ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e vendit. Ai e vuri theksin te programi dhe vizioni i Partisë Demokratike, që sipas tij, ofrojnë një alternativë të bazuar në transparencë, reforma ekonomike dhe ndërtimin e një shoqërie më të drejtë.

Në një mesazh drejtuar shqiptarëve në Greqi dhe kudo në botë, Boçi i ftoi ata të angazhohen dhe të përdorin të drejtën e votës për të mbështetur Partinë Demokratike dhe për të ndihmuar në ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur për Shqipërinë. Ai e përmbylli mesazhin e tij duke i nxitur bashkatdhetarët të informohen dhe të marrin pjesë aktivisht në zgjedhjet e ardhshme si një akt përmbushjeje të detyrimit qytetar dhe patriotik.

“Nga takimi mbreslënës me bashkatdhetarët tanë, Bashkia DHAFNI, Athinë.

Nga ky takim ata dolën me thirrjen drejtuar të gjithë shqiptarëve ne Greqi dhe kudo që janë:

Të dashur bashkëatdhetarë,

Këto ditë ndodhemi para një momenti të rëndësishëm për vendin tonë dhe të ardhmen tonë.

Diaspora jonë, si një fuqie e madhe dhe e lidhur ngushtë me atdheun e vendin, ka gjithmonë luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e shoqërisë sonë.

Vota juaj është më shumë se një detyrim; ajo është një mundësi për ta frymëzuar dhe mbështetur ndryshimin që ne të gjithë e dëshirojmë.

Partia Demokratike sot ofron një program dhe një vizion që është në harmoni me aspiratat dhe nevojat e qytetarëve dhe të diasporës.

Ajo përfaqëson një alternativë e vizion që dëshiron të ndihmojë në ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritshme për vendin tonë.

Me votën tuaj, ju mund të jepni mbështetje për një qeverisje më transparente, për reforma që do të sjellin zhvillim ekonomik dhe për një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë për të gjithë.

Ne e dimë se jemi shpërngulur në vende të ndryshme, por lidhja jonë me vendin tonë është e fortë.

Le të përdorim këtë lidhje për të ndihmuar në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë.

Vota juaj është një mundësi për të bërë ndryshimin e nevojshëm, për të mbështetur ata që kanë vizionin dhe guximin të japin një zë për të gjithë ne.

Prandaj, ju lutem, angazhohuni, informohuni dhe në ditën e zgjedhjeve, bëni zgjedhjen tuaj.

Votojeni PD dhe jepni një mesazh të qartë se së bashku, mund të sjellim ndryshimin që na nevojitet.

Faleminderit!”, shkroi Boçi.

The post Boçi takon emigrantët në Athinë: Vota e Diasporës, për një Shqipëri të drejtë dhe të barabartë appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌