Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Sherri me leva dhe të shtënat me armë në Tiranë, Policia shpall në kërkim dy persona (EMRAT)

By: V K
14 May 2025 at 11:32

Policia e Tiranës, ka dalë me një njoftim të shkurtër për mediat, në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar mbrëmjen e djeshme, e cila shkaktoi panik tek qytetarët.

Më konkretisht, një automjet ka qenë duke ndjekur me shpejtësi një automjet tjetër, ku gjatë ndjkjes ka patur edhe të shtëna me armë zjarri, teksa më pas automjetet e tyre janë përplasur me dy makina të tjera, të cilat kishin ndaluar tek semafori pranë urës tek “Pallati me Shigjeta”.

Pas aksidentit, ata kanë braktisur mjetet dhe drejtuesi i mjetit të parë ka tentuar të arratisur me vrap, ku janë zënë me leva hekuri.

Uniformat blu të kryeqytetit, bëjnë me dije se në lidhje me këtë ngjarja kanë shpallur në kërkim shtetasit Eduart Koboçi, 28-vjeç dhe Zenel Trofi, 35-vjeç.

Personi, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ka qenë Eduart Koboçi, pasi brenda automjetit të tij është gjetur një predhë e dyshuar arme zjarri pistoletë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 shpallën në kërkim shtetasit Eduart Koboçi, 28 vjeç dhe Zenel Trofi, 35 vjeç, pasi mbrëmë, rreth orës 23:20, afër pallatit me shigjeta, dyshohet se duke ndjekur njëri-tjetrin, me automjete, kanë përplasur 2 automjete të ndaluara në semafor. Pas përplasjes me dëme materiale, ata kanë braktisur automjetet që drejtonin dhe janë larguar. Gjatë kontrollit në automjetin që dyshohet se e drejtonte shtetasi Eduart Koboçi, shërbimet e Policisë kanë gjetur një predhë të dyshuar arme zjarri pistoletë. Punohet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes”, – thuhet në njoftimin e Policisë.

Çfarë ndodhi dje në Tiranë?

Burime bëjnë me dije se një automjet tip “BMW X5” me targa angleze me drejtues Eduart Koboçin ka qenë duke ndjekur me shpejtësi një mjet tip “Mercedes-Benz” me drejtues Zenel Trofin.

Gjatë ndjekjes, është raportuar për të shtëna me armë zjarri, ndërsa mjetet në fjalë kanë aksidentuar edhe dy automjete të tjera, përkatësisht një “Volvo” dhe një makinë blu që ndodheshin të ndaluar në rrugë tek semafori pranë urës tek “Pallati me Shigjeta”

Pas përplasjes, autorët kanë braktisur automjetet e tyre mbi urë dhe kanë vijuar ndjekjen në këmbë, të armatosur me leva hekuri dhe pistoleta, duke përhapur panik në zonë.

Shoferi i “Mercedesit është parë duke vrapuar nëpër lagje për t’i shpëtuar ndjekjes, ndërsa personat në automjetin tip “BMW X5” janë parë duke e ndjekur me armë në dorë, sipas raportimeve të banorëve.

The post Sherri me leva dhe të shtënat me armë në Tiranë, Policia shpall në kërkim dy persona (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Pas aksidentit me makinë disa persona dhunojnë njëri-tjetrin me leva në Tiranë

By: user 11
14 May 2025 at 07:20

Një aksident i trefishtë me makinë ka përfunduar në një konflikt të dhunshëm mes disa personave në zonën e “Pallatit me Shigjeta” në kryeqytet. Pas aksidentit, personat e përfshirë në janë konfrontuar fizikisht, duke përdorur edhe mjete të forta si leva.

Ata janë larguar nga vendngjarja, pasi kanë kuptuar se policia po vinte në zonë.

The post Pas aksidentit me makinë disa persona dhunojnë njëri-tjetrin me leva në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

Atentati në Tiranë/ Kamerat fiksuan gjithçka, autori qëlloi 6 herë ndaj Bujar Nasufit

By: user 6
12 January 2025 at 22:13

Kanë dalë detaje të reja nga atentati që tronditi Tiranën mbrëmjen e kësaj të diele. 56-vjeçari i identifikuar si Bujar Nasufi u qëllua nga persona ende të panjohur në zonën e njohur si “Pallati me shigjeta”.

Sipas asaj që raportohet nga mediat viktima është qëlluar në makinën e tij përpara derës së shtëpisë. Mesa duket autorët e kanë pritur derisa ai është kthyer në banesë. Sapo ka ndalur makinën ai është qëlluar nga një person që mbante një kapuç në kokë dhe që lëvizte me një motor.

Burime në vendin e ngjarjes thanë se ai është qëlluar me të paktën 6 plumba. Më pas autorët kanë humbur gjurmët në zonën e Selitës. Veprimet e autorëve janë pikasur nga kamerat e sigurisë së zonës ku u krye vrasja, pasi aty pranë ndodhen një sërë biznesesh.

Hetuesit janë duke sekuestruar pamjet e tyre. Mister mbeten edhe motivet e ngjarjes. Nga hetimet paraprake, Nasufi që merrej me biznes, nuk rezulton me precedentë penalë, megjithatë, policia po heton disa pista për të zbuluar motivin e kësaj ngjarjeje kriminale.

Për momentin janë pyetur vetëm të afërmit nëse ai kishte ndonjë konflikt të hapur ndërsa forca të shumta policie janë parë në zonë me qëllim kapjen e autorëve. ©LAPSI.al

The post Atentati në Tiranë/ Kamerat fiksuan gjithçka, autori qëlloi 6 herë ndaj Bujar Nasufit appeared first on Lapsi.al.

Detaje të reja nga atentati në Tiranë/ Bujar Nasufi u qëllua nga një person me motor

By: user 6
12 January 2025 at 21:33

Detaje të reja janë mësuar lidhur me vrasjen e 56-vjeçarit Bujar Nasufi, i cili u qëllua me armë zjarri për vdekje mbrëmjen e sotme teksa ishte në makinën e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, kur persona që lëviznin me motor, kanë qëlluar në drejtim të Nasufit duke e lënë të vrarë në vend. Autorët sipas të dhënave paraprake janë larguar me motor drejt zonës së Selitës. 

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

“Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit. Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim pas veprimeve hetimore paraprake” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

The post Detaje të reja nga atentati në Tiranë/ Bujar Nasufi u qëllua nga një person me motor appeared first on Lapsi.al.

Ekzekutohet një person tek “Pallati me shigjeta” në Tiranë

By: user 6
12 January 2025 at 21:16

Një ngjarje e rëndë është raportuar në sallën operative të Policisë Tiranë, ku një telefonatë ka lajmëruar të shtëna armësh pranë zonës së njohur si “Pallati me Shigjeta”. Pas verifikimit të kryer nga autoritetet është konfirmuar se një person është vrarë. Viktima është identifikuar si Bujar Nasufi.

“Më datë 12.01.2025, rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin B.N, rreth 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit. Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim pas veprimeve hetimore paraprake” – thuhet në një njoftim të policisë. ©LAPSI.al

The post Ekzekutohet një person tek “Pallati me shigjeta” në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

Paralizohet qarkullimi i mjeteve tek ”Pallati me Shigjeta”

By: redi
26 November 2024 at 17:27

Opozita e ka shtrirë protestën e saj, ose mosbindjen civile në 5 akse kryesore të kryeqytetit. Edhe te Pallati me Shigjeta është bllokuar qarkullimi i automjeteve. Por më e ashpër është situata te Rruga e Elbasanit. Protestuesit shtyjnë efektivët në mënyrë që të heqin kordonin policor, ndërkohë që ka edhe përplasje fizike mes tyre. ”Qytetarët s’mund të largohen me dhunë”,-tha me megafon demokrati…

Source

❌
❌