Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Sulmet nga inteligjenca iraniane, Krasniqi: Duhen akte zyrtare e jo statuse në Facebook

By: redi
8 August 2025 at 16:10

Nga Afrim Krasniqi Shqipëria është pjesë e vendeve nënshkruese të deklaratës të lëshuar nga 14 vende, përfshirë SHBA-të, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Francën dhe Kanadanë, përmes të cilës dënohen operacionet e shërbimeve inteligjente iraniane në territoret e tyre. Deklarata përfaqëson një akt të rëndësishëm politik për Shqipërinë dhe natyrisht edhe një dokument referues historik.

Source

Sot dita e Presidentit!

By: redi
24 July 2025 at 17:21

Nga Afrim Krasniqi Dita e Presidentit (Presidents’ Day)? Shqipëria nuk ka ditë, shumica e vendeve europiane nuk kanë ditë të tillë. SHBA po, e hëna e tretë e muajit shkurt. Lidhet me ditëlindjen e ish-Presidentit G.Washington. Presidentët amerikane votohen në nëntor, zgjidhen nga Kolegji në dhjetor dhe marrin detyrën në javën e tretë të muajit janar. Shqipëria? Ne kemi një datë “unifikuese”…

Source

“Qeveria fut në shkollë bashkitë: Një tjetër hap drejt centralizimit”

17 July 2025 at 16:48



Këshilli i Ministrave miratoi dje krijimin e Akademisë së Pushtetit Vendor. Struktura do të ketë formën e një organizate jo fitim-prurëse që parashikon të trajnojë administratën e bashkive në të gjitha nivelet, duke nisur nga kryetarët e deri tek punonjësit.

Financimi për këtë akademi do të sigurohet nga kontributi i të gjitha bashkive përmes kuotave, ndërsa qeveria do të mbulojë gjysmën e kostove për tre vitet e para. Marrëveshja me bashkitë do të ndërmjetësohet nga Arbjan Mazniku, Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, i cili së fundmi po etikohet edhe si “kryebashkiak” i Shqipërisë.

Agron Haxhimali, kreu i Shoqatës Shqiptare të Bashkive u shpreh sot publikisht se ky mekanizëm duket si një përpjekje për të spostuar rolin e shoqatave të pavarura e për t’i zëvendësuar ato me një organ të centralizuar të qeverisë.   

Kujtojmë se bashkitë e vendit së fundmi janë vënë në një shënjestër të një vale “shkarkimesh” nga Kryeministri Rama, veprim që ka ngritur shqetësime për ndarjen e pushtetit qendror nga ai vendor.

Afrim Krasniqi, drejtues i Institutit të Studimeve Politike i tha Citizens se ky  është një rast që na tregon se sa e rrezikshme është kur pushteti i një partie politike dhe i një politikani kapërcen limitet ligjore që i ka dhënë Kushtetuta e Shqipërisë.

“Kryetarët e bashkive janë të ndërvarur nga vullneti politik dhe deri diku i janë nënshtruar këtij vullneti politik të Kryeministrit. Në rastin konkret do të duhet që ndonjë nga bashkitë t’i adresohet Gjykatës Kushtetuese dhe duhet të kishte raste konkrete nga Shoqatat e Bashkive dhe do të duhet të kishte veprim të Departamentit të Administratës Publike dhe të komisionerëve që mbrojnë nëpunësit publik, civil, të drejtat e njeriut dhe konceptet e shtetit ligjor në Shqipëri” – nënvizoi ai.

Parimisht kjo qendër do të ndihmojë të rris kapacitetet dhe performancën e stafit, në kuadër të integrimit në BE, por ekspertët shprehin dyshime mbi këtë. Krasniqi shpjegon për Citizens se kjo nisëm e qeverisë vjen në kuadrin e një fushate përgatitje të pushtetit vendor në funksion të zgjedhjeve të ardhshme lokale në Shqipëri.

Krasniqi thekson se kemi një mbivendosje të strukturave, pasi aktualisht kemi shkollën shqiptare të administratës publike, shkollën e drejtorëve e kurse të ndryshme të detyruara për administratën.

“Bashkimi Evropian ka vite që ka investuar për koordinimin e çështjeve të integrimit për pushtetin vendor në Shqipëri, duke hapur zyra lokale dhe trajnime të vazhdueshme, ka projekte të mëdha ndërkombëtare, shumë më të mëdha në buxhet sesa projekti i ri” – shton Krasniqi.

Krasniqi sugjeron se do të ishte e udhës që qeveria të prezantonte një draft strategjie në Parlament, ku do të duhet të kishte debat mbi sfidat e qeverisjes vendore në 10 vitet e ardhshme.

“Qoftë historia e akademisë së barinjve dhe qoftë historia e akademia e administratës publike dhe pushtetit vendor, janë nisma që duhen marrë më rezervë, janë të përkohshme, nuk janë afatgjata, nuk mendoj që do jenë efektive, por mbushje e boshllëkut ditor të akteve politike” – përmbyll Krasniqi.

Shteti trajnon shtetin

Kjo nuk është akademia e vetme që ka lindur rishtazi në vend. Qeveria e Partisë Socialiste duket se vazhdimisht ka kontribuar në riaftësimin e kastës së saj politike, nuk dihet nëse kjo lidhet me faktin se një pjesë e konsiderueshme e figurave të saj identifikuese janë nën hetim, apo për teka të pajustifikueshme të liderit.

Nga 20 Qershori deri më Korrik u mbajt akademia politike ku u trajnuan deputetët e rinj të PS-së, të cilët fituan mandatin e deputetit në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Kjo akademi ofroi pesë module, të cilat kishin të bënin me rolin e deputetit dhe etika e përfaqësimit, funksionimin e parlamentit, marrëdhëniet ndërinstitucionale dhe ndërkombëtare, komunikimi politik, si dhe “PS dhe vizioni 2030”. Ndërsa lektorë kanë qenë emra me kontribut politik në parti si Fatmir Xhafaj, Erjon Braçe dhe Niko Peleshi, Olta Xhaçka etj.

Sipas PS – së kjo formë edukimi intelektual do të ndikojë për krijimin e një brezi të ri deputetësh që do të kontribuojnë me përkushtim për vizionin për vitet në vijim, deri më 2030.

Një vit më parë, në Prill të 2024, u krijua Akademia Politike e Partisë Socialiste të Shqipërisë. Aplikimet u hapën për të gjithë të rinjtë, për të mësuar më shumë mbi historinë, idetë dhe lëvizjet e partive progresiste. Shpesh të rinj të kësaj akademie kanë kontribuar në prodhimin e materialeve filmike për propagandën qeveritare, shpesh duke “zëvendësuar” edhe rolin e medias në funksion.Kjo akademia politike e cila fillimisht u përdor për të rinjtë, tashmë po përdoret për trajnimin e deputetëve të rinj, duke përdorur të njëjtat kanale online.

Në vitin 2021, ideja e Ministres së Bujqësisë Frida Krifca, për krijimin e një Akadmie për barinjtë e vendit. Pavarësisht reagimeve që ngjalli, qeveria i doli në mbrojtje kësaj ideje, por ajo nuk u materializua kurrë.

The post “Qeveria fut në shkollë bashkitë: Një tjetër hap drejt centralizimit” appeared first on Citizens.al.

PS drejt kontrollit të plotë legjislativ, çfarë do të thotë kjo për demokracinë?

13 May 2025 at 15:21

Për herë të parë në tre dekada, socialistët po shkojnë drejt një shumice të cilësuar në parlament me 82-84 mandate. Përballë një opozite të fragmentarizuar rezultati i jep asaj mundësinë për një kontroll të gjerë mbi proceset legjislative dhe institucionale në vend. Nisur nga përvoja politike, ekspertët e shohin me shqetësim këtë përqendrim pushteti.

Ashtu si në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, edhe në zgjedhjet e 11 majit 2025, opozita dështoi të paraqiste në fletën e votimit një koalicion gjithëpërfshirës, teksa partitë e reja sfiduan ndjeshëm “status-quo”-në e saj.

Ky polarizim i la rrugë një rezultati të thellë të Partisë Socialiste, e cila megjithëse mori thuajse të njëjtin numër votash me zgjedhjet e shkuara, siguroi numër më të lartë mandatesh.

Për herë të parë që prej vitit 1997, socialistët po shkojnë drejt një shumice të cilësuar në parlament. Asokohe në një parlament me 155 deputetë PS e drejtuar nga Fatos Nano siguronte 101 mandate përballë PD-së së Sali Berishës, e cila u ndëshkua me votë për krizën piramidale të periudhës janar-gusht.

Duke parë prirjen e votave të 11 majit 2025, legjislatura e XI-të mund të shohë rikthimin e PS-së në një “supermaxhorancë” të tillë – edhe pse jo fiks në numër për të përbërë 3/5 e Kuvendit për atë që konsiderohet si shumicë e cilësuar.

Sidoqoftë, për Lutfi Dervishin, gazetar dhe njohës i mirë i politikës, rikthimi i një situate të tillë në pushtetin legjislativ mund të ketë ndikim të madh për demokracinë e vendit.

“Kjo shumicë e madhe i jep qeverisë avantazh në miratimin e reformave dhe ligjeve, por gjithashtu, vë në pikëpyetje forcimin e institucioneve dhe cilësinë e demokracisë,” tha ai për Citizens.al.

Ngjashëm mendon dhe Afrim Krasniqi, studiues dhe drejtues i Institutit të Studimeve Politike (ISP). Sipas tij me një situatë të tillë mund të vihen në diskutim ligje apo reforma, të cilat janë miratuar apo kërkojnë shumicë të cilësuar në Kuvend.

“Ky është rasti i parë pas 20 viteve kur një parti politike ka numrin e nevojshëm të votave për të ndryshuar ligje specifike, siç quhen ligjet organike të tilla, me votat e saj, ose me aleatë siç mund të jetë rasti i PSD-së, e cila voton gjithmonë për PS-në,” komentoi Krasniqi.

Partia Socialdemokrate, e drejtuar nga Tom Doshi, rezultoi e para në Vaun e Dejës, teksa siguroi 2 mandate në qarkun e Shkodrës duke thyer raportet mes partive kryesore. Së bashku me një mandat në qarkun e Tiranës, PSD mund të përsërisë rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2021 ku fitoi 3 mandate.

Zakonisht, për ligjet bazë kërkohet shumicë e thjeshtë. Ndërsa për të ndryshuar kodet, ligjet që organizojnë pushtetin gjyqësor, prokurorinë apo dhe institucione të tjera nevojitet shumica e cilësuar.

Ngjashëm kërkohet shumicë e cilësuar për të emëruar anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë, Prokurorin e Përgjithshëm, Avokatin e Popullit, Kontrollin e Lartë të Shtetit etj.

Thënë këtë, një “supermaxhorancë” mundet t’i ndryshojë ligjet kyçe dhe të zgjasë kontrollin mbi institucionet më të larta të shtetit, pa pasur nevojë për gjetjen e një dakordësie me opozitën.

Këtë pikë, Dervishi e sheh me shqetësim, pasi rrezikohen balancat. Ai thotë në mënyrë figurative se “me gërshërën e madhe që mori më 11 maj, shumica socialiste mundet t’i presë më lehtë thonjtë SPAK-ut.”

Pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, përpara fushatës zgjedhore, Kryeministri Rama, mbajti një qasje të ashpër ndaj SPAK-ut duke paralajmëruar ndërhyrje për të ndryshuar kompetencat apo mënyrën se si kjo strukturë vepron.

Krasniqi sheh te ky paralajmërim ndërhyrjen në sistemin legjislativ për të hequr nga vlerësimi si vepër penale të “shpërdorimit të detyrës” nga zyrtarët.

“[Rama] nuk e ka fshehur asnjëherë prirjen për të larguar përgjegjësitë publike që vijnë nga zyrtarët e lartë, në lidhje me këtë vepër penale që është objekt i SPAK-ut,” thekson Krasniqi, sipas së cilit nëse PS ndërhyn për ta ndryshuar kuadrin ligjor do të deformonte të gjitha aktet që lidhen me funksionimin e SPAK-ut.

Një mazhorancë kaq e fortë numerikisht e ka më të lehtë edhe të ndryshojë Kushtetutën, e cila kërkon “2/3-at e votave”, pra 93 vota. Numrat e bëjnë më të lehtë për të negociuar duke ulur ndikimin e opozitës në situata të tilla.

Në këtë perspektivë, nisur nga përvoja e shkuar në zgjedhje ku PS është forcuar, prej 2017 qeveris e vetme, Krasniqi është i mendimit se rezultati tregon një cenim të besimit se vota mund të ndryshojë qeverisjen në Shqipëri.

“Është një lloj zhvillimi anti-historik në aspektin e qeverisjes dhe në aspektin e sovranitetit qytetar”, analizon Krasniqi, ndërsa shpjegon se kjo tregon që problemi është sistemi dhe se PS-ja ka krijuar “një lloj sistemi patronazhist që kontrollon gjithë territorin, kontrollon votën, kontrollon burimet shtetërore dhe si të tilla i përkthen këto në vota”.

Ndarja e mandateve në 34 vite sistem pluralist në Shqipëri

Zgjedhjet e para pluraliste në Shqipëri u zhvilluan në vitin 1991. PS, e cila ishte ende e organizuar si Partia e Punës e Shqipërisë (PPSH), fitoi 169 nga 250 mandate që kishte asokohe në total të Kuvendi – PD mori 75 mandate.

Mirëpo në zgjedhjet e parakohshme të vitit 1992, për Kuvendin e riformatuar me 140 mandate, PD fitoi bindshëm duke siguruar 92 deputetë, ndërsa PS u tkurr në 38, partitë e tjera: PSD 7, Partia Republikane 1, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut 2.

Zgjedhjet e vitit 1996, u shoqëruan me bojkot të pjesshëm të PS-së dhe aleatëve të saj, pasi PD kishte miratuar një kuadër ligjor që kufizonte pjesëmarrjen e ish-funksionarëve të sistemit komunist në proces. Për rrjedhojë, PD fitoi 122 mandate, por procesi, i cili u shoqërua me parregullsi, u kontestua ashpër.

Për shkak edhe të krizës politike dhe piramidale që pasoi këto zgjedhje, vendi shkoi në zgjedhje të parakohshme në vitin 1997 ku PS u kthye në pushtet duke fituar 101 mandate nga 155 të Kuvendit që u riorganizua.

Në zgjedhjet e vitit 2001, me mbështetjen e aleatëve të saj, PS ruajti pushtetin duke siguruar 73 nga 140 mandate.

Në vitin 2005, pushteti kaloi në duart e PD-së, e cila fitoi 56 mandate, ndërsa Partia Socialiste mori vetëm 42 mandate. PR fitoi 11, PSD 7 dhe Lëvizja Socialiste për Integrim fitoi 5.

Në zgjedhjet e vitit 2009, PS rriti numrin e mandateve në 65, por PD qëndroi në pushtet përmes një koalicioni me LSI, pasi asnjëra prej tyre nuk kishte shumicën e nevojshme për të qeverisur.

Ky koalicion u përmbys në zgjedhjet e vitit 2013, kur PS fitoi sërish 65 mandate, por arriti të formojë qeverinë përmes aleancës me LSI-në, duke çuar numrin e përgjithshëm të mandateve në 83.

Në vitin 2017, PS fitoi e vetme shumicën në Kuvend me 74 mandate dhe të njëjtin rezultat e përsëriti edhe në zgjedhjet e vitit 2021.

Rreziku i përqendrimit të pushtetit

Një parti që zotëron një shumicë kaq të gjerë në Kuvend e ka të lehtë të anashkalojë debatet parlamentare dhe të përjashtojë opozitën nga procesi vendimmarrës duke vënë kështu në rrezik sistemin demokratik.

Paralelisht “supermaxhoranca” mund të zbehë rolin e Presidentit, mund të çojë përpara reforma të njëanshme dhe të kthejë opozitën në një “lloj dekori”.

“Një shumicë prej 3/5 në Kuvend mund të jetë një shpatë me dy tehe. Njëra anë ofron stabilitet dhe efikasitet në qeverisje, ana tjetër përbën rrezik për minimin e institucioneve të pavarura,” shpjegon Lutfi Dervishi.

Në shumë raste, Kuvendi ka fuqinë të rrëzojë dekretet e Presidentit me shumicën prej 3/5, duke e reduktuar rolin e Kreut të Shtetit në një funksion kryesisht ceremonial.

Në këto kushte, reforma të rëndësishme si ato në drejtësi, procesin zgjedhor apo ndryshimet kushtetuese, mund të kalojnë pa dakordësi të gjerë dhe pa konsensus me opozitën.

Ky përqendrim i pushtetit krijon një realitet, ku shumica qeverisëse kontrollon edhe Kuvendin, duke e kthyer atë në një mekanizëm miratues të vendimeve të saj duke i zhbërë rolin kontrollues që ka parlamenti. Sipas Dervishit një situatë e tillë do ta kthente parlamentin “në noter të qeverisë dhe ndoshta zeron dhe debatet e brendshme”.

Për Afrim Krasniqin, një mazhorancë e tillë është “gati vrasëse” për konceptin e demokracisë.

“Edhe në kuadër integrimi, një numër i tillë votash, tregon që maxhoranca nuk do të ketë nevojë për opozitën. Ose do të ketë nevojë për një opozitë fasadë, që do të thotë nuk do të ndjejë asnjë lloj presioni për të pasur dakordësi politike për çdo lloj nisme që ajo mund të marrë në kuadër të procesit të integrimit dhe në përfaqësimin e Shqipërisë,” analizon Krasniqi.

Edhe Dervishi shpreh gjithashtu shqetësimin për dekurajimin e alternativave të reja politike dhe dobësimin e demokracisë pluraliste.

“Në kuadër të përafrimit me legjislacionin e BE-së, shumica nuk ka më nevojë për konsensus me opozitën,” thotë ai.

Në mungesë të balancave dhe kontrollit të vërtetë opozitar, një përqendrim i tillë i pushtetit mund të çojë në kapjen e institucioneve dhe në dobësimin e sistemit demokratik.

“Pyetja është ‘A do ta përdorë PS/Rama këtë fuqi për të forcuar institucionet demokratike, apo për të konsoliduar më tej kontrollin mbi to?’ Druaj se do të ndodhë kjo e dyta,” përmbyll Dervishi.

The post PS drejt kontrollit të plotë legjislativ, çfarë do të thotë kjo për demokracinë? appeared first on Citizens.al.

“Shenjë e keqe për demokracinë”: Kuvendi neglizhon raportimin e institucioneve

8 July 2025 at 06:51

Kuvendi i Shqipërisë mbylli të enjten punimet e legjislaturës së 10-të parlamentare duke votuar një dyzinë me ligje të propozuara nga qeveria, por duke lënë mënjanë raportimin e institucioneve të pavarura – kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj – një proces mbikëqyrës parlamentar që duhej të kryhej brenda muajit qershor, sipas detyrimit ligjor në […]

The post “Shenjë e keqe për demokracinë”: Kuvendi neglizhon raportimin e institucioneve appeared first on Reporter.al.

Hapja e kutive mund të sjellë pasoja të reja për integritetin e procesit zgjedhor

13 June 2025 at 08:53

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u rinumëruan të mërkurën 42 kutitë e qarkut Dibër në bazë të ankesës së kandidatit demokrat, Xhemal Gjunkshi me pretendimet për tjetërsim të votës preferenciale nga numëruesit. Në fund të rinumërimit, diferenca mes tij dhe kandidatit Përparim Spahiu të renditur para tij në listën preferenciale të PD-së u ngushtua nga […]

The post Hapja e kutive mund të sjellë pasoja të reja për integritetin e procesit zgjedhor appeared first on Reporter.al.

Shteti i Kosovës meriton shumë më tepër respekt, sesa rekorde botërore për të zgjedhur kreun e KUVENDIT

30 May 2025 at 12:34

Nga Afrim Krasniqi Të gjitha shtetet në rajonin tonë, ashtu si shtetet e sotme në botë, kanë prioritete emergjente. Jetojmë në kohë krizash të shumëfishta, kohë ndryshimesh në rendin europian dhe botëror, është e natyrshme që shtetet të rishikojnë agjendat e tyre dhe të përballen me sfidat drejt të ardhmes. Midis lajmeve ditore që vijnë […]

The post Shteti i Kosovës meriton shumë më tepër respekt, sesa rekorde botërore për të zgjedhur kreun e KUVENDIT appeared first on BoldNews.al.

Socialistët fitojnë votat e diasporës, duke mposhtur aspiratat e opozitës

21 May 2025 at 09:51

Vitin e kaluar, kur Edi Rama nisi të udhëtonte nëpër botë për t’iu drejtuar emigrantëve shqiptarë, ishte tashmë e qartë se kryeministri shqiptar po e merrte seriozisht votën e diasporës. Shqipëria kishte menduar për vite me radhë nëse do t’u jepte shqiptarëve jashtë vendit të drejtën për të votuar me postë; opsioni më në fund […]

The post Socialistët fitojnë votat e diasporës, duke mposhtur aspiratat e opozitës appeared first on Reporter.al.

A është realist premtimi i Edi Ramës për anëtarësim në BE në 2030?

14 April 2025 at 23:09

Në fund të marsit, kryeministri Edi Rama zbuloi një maket të një pasaporte të ardhshme të BE-së për Shqipërinë dhe u bëri thirrje votuesve në zgjedhjet e muajit të ardhshëm që t’i japin Partisë së tij Socialiste një mandat të katërt radhazi të paprecedentë për të siguruar pranimin e vendit në Bashkimin Evropian deri në […]

The post A është realist premtimi i Edi Ramës për anëtarësim në BE në 2030? appeared first on Reporter.al.

Oferta politike e PSD-së, e pandarë nga figura e Tom Doshit

13 April 2025 at 19:30

Me tre deputetë në parlament që mbështetën me votë qeverisjen e Partisë Socialiste, PSD futet në këtë fushatë me një program elektoral që fokusohet tek premtime sociale për një jetë me dinjitet, duke nisur nga fëmijët, pensionistët dhe familjet në nevojë, ndërsa përmban edhe nota kritike për qeverinë e udhëhequr nga Partia Socialiste. Programi i […]

The post Oferta politike e PSD-së, e pandarë nga figura e Tom Doshit appeared first on Reporter.al.

Elbasani dhe Durrësi, atje ku ndikon krimi në zgjedhje/ Harta e “zonave të kuqe” të 11 Majit

10 April 2025 at 22:39

I ftuar në A2 CNN, politologu Afrim Krasniqi, ka prezantuar Hartën e Riskut Elektoral, e cila ka funksion paralajmërues dhe orientues, si dhe është hartuar nga ekspertët e ISP-së me synimin për të prezantuar vlerësimet dhe risqet e mundshme elektorale në kuadër te zgjedhjeve parlamentare 2025. Sistemi i vlerësimit dhe krijimit të HRE është aplikuar […]

The post Elbasani dhe Durrësi, atje ku ndikon krimi në zgjedhje/ Harta e “zonave të kuqe” të 11 Majit appeared first on BoldNews.al.

Vota e diasporës mund ta shkundë politikën shqiptare, por partitë e mëdha ka gjasa të mbizotërojnë

28 March 2025 at 09:26

Bleon Hasani shpreson se zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri do të shënojnë fillimin e fundit të sistemit dypartiak në atdheun e tij. Ndërsa jeton në Gjermani, por ende një shtetas i Shqipërisë, 28-vjeçari Hasani ishte pjesë e një fushate vitin e kaluar duke lobuar në Shqipëri për t’u dhënë shqiptarëve të diasporës të drejtën e […]

The post Vota e diasporës mund ta shkundë politikën shqiptare, por partitë e mëdha ka gjasa të mbizotërojnë appeared first on Reporter.al.

“Shqipëria Madhështore”: A do të mbledhë vota trumpizmi në Tiranë?

28 March 2025 at 07:50

Sali Berisha, 80 vjeç, garon në zgjedhjet e 11 majit si kandidat për kryeministër duke kërkuar një rikthim për herë të tretë në pushtet, pasi shërbeu si president i vendit në vitet 1992-1996 dhe si kryeministër nga 2005-2013-ën. Partia Demokratike përjetoi një përçarje të fortë gjatë viteve të fundit dhe Berisha, një themelues i saj, […]

The post “Shqipëria Madhështore”: A do të mbledhë vota trumpizmi në Tiranë? appeared first on Reporter.al.

Financimi i partive politike dhe fushatave elektorale

5 March 2025 at 14:41

“Sa transparente janë financat e partive politike dhe si duhen monitoruar ato?”

I ftuar: Afrim Krasniqi, studiues dhe drejtues i Institutit për Studime Politike në bisedë me gazetaren Jona Plumbi

Në episodin e dytë të këtij Podcasti, studiuesi Afrim Krasniqi dhe gazetarja Jona Plumbi diskutojnë mbi pyetje të rëndësishme lidhur me financimin e partive politike, veçanërisht gjatë fushatave elektorale.

Afrim Krasniqi vlereson se kapacitetet e institucioneve dhe mënyrat e monitorimit të shpenzimeve të partive politike janë të pamjaftueshme dhe se financimi i politikës nga paratë e krimit është një nga problemet më urgjente që duhet adresuar menjëherë.

The post Financimi i partive politike dhe fushatave elektorale appeared first on Faktoje.al.

‘Keqkuptimi i madh’: Rama mohon ‘gjyqin politik’ por vë në pikëpyetje urdhrat e gjykatës

By: Ardit
25 February 2025 at 15:55

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) vendosi të martën 24 masa sigurie për punonjësit e Universitetit Bujqësor të Tiranës, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme SPAK. Ende pa dalë njoftimi zyrtar i SPAK, kryeministri Edi Rama njoftoi organizimin e një seance dëgjimore me grupin parlamentar të Partisë Socialiste dhe rektorin e […]

The post ‘Keqkuptimi i madh’: Rama mohon ‘gjyqin politik’ por vë në pikëpyetje urdhrat e gjykatës appeared first on BoldNews.al.

Ndryshime teknike të Kodit, PS-PD ‘humbasin’ shansin të bëjnë reformë zgjedhore

17 February 2025 at 07:37

Kuvendi pritet të miratoi këtë javë disa ndryshime të reja në Kodin Zgjedhor, vetëm 3 muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Këto ndryshime prekën vetëm aspekte teknike të ligjit duke lënë jashtë rekomandimet e OSBE-ODIHR-it për çështje të ndjeshme si transparenca e financimeve në fushatë dhe depolitizimi i procesit. Ndryshimet e miratura me konsensus […]

The post Ndryshime teknike të Kodit, PS-PD ‘humbasin’ shansin të bëjnë reformë zgjedhore appeared first on Reporter.al.

Arrestimi i Veliajt, politologet: Rama është i detyruar të mbrojë bashkëpunëtorin e tij

By: Ardit
11 February 2025 at 19:02

Studiues të jetës politike të Shqipërisë vlerësojnë se arrestimi i kryebashkiakut Erjon Veliaj ishte i pritshëm dhe se bashkia e Tiranës është një nga institucionet më problematike në raport me ligjet. Analistët Afrim Krasniqi dhe Ilir Kalemaj pohuan në intervista për Zërin e Amerikës se SPAK-u po tregon vendosmëri dhe paanshmëri në goditjen e aferave […]

The post Arrestimi i Veliajt, politologet: Rama është i detyruar të mbrojë bashkëpunëtorin e tij appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria në 2025: Zgjedhje parlamentare, por pa ‘alternativa’

6 January 2025 at 08:47

Shqipëria do të mbajë zgjedhjet parlamentare më 11 maj, ku Partia Socialiste në pushtet pritet të fitojë sërish, pasi forca kryesore opozitare, Partia Demokratike, është përfshirë në një krizë të gjatë, me përçarje midis grupeve rivale brenda partisë që kanë sjellë ndryshime në udhëheqje. Pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2021, Sali Berisha, një figurë […]

The post Shqipëria në 2025: Zgjedhje parlamentare, por pa ‘alternativa’ appeared first on Reporter.al.

Krasniqi: Në Shqipëri nuk egzistojnë parti politike të mirëfillta, jemi në modelin politik të Al Capones

5 December 2024 at 08:21

Analisti Afrim Krasniqi komentoi në Euronews Albania sondazhin e Datacentrum dhe Barometri lidhur me vlerësimin e qytetarëve për deputetët e Parlamentit të Shqipërisë.

Sipas tij në Shqipëri nuk egzistojnë parti politike të mirëfillta për shak të mënyrës së drejtimit dhe shumica e njerëzve e urrejnë parlamentin. Ai tha se deputeti është kthyer në një farë mënyre si kontrollues i territorit dhe kjo nuk është politikë por model i Al Capones ku nëse nuk ke përkrahjen e tyre nuk mund të kesh asgjë. Sipas tij ky sistem është klientelist dhe i kundërt me demokracinë, dhe e minon atë.

Krasniqi tha se kryetarët e partive nuk i duan individët e fortë dhe ndryshimi i sistemit zgjedhor nuk ndikon në cilësinë parlamentare, por vendi ndodhet në një krizë besimi pasi partitë nuk janë demokratike.

“Praktikisht në Shqipëri nuk egzistojnë partitë. PS, zgjedhjet e fundit i ka bërë në vitin 2009 ndërsa PD, shpresojmë të bëhet parti që ta kuptojmë ku është. Ne kemi krijuar një elitë politike e cila nuk është e votuar dhe nuk është cilësore. Kjo i ka bërë njerëzit që ta urrejnë parlamentin. Njeriun më të votuar të Tiranës, me numër rekord votash, nuk e njef njeri dhe vetëm 20-25 deputetë i ushtrojnë funksionet e tyre parlamentare”, tha analisti Krasniqi.

Ai u shpreh se në vend janë krijuar disa parcela sipas tij që nga Malësia e Madhe e deri në Gjirokastër, ku janë caktuar njerëz që u është lënë në pronësi zona.

“Ata nuk janë deputetë por individë që kontrollojnë territorin. Do të hysh në punë, do të marrësh tender, do të marrësh fonde, po të kesh një problem shëndetësor nuk e zgjidh dot pa mbështetjen e tyre. Ata janë modeli i Al Capones në politikë, ata kontrollojnë zonën dhe gjithçka atje. Nuk mund të kesh as biznesin tënd, nuk mund të mbijetosh, nuk mund të kesh sukses, nuk mund të kesh karrierë, nuk mund të sigurosh vend pune dhe asgjë nëse nuk ke përkrahjen e këtyre individëve, dhe për më keq kryetarët e partive këta i quajnë deputetë kampion. /Telegrafi/

The post Krasniqi: Në Shqipëri nuk egzistojnë parti politike të mirëfillta, jemi në modelin politik të Al Capones appeared first on Telegrafi.

❌
❌