Normal view
Gjermania planifikon të mbajë samit për shtrëngimin e politikës evropiane të migracionit
Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt do të mirëpresë kolegët nga vendet fqinje për bisedime mbi shtrëngimin e politikës evropiane të migracionit, në malin më të lartë të vendit, në Bavari më 18 korrik.
Takimi në Zugspitze, një majë 2 962 metra në kufirin gjermano-austriak, synon të “ofrojë së bashku një shtysë të rëndësishme për një politikë më të ashpër evropiane të migracionit”, sipas një vlerësimi nga Ministria e Brendshme gjermane.
Përveç ministrave të brendshëm të Francës, Polonisë, Austrisë, Danimarkës dhe Republikës Çeke, është ftuar të marrë pjesë edhe Komisioneri Evropian për Çështjet e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner.
Ministrat do të diskutojnë gjithashtu se si të luftohet më mirë trafikimi i qenieve njerëzore dhe deportimet në takim, i cili do të mbahet rreth 100 kilometra në jugperëndim të Mynihut.
Shtetet anëtare të BE-së kanë diskutuar prej kohësh shtrëngimin e mëtejshëm të rregullave të reja të Sistemit të Përbashkët të Azilit të Bashkimit Evropian, të njohur si GEAS, që do të zbatohen deri në vitin 2026.
Kalaja: SPAK është pjesë e organizatës kriminale për aferën e inceneratorit
-
- Politikat antiprodhim, si Rilindja e shndërroi Shqipërinë në vendin me koston më të lartë të jetesës
Politikat antiprodhim, si Rilindja e shndërroi Shqipërinë në vendin me koston më të lartë të jetesës
Nga Klodian Tomorri Në vitin 2014, Shqipëria ishte vendi i dytë me koston më të ulët të produkteve bazë në Europë, duke qenë pas vetëm Maqedonisë së Veriut. Sipas të dhënave zyrtare të Eurostat, në vitin e parë të qeverisjes socialiste në pushtet, çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkolike në Shqipëri ishin sa 68 për […]
The post Politikat antiprodhim, si Rilindja e shndërroi Shqipërinë në vendin me koston më të lartë të jetesës appeared first on BoldNews.al.
Monika Kryemadhi lë politikën për artin, shfaqet në xhirimet e një filmi (Video)
Ashtu edhe siç kishte paralajmëruar, Monika Kryemadhi ka nisur pasionin e saj të ri, atë të aktores.
Një video është publikuar së fundmi në rrjetet sociale, ku ish-drejtuesja e Partisë së Lirisë shfaqet duke diskutuar për skenën e radhës së filmit, që ende nuk ka një datë se kur do të shfaqet për publikun e gjerë.
Kryemadhi kishte bërë të ditur më herët në fillim të këtij viti se nuk do të ishte më pjesë e politikës, për të zbuluar një anë tjetër të saj.
The post Monika Kryemadhi lë politikën për artin, shfaqet në xhirimet e një filmi (Video) appeared first on Sot News | Lajme.
Rama: Plazhi i Spillesë, një tjetër perlë e bregdetit tonë
TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Plazhi i Spillesë ndodhet vetëm 15 km larg rrugës Durrës – Rrogozhinë dhe 20 km nga qyteti i Kavajës.
Me një bregdet me shtrirje të gjerë ranore, i kufizuar nga brezi i gjelbër i pishave, ky plazh zgjidhet çdo vit nga shumë pushues vendas dhe të huaj.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje të plazhit të mbushur plot me pushues, ndërsa e cilësoi “një tjetër perlë të bregdetit tonë”.
Spilleja, një fshat i vogël, i fshehur diku në bregdetin e Adriatikut, i njohur më shumë për plazhin e bukur dhe pyllin e lartë të pishave përgjatë tij, gjatë viteve të fundit është kthyer në pikë të rëndësishme turistike, ku numri i turistëve është shumëfishuar vit pas viti.
Plazhi i Spillesë njihet për atmosferën e tij të qetë dhe perëndimin e bukur të diellit.
Ky plazh me rërë ndodhet në një gji, kështu që uji është i qetë dhe relativisht i cekët.
/m.m//a.f/
The post Rama: Plazhi i Spillesë, një tjetër perlë e bregdetit tonë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
“130 mijë fletë votimi të papërdorura”, KQZ i kthen përgjigje PD-së: Ja pse del ky numër…
Meta ‘divorcohet’ nga Berisha: Në zgjedhjet lokale garojmë me siglën e Partisë së Lirisë!
Bardhi kërkesë urgjente Begajt: Ndaloni përfshirjen e Presidencës në procesin zgjedhor
Greqia ashpërson politikat ndaj emigrantëve , çdo bëhet me punëtorët sezonalë?
Qeveria greke ka njoftuar masa të reja më të ashpra kundër emigracionit të paligjshëm, duke planifikuar eliminimin e një rregulli që u lejonte emigrantëve të parregullt të aplikonin për leje qëndrimi pas shtatë vitesh qëndrimi në vend.
Ministri i Migracionit, Makis Voridis, deklaroi se kjo dispozitë është abuzuar dhe se nga tani e tutje “askush që ndodhet ilegalisht në Greqi nuk do të legalizohet kurrë”. Ai theksoi se çdo vit hyjnë ilegalisht rreth 55-65,000 emigrantë, gjysmës së të cilëve u jepet azil.
Projektligji i ri, i miratuar nga kabineti dhe që pritet të kalojë në Parlament në qershor, parashikon dënim me burg deri në pesë vjet për hyrje dhe qëndrim të paligjshëm. Gjithashtu, paraburgimi para deportimit do të zgjatet deri në dy vjet nga maksimumi aktual prej 18 muajsh. Në vitin 2024, policia greke arrestoi 74,000 migrantë të parregullt, por arriti të dëbojë vetëm 2,500. Ministri tha se shumë prej tyre pretendojnë identitete të rreme për të shtyrë procesin e deportimit.
Ndërkohë, për të përmbushur nevojat ekonomike dhe mungesën e fuqisë punëtore, rreth 200,000 punëtorë sipas Bankës së Greqisë, qeveria do të paraqesë deri në korrik rregullore të reja që inkurajojnë emigrimin e ligjshëm
The post Greqia ashpërson politikat ndaj emigrantëve , çdo bëhet me punëtorët sezonalë? appeared first on Sot News | Lajme.
Xhaja: Shqipëria e përkushtuar ndaj standardeve evropiane në luftën kundër pasurive të paligjshme
TIRANË, 29 maj /ATSH/ Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), Risena Xhaja, mori pjesë në Forumin e Katërt Ligjor BE-Partneriteti Lindor, i cili u mbajt në Varshavë, Poloni.
Ky forum mblodhi përfaqësues të nivelit të lartë nga institucionet shtetërore, agjencitë e zbatimit të ligjit dhe organizatat ndërkombëtare për të diskutuar rreth forcimit praktikave më të mira për rikuperimin dhe administrimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar në vendet e rajonit dhe më gjerë.
Gjatë fjalës së saj, Xhaja prezantoi përvojën dhe praktikat që AAPSK ka zhvilluar në administrimin efektiv të pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara në Shqipëri, si një komponent thelbësor në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ajo theksoi rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të Agjencisë në sigurimin e integritetit dhe transparencës së procesit të administrimit të pasurive, duke vënë në dukje progresin e bërë me hartimin e Manualit të Procedurave për Menaxhimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, një dokument kyç që standardizon hapat institucionalë dhe garanton një trajtim të barabartë dhe ligjor për çdo kategori pasurie të administruar nga AAPSK.
“Nëpërmjet këtij manuali, ne krijojmë një kornizë të qartë për administrimin e pasurive, që përfshin procedura të hollësishme për marrjen në administrim, ruajtjen, përdorimin e përkohshëm, apo shitjen e pasurive në përputhje me vendimet e organeve kompetente”, deklaroi Xhaja. “Ky është një hap vendimtar drejt rritjes së profesionalizimit dhe harmonizimit të praktikave tona me standardet e Bashkimit Evropian”.
Në vijim, ajo u ndal edhe te sfidat që lidhen me menaxhimin e pasurive komplekse si biznese aktive apo pasuri me vlerë të lartë dhe nevojën për bashkëpunim të ngushtë me institucionet e drejtësisë, Policinë, Tatimet dhe njësitë hetimore financiare për një proces efikas dhe të paanshëm.
Kryeadministratorja e AAPSK vuri gjithashtu në dukje rëndësinë e ndarjes së përvojave midis vendeve pjesëmarrëse dhe nevojën për të thelluar më tej bashkëpunimin rajonal, me qëllim ngritjen e kapaciteteve teknike dhe institucionale në këtë fushë.
Pjesëmarrja e AAPSK në këtë forum nënvizon angazhimin e Shqipërisë për të qenë pjesë aktive e përpjekjeve ndërkombëtare në luftën kundër pasurive të paligjshme dhe për të avancuar në përmbushjen e prioriteteve të integrimit evropian, përmes forcimit të shtetit të së drejtës dhe përmirësimit të mekanizmave të luftës kundër krimit të organizuar.
/r.e/
The post Xhaja: Shqipëria e përkushtuar ndaj standardeve evropiane në luftën kundër pasurive të paligjshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
PD ankimon rezultatin: Të përsëriten zgjedhjet në Durrës dhe Lezhë
-
- Endrit Braimllari reagon pas akuzave të Metës: Emri im s’mund t’i mbulojë dot hallet që kanë me drejtësinë
Endrit Braimllari reagon pas akuzave të Metës: Emri im s’mund t’i mbulojë dot hallet që kanë me drejtësinë
Kur i mbaron “mandati”? Berisha zbulon kur do të largohet nga politika
Kreu i PD Sali Berisha, i pyetur nga gazetari Osman Stafa, se kur do t’i mbarojë “mandati i misionarit”, ka deklaruar se do të largohet vetëm kur të arrijë që shqiptarët të votojnë të lirë.
Sipas tij, kjo arrihet vetëm nëse qytetarët do të shpëtojnë nga narko-shteti, ndërsa shton se beteja e vërtetë nis tashmë pas farsës elektorale të 11 majit.
“Po të marrësh të gjithë betejën time, e kam bërë për shqiptarët. Betejën në PD e bëra që të votojnë demokratët dhe mos ua kontrollojë kush kryetarin. Betejën po e bëj që shqiptarët të kenë zgjedhje të drejta.
Misioni im mbaron ditën kur shqiptarët do të votojnë të lirë. Me këtë narko-shtet shqiptarët kurrë nuk do të mund të votojnë të lirë pa i çliruar prej tij. Lufta e vërtetë nis pas farsës së zgjedhjeve”, u shpreh ai.
The post Kur i mbaron “mandati”? Berisha zbulon kur do të largohet nga politika appeared first on Albeu.com.
-
- “Nuk besoj që ka dal tym i bardhë”, Krasniqi: Më shumë problem politik sesa juridik, momenti që presidentja t’i drejtohet Kushtetueses
“Nuk besoj që ka dal tym i bardhë”, Krasniqi: Më shumë problem politik sesa juridik, momenti që presidentja t’i drejtohet Kushtetueses
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pas përfundimit të takimit me presidenten e vendit, Vjosa Osmani tha se ngërçi në të cilën ndodhet vendi më shumë është problem politik, sesa juridik.
Krasniqi tha se nuk ka risi nga takimi, ndërsa sipas tij, momenti që presidentja Vjosa Osmani t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese është tash ose afër.
“Po ndalem me ju fol edhe njëherë më shumë për shkak të respektit dhe punës që po bëni sesa që kam diçka të re për të thënë…Ne shkuam në takim me i shpreh qëndrime tona… me dhënë kontributin… nuk besoj që ka dal tym i bardh, siç po shihet…. a pe shihni që ka tym diku”, u shpreh Krasniqi, kur u pyet nëse ka diçka risi nga takimi.
Krasniqi përsëriti qëndrimin e PDK-së se kandidatja e LVV-së, Albulena Haxhiu nuk i ka dhe nuk do t’i ketë votat për kryetare të Kuvendit, raporton Telegrafi.
“Në takim në emër të PDK-së kërkova që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti të ndryshojë kandidaten, të vijë me një propozim që ka mjaft në grupin e tij parlamentar që e marrin shumicën parlamentare. Një gjë e tillë nuk pres që do të ndodh, andaj fatkeqësisht jemi në situatën pothuajse të njëjtë, megjithatë këtë takim duhet ta shohim si një hap para, një përpjeke shtesë për të gjetur një rrugë zgjidhje”, tha ai.
Tutje, kryetari i PDK-së tha se është koshient që ngërçi aktual më shumë është problem politik, sesa juridik.
“Ju njoftoj po ashtu se kam propozuar që presidentja në zbatim të përgjegjësive kushtetuese… ku kërkohet ose obligohet që të garantojë funksionimin kushtetues të institucioneve që në një moment, kur te vlerëson, e besoj që ai moment tashmë është këtu apo është afër që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për krejt procesin zgjedhor në mënyrë që të kemi një rrugëdalje”
The post “Nuk besoj që ka dal tym i bardhë”, Krasniqi: Më shumë problem politik sesa juridik, momenti që presidentja t’i drejtohet Kushtetueses appeared first on Albeu.com.
-
- ‘Politika duhet vendosur përpara përgjegjësive’/ Anëtarja e Këshillit Kordinues të Diasporës, Hyka: PS luajti edhe…
‘Politika duhet vendosur përpara përgjegjësive’/ Anëtarja e Këshillit Kordinues të Diasporës, Hyka: PS luajti edhe…
Anëtarja e Këshillit Kordinues të Diasporës, Anila Hyka e ftuar në një intervistë televizive, foli për situatën aktuale në vend me zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Hyka u shpreh se ka munguar debati, dhe se sipas saj ajo që është vënë re edhe në debate televizive kanë qenë të pranishëm vetëm liderë.
“Ka një tendencë që dominonte 5, PD herë pas herë dukej sikur kishte ekuilibër. Koha ka qenë shumë e shkurtër për të gjitha partitë për të shpalosur programin. Edhe shqiptarët që jetojnë jashtë nuk janë komplet të shkëputur. Por unë them se ka edhe një tjetër faktor. Është kërkuar edhe një debat. Një debat për të parë sesi përplasen problematikat, programet. Pra kemi parë liderë, në media… Edhe mediat besoj se patën pak faj. Pse duhet të ishin vetëm dy parti.
Pasi duhej të lancohej edhe të gjitha partitë e tjera…Disa debate kanë nisur edhe përpara se të fillonte fushata. Debati nuk bëhet me sharje, apo të “palare personale”. Duhet debati tematika. Edhe në intervistat e fundit me liderë i kam parë…Nuk bëheshin pyetje për të ardhmen…PS luajti edhe me kartën e Europës dhe askush nuk ia kuptoi që karta e Europës është e rëndësishme sidomos për shqiptarët që janë në Europë. Dhe më pas u hodh apo u intestua me koncerte, me fjalime që kanë patur liderët e mëdhenj. Për partitë e vogla hapësira ka qenë shumë e vogël…Unë them që ne duhet të gjejmë një format tjetër si grupe interesi dhe t’i kërkojmë politikës, ta vendosim përpara një përgjegjësie”, tha Hyka.
The post ‘Politika duhet vendosur përpara përgjegjësive’/ Anëtarja e Këshillit Kordinues të Diasporës, Hyka: PS luajti edhe… appeared first on Sot News | Lajme.
-
- Berisha: SHBA përmes Departamentit të Shtetit, përcollën tek shqiptarët frymën e ndryshimit, ne duhet t’i përgjigjemi këtij apeli
Berisha: SHBA përmes Departamentit të Shtetit, përcollën tek shqiptarët frymën e ndryshimit, ne duhet t’i përgjigjemi këtij apeli
Berisha flet për “non gratën”: Trump i preu kokën gjarprit të Soros në Uashington
Kur do tërhiqesh përfundimisht nga politika? Berisha jep përgjigjen
Pas humbjes së zgjedhjeve në vitin 2013, Sali Berisha u tërhoq si kryetar i Partisë Demokratike dhe nga çdo funksion tjetër, duke qëndruar vetëm si deputet. Ai u rikthye sërish në qendër të politikës shqiptare në vitin 2021 kur u shpall “non grata” nga SHBA dhe kur Lulzim Basha, kryetar i PD në atë kohë, e përjashtoi nga partia.
Pas betejës politike brenda radhëve blu, Sali Berisha arriti të votohej sërish si kryetar i PD-së dhe të mblidhte shumicën e demokratëve pas përçarjes së madhe, teksa sot PD-ja udhëheq koalicionin opozitar duke kërkuar të fitojë zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Por kur mendon Sali Berisha që të tërhiqet, duke pasur parasysh edhe lajmin e fundit nga SHBA që Departamenti Amerikan i Shtetit nën administratën Trump e konsideron “vendim politik” të administratës Biden dhe ish-Sekretarit Blinken vendosjen “non grata” ndaj tij? Kësaj pyetje, Sali Berisha i ka dhënë një përgjigje të sinqertë në emisionin Opinion në Tv Klan, ku ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të enjteje.
“Në betejën time kundër diktaturës së parë unë kisha një koncept: Kur shihja mbështetjen që kishte diktatura unë konsideroja psikologjinë e përgjithshme shoqërore një akullnajë. Dhe mendoja që duhet të bëjmë gjithçka për të shkrirë akullin dhe për të nxjerrë njerëzit nga ngrirja. Edhe këtu adhurimi për Amerikën ishte gjëja më e ligjshme. Kjo çliron mendjet, edhe mendjet e fundit të asaj që njerëzit mund të kenë menduar që jo nuk e ka të drejtë Berisha. Është një mbështetje shumë e fuqishme.
Të tërhiqem? Misionari tërhiqet vetëm nga një faktor, Zoti i madh. Vetëm Zoti tërheq një misionar. Zoti e tërheq misionarin. Misionari, Zotin nuk mund ta tradhtojë kurrë. Ai që nis një mision në kushtet më të pabarabarta, ai si shpresë dhe besim të vetën në radhë të parë ka Zotin” – tha Berisha. ©LAPSI.al
The post Kur do tërhiqesh përfundimisht nga politika? Berisha jep përgjigjen appeared first on Lapsi.al.
Kur do të tërhiqet nga politika? Berisha: Vetëm nga Zoti i madh!
Pas humbjes së zgjedhjeve në vitin 2013, Sali Berisha u tërhoq si kryetar i Partisë Demokratike dhe nga çdo funksion tjetër, duke qëndruar vetëm si deputet. Ai u rikthye sërish në qendër të politikës shqiptare në vitin 2021 kur u shpall non grata nga SHBA dhe kur Lulzim Basha, kryetar i PD në atë kohë, […]
The post Kur do të tërhiqet nga politika? Berisha: Vetëm nga Zoti i madh! appeared first on BoldNews.al.