Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 July 2025Main stream

Parku i Drilonit, oaz qetësie dhe bukurie natyrore që të magjeps

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Në skajin juglindor të Shqipërisë, vetëm pak minuta larg qytetit të Pogradecit, ndodhet një nga perlat më të çmuara të turizmit natyror: Parku i Drilonit.

Ky vend i rrallë është kthyer prej vitesh në një nga destinacionet më të preferuara për vizitorët vendas dhe të huaj, falë gjelbërimit të dendur, burimeve të kristalta dhe faunës së pasur ujore.

Sapo hyn në park, ndjen menjëherë qetësinë që mbizotëron. Rrugicat e shtruara me gurë kalojnë nën hijen e plepave shumëvjeçarë, ndërsa zhurma e lehtë e gjetheve që përplasen nga era krijon një atmosferë të veçantë çlodhjeje.

Burimet natyrore të Drilonit, të cilat furnizojnë direkt liqenin e Pogradecit, përshkojnë parkun përmes kanaleve të qeta ku notojnë shpendët dhe mjellmat e bardha.

Turistët ndalen shpesh për të fotografuar këtë bukuri natyrore, ndërsa fëmijët ndjekin me sy zogjtë që lëvizin lirshëm mbi ujë.

Prania e kafeneve tradicionale buzë kanaleve të liqenit e bën përvojën edhe më të këndshme për vizitorët që duan të shijojnë një pije nën freskinë e pemëve dhe zërat e natyrës.

Driloni është një destinacion që çdo vit tërheq mijëra vizitorë që kërkojnë pak qetësi, bukuri dhe frymëzim. Për ata që duan të largohen për pak nga zhurma e qyteteve, Driloni mbetet një zgjedhje ideale për relaks dhe kontakt të drejtpërdrejtë me natyrën e paprekur të Shqipërisë juglindore.

Pranë Drilonit është edhe fshati Tushemisht me “Zonjën nga qyteti”, i cili së bashku me Parkun natyror të Drilonit janë shndërruar në një pol të ri ekoturistik jo vetëm për Pogradecin, por edhe për Korçën.

Driloni apo Voloreka siç e quajnë pogradecarët, vetëm 6 km larg Pogradecit, është një nga mrekullitë natyrore dhe një nga atraksionet më të bukura në vendin tonë, ku investimet e realizuara me ndërtimin e rreth 4 mijë metra rrugica për këmbësorët që kanë zgjeruar sipërfaqen e parkut, kanë nxjerr më në pah potencialin turistik të kësaj zone.

Driloni është një burim karstik që përbëhet nga tri vija uji që rrjedhin për t’u derdhur disa dhjetëra metra më tej, në bregun juglindor të liqenit. Njëri prej tyre, ai më kryesori, krijon një basen të madh ujor, ku mund të shëtitësh, vozitësh me varkë, të shijosh bukuritë e florës dhe faunës së pasur.

Rrugicat e ndërtuara lidhin të gjithë sipërfaqen nga burimet e Drilonit në fshatin Gurras, deri në shëtitoren përgjatë liqenit të Ohrit.

Sipërfaqja ku shtrihet shëtitorja e Tushemishtit dhe Parku i Drilonit është shumëfishuar në 150 hektarë, e gjitha në funksion të turizmit, me 13 ura të reja, shëtitore, korsi biçikletash, 8 mijë pemë të mbjella, 5 km gjatësi e lundrueshme me varkë.

Driloni i Pogradecit Foto: Florjan Abazaj
1 nga 14

/gj.m//r.e//a.f/

The post Parku i Drilonit, oaz qetësie dhe bukurie natyrore që të magjeps appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Yesterday — 11 July 2025Main stream

Mbytet turistja ukrainase në Vlorë, në gjendje të rëndë vajza e saj

By: user 8
11 July 2025 at 15:23

Një turiste ukrainase ka humbur jetën në Vlorë ndërsa vajza e saj ndodhet në gjendeje të rëndë. Gruaja dhe vajza e saj ishin futur në det për tu larë ku rrezikonin mbytjen, por ishin qytetarët aty që i nxorrën nga uji.

Fatkeqësisht 43 vjeçarja humbi jetën. Ajo u dërgua pa shenja jete në spitalin e Vlorës. Ndërkohë vajza e saj ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas rrëfimeve të qytetarit që u fut në det për të shpëtuar turistët, si dhe pushuesve të tjerë, ambulanca erdhi të paktën gjysmë orë me vonesë për shkak të trafikut të rënduar në zonën e Lungomares. Raportohet se plazhi privat ku po pushonin dy tyristet nuk kishte roje bregdetare.

The post Mbytet turistja ukrainase në Vlorë, në gjendje të rëndë vajza e saj appeared first on Lapsi.al.

Mbytja e turistes ukrainase në Vlorë/ Shefi i Reanimacionit: 44-vjeçarja erdhi pa shenja jete

11 July 2025 at 15:17

Një ngjarje e rëndë u regjistrua sot në qytetin e Vlorës, ku një turiste ukrainase ndërroi jetë pasi u mbyt në det, ndërsa vajza e saj ndodhet ende në spital.

Në lidhje me këtë incident Edmond Breshanaj, shefi i Reanimacionit në spitalin e Vlorës thotë se turistja 44-vjeçare erdhi pa shenje jete.

“Të dyja nënë e bijë erdhën në spital rreth orës 12:00 në gjendje shumë të rëndë. Pacientja 44-vjeçare erdhi pa shenja jeta, bëmë çdo gjë por nuk arritëm ta rikthenim në jetë.

Vajza 18-vjeçare edhe ajo erdhi në gjendje kome, po pas ndërhyrjes filloi të reagonte pas një ore- pasi tensioni i shkoi 11. Tani gjendja e vajzës është e qëndrueshme, ka mundësi që të mbijetojë”, tha Edmond Breshanaj.

The post Mbytja e turistes ukrainase në Vlorë/ Shefi i Reanimacionit: 44-vjeçarja erdhi pa shenja jete appeared first on Sot News | Lajme.

Turistët shijojnë freskinë e Syrit të Kaltër në Sarandë

TIRANË, 11 korrik/ATSH/ “Syri i kaltër” në Sarandë, i cilësuar si parajsa natyrore në zemër të Shqipërisë, vijon të tërheqë një numër të lartë turistësh, sidomos gjatë sezonit veror.

Ai ndodhet pranë fshatit Muzinë, pranë rrugës nacionale Delvinë-Gjirokastër, rreth 30 minuta larg nga Saranda.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga momentet që turistët kalojnë në këtë pikë turistike.

“Me freskinë që ofron Syri i Kaltër në Sarandë”, shkruan Rama.

Turistët ndalen në këtë pikë turistike, fotografojnë, shijojnë ujin e burimeve që rrjedhin, si dhe gatimet në dy lokalet turistike që ndodhen në park. Nuk mungojnë edhe të rinjtë guximtarë që hidhen në ujin e ftohtë të burimit për t’u larë.

“Syri i kaltër” është burimi më i madh dhe më i bukur i Shqipërisë, që gëzon statusin Monument Natyre. Thellësia e tij arrin deri në 45 metra. Ai është burim me ujëra të freskëta dhe të ëmbla, i rrethuar me bimësi të dendur dhe me gjelbërim të përhershëm.

Ai është një pasuri natyrore e Shqipërisë, i cili me vendimet e muajit janar 2022 ka marrë një status më të lartë mbrojtjeje, atë të Parkut Natyror, me një sipërfaqe të rritur në 293 hektarë, për të mbrojtur më mirë Monumentin e Natyrës me të njëjtin emër që mban brenda parkut.

Pamje nga Syri i Kaltër në Sarandë
1 nga 9
Syri i Kaltër, Sarandë
Syri i Kaltër, Sarandë
Syri i Kaltër, Sarandë
Syri i Kaltër, Sarandë
Syri i Kaltër, Sarandë
Syri i Kaltër, Sarandë
Syri i Kaltër, Sarandë
Syri i Kaltër, Sarandë
Syri i Kaltër, Sarandë

/k.s//r.e//a.f/

The post Turistët shijojnë freskinë e Syrit të Kaltër në Sarandë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Rama ndan foto nga plazhi i Porto Palermos

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Plazhi i Porto Palermos është një nga zonat më të bukura të bregdetit shqiptar, mes ujërave të kristalta të Jonit.

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ndau disa foto nga plazhi i Porto Palermos, ku natyra e paprekur plotëson një ofertë të përkryer për të gjithë vizitorët, qofshin vendas apo të huaj.

Plazhi ka një pamje spektakolare, me guralecë të bardhë, me ujëra të kristalta dhe në krye një kala 200-vjeçare.

Ajo njihet me dy emra, kalaja e Porto-Palermos ose kalaja e Ali Pashë Tepelenës.

Në stinën e verës plazhi mbetet një destinacion mjaft tërheqës për të gjithë vizitorët që kërkojnë qetësinë, freskinë, historinë e bukurinë e pamasë që Porto Palermo ofron.

/m.q/j.p/

The post Rama ndan foto nga plazhi i Porto Palermos appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

U mbyt duke shpëtuar dy turistë, vijojnë kërkimet për trupin e kapitenit në Shkodër

By: user 11
9 July 2025 at 08:33

Vijojnë edhe sot kërkimet për trupin e kapitenit të një anijeje turistike, i cili u mbyt të martën në liqenin e Shkodrës gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë. Dyshohet se 51-vjeçari Arben Alamani humbi jetën gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë. Forcat polumbare të FNSH-së, së bashku me punonjës të bashkisë po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të tij.

Turistët janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore

The post U mbyt duke shpëtuar dy turistë, vijojnë kërkimet për trupin e kapitenit në Shkodër appeared first on Lapsi.al.

VIDEO/ Fluks turistësh, qindra pasagjerë ‘zbarkojnë’ në Vlorë

6 July 2025 at 09:43

VLORË- Fundjavat sjellin fluks peshuesish në Vlorë, mbi 600 pasagjerë mbërrijnë nga Italia. E diela regjistron numrin më të lartë të mbërritur në portin e Vlorës deri më tani.

Sezoni turistik në Vlorë po hyn në kulmin e tij, ndërsa fundjavat po shënojnë rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve dhe pushuesve që vijnë në qytetin bregdetar.

Përveç turistëve vendas dhe të huaj, këtë vit vihet re edhe një prani e madhe e emigrantëve shqiptarë, kryesisht nga Italia, të cilët kanë zgjedhur që pushimet verore t’i kalojnë pranë familjeve të tyre në atdhe.

Vetëm mëngjesin e së dielës, në portin e Vlorës kanë mbërritur mbi 600 pasagjerë me tragete nga portet italiane. Sipas autoriteteve portuale, pritet që ky trend të vijojë në rritje përgjatë gjithë muajve korrik dhe gusht.

Shumë prej tyre janë emigrantë që jetojnë prej vitesh në shtetin fqinj, të cilët këtë verë kanë vendosur t’i kalojnë pushimet në Shqipëri, jo vetëm për të qenë pranë familjarëve, por edhe për të shijuar bregdetin, natyrën dhe ofertat turistike që ofron Vlorë dhe rrethinat e saj.

Berati me turistë në çdo stinë, mbi 370 mijë nga janari deri në maj

TIRANË, 6 korrik/ATSH/ Berati mbetet tërheqës për vizitorët e huaj dhe ata vendas, jo vetëm për bukuritë historike, por edhe për ofertat e pasura të agroturizmit dhe përvojat autentike që ofron.

Drejtoresha e Turizmit dhe Aktiviteteve në bashkinë e Beratit, Silvi Merdani tha për ATSH-në se “gjatë periudhës janar-maj 2025 qyteti ka pritur rreth 370 mijë turistë, një rritje e dukshme prej 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”.

Sipas saj, shifrat e turistëve nuk janë të vetmet që reflektojnë rritje.

“Netqëndrimet gjithashtu janë në rritje, aktivitetet ku turistët përfshihen janë në rritje. Përveç vizitave në monumentet historike, apo turizmit të aventurës, turistët mund të marrin pjesë në degustime vere, ekspozita artizanale dhe ngjarje folklorike që sjellin në jetë traditat e pasura të rajonit”, theksoi Merdani.

Merdani u shpreh se “bashkia e Beratit po organizon një sërë aktivitetesh, të cilat, si çdo vit, ndikojnë në rritjen e fluksit të vizitorëve”.

“Më e bukura është se në Berat nuk ka më nisje dhe as mbyllje të sezonit. Turistët e zgjedhin në çdo ditë të vitit, se kurdoherë ka shumë për të ofruar. Ndër atraksionet më të vizituara vijojnë të jenë Kalaja, lagjet muzeale “Goricë” dhe “Mangalem”, ndërsa në qark më të vizituarat janë Kanionet e Osumit, kantinat e qytetit, muzeumet Onufri, Etnografik etj.”, shtoi Merdani.

Arkitektura interesante e Beratit dhe trashëgimia që mbart e bëjnë këtë qytet vërtetë të rrallë dhe ndër më të vizituarit në vend.

1 nga 5

/k.s/j.p/r.e/

The post Berati me turistë në çdo stinë, mbi 370 mijë nga janari deri në maj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjirokastër, kalaja tërheq turistët, regjistron 100 mijë vizitorë

5 July 2025 at 16:49

Kalaja e Gjirokastrës përgjatë këtij viti ka regjistruar 100 mijë vizitorë duke qenë ndër monumentet e kulturës më të frekuentuara në vendin tonë. Kalaja një “Monument kulture” me vlera të veçanta vetëm gjatë muajit qershor mirëpriti 40 mijë turistë ndërsa vazhdon të jetë destinacioni kryesor kulturor në jug të Shqipërisë. Vizitorët vlerësojnë historinë dhe arkitekturën e kalasë së gurtë.

“Jam nga Polonia, hera ime e parë që ndodhem këtu. Qyteti është shumë, shumë interesant. Më pëlqeu shumë kalaja sepse mund t’i ikësh edhe pak diellit. Monumenti është shumë informativ dhe patjetër është një rekomandim shumë i mirë për verën në Gjirokastër”, thotë një turist.

“Unë vij nga Gjermania. Kalaja ka një hije të rëndë dhe mbresëlënëse që e vëren edhe kur del nga korridori në oborr e sidomos duke dëgjuar historinë interesante që ka”, shprehet një tjetër.

E integruar në strukturën historike të qytetit muze të Gjirokastrës pasuri botërore e UNESCO-s, kalaja mbetet një nga monumentet më përfaqësuese të trashëgimisë kulturore shqiptare.

 

 

 

The post Gjirokastër, kalaja tërheq turistët, regjistron 100 mijë vizitorë appeared first on Euronews Albania.

Voskopoja, një nga thesaret më të bukura shqiptare që mikpret vizitorë çdo ditë të vitit


TIRANË, 5 korrik /ATSH/ Fshati turistik i Voskopojës në Korçë, mbetet një nga qendrat më të rëndësishme kulturore, artistike e historike të Ballkanit, një perlë e kulturës ballkanike dhe evropiane.

Ky fshat malor ofron mundësi për të shijuar natyrën, kulturën dhe historinë dhe mund të vizitohet çdo periudhë të vitit pasi secila stinë sjell një përvojë të veçantë.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, në një postim në rrjetet sociale ndau sot pamje nga turistët e shumtë që po vizitojnë kishat dhe manastiret në zonë.

Gonxhja thekson se Voskpoja është “një nga thesaret më të bukura të juglindjes shqiptare që mikpret vizitorë çdo ditë të vitit”, shkruan Gonxhja.

E veçanta e Voskopojës, janë objektet e kultit, kishat, të cilat i kanë shpëtuar deri diku rrënimit dhe këto janë: ”Shën Nikolla”, ”Shën Maria”, ”Shën Ilia”, manastiri i ”Shën Prodhromit”, ”Shën Thanasi”, ”Shën Mehilli”, të cilat janë monument kulture të kategorisë I dhe për të cilat në vazhdimësi është treguar kujdes për t’i restauruar dhe për t’i ruajtur vlerat arkitekturore të këtyre monumenteve.

Në fshatin turistik të Voskopojës, përveç bukurisë, argëtimit me dëborën shijohen edhe gatime tradicionale si lakrorët e ushqime të tjera me produkte bio të prodhuara në fshat.

1 nga 5

/gj.m//a.f/

The post Voskopoja, një nga thesaret më të bukura shqiptare që mikpret vizitorë çdo ditë të vitit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja: Në Sinagogën Antike në Sarandë dhe Parkun Arkeologjik të Orikumit, turistët njihen me gjurmët e qytetërimeve të lashta

TIRANË, 29 qershor /ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, theksoi sot rëndësinë e ndërtimit të një turizmi gjithëpërfshirës që bashkon bukuritë natyrore me trashëgiminë kulturore.

Gonxhja ndau foto nga turistë të shumtë që vizitojnë vendin tonë jo vetëm për plazh, por edhe për sitet arkeologjike.

“Jo vetëm plazh, por edhe trashëgimi kulturore! Saranda dhe Orikumi nuk ofrojnë vetëm detin, por edhe thesare të rralla historike”, shkruan Gonxhja në rrjetet sociale.

“Në Sinagogën Antike në Sarandë dhe Parkun Arkeologjik të Orikumit, turistët njihen me gjurmët e qytetërimeve të lashta që e bëjnë bregdetin shqiptar një përvojë unike”, thekson ministri.

Sinagoga Antike e Sarandës, e vendosur në qendër të qytetit,  daton nga shekulli i V-të dhe pasqyron ndikimin e komunitetit hebraik në rajonin e Jonit.

Mozaikët e saj të ruajtur mirë dhe arkitektura unike e bëjnë këtë monument një atraksion të pazëvendësueshëm për vizitorët vendas dhe ndërkombëtarë që kërkojnë përtej relaksit bregdetar.

Parku Arkeologjik i Orikumit ndodhet në zemër të Gjirit të Vlorës. Ky park mbart gjurmët e një qyteti që ka rrënjë në periudhën ilire dhe romake.

Rrënojat e teatrit antik, rrugët e kalldrëma dhe impiantet publike sjellin në jetë historinë e komuniteteve që e bënë Orikumin një qendër të rëndësishme tregtare dhe kulturore në Mesdhe.

/gj.m/a.f/

The post Gonxhja: Në Sinagogën Antike në Sarandë dhe Parkun Arkeologjik të Orikumit, turistët njihen me gjurmët e qytetërimeve të lashta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Agroturizmi “Te Agai” në Gjinar, sjell mikpritjen shqiptare dhe bukuritë që të fal natyra

TIRANË, 29 qershor /ATSH/ Në Gjinar të Elbasanit, pranë malit të Bukanikut, aty ku natyra dhe ajri i pastër janë pjesë e përditshmërisë së banorëve të zonës, agroturizmi “Te Agai” është kthyer në një atraksion për vendasit, por edhe për turistët e huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje të këtij investimi, ndërsa tha se “1270 metra mbi nivelin e detit, në një nga zonat më piktoreske të Gjinarit, agroturizmi “Te AGAI” sjell së bashku gatimet tradicionale të Elbasanit, mikpritjen shqiptare dhe bukuritë që të fal natyra”.

Agroturizmi “Te Agai” është një “udhëtim” që filloi me një ide të thjeshtë, ndarjen e bukurisë së jetës malore shqiptare me të tjerët. Ajri i pastër, ushqimet e gatuara në shtëpi dhe traditat shqiptare, kjo mënyrë jetese e poseduesve të kësaj hapësire u kthye në një sipërmarrje të mirëfilltë që ka marrë vëmendjen e pushuesve vendas, por edhe ata të huaj.

Agroturizmi “Te Agai” është një investim që është kryer në tokën e familjarëve, për t’u kthyer në një destinacion ku lidhja mes natyrës, kulturës dhe kulinarisë bëhet absolute, në mes të maleve në Gjinar të Elbasanit.

Përmes mikpritjes, ushqimit tradicional dhe aktiviteteve tërheqëse në natyrë, te agroturizëm “Te Agai” krijohet një hapësirë ​​ku mysafirët mund të ndihen si në shtëpi, të zbulojnë diçka të re dhe të largohen me kujtime të paharrueshme.

Qeveria, përmes Skemës Kombëtare të Investimeve, me 50% grant dhe mbështetjes nga Kredia e Butë të kombinuar me Garancinë Sovrane, mund të përfitoni financim me normë interesi vetëm 2% dhe mbulim kolateral deri në 70%, ndërsa për zonat malore mbështetja është edhe më e madhe falë Paketës së Maleve.

/e.i/a.f/

The post Rama: Agroturizmi “Te Agai” në Gjinar, sjell mikpritjen shqiptare dhe bukuritë që të fal natyra appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan pamje të turistëve: Nga Skrapari i aventurës

TIRANË, 28 qershor /ATSH/ Kanionet e Skraparit mbeten një destinacion i preferuar për vizitorët në këto ditë të nxehta.

Turistë nga e gjithë bota eksplorojnë çdo ditë natyrën e mahnitshme dhe shijojnë përvojat më unike duke ushtruar rafting në kanionet e Osumit.

Kryeministri Edi Rama ndau pamjet nga vizitorë të shumtë që eksplorojnë Kanionet e Osumit.

“Nga Skrapari i aventurës”, shkruan kryeministri Rama, në një postim në rrjetin social Facebook.

Sapo kalon qytetin e Çorovodës dhe merr sipër rrjedhën e lumit, shfaqet pamja e mrekullueshme e Kanionit të Osumit rreth 13 km i gjatë, nga 4 deri në 35 m i gjerë, 70-80 m i thellë, me shpate vertikale, përfund të cilave rrjedh lumi i Osumit.

I cilësuar edhe si “Koloradoja e Shqipërisë”, pamjet që të ofrojnë kanionet e Osumit janë mahnitëse, gjithë lartësi, kontraste për sa i përket dritës, bimësi e larmishme, një atraksion i vërtetë për turistët vendas dhe të huaj.

Rafting në Kanionet e Osumit është tashmë një nga guidat më të preferuara pothuajse nga të gjitha grup-moshat.

Në një distance prej 13 kilometrash dhe rrethuar me shkëmbinj prej 100 metrash, praktikuesit e rafting kalojnë shumë ujëvara si dhe një sërë operash arti natyral të krijuara nga erozioni, të pagëzuara me emra si “syri”, “porta e djallit”, “krokodili” apo “katedralja”.

Në këtë kanion, nga fundi i muajit prill deri në mesin e muajit qershor, zhvillohet sezoni i sportit të rafting.

Sportistë nga Italia, Anglia, Çekia, Gjermania dhe gjithë bota vijnë jo vetëm për të ushtruar në ujërat e tij, sportin e bukur të rafting, por edhe për të eksploruar magjinë e natyrës shqiptare.

Kanionet e Osumit
1 nga 11

 

/m.q//r.e/

The post Rama ndan pamje të turistëve: Nga Skrapari i aventurës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gramshi tërheq turistët/ Ujëvara e Sotires dhe kanionet e Holtës vizitohen nga të huajt

By: xhir jeta
27 June 2025 at 15:51

Fshatrat e Gramshit kanë zgjuar interesin e të huajve.  Në grupe të organizuara  turistë nga Europa, Kina, Vietnami,  por dhe nga Australia e largët  kanë zbuluar bukuritë e zonës.  Ujëvara e Sotirës,  kanionet e Holtës, liqeni I zambakëve janë ndër pikat më të vizituara.

Për të mirëpritur vizitorët, vendas dhe të huaj,  bashkia ka organizuar një sërë aktivitetesh.

Rreth 120 mijë turistë sipas bashkisë vizituan Gramshin vitin e shkuar.

 

Turistë nga e gjithë bota eksplorojnë magjinë e Kanioneve të Skraparit

TIRANË, 27 qershor /ATSH/ Kanionet e Skraparit mbeten një destinacion i rëndësishëm për vizitorët në këto ditë të nxehta.

Turistë nga e gjithë bota eksplorojnë çdo ditë natyrën e mahnitshme dhe shijojnë përvojat më unike të rafting në kanionet e Osumit.

Sapo kalon qytetin e Çorovodës dhe merr sipër rrjedhën e lumit, të shfaqet pamja e mrekullueshme e Kanionit të Osumit rreth 13 km i gjatë, nga 4 deri në 35 m i gjerë, 70-80 m i thellë, me shpate vertikale, përfund të cilëve rrjedh lumi i Osumit.

I cilësuar edhe si “Koloradoja e Shqipërisë”, pamjet që të ofrojnë kanionet e Osumit janë mahnitëse, gjithë lartësi, kontraste për sa i përket dritës, bimësi e larmishme, një atraksion i vërtetë për turistët vendas dhe të huaj.

Rafting në Kanionet e Osumit është tashmë një nga guidat më të preferuara pothuajse nga të gjitha grup-moshat.

Në një distance prej 13 kilometrash dhe rrethuar me shkëmbinj prej 100 metrash, praktikuesit e rafting kalojnë shumë ujëvara si dhe një sërë operash arti natyral të krijuara nga erozioni, të pagëzuara me emra si “syri”, “porta e djallit”, “krokodili” apo “katedralja”.

Në këtë Kanion, nga fundi i muajit prill deri në mesin e muajit qershor, zhvillohet sezoni i sportit të rafting.

Sportistë nga Italia, Anglia, Çekia, Gjermania dhe gjithë bota vijnë jo vetëm për të ushtruar në ujërat e tij, sportin e bukur të rafting, por edhe për të eksploruar magjinë e natyrës shqiptare.

/gj.m//a.f//r.e/

The post Turistë nga e gjithë bota eksplorojnë magjinë e Kanioneve të Skraparit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Dobërdoli, fshati i vogël alpin që ruan traditën e jetës në bjeshkë

TIRANË, 26 qershor/ATSH/ Turizmi malor po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj edhe në zonat që dikur ishin pothuajse të panjohura.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga Bjeshka e Dobërdolit në Tropojë, zonë kjo që duket sikur ka dalë nga eposi i Kreshnikëve.

“Dikur një kullotë verore, sot Dobërdoli është shndërruar në një fshat të vogël veror alpin, ku dhjetëra familje tropojane verojnë çdo vit, duke ruajtur gjallë traditën e jetës në bjeshkë”, u shpreh Rama.

Bjeshka e Doberdolit është e vendosur në lartësitë e maleve te Tropojës 2200 m mbi nivelin e detit.

Çdo vit e më shumë ajo tërheq interesin e turistëve vendas dhe të huaj të pasionuar pas natyrës.

1 nga 4

/m.m/j.p/

The post Rama: Dobërdoli, fshati i vogël alpin që ruan traditën e jetës në bjeshkë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksident në Vlorë, taksia me dy turistë përfundon jashtë rruge

26 June 2025 at 13:46

Një aksident automobilistik është regjistruar mesditën e kësaj të enjte në aksin rrugor Novoselë–Vlorë. Drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin mbi drejtimiin e makinës së tij dhe për pasojë mjeti ka përfunduar jashtë rruge, në një tokë me shkurre. Brenda automjetit mësohet se ndodheshin shoferi, i cili punonte si taksist, si dhe dy turistë […]

The post Aksident në Vlorë, taksia me dy turistë përfundon jashtë rruge appeared first on BoldNews.al.

Rama: Qindra vizitorë dhe adhurues të muzikës rock zgjodhën Korçën këtë fundjavë

TIRANË, 22 qershor/ATSH/ Me pjesëmarrjen e motoristëve nga e gjithë Shqipëria dhe qindra vizitorëve, nën ritmet e muzikës rock dhe pasionit për motorët, qyteti i Korçës u shndërrua në kryefjalën e aktiviteteve në vend gjatë kësaj fundjave.

Gjatë dy ditëve, parada e motoristëve në rrugët e qytetit të Korçës dhuroi spektakël për qytetarët vendas dhe turistët e huaj, krahas ritmeve të muzikës dhe koncertit të zhanrit muzikor rock.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje të këtij aktiviteti në një postim në rrjetet sociale, ndërsa u shpreh se “klube motoristësh nga vende të ndryshme të rajonit, qindra vizitorë dhe adhurues të muzikës Rock zgjodhën Korçën këtë fundjavë”.

Qyteti i Korçës mirëpriti për dy ditë me radhë, edicionin e 7-të të festivalit “Moto & Rock Fest”, një nga ngjarjet më të veçanta që solli shumë vizitorë dhe turistë të huaj këtë fundjavë në Korçë.

Ky aktivitet kulmoi mbrëmjen e djeshme në bulevardin e Korçës me paradën e 500 motoristëve, ndërsa sheshi para Katedrales u gjallërua nga muzika dhe atmosfera festive për të gjithë ardhuruesit e muzikës rock.

Gjatë aktivitetit dyditor të “Moto & Rock Fest”në Korçë
1 nga 18

/e.i//r.e/

The post Rama: Qindra vizitorë dhe adhurues të muzikës rock zgjodhën Korçën këtë fundjavë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Po lahej në det, mbyet një turiste në Durrës

22 June 2025 at 18:28

Një turiste ka humbur jetën tragjikisht pasditen e kësaj të diele në plazhin e Durrësit. Autoritetet policore raportojnë se viktima është shtetasja S. T., 66 vjeçe, banuese në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ajo dyshohet se është mbytur aksidentalisht, teksa po lahej në det. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, në lagjen nr. 13 të qytetit bregdetar. […]

The post Po lahej në det, mbyet një turiste në Durrës appeared first on BoldNews.al.

“Moto & Rock Festival”, qindra qytetarë dhe turistë në Korçë

TIRANË, 22 qershor/ATSH/ Qyteti i Korçës mirëpriti për dy ditë me radhë, edicionin e 7-të të festivalit “Moto & Rock Fest”, një nga ngjarjet më të veçanta që solli shumë vizitorë dhe turistë të huaj këtë fundjavë në Korçë.

Ky aktivitet kulmoi mbrëmjen e djeshme në bulevardin e Korçës me paradën e 500 motoristëve, ndërsa sheshi para Katedrales u gjallërua nga muzika dhe atmosfera festive për të gjithë ardhuruesit e muzikës rock.

Kryetari i bashkisë Korçë, Sotiraq Filo u shpreh se nata e dytë e “Moto & Rock Fest” ishte spektakolare.

“Festivali “Moto & Rock” solli në Korçë jo vetëm motoristë nga rajoni, por edhe shumë vizitorë që shijuan atmosferën e gjallë dhe muzikën rock. Ky aktivitet po kthehet në një traditë të dashur për qytetin dhe një mënyrë e veçantë për të promovuar turizmin dhe mikpritjen korçare”, tha Filo, në një postim në rrjetet sociale.

Klube motoristësh nga vende të ndryshme të rajonit, qindra vizitorë që zgjodhën Korçën këtë fundjavë dhe adhurues të muzikës rock mbushën sheshin para Katedrales deri pas mesnate për të kërcyer e kënduar me artistët e rock-ut në Shqipëri.

Qyteti i Korçës mirëpriti për dy ditë me radhë, Nga edicioni i 7-të i festivalit “Moto & Rock F...
1 nga 41

/e.i//r.e/

The post “Moto & Rock Festival”, qindra qytetarë dhe turistë në Korçë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌