Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 15 July 2025Main stream

Publikohet fotografia e parë nga xhirimet e serisë “Harry Potter”

14 July 2025 at 23:53

Xhirimet e serialit televiziv të HBO-së “Harry Potter”, i cili përfaqëson rikthimin e shumëpritur në botën magjike të J.K. Rowling, kanë filluar zyrtarisht dhe është publikuar fotografia e parë nga xhirimet.

Kjo filloi në studion e Warner Bros. në Britaninë e Madhe, pothuajse 14 vjet që kur mbërriti episodi i fundit i filmave “Harry Potter”.

Seriali zbuloi gjithashtu pamjen e parë të Dominic McLaughlin si Harry Potter, i cili buzëqeshi i veshur me një kostum me syze të rrumbullakëta dhe një uniformë shkolle, të dallueshme për personazhin.

Foto: X

McLaughlin-it i bashkohen Arabella Stanton si Hermione Granger dhe Alastair Stout si Ron Weasley.

Treshja e re u zgjodh nga më shumë se 30 mijë aktorë që morën pjesë në audicione vjeshtën e kaluar.

Kasta e re e aktorëve e njoftuar të hënën përfshin Rory Wilmot si Neville Longbottom, Amos Kitson si Dudley Dursley, Louise Brealey si Madam Rolanda Hooch dhe Anton Lesser si Garrick Ollivander.

Gjithashtu është konfirmuar se seriali do të shfaqet premierë në vitin 2027 në HBO dhe HBO Max.

The cast so far for the new Harry Potter series on HBO Max 🤩 pic.twitter.com/JmW3v9gorE

— Daily Harry Potter (@TheDailyHPotter) June 6, 2025

Versioni i ri i HBO-së i serialit të dashur do të ndjekë Potterin e ri teksa zbulon se është një magjistar, lë familjen e tij pas dhe shkon në Shkollën e Magjisë dhe të Shkëlqimit Hogwarts. /Telegrafi/

The post Publikohet fotografia e parë nga xhirimet e serisë “Harry Potter” appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Zbulimet arkeologjike në fshatin Lin, një udhëtim mes historisë dhe natyrës

TIRANË, 13 korrik /ATSH/ Në brigjet piktoreske të liqenit të Ohrit, rreth 20 kilometra larg qytetit të Pogradecit, ndodhet fshati Lin, një nga destinacionet më të veçanta që ndërthur bukurinë natyrore me pasurinë historike.

Ky fshat i vogël, i vendosur mbi një gadishull që futet thellë në liqen, ofron një panoramë magjepsëse dhe një trashëgimi kulturore me vlera të jashtëzakonshme.

Një nga thesaret më të çmuara të Linit janë rrënojat e bazilikës paleokristiane, të zbuluara në majën e kodrës që ngrihet mbi fshat.

Zbulimet arkeologjike të realizuara gjatë dekadave të fundit kanë nxjerrë në dritë një kishë të hershme që daton në shekujt V–VI pas Krishtit, e pasur me mozaikë të rrallë, zbukurime gjeometrike dhe simbole kristiane. Mozaikët janë të ruajtur në mënyrë mbresëlënëse, duke dëshmuar për një qendër të rëndësishme shpirtërore dhe kulturore të asaj kohe.

Një bashkëpunim katërvjeçar midis arkeologëve zviceranë dhe atyre shqiptarë përmbylli me sukses fazën e parë 2021-2025, duke cilësuar sitin pranë Linit, në Pogradec, si vendbanimin më të vjetër palafit në Evropë.

Po ashtu, konfirmohet që “Lin 3” mbulon 2000 vite të historisë së vendbanimeve dhe të paktën 10-12 faza apo fshatra të ndryshëm përgjatë hapësirës kohore 6000 – 4000 para Krishtit.

Vizitorët që ngjiten në kodër, jo vetëm që përballen me historinë e lashtë të krishtërimit në rajon, por edhe me një pamje panoramike që të lë pa fjalë: Liqeni i Ohrit shtrihet i kaltër përpara, ndërsa kufiri me Maqedoninë e Veriut është vetëm pak minuta larg në horizont.

Fshati Lin është një atraksion më vete. Rrugicat e ngushta me kalldrëm, shtëpitë karakteristike me oborre të gjelbëruara, mikpritja e banorëve dhe traditat e ruajtura me përkushtim i japin këtij vendi një atmosferë të ngrohtë e autentike.

Shumë vizitorë ndalojnë për të provuar gatimet e zonës ose për të bërë një shëtitje buzë liqenit, aty ku koha duket sikur ndalon.

Lini është një nga ato vende ku natyra dhe historia bashkëjetojnë në harmoni të plotë. Është një udhëtim që të çon njëkohësisht në rrënjët e qytetërimit dhe në thellësitë e qetësisë shpirtërore.

Për këdo që viziton Pogradecin, ndalesa në Lin është jo vetëm një rekomandim, por një përvojë e domosdoshme.

Zbulimet arkeologjike në fshatin Lin Foto: Florjan Abazaj
1 nga 16

/gj.m//r.e/

The post Zbulimet arkeologjike në fshatin Lin, një udhëtim mes historisë dhe natyrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“O Dhimo ça ke?”/ Rama ‘irritohet’ me kryebashkiakun e Dropullit: Po bën gjeste të çuditshme, s’ka ujë atje…

11 July 2025 at 11:12

Kryeministri Edi Rama, në fund të fjalës së tij gjatë takimit me kryetarët e bashkive të vendit, u ‘irritua’ me Dhimitër Tolin, kryetarin e Dropullit.

O Dhimo ça ke? Ke që në fillim që bën ca gjeste të çuditshme. S’ka ujë në Dropull, ca ke? “, i drejtohet Rama.

The post “O Dhimo ça ke?”/ Rama ‘irritohet’ me kryebashkiakun e Dropullit: Po bën gjeste të çuditshme, s’ka ujë atje… appeared first on Sot News | Lajme.

Shkarkimi i drejtorëve nga Rama, analisti: Ish-deputetë nga Amerika po vinë për…

10 July 2025 at 22:17

Analisti Dritan Hila ka komentuar në Euronews Albania mbi situatën e shembjeve të ndërtimeve pa leje që po ndodhin në disa zona të Tiranës, duke e lidhur këtë me shkarkimin e drejtorëve.

Hila theksoi se problemi është shumë më i thellë dhe i strukturuar, duke e konsideruar dështimin në krijimin e nënpunësit civil si një nga faktorët kyç.

Sipas analistit, drejtorët e shkarkuar nga Kryeministri Edi Rama mund të zëvendësohen nga ish-deputetë që kanë ardhur nga Amerika dhe që po presin të emërohen drejtorë.

“Mendoj se dështimi është më struktural. Neve dështuam në krijimin e nënpunësit civil dhe të gjithë ata që janë nëpër ato institucione e shikojnë veten të përkohshëm. Drejtorët i hoqi Rama por di që janë kthyer disa ish-deputetë nga Amerika që po presin të bëhen drejtorë sepse duan të marrin diçka shpejt e shpejt dhe të ikin prap në Amerikë, dhe ka shumë raste kështu që ka ndodhur. Po presin të shkojnë me të njëjtën frymë, të kapin ndonjë lekë. Shpresoj që Rama ta fillojë nga struktura dhe nga ana e legjislacionit”, tha Dritan Hila.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shkarkimi i drejtorëve nga Rama, analisti: Ish-deputetë nga Amerika po vinë për… appeared first on Euronews Albania.

Lirimi i hapësirave/Lita: Problemi te pronarët, janë të pasigurtë në biznesin e tyre

10 July 2025 at 21:55

Gazetari Lavdrim Lita ka komentuar në Euronews Albania aksionet e fundit për shembjen e ndërtimeve pa leje në Tiranë, duke theksuar se kjo ka sjellë pasiguri te pronarët e bizneseve.

Lita bëri të ditur se aksioni ka nisur si një test provë, duke u nisur nga stadiumi ‘Air Albania’, ku u tha se heqja e tavolinave dhe pajisjeve të bizneseve ishte e nevojshme për çështje sigurie për ndeshjet.

Ai përmendi gjithashtu situatën në zonën e Delijorgjit, ku u bllokuan të gjitha aktivitetet e bizneseve dhe punëtorët u detyruan të mbyllnin dyert pa asnjë paralajmërim. Lita theksoi se kjo ka lënë rreth 300 punëtorë pa punë.

“Pjesa e aksioneve ka filluar me një test provë që u bë në stadiumin ‘Air Albania’ që u tha se duhej për çështje sigurie për ndeshjen teksa bizneset u detyran të heqnin tavolinat dhe gjithçka çfarë kishin, derisa kuptuan arsyen e vërtetë.

Sot u rebeluan në zonën e Delijorgjit, i bllokuan të gjitha gjërat brenda, i lanë dhe u thanë prishini ju se ne nuk kemi më punë. Janë gati 300 punëtorë të këtyre bizneseve që kanë ngelur pa punë sepse pronarët u shprehën se nuk mund të punojnë kështu siç vinë ata pa paralajmërim.

Mendoj se ka filluar diçka shumë serioze me pronarët e bizneseve që janë të pasigurtë në pronën e tyre apo në biznesin e tyre, sepse vjen një e papritur dhe thonë hiqini se ka urdhëruar kryeministri nga një mbledhje në bashki”, tha Lita.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Lirimi i hapësirave/Lita: Problemi te pronarët, janë të pasigurtë në biznesin e tyre appeared first on Euronews Albania.

Rama sërish në gjunjë para Melonit, diplomacia në version “show personal”

By: Elva
10 July 2025 at 16:46

Edi Rama e bëri prapë! Për herë të tretë, kryeministri shqiptar u gjunjëzua para Giorgia Melonit, kësaj here në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës. Me duart e kapura, buzëqeshje dhe pak teatrale, Rama iu drejtua Melonit si një kalorës i mesjetës që takon mbretëreshën e tij. Edhe pse Meloni më herët e ka “qortuar” me […]

The post Rama sërish në gjunjë para Melonit, diplomacia në version “show personal” appeared first on BoldNews.al.

Flogert Muça për shembjet në Theth: Banorët dhe inspektorët janë bashkëfajtorë

9 July 2025 at 22:24

Analisti Flogert Muça, i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ka komentuar zhvillimet e fundit në Theth, ku po vijon aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur.

Sipas tij, përgjegjësia bie si mbi ndërtuesit, ashtu edhe mbi institucionet vendore që kanë toleruar apo ndihmuar ndërtimet në mënyrë të paligjshme.

Muça thekson se ka përgjegjësi edhe tek inspektorët e mbrojtjes së territorit dhe policia bashkiake, të cilët nuk kanë vepruar në kohë ose kanë toleruar ndërtimet për interesa të ndryshme.

“Banorët e Thethit janë bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës. Nuk duhet të ngatërrojmë emocionin njerëzor që na dhimbset shembja, por duhet ndarë humanja nga ligjorja. Ata e dinë se alpet atje janë zona të mbrojtura, në pronë private nuk mund të ndërtosh beton, as pa leje as pa asgjë. Ata e kanë bërë. Aty ka inspektor të policisë bashkiakë, inspektor të mbrojtjes së territorit që në rastin më të mirë nuk e kanë bërë punën e tyre dhe në rastin më të keq janë bashkëfajtor me ndërtuesin që mund të ketë ndodhur dhe një ryshfet.

Ligji është i qartë për zonat e mbrojtura. Të dhemb shpirti për investimin e atyre qytetarëve, por nga ana tjetër fakti që mund të jetë bërë një kaos atje në zonat e mbrojtura, nuk mund ta normalizojmë”, tha Muça.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Flogert Muça për shembjet në Theth: Banorët dhe inspektorët janë bashkëfajtorë appeared first on Euronews Albania.

Banori në Theth: Kemi marrë gjoba, nuk na paralajmëruan se do shembeshin objektet

9 July 2025 at 21:45

Arian Cerku, operator turistik dhe banor i Thethit, ka reaguar në Euronews Albania lidhur me aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në këtë zonë turistike, duke shprehur pakënaqësinë për mënyrën si po veprohet nga autoritetet.

Sipas tij, aksioni është kryer në mënyrë të papritur dhe pa informim paraprak, çka ka krijuar pasiguri tek banorët dhe sipërmarrësit lokalë.

“Unë kam një bujtinë të vogël. Para një viti kam filluar të ndërtoj një tokë dhe kam bërë një shtëpi për vete. Kanë ardhur dhe kanë gjobitur, ne kemi ndërtuar në kohën kur s’ka qenë asnjë këtu sepse kemi ndërtuar pa leje, por siç kanë ndërtuar të gjithë kam ndërtuar dhe unë.

Ka ardhur Inspektoriati dhe ka vendosur gjoba. Paralajmërim për shembjet unë personalisht nuk kam pasur, se di as sot. Sot ka qenë fjala që do shemben 6 objekte por nuk e dimë se cilat kanë qenë. Nuk na ka treguar askush. Kur të vjen gjoba nga IMT e bashkisë ose Inspektoriati i policisë, të vjen letra të shpia.  Unë momentalisht nuk kam marrë asgjë, po flas për pjesën e fshatit”, tha Cerku.

Ai shtoi se në fshat flitet për rreth 90 objekte që do të shemben, por asnjëri prej pronarëve nuk ka marrë një dokument zyrtar që të përcaktojë afatin për largim apo reagim ligjor.

“90% e rasteve që po flitet që janë 90 objekte, asnjë prej tyre nuk ka një dokument paralajmërues ku mund të jepet një afat qoftë 5, ditë qoftë 1 muaj apo një orë”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Banori në Theth: Kemi marrë gjoba, nuk na paralajmëruan se do shembeshin objektet appeared first on Euronews Albania.

BERLIN – Merz: Optimist mbi marrëveshjen tarifore BE-SHBA

BERLIN, 9 korrik /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman, Friedrich Merz shprehu besimin se një marrëveshje do të arrihet së shpejti në mosmarrëveshjen për tarifat SHBA-BE, disa ditë pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump e zgjati afatin e tij për arritjen e një marrëveshjeje deri më 1 gusht.

Në një debat të madh në Bundestag, Merz tha se ishte “optimist i kujdesshëm” se një marrëveshje mund të vuloset në ditët e ardhshme ose më së voni deri në fund të muajit.

“Qëllimi ynë është të arrijmë një marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës sa më shpejt të jetë e mundur, një që lidh tregtinë reciproke midis Amerikës dhe Bashkimit Evropian me tarifat më të ulëta të mundshme”, tha Merz.

“Arritja e këtij qëllimi nuk është e lehtë duke pasur parasysh kërkesat aktuale të qeverisë amerikane”, pranoi ai, duke shtuar se po ‘’punonte shumë për të gjetur një zgjidhje”, shtoi ai.

Komisioni Evropian ka negociuar me Uashingtonin për mosmarrëveshjen doganore për muaj të tërë.

Administrata Trump ka njoftuar një tarifë bazë prej 10% për të gjitha mallrat e BE-së, së bashku me tarifa të mëtejshme specifike për sektorët kryesorë si makinat, alumini dhe çeliku.

Një afat për bisedime që duhej të skadonte të mërkurën u shty për në gusht nga Trump, i cili më parë këtë javë publikoi më shumë se një duzinë letrash me detaje mbi kërkesat e tij tarifore ndaj vendeve të ndryshme, kryesisht në Azi./  /os/

The post BERLIN – Merz: Optimist mbi marrëveshjen tarifore BE-SHBA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

28-vjeçari belg humb kontrollin e makinës dhe përplaset me barrierat

By: user 11
9 July 2025 at 10:25

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 06:50, në rrugën “Butrinti”, në vendin e quajtur “Hidrovori”. Një turist belg me iniciale Y. Z., duke drejtuar motomjetin tip “Dayang” mendohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore të rrugës. Ai dyshohet se ishte në gjendje të dehur. Si pasojë e përplasjes, 28-vjeçari ka pësuar dëmtime në trup dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 06:50, në rrugën “Butrinti”, në vendin e quajtur “Hidrovori”, shtetasi belg Y. Z., 28 vjeç, duke drejtuar motomjetin tip “Dayang”, dyshohet në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore të rrugës.

Si pasojë e përplasjes, 28-vjeçari ka pësuar dëmtime në trup dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

The post 28-vjeçari belg humb kontrollin e makinës dhe përplaset me barrierat appeared first on Lapsi.al.

A mund t’i japë votën Salianjit për Sekretar të Përgjithshëm? Përgjigjet Luan Baçi

8 July 2025 at 22:02

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se PD duhet të ndryshojë mënyrën e përballjes me regjimin aktual, duke theksuar se përballja me kryeministrin Rama është e vështirë.

Ai shtoi se në PD nuk ka nevojë për zgjedhje kryetari, pasi ky i fundit duhet të zgjidhet nga demokratët përmes votës, dhe jo të emërohet. Në lidhje me mundësinë që Ervin Salianji të marrë postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Baçi tha se vota është e fshehtë dhe çdo kandidat duhet të tregojë performancën e tij për të marrë besimin e anëtarëve të partisë.

“Duhet diskutuar çdo gjë bashkarisht. Këtu duhet të ndryshojë mënyra se si do përballemi më këtë regjim. Dhe më këtë regjim, duke qenë Rama aty, vështirë të përballohet.

Këtu PD nuk ka nevojë për të zgjedhur kryetar, e ka kryetarin. Kryetari zgjidhet nuk emërohet, e zgjedhin demokratët, është punë votë, jemi të gjithë të pafuqishëm tek vota.

Në pikëpyetjet nëse PD mund ti japë postin e Sekretarit të Përgjithshëm Ervin Salianjit, Baç u përgjigj se: “Vota është e fshehtë, duhet të shkojmë në zgjedhje dhe duhet parë përformanca që do ketë e gjithësecili gjatë kësaj kohe kur të vemë në zgjedhje. Por mund të mos jenë këta, mund të jenë dy të tjerë për t’u votuar. Atje përzgjidhet ai që mendohet se është më i saktë”, tha Luan Baçi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post A mund t’i japë votën Salianjit për Sekretar të Përgjithshëm? Përgjigjet Luan Baçi appeared first on Euronews Albania.

“Drejt Strasburgut”? Avokati Braho zbulon rrugën ligjore që do ndjekë Salianji

8 July 2025 at 21:26

Avokati i Ervin Salianjit, Ledio Braho, ka komentuar në një intervistë për Euronews Albania lirimin me kusht të ish-deputetit, duke theksuar se ishte një hap i parashikueshëm dhe i drejtë, pasi të gjitha institucionet përkatëse, përfshirë IEVP Fier dhe Shërbimi i Provës, kishin qëndrim pozitiv ndaj kërkesës për lirimin.

Braho theksoi se nuk ka pasur asnjë arsye për ta penalizuar Salianjin dhe e konsideroi këtë si një çështje më shumë proceduraliteti sesa një çështje të së drejtës. Ai gjithashtu foli për çështjen ligjore që lidhet me vonesën e vendimeve nga Gjykata e Lartë dhe e konsideroi këtë një pengesë për të avancuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese dhe më pas në Strasburg.

“Ishte normale ta përfitonte lirimin me kusht. IEVP Fier kishte qëndrim pozitiv, shërbimi i provës kishte qëndrim pozitiv kshuqë edhe prokurori do ta kishte, nëse jo, duhej të kishte një argument sepse do dukej si një hakmarrje e apstër politike.

Në çdo rast të lirimit me kusht, trajtohet sipas asaj çka përfaqëson individi  dhe Salianji nuk kishte asnjë nga ato kushtet që duhej ta penalizonte që mos ti pranohej kërkesa, këtë sot e konsideroj fiotre procedurale dhe jo e së drejtës.

Sa i përket faktit që do ti drejtohet Strasburgut, hapi i radhës është Gjykata Kushtetuese sepse pa u konsumuar dhe ky hap nuk shkon dot në Strasburg. Problemi është se kemi 4 muaj që nuk marrim një vendim të arsyetuar nga Gjykata e Lartë dhe kjo na ndalon që të shkojmë dhe në Gjykatën Kusshtetuese. Këto janë peripeci të kësaj çështje, vendimmarrje të tilla të janë pa arsyetuara.

Braho theksoi se ka pasur shkelje kushtetuese gjatë këtij procesi, duke përfshirë mungesën e një gjykate të paanshme dhe mosrespektimin e disa normave ligjore.

Ne kemi disa shkelje kushtetuese në këtë proces, duke filluar nga gjykata që nuk jemi në kushtet e gjykatës së paanshme, gjykatës së krijuar me ligj, nuk janë respektuar çështje të tjera ligjore, pra ka një sërë shkeljesh kushtetuese në çështjen e Salianjit”, tha Braho.

The post “Drejt Strasburgut”? Avokati Braho zbulon rrugën ligjore që do ndjekë Salianji appeared first on Euronews Albania.

A e keni menduar dorëheqjen? Si përgjigjet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha

By: Besnik
7 July 2025 at 22:18

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, foli në emisionin “NOW me Erla Mëhillin” në lidhje me aksionin e ideuar nga kryeministri Edi Rama për lirimin e hapësirave publike në qytet.

Ai bëri të ditur ecurinë e këtij aksioni dhe theksoi se pas kritikave të kryeministrit, të gjithë përfaqësuesit dhe zyrtarët e bashkisë janë më të motivuar për të punuar në shërbim të qytetarëve.

Në studio ishte edhe gazetari Bledian Koka, i cili e pyeti kryebashkiakun në lidhje me dorëheqjet e drejtorëve të bashkisë pas kritikave të Ramës dhe nëse vetë Dredha kishte menduar ta japte dorëheqjen.

“Duke marrë parasysh kritikat e Ramës në lidhje me punën e drejtorëve të bashkisë dhe dorëheqjet e tyre, kur ata gjetën kurajon për të dhënë dorëheqjen, po ju vetë si kryetar, a e keni menduar ndonjëherë dorëheqjen kur patë që ekipi juaj dështoi? Apo qoftë edhe për faktin se kjo u quajt nga ekspertët si një imponim antiligjor i kryeministrit për të “shkrirë” bashkinë që ju drejtoni?”, tha Koka.

Dredha iu përgjigj gazetarit duke thënë se një vendim antikushtetues do të ishte vetëm nëse drejtorët do të shkarkoheshin pa të drejtë.

“Drejtorët nuk janë shkarkuar pa të drejtë, nuk kemi asnjë vendim antikushtetues. Në këtë aspekt, ata nuk janë shkarkuar pa të drejtë, por ne kërkojmë nga vetja të bëjmë më të mirën e mundshme dhe këtë e kemi si detyrë ndaj vetes dhe ndaj atyre që punojnë me ne. Jemi gjithmonë në kërkim të mundësive të reja dhe për të dhënë mundësi profesionistëve të rinj,” tha Dredha.

Ai shtoi se po bëhen përpjekje për të gjetur profesionistë të rinj që t’i bashkohen skuadrës së PS-së, me qëllim të avancimit të Shqipërisë drejt një vizioni të qartë.

“Ne duam të bëjmë më të mirën për Vlorën, dhe kjo është një filozofi dhe strategji e re, ku edhe deputetët e rinj dhe ata aktual të PS-së po bashkohen për të punuar në terren,” përfundoi kryebashkiaku.

LEXONI GJITHASHTU:

The post A e keni menduar dorëheqjen? Si përgjigjet kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha appeared first on Euronews Albania.

“Jam më i motivuar pas kritikave të Ramës”, Dredha: Aspak i fyer, aksioni vazhdon

By: Besnik
7 July 2025 at 21:28

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, gjatë një lidhje live për emisionin “NOW me Erla Mëhillin” foli në lidhje me aksionin e iniciuar nga kryeministri Edi Rama për lirimin e hapësirave publike.

Dredha i cilësoi kritikat e kryeministrit si normale dhe në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve të Vlorës, duke shtuar se ndjehet më i motivuar për të punuar dhe aspak i fyer nga kjo iniciativë.

Ai theksoi se duhet të përpiqen të jenë në lartësinë e duhur për të ofruar shërbimin që qytetarët meritojnë.

“Kjo situatë nuk mund të vazhdojë pafundësisht, pasi problematika është e trashëguar prej vitesh. Të gjithë zyrtarët që punojnë në administratën bashkiake duhet të jenë sy e vesh në monitorimin e hapësirave publike. Funksionarët duhet të jenë të kujdesshëm në ndjekjen e detyrës, ndërsa gjatë inspektimeve në terren kuptuam se disa prej tyre nuk e kishin përmbushur misionin e tyre,” tha Dredha.

Duke folur për konkretisht për aksionin, ai u shpreh se problematika qëndron te tejkalimi i lejeve nga ana e bizneseve, të cilat nuk respektojnë parashikimet kontraktuale. Sipas tij, po vërehet një përgjigje pozitive nga bizneset, të cilat po i binden ligjit.

“Janë marrë masa me gjoba, ndërkohë që vetë bizneset kanë ndërmarrë hapin për të liruar hapësirat që kishin zaptuar ose, thënë ndryshe, të marra peng. Po mendojmë që tendat të unifikohen për t’i sjellë në standard, ashtu siç ka qenë parashikuar në projektin e Lungomares,” deklaroi ai.

Sa i përket dorëheqjeve të disa drejtorëve, Dredha tha se ato kanë qenë vullnetare dhe nuk kanë ardhur si kërkesë nga kryeministri.

“Ne bëmë një analizë, pasi bashkërendojmë punën me qeverinë për të mirën e qytetit dhe shkëmbejmë ide e mendime. Kërkesa për llogari është mëse normale nga ana e kryeministrit, sepse ai ka dëshirën e mirë për t’i shërbyer qytetit. Nuk ka asgjë problematike në këtë pjesë, përkundrazi, është diçka pozitive. Nuk është e vërtetë se kryeministri u ka kërkuar dorëheqjen drejtorëve dhe as nuk i ka takuar”, u shpreh Dredha.

Ai tha se në momentin që po jepte intervistën ndodhej në inspektim dhe shtoi se problematika nuk është konstatuar tani, por ka ardhur momenti për të mos pasur më tolerancë ndaj shfrytëzimit të padrejtë të hapësirave publike.

Në lidhje me çështjen e zjarrit në fushën e mbetjeve në qytetin e Vlorës, kryebashkiaku tha se nuk ka qenë aspak e lehtë të përballesh me flakët.

“Po përpiqemi me mish e me shpirt që të parandalojmë një zjarr të ri në fushën e mbetjeve, por rreziku ekziston, pasi edhe temperaturat janë shumë të larta,” tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Jam më i motivuar pas kritikave të Ramës”, Dredha: Aspak i fyer, aksioni vazhdon appeared first on Euronews Albania.

Lot dhe dhimbje! Mijëra qytetarë përcjellin për në banesën e fundit Diogo Jotën

5 July 2025 at 15:34

Diogo Jota dhe vëllai i tij Andre u varrosën sot në qytetin e tyre të lindjes, Gondomar, jo shumë larg Portos. Në prani të familjes së tij, banorëve vendas, një numri të madh tifozësh, ish-shokëve të ekipit, anëtarëve të kombëtares portugeze, presidentit të Federatës Portugeze të Futbollit, delegacionit të Liverpulit, futbollisti i ri u përcoll për në prehjen e përjetshme.

Të mbledhurit nuk i mbajtën dot lotët dhe një lumë njerëzish vërshoi drejt kishës së vogël “Sao Cosme” në Gondomar. Lojtarët u sollën në faltore nga ish-shokët dhe shokët aktualë të ekipit.

Shumë lojtarë që e njihnin Jotën, por nuk luanin me të, u fotografuan gjithashtu para kishës teksa hynin për të shprehur ngushëllimet e tyre familjes, dhe disa prej tyre as nuk arritën të vinin në radhë sepse kishte një turmë të madhe.

Në funeral morën pjesë Roberto Martinez, trajneri i Portugalisë, Ruben Dias, Fernando Santos, Fabio Cardoso, Bruno Fernandes, Bernardo Silva, Diogo Dalot, Nelson Semedo, Federico Chiesa, Fabinho, Andre Villas Boas, Thiago Alcantara, Renato Veiga, Jordan Henderson dhe shumë të tjerë. Direkt nga Amerika ka ardhur edhe Ruben Neves, i cili mbrëmë ka luajtur për Al Hilal kundër Fluminese.

Diogo Jota dhe vëllai i tij Andre Silva vdiqën në kufirin e Portugalisë dhe Spanjës, në zonën e Zamorës, gjysmë ore pas mesnatës.

Ata u përplasën me automjetin me të cilin udhëtonin në autostradën A-52 në kilometrin e 65-të pranë komunës së Palacios de Sanabria. Sipas mediave spanjolle, të dy vdiqën në vend.

Dëshmitarët theksojnë se automjeti ishte në flakë, të cilat më pas u përhapën në bimësinë aty pranë, ndërsa me mbërritjen e ambulancës, stafi mjekësor mundi vetëm të konfirmonte vdekjen e dy futbollistëve.

Futbollisti la pas gruan e tij Ruta Cardozo, me të cilën u martua dhjetë ditë më parë, dhe kanë qenë bashkë që nga ditët e adoleshencës, si dhe tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë.

 

 

The post Lot dhe dhimbje! Mijëra qytetarë përcjellin për në banesën e fundit Diogo Jotën appeared first on Euronews Albania.

GJERMANI – Samit për shtrëngimin e politikës evropiane të migracionit

BERLIN, 4 korrik /ATSH-DPA/ – Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt do të mirëpresë kolegët nga vendet fqinje për bisedime mbi shtrëngimin e politikës evropiane të migracionit, në malin më të lartë të vendit, në Bavari më 18 korrik.

Takimi në Zugspitze, një majë 2 962 metra në kufirin gjermano-austriak, synon të “ofrojë së bashku një shtysë të rëndësishme për një politikë më të ashpër evropiane të migracionit”, sipas një vlerësimi nga Ministria e Brendshme gjermane.

Përveç ministrave të brendshëm të Francës, Polonisë, Austrisë, Danimarkës dhe Republikës Çeke, është ftuar të marrë pjesë edhe Komisioneri Evropian për Çështjet e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner.

Ministrat do të diskutojnë gjithashtu se si të luftohet më mirë trafikimi i qenieve njerëzore dhe deportimet në takim, i cili do të mbahet rreth 100 kilometra në jugperëndim të Mynihut.

Shtetet anëtare të BE-së kanë diskutuar prej kohësh shtrëngimin e mëtejshëm të rregullave të reja të Sistemit të Përbashkët të Azilit të Bashkimit Evropian, të njohur si GEAS, që do të zbatohen deri në vitin 2026./   /os/

The post GJERMANI – Samit për shtrëngimin e politikës evropiane të migracionit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndërpritet energjia në centralin bërthamor Zaporizhja, Ukraina fajëson Rusinë

4 July 2025 at 19:40

Të gjitha linjat e jashtme të furnizimit me energji elektrike për centralin bërthamor Zaporizhja të Ukrainës, të zaptuar nga Rusia, janë jashtë funksionit të premten, tha agjencia bërthamore e OKB-së.

Ukraina e fajësoi Rusinë se bombardimet e saj e ndërprenë furnizimin e centralit me energji elektrike.

Centrali më i madh bërthamor në Evropë – i cili nuk punon por i nevojitet rryma për ta mbajtur të ftohtë lëndën bërthamore – është duke u furnizuar me rrymë tani përmes gjeneratorëve me naftë, tha Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA).

IAEA-ja ka paralajmëruar vazhdimisht për rrezikun e një katastrofe në Zaporizhja, pasi ky central bërthamor ndodhet pranë vijës së frontit në luftën në Ukrainë.

Që të gjashtë reaktorët e centralit janë të fikur, por lënda bërthamore brenda tyre ka ende nevojë për ftohje të vazhdueshme, gjë që kërkon furnizim të vazhdueshëm me rrymë.

“Centrali bërthamor i Ukrainës (ZNPP) humbi të gjithë furnizimin me rrymë nga jashtë në orën 17:36 sot. Hera e nëntë gjatë konfliktit ushtarak dhe hera e parë që nga fundi i vitit 2023”, tha IAEA në X.

“Aktualisht, ZNPP-ja mbështetet në rrymën e siguruar nga gjeneratorët emergjentë me naftë. Kjo thekson gjendjen jashtëzakonisht të rrezikshme të sigurisë bërthamore”, tha ajo.

Ministri i Energjisë i Ukrainës, German Galuschenko, shkroi në Telegram se një sulm rus kishte shkaktuar ndërprerjen e rrymës në centralin e Zaporizhjas.

 

 

The post Ndërpritet energjia në centralin bërthamor Zaporizhja, Ukraina fajëson Rusinë appeared first on Euronews Albania.

“Bankers i hëngri kokën ish-Prokurorit Llala”, Manjani: Soros do blinte aksionet

3 July 2025 at 22:21

Juristi Ylli Manjani tha në emisionin Now në Euronews Albania se hetime tatimore ndaj Bankers ka pasur edhe në të shkuarën por nuk janë çuar deri në fund për arsye të ndryshme.

Ai risolli në vëmendje denoncimin e bërë vite më parë nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla i cili pretendonte se ishte shantazhuar nga ambasadori amerikan i kohës Donald Lu për të pushuar hetimet ndaj Bankers.

“Ka edhe një gjë interesante Bankers, sherri për Bankers i ka ngrënë kokën Adriatik Llalës. Në 2017 ai denoncoi një debat me Donald Lu që i kishte kërkuar të mbyllte hetimet që Prokuroria e Fierit se kanë interes SHBA. Në ato vite përflitej se kishte interes të blinte aksione Soros”, tha Manjani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Bankers i hëngri kokën ish-Prokurorit Llala”, Manjani: Soros do blinte aksionet appeared first on Euronews Albania.

“Lopë e mirë për t’u vjelë” Manjani: Ja kush ka përfituar nga “thesi” i Bankers

3 July 2025 at 21:41

Juristi Ylli Manjani tha në emisionin Now në Euronews Albania se shteti shqiptar duhet të merrte taksa për çdo fuçi naftë të nxjerrë nga Bankeres në Shqipëri gjë që nuk ka ndodhur.

Sipas Manjanit, nga Bankers ndër vite kanë përfituar shumë qeveri dhe qeveritarë, ndërkohë që një kompani që pretendonte se mbijetonte në kushtet e falimentit duhet të ishte mbyllur me kohë.

“Bankers ka qenë një lopë e mirë për t’u vjelë në të gjitha kuptimet, ka 20 vjet, Shqipëria pi qumështin e Bankers. Në 20 vjet nga Bankers ka përfituar kush ka mundur, qeveri, qeveritarë. Gjithë Fieri ka ngrënë bukë aty sa për dijeni… për shkak të korrupsionit. Sa herë ta shkundsh thesin e Bankers aq herë nxjerr krunde, një kompani që deklaron humbje në 20 vjet po ju them vetëm një ligj, ai i falimentit asnjë kompani nuk mund të rezistojë në treg në kushte falimenti. Vetëm ky ligj duhet ta kishte kapur vite me parë. Ka pasur hetime tatimore të vazhdueshme, kemi qenë edhe në Arbitarzh me Bankers ku ka fituar shteti shqiptar”, tha Manjani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Lopë e mirë për t’u vjelë” Manjani: Ja kush ka përfituar nga “thesi” i Bankers appeared first on Euronews Albania.

Xhafa: Zjarri në landfillin e Elbasanit u ndez qëllimisht për të zhdukur prova

By: Oldi
3 July 2025 at 10:59

Deputeti i Partisë Demokratike, Qani Xhafa ka komentuar zjarrin në landfillin e Elbasanit. Xhafa tha se zjarri është vënë qëllimisht aty për të zhdukur provat, sepse një ditë më parë pasi Prokuroria e Elbasanit thirri 21 persona, nëpunës të bashkisë Elbasan dhe punonjës të inceneratorit. Deputeti tha se fusha e mbetjeve duhet të bllokohet dhe […]

The post Xhafa: Zjarri në landfillin e Elbasanit u ndez qëllimisht për të zhdukur prova appeared first on BoldNews.al.

❌
❌