Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rama: Të ndryshojë seriozisht menaxhimi i mbetjeve të fshatit

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive, për performancën lokale në funksion të vizionit “Shqipëria 2030” dhe rrugës së pandalshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Duke folur për vizionin “Bujqësia 2030”, Rama vuri theksin edhe tek domosdoshmëria për t’u marrë seriozisht me mbetjet e fshatit edhe për të ndryshuar seriozisht menaxhimin edhe të mbetjeve të fshatit duke marrë shembullin e Cërrikut.

“Kemi edhe shembullin e Roskovecit, që nuk është tamam si ai i Cërrikut, se nuk është plotësisht i suksesshëm, por që prapë është një shembull që duhet marrë, në mënyrë që të ndryshojë situata me mbetjet. Se do jetë një problem shumë i madh. Shumë shumë i madh. E dëgjuat në paraqitjen që bëri Majlinda. Do të jetë një problem që do vazhdojë edhe pas anëtarësimit”, theksoi Rama.

Kështu që, shtoi kryeministri, “na duhet patjetër që paralelisht me krijimin e operatorit të trajtimit të mbetjeve në nivel kombëtar për sa i përket gjithë atyre 200 depozitimeve, landfilleve, inceneratorëve, për të pasur një gjë të koordinuar, të qendërzuar, të filloni të punoni nëpër bashki për ndarjen në burim, për riciklimin, për ripërdorimin. Se nuk mund të jetë kjo histori hidh plehrat, mbulo kazanët me plehra dhe pastaj merr gjysmën e plehrave ҫoi në vend-depozitim edhe gjysmën tjetër lëri që të presin gjysmën që vjen të nesërmen që mbulon prapë kazanët e plehrave”.

Kjo, tha Rama, “është një pjesë jashtëzakonisht sfiduese e kalimit nga fshati në qytet. Në kuptimin e të bërit nga një vend fshat në një vend qytet i Europës dhe i kalimit nga një shekull në një shekull tjetër në aspektin e përkatësisë europiane”.

“Nuk mund të jemi një vend i BE-së me plehrat që gjysma mblidhen edhe hidhen të pandara dhe pa asnjë riciklim diku dhe gjysma tjetër lihen të kalben nëpër rrugë”, nënvizoi Rama.

Ndërkohë, kreu i qeverisë evidentoi Beratin, i cili tha ai, “ka ndërtuar një pikë shumë mbresëlënëse riciklimi. Edhe ajo duhet parë se nuk është ndonjë shkencë shumë e madhe”.

/gj.m/j.p/

 

The post Rama: Të ndryshojë seriozisht menaxhimi i mbetjeve të fshatit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë

By: Elva
9 July 2025 at 20:52

Temperaturat e larta dhe thatësira kanë shtuar ndjeshëm qarkullimin e gjarpërinjve dhe insekteve helmuese në zonat rurale, duke rritur edhe rastet e pickimeve. Sipas mjekëve të urgjencës në QSUT, çdo javë raportohen të paktën tre raste të pickimeve nga gjarpërinjtë, kryesisht te pacientë që vijnë nga zonat rurale. Një rast më i rëndë u regjistrua […]

The post Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë appeared first on BoldNews.al.

Xhafa: Zjarri në landfillin e Elbasanit u ndez qëllimisht për të zhdukur prova

By: Oldi
3 July 2025 at 10:59

Deputeti i Partisë Demokratike, Qani Xhafa ka komentuar zjarrin në landfillin e Elbasanit. Xhafa tha se zjarri është vënë qëllimisht aty për të zhdukur provat, sepse një ditë më parë pasi Prokuroria e Elbasanit thirri 21 persona, nëpunës të bashkisë Elbasan dhe punonjës të inceneratorit. Deputeti tha se fusha e mbetjeve duhet të bllokohet dhe […]

The post Xhafa: Zjarri në landfillin e Elbasanit u ndez qëllimisht për të zhdukur prova appeared first on BoldNews.al.

Rama takim dy ditor në Cërrik me ministra, kryebashkiakë dhe blegtorë

By: user7
2 July 2025 at 11:28

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot dhe nesër takim në Cërrik me ministrat dhe jo vetëm, ku në fokus të diskutimeve do të jetë bujqësia.

Ministrat që do të marrin pjesë në takimin dy ditor janë ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj dhe ministri i Financave, Petrit Malaj. Gjithashtu të pranishëm do të jenë edhe blegtorë. Në takim raportohet se do të marrin pjesë edhe kryetarët e 7 bashkive të qarkut të Elbasanit.

Diskutimi mbi sektorin e bujqësisë do të përfshijë çështje të ndryshme, duke nisur nga mbështetje financiare që merr nga buxheti i shtetit, mundësitë për të rritur financimin, skemat kombëtare dhe si mund të rishikohen për të qenë sa më mbështetëse e deri tek masat e marra për IPARD, që të riaktivizohen fondet.

The post Rama takim dy ditor në Cërrik me ministra, kryebashkiakë dhe blegtorë appeared first on Lapsi.al.

Vazhdon zjarri në landfillin e Elbasanit, tymi përhapet deri në Cërrik

2 July 2025 at 09:05

Zjarri në landfillin e Elbasanit po vazhdon për më shumë se 15 orë, duke mbuluar me tym gjithë zonën përreth. Dhjetëra zjarrfikës po punojnë intensivisht për të shuar flakët, por era e fortë po e vështirëson fikjen e zjarrit.

Gjatë natës, tymi toksik u përhap në të gjithë qytetin e Elbasanit, me erën që frynte nga perëndimi drejt lindjes. Ndryshimi i drejtimit të erës ka bërë që reja e tymit të arrijë deri në qytetin e Cërrikut, në anën perëndimore të Elbasanit, duke rritur shqetësimet për ndotjen e ajrit në zonë.

Autoritetet vazhdojnë monitorimin dhe punën për të kontrolluar situatën.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vazhdon zjarri në landfillin e Elbasanit, tymi përhapet deri në Cërrik appeared first on Euronews Albania.

Konfiskohet hoteli në Cërrik, në pronësi të një dënuari për prostitucion

By: fra nc
24 June 2025 at 11:27

Prokuroria e Elbasanit ka konfiskuar pasuritë e shtetasit Arjan Kamani, i dënuar në Belgjikë për veprën penale “Ushtrim prostitucioni”.

Pas kërkesës së prokurorisë, gjykata vendosi konfiskimin e një objekti 2-katësh, me funksion bar, restorant dhe hotel, në pronësi të shtetasit në fjalë.

Në njoftimin e prokuorisë bëhet me dije se objekti ndodhet në zonën kadastrale Malasej, në qytetin e Cërrikut.

Sipas organit të akuzës, hetimet kanë provuar se pasuria e Kamanit nuk justifikohet me të ardhurat e deklaruara, dhe dyshohet se është përfituar në mënyrë të paligjshme nga aktiviteti kriminal i zhvilluar në Belgjikë.

Ai rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit në Bruksel, ku është shpallur fajtor për ushtrim prostitucioni dhe është dënuar me 5 vite burg si dhe me gjobë prej 84 mijë eurosh, së bashku me disa shtetas të tjerë shqiptarë.

Prokuroria e Elbasanit bëri me dije se hetimet vazhdojnë edhe për personat e tjerë të përfshirë, të cilët kanë qenë të dënuar në të njëjtën çështje me shtetasin Arjan Kamani në sistemin gjyqësor belg.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Konfiskohet hoteli në Cërrik, në pronësi të një dënuari për prostitucion appeared first on Euronews Albania.

Dhunë ndaj motrës dhe “tapë” në timon, arrestohen dy persona në Elbasan

By: Elva
18 June 2025 at 11:23

Një 61-vjeçar është arrestuar në Cërrik pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij. Gjithashtu blutë e Elbasanit raportojnë se kanë arrestuar një 41-vjeçar pasi është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. “Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin V. N., 41 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në […]

The post Dhunë ndaj motrës dhe “tapë” në timon, arrestohen dy persona në Elbasan appeared first on BoldNews.al.

Qendër kompostimi e mbështetur nga BE në Cërrik, 300 ton mbetje të gjelbra kthehen në pleh

TIRANË, 5 qershor/ATSH/ Në Cërrik, 300 ton mbetje të gjelbra në vit nuk digjen më ose nuk dërgohen në furra djegëse, por transformohen në pleh, falë një qendre kompostimi të mbështetur nga BE-ja.

Sipas një njoftimi të Bashkimit Evropian, kjo zgjidhje e qëndrueshme po ndihmon në uljen e emetimeve, uljen e kostove dhe mbështetjen e fermerëve vendas.

“300 ton mbetje të gjelbra në vit, të cilat më parë digjeshin duke emetuar CO2 ose dërgoheshin në një incenerator, tani kompostohen në Cërrik, pranë Elbasanit. Kjo nismë i siguron qytetit jo vetëm një mjedis më të pastër, duke ulur ndikimin e tij në mjedis dhe duke rritur mundësitë e të ardhurave, por gjithashtu i ndihmon fermerët të kultivojnë bimë, pasi mbetjet shndërrohen në pleh”, thuhet në njoftim.

Qendra e Kompostimit dhe Riciklimit në Bashkinë e Cërrikut ndodhet midis fushave të gjelbra në periferi të qytetit, aty ku dikur ishte zona e mbledhjes së mbeturinave. E ndërtuar si pjesë e projektit të BE-së për Ekonominë Qarkulluese dhe Qytetet e Jetueshme, ajo gjithashtu parandalon dekompozimin e materialeve organike që përndryshe do të prodhonin metan, një gaz 20 herë më i dëmshëm se CO2.

“Dy herë në javë, një kamion i vogël mbledh mbeturina të gjelbra: degë, krasitje kopshtesh, mbeturina serrash dhe degë sezonale të krasitura nga familjet, së bashku me bimësi të ulët dhe bar. Gjatë pranverës dhe vjeshtës, sasia e mbeturinave të mbledhura luhatet për shkak të aktivitetit sezonal. Si një zonë tipike bujqësore, shumica e mbeturinave të Cërrikut janë mbeturina organike dhe të gjelbra. Një ekip prej pesë punonjësish të trajnuar në qendër mbikëqyr disa teste laboratorike mbi produktin përfundimtar, duke konfirmuar se është material i sigurt dhe me cilësi të lartë për t’u përdorur si pleh”, cilësohet në njoftimit

Sipas njoftimit të BE-së, procesi i kompostimit përfshin disa faza, që nga mbledhja dhe ruajtja e materialit organik deri në fazën përfundimtare të dekompozimit.

“Fillimisht, mbeturinat copëtohen, duke i reduktuar degët në material pothuajse të bluar. Pastaj mbulohen dhe kthehen disa herë gjatë një periudhe prej 5-7 muajsh, lagen rregullisht me ujë dhe monitorohen për temperaturën – e cila duhet të arrijë 65°C për të eliminuar çdo farë të pranishme dhe për të siguruar që materiali të jetë sa më steril që të jetë e mundur. Së fundmi, materiali sitet dhe përzierja u shitet fermerëve si pleh, duke ulur nevojën e tyre për të blerë alternativa artificiale”, thuhet në njoftim.

“Ne përpunojmë vetëm një pjesë të mbeturinave të Cërrikut, por fillimisht nuk e kuptuam se sa mbeturina të gjelbra kishim në të vërtetë. Tani, qytetarët janë më të vetëdijshëm – ata nuk i djegin më mbeturinat e gjelbra ose nuk i hedhin në kontejnerë mbeturinash. Ata i lënë pranë kazanëve të plehrave që ne t’i mbledhim. Në këtë mënyrë, ne përfitojmë disa herë nga ky material. Së pari, duke mos e djegur, shmangim krijimin e ndotjes. Pastaj, kursejmë kostot e dërgimit të tij në incenerator. Dhe së fundmi, ne e kompostojmë dhe e shesim. Kur llogarisim të ardhurat direkte dhe indirekte, shohim se mbulojmë kostot operative të qendrës, duke përfshirë pagat e stafit dhe mirëmbajtjen, si dhe duke krijuar një qytet më të pastër”, shpjegon Enea Tacja, Drejtor i Agjencisë së Shërbimeve Publike në Bashkinë Cërrik, duke përshkruar se si kjo nismë është financiarisht e vetëmjaftueshme.

Qendra e kompostimit pritet të pajiset me një makineri të re copëtuese me kapacitet prej 30-50 tonësh në orë dhe me një kamion më të madh, vetëngarkues e vetëshkarkues, të pajisur me vinç — duke i mundësuar asaj të zgjerojë mbulimin në një zonë më të madhe të Cërrikut. Objekti është gjithashtu i aftë të kompostojë mbetjet ushqimore, megjithëse mbledhja e tyre ka rezultuar e vështirë për shkak të mungesës së ndarjes së mbetjeve në burim.

Nga kopshtaria e qëndrueshme mesopotamiane e regjistruar në pllaka argjile deri te metoda Bokashi e Japonisë, nga kompostimi grek, romak dhe egjiptian me gropa deri te sistemi Hügelkultur i Gjermanisë, dhe deri te praktikat moderne, njerëzimi ka kërkuar prej kohësh mënyra për t’i bërë qytetet më të jetueshme, duke i trajtuar mbeturinat në mënyrë të përgjegjshme. Kompostimi zvogëlon nevojën për plehra kimike, rrit mbajtjen e lagështisë së tokës, parandalon erozionin e tokës, mbështet rritjen e bimëve, zvogëlon shkallën e vdekshmërisë së bimëve, kursen para, parandalon formimin e gazrave serrë, zbut ndryshimet klimatike, përmirëson cilësinë e ujit dhe, në përgjithësi, ofron përfitime ekonomike, mjedisore dhe sociale që përmirësojnë cilësinë e jetës sonë.

Projekti i BE-së për Ekonominë Qarkulluese dhe Qytetet e Jetueshme bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), dhe zbatohet nga GIZ Albania në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit (MTM). Projekti mbështet tranzicionin e Shqipërisë drejt një ekonomie qarkulluese dhe fuqizon bashkitë për të ndërtuar qytete të qëndrueshme të së ardhmes. Ai kontribuon për përmirësimin e shëndetit publik, krijimin e vendeve të gjelbra të punës dhe efikasitet më të mirë të energjisë.

Projekti përqendrohet në nxitjen e bashkëpunimit midis palëve të interesuara, duke çuar në shërbime më efikase të menaxhimit të mbetjeve, me një theks të veçantë te menaxhimi i të dhënave dhe krijimi i treguesve kyç të performancës. Këto masa ndihmojnë për përcaktimin e objektivave të qarta, ndjekjen e progresit dhe sigurimin e llogaridhënies. Zhvillimi i kapaciteteve dhe trajnimi për autoritetet e menaxhimit të mbetjeve në të gjitha nivelet është gjithashtu një element qendror që mundëson zbatimin efektiv të nismave të ekonomisë qarkulluese.

Qendra e kompostimit e mbështetur nga BE në Cërrik
1 nga 4

/a.f/

The post Qendër kompostimi e mbështetur nga BE në Cërrik, 300 ton mbetje të gjelbra kthehen në pleh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhjet e 11 majit, PS fiton me 59,53% të votave në bashkinë e Cërrikut

TIRANË, 12 maj /ATSH/ Përfundon numërimi i votave për bashkinë e Cërrikut. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nxjerrë sot rezultatin përfundimtar të votimit për bashkinë e Cërrikut, sipas të cilit Partia Socialiste ka fituar me 59,53% të votave, kundrejt 29,36% të votave që ka marrë Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

Në 57 qendrat e votimit të bashkisë së Cërrikut ka përfunduar tashmë procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Në përfundim të procesit të numërimit rezulton se Partia Socialiste ka marrë 7021 vota, ndërsa Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 3463 vota.

Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka marrë 6,2% të votave, e ndjekur nga Partia Mundësia me 1,22% të votave.

Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 0,80% të votave dhe Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 0,16% të votave.

/r.e/j.p/

The post Zgjedhjet e 11 majit, PS fiton me 59,53% të votave në bashkinë e Cërrikut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përfundon procesi i numërimit në Cërrik, rezultati

By: Ela
12 May 2025 at 14:56

Në Cërrik ka përfunduar procesi i numërimit, ku Partia Socialiste ka arritur të fitojë shumicën e votave. PS ka grumbulluar 7021 vota,as saj vjen PD me 3433 vota. Forcë e tretë në bashkinë e Cërrikut është konfirmuar Nisma Shqipëria Bëhet me 724.

The post Përfundon procesi i numërimit në Cërrik, rezultati appeared first on BoldNews.al.

Mbyllet numërimi në Cërrik, PS fiton me mbi 3500 vota diferencë

12 May 2025 at 14:59

Në Cërrik ka përfunduar procesi i numërimit, ku Partia Socialiste ka arritur të fitojë bindshëm.

Nga numërimi i 57 Qendrave të Votimit PS ka grumbulluar 7021 vota, ose 59.53 % të votave.

Pas saj vjen PD me 3433 vota, ose 29.36 % të votave. Diferenca e votave mes PS dhe PD është më shumë se 3500 vota.

Forcë e tretë në bashkinë e Cërrikut është konfirmuar Nisma Shqipëria Bëhet me 724.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mbyllet numërimi në Cërrik, PS fiton me mbi 3500 vota diferencë appeared first on Euronews Albania.

Arrestohet në flagrancë 28-vjeçari në Cërrik/ Goditi me thikë për motive të dobëta…

4 May 2025 at 13:06

Arrestohet në flagrancë shtetasi A. Z., 28 vjeç, banues në Cërrik, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) një person. Ndërkohë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit R. Sh., 56 vjeç dhe L. P.,65 vjeç, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

I plagosuri është shtetasi E. Xh., 34 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit L. P., 24 vjeç dhe E. K., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, këtyre dy shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan sasi të vogla lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në Peqin, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit D. S., 50 vjeç, banues në Peqin dhe R. H., 42 vjeç, pasi u kapen duke kryer punime ndërtimi pa leje, në pronat e tyre. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

The post Arrestohet në flagrancë 28-vjeçari në Cërrik/ Goditi me thikë për motive të dobëta… appeared first on Sot News | Lajme.

Vjedhja e zyrës së PD në Cërrik/ Pranga autorit dhe personit që bleu pajisjet

By: user 6
2 May 2025 at 20:19

Policia ka dalë pasditen e kësaj të premteje më një njoftim zyrtar pas denoncimit të Degës së Partisë Demokratike në Cërrik për një vjedhje në ambientet e zyrës së saj. Përfaqësuesit e PD-së raportuan se nga zyra janë vjedhur disa pajisje elektronike, përfshirë kompjuterë dhe një televizor.

Në lidhje me ngjarjen polica bën me dije se ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar. Ai është 36-vjeçari identifikuar si Arben Metani, banues në Cërrik. Gjithashtu është arrestuar edhe 46-vjeçari Klevis Zane. Ky i fundit ka blerë nga 36-vjeçari sendet e vjedhura në zyrën elektorale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vjedhjes së ndodhur, në Cërrik, në subjektin e marrë e me qira për qëllime elektorale, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të rastit shtetasin: A. M., 36 vjeç, banues në Cërrik.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit K. Z., 46 vjeç, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi A. M., gjatë mesnatës, ka vjedhur në ambientin e marrë me qira (lokal) me qëllime elektorale, 1 kompjuter dhe 1 televizor dhe i ka shitur kompjuterin e vjedhur shtetasit K. Z. Sekuestrohen sendet e vjedhura, dhe iu lan në ruajtje subjektit politik. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme,” – thuhet në njoftimin e policisë. /LAPSI.al

The post Vjedhja e zyrës së PD në Cërrik/ Pranga autorit dhe personit që bleu pajisjet appeared first on Lapsi.al.

Vidhet gjatë natës selia e PD-së në Cërrik

By: Ardit
2 May 2025 at 08:26

Një incident elektoral është regjistruar në Cërrik. Gjatë natës që sapo lamë pas, është vjedhur selia e Partisë Demokratike të Cërrikut. U raportua se në zyra janë marrë kompjuteri dhe një televizor. Ende nuk dihen autorët dhe policia nuk ka një njoftim për ngjarjen. Vlen të theksohet se një ditë më parë kreu demokrat Berisha […]

The post Vidhet gjatë natës selia e PD-së në Cërrik appeared first on BoldNews.al.

PD në Cërrik denoncoi vjedhjen e zyrës elektorale, reagon policia: Nuk janë konstatuar thyerje

By: lindita
2 May 2025 at 10:02

Njoftimi i Policisë: Rreth orës 07:40 të mëngjesit të sotëm, ka kallëzuar shtetasja A. Ll., me detyrë sekretare e degës së subjektit politik “Partia Demokratike e Shqipërisë”, Cërrik, se në ambientin e marrë me qira (lokal), për qëllime elektorale, ka konstatuar se mungonin 1 kompjuter dhe 1 televizor. Nga këqyrja paraprake në vendngjarje nuk janë konstatuar thyerje apo dëmtime të objektit.

Source

PD tha se zyrat e tyre në Cërrik u grabitën/ Policia: Nuk janë konstatuar thyerje

By: user7
2 May 2025 at 10:10

Policia ka reaguar pas kallëzimit të bërë nga PD se zyrat e tyre në Cërrik ishin grabitur. Në njoftim thuhet se sekretarja e degës së PD-së në Cërrik ka kallëzuar se në ambientin e marrë me qira (lokal), për qëllime elektorale, ka konstatuar se mungonin 1 kompjuter dhe 1 televizor. Lidhur e këtë policia shton se nga këqyrja paraprake në vendngjarje nuk janë konstatuar thyerje apo dëmtime të objektit. Gjithashtu policia thotë se në drejtimin e Prokurorisë, grupi i posaçëm hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e rastit.

NJOFTIMI:
Cërrik/Informacion paraprak

Rreth orës 07:40 të mëngjesit të sotëm, ka kallëzuar shtetasja A. Ll., me detyrë sekretare e degës së subjektit politik “Partia Demokratike e Shqipërisë”, Cërrik, se në ambientin e marrë me qira (lokal), për qëllime elektorale, ka konstatuar se mungonin 1 kompjuter dhe 1 televizor.

Nga këqyrja paraprake në vendngjarje nuk janë konstatuar thyerje apo dëmtime të objektit.

Në drejtimin e Prokurorisë, grupi i posaçëm hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e rastit.

The post PD tha se zyrat e tyre në Cërrik u grabitën/ Policia: Nuk janë konstatuar thyerje appeared first on Lapsi.al.

Denoncimi i Partisë Demokratike: Është vjedhur zyra elektorale në Cërrik

By: user7
2 May 2025 at 09:25

Dega e Partisë Demokratike në Cërrik ka denoncuar një vjedhje të ndodhur, sipas tyre, në ambientet e zyrës së saj. Përfaqësuesit e PD-së thonë se nga zyra janë vjedhur disa pajisje elektronike, përfshirë kompjuterë dhe një televizor.

Nga ana tjetër mëohet se Policia po kryhen verifikime në lidhje me ngjarjen e pretenduar.

The post Denoncimi i Partisë Demokratike: Është vjedhur zyra elektorale në Cërrik appeared first on Lapsi.al.

Dega e PD në Cërrik denoncon vjedhjen e zyrës: Kanë marrë kompjutera dhe një televizor

By: V K
2 May 2025 at 10:03

Gjatë natës janë vjedhur nga dega e PD-së në Cërrik, një kompjuter dhe një televizor.  Denoncimi është bërë nga sekretarja e degës.

“Rreth orës 07:40 të mëngjesit të sotëm, ka kallëzuar shtetasja A. Ll., me detyrë sekretare e degës së subjektit politik “Partia Demokratike e Shqipërisë”, Cërrik, se në ambientin e marrë me qira (lokal), për qëllime elektorale, ka konstatuar se mungonin 1 kompjuter dhe 1 televizor”, njofton policia.

Nga këqyrja paraprake në vendngjarje, nuk janë konstatuar thyerje apo dëmtime të objektit.

Në drejtimin e Prokurorisë, grupi i posaçëm hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e rastit.

The post Dega e PD në Cërrik denoncon vjedhjen e zyrës: Kanë marrë kompjutera dhe një televizor appeared first on Albeu.com.

Berisha në Belsh: Do të dyfishojmë buxhetin për shëndetësinë

TIRANË, 1 maj /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha paraqiti sot kandidatët për  “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” për qytetin e Belshit dhe Cërrikut.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal edhe tek prezantimi i programit të PD-së. Berisha theksoi se programi i PD-së është dyfishimi i buxhetit për shëndetësinë.

“Çdo pensionist do ketë të drejtë analiza të plota në vit dy herë falas, të garantuara nga shteti”, u shpreh Berisha.

Berisha tha se “mjekëve dhe infermierëve do u dyfishohen rrogat”.

Berisha u ndal edhe tek rimbursimi i ilaçeve.

“Miq, a mundet një shtet me 8 milardë euro buxhetin, të lërë pa ilaçe, të lërë në kthetrat e vdekjes të sëmurët në Spitalin Onkologjik? Në vitin 2010 apo 2013, ne kishim gjysmën e këtij buxheti, po pa ilaçe nuk mbetën kurrë ata.  Nuk mundet kurrsesi. Janë përparësi absolute”, u shpreh Berisha. /j.p/

The post Berisha në Belsh: Do të dyfishojmë buxhetin për shëndetësinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Makina përplas këmbësorin në Cërrik

29 April 2025 at 10:47

Elbasan- Një aksident ka ndodhur në lagjen “28 nëntori” në Cërrik.

Mësohet se është përplasur nga makina një 61-vjeçar. Sipas policisë, 61-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin 67 vjeç, banues në Cërrik, pasi në lagjen “28 Nëntori”, duke kryer manovrën indietro me automjet, ka aksidentuar shtetasin 61 vjeç, këmbësor, i cili është jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

❌
❌