Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 11 July 2025Main stream

300 vizita në ditë, rritet frikshëm fluksi në urgjencën e QSUT, ja apeli i mjekëve

11 July 2025 at 19:12

Temperaturat e larta të ditëve të muajit korrik kanë pasur me shtim të urgjencave mjeksore në QSUNT. Mjekët e urgjencës, thonë se fluksi është në rritje, dhe shkak duket se është dehidratimi nga mungesa e lëngjeve dhe vapa.

“Janë shtuar pacientët që vinë me gjendje të fikti, kjo vjen nga mungesa e lëngjeve, por edhe nga pacientë që vuajnë nga sëmundjet kronike. Numri i vizitave ditët e fundit është shtuar, një mesatare 300-350 në ditë”, tha Anduela Mino, mjeke urgjence QSUNT.

Moshat e thyera dhe të sëmurët kronik janë ato që kanë problematika më të mëdha në stinën e verës.

“Pacientët kardiak duke mos marrë lëngje dhe duke marrë medikamente anti-hipertensiv të tensionit, ulet tensioni akoma më shumë. Moshat e pacientëve janë mbi 60-vjeç e sipër, por edhe moshat e reja”, shtoi mjekja.

Në këto kushte mjekja apelon që të evitohet dalja ndërmjet orës 11- dhe 5 pasdite, të konsumohen sa më shumë lëngje të freskëta, ujë dhe jo kafe, pije me gaz apo alkool.

The post 300 vizita në ditë, rritet frikshëm fluksi në urgjencën e QSUT, ja apeli i mjekëve appeared first on Sot News | Lajme.

Before yesterdayMain stream

Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë

By: Elva
9 July 2025 at 20:52

Temperaturat e larta dhe thatësira kanë shtuar ndjeshëm qarkullimin e gjarpërinjve dhe insekteve helmuese në zonat rurale, duke rritur edhe rastet e pickimeve. Sipas mjekëve të urgjencës në QSUT, çdo javë raportohen të paktën tre raste të pickimeve nga gjarpërinjtë, kryesisht te pacientë që vijnë nga zonat rurale. Një rast më i rëndë u regjistrua […]

The post Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë appeared first on BoldNews.al.

Koçiu: Teknikat më të avancuara mjekësore në QSUT, trajtohet me sukses 28-vjeçarja me aneurizëm të aortës

TIRANË, 9 korrik/ATSH/ Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” profesionalizmi dhe teknikat më të avancuara mjekësore janë çdo ditë në shërbim të jetës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau sot në rrjetet sociale rastin e një paciente 28-vjeçare me aneurizëm të aortës (9 cm), e cila u trajtua me sukses nga prof. Altin Veshti dhe dr. Klodian Krakulli, pa nevojën e një valvule artificiale, duke shmangur përdorimin e holluesve të gjakut për jetën.

“Kjo teknikë e avancuar është aplikuar me sukses në 17 raste në QSUT, me mbështetjen e ekipit të anestezisë të drejtuar nga prof. Saimir Kuçi. Pacientja gëzon shëndet të mirë dhe ka rifilluar jetën normale”, tha Koçiu.

Prof. Altin Veshti bëri me dije se një gjetje e rastësishme nga një radiografi e bërë në një qytet në veri të Shqipërisë nga radiologët, u vu re  një masë në kraharor.

Ai tha se vajza u dërgua në Urgjencën e Tiranës ku u konstatua një aneurizëm i aortës, rreth 9 cm.

“Vajza me urgjencë është transferuar në repartin e kardiokirurgjisë. Hoqëm një pjesë të aortës së sëmurë dhe është zëvendësuar me një tub sintetik, por është riparuar edhe valvula e aortës”, deklaroi prof. Veshti.

Prof. Veshti tha se “kemi bërë 15-16 raste për riparim të valvulës e aortës para disa viteve ka qenë utopi dhe sot po kthehet në normalitet. Së bashku me doktor Krakullin po kryejmë këtë operacion, i cili jep një jetë normale të rinjve që kanë probleme me valvulën e aortës. Po tentojmë t’i riparojmë. Rastet e para kanë dalë me shumë sukses dhe do të vazhdojmë në këtë rrugë”.

Pacientja tha se “tani bëj jetë normale dhe dalëngadalë po i kthehem normalitetit”.

/k.s//r.e//a.f/

The post Koçiu: Teknikat më të avancuara mjekësore në QSUT, trajtohet me sukses 28-vjeçarja me aneurizëm të aortës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Urgjencat mbushen plot nga vapa, qindra persona paraqiten në QSUT me probleme nga i nxehti

6 July 2025 at 12:45

I nxehti i këtyre ditëve që ka prekur të gjithë Europën si dhe vendin tonë është shoqëruar me rritjen e numrit të qytetarëve të cilët kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe që i janë drejtuar për ndihmë në urgjencën e sëmundjeve të brendshme në QSUT.

Gjendje të fikti apo probleme me luhatjet e tensionit e kanë mbushur urgjencën këto ditë.

“Jemi 300–350 raste në ditë, është rritur fluksi këto ditë”, tha mjekja e urgjencës Anduela Çuko.

Meteorologët parashikojnë që kjo valë të nxehti do të na shoqërojë gjatë gjithë muajit korrik ndaj mjekja këshillon të shtohet kujdesi sidomos tek personat që kanë sëmundje kronike apo kanë kaluar më parë episode si hemorragji cerebrale, kanë probleme kardiake si dhe të konsumojmë sa më shumë ujë.

“Mos të dalin pas orën 9 paradite dhe para orës 7 pasdite, konsumoni mbi 1 litër ujë. Kujdes me medikamentet pasi duhet të konsultoheni me mjekun për t’i ndryshuar ato”.

Përveç fëmijëve të vegjël, cila është ajo kategori pacientësh të cilët duhet të tregojnë kujdes të shtuar për të mos pasur pasoja shëndetësore nga i nxehti?

Ushqime të lehta, fruta e perime si dhe lëngje të freskëta ku më i preferuari mbetet uji, janë këshillohen të parat nga mjekët për të përballuar mirë të nxehtin e këtyre ditëve.

The post Urgjencat mbushen plot nga vapa, qindra persona paraqiten në QSUT me probleme nga i nxehti appeared first on Sot News | Lajme.

Vapa mbush urgjencat! Qindra të sëmurë në QSUT, çfarë këshillojnë mjekët

By: Elva
6 July 2025 at 12:52

Temperaturat e larta që kanë përfshirë Europën dhe Shqipërinë gjatë ditëve të fundit po sjellin pasoja edhe për shëndetin e qytetarëve. Urgjenca e sëmundjeve të brendshme në QSUT po përballet me një rritje të ndjeshme të fluksit të pacientëve. “Jemi me 300–350 raste në ditë, është rritur fluksi këto ditë,” u shpreh mjekja e urgjencës, […]

The post Vapa mbush urgjencat! Qindra të sëmurë në QSUT, çfarë këshillojnë mjekët appeared first on BoldNews.al.

Pajisja e brakiterapisë jashtë standardi! Gazetari: Ja si Orges Spahiu mbulon skandalet e Onkologjikut

By: Ela
28 June 2025 at 16:12

QSUT, në një reagim në rrjete sociale, nuk dha asnjë shpjegim pse pajisja e Brakiterapisë (trajtim për shumë kancere ku trupi ekspozohet ndaj substancave radioaktive) është vënë në punë pa mirëmbajtje, pse është lejuar të funksionojë me burim të dyshimtë dhe të pakontrolluar, por u përpiqën të mbulojnë skandalin vrastar me gënjeshtra. Gazetari Osman Stafa, […]

The post Pajisja e brakiterapisë jashtë standardi! Gazetari: Ja si Orges Spahiu mbulon skandalet e Onkologjikut appeared first on BoldNews.al.

Ndahet nga jeta mjekja anesteziste në QSUT, Nertila Kodra Gora

By: Ela
26 June 2025 at 13:39

Mjekja Anesteziste Reanimatore në QSUT, Nertila Kodra Gora ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë. Prej 27 vitesh, Dr. Nertila ka shërbyer si mjeke specialiste e Anestezisë dhe Reanimacionit, pranë Shërbimit të Kirurgjisë së Përgjithshme në QSUT. Për ndarjen nga jeta të mjekës Nertila Kodra ka reaguar dhe Qendra Spitalore Universitare “Nënë […]

The post Ndahet nga jeta mjekja anesteziste në QSUT, Nertila Kodra Gora appeared first on BoldNews.al.

Spitali i ri i Kardiokirurgjisë drejt përfundimit, Rama poston video: Mbi 1 mijë ndërhyrje në vit

By: redi
18 June 2025 at 18:32

Punimet në kantierin e spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë drejt përfundimit. Kryeministri Edi Rama, thotë se spitali i ri i Kardiokirurgjisë do të ketë aparatura moderne dhe ekipe të specializuara për zemrën, enët e gjakut dhe reanimacionin. Për të në këtë spital do të kryhen mbi 1000 ndërhyrje në vit, do të ketë 112 mjekë…

Source

Koçiu viziton mjekun e QSUT-së: Falë kujdesit të kolegëve të tij gëzon shëndet të plotë

TIRANË, 17 qershor /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu vizitoi sot mjekun anestezist-reanimator në QSUT, Amarold Balliu, i cili, siç bën me dije ministrja, “pak ditë më parë u përball me një sfidë të vështirë shëndetësore”.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Koçiu thekson se “falë përkushtimit, profesionalizmit dhe kujdesit të kolegëve të tij, sot ai gëzon shëndet të plotë”.

“Të uroj shërim të shpejtë e të plotë, doktor Amarold”, shkruan ministrja.

/a.f/r.e/

The post Koçiu viziton mjekun e QSUT-së: Falë kujdesit të kolegëve të tij gëzon shëndet të plotë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zvogëlimi i stomakut/ Ndërhyrja e parë në QSUT, përdoret laparoskopia

By: Rovena
17 June 2025 at 15:52

Ky 62-vjeçar peshon rreth 135 kilogram  dhe  mbipesha  kishte filluar t’i shkaktonte probleme shëndetësore. Avniu kishte provuar mënyra të ndryshme për të humbur kilogram, por pa rezultat.

“Ndjeja lodhje, këputje, nuk isha mirë, ndjeja siklet në trup. Kam ecur, kam bërë vrap. Lash vrapin mora 35 kg,  abuzoja me ushqimin.  Nëse do të mallkosh dikë thuaj marrsh kile.  Të mbash  50 kg më shumë mbi kurriz çdo ditë nuk është kollaj”, tha ai.

Përballë shqetësimeve  që kishte mjekët i këshilluan reduktimin e volumit të stomakut përmes ndërhyrjes kirurgjikale. Operacioni u krye në Qendrën Spitalore Universitare  “Nënë Tereza” në Tiranë,  për herë të parë në një spital publik në vend, përmes  teknikës miniinvazive, pasi kirurgjia e hapur mund t’i shkaktonte më tepër dëme se përfitime.

“Është  fjala për një rezeksion, për heqjen e një pjese të stomakut te një person që vuante nga obeziteti morbid, një sëmundje metabolike që sjell shëndoshje të tejskajshme. Obeziteti kishte filluar të komprometonte aparatin kardiovaskular, frymëmarrjen dhe për pasojë e kishte të nevojshme ndërhyrjen ku mund të realizohej një dobësim progresiv i pacientit për ta rikthyer në peshë normale.  U realizua në rrugë miniinvazive përmes laparaskopisë”, shton ai.

Kjo teknikë sipas mjekëve shmang komplikacionet dhe  ndihmon në rikuperim më të shpejtë të pacientit.

“Në rastin në fjalë ka benefit gjigand në kuptimin  që pacienti  me masën e tij në kirurgji  të hapur do të kishte riskun e një morbiditeti perioperator, komplikacione të larta. Me laparaskopi miniinvazive, ka 4 plagë të vogla jo më tepër se 1 cm që e ulin riskun e komplikimeve. Le të themi presim rezultate të mira që muajin e parë, optimale 5-6 muaj nga ndërhyrja”, tregon më tej Avniu.

Ndërsa lexon sugjerimet  e mjekëve për stilin e jetesës që tashmë duhet të ndjekë 62 vjeçari thotë.

“Tani ndjehem shumë më mirë  se isha, që nga frymëmarrja, se të liron të gjitha stomaku. Do ia lemë kohë,  por jam shumë herë më mirë seç isha”, përfundon 62-vjeçari./abcnews.al

Gëlltiti 62 rruaza magnetike, flet mjeku i Pediatrisë: Si e shpëtuam 3-vjeçaren

By: Besnik
16 June 2025 at 17:47

Një vajzë 3-vjeçare ka rrezikuar jetën pasi ka gëlltitur 62 rruaza magnetike.

E mitura u dërgua me urgjencë nga prindërit në Spitalin Pediatrik, ku mjekët zbuluan përmes grafisë sasinë e pazakontë të trupave të huaj në stomak.spitali pediatrik

Duke folur për rastin, mjeku gastrohepatolog Virtut Velmishi tregoi për procedurën e ndërlikuar që i shpëtoi jetën vogëlushes.

“Vajza mbërriti rreth orës 22:00 dhe nga mjeku i turnit më është referuar grafia. U evidencua një konglomerat sferash magnetike. Ajo kishte gëlltitur rreth 62 sfera magnetike, të cilat mund të dëmtonin rëndë traktin digjestiv dhe të rrezikonin jetën e fëmijës,” – u shpreh Dr. Velmishi.

Sipas tij, ky është një rast unik për nga sasia e madhe e objekteve të gëlltitura. Megjithëse paraqiste vështirësi të mëdha, ekipi mjekësor arriti t’i nxjerrë rruazat përmes një procedure endoskopike, duke shmangur kirurgjinë.

“Mendoni një stomak sa një portokall, ku duhet të heqësh një masë të madhe sferash magnetike. Endoskopia dhe ezofagu i një fëmije nuk e lejojnë lehtë këtë. Ia dolëm t’i ndajmë në katër pjesë dhe, me një kosh endoskopik, arritëm ta kryenim me sukses procedurën. Fëmija u shpëtua nga ndërhyrja kirurgjikale dhe brenda ditës u kthye në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore,” – shtoi ai.

Edhe pse rasti përfundoi me sukses, mjekët bëjnë apel për më shumë kujdes ndaj fëmijëve, sidomos atyre të moshës 1-3 vjeç. Rastet e urgjencave për shkak të gëlltitjes së objekteve të huaja janë të përditshme.

“Duhet treguar kujdes i veçantë me bateritë në formë pulle. Ato janë shumë të rrezikshme dhe mund të shkaktojnë djegie të ezofagut brenda vetëm dy orësh,” – paralajmërojnë mjekët.

Fëmija 3 vjeçar gëlltiti 62 rruaza, mjekët në QSUT bëjnë mrekullinë! Ia heqin dhe i shpëtojnë jetën pic.twitter.com/KlwLGG82sn

— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) June 16, 2025

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gëlltiti 62 rruaza magnetike, flet mjeku i Pediatrisë: Si e shpëtuam 3-vjeçaren appeared first on Euronews Albania.

Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta mjeku anestezist-reanimator i QSUT, Fatmir Prifti

By: Ela
11 June 2025 at 17:15

Mjeku anestezist-reanimator në shërbimin onkologjik të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Dr. Fatmir Priftit, është ndarë nga jeta. Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, e cila vlerësoi figurën e tij si një profesionist të përkushtuar, me një kontribut të çmuar prej 37 vitesh në shërbim të pacientëve dhe sistemit shëndetësor shqiptar. […]

The post Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta mjeku anestezist-reanimator i QSUT, Fatmir Prifti appeared first on BoldNews.al.

Lajm i trishtë për mjeksinë/ Ndahet papritur nga jeta mjeku anestezist i QSUT

11 June 2025 at 15:26

Lajmi trishtë ka ardhur pak më parë nga fusha e mjekësisë. Mjeku anestezist-reanimator, Fatmir Prifti i cili shërbente në spitalin onkologjik, është ndarë nga jeta ditën e sotme.

Lajmi i hidhur për ikjen e tij parakohe është bërë me dije nga ministrja e Shëndetësire, Albana Koçiu.

Përmes një postimi në rrjetet e saj sociale, Koçiu i ka shprehur ngushëllime bashkëshortes së mjekut, Rubenës, familjarëve të tij, si dhe kolegëve, të cilët sot humbën një njeri e një profesionist si doktor Fatmiri, i cili nuk kurseu asnjëherë as kohën, as energjinë për të ndihmuar çdo pacient që i trokiti në derë.

“Me trishtim të madh mora lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Fatmir Priftit, mjek anestezist-reanimator në shërbimin onkologjik, me një kontribut të çmuar prej 37 vitesh në QSUT. Një profesionist i përkushtuar dhe i respektuar, që do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë për humanizmin dhe përkushtimin e tij. Ngushëllime Rubenës, familjes, të afërmve dhe kolegëve”, shkruan Koçiu në Facebook.

The post Lajm i trishtë për mjeksinë/ Ndahet papritur nga jeta mjeku anestezist i QSUT appeared first on Sot News | Lajme.

Spitali ditor në QSUT, shërbim 24 orë për pacientët pa nevojë shtrimi

30 May 2025 at 16:46

Prej afro 1 viti në QSUT ka nisur nga funksionimi spitali ditor i cili iu mundëson terapi pa qenë nevoja e shtrimit, pacientëve me sëmundje kronike përfshirë edhe kimioterapinë dhe dializën.

“Pacientët të cilët kanë nevojë për trajtime periodike një ditore, vijnë e bëjnë terapinë në mëngjes dhe në drekë mund të shkojnë të qetë në shtëpi. Kjo ka sjellë një komoditet për pacientin”, tha Arjana Strakosha,  zv/drejtore e QSUNT.

Mes shumë diagnozave, alergjitë duket se janë ato që predominojnë në këtë periudhë, duke bërë që pacientët të paraqiten në spitalin ditor për shërbim.

“Vera përkon me aktivizimin e alergjive respiratore. Deri nga mesi i qershorit sezoni i alergjisë mbetet aktiv dhe flukset janë më të rritura dhe janë të zakonshme pasi i kemi çdo vit në këtë periudhë”, shton Eris Mësonjësi alergologe, QSUNT.

Me një kapacitet prej 26 shtretërish, 14 në shërbim të spitalit ditor dhe 12 për kimioterapinë, spitali ditor iu ofron shërbim të specializuar të gjithë pacientëve me sëmundje kronike që kanë nevojë për terapi, por jo për shtrim në spital.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Spitali ditor në QSUT, shërbim 24 orë për pacientët pa nevojë shtrimi appeared first on Euronews Albania.

Alma Cani largohet nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”

By: Besnik
28 May 2025 at 18:35

Alma Cani është larguar nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” pasi dha dorëheqjen paraditen e së mërkurës.

Profesoresha Alma Cani, ish-shefja e reanimacionit në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, u emërua në krye të QSUT më 25 mars 2024 dhe qëndroi në krye të qendrës më të madhe spitalore për afro 14 muaj.

Në vend të saj pritet të emërohet mjekja onkohematologe Donjeta Bali, e cila do të prezantohet zyrtarisht ditën e enjte në orën 10:00.

Bali ka shërbyer si mjeke onkohematologe në shërbimin e onkohematologjisë pediatrike në QSUT prej 20 vjetësh.

Ndërkohë, burime nga Euronews Albania bëjnë me dije se Alma Cani do të rikthehet në postin e zëvendësdrejtoreshës së Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, detyrë që mbante para se të emërohej drejtoreshë e QSUT-së.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Alma Cani largohet nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” appeared first on Euronews Albania.

Alma Cani largohet nga drejtimi i QSUT, stafi prezantohet me shefen e re të “Nënë Terezës”

By: M C
28 May 2025 at 19:34

Mjekja Alma Cani është larguar nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe në vend të saj është emëruar mjekja onkohematologe Donjeta Bali, e cila do të prezantohet nesër me stafin.

Doktoreshë Alma Cani menjëherë pas përfundimit të studimeve u emërua në Spitalin e sëmundjes së mushkrive, Sanatorium, që është kthyer prej vitesh në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”.

Pas studimeve të shkollës së lartë, ndër 3 përqind më të mirat në vend, Cani u specializua si mjeke pneumologe. Dhe në vitet 93-97 u specializua për anestezi – reanimacion, ndërsa tani, pas 14 muajsh në drejtimin e QSUT ajo është larguar për t’u zëvendësuar nga Donjeta Bali.

Prof. asoc. Donjeta Bali shërben prej 24 vitesh si mjeke pediatre Onkohematologe në shërbimin delikat të Onko-Hematologjisë Pediatrike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë.

Kush e njeh dr.Donjetën, e di se puna e saj, por edhe dashuria për të vegjlit me sëmundje të rënda të gjakut, është e pakursyer.

The post Alma Cani largohet nga drejtimi i QSUT, stafi prezantohet me shefen e re të “Nënë Terezës” appeared first on Albeu.com.

Italiani humbi jetën në QSUT, merren në pytetje administratori e dentisti i klinikës

24 May 2025 at 15:40

Një shtetas italian ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të shtune në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” pas një ndërhyrje dentare në një klinikë private.

63-vjeçari më 20 maj kishte shkuar për një mbushje dhëmbi dhe rregullimin e tre dhëmbëve të tjerë në një klinikë dentare në Rrugën e Kosovarëve. Gjatë ndërhyrjes, por edhe pas saj nuk ka shfaqur komplikacione.

Pas dy ditësh 63-vjeçari nuk është ndjerë mirë dhe është paraqitur në QSUT, ndërsa mëngjesin e kësaj të shtune pas një hemorogjie në mëlçi humbi jetën.

Lidhur me këtë rast, grupi hetimor ka marrë në pyetje administratorin dhe dentistin e klinikës private.

Shtetasi italian me iniciale D.S. vuante nga tumori në mëlçi, por referuar dëshmisë së stafit të klinikës dentare nuk ishin vënë në dijeni nga pacienti për këtë sëmundje.

Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së klinikës, ndërkohë po verifikohet nëse 63-vjeçarit i janë bërë analiza para se t’i nënshtrohej ndërhyrjes dentare.

Tashmë do të jetë ekspertiza e mjekësisë ligjore e cila do të përcaktojë shkakun e vdekjes së 63-vjeçarit italian.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Italiani humbi jetën në QSUT, merren në pytetje administratori e dentisti i klinikës appeared first on Euronews Albania.

E trishtë/ Mjeku pediatër i QSUT ndërron jetë në krye të detyrës

By: Besnik
15 May 2025 at 18:37

Një lajm i hidhur vjen nga QSUT-ja, ku mjeku i njohur pediatër Bashkim Nezaj është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme, teksa ishte në krye të detyrës, duke i shërbyer fëmijëve në Spitalin Pediatrik të Fëmijëve në Tiranë.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së enjtes, gjatë turnit të natës. Miqtë dhe kolegët kanë shprehur dhimbjen dhe keqardhjen për ndarjen e mjekut që njihej për qetësinë dhe përkushtimin në shërbim të të vegjëlve.

Sipas njoftimit nga QSUT dhe postimeve të miqve në rrjete sociale, mjeku tropojan humbi jetën si pasojë e një infarkti.

Ai ishte në shërbimin e mjekut të rojës kur u nda nga jeta, duke dhënë frymën e fundit në vendin e punës.

Reagimi i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”:

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Dr. Bashkim Nezaj. Një profesionist i përkushtuar, një njeri i qetë dhe i dashur, një mjek që ia kushtoi jetën dhe zemrën shërbimit ndaj fëmijëve. Për më shumë se 20 vite, Dr. Bashkimi ka qenë pranë çdo vogëlushi që ka kaluar pragun e Pediatrisë, duke u bërë shembull i humanizmit dhe profesionalizmit të rrallë.

Humbja e tij është një dhimbje e madhe për familjen, kolegët dhe për të gjithë ata që patën fatin ta njihnin e të punonin me të.

Prehu në paqe, doktor Bashkimi. Kontributi yt nuk do të harrohet kurrë”.

Shuarja e mjekut Nezaj ka tronditur jo vetëm familjen dhe miqtë, por edhe gjithë komunitetin mjekësor, veçanërisht kolegët e tij në QSUT, ku për vite me radhë ai shërbeu me përkushtim të plotë ndaj fëmijëve të sëmurë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post E trishtë/ Mjeku pediatër i QSUT ndërron jetë në krye të detyrës appeared first on Euronews Albania.

Hipertensioni vjen “i heshtur”/ Mjekët: Gjysma e pacientëve e zbulojnë rastësisht

3 May 2025 at 13:32

Në Shqipëri afro 40% e popullsisë sipas Institutit të Shëndetit Publik vuan nga hipertensioni.

Tabutë kanë rënë dhe sipas mjekëve presioni i lartë i gjakut nuk është më shqetësim vetëm i moshës së mesme.

“Tashmë kemi një incidencë të lartë edhe në moshat  e reja kjo ndikuar nga shumë arsye ku kryesorja është jeta sedentare  dhe obeziteti.

Bëhet fjalë mes të 20 dhe 30 nuk eshte me tensioni që paraqitej mbi 45 fjeç te burrat dhe 50 tek gratë jemi duke u përballur me hipertension që më parë konsideroheshin tabu.

20 gene përgjegjës për hipertensionin, mbingarkesa volumore që vjen si pasojë e një sistemi në organizëm i cili kur aktivizohet prodhon hipertension”, tha Taulant Gishto – kardiolog në QSUT.

Gjysma e të sëmurëve me hipertension  sipas mjekëve e kanë zbuluar  sëmundjen   rastësisht ndërsa   rreth  35  % e atyre që trajtohen  me ilaçe  sipas Institutit të Shëndetit Publik  nuk e kontrollojnë në mënyrë efektive  shëndetin e tyre.   Por një hipertension I patrajtuar rregullisht  çon në komplikacione serioze.

“Tensioni eshte sëmundje sistemike, që prek çdo organ, më të prekura janë truri, zemra dhe veshka.  Në zemër hipertensioni jep dëmtime strukturore, trashje të mureve, në tru dëmtime ishemike, në veshka dëmtime që çojnë në insufiçecë renale. Në 2 persona 1 vjen pa shenja klinike, vjen në heshtje, nëse kemi 100 individë me hipertesinon 50 e kanë zbuluar nga një ngjarje rastësore,  50% tjetër me fat se ka pas shenja klinike si dhimbje koke, marrje mendsh, zhurmë në vesh, humbje  ekuilibri…”, tha ai.

Në kushtet kur këto shenja nuk shfaqen tek të gjithë   në muajin e ndërgjegjësimit për  hipertensionin   mjekët   nxisin qytetarët të kontrollojnë presionin e gjakut  në mënyrë në herë pas hershme.

“Çdo individ që ka prirje genetike, prindërit me hypertension, të bëjë vlerësim pa ankesa.  Hipertensivët të orientohet në dietë pa përmbajtje kripë, ecje  aktive   5-7 km në ditë”, shtoi Gishto.

Hipertensioni mbetet faktori më i madh i rrezikut që kontribuon në sëmundshmërinë dhe  vdekshmërinë  në mbarë botën, por nëse  zbulohet  herët mund të  menaxhohet përmes barnave dhe një  mënyre të shëndetshme  jetese.

Skandali/ Mitingu i Ramës bllokon ambulancat, mjekët e QSUT pezullojnë 3 orë shërbimin

By: Ardit
28 April 2025 at 11:41

Një skandal ka ndodhur sot në QSUT, ku fushata e mbajtur nga Kryeministri Edi Rama ka bllokuar rrugën kryesore, duke penguar kalimin e ambulancave dhe duke rrezikuar shërbimet emergjente për qytetarët. Rama kishte thirrur mjekët për të marrë pjesë në një mitingun e tij, ndërsa disa prej tyre kanë lënë punën prej 3 orësh dhe […]

The post Skandali/ Mitingu i Ramës bllokon ambulancat, mjekët e QSUT pezullojnë 3 orë shërbimin appeared first on BoldNews.al.

❌
❌