Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Çfarë po ndodh me Jessie J? Këngëtarja dërgohet me urgjencë në spital

By: V K
4 August 2025 at 09:12

Këngëtarja Jessie J, ka zbuluar se është dërguar sërish në spital, gjashtë javë pas një operacioni për kancer në gji, për shkak të një infeksioni dhe lëngu në mushkëri.

Këngëtarja 37-vjeçare, e cila njoftoi më parë se kanceri ishte zbuluar herët nga mjekët, ishte në periudhë rikuperimi që nga operacioni i saj në qershor.

Por përmes një postimi në “Instagram” ditën e  djeshme, ajo bëri të ditur se është shtruar sërish në spital, ku më vonë mjekët i konfirmuan se ka një infeksion.

Jessie J, ndau një foto nga shtrati i spitalit, ku shihej një kanulë infuzioni në dorë. Ajo pranoi se kjo periudhë pas operacionit ka qenë një nga kohët më të vështira për të, veçanërisht në aspektin emocional, shkruan DailyMail.

“Ja si i kalova 24 orët e fundit:Gjashtë javë pas operacionit dhe u ktheva në të njëjtën dhomë ku isha pas operacionit. Nuk ishte as e planifikuar, as e pritur”, shkroi ajo.

Më tej ajo tregoi: Kisha – dhe ende kam – simptoma që tregonin për një mpiksje gjaku në mushkëri. Faleminderit Zotit nuk është mpiksje! Më bënë shumë analiza, dhe u zbulua se kam një infeksion (ende nuk dihet saktë çfarë) dhe pak lëng në mushkëri”.

“Po e kam të vështirë të marr frymë thellë, por u largova vetë nga spitali mbrëmë (nuk e duroj dot të jem aty) dhe do ta vazhdoj trajtimin si paciente ambulatore”.

Në një postim të dytë, Jessie shtoi: E di që ka shumë njerëz që kanë kaluar të njëjtën gjë, ose diçka të ngjashme, dhe mund të mos bien dakord me atë që them – dhe kjo është në rregull.

Por për mua, dita e operacionit ishte fizikisht pika më e vështirë e gjithë kësaj rruge. Rikuperimi nuk është as i lehtë, as i shpejtë. Ndërsa emocionalisht ka qenë sfida më e madhe”.

“Si nënë e një fëmije të vogël, të mos jem në gjendje të jem nëna që jam zakonisht ka qenë shumë e vështirë.

Po ashtu, të detyrohem të ndryshoj të gjitha planet për karrierën time këtë vit, pas kaq shumë pune për t’u rikthyer, ka qenë shumë zhgënjyese. Por kjo është jeta.

Dhe mos më keqkuptoni – lajmi që nuk ka më kancer ishte fantastik. Por ky rezultat nuk e bëri fare më të lehtë rikuperimin fizik nga operacioni”.

Në postimin e fundit, Jessie u shpreh se kjo përvojë i ka kujtuar se duhet të ngadalësojë ritmin dhe të kujdeset më shumë për veten.

“Është një kujtesë për veten time që të ngadalësoj, edhe pse ndjehem sikur tashmë po lëviz me ritmin e një breshke. Ky nuk është një rikuperim i shpejtë – dhe as që duhet të jetë.

Si një grua e pavarur, me energji pa fund dhe me sindromën ‘mundem vetë gjithmonë’, kjo ka qenë një goditje. E dua lëvizjen, punën dhe aktivitetin, por tani nuk mundem – dhe kjo është realiteti.

Por po gjej forcë në faktin se gjithçka mund të përshtatet me këtë ritëm të ri, me ndihmën e rrethit tim të vogël të mbështetjes. Ju e dini kush jeni – faleminderit!”.

Me ironi të lehtë ajo shtoi:Trupi dhe imuniteti im më thanë:‘Ulu pak, budallaqe!’”.

Në qershor, Jessie kishte ndarë një postim tjetër ku tregonte se sapo kishte hequr drenën pas operacionit dhe po përpiqej të përshtatej me ndryshimet trupore.

“Tani jam unë dhe gjoksi im i çuditshëm duke u përpjekur të gjejmë si të vishemi. Ana e majtë më sheh si të më thotë ‘je mirë, zemër’”?

Në atë kohë, ajo kishte treguar se në momentin që mori lajmin për diagnozën, kishte kaluar menjëherë në “modalitet mbijetese”, duke mos pasur kohë të përpunonte emocionalisht situatën për shkak të përgjegjësive të shumta.

“Nuk e kisha menduar as largimin emocional nga pjesa e trupit që humba. Tani po më kapin vonë ndjenjat – pak zhgënjim që nuk i thashë më mirë lamtumirë. Tingëllon çuditshëm, por kështu po ndihem tani”.

Edhe pse më parë kishte lënë të kuptohej se ishte pa kancer, Jessie sqaroi se ky mesazh ishte keqinterpretuar.

Ajo shtoi:Ndonëse po lutem për lajme të mira, fatkeqësisht ende nuk mund të konfirmoj se kanceri është zhdukur plotësisht”.

The post Çfarë po ndodh me Jessie J? Këngëtarja dërgohet me urgjencë në spital appeared first on Albeu.com.

Mori plagë duke shuar zjarrin në Kopaçez të Delvinës, niset me urgjencë drejt Tiranës 42-vjeçari (EMRI)

By: V K
26 July 2025 at 09:43

Një tjetër i lënduar nga flakët e zjarrit që përfshiu disa fshatra të Delvinës, u nis mbrëmjen e së premtes drejt Tiranës, për të marrë ndihmë të specializuar.

42-vjeçari Apostol Zhupa, nga fshati Kopaçez, ishte në grupin e banorëve që përpiqeshin për të shuar zjarrin e rënë në fshat.

Ai ka marrë shumë plagë djegieje, kryesisht në gjoks dhe shpatulla.

Pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, është nisur mbrëmjen e së premtes me ambulancë drejt Tiranës.

The post Mori plagë duke shuar zjarrin në Kopaçez të Delvinës, niset me urgjencë drejt Tiranës 42-vjeçari (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Ilir Beqaj sëmuret në burg, shtrohet me urgjencë në QSUT

By: V K
15 July 2025 at 10:55

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, ka shfaqur probleme shëndetësore në burg dhe është shtruar me urgjencë në QSUT.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se ish-ministri Beqaj, ka pasur temperaturë të lartë dhe infeksion të rëndë në lëkurë.

Sipas burimeve, gjendja e tij shëndetësore është ende e pastabilizuar.

Ilir Beqaj mbahet prej 1 viti në paraburgimin e Durrësit.

Ai është marrë i pandehur për dosjen e “SASPAC”, ku akuzohet për abuzim me donacionet e huaja, ndërsa po gjykohet me procedurë të zakonshme edhe për dosjen e “Sterilizimit”.

The post Ilir Beqaj sëmuret në burg, shtrohet me urgjencë në QSUT appeared first on Albeu.com.

Ishte duke notuar në Ksamil dhe u ndje keq, turisti transportohet me urgjencë në Tiranë

By: Ardit
14 July 2025 at 19:27

Një turist turk është ndjerë keq pasditen e sotme në Ksamil, gjatë kohës që ishte duke notuar. Bëhet fjalë për shtetasin Ismail Yavuz Koz, 37 vjeç, i cili u dërgua me urgjencë drejt Tiranës me helikopter. Bashkëshortja e tij ka deklaruar se ai ka pasur probleme shëndetësore edhe më herët. Menjëherë pas incidentit, ai është […]

The post Ishte duke notuar në Ksamil dhe u ndje keq, turisti transportohet me urgjencë në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

E rëndë në Korçë! 40-vjeçari hidhet nga kati i 5 i pallatit, dërgohet me urgjencë në spital

By: M C
10 July 2025 at 20:16

Një 40-vjeçar banues në Korçe, në rrugën “Petraq Shomo”, dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i katit të pestë të pallatit ku banonte.

Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi E.M., është dërguar në spital, ku gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:50, në lagjen nr. 18, në rrugën “Petraq Shomo”, shtetasi E. M., rreth 40 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i katit të pestë të pallatit ku banon dhe është në gjendje të rëndë shëndetsore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.

The post E rëndë në Korçë! 40-vjeçari hidhet nga kati i 5 i pallatit, dërgohet me urgjencë në spital appeared first on Albeu.com.

Aksident në Devoll: Mjeti del nga rruga, transportohet me urgjencë drejtuesi

8 July 2025 at 20:51

Një aksident rrugor ka ndodhur pak momente më parë në afërsi të fshatit Bitinckë, në bashkinë Devoll.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit dyshohet të ketë humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një shtyllë anës rrugës. Si pasojë e aksidentit, ai ka pësuar dëmtime dhe është transportuar me urgjencë nga ambulanca drejt spitalit rajonal të Korçës për të marrë ndihmën mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Aksident në Devoll: Mjeti del nga rruga, transportohet me urgjencë drejtuesi appeared first on Euronews Albania.

Aksident i rëndë në Durrës, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital

By: Oldi
29 June 2025 at 22:00

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Mujo Ulqinaku” në Durrës. Sipas burimeve një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas përplasjes nga një automjet tip “Audi”. Pas përplasjes së fortë, drejtuesi i automjetit i ka dhënë ndihmën e parë të aksidentuarit dhe ka pritur më pas policinë […]

The post Aksident i rëndë në Durrës, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital appeared first on BoldNews.al.

E mitura 4 vjeç rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma

By: Oldi
29 June 2025 at 20:46

Në Lezhë një vajzë 4-vjeçe dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i banesës. E mitura është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë. “Rreth orës 19:45, në lagjen “Skënderbeg”, në Lezhë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i banesës një vajzë e mitur, 4-vjeçe. E mitura është transportuar menjëherë drejt Spitalit […]

The post E mitura 4 vjeç rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma appeared first on BoldNews.al.

Goditi punonjësit e Urgjencës që i shkuan për ndihmë, arrestohet 39-vjeçari

8 April 2025 at 11:34

Një 39-vjeçar është arrestuar në Manzë, të Durrësit, pasi goditi me sende të forta shërbimet e Urgjencës dhe autoambulancën që kishin shkuar për t’i ofruar asistencë mjekësore. Ngjarja ndodhi në fshatin Përlat, ku shërbimet e Urgjencës së Spitalit të Durrësit ishin njoftuar për një rast emergjence.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë mbërritën në vendngjarje dhe arrestuan shtetasin L. D., 39 vjeç, i cili, gjatë shoqërimit në polici, ka kanosur dhe kundërshtuar punonjësit e Policisë, për shkak të detyrës.

Policia ka sekuestruar provat dhe ka referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme. Shtetasi L. D. akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

The post Goditi punonjësit e Urgjencës që i shkuan për ndihmë, arrestohet 39-vjeçari appeared first on Sot News | Lajme.

Çfarë ndodhi në ditën e Bajramit? Mbi 120 persona paraqiten në Urgjencën e Tetovës

By: V K
31 March 2025 at 09:06

Ditën e djeshme, qindra persona janë paraqitur për të kërkuar ndihmë në Urgjencën e Tetovës, për shkak të konsumimit të lartë të ëmbëlsirave dhe ushqimit të rëndë në ditën e Bajramit.

Sipas mediave maqedonase, 150 pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, prej të cilëve 120 pacientë kanë shprehur ankesa nga ushqimi.

Ata në urgjencë erdhën me simptome si të vjella, tension i lartë i gjakut dhe dhimbje barku.

Mjeku kujdestar, Kujtim Rexhepi nëpërmjet TV21, ka apeluar deri te qytetarët që të bëjnë regjim ushqimi.

“Të kenë kujdes me ushqimin, veçanërisht ditët e para”, tha Rexhepi.

The post Çfarë ndodhi në ditën e Bajramit? Mbi 120 persona paraqiten në Urgjencën e Tetovës appeared first on Albeu.com.

Konsumoi medikamente në banesë në Vlorë, adoleshentja dërgohet me urgjencë në Tiranë, si paraqitet gjendja e saj

26 March 2025 at 14:58

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë, ku një adoleshente 17-vjeçare ka konsumuar një sasi medikamentesh në banesën e saj. Vajza është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin lokal, dhe për shkak të gjendjes së saj, është transportuar menjëherë në Tiranë për trajtim të specializuar.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e këtij rasti, duke kërkuar të kuptojë arsyet që e çuan adoleshenten të ndërmarrë këtë hap ekstrem. Grupi hetimor vazhdon veprimet për të përcaktuar detajet dhe për të siguruar informacion të plotë mbi ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Sot, në spital është paraqitur për ndihmë mjekësore një shtetase e mitur, 17 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar një sasi medikamentesh në banesë. Ajo do të transportohet në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

The post Konsumoi medikamente në banesë në Vlorë, adoleshentja dërgohet me urgjencë në Tiranë, si paraqitet gjendja e saj appeared first on Sot News | Lajme.

Historia frymëzuese e mjekut/ Kote: Shërbej me përkushtim për të përmirësuar shërbimin ndaj pacientëve

22 February 2025 at 20:06

Historia që vjen nga qyteti i vogël i Delvinës, është më shumë se frymëzuese.

Pak kush do ta mendonte se në këto vite kur mjekët e rinj shqiptar synojnë të punojnë në Bashkimin Europian, një mjek i ri do të shërbente me pasion në Delvinë.

Nikolin Kote, mjek urgjence mbërriti në spitalin Ismet Shushi me një bonus 6 mujor, nga Ministria e Shëndetësisë në korrik të 2023, për t’u rikthyer pak më vonë më synimin për të përmirësuar shërbimin për pacientët.

“Jam Nikolin Kote, jam këtu që prej korrikut të vitit 2023. Kur dëgjova që këtu kishte nevojë për doktor, aplikova përmes ministrisë dhe erdha këtu përmes një bonusi. Fillimisht qëndrova për 6 muaj , pas ndërprerjes së bonusit unë vazhdova prapë punën këtu u riktheva në shkurt të 2024-ës me dëshirën për të vazhduar e për të mos lënë asgjë pas nga ato që nisa”, tha mjeku i Urgjencës në Delvinë, Nikolin Kote.

Nisur edhe nga mosha mesatare e lartë që Delvina ka, spitali përballet me pacientë të shumtë , ndërsa mungesa e infrastrukturës e ka shtyrë Nikolinin të gjejë burime financiare edhe jashtë Shqipërisë.

“Spitali i Delvinës realisht ka shumë pacientë , janë popull që kanë sëmundje kryesisht kane patologjitë e mushkërive, kemi infarkte, kemi aksidente, minikirurgji deri në qershor të këtij viti ne kishim pavionin ku bënim konsulta. Normalisht që kemi mungesa të mëdha , mungesa në medikamente , mungesa në makina sepse i kemi të vjetra, mungesa në aparatura, mungesa në infrastrukturën e brendshme të spitalit.

Në muajt e kaluar të këtij viti, bashkia në Çeki, na ndihmuan dhe i pres të vijne sërish sepse kemi mbajtur kontakte. Realisht kemi bërë përpjekje që të shkojmë deri në Amerike, në Michigan një mjek shqiptar atje që do të na ndihmoj për të sjell ndihma në spitalin tonë. Unë do të shkoj atje janarin që vjen, edhe për të bërë një specializim edhe , për të marrë aparatura”, ka thënë mjeku u Urgjencës në Delvinë.

Mjeku 33 vjeçar me origjinë nga Korça  ka jo pak eksperiencë mbi shpatulla, me specializime e punësime jashtë vendit.  Në nisje të luftës në Ukrainë ai ka shërbyer si mjek lufte. Të gjitha këto përvoja e kanë bërë Nikolinin që të mos bëjë kompromis me cilësinë e shërbimit që u ofron pacientëve të tij.

“Kam qen në Ukrainë gjatë kohës që nisi lufta, mjek në beteja, kam gradën e mjekut taktik ushtarak , e kam marrë nga ministria gjermane. Mjek taktik ushtarak do te thotë të jesh mjek në fushëbetejë.  Fakti që unë kam parë dhe jam mësuar të punojë në atë lloj mënyre, më ka bërë që të kërkoj më shumë, të punojë edhe këtu për të marrë shërbimin njësoj të gjithë.  Sepse emergjenca ka ca rregulla, ka ca protokolle që nuk të lënë të falesh. Pikërisht kjo është edhe ideja se përse unë kam botuar edhe librin e parë në Shqipëri për protokollin e emergjencës përsa i përket barnave. Është ky libri këtu, është një libër xhepi , që është i ndarë në kategori medikamentesh. Ky përfshinë të gjitha fushat e emergjencës, është në librari dmth. Kemi bërë një dhomë të vogël kirurgjie, normalisht me syrin tim me atë që kam punuar jashtë nuk është më e mira , por normalisht që nuk bëjm kirurgji të mëdha sepse duhet anestezi, duhet salla operacionale të mëdha të cilat ne nuk i plotësojmë këtu, ne normalisht që bëjmë vetëm mikrokirurgji, trauma, plagë djegie”, shtoi ai.

Në Delvinë për mjekun e urgjencës qytetarët kanë krijuar simpati, e kjo vërehet kur ata e pyesin se si mund të kontribuojnë për spitalin.

“Populli i Delvinës më ka përkrahur , i kam gjithmonë pozitiv në mendime dhe në ndihma, psh më ka bërë përshtypje një ditë, kur më dëgjuan, që kisha mungesa medikamentesh, dhe njëri që unë i kisha kuruar gruan për infarkt bashke me një tjetër që edhe ai kishte qenë pacienti im , dhe vijnë e më thonë o doktor po si mund të dhurojmë ne ty lek që të mund të blesh medikamentet, për spitalin. Është diçka me të vërtetë shumë shume pozitive kjo gjë. Jo çdo medikament që ne përdorim mund ta gjesh në farmaci, por ata dhurojnë çfarë mundin. Është një gjë shume e mirë nga ky popull”, tha ai.

Edhe pse investon dhe ka ëndrra të mëdha për karrierën e tij, Nikolini është i kënaqur në spitalin e vogël të Delvinës dhe ndryshimet që sheh aty dita ditës i japin kënaqësi.

“Unë jam shumë i kënaqur nga ana profesionale që punojë këtu, por kam shumë mangësi, në infrastrukturë, medikamente e aparatura dhe qëllimi im është që ti minimizojë këto mungesa. Unë mund të punojë kudo , por aktualisht jam këtu dhe do të bëjë më të mirën për ketë qytet”, shtoi Kote.

Zjarri në urgjencën e QSUT/ Prokuroria mbyll hetimet, dërgon në gjyq dy inxhinierë

By: Oldi
30 January 2025 at 10:10

Kur bëhen gati një vit nga zjarri në urgjencën e QSUT, Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq dosjen për dy të inxhinierë. Përmes një njoftimi zyrtar, Prokuroria bën me dije se lidhur me këtë ngjarje ka dërguar për gjykim shtetasit Enea Koka dhe Ejnar Shena specialistë të sektorit të inxhinierisë klinike […]

The post Zjarri në urgjencën e QSUT/ Prokuroria mbyll hetimet, dërgon në gjyq dy inxhinierë appeared first on BoldNews.al.

35-vjeçari shqiptar shkon i plagosur në spitalin grek

By: user 11
18 January 2025 at 21:56

Një 35-vjeçar shqiptar është partaqitur i plagosur mëngjesin e sotëm në spitalin e Pirgos. Ai u transferua me urgjencë në një spital më të specializuar në Athinë, pasi kishte plagë në qafë dhe nofull. Megjithatë mediat greke ende nuk kanë mësuar nëse plagët janë shkaktuar nga një armë apo një thikë.

Shqiptari i është nënshtruar një operacioni kryesisht për shkak të plagës së rëndë në qafë dhe ndodhet jashtë rrezikut, ndërsa policia po heton rrethanat e plagosjes së tij.

The post 35-vjeçari shqiptar shkon i plagosur në spitalin grek appeared first on Lapsi.al.

Fluks në urgjencën e Durrësit/ Virozat, mjekët: Rreth 350 pacientë paraqiten çdo ditë

By: xhir jeta
17 January 2025 at 15:24

Në urgjencën e spitalit të Durrësit ka ardhur një rritje e rasteve që paraqiten me simptoma të ndryshme të gjendjes gripale. Rreth 350 persona në 24 orë kane marrë trajtim mjekësor.

Shef i urgjencës e ka cilesuar situaten te mbingarkuar.

Kjo situate ka vënë në vështirësi mjekët e urgjencës për të përballuar fluksin. Ata apelojnë që pacientët me simptoma jo të rënda të drejtohen te mjekët e familjes, jo vetëm për të shmangur mbingarkesën, por edhe për të ulur rrezikun për përhapjen e infeksioneve te pacientët e tjerë.

Rritja e numrit të pacientëve pranë urgjencës së spitalit të Durrësit është e lidhur ngushtë edhe me temperaturat e ulëta, ndërsa sipas bluzave të bardha, situata pritet të normalizohet gjatë muajit mars./abcnews.al

Shtohen rastet e virozave respiratore, raportohet një mesatare prej 150 raste në ditë

10 January 2025 at 12:27

Ditët e para të muajit janar, të shoqëruara me luhatje temperaturash, kanë rritur ndjeshëm rastet e virozave respiratore në Spitalin Rajonal të Fierit.

Është dyfishuar numri i vizitave ditore, ndërsa grupmoshat më të prekura janë 14 vjeç e sipër.

Mesatarja me simptomat e gripit në urgjencë është rreth 150 raste në ditë.

Përveç rasteve të virozave, ka pasur edhe pacientë që kanë kërkuar ndihmë për shkak të mbingarkesës ushqimore gjatë festave, ndërsa disa prej tyre kanë pasur nevojë për shtrim në spital.

Por fluksi i pacientëve në Fier po përballohet me vështirësi për shkak të mungesës së stafit mjekësor. Aktualisht, dy mjekë janë pezulluar nga prokuroria, ndërsa një mjeke tjetër është me probleme shëndetësore.

Në rast të prekjes nga virozat, qytetarët këshillohen të kontaktojnë fillimisht mjekët e familjes, pasi kjo do të ndihmonte në lehtësimin e ngarkesës në urgjencën e spitalit dhe në përmirësimin e menaxhimit të rasteve.

The post Shtohen rastet e virozave respiratore, raportohet një mesatare prej 150 raste në ditë appeared first on Sot News | Lajme.

Heronjtë që shpëtojnë jetë/ Mjekët e urgjencës në shërbim të qytetarëve gjatë ndërrimit të viteve

31 December 2024 at 13:32

Ndërkohë që shumë festojnë në ndërrim të viteve  disave iu duhet të punojnë.  Anduela  është një prej katër mjekëve që viti I ri  do ta gjejë në Urgjencën e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë.

“Është detyrim siç kemi ne të  gjithë mjekët, do na bjerë ditë festash, pushimi, përvjetore, ditëlindjesh…”

Nuk është e pazakontë për  të që të punojë gjatë festave dhe as për dy fëmijët e saj  që të mos I kenë  prindërit në shtëpi në ditë të veçanta.  Ashtu si këtë vit të ri që do ta presin me gjyshërit.

“Duke qenë se janë të dy prindërit mjekë fëmijët janë mësuar me këtë gjë. Si mamaja si babai, njëri dhe tjetri janë në shërbim. “

Ky është viti i dytë që Anduela e pret në punë. Në një prej shërbimeve  ku  më shumë se 250 pacientë  në ditë nga Tirana, por dhe nga qytete të tjera kërkojnë ndihmën e mjekëve. Fluks që pritet të jetë më I lartë  natën e ndërrimit të viteve.  Nga tre vite më parë mjekja kujton.

Para tre vitesh 31- shi ka qenë goxha i ngarkuar. Ne vetëm kemi bërë foton e fundvitit me kolegët e jemi marrë me pacientët. Ka pasur goxha punë  atë natë …
Pas ores 1 që mbushet urgjenca me pacientë që kanë probleme me alkoolin, pacientë të shtrirë thuajse në të gjitha barelat. Problematikë është përzierja e alkoolit me drogat, pacienti mund të vijë me probleme kardiake, mund të konsumojë në sasira të mëdha… Do tu thoja njerëzve të jenë të kujdesshëm me pijet që do të konsumojnë edhe me ushqimin.”

Këshillë që nëse nuk e ndjekin mund ti kthejë dhe në pacientë të toksikologjisë shërbim ku ndërrimi i viteve do të gjejë doktor Zamirin.

Nga mëngjesi i 31 dhjetorit 2024  e deri mëngjesin e 1 janarit 2025 do tu shërbejë atyre që kanë probleme prej alkoolit e drogës.

Vitin e ri i ka rastisur ta presë në punë edhe rreth dhjetë vjet më parë,  por në një tjetër shërbim,  atë për sëmundjet e brendshme dhe këtë herë thotë se nuk është njësoj.

“Rojet në ndërrim të viteve përherë të vështira kanë qenë,  por duke qenë në toksikologji rastet do të jenë më të shumta. Numri i urgjencave varjon nga 10 në 15 raste në kohën kur jam mjek roje. Më tepër urgjenca ka gjatë natës. Moshat që kanë më tepër probleme janë nga 25 në 45 vjeç, abuzime me alkoolin, me substancat.”

Konsumi I alkoolit shtohet e  rrjedhimisht dhe problemet prej tij.  Mjekët thonë se janë përgatitur për ti ardhur në ndihmë një numri trefish më të lartë pacientësh se në një ditë normale, por që festat shumë persona të mos  I kalojnë në spital ata sugjerojnë.

“Të festojnë po mos ta teprojnë.  Të mos përzihen pijet dhe të mos  kalohet sasia se sjell ndërlikime te pacientët.”

Makina përplas këmbësorin në Korçë, transportohet me urgjencë në spital

12 December 2024 at 10:14

Një aksident më një të plagosur është regjistruar në unazën jugore të qytetit të Korçës. Një automjet tip “Mercedes Benz”, po udhëtonte në drejtim të rrethrrotullimit në dalje të qytetit.

Ngjarja ka ndodhur pranë zyrave të OSHEE-së, kur këmbësori po tentonte të kalonte rrugën nga njëra anë në tjetrën.

Nga përplasja këmbësori ka pësuar dëmtime dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Korçës ku po merr ndihmën mjekësore,

Burme bëjë me dije se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Policia po vijon hetimet për shkaqet e këtij aksidenti.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Makina përplas këmbësorin në Korçë, transportohet me urgjencë në spital appeared first on Euronews Albania.

E rëndë/ Po kalonte autostradën, makina përplas këmbësoren, dërgohet me urgjencë në spitalin e Traumës

7 December 2024 at 14:50

Një grua rreth të 30-ave është aksidentuar paraditen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë. Gazetarja Enkeleda Arapi bën me dije se automjeti tip “Volkswagen Golf” e ka goditur me pasqyrë, e për pasojë është rrëzuar duke i shkaktuar dëmtime në të dyja këmbët.

Ngjarja ka ndodhur ndërsa gruaja po kalonte autostradën në mënyrë të paligjshme nga njëra anë në tjetrën. Drejtuesi i automjetit e ka transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Durrësit, por për shkak të gjendjes së saj, ajo është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar. Ndërkohë, policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit, i cili po merret në pyetje për rrethanat e aksidentit.

The post E rëndë/ Po kalonte autostradën, makina përplas këmbësoren, dërgohet me urgjencë në spitalin e Traumës appeared first on Sot News | Lajme.

Çfarë ka ndodhur? Deputeti Lefter Gështenja dërgohet me urgjencë në spital (VIDEO)

By: V K
14 November 2024 at 12:21

Gjatë seancës së sotme parlamentare në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja, ka ndjerë probleme shëndetësore.

I ndihmuar nga kolegët e tij dhe efektivët e Gardës, deputeti Gështenja, është nxjerrë jashtë Kuvendit dhe është marrë nga ambulanca, duke e transportuar për në spital.

Ende nuk dihen detajet se çfarë shqetësimesh shëndetësore ka ndjerë deputeti i PD-së dhe si është gjendja e tij shëndetësore.

The post Çfarë ka ndodhur? Deputeti Lefter Gështenja dërgohet me urgjencë në spital (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

❌
❌