Ndonëse jemi vend me shumë diell shqiptarët kanë defiçencë të vitaminës D. Tanimë kur jemi në pikun e sezonit dhe i drejtohemi plazheve mjekët këshillojnë ekspozim në diell pasi ndihmon ne përthithjen e vitaminës D në organizëm. Mjeku endokrinolog, Dashamir Gjergji thotë se nuk rreze të këqija ekspozohuni sa më shumë por jo ata që […]
Nën hijen e pemëve të parkut “Mbretëresha Geraldinë” në Burrel, takojmë 78-vjeçaren Fatmira Sulaj. Me ikjen në masë të banorëve nga fshati i saj, Batër e Vogël, pas vdekjes së bashkëshortit, ajo është zhvendosur në qendër të qytetit për t’u afruar me fëmijët dhe shërbimet kryesore.
Batër e Vogël, i formuar nga familje që për arsye bujqësore u shkëputën nga Batra e Madhe, tani është gati i braktisur. Tre fëmijët e Fatmirës jetojnë në emigracion, vajza në Itali, një djalë në Angli dhe tjetri në Turqi ku po trajtohet pas një operacioni të ndërlikuar.
“Jam me qira këtu! I kam në kurbet fëmijët”, thotë ajo për Citizens.
Shtysë për t’u larguar nga vendlindja ishte gjithashtu distanca nga spitali – në fshatin Batër taksia nuk vinte deri pranë shtëpisë dhe nevojitej barela.
Fatmira tregon se fëmijët i kanë kërkuar që ajo t’u bashkohet jashtë shtetit, por thotë se nuk e përballon dot jetën në një vend të huaj.
“Për Zotin në Angli nuk rrihet, se nuk njeh njeri; fëmijët janë në punë, vijnë në mbrëmje të lodhur.. ndenja një herë një muaj e gjysmë, herën tjetër dy muaj e gjysmë, por nuk rri dot më gjatë,” thotë ajo.
Burreli, pjesë e Bashkisë Mat, është një nga zonat më të prekura nga migrimi drejt Tiranës dhe emigrimi jashtë shtetit, një prirje që ka prekur gjithë qarkun e Dibrës. Sipas censit të popullsisë, në rreth një dekadë, Burreli humbi rreth 27% të banorëve të saj – nga 10,862 (2011) në 7,928 (2023).
Megjithatë mosha e tretë “duket rezistente” ndaj ikjes. Kjo më shumë për faktin se hasin vështirësi në integrimin në një zonë të re, që nuk është ajo ku kanë kaluar pjesën më të madhe të jetës.
Nuk largohemi nga Mati. Nga Burreli shkojmë në Gurrë të Vogël, 19 km më larg qytetit, për t’u takuar me 82-vjeçarin Imer Kurti. Ai dhe bashkëshortja refuzojnë të largohen nga kulla mbi 400-vjeçare, në pronësi të familjes. Me humor Imeri thotë se Gurra e Vogël është Evropë për të, që kur kushtet minimale si rruga, apo furnizimi me drita, janë siguruar.
“Ajri! Kur shkoj në Tiranë, se ju jeni mësuar, por unë nuk mbushem me frymë”, rrëfen Imeri, i cili ka tre fëmijë, – një djalë i jeton në Burrel, ndërsa djali tjetër dhe vajza në Tiranë. Tek ata mban shpresa për të ruajtur trashëgiminë.
“Fëmijët, ose vijnë-ose s’vijnë, punë tjetër, por më kanë thënë se ‘nuk e lëmë shtëpinë’. Bën vaki edhe e gënjejnë babanë, por më kanë thënë nuk e lëmë!” thekson Imeri.
Kurti me ironi shprehet se në Tiranë nuk ja di shtëpinë fëmijëve, duke nënkuptuar për një lidhje të fortë me fshatin dhe pavarësisht kërkesave të vazhdueshme për tu zhvendosur atje, ai shpreson se një ditë ata do të kthehen.
“Çfarë të bëj në Tiranë? Nuk mund ta lë vendin tim këtu!” thotë Imeri. “Kalamajtë nëse duan le të vijnë!”
Sistemi shëndetësor, plagë e hapur
Infrastruktura në fshatra nuk është kudo e lehtë, rruga na solli deri tek kulla e Imer Kurtit, por për të takuar kryeinfermierin e qendrës shëndetësore të Gurrës, Ibrahim Ahmatin, u detyruam të përshkruanim një pjesë në këmbë, pasi rruga nuk ishte shtruar ende deri në banesën e tij.
Ahmati e ushtron profesionin e infermierit që prej vitit ’98, ndërsa në këtë fshat e ka nisur aktivitetin në shërbim të komunës Rripë që prej vitit ’97.
“Është një lagje këtej, përtej malit, lagja Lezaj, janë 120 frymë, e ka vështirë edhe helikopteri për dimër. Madje një infermier një rast, i kishte thënë në telefon të sëmurit që merr Ibrahimin, se unë isha në Rripë, se deri kur të vi unë atje, o ke vdek, o je shëndosh, s’ke nevojë më,” tregon Ibrahimi.
Në tetë vitet e fundit, nga të dhënat e Urdhrit të Infermierit janë mbi 5,400 infermierë që kanë plotësuar dokumentacionin për Gjermani dhe Itali. Mungesa e personelit mjekësor ka sjellë që edhe shumë qendra shëndetësore të shkrihen me njëra – tjetrën.
“Suç-Gurra tashmë janë shkrirë në një qendër dhe mbulojnë 11 fshatra. Kanë bashkuar edhe Xibrin me Klosin (qendrat shëndetësore), edhe Bazin me Ulzën, që kanë qenë dy” shpjegon ai.
Mungesa e ilaçeve përveç auditimeve nga Kontrrolli i Lartë i Shtetit, artikulohet edhe vetë nga specialistët e fushës.
“Ka pas raste që kam pasur nevojë për oksigjen, që nuk e kam pasur. Kam pasur nevojë për kateter, për t’u kataterizuar, që nuk e kam pasur, ka munguar dhe jam detyruar ta çoj në spital (rajonal, pacientin),”vijon Ibrahimi.
Edhe infermier Ibrahimi ka fëmijë emigrantë, njëri në Angli, tjetri iu kthye së fundmi. “Ka tetë muaj që ka ardhur, pa asnjë punë […] e vret sedra vetë”, rrëfen ai për vështirësitë e të rinjve që rikthehen nga emigracioni.
“Gjithë ky eksod nuk është pa shkak! Nuk falet!” vijon Ibrahimi.“Më dhimbset t’ja kthej shpinën fshatit! Sa të kem këmbën dhe dorën, jam duke ndenjur këtu, kur të ngel pastaj, me shku ke fëmijët…” përfundon ai.
Fatmira, Imeri dhe Ibrahimi bluajnë të njëjtën bindje për të mos i braktisur vendbanimet. Për ata, gjithçka fillon me ajrin, historinë, rrënjët dhe shpresën se dikur fëmijët do të rikthehen dhe do t’i japin jetë shtëpive të vjetra.
Qëndrimi i tyre është simbol i rezistencës në sfondin e infrastrukturës së dobët, mungesës së investimeve dhe “ikjes” së resurseve njerëzore, që përshpejton degradimin e fshatrave.
Dëshira e brezit të tretë është për mos ti lënë sofrat, por sesa do ti rezistoj kjo dëshirë vetmisë dhe pamundësive fizike që sjell mosha, kjo mbetet për tu parë. Të vetmit që humbim nga kjo boshatisje e fshatrave drejt qytetit, qytetit drejt perëndimit, jemi ne.
Pesë mjekë të spitalit të Durrësit janë proceduar penalisht në gjendje të lirë nga Policia e Qytetit bregdetar. Ky vendim është marrë pas kallëzimit të një 48-vjeçari, të cilit i ka ndërruar jetë e ëma 69 vjeçe dhe pretendon se bluzat e bardh nuk i ka dhënë shërbimin e duhur mjekësor. Mjekët që janë vënë […]
Fake news shëndetësor po dëmton qytetarët të cilët i besojnë sy mbyllur si produkteve që reklamohen për kurimin e një sëmundje ashtu edhe montazheve që u bëhen fotove të mjekëve të famshëm. Këtë shqetësim e denoncon edhe kreu i Urdhrit të Mjekut, Dr. Dritan Trepçe, i cili shpjegon se ka pasur raste kur pacientët kanë […]
Kardiologia Eva Duraku foli në lidhje me problematikat me të cilat përballen qytetarët që vuajnë nga tensioni, në një kohë kur prej ditësh temperaturat e larta kanë “pushtuar” vendin. Doktoresha ka deklaruar se probleme hasen sidomos me pacientët që trajtohen prej kohësh me medikamente, ku nën ndikimin e vapës mund të kenë tension të ulët […]
LONDËR, 3 korrik /ATSH/- “Microsoft” ka zbuluar detaje të një sistemi inteligjence artificiale që performon më mirë se mjekët në diagnoza komplekse shëndetësore – duke krijuar një rrugë drejt superinteligjencës mjekësore, sipas “The Guardian”.
“AI Unit”, e cila drejtohet nga pionieri britanik i teknologjisë, Mustafa Suleyman, ka zhvilluar një sistem që imiton një panel mjekësh ekspertë që trajtojnë raste diagnostikisht komplekse dhe intelektualisht kërkuese.
“Microsoft” tha se kur u bashkua me modelin e avancuar të inteligjencës artificiale “OpenAI” o3 AI – qasja e saj “zgjidhi” më shumë se tetë nga 10 raste studimi për sfidën diagnostikuese.
“Microsoft” tha se ishte gjithashtu një mundësi më e lirë dhe më efikas në teste.
Gjithashtu, përveç kursimeve të mundshme të kostove nga hulumtimi i saj, IA do të plotësonte rolet e mjekëve në vend që t’i zëvendësonte ata.
Megjithatë, përdorimi i sloganit “rruga drejt superinteligjencës mjekësore” ngre perspektivën e një ndryshimi rrënjësor në tregun e kujdesit shëndetësor.
Ndërsa inteligjenca e përgjithshme artificiale (AGI) i referohet sistemeve që përputhen me aftësitë njohëse njerëzore në çdo detyrë të caktuar, superinteligjenca është një term po aq teorik – që i referohet një sistemi që tejkalon performancën intelektuale njerëzore në të gjithë botën.
Sulejman, drejtori ekzekutiv i “Microsoft IA”, tha se sistemi do të funksiononte në mënyrë të përsosur brenda dekadës së ardhshme.
“Është mjaft e qartë se jemi në një rrugë drejt këtyre sistemeve që do të bëhen pothuajse pa gabime në 5-10 vitet e ardhshme”, tha ai. //a.i/
Vala e të nxehtit që ka përfshirë vendin ka shtuar urgjencat pranë Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë. Më së shumti pacientët kërkojnë ndihmë për shkak të humbjes së ndjenjave dhe problemeve kardiake. Rreziku kryesore sipas mjekëve vjen nga dehidrimi apo humbja e lëngjeve.
“I nxehti shkakton dehidrim. Djerësitje të theksuar. Mekanizëm që mban të ulur temperaturën e trupit por në mënyrë të shtuar humbet kripëra të domosdoshme për funksionim të mirë të organizimit. Humbja e ujit çon në tharje të lëkures, gojës dobësi dhe kur ekspozohemi edhe më shumë në të nxehtë arrijmë gjendje konfuzioni ose humbje koshience.”
Pini ujë edhe nëse nuk keni etje është këshilla e mjekëve në këto ditë të nxehta. Kështu mund të parandaloni dehidrimin dhe humbjen e kriprave të nevojshme për të ruajtur ekujlibrin në organizëm. Ndërsa ata që kanë probleme me zemrën duhet të rishikojnë dozat e barnave.
“Te pacientët me sëmundje kardiake bëjnë hipotension , ndodh disletacioni I enëve të gjakut që të djerësisim sa më shumë, të eleminojme nxehtësi, çon në ulje të tensionit arterial se janë në terapi”
Atyre që po pushojnë në plazhe mjekët ju sugjerojnë të bëjnë kujdes dhe të mos futen menjëherë në det pas qendrimit të gjatë në çadër.
“Ndryshimi i menjëherëshëm I temperaturës nga I nxehti futesh në ujë shakton vazospazmë e arterieve koronare. Ndodhe spazma e arterieve koronare. Në atë moment të futjes në ujë të ftohtë nëse ndodh ky ngushtim, I arterieve koranare me pasojë infarktin, ose kur bën vdekje të papritur nga mbyllje e enëve të gjakut.
Normalisht ndodh tek personat që mund të kenë një sëmundje ndoshta të paditur, një ngushtim të arteries ose të rinj që konsumojnë lëndë narkotike persona të tjillë janë shumë të prirur.”
Në këtë valë të nxehti që duket se do të zgjasë mjekët këshillojnë të gjithë grupmoshat të reduktojnë lëvizjet në orët e pikut dhe të mundohen të qëndrojnë në mjedise të freskëta. /abcnews.al
Microsoft thotë se ka ndërtuar një platformë mjekësore të mbështetur nga inteligjenca artificiale për të cilën pretendon se është katër herë më e suksesshme se mjekët në diagnostikimin e sëmundjeve komplekse. Gjigandi i teknologjisë zbulon një hulumtim që beson se mund të përshpejtojë trajtimin. I quajtur “Orkestruesi Diagnostikues i IA i Microsoft” është vepra e […]
Mjekja Anesteziste Reanimatore në QSUT, Nertila Kodra Gora ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë. Prej 27 vitesh, Dr. Nertila ka shërbyer si mjeke specialiste e Anestezisë dhe Reanimacionit, pranë Shërbimit të Kirurgjisë së Përgjithshme në QSUT. Për ndarjen nga jeta të mjekës Nertila Kodra ka reaguar dhe Qendra Spitalore Universitare “Nënë […]
Frekuenca e urinimit është një tregues i rëndësishëm i shëndetit të përgjithshëm dhe funksionit të sistemit urinar. Por sa herë në ditë është “normale” të shkosh në tualet?
Sipas specialistëve të urologjisë dhe mjekësisë së brendshme, një person i shëndetshëm urinon mesatarisht 6 deri në 8 herë në ditë. Megjithatë, kjo shifër mund të ndryshojë në varësi të faktorëve të ndryshëm si:
-Sasia e lëngjeve të konsumuara gjatë ditës
-Konsumimi i kafeinës dhe alkoolit
-Temperatura e ambientit dhe aktiviteti fizik
-Gjendja e përgjithshme shëndetësore dhe përdorimi i medikamenteve
Kur duhet të shqetësoheni?
Nëse urinoni shumë më shpesh se zakonisht (polakiuria), ose shumë rrallë (oliguria), mund të jetë një shenjë e ndonjë problemi shëndetësor si infeksion urinar, diabet, probleme me prostatën apo veshkat.
Gjithashtu, ndjesia e urgjencës së shpeshtë pa sasi të konsiderueshme urine, shoqëruar me djegie ose dhimbje, është një arsye për të kërkuar ndihmë mjekësore.
Mjekja Artenida Bitri në një intervistë tekevizive thotë se virozat e verës janë aktualisht të pranishme dhe shfaqen me simptoma si dhimbje fyti, temperaturë të lartë dhe kollë, ndërsa ato të traktit gastrointestinal shoqërohen kryesisht me të vjella dhe diarre.
Ndonëse kemi hyrë në muajt e verës, shqetësimet për virozat po rriten, sidomos për grupmoshat më të ndjeshme si fëmijët, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike.
Sipas mjekes ekspozimi i pakujdesshëm në diell, sidomos gjatë ditëve me temperaturë të lartë. Ajo tregon se mund të shkaktojë, dhimbje koke, marrje mendsh, djersitje apo dhe lodhje të përgjithshme. Për këtë arsye kërkohet kujdes i veçantë nga të gjithë, sidomos nga grupet më të rrezikuara.
Mjekja apelon që të mos nënvlerësohen këto shenja dhe të kërkohet ndihmë mjekësore në kohë, veçanërisht për fëmijët dhe personat me imunitet të dobësuar, për të parandaluar komplikacionet e mundshme.
Sëmundjet e zemrës mbeten shkaku kryesor i vdekjeve në Shqipëri. Sipas të dhënave të fundit nga INSTAT, sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut zunë 52,9% të totalit të vdekjeve në 2024, nga 51,7% në vitin 2023. Por cilët janë disa nga faktorët që ndikojnë në sëmundjet e zemrës sipas mjekëve specialistë? “Shkaqet kryesore të […]
Spitalet në Iran janë kthyer në skena lufte, ku mjekët dhe infermierët, të rraskapitur dhe të mbingarkuar, po përballen me një numër të papërballueshëm të të plagosurve nga përleshjet e përgjakshme mes Izraelit dhe Iranit, tashmë në ditën e katërt.
“Ishte një kasaphanë e vërtetë,” tha një mjek në spitalin Imam Khomeini në Teheran. “Britma, kaos, trupa pa jetë dhe fëmijë të gjakosur që mbaheshin në duart e nënave të plagosura.”
Nga fëmijët e vegjël deri te të moshuarit, pacientët vijnë pa ndalur. Shumë mbërrijnë me plagë të rënda nga fragmentet e bombave izraelite, me djegie të mëdha, fraktura, gjakderdhje të brendshme. Shumë të tjerë nuk arrijnë të mbijetojnë dot deri në sallën e operacionit.
Që prej së premtes, kur Izraeli nisi një valë të papritur bombardimesh ajrore për të, sipas tij, “penguar programin bërthamor iranian”, situata është përshkallëzuar me shpejtësi. Irani u kundërpërgjigj, dhe bilanci i viktimave po rritet orë pas ore.
Shifrat zyrtare flasin për 1,277 të plagosur dhe 224 të vdekur, por mjekët në terren paralajmërojnë: numri real është shumë më i lartë.
Tiranë, 12 qershor /ATSH/ Me nisjen e sezonit turistik 2025, në të gjithë vendin janë hapur 36 qendrat shëndetësore verore që do të jenë në shërbim të qytetarëve 24 orë në shtatë ditë të javës.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se gjatë këtij sezoni veror, në qendrën shëndetësore në Shkëmbin e Kavajës, mjekja Alesia dhe infermiere Elda do të jenë çdo ditë në shërbim të pushuesve në bregdetin e Durrësit, ndërsa ka falënderuar dy profesionistet e sistemit shëndetësor për përkushtimin.
Nga ana e saj, doktoreshë Alesia Preni, pjesë e QSHV te Shkëmbi i Kavajës, shprehet se u bë pjesë e kësaj qendre pas thirrjes së MSHMS për mjekë dhe infermierë pranë qendrave shëndetësore verore të hapura në të gjithë vendin.
“Situata paraqitet e qetë. Kemi pasur 40 vizita gjatë kësaj jave, ndërsa presim pacientë gjatë 24 orëve në shtatë ditë të javës”, thotë ajo.
Ndërsa, infermierja Elda Tusha thotë se prej tre vitesh punon pranë QSHV te Shkëmbi i Kavajës. “Përveç vizitave shëndetësore në qendër, ne ofrojmë edhe shërbimin në bregdet apo kudo ku pacientët ndodhen apo shfaqin një problematikë të caktuar”, pohon ajo.
Gjithashtu, edhe pushuesit në bregdetin e Durrësit, shprehen të kënaqur për shërbimin shëndetësor që marrin duke pushuar në plazh, ndërsa thonë se “Shqipëria ka ndryshuar për mirë”.
Këto qendra shëndetësore do të qëndrojnë të hapura deri në 30 shtator 2025 për një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm për të gjithë pushuesit vendas dhe ata të huaj.
Gjatë periudhës 1 qershor 2024 deri në 30 shtator 2024 në këto qendra shëndetësore verore u realizuan 80 765 vizita mjekësore, ku 32% u kryen për shtetas të huaj.
Temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë ndikuar ndjeshëm tek shëndeti i fëmijëve. Çdo mjek pediatër në poliklinikë përballet mesatarisht me 20 apo 30 vizita në ditë. Shqetësimet janë të shumta por ato që mbizotërojnë gjatë verës janë gastroenteritet. “Për shkak të temperaturave të larta, konsumimit nga ndonjë ushqim, konsumimi i akulloreve, vajtja e […]
Me ardhjen e verës edhe temperaturat shënojnë një rritje të konsiderueshme. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka përcjellë sot përmes një mesazhi të Eugena Tominit, Drejtoreshës së Institutit të Shëndetit Publik, disa këshilla të vlefshme për t’u mbrojtur nga temperaturat e larta, ndërsa thekson faktin se fëmijët e vegjël, të moshuarit, gratë shtatzëna apo të sëmurët me diagnoza kronike janë më të ekspozuar ndaj rrezikut për goditje nga i nxehti, dehidratimi dhe probleme të tjera shëndetësore.
Drejtoresha e ISHP-së apelon që të eliminohen daljet në orët e pikut nga ora 11.00 deri në 18.00, si edhe të gjithë të sëmurët kronikë të ndjekin rekomandimit e mjekut të familjes dhe specialistit.
“Vishni rroba me ngjyrë të çelët, të pambukta dhe sa më lehtë. Pini ujë edhe nëse nuk kemi etje, sa më shumë lëngje gjatë kësaj stine. Evitoni sa më shumë daljet në orët e pikut.Nëse do duhet të parkoni makinën apo duhet të futeni në vende parkingu, nuk duhet t’i lini aty fëmijët e vegjël, si edhe moshën e rritur apo të tretë”, vijon Tomini.
Kujdes i shtuar duhet të tregohet edhe me ushqimet dhe zinxhirin e sigurisë ushqimore gjatë kësaj stine, ndërsa higjiena mbetet një tjetër faktor po kaq i rëndësishëm.
Duhet të kemi kujdes për të moshuarit, fëmijët e vegjël dhe gratë shtatzëna, pasi kjo stinë sjellë edhe çrregullim të organizmit. Të kemi kujdes për veten dhe të kujdesemi për njëri-tjetrin duke shijuar verën”, tha Tomini.
“A i marr falas këto ilaçet”?-pyet një paciente 61-vjeçare mjekun e familjes, teksa në vijim do i duhet të përballet me sëmundjen kronike të hipertensionit (tensioni i lartë arterial). Mjeku pohon për ilaçet falas, por sa për efektshmërinë e tyre, dukshëm vë në dyshim. “Falas i merr, po pyet çunat mos i kanë mundësitë t’i marrin më cilësore në farmaci”-thotë ai, duke bërë edhe një përllogaritje të shpejtë- “diku tek 28-30 mijë lekë (të vjetra) në muaj të shkojnë”. Pa e dhënë shumë veten, pasi ju duken shumë, gruaja 61-vjeçare thotë se t’i marrë një herë falas dhe pastaj të shohë e bëjë. Ky dialog pacient-mjek u zhvillua në një qendër shëndetësore në rrethinat e Tiranës. Kjo është një përballje e zakonshme në qendrat shëndetësore në vend, por pavarësisht shtimit të listës së ilaçeve të rimbursuara, cilësia e tyre është në pikëpyetje serioze. “Pacientët kanë kufizime në listën e ilaçeve të rimbursueshme dhe zakonisht jepen altenativat më të lira të barnave, rrjedhimisht për një pjesë të tyre edhe cilësia, për pasojë edhe efektshmëria vihet në dyshim”-thotë për Faktoje.al, mjeku Ilir Allkja.
Deklarata për garanci dhe shëndetësi falas
Sigurimi i barnave cilësorë dhe inovatore ishte një ndër premtime Ministres së Shëndetësisë Albana Kociu, në fund të vitit 2024 në konferencën për “Rikonceptimi i Kujdesit Shëndetësor, vizioni për një Shqipëri më të shëndetshme”.
“Sot flasim si të zhvillohemi më shumë, si të forcojmë akoma më shumë partneritetin mes nesh, si të zhvillojmë një platformë komunikimi të hapur, aktive të bashkëpunimit të ndërsjellë me qëllim që t’u sigurojmë qytetarëve, medikamente cilësore, barna inovatore në trajtimin e sëmundjeve”, u shpreh ministrja.
Por cilësia e ilaceve, e veçanërisht ajo e atyre të rimbursueshme vijon të mbetet e diskutuar në Shqipëri.
Ilaçe plot, efektshmëri e ulët
Një qytetar tregon sesa herë mundet barnat i blen jashtë. “Dallimi qoftë në cmim, por edhe në cilësi është shumë i ndjeshëm. Kostoja është gati e njëjtë, por cilësia dhe efektshëmëria e barnave të blera në vendet e BE-së, është e ndjeshme dhe me shëndetin nuk bëhet shaka”- përfundon qytetari A.K për Faktoje.
“Ne kemi një listë të ilaçeve të rimbursueshme, kryesisht pensionistë por edhe pacientë që trajtohen me kemp janë pjesa kryesore që trajtohen, por efektshmëria e barnave nuk është e njëjtë me pjesën tjetër të medikamenteve të cilat nuk përfshihen në rimbursim”-pohon një farmacist në kushtet e anonimatit për Faktoje.al.
Zgjidhja që kanë bërë një pjesë është blerja e medikamenteve në farmaci, duke rritur kostot e shpenzimeve, sidomos për kategorinë e pensionistëve me të ardhura të pakëta financiare.
“Shpenzoj 63 mijë lekë në muaj, por jam më mirë, ilaçet i blej, ato tjerat (të rimbursueshmet) nuk më bënin shumë efekt”- thotë ajo, ndërsa thekson se “marr 120 mijë lekë (të vjetra) pension, por mi blen djali”.
Xhemile Sula
Pensionistja 67-vjeçare Xhemile Sula thotë për Faktoje.al se ka rreth një vit që vendosi të blejë ilaçet në farmaci, edhe pse për sëmundjen që ka (tension arterial dhe diabet) një pjesë i merrte me rimbursim.
“Shpenzoj 63 mijë lekë në muaj, por jam më mirë, ilaçet i blej, ato tjerat (të rimbursueshmet) nuk më bënin shumë efekt”-thotë ajo, ndërsa thekson se “marr 120 mijë lekë (të vjetra) pension, por mi blen djali”.
Rimbursim me ilaçe alternative
Nga 1366 lloje ilaçesh që rimbursohen plotësisht ose pjesërisht 47.2 % e tyre janë ilaçe alternative. Kjo nënkupton se rreth 53 % e ilaçeve rimbursohen sipas recetës së mjekut dhe pjesa tjetër në mungesë për shkak të çmimit të lartë, plotësohet me medikamente alternative për pacientët.
Duke e krahasuar me vitin 2013, ka një shtim të numrit të ilaçeve të rimbursueshme dhe shtrirje në kategori pacientësh. “Krahasuar me LBR (listën e barnave të rimbursueshme) 2013, dhe LBR në fuqi, janë më shumë në total: rreth 20.4% alternativa tregtare me rimbursim (janë 1.366 nga 1.135), rreth 56.9% principe aktive (janë 375, nga 239), rreth 47.2% alternativa të para (janë 627 nga 426)”-thuhet në qëndrimin zyrtar të FSDKSH-së për Faktoje.al. Të thjeshtuara, këto shifra nënkuptojnë se edhe në listën e ilaçeve të rimbursueshme aktualisht nga 1366 në total, 627 prej tyre janë ilaçe alternative. Sipas ekspertëve të shëndetësisë, kjo nënkupton se për një sëmundje të caktuar rekomandohet një ilaç bashkë me dozën përkatëse, në mungesë të tij, rimbursohen ilaçe alternative që ka përbërës të barit parësor, por jo në cilësinë dhe dozën e kërkuar dhe efektshmëria e tij ulet ndjeshëm.
Ikja e kompanive serioze farmaceutike
Deri në fundin e vitit 2014 disa kompani serioze në tregun farmaceutik, kryesisht të vendeve të BE-së, kishin vendosur në Shqipëri filialet e tyre ose distributorë. Pas vitit 2014, të gjithë u larguan sidomos pas ndryshimeve ligjore mbi përdorimin e barnave. Futja në treg e barnave që jo domosdoshmërisht duhet të tregtohen edhe në vendet e BE-së (që nënkupton cilësi dhe çmim më të lartë), apo dominimi i kompanive farmaceutike vendase bënë që të mbylleshin filialet e tyre, pasi nuk gjenin hapësirë në tregtinë e produkteve farmaceutike.
“Janë disa lloje ilaçesh të rimbursueshme pjesërisht ose të pjeshme që kanë cilësi. Kryesisht për sëmundjet tumorale dhe së fundmi edhe ato të diabetit”-thotë një mjek familje i cili kërkoi të prononcohej në kushtet e anonimatit. Specialistët e shëndetësisë cilësojnë si problematike për nga cilësia ilaçet e rimbursueshme që përdoren për tensionin arterial, disa sëmundje kronike që prekin zakonisht moshat e mëdha, por edhe medikamente që përdoren për pacientë të shëndetit të diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor dhe që përfitojnë edhe kemp.
Kostoja e ilaçeve të rimbursuara
Fondi i përcaktuar çdo vit për ilaçet e rimbursueshme mban një zë të rëndësishëm në shpenzimet për shëndetësinë. “Vlera e shpenzimeve të rimbursimit e realizuar në total për barnat gjatë vitit 2024, ishte rreth 11.8 miliardë lekë. Në zbatim të Ligjit 115/2024 “Për buxhetin e vitit 2025”, fondi i akorduar për rimbursimin e barnave të Listës së Barnave të Rimbursuara për vitin 2025 është 12.6 miliardë lekë”-thotë FSDKSH.
Kush dhe sa përfitojnë
Të dhënat e FSDKSH-së, të vëna në dispozicion për Faktoje.al, theksojnë se ndër kategoritë me peshën më të lartë në rimbursim për vitin 2024, janë; “Pensionistë pa afat”; “Persona me sëmundje kronike” dhe “Invalid i Plotë”, buxheti i rimbursimit të të cilave në raport me rimbursimin total vjetor (për të gjitha kategoritë) rezulton respektivisht: rreth 48.1%, rreth 32.6% dhe rreth 16%. “Bazuar në të dhënat e Drejtorisë së Informacionit dhe Analizës Statistikore për vitin 2024, rezulton se: Numri i pacientëve, të cilët kanë përfituar nga skema e rimbursimit për vitin 2024, janë në total 442.586 pacientë, nga të cilët 385.075 pacientë kanë përfituar barna të rimbursuara dhe 57.511 pacientë kanë përfituar pajisje mjekësore me rimbursim (fisha diabeti)”-thotë për Faktoje.al FSDKSH.
Premtim gjysmë i mbajtur
Krahasuar me vitin 2013 lista e ilaçeve të rimbursueshme plotësisht ose pjesërisht ka ardhur në rritje. Nga 1135 lloje medikamentesh në vitin 2013, lista është shtuar në 1366 për vitin 2025. Por, cilësia e barnave sikurse pranohet nga mjekë dhe farnacistë ka rënie pasi nuk është më kriter që këto medikamente duhet të tregtohen të paktën në dy nga vendet e BE-së. Ndaj premtimin për sigurimin e medikamente cilësore qytetarëve e kategorizojmë gjysmë i mbajtur.
Gjithashtu premtimi për shëndetësinë falas konsiderohet gjysmë i mbajtur. Kjo duket edhe nga një raport i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ku në studimin e saj thekson se rreth 60 % e kostove të shëndetit shqiptarët i paguajnë nga xhepi dhe vetëm 40 % e shpenzimeve mbulohen nga shteti. Një pjesë e mirë e shpenzimeve shëndetësore lidhet me blerjen e ilaçeve edhe nga të sëmurë që përfshihen në kategorinë e pacientëve që përfitojnë rimbursim të plotë ose të pjesshëm, por për shkak të cilësisë së ulët të barnave të rimbursueshme detyrohen t’i blejnë në farmaci.
Diagnozat me numrin më të lartë të pacienteve janë:
-Hipertension arterial
-Diabet Mellitus
-Çrregullime të metabolizimit të yndyrnave
-Insuficencë kardiake
-Angor pectoral
-Astma bronkiale, SPOK.
Shpenzimeve kryesore të rimbursimit:
-Diabet Mellitus
-Hipertension esencial
-Tumori malinj i gjirit te femrat
-Insuficencë kardiake
-Çregullime të ritmit të zemrës
-Angor pectoral (sëmundje kardiovaskulare)
-Melanoma malinje
-Astma bronkiale
-Bllokim kronik
-Sëmundje të organeve hemopoetike -Leuçemia mieloide
Ky artikull u realizua me mbështetjen e Fondacionit “Friedrich Ebert” në Tiranë
Më shumë se 1,000 mjekë në Mbretërinë e Bashkuar i kanë dërguar një letër deputetëve të Parlamentit, duke i bërë thirrje të votojnë kundër projektligjit për vdekjen e asistuar, të cilin e cilësojnë si “një kërcënim real për pacientët dhe personelin mjekësor”.
Projektligji, i cili pritet të votohet për herë të fundit në Parlament më 20 qershor, parashikon t’u japë të drejtën pacientëve në fazën terminale në Angli dhe Uells të zgjedhin të ndërpresin jetën “me kushtet e tyre”, nëse pritet të jetojnë më pak se gjashtë muaj. Një projektligj i ngjashëm po shqyrtohet edhe në Parlamentin e Skocisë.
Në letrën dërguar deputetëve, mjekët shprehin shqetësime të thella dhe theksojnë se komuniteti mjekësor nuk është dëgjuar sa duhet në këtë debat.
Ndër firmëtarët janë emra të njohur të mjekësisë britanike, si Sir John Burn – gjenetist dhe drejtues kërkimesh për kancerin për dekada; Sir Shakeel Qureshi i nderuar për kontributin në kardiologjinë pediatrike; Profesorja Aileen Keel – ish-zëvendësshefe e mjekësisë në Skoci dhe Baroness Finlay, mjeke dhe pedagoge e kujdesit paliativ, si dhe anëtare e Dhomës së Lordëve.
Letra është firmosur gjithashtu nga katër mjekë me titullin OBE, dy me MBE dhe një me CBE – të gjitha dekorata të rëndësishme për shërbimin ndaj shtetit.
“Projektligji nuk është zgjidhja”
Në letrën e tyre, mjekët shprehen se, ndonëse është i nevojshëm një debat mbi kujdesin në fund të jetës, ky projektligj nuk është përgjigjja e duhur. Ata theksojnë se nuk është dëgjuar mjaftueshëm zëri i mjekëve, personave me aftësi të kufizuara dhe grupeve të tjera të margjinalizuara.
“Ky projektligj do të thellojë pabarazitë sociale, nuk garanton masa të mjaftueshme mbrojtëse dhe, në vlerësimin tonë të përbashkët, nuk është i sigurt”, thuhet në letër, ku projektligji cilësohet si “thellësisht i dështuar”.
Profesor Colin Rees, anëtar i grupit të punës për vdekjen e asistuar pranë Kolegjit Mbretëror të Mjekëve, e përshkruan atë si “ligji më i rëndësishëm në fushën e kujdesit shëndetësor në 50 apo 60 vitet e fundit”.
Ai shton se shumë mjekë, edhe ata që nuk janë kundër parimisht vdekjes së asistuar, janë të shqetësuar për përmbajtjen konkrete të këtij projektligji.
“Ne nuk mendojmë se është një projektligj i sigurt as për pacientët, as për familjet, as për vetë profesionistët e shëndetit”, tha Rees.
Rreziku i manipulimit dhe mungesa e mbrojtjes
Një nga shqetësimet kryesore të ngritura nga mjekët është pamundësia për të identifikuar siç duhet pacientët e rrezikuar nga manipulimi apo presioni, veçanërisht gratë, viktimat e dhunës në familje dhe të moshuarit.
“Pacientët vulnerabël janë veçanërisht të rrezikuar nga presioni i të tjerëve”, thuhet në letër.
Gjithashtu, theksohet rreziku që individët që nuk kanë mundësi financiare për një vdekje të qetë apo për kujdes adekuat, të ndihen të detyruar të zgjedhin vdekjen e asistuar. Sipas një raporti të vitit 2024 nga organizata Dying With Dignity në Oregon, 9.3% e atyre që zgjodhën vdekjen e asistuar e bënë këtë për arsye ekonomike.
Parashikimi mjekësor shpesh i pasaktë
Letra ngre shqetësim edhe për saktësinë e parashikimeve mjekësore mbi jetëgjatësinë. “Studimet tregojnë se mjekët gabojnë në rreth 40% të rasteve kur bëjnë parashikime për jetëgjatësinë e pacientëve”, thuhet aty.
“Si rezultat, një pacient mund të zgjedhë të ndërpresë jetën, ndërkohë që mund të kishte edhe muaj apo vite të vlefshme jetese përpara.”
Rreziku për familjet dhe mjekët
Projektligji nuk kërkon që mjekët të informojnë familjarët për vendimet e pacientëve, gjë që, sipas mjekëve, mund të sjellë pasoja të dhimbshme për të afërmit.
“Njerëzit mund të mësojnë për vendimin e të afërmit të tyre vetëm kur të njoftohen për tërheqjen e trupit”, paralajmërohet në letër, ku shtohet se nuk ekziston asnjë mekanizëm për t’u ankuar apo kundërshtuar një vendim nga një i afërm.
Letra mbyllet me shqetësimin se presioni ndaj mjekëve për të përfshirë veten në vdekjen e asistuar do të rritet, siç ka ndodhur në vende të tjera, përfshirë Holandën – edhe nëse kjo bie ndesh me bindjet e tyre etike./abcnews.al
Një denoncim tronditës vjen nga ambientet e Spitalit të Traumës në Tiranë, ku Luan Rosaj, aktualisht shef i Auditit të brendshëm, akuzohet se po ushtron presion dhe shantazh të vazhdueshëm ndaj stafit mjekësor, me qëllim përfitime të paligjshme. Sipas burimeve të “Ora News” nga brenda institucionit, Rosaj ka ndërmarrë një “tur kontrolli” jo për të […]
ATHINË, 2 qershor /ATSH-AA/ – Rreth 20 000 mjekë janë larguar nga vendi që nga viti 2010, kur kriza ekonomike filloi të ndihej në Greqi.
Sipas medias greke, shumë mjekë kanë preferuar të shkojnë jashtë vendit për shkak të pagave të ulëta, ngarkesës së tepërt të punës, stafit të pamjaftueshëm dhe pasigurisë ekonomike.
Thuhet se mjekët e rinj me punë në spitalet shtetërore merrnin paga më pak se 1 500 euro në muaj dhe se janë përballuar me orare pune që tejkalojnë 65 orë në javë.
Shumica e mjekëve që kanë migruar përbëhen nga specialistë të rinj midis moshës 25 dhe 44 vjeç, dhe se kjo situatë jo vetëm që ka ulur cilësinë e shërbimeve shëndetësore, por ka ndikuar negativisht edhe në popullsinë produktive të vendit.
Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Qiproja, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite janë ndër vendet më të preferuara nga mjekët grekë./ /os/