Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Cikli i rrezikshëm i emigracionit/ Të rinjtë përgjysmohen, dyfishohet ikja e tyre, efektet në tregun e punës dhe në çmime

By: V K
7 July 2025 at 07:49

Shqipëria po hyn në një cikël të shpejtë boshatisjeje. Teksa popullsia e re në moshë është në rënie të shpejtë, në anën tjetër, emigracioni i të rinjve po përforcohet më tej, në vend që të ulet.

Popullsia në grupmoshën 0 -29-vjeç, ishte rreth 1 milionë e 365 mijë persona në vitin 2011, por në 2024 ra në 764 mijë persona, me tkurrje 44%.

Në anën tjetër, nga viti 2015 deri në 2020, emigracioni neto (ikjet minus ardhjet) ishte rreth -16 mijë persona në vit, 80% e tyre të rinj, ndërsa nga 2020 – 2025 ky tregues është mesatarisht -34,5 mijë në vit.

Emigracioni i të rinjve është rritur më shumë se dyfishi pas pandemisë, teksa asnjë politikë nuk po arrin ta ndalë zbrazjen që po gërryen nga rrënjët ekonominë dhe të ardhmen.

Si po ndikon emigracioni në ekonomi, prodhime dhe çmime dhe çfarë këshillojnë ekspertët

Shqipëria po përjeton një cikël paradoksal dhe të rrezikshëm të emigracionit. Edhe pse vendi ka gjithnjë e më pak të rinj, ata po largohen me intensitet më të lartë vitet e fundit.

Këto zhvillime po krijojnë një cikël vicioz me rënie të popullsisë, rritje emigrimi dhe përshpejtim të rënies së popullsisë.

Popullsia në grupmoshën 0 – 29 vjeç, ishte rreth 1 milionë e 365 mijë persona në vitin 2011, por më 2024 ishin vetëm 764 mijë persona në këtë grupmoshë, me tkurrje 44%.

Nga viti 2015 deri në 2020, emigracioni neto (ikjet minus ardhjet) ishte rreth -16 mijë persona në vit, sipas INSTAT.

Pjesa më e madhe e tyre janë të rinj. Emigracioni neto negativ u përkeqësua pas pandemisë. Në vitin 2021, emigracioni neto ishte negativ me -32,000, po kaq edhe në 2022. Në vitin 2023 arriti në -43,7 mijë dhe më 2024 mbi 28,8 mijë.

Të dhënat e fundit të Eurostat, bënë të ditur se në vitin 2023 u dhanë rreth 75 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë nga vendet e BE-së. Një vit më parë ishin dhënë 79.2 mijë leje qëndrimi për herë të parë.

Këto janë nivelet më të larta që nga 2010-a, duke treguar për një përshpejtim të ritmeve të emigracionit pas pandemisë.

Në 2022-2023 janë dhënë gjithsej 154 mijë leje qëndrimi për herë të parë. Duke qenë se një pjesë e madhe e të ikurve janë me kontrata pune, sidomos në shtete si Gjermania, dhënia e lejeve është më e shpejtë sesa dikur, kur shtetasit shqiptarë hynin në vendet e BE-së pa dokumente.

Grupmosha 18–34 vjeç përbënte rreth 80% të emigrantëve të rinj shqiptarë, sipas Eurostat.

Të dhënat tregojnë se shkalla e emigracionit për frymë është rritur, jo vetëm në shifra absolute, por edhe në përqindje të popullsisë aktive.

Shqipëria është në një fazë ku grupi i të rinjve po tkurret me shpejtësi dhe nga ana tjetër, ata që kanë mbetur janë gjithnjë e më shumë të motivuar për të ikur.

Ilir Gëdeshi, profesor i cili prej vitesh studion zhvillimet demografike në vend, thotë se në afat të gjatë, emigracioni në numër do të ulet për shkak se do të ketë më pak njerëz për të ikur, por në krahasim me popullsinë e mbetur, flukset janë shumë të larta.

Sipas tij, pa ndërhyrje të menjëhershme në formë politikash gjithëpërfshirëse që frenojnë ikjet dhe nxisin kthimet, vendi rrezikon një krizë strukturore afatgjatë të forcës punëtore, produktivitetit dhe sistemit të pensioneve.

Sot nuk ikin vetëm të rinjtë e papunë apo pa perspektivë si para një dekade, por ikin studentët më të mirë, profesionistët e rinj të shëndetësisë, IT-së dhe zanatçinj të kualifikuar.

Pandemia intensifikoi ndjenjën e pasigurisë dhe e bëri më të dukshme pabarazinë sociale dhe mungesën e perspektivës.

Nga ana tjetër, programet e BE-së (si punësimi sezonal, vizat studentore, marrëveshja me Gjermaninë) kanë hapur më shumë rrugë të ligjshme.

Emigracioni lartë ka krijuar edhe efekt psikologjik. Të rinjtë ndihen të paktë në një shoqëri të plakur e të zbrazur dhe janë më motivuar për t’u larguar.

Efektet në tregun e punës dhe në çmime

Forca aktive e punës (pjesa që punon ose kërkon punë) ka rënë, dhe nga ana tjetër, numri i vendeve të lira të punës është rritur.

Në pesë vitet e fundit, bizneset raportojnë mungesa të mëdha me punonjës në bujqësi, ndërtim, turizëm, shërbime, tregti, etj. Bizneset raportojnë vështirësi në rekrutim, jo vetëm për arsye pagash, por sepse nuk ka kandidatë.

Emigracioni ka krijuar një hendek demografik në tregun e punës, që nuk mbushet as me rritje pagash dhe as me trajnime të shkurtra.

Të dhënat zyrtare tregojnë se mbi 53% e të punësuarve në bujqës,i janë mbi moshën 50-vjeç dhe të rinjtë nuk e trashëgojnë punën.

Rënia e forcës punëtore ka çuar në ulje të sipërfaqeve të mbjella, sidomos në fruta-perime në fermat familjare dhe rritje të varësisë nga importet ushqimore.

Të dhënat e INSTAT, tregojnë që deficiti tregtar në ushqime është rritur me 23% që prej 2020-s. Ulja e prodhimit vendas ka krijuar mungesa relative në treg.

Importet zëvendësuese janë më të shtrenjta. Prodhuesit vendas përballen me kosto më të larta për punonjësit, ndërsa produktiviteti bie.

Në vitin 2024, Shqipëria u rendit për herë të parë mbi mesataren e BE-së për çmimet e ushqimeve (102.4% e mesatares së BE-së sipas Eurostat).

Në 2023, çmimet e ushqimeve ishin sa 89,8% të mesatares së BE-së, nga 66,8% në 2014.

Ndërkohë, PBB për frymë në Shqipëri mbetet vetëm 35% e mesatares së BE-së. Konsumatorët paguajnë shumë më tepër për mallra bazë (ushqim, transport, energji).

Studimet e FMN-së tregojnë se emigracioni e përshpejton rritjen e çmimeve, sepse ul ofertën dhe shtrembëron ekuilibrin prodhim–konsum.

Emigracioni zvogëlon ofertën e brendshme, si në rastin tonë, ndërsa konsumi po rritet nga vizitorët e huaj gjithnjë e më të shumtë në numër.

Këto zhvillime kanë rritur varësinë nga importet e kushtueshme dhe ulur konkurrencën lokale, pasi bizneset e mbetura dominojnë tregun.

Nga 2015–2025, indeksi i çmimeve për ushqimet dhe pijet joalkoolike u rrit me 67 %, duke u renditur në vend të 10-të ndër 40 vende europiane.

Prodhuesit vendas përballen me kosto të larta inputesh, teksa mungojnë subvencionet për bujqësinë.

Kjo i detyron prodhuesit vendas të rrisin çmimet e produkteve, duke dobësuar konkurrencën e brendshme ndaj mallrave të importuara.

Prodhimi bujqësor ra me 1.1% më 2024 nga -1.8 më 2023.

Në sektorin e bujqësisë ishin të punësuar 32.2% të totalit të punonjësve. Të dhëna më të detajuara tregojnë se bujqësia është në trajektore rënëse kryesisht për shkak të zhvillimeve negative në fermat familjare, ku ka një tkurrje të fortë të sektorit të blegtorisë.

Në dekadën e fundit, numri i kafshëve për qumësht dhe mish gati është përgjysmuar prej falimentit të fermave të vogla.

Rënia e popullsisë në fshatra dhe plakja e saj ka bërë që fermat e vogla familjare me kafshë të shuhen. Për të njëjtat arsye ka rënë edhe prodhimi bujqësor në fushë.

Fermat familjare për vetëkonsum janë në faliment të vazhdueshëm nga pakësimi dhe plakja e popullsisë në fshat.

Prodhimi bujqësor po organizohet në formë biznesesh me serra për eksport. Për shkak të këtij tranzicioni, tani fermerët që prodhonin për vetëkonsum janë kthyer në konsumatorë që nxisin rritjen e importeve të prodhimeve bujqësore nga jashtë.

Në bashkitë e vogla, pothuajse nuk ka më tregje fshatarësh.

Familjet shqiptare lënë 39,7% të buxhetit të tyre për ushqime, krahasuar me mesataren europiane prej vetëm 13%. /Monitor

The post Cikli i rrezikshëm i emigracionit/ Të rinjtë përgjysmohen, dyfishohet ikja e tyre, efektet në tregun e punës dhe në çmime appeared first on Albeu.com.

Analiza/ Shqipëria, si laborator i migracionit

By: user 6
6 July 2025 at 17:40

Ilir Gëdeshi dhe Russell King prej dekadash merren me studime demografike kryesisht me fokus emigracionin dhe rikthime si në popullsinë e përgjithshme ashtu edhe në emigracionin e trurit. Për King, profesor në Universitetin Sussex në Britani, Shqipëria është kthyer në një rast studimor unik për fenomenin e emigrimit masiv.

Pas dekadash izolimi, shqiptarët u përfshinë në një valë të pandalshme emigrimi, të nxitur nga kriza ekonomike, mungesa e perspektivës dhe dëshira për një jetë më të mirë. Kjo e ka bërë vendin tonë një “laborator” ideal për studiuesit e migracionit, të cilët kanë mundësi të vërejnë forma të ndryshme si emigrimi ekonomik nëpërmjet azilit “brain drain”, migracioni martesor, kthimet e pjesshme dhe lëvizjet e brendshme drejt qendrave urbane.

Gëdeshi tha se shkaqet mbizotëruese të emigrimit aktualisht mbeten kryesisht ekonomike, varfëri, papunësi dhe pagat më të larta jashtë vendit. Por gjithashtu po ndikojnë gjithnjë e më shumë faktorë kulturorë dhe shoqërorë si mungesa e besimit në institucionet, korrupsioni dhe dëshira për “një jetë normale”.

Profilet e emigrantëve janë të ndryshme, nga punëtorë me pak kualifikim, te profesionistë të arsimuar, studentë dhe azilkërkues. Përqindja e “brain drain” është rritur ndjeshëm, rreth 40% e emigrimit në periudhën 2012–2019 përbëhej nga të rinj të diplomuar.

Studiuesit pohojnë se emigracioni shqiptar ka evoluar nga punëtorët e krahut drejt shtresave më të kualifikuara dhe të reja. Gjermania, SHBA dhe Britania janë bërë destinacionet më të preferuara, në vend të Italisë dhe Greqisë.

Gjithashtu është rritur dëshira për arsim dhe trajnim jashtë vendit, sidomos në radhët e të rinjve 18–40 vjeç. Nga një këndvështrim, studiuesit kanë vënë re se në njëfarë mënyre emigracioni ul tensionet sociale dhe papunësinë dhe rrit rezervat valutore nëpërmjet remitancave.

Por sipas tyre, efektet negative janë shumë herë më të mëdha. Emigrimi po ndikon në thellimin e pabarazive rajonale dhe sociale. Vetëm një pjesë e vogël e emigrantëve kthehen në Shqipëri. Kthimet janë më të zakonshme në rastin e azilkërkuesve të refuzuar apo të prekur nga krizat në vendet pritëse.

Ndërkohë, shumica që jetojnë jashtë mbajnë lidhje të forta me Shqipërinë, por nuk planifikojnë kthim për shkak të mungesës së kushteve të favorshme. Sondazhet tregojnë se vetëm 17% e diasporës shkencore dhe 15% e mjekëve duan të kthehen. Shumica përmendin si pengesa mungesën e stabilitetit politik dhe ekonomik, korrupsionin, mungesën e meritokracisë dhe infrastrukturën e dobët.

Ata që kthehen shpesh ndihen si të huaj në vendin e tyre. Studiuesit kanë vënë re se Shqipëria perceptohet si më individualiste dhe më pak komunitare se më parë. Të kthyerit përballen me korrupsion, burokraci, informalitet dhe sfida për të ndërtuar biznese, ndërkohë që zonat rurale boshatisen e Tirana mbingarkohet nga ndërtimet.

Gëdeshi tha se zgjidhjet kërkojnë reforma të thella dhe strategji të synuara. Ndër më kryesoret është rritja e nivelit ekonomik dhe e cilësisë së punës, rritja e besimit tek institucionet dhe lufta kundër korrupsionit.

Ata rekomandojnë politika aktive për kthimin e të kualifikuarve, duke krijuar databaza të specializuara që mundësojnë lidhje me tregun vendas. Studiuesit mendojnë se, perspektiva për kthim masiv mbetet e ulët për sa kohë mungojnë reformat reale dhe çmimet rriten më shpejt se pagat. Nëse Shqipëria synon të kalojë nga eksodi në rikthim, ky ndryshim kërkon më shumë se thjesht politika, kërkon besim të rifituar në të ardhmen e vendit. /Marrë nga Monitor

The post Analiza/ Shqipëria, si laborator i migracionit appeared first on Lapsi.al.

Shqipëria po bashatiset/ Të rinjtë përgjysmohen nga emigracioni, ikja e tyre dyfishohet

By: Ardit
6 July 2025 at 08:10

Shqipëria po hyn në një cikël të shpejtë boshatisjeje. Teksa popullsia e re në moshë është në rënie të shpejtë, në anën tjetër, emigracioni i të rinjve po përforcohet më tej, në vend që të ulet. Popullsia në grupmoshën 0 – 29 vjeç ishte rreth 1 milionë e 365 mijë persona në vitin 2011, por […]

The post Shqipëria po bashatiset/ Të rinjtë përgjysmohen nga emigracioni, ikja e tyre dyfishohet appeared first on BoldNews.al.

Cikli i rrezikshëm i emigracionit; Të rinjtë përgjysmohen, ikja e tyre dyfishohet

By: Mira Leka
5 July 2025 at 22:12

Shqipëria po hyn në një cikël të shpejtë boshatisjeje. Teksa popullsia e re në moshë është në rënie të shpejtë, në anën tjetër, emigracioni i të rinjve po përforcohet më tej, në vend që të ulet. Popullsia në grupmoshën 0 – 29 vjeç ishte rreth 1 milionë e 365 mijë persona në vitin 2011, por në 2024 ra në 764 mijë persona, me tkurrje 44%. Në anën tjetër, nga viti 2015 deri në 2020, emigracioni neto (ikjet minus ardhjet) ishte rreth -16 mijë persona në vit, 80% e tyre të rinj, ndërsa nga 2020 – 2025 ky tregues është mesatarisht -34,5 mijë në vit. Emigracioni i të rinjve është rritur më shumë se dyfishi pas pandemisë, teksa asnjë politikë nuk po arrin ta ndalë zbrazjen që po gërryen nga rrënjët ekonominë dhe të ardhmen. Si po ndikon emigracioni në ekonomi, prodhime dhe çmime dhe çfarë këshillojnë ekspertët

 

Blerina Hoxha

Shqipëria po përjeton një cikël paradoksal dhe të rrezikshëm të emigracionit. Edhe pse vendi ka gjithnjë e më pak të rinj, ata po largohen me intensitet më të lartë vitet e fundit.

Këto zhvillime po krijojnë një cikël vicioz me rënie të popullsisë, rritje emigrimi dhe përshpejtim të rënies së popullsisë.

Popullsia në grupmoshën 0 – 29 vjeç ishte rreth 1 milionë e 365 mijë persona në vitin 2011, por më 2024 ishin vetëm 764 mijë persona në këtë grupmoshë, me tkurrje 44%.

Nga viti 2015 deri në 2020, emigracioni neto (ikjet minus ardhjet) ishte rreth -16 mijë persona në vit, sipas INSTAT.

Pjesa më e madhe e tyre janë të rinj. Emigracioni neto negativ u përkeqësua pas pandemisë. Në vitin 2021, emigracioni neto ishte negativ me -32,000, po kaq edhe në 2022. Në vitin 2023 arriti në -43,7 mijë dhe më 2024 mbi 28,8 mijë.

 

Burimi: INSTAT

 

Të dhënat e fundit të Eurostat bënë të ditur se në vitin 2023 u dhanë rreth 75 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë nga vendet e BE-së. Një vit më parë ishin dhënë 79.2 mijë leje qëndrimi për herë të parë.

Këto janë nivelet më të larta që nga 2010-a, duke treguar për një përshpejtim të ritmeve të emigracionit pas pandemisë.

Në 2022-2023 janë dhënë gjithsej 154 mijë leje qëndrimi për herë të parë. Duke qenë se një pjesë e madhe e të ikurve janë me kontrata pune, sidomos në shtete si Gjermania, dhënia e lejeve është më e shpejtë sesa dikur, kur shtetasit shqiptarë hynin në vendet e BE-së pa dokumente.

Grupmosha 18–34 vjeç përbënte rreth 80% të emigrantëve të rinj shqiptarë, sipas Eurostat.

 

Burimi: Eurostat

 

Të dhënat tregojnë se shkalla e emigracionit për frymë është rritur, jo vetëm në shifra absolute, por edhe në përqindje të popullsisë aktive.

Shqipëria është në një fazë ku grupi i të rinjve po tkurret me shpejtësi dhe nga ana tjetër, ata që kanë mbetur janë gjithnjë e më shumë të motivuar për të ikur.

Ilir Gëdeshi, profesor i cili prej vitesh studion zhvillimet demografike në vend, thotë se në afat të gjatë, emigracioni në numër do të ulet për shkak se do të ketë më pak njerëz për të ikur, por në krahasim me popullsinë e mbetur, flukset janë shumë të larta.

Sipas tij, pa ndërhyrje të menjëhershme në formë politikash gjithëpërfshirëse që frenojnë ikjet dhe nxisin kthimet, vendi rrezikon një krizë strukturore afatgjatë të forcës punëtore, produktivitetit dhe sistemit të pensioneve.

Sot nuk ikin vetëm të rinjtë e papunë apo pa perspektivë si para një dekade, por ikin studentët më të mirë, profesionistët e rinj të shëndetësisë, IT-së dhe zanatçinj të kualifikuar.

Pandemia intensifikoi ndjenjën e pasigurisë dhe e bëri më të dukshme pabarazinë sociale dhe mungesën e perspektivës.

Nga ana tjetër, programet e BE-së (si punësimi sezonal, vizat studentore, marrëveshja me Gjermaninë) kanë hapur më shumë rrugë të ligjshme.

Emigracioni lartë ka krijuar edhe efekt psikologjik. Të rinjtë ndihen të paktë në një shoqëri të plakur e të zbrazur dhe janë më motivuar për t’u larguar.

 

Burimi: INSTAT, 2023-2025 janë përditësuar sipas Cens 2023

 

Efektet në tregun e punës dhe në çmime

Forca aktive e punës (pjesa që punon ose kërkon punë) ka rënë, dhe nga ana tjetër, numri i vendeve të lira të punës është rritur.

Në pesë vitet e fundit, bizneset raportojnë mungesa të mëdha me punonjës në bujqësi, ndërtim, turizëm, shërbime, tregti, etj. Bizneset raportojnë vështirësi në rekrutim, jo vetëm për arsye pagash, por sepse nuk ka kandidatë.

Emigracioni ka krijuar një hendek demografik në tregun e punës, që nuk mbushet as me rritje pagash dhe as me trajnime të shkurtra.

Të dhënat zyrtare tregojnë se mbi 53% e të punësuarve në bujqësi janë mbi moshën 50 vjeç dhe të rinjtë nuk e trashëgojnë punën.

Rënia e forcës punëtore ka çuar në ulje të sipërfaqeve të mbjella, sidomos në fruta-perime në fermat familjare dhe rritje të varësisë nga importet ushqimore.

Të dhënat e INSTAT tregojnë që deficiti tregtar në ushqime është rritur me 23% që prej 2020-s. Ulja e prodhimit vendas ka krijuar mungesa relative në treg.

Importet zëvendësuese janë më të shtrenjta. Prodhuesit vendas përballen me kosto më të larta për punonjësit, ndërsa produktiviteti bie.

Në vitin 2024, Shqipëria u rendit për herë të parë mbi mesataren e BE-së për çmimet e ushqimeve (102.4% e mesatares së BE-së sipas Eurostat).

Në 2023, çmimet e ushqimeve ishin sa 89,8% të mesatares së BE-së, nga 66,8% në 2014.

Ndërkohë, PBB për frymë në Shqipëri mbetet vetëm 35% e mesatares së BE-së. Konsumatorët paguajnë shumë më tepër për mallra bazë (ushqim, transport, energji).

Studimet e FMN-së tregojnë se emigracioni e përshpejton rritjen e çmimeve, sepse ul ofertën dhe shtrembëron ekuilibrin prodhim–konsum.

Emigracioni zvogëlon ofertën e brendshme, si në rastin tonë, ndërsa konsumi po rritet nga vizitorët e huaj gjithnjë e më të shumtë në numër.

Këto zhvillime kanë rritur varësinë nga importet e kushtueshme dhe ulur konkurrencën lokale, pasi bizneset e mbetura dominojnë tregun.

Nga 2015–2025, indeksi i çmimeve për ushqimet dhe pijet joalkoolike u rrit me 67 %, duke u renditur në vend të 10-të ndër 40 vende europiane. Prodhuesit vendas përballen me kosto të larta inputesh, teksa mungojnë subvencionet për bujqësinë.

Kjo i detyron prodhuesit vendas të rrisin çmimet e produkteve, duke dobësuar konkurrencën e brendshme ndaj mallrave të importuara.

Prodhimi bujqësor ra me 1.1% më 2024 nga -1.8 më 2023.

Në sektorin e bujqësisë ishin të punësuar 32.2% të totalit të punonjësve. Të dhëna më të detajuara tregojnë se bujqësia është në trajektore rënëse kryesisht për shkak të zhvillimeve negative në fermat familjare, ku ka një tkurrje të fortë të sektorit të blegtorisë.

Në dekadën e fundit, numri i kafshëve për qumësht dhe mish gati është përgjysmuar prej falimentit të fermave të vogla.

Rënia e popullsisë në fshatra dhe plakja e saj ka bërë që fermat e vogla familjare me kafshë të shuhen. Për të njëjtat arsye ka rënë edhe prodhimi bujqësor në fushë.

Fermat familjare për vetëkonsum janë në faliment të vazhdueshëm nga pakësimi dhe plakja e popullsisë në fshat.

Prodhimi bujqësor po organizohet në formë biznesesh me serra për eksport. Për shkak të këtij tranzicioni, tani fermerët që prodhonin për vetëkonsum janë kthyer në konsumatorë që nxisin rritjen e importeve të prodhimeve bujqësore nga jashtë.

Në bashkitë e vogla, pothuajse nuk ka më tregje fshatarësh.

Familjet shqiptare lënë 39,7% të buxhetit të tyre për ushqime, krahasuar me mesataren europiane prej vetëm 13%.

 

Burimi: INSTAT, 2024-2025 janë përditësuar sipas Cens 2023

 

Lexoni edhe:

Nis rënia e shpejtë e popullsisë në moshë pune

Shqipëria, si laborator i migracionit

Shembulli i Rumanisë, politikat që nxitën rikthimet e mëdha

 

 

The post Cikli i rrezikshëm i emigracionit; Të rinjtë përgjysmohen, ikja e tyre dyfishohet appeared first on Revista Monitor.

Lëpusha përtej kartolinave të Ramës: Një fshat që po braktiset në heshtje

1 July 2025 at 11:38

Kryeministri Edi Rama e ka zakon që të postojë dy apo tre herë në vit për Lëpushën, fshatin mes Alpeve në skajin më verior të Shqipërisë. “Lëpusha si zemër”, shkroi Rama në janar të këtij viti në Facebook, në krye të një postimi me foto fëmijësh që luajnë në dëborë. Pamjet, kartolina të zgjedhura me […]

The post Lëpusha përtej kartolinave të Ramës: Një fshat që po braktiset në heshtje appeared first on Reporter.al.

Të rinjtë lënë Shqipërinë në kërkim të një të ardhmeje më të qëndrueshme

30 June 2025 at 09:32

E ulur në tarracën e një kafeneje në një rrugë të qetë me pemë në Tiranë, Çeljeta Mema lë telefonin mënjanë dhe hedh një vështrim përreth. Kjo kafene është një nga vendet e saj të preferuara ku ajo takon miqtë e saj, diçka që po përpiqet ta bëjë sa më shpesh gjatë vizitës së saj […]

The post Të rinjtë lënë Shqipërinë në kërkim të një të ardhmeje më të qëndrueshme appeared first on Reporter.al.

Emigracioni sjell 2 mijë euro në vit për çdo familje shqiptare, 1/4 e tyre nuk ka me se jeton

28 June 2025 at 09:15

Gazetari Neritan Sejamini në emisionin “Thjesht” trajtoi temën e remitancave dhe ndikimit të tyre në ekonominë dhe financat e familjeve shqiptare. Sipas gazetarit shifrat tregojnë se edhe në 2025 shqiptarët mbajnë frymën gjallë vetëm nga paratë që ju dërgojnë familjarët emigrantë. “Pa këtë mbështetje dhjetëra mijëra qytetarë do të jetonin në varfëri të plotë”, tha Sejamini […]

The post Emigracioni sjell 2 mijë euro në vit për çdo familje shqiptare, 1/4 e tyre nuk ka me se jeton appeared first on BoldNews.al.

Emigracioni sjell 2 mijë euro në vit për çdo familje shqiptare, 1/4 e tyre nuk ka çfarë me jeton

By: V K
28 June 2025 at 09:23

Gazetari i njohur Neritan Sejamini, teksa fliste në emisionin “Thjesht”, trajtoi temën e remitancave dhe ndikimit të tyre në ekonominë dhe financat e familjeve shqiptare.

Sipas tij, shifrat tregojnë se edhe në 2025 shqiptarët mbajnë frymën gjallë vetëm nga paratë që ju dërgojnë familjarët emigrantë.

“Pa këtë mbështetje dhjetëra mijëra qytetarë do të jetonin në varfëri të plotë”, tha Sejamini teksa shtoi se “dërgesat mesatare nga pikëpamja e shumës janë rreth 2 mijë euro në vit për çdo familje”.

“¼ e familjeve që kishin marrë dërgesa nga familjarët emigrantë gjatë vitit 2018 i kishin ato të vetmin burim të të ardhurave. Pra afërsisht 6% e familjeve shqiptare mbaheshin vetëm nga paratë e emigrantëve”, shtjelloi më tej ai.

Sejamini po ashtu zbuloi se në periudhën 1992-2002, pra dekada e parë e tranzicionit të vendit, totali i investimeve të huaja në Shqipëri ishte vlerësuar me 800 milionë dollarë.

“Për të njëjtën periudhë dërgesat nga emigrantët shqiptarë në Shqipëri arritën në 4 miliardë dollarë, pra pothuajse 5 herë më shumë se investimet e huaja. Roli parësor i dërgesave ka qenë ai i zbutjes së varfërisë dhe mbështetje3s së familjeve shqiptare”, theksoi gazetari.

The post Emigracioni sjell 2 mijë euro në vit për çdo familje shqiptare, 1/4 e tyre nuk ka çfarë me jeton appeared first on Albeu.com.

Këshilli i Ministrave merr vendimin, ngrihet një Task-Forcë e posaçme për emigracionin në bashkëpunim me Italinë

19 June 2025 at 17:34
Këshilli i Ministrave ka miratuar sot ngritjen e një Task-Forcë të posaçme në fushën e migracionit, të nënshkruar ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë. Task-Forca do të drejtohet nga zëvendësministri i Brendshëm, përgjegjës për çështjet e migracionit, dhe do të përfshijë zëvendësministra nga ministritë përkatëse, si dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe Forcave të

PL: Rënia e lindshmërisë dhe emigracioni, simptoma të sistemit jofunksional

TIRANË, 18 qershor /ATSH/ Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrimin në Partinë e Lirisë Myrvete Asqeri tha sot se popullsia e re po zhduket nga Shqipëria.

Në një deklaratë për mediet, Asqeri theksoi se largimi i të rinjve po vjen si pasojë e keqqeverisjes.

Asqeri shtoi se rënia e lindshmërisë ka arritur nivele kritike dhe se Shqipëria po hyn zyrtarisht në epokën e tkurrjes demografike.

“Të rinjtë nuk ndërtojnë më familje në Shqipëri sepse nuk shohin të ardhme. Në anën tjetër, emigracioni vazhdon me përmasa të frikshme. Rinia shqiptare po largohet në mënyrë masive drejt vendeve të BE-së dhe më tej. Pasojat e kësaj keqqeverisje, që po detyron rininë të marri rrugët e emigrimit, po ndihen që sot, kemi më pak nxënës në shkolla, më pak punëtorë në tregun e punës, më shumë barrë mbi një popullsi gjithnjë e më të plakur”, tha Asqeri.

Asqeri theksoi se “rënia e lindshmërisë dhe emigracioni nuk janë procese natyrore, janë simptoma të një sistemi që nuk funksionon”.

“Nëse nuk merren masa të menjëhershme dhe afatgjata, ndryshimet që do të imponojë realiteti demografik do të jenë shumë më të kushtueshme sesa çdo investim që mund të bëhet sot”, u shpreh Asqeri.

Sipas Asqerit ky është një alarm kombëtar, jo një debat politik.

“Politikat për nxitjen e lindshmërisë, për mbështetjen e familjes, për rininë dhe ndalimin e emigracionit nuk janë luks, janë domosdoshmëri dhe Partia e Lirisë këto politika i ka konkretizuar në programin e saj, 5 prioritete për 4 milionë shqiptarë plus, ku fokusi kryesor është ndalimi i shpopullimit dhe fuqizimi i familjes duke i dhënë kështu fund dramës së madhe të shpopullimit që është kthyer tashmë në një plagë të hapur për Shqipërinë”, tha Asqeri. /j.p/

The post PL: Rënia e lindshmërisë dhe emigracioni, simptoma të sistemit jofunksional appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Popullsia zbret në 2.36 mln banorë, nga emigracioni dhe rënia e lindjeve

12 June 2025 at 19:26

Popullsia në vend ka vijuar të tkurret më tej pas matjeve të Censit 2024. INSTAT raportoi treguesin e ri të popullsisë. Popullsia e Shqipërisë më 1 Janar 2025 rezulton 2.363.314 banorë, duke pësuar rënie me 1,2 %, krahasuar me 1 Janar 2024.

Rënia e popullsisë është rezultat i dy komponentëve kryesorë demografikë:

• Shtesës natyrore, që për vitin 2024 ishte pozitive me +1.208 lindje më shumë se vdekje;

• Migracionit neto, i cili mbeti negativ me -28.836 persona.

Raporti gjinor në lindje u rrit nga 106,8 në vitin 2023 në 107,8 në 2024.

Përllogaritjet e popullsisë më 1 Janar 2025 tregojnë se vetëm qarku i Tiranës shënoi rritje të popullsisë, krahasuar me një vit më parë me 0,2%.

Uljet më të mëdha të popullsisë u shënuan në qarqet: Shkodër (-2,5 %) dhe Kukës (-2,3 %). Tirana, Fieri dhe Elbasani kanë peshën më të lartë në popullsinë gjithsej.

Më 1 Janar 2025, Tirana zë rreth 32,2 % të popullsisë gjithsej, duke vazhduar të jetë qarku më i populluar i vendit, ndjekur nga Fieri dhe Elbasani me nga 9,9 % dhe 9,6 % përkatësisht./ Monitor

The post Popullsia zbret në 2.36 mln banorë, nga emigracioni dhe rënia e lindjeve appeared first on Sot News | Lajme.

Nga emigracioni masiv te faza e pjekurisë, bien remitancat

By: Besnik
11 June 2025 at 19:29

Emigracioni nuk ndalet, por ndryshon fytyrë kur pas gati një dekade largimesh masive, Shqipëria po hyn në fazën e tretë të një cikli ndërsa më pak para po vijnë nga jashtë.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se remitancat në tremujorin e parë të vitit 2025 ishin 251 milionë euro, një rritje shumë më e ngadaltë krahasuar me vitet e kaluara – vetëm 3.7% më shumë se një vit më parë, nga 13% në 2024 dhe 16% në 2023.

Ky ngadalësim tregon se valës së re emigratore, që nisi pas vitit 2015, po i vjen fundi. Banka e Shqipërisë e konsideron këtë si një periudhë kulmore të një cikli të ri, jo thjesht një ngjarje të përkohshme.

Nga ana tjetër, të dhënat e Eurostat konfirmojnë shkallën e lartë të emigrimit: gjatë vitit 2023 u dhanë mbi 75 mijë leje qëndrimi në BE për shtetas shqiptarë, vetëm pak më pak se rekordi i vitit 2022 me 79 mijë leje. Në total, në dy vitet e fundit janë mbi 154 mijë shqiptarë që kanë nisur një jetë të re jashtë vendit.

Që nga viti 2008 e deri më sot, numri i përgjithshëm i lejeve të para të qëndrimit për shqiptarët në BE ka arritur në rreth 920 mijë.

Ulja e parave nga jashtë është shenjë se emigrantët e rinj nuk janë më “të rinj”, por po kalojnë në një fazë tjetër, ku ndihma për familjen në Shqipëri nuk është më prioritet. Kjo është ajo që quhet faza e pjekurisë ose kulmi i ciklit të emigracionit.

Pjesa më e madhe e këtyre emigrantëve janë të punësuar me kontrata në shtete si Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia dhe Greqia. Por edhe ky ritëm pritet të zbehet. Siç ka ndodhur edhe në ciklet e mëparshme migratore, lidhja me vendin amë zbehet me kalimin e viteve – dhe bashkë me të, edhe flukset e parave dhe njerëzve.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Nga emigracioni masiv te faza e pjekurisë, bien remitancat appeared first on Euronews Albania.

Gërdeshi: Shqipëria ndër vendet e para në botë sa i takon emigracionit në raport me banorët

By: redi
10 June 2025 at 21:55

Eksperti i emigracionit, Ilir Gërdeshi thotë se numri i popullsisë në Shqipëri ka ardhur vazhdimisht në ulje dhe vendi ynë zë vendet e para në botë për nga emigracioni në raport me numrin e banorëve. Sipas Gërdeshit, aktualisht numri i popullsisë është afërsisht 2.4 milionë banorë, nda 4.5 milionë banorë që do të kishte në rast se do të kishim një bazë rritje natyore. ”Po të shikojmë popullsinë…

Source

DW: Imigracioni i paligjshëm drejt Britanisë… me jahte luksoze

By: user7
25 May 2025 at 10:39

Raportet për udhëtime të rrezikshme, të cilat shpesh rezultojnë fatale për migrantët e parregullt , janë gjithashtu të shpeshta në Britaninë e Madhe. Sipas të dhënave zyrtare, që në vitin 2025, më shumë se 12,500 njerëz zgjodhën ta bënin këtë udhëtim të ngjeshur në varka të vogla. Po çfarë mund të thuhet për numrin e emigrantëve që zgjedhin të gjejnë veten në tokën britanike në mënyra të tjera?

Arsyeja është për ata që vijnë në vend pa qëllimin për të aplikuar për azil, por me qëllimin për t’u “humbur” në ekonominë e fshehtë. Dhe duket se ka shumë të tillë. Reportazhi i sotëm i BBC-së “ndjek” historinë jo të një emigranti, por të një ish-kontrabandisti, i cili zgjodhi jahte ose tragete luksoze përtej Kanalit Anglez për të transportuar emigrantë të parregullt.

Mënyrë “e lehtë” e transportit

Arsyeja? Këto rrugë konsiderohen “të lehta” dhe “me rrezik të ulët”, ndërsa ofrojnë edhe disa mijëra paund në xhepin e kontrabandistit. BBC e quan ish-trafikantin “Nick”, duke vënë në dukje se ai është një ish-ushtar. Ai u dënua në vitin 2019 dhe u kthye përsëri në burg pasi shkeli lirimin me kusht. Sipas asaj që ai pranoi, përfshirja e tij në rrjetin e trafikimit filloi në vitin 2009.

Më pas, një mik i tij shqiptar, i cili për qëllimet e raportit quhet “Matt”, i ofroi 3,500 paund për çdo emigrant që do të sillte në Mbretërinë e Bashkuar. Propozimi u pranua dhe për disa vite ai arriti të kontrabandonte shtetasit shqiptarë nga makinat në tragete, si dhe dhjetëra emigrantë nga Vietnami nëpërmjet anijeve luksoze.

Vërehet se në rastin e parë të trageteve, shoferi i secilit kamion nuk ishte në dijeni të ekzistencës së emigrantëve, pasi kontrabandistët zgjodhën rastësisht një automjet, duke u dhënë emigrantëve të parregullt nga një thikë për të hyrë me forcë në të, duke shqyer një pjesë të kamionit. Siç u vu re nga BBC, bashkëpunëtori shqiptar e konfirmoi raportin, por për shkak se kërkoi para për të dhënë një intervistë të plotë, kërkesa nuk u pranua.

Duart e “lidhura” të rojes kufitare

Zbulimet erdhën pasi, siç deklaroi ish-ushtaraku, ai ndjeu se po trajtohej si kokë turku për situatën dhe se u dënua për një vepër penale që është ende e zakonshme. Muajin e kaluar, një jaht luksoz që fshihte 20 shqiptarë në kuvertë u ndalua gjatë rrugës për në Kornuoll. Në të njëjtën kohë, Forca Kufitare mund të jetë përgjegjëse për mbajtjen e sigurt të pothuajse 18,000 kilometrave të vijës bregdetare britanike, por siguria e porteve dhe marinave u përket subjekteve private, gjë që e bën edhe më të vështirë koordinimin e operacioneve të mundshme.

Kjo u theksua në raport edhe nga komandanti i Rojës Bregdetare, Charlie East, i cili shtoi se “është e pamundur për ne të kemi një prani fizike në çdo port ose marinë përgjatë gjithë vijës sonë bregdetare”, duke e përshkruar situatën si një “rrezik vërtet shqetësues”. Karakteristike është edhe deklarata e kapitenit të portit në Essex, i cili komentoi se “standardet e sigurisë janë po aq të ulëta sa në një park karavanësh”.

The post DW: Imigracioni i paligjshëm drejt Britanisë… me jahte luksoze appeared first on Lapsi.al.

Njëra dorë lan tjetrën

By: user 4
20 May 2025 at 14:59

Edi Rama nuk është vetëm Kryeministri sapo i rizgjedhur i Shqipërisë, por edhe një artist, ish-Ministër i Kulturës dhe ish-Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Ai e njeh shumë mirë artin e skenimit të politikës, si nga ana psikologjike ashtu edhe nga ajo vizuale – dhe e përdor këtë talent me qëllim. Është mjeshtër në paraqitjen e vendit të tij përpara publikut ndërkombëtar si progresist dhe në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian. Në samitin e fundit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, ai u ul në gjunjë mbi qilimin e kuq përpara Giorgia Melonit – aktualisht gruaja më e fuqishme në Evropë. Rama e dinte çfarë bënte; gjesti ishte i llogaritur: Shqipëria dëshiron me çdo kusht të anëtarësohet në BE dhe aktualisht shihet si kandidati më premtues. Hapja e “klasterit” të parë për zgjerimin e BE-së në tetor 2024 dhe premtimi për anëtarësim deri në vitin 2030 shkaktuan një entuziazëm të madh. Katër klastere të tjera pritet të hapen këtë vit – një lloj “integrimi me shpejtësi të lartë”. Popullsia shqiptare mbështet anëtarësimin dhe e sheh veten si pjesë të aleancës perëndimore në çdo aspekt; Shqipëria është anëtare e NATO-s. Kjo ka shumë rëndësi në kohët kur fuqia gjeopolitike dhe ekonomike e Evropës po bie, sidomos në kontekstin e luftës kundër Ukrainës.

Pak para këtij samiti, më 11 maj, u mbajtën zgjedhjet parlamentare në Shqipëri – që morën vëmendje të vogël nga publiku evropian. Rezultati ishte i jashtëzakonshëm: Edi Rama dhe Partia Socialiste fituan me 53% të votave, duke siguruar 83 nga 140 vende në Kuvend. Rama tani është më i konsoliduar se kurrë në qendër të pushtetit të këtij vendi të vogël me vetëm dy milionë banorë. Katër vitet e ardhshme do të sqarojnë pyetjen nëse BE-ja dëshiron në gjirin e saj një lider “autokrat i lehtë” apo një “stabilokrat” nga Ballkani. Ka shumë argumente pro dhe kundër. Por Edi Rama ka një kartë tjetër në dorë: një zgjidhje të supozuar për dilemën e migracionit në Evropë. Qendrat italiane për dëbimet jashtë territorit të BE-së, të ngritura në Shqipëri, po krijojnë një precedent për transferimin e procedurave të azilit tek një vend partner.

Italia dhe Shqipëria kanë një histori të gjatë bashkëpunimi në fushën e migracionit. Në vitet 1990, Shqipëria post-komuniste përjetoi një valë të madhe emigracioni drejt Italisë. Italia mbështeti shqiptarët e varfëruar dhe kështu u zhvillua një marrëdhënie që Rama e përshkruan si “miqësi historike”. Mbi këtë bazë, u ndërtua ideja për të transferuar nga Italia në Shqipëri procedurat e shqyrtimit të kërkesave për azil.

Marrëveshja dypalëshe parashikon që Italia të transferojë deri në 36.000 persona në vit në Shqipëri, ku kërkesat e tyre për azil do të shqyrtohen në dy qendra që menaxhohen nga Italia. Marrëveshja u paraqit nga përkrahësit si një zgjidhje “jo e zakonshme” për problemin e migracionit të parregullt, por përmban rreziqe serioze juridike dhe për të drejtat e njeriut. Megjithë shqetësimet se strehimi i migrantëve nga vende të treta mund të shkelë Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjin ndërkombëtar, marrëveshja u ratifikua në të dy vendet. Qeveria italiane e ekstremit të djathtë e përshëndeti si një “hap historik”. Institucionet e BE-së u informuan, por nuk ishin pjesë e vendimmarrjes.

Transferimet e para ndodhën në tetor 2024: një anije e Marinës italiane solli në Shqipëri 16 migrantë. Sipas ligjit italian, çdo ndalim i kërkuesve të azilit duhet të miratohet nga gjykata – por gjyqtari nuk e dha lejen. Italia i kishte klasifikuar vendet e origjinës së migrantëve – Bangladeshi dhe Egjipti – si “të sigurta”, gjë që lejon një procedurë të përshpejtuar. Por vetëm dy javë më parë, Gjykata Evropiane e Drejtësisë kishte vendosur se një vend nuk mund të quhet “i sigurt” nëse ka përjashtime. Duke iu referuar këtij vendimi, gjykata në Romë e shpalli procedurën e përshpejtuar të pavlefshme. Azilkërkuesit u larguan nga procedura e përshpejtuar jashtë territorit dhe u futën në procedurën e zakonshme italiane. Një goditje e rëndë për Melonin dhe Ramën.

Qeveria italiane apeloi menjëherë vendimin dhe kërkoi të përshtasë kuadrin ligjor. Por edhe gjatë transferimeve të mëvonshme – në fund të vitit 2024 dhe në janar 2025 – gjykatat italiane refuzuan ndalimin e 73 azilkërkuesve në Shqipëri. Ata u kthyen në Itali brenda disa ditësh. Në fund të marsit 2025, Meloni njoftoi se qendrat shqiptare do të përdoren në të ardhmen për ndalimin e personave të cilëve u është refuzuar tashmë mbrojtja në Itali. Me këtë ndryshim, në prill mbërritën në Shqipëri 40 burra me kombësi të ndryshme – të gjithë me refuzime të vlefshme ligjore. Sipas ligjit italian, ata mund të mbahen deri në 18 muaj, deri në momentin kur mund të dëbohen. Ky ishte rasti i parë që një shtet anëtar i BE-së transferonte azilkërkues të refuzuar në një vend të tretë, që nuk ishte as vend origjine e as vend tranziti. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e përshëndeti marrëveshjen si një shembull të “ndarjes së drejtë të barrës” mes BE-së dhe vendeve partnere.

Fati politik i Melonit varet nga menaxhimi i migracionit. Ajo fitoi zgjedhjet me premtimin për të ndalur imigracionin e paligjshëm në brigjet italiane – por deri më tani nuk ka pasur ndonjë sukses të dukshëm. Edi Rama mund ta ndihmojë atë të arrijë një tjetër fitore dhe, në këmbim, t’i realizojë vetes premtimin për anëtarësimin në BE. Por ky objektiv nuk është i sigurt për një vend si Shqipëria, ku dobësitë institucionale janë serioze. Arrestimi i kryetarit të bashkisë së Tiranës në shkurt ishte një moment shumë i dyshimtë për Partinë Socialiste në pushtet. Erion Veliaj – anëtar i kryesisë së PS dhe njeri i besuar i Ramës – u akuzua dhe u arrestua nga SPAK për 9 raste ryshfeti, pastrim parash dhe fshehje të të ardhurave.

Raportet e organizatave të besueshme ndërkombëtare tregojnë se Shqipëria është një “qendër” e krimit të organizuar ndërkombëtar – edhe këtu pozita gjeografike luan rol kyç. Dalja në Adriatik dhe lidhja me trafikun detar global krijon kushtet për tregti të paligjshme. Sidomos kokaina nga Ekuadori është identifikuar si burim financiar për rrjetet kriminale shqiptare. Këto para pastrohen në sektorin e ndërtimit, i cili duket për publikun përmes ndërtesave moderne, shpesh të zbrazëta – dhe që çojnë në çmime të çmendura të pasurive të paluajtshme. Karburanti dhe ushqimet janë të shtrenjta, por pagat janë të ulëta. Edhe pse turizmi është pozitiv për ekonominë, ai rrit çmimet dhe nuk krijon vende të qëndrueshme pune për vendasit. Sistemi i sigurimeve shoqërore mbetet i dobët – një tregues thelbësor për zgjerimin e BE-së që ende nuk ka përmbushur as minimumin.

Shto këtu edhe ikjen dramatike të trurit. Të rinjtë e arsimuar po largohen masivisht – një humbje kapitali njerëzor që vetëshkaktohet: pa mjekë, infermierë dhe profesionistë të kualifikuar, cilësia e jetës bie më tej. Shqipëria mund të jetë politikisht në rrugën drejt Evropës. Por ekonomikisht, shoqërisht dhe në aspektin e shtetit ligjor, vendi është përballë një prove të vështirë – dhe mbi një tokë të lëkundur për një anëtarësim të besueshëm në BE.

Por në kohën e marrëveshjeve politike në stilin “Trump”, besueshmëria e brendshme dhe standardet kushtetuese po humbasin rëndësinë. Edhe në Evropë, po mbizotëron logjika “njëra dorë lan tjetrën”: pakti mes Giorgia Melonit dhe Edi Ramës ndjek pikërisht këtë model. Migracioni po bëhet monedhë për pazare politike, ndërsa normat ndërkombëtare interpretohen me elasticitet. Në marrëveshjen e saj për zgjerimin e BE-së, qeveria e re gjermane përmend vetëm se reforma e parimit të unanimitetit duhet të ketë përparësi – por nuk thotë si do ta arrijë këtë. Shqipëria, për rrjedhojë, nuk ka tjetër zgjedhje veçse të ofrohet si partnere e gatshme në fushën e migracionit për të hyrë në BE. Që kjo përfshin njerëz dhe se ligji ndërkombëtar po shndërrohet sipas rrethanave, është diçka që pranohet hapur. Ironia është e hidhur: një vend që vetë po vuan nga emigracioni i madh, tani pranon migrantë të tjerë – jo për arsye humanitare, por për arsye gjeopolitike. Formula është: dikush tjetër duhet të largohet nga BE-ja që ne të hyjmë brenda./ Marrë nga ipg.journal.de, Katharina Hofmann De Moura drejton zyrën e Fondacionit Friedrich Ebert në Shqipëri

The post Njëra dorë lan tjetrën appeared first on Lapsi.al.

Merz nga Tirana: Të punojmë në luftën kundër emigracionit të paligjshëm

16 May 2025 at 14:45

Kancelari i sapozgjedhur gjerman Friedrich Merz, i pranishëm në Samitin e Komunitetit Politik në Tiranë, u shpreh se është shumë e rëndësishme që të gjitha palët të bashkëpunojnë për një Europë më të sigurt. Gjatë fjalës së tij, Merz u shpreh se tashmë është e qartë që demokracitë janë në rrezik dhe qeveritë duhet të […]

The post Merz nga Tirana: Të punojmë në luftën kundër emigracionit të paligjshëm appeared first on BoldNews.al.

Samiti në Londër për procesin e Berlinit, Rama: Dritare diskutimi edhe për marrëdhënien e rajonit me Britaninë e Madhe

TIRANË, 15 maj /ATSH/ Kryeministri Edi Rama dhe homologu britanik Keir Starmer zhvilluan sot në një konferencë të përbashkët për shtyp në ambientet e Kryeministrisë.

Kryeministri Rama u pyet nga gazetari Muhamet Veliu lidhur me mundësitë që ka Shqipëria për ta vazhduar ndihmën ndaj Britanisë së Madhe për çështjet e emigracionit për të pasur Britania e Madhe në Shqipëri një facilitet të ngjashëm siç ka Italia për çështjen e emigrantëve ilegalë.

Rama tha se për sa i përket replikimit të modelit që është sjellë në Shqipëri në bashkëpunim me Italinë, ky është një model që kërkon kohën e vet për t’u testuar.

“Ky është një model që në rast se funksionon mund të replikohet jo në Shqipëri, por në vende të tjera të rajonit. Po qe se rezultati do të jetë pozitiv nuk ka arsye që të mos ketë disponim nga ana e vendeve të tjera”, pohoi Rama.

Kryeministri Rama u ndal edhe tek Samiti për procesin e Berlinit që do të zhvillohet në Londër në muajin tetor, teksa nënvizoi faktin se pavarësisht faktit se procesi i Berlinit është një proces ndërtuar brenda hemisferës së BE-së nën udhëheqjen e kancelares Angela Merkel për të nxitur bashkëpunimin rajonal në funksion të integrimit evropian, do të ishte pozitive qasja për një dritare diskutimi mes Britanisë së Madhe dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në këtë samit.

“Ne gjykojmë që do të jetë pozitive dhe vlerë e shtuar që në Samitin e Londrës, vendet e rajonit të kenë edhe një dritare diskutimi për marrëdhënien mes Britanisë së Madhe dhe Ballkanit Perëndimor në drejtim të bashkëpunimit ekonomik, tregtar, nxitjen e investimeve britanike në rajon dhe shtrirjes së kësaj bërthame shqiptaro-britanike të luftës kundër emigracionit të paligjshëm dhe rrjetet kriminale në të gjithë rajonin për të patur një rrjet rajonal të sinkroniuar me struktuarat e zbatimit të ligjit dhe në Britaninë e Madhe dhe për të siguruar që e gjithë kjo hapësirë është një hapësirë ku veprimtaria e rrjeteve kriminale që nxisin trafikun e paligjshëm të qenieve njerëzore është nën kontroll”, tha Rama.

The post Samiti në Londër për procesin e Berlinit, Rama: Dritare diskutimi edhe për marrëdhënien e rajonit me Britaninë e Madhe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Masat e ashpra populiste të Starmer ndaj emigracionit/ Për të hyrë në Londër duhet të dish mirë…

12 May 2025 at 17:35

Ka ardhur koha që “të rivendosim kontrollin mbi kufijtë tanë”, kështu është shprehur kryeministri laburist Keir Starmer. Këto kanë qenë ndoshta fjalët më të ashpra ndonjëherë të thëna nga një lider i së majtës për këtë çështje  këtë mëngjes në konferencën për shtyp në Doëning Street: një gjuhë që organizatat në mbrojtje të emigrantëve e cilësuan si “të turpshme dhe të rrezikshme”, ndërsa disa deputetë të së majtës laburiste e thanë se kjo dekkartë ishte “çnjerëzore dhe përçarës”.

Me një gjuhë që ngjante me atë të mbështetësve të Brexit-it dhe të së djathtës populiste, ai njoftoi një reformë të re për sistemin e emigracionit, me synimin për ta ulur ndjeshëm numrin e emigrantëve.

Ndërkohë, nga partia e Nigel Farage u shprehën se “më në fund po na dëgjon dhe po mëson nga ne”. Konkretisht për të marrë një vizë për në Britaninë e Madhe, do të kërkohet një njohje e avancuar e gjuhës angleze  edhe nga familjarët e emigrantëve  dhe një diplomë universitare për punët e kualifikuara.

Në të njëjtën kohë, koha e nevojshme për të marrë qëndrim të përhershëm, hapi i parë drejt shtetësisë, do të rritet nga pesë në dhjetë vjet. Përjashtim do të bëhet për ata që japin një kontribut të rëndësishëm, si mjekët dhe inxhinierët, sepse  siç u shpreh Starmer “të jetosh këtu nuk është një e drejtë, por një privilegj që duhet ta fitosh”.

Është një pikë kthese që nuk vjen rastësisht, por mbi valën e suksesit elektoral të partisë së Farage në zgjedhjet e fundit vendore, parti që e ka bërë emigracionin kauzën e saj kryesore, sidomos tani që kjo çështje është rikthyer në krye të shqetësimeve të opinionit publik.

Sepse, ndryshe nga sa ishte menduar, pas Brexit-it emigracioni në Britaninë e Madhe është përhapur shumë, duke arritur në 1.3 milionë ardhje në vit (dhe këtu bëhet fjalë për emigracionin e ligjshëm, jo për më pak se 50 mijë kalimet ilegale përmes Kanalit të La Manshit, që janë vetëm një pikë në oqean).

Starmer ia hodhi fajin qeverive të mëparshme konservatore, duke deklaruar se ajo që ndodhi “nuk ishte rastësi, por një zgjedhje”, dhe shpalli si të dështuar “eksperimentin e kufijve të hapur” që ata kishin ndjekur. “Tani u takon laburistëve të pastrojnë rrëmujën,” u shpreh ai.

The post Masat e ashpra populiste të Starmer ndaj emigracionit/ Për të hyrë në Londër duhet të dish mirë… appeared first on Sot News | Lajme.

Shqiptarët në shënjestër të reformave të reja? The Times paralajmëron për plane radikale anti-emigracioni në Angli

10 May 2025 at 16:35

Reformat e pritshme që Ministrja e Brendshme britanike do të njoftojë javën e ardhshme, mendohet se do të jenë jetësore për përpjekjet e kryeministrit Starmer për të luftuar popullaritetin në rritje të Partisë Reforma, të babait të Brexit-it, Nigel Farage, partia e të cilit ndodhet 10 pikë përpara Laburistëve në pushtet në sondazhet e opinionit publik dhe i shkaktuan një humbje të thellë dy partive kryesore në zgjedhjet e fundit të pjesshme lokale.

Sipas The Times, në planet e reja anti-emigracion do të kufizohet mundësia e azilkërkuesve që u është refuzuar kërkesa, apo kriminelëve të huaj, që të përdorin lidhjet e të drejtave të njeriut për të bllokuar riatdhesimin e tyre në vendet e origjinës, përfshirë edhe ata shqiptarë.

Qeveria britanike pritet të ndryshojë ligjin për të kufizuar interpretimin e Nenit 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, nen i cili mbron të drejtën e pasjes së jetës familjare dhe private, që përdoret rëndom për bllokimin e deportimeve nga Britania.

Ministrja e Brendshme, Yvette Cooper, apeloi së fundmi me sukses ndaj një vendimi të Tribunalit të Emigracionit për rastin e një shqiptari të dënuar, i cili kërkoi qëndrimin e mëtejshëm për shkak të vështirësive emocionale, pasi djali i tij dhjetëvjeçar nuk do të mund të hante dot një produkt me mish pule nga ato që gjenden jashtë Britanisë.

Leja e përhershme e qëndrimit për ata që jetojnë në Britani, në planet e reja të qeverisë, pritet të rritet nga 5 në dhjetë vjet pritje për një kategori emigrantësh. Po ashtu, pritet të rriten kriteret për testin e gjuhës angleze për të huajt.

Pritet po ashtu të ketë kufizime për dhënien e vizave nga disa vende, shtetasit e të cilave kanë më shumë gjasa të thyejnë vizën britanike apo të kërkojnë azil, ku përfshihen vende si Pakistani, Nigeria dhe Sri Lanka, por ende nuk përmendet Shqipëria në njoftimet në median vendase.

Në këtë kontekst, interesante pritet të jetë vizita e kryeministrit britanik Starmer në Tiranë javën e ardhshme, ku mendohet gjerësisht se çështja e qendrave të ngjashme të shqyrtimit të azilit për emigrantët e huaj që mbërrijnë në Britani, si ato me Italinë në Gjadër, pritet të jenë në agjendën e takimit me homologun e tij shqiptar./Top Channel/

The post Shqiptarët në shënjestër të reformave të reja? The Times paralajmëron për plane radikale anti-emigracioni në Angli appeared first on Telegrafi.

Edhe pas tri dekadash, ende shpresa tek emigracioni, rekord në botë në raport me popullsinë

3 May 2025 at 10:42

Shqipëria ka kaluar tre valë të mëdha emigracioni. Kur vendi doli nga diktatura në fillim të viteve ’90 ishte ndër shtetet më të varfra në botë. Shpresat ishin të mëdha në një vend të vogël, por me burime të pasura, që po shfaqte potenciale pa fund. Dikush e gjeti rrugën nëpërmjet emigracionit, me valën e […]

The post Edhe pas tri dekadash, ende shpresa tek emigracioni, rekord në botë në raport me popullsinë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌