Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Britanikët protestojnë kundër strehimit të azilkërkuesve në hotele: Nuk ndihesh më i sigurt…

By: Ela
9 August 2025 at 20:36

Pas një rasti të dyshuar sulmi seksual nga një azilkërkues në Epping, qytete në të gjithë Britaninë janë përfshirë nga një valë protestash kundër përdorimit të hoteleve për strehimin e burrave azilkërkues. Aktivistë lokalë, kryesisht banorë të zakonshëm, shprehin shqetësime për sigurinë e komuniteteve, ndërsa organizatat e të drejtave të njeriut paralajmërojnë për rritje të […]

The post Britanikët protestojnë kundër strehimit të azilkërkuesve në hotele: Nuk ndihesh më i sigurt… appeared first on BoldNews.al.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë “godet” planin e Melonit për emigrantët

4 August 2025 at 16:31

“Do të funksionojnë, do të funksionojnë!” deklaronte kryeministrja italiane Giorgia Meloni në fund të vitit të kaluar, duke iu referuar kampeve për emigrantët e paligjshëm në Gjadër. Por përmes një vendimi të marrë më 1 gusht në Luksemburg, Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GJED) i ka vënë në pikëpyetje themelet ligjore të këtij projekti të dakordësuar me qeverinë Shqiptare të Edi Ramës.

Vendimi paraprak, u bë me dije nga Kreu i Gjykatës, Koen Lenaerts. Ai pritet të zbardhet ditët në vijim.

Në çështjet e bashkuara “C‑758/24 Alace dhe C‑759/24 Canpelli” GJED i referohet caktimit të një vendi origjine si “i sigurt”, një koncept kyç në procedurat e përshpejtuara të azilit, të përdorura nga Italia për dëbimin e emigrantëve të dërguar në Shqipëri.

Sipas gjykatësve evropianë, çdo shtet anëtar ka të drejtë të hartojë një listë të vendeve të sigurta të origjinës, por kjo vendimmarrje nuk është absolute. Ajo duhet të mbështetet në të dhëna të qarta, të dokumentuara dhe të aksesueshme, dhe të jetë e kontrollueshme nga proceset gjyqësore.

“Për të justifikuar përjashtimin e një aplikimi për azil si të papranueshëm, shpallja e një vendi si i sigurt duhet të bazohet në informacion të aksesueshëm dhe të kontrollueshëm, si nga kërkuesi i azilit, ashtu edhe nga gjykata,” thuhet në deklaratën për shtyp të GJED.

“Qeveria e harton listën. Gjykatat e verifikojnë”, theksohet në përmbledhjen e vendimit të lexuar nga kreu i gjykatës Koen Lenaerts.

Rasti nga Bangladeshi dhe reagimet për GJED-në

Rasti që çoi në këtë vendim të GJED-së kishte të bënte me dy shtetas nga Bangladeshi, të transferuar në Gjadër pasi kishin kërkuar azil në Itali, por që kërkesa iu ishte refuzuar përmes procedurave të përshpejtuar.

Refuzimi bazohej në një vendim të vitit 2024, ku qeveria italiane e kishte përfshirë Bangladeshin në listën e vendeve të sigurta. Por vendimi nuk i specifikonte burimet e përdorura për të vlerësuar nivelin e sigurisë në atë shtet.

Kjo sipas GJED pengoi kërkuesit e azilit dhe gjykatat të verifikonin besueshmërinë e listës së qeverisë italiane, duke e bërë procedurën jo të drejtë nga ana ligjore.

Vendimi i GJED-së shkaktoi reagime të forta politike në Itali. Kryeministrja Meloni, nga një takim në Turqi, akuzoi gjykatën evropiane për tejkalim të kompetencave:

“Sërish gjyqësori, kësaj here ai evropian, pretendon hapësira që nuk i përkasin, për çështje që janë ekskluzivisht politike”, thuhej në deklaratën e kryeministres italiane.

Ndërkohë, opozita reagoi me akuza për dështim të projektit “Meloni-Rama” dhe keqmenaxhim të fondeve.

Elly Schlein, kryetare e Partisë Demokratike të Italisë, e quajti investimin në kampet e Shqipërisë “shpërdorim të 800 milionë eurove” që, sipas saj, mund të ishin përdorur për shëndetësinë.

Giuseppe Conte, i Lëvizjes 5 Yjet (M5S), e cilësoi vendimin “të parashikueshëm” dhe kritikoi Melonin për “propagandë boshe” dhe “viktimizim të qëllimshëm”.

Vendimi i GJED-së do të ketë efekt deri më 12 qershor 2026, kur pritet të hyjë në fuqi rregullorja e re e BE-së si pjesë e Paktit për Migracionin.

Edhe pse për momentin ndikimi real është i kufizuar – rreth 150 emigrantë janë sjellë në total në Gjadër nga viti i shkuar, – kjo vendimmarrje ngre dyshime serioze për ligjshmërinë afatgjate të modelit italo-shqiptar për “përpunimin e shpejtë të kërkesave për azil”.

Lexoni gjithashtu:

The post Gjykata Evropiane e Drejtësisë “godet” planin e Melonit për emigrantët appeared first on Citizens.al.

Fshati shqiptar nën drejtimin e grave, ndërsa burrat kanë ikur emigrant në Britani

By: Ela
2 August 2025 at 16:18

Një fshat në veri të Shqipërisë është kthyer në simbol të krizës së emigracionit që çoi në hyrjen ilegale të 13 mijë shqiptarëve në Britani vetëm gjatë vitit 2022. Hasi, një vendbanim me rreth 5,000 banorë, ka përjetuar një eksod të konsiderueshëm të burrave, të cilët largohen për të kërkuar mundësi pune jashtë vendit. Ky […]

The post Fshati shqiptar nën drejtimin e grave, ndërsa burrat kanë ikur emigrant në Britani appeared first on BoldNews.al.

Mbretëria e Bashkuar vendos sanksione ndaj bandave të trafikut të qenieve njerëzore

22 July 2025 at 16:27

Duke filluar nga e mërkura më 23 korrik, çdokush që do të rezultojë i përfshirë në ndihmën për kontrabandimin e njerëzve drejt Mbretërisë së Bashkuar, mund të përballet me sanksione. Ky regjim i ri ndaj fenomenit të kontrabandimit të qenieve njerëzore, ka si objektiv të ardhurat dhe materialet që mundësojnë migrimin e parregullt. Individët e […]

The post Mbretëria e Bashkuar vendos sanksione ndaj bandave të trafikut të qenieve njerëzore appeared first on Reporter.al.

Human Rights Watch: “Ballkani nuk është magazinë për emigrantët”

26 May 2025 at 20:02

Organizata ndërkombëtare Human Rights Watch (HRW) ka kritikuar planet e Mbretërisë së Bashkuar (MB) dhe Bashkimit Evropian (BE) për të përdorur vendet e Ballkanit si pika tranziti për kthimin e emigrantëve.

Sipas HRW, qeveria britanike ka marrë në konsideratë shtete si Bosnjë-Hercegovina, Serbia dhe Shqipëria për ngritjen e qendrave të kthimit, ku do të dërgohen para riatdhesimit azilkërkues nga vende të treta kërkesat e të cilëve janë refuzuar.

Ky plan, sipas organizatës, sjell në mendje rastin e kampit të Gjadrit në Shqipëri, që fillimisht ishte menduar si strehë për emigrantët e paligjshëm të ndalur në Mesdhe, por më pas u shndërrua në qendër për riatdhesimin e të dëbuarve pa dokumente.

“Në vend që Ballkani të trajtohet si magazinë për emigrantët, BE dhe MB mund të luajnë rol të rëndësishëm në mbështetjen e zhvillimit të sistemeve funksionale të azilit dhe kornizave më të mira për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve,” tha HRW në një deklaratë të hënën.

Megjithëse Shqipëria është përmendur si “kandidate e mundshme për ofertën britanike”, më 15 maj, në një konferencë me homologun britanik Keir Starmer në Tiranë, kryeministri Edi Rama, e përjashtoi këtë mundësi duke theksuar:

“Marrëveshja me Italinë është e vetme, e ndërtuar mbi një raport të veçantë realiteti gjeografik dhe nuk mund të shërbejë si model për të tjerët.”

Ndërkohë, është raportuar se Kosova mund të jetë një opsion që po shqyrtohet nga MB. Presidentja, Vjosa Osmani, është shprehur e hapur për bisedime. Kujtojmë se në vitin 2021, Kosova nënshkroi një marrëveshje me Danimarkën për të pranuar 300 të burgosur të huaj, por ajo ende nuk është vënë në zbatim.

HRW paralajmëron se ndalimi i zgjatur i emigrantëve pa mbrojtje të përshtatshme i ekspozon ata ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut.

“Ky është një rrezik i madh për të drejtat e emigrantëve,” tha Hugh Williamson, drejtor për Evropën dhe Azinë Qendrore në HRW.

Komisioni Evropian gjithashtu ka propozuar ngritjen e qendrave të kthimit në vende jashtë BE-së, të cilat do të pranonin emigrantët të cilëve u është refuzuar qëndrimi, duke i dërguar në vende “të sigurta” për shqyrtimin e kërkesave të tyre për azil.

Në prill 2025, përfaqësues të HRW kaluan dy javë në Bosnje duke shqyrtuar kushtet në qendrat e pritjes. Ndërsa autoritetet lokale deklaruan se kushtet ishin të mira, organizata e ndihmës juridike “Vaša Prava” raportoi ankesa për kufizime të rënda mbi aktivitetet dhe kohën jashtë.

Shkeljet e të drejtave të njeriut në kampet e Ballkanit janë një problem i përsëritur. Amnesty International ka reaguar shpesh kundër shkeljeve në kampin e Gjadrit në Shqipëri, duke e quajtur atë një “eksperiment mizor” dhe “një njollë për qeverinë italiane”.

The post Human Rights Watch: “Ballkani nuk është magazinë për emigrantët” appeared first on Citizens.al.

Bie numri i azilkërkuesve gjatë 2024-ës

TIRANË, 4 korrik /ATSH/ Në vitin 2024, Shqipëria ka shënuar ulje të konsiderueshme të numrit të azilkërkuesve, nga 261 persona në vitin 2023, në vetëm 104 azilkërkues në vitin që lamë pas.

Sipas të dhënave zyrtare, vendet kryesore të origjinës së azilkërkuesve mbeten Afganistani me 27,9 %, Siria me 17,3 % dhe Pakistani me 10,6 %.

Në muajt mars, prill dhe qershor janë ata që përbëjnë shumicën e kërkesave për azil, me një përqindje prej 57,7 % të aplikimeve totale.

Ndërkohë, në të njëjtin vit është vënë re gjithashtu një ulje e personave që kanë fituar apo hequr dorë nga shtetësia shqiptare.

Në vitin 2024, rezultojnë 919 persona të cilët kanë fituar shtetësi shqiptare, duke shënuar ulje me 33,5 %, krahasuar me vitin 2023.

Ndërsa, 472 persona kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare, duke shënuar një ulje me 45,7 %, krahasuar me vitin 2023.

Duke analizuar vendin e origjinës të personave që kanë fituar shtetësinë shqiptare, vërehet se 49,1 % janë me origjinë nga Kosova; 13,8 % me origjinë nga Turqia; 6,2 % me origjinë nga Maqedonia e Veriut.

Gjatë 2024, 33,4 % e personave që kanë fituar shtetësinë shqiptare dhe 41,3 % që kanë lënë shtetësinë shqiptare i përkasin grup-moshës 30-39 vjeç. /j.p/

The post Bie numri i azilkërkuesve gjatë 2024-ës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Në Shqipëri s’duan të rrinë as refugjatët nga Siria e Afganistani, rënie drastike e aplikimeve për azil

4 July 2025 at 16:34

Ulet numri i azilkërkuesve në Shqipëri. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave (INSTAT) në vitin 2024, numri i kërkesave për azil në vendin tonë ka rënë me 157 aplikime më pak se sa vitin e kaluar. Konkretisht gjatë vitit 2024 ka pasur gjithsej 104 kërkesa për azil, ndërsa në vitin 2023 janë regjistruar 261 […]

The post Në Shqipëri s’duan të rrinë as refugjatët nga Siria e Afganistani, rënie drastike e aplikimeve për azil appeared first on BoldNews.al.

Eksperiment i kushtueshëm: Italia peshon kostot e qendrave për emigrantët në Shqipëri

26 June 2025 at 07:04

Kur Gigi Calesso lexoi në gazeta për rritjen e kostos së qendrave për emigrantët e Italisë në Shqipëri, ai u trondit shumë. Si një aktivist i së majtës për çështjet mjedisore dhe të drejtat e njeriut, administratori bankar gjashtëdhjetëvjeçar nga Treviso, afër Venecias në verilindje të Italisë, e kishte ndjekur me kujdes sagën që nga […]

The post Eksperiment i kushtueshëm: Italia peshon kostot e qendrave për emigrantët në Shqipëri appeared first on Reporter.al.

“Rruga e re”! Daily Mail: Shqiptarët po vijnë në Angli me jahte luksoze

By: Ela
14 June 2025 at 10:48

Një jaht luksoz i quajtur Tacoma lundroi nga një marinë elegante franceze në prill, gjoja për një shëtitje përgjatë bregdetit të Bretanjës. Anija elegante blu dhe e bardhë me vlerë 70,000 £ ishte marrë me qira nga një burrë me pasaportë austriake nga një kompani me reputacion të lartë qiraje anijesh që operonte në një […]

The post “Rruga e re”! Daily Mail: Shqiptarët po vijnë në Angli me jahte luksoze appeared first on BoldNews.al.

KOMENT – Tensione në koalicionin gjerman mbi vendimin për azilkërkuesit

BERLIN, 7 qershor /ATSH-DPA/ – Brenda qeverisë së koalicionit të udhëhequr nga konservatorët në Gjermani, po shfaqen tensione mbi migracionin, pasi një vendim gjykate javën e kaluar duket se ndaloi refuzimin e azilkërkuesve në kufijtë e vendit.

Gjykata Administrative e Berlinit vendosi të hënën se refuzimi i tre somalezëve gjatë një kontrolli në kufirin me Poloninë ishte i paligjshëm.

”Vendimi urgjent nënkuptonte se nuk mund të ketë më refuzime të përgjithshme sepse gjykatat do t’i ndalojnë ato”, tha Matthias Miersch, kreu i grupit parlamentar të Social- Demokratëve (SPD), i cili është anëtari më i vogël i koalicionit të kancelarit, Friedrich Merz.

Pa sqarime se cili shtet i BE-së është përgjegjës për kërkesën për azil të të prekurve, ”ata nuk duhet të kthehen mbrapsht”, sipas vendimit.

Gjykata tha gjithashtu se qeverisë i mungonin prova për argumentin e saj se mund të refuzonte azilkërkuesit për shkak të sigurisë publike.

Të tre somalezët tani janë kthyer në Berlin.

Miersch i tha gazetës ”Frankfurter Allgemeine Zeitung” se vendimi i gjykatës ngriti pyetje themelore që qeveria duhet t’i adresojë.

“Kancelari gjithashtu e deklaroi këtë shumë qartë kur tha se praktika duhet të rishikohet përsëri në dritën e këtij vendimi të gjykatës”, tha Miersch.

“Dhe pres që kjo të ndodhë tani”, tha ai duke treguar mundësinë e problemeve të tjera ligjore në të ardhmen e afërt.

Ministri i Brendshëm Alexander Dobrindt prezantoi kontrollet më intensive kufitare më 7 maj.

Ai e mbrojti përsëri sot këtë politikë, në komentet për grupin mediatik të gazetave ”Funke”.

“Ky është një gjykim individual”, tha Dobrindt, duke iu referuar vendimit të gjykatës.

“Ne do të japim justifikime të mjaftueshme, por Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GJED) duhet të vendosë për këtë”, shtoi ai.

Kryetarja e Gjykatës Administrative të Berlinit, Erna Viktoria Xalter, tha se, megjithatë, kjo nuk do të rezultonte e suksesshme.

Duke folur për portalin e lajmeve ”Zeit Online”, ajo theksoi se “vendimi urgjent është i pakontestueshëm në GJED”.

Merz, i cili i përket Partisë Demokrate të Krishterë (CDU), tha së fundmi se do të vazhdojë të refuzojë azilkërkuesit në kufi edhe pas vendimit të gjykatës administrative./  a.jor.

The post KOMENT – Tensione në koalicionin gjerman mbi vendimin për azilkërkuesit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Greqia ashpërson ligjet për azilkërkuesit

By: Ardit
28 May 2025 at 14:54

Greqia ka përgatitur një projektligj që do të përfshijë dënime më të ashpra për azilkërkuesit të cilëve u është refuzuar kërkesa dhe do të përshpejtojë kthimin në shtetet e tyre të origjinës, tha kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, më 28 maj. Greqia ishte në epiqendër të krizës me migrantë më 2015-2016, kur më shumë se 1 […]

The post Greqia ashpërson ligjet për azilkërkuesit appeared first on BoldNews.al.

REL: Kosova e gatshme të marrë azilkërkuesit e refuzuar nga Britania e Madhe

By: user 8
26 May 2025 at 22:40

Qeveria në detyrë e Kosovës ka shprehur gatishmëri për të diskutuar me Mbretërinë e Bashkuar, lidhur me propozimin për ngritjen e “qendrave të kthimit” në Kosovë për azilkërkuesit e refuzuar nga ishulli britanik.

Kjo deklaratë vjen pas raportimeve se Mbretëria e Bashkuar po e konsideron Kosovën si një nga vendet e mundshme për strehimin e migrantëve që kanë përfunduar procesin e apelimit për azil në Mbretërinë e Bashkuar.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, theksoi se “dëshirojmë të ndihmojmë Mbretërinë e Bashkuar, mikun, partnerin dhe aleatin tonë, si dhe qeverinë e saj Laburiste”.

“Besojmë se është e drejtë të themi se mund të fillojmë diskutimet mbi këtë temë, por të gjitha institucionet tona shtetërore duhet të përfshihen dhe më pas vendimi do të varet nga rekomandimet e tyre. Shumë pyetje do të kenë nevojë për përgjigje paraprakisht”, tha Kryeziu.

Propozimi për ngritjen e qendrave të kthimit është pjesë e një strategjie më të gjerë të Mbretërisë së Bashkuar për të adresuar numrit në rritje të migrantëve që mbërrijnë në ishullin anglez përmes rrugëve të paligjshme.

Sipas raportimeve nga gazeta britanike The Times, këto qendra do të shërbenin për të strehuar azilkërkuesit që kanë përfunduar procesin e apelimit dhe janë në pritje të deportimit.

Megjithatë, organizata ndërkombëtare Human Rights Watch ka shprehur shqetësimin se përdorimi i vendeve të Ballkanit si vende pritëse për migrantët mund të shkelë të drejtat e tyre dhe të krijojë sfida të reja për vendet pritëse.

Në një deklaratë të fundit, HRW-ja ka bërë thirrje që BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar të ndalojnë së përdoruri Ballkanin si një “magazinë për migrantët”.

Shqipëria tashmë strehon qendra kthimi për migrantët që kthehen nga Italia, ndërsa qeveria britanike ka zbuluar së fundmi një pako investimesh prej gjashtë miliardë eurosh në Maqedoninë e Veriut.

Vetë BE-ja ndërmori hapa në mars për t’i lejuar vendet anëtare të përpunojnë kërkesat e migrantëve jashtë kufijve të bllokut me 27 vende.

Ndërsa, në një marrëveshje të ngjashme që po ashtu kishte nxitur kritika, në vitin 2022, Kosova dhe Danimarka u pajtuan për dhënien me qira të 300 qelive burgu në Institucionin Korrektues në Gjilan për të strehuar të burgosur të huaj që pritet të dëbohen nga Danimarka pas përfundimit të dënimit.

Në këmbim, Kosova do të përfitojë mbi 200 milionë euro, të cilat do të investohen në Shërbimin Korrektues dhe në projekte të energjisë së ripërtëritshme.

Kjo marrëveshje kishte ngjallur reagime nga organizatat ndërkombëtare dhe shoqëria civile, të cilat kanë shprehur shqetësime për mundësinë e shkeljes së të drejtave të njeriut dhe për sfidat që mund të sjellë menaxhimi i të burgosurve të huaj në Kosovë.

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) ka shprehur shqetësime për ndikimin që kjo marrëveshje mund të ketë edhe në të drejtat e të burgosurve në Kosovë.

Më parë, Kosova kishte strehuar edhe rreth 1.900 shtetas afganë, që ishin evakuuar nga Afganistani pas rikthimit të talibanëve në pushtet në vitin 2021.

Pas dy vjetësh funksionimi, kampi “Liya” në bazën ushtarake amerikane Bondsteel në Ferizaj ishte mbyllur. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, pjesa më e madhe e afganëve ishin transferuar tashmë në vendet pritëse, ndërsa një numër i vogël mbetet ende në Kosovë.

Sipas marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, afganët do të qëndronin në Kosovë derisa do të kalonin procesin e verifikimit për t’u zhvendosur në SHBA, ose në ndonjë vend tjetër perëndimor. /REL

The post REL: Kosova e gatshme të marrë azilkërkuesit e refuzuar nga Britania e Madhe appeared first on Lapsi.al.

Shqiptarët, të dytët më të refuzuarit në kufijtë e BE në 2024

By: Ela
23 May 2025 at 10:34

Shqiptarët janë të dytët më të refuzuarit në kufijtë e Bashkimit Europian, pas ukrainasve (19 595). Në total në kufijtë tokësor, ajror dhe detar në vitin 2024 janë refuzuar 14,260 shtetas shqiptar, ku gjysma në kufijtë tokësorë (7855). Gjysma e totalit janë refuzuar në shtet fqinjë, Greqi dhe Itali, ndërsa pjesa tjetër e shpërndarë në […]

The post Shqiptarët, të dytët më të refuzuarit në kufijtë e BE në 2024 appeared first on BoldNews.al.

BE kërkon dalje më të lehta të azilkërkuesve në “vende të treta të sigurta”

20 May 2025 at 19:15

Vendet e BE-së do të jenë në gjendje të refuzojnë kërkesat për azil pa i marrë në konsideratë dhe t’i transferojnë azilkërkuesit larg, sipas një ndryshimi në konceptin e “vendeve të treta të sigurta” të propozuar nga Komisioni Evropian të martën.

Sipas propozimit, ata që kërkojnë azil mund të transferohen më lehtë në një vend të konsideruar “të sigurt”, ku pritet që ata të aplikojnë për mbrojtje ndërkombëtare, në një mënyrë mjaft të ngjashme me politikën e dëbimit të Mbretërisë së Bashkuar në Ruandë, e cila u shpall e paligjshme nga Gjykata e Lartë.

Autoritetet e shteteve anëtare mund t’i transferojnë tashmë aplikantët për azil në një “vend të tretë të sigurt”, nëse ky vend i pranon ata dhe nëse respektohen disa dispozita.

Sipas rregullave të BE-së, një vend i tretë i sigurt është një vend jashtë BE-së ku një person që kërkon mbrojtje ndërkombëtare trajtohet sipas “standardeve ndërkombëtare”.

Masat mbrojtëse përfshijnë mbrojtjen e azilkërkuesve nga persekutimi dhe dëmi serioz, respektimin e parimit të mos-kthimit, mundësinë për të marrë mbrojtje efektive sipas Konventës së Gjenevës për Refugjatët dhe mundësinë për të pasur akses në një sistem funksional azili, me leje arsimimi dhe pune të dhënë përveç të drejtave të qëndrimit.

Një shembull i mirë i zbatimit të “vendit të tretë të sigurt” sipas legjislacionit aktual është deklarata BE-Turqi e vitit 2016 : një marrëveshje që u lejon vendeve të BE-së (në veçanti Greqisë) të transferojnë azilkërkuesit në territorin turk.

Megjithatë, deri më tani kërkohej një formë lidhjeje midis aplikantit dhe vendit të tretë, siç është një qëndrim i mëparshëm ose prania e disa anëtarëve të familjes atje, që transferimi të ishte i ligjshëm. 

Komisioni tani po propozon ta ndryshojë këtë duke u dhënë “më shumë fleksibilitet” shteteve anëtare kur përcaktojnë se si e përkufizojnë një “vend të tretë të sigurt”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post BE kërkon dalje më të lehta të azilkërkuesve në “vende të treta të sigurta” appeared first on Euronews Albania.

“La Stampa”: 16 emigrantë janë “zhdukur” nga kampi i Gjadrit në Shqipëri

By: Ela
28 April 2025 at 17:41

Media italine “La Stampa”, duke iu referuar Partisë Demokratike të Italisë, raporton se nga 41 emigrantë që zbarkuan së fundmi në Gjadër të Lezhës, kanë mbetur 25. Nuk dihet nëse 16 emigrantë janë rikthyer në Itali në pritje të riatdhesimit apo janë në dhoma izolimi për shkak të revoltës që para dy javëve këta të […]

The post “La Stampa”: 16 emigrantë janë “zhdukur” nga kampi i Gjadrit në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Vendimi i Brukselit për azilkërkuesit nga Kosova

23 April 2025 at 09:17

Që prej liberalizimit të vizave më 1 janar të vitit të kaluar, numri i azilkërkuesve nga Kosova në Bashkimin Evropian është rritur ndjeshëm. Tani, një propozim i Komisionit Evropian mund të bëjë që ata të detyrohen të kthehen në Kosovë.

Kjo pasi që Komisioni Evropian ka propozuar që për azilkërkuesit nga Kosova dhe gjashtë vende të tjera të përshpejtohen procedurat për kthimin e tyre në vendlindje, sepse i cilëson ato si vende të sigurta.

Tani i mbetet Parlamentit dhe Këshillit Evropian ta aprovojnë këtë propozim ose jo për shtatë vendet – Kosovën, Bangladeshin, Kolumbinë, Marokun, Tunizinë, Egjiptin dhe Indinë – nga të cilat vitin e kaluar aplikuan gjithsej 200 mijë njerëz për azil.

Pikërisht vitin e kaluar, numri i azilkërkuesve nga Kosova u rrit dukshëm në krahasim me vitet paraprake.

Çfarë ndikoi në këtë rritje?

Nga 1 janari i vitit 2024, pas shumë viteve pritje, kosovarët kanë mundur të udhëtojnë nëpër 29 vendet anëtarë të zonës Schengen, kryesisht shtete anëtarë të BE-së, pa pasur nevojë për vizë.

Ky liberalizim i vizave mundëson udhëtime pa viza vetëm deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga 29 shtetet anëtare të zonës Schengen.

Parimisht, udhëtimet pa viza duhet të shërbejnë për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme, dhe assesi për punë apo përfitime të tjera. Por, qysh para liberalizimit, organizata të shumta kishin paralajmëruar se liberalizimi i vizave mund të përkeqësojë trendin e migrimit nga Kosova.

Dhe, të dhënat e zyrës së statistikave të BE-së (Eurostat) tregojnë se pikërisht një gjë e tillë ka ndodhur.

Edhe pse jo në nivelet për të cilat kishin paralajmëruar shumë organizata joqeveritare, trendi i rritjes së kërkesave të azilkërkuesve po vazhdon edhe këtë vit.

Njëjtë si në vitet paraprake, Franca mbetet destinacioni kryesor i kosovarëve që kërkojnë azil në vendet e Bashkimit Evropian, ndjekur pas nga Gjermania.

Edhe Gjermaninë e kanë synuar shumë kosovarë në vitet e fundit për shkak të procedurave të lehtësuara për punësim. Por, pasi procedurat për marrjen e vizës së punës janë lehtësuar, në kërkesat për azil nuk përfshihen këta persona dhe numri është më i vogël.

Në mesin e azilkërkuesve nga Kosova në BE, më së shumti ka të rinj nën moshën 18-vjeçare dhe burra. Megjithatë, në vitet e fundit, dallimi në numrin e azilkërkuesve gra dhe burra është zvogëluar.

Pas liberalizimit të vizave, është rritur edhe numri i kosovarëve që detyrohen të kthehen në Kosovë, si pjesë e marrëveshjeve për ripranimin e qytetarëve që u refuzohen kërkesat për azil apo kapen duke qëndruar ilegalisht.

Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti janë kthyer gati sa gjysma e të gjithë të ripranuarve gjatë vitit 2023, pra para liberalizimit.

Shumica e tyre kthehen nga vende të Bashkimit Evropian.

Cilat mund të jenë pasojat?

Përveç përfshirjes në listën e vendeve ku BE-ja synon t’i kthejë në procedurë të përshpejtuar azilkërkuesit, trendi i aplikimeve më të mëdha rrezikon edhe marrëveshjen për liberalizimin e vizave.

Bashkimi Evropian ka në dorë të ashtuquajturin Mekanizëm të pezullimit të vizave. Me këtë mekanizëm, një vendi joanëtar të BE-së, si Kosova, mund t’i pezullohet përkohësisht përjashtimi nga vizat, nëse bën keqpërdorime.

Janë katër skenarë ku Mekanizmi i pezullimit të vizave do të aktivizohej:

Në rast të rritjes së konsiderueshme – mbi 50% – të migrimit të parregullt.

Në rast të rritjes së konsiderueshme – mbi 50% – të kërkesave për azil me shkallë të ulët pranimi, rreth 3-4%.

Në rast të rënies së bashkëpunimit për riatdhesimin e shtetasve që përjashtohen nga BE-ja, si rezultat i qëndrimit të parregullt.

Në rast të rrezikut të shtuar për sigurinë e shteteve anëtare të BE-së, veçanërisht për vepra të rënda penale.

Deri më tani, BE-ja nuk ka shprehur shqetësim për rritje të migrimit apo kërkesave për azil nga Kosova, e as organizatat që përfaqësojnë bizneset nga Kosova nuk kanë shprehur shqetësim se punëtorët po ikin në mënyrë masive.

Megjithatë, këtë vit BE-ja është duke e shqyrtuar mundësinë që ky mekanizëm të ashpërsohet në atë mënyrë që të jetë më e lehtë për ta kthyer regjimin e vizave për 61 vende, ku përfshihet edhe Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor./ REL

The post Vendimi i Brukselit për azilkërkuesit nga Kosova appeared first on Sot News | Lajme.

BE, plan për rikthimin e azilkërkuesve në Kosovë

By: Mirgen
23 April 2025 at 09:46

Që prej liberalizimit të vizave më 1 janar të vitit të kaluar, numri i azilkërkuesve nga Kosova në Bashkimin Evropian është rritur ndjeshëm. Tani, një propozim i Komisionit Evropian mund të bëjë që ata të detyrohen të kthehen në Kosovë. Kjo pasi që Komisioni Evropian ka propozuar që për azilkërkuesit nga Kosova dhe gjashtë vende […]

The post BE, plan për rikthimin e azilkërkuesve në Kosovë appeared first on BoldNews.al.

Ishulli Guam, porta e azilkërkuesve kinezë drejt Amerikës

By: lia rda
17 February 2025 at 17:09

Politikat e Presidentit Donald Trump për imigracionin janë përqendruar kryesisht ndaj imigrantëve që futen në Shtetet e Bashkuara përmes kufirit me Meksikën, me disa prej tyre që kanë ndërmarrë udhëtimin e rrezikshëm nga Amerika e Jugut. Siç njoftojnë gazetarët e Zërit të Amerikës, Yu Yao dhe Jiu Dao, emigrantët kinezë po shfrytëzojnë rrugët e rrezikshme detare të Paqësorit për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

Peter Huang ka jetuar në Guam që kur u largua nga Kina në vitin 2019. Ai udhëtoi me aeroplan nga Hong Kongu për në Saipan, kryeqyteti i Ishujve të Marianës Veriorë. Më pas ai shkoi me një gomone në ishullin Guam. Këto ishuj dhe Guami janë territore të Shteteve të Bashkuara dhe ndodhen në perëndim të Oqeanit Paqësor.

“Përballë ndodhet Guami. Mali duket i çuditshëm, si një mur”, thotë Peter Huang.

Saipani ka qenë ndalesa e parë për azilkërkuesit kinezë si zoti Huang, sepse i lejoi ata të qëndronin pa vizë për 14 ditë. Por nuk pranon azilkërkues. Ishulli Guam, rreth 214 kilometra në jugperëndim, i pranon azilkërkuesit.

Këta azilkërkues shqetësohen se jeta e tyre do të ndikohet nga politikat e rrepta për imigracionin të nënshkrua nga Presidenti Donald Trump menjëherë pasi mori pushtetin. Zoti Huang rrezikoi jetën për të shkuar në Guam.

“Nuk kam parë kurrë më parë valë të tilla sa një mal, që ngrihen dhe bien pa pushim.”

Ai thotë se familja e tij u bë objektiv i policisë pas përfshirjes së tij në protestat e Hong Kongut kundër një propozimi për ekstradimin në Kinë në vitin 2019. Pasi gruaja e braktisi ai vendosi të shkonte në Saipan.

“Gruaja më tha se për shkakun tim, ajo dhe fëmija ynë do të cenoheshin”.

Edhe kinezë të tjerë kanë marrë rrugën e rrezikshme detare drejt Guamit. Sipas autoriteteve të ishullit, rreth 40 individë mbërritën në brigjet e ishullit vitin e kaluar.

“Deri tani, të gjithë të ardhurit janë shtetas kinezë”, thotë Franklin Gutirrez me agjencinë e doganave dhe karantinës në Guam.

Emigranti kinez, Liu Yun, e provoi dy herë udhëtimin në det të hapur para se të zbarkonte në Guam.

“Jemi në një gomone duke kaluar Paqësorin për të shkuar në territorin amerikan, ku shpresojmë për një fillim të ri”, thotë ai ndërsa filmonte udhëtimin.

Ai thotë se u largua nga Kina pasi depërtoi përtej kufizimeve të internetit të vendosura nga Pekini. Ajo që pa i ndryshoi pikëpamjet e tij për botën.

“U ekspozova ndaj gjërave që nuk do të kisha mundur t’i shihja kurrë në internet në Kinë, si protestën e Tiananmenit apo shtypjen e lëvizjes Falun Gong, kryesisht kampet e përqendrimit në Xinjang. Këto më tmerruan”.

Liu dhe Huang duhet të presin për të marrë përgjigjet e aplikimit për azil, thotë guvernatorja e Guamit, Lourdes Leon Guerrero.

“Një nga sfidat këtu është se nuk kemi gjykatës për imigracionin. Mënyra e vetme është ardhja e gjykatësve këtu ose trajtimi i çështjeve në rrugë virtuale. Ka shumë çështje që presin”.

Administrata e Presidentit Trump e ka ndaluar procesin e kërkimit të azilit në kufirin jugor amerikan. Për momentin, imigrantët Huang dhe Liu nuk e dinë se si do të preken nga politikat e reja të Uashingtonit.

“E mbështes qasjen e Presidentit Trump, sepse nuk mund të abuzohet ligji për azilin”, thotë Peter Huang, azilkërkues kinez.

Ai thotë se vetëm në këtë mënyrë do të përfitojnë ata që vërtet kanë nevojë për azil./voa

The Guardian: Turpërim në Itali për kampet 1 miliard euro të kthyera në strehë qensh

By: user 8
24 December 2024 at 14:15

Kur Italia hapi qendrat e emigrantëve në Shqipëri në tetor, plani ishte i qartë: 3,000 njerëzve në muaj, të kapur në ujërat italiane, do ti trajtoheshin kërkesat e tyre për azil përtej kufijve të Italisë, të monitoruara nga oficerët e policisë italiane.

Dy muaj më vonë, gazetarët shqiptarë që paraqiteshin fshehurazi si turistë vëzhguan disa nga ata oficerë që qëndronin në një hotel me 5 yje me një pishinë dhe Spa në Shëngjin, portin shqiptar që strehon qendrën e emigrantëve.

“Kemi ardhur këtu për punë, jemi sigurimi i qendrës së emigrantëve […] por nuk ka emigrantë në ambiente, ata janë transferuar në Itali”, u thanë oficerët gazetarëve të Piranjat TV. “Jemi vetëm ne këtu. Ne paguhemi për të vepruar si turistë: mëngjes, darkë dhe sauna, të gjitha falas, paguan qeveria italiane.” 

Objektet në Shëngjin ku ata u dërguan në punë janë bosh: ajo që ishte paraqitur nga Komisioni Evropian si një model i ri për mbajtjen e emigrantëve jashtë BE-së, ndërsa gjyqtarët italianë e vendosën të paligjshme mbajtjen e njerëzve që ishin kapur në det në Shqipëri, përpara se t’i riatdhesonin në vende si Bangladeshi dhe Egjipti, të konsideruara “të sigurta” nga Roma. Vetëm 24 azilkërkues janë dërguar në total në Shqipëri dhe asnjë nuk ka mbetur atje. Pesë kaluan më pak se 12 orë në një qendër paraburgimi, ndërsa pjesa tjetër qëndroi për pak më shumë se 48 orë.

Në një kohë kur Italia po përpiqet të balancojë buxhetin e saj, duke shkurtuar fondet për arsimin, shëndetin dhe sigurimet shoqërore, partitë opozitare e kanë quajtur marrëveshjen midis Romës dhe Tiranës, e cila do të kushtojë rreth 1 miliard euro për pesë vjet, një “fatkeqësi financiare”.

Oficerët e policisë italiane të regjistruar fshehurazi nga televizioni shqiptar janë mes disa dhjetërava që kanë mbetur në Shqipëri. Në nëntor rreth 50, së bashku me dhjetëra punonjës socialë, u kthyen në shtëpi kur doli në dritë se objektet ishin bosh.

(Oficerët e policisë italiane në qendrën e paraburgimit në Shëngjin, Shqipëri)

Në fund të nëntorit, e përditshmja kombëtare ‘Domani’ zbuloi se një tjetër qendër paraburgimi shqiptare, në Gjadër, e destinuar për të strehuar azilkërkuesit, ishte pushtuar nga qen endacakë të birësuar nga 15 oficerët e burgut të vendosur atje. “Oficerët e burgut kanë ndjekur nevojat e qenve me dashuri dhe durim, duke u siguruar atyre ushqim, ujë, kujdes të përditshëm mjekësor dhe mbi të gjitha, një mjedis të sigurt dhe të dashur,” thuhet pas vizitës në qendër.

Sikleti i qeverisë italiane lidhur me skemën, e sulmuar nga partitë opozitare si një “dështim i plotë”, ka provokuar një grindje midis autoriteteve dhe gjyqtarëve, të cilët janë akuzuar nga partitë e ekstremit të djathtë për pengim të projektit pasi mbështetën një vendim të 4 tetorit nga gjykata evropiane e drejtësisë, se një vend jashtë bllokut nuk mund të shpallet i sigurt nëse i gjithë territori i tij nuk konsiderohet i sigurt.

Muaj përpara se të nënshkruhej marrëveshja mes kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni dhe homologut të saj shqiptar, Edi Rama, shumë OJQ, akademikë dhe ekspertë kishin ngritur dyshime nëse ajo mund të konsiderohet njerëzore apo edhe ligjore sipas ligjit ndërkombëtar. Disa shtete europiane kanë propozuar zgjidhje të ngjashme me marrëveshjen e Italisë me Shqipërinë që nga viti 1993. Propozimet e tyre janë refuzuar.

Italia ka treguar se iniciativa është në pritje pasi ajo kërkon një zgjidhje që nuk shkel ligjet ndërkombëtare humanitare.

(Një anije e marinës italiane që mbërrin në Shqipëri në tetor me të arrestuarit e parë për në kampe, me një kosto prej 31,000 euro për person. Burrat u transferuan shpejt në Itali)

“Qendrat për emigrantët në Shqipëri do të funksionojnë, edhe nëse më duhet të kaloj çdo natë atje nga tani deri në fund të mandatit të qeverisë italiane”, këmbënguli Meloni.

Besueshmëria e kryeministres është në rrezik pasi qeveria e saj e ka bërë emigracionin një çështje qendrore të fushatës dhe ka kritikuar paraardhësit për shpenzimin e parave publike për menaxhimin e krizës së migracionit. (Transporti në rrugë detare me një anije ushtarake italiane për tetë burra që mbërritën në Shqipëri kushtoi 250,000 €, më shumë se 31,000 € për person.)

“Pse duhet t’i hedhim kështu paratë e italianëve? Pse të lëmë forcat e rendit me pushime në Shqipëri kur kemi nevojë për personel në qytetet tona?” – pyeti Matteo Renzi, kreu i partisë opozitare ‘Italia Viva’ dhe ish-kryeministër, duke propozuar që të burgosurit shqiptarë në Itali të zhvendosen në objektet në Shqipëri.

“Marrëveshja e migracionit në Shqipëri është një nga farsat më të mëdha në historinë tonë”, shtoi ai, “Kushtoi një miliard euro dhe po shërben si strehë për qentë”. 

The Guardian, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 

The post The Guardian: Turpërim në Itali për kampet 1 miliard euro të kthyera në strehë qensh appeared first on Lapsi.al.

Migracioni ilegal: Berlini dhe Londra luftë kontrabandistëve

By: Ela
12 December 2024 at 11:39

Përpara pak ditësh në kryeartikuj u njoftua për një aksion kontrollesh në shkallë të gjerë dhe arrestime në Gjermani: Një rrjet kurdo – irakian ka transportuar refugjatë “me barka të pasigurta përmes kanalit të Lamanshit për në Britaninë e Madhe”. Barkat ose më saktë pjesët e tyre të këmbimit pjesërisht janë siguruar në Gjermani në mënyrë ilegale. […]

The post Migracioni ilegal: Berlini dhe Londra luftë kontrabandistëve appeared first on BoldNews.al.

❌
❌