Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 23 July 2025Main stream

Fetai: Nga 1 janari 2026 hiqen termet “bashkëpunëtor i ri” dhe “referent i ri” në administratën shtetërore

23 July 2025 at 15:33

Zv.kryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, sot në konferencë për shtyp tha se nga 1 janari 2026 do të hyjnë në fuqi ligje të reja për administratën publike, me të cilat do të shfuqizohet titulli “bashkëpunëtor i ri” dhe “referent i ri”. Ai tha se këto dy terme kanë poshtëruar shqiptarët në çdo zyrë shtetërore.

“Qeveria VLEN ka marrë një vendim historik në kuadër të reformës së administratës publike. Me ligjet e reja për administratën publike, do të shfuqizohen përfundimisht titujt diskriminues “pomlad sorabotnik” dhe “pomlad referent”, që për dy dekada poshtruan shqiptarët në çdo zyrë shtetërore. Me VLEN, nuk ka më “bashkëpunëtor të ri”! Nuk ka më “referent të ri”!”.

“Duke filluar nga 1 janari 2026, të gjithë të punësuarit me titullin “bashkëpunëtor i ri” do të avancohen automatikisht në gradën “bashkëpunëtor”. Të punësuarit me titullin “bashkëpunëtor” do të bëhen “bashkëpunëtor profesional”. Ata me arsim të mesëm që mbajnë titullin “referent i ri” ose “referent” do të avancohen në gradën “referent i lartë”. Titulli “referent i lartë” do të zëvendësohet me “referent i pavarur”. Të gjitha këto ndodhin automatikisht, me fuqinë e ligjit, pa procedura shtesë. Këto janë vendim i qartë për dinjitetin e nëpunësve administrativ”.

Ai theksoi se BDI kishte gjithë kohën ta bënte këtë gjë, por nuk deshi apo nuk mundi”.

“Kjo nuk është vetëm drejtësi administrative. Është korrigjim i një padrejtësie historike. Është politikë me integritet. Këtu bëhet fjalë për fuqizimin e shqiptarëve në institucione. Kështu japim një mesazh të qartë: se koha e nënçmimit ka përfunduar.
Tash është koha e respektit dhe e barazisë. Sepse për ne, barazia nuk është slogan fushate, por thelbi i pushtetit. Dhe këtë pushtet ne nuk e përdorim për të sunduar, nënshtruar apo kushtëzua. Pushteti për ne përdoret për të çliruar potencialin e shqiptarëve, për t’ua kthyer shqiptarëve dinjitetin e cunguar”, tha mes tjerash Fetai./Telegrafi/

The post Fetai: Nga 1 janari 2026 hiqen termet “bashkëpunëtor i ri” dhe “referent i ri” në administratën shtetërore appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Fetai: Plani për Punësim 2025 parasheh buxhet prej 40 milionë euro për mbi 16 mijë qytetarë

12 July 2025 at 15:10

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka prezantuar në Kumanovë Planin Operativ për Punësim 2025, me një buxhet prej 40 milionë eurosh që synon të përfshijë mbi 16.000 qytetarë në mbarë vendin.

Ky plan ambicioz parasheh masa konkrete për punësim, vetëpunësim dhe trajnime profesionale, si pjesë e përpjekjeve për të rritur mundësitë ekonomike dhe për të fuqizuar kapitalin njerëzor.

“Është ndjesi e veçantë të flasësh për të ardhmen në qytetin ku kam hedhur hapat e parë. Të jesh pranë njerëzve me të cilët ndaj kujtime, rrënjë dhe përgjegjësi, i jep kësaj nisme një domethënie të veçantë,” theksoi Fetai gjatë fjalës së tij.

Ai shtoi se ky plan është një investim strategjik për të rinjtë dhe brezin e ardhshëm, duke theksuar rëndësinë e qëndrimit aktiv dhe të palëkundur në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt dhe më të drejtë për të gjithë.

The post Fetai: Plani për Punësim 2025 parasheh buxhet prej 40 milionë euro për mbi 16 mijë qytetarë appeared first on Telegrafi.

Feta Fetai me ekip të ri, Lokomotiva e Zagrebit e huazon në Emiratet e Bashkuara Arabe

By: armand
7 July 2025 at 19:53

Feta Fetai është zyrtarisht lojtar i Sharjah FC. Klubi i Emirateve të Bashkuara Arabe e ka prezantuar si huazim nga Lokomotiva e Zagrebit, me opsion blerjen në përfundim të sezonit. Fetai e kishte paralajmëruar transferimin e tij në Lindjen e Mesme, për shkak të kushteve më të mira financiara. 20-vjeçari u largua me 55 ndeshje […]

The post Feta Fetai me ekip të ri, Lokomotiva e Zagrebit e huazon në Emiratet e Bashkuara Arabe appeared first on BoldNews.al.

U cilësua si “Modriç shqiptar”, talenti i Kombëtares pranë transferimit në Emiratet e Bashkuara Arabe

By: S SH
30 June 2025 at 19:25

Feta Fetai me shumë mundësi do të largohet nga Lokomotiva e Zagrebit. Talenti i Kombëtares shqiptare është gati që të mbyllë aventurën e tij në Kroaci, për të nisur një të re jashtë Evropës.

Bëhet me dije se mesfushori 20-vjeçar është shumë pranë kalimit në Emiratet e Bashkuara Arabe. Emri i ekipit me të cilin do të firmosë Fetai nuk është bërë publik, por gjasat janë të mëdha që ky transferim të ndodhë.

Kujtojmë se Fetai ka kontratë më Lokomotivën e Zagrebit deri në vitin 2027. Gjithashtu, ai cilësohet si një nga më të talentuarit nga trajneri i Shpresave, Alban Bushi, i cili ka etiketuar si “Modriç shqiptar”.

The post U cilësua si “Modriç shqiptar”, talenti i Kombëtares pranë transferimit në Emiratet e Bashkuara Arabe appeared first on Albeu.com.

Fetai: BDI nuk mund të ambientohet në opozitë, VLEN është më kompakt se kurrë

30 June 2025 at 16:00

Zv.kryeministri në Qeverinë e RMV-së Arben Fetai, ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “PodGo” me të cilin kemi diskutuar për Qeverinë e re, BDI-në, VLEN-in, si dhe zgjedhjet lokale.

Ai tha se BDI-ja ende nuk mund të ambientohet me rolin e opozitës për shkak të siç tha, më shumë se dy dekadave në pushtet. Ai i bëri thirrje opozitës shqiptare që të jenë konstruktive dhe të propozojnë zgjidhje konkrete.

“Janë opozitë e re, pas dy dekadave në pushtet e kanë të vështirë të ambientohen. Është mirë që të reflektojnë si opozitë dhe të propozojnë zgjidhje konkrete. Nuk janë aspak konstruktivë. Nga ana e tyre vetëm shohim përpjekje për të tensionuar situatën, për të rritur mosdurimin mes komuniteteve në vend, por të gjitha kanë dështuar. Ka një vit që flasin për protesta”.

“Në baza ditore i shohim pasojat e qeverisjes së BDI-së. Sot temë aktuale vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e konfirmoi atë që atëherë e kemi thënë si opozitë në lidhje me regjistrimin e popullsisë. Është e pafalshme ajo që e bënë kur krijuan kategorinë e popullatës rezidente. Kushtetuta jonë përmend vetëm popullatë të përgjithshme. Këtë e bënë në mënyrë të paligjshme. Kjo nuk do të thotë se regjistrimi do të anulohet, po pasojat e regjistrimit janë të shumëfishta”, tha Fetai.

Sa i përket Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, ai tha se draftin e ka pasur gati para katër viteve dhe se i njëjti është bazuar në shembuj të shteteve evropiane.

“Draftin e kam pasur gati që para katër viteve. Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, gjëra e parë që e kemi bërë është të shohim praktikat evropiane dhe kam qenë në kontakt me partnerët ndërkombëtar dhe disa shtete ku ka përvoja të tilla, siç janë Zvicra, Belgjika, Itali dhe Sllovenia. Në asnjë vend nuk ka ligj të tillë që detajon në atë masë praktikat e zbatimit. Zbatimi i ligjit do të ketë kontroll politik. Do të dërgohet në Komisionin e Venecias dhe pas skadimit të afateve do të kthehet për procedura tjera”, tha Fetai.

Ai shtoi se dakordimi që Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të dërgohet në Komisionin e Venecias është arritur në mes Arben Taravarit dhe kryeministrit Hristijan Mickoski.

Ndërsa i pyetur për ASH-në, ai tha se ka vetëm një ASH dhe të tjerët i quajti patericë të BDI-së.

Ndërsa sa i përket VLEN-it, ai tha se për momentin funksionojnë si federatë partish dhe se në këtë model do të shkojnë në zgjedhjet lokale.

“Për momentin jemi federatë partish, në zgjedhje do të shkojmë në këtë format, besojmë që do të fitojmë pjesën dërmuese të komunave shqiptare. Për momentin bëjmë sondazhe për të gjetur kandidaturat më të mira. Është një kandidaturë e pavarur që është Mendi Qyra në Strugë, të cilin do ta mbështesim si VLEN”, tha Feta./Telegrafi/

The post Fetai: BDI nuk mund të ambientohet në opozitë, VLEN është më kompakt se kurrë appeared first on Telegrafi.

Eksperiment i kushtueshëm: Italia peshon kostot e qendrave për emigrantët në Shqipëri

26 June 2025 at 07:04

Kur Gigi Calesso lexoi në gazeta për rritjen e kostos së qendrave për emigrantët e Italisë në Shqipëri, ai u trondit shumë. Si një aktivist i së majtës për çështjet mjedisore dhe të drejtat e njeriut, administratori bankar gjashtëdhjetëvjeçar nga Treviso, afër Venecias në verilindje të Italisë, e kishte ndjekur me kujdes sagën që nga […]

The post Eksperiment i kushtueshëm: Italia peshon kostot e qendrave për emigrantët në Shqipëri appeared first on Reporter.al.

Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, Fetai: Vegël për planifikim të punësimeve bazuar në regjistrimin e popullsisë

24 June 2025 at 13:14

Zv. kryeministri Arben Fetai thotë se pr/ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat do të sigurojë punësime në sektorin publik, në kuadër të regjistrimit të fundit të popullsisë.

Fetai thotë se zbatimi i ligjit do të monitorohet nga trupi koordinues që do të udhëhiqet nga një zëvendëskryeministër.

“Do të jetë mjeti, apo vegla për të planifikuar punësimet në sektorin publik, bazuar në rezultatet e fundit të regjistrimit të popullsisë. E dyta, në nivel politik, do të kemi një trup koordinues në kuadër të qeverisë, i cili do të kryesohet nga një zv. kryeministër me pjesëmarrje të ministrave përgjegjës, siç janë ministri i Administratës Publike, ministri i Financave, Agjencinë e Administratës”, tha Fetai./TV21/

The post Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, Fetai: Vegël për planifikim të punësimeve bazuar në regjistrimin e popullsisë appeared first on Telegrafi.

VLEN hapi shtabin qendror zgjedhor: Për një vit qeverisje realizuam punët që BDI nuk i realizoi për 20 vite në pushtet

20 June 2025 at 20:37

Koalicioni VLEN ka hapur sonte shtabin zgjedhor të zgjedhjeve lokale të tetorit, informon Telegrafi Maqedoni.

Para të pranishmëve në sheshin Skenderbeu në Shkup, fjalë rasti patën liderët e partive përbërëse të VLEN-it.

Bekim Qoku nga Vetëvendosje tha se kjo qeverisje ka punuar me vepra dhe jo fjalë, siç dikur bënte qeverisja e kaluar.

“Në fushatë kisha një thënjë “Erdhi dita, Ali opozita, erdhi data, BDI non-grata”, ne si mund te krahasohemi me ata që nuk investonin por shihnin interesin, me ata që  blenin qëndra tregtare teksa ne ndajme mjete për univeristetet shqiptare, ne ndërtojme korridorin tetë, teksa ata nuk lëshuan asnjë kilometër rrugë. VLEN janë me Albin Kurtin, janë me Shqipërinë, për NATO dhe BE” tha Qoku.

Zëvendëskryeministri, Arben Fetai tha se ish-bashkëpartiakëve të VLEN-it, ju ranë maskat, pasi tanimë po shihet se ASH po afrohet në bashkëpunim më BDI-në.

“U bashkuam kundër BDI-së, kunder llotarisë, kundër Soravisë. Shokëtë tanë ju ranë maskat, a torturuan për pesë muaj më tema për lista në ndara, duke dashur të kontrabandoj votuesin shqiptar për interesa tjera. Qeverisja e mirë është angazhim i përditshëm në interes të qytetarëve, ne duam institucione qe punojnë për popullin”, tha Fetai.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami tha se kryetarët e komunave që janë pjesë e VLEN-it kanë punuar për shumë projekte komunale në të mirë të qytetarëve.

“Sot jemi në sheshin Skenderbeu, ne Cairin e kryetarit të cilin po e sulmojnë vazhdimisht, mirëpo kjo komunë ka pasur zhvillimin ndoshta më të madh nga komunat e tjera të Shkupit. U bë Cairi, u bë ëdhe Tetova. Për një mandat përgjysmuam borxhin e Komunës së Tetovës, si një synim që tashmë e kemi realizuar. Sot Tetova flet për rini, flet për verën kulturore, flet për projekte të reja ne të mirë të shoqërisë”, tha Kasami.

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti tha se VLEN ka realizuar punë që BDI në 20 vitet e kaluara i kishtë lënë në harresë.

“Frontit tash me Taravarin bëhen 10 parti, po edhe me atë do t’i fitojmë. Anëtarësia e ASH-së e braktis Taravarin dhe bashkohen me Arben Fetain. Ne po përmirësojmë atë që ata nuk e bënë për 20 vite. Thanë që rrezikohet gjuha shqipe, mirëpo u shkarkuar gjykatësja që tentoi ta prekë atë ligj. Balancuesin e shfuqizoi gjykata e tyre, mirëpo ne do e rregullojmë me ligjin për përfaqësim të drejtë këtë punë. Për nje vit zgjedhim dhe problemin me medresantët, pra po sjellim ligj të veçantë për medresenë Isa Beu. Për një vit 226 faqe onlinë të kazinove të BDI-së dhe Grubit janë mbyll”, tha Mexhiti.

Kryetari i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi në fjalimin e tij tha se hapja e shtabit zgjedhor është kapitull për një fitore të re.

“Sonte nuk po hapim shtab por po hapim kapitullin e fitores së këtij viti. Populli do të vendos a janë me VLEN-in për zhvillimin e komunave shqiptare, apo janë për kthimin e BDI-së? Nesër në Shkup do të mbahet parada e krenarisë, BDI-LSDM tentuan ta ndrrojnë kodin civil në vitin 2022, mirëpo ju doli dardhë me bisht. Nëse jo për diçka tjetër, së paku vetëm pse VLEN mbron familjen tradicionale, duhet ta përkrahni”, tha Ibrahimi.

Shefi i Shtabit Zgjedhor, Adnan Azizi tha se shqiptarët janë punësuar në qeverisjen e VLEN-it, ndaj me këtë ritëm do të vazhdojnë dhe tutje.

“Hapja e këtij shtabi qendror do të vijojë dhe më hapjen e shtabeve të tjera. Punësimet e shqiptarëve po ndodhin në këtë qeverisje, 600 punesime dhe avansime, ndaj duhet të angazhohemi maksimum në keto zgjedhje, të dëshmojmë se VLEN-I është projekt afatgjatë I shqiptarëve. Për një shoqëri më të pastër, më të ndershme dhe më dinjitoze”, tha Azizi. /Telegrafi/

 

 

The post VLEN hapi shtabin qendror zgjedhor: Për një vit qeverisje realizuam punët që BDI nuk i realizoi për 20 vite në pushtet appeared first on Telegrafi.

Fetai: Qeveria miratoi strategji të re për konfiskimin e pasurisë së përfituar në mënyrë të paligjshme

18 June 2025 at 17:26

Qeveria miratoi Strategjinë e re për Konfiskimin e Pasurisë së Paligjshme së bashku me Planin e saj të Veprimit për vitet 2025-2028. Strategjia parashikon ndryshimin dhe miratimin e disa ligjeve, por edhe vendosjen e mekanizmave që në kuadër të institucioneve përkatëse konfiskimi i pasurisë së paligjshme të bëhet në mënyrë sa më efikase.

Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai sqaron për Alsat se me këtë Strategji formohet sistem i cili ka qasje më të strukturuar dhe sistematike.

“Masat konkrete janë një, funksionalizimi i Zyrës për rikuperimin e aseteve, e thash staf 1.5 staf “full time” aty, totalisht e pamjaftueshme për çfarëdolloj hetimi financiar, në nivel vendi apo botëror, siç e ka dhe mandat kjo zyrë. Do të rishikojmë kuadrin ligjor sepse kemi vërejtur dhe kemi diskutuar vazhdimisht me prokurorinë dhe me gjyqësorin dhe kemi vërejtur se ka mangësi të theksuar për sa i përket ligjit për sekuestrim në procedurë civile që është mënyra më e lehtë për të konfiskuar pronë të paligjshme, por se sistemi aktual nuk e mundëson dhe nuk e lejon që kjo praktikë të gjeneralizohet”, deklaroi Arben Fetai, zëvendëskryeministër për Qeverisje të Mirë.

Strategjia parashikon që të rritet buxheti dhe të investohet më shumë në burimet njerëzore të institucioneve që duhet të zbatojnë detyrat që dalin për konfiskimin e pronave të përfituara në mënyrë të paligjshme. Ndërsa për të ndjekur zbatimin e masave, është formuar një Këshill Nacional, i cili do të ndjekë në vazhdimësi procesin.

“Kemi futur në kuadër të Strategjisë së re për herë të parë një Këshill Nacional për hetime financiare dhe konfiskim të aseteve të paligjshme të cilin do ta kryesoj si zëvendëskryeministër dhe në përbërje të cilit do të ketë të gjithë ministrat përgjegjës, ministri i Brendshëm, ministrja e Financave, ministri i Drejtësisë, drejtori i Doganave, drejtori i Agjencisë për Pronën e Konfiskuar dhe atë për Rikuperimin e Aseteve”, tha Arben Fetai, zëvendëskryeministër për Qeverisje të Mirë.

Me strategjinë e re, parashikohet gjithashtu trajnim të zyrtarëve nëpër agjenci të ndryshme, përforcimin e kapaciteteve të Agjencisë për Menaxhim me Pronën e Konfiskuar, por edhe formimin e një sektori të specializuar në Drejtorinë e Policisë Financiare. Në kuadër të ndryshimeve ligjore, pritet të ketë ligj të ri për Procedurë Penale, Ligj të ri për Drejtorinë Doganore, por edhe për veprimtarinë valutore, Policinë Financiare dhe bankat.

Duhet të formohen ekipe të përziera për hetime financiare mes institucioneve të vendit, por edhe rritje të bashkëpunimit me agjencitë evropiane. Ndër masat, është edhe krijimi i një baze elektronike të të dhënave./Alsat/

The post Fetai: Qeveria miratoi strategji të re për konfiskimin e pasurisë së përfituar në mënyrë të paligjshme appeared first on Telegrafi.

Fetai: ASH ka mision përmirësimin e jetës së qytetarëve, si VLEN i fituam 107 mijë vota për ndryshimin e politikës së BDI-së

25 May 2025 at 16:00

Zëvendëskryeministri Arben Fetai në konferencë për media ju drejtua aktivistëve të ASH-së, duke thënë se kjo parti nuk është thjeshtë një parti, por një mision që ka qëllimin përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Fetai tha se ata nuk dorëzohen përballë pazareve të natës dhe nuk lejojnë që vota e qytetarëve të kontrabandohet.

“Vazhdojmë të punojmë aty ku merren vendime dhe bëhën ndryshime”, tha Arben Fetai.

Ai tha se ata nuk janë për interesa personale por për të shndërruar premtimet në rezultate.

“Dezertimi për të kthyer ata që degraduan çdo vlerë në shtet nuk do të ndodh”, tha më tej Fetai.

Arben Fetai tha se Qeveria është e përkushtuar në reforma dhe ASH ka rol kyçe në këtë, duke shtuar se grupi i Arben Taravarit po shndërrohen në “artanistë” duke u afruar me BDI-në.

“Më vjen keq për artanizimin që ka ndodhur me shokët tonë që flasin për valixhe duke dëshiruar largimin e shqiptarëve nga ky vend. E kam një porosi shumë të thjeshtë për kryetarin tim Arben Taravari: Unë valixhet i kam marrë për të ardhur nga Belgjika dhe nuk jam duke lëvizur nga këtu. Do të qëndrojmë dhe do ta bëjmë betejën për të cilën jemi zotuar, për të cilën si koalicion VLEN kemi fituar 107 mijë vota. Afrimi me BDI-në, fatkeqësishtë i çon në rrugën e artanizimit të cilin po e shfaqin për shkak të nervozes me të cilin janë përballur kur e shohin se në çdo degë në çdo forum partiak, qoftë te Forumi Rinor apo te i Gruas njerëzit janë duke i braktisur”, deklaroi më tej Fetai.

The post Fetai: ASH ka mision përmirësimin e jetës së qytetarëve, si VLEN i fituam 107 mijë vota për ndryshimin e politikës së BDI-së appeared first on Telegrafi.

Fetai: Është sabotuar procesi i punësimit të shqiptarëve, mirëpo kjo do të rregullohet me punësimet e reja

25 May 2025 at 15:30

Për numrin e madh të të punësuarve maqedonas dhe pak të atyre shqiptarë kohëve të fundit, zëvendëskryeministri Arben Fetai ka fajësuar Arben Taravarin.

Fetai tha sot se Taravari ka tërhequr përfaqësuesin e ASH-së për më tepër se një muaj nga komisioni kadrovik i koalicionit VLEN.

“Rrjedhimisht është sabotuar edhe procesi i punësimeve sepse planifikimi i tyre nuk ka mundur të ndodh me tempon e paraparë. Për pasojë punësimet në pjesën maqedonase realizohen sipas dinamikës së paraparë, ndërsa aty ku udhëheqin dhe planifikohen punësimet për pjesën shqiptare sabotimi i komisionit kadrovik ka rezultuar me bllokim të procesit”, deklaroi Arben Fetai.

Sipas Fetai kjo do të rregullohet dhe me tempo të madhe do të realizohen punësimet edhe në pjesën shqiptare.

 

The post Fetai: Është sabotuar procesi i punësimit të shqiptarëve, mirëpo kjo do të rregullohet me punësimet e reja appeared first on Telegrafi.

Fetai: Forumi Rinor i ASH-së vazhdon me VLEN-in

24 May 2025 at 15:20

Pas shkarkimit që iu bë nga strukturat partiake të Aleancës për Shqiptarët, ka reaguar Arben Fetai nga VLEN.

Ai thotë se Forumi Rinor brenda ASH-së vazhdon të mbetet VLEN.

Sipas tij gjenerata e re e ASH-së nuk bëhen pjesë e pazareve aktuale politike.

Reagimi i plotë:

FRASH – Zemra që rreh fort brenda Aleancës për Shqiptarët, vazhdon me ne në VLEN!

Të rinjtë e Aleancës për Shqiptarët kanë qenë dhe mbeten zëri më i pastër i idealizmit, forca e paepur e ndryshimit dhe ndërgjegjja e sinqertë e lëvizjes sonë.

Të udhëhequr me vizion dhe vendosmëri nga Yllka Nuredini, strukturat rinore të FRASH-it sot qëndrojnë fuqishëm në anën e besimit që na e dhanë 107 mijë qytetarë, në anën e ndryshimit të vërtetë. Sepse ndryshimi nuk është vetëm slogan: ai kërkon punë, përkushtim dhe këmbëngulje të palëkundur.

Kjo gjeneratë e re, me zë të qartë dhe qëndrim të pathyeshëm, nuk kontrabandohet dhe nuk bëhet pjesë e pazareve të atyre që për më shumë se dy dekada zbrazën shtëpitë e shqiptarëve duke përzënë rininë.

Në një realitet politik shpesh të mbyllur dhe të konsumuar, FRASH zgjedh të jetë ndryshe: i guximshëm, i zëshëm dhe i dinjitetshëm.

Të rinjtë nuk janë thjesht e ardhmja – ata janë tashmja, ata janë forca që i prinë ndryshimit. Ata nuk presin që t’u hapet rruga – ata e hapin vetë!

The post Fetai: Forumi Rinor i ASH-së vazhdon me VLEN-in appeared first on Telegrafi.

Fetai: Besoj se ASH do t’i mbetet besnike rrugës së Arbërit, ende ka shpresë për të çliruar çdo komunë nga BDI

7 May 2025 at 21:57

Zv. kryeministri Arben Fetai në një postim në rrjetin social Facebook ka përshkruar rrugëtimin e tij politik dhe vlerëson se ende ka shpresë për të çliruar çdo komunë nga BDI.

Fetai thotë se qëllimi ishte për të sjellë ndryshimin tek shqiptarët dhe se kjo u arrit me ardhjen e VLEN-it në pushtet.

Sipas tij, në VLEN ka patur gabime, mirëpo ajo ka qenë shpresë për shqiptarët.

Fetai shkruan se VLEN ishte një shpresë.

“Por a ishte VLEN shpresë? Po, pa më të voglin dyshim. Ishte një projekt i guximshëm kombëtar që na dëshmoi se po, shqiptarët mund të bashkohen kundër një të keqe të përbashkët”, thotë Fetai.

Fetai shkruan se duhet gjetur formula për të çliruar komunat shqiptare nga BDI-ja dhe se ky duhet të jetë misioni.

“Unë besoj ende. Besoj se Aleanca për Shqiptarët do të mbetet besnike ndaj rrugës së saj – rrugës së Arbrit, të dinjitetit dhe guximit. Dhe besoj se, me vullnet të ndërsjellë, mund ta gjejmë formulën për të çliruar çdo komunë shqiptare nga keqqeverisja e BDI-së. Ky është misioni ynë. Sulmet dhe goditjet nën brez nuk i kontribuojnë këtij misioni. Për këtë mision do të vazhdoj të luftoj, pa i sharë ata me të cilët e sollëm ndryshimin, pa u përkulur”, shton Fetai./Telegrafi/

The post Fetai: Besoj se ASH do t’i mbetet besnike rrugës së Arbërit, ende ka shpresë për të çliruar çdo komunë nga BDI appeared first on Telegrafi.

Hapet shtëpia e kulturës shqiptare në Osijek të Kroacisë

6 April 2025 at 16:44

Në Osijek të Kroacisë, u hap Shtëpia e Kulturës Shqiptare, e cila është dedikuar pasurimit dhe promovimit të kulturës dhe artit shqiptar.

Ky projekt është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë mes Unionit të shqiptarëve dhe Shoqatës së Shqiptarëve të Prefekturës së Osijekut dhe Baranjës, dhe synon të jetë një pikë e rëndësishme për zhvillimin kulturor.

“Shtëpia e Kulturës ofron mundësi të pasura për të gjithë ata që duan të shprehin kreativitetin e tyre dhe të përjetojnë pasurinë e artit dhe traditave shqiptare. Shpresojmë shumë që kjo shtëpi e kulturës të jetë e mbushur me aktivitete të ndryshme nga ekspozitat, shfaqjet teatrore, koncertet muzikore e ngjarje edukative, Qendra e Kulturës do të jetë një vend ku qytetarët mund të krijojnë, të mësojnë dhe të bashkëpunojnë”, njofton Unioni Shqiptarëve Republika Kroacisë.

Të pranishëm ishin personalitete të shumta si zëvendës kryebashkiaku i Osijekut z.Dragan Vuljin, Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut Milaim Fetai, shoqata e bashkësi Shqiptare dhe Këshille Shqiptare nga e gjithë Kroacia, qytetarë të shumtë, veteranë të luftës, ansambli i fëmijëve nga qyteti i Mitrovicës, i dërguari i kryebashkiakut të qytetit të Mitrovicës e shumë bashkatdhetarë tanë që jetojnë e veprojnë në Kroaci.

Hapja e Qendrës së Kulturës është vetëm fillimi i një kapitulli të ri për Osijekun, një qytet që ka një histori të pasur kulturore. Në këtë hapje mori pjesë Shoqata kulturore Shqiptare “Shkëndija” me kryetaren Gentiana Lleshdedaj ku patën një performacë të jashtëzakonshme me këngë e valle shqipe.

The post Hapet shtëpia e kulturës shqiptare në Osijek të Kroacisë appeared first on Telegrafi.

Begaj takon Gashin, Mexhitin, Fetain: Bashkëpunimi mes RMV-së dhe Shqipërisë kyç për stabilitetin e rajonit

3 April 2025 at 12:49

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj sot në Shkup ka takuar kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, zv. kryeministrin e Parë, Izet Mexhiti dhe zv. kryeministrin Arben Fetai.

Fetai njofton në këtë takim është biseduar për korridorin 8 dhe sigurinë në rajon.

“Në këtë takim vëllazëror, diskutuam për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve tona në kuadër të rrugëtimit tonë të përbashkët drejt integrimit në Bashkimin Evropian, si dhe për çështje të tjera me interes të ndërsjellë.

Temat kryesore të bisedës përfshinë Korridorin VIII, sigurinë, vizitën e ardhshme të Presidentit Begaj në Maqedoninë e Veriut dhe zhvillimet më të fundit politike në vendin tonë.

Bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është kyç për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit, dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për forcimin e marrëdhënieve tona të thella në të gjitha fushat”, shkruan Fetai./Telegrafi

The post Begaj takon Gashin, Mexhitin, Fetain: Bashkëpunimi mes RMV-së dhe Shqipërisë kyç për stabilitetin e rajonit appeared first on Telegrafi.

Pasuria e Arben Fetait – dhjetëra prona në RMV dhe Belgjikë, kredi dhe ari

1 March 2025 at 17:03

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) ka publikuar pasurinë e zyrtarëve të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Zëvendëskryeministri për politika dhe qeverisje të mirë, Arben Fetai ka deklaruar disa prona në Maqedoninë e Veriut, Kosovë si dhe në Belgjikë, e në mesin e deklarimeve janë dhe disa automjete në emrin e tij.

Fetai në Maqedoninë e Veriut ka deklaruar katër toka bujqësore, prej tyre tri në Sllupçan dhe një në Opajë, me hapsirë dhe vlerë të ndryshme monetare, si dhe një tokë ndërtimore në Opajë me hapësirë prej 2496 m2, në vlerë prej 6.140.160 denarëve (99804 euro).

Poashtu ka paraqitur dhe një shtëpi në Opajë, me hapësirë prej 239 m2, në vlerë prej 12.300.000 denarëve (199929 euro), një pronë tjetër banimi poashtu në Opajë dhe një banesë në Karposh, me hapësirë prej 46 m2, në vlerë prej 5.658.000 denarëve (91967 euro)

Patundshmëri jashtë Maqedonisë së Veriut, Fetai ka regjistruar në Kosovë dhe në Belgjikë

Dy objekte banesore në Belgjikë, një shtëpi banimi në Belgjikë me hapsirë prej 500 m2, në vlerë prej 46.125.000 denarëve (749735 euro)  dhe një banesë në Kosovë, me hapësirë prej 63 m2 në vlerë prej 7.749.000 denarëve (125955 euro).

Pasuri të luajtshme, Fetai ka regjistruar në Maqedoninë e Veriut dhe në Belgjikë.

Në RMV ai posedon veturë Land Rover – Range Rover Sport – prodhim i vitit 2009, blerë në vitin 2020 me vlerë prej 1.045.500 denarëve (16994 euro) , si dhe Mercedes C Class të vitit 2004, blerë në vitin 2023, në vlerë prej 369.000 denarëve (5997 euro).

Në Belgjikë, Fetai ka të regjistruara tri vetura dhe atë:

Audi Q8 S Line në vlerë prej 3.382.500 denarëve (54980 euro)

Audi TT S Line në vlerën e 615.000 denarëve (9996 euro)

si dhe Opel Karl 1.0 n vlerën e 984.000 denarëve (15994 euro).

Fetai ka deklaruar një kartelë bankare në RMV për pagën e tij. Sipas deklaratës, ai paguhet nga qeveria 115540 denarë (1878 euro).

Jashtë shtetit, Fetai ka deklaruar dy xhirollogari bankare në Belgjikë, për pagë dhe qira si dhe një në xhirollogari bankare për pagë në Kosovë në emër të bashkëshortes.

Fetai ka paraqitur poshtu edhe një  kredi në Belgjikë në vlerë prej 334.601 euro marrë më 1 mars të vitit 2009 e afatizuar për kthim deri më 1 mars 2029, gjësende ari në vlerë prej 184.500 denarëve (2998 euro) siguruar në Belgjikë. /Telegrafi/

 

 

 

The post Pasuria e Arben Fetait – dhjetëra prona në RMV dhe Belgjikë, kredi dhe ari appeared first on Telegrafi.

Fetai: Pas 22 viteve do të kemi ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat

7 January 2025 at 22:25

Zëvendëskryeministri Arben Fetai në një intervistë në TVM2, ka theksuar se qeveria e kaluar ka dhënë pëlqim për heqjen e balancuesit. Sipas tij, “anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të votuar nga LSDM dhe BDI e kanë votuar heqjen e balancuesit”.

Fetai thotë se shumë shpejtë do të ketë mekanizëm ligjor që do të zgjidh çështjen me përfaqësimin e drejtë dhe adekuat.

“Edhe në këtë fushë, sikur në fushat tjera, po sanojmë dëmet e qeverisjes 22 vjeçare të BDI-së. Parimi i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat është pjesë e Kushtetutës çysh nga MO. Pra 22 vite e kemi këtë parim dhe asnjëherë nuk ka patur mekanizëm ligjorë i cili ka garantuar zbatimin e tij. Ka patur një vegël e quajtur “Balanseri”, dhe te Balanseri është me rëndësi të theksohet se nga qeverisja paraprake në strategjinë për administratën publike është pajtuar për heqjen e balanserit dhe të njëjtin e kanë nënshkruar edhe ministrat e BDI-së, ku të gjithë njëzëri janë pajtuar se balanseri nuk duhet të ekziston më. Duke marrë parasysh këtë disponim politik të qeverisjes paraprake, gjykata kushtetuese, që është gjykatë që është votuar, secili nga ata gjykatës janë votuar nga qeverisja paraprake me votat e LSDM-së dhe BDI-së, e kanë shfuqizuar balanserin”.

“Dhe në kuadër të marrëveshjes brenda koalicionit me VMRO-DPMNE-në jemi pajtuar që në këtë drejtim duhet të sjellim një zgjidhje ligjore. Zgjidhja ligjore do të zgjidh një problem të vjetër 22 vjet. Kemi patur shumë takime në kuadër të grupit punues, e kam edhe një takim pas këtij emisioni sonte, ku do e shohim draftin pothuajse përfundimtarë të ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Pra për herë të parë pas 22 vite, pas futjes së parimit për përfaqësimit të drejtë dhe adekuatë në Kushtetutë, kemi ligj për të përkthyer këtë parim në obligime konkrete dhe mekanizma, mbikëqyrje, zbatimi nga autoritet që do të krijohen me qëllim të zbatimit të këtij ligji”, ka theksuar zëvendëskryeministri Arben Fetai.

The post Fetai: Pas 22 viteve do të kemi ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat appeared first on Telegrafi.

U shpall në kërkim/ Fetai: Artan Grubi ndodhet në Shqipëri, u arratis me makinë diplomatike

19 December 2024 at 16:07

Zv/Kryeministri për Politikat dhe Sundim të Mirë në Maqedoninë e Veriut, Arben Fetai deklaroi në A2 CNN, se ish-zv.kryeministri shqiptar Artan Grubi fshihet në Shqipëri, pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet maqedonase. Sipas tij, Artan Grubi i arratis përmes Kosovës me një makinë diplomatike dhe më pas ka ardhur në Shqipëri për t’u […]

The post U shpall në kërkim/ Fetai: Artan Grubi ndodhet në Shqipëri, u arratis me makinë diplomatike appeared first on BoldNews.al.

Fetai: Siguria kibernetike, një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballemi

10 December 2024 at 11:43

TIRANË, 10 dhjetor/ATSH/ Në konferencën ndërkombëtare “Formësimi i së Ardhmes së GovTech”, ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai.

Në këtë konferencë ku Shqipëria mikpret rajonin për të diskutuar revolucionin digjital, Arben Fetai u shpreh se qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka vendosur transformimin digjital si një ndër 5 fushat prioritare të axhendës së reformave në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian.

“Duke u përqendruar në transformimin digjital, ne synojmë të krijojmë infrastruktura të sigurta digjitale, të digjitalizojmë administratën publike dhe të rrisim së paku me 50% numrin e shërbimeve publike elektronike që u ofrohen qytetarëve”, tha Fetai.

Për të arritur këto ambicie, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut tha se do të investohet në korniza ligjore dhe strategjike që garantojnë mbrojtjen e të dhënave digjitale, ndërkohë që promovojnë modernizimin e të gjitha shërbimeve publike.

“Në Ministrinë e Transformimit Digjital, po përgatitemi për ndërtimin e një qendre të dhënash kombëtare. Kjo iniciativë do të përmirësojë sigurinë e të dhënave, do të sigurojë konsistencë dhe do të optimizojë kostot operative. Këto masa do të kontribuojnë në modernizimin e administratës publike e gjithashtu në parandalimin dhe reduktimin e korrupsionit” deklaroi Arben Fetai.

Në përfundim të fjalës së tij, zëvendëskryeministri përmendi tri porosi:

E para, kishte të bënte me transformimin digjital, i cili, sipas tij, nuk është një përpjekje e izoluar e shteteve tona veç e veç. “Si partnerë rajonalë, ndajmë përgjegjësi për të bashkëpunuar, për të përshpejtuar progresin tonë të ndërsjellë dhe për t’u siguruar që përfitimet e digjitalizimit të ndihen nga të gjithë qytetarët e vendeve tona”, u shpreh Fetai.

Më tutje ai renditi sigurinë kibernetike që është padyshim një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballemi, prandaj duhet t’i jepet prioritet mbrojtjes së të dhënave personale, parandalimit të manipulimeve dhe mbrojtjes nga sulmet kibernetike.

Porosia e tij e tretë ishte modernizimi i shërbimeve publike përmes platformave të e-Qeverisjes, që jo vetëm përmirësojnë efikasitetin, por gjithashtu luftojnë korrupsionin duke reduktuar transaksionet direkte midis zyrtarëve të shtetit dhe qytetarëve.

/r.e/a.f

The post Fetai: Siguria kibernetike, një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballemi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fetai: Njerëzit që dogjën flamurin e RMV-së janë të afërt me BDI-në

1 December 2024 at 14:59

Zëvendëskryeministri nga radhët e VLEN, Arben Fetai në lidhje me djegien dhe përdhosjen e flamurit shtetëror dhe flamurit shqiptar,tha se plani i BDI-së për destabilizim ka dështuar, pasi sipas tij njerëzit e arrestuar janë nga BDI.

Ai tha se fal efikasitetit dhe veprimit të shpejt të qeverisë, tashmë janë arrestuar 17 persona, ndërsa premtoi se do të ketë përgjegjësi për të gjithë personat që janë të përfshirë.

“17 persona janë arrestuar dhe po merren masa sanksionuese edhe ndaj dy zyrtarëve policor që e përdhosën flamurin shqiptar. Ne e kemi siguruar edhe fotografi, që dëshmojnë se ata të ri që dogjën flamurin shtetëror janë bashkëpunëtorë të afërt të Artan Grubit, magnatit të kazionove”, tha Fetai duke treguar dy fotografi.

The post Fetai: Njerëzit që dogjën flamurin e RMV-së janë të afërt me BDI-në appeared first on Telegrafi.

❌
❌