Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Silvinjos më në fund i mbushet mendja, sulmuesi që po spikat në Itali ftohet për herë të parë me Kombëtaren A

By: V K
25 August 2025 at 08:24

Kristian Shpendi, më në fund ka marrë ftesën e shumëpritur për t’iu bashkuar Kombëtares A të Shqipërisë.

Sulmuesi kuqezi, në të kaluarën pjesë e U19 dhe U21, ia ka dalë t’i mbushë mendjen trajnerit Silvinjo, për grumbullimin e muajit shtator dhe pritet të jetë tashmë rregullisht me ekipin A.

Mediat italiane bëjnë të ditur se në zyrat e Çezenës, klub ku Shpendi është kthyer në një bomber të mirëfilltë fillimisht në Serinë C, e pastaj në Serinë B, ka mbërritur ftesa për lojtarin për dy ndeshjet e javëve të ardhshme të Shqipërisë.

E para, një miqësore kundër Gjibraltarit, ku padyshim Silvinjo mund të eksperimentojë edhe me sulmuesin në fushë. Ndërsa e dyta, më e rëndësishmja, ajo zyrtare ndaj Letonisë për kualifikueset e Botërorit.

Në fakt, ftesa për Shpendin pritej prej kohësh, por për një arsye apo tjetrën, Silvinjo e ka lënë gjithmonë sulmuesin jashtë planeve të tij në vitin e fundit, ndonëse ai ishte një nga lojtarët më në formë shqiptarë në repartin e avancuar gjatë kësaj periudhe.

The post Silvinjos më në fund i mbushet mendja, sulmuesi që po spikat në Itali ftohet për herë të parë me Kombëtaren A appeared first on Albeu.com.

Guido Tepshi vendimtar, Shqipëria mund Turqinë 3-1 në debutimin e “Socca EuroCup 2025”

By: danieli
20 August 2025 at 02:46

Kombëtarja shqiptare “Socca 6×6” në minifutboll ka arritur fitoren e parë në fazën e grupeve të “Socca EuroCup 2025”, duke mundur Turqinë me rezultatin 3-1 në ndeshjen e dytë. Kuqezinjtë triumfuan me përmbysje, falë golave të Bernad Gllogjanit (2) dhe Steven Kodrës. Trajneri Irtan Sejko e nisi takimin me këtë formacion titullar: Kejd Myrta (portier), Klejdis Branica, Rej Xhaferi, Flavio Prendi…

Source

Oferta nga Spanja dhe Italia, mbrojtësi kuqezi merr vendimin për të ardhmen

By: M C
14 August 2025 at 20:04

Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla duket se ka marrë një vendim për të ardhmen e tij, duke synuar një transferim në Spanjë te Mallorca, pasi pritet të mbyllë kapitullin e aventurës me Romën. Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Kumbulla ka pasur oferta nga disa ekipe të ndryshme në Itali dhe Spanjë, por destinacioni i tij i preferuar mbetet Mallorca, ku luan edhe sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi.

Klubi spanjoll duket se ka në plan të përforcojë mbrojtjen dhe të përgatitet për sezonin e ardhshëm, duke marrë në konsideratë një lojtar me përvojë në Seria A dhe Champions League. Kumbulla do të sjellë eksperiencë dhe aftësi mbrojtëse që mund të ndihmojnë skuadrën në stabilizimin e repartit pas një sezoni të vështirë.

Transferimi pritet të përparojë gjatë ditëve në vijim, ndërsa tifozët e Mallorcas presin me padurim konfirmimin zyrtar nga klubi. Afrimi i Kumbullës mund të konsiderohet një goditje e rëndësishme për skuadrën spanjolle, e cila synon të ketë një mbrojtje të fortë dhe të qëndrueshme për të arritur objektivat e sezonit të ri.

Për Kumbullën, kjo mund të jetë një mundësi për të rikuperuar ritmin e lojës dhe për të demonstruar cilësitë e tij në një kampionat të fuqishëm si La Liga, duke kontribuar në suksesin e Mallorcas dhe duke rritur prezencën e tij në futbollin ndërkombëtar. Transferimi gjithashtu do t’i mundësojë mbrojtësit të luajë pranë bashkëkombësve dhe të forcojë marrëdhëniet sportive në skuadër, duke krijuar një ambient të favorshëm për performanca të mira.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, Kumbulla do të bëhet një nga afrimet më të rëndësishme të Mallorcas këtë verë dhe pritet të ketë një rol kryesor në strategjinë e skuadrës për sezonin e ri.

The post Oferta nga Spanja dhe Italia, mbrojtësi kuqezi merr vendimin për të ardhmen appeared first on Albeu.com.

Renditja e re e FIFA-s/ Shqipërinë e kalon edhe Hondurasi, Kosova vendos rekord historik

12 July 2025 at 09:03

FIFA ka publikuar renditjen e re të kombëtareve, ku Shqipëria ka humbur dy pozicione dhe tashmë mban vendin e 68-të. Për humbjen e këtyre dy pozicioneve siç duket ka ndidkuar barazimi në Tiranë ndaj Serbisë, si dhe barazimi në transfertë ndaj një kundërshtari modest si Letonia, të dyja ndeshjet e vlefshme për kualifikueset e kampionatit […]

The post Renditja e re e FIFA-s/ Shqipërinë e kalon edhe Hondurasi, Kosova vendos rekord historik appeared first on BoldNews.al.

Feta Fetai me ekip të ri, Lokomotiva e Zagrebit e huazon në Emiratet e Bashkuara Arabe

By: armand
7 July 2025 at 19:53

Feta Fetai është zyrtarisht lojtar i Sharjah FC. Klubi i Emirateve të Bashkuara Arabe e ka prezantuar si huazim nga Lokomotiva e Zagrebit, me opsion blerjen në përfundim të sezonit. Fetai e kishte paralajmëruar transferimin e tij në Lindjen e Mesme, për shkak të kushteve më të mira financiara. 20-vjeçari u largua me 55 ndeshje […]

The post Feta Fetai me ekip të ri, Lokomotiva e Zagrebit e huazon në Emiratet e Bashkuara Arabe appeared first on BoldNews.al.

‘Mister-i’ 1 milionësh në Zagreb

21 June 2025 at 10:36

Lecce, Kayserispor dhe së fundi Hull City janë skuadrat e interesuara për shërbimet e shqiptarit Arbër Hoxha që mbylli sezonin te Dinamo Zagreb. Në 31 aktivizimet, 13 nga të cilat si titullar, ai shënoi 3 gola e shërbeu për 3 të tjerë. Traineri i tij në kampionatin kroat, Sergej Jakirovic u emërua te Hull City Tigers në Championship dhe kërkon të marrë me vete edhe mëngjërashin 26 vjeçar. Ishte pikërisht Jakirovic ai që e transferoi nga Slaven Belupo në kryeqytetin kroat dhe tani dëshiron të bëjë të njëjtën gjë edhe në futbollin anglez. Për t’ja dalë ai duhet të mposhtë konkurencën e Lecce-s në Apenine dhe turqve të Kayserispor. 

Te Lecce, Hoxha do të bashkohej me Ramadanin dhe Berishën me të cilët luan edhe te kuqezinjtë. Ndërsa në Championship do të bëhej shqiptari i 9 dhe i vetmi në rradhët e Tigers. Aktualisht skeptrin e kuqezinjve atje e mban Anis Mehmeti që aktivizohet prej vitit 2023 te Bristol City. Gjatë këtij viti kalendarik, Hoxha luajti 17’ në Champions League në “Emirates” kundër Arsenal, si dhe në eleminatoren e Marsit ndaj Anglisë. Pasi u largua nga Kombëtarja e Kosovës, Hoxha debutoi në Marsin e kaluar dhe deri më sot ka zhvilluar 15 ndeshje me Shqipërinë. Për ta lënë të lirë (pavarësisht destinacionit), Dinamo e Zagrebit kërkon shumë e 1 milionë paundëve për Arbër Hoxhën.

The post ‘Mister-i’ 1 milionësh në Zagreb appeared first on Gazeta Si.

Gruda dhe Weiper, ‘panzer’-at kuqezinj

20 June 2025 at 19:09

Me prindër shqiptarë (shkodrani Gruda) dhe nënën nga Kuçova (gjermani Weiper) janë dy lojtarët që po spikasin në evropianin U21 që po zhvillohet në Sllovaki. E drejtuar nga Di Salvo, Gjermania fitoi 3 ndeshjet e para dhe mbylli grupin me pikë të plota. Të dielën nê mbrëmje ajo do të luajë ndaj Italisë në 1/4 finale. Dy shqiptarët që e nisën karrierën te Mainz 05, tashmë janë pjesë e rëndësishme e kombëtares “teutone” dhe kanë objektiv kalimin në skuadrën e drejtuar nga Nagelsmann. Nëse kjo nuk arrihet, fillimisht Brajan Gruda dhe pas tij Nelson Weiper e kanë pranuar se do të luajnë për Shqipërinë (të kontaktuar tashmë nga FSHF). Kjo mund të ndodhë verën e ardhshme ose në të ardhmen e afërt. Gjithçka lidhet me zhvillimin e tyre sportiv e deri në një vendim përfundintar, Shqipërisë nuk i mbetet veçse të presë.

The post Gruda dhe Weiper, ‘panzer’-at kuqezinj appeared first on Gazeta Si.

Nelson Weiper i bën “presion” Gjermanisë: Më ka kontaktuar Shqipëria, e shoh si një mundësi…

By: armand
20 June 2025 at 16:21

Kampionati Europian i 21-vjeçarëve i cili po zhvillohet në Sllovaki, mes shumë talenteve ka zbuluar edhe Nelson Weiper. Sulmuesi i Gjermanisë U21 të drejtuar nga Antonio Di Salvo ka shfrytëzuar në maksimum shansin e dhënë nga komisari teknik pasi në ndeshjen e tretë të grupit ku u aktivizua përballlë Anglisë arriti që të shënonte një […]

The post Nelson Weiper i bën “presion” Gjermanisë: Më ka kontaktuar Shqipëria, e shoh si një mundësi… appeared first on BoldNews.al.

Miqësorja e dytë, Kombëtarja shqiptare U-14 barazon 0-0 me Maqedoninë e Veriut

TIRANË, 19 qershor /ATSH/ Kombëtarja shqiptare U-14 luajti ndeshjen e dytë miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut. Takimi i luajtur në Ohër, në stadiumin “SRC Biljanini Izvori”, u mbyll në barazim pa gola 0-0.

FSHF” bën të ditur se trajneri Francesco Vitobello e nisi takimin me këtë formacion titullar: Flori Zeka (GK), Kevin Kerxhaliu, Kevin Muharremi, Denian Avdylaj, Deni Duka, Aleksandros Shofiti, Santjago Perkola, Elio Tavani, Aleks Basho, Alesio Gjomarkaj, Elez Elqeni (C).

Në pjesën më të madhe të lojës, ndeshja ishte e barabartë. Të dyja ekipet tentuan të gjenin rrugën e rrjetës, por sfida nuk prodhoi asnjë gol.

Mundësitë më të mira për shënim për Kombëtaren kuqezi erdhën në fraksionin e dytë, ku trajneri Vitobello kreu disa zëvendësime. U aktivizuan edhe Mehmeti, Sakaj, Ramadani, Ndoj, Sijoni, Bahushi dhe Meço. Në fund, ndeshja u mbyll 0-0.

Mbyllen këtu dy ndeshjet miqësore të Kombëtares shqiptare U-14. Të dyja takimet ndaj Maqedonisë së Veriut U-14 u mbyllën në barazim. /j.p/

The post Miqësorja e dytë, Kombëtarja shqiptare U-14 barazon 0-0 me Maqedoninë e Veriut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Do të luajnë në shtator dhe në tetor, Kombëtarja kuqezi drejt 2 miqësoreve

By: D Marku
14 June 2025 at 21:46

Pas përballjeve zyrtare në kuadër të kualifikueseve për Botërorin 2026, Kombëtarja shqiptare pritet të zhvillojë dy ndeshje miqësore në muajt në vijim – një në shtator, përpara ndeshjes ndaj Letonisë, dhe një tjetër në tetor, menjëherë pas sfidës së rëndësishme kundër Serbisë.

Burime sper Gazeten Panorama thone se këto dy miqësore janë në fazën e negociatave, ndërsa si destinacion i mundshëm i të dyja përballjeve shihet Stadiumi “Air Albania” në Tiranë.

Duke qenë se kombëtaret elitare europiane do të jenë të angazhuara në kompeticione zyrtare gjatë asaj periudhe, rivalët e përzgjedhur për këto miqësore pritet të jenë skuadra me profil më modest, të cilat janë të gatshme të zhvillojnë përballje pa shumë ngarkesë kompetitive.

Emrat e kundërshtarëve në miqësore pritet të bëhen publikë në javët e ardhshme, sapo të përmbyllen negociatat mes FSHF-së dhe federatave përkatëse.

Ndërkohë në muajin shtator, Shqipëria do të luajë ndeshjen e pestë në grupin kualifikues me Letoninë në shtëpi, më pas do të udhëtojë drejt Serbisë në muajin tetor. Ndërkaq, dy takimet e fundit janë me Andorrën jashtë fushe dhe Anglinë në Tiranë, sfida që do zhvillohen në muajin nëntor.

The post Do të luajnë në shtator dhe në tetor, Kombëtarja kuqezi drejt 2 miqësoreve appeared first on Albeu.com.

Kombëtarja U-15 zyrtarizon dy miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut

By: armand
12 June 2025 at 19:29

Edhe Kombëtarja shqiptare U-15 do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut U-15. Të dyja federatat kanë rënë dakord që sfidat të zhvillohen më 22 dhe 24 qershor. Kuqezinjtë, të drejtuar nga trajneri Armand Dama, do të luajnë ndeshjen e parë më 22 qershor, në orën 17:00, në Ohër, në stadiumin “SRC Biljanini […]

The post Kombëtarja U-15 zyrtarizon dy miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut appeared first on BoldNews.al.

”Serbinë s’do e gjejmë më aq dobët”, Mehmeti: Pas Europianit, niveli i Kombëtares ka rënë

By: armand
11 June 2025 at 21:30

Ish-trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti ka folur për dështimin e Shqipërisë në Letoni teksa kuqezinjtë barazuan me rezultatin 1-1 duke i çuar thuajse në zero shanset për të siguruar vendin e dytë në grup. Duke folur në Ora News, Mehmeti u shpreh se Sylvinho pas Europianit nuk ka arritur dot të impelentojë filozofinë e tij […]

The post ”Serbinë s’do e gjejmë më aq dobët”, Mehmeti: Pas Europianit, niveli i Kombëtares ka rënë appeared first on BoldNews.al.

”Jemi rritur”, Hoxha ironizon tranjerin Silvinjo: Rritja e vetme është çmimi i biletave, akuzimi me pasionin për Kombëtaren

By: redi
11 June 2025 at 20:59

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho thotë se ka një rritje të ekipit, edhe pse mbrëmë në Letoni shkuan në një barazim 1-1, dhe me Serbinë u humb penalltia e famshme. Për këtë ka ironizuar gazetari i kronikës, Artan Hoxha. Ai thotë se vetmja gjë që është rritur, është çmimi i biletës në stadium. ”E vetmja gjë që është rritur ndjeshëm kohët e fundit madje ka arritur në stratosferë është çmimi i biletave…

Source

“Sylvinho duhet të ikë”, Ledio Pano për teknikun e Kombëtares: Ai nuk është trajner

By: armand
11 June 2025 at 15:52

Legjenda e futbollit shqiptar Ledio Pano ka kritikuar trajnerin e Kombëtares shqiptare, Sylvinho, pas barazimit 1-1 që Shqipëria mori me ekipin modest të Letonisë, duke zbehur drejt zeros shpresat edhe për një vend të dytë në grup në eliminatoret e botërorit. Pano nuk e cilëson Sylvinhon si një trajner dhe e bën përgjegjës kryesor për […]

The post “Sylvinho duhet të ikë”, Ledio Pano për teknikun e Kombëtares: Ai nuk është trajner appeared first on BoldNews.al.

“Futbolli nuk luhet në letër”, Sylvinho vetëm justifikohet, por vendi i dytë u venit

By: user 2
11 June 2025 at 00:00

“Në 15-20 minutat e parë gabuam pak, nuk ishte sjellja e duhur. Kjo është ndeshje ku duhet bërë mirë që në fillim se ata janë kundërshtar fizik dhe në çdo goditje standarte të vë në vështirësi”. Sylvinho mban diskutimin e përhershëm të skuadrave fizike me të cilat ndeshet Kombëtarja, duke u munduar të gjejë pikë mbështetje për një barazim në Letoni, që ka komplikuar kaq objektivin kualifikim. “Në pjesën e dytë më mirë, merituam më shumë. Por futbolli nuk është kush e meriton apo jo, duhet të përmirësohemi më mirë në 90 minuta. Jo e mirë pjesa e parë, më mirë në të dytën por futbolli nuk të fal”.

Sylvinho e di mirë cfarë pritej nga skuadra në Riga, por mundohet të ngatërrojë me emrat e mëdhenj të futbollit Botëror një situatë krejtësisht të qartë: “Objektivi ishte të fitonim, nëse sheh 90 minutat mendoj se kishim mundësi, merituam diçka më shumë edhe ndaj Serbisë, por në fund kur mbaron gjyqtari. Është një pikë, në letër padyshim duhej fituar, por futbolli pastaj nuk është në letër. Në letër, unë jam brazilian, në letër po nuk bëre shumë në fushë, edhe Brazili, Gjermania e Italia nuk fitojnë”.

Lexo më tej: “Bozhiqi më tha ç’duhet të bëja”: nga penalltia te goli, flasin Strakosha e të tjerët

Tekniku brazilian në fund e pranon se nga 1-1 me letonezët kemi dalë të zhgënjyer: “Është një hap mbrapa. Nuk mund të gabosh një minutë, po nuk ia dole, kështu është jeta. Nuk mund të shpërdorosh, unë kërkoj shumë nga vetja, stafi e lojtarët. E them të vërtetën, këtë i thashë në pushim, nuk mund të shpërdrosh, jeta nuk të fal, gabuam. Ndoshta mund të përfundonte 2-1 pjesa e parë për ta, mund të ndodhte, qasja ishte e gabuar, sigurisht”, përfundoi Sylvinho komentin e tij pas ndeshjes.

The post “Futbolli nuk luhet në letër”, Sylvinho vetëm justifikohet, por vendi i dytë u venit appeared first on Lapsi.al.

Zhgënjim kuqezi për mundësinë e humbur në Riga

10 June 2025 at 23:07

Mario Mitaj
Ishte ndeshje e fortë, pjesën e dytë patëm rastet por nuk shënuam. Nëse nuk shënojmë dot, duhet të jemi të kujdesshëm që të mos pësojmë.

Thomas Strakosha
Nuk jam i lumtur se humbëm dy pikë. Më vjen keq për cunat që u lodhën dhe ushtruan shumë volum. Në pjesën e dytë u kujtuam vonë. E kemi të vështirë të shënojmë ndaj kundërshtarëve që mbrojnë thellë në prapavijë.

Kristjan Asllani
Patëm një pjesë të parë zhgënjyese që na i vështirësoi objektivin. E thashë edhe para ndeshjes që trainerët italianë i njoh mirë dhe kjo ndodhi. Tani Serbia ka 2 ndeshje më pak ndërsa pas pushimeve duhet një Shqipëri tjetër. Pjesën e dytë tentova më shumë të gjeja sulmuesit e krahut por ishte e pamundur. Sa i përket të ardhmes, nuk mund të them asgjë tani. Do flasim pas botërorit të klubeve.

Sylvinho
15-20 minutat e para ishin të gabuara për një ndeshje ku duhej të bënim mirë. U përmirësuam më pas por pësuam një penallti. E para në dy vite që u neutralizua nga Strakosha. Kaluam në avantazh por u ndëshkuam në fundin e pjesës së parë. Pjesën e dytë u përmirësuam por futbolli nuk të fal. Në futboll bëhet gjithçka dhe ne pamë që kur skuadra u përmirësua ishte një situatë tjetër. Gabuam shumë në pjesën e parë. Kjo është çështje e një force të brëndshme për të kuptuar se cfarë objektivi kemi. Objektivi ishte fitorja, i kishim mundësitë por tani ka mbaruar gjithçka. Në letër kishim objektiv tjetër në fushë, ndodhi diçka tjetër. Edhe Brazili dhe Italia nuk fitojnë në fushë. Ne jemi në rritje por shpërdoruam në pjesën e parë. Nuk ishte çështje taktike por menaxhimi në fushë. Duhet të përmirësohemi pasi ashtu si në jetë edhe në futboll nuk mund të gabosh kështu. Këtë e kërkoj gjithmonë nga stafi dhe lojtarët.

Rey Manaj
Menduam që do ta fitonim ndeshjen lehtë. Tani duhet të ulim kokën dhe të punojmë për të arritur objektivin në Nëntor. Besoj që topin e preka unë i fundit tek goli por kjo pak rëndësi ka. Ajo që vlen është të fitojë Shqipëria. Ne po luajmë për të shkuar në Kupën e Botës dhe jo “calceto” ndaj është e vështirë të shënosh. Futbolli nuk luhet me matematikë që një kundërshtari të renditur poshtë duhet ti shënosh 5 gola dhe një tjetri që klasifikohet më mirë, nuk mund ti shënosh. Presioni në këtë fund sezoni është i lartë. Të gjithë mendonin se në Letoni do të fitonim 3-0. Eshtë e vështirë që përballë një kundërshtari si Letonia të gjesh portën në cdo rast të krijuar. Ndeshjet që vijnë do të punojmë të shënojmë më shumë.

The post Zhgënjim kuqezi për mundësinë e humbur në Riga appeared first on Gazeta Si.

Letonia ‘bën’ gjithçka, Shqipëria merr 1 pikë

10 June 2025 at 21:38

Ky ishte verdikti i ndeshjes Letoni-Shqipëri në ditën e 4 të eleminatoreve në zonën evropiane për botërorin amerikan. Pas barazimit në pjesën e parë me autogolin dhe pastaj golin e Cernomordijs, skuadrat u kthyen në fushë me objektiv fitoren në minutat e mbetura. Strakosha dhe Zviedris u vunë në provë më shumë se një herë. Diku për gabimin e kundërshtarit dhe diku tjetër për aftësinë e tyre, ata arritën të ndalin Asllanin. Ismajlin, Brojën dhe Manajn, portieri vendas. Ndërsa Ikaunieks dhe Zelenkovs nuk e kaluan dot Strakoshën. Muçi, Bajrami, Daku dhe Uzuni u futën nga stoli për Hoxhën, Laçin, Manajn dhe Brojën. Por rezultati sërish mbeti i pandryshuar. Kuqezinjtë largohen nga Riga me barazimin e dytë rradhazi në eleminatoret e Qershorit. Nga 4 pikë që priteshin, duhet të kënaqemi vetëm me 2. Me dy ndeshje më shumë dhe vetëm 1 pikë përpara Serbisë, tani vendi i dytë pas Anglisë kompromentohet gjithnjë e më shumë. Ndeshjen e rradhës e luajmë më 9 Shtator në Tiranë, pikërisht përballë Letonisë në Tiranë.

Grupi K
Anglia 9 pikë
Shqipëria 5
Serbia 4
Letonia 4
Andorra 0

Letoni-Shqipëri 1-1, luhet pjesa e dytë

Pas asaj që Letonia bëri gjithçka në pjesën e parë, skuadrat u kthyen në fushë përj pjesën e dytë në “Skonto Stadions” të Rigas.

1-1 në fund të pjesës së parë në Riga

Kumbulla, Strakosha dhe Cernomordjis ishin protagonistët e një pjese të parë që u mbyll me avantazhin e kuqezinjve në “Skonto Stadions” të Rigas. 17 minuta pas fillimit Marash Kumbulla shkaktoi një faull në zonë ndaj Gutkovskis. 11 metërshin e mori përipër Ikaunieks por përballë Strakoshësh e kishte të pamundur të shënonte. Episod që rriti psikologjikisht kuqezinjtë të cilët 8’ më pas gjejnë avantazhin ndaj vendasve. Gjithcka pas krosimit të Hoxhës për Manajn. Konkluzionin e Kapitenit, e çon në portën e tij Cernomordjis. Deri në fund të kohës së rregullt, skuadrat patën mundësitë e tyre por në kohën shtesë, ishte sërish Cernomordjis që gjen rrjetën. Këtë herë ai mposhti Strakoshën për barazimin.

The post Letonia ‘bën’ gjithçka, Shqipëria merr 1 pikë appeared first on Gazeta Si.

FOTO/ Taulant Balla shpik një vizitë në Letoni për të parë kombëtaren

By: user 6
10 June 2025 at 20:46

Sa herë që kombëtarja shqiptare e futbollit ka ndeshje jashtë vendit, nuk mungon në stadium ministri i shtetit për Diasporën Taulant Balla. Për të justifikuar këtë, ai gjen dikë për ta pritur dhe për të bërë disa foto sa për të thënë se punët e shtetit janë të parat.

Madje, gjatë Kampionatit Europian të 2024-ës të zhvilluar në Gjermani, ai gjente edhe zyrtarë të nivleve të ulëta për të bërë takime.

LEXO EDHE: Dy bileta për Hamburg/ Begaj dhe Balla sajojnë vizita shtetërore në Gjermani

E njëjta gjë ka ndodhur edhe këtë të martë. Kombëtarja shqiptare luan në Riga të Letonisë. Balla u shfaq që të hënën atje duke takuar forcat shqiptare që shërbejnë në kuadër të misionit të NATO-s.

Më pas ai pati një takim me dikë në ministrinë e jashtme për të cilin nuk ka më shumë detaje në Facebook.

Një orë përpara ndeshjes Balla ishte në stadium (foto kryesore) në një udhëtim me paratë e shtetit. ©LAPSI.al

The post FOTO/ Taulant Balla shpik një vizitë në Letoni për të parë kombëtaren appeared first on Lapsi.al.

Shqipëria në avantazh, Cernomordjis shënon në portën e tij

10 June 2025 at 19:38

Ndeshje e vlefshme për Grupin K në ditën 4 të eleminatoreve në zonën evropiane, drejt Kupës së Botës 2026. Sfidë që zhvillohet në “Stadions Skonto” në Riga. Vendasit luajnë ndeshjen e 3 ndërsa kuqezinjtë janë me kalendar të plotë.

Asistenti Bulku shpjegon formacionin e Shqipërisë

Të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm dhe kjo vlen për Balliun që është një zgjedhje teknike e trainerin. Gjimshiti mungon për kartona ndërsa Ajeti ishte i pamundur. Nëse do të fitojmë një tjetër 11 metërsh, atë do ta gjuajë Asllani. Ndërsa Kapiteni zgjidhet në bazë të ndeshjes, ndaj sot është Manaj që luan si zakonisht pasi një lojtar nuk mund ta humbasë formacionin pas një penalltie të humbur.

Letoni-Shqipëri, Formacionet zyrtare

Nicolato dhe Sylvinho shpallën pak më parë formacionet me të cilat skuadrat do të zbresin në fushë në orën 20:45. Vendasit do të rrjeshtohen 5-3-1-1 ku Zelenkovs do niset nga e majtas e mesfushës ndërsa Ikaunieks mbështet Gutkovskis. Në ndryshim nga përballja e Tiranës ndaj Serbisë, Sylvinho e rrjeshton Shqipërinë në 4-3-3. Ndryshimet vihen re edhe në emrat e lojtarëve. Strakosha është portierit ndërsa përpara tij, Mitaj nga e majta. Kumbulla zëvendëson Gjimshitin (mungon për kartona) përkrah Ismajlit ndërsa Balliu zëvendëson Hysajn në të djathtë. Laci-Shehu-Asllani formojnë trion e mesfushës që trinomin Hoxha-Manaj-Broja në sulm.

Ndërkohë të gatshëm në stol janë:
Letoni: Orols, Matrevics, Jagodinskis, Grabovskis, Penkevics, Daskevics, Zaleiko, Vapne, Regza, Melnis, Tonisevs, Melniks.
Shqipëri: Kastrati, Sherri, Hysaj, A. Bajrami, Asani, N. Bajrami, Uzuni, Aliji, Berisha, Muci, Daku, Ramadani.

The post Shqipëria në avantazh, Cernomordjis shënon në portën e tij appeared first on Gazeta Si.

Del formacioni zyrtar ndaj Letonisë, Rey Manaj “gradohet” kapiten

By: Besnik
10 June 2025 at 19:42

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën e mbrëmjes se sotme ku Kombëtarja shqiptare e futbollit luan ndeshjen e katërt në Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.

Pasi nuk do të ketë të gatshëm dy qendërmbrojtësit, Berat Gjimshiti për shkak të pezullimit për kartona dhe Arlind Ajeti për shkak të një lëndimi muskulor në kofshën e majtë, të cilët ishin titullarë kundër Serbisë Sylvinho ka preferuar këtë formacion për ndeshjen që do të luhet në stadiumin ‘Skonto’ të Rigës përballë Letonise vendase, në orën 20:45.

Strakosha në portë, në mbrojtje Mitaj, Kumbulla, Ismajli dhe Balliu, në mesfushë Laçi, Shehu, Asllani, ndërsa në sulm Hoxha, Manaj dhe Borja.

Sylvinho i ka kaluar shirtin e kapitenit Rey Manajt pavarësisht se ky i fundit humbi penalltinë ndaj Serbisë në Tiranë ndërsa për ndeshjen e sotme futbollistët tanë do të luajnë me uniformat e bardha.

Publikohet formacioni kuqezi, kush janë lojtarët që do përballen me Letoninë pic.twitter.com/Lmw1BL1pGb

— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) June 10, 2025

LEXONI GJITHASHTU:

The post Del formacioni zyrtar ndaj Letonisë, Rey Manaj “gradohet” kapiten appeared first on Euronews Albania.

❌
❌