Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Do të luajnë në shtator dhe në tetor, Kombëtarja kuqezi drejt 2 miqësoreve

By: D Marku
14 June 2025 at 21:46

Pas përballjeve zyrtare në kuadër të kualifikueseve për Botërorin 2026, Kombëtarja shqiptare pritet të zhvillojë dy ndeshje miqësore në muajt në vijim – një në shtator, përpara ndeshjes ndaj Letonisë, dhe një tjetër në tetor, menjëherë pas sfidës së rëndësishme kundër Serbisë.

Burime sper Gazeten Panorama thone se këto dy miqësore janë në fazën e negociatave, ndërsa si destinacion i mundshëm i të dyja përballjeve shihet Stadiumi “Air Albania” në Tiranë.

Duke qenë se kombëtaret elitare europiane do të jenë të angazhuara në kompeticione zyrtare gjatë asaj periudhe, rivalët e përzgjedhur për këto miqësore pritet të jenë skuadra me profil më modest, të cilat janë të gatshme të zhvillojnë përballje pa shumë ngarkesë kompetitive.

Emrat e kundërshtarëve në miqësore pritet të bëhen publikë në javët e ardhshme, sapo të përmbyllen negociatat mes FSHF-së dhe federatave përkatëse.

Ndërkohë në muajin shtator, Shqipëria do të luajë ndeshjen e pestë në grupin kualifikues me Letoninë në shtëpi, më pas do të udhëtojë drejt Serbisë në muajin tetor. Ndërkaq, dy takimet e fundit janë me Andorrën jashtë fushe dhe Anglinë në Tiranë, sfida që do zhvillohen në muajin nëntor.

The post Do të luajnë në shtator dhe në tetor, Kombëtarja kuqezi drejt 2 miqësoreve appeared first on Albeu.com.

“Në tetor mund të hapen dhe dy grupkapitujt e fundit”/ Xhaxhiu: Shqipëria me ritme të shpejta drejt BE

22 May 2025 at 17:33

Eksperti i çështjeve të BE-së, Genti Xhaxhiu, tha në një emision televiziv se Shqipëria po përparon me një ritëm të jashtëzakonshëm në procesin e integrimit evropian, duke u renditur ndër vendet me ecurinë më të shpejtë në këtë drejtim.

“Ritmi në të cilën ka hyrë progresi i negociatave të Shqipërisë është i paprecedentë. Shqipëria po ecën me ritme shumë të shpejta, të cilat mund të krahasuar vetëm me Bullgarinë apo Rumaninë. Në një hark kohor më pak se një viti Shqipëria ka hapur 4 grupkapituj. Unë mendoj se në tetor Shqipëria do të hapë dhe 2 grupkapitujt e fundit. Pra kjo tregon një shpejtësi të paprecedentë. Është një sinjal i qartë që vendet e BE i japin Ballkanit në përgjithësi, por dhe Evropës Juglindore se zgjerimi është duke ecur,”  u shpreh Xhaxhiu.

Ai theksoi se, përveç datës së negociatave, fokusi kryesor i vendeve duhet të mbetet te thellimi i reformave dhe përafrimi me standardet e BE.

“Është e rëndësishme që vendet të mos hapin fokusin e reformave dhe të ngatërrohen vetëm me datën. Data është datë! Unë mendoj se Shqipëria do i mbyllë negociatat deri në vitin 2027, por vendet duhet të fokusohen tek reformat,” tha ai.

Në vijim të analizës, Xhaxhiu renditi sfidat teknike dhe strukturore që Shqipëria duhet të përballojë në fazat e mëtejshme të integrimit.

“Janë 7 kapitu ku 5-6 janë të vështirë për t’u negociuar dhe për të arritur standardet e BE. Megjithatë ka një hendek për nevojën për të përputhur rregullat me standardet e BE. Ka një nevojë që të përputhet më tej legjislacioni shqiptar me akcizat dhe digjitalizimin apo tatimet me legjislacionin e BE-së. Duke lehtësuar taksimin doganor, sepse në fund të fundit tregu i BE është tregu i unionit, ku mallrat kalojnë lirshëm dhe shpejt. Por, kjo rrit dhe përgjegjësinë sepse produktet që hyjnë dhe dalin duhet të plotësojnë të gjitha standardet. Sot në Bruksel vendosen këto piketa që vendi ynë duhet të plotësojë “detyrat e shtëpisë” për të hyrë në BE”, përfundoi eksperti.

The post “Në tetor mund të hapen dhe dy grupkapitujt e fundit”/ Xhaxhiu: Shqipëria me ritme të shpejta drejt BE appeared first on Sot News | Lajme.

Norma vjetore e inflacionit në SHBA u rrit në 2.6 për qind në tetor

By: lia rda
13 November 2024 at 16:25

Norma vjetore e inflacionit në Shtetet e Bashkuara u rrit në tetor nga 2.4 për qind e shtatorit në 2.6 për qind, në përputhje me pritjet e tregut, njoftoi Byroja e Statistikave të Punës të SHBA (BLS).

Inflacioni vjetor në SHBA u rrit për herë të parë në shtatë muaj.

Sipas raporteve, çmimet e energjisë në Shtetet e Bashkuara ranë me 4.9 për qind nga viti në vit, kryesisht për shkak të një rënie prej 12.2 për qind të çmimit të benzinës dhe një rënie prej 20.8 për qind të çmimit të naftës, por rënia vjetore e çmimeve ishte më pak e theksuar se në shtator.

Çmimet e ushqimeve ngadalësuan rritjen vjetore në 2.1 për qind krahasuar me 2.3 për qind të shtatorit, ndërsa inflacioni i banesave mbeti i qëndrueshëm në 4.9 për qind.

Në bazë mujore, inflacioni amerikan u rrit me 0.2 për qind, shkruan CNN.

Norma vjetore e inflacionit bazë në SHBA për muajin tetor është 3.3 për qind, e njëjtë me atë të shtatorit, shtohet në raport.

Inflacioni i lartë në Shtetet e Bashkuara praktikisht është zbutur, por ka shumë faktorë rreziku që mund ta nxisin atë, si paqëndrueshmëria në Lindjen e Mesme, shpenzimet e forta të familjeve ose futja e tarifave të importit të shpallura nga Presidenti i rizgjedhur Donald Trump./abcnews.al

Shkeljet ligjore: AMA vendos 46 gjoba gjatë periudhës Janar-Tetor 2024

By: fra nc
31 October 2024 at 12:07

Për shkelje të ndryshme ligjore të konstatuara, gjatë periudhës Janar-Tetor 2024, Autoriteti i Mediave Audiovizive ka miratuar 46 gjoba për subjekte të ndryshme, radio, televizione e subjekte kabllorë të autorizuar.

Nga monitorimi i përmbajteve, nga kontrollet e grupeve të inspektimit apo nga shqyrtimi i ankesave të mbërritura në Këshillin e Ankesave, janë konstatuar transmetime që nxisin urrejtjen mes shtetasve; transmetime që cenojnë dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut; transmetime të përmbajtjeve të dëmshme për fëmijët; transmetime që nxisin dhunën ose vepra penale; transmetime të paligjshme; shkelje e standardeve për transmetimin e pamjeve të rënda mbi ngjarje kriminale etj, të cilat janë ndëshkuar sipas përcaktimeve ligjore.

Gjithashtu, gjatë këtyre dhjetë muajve, ekipet e punës në AMA janë përballur edhe me OSHMA që nuk kanë vetëdeklaruar pasqyrat financiare në AMA, që nuk përmbushin detyrime të tjera ligjore, siç është deklarimi i strukturës së pronësisë, por edhe radio që nuk kanë respektuar kërkesat ligjore për përmbajtjen programore të transmetuara.

Për këto shkelje, 10-mujori i 2024 është mbyllur me 46 gjoba.

Mbikqyrja dhe rregullimi i mëtejshëm tregut mediatik audio dhe audioviziv, zbatimi i ligjit dhe ndëshkimi i shkelësve është një nga objektivat e punës së AMA-s, me qëllim sigurimin e një tregu profesional audioviziv në Shqipëri.

The post Shkeljet ligjore: AMA vendos 46 gjoba gjatë periudhës Janar-Tetor 2024 appeared first on Euronews Albania.

Horoskopi ditor, e Enjte 31 Tetor 2024

By: gaze tare
31 October 2024 at 07:55

Dashi
Do të jeni nën ndikimin e favorshëm të Marsit, Venusit dhe Mërkurit gjatë gjithë së enjtes. Nëse gjatë ditëve të fundit jeni ndjerë të lodhur dhe nervoz, ka ardhur momenti i rikuperimit të ndjeshëm. Parashikohet një përgjigje pozitive, si dhe një zhvillim i ri i cili do ju pëlqejë.

Demi

Kjo ditë do të jetë mjaft interesante për të gjithë ata që kërkojnë konfirmime në dashuri. Mbani parasysh se për ndjenjat Venusi, do të ketë një ndikim mjaft pozitiv. Do të jeni mjaft të prirur për takime të reja. Parashikohet një rikuperim emocional, por në të njëjtën kohë edhe një lloj nervozizmi në familje.

Binjakët

Kjo e enjte ju fton që të jeni të kujdesshëm, pasi diçka duket se nuk po shkon siç duhet. Gjëja pozitive është se Mërkuri do të hyjë në shenjën tuaj dhe kjo gjë është e rëndësishme për gjithë ata që kanë në planë udhëtime, apo duan të kontaktojnë menjë person që është larg. Dashuria do të jetë e mbushur nga konfuziteti, dhe sigurisht kjo do të jetë pasojë e asaj që keni mbjellë më parë.

Gaforrja
Do të jeni të mbushur me momente pakënaqësie, për shkak të ndikimit negativ të Hënës. Lajmi i mirë është se Mërkuri nuk është më kundër dhe për pasojë mund të zgjidhen disa tensione që keni kaluar, sidomos në
vendin e punës.

Luani
Duke nisur nga kjo e enjte, Hëna do ju ndihmojë në lëvizjet dhe çështjet e komunikimit. Do të shfaqni një kapacitet të madh veprimi, duke siguruar qetësinë e zemrës suaj. Megjithatë nuk përjashtohen ballafaqimet sa i takon ndjenjave.

Virgjëresha
Hëna do të ketë ndikim tranzit në të lindurit e kësaj shenje. Gjatë kohëve të fundit dashuria nuk ka shkuar siç duhet, edhe pse keni një person fantastik në krahë. Duhet të tregoheni të kujdesshëm, në mënyrë që të rikuperoni një lidhje që e keni përzemër.

Peshorja
Kjo ditë është mjaft e rëndësishme për gjithë ata që kanë në plan të udhëtojnë, por edhe për gjithë ata që duan të rikuperojnë besimin në aftësitë e tyre. Duhet të shfaqni një sjellje pozitive në raport me zhvillimet e reja. Nëse hasni në keqkuptime, brenda së shtunës parashikohet që ti zgjidhni. Megjithatë do të ketë momente tensioni me të lindurit e shenjës së bricjapëve, ndaj duhet të jeni sa më të matur.

Akrepi
Përfitoni nga kjo pjesë e javës, për shkak të ndikimit të favorshëm të Hënës në këtë shenjë. Idetë tuaja do të vlerësohet dhe do të shënoni rikuperim sa i takon parave. Gjëja më e rëndësishme momentalisht është që të rigjeni qetësinë dhe emocionet, ku kjo e enjte do të rikthejë ekuilibrat.

Shigjetari
Do të jetë e vështirë që kjo ditë të menaxhohet. Nëse jeni të pushtuar nga ndjenjat, do të keni dëshirë që të qëndroni gjithë kohës me personin tuaj të zemrës, por nëse lidhja juaj nuk funksionon, duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm, shkruan noa.al. Mbani parasysh se çdo gjë është reciproke.

Bricjapi
Dikush mund t’iu bëj një ofertë të veçantë lidhur me dashurinë. Gjatë kësaj dite do të jeni të rrethuar nga ziliqarët, ndaj bëni kujdes ndaj sulmeve të mundshme. Tregohuni të matur lidhur me disa shpenzime më shumë, pasi do ju duet të mbani situatën nën kontroll.

Ujori
Për të lindurit e kësaj shenje, dashuria është gjithmonë kontradiktore, pasi kërkoni më shumë miqësinë se sa pasionin. Vështirë të jeni xheloz, të paktën nëse nuk keni një person shumë të lëvizshëm. Kur shihni se një dashuri nuk funksionon, nuk rrini gjatë, por largoheni. Keni nevojë për vëmendjen e të tjerëve dhe doni që t’ua kthejnë në të njëjtën mënyrë. Kalimi tranzit i Mërkurit, do të ndihmojë në rikuperimin e besimit.

Peshqit
Gjatë kësaj të enjteje duhet të rrethoheni vetëm nga persona që ju stimulojnë dhe jo nga njerëz që janë në kërkim të gjërave të cilat momentalisht nuk mund tua japësh. Momentalisht situata parashikohet e tensionuar. Me gjasë do ju duhet të bëni një zgjedhje, ose të menaxhoni me kujdes disa raporte të komplikuara.

The post Horoskopi ditor, e Enjte 31 Tetor 2024 appeared first on iconstyle.al.

Këmbimi valutor 31 Tetor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

31 October 2024 at 08:10

Në tregun e këmbimit valutor, ditën e sotme (e enjte, 31 Tetor), një dollar amerikan do blihet me 90 lekë dhe do shitet me 91.1 lekë. Euro sot në tregun shqiptar të këmbimit valutor do blihet me 97.9 lekë dhe do shitet me 98.5 lekë. Ndërkohë franga zvicerane do blihet me 103.8 lekë dhe do […]

The post Këmbimi valutor 31 Tetor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme appeared first on BoldNews.al.

Horoskopi ditor, 30 tetor 2024

By: gaze tare
30 October 2024 at 07:52

Dashi

Çështjet financiare pritet të marrin vrull. Në aspektin profesional pritet produktivitet dhe fokus i lartë, por përpiquni të mbani nën kontroll nivelin e stresit. Jeta në çift do të jetë e qëndrueshme, por shmangni bisedat e zënkave të klauara.

Demi

Marrëdhënia në çift do të jetë në qendër të vëmendjes. Projektet kreative pritet të lulëzojnë, por kujdes nga mbianalizimi i situatave në punë. Në planin financiar gjërat mbeten të qëndrueshme.

Binjakët

Mendohuni dy herë përpara se të bëni deklarata të guximshme në punë. Çështjet shtëpiake dhe familjare kërkojnë vëmendjen tuaj. Një ofertë për punë mund të ofrojë perspektiva të reja.

Gaforrja

Grindjet për gjëra të vogla nuk do t’ju shërbejë aspak. Stabiliteti financiar duket premtues. Profesionalisht, është koha për të marrë iniciativa, megjithëse puna në grup do të jetë sekreti i suksesit.

Luani

Një kohë të shkëlqyer për shkrime krijuese. Detyrat profesionale kërkojnë diplomaci. Jeta e dashurisë do të lulëzojë. Kushtojini vëmendje shqetësimeve të vogla shëndetësore.

Virgjëresha

Shmangni kritikat e shumta. Përsosmëria mund të presë. Jeta profesionale përfiton nga përpjekjet e disiplinuara, megjithëse ndryshimet e papritura mund t’ju pengojnë. Ndërveprimet romantike do të jenë të thella.

Peshorja

Sharmi juaj do të jetë në kulm. Profesionalisht, kjo është një periudhë për të shprehur qartë idetë. Në planin financiar, mund të lindin shpenzime që lidhen me artikujt e luksit, por ato janë të menaxhueshme. Dinamika e marrëdhënies në çift mbetet e ëmbël dhe harmonike.

Akrepi

Profesionalisht, është koha ideale për të përfunduar detyrat në pritje sesa për të filluar të reja. Mund të lindin shpenzime që lidhen me kujdesin mjekësor. Marrëdhënia në çift kërkon më shumë ndjeshmëri.

Shigjetari

Profesionalisht, do të tërhiqni njerëzit drejt jush. Marrëdhënia në çift do të jetë ashtu sikurse e kishit ëndërruar. Kushtojini vëmendje ushtrimit fizik për të qëndruar plot energji.

Bricjapi
Është një ditë për të rishikuar qëllimet afatgjata dhe për të forcuar planet. Detyrat profesionale përparojnë në mënyrë të qëndrueshme. Marrëdhënia në çift po hedh gjithnjë e më shumë baza të forta. Për sa i përket shëndetit, do të ndiheni mjaft energjikë.

Ujori

Çështjet financiare duken pozitive, veçanërisht nëse i përmbaheni një plani të qartë. Projektet e punës kërkojnë durim, por do të japin rezultate solide. Marrëdhënia në çift do të jetë e qëndrueshme. Shëndeti do të jetë i fortë.

Peshqit

Profesionalisht, është një ditë për t’u fokusuar në detyrat në pritje. Marrëdhënia në çift do të ndihet intensive, por edhe do t’ju kënaqë pa masë. Shëndeti kërkon vëmendje, veçanërisht ndaj zakoneve rutinë.

The post Horoskopi ditor, 30 tetor 2024 appeared first on iconstyle.al.

Këmbimi valutor 29 Tetor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

29 October 2024 at 08:12

Në tregun e këmbimit valutor, ditën e sotme (emartë, 29 Tetor), një dollar amerikan do blihet me 90.3 lekë dhe do shitet me 91.4 lekë. Euro sot në tregun shqiptar të këmbimit valutor do blihet me 98.1 lekë dhe do shitet me 98.7 lekë. Ndërkohë franga zvicerane do blihet me 104.3 lekë dhe do shitet […]

The post Këmbimi valutor 29 Tetor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme appeared first on BoldNews.al.

Parashikimi i motit 29 Tetor 2024, kthjellime dhe vranësira kalimtare

By: V K
29 October 2024 at 07:34

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, si rezultat i aktivitetit të masave ajrore të thata me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët gjatë gjithë ditës, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare.

Mjegull e dendur, mjegullinë lokale në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim me drejtim Verilindje-Veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 8-12 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1 ballë.

The post Parashikimi i motit 29 Tetor 2024, kthjellime dhe vranësira kalimtare appeared first on Albeu.com.

Horoskopi për ditën e sotme, 29 tetor 2024

By: gaze tare
29 October 2024 at 07:55

Dashi

Mbajini sytë hapur drejt mundësive të reja në sferën sentimentale dhe jetoni çdo gjë që do ju vijë përpara. Parashikohen të reja të rëndësishme, por edhe ndonjë problem familjar. Ata që janë vetëm, do të jenë të dominuar nga humori i mirë! Në punë, do të ndiheni të lodhur, por pavarësisht kësaj askush nuk do mund që t’iu sfidojë.

Demi

Për gjithë ata që janë në çift, dashuria do të jetë e mbushur me zhvillime pozitive. Ky është një moment i mirë për të ndërtuar të ardhmen në çift. Ndërsa gjithë ata që janë vetëm, do të kenë mundësi për takime të reja. Në punë do ju duhet të bëni disa zgjedhje të rëndësishme për të ardhmen tuaj.

Binjakët

Një klimë pozitive e yjeve do të dominojë në të gjithë sektorët e jetës. Historitë e dashurisë në krizë, do të arrijnë që të sigurojnë më shumë stabilitet. Kjo e martë është mjaft pozitive, ku nuk do të mungojnë flirtimet. Sa i takon punës do të jetë një ditë e mbushur me entuziazëm për të ardhmen, duke ndryshuar edhe ana financiare.

Gaforrja
Parashikohet që të ndodhin të papritura të kënaqshme, të cilat do ju mbushin me gëzim. Ata që janë vetëm do të kenë mundësi të reja për të njohur persona interesant. Ndikimi i Venusit, do i japë një shtysë të re karrierës suaj profesionale.

Luani
Në dashuri nuk do të ndjeni atë intensitetin special që bashkon dy zemrat. Por e marta do të sjellë zhvillime të rëndësishme sa i takon disa miqësivr të reja. Yjet favorizojnë ata që janë vetëm, ku parashikohen flirte interesante. Në punë, në sajë të ndikimit të Uranit do të rezultoni të besueshëm për dikë që është në vështirësi.

Virgjëresha
Hëna do të ketë ndikim aspak të favorshëm sa i takon ndjenjave. Me partnerin/en do e keni shumë të vështirë që të gjeni intensitetin. Ata që janë vetëm, duhet të tregojnë kujdes, ndaj një raporti të kaluar. Sa i takon sferës profesionale, do të vlerësoheni maksimalisht për rezultatet e arritura.

Peshorja
Pavarësisht angazhimeve që do të keni, do të jeni të organizuar dhe do të çoni përpara gjithçka me sukses. Në mbrëmje parashikohen zhvillime interesante. Ata që janë vetëm, do të jenë shumë kërkues, lidhur me personin që duan të kenë pranë. Në punë, me ndikimin e kundër të Marsit, duhet të tregoni shumë kujdes.

Akrepi
Kjo është dita e duhur për ti dhënë një shtysë të rëndësishme një historie dashurie të cilën nuk e keni të qartë. Rruga është e hapur drejt konsolidimit ose krizës. Ata që janë vetëm, mund të përfshihen në aktivitete me persona që do ju zgjojnë interesa të reja. Në punë, gjithçka ecën siç ju dëshironi, ndonëse ndjeni nevojën për të konsoliduar pozitën tuaj.

Shigjetari
Kjo e martë kërkon që të reflektoni mirë, pasi ka ardhur momenti që të merrni vendim lidhur me raportin në çift. Për ata që janë vetëm, ky nuk është një moment i mirë, por fatmirësisht do të jeni të rrethuar nga miq të sinqertë. Në sferën profesionale, pas shumë pritjesh, do të arrini të merrni kënaqësitë e shumë pritura.

Bricjapi
Pasiguritië që keni, mund t’iu shtyjnë në marrjen e vendimeve të gabuara në dashuri. Bëni kujdes! Ata që janë vetëm, do të kenë mundësi të shumta për të bërë takime interesante. Në punë, priten zhvillime të rëndësishme për gjithë të lindurit e kësaj shenje.

Ujori
Do të ndjeni nevojën për tu përfshirë në emocione të reja dhe për të dalë nga rutina. Merrni një periudhë kohe vetëm për veten tuaj! Pritet rikthim intensiteti me partnerin/en. Edhe ata që janë vetëm, do të ndjejnë emocione të papritura. Në sferën profesionale duhet të bëni kujdes, lidhur me financat. Prisni momentin e duhur, për të bërë investime të rëndësishme.

Peshqit
Kjo e martë parashikohet që të jetë e qetë dhe do të ndiheni gati për të organizuar diçka relaksuese, me njeriun tuaj të zemrës. Shijojeni në maksimum, këtë moment kënaqësie. Për ata që janë vetëm, parashikohen zhvillime interesante. Në punë, më në fund do arrini të vendosni disa rregulla strikte, duke rregulluar situatën me kolegët.

The post Horoskopi për ditën e sotme, 29 tetor 2024 appeared first on iconstyle.al.

Plazhi i Shëngjinit destinacioni i preferuar i turistëve edhe në këtë fundtetor

28 October 2024 at 08:55

TIRANË, 28 tetor /ATSH/ Edhe pse jemi në ditët e fundit të tetorit, plazhi i Shëngjinit mbetet një nga destinacionet e preferuara për vendasit, por edhe për turistët e huaj.

Kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu përmes një albumi fotografish ka treguar se plazhi i Shëngjinit është frekuentuar këtë fundjavë, nga pushues të të gjitha moshave, që duket se nuk kanë preferuar vetëm të shijojnë temperaturat e larta që rezervon fundi i muajit, por edhe të lahen në det.

Moti i ngrohtë, plazhet e pastra dhe qetësia kanë bërë që njerëzit të “arratisen” nga zhurma e qytetit, për të shijuar disa orë në bregdet për një xhiro, e pse jo, edhe për t’u larë.

Shëngjini, po kthehet një nga destinacionet e pëlqyera për turizëm gjatë gjithë vitit dhe këtë e dëshmojnë edhe fotot e fundit nga bashkia e Lezhës.

Lezha ofron për turistët mundësinë të shijojnë jo vetëm bregdetin, por edhe historinë, natyrën si dhe kulinarinë e pasur të zonës, duke e bërë një destinacion për turizëm gjithëvjetor. Turistët kanë mundësi zgjedhjeje të larmishme në Lezhë, pasi janë të shumta aktivitetet ditore.

Vizitorët mund të zgjedhin peshkim në det apo në grykëderdhjen e lumit Drin, vrojtim shpendësh në lagunat e Kunes e Vainit. Për vizitorët janë ndërtuar tri kulla vrojtimi, një në Kune dhe dy në zonën e Vainit. Ato shërbejnë për të eksploruar zonën si dhe për të vrojtuar shpendët e shumtë.

Të eksplorosh lagunat e Kunes dhe Vainit për biodiversitetin e tyre, natyrën tërheqëse e çlodhëse është mundësi e mirë edhe për piknik, apo për të shijuar kuzhinën e zonës.

Turistët mund të udhëtojnë me skafe drejt “Ranës së Hedhun” për të parë një eksperiencë ndryshe të një prej plazheve më të bukur shqiptarë.

Foto nga plazhi i Shëngjinit në Lezhë, me turistë të të gjitha grupmoshave këtë fundjavë
1 nga 16

/e.i/r.e/a.f/

The post Plazhi i Shëngjinit destinacioni i preferuar i turistëve edhe në këtë fundtetor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Horoskopi ditor, e Diel 27 Tetor/ Çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

By: Ardit
26 October 2024 at 22:58

Dashi Bëni kujdes ndaj të papriturave! Hëna ju vihet kundër dhe parashikohen momente krizash dhe tensioni, sidomos në dashuri, për gjithë ata që ju duhet të bëjnë një zgjidhje. Parashikohet një e diel aspak e frytshme sa i takon ndjenjave. Mundohuni që ti menaxhoni sa më mirë situatat, në mënyrë që të mos përfundoni në […]

The post Horoskopi ditor, e Diel 27 Tetor/ Çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë appeared first on BoldNews.al.

Bullgaria zgjedh qeverinë e re, qytetarët skeptikë për ndryshimin

By: fra nc
26 October 2024 at 16:32

Bullgarët votojnë të dielën për qeverinë e re, por jo të gjithë janë entuziastë. Banorët e fshatit të vogël Lisitsite nuk kanë asnjë mënyrë për të arritur qendrat e votimit përveçse me varkë ose duke ecur 3 kilometra përgjatë një hekurudhe që i çon në qytetin fqinj.

“Kërkojmë një rrugë për fshatin prej shumë vitesh. Unë jam 70 vjeç. Që nga ardhja e demokracisë askush nuk ka ardhur të na shohë. Askush”, deklaroi një burrë për Euronews .

Popullata e vogël dhe e plakur e Lisitsite nuk sheh arsye për të votuar

“Njerëzit ecin me dy bastunë, janë shumë të plakur. Shumica janë mbi 80 vjeç. Deri dy ose tre vjet më parë ata shkonin për të votuar, por tani nuk munden”, deklaroi një tjetër banor.

Pjesëmarrja në zgjedhjet e Bullgarisë në qershorin e kaluar ra në 34 për qind. Edhe këtë herë, shumë bullgarë dyshojnë se zgjedhjet e së dielës do të sjellin ndonjë ndryshim.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Bullgaria zgjedh qeverinë e re, qytetarët skeptikë për ndryshimin appeared first on Euronews Albania.

Pas ‘pranverës’ në tetor, ja kur do të ketë mundësi për reshje dëbore në vendin tonë

26 October 2024 at 09:00

Sipas trendeve të fundit, javën e ardhshme pritet mot i qëndrueshëm. Pas vransirave që do të përfshijnë vendin në mes të javës, nga dita e premte do të kemi kushte për më shumë diell. Megjithatë, në ultësira janë të mundshme mjegullat në orët e mëngjesit, të cilat mund të zgjasin pak më gjatë gjatë ditës.

Temperaturat, edhe pse do të jenë mbi mesataren, pritet të pësojnë një rënie në intervalin 15-18°C në ditët e para të nëntorit. Më shumë vransira priten nga e diela e ardhshme, gjatë javës së parë të nëntorit, në datat 3 dhe 4. Priten reshje, kryesisht shiu, por disa modele sugjerojnë edhe mundësinë e borës në zonat malore.

The post Pas ‘pranverës’ në tetor, ja kur do të ketë mundësi për reshje dëbore në vendin tonë appeared first on Sot News | Lajme.

Nesër ndërrohet ora, akrepat do të kthehen 60 minuta pas

26 October 2024 at 07:32

TIRANË, 26 tetor /ATSH/ Të dielën akrepat e orës do të kthehen 60 minuta pas.

Akrepat do të lëvizin prapa me një orë në 03:00, natën mes të shtunës dhe të dielës, 26 dhe 27 tetor, duke u ripozicionuar në orën 02:00. Kështu, do të mund të flihet një orë më shumë gjumë, por pasditet do të kenë një orë më pak dritë natyrale. Akrepat do t’i lëvizim vetëm në orët analoge, pasi të gjitha pajisjet e tjera digjitale të lidhura me internet do të përditësohen automatikisht me orarin e ri.

Ora diellore do të qëndrojë në fuqi deri në 31 mars 2025, kur si gjithmonë në orën 03:00 të mëngjesit do të hyjë në fuqi ora ligjore, ose ajo verore. Përcaktimi i ndryshimit të orës nuk ka asnjëherë datë fikse, në të dyja rastet, por aplikohet gjithmonë natën mes të shtunës e të dielës së fundit të muajit tetor dhe muajit mars. Pavarësisht polemikave që prej disa vitesh kanë shoqëruar ndryshimin stinor të orës, ende nuk është vendosur asgjë nga BE.

Diskutimi ishte mbi mbajtjen në fuqi të vetëm një ore ligjore, për të kursyer energji elektrike, arsye se pse është adoptuar që për herë të parë, ose mbajtjen e regjimit të orës diellore. Por, pikërisht për kursimin e energjisë, impakti në ekonomi apo edhe në mjedis, pasi sjell reduktim të CO2, ka ndikuar në mosvijimin e diskutimeve për ta hequr orën ligjore, pasi duhet të jetë një vendim unanim për të gjitha vendet e BE.

/e.i/r.e/

The post Nesër ndërrohet ora, akrepat do të kthehen 60 minuta pas appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Horoskopi ditor, e shtunë 26 tetor 2024

By: gaze tare
26 October 2024 at 07:52

Ndikimi i planetëve do iu japë më shumë hapësirë dëshirave tuaja gjatë ditën e sotme. Po ashtu parashikohen mundësi të reja interesante, si për sa i takon sektorit profesional, edhe atij sentimental.

Demi

Mund të përballeni me disa tensione sidomos lidhur me sferën familjare dhe romantike. Do të jeni nën ndikimin e favorshëm të yjeve, ku do të rigjeni qetësinë dhe do të keni reflektim të thellë.

Binjakët

Do të jeni të përfshirë në një gjendje konfuzioni sa i takon sektorit të dashurisë, ku do të ndjeni nevojën për praninë e partnerit. Bëni mirë që të qartësoheni me veten dhe të kuptoni objektivat që keni për të ardhmen.

Gaforrja

Do të jeni nën ndikimin e Diellit, ku parashikohet një ditë me surpriza. Megjithatë do ju duhet të mbroheni nga disa sulme dhe kritika, të cilat kanë të bëjnë me jetën familjare dhe profesionale.

Luani

Sot mund të hyni në një periudhë shumë herë më të mire sa i përket çështjes së dashurisë. Parashikohen zgjidhje të rëndësishme në aspektin profesional dhe përfitime ekonomike.

Virgjëresha

Sot mund të përfshiheni nga momente kritike sa i takon sferës profesionale. Gjatë kësaj dite do të ndjeni nevojën për të gjetur një zgjidhje dhe ekuilibra të rinj. Megjithatë në dashuri gjërat duken të qëndrueshme.

Peshorja

Parashikohet një ditë e mbushur me suksese sa i takon sferës profesionale. Do të jeni nën ndikimin e favorshëm të yjeve, sa i takon sferës sentimentale dhe familjare. Me paratë mund të tregoni pak më shumë kujdes.

Akrepi

Sot mund të lini pas krahëve disa momente stresuese, duke shënuar rikuperim të ndjeshëm në sferën profesionale dhe sentimentale. Megjithatë humori nuk do të jetë në kulmin e tij. Dalja me miqtë do ju ndihmojë.

Shigjetari

Duhet të mundoheni që t’i jepni fund disa situatave delikate gjatë kësaj dite, të cilat do të jenë shtrirë si në sferën sentimentale edhe në atë profesionale. Bëni mirë që të përshtateni me ndryshime të reja që vijnë në jetën tuaj.

Bricjapi

Mundohuni që të programoni më mirë jetën tuaj sentimentale gjatë kësaj periudhe. Vërini vetes objektiva të qarta, lidhur me jetën profesionale dhe do të shikoni sukses konkret.

Ujori

Sot mund të përfshiheni nga një periudhë më e mire ekonomike, e cila ka të bëjë me një investim. Sa i takon fushës së ndjenjave, mundohuni që të kaloni një situatë të këndshme me partnerin.

Peshqit

Parashikohet një ditë mjaft pozitive, sidomos në sferën profesionale. Do të arrini etapa shumë të rëndësishme nëse i kushtoni vëmendje detajeve të rëndësishme. Aspekti financiar paraqitet në formë sot.

The post Horoskopi ditor, e shtunë 26 tetor 2024 appeared first on iconstyle.al.

Mosbindja civile/ PD zbulon rrethrrotullimet që do të bllokohen më 29 tetor

By: user 6
25 October 2024 at 23:31

Partia Demokratike ka dalë me një njoftim zyrtar pas zhvillimit të mbledhjes së kësaj të premteje në selinë blu të thirrur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka me drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarë degësh.

PD njoftoi në një postim në Facebook se ditën e martë, më datë 29 Tetor 2024, në ora 17:00 mosbindja civile do të zbresë në akset kryesore të Shqipërisë. Sipas PD-së, mosbindja civile do të shtrihet në këto pika:

• Segmenti Casa Italia – Sheshi “Shqiponja”
• Rrethrrotullimi Milot
• Rrethrrotullimi Shkozet
• Rrethrrotullimi Bradashesh
• Rrethrrotullimi Rrogozhinë
• Rrethrrotullimi Levan. 

The post Mosbindja civile/ PD zbulon rrethrrotullimet që do të bllokohen më 29 tetor appeared first on Lapsi.al.

Të dielën ndryshon ora

By: user 5
25 October 2024 at 20:01

Ndërmjet të shtunës 26 dhe të dielës 27 tetor 2024, akrepat do të ndryshojnë 60 minuta, duke shënuar kështu rivendosjen e orës diellore.

Akrepat do të shkojnë 60 minuta mbrapa, ose thënë ndryshe, do të flemë një orë më shumë. Si zakonisht ndryshimi bëhet rreth orës 03:00 të mëngjesit. Në aparatet e celularëve smart, ndërrimi bëhet automatikisht.

Lëvizja e akrepave të orës si fenomen ndodh dy herë në vit: në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit, kohë kur ora shkon para.

Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Zhvendosja e akrepave në Europën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70-ta me shpjegimin se me këtë zgjatet dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.

The post Të dielën ndryshon ora appeared first on Lapsi.al.

Më 29 tetor protesta e opozitës, zbulon detaje nga skenari

25 October 2024 at 20:04

Zbulon skenarin e opozitës për protestën që pritet të mbahet më 29 tetor në orën 17:00.

Degët e PD-së kanë miratuar pikat se ku do të mbahet protesta. Bëhet fjalë për rrethrrotullimin tek Casa Italia, Milot, Shkozet, rrethrrotullimi i Rrogozhinës, Levanit dhe Bradasheshit, informon gazetarja  Danjela Maloku

The post Më 29 tetor protesta e opozitës, zbulon detaje nga skenari appeared first on Sot News | Lajme.

Horoskopi ditor, e Martë 22 Tetor 2024

By: gaze tare
22 October 2024 at 07:42

Dashi
Hidhuni një sy nevojave të partnerit/es tuaj. Duhet të bëni kujdes për të kaluar çdo pengesë apo keqkuptim. Ata që janë vetëm duhet të bëjnë kujdes dhe të mos angazhohen në histori që nuk i bindin. Më mirë vetëm. Sa i takon punës, parashikohen objektiva të reja por jo shumë konkrete.

Demi

Kjo e martë parashikohet mjaft e mbushur me angazhime. Hëna parashikohet që të ndikojë në ndjenjat tuaja dhe në raportin në çift. Ata që janë vetëm mund të ndryshojnë mendim në momentin e fundit, lidhur me një person. Në punë, do të dini të ndiqni rrugën e duhur drejt suksesit.

Binjakët

Kjo ditë nuk do ju gjejë në maksimumin tuaj, ndonëse nuk do të mungojë ndonjë lajm i këndshëm. Situata juaj sentimentale parashikohet të jetë me emocione. Ata që janë vetëm, duhet të vendosin rregull në mendimet dhe ndjenjat e tyre. Sa i takon punës, kjo e martë do ju gjejë shumë të vlerësuar dhe do arrini ti jepni drejtim një çështje mjaft të rëndësishme.

Gaforrja

Për hir të dashurisë ka shumë mundësi që të bëni gjëra që nuk i kishit menduar kurrë, aq sa do të befasoni edhe partnerin/en. Venusi do ju bëjë më të fortë dhe kurajoz dhe gati për tu përballur me gjithçka. Ata që janë vetëm të shtyrë nga pasioni, do të përfshihen në aventura të reja. Në punë, po jetoni një lloj qetësie, ndaj është momenti për ta shijuar.

Luani

Ndikimi i Hënës do jetë i pranishëm kudo në punë por edhe në çështjet e ndjenjave. Parashikohen njohje të reja për ata që janë vetëm, ku disa mund të lidhin miqësi të mira dhe të tjerë mund të shkojnë më tej. Kjo e martë do ju gjejë të përhumbur totalisht në punë, por kënaqësia personale do të sigurohet në sajë të rritjes profesionale.

Virgjëresha

Në fushën e ndjenjave parashikohen të reja mjaft të rëndësishme. Mund të bëni udhëtime që do ju bëjnë t’iu rrahë zemra. Edhe ata që janë vetëm mund të përfshihen në emocione dhe dashuri të papritura. Në punë, parashikohen investime të rëndësishme dhe financa në rritje.

Peshorja

Ekzistojnë të gjitha mundësitë që të jetoni një dashuri solide dhe të maturuar. Por janë kujtimet ato që nuk do ju lënë të qetë. Gjithë ata që janë vetëm, do të jetojnë një ditë të mbushur me ulje-ngritje, ndaj do ishte më mirë që të reflektojnë. Në vendin e punës, kjo ditë do të sjellë frytet e mundimit tuaj.

Akrepi

Ndikimi i Hënës nuk do të jetë aspak i favorshëm dhe do ju pengojë në ndjekjen e instinktit tuaj. Mbani parasysh idetë lidhur me një histori që keni përzemër. Ata që janë vetëm, duhet të kenë më shumë besim lidhur me njohjet e reja. Sa i takon punës, do të keni një mijë projekte ndërmend për të mbyllur, por rrezikoni që të mos përfundoni asnjë.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite nuk do të mungojnë tensionet në familje por edhe me partnerin/en. Fati do ju ndihmojë që ti zgjidhni më së miri. Megjithatë parashikohet që të jetë një ditë e mbushur me qetësi dhe ekuilibër për çiftet, shkruan noa.al. Humori nuk është ndër më të mirët për ata që janë vetëm, ndaj do të ishte më mirë që të shkëputeshit nga çdo gjë. Në punë çdo gjë do të shkojë më së miri, ku do të jeni në harmoni të plotë me kolegët.

Bricjapi

Shijojeni këtë moment qetësie në dashuri. Organizoni diçka speciale për të kaluar një mbrëmje romantike me njeriun tuaj të zemrës. Ata që janë vetëm do të kenë një jetë tejet aktive dhe me njohje të reja. Në punë do të jeni shumë të gatshëm për të bashkëpunuar me kolegët dhe për të nxjerrë anët tuaja më të mira.

Ujori

Nën ndikimin e Diellit dhe Neptunit, kjo ditë do të favorizojë dashurinë. Ata që janë vetëm do të jenë të mbushur me dëshirë për të dashuruar, ndërkohë që parashikohen takime të shumta. Në punë parashikohet të ketë disa tensione të cilat rrezikojnë që t’iu nervozojnë.

Peshqit

Humori i keq dhe tensionet do të dominojnë jetën në çift të të lindurve të kësaj shenje. Mos u habisni nëse gjatë kësaj dite, partneri/ja të shohë vetëm rehatinë e vetë, pa iu marrë parasysh. Para se të brengoseni, bëni diçka për të thyer akullin. Dielli dhe Neptuni do të kenë ndikim negativ në shenjën tuaj gjatë kësaj dite. Prisni momente më të mira për të investuar.

The post Horoskopi ditor, e Martë 22 Tetor 2024 appeared first on iconstyle.al.

❌
❌