Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

A do tërhiqet nga mandati që të hyjë Meta në parlament? Përgjigjet Tedi Blushi

16 May 2025 at 17:32

Partia Demokratike po zhvillon këtë të premte një protestë, e cila ishte paralajmëruar para disa ditësh nga lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Protesta po zhvillohet në të njëjtën kohë kur në Tiranë po mbahet edhe Samiti i VI i Komunitetit Politik Europian. Policia nuk e ka lejuar zhvillimin e kësaj protestë brenda perimetrit të sigurisë së vendosur për mbarëvajtjen e Samitit, ndaj protesta po mbahet në kryqëzimin pranë Ministrisë së Drejtësisë.

I pranishëm në protestë ka qenë edhe deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. I pyetur nga gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha, nëse Tedi Blushi do tërhiqet nga mandati i tij duke bërë që ky mandat deputeti ti kalojë kreut të PL-së Ilir Metës, Blushi u përgjigj:

“Ju lutem të respektojmë protestën e qytetarëve për lirinë e votës. Të jeni të sigurt që Tedi Blushi dhe struktura e Partisë së Lirisë nuk kanë punuar asnjë ditë kundër Ilir Metës. Këtë pyetje duhet t’ia bëni atyre që kanë punuar ditë e natë kundër Ilir Metës. Ju e dini kush fshihet mbrapa, në kohën e duhur do i keni edhe këto përgjigje”,-tha sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë.

The post A do tërhiqet nga mandati që të hyjë Meta në parlament? Përgjigjet Tedi Blushi appeared first on Euronews Albania.

Protesta e opozitës: Policia pozicionohet në terren, blindon Ministrinë e Drejtësisë

16 May 2025 at 16:26

Pas pak, rreth orës 17:00, pritet të nisë protesta e opozitës pranë ministrisë së Drejtësisë, në kryqëzimin e Bulevardit Zogu I me rrugën Fortuzi.

Protesta e thirrur nga kreu i PD-së Sali Berisha mbahet paralelisht me punimet e Samitit të Komunitetit Politik Europian në qendër të Tiranës, ku janë mbledhur gjithë liderët e Europës.

Ndërkohë në zonën e Ministrisë së Drejtësisë ka prani të forcave policore, të angazhuar për mbarëvajtjen e protestës, si dhe janë vendosur kangjella për moslejimin e kalimit nga ministria e Drejtësisë për në qendër.

Berisha e thirri këtë protestë pas rezultatit në zgjedhje ku humbi përballë PS-së së Edi Ramës, pasi sipas tij këto votime ishin farsë elektorale, të manipuluara. Berisha ka si qëllim të ndërgjegjësojë liderët e Europës për mënyrën si Edi Rama zhvillon zgjedhje në Shqipëri.

The post Protesta e opozitës: Policia pozicionohet në terren, blindon Ministrinë e Drejtësisë appeared first on Sot News | Lajme.

Protesta e opozitës, VOA: Berisha thirrje për bashkim para zgjedhjeve! Lufta e brendshme ka prodhuar një fragmentarizim të PD-së

8 February 2025 at 21:45
Në Shqipëri, opozita iu rikthye të shtunën pasdite protestave, por duke u mbledhur, në ndryshime nga më parë, vetëm përpara godinës së qeverisë. Përpara disa mijëra mbështetësve të tij, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, renditi një seri akuzash ndaj kryeministrit Edi Rama dhe afera korruptive të qeverisë së tij, duke u mbështetur më së

Pas fjalimit të Berishës, mbyllet protesta e opozitës! Kreu i PD-së niset për në Romë

8 February 2025 at 18:50
Më pak se dy orë zgjati protesta kombëtare e opozitës, e cila u mbajt sot para kryeministrisë. Pas përfundimit të fjalimit të kreut të PD, qytetarët nisën të shpërndahen duke mbyllur në këtë mënyrë protestën. Ndërsa Berisha u nis për ne aeroportin “Nënë Tereza”, pasi do të udhëtojë në Romë. Nga Roma, Berisha do të

Elezi: Berisha ka humbur, nuk ka çfarë ndryshon më. Muça: Demokratët bëjnë çfarë u thotë doktori, liria ‘e vrarë’ në bulevard

By: lia rda
8 February 2025 at 17:46

Ndërkohë, që opozita ka dalë në shesh të protestojë, analisti Ibsen Elezi u shpreh se Sali Berisha ka humbur dhe nuk ka çfarë ndryshon më. Ai ka theksuar në ABC News se Berishës nuk ka për çfarë t’i duhet një shanc i ri.

“Shikoja një besim të verbër se Berisha do e ndryshoj, po jo mo nuk e ndryshon se s’ka si e ndryshon. Kështu thonë që ta provojmë dhe një herë, por çfarë ndodh… Kur një ‘lider’ paraqet mungesën e transparencës dhe çdo gjë kundër demokratëve, ky është shfazim i të gjithë kësaj skene politike”.

Ndërsa, gazetari Flogert Muça tha se demokratët bëjnë çfarë u thonë doktori. Sipas tij, liria “u vra” në boulevard dhe ishte pikërisht Berisha që e vrau si atë të medias dhe qytetarit.

“Mosha e Ibseni nuk e harron se çfarë I ka bërë votës Sali Berisha në 96 me kallash. E dyta, vota është masakruar dhe këtë e dinë të gjithë. Edi Paloka thotë se si kanë vjedhur votat për Bashën në vitin 2013. Këhstu që kjo është gjellë për militantët. Demokratët tani po I tha doktori që gomari fluturon, për ata fluturon. Doktori e ka vrarë lirinë e medias, lirinë e qytetarit, e ka masakruar në boulevard.

Arsyeja kryesore që aty nuk ka frymë dhe njerëz, është që a janë gati shqiptarët të amnistojnë Berishën, Metën dhe Mediun. Kanë shumë demokratë që janë të zhgënjyer. PD nuk është akoma gati të amnistojë Sali Berishën, për ato që ka bërë në shesh”./abcnews.al

“Opozita e mundi Bashën, e mbaroi misionin e saj”, Gazetari: Protesta është e plogësht, ja arsyet

By: lia rda
8 February 2025 at 17:24

Gazetari Flogert Muça ka komentuar protestën e opozitës, si të vakët, pasi ka kaluar orari i nisjes dhe shumë pak protestues janë mbledhur.

Në një lidhje me Skype për ABC News, ai u shpreh se protesta e opozitës këtë radhë është shumë e plogësht dhe pa entuzizëm nga protestuesit. Kjo sipas tij, pasi opozita e mbaroi misionin e saj dhe e mundi Lulzim Bashën, tani nuk ka shpresa për fitore në zgjedhje.

“Mesa duket demokratët nuk e kanë marrë me shumë zjarr protestën. Ata duhet të ishin aty për të pritur doktorin. Më bën përshtypje plogështia e protestës, që është e mefshtë. Faret se kujur do ja lëri fajin doktorin.

Kjo protesët nuk ka entuziazëm. Demokratët e fituan betejën e tyre, e mundën Lulzim bashën dhe ia dorëzuan partinë Berishën. Tani duan të mundin Edi Rama. Por besimi për një fitore të mundshme të demokratëve është pothuajse zero, me sa kemi dëgjuar nëpër tavolina.

Ka efektivë policie, operatorë, civilë, ka kureshtarë, por dallga më e madhe e protestuesve nuk është. Teksa presim, gjasat janë që të jetë një protestë si gjithë të tjerat me një pjesë të vogël në shesh”, tha gazetari./abcnews.al

Protesta e radhës (e Berishës)/ Opozitarët protestojnë para Kryeministrisë, situata në selinë blu, e qetë

By: lia rda
8 February 2025 at 17:10

Gazetari Andon Kello ka raportuar live nga selia blu në pritje të fillimit të protestës së opozitës.

“Në pritje të fillimit të protestës, edhe pse duket se do të nis me vonesë siç ka nisur gjithmonë. Demokratët janë në pritje të krydemokratit Sali Berisha, I cili do udhëheq protestën, që do filloi nga selia blu.

Kjo protestë është thirrur dhe ka marrë shkas disa akuza nga ish zv. Kryeministri Arben Ahmetaj, të cilat janë hedhur poshtë nga kryeministri Edi Rama”, tha ai.

Kjo protestë pritet të zgjasë deri në orën 20:00, pasi Berisha do të niset në Itali, ku do të startojë fushatën elektorale.

Ndërkohë, pritet të mbajë fjalim përmes një videomesazhi dhe Ilir Meta nga qelia.

Kjo protestë pritet të ketë shumë pak deputet, pasi ndodhen jashtë vendin, si në Britaninë e Madhe./abcnews.al

“Sali Berisha ne krah të Donald Trump”: Pankartat e veçanta në tubimin e opozitës

By: E.K
8 February 2025 at 17:26

Përkrahësit e opozitës janë mbledhur pasditen e sotme në  protestën kombetare kundër qeverisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë. Protestuesit nga i gjithë vendi janë bërë bashkë fillimisht në selinë blu me pankarta në duar, për të marshuar drejt kryeministrisë. Demokratët janë fotografuar me flamurin e PD-së në duar, ndërsa nuk kanë munguar as pankarat e […]

The post “Sali Berisha ne krah të Donald Trump”: Pankartat e veçanta në tubimin e opozitës appeared first on FaxWeb.

Protesta e opozitës/ Shtohen masat e sigurisë, forca të shumta policie edhe në hyrje të Kuvendit

By: E.K
8 February 2025 at 16:06

Policia e Shtetit ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubime, si dhe mbrojtjen e pronës publike dhe private. Në zbatim të këtyre masave, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, ditën e sotme do të kufizohet lëvizja në disa […]

The post Protesta e opozitës/ Shtohen masat e sigurisë, forca të shumta policie edhe në hyrje të Kuvendit appeared first on FaxWeb.

Protesta e opozitës/ Meta: Ju ftoj të shpëtojmë Atdheun nga zhbërja, në këmbë deri në largimin përfundimtar të këtij regjimi

By: V K
8 February 2025 at 14:11

Këtë të shtunë, përmes një reagimi në “Facebook”, presidenti i PL-së, Ilir Meta, nga qelia, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në tubimin e opozitës para Kryeministrisë.

“Ju ftoj të gjithëve të bashkohemi sot, në ora 17:00 në protestën kombëtare kundër Narkoshtetit, armikut më të egër të lirive dhe të drejtave tuaja, që ka vjedhur në mënyrë të pamëshirë dhe ka përzënë nga vendi përmes një axhende antikombëtare shpopullimi mbi 1 milion shqiptarë”, shkruan Meta në një postim në FB.

Meta shkruan se “ky regjim mizor u ka vrarë shpresat dhe u ka vjedhur ëndrrat të rinjve”, që do të jenë sot në këmbë!

Ndërsa shtoi se “E gjithë Shqipëria do të jetë sot në këmbë deri në largimin përfundimtar të këtij regjimi mafioz dhe të korruptuar në çdo qelizë”.

Reagimi i plotë:

Të dashur shqiptarë të ndershëm dhe patriotë,

Ju ftoj të gjithëve të bashkohemi sot, në ora 17:00 në protestën kombëtare kundër Narkoshtetit, armikut më të egër të lirive dhe të drejtave tuaja, që ka vjedhur në mënyrë të pamëshirë dhe ka përzënë nga vendi përmes një axhende antikombëtare shpopullimi mbi 1 milion shqiptarë.

Të rinjtë dhe të rejat, që ky regjim mizor u ka vrarë shpresat dhe u ka vjedhur ëndrrat do të jenë sot në këmbë!

Sot është dita të protestojmë për moszbardhjen e vrasjes së 18-vjeçarit Martin Cani, ëndrrat e të cilit u këputën në oborrin e shkollës “Fan Noli” në zemër të Tiranës, në mënyrë që të mos kemi të tilla tragjedi në të ardhmen dhe fëmijët tanë të rriten jo vetëm të mirëarsimuar por edhe të sigurt në Atdheun e tyre.

Pensionistët, që aq shumë kanë kontribuar për vendin dhe që sot janë më të varfër se në 2013, të vjedhur, të përbuzur dhe të përjashtuar kanë shumë arsye pse do të bashkohen sonte me ne.

Fermerët shqiptarë, nga Kardhiqi ku protestojnë tani dhe deri në Vermosh, që mundin dhe sakrificat i hedhin në kanal, fondet e të cilëve përfundojnë te inceneratorët që nuk ekzistojnë, do të protestojnë sot me ne edhe për shfarosjen blegtorisë edhe për shkretimin e bujqësisë.

Mësuesit, pedagogët, mjekët e infermierët, me pagat më mizerabël në rajon do të bashkohet me ne!

Protestojmë sot për të shpëtuar Atdheun nga zhbërja, për të shpëtuar familjen shqiptare dhe fjalët e shenjta Nënë dhe Babë nga “Prindi 1” dhe “Prindi 2”, për t’u mobilizuar për largimin e Kryetarit të Organizatës që për të vjedhur pushtet shet sovranitet, për t’i dhënë fund modelit të narkoekonomisë bazuar në pasurimin e një pakice nëpërmjet industrisë së pastrimit të parave dhe për t’i hapur rrugën një modeli të ri ekonomik që mbështet prodhuesit vendas dhe e shndërron Shqipërinë në fuqi eksportuese në rajon.

Protestojmë sot për të rikthyer qetësinë në familjet shqiptare, qetësi që është kërcënuar rëndë nga rrugaçëria e mbrojtur nga Narkoqeveria.

Protestojmë për votën e lirë dhe pa kërcënimet e narkopatronazhistëve dhe Narkoqeverisë.

Protestojmë për jetën dhe shëndetin e kërcënuar nga betoni i kullave.

E gjithë Shqipëria do të jetë sot në këmbë deri në largimin përfundimtar të këtij regjimi mafioz dhe të korruptuar në çdo qelizë.

The post Protesta e opozitës/ Meta: Ju ftoj të shpëtojmë Atdheun nga zhbërja, në këmbë deri në largimin përfundimtar të këtij regjimi appeared first on Albeu.com.

Protesta e opozitës/ Shtohen masat e sigurisë, forca të shumta policie edhe në hyrje të Kuvendit

8 February 2025 at 15:55
Policia ka shtuar masat e sigurisë për shkak të protestës së opozitës, e cila do të zhvillohet sot në orën 17:00. Siç shihet edhe në këto pamje, forcat e policisë janë shtuar në numër dhe janë vendosur në hyrje të Kuvendit. Kujtojme ë Policia e Shtetit ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit

Protesta e opozitës, Policia: Kufizohet lëvizja e mjeteve në disa akse

8 February 2025 at 09:44

TIRANË, 8 shkurt /ATSH/ Opozita do të zhvillojë sot protestën e paralajmëruar në Tiranë.

Protesta do të nisë nga ora 17:00 deri në orën 20:00 dhe do të zhvillohet përpara kryeministrisë.

Policia e Shtetit bën me dije se ka njoftuar Partinë Demokratike se në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubime, si dhe mbrojtjen e pronës publike dhe private.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, në zbatim të këtyre masave, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, ditën e sotme do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore.

Nga ora 10:00, nuk do të lejohen të parkohen automjetet në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Gjithashtu, nga ora 14:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Policia e Shtetit bën me dije se në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore.

“Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Shtetit ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative”, thuhet në njoftim.

Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

/r.e/

The post Protesta e opozitës, Policia: Kufizohet lëvizja e mjeteve në disa akse appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tension te Bashkia e Tiranës, përplasje mes qytetarëve dhe protestuesve

24 January 2025 at 11:21

Me tensione nis edhe protesta e radhës e opozitës para Bashkisë Tiranë.

Njësoj si herët e kaluara pak pas orës 11:00 qytetarët kanë nisur të bllokojnë rrugën, por pa u ndaluar kalimi i automjeteve.

Bllokimi i rrugës ka agravuar situatën ku nga një autobus kanë dalë qytetarët dhe janë përplasur me simpatizantët e PD, shkruan A2 CNN. Është dashur ndërhyrja e policisë dhe e zyrtarëve të PD për të qetësuar situatën. /Telegrafi/

The post Tension te Bashkia e Tiranës, përplasje mes qytetarëve dhe protestuesve appeared first on Telegrafi.

Berisha pritet të paraqitet sot në SPAK, PD organizon protest para godinës

6 January 2025 at 08:03

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha do të paraqitet ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme SPAK, pas vendimit të Apelit të Gjykatës së Posaçme GJKKO që vendosi ndaj tij masën ‘detyrim paraqitje’.

Kjo masë nuk është pritur mirë nga drejtuesit e Partisë Demokratike të cilët pritet të mbajnë një protestë përpara godinës së Prokurorisë së Posaçme gjatë kohës kur Berisha të jetë aty.

PD u ka dërguar strukturave një njoftim përmes mesazheve në celular, ku i kërkohet pjesëmarrja në protestë.

“Të dashur miq. Ditën e Hënë, në orën 9:30, të mobilizojmë të gjithë strukturat e degëve për të protestuar përpara SKAP- it, si vegël në duart e Ramës për të përndjekur kundërshtarët politik. Do jemi aty në mbështetje të të drejtës, të ligjit dhe të vërtetës, që është në anën e kryetarit të PD, Prof. Dr. Sali Berisha. Në orën 9:30 përpara selisë së SKAP-it. Faleminderit!”, thuhet në njoftimin e PD drejtuar strukturave.

The post Berisha pritet të paraqitet sot në SPAK, PD organizon protest para godinës appeared first on Telegrafi.

“Opozita duhet të bllokojë kryeministrinë,jo t’u nxijë jetën qytetarëve”,Kulluri kritikon protestën e PD:Ata nuk janë..

24 December 2024 at 18:58

Në një emision televiziv u komentua protesta e Partisë Demokratike një ditë më parë, ku një grusht militantësh bllokuan 5 kryqëzimet kryesore, duke lënë qytetarët në trafik. Edvin Kulluri thotë se pjesëmarrja ishte një turp. Ai thekson PD nuk përfaqëson më elektoratin e djathtë, por disa militantë të Berishës.

Nuk është mosbindje civile kjo që po ndodh, protesta me 1 mijë veta nga gjithë Shqipëria është për trup. Anëtarët e kryesisë së dhe së PD çereku nuk dalin. Nëse do gënjejnë veten e të thonë po bëjmë revolucion virtual kjo është botë tjetër. Do Rama, i lë aty, se marr vesh si marrin guxim bëjnë protesta më kaq njerëz. Nuk ka të çmendur që dorëzohet, këto vendime që merren janë absurde. Marrin nga 10 veta me vete, kjo nuk është PD, nuk përfaqëson më elektoratin e djathtë, por militantët me besnikë të Berishës.

Ish-kreu i PD në Kukës, Ibsen Elezi thotë se me këtë pjesëmarrje, opozita e ka të vështirë të bëjë protesta sepse janë tallje. Sipas tij, duhet të bllokojnë godinën e narko shtetit, siç ata quajnë kryeministrinë dhe jo tu nxinë jetën qytetarëve.
E kemi bllokuar neve në 2018 rrugën dhe dogjëm traun, por sepse kishte lidhje me objektin. Fatmir Xhafa ka arrestuar mbrëmë në mënyrë fashiste 30 protestues. Pse nuk i nxin jetën Edi Ramës, po u nxin jetën qytetarëve. Nëse këta nuk realizojnë dot protesta të fuqishme, të ngihej të krye dhe t’i mbështesë populli, e ka të vështirë të bëjë protesta. Këto protesta vetëm i ulin imazhin. Nëse këta nuk arrijnë të bllokojnë godinën e narko shtetit, këto janë protesta tallje, të arrisësh të mërzisësh njerëzit e të thuash hajd se një dreq janë të gjithë.

Nga ana tjetër, sipas deputetit demokrat, Saimi Korreshi objektivin e protestës e arritën duke bllokuar 5 nyjat kryesore, ndërsa për deputetin Agron Gjekmarkaj thotë se është në gjendje të mirë shëndetësore. Ky i fundit nuk u ndje mirë dhe humbi ndjenjat gjatë protestës, por PD pretendoi se është dhunuar nga policia.

“Gjekmarkaj më ka thënë që jam duke u rikuperuar dhe është shumë mirë. Këta njerëz ishin në të drejtën e tyre Kushtetuese, e treta janë hallexhinj, kanë ardhur aty për hall. Kur sheh q ëtë kanos polica, të shtyn, që nuk pyet as për deputetë, femra apo meshkuj, as për njerëz të thjeshtë.

Me atë shi që ishte dje, të mbash një protestë, paskemi qenë heronj që arritëm objektivin të bllokojmë ato 5 pika për 3 orë. Të marrin masa për të devijuar trafikun. Qëllimi u arrit me 1 apo 2 milionë persona, ajo çafër kishte opozita mosbindje civile të këtyre pikave, ia arriti dje. Ne s’do të bëjmë protesta me panetone dhe shampanjë”, tha Korreshi.

The post “Opozita duhet të bllokojë kryeministrinë,jo t’u nxijë jetën qytetarëve”,Kulluri kritikon protestën e PD:Ata nuk janë.. appeared first on Sot News | Lajme.

Berisha: Mosbindja civile ka tmerruar qeverinë

24 December 2024 at 14:04

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një deklaratë për mediet sot nga selia blu, tha se mosbindja civile e opozitës ditën e djeshme “çliroi kryeqytetin për tre orë nga kthetrat e narkoshtetit”.

Berisha falënderoi qytetarët që morën pjesë në protestë, ndërsa tha se dje u panë “shfaqje nga më të shëmtuara dhe nga më qesharaket nga mashtrues të paguar dhe kriminelë me uniformë”.

“Narkoshteti mbrëmë përdori mashtrues ordinerë, halucinantë që shohin gra imagjinare shtatzëna që lindin në autobusë, mashtrim ky vulgar i përsëritur sa herë opozita zhvillon aksionin e saj. Narkoshteti mbrëmë përdori patronazhistë qesharakë që indinjoheshin se u bllokuan rrugët e kryeqytetit tre orë, ndërkohë që çdo ditë, në kohë të caktuar, rrugët janë të bllokuara disa orë për shkak të Lal Vjedhësit dhe çrregullimit të madh të trafikut”, tha Berisha.

Kryedemokrati po ashtu përsëriti sërish se Policia goditi nënkryetarin e parlamentit dhe nënkryetarin e PD, Agron Gjekmarkaj, duke e bërë atë për spital.

“Narkoshteti mbrëmë, i tmerruar, lëshoi nëpër studio altoparlantët dhe papagajtë e tij, opozitarët e opozitës për të deklaruar në panik se mosbindja civile nuk pati rezultate”, tha Berisha më tej.

Kreu i PD-së shtoi se “prej këtyre mosbindjeve civile që ne kemi zhvilluar periodikisht, prej aksionit të parlamentit që kemi bërë gjatë vitit, prej protestave të përjavshme tek bashkia e Tiranës, prej qëndresës në 333 ditë në Rrugën e Shpresës, demokratet dhe demokratët kanë realizuar para Shqipërisë dhe shqiptarëve të pamundshmen dhe kjo ka terrorizuar, ka tmerruar qeverinë dhe opozitarët e opozitës”.

Sakaq Berisha u shpreh i bindur se Partia Demokratike më 11 maj do të firmosë rotacionin e pushtetit dhe fitoren e opozitës në Shqipëri.

“Vetëm falë mosbindjes civile ne e rikthyem flamurin e PD. Vetëm falë mosbindjes civile është arritur të mbrojmë votën e shqiptarëve me tre rezoluta ndërkombëtare që kanë dënuar narkoqeverinë e Tiranës.

Në këtë listë të sukseseve, së shpejti do realizojmë qeverinë teknike si një sukses i radhës i opozitës shqiptare dhe si një dëshmi e radhës për papagajtë e qeverisë dhe opozitarët e opozitarëve, se ato që duken të pamundura për ta, PD i bën plotësisht të mundshme.

Po kështu duhet të siguroj shqiptarët se PD në këtë përpjekje, më 11 maj do të firmosë së bashku me partitë opozitare, rotacionin e pushtetit dhe fitoren e opozitës në Shqipëri”, tha Berisha.

/r.e/

The post Berisha: Mosbindja civile ka tmerruar qeverinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bllokimi i rrugëve, procedohen disa deputetë/ Dhuna në protestën e PD, policia arreston 7 persona

By: lia rda
24 December 2024 at 10:22

Policia e Shtetit ka proceduar 40 deputetët e opozitës pas protestës që u zhvillua mbrëmjen e së hënës. Sakaq, janë arrestuar dhe 7 persona për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

Tubuesit kanë kundërshtuar forcërisht punonjësit e Policisë në detyrë, si dhe nuk iu janë bindur urdhrave të tyre, për lirim të akseve rrugore.

Njoftimi i Policisë:

Në lidhje me tubimet e organizuara ditën e djeshme, nga përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë, në disa akse rrugore dhe pika lidhëse të kryeqytetit, informojmë se Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe komisariatet në varësi të saj kanë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale, për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që kryen paligjshmëri gjatë tubimeve. Në përfundim të këtyre veprimeve:

-U arrestuan në flagrancë shtetasit R. B., 27 vjeç, A. H., 21 vjeç, J. Ç., 27 vjeç, A. C., 25 vjeç, G. S., 55 vjeç, V. Gj., 59 vjeç dhe Ç. K., 31 vjeç, si dhe u proceduan penalisht, në gjendje të lirë, 21 shtetas, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”;

-U proceduan penalisht, në gjendje të lirë, shtetasit F. N., A. Q., Ç. Gj., I. K., A. M., Xh. M., T. A., A. P., E. E., L. H., I. K., S. J., A. K., A. V., O. B., F. H., A. U., P. D., A. Gj., E. H., L. M., R. L., G. S., D. M., Sh. M., A. M., A. M., A. K., A. A., M. G., A. H., T. B., A. P., G. B., L. B., F. M., L. G., S. K., E. Xh. dhe I. Zh., me detyra deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe/ose përfaqësues të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Partisë Republikane ose Partisë së Lirisë, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se gjatë tubimeve të organizuara ditën e djeshme, deputetë ose përfaqësues të subjekteve politike Partia Demokratike e Shqipërisë, Partia Republikane dhe Partia e Lirisë iu kanë bërë thirrje tubuesve, që së bashku me ta, të bllokonin akset rrugore, në mënyrë që mos të kishte lëvizje të mjeteve. Tubuesit kanë kundërshtuar forcërisht punonjësit e Policisë në detyrë, si dhe nuk iu janë bindur urdhrave të tyre, për lirim të akseve rrugore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

Protesta e opozitës, 30 persona të shoqëruar në të gjitha komisariatet

23 December 2024 at 23:30

Pas protestës së opozitës të mbajtur këtë të hënë pasdite, duke bllokuar disa akse kryesore në Tiranë, raportohet se 30 protestues janë shoqëruar nga policia në të gjitha komisariatet. Prej tyre, vetëm në komisariatin nr 6 janë shoqëruar 15 persona, pjesëmarrës në protestë.

Gjatë 3 orëve që zgjati protesta kishte disa raste të shoqërimit të qytetarëve, pas përplasjeve me policinë.

Te sheshi Wilson, Zogu i Zi dhe Bashkia e Tiranës protestuesit u shpërndanë më herët pas ndërhyrjeve të vazhdueshme nga ana e policisë.

Protesta nisi në 17:00 dhe u bllokuan 5 pikat kryesore të kryeqytetit. Këtë herë protestës i printe për herë të parë Sali Berisha, pas lirimit nga arresti shtëpiak. Ai marshoi drejt shesheve të protestës duke nisur nga Rruga e Elbasanit ku ishte ndalesa e tij e parë, për të vijuar te bashkia e Tiranës, te Zogu i Zi, Pallati me Shigjeta dhe për ta përmbyllur te sheshi Wilson. Në të gjitha ndalesat kreu demokrat pati nga një prononcim për mediat, ku fokusi ishte te qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira.

Ndërsa te Pallati me Shigjeta dhe Rruga e Elbasanit qarkullimi u mbajt i bllokuar deri në orën 20.00. Ra në sy përplasja e nënkryetarit të PD, Agron Gjekmarkaj me Policinë te Pallati me Shigjeta i cili për pasojë humbi ndjenjat dhe u dërgua te Spitali i Traumës për kujdes mjekësor, shkruan A2 CNN.

Berisha dhe Noka akuzuan Policinë se ushtroi dhunë ndaj nënkryetarit të Kuvendit, duke e cilësuar këtë një akt të paprecedentë dhune që do të mbajnë përgjegjësi urdhëruesit dhe zbatuesit e saj. Ndërsa Policia e Tiranës hodhi poshtë akuzat e Sali Berishës dhe Flamur Nokës se nënkryetari i Parlamentit Agron Gjekmarkaj është goditur prej disa efektivëve gjatë protestës së të hënës.

Vetë Agron Gjekmarkaj nga spitali reagoi duke akuzuar policinë se ushtroi dhunë. “Më ushtruan presion në gjoks dhe mbeta pa frymë”, tregoi vetë Gjekmarkaj, teksa kreu demokrat e vizitoi në spital.

Kjo është mosbindja civile e pestë e opozitës, e cila zgjati 3 orë ndërsa u zhvillua në kushte atmosferike të pafavorshme, pasi reshjet e shiut vijuan me intensitet përgjatë gjithë ditës.

The post Protesta e opozitës, 30 persona të shoqëruar në të gjitha komisariatet appeared first on Telegrafi.

“Protestat e Bashës më të forta se ato të sotme të Berishës”, Spahiu: Partia Demokratike sot është më e dobët se kurrë

23 December 2024 at 22:33

Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar një studio televizive analizoi gjendjen aktuale të Partisë Demokratike, duke e cilësuar atë si disa herë më të dobët krahasuar me periudhën kur humbi zgjedhjet e vitit 2013 me një diferencë prej 1 milion votash.

Në një deklaratë për një emision televiziv, Spahiu theksoi se PD ka kaluar nga një forcë politike me mbështetje të fuqishme ndërkombëtare dhe arritje historike, në një parti të përçarë, në konflikt me aleatët ndërkombëtarë dhe të izoluar politikisht.

“Opozita dhe PD është 5 muaj para zgjedhjeve, ajo parti i ka takuar dhe i takon Berishës. Me gjendjen e PD, 5 muaj para zgjedhjeve të 2021 dhe 5 muaj para zgjedhjeve të 2027 e 2013, duke iu referuar 3 palë zgjedhjeve që kjo parti ka humbur. PD para zgjedhjeve 2013, 2017 dhe 2021 ka qenë më e fortë se PD e vitit 2025 e 11 majit. PD e 2013 ishte një parti që kishte mbështetje të fuqishme të SHBA, kishte koalicion më të gjerë, me një sërë suksesesh për heqjen e vizave etj, bashkoi Shqipërinë me Kosovën me rrugën e kombit dhe humbi me 1 mln vota. Partia e 2025 është në konflikt me SHBA, ka liderët në hetim, s’ka koalicion dhe është e përçarë mes vetes, ka probleme me median dhe çështje të pushtetit. Ka një sërë aspektesh negative. Partia e 2017 e nënshtroi Ramën për qeveri teknike dhe zhvilloi protesta të forta, protestat e Bashës kanë qenë disa herë më masive, konsekuente, afatgjata, kanë pas më mbështetje,. Në çdo aspekt janë më të forta se këto të sotmet. Sot kanë qenë në çdo shesh të Tiranës vetëm diku nuk kanë shkuar, para kryeministrisë.

Nëse duam të kujtojmë se çdo ndodhë në 2025, nuk duhet të shohim strategjinë e Ramës por Berishës. Berisha është një lider i lexueshëm. Çdo lider futet për fitore, por çdo lider dhe sidomos Berisha me eksperiencë 34-vjeçare e di po aq sa ne rezultatin e zgjedhjeve me plus minus po aq sa ne. Berish apo ndërto një parti për në opozitë, nëse do ndërtonte parti për fitore, Rithemelimi duhej të ishte hapja e partisë një opozitë e re, një koalicion i ri. Çfarë ndodh sot, sa tiranas kishte në protestë. A po arrin të ndërtohet revoltë popullore apo është protestë strukturash partiake”, tha Spahiu.

The post “Protestat e Bashës më të forta se ato të sotme të Berishës”, Spahiu: Partia Demokratike sot është më e dobët se kurrë appeared first on Sot News | Lajme.

Protesta e opozitës/ Shkon në 30 numri i të shoqëruarve

By: lia rda
23 December 2024 at 22:09

Ka shkuar në 30 numri i personave të shoqëruar në komisariate pas protestës së opozitës. Mësohet se 16 persona janë shoqëruar vetëm te komisariati Numër 6.

Kujtojmë se protesta e PD e zhvilluar këtë të hënë në Tiranë në pesë akse kryesore të qytetit, u shoqërua nga tensionet. Opozita vendosi që të bllokojë për tre orë aksin rrugor përpara Bashkisë së Tiranës, Rrugën e Elbasanit, Sheshin Uilson, Zogun e Zi dhe Pallatin me Shigjeta.

Policia tentoi që të largojë nga rrugët protestuesit, ndërsa paralajmëroi më herët se bllokimi i akseve rrugore është vepër penale./abcnews.al

❌
❌