Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

A është PD gati për zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Berisha

4 July 2025 at 13:47

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë një konference për mediat, është pyetur nëse Partia Demokratike është gati për zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Tiranë. Ish-kryeministri u shpreh se zgjedhjet që do të zhvillohen në Tiranë “janë një farsë elektorale”.

Ai shtoi se Rama ka frikë nga revolta e shqiptarëve, që sipas Berishës, “do të vijë”.

“Rama ka frikë nga revolta e shqiptarëve, e cila do të vijë. Zgjedhjet në Tiranë dhe kudo që zhvillohen janë një farsë elektorale”, u shpreh shkurtimisht Berisha.

The post A është PD gati për zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Berisha appeared first on Sot News | Lajme.

Zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës? Zbardhen detaje nga takimi i Ramës me socialistët në selinë rozë

4 July 2025 at 11:47

Edi Rama mbërriti paraditen e kësaj të enjteje, në selinë e PS nga ku ka marrë një tufë me trëndafila të kuq për 61 vjetorin e lindjes. Kjo ditëlindje e gjeti kreun e PS në punë në një takim me deputetët e qytetit Tiranë. Ky takim është vazhdim i atij të djeshmit me drejtorët e Bashkisë Tiranë dhe deputeten e zgjedhur më 11 Maj.

Shumica e deputetëve aktualë ishin dje në sallën e Parlamentit dhe e patën të pamundur pjesëmarrjen në mbledhjen me drejtorët e bashkisë. Gazetari i TCH Muhamed Veliu, mëson se Rama ka kërkuar angazhim të deputetëve aktualë të Tiranës në mbledhjen e problemeve në çdo njësi të Tiranës. Burime nga kjo mbledhje tregojnë se Rama ka prekur edhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në bashkinë Tiranë.

“Nuk i dihet si do të shkojë kjo punë”, citohet të ketë thënë Rama.

Kjo pikëpyetje e ngritur nga Rama për mbajtjen ose jo të zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë lidhjet edhe me një zhvillim të pritshëm se çfarë do të vendosë Gjykata e Lartë për apelin e kërkuar nga Erion Veliaj. Rama dje në takimin e drejtorët e bashkisë, kërkoi bashkim forcash mes tyre dhe deputetëve të rinj e të vjetër të cilët do të ndahen me grupe pune në terren për të observuar e mbledhur problematikat e qytetarëve.

The post Zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës? Zbardhen detaje nga takimi i Ramës me socialistët në selinë rozë appeared first on Sot News | Lajme.

Hakerat nuk vodhën të dhënat/ Sulmi ndaj Bashkisë, AKSK: Përhapja u izolua në kohë

By: Rovena
1 July 2025 at 23:48

Asnjë e dhënë nuk arriti të binte në duart e hakerave. Në analizën e publikuar nga Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike vërtetohet se sulmi ndaj Bashkisë së Tiranës u krye nga Irani, ai ishte i një niveli të lartë dhe u realizua përmes teknikave të avancuara. Autoriteti thotë se në bashkëpunim me AKSHI-n dhe Policinë e Shtetit u arrit të izolohet përhapja e ndikimit në sistemet e tjera.

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë së Tiranës nuk cenoi asnjë të dhënë, duke mos e arritur qëllimin e tij për marrjen e të dhënave dhe fshirjen e serverëve.

Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike publikon analizën lidhur me sulmin ndaj bashkisë të ndodhur më 20 qershor.

Në analizën e publikuar thuhet se sulmi u krye nga Irani dhe ishte i një niveli të lartë, ai u realizua përmes teknikave të avancuara për të fshirë të dhëna dhe për të prishur sistemin operativ Windows.

Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike njofton se menjëherë pas marrjes së sinjalizimit, në bashkëpunim me AKSHI-n dhe Policinë e Shtetit, ka ndërmarrë të gjitha hapat e parashikuara duke ngritur një grup të posaçëm pune, i përbërë nga ekspertë të sigurisë kibernetike.

Ky grup nisi menjëherë punën në terren, në bashkëpunim të ngushtë me stafin teknik të Bashkisë Tiranë, dhe izoloi përhapjen e ndikimit në sistemet e tjera të ndërlidhura.

Sulmi i ndodhur më 20 qershor u mor përsipër nga rrjeti iranian i hakerave Homeland Justice, të cilët janë përgjegjës edhe për sulmin që iu bë institucioneve shqiptare online në vitin 2022. Hakerat paralajmëruan se aksioni i tyre kundër qeverisë shqiptare do të vazhdojë./abcnews.al

Bashkia e Tiranës në borxhe/ Anuela Ristani bën tender 465 MLN lekë për poltron, KPP anulon kriteret “diskriminuese”

By: V K
22 June 2025 at 14:36

Kolltuku i ri i zyrës së Anila Ristanit, merr një rrotullim pas në Komisionin e Prokurimit Publik.

Pas ankesës së një biznesi pjesëmarrës në tenderin e mobilimit të zyrës së kryetares së Bashkisë Tiranë, më 16 qershor 2025 ka ardhur vendimi i KPP.

Sipas këtij dokumenti, janë rrëzuar të gjitha kriteret diskriminuese që kishte vënë Anuela me qëllim që t’i japë lekët një kompanie të paracaktuar.

 

Operatori ekonomik “Klame” SHPK, në denoncimin e bërë më 2 qershor 2025 kërkonte modifikimin e dokumenteve të procedurës së prokurimit me objekt “Blerje pajisje dhe orendi për nevoja të institucioneve të Bashkisë Tiranë”, parashikuar për t’u zhvilluar më datë 23 qershor 2025, nga Bashkia Tiranë.

Super tenderi i mobilimit të zyrës së kryetares

Ky është një super tender, ku janë në lojë 465 milionë lekë pa llogaritur TVSH. Përse bëhet ky shpenzim?

Anuela Ristani, po heq mobiljet e Erion Veliajt nga zyrat dhe bën tender për mobilimin e selisë së Bashkisë Tiranë.

Poltron rrotullues, raft librash, tavolinë ovale si e Shtëpisë së Bardhë, kasafortë sekrete, komplete kolltuqesh, kredencë, garderobë, pasqyra për tualet dhe një listë e gjatë mobiliesh do t’ia ndryshojnë pamjen nga brenda zyrave.

Komisioni i tenderit i autorizuar nga kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, e ka ndarë prokurimin në dy lote: Loti 1: “Pajisje për zyra” dhe Loti 2: “Blerje pajisje dhe orendi për nevoja të institucioneve të Bashkisë Tiranë”. Vlera e pritshme e kontratës është 46,482,958 lekë pa TVSH, ose 473,784.09 Euro pa TVSH, e ndarë në lote: Loti 1: “Pajisje per zyra”, me fond limit 15,408,601 lekë pa tvsh; Loti i dytë – “Blerje pajisje dhe orendi për nevoja të institucioneve të Bashkisë Tiranë” me fond 31,074,357 lekë pa tvsh.

 

 

I çuditshëm është afati i sjelljes së mobiljeve që, sipas njoftimit të bashkisë, është 1 vit. Epo, duhet kohë e gjatë për të mobiluar zyrën e kryetares sipas shijeve të saj.

Jo vetëm kaq, por nga xhepat tona paguhet edhe fatura e korrupsionit gjatë procedurës së tenderit. Tashmë nga denoncimi që është bërë në KPP kemi mësuar se kriteret janë qepur për një kompani të caktuar.

Anuela kërkoi që kolltuku rrotullues të testohej jashtë shtetit, kostoja 10 mijë euro!

Në mes të ankesave, kompania “Klame” i quante kriteret “diskriminuese” dhe në shkelje të ligjit për prokurimet.

Një nga kushtet e vendosura ishte testimi i mobiljeve, i cili nuk u realizoka në Shqipëri, por jashtë vendit! Referuar faqes zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit nuk rezulton që në Shqipëri të ketë një subjekt të akredituar për Testimin e Mobilerive apo aksesorëve të tyre.

Bashkia ka anashkaluar faktin se përpara se të arrish të finalizosh një testim zyrtar si fillim duhet të prodhosh produktin, që të prodhosh produktin sipas specifikimeve të kërkuara, cili do kohën e vet, të paktën disa javë dhe muaj.

Pasi të jetë prodhuar produkti final, vijohet me hapin tjetër të nënshkrimit të një marrëveshje me Laboratorin e Certifikuar për Testimin e Mobilerive, që e ka faturën mbi 10.000 Euro.

Më tej, vijohet me dërgimin e mostrave me furgon jashtë vendit, pasi nuk rezulton të ketë laborator të akredituar në Republikën e Shqipërisë për testim mobilerish.

Pra, të bësh një testim jashtë vendit, përveç se duhet një thes me lekë, nevojiten minimalisht 3-4 muaj kohë.

“Kërkesa e bashkisë nuk i shërben qëllimit për arsye se edhe ata operator ekonomik që mund t’i kenë raportet e testimi për tavolina apo dollapë, sërish nuk i kanë në mënyrë koncize sipas përmasave dhe specifikave teknike që i duhen kësaj procedure.

Nëse ata i kanë pasur (specifikimet) atëherë i bije që këta kishin informacion paraprak për specifikimet teknike dhe këto të fundit i’u janë dhënë përpara se te publikohej procedura e prokurimit, ç’ka do të përbënte shkelje të barazisë së tenderave në kuptim të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”, shkruhet në denoncimin e kompanisë të dërguar në KPP.

Në vendimin e marrë nga KPP hidhet poshtë ky kriter, duke e quajtur “të ekzagjërurar dhe të paargumentuar”.

 

(Sipër) Ankesa e operatorit ekonomik (Poshtë) Faksimile nga vendimi i KPP

 

Një kriter tjetër që bëhet me qëllim përjashtimin e konkurrentëve në këtë tender, lidhet me tonazhin e automjeteve që do të përdoren për transportimin e mobiljeve.

Njësi e prokurimit kërkon mjete me kapacitet më shumë se 1.5 ton.

“Autoriteti kontraktor ka dështuar të argumentojë teknikisht se mjetet që mbajnë 500 apo 600 kg nuk arrijnë dot të kryejnë transportin e mallrave me sukses.

Ne e dimë se nuk ka mall që peshon me shumë se 100-200 kg, ç’ka do të thotë se kemi të bëjmë me kriter diskriminues dhe pengues për operatorët ekonomikë”, theksohet në denoncim.

 

 

Po ashtu, sipas kushteve të bashkisë, operatori ekonomik duhet të deklarojë se zotëron në pronësi ose me qira ambiente prodhimi/magazinimi jo me pak se 1000 m2.

Bizneset janë të pajisura me leje mjedisi, e cila jepet vetëm pasi janë kontrolluar ambientet ku ushtrohet aktiviteti i mobilerisë.

Prandaj kërkesa për ambientin vetëm sa shton burokracinë në ngarkimin e operatorëve ekonomik me përgatitjen e dokumentacioneve të tyre.

“Kërkojmë pezullimin e procedurës deri në shqyrtimin e plotë të ankesës”, përfundonte denoncimi.

Vendimi i KPP e detyron Bashkinë e Tiranës, që të kryejë modifikimet përpara se të vazhdojë me procedurën e prokurimit.

Ndërkohë Agjencia e Prokurimit Publik, duhet të ishte pengesa e parë për këtë lloj prokurimi dhe duhet të niste hetim admnistrativ.

Si e ka kërkuar Anuela poltronin rrotullues?

Një preventiv i larmishëm prej 58 artikujsh është vendosur si detyrë speciale para bizneseve prodhuese të mobilerive dhe tregtarëve. Kryetarja kërkon “Poltron rrotullues”. Kjo pajisje është në modë për drejtuesit.

Ky që ka porositur kryebashkiakja është me tapiceri prej lëkure ekologjike, me shpinore të lartë.

Me një mekanizëm që lejon fiksimin e pozicioneve të ndryshme të përshtatshme në ulje.

Shpinorja duhet të jetë e përshtatshme në pozicionet vertikalisht si dhe para e prapa.

Duhet të ketë krahë anësore. Të ketë përshtatëse piston me gaz për nivelimin e lartësisë. Thellësia e ulëses, e përshtatshme për përdorues të rritur.

Bazamenti duhet të jetë metalik ose plastik me 5 degëzime në formë ylli dhe me rrota sferike në ekstremet e tyre. Të plotësojë kërkesat e standardit “SH EN 1335-1:2021, SSH EN 1335-2:2018”

Më tej kërkohet tavolinë mbledhje ovale, si e Shtëpisë së Bardhë.

 

 

Etazher dhe kredencë e ulët drejtuesi. Hapja e kanateve duhet të jetë “shty dhe tërhiq”, pa doreza dhe aksesorët e përdorur të jenë cilësorë mundësisht prej metali të kromuar.

Duhet garderobë për veshje/zhveshje; Kolltuqe komplet (3+2+1) me skelet druri, stil modern dhe tapiceri me lëkurë ekologjike.

Mbushje me sfungjer cilësor. Modeli, seti, ngjyra, etj, do të përcaktohet nga kryetarja në momentin e lidhjes së kontratës;

Shpërndarës ushqimi me rrota. Ushqimi i kryetares duhet dërguar në zyrë ose në verandë, se drejtuesja nuk mund të shkojë në mensë.

Duke parë sendet e porositura, duket që kryetarja nuk pëlqen asgjë nga mobiljet e Veliajt. Madje po ndërron edhe pasqyrat e tualetit.

Xhami i pasqyrës të jetë i cilësisë së lartë, porosit kryetarja. Ngjyrat të jenë të ndryshme dhe përcaktimi i saktë i tyre do të bëhet në kushtet e lidhjes së kontratës.

Montimi sipas kërkesave të Autoritetit. “Të paketohen që të mos dëmtohen gjatë transportit, të jenë me korniza druri”, shkruhet tek specifikat.

Është porositur edhe poltron pritje dyvendësh (kolltuk dyvendësh); Raft për bibliotekën; Raft lodrash; Mobilje për kuzhinë, lavamani i inkastruar, frigoriferi, etj.

Ndërkaq, kryetarja ka edhe sekrete. Sidomos tani, që “spiunët” e SPAK-ut të tipit “Nesti Angoni” janë shtuar, duhet një kasafortë e sigurt.

Kasaforta duhet të ketë strukturë me trashësi jo më pak se 1.5 mm. Të ketë dy ndarje horizontale nga brenda, ku të krijohen tre hapësira. Dera të jetë e pajisur me dorezë dhe bravë automatike sekrete.

Bashkia në borxhe, Anuela mobilon zyrën!

Në prag të zgjedhjeve të 11 majit, shifrat e Ministrisë së Financave tregojnë se ministritë dhe bashkitë i rritën detyrimet e papaguara me 2.1 miliardë lekë (21 milionë euro).

Totali i detyrimeve të papaguara, ka arritur në 94 milionë euro nga 73 milionë euro që ishte vlera në fund të vitit 2024.

Peshën më të madhe të borxheve e ka Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me 19 milionë euro, ndjekur nga Ministria e Brendshme me 5.5 milionë euro dhe më pas Ministria e Mbrojtjes me 4 milionë euro detyrime. Kurse tek bashkitë e para është Tirana me 12 milionë euro detyrime të papaguara.

Problematika më e madhe janë investimet e palikujduara. Bashkia Tiranë është e para për borxhet për investime me 1.2 milionë euro, ndjekur nga Bashkia Cërrik me 1.1 milionë euro, detyrime të papaguara në muajt e parë të këtij viti.

Në këto kushte, ky tender është shpërdorim flagrant i fondeve publike. Për më tepër, zyrat ekzistuese janë tashmë funksionale dhe të pajisura me të gjitha nevojat logjistike.

Kujtojmë se më 11 shkurt 2025, pas arrestimit për korrupsion të Erion Veliajt, Anuela Ristani u komandua nga kryeministri Rama të drejtojë Bashkinë e Tiranës./GIJOTINA

The post Bashkia e Tiranës në borxhe/ Anuela Ristani bën tender 465 MLN lekë për poltron, KPP anulon kriteret “diskriminuese” appeared first on Albeu.com.

Sulmi ndaj faqes së bashkisë së Tiranës, AKSK: Kufizuam përhapjen në sistemet e tjera

By: user 6
20 June 2025 at 20:40

Faqja e bashkisë së Tiranës, u sulmua dhe doli jashtë funksionit këtë të premte nga rrjeti iranian i hakerave “Homeland Justice”. Lidhur me këtë ngjarje ka ardhur një reagim nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike. Sipas këtij autoriteti, sulmi kibernetik u izolua dhe se po punohet për rikthimin në funksion të sistemeve. AKSK bënë me dije se është kufizuar përhapja në sistemet e tjera të ndërlidhura.

“Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) informon opinionin publik se ditën e sotme është konstatuar një incident kibernetik që ka prekur disa prej infrastrukturave dhe sistemeve të informacionit të Bashkisë Tiranë. Nga vlerësimi paraprak, incidenti ka ndikuar në funksionimin normal të disa shërbimeve dhe aplikacioneve që administrohen nga kjo bashki.

Menjëherë pas marrjes së sinjalizimit për rastin, AKSK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka ndërmarrë të gjitha hapat e parashikuara nga procedurat operative të reagimit ndaj incidenteve, duke ngritur një grup të dedikuar pune, i përbërë nga ekspertë të sigurisë kibernetike.

Ky grup ka nisur menjëherë punën në terren në bashkëpunim të ngushtë me stafin teknik të Bashkisë Tiranë për të: Kryer analizën fillestare të komprometimit të infrastrukturës dhe identifikimin e pikave të hyrjes së sulmit; Izoluar dhe kufizuar përhapjen e ndikimit në sistemet e tjera të ndërlidhura; Ndërmarrë masat e para për rikthimin e funksionimit të sistemeve të goditura; Hartuar rekomandimet e para për përmirësimin e sigurisë dhe forcimin e mekanizmave mbrojtës në infrastrukturat përkatëse”, – thuhet në reagim.

AKSK njofton se aktualisht punonjësit e saj janë në terren, duke punuar në koordinim të plotë me autoritetet vendore, Policinë e Shtetit dhe AKSHI-n. Autoriteti dënon çdo akt që cënon infrastrukturat kritike të informacionit në Shqipëri.

“Aktualisht, punonjësit e AKSK-së janë në terren dhe në koordinim të plotë me autoritetet vendore, Policinë e Shtetit, si edhe AKSHI-n për analizën e malëare-t si edhe me institucionet përgjegjëse, për të siguruar një rikthim sa më të shpejtë dhe të sigurt të sistemeve në funksionalitet të plotë. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike dënon çdo akt që cënon infrastrukturat kritike të informacionit dhe mbetet i përkushtuar në garantimin e integritetit, konfidencialitetit dhe disponueshmërisë së sistemeve të teknologjisë së informacionit në Republikën e Shqipërisë” – thuhet në reagim.

Rrjeti iranian i hakerave “Homeland Justice” pranoi se fshihet pas sulmit në një postim në aplikacionin “Telegram”, duke e lidhur me mbështetjen që qeveria shqiptare i jep muxhahedinëve, organizatës që lufton regjimin laiko-autoritar të Teheranit dhe që është strehuar prej vitit 2013 në selinë e saj në Manzë të Durrësit. Për shkak të këtij sulmi në faqen e Bashkisë së Tiranës u pezullua shërbimi i regjistrimit të fëmijëve në kopshte dhe çerdhe, një proces që duhej të përfundonte më 22 qershor. /LAPSI.al

The post Sulmi ndaj faqes së bashkisë së Tiranës, AKSK: Kufizuam përhapjen në sistemet e tjera appeared first on Lapsi.al.

Hakerat sulmojnë faqen e bashkisë së Tiranës, “Homeland Justic” publikon mesazhin

By: user 11
20 June 2025 at 11:05

Grupi i njohur i hakerëve “Homeland Justice” ka marrë përgjegjësinë për një sulm kibernetik ndaj bashkisë së Tiranës, duke pretenduar se kanë ndërprerë funksionimin e faqes zyrtare, kanë nxjerrë të dhëna të ndjeshme dhe kanë fshirë të gjithë serverët.

Në një postim të publikuar në kanalin e tyre në Telegram, hakerat shprehen: “Të gjitha këto aktivitete janë kryer nga bashkia e Tiranës, sot ata po ndëshkohen për veprimet e tyre. Ne kemi rrëzuar web-in, kemi marrë të dhënat dhe kemi fshirë serverët.”

Postimi shoqërohet me pamje të faqes zyrtare të bashkisë së Tiranës para dhe pas ndërhyrjes, ku në versionin “pas sulmit” shfaqet një ekran bosh me efekt të dëmtimit grafik.

The post Hakerat sulmojnë faqen e bashkisë së Tiranës, “Homeland Justic” publikon mesazhin appeared first on Lapsi.al.

Bushati: PD të mos marrë pjesë në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, i ka të humbura!

18 June 2025 at 22:07

Analisti Andi Bushati tha në MCN se opozita nuk duhet të hyjë në zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, në rast se ato mbahen të parakohshme për shkak të burgosjes së Erion Veliaj, pasi sipas tij e ka garën të humbur. Bushati tha se episodet për parregullësi në votimet e 11 majit që dalin […]

The post Bushati: PD të mos marrë pjesë në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, i ka të humbura! appeared first on BoldNews.al.

“Rama mban Lalin në detyrë për interesa politike”, Shehaj: Skandal që Veliaj vijon të jetë kryebashkiak nga qelia

16 June 2025 at 21:56

Agron Shehaj, kryetar i Partisë Mundësia, thotë se duhet të ketë zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, duke e quajtur një skandal faktin që Veliaj vijon të të jetë kryebashkiak nga qelia e paraburgimit.

I ftuar në një emision televziv, Shehaj deklaroi se opozita duhet të përgatitet për zgjedhje dhe se një kandidat i përbashkët dhe jo nga një parti politike, do të krijonte premisa për sukses në këto zgjedhje.

Biseda: 

Agron Shehaj: Propozimi im është i thjeshtë, një kandidat jo politik është dikush që nuk vjen nga rradhët e një partie politike. Është e çuditshme se si kryetari aktual i Bashkisë është në burg dhe nuk është shkarkuar. Ka shumë gjasa të kemi zgjedhje të parakohshme për Tiranën. Duke parë rezultatet e 11 majit, Rama ka gjasa ta zëvendësojë një shërbëtor me një tejtër.
Çfarë mund të bëjmë ne që Rama të mos rifitojë sërish zgjedhjet? Ne mund të zgjedhim një kandidat jo partiak, në këtë kuptim mendoj se edhe Berisha e ka të qartë se çfarë dua të them. Mund të fitojmë votat e partive opozitare, por edhe atyre që mund të mos kenë votuar partitë opozitare. Ky është një shans për ti hequr Ramës Bashkinë e Tiranës, me një kandidat të papërfolur, që bën kontrast me kandidatët e Edi Ramës. Më kanë pyetur për emrat, por mendoj se ka rëndësi profili dhe të mos jetë kandidat i një partie poliitke, përfshirë edhe PD-së. E pamë që nëse nuk dalim me një kandidat që bën kontrast…

Ylli Rakipi: O Agron ai (Berisha) nuk bën dot zap të “varurit”, jo më të pavarurit që kërkon ti…

Preç Zogaj: Ne nuk dimë a do të ketë zgjedhje, se peshku në det, tigani në zjarr… Veliaj nuk është shkarkuar akoma. Ideja është e re. Është ide e përdorur në botë, është për tu marrë në konsideratë, por ka një problem, sepse kriza e opozitës është kaq e madhe sa është përtej ideve të bukura…

Ylli Rakipi: Për Alimehmetin çfarë mendimi ke ti Agron?

Agron Shehaj: Kandidimi i një figure të rëndësishme për kryetar bashkie, mendoj se është ide e mirë, sepse është e vetmja mundësi që kemi për ti hequr Ramës duart nga Bashkia e Tiranës.

Klodiana Lala: Flasim në situatë hipotetike sepse Veliaj është në detyrë

Agron Shehaj: Jeni dakord që kjo është anomali? Do të ishte skandal. Vendimi për shkarkimin e Veliajt është i vonuar, në asnjë vend të botës, nuk do të ndodhte që kur një kryetar bashkie është në burg, ti mbahet vendi aty.

Klodiana Lala: Ligji është i paqartë në këtë pikë dhe qeveria po e shfrytëzon.

Agron Shehaj: Po flas politikisht. Një krytar bashkie me hije kaq të fortë…

Klodiana Lala: Rama po shfrytëzon ligjin për të qëndruar në këtë situatë. Po të dojë Rama e shkarkon për një minutë.
Zoti Shehaj, keni artikuluar një ide për një kandidat që të jetë apolitik dhe të vijë nga shoqëria civile. Nuk i trembeni faktit që Rama mund t’ju kundërpërgjigjet me një kandidaturë të ngjashme?

Agron Shehaj: Ne na akuzojnë që nuk jemi gati dhe i lëmë gjërat për moment të fundit. Unë po bëj një propozim. Uroj të ketë zgjedhje sa më shpejt. Pastaj se ç’bën Rama… Unë them, sido që të jetë, këdo të zgjedhë Rama, ne kemi mundësinë të dalim përballë kandidatit të Ramës, me një kandidat që ta mbështesim të gjithë.

Enton Abilekaj: Ka dy momente që mund ti interesojnë Ramës. E para, Rama nëse opozita hyn në zgjedhjet e pjesshme lokale, do ti interesonte shumë për tu ndalur kontestimi i 11 majit. Nëse opozita hyn në zgjedhje, 11 maji quhet i mbyllur. E dyta, nëse ka betejë të heshtur, Rama-Veliaj, shpallja e zgjedhjeve, ti vijë për shtat Ramës për të shkarkuar Veliajn sa më shpejt. Pra Ramës i intereson propozimi.

Agron Shehaj: Nuk më duket sikur Rama është në vështirësi, sepse i duhet shkak për të shkarkuar Veliajn, ai e ka treguar se i ka shkarkuar edhe brenda ditës. Ai është në kushtet kur duhet të justifikojë pse nuk e ka shkarkuar akoma. Pastaj, mundësisë për mos-pjesëmarrje në zgjedhje, mendoj se gabimi më i madh ka qenë djegia e mandateve dhe mos-pjesëmarrja në zgjedhje. Këta që kanë qenë partizanë të këtyre qëndrimeve, u zhdukën.

 

 

The post “Rama mban Lalin në detyrë për interesa politike”, Shehaj: Skandal që Veliaj vijon të jetë kryebashkiak nga qelia appeared first on Sot News | Lajme.

Bashkia e Tiranës propozon ulje 50% të taksave për gratë kryefamiljare me 3 fëmijë, ja çfarë parashikon paketa e re

16 June 2025 at 09:45

Bashkia e Tiranës ka propozuar një paketë të re masash për ulje dhe përjashtime nga taksat dhe tarifat vendore në përkrahje të shtresave në nevojë. Në paketën e masave propozohet ulje 50% e taksës për infrastrukturën arsimore dhe tarifën e pastrimit për bizneset e drejtuara nga gratë kryefamiljarë me më shumë se 3 fëmijë apo përjashtim prej tyre për shoqatat e krijuara nga pensionistë dhe persona me aftësi të kufizuara.

Masat janë propozuar përmes projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.158, datë 26.12.2019, të Këshillit Bashkiak, “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës”, të ndryshuar që para shqyrtimit për miratim do të publikohet edhe për konsultim publik. Konkretisht në projektvendim propozohet mbështetje për gratë kryefamiljare me tre ose më shumë fëmijë. Për këtë kategori është propozuar që subjektet e krijuara prej tyre të përfitojnë: 50% ulje të taksës së përkohshme për infrastrukturën arsimore dhe 50% ulje të tarifës së pastrimit.

“Do të lehtësohen nga taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore, në masën 50% bizneset e krijuara nga gra kryefamiljare që kanë tre ose më shume fëmijë, vetëm pas depozitimit të certifikatës familjare dhe ekstraktit historik të regjistrit tregtar me të dhënat e subjektit, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore”, theksohet në relacion.

Propozohet po ashtu edhe përjashtim nga taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore dhe tarifa e pastrimit për shoqatat e pensionistëve dhe personave me aftësi të kufizuara (PAK). Sipas relacionit të projektvendimit përfitimi do të bëhet efektiv pas dorëzimit të dokumentacionit ligjor që vërteton përbërjen e shoqatës.

“Për të përfituar nga ky përjashtim përfaqësuesi juridik i shoqatës depoziton pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore, vendimin e gjykatës nëpërmjet së cilit është regjistruar shoqata dhe dokumentin shoqërues që vërteton statusin e pensionistit apo të personit me aftësi të kufizuara sipas rastit”, citohet në relacion.

Në projektvendim propozohet edhe ulje e taksës së ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet publike

Për të nxitur ndërtimet publike me interes qytetar, është propozuar edhe reduktim nga 4% në 2% i taksës së ndikimit në infrastrukturë për investime publike me pronësi shtetërore.

Në projektvendim ndër të tjera është propozuar edhe shfuqizimi për lehtësinë fiskale për 30% bizneset e ngritura nga romët dhe egjiptianët dhe për ato biznese, në të cilat numri i të punësuarve romë dhe egjiptianë zë mbi 30% të numrit total të të punësuarve.

Ulja e taksës është miratuar fillimisht me vendim të Këshillit të Ministrave, ndryshime të cilat u reflektuan edhe në vendimin nr. 35, datë 28.03.2024, të Këshillit Bashkiak.

Por është propozuar shfuqizimi i këtij vendimi, pasi nga Drejtoria e Taksës së Pasurisë është vlerësuar se bie ndesh me nenin 155 të Kushtetutës, që kërkon që çdo lehtësi fiskale të jetë e parashikuar me ligj, dhe jo me vendime nënligjore./ Monitor

The post Bashkia e Tiranës propozon ulje 50% të taksave për gratë kryefamiljare me 3 fëmijë, ja çfarë parashikon paketa e re appeared first on Sot News | Lajme.

Veliaj në burg/ Pano: Duhet të bëhen zgjedhjet e parakohshme për bashkinë e Tiranës

By: Oldi
11 June 2025 at 15:53

Anëtari i këshillit bashkiak të Tiranës Jonathan Pano ka komentuar zhvillimet në bashkinë e Tiranës pas arrestimit të Veliajt dhe kërkesës së opozitës për shkarkimin e tij. Jonathan Pano: Një nga pikat që u kërkua nga opozita për tu bërë pjesë e rendit të ditës, patjetër që ishte edhe shkarkimi i Erion Veliajt, tashmë rezident në Durrës. […]

The post Veliaj në burg/ Pano: Duhet të bëhen zgjedhjet e parakohshme për bashkinë e Tiranës appeared first on BoldNews.al.

“Nuk ka zgjedhje për Bashkinë e Tiranës”, Spahiu tregon pse do të shtyhen në 2027-ën

11 June 2025 at 09:38

Juristi Kreshnik Spahiu ka deklaruar se nuk ka asnjë bazë ligjore apo politike për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë. Në një prononcim për mediat, ai theksoi se kryetari aktual Erion Veliaj nuk ka dhënë dorëheqje, dhe për këtë arsye nuk mund të shpallen zgjedhje të reja lokale, për sa kohë mungon një vendim gjykate i formës së prerë.

“Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, sepse ato ndodhin vetëm në raste të krizave parlamentare. PS ka fituar shumicën e votave dhe këto janë thjesht alibi të Berishës”, deklaroi Spahiu. Ai akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha se po përdor narrativën e krizës për të shtyrë përballjen politike dhe për të fituar kohë, ndonëse – sipas tij – rezultati ishte i pritshëm dhe i parashikuar edhe nga sondazhet.

“Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, sepse ndodhin kur ka kriza parlamentare. PS ka marr shumicë votash, dhe këto janë alibi të Berishës, ai thotë qeveri teknike, s’ka zgjedhje me Ramën dhe të shtyj edhe 4 vite të tjera. Ai e konsideron fitore se të gjithë e dinin se ai do të ishte rezultati edhe Berisha e ka pritur atë rezultatë. Edhe në sondazhe Berisha dilte më poshtë.

Ai aq do nuk besoj se synonte pushtetin. Rama ka marr 80 deputet dhe Berishës do ti jap leje për kulla dhe barazim do të jenë dhe loja vazhdon. Edhe në Tiranë nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet për Tiranën do të jetë në verën e 2027. Sepse ligji e parashikon kështu nëse gjykata nuk shprehet me vendim të formës së prerë për Veliaj që ska dhënë dorëheqjen atëherë nuk mund të shpallen zgjedhjet e parakohshme në Tiranë”, tha ai.

The post “Nuk ka zgjedhje për Bashkinë e Tiranës”, Spahiu tregon pse do të shtyhen në 2027-ën appeared first on Sot News | Lajme.

Bashkia e Tiranës miraton mbi 1,100 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja

By: redi
10 June 2025 at 20:45

Bashkia e Tiranës miratoi sot mbi 1,100 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja që nuk kanë mundësi të blejnë një banesë sipas kushteve të tregut. Programi i kredisë së butë është një nga nismat e para të ndërmarra nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili aktualisht ndodhet në qeli pas akuzave nga SPAK. Deri më sot janë dhënë 3,651 kredi të buta, ndërsa me vendimin e sotëm ky numër rritet…

Source

Bashkia e Tiranës miraton mbi 1,100 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja

TIRANË, 10 qershor /ATSH/ Bashkia e Tiranës miratoi sot mbi 1,100 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja që nuk kanë mundësi të blejnë një banesë sipas kushteve të tregut.

Programi i kredisë së butë, një nga nismat e para të ndërmarra nga kryebashkiaku Erion Veliaj, është kthyer në një ndër politikat më të suksesshme sociale në kryeqytet.

Deri më sot janë dhënë 3,651 kredi të buta, ndërsa me vendimin e sotëm ky numër rritet ndjeshëm.

Përfituesit janë familje të reja, çifte të sapomartuara dhe qytetarë që kanë më shumë nevojë për mbështetje për të nisur jetën në një shtëpi të tyren.

Përveç kredive, janë shpërndarë 2,057 bonuse strehimi dhe janë vënë në dispozicion 419 banesa sociale me qira, duke ndihmuar me strehim të sigurt dhe të përballueshëm ata që nuk kanë asnjë mundësi tjetër.

Ky angazhim i bashkisë përfshihet në një paketë të gjerë mbështetëse, që përfshin edhe abonenë falas në transportin publik për pensionistët dhe studentët, si dhe subvencionimin me 50% të tarifës së konviktit, për studentët që studiojnë larg shtëpisë.

/gj.m/j.p/

The post Bashkia e Tiranës miraton mbi 1,100 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bashkia e Tiranës miraton mbi 1,100 kredi të buta, ja kategoritë më të favorizuara dhe procedurat që do ndiqen

10 June 2025 at 19:37

Bashkia e Tiranës miratoi sot mbi 1,100 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja që nuk kanë mundësi të blejnë një banesë sipas kushteve të tregut. Programi i kredisë së butë, një nga nismat e para të ndërmarra nga kryebashkiaku Erion Veliaj, është kthyer në një ndër politikat më të suksesshme sociale në kryeqytet.

Në këto 10 vite, nën drejtimin e Veliajt, Bashkia e Tiranës ka transformuar rrënjësisht qasjen ndaj strehimit, duke e kthyer atë nga një sfidë në një mundësi reale për mijëra qytetarë. Deri më sot janë dhënë 3,651 kredi të buta, ndërsa me vendimin e sotëm ky numër rritet ndjeshëm. Përfituesit janë familje të reja, çifte të sapomartuara dhe qytetarë që kanë më shumë nevojë për mbështetje për të nisur jetën në një shtëpi të tyren.

Përveç kredive, janë shpërndarë 2,057 bonuse strehimi dhe janë vënë në dispozicion 419 banesa sociale me qira, duke ndihmuar me strehim të sigurt dhe të përballueshëm ata që nuk kanë asnjë mundësi tjetër.

Ky angazhim i Bashkisë përfshihet në një paketë të gjerë mbështetëse, që përfshin edhe abonenë falas në transportin publik për pensionistët dhe studentët, si dhe subvencionimin me 50% të tarifës së konviktit, për studentët që studiojnë larg shtëpisë.

The post Bashkia e Tiranës miraton mbi 1,100 kredi të buta, ja kategoritë më të favorizuara dhe procedurat që do ndiqen appeared first on Sot News | Lajme.

Betonizimi i Tiranës/ Bashkia dha leje për ndërtime me vlerë 1.8 miliardë euro në 2024

9 June 2025 at 07:58

Shtimi i lejeve të ndërtimit dhe të detyrimit për taksën e ndikimit në infrastrukturë pas referencave, vijojnë t’i sigurojnë nga kjo taksë arkëtime rekord Bashkisë së Tiranës. Në total, për 2024, nga taksa e ndikimit në infrastrukturë rezultojnë se janë arkëtuar 14,3 miliardë lekë apo rreth 147 milionë euro të ardhura, sipas burimeve zyrtare nga […]

The post Betonizimi i Tiranës/ Bashkia dha leje për ndërtime me vlerë 1.8 miliardë euro në 2024 appeared first on BoldNews.al.

Bashkia e Tiranës dha leje për ndërtime me vlerë 1.8 miliardë euro në 2024

By: V K
9 June 2025 at 08:03

Shtimi i lejeve të ndërtimit dhe të detyrimit për taksën e ndikimit në infrastrukturë pas referencave, vijojnë t’i sigurojnë nga kjo taksë arkëtime rekord Bashkisë së Tiranës.

Në total, për 2024, nga taksa e ndikimit në infrastrukturë rezultojnë se janë arkëtuar 14,3 miliardë lekë apo rreth 147 milionë euro të ardhura, sipas burimeve zyrtare nga Bashkia.

Krahasuar me planin fillestar prej 6,3 miliardë lekë të planifikuar, arkëtimet janë rritur 226%.

Për Tiranën, taksa e ndikikimit në infrastrukturë është në nivelin 8% dhe llogaritet për metër katror mbi çmimet e referencës të cilat prej muajt korrik 2023 (zbatimi nis nga muaji gusht) u rritën nga 5 deri 76% për 32 zonat kadastrale të Tiranës.

Arkëtimi prej 14.3 miliardë lekë për këtë taksë prej 8% do të thotë që Bashkia e Tiranës ka dhënë leje ndërtimi për një vlerë totale prej 179 miliardë lekë, ose rreth 1.8 miliardë euro, një rekord historik ky.

Për arkëtimet nga kjo taksë me rreth 2 herë rritje nga plani, Bashkia e Tiranës shprehet në relacionin e projektvendimit “Për miratimin e raportit të konsoliduar të zbatimit të buxhetit të Bashkisë Tiranë për 12-mujorin e vitit 2024”, dërguar për shqyrtim dhe miratim në mbledhjen e ardhshme Këshillit Bashkiak.

“Viti 2024 rezulton përsëri vit i suksesshëm për arkëtimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja, duke arritur vlerën më të lartë të arkëtuar ndër vite me një tejkalim prej 226%”, thuhet në relacion.

Mesatarisht për çdo 4 mujor të 2024-s Bashkia e Tiranës, ka arkëtuar rreth 49 mln euro prej taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja.

Arkëtimet nga kjo taksë janë jo vetëm 2 -fish më të lartë se plani, por edhe më të lartat historike të realizuara nga bashkia e Tiranës.

Arkëtimet e 2024-s tejkalojnë edhe parashikimet për 2025 dhe 2026, ku bashkia pret të arkëtojë për secilin vit nga 6,5 miliardë lekë të ardhura.

Të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, zunë rreth 54% të totalit të të ardhurave tatimore dhe jotatimore të realizuara për 2024.

Në total të ardhurat tatimore dhe jotatimore të arkëtuara për 2024, ishin 26,6 miliardë lekë apo 146% më shumë se plani.

Rritja e arkëtimeve vijon të ndikohet prej shtimit të detyrimeve prej taksës së ndikimit në infrastrukturë, pas rritjes së çmimeve të referencës nga muaji gushti 2023, si dhe rritja e sipërfaqes së lejeve të ndërtimit.

Taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja, i nënshtrohen të gjitha subjektet që kërkojnë të pajisen me leje zhvillimore dhe leje ndërtimi për objekte banimi, administrative, prodhimi, shërbimi e tjera. Taksa paguhet nga ndërtuesit para zbardhjes së lejes së ndërtimit.

Në muajin shtator 2024, Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë, depozitoi në Gjykatën Kushtetuese padinë për shfuqizim të pjesshëm të VKM që rriti çmimet e referencës për apartamentet, pasi ishte joproporcional, cenonte lirinë ekonomike, të drejtën e pronës private, parimin e sigurisë juridike.

Nga konkluzionet e prezantuara në Gjykatën Kushtetuese prej përfaqësuesve të Shoqatës së Ndërtuesve, pohuan se mbështetur në analizat konkrete për lejet e miratuara të ndërtimit, llogaritja e taksës së ndikimit në infrastrukturë me çmimet e reja të referencës rrit 80% barrën fiskale te ndërtuesit.

Sipas tyre, kjo do të rrisë çmimet e apartamenteve 200 deri 300 euro për metër katror. Pas shqyrtimit të padisë Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Shoqatës së Ndërtuesve për shfuqizimin e vendimit, duke e cilësuar pretendimin e tyre të pabazuar.

Në 2024-n, sipërfaqja e lejeve të ndërtimi arriti një nivel rekord prej mbi 1.9 milionë metra katror. Kjo është sipërfaqja më e lartë e dhënë ndonjëherë për ndërtim për kryeqytetin, të paktën që nga viti 2005, kur INSTAT raporton të dhënat për Tiranën.

Në krahasim me vitin e mëparshëm, sipërfaqja e dhënë për ndërtimin në 2024-n u rrit me rreth 36%, ndërkohë që është dhe rreth 7% më e lartë se në 2022, kur shënohej rekordi i deritanishëm me 1.8 milionë metra katror./ Monitor

The post Bashkia e Tiranës dha leje për ndërtime me vlerë 1.8 miliardë euro në 2024 appeared first on Albeu.com.

Bashkia e Tiranës dha leje për ndërtime me vlerë 1.8 miliardë euro në 2024, mbledh rekord nga taksat

8 June 2025 at 23:02

Shtimi i lejeve të ndërtimit dhe të detyrimit për taksën e ndikimit në infrastrukturë pas referencave, vijojnë t’i sigurojnë nga kjo taksë arkëtime rekord Bashkisë së Tiranës.

Në total, për 2024, nga taksa e ndikimit në infrastrukturë rezultojnë se janë arkëtuar 14,3 miliardë lekë apo rreth 147 milionë euro të ardhura, sipas burimeve zyrtare nga Bashkia. Krahasuar me planin fillestar prej 6,3 miliardë lekë të planifikuar, arkëtimet janë rritur 226%.

Për Tiranën, taksa e ndikikimit në infrastrukturë është në nivelin 8% dhe llogaritet për metër katror mbi çmimet e referencës të cilat prej muajt korrik 2023 (zbatimi nis nga muaji gusht) u rritën nga 5 deri 76% për 32 zonat kadastrale të Tiranës.

Arkëtimi prej 14.3 miliardë lekë për këtë taksë prej 8% do të thotë që Bashkia e Tiranës ka dhënë leje ndërtimi për një vlerë totale prej 179 miliardë lekë, ose rreth 1.8 miliardë euro, një rekord historik ky.

Për arkëtimet nga kjo taksë me rreth 2 herë rritje nga plani, Bashkia e Tiranës shprehet në relacionin e projektvendimit “Për miratimin e raportit të konsoliduar të zbatimit të buxhetit të Bashkisë Tiranë për 12-mujorin e vitit 2024”, dërguar për shqyrtim dhe miratim në mbledhjen e ardhshme Këshillit Bashkiak.

“Viti 2024 rezulton përsëri vit i suksesshëm për arkëtimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja, duke arritur vlerën më të lartë të arkëtuar ndër vite me një tejkalim prej 226%”, thuhet në relacion.

Mesatarisht për çdo 4 mujor të 2024-s Bashkia e Tiranës ka arkëtuar rreth 49 mln euro prej taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja.

Arkëtimet nga kjo taksë janë jo vetëm 2 -fish më të lartë se plani, por edhe më të lartat historike të realizuara nga bashkia e Tiranës. Arkëtimet e 2024-s tejkalojnë edhe parashikimet për 2025 dhe 2026, ku bashkia pret të arkëtojë për secilin vit nga 6,5 miliardë lekë të ardhura.

Të ardhurat nga taksa e ndikimit në infrastrukturë zunë rreth 54% të totalit të të ardhurave tatimore dhe jotatimore të realizuara për 2024. Në total të ardhurat tatimore dhe jotatimore të arkëtuara për 2024 ishin 26,6 miliardë lekë apo 146% më shumë se plani.

Rritja e arkëtimeve vijon të ndikohet prej shtimit të detyrimeve prej taksës së ndikimit në infrastrukturë pas rritjes së çmimeve të referencës nga muaji gushti 2023, si dhe rritja e sipërfaqes së lejeve të ndërtimit.

Taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja i nënshtrohen të gjitha subjektet që kërkojnë të pajisen me leje zhvillimore dhe leje ndërtimi për objekte banimi, administrative, prodhimi, shërbimi e tjera. Taksa paguhet nga ndërtuesit para zbardhjes së lejes së ndërtimit.

Në muajin shtator 2024 Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë depozitoi në Gjykatën Kushtetuese padinë për shfuqizim të pjesshëm të VKM që rriti çmimet e referencës për apartamentet, pasi ishte joproporcional, cenonte lirinë ekonomike, të drejtën e pronës private, parimin e sigurisë juridike.

Nga konkluzionet e prezantuara në Gjykatën Kushtetuese prej përfaqësuesve të Shoqatës së Ndërtuesve, pohuan se mbështetur në analizat konkrete për lejet e miratuara të ndërtimit, llogaritja e taksës së ndikimit në infrastrukturë me çmimet e reja të referencës rrit 80% barrën fiskale te ndërtuesit.

Sipas tyre kjo do të rrisë çmimet e apartamenteve 200 deri 300 euro për metër katror.

Pas shqyrtimit të padisë Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Shoqatës së Ndërtuesve për shfuqizimin e vendimit, duke e cilësuar pretendimin e tyre të pabazuar.

Në 2024-n, sipërfaqja e lejeve të ndërtimi arriti një nivel rekord prej mbi 1.9 milionë metra katror. Kjo është sipërfaqja më e lartë e dhënë ndonjëherë për ndërtim për kryeqytetin, të paktën që nga viti 2005, kur INSTAT raporton të dhënat për Tiranën.

Në krahasim me vitin e mëparshëm, sipërfaqja e dhënë për ndërtimin në 2024-n u rrit me rreth 36%, ndërkohë që është dhe rreth 7% më e lartë se në 2022, kur shënohej rekordi i deritanishëm me 1.8 milionë metra katror./ D.Azo

 

Tirana pritet të ketë një bum tjetër ndërtimesh, sipërfaqja e lejeve arrin rekord 1.9 mln m² në 2024

Burimi: Bashkia Tiranë

Burimi: INSTAT

Burimi: INSTAT

The post Bashkia e Tiranës dha leje për ndërtime me vlerë 1.8 miliardë euro në 2024, mbledh rekord nga taksat appeared first on Revista Monitor.

Ristani i vë burrit në dispozicion makinën dhe shoferin e Bashkisë/ “Shpërthen” para kamerave: Legena

6 June 2025 at 21:17

Drejtuesit e institucioneve tona, të cilëve iu vihen në dispozicion, automjete bashkë me shofer, e nganjëherë edhe me badigard, e kanë kthyer në normalitet shfrytëzimin e tyre për nevoja të familjes. Në disa raste ne kemi denoncuar abuzimin që bëhet me makinat, karburantin dhe burimet njerëzore që paguhen nga taksat tona. Protagonistët e temave tona, […]

The post Ristani i vë burrit në dispozicion makinën dhe shoferin e Bashkisë/ “Shpërthen” para kamerave: Legena appeared first on BoldNews.al.

A do kandidojë për bashkinë e Tiranës? Përgjigjet Jorida Tabaku

By: user 6
29 May 2025 at 22:25

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se opozita do të nisë një betejë të re institucionale dhe politike, si në Tiranë, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare, për të denoncuar problematikat e këtij procesi.

“Nuk mund të sillemi sikur nuk ka ndodhur asgjë,” tha Tabaku, duke theksuar se brenda dy javësh në Parlamentin Evropian do të zhvillohet një debat i posaçëm mbi zgjedhjet në Shqipëri.

“Tani është koha që opozita të bëjë betejën për zgjedhjet. PD do përdor edhe platformën e Parlamentit por edhe çdo platformë tjetër për debat publik por sot ne nuk mund të sillemi sikur ska ndodhur asgjë”, shton deputetja e PD-së.

E pyetur nëse do të ishte e gatshme të kandidonte për kryetare të Bashkisë së Tiranës, Tabaku e shmangu një përgjigje direkte duke theksuar se është aktualisht deputete në Parlamentin e Shqipërisë dhe se çështjet e kandidaturave janë vendime të brendshme të PD-së.

“Unë kandidova për deputete në Parlamentin e Shqipërisë dhe jam deputete në Parlamentin e Shqipërisë pastaj gjërat e tjera të mëdhaja janë diskutime që si takojnë as medias, se çfarë bën Partia Demokratike” – tha Tabaku.

Nga ana tjetër, Tabaku theksoi gjithashtu se procesi i integrimit europian mbetet një forcë e rëndësishme ndryshimi.

“Këto ishin zgjedhjet e para ku Shqipëria kishte hapur negociatat dhe kisha shpresuar që Qeveria të kishte një sjellje tjetër. Kjo për hir të vullnetit politik që duhet të ketë për procesin e imtegrimit që kësaj radhe sjellja të ishte ndryshe, kësaj radhe ishte më keq se çdo herë tjetër.

Nëse ka një forcë që mund ta ndryshojë edhe procesin zgjedhor edhe luftën ndaj krimit të organizuar por dhe çështje të tjera, është forca që ka procesi i imtegrimit. Është e nevojshme që hapësirën parlamentare ta përdorim për këtë. Këtë e arrijmë duke ushtruar kontrolle për zgjedhjet por dhe për të gjithë problematika të tjera”, – tha Jorida Tabaku. /Euronews Albania

The post A do kandidojë për bashkinë e Tiranës? Përgjigjet Jorida Tabaku appeared first on Lapsi.al.

Hetim i ri në Bashkinë e Tiranës/ Kontrolle në zyrat e dy drejtorëve, sekuestrohen 5 celularë e dokumente

24 May 2025 at 13:43

Oficerët e BKH, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) kanë ushtruar kontrolle në Bashkinë e Tiranës. Burime për mediat bëjnë me dije se bëhet fjalë për një hetim të për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion”, e cila nuk ka lidhje me çështjen e arrestimit të Erion Veliajt. Mediat raportojnë se kontrolli është ushtruar […]

The post Hetim i ri në Bashkinë e Tiranës/ Kontrolle në zyrat e dy drejtorëve, sekuestrohen 5 celularë e dokumente appeared first on BoldNews.al.

❌
❌