Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Dyshime për celularë, Policia e Burgjeve kontrolle blic në institucionet e paraburgimit në Tiranë

By: Ardit
16 July 2025 at 20:19

Policia e Burgjeve këtë pasdite ka zhvilluar kontrolle në institucionet e paraburgimit në qelitë e 313 dhe 302. U raportua se kontrollet janë zhvilluar për gjetjen e sendeve të ndaluara dhe celularëve, që të personat nën hetim dyshohet se mund të kenë në qelitë e tyre. Kujtojmë se paraburgimi i 313-ës ndodhet në rrugën “Jordan […]

The post Dyshime për celularë, Policia e Burgjeve kontrolle blic në institucionet e paraburgimit në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Kontrolle me dronë dhe radarë Poliscan, mbi 3 mijë gjoba nga Policia Rrugore javën e fundit


TIRANË, 14 korrik/ATSH/ Policia e Shtetit bën të ditur se, gjatë javës së fundit, Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore ka zhvilluar kontrolle të shtuara në akset nacionale, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor që përbëjnë rrezik për jetën dhe sigurinë publike.

Kontrollet janë kryer përmes përdorimit të 2 dronëve dhe 3 radarëve të teknologjisë ‘Poliscan’, të cilët mundësojnë monitorimin në kohë reale të shkeljeve si tejkalimi i shpejtësisë së lejuar, parakalimet e gabuara, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosja e rripit të sigurimit dhe drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit.

Si rezultat i kontrolleve, janë konstatuar dhe ndëshkuar me masa administrative në total: 765 raste për parakalime të gabuara; 423 raste për tejkalim të shpejtësisë, të shoqëruara me pezullime të lejeve të drejtimit dhe zbritje pikësh; 876 raste për mosvendosje të rripit të sigurimit; 1121 raste për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit; 128 raste për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit.

Policia Rrugore njofton se kontrollet intensive do të vijojnë edhe në vijim, duke përdorur mjetet më të avancuara të teknologjisë, me synim parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës.

/a.f//r.e/

The post Kontrolle me dronë dhe radarë Poliscan, mbi 3 mijë gjoba nga Policia Rrugore javën e fundit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Asnjë produkt blegtoral pa faturë/ Të hënën nisin kontrollet në tregje e subjekte

12 July 2025 at 15:16

TIRANË- Çdo subjekt që do të tregtoj produkte blegtorale si qumësht apo mish pa fature fiskale që të konfirmojë origjinën e tyre do të përballem me sekuestrim të mallit dhe penalitete.

Kreu i financave Petrit Malaj dhe ministrja e Bujqësisë paralajmëruan të gjitha bizneset se duke nisur nga java e ardhshme nuk do të ketë më asnjë tolerim.

Sipas Denaj, kjo masë është e domosdoshme për të garantuar mbrojtjen e konsumatorit si dhe formalizimin e  të gjithë zinxhirit tregtar nga ferma në tryezë.

Siguria ushqimore dhe formalizimi i të gjithë zinxhirit tregtar nga ferma në tryezë është një domosdoshmëri, në kuadër të integrimit në  Bashkimin Europian/abcnews.al

Garantimi i kushteve të punës, kontrolle në mbi 770 subjekte

TIRANË, 12 korrik/ATSH/ Inspektorati Shtetëror i Punës ka intensifikuar kontrollet në vendet e punës dhe në subjekte të ndryshme gjatë muajit qershor, me qëllim garantimin e kushteve të punës dhe respektimin e legjislacionit për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Sipas të dhënave zyrtare, janë inspektuar gjithsej 16 449 vende pune dhe 772 subjekte, ndërsa 175 prej inspektimeve kanë qenë me karakter këshillues.

Gjatë këtij procesi janë ndërmarrë 401 masa administrative, si dhe janë trajtuar 84 ankesa të mbërritura nga qytetarë apo subjekte të ndryshme.

Në kuadër të planit të masave për sezonin turistik, Inspektoriati ka vijuar me inspektimet në të gjithë territorin e vendit.

Kontrollet kanë përfshirë gjithashtu vendosjen e masave administrative në përputhje me shkeljet e konstatuara, si dhe caktimin e detyrave konkrete për përmirësimin e kushteve të punës dhe zbatimin e rregullave të sigurisë në vendin e punës. /j.p/

The post Garantimi i kushteve të punës, kontrolle në mbi 770 subjekte appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kontrolle në Velipojë për lirimin e hapësirave publike, procedohen 2 persona

7 July 2025 at 12:05

Policia e Shkodrës ka zhvilluar kontrolle në zonën e Velipojës me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve të subjekteve të ndryshme.

Gjatë kontrollit, janë konstatuar dy raste të pushtimit të hapësirave publike, ku dy shtetas kishin zënë prona pa leje dhe kishin ndërmarrë aktivitete komerciale, konkretisht:

  • Shtetasi me iniciale A. H., 63 vjeç, banues në Shkodër, ishte konstatuar të kishte zënë një pronë publike në rrugën nr. 9, në fshatin Velipojë, dhe e kishte përshtatur për ambientet e tij komerciale pa marrë leje nga organet kompetente.

  • Shtetasi me iniciale T. Q., 44 vjeç, banues në Velipojë, ishte konstatuar të kishte zënë një pronë publike në të njëjtën rrugë dhe kishte ndërtuar një objekt me konstruksion metalik për qëllime fitimi, gjithashtu pa leje nga autoritetet.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. H., 63 vjeç, banues në Shkodër, dhe T. Q., 44 vjeç, banues në Velipojë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kontrolle në Velipojë për lirimin e hapësirave publike, procedohen 2 persona appeared first on Euronews Albania.

Kosovë- Policia ndan detaje për kërcënimin me bombë në Kuvend

PRISHTINË, 5 korrik/ATSH/ Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka konfirmuar se sot në orët e paraditës është pranuar një informatë me mesazh për një kërcënim me mjet shpërthyes në objektin shtetëror të Republikës së Kosovës.

Kelani tha se me të pranuar informatën, janë angazhuar njësitë kompetente policore, të cilat fillimisht kanë bërë perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuar personat nga objektet.

Kelani bënë të ditur se Policia e Kosovës, ka njoftuar prokurorinë kompetente dhe hetuesit policorë të cilët së bashku me njësitë dhe ekspertët përkatës për deminim, janë duke marrë veprimet e duhura të kontrollit në objekt.

“Sot, me datë 05.07.2025 në orët e paraditës, është pranuar një informatë (me sms), për një kërcënim me mjet shpërthyes në objektin shtetëror të RKS-së. Me të pranuar informatën, janë angazhuar njësitë kompetente policore, të cilat fillimisht kanë bërë perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuar personat nga objektet. Policia e Kosovës, ka njoftuar prokurorinë kompetente dhe hetuesit policorë të cilët së bashku me njësitë dhe ekspertët përkatës për deminim, janë duke marrë veprimet e duhura të kontrollit në objekt.”, tha Kelani për KosovaPress.

Deputetët u larguan nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës me rekomandimin e Policisë së Kosovës.

Sot pritej të mbahej seanca konstituive për herë të 42-të.

/Kosovapress/

The post Kosovë- Policia ndan detaje për kërcënimin me bombë në Kuvend appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Abuzimet me energjinë, OSSH kontrolle në 1500 subjekte: 3 milionë kWh të rikuperuara

TIRANË, 4 korrik /ATSH/ Vera ka nisur dhe kontrollet për abuzime me energjinë elektrike janë shtuar në zonat turistike, bregdetare dhe malore.

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes bën të ditur se, në kuadër të zbatimit të ligjit kundër informalitetit, si dhe masave tekniko-organizative për të siguruar një furnizim normal me energji, strukturat e OSSH po kryejnë kontrolle të shtuara ndaj subjekteve me risk për abuzim me energjinë elektrike.

Gjatë muajit të fundit është ushtruar kontroll në rreth 1500 subjekte.

Nëntë subjekte janë proceduar në Policinë e Shtetit për shkelje të ligjit të energjisë, me akuzën “vjedhje të energjisë elektrike”.

69 subjekte janë identifikuara, që tarifoheshin në kundërshtim me rregullat e ERE “sipas llojit të aktivitetit”.

Janë rreth 3 milionë kilovat-orë të rikuperuara nga masat e marra, të cilat iu faturuan “abuzuesve”.

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes u bën apel klientëve/subjekteve të mos bien pre e skemave mashtruese të ndërhyrjes në matës apo furnizimit me linjë të dytë jashtë matjes, pasi do të përballen me forcën e ligjit pa asnjë kompromis.

/gj.m//r.e//a.f/

The post Abuzimet me energjinë, OSSH kontrolle në 1500 subjekte: 3 milionë kWh të rikuperuara appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Polonia do rikthejë kontrollet e përkohshme kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë

1 July 2025 at 16:47

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, tha të martën se vendi do të vendosë përkohësisht kontrolle kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë për shkak të shqetësimeve për migrimin e parregullt. Qeveria e Tusk ka qenë nën presion nga partitë opozitare nacionaliste për kthimin e emigrantëve të parregullt në Poloni nga Gjermania.

Dhe kohët e fundit, aktivistët polakë të ekstremit të djathtë kanë organizuar patrullime përgjatë kufirit me Gjermaninë për të protestuar kundër kthimeve të tilla.

“Ne e konsiderojmë rivendosjen e përkohshme të kontrolleve të nevojshme për të zvogëluar në minimum flukset e pakontrolluara të emigrantëve përtej kufirit polako-gjerman”, ka thënë Tusk në një takim të Këshillit të Ministrave, shkruajnë mediat e huaja.

Tusk tha se kishte folur disa herë me kancelarin e Gjermanisë, Friedrich Merz, dhe i kishte thënë se durimi i Polonisë për këtë çështje po “po mbaronte”.

Merz e bëri politikën më të ashpër të migracionit një shtyllë të fushatës së tij zgjedhore në shkurt. Pasi mori detyrën në maj, Gjermania vendosi më shumë policë në kufi dhe tha se disa azilkërkues që përpiqeshin të hynin në ekonominë më të madhe të Evropës do të refuzoheshin.

Vendimi i Polonisë është i pakthyeshëm “pavarësisht nga emocionet në kryeqytetet e vendeve të tjera”, shtoi ai. Masat do të hyjnë në fuqi të hënën dhe do të zbatohen në një mënyrë që shkakton ndërprerje minimale për qytetarët polakë, sipas Tusk.

Pak para se Tusk të njoftonte këtë veprim, Merz u tha gazetarëve në Berlin se qeveria e tij ishte në kontakt shumë të ngushtë me qeverinë polake për të mbajtur ndikimin e kontrolleve kufitare të Gjermanisë me Poloninë “sa më të ulët të jetë e mundur”.

 

Tepelenë, 2 në pranga për kultivim të bimëve narkotike

TIRANË, 28 qershor/ATSH/ Policia e Tepelenës arrestoi dy shtetas, babë e bir, për kultivim të bimëve narkotike.

Policia e Tepelenës zhvilloi kontrolle intensive në zbatim të planit operacional “Koordinata”, për evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Dy shtetasit u arrestuan pasi kishin kultivuar 194 bimë narkotike, në afërsi të banesës së tyre, në fshatin Mezhgoran.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një pjesë të vogël të bimëve, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies.

Si rezultat i shtimit të kontrolleve të territorit, me dron, kontrolle që kanë objektiv parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, Komisariati i Policisë Tepelenë evidentoi një rast në këtë fushë.

Për rastit u vunë në pranga shtetasit M. C., 64 vjeç dhe E. C., 35 vjeç, babë e bir, pasi dyshohet se kishin kultivuar 194 bimë narkotike Cannabis Sativa, në afërsi të banesës së tyre, në fshatin Mezhgoran.
Kontrollet vijojnë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

The post Tepelenë, 2 në pranga për kultivim të bimëve narkotike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

RIGË – Letonia zgjat regjimin e përforcuar të mbikëqyrjes kufitare

25 June 2025 at 19:32

RIGË, 25 qershor /ATSH-DPA/- Letonia do të zgjasë mbrojtjen e shtuar të kufirit të saj me Bjellorusinë fqinje deri në fund të vitit për arsye sigurie.

Ministria e Brendshme tha sot se vendimi u nxit nga numri i vazhdueshëm joproporcional i përpjekjeve të kalimeve të paligjshme të kufirit.

Sipas deklaratës, më shumë se 5 500 emigrantë janë penguar të kalojnë kufirin nga vendi fqinj – në shtetin anëtar të BE-së dhe NATO-s, këtë vit.

“Kjo do të thotë se presioni mbi kufirin e jashtëm të BE-së mbetet i lartë”, thuhet në deklaratë.

Rregullorja speciale, e cila ishte zgjatur disa herë dhe pritej të përfundonte në fund të muajit, tani do të mbetet në fuqi deri më 31 dhjetor 2025.

Kjo u jep rojeve kufitare letoneze kompetenca të mëtejshme në gjashtë zona në lindje të shtetit baltik.

Në të njëjtën kohë, puna në infrastrukturën kufitare do të vazhdojë. Letonia ndan një kufi me aleatin e ngushtë të Rusisë, Bjellorusinë, në lindje, që shtrihet në rreth 172 kilometra.

Letonia, së bashku me Poloninë dhe Lituaninë, akuzon udhëheqësin bjellorus Aleksandër Lukashenko për organizimin e dërgimit të emigrantëve në kufirin e jashtëm të BE-së me qëllim destabilizimin e bllokut dhe minimin e sigurisë.

Qeveria në Rigë ka ngritur një gardh përgjatë kufirit me Bjellorusinë, i cili është dëmtuar vazhdimisht gjatë përpjekjeve për të kaluar kufirin ilegalisht.

Ministria e Brendshme tha se infrastrukturë shtesë do të instalohet përgjatë kufirit deri në fund të vitit 2026. //a.i/

The post RIGË – Letonia zgjat regjimin e përforcuar të mbikëqyrjes kufitare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Belgjika do të vendosë kontrolle kufitare që nga vera

23 June 2025 at 09:14

Belgjika planifikon të vendosë kontrolle kufitare për të frenuar migrimin e parregullt. Kontrollet do të forcohen në rrugët kryesore, stacionet e trenave dhe aeroporte. Belgjika ndjek kështu shembullin e Gjermanisë. Qeveria belge ka njoftuar se do të ndërmarrë veprime kundër migrimit të parregullt duke forcuar kontrollet e hyrjes. Kontrollet në këtë vend të BE, i cili kufizohet […]

The post Belgjika do të vendosë kontrolle kufitare që nga vera appeared first on BoldNews.al.

Policia e Lezhës, kontrolle për nivelin e zhurmave në Shëngjin


TIRANË, 21 qershor/ATSH/ Policia e Lezhës ka vijuar kontrollet për nivelin e zhurmave në zonën turistike të Shëngjinit.

Në vijim të masave sensibilizuese, janë organizuar disa takime informuese me persona fizikë, të cilët në veprimtaritë e tyre gjenerojnë zhurma nga muzika, kryesisht në zonat turistike.

Policia ka nisur gjithashtu zbatimin e detyrave të parashikuara në Planin e Masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror.

Strukturat e sigurisë publike të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Lezhë, gjatë ditëve të fundit, sipas hartëzimit të zonave me ndotje akustike, kanë organizuar grupe kontrolli në terren.

Në kuadër të këtyre kontrolleve, janë testuar me matës të zhurmës disa ambiente dhe subjekte, të hapura dhe të mbyllura, në zonën turistike të Shëngjinit, për verifikimin e respektimit të nivelit kufi të lejuar të zhurmës.

Matjet e realizuara, sipas kushteve të përcaktuara në procedurën standarde për këtë qëllim, kanë rezultuar brenda kufijve të lejuar.

Krahas matjes së nivelit të zhurmës, strukturat përgjegjëse kanë ushtruar kontrolle edhe për respektimin e orarit të lejuar për muzikën në ambiente të hapura, në zona apo qendra të banuara, i cili është nga ora 11:00 deri në orën 24:00.

Policia e Lezhës mbetet e angazhuar dhe e vendosur për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt për banorët dhe vizitorët, ndërsa fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje , duke iu garantuar ndërhyrje të menjëhershme ligjore.

/m.m/j.p/

The post Policia e Lezhës, kontrolle për nivelin e zhurmave në Shëngjin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BKH dhe SPAK kontrolle në banesën dhe biznesin e biznesmenit të njohur (EMRI)

By: V K
19 June 2025 at 15:17

Mëngjesin e sotëm, dy skuadra me agjentë të BKH-së, shoqëruar dhe nga patrulla të policisë së Shtetit, në mëngjes kanë zbatuar një vendim të gjykatës GJKKO, duke ushtruar kontrolle në banesën dhe zyrat e biznesit të Ergys Agasit.

“Ora News”, ka mësuar se bëhet fjalë për kontrollin e 4 vendeve, ku agjentët e BKH-së të urdhëruar nga prokurorët e SPAK, kanë kryer sot kontrollin e banesës në Durrës dhe Tiranë si dhe vendeve të biznesit që zotërohet nga biznesmeni, Ergys Agasi.

Ende nuk dihet me saktësi se për çfarë hetimi bëhet fjalë për çështjen e kontrabandës së cigareve, lidhjen me drejtuesit e klanit “Troplini” apo korrupsionin zgjedhor, por gjatë ditës së sotme BKH është vënë në zbatim të një vendimi gjykate.

 

The post BKH dhe SPAK kontrolle në banesën dhe biznesin e biznesmenit të njohur (EMRI) appeared first on Albeu.com.

AMP kontroll në pikën kufitare të Kapshticës, kapen 6 kg heroinë, dyshime se janë përfshirë policë

7 June 2025 at 12:20

AMP, në bashkëpunim me pikën kufitare të Kapshticës, po kryejnë kontrolle të përbashkëta mbi analizën e riskut.

Momentalisht, në doganë janë duke u kryer kontrollet policore në mjete, ndërsa mësohet se në një mjet është konstatuar një sasi droge. Nga burime brenda policisë, flitet për 6 kg heroine. Droga është kapur duke kaluar në kufi.

Dyshohet për përfshirje të punonjësve të policisë. Momentalisht nuk ka të arrestuar, por të shoqëruar, të cilët do të merren në pyetje për zbardhjen e mëtejshme të rastit. Ndërkohë vijojnë kontrollet dhe pritet që të ketë njoftim zyrtar nga policia kufitare.

The post AMP kontroll në pikën kufitare të Kapshticës, kapen 6 kg heroinë, dyshime se janë përfshirë policë appeared first on Sot News | Lajme.

Analiza/ Ç’efekt ka ashpërsimi i kontrolleve në kufijtë gjermanë?

2 June 2025 at 09:23

Presidenti i Policisë Federale të Gjermanisë, Dieter Romann, bëri një bilanc fillestar pozitiv për ashpërsimin e kontrolleve në të gjithë kufijtë gjermanë. Në një intervistë për gazetën Bild am Sonntag, ai hodhi gjithashtu poshtë kritikat e Sindikatës së Policisë, sipas së cilës Policia Federale po mbingarkohet prej kontrolleve të reja kufitare.

“Pse Policia Federale e cila sot ka rreth 56,000 punonjës, nuk qenka në gjendje të bëjë atë që më parë e bënim me 10,000 ose 30,000 oficerë?” – tha Romann për gazetën Bild am Sonntag. Vendet fqinje kanë mirëkuptim për masat gjermane dhe me to jemi në kontakt të ngushtë, tha ai.

Sipas gazetës Bild am Sonntag që nga fillimi i kontrolleve të ashpërsuara kufitare më 8 maj në të gjithë kufijtë gjermanë janë regjistruar 3,387 vetë që kishin tentuar të hynin pa leje. 2,613 prej tyre nuk u lejuan të hynin. Nga 160 persona që bënë kërkesë për azil, 125 u refuzuan. 35 refugjatëve iu lejua hyrja, sepse ishin të sëmurë ose të shoqëruar nga fëmijë.

Ministri i Brendshëm gjerman mbron kontrollet kufitare
Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, tha gjatë një vizite në Republikën Çeke se kontrollet kufitare përbëjnë një ngarkesë pune shtesë për policinë, por bëri të qartë se ato janë të nevojshme për të zvogëluar “efektin e madh tërheqës që ka migrimi i paligjshëm”.

Disa orë pasi mori detyrën e ministrit në fillim të majit, Dobrindt urdhëroi intensifikimin e kontrolleve kufitare. Në të njëjtën kohë ai lejoi që azilkërkuesve të mund t’u refuzohet hyrja në kufi dhe detyrohen të kthehen mbrapsht në vendin nga duan të hyjnë në territorin e Gjermanisë – veprim që u kritikua si nga opozita gjermane dhe në vendet fqinje.

Dobrindt mendon se masat për ashpërsimin e kontrolleve kufitare po japin tashmë efekt. “Në kufijtë gjermanë nuk ka probleme “, tha Dobrindt. Ne nuk duam t’i mbingarkojmë fqinjët e Gjermanisë, “por fqinjët tanë duhet ta pranojnë gjithashtu se Gjermania nuk është më e gatshme të vazhdojë politikën e migracionit që kishte ndjekur vitet e fundit”, tha ministri./DW

The post Analiza/ Ç’efekt ka ashpërsimi i kontrolleve në kufijtë gjermanë? appeared first on Sot News | Lajme.

Kontrolle në burgun e Durrësit/ Kapen 10 celularë, i përdornin të dënuarit

By: user7
29 May 2025 at 13:14

Policia e Burgjeve ka ushtruar kontrolle ditën e sotme në burgun e Durrësit. Bëhet e ditur se nga kontrollet janë kapur 10 aparate celulare, të cilat dyshohet se përdoreshin nga të burgosurit.

Ky kontroll për sendet e paligjshme në ambientet e burgut, ka ardhur me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

The post Kontrolle në burgun e Durrësit/ Kapen 10 celularë, i përdornin të dënuarit appeared first on Lapsi.al.

Kontrollet me urdhër të SPAK në Elbasan/ Lala: U sekuestrua telefoni i zyrtarit të bashkisë, ja për çfarë dyshohet

27 May 2025 at 13:59

Gazetarja Klodiana Lala: Bëhet me dije se prokurorja e posaçme Dorina Bejko ka urdhëruar 4 urdhra kontrolli, ndaj personave që dyshohen të jenë të përfshirë në korrupsion zgjedhor duke blerë vota në favor të PS-së.

Mes tyre një zyrtari pranë bashkisë së Elbasanit i është sekuestruar celulari. Ai dyshohet si i përfshirë në blerje votash për një kandidat të Partisë Socialiste nga lista e hapur, por se emri nuk bëhet i ditur nga SPAK.

Në banesën që dyshohet se përket një biznesmeni janë gjetur më shumë se 200 mijë euro. Nëse kjo shumë ka të bëjë krim zgjedhor apo jo, po vlerësohet nga ana e prokurorëve.

Bëhet fjalë për dy procedime të ndara nga njëri-tjetri. Procedimi i ditës së sotme i urdhëruar nga Dorina Bejko, që ka të bëjë me 4 kontrolle personale, sekuestrim celularësh dhe kontroll banese, ku nuk janë gjetur sende të paligjshme por janë marrë vetëm celularët që do të zbërthehen nga ana e hetuesve për të parë dhe konfirmuar nëse ka biseda kompromentuese për zgjedhje.

Ndërsa hetimi tjetër i përket një tjetër prokuroreje të posaçme që kontrollet janë ushtuar më herët.

Në të dyja rastet ka dyshime te forta për korrupsion në zgjedhje të PS, që fitoi Qarkun Elbasan.

Hetimet janë duke vijuar. Nuk ka pasur kontrolle të banesave të asnjë deputeti, siç është raportuar.

Brenda celularëve që janë sekuestruar mund të kompromentohen njerëz të politikës që janë aktualisht në Kuvend ose pritet të hyjnë pasi kanë fituar më 11 Maj.

The post Kontrollet me urdhër të SPAK në Elbasan/ Lala: U sekuestrua telefoni i zyrtarit të bashkisë, ja për çfarë dyshohet appeared first on Sot News | Lajme.

Hetimet për krime zgjedhore: SPAK kontrolle në Elbasan, sekuestrohen shuma parash

By: fra nc
27 May 2025 at 12:57

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ushtruar kontrolle të befasishme në Elbasan, në kuadër të hetimeve për krime zgjedhore gjatë procesit elektoral të 11 majit.

Burime bëjnë me dije se gjatë këtyre veprimeve hetimore janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash dhe dokumentacion që konsiderohet kompromentues në lidhje me zgjedhjet.

Në vijim të këtij operacioni, një delegacion i nivelit të lartë nga SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit zhvilloi një takim pune në Prokurorinë e Elbasanit me drejtuesin e saj, Kreshnik Ajazi. Fokusi i takimit ishte analizimi i ecurisë së hetimeve, shkëmbimi i informacionit operacional dhe përmirësimi i metodologjisë hetimore për të adresuar shkeljet zgjedhore.

Grupi hetimor është i përqendruar në disa raste të dyshuara për blerje votash, kërcënime ndaj votuesve, përdorim të burimeve shtetërore në mënyrë të paligjshme gjatë fushatës, si dhe përfshirje të individëve me precedentë penal në procesin elektoral.

The post Hetimet për krime zgjedhore: SPAK kontrolle në Elbasan, sekuestrohen shuma parash appeared first on Euronews Albania.

SPAK kontrolle në banesën e deputetit të PS në Elbasan, sekuestron shuma parash dhe dokumente

By: V K
27 May 2025 at 13:16

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK),  ka ushtruar kontrolle në banesën e një deputeti të Partisë Socialiste, pjesë e legjislaturës aktuale.

Raportohet se operacioni u krye disa ditë më parë, ku sipas burimeve konfidenciale, gjatë kontrollit janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash si dhe dokumentacion që konsiderohet kompromentues në lidhje me aktivitetet zgjedhore.

Paralelisht me këtë ndërhyrje, ditën e sotme një delegacion i nivelit të lartë nga SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit zhvilloi një takim pune me drejtuesin e Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi.

The post SPAK kontrolle në banesën e deputetit të PS në Elbasan, sekuestron shuma parash dhe dokumente appeared first on Albeu.com.

Bie në prangat e policisë 46-vjeçari, autor i disa vjedhjeve në Himarë/ Nga kontrollet i gjenden granata, veshje e…

26 May 2025 at 13:30

Autor i disa vjedhjeve në Himarë, 46-vjeçari është arrestuar nga policia. Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin ku qëndronte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan: 10 granata dore luftarake, 6 aparate celularë dhe veshje e doreza të dyshuara të përdorura gjatë vjedhjeve.

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi S. G. është autor edhe i dy vjedhjeve të tjera, të ndodhura më datë 07.05.2025 dhe 11.05.2025, përkatësisht në të njëjtin kompleks apartamentesh pushimi dhe në një banesë në lagjen “Livadh”, ku janë vjedhur aparate celularë dhe shuma parash prej 98000 lekë dhe 90000 lekë.

Në vijim të veprimeve, u arrestua për veprën penale “Moskallëzim i krimit”, edhe shtetasja D. Rr., 27 vjeçe, banuese në Vlorë, e cila qëndronte në një ambient me autorin e vjedhjeve, dhe dyshohet se ishte në dijeni të veprimtarisë kriminale dhe nuk e kallëzoi atë.

Vijon puna hetimore për dokumentimin e rasteve të tjera, ku ky shtetas dyshohet si autor. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.

 

 

The post Bie në prangat e policisë 46-vjeçari, autor i disa vjedhjeve në Himarë/ Nga kontrollet i gjenden granata, veshje e… appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌