Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 14 July 2025Main stream

Tavo: Pushime në Himarë do të ketë deri në mesin e nëntorit

13 July 2025 at 23:38

Kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, ka deklaruar se sezoni turistik këtë vit pritet të zgjasë më shumë se zakonisht.

Tavo tha se pushimet në bregdetin e Himarës do të vazhdojnë të paktën deri në mesin e nëntorit.

“Jemi në kulmin e sezonit turistik. Sezoni ka filluar herët këtë vit në Himarë. Nga të gjitha kontaktet që kam me operatorët turistikë, turizmi këtë vit do të jetë një sezon i zgjatur dhe do të shkojë deri në mesin e nëntorit pasi hotelet janë të rezervuara deri nga data 15-20 nëntor në të gjithë bashkinë e Himarës. Ka një fluks turistësh”, deklaroi ai në A2 CNN.

Ai tha se Bashkia ka marrë masa të shtuara për të përballuar fluksin, sidomos për pastrimin e mbetjeve, që mbetet një nga sfidat kryesore: “Fluksi i shtuar i turistëve sjell dhe problematika. Një ndër to është sasia e shtuar e mbetjeve, e plehrave, që na angazhon për të punuar me orare të zgjatura edhe në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, po pastrojmë të gjithë territorin 3 herë në ditë.”

Për sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm, Tavo tha se situata është më e mirë se një vit më parë, edhe pse ujësjellësi nuk është më në varësi të bashkisë: “Problemi me ujin e pijshëm është më i vogël se një vit më parë, edhe pse ujësjellësi nuk është më në varësi të bashkisë”.

The post Tavo: Pushime në Himarë do të ketë deri në mesin e nëntorit appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Banorët e Himarës: Pushuesit po ikin nga rruga e keqe, bashkia e Tavos na ka harruar

By: Oldi
13 July 2025 at 18:48

Banorët e lagjes ‘Cakua’ në Himarë kanë ngritur shqetësimin për gjendjen e rëndë të infrastrukturës rrugore në zonë. Sipas tyre, rrugët janë pothuajse të pakalueshme, të dëmtuara dhe të lëna në harresë duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme dhe veçanërisht në sezonin turistik. Bashkia e cila drejtohet nga Vangjel Tavo ka një mungesë të […]

The post Banorët e Himarës: Pushuesit po ikin nga rruga e keqe, bashkia e Tavos na ka harruar appeared first on BoldNews.al.

Rama: Spektakël delfinësh në bregdetin magjepsës të Himarës

TIRANË, 13 korrik/ATSH/ Në bregdetin e Himarës një grup delfinësh kanë dhuruar spektakël me lëvizjet e tyre.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga ky moment i bukur në ujërat e detit Jon.

“Nga bregdeti magjepsës i Himarës, ku natyra dhuron edhe spektaklin e delfinëve”, shkruan Rama.

Delfinët duket se kanë mirëpritur praninë e pushuesve si dhe i kanë ururar mirëseardhjen duke ofruar një spektakël me kërcime në ujërat e detit Jon para turistëve që ishin duke lundruar me anije.

Nuk është hera e parë që delfinët dhurojnë spektakël në ujërat shqiptare.

Numri i delfinëve në ujërat e detit Jon dhe Adriatik është rritur ndjeshëm vitet e fundit, po ashtu janë vënë re edhe specie të tjera të rralla.

/k.s//a.f/

The post Rama: Spektakël delfinësh në bregdetin magjepsës të Himarës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VIDEO/ Denoncimi: Pronarë e ‘Prado Luxury Hotel’ dhunojnë dy gra për pronën në bregdet

By: Ardit
12 July 2025 at 19:22

Një qytetare ka kontaktuar me redaksinë e JOQ Albania dhe ka denoncuar një ngjarje të rëndë që ka parë me sytë e saj në Himarë. Sipas dëshmitares okulare që ka dërguar edhe videon në redaksinë tonë, një ngjarje shqetësuese ka ndodhur pranë Prado Luxury Hotel, ku një grua ka përjetuar dhunë fizike për të mbrojtur […]

The post VIDEO/ Denoncimi: Pronarë e ‘Prado Luxury Hotel’ dhunojnë dy gra për pronën në bregdet appeared first on BoldNews.al.

Rrezikoi jetën e pushuesve në Borsh, gjobitet me 1 milionë lekë drejtuesi i mjetit lundrues

5 July 2025 at 17:57

Policia e Himarës ka gjobitur me 100 mijë lekë të rinjë një drejtues mjeti lundrues i cili shkeli perimetrin e sigurisë në Borsh, duke rrezikuar jetën e pushuesve.

 

Pas marrjes së njoftimit dhe lokalizimit të drejtuesit të mjetit lundrues A.Ll, ky u fundit u gjobit me 100 mijë lekë të rinj.

 

Njoftimi:

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore, duke lundruar me mjet lundrues dhe u kthye në rrezik për pushuesit që frekuentonin plazhin në 📍Borsh. Bllokohet nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, mjeti lundrues tip skaf.

Ndëshkohet me masë administrative 100 000 lekë, drejtuesi i mjetit lundrues.

Shërbimet e Policisë Kufitare Himarë, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, krahas patrullimit të vijës bregdetare, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, kanë ndërhyrë menjëherë në plazhin e 📍Borshit, pas denoncimit në rrjetet sociale me anë të pamjeve filmike, se një mjet lundrues kishte shkelur perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, duke vënë në rrezik jetën e tyre.

Shërbimet e Policisë Kufitare pas lokalizimit dhe bllokimit të mjetit lundrues që shfaqej në pamjet e publikuara, kanë ndëshkuar drejtuesin e këtij mjeti, shtetasin A. Ll., me masën administrative 100 000 lekë, për shkelje të nenit 24/1/c “Zhvillimi i aktiviteteve jashtë zonave të kufizuara”, të ligjit nr. 43/2020.

Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë ujore për pushuesit, të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete.

Gjithashtu, fton qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm.

The post Rrezikoi jetën e pushuesve në Borsh, gjobitet me 1 milionë lekë drejtuesi i mjetit lundrues appeared first on Sot News | Lajme.

Një grua 60-vjeçare rrezikoi mbytjen në Himarë

By: redi
3 July 2025 at 20:44

Këtë të enjte, një grua rreth 60 vjeç ka rrezikuar të mbytet në plazhin e Himarës. Ngjarja ka ndodhur rreth orëve të pasdites, ku pushuesit kanë konstatuar se gruaja kishte vështirësi serioze në frymëmarrje ndërsa ndodhej në det. Personeli i Qendrës Shëndetësore Verore ka ndërhyrë duke dhënë ndihmën e parë. Sipas burimeve mjekësore, në momentet e para gruaja ishte në gjendje të rënduar me rreth…

Source

Shtyhet seanca për pretencën e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro

2 July 2025 at 10:30

Seanca për pretencën e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, u shty pasi ky i fundit nuk ishte i pranishëm në sallë. Në deklaratë nuk u caktua data dhe ora për arsyet e mungesës së tij.

Për shkak se Jorgo Goro nuk ka shprehur qartë nëse mungesa i referohet ditës së sotme apo jo, vullneti i tij konsiderohet i paqartë. Gjykata caktoi seancën e radhës për të premten, më 4 korrik, në orën 11:00.

Nga hetimet, SPAK thotë se Jorgo Goro, në kohën kur ushtronte detyrën si kryetar i Bashkisë Himarë, në bashkëpunim me ish-zyrtarët Jerasimo Bashi dhe Vasillaq Strakosha, ka miratuar kalimin e pronave në mënyrë të parregullt, në dëm të disa banorëve të zonës.

Çështja është pasojë e kallëzimit të bërë nga Fredi Beleri, i cili pretendon se në vitin 2016 Goro i ka dhuruar pasuesit të tij në detyrë, Arqile Bollano, një sipërfaqe prej 4,263 m² tokë./euronewsalbania/

 

The post Shtyhet seanca për pretencën e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro appeared first on Telegrafi.

Bie në prangat e policisë 36-vjeçari/ Shpërndante kokainë dhe kanabis të ndara në doza

29 June 2025 at 11:07

Arrestohet 36-vjeçari, gjatë kontrollit të të cilit iu gjet lëndë narkotike kokainë, MDMA dhe kanabis, e ndarë në doza gati për shitje.

Himarë

Goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike, në Jalë.

Në vijim të kontrolleve intensive në zonat turistike të qarkut Vlorë, në kuadër të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, kanë goditur një tjetër rast të shitjes së lëndëve narkotike.

Në fshatin Jalë, Himarë, u arrestua në flagrancë shtetasi H. M., 36 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit personal dhe atij në banesën ku ishte akomoduar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuara kokainë, MDMA, dhe kanabis.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

The post Bie në prangat e policisë 36-vjeçari/ Shpërndante kokainë dhe kanabis të ndara në doza appeared first on Sot News | Lajme.

Përplasje e dhunshme për hapësirën e plazhit në Radhimë, dy persona përfundojnë në spital

By: Ardit
29 June 2025 at 11:17

Një përplasje e dhunshme për hapësirën e plazhit në Radhimë ngre shqetësime për sigurinë dhe zbatimin e ligjit në zonat turistike Një incident i rëndë ka ndodhur së fundmi në Radhimë, ku pronarja e një subjekti turistik është dhunuar fizikisht për shkak të një konflikti pronësie. Ngjarja ka rikthyer në vëmendje tensionet mes bizneseve që […]

The post Përplasje e dhunshme për hapësirën e plazhit në Radhimë, dy persona përfundojnë në spital appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Deti me dallgë në Himarë, 16 turistë të huaj kërkojnë ndihmën e Policisë Kufitare

28 June 2025 at 20:20

HIMARË- Moti me erë dhe det të trazuar me zonën e Himarës ka detyruar Policinë Kufitare të ndërhyjë për t’iu ardhur në ndihmë pushuesve.

Gazetari i ABC News, Elton Nika raporton se 16 persona të rinj, turistë të huaj kanë kërkuar ndihmë sërish tek policia Kufitare e Himarës.

Ky grup turistësh ndodhej në zonën midis plazhit të Qeparoit dhe Borshit duke lundruar me canoe.

Ata nuk kanë mundur te rikthehen në breg për shkak të detit me dallgë, por punonjësit e Policisë Kufitare kanë ndërhyrë sërish duke i shoqëruar dhe shpëtuar./abcnews.al

Himarë: Dallgët penguan rikthimin në breg, Policia Kufitare shpëton 16 persona

28 June 2025 at 20:51

Në një operacion shpëtimi të zhvilluar ditën e sotme, 16 persona kanë kërkuar ndihmë tek Policia Kufitare e Himarës pasi, duke lundruar me kanoe midis plazhit të Qeparoit dhe Borshit, nuk kanë mundur të rikthehen në breg për shkak të dallgëve të forta.

Punonjësit e Policisë Kufitare kanë ndërhyrë menjëherë, duke shoqëruar dhe shpëtuar personat e bllokuar, të cilët ishin në rrezik. Të gjithë ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka pasur të lënduar.

Policia ka bërë apel për kujdes të shtuar gjatë lundrimit, veçanërisht në ditët me erë dhe dallgë të forta, dhe ka ftuar qytetarët të respektojnë masat e sigurisë për të shmangur çdo rrezik.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Himarë: Dallgët penguan rikthimin në breg, Policia Kufitare shpëton 16 persona appeared first on Euronews Albania.

Dallgët rrezikojnë pushuesit/ Policia Kufitare në Himarë iu vjen në ndihmë dy të rinjve nga Tirana

28 June 2025 at 17:31

HIMARË- Moti i përkeqësuar që ka përfshirë jugun e vendit me erë të fortë ka krijuar dhe rrezik mbytje në det.

Policia Kufitare e qarkut te Vlorës , ka kërkuar sensibilizim për të gjithë turistët mos të dalin në det me mjete lundruese kryesisht të vogla pasi rrezikohen.

Mesditën e sotme ka pasur disa  raste që kanë kërkuar ndihmë turistë të ndryshëm që kishin dalë në det me mjete lundruese.

Një çift nga Tirana ka kërkuar ndihmë nga policia Kufitare e Himarës , pasi për shkak të erës së fortë kanë përfunduar rreth 3-4 km larg bregut.

Ndërhyrja e tyre ka bërë të mundur daljen në breg  pa probleme të dy shtetasve.

Megjithatë policia bën apel për kujdes dhe evitimin e daljes në det me mjete të vogla lundruese/abcnews.al

I vodhi një shumë parash një shtetasi, procedohet 38-vjeçari në Himarë

28 June 2025 at 13:47

Një 38-vjeçar është proceduar nga Policia e Himarës pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë prej 150 eurosh një 42-vjeçari. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin F. D., 38 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një 42-vjeçar, se ky shtetas i ka vjedhur një shumë parash prej 150 eurosh.

The post I vodhi një shumë parash një shtetasi, procedohet 38-vjeçari në Himarë appeared first on Sot News | Lajme.

Kumbaro: Bizneset buzë detit, mendësi të re për mjedis pa ndotje akustike për pushuesit

zhur

TIRANË, 27 qershor /ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe e Mjedisit, Mirela Kumbaro u ndal sot gjatë inspektimit në plazhin e Himarës, edhe në një biznes privat, bar-lokal buzë plazhit të Potamit.

E shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo dhe drejtori i policisë, Kumbaro zhvilloi një bisedë me sipërmarrësin e këtij biznesi, për shqetësimet që vijnë nga pushuesit në lidhje me zhurmat dhe muzikën me volum të lartë.

Kumbaro tha se “shqetësimet e zhurmave të larta nga baret dhe hotelet buzë detit, janë një prej ankesave më të shpeshta të pushuesve gjatë sezonit, për të cilat Policia e Shtetit është pajisur me mjete të certifikuara për matjen e nivelit të zhurmës dhe marrjen e masave në rast shkeljesh”.

Ministrja Kumbaro u shpreh se takimi me Gjergjin, sipërmarrësin e barit buzë detit në Potam, jep më shumë optimizëm për një mendësi të re të krijuar në menaxhimin e sezonit turistik, ku modeli i qytetarisë dhe i bashkëjetesës në harmoni, në fund të ditës garantojnë klientë, pushues dhe sipërmarrës turistikë të kënaqur.

Ministrja e falënderoi sipërmarrësin që u bë aleat në promovimin e modeleve të bizneseve atraktive buzë detit, pa qenë nevoja sipas Kumbaros për të bërë zhurmë e më keq akoma për t’i zgjidhur gjërat me anë të policisë.

/e.i/j.p/

The post Kumbaro: Bizneset buzë detit, mendësi të re për mjedis pa ndotje akustike për pushuesit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kumbaro në Himarë: Këtë vit më shumë plazhe publike

TIRANË, 27 qershor /ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka vijuar inspektimet në plazhet e bregdetit Jon ku në bashkinë Himarë, pas aksioneve për lirimin e plazheve, hapësirat publike pothuajse janë dyfishuar.

E shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe kryetari i bashkisë së Himarës Vangjel Tavo, Kumbaro u ndalua gjatë inspektimit nga një pushues shqiptar, që kishte ardhur bashkë me të fejuarën italiane, vjehrrin dhe vjehrrën për të shijuar plazhet dhe bukuritë e bregdetit shqiptar.

I riu, u prezantua me emrin Raul dhe gjatë bisedës me dy ministrat Kumbaro dhe Hoxha, ai shprehu kënaqësinë që këtë vit ka më shumë plazhe publike në dispozicion të pushuesve, në dallim nga vitet e kaluara.

“Ka më shumë plazhe publike sivjet. Ti mund ta vendosësh peshqirin apo shezlongun jo vetëm në plazhe publike, por edhe në plazhet private në buzë të detit sepse është e lejuar. Askush nuk do të të ndalojë”, tha Kumbaro.

Ministrja Kumbaro u shpreh se fjalët e mira të pushuesve përtej kënaqësisë, shtojnë edhe me shumë përgjegjësinë për këtë sezon turistik.

Gjatë inspektimit në plazhet e Himarës, ministrja kërkoi nga të gjithë administratorët e plazheve private të respektojnë distancën 2.5-3 metra buzë detit si hapësirë publike, si dhe koordinim mes bashkisë dhe Agjencisë Kombëtare të Bregdetit për mirëmbajtjen dhe pastrimin e plazheve publike.

/e.i/j.p/

The post Kumbaro në Himarë: Këtë vit më shumë plazhe publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kumbaro – Hoxha në Himarë: Prioritet aksesi në plazhe, siguria dhe ndalimi i zhurmave

TIRANË, 27 qershor/ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka vijuar inspektimet në plazhet e bregdetit Jon, ku edhe në bashkinë Himarë, pas aksioneve për lirimin e plazheve, hapësirat publike pothuajse janë dyfishuar.

E shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe kryetari i bashkisë së Himarës Vangjel Tavo, Kumbaro kërkoi bashkëpunimin e Policisë Kufitare për respektimin e rregullave të mjeteve të turizmit detar.

“Procesi i shpërndarjes së plazheve ka përfunduar dhe na duhet bashkëpunimi edhe i policisë bashkiake me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe strukturave të Policisë së Shtetit. Është bërë një aksion për pjesën e zaptimeve të plazheve në zonën e Potamit dhe Spillesë. Janë vendosur bovat si elementë të sigurisë dhe ndërkohë, angazhimi i Policisë Kufitare është shumë i rëndësishëm për të garantuar sigurinë e jetës për ata të cilët përdorin aktivitete të turizmit detar me jets ki dhe me skafe”, tha Kumbaro.

Edhe gjatë inspektimit në plazhet e Himarës, ministrja kërkoi nga të gjithë administratorët e plazheve private të respektojnë distancën 2.5-3 metra buzë detit si hapësirë publike, si dhe koordinim mes bashkisë dhe Agjencisë Kombëtare të Bregdetit për mirëmbajtjen dhe pastrimin e plazheve publike.

“Rritja e hapësirave publike rrit nga ana tjetër përgjegjësinë për mirëmbajtjen dhe pastrimin, kështu që dyfishimi i forcave 24 orë me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe bashkisë, për të evaduar mbetjet është sfidë më e madhe”, u shpreh ministrja.

Më tej, ministrja Kumbaro kërkoi bashkëpunimin e Policisë së Shtetit për të lehtësuar trafikun në qarkullimin e automjeteve gjatë periudhës së pikut, veçanërisht gjatë fundjavave.

Lidhur me planin e masave, të Policisë së Shtetit për sezonin turistik, ministri Hoxha tha se “këtë vit kemi shtuar forcat e Policisë të cilat do të jenë të stacionuara në Vlorë dhe në të gjithë bregdetin. Drejtoria e Policisë Vlorë është shtuar me 95 forca të reja policie, të cilat do të jenë të shpërndara sipas nevojave për monitorimin e plazheve. Në fokusin tonë të veçantë janë dhe mjetet e lundrimit, të cilat ndonjëherë mbingarkohen”.

Kryetari i bashkisë Himarë, Vangjel Tavo u shpreh se janë marrë të gjitha masat dhe është komunikuar me bizneset për lirimin e hapësirave, menaxhimin e mbetjeve dhe bashkia po bën përgatitjet e fundit për mobilimet e plazheve publike.

“Për sa i përket plazheve publike, jemi gati në raportin 50 me 50%. Në plazhet publike të Himarës do të vendosim 250 çadra të bashkisë, të cilat do të jenë falas për pushuesit”, theksoi Tavo.

Gjatë qëndrimit në Himarë, ministrja Kumbaro u takua edhe me pushues si dhe me biznese që kanë “beach bar”, për problemin e zhurmave në mjedis.

1 nga 3

/k.s//r.e//a.f/

The post Kumbaro – Hoxha në Himarë: Prioritet aksesi në plazhe, siguria dhe ndalimi i zhurmave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarri në kodrat e Pilurit/ Lokalizohen flakët, vetëm një vatër aktive

By: xhir jeta
24 June 2025 at 14:50

Vetëm një prej vatrave të zjarrit   ka mbetur  pa shuar në kodrat e fshatit  Pilur të Himarës. Forcat zjarrfikëse po punojë për fikjen e flakëve.

Por zjarri  sipas përgjegjesit të emergjencave civile në Vlorë  nuk  paraqet rrezik per banesat.

Ndërsa flaket po vihen në kontroll ka nisur dhe bilanci i dëmeve të shkaktuar prej tyre. Rreth 650 hektar kullota dhe bimesi deri tani rezultojnë të djegura.

Prej ditësh  zjarrëfikës dhe forca të ushtrisë po luftojnë me flakët në këtë zonë nga toka dhe nga ajri. Për shkak të erës zjarri rrezikonte të përfshinte dhe kodrat e  Qeparoit dhe Porto Palermos.

Festivali i Kitarës ul siparin në një mbrëmje magjike në Himarë

TIRANË, 23 qershor /ATSH/ Në një mbrëmje magjike nën tingujt e kitarës, qyteti bregdetar i Himarës u mbush me muzikë, energji dhe emocion, duke i dhënë një mbyllje madhështore edicionit të nëntë të ‘Albania Guitar Festival’.

Agron Peni dhe trioja e tij dhuruan një performancë të jashtëzakonshme, me disa nga kompozimet më të njohura, duke sjellë në skenë virtuozitetin dhe shpirtin ballkanik të kitarës.
Trupa e baletit profesionist ndezi atmosferën me ritmet pasionante të rumbas dhe flamencos, duke krijuar një sinergji të jashtëzakonshme mes muzikës dhe vallëzimit.
Mbrëmja u përmbyll me plot energji nga këngëtari brazilian Eclesio Ramos de Souza, i cili interpretoi hitet më të njohura të muzikës latine dhe i dha skenës një atmosferë plot gëzim dhe pozitivitet.

Ritmet tropikale, bashkë me interaksionin e ngrohtë me publikun, e bënë këtë natë të bukur për të pranishmit.

Ky edicion solli në Shqipëri 16 artistë ndërkombëtarë dhe njëjtë si tetë edicionet e shkuara nën drejtimin e drejtuesit artistik Denis Bizhga, synon promovimin e muzikës së mirë dhe kulturës shqiptare.

Ky koncert u realizua nën kujdesin e veçantë të kryetarit të Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, dhe shënoi jo vetëm përfundimin e festivalit, por edhe një promovim të jashtëzakonshëm të kulturës, traditës dhe potencialit turistik të Himarës. /gj.m/ /j.p/

The post Festivali i Kitarës ul siparin në një mbrëmje magjike në Himarë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndezi zjarr për pastrimin e parcelës, por flakët i dolën jashtë kontrollit, arrestohet 75-vjeçari

By: Ela
23 June 2025 at 13:00

Një 75-vjeçar në Himarë është në vënë përpara përgjegjësisë ligjore, pasi ditën e shtunë, ndezi zjarr për të pastruar parcelën e tij me ullishte, por flakët i dolën jashtë kontrollit. Për pasoj u dogjën  pjesërisht rreth 70 rrënjë ulliri, si dhe një sipërfaqe toke të llojit kullotë, në vendin e quajtur “Pllaqeri”. “Specialistët për Hetimin […]

The post Ndezi zjarr për pastrimin e parcelës, por flakët i dolën jashtë kontrollit, arrestohet 75-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në kodrat e Pilurit/ Rrezikohet zona e Porto Palermos, flakët po shkojnë drejt saj

23 June 2025 at 11:22

Vijon prej tre ditësh zjarri masiv që ka përfshirë zonën me shkurre dhe pemë të fshatit Pilur, në Bashkinë e Himarës, ku pavarësisht përpjekjeve të zjarrfikësve, flakët ende nuk janë izoluar. Sipas informacioneve të fundit, mësohet se era e fortë ka favorizuar përhapjen e zjarrit, duke e bërë më të vështirë vënien nën kontroll të […]

The post Zjarri në kodrat e Pilurit/ Rrezikohet zona e Porto Palermos, flakët po shkojnë drejt saj appeared first on BoldNews.al.

❌
❌