Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kumbaro: Çadra falas në plazhet publike pas lirimit të Qeparoit nga zaptimet e paligjshme

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Në Qeparo janë shtuar plazhet publike me çadra të vendosura nga bashkia e Himarës.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau në rrjetet sociale pamje nga plazhet publike në Qeparo, pas lirimit të hapësirave të zëna në mënyrë të paligjshme.

“Qeparoi, pas lirimit nga zaptimet e paligjshme, Bashkia Himarë sapo ka vendosur çadrat që do të jenë falas për të gjithë pushuesit”, shkruan Kumbaro.

Pas lirimit të plazhit nga çadrat e vendosura në mënyrë të paligjshme nga sipërmarrës dhe individë, bashkia Himarë ka vendosur aty çadrat e saj, pa pagesë.

Kjo hapësirë i shtohet hapësirave të tjera publike e të sistemuara, duke mundësuar pushime me kosto të ulët për sa më shumë njerëz.

Bashkia e Himarës apelon sërish ndaj pushuesve, duke kërkuar mbrojtjen e mjedisit publik, për të mos dëmtuar çadrat dhe duke e mbajtur pastër plazhin.

1 nga 3

/k.s/j.p/

The post Kumbaro: Çadra falas në plazhet publike pas lirimit të Qeparoit nga zaptimet e paligjshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Gjirit të Lalëzit, procedohen dy shtetas

TIRANË, 22 korrik/ATSH/ Drejtoria Vendore e Policisë Durrës po vijon kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike.

Në kuadër të këtij operacioni u liruan hapësira të tjera në plazhin e Gjirit të Lalëzit, që ishin zënë në mënyrë të paligjshme.

Policia procedoi penalisht dy shtetas si dhe hoqi dhe sekuestroi 78 komplete me çadra dhe shezlongë.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Ll. M., 66 vjeç dhe E. P., 36 të dy banues në Ishëm, Durrës.

Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror.

/m.m//r.e/

The post Lirohen hapësirat publike në plazhin e Gjirit të Lalëzit, procedohen dy shtetas appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sekuestrohen 62 çadra dhe shezlongë në Darzezë, procedohet penalisht pronari

TIRANË, 16 korrik/ATSH/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier nisën procedimin penal për shtetasin E. G., 41 vjeç, banues në Fier, pronar i një subjekti në plazhin e Darzezës.

Nga kontrollet e kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike, u konstatua se ky shtetas kishte vënë në bregdet, pa lejen përkatëse, 62 çadra dhe shezlongë, të cilët u hoqën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Po ashtu, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. P., 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë nisën procedimin penal për shtetasin S. Gj., 34 vjeç, banues në Kolonjë, pasi dyshohet se zjarri që ka ndezur për të djegur mbeturinat, ka dëmtuar hambarin me jonxhë të një shtetasi tjetër.

/m.m/j.p/

The post Sekuestrohen 62 çadra dhe shezlongë në Darzezë, procedohet penalisht pronari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vlorë, hiqen çadrat dhe shezlongët pa leje në një nga plazhet e Lungomares

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Policia e Vlorës ne bashkëpunim me atë bashkiake kanë vijuar sot kontrollet në terren për lirimin e hapësirave publike në vijën bregdetare.

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha bëri të ditur se “gjatë kontrolleve në terren, janë hequr çadrat dhe shezlonget e njërit prej plazheve në zonën e Lungomares, që shfrytëzonte pa leje hapësirën publike”.

“Nga sot, një tjetër sipërfaqe plazhi i është kthyer turistëve dhe qytetarëve të Vlorës”, shkruan Dredha.

/m.q/j.p/

The post Vlorë, hiqen çadrat dhe shezlongët pa leje në një nga plazhet e Lungomares appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan pamje nga plazhet publike në Vlorë, Sarandë dhe Ksamil

TIRANË, 9 korrik/ATSH/ Në zonat bregdetare të vendit këtë vit ka më shumë plazhe publike në dispozicion të pushuesve, në dallim nga vitet e kaluara.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga plazhet publike në Vlorë, Sarandë, Ksamil, të mbushura me pushues vendas e të huaj, të cilët shijojnë ditët me diell.

Këtë vit përveçse ka hapësira më të shtuara të plazheve publike, bashkitë bregdetare kanë siguruar edhe çadra falas për qytetarët dhe turistët e huaj që mbushin plazhet çdo ditë e çdo orë deri në perëndimin e diellit.

Gjithashtu bashkitë kanë vendosur edhe tabela identifikuese, në mënyrë që turistët të kenë informacion përpara se t’i frekuentojnë këto plazhe. Kjo është një ofertë më e mirë për të gjithë ata që duan të kalojnë pushimet në stacione publike plazhi.

Në qarkun e Vlorës këtë vit janë 973 stacione plazhi publike, ndërsa sipas rregullores së vendosur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit është vendosur që në 1 km vijë bregdetare 300 metra të jenë plazh publik.

Këto ditë në të gjithë vendin ka nisur aksioni për lirimin e plazheve dhe hapësirat publike,  pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama.

/k.s//r.e//a.f/

The post Rama ndan pamje nga plazhet publike në Vlorë, Sarandë dhe Ksamil appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kullat e vrojtimit bosh, mungon siguria në një pjesë të plazheve në vend

By: Ela
5 July 2025 at 16:08

Në shumë kulla vrojtimi në bregdet nuk ka asnjë njeri. Plazhet janë plot, por sytë e atyre që garantojnë sigurinë e pushuesve mungojnë. Kjo panoramë përsëritet edhe këtë vit nga veriu në jug. “Gjatë një vëzhgimi të bërë nga Tv Klan, në plazhin e Shëngjinit, shumë prej kullave të vrojtimit që janë vendosur për sigurinë […]

The post Kullat e vrojtimit bosh, mungon siguria në një pjesë të plazheve në vend appeared first on BoldNews.al.

Siguria në verë/ Softa: Në plazhe nuk ka roje dhe mjete të nevojshme për garantuar siguri

By: Oldi
29 June 2025 at 22:40

Eksperti i sigurisë rrugore, Fatjon Softa tha se në plazhet shqiptare nuk ka ka roje dhe mjete të nevojshme për garantuar siguri. Pavarësisht se propagandohet për “bum turistik” nga Rama, plazhet në vendin tonë nuk plotësojnë nevojat më minimale. “Ligji për sigurinë në plazhe është shumë i rëndësishme për shumë ngjarje që kanë ndodhur dhe […]

The post Siguria në verë/ Softa: Në plazhe nuk ka roje dhe mjete të nevojshme për garantuar siguri appeared first on BoldNews.al.

Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

28 June 2025 at 13:03

Franca do të ndalojë pirjen e duhanit në plazhe, parqe, oborre publike dhe stacione autobusësh prej të dielës, ka thënë Qeveria. Dekreti, i publikuar në Gazetën Zyrtare të shtunën, do të ndalojë pirjen e duhanit edhe jashtë bibliotekave, shkollave, pishinave, dhe synon mbrojtjen e fëmijëve nga duhanpirja pasive. Në dekret nuk janë përmendur cigaret elektrike, […]

The post Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh appeared first on BoldNews.al.

Koçiu: Ekipet shëndetësore në gatishmëri të pushuesve në plazhet nga veriu, në jug

TIRANË, 27 qershor/ATSH/ Ekipet shëndetësore të Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor janë në gatishmëri për të ofruar ndihmën e parë dhe këshilla mjekësore për çdo pushues në zonat bregdetare.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau në rrjetet sociale momente nga puna e ekipeve të NJVKSH në plazhet e Zvërnecit, Semanit, Divjakës dhe Sarandës.

“Në këto ditë të nxehta vere në brigjet e Zvërnecit, Semanit, Divjakës dhe Sarandës, ekipet tona shëndetësore janë çdo ditë në gatishmëri për të ofruar ndihmën e parë dhe këshilla mjekësore për çdo pushues që ka nevojë”, theksoi Koçiu.

Ministrja Koçiu tha se “tendat shëndetësore verore janë aty për t’u kujdesur që pushimet tuaja të jenë të sigurta dhe me kujdesin e duhur shëndetësor”.

Përveç ekipeve shëndetësore të NJVKSH, gjatë sezonit turistik veror janë në funksion të plotë edhe 36 qendra shëndetësore në të gjithë vendin, nga veriu në jug. Ato garantojnë shërbim mjekësor 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, për të gjithë pushuesit, vendas apo të huaj.

Qendrat shëndetësore verore janë të vendosura pranë pikave më të frekuentuara turistike dhe plazheve, duke garantuar ndërhyrje të menjëhershme në çdo situatë emergjente, si dhe duke ofruar shërbime parandaluese dhe këshillimore për të ruajtur shëndetin e pushuesve.

/k.s//r.e/a.f/

The post Koçiu: Ekipet shëndetësore në gatishmëri të pushuesve në plazhet nga veriu, në jug appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kumbaro – Hoxha në Himarë: Prioritet aksesi në plazhe, siguria dhe ndalimi i zhurmave

TIRANË, 27 qershor/ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka vijuar inspektimet në plazhet e bregdetit Jon, ku edhe në bashkinë Himarë, pas aksioneve për lirimin e plazheve, hapësirat publike pothuajse janë dyfishuar.

E shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe kryetari i bashkisë së Himarës Vangjel Tavo, Kumbaro kërkoi bashkëpunimin e Policisë Kufitare për respektimin e rregullave të mjeteve të turizmit detar.

“Procesi i shpërndarjes së plazheve ka përfunduar dhe na duhet bashkëpunimi edhe i policisë bashkiake me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe strukturave të Policisë së Shtetit. Është bërë një aksion për pjesën e zaptimeve të plazheve në zonën e Potamit dhe Spillesë. Janë vendosur bovat si elementë të sigurisë dhe ndërkohë, angazhimi i Policisë Kufitare është shumë i rëndësishëm për të garantuar sigurinë e jetës për ata të cilët përdorin aktivitete të turizmit detar me jets ki dhe me skafe”, tha Kumbaro.

Edhe gjatë inspektimit në plazhet e Himarës, ministrja kërkoi nga të gjithë administratorët e plazheve private të respektojnë distancën 2.5-3 metra buzë detit si hapësirë publike, si dhe koordinim mes bashkisë dhe Agjencisë Kombëtare të Bregdetit për mirëmbajtjen dhe pastrimin e plazheve publike.

“Rritja e hapësirave publike rrit nga ana tjetër përgjegjësinë për mirëmbajtjen dhe pastrimin, kështu që dyfishimi i forcave 24 orë me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe bashkisë, për të evaduar mbetjet është sfidë më e madhe”, u shpreh ministrja.

Më tej, ministrja Kumbaro kërkoi bashkëpunimin e Policisë së Shtetit për të lehtësuar trafikun në qarkullimin e automjeteve gjatë periudhës së pikut, veçanërisht gjatë fundjavave.

Lidhur me planin e masave, të Policisë së Shtetit për sezonin turistik, ministri Hoxha tha se “këtë vit kemi shtuar forcat e Policisë të cilat do të jenë të stacionuara në Vlorë dhe në të gjithë bregdetin. Drejtoria e Policisë Vlorë është shtuar me 95 forca të reja policie, të cilat do të jenë të shpërndara sipas nevojave për monitorimin e plazheve. Në fokusin tonë të veçantë janë dhe mjetet e lundrimit, të cilat ndonjëherë mbingarkohen”.

Kryetari i bashkisë Himarë, Vangjel Tavo u shpreh se janë marrë të gjitha masat dhe është komunikuar me bizneset për lirimin e hapësirave, menaxhimin e mbetjeve dhe bashkia po bën përgatitjet e fundit për mobilimet e plazheve publike.

“Për sa i përket plazheve publike, jemi gati në raportin 50 me 50%. Në plazhet publike të Himarës do të vendosim 250 çadra të bashkisë, të cilat do të jenë falas për pushuesit”, theksoi Tavo.

Gjatë qëndrimit në Himarë, ministrja Kumbaro u takua edhe me pushues si dhe me biznese që kanë “beach bar”, për problemin e zhurmave në mjedis.

1 nga 3

/k.s//r.e//a.f/

The post Kumbaro – Hoxha në Himarë: Prioritet aksesi në plazhe, siguria dhe ndalimi i zhurmave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kumbaro – Hoxha në Vlorë: Në fokus hapësirat publike në plazhe dhe ndotja mjedisore

TIRANË, 25 qershor/ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha vijuan inspektimet në plazhe, duke u ndalur në qytetin e Vlorës.

E shoqëruar nga kryetari i bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, ministrja Kumbaro u ndal në Lungomare, për të parë modelin e një plazhi publik pa pagesë të ndërtuar nga bashkia, nga ku theksoi se edhe në plazhet e menaxhuara, vija e parë do të jetë e dedikuar për publikun.

“Kemi pasur sot një ankesë në Radhimë, ku Agjencia Kombëtare e Bregdetit me Policinë Bashkiake kanë shkuar dhe kanë vendosur gjobë dhe në rast se do të përsëritet, do të prishen kontratat. Ato që janë kritere, nuk i kemi vetëm për në letër, por i kemi për t’i zbatuar, kështu që dy muaj do të jemi në krye të detyrës ditë e natë”, sqaroi ministrja Kumbaro.

Gjatë inspektimit, ministrja u takua edhe me përfaqësues të biznesit të hotelerisë, ku u la porosi respektimin e distancës publike nga vija e detit:

“Të gjithë ata që marrin një stacion plazhi, në një plazh ranor kanë detyrimin të lënë distancën deri te vija e bregdetit, 7,5 – 8 metra në funksion të kujtdo tjetër që do, jo vetëm mund të shëtisë, por të vendosë edhe peshqirin e tij. Nëse do të ketë shërbimin tuaj, mund të marrë shërbimin tuaj. Në bregdetin që është më i ngushtë, siç është përgjithësisht bregdeti Jon, duke filluar nga Jonufri, Radhima dhe më tutje, kjo distancë, nga buza e detit, radha e parë është 2,5 – 3 metra, sepse janë plazhet më të ngushta, nuk ka atë lloj gjerësie siç është këtu, por buza e detit është gjithmonë e drejtë e çdo njeriu të rrijë, të lahet, të pushojë”, vijoi më tej ministrja Kumbaro.

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha nga ana tjetër, u shpreh se në bazë të planit të masave të hartuar nga Policia e Shtetit, punonjësit e policisë do të jenë në terren në shërbim 12- orarësh, edhe për çështje të ndotjes së mjedisit.

“Punonjësit e policisë do të jenë në dispozicion edhe për çështjet e mjedisit, për çështje të zhurmave, për lehtësimin e qarkullimit rrugor, për krime të ndryshme mjedisore, për të cilat do të merren masa në mënyrë të menjëhershme, por edhe subjekteve që operojnë në zonat bregdetare, policia do t’u vijë në ndihmë për çdo lloj shqetësimi duke telefonuar numrat e vënë në dispozicion për sezonin e plazhit. Vjet kemi pasur një sezon shumë të mirë, me asnjë incident ose ngjarje kriminale”, shtoi ai.

Kryetari i bashkisë Vlorë, Ermal Dredha u shpreh se bashkia po përfundon ndërtimin e një modeli të plazhit publik si ai i Lungomares, edhe në Plazhin e Vjetër të Vlorës.

“Deri në fund të kësaj jave, do të kemi edhe një plazh të ngjashëm, me çadra, falas në Plazhin e Vjetër, për të cilin është informuar dhe publiku”, tha Dredha.

Në fund të inspektimit, ministrja u takua edhe me përfaqësues të operatorëve të pastrimit në bregdetin e Vlorës, për masat e marra lidhur me pastërtinë në plazhet publike, ku sipas rregullores së re, hapësira të tilla do të jenë më të mëdha këtë vit.

/m.m//a.f//r.e/

The post Kumbaro – Hoxha në Vlorë: Në fokus hapësirat publike në plazhe dhe ndotja mjedisore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksion për lirimin e plazheve publike në Vlorë, sekuestrohen çadra e shezlongë

By: fra nc
23 June 2025 at 13:19

Policia Bashkiake e Vlorës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndërmarrë një aksion të përbashkët për lirimin e hapësirave publike përgjatë vijës bregdetare, si dhe për kontrollin e subjekteve që operojnë pa kontrata apo dokumentacion të rregullt.

Operacioni ka nisur në orët e para të mëngjesit në zonat turistike të Rradhimës dhe Orikumit, ku janë konstatuar raste të shfrytëzimit të paligjshëm të plazheve. Gjatë ndërhyrjes, janë hequr çadra, shezlongë dhe struktura të përkohshme të vendosura pa leje, ndërsa një sërë subjektesh janë paralajmëruar ose proceduar për shkelje të ligjit.

Sipas autoriteteve, ky aksion është pjesë e një fushate më të gjerë që do të shtrihet përgjatë gjithë bregdetit të Vlorës, me synim garantimin e aksesit të lirë për pushuesit dhe forcimin e rendit e ligjshmërisë në menaxhimin e zonave turistike.

Teksa sezoni veror po shkon në pikun e tij, institucionet vendore dhe policore kanë bërë të ditur se nuk do të tolerohet asnjë formë abuzimi apo zaptimi i paligjshëm i hapësirave publike.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Aksion për lirimin e plazheve publike në Vlorë, sekuestrohen çadra e shezlongë appeared first on Euronews Albania.

Rama: Rehabilitohen plazhet publike në shëtitoren “Taulantia” në Durrës


TIRANË, 21 qershor /ATSH/ Shëtitorja “Taulantia” në vijën bregdetare të Durrësit është një nga zonat turistike më të frekuentuara gjatë verës nga pushues vendas e të huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga punimet që po kryhen për rehabilitimin e plazheve publike në shëtitoren “Taulantia”, në lagjen 1 të Durrësit.

Shëtitorja “Taulantia” ka tashmë ambiente të gjelbëruara, lulishte që shtrihen në një hapësirë 21 000 m2, me 500 pemë dhe rreth 6500 shkurre dekorative.

Krijimi i hapësirave të gjelbra, sistemi i ri i ndriçimit, këndet sportive, si dhe hapësirat rekreative e kanë shndërruar shëtitoren në një zonë shumëfunksionale.

Durrësi është prej qyteteve destinacione turistike, që vitet e fundit ka njohur rritje të numrit të vizitorëve të huaj, ndërsa të shumta janë kroçerat që sjellin turistë nga vende të ndryshme të botës.

/m.m/j.p/

The post Rama: Rehabilitohen plazhet publike në shëtitoren “Taulantia” në Durrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çfarë po ndodh në bregdet? Kumbaro: Ndalohen punimet, zero tolerancë për zaptuesit

20 June 2025 at 14:25

Pastërtia e bregdetit është kthyer në një nga sfidat kryesore përgjatë këtij sezoni turistik ndërsa ka hyrë në fuqi urdhri për pezullimin e punimeve. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro gjatë inspektimit nnë Kavajë tha se do të ketë zero tolerancë për subjektet që ndotin dhe për zaptimin e plazheve publike.

Në gjithë vijën bregdetare të Kavajës, janë 73 plazhe publike të cilat, ministrja Kumbaro kërkoi të pajisen me sinjalistikën e duhur nga bashkia.

“Kemi plazhe që prej vitit 2021 janë me kontrata 5-vjeçare menaxhimi, të cilat përfundojnë këtë vit. Nga viti tjetër do të kemi një situatë të përmirësuar të plazheve edhe më në favor të hapësirave publike. Do të duhet të jemi gjithë kohën në komunikim për të sinjalizuar njëri-tjetrin qoftë kur kemi raste të zaptimit të plazheve, qoftë të ndotjes së hapësirave publike. Përtej plazheve, është e rëndësishme të pastrohet edhe pjesa e gjelbërimit dhe pyllit, ku shpesh bëhen vendepozitime për mbetjet”, përfundoi ministrja Kumbaro.

The post Çfarë po ndodh në bregdet? Kumbaro: Ndalohen punimet, zero tolerancë për zaptuesit appeared first on Sot News | Lajme.

Kumbaro në Kavajë: Sfidë mbetet pastrimi, tolerancë zero ndaj zaptimit të plazheve publike


TIRANË, 20 qershor/ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro vijoi inspektimet në plazhe, duke u ndalur në zonë e Kavajës.

Ministrja vlerësoi se sfidë mbetet pastrimi i plazheve ndërsa deklaroi tolerancë zero ndaj zaptimit të plazheve publike.

“Prandaj policia do të jetë në krahun tonë për ta përballuar një sfidë të tillë. Plazhet e Kavajës bashkë me plazhet e Durrësit janë vija bregdetare më e populluar, qoftë me pushues vendas, mysafirë nga Kosova dhe gjithnjë e më shumë edhe pushues të huaj”, tha ajo.

Kumbaro nënvizoi se me rregulloren e re, subjektet që kanë strukturë akomoduese mund të marrin nën menaxhim parcela plazhi, si vlerë e shtuar për bizneset e tyre të hotelerisë.

“Është megjithatë, e rëndësishme të kemi një ndërprerje të vijës së plazheve të menaxhuara, edhe me plazhe publike. Gjithashtu edhe në plazhet e menaxhuara nga subjektet private duhet të respektohet një distancë rreth 7-8 metër nga deti, për qytetarët që dëshirojnë të qëndrojnë buzë detit”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Nga ana tjetër, ministrja Kumbaro kërkoi nga institucionet të gjejnë mirëkuptim me banorët e pallateve dhe banesave pranë plazheve të mos zaptojnë hapësirat, si dhe kërkoi nga subjektet private të mos tentojnë për t’u shtyrë përtej parcelës së marrë nën menaxhim me kontratë, pasi do të quhet zaptim.

Në gjithë vijën bregdetare të Kavajës, janë 73 plazhe publike të cilat, ministrja Kumbaro kërkoi të pajisen me sinjalistikën e duhur nga bashkia.

“Kemi plazhe që prej vitit 2021 janë me kontrata 5-vjeçare menaxhimi, të cilat përfundojnë këtë vit. Nga viti tjetër do të kemi një situatë të përmirësuar të plazheve edhe më në favor të hapësirave publike. Do të duhet të jemi gjithë kohën në komunikim për të sinjalizuar njëri-tjetrin qoftë kur kemi raste të zaptimit të plazheve, qoftë të ndotjes së hapësirave publike. Përtej plazheve, është e rëndësishme të pastrohet edhe pjesa e gjelbërimit dhe pyllit, ku shpesh bëhen venddepozitime për mbetjet”, përfundoi ministrja Kumbaro.

Kryetari i bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, nga ana tjetër u shpreh se për shkak të përqendrimit të lartë të hoteleve, kërkon më shumë impenjim menaxhimi i hapësirave ndërsa shtoi se “Ka hyrë në fuqi urdhri i bashkisë që pezullon ndërtimet dhe punimet në zonën e plazhit, me qëllim për të garantuar një sezon të pastër dhe të qetë”.

/m.m/j.p/

The post Kumbaro në Kavajë: Sfidë mbetet pastrimi, tolerancë zero ndaj zaptimit të plazheve publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pasaporta 2030/ Ja turizmi elitar i Edi Ramës (VIDEO)

By: Ela
19 June 2025 at 14:47

Kryeministri Edi Rama mburret “ditë-natë” se ka një meritë të veçantë për rritjen e numrit të turistëve që vijnë për të vizituar vendin tonë. Pas kësaj, premton në delir se deri në vitin 2030, shqiptarët do kenë në dorë pasaportën e BE! Premtimet e tij boshe nuk i beson as ai vetë! Mjafton të hedhim […]

The post Pasaporta 2030/ Ja turizmi elitar i Edi Ramës (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Lirimi i hapësirave publike në plazhe, Policia sekuestron 70 komplete me çadra dhe shezlongë në Durrës

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Në plazhin e Kallmit në Durrës u proceduan penalisht 3 shtetas si dhe u sekuestruan 70 komplete me çadra dhe shezlongë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse nga subjektet në bregdet, duke vënë çadra dhe shezlongë.

Gjatë kontrolleve, në lagjen nr. 15, në tri hapësira publike në plazhin e Kallmit, u hoqën dhe u sekuestruan 70 komplete me çadra dhe shezlongë, që ishin vënë në mënyrë të paligjshme, nga 3 shtetas.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. H., 61 vjeç, E. S., 36 vjeç dhe F. H., 64 vjeçe, të tre banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror.

Nga qershori deri në fund të gushtit livadhet alpine janë të mbushura me shumëllojshmëri të luleve, ku turistët fiksojnë në aparatet e tyre fotografikë momente të paharrueshme.

/k.s/

The post Lirimi i hapësirave publike në plazhe, Policia sekuestron 70 komplete me çadra dhe shezlongë në Durrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sezoni turistik, Policia e Shtetit plan masash: Shërbim 12-orësh në zonat bregdetare

TIRANË, 17 qershor/ATSH/ Policia e Shtetit prezantoi sot një plan masash për mbarëvajtjen e sezonit turistik 2025. Sipas njoftimit të Policisë, për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë sezonit veror 2025, Policia e Shtetit ka hartuar dhe është duke zbatuar një plan të detajuar masash, i cili synon sigurinë në zonat bregdetare, liqenore dhe lumore; lehtësimin e qarkullimit në pikat e kalimit kufitar; parandalimin e aksidenteve rrugore dhe veprimtarive kriminale; zbatimin e orarit të ndalimit të muzikës dhe mbrojtjen e mjedisit dhe zonave turistike.

Sipas njoftimit të Policisë, “ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit shërbimi 12-orësh do të aplikohet vetëm në zonat bregdetare. Në ndihmë të policive vendore do të dërgohen shërbime shtesë të cilat do të kompensohen sipas legjislacionit përkatës”.

“Në funksion të planit janë vënë në dispozicion dhjetëra automjete dhe motomjete për rritjen e gatishmërisë dhe reagimit të shpejtë; punonjës policie me biçikleta që patrullojnë në plazhe, për forcimin e policimit komunitar dhe për t’iu ofruar ndihmë pushuesve; njësia Policore Detare për kontrollin dhe ndëshkimin e lundrimeve të rrezikshme brenda zonave të ndaluara; dronë që do të përdoren nga shërbimet policore për kontrollin e perimetrit të sigurisë në plazhe, si dhe për evidentimin dhe ndëshkimin e shkeljeve rrugore”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, Policia Kufitare ka marrë masa për shtimin e sporteleve dhe burimeve njerëzore në PKK, me qëllim menaxhimin e fluksit turistik.

Policia e Shtetit nënvizon faktin se do të ketë shtim të kontrollit në kufirin e gjelbër dhe në kufirin blu, për të parandaluar krimin kufitar dhe kalimet e paligjshme.

Policia Rrugore, me pajisjet inteligjente, dronët dhe alkooltestuesit, do të jetë 24/7 në të gjitha akset rrugore kombëtare dhe në qendrat e banuara.

Njëkohësisht, janë shtuar patrullat në zonat turistike për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe për garantimin e lëvizjes së lirë të automjeteve.

Ndërsa, nga 16 qershori deri më 15 shtator 2025, do të kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda për transport mallrash në fundjavë dhe në ditët e pushimit zyrtar.

Për të zbatuar dhe përmbushur sa më mirë masat e përcaktuara në planin e masave, strukturat vendore të Policisë po bashkëpunojnë me agjencitë turistike për destinacionet turistike, për pajisjen e mjeteve lundruese me dokumentacionin përkatës dhe zbatimin me rigorozitet të rregullave të lundrimit dhe masave të sigurisë; kryetarët e fshatrave dhe pushtetin vendor; vrojtuesit e plazheve, emergjencat civile dhe ato shëndetësore, si dhe me shërbimet zjarrfikëse.

Ndërkohë, nga shërbimet e Policisë po vijon operacioni “Plazh i lirë”, për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të paligjshme.

Gjithashtu, do të ushtrohen kontrolle për zbatimin e orarit të muzikës dhe ndëshkimin e shkelësve të nivelit të zhurmës. Tashmë, punonjësit e Policisë janë pajisur me aparate të matjes së zhurmave.

Ndërkohë, krahas planit të masave, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar ngritjen e grupeve të monitorimit të shërbimeve në terren, për zbatimin rigoroz të Kodit të Etikës, nga çdo punonjës policie, në komunikim dhe në veprim.

Nga plani i masave të Policisë së Shtetit për sezonin turistik 2025
1 nga 5

/e.i/j.p/

The post Sezoni turistik, Policia e Shtetit plan masash: Shërbim 12-orësh në zonat bregdetare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kumbaro: Lezha model pozitiv në menaxhimin e plazheve, sfidë rritja e flukseve dhe shtimi i hapësirave publike

TIRANË, 16 qershor/ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro vijoi sot inspektimet në bashkitë bregdetare, duke u ndalur në bashkinë e Shëngjinit.

E shoqëruar nga kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, ministrja Kumbaro u informua mbi menaxhimin e vijës bregdetare, ndërsa u shpreh se “me rregulloren e re kemi shtuar sipërfaqen e detyrueshme të plazheve, 30% dhe 100 metra plazh publik në çdo kilometër vijë bregdetare”.

Po ashtu, Kumbaro bëri të ditur se “bashkitë sivjet kanë shtuar në hartat e bëra në shtator edhe hapësirat publike, për shkak se mundësinë për plazhe private nga ky vit ua japim vetëm subjekteve të cilat kanë një hotel”.

“Nuk mund të jenë shezlonët dhe çadrat biznes kryesor. Në llogaritë që po bëjmë tani, rreth 50% të plazheve në nivel kombëtar i kemi publike. Në disa bashki si Shkodra, shkon edhe mbi 60%. Nga viti në vit ne përmirësojmë edhe shërbimin publik, qoftë nga bashkia qoftë nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit me të cilën kemi dyfishuar forcat për të bërë pastrimin e vijës së plazheve në gjithë bregdetin, me përjashtim të bashkisë Lezhë e cila ka krijuar një model të vetin të mirëmbajtjes dhe pastrimit të plazheve”, shpjegoi ministrja Kumbaro.

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, sqaroi modelin e menaxhimit publik të disa prej plazheve nga ana e bashkisë.

“Bashkia ka vendosur çadra për të gjithë pushuesit që dëshirojnë të marrin në shërbim shezlone kundrejt një pagese të përballueshme dhe duke prerë kuponin tatimor, krahas hapësirave publike për pushuesit që kanë çadrat e tyre”, tha ai.

Kumbaro u takua edhe me përfaqësues të Policisë së Lezhës ku e vlerësoi shumë të rëndësishëm komunikimin dhe bashkëpunimin për mbarëvajtjen dhe sigurinë e sezonit turistik.

“Ne do të kemi nevojë për mbështetjen e Policisë së Shtetit sidomos në dy aspekte, zaptimin e plazheve dhe sfidën me pastërtinë. Kushdo që shkel rregullat për mirëmbajtjen e mjedisit, përveç policisë bashkiake për aplikimin e gjobave, vërejtjeve e deri në mbyllje të biznesit, do të kemi në krah edhe Policinë e Shtetit sepse është viti me fluksin turistik më të lartë që ne kemi pasur ndonjëherë”, tha ministrja Kumbaro.

/m.m/ /a.g/

The post Kumbaro: Lezha model pozitiv në menaxhimin e plazheve, sfidë rritja e flukseve dhe shtimi i hapësirave publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Beci me Task Forcën në Velipojë, aksion për lirimin e hapësirave publike në plazhe

TIRANË, 11 qershor/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ishe sot në plazhin e Velipojës për të ndjekur aksionin që ka nisur prej ditës së hënë për lirimin e hapësirave publike nga zaptimet dhe ndërtimet pa leje.

Beci së bashku Drejtorin e Policisë Shkodër, Fatmir Lleshi, dhe drejtues të policisë kufitare u takuan me pushues në plazhet publiket, nga ku morën edhe mesazhe pozitive për punët e mira që po realizohen nga bashkia e Shkodrës.

Në Velipojë po vijon ndërhyrja e Bashkisë Shkodër për lirimin e hapësirave të dedikuara për plazhet publike dhe sistemimin e të gjitha zonave për pushuesit në plazh.

Me urdhër të kryetarit të Bashkisë Shkodër, që prej ditës së hënë është ngritur një Task Forcë mes Policisë Bashkiake, Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike.

Kjo strukturë ka si qëllim lirimin e hapësirave për pushuesit, rritjen e cilësisë së shërbimeve në zonat publike përgjatë pedonales dhe shëtitores së plazhit, si dhe evidentimin e të gjitha objekteve që nuk disponojnë leje për ushtrimin e aktivitetit në plazhin e Velipojës.

Rreth 40 kilometra nga Shkodra, Velipoja është qendra kryesore turistike e Bashkisë Shkodër, ku gjatë fundjavave numri i pushuesve arrin në më shumë se 100 mijë vizitorë.

Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci dhe Task Forca në Velipojë për lirmin e hapësirave publike
1 nga 14

/e.i/a.f/

The post Beci me Task Forcën në Velipojë, aksion për lirimin e hapësirave publike në plazhe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌